Close
Faqja 44 prej 49 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 861 deri 880 prej 979
  1. #861
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Beograd: Arrestohen falsifikatorët e Car Llazarit

    E enjte, 18 Mars 2010 13:35
    (INFOSOT) - Janë arrestuar në Beograd liderët e partive Lëvizja e Bashkuar e Serbizmit dhe Partia e Veteranëve të Serbisë, Hadzi Andrej Milic dhe Zeljko Vasiljevic. Dyshohet se që të dy kanë falsifikuar nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e partive të tyre.

    Ekziston baza për dyshim se Milic dhe Vasiljevic kanë falsifikuar nënshkrimet dhe të dhënat personale të anëtarëve të supozuar në deklaratat për anëtarësi të partive Lëvizja e Veteranëve të Serbisë dhe Lëvizja e Bashkuar e Serbizmit, e pastaj të dhënat e falsifikuara i vërtetuan me vulë false të Gjykatës së Tretë Komunale në Beograd, njoftoi MPB e Serbisë.

    Të gjitha partitë politike në Serbi ishin të obliguara të riregjistroheshin, në përputhje me Ligjin për Partitë Politike, dhe që deri më 23 janar të siguronin 10,000 nënshkrime të vërtetuara, gjegjësisht 1,000 për partitë e pakicave.

    Kallëzimin penal kundër Milic dhe Vasiljevic e ka ngritur Ministria për Administrim të Shtetit, dhe ata janë arrestuar me kërkesë të prokurorisë.

    Para tre vitesh Vasiljevic dhe Milic organizonin grupe veteranësh serbë, të cilët si "Garda e Car Llazarit" kinse synonin që të marshonin me armë drejt Kosovës.

    Deri në vitin 2008 Vasiljevic ishte deputet i Lëvizjes së Veteranëve të Serbisë në listën e SPS, ndërkaq nga korriku i atij viti ishte zëvendësministër i Punës. Asokohe ai angazhohej për sjelljen e grave nga Azia në Serbi, me qëllim të përmirësimit të natalitetit serb. Pas shkarkimit, në shtator 2009, Vasiljevic formoi Partinë e Veteranëve.

  2. #862
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pse ore meremi me gjera te cilat jon me te veshtira e s ;meremi me do te vogla.PO nuk mjafto e tha mire drenicasi te bertitet te helmuarit nga gjarpri po ati duhet afru ndihm e jo ku ishe e pse hyre ne male etj etj.Me fal drenicak po une e kuptova si pergjegje kuptim njejt.Si te mbrohemi nga faqezit shqiptar se me sherbime serbe jua kishim ber disi.Te pakten ata po i njofim i madhe e i vogel.NJi qe po ja ze frymen Kosoves jon njerzit pa kod burrnie e morali , te njohurive ,pa aftsi profesionale ,korrupcioni ,kto jon qe na kthejn mrapa ,serbija mundet me te ndalu mose me shku perpara po meduket se me kta kovalera qe po na udhheqin kosoven shum shpejt do kthehemi mrapa e ti themi serbis falla se kta tok jon edhe me te kqi se ti.Jem pa ligje.pa shendetsi pa pensione te mjaftueshme pa siguri pa pron e pa shum tjera qe te pakten (disa)ne serbi dhe nene okupimin serb i kishim .Nga dy te keqija njeriu zgjedhe ate qe esht me pak e keqe.Posht tradhtija e shqiptarve LIRI O LUFT BRE BURRA........Ata qe jone me qendrim jasht kosove ,ata jon me shum seq i vrau milloshqeni , kurre nuk kthehen ne kosove.... pra edhe kjo esht vrasje madje pas shpine dhe e kryer nga kta "patriot"
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 19-03-2010 më 14:34

  3. #863
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Ishte kjo kohe kur prej Kumanoves e Tetoves, ne nentorin e vitit 1944, ishin pushaktuar mese 1000 shqipetare pa iu bere gjygj fare. Edhe ne Mitrovice kur ka hyre brigade e lV e “Kosmetit” jane pushkatuar mbi 2000 shqipetare, vetem nga qyteti.
    Kurse gjat hyrjes se forcave partizane per te
    Dyten here ne qytetin e Gjilanit, ishin pushkatuar pa gjygj mbi 1000 shqipetare. Ndersa, me rastin e “clirimit” te qyteteve, veqanarisht ne Gjilan me rrethine, mendohet te jene vrare 8000 shqipetare. Ne organizimin e kesaj masakre kan marre pjese Sima Mileniqi, Vllado Popoviqi, Lubo Shotra etj. Kjo gjendje ishte perseritur net e gjitha qytetet e Kosoves. P.sh: Ne Skenderaj ishin gjetur mbi 250 vete te mbytur me sopata e bajoneta, te cilet I kishin mbytur burgjeve dhe I kishin hedhur ne periferi te qytetit. Ne kete periudhe mbi 200 shqipetare te tjere ishin pushkatuar ne vendin e quajtur “Taukbashqe” ne Prishtine, Shum prej tyre atdhetar ne ze.

    Vijon...
    DHE kom degju se nji magjup qe jua kishte masakru shumve baballaret gjate asaj kohe , ne paqe jua cokatke sopatat qunav te atyre qe ua ka masakrur prindrit. kjo njihet si nji e vertet,pyte ke do nga skenderaj-DRENICA te rrefen per at gabel te poshter per aromen e tij te ran.

  4. #864
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    ,serbija mundet me te ndalu mose me shku perpara po meduket se me kta kovalera qe po na udhheqin kosoven shum shpejt do kthehemi mrapa e ti themi serbis falla se kta tok jon edhe me te kqi se ti.Jem pa ligje.pa shendetsi pa pensione te mjaftueshme pa siguri pa pron e pa shum tjera qe te pakten (disa)ne serbi dhe nene okupimin serb i kishim .Nga dy te keqija njeriu zgjedhe ate qe esht me pak e keqe.Posht tradhtija e shqiptarve LIRI O LUFT BRE BURRA........Ata qe jone me qendrim jasht kosove ,ata jon me shum seq i vrau milloshqeni , kurre nuk kthehen ne kosove.... pra edhe kjo esht vrasje madje pas shpine dhe e kryer nga kta "patriot"

    po e di qe disa ne serbi i kan pas punet mire shume edhe biznisi ju ecte mire por tash nashta pak jan ra poshte e disa jo e kan gjte veten edhe tash biznis po bajn.
    Po Serbia nuk mundet me u kthye ne Kosove
    se tash po rriten femitet tane dhe keta jan me patriot
    se ne shume
    dhe mete forte normalisht

  5. #865
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KOLONIZIMI SLLAV GJATË JUGOSLLAVISË SOCIALISTE


    Në kushtet e krijuara, shumë të rënda dhe me pasoja të mëdha të asaj kohe, populli shqiptarë i kësaj treve përherë i doli zot vetës, kurrë nuk u pajtua me këtë gjendje të krijuar nën sundimin serbo-jugosllav. Gjatë gjithë periudhës së ashtuquajturës Jugosllavi “socialiste”, format e veprimit për Kosovën e pavarur dhe demokratike ishin konspirative dhe të udhëhequra nga truri i kombit. Populli vazhdonte përherë përpjekjet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Në vitin 1968, rinia studentore e Kosovës, organizoi demonstrata masovike me kërkesën kryesore për Republikën e Kosovës.

    Pas ndryshimeve kushtetutare në vitin 1969, në vitin 1974 Kosova fitoi Kushtetutën e vet, si njëra ndër tetë njësitë federale jugosllave me përfaqësim në të gjitha organet dhe me të drejtën e vetos si dhe gjashtë republikat tjera dhe Krahina e Vojvodinës, por pa të drejtë të shpalljes së Republikës. Pas kësaj filloi një fazë e re e zhvillimit dhe ndërtimit të Kosovës. Konstituimi i autonomisë së Kosovës, si njësi e barabartë e federatës jugosllave u dha mundësi shqiptarëve që në Kosovë të zhvillohen në pikëpamje ekonomike, politike, shëndetësore, sociale dhe kulturore. Po ashtu hov të madh mori edhe zhvillimi i arsimit, shkencës dhe teknologjisë.


    Vitet 1974-1981, në historinë e Kosovës njihen si ndër vitet më të suksesshme si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike. Gjatë kësaj periudhe shtatëvjeçare, shqiptarët ishin të inkuadruar në të gjitha lëmenjt shoqërorë, si: në udhëheqjen komunale, polici, shkollim, shëndetësi, punësim, etj. Kuptohet, në shumicën e rasteve, është dashur t’i përshtaten rrethanave të kohës, për ndryshe nuk do të kishin mundur të shfrytëzojnë edhe ato ndihma të kufizuara që i dedikoheshin Kosovës. Mirëpo, megjithë avancimet që shqiptarët patën gjatë kësaj kohe, mund të themi se pakica serbe dhe malazeze ishte më e priveligjuar, edhe pse nëpër revista, gazeta, simpoziume etj., propaganda serbe për qëllime politike, theksonte se “Serbia kishte humbur në paqe atë që kishte fituar në luftë” që do të thotë se sipas tyre të drejtat e serbëve dhe malazezëve janë “nëpërkëmbur”. Prandaj më 1977, disa “intelektualë” serbë kishin hartuar “Librin e Kaltërt”, në të cilin thekësohej se të drejtat dhe kompetencat e krahinave autonome (Kosovës) duhet të kufizohen. Të ndikuar nga “Libri i Kaltërt”, shumë politikanë serbë filluan të kërkonin revidimin e statusit të krahinave autonome. Në qoftëse krahasojmë parametrat e zhvillimit të qyteteve të Kosovës me qytetet e pjesëve tjera të ish RSFJ-së, niveli i zhvillimit ekonomik të qyteteve të Kosovës me ato të qyteteve tjera jugosllave ishte shumë prapa.[1]

    Militarizmi i Kosovës zë fill qysh në fillimin e viteve të tetëdhjet të shekullit të kaluar, sidomos pas demonstratave të rinisë, të studentëve, të punëtorëve e të tjerëve në Kosovë. Sipas disa dëshmitarve, në listën e të burgosurve të Sigurimit të Brendshëm, si organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981, janë përfshirë rreth 600 persona. Pushteti serb filloi aktivizimin e planeve të veta hegjemoniste të njohura më parë. Me metoda të ndryshme perfide mundohej edhe të pengonte zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të arriturat tjera. Kështu, gjatë viteve të nëntëdhjeta, krahas shtimit të masave represive ndaj popullsisë shqiptare, pushteti serb vazhdimisht shton numrin e forcave policore dhe ushtarake në Kosovë. Në shumicën e udhëkryeqeve ishin vendosur punkte të policisë serbe, ku maltretohej dhe terrorizohej popullsia shqiptare.


    Forcat hegjemoniste serbe 1981 vepruan hapur e fshehur, me propagandë e veprime konkrete, në ndërrimin sa më të madh të strukturës etnike të Kosovës dhe të kolonizimit të saj. Për sendërtimin e këtij qëllimi, forcat në fjalë nuk ngurruan që, në njërën anë, të montojnë procese të ndryshme politike dhe shtypje të tjera ndaj shqiptarëve, ndërsa, në anën tjetër, të gjitha këto veprime i arsyetonin me padrejtësitë që u janë bërë serbëve dhe synimet nacionaliste e seperatiste shqiptare.


    Pas demostratave të rinisë e studentëve shqiptarë të vitit 1981, veprimtaria dhe qëndrimet antishqiptare të qeverisë së Beogradit u intensifikuan. Në këtë vit qeveria e Beogradit iu fut punës për aprovimin e masave kundër shqiptarëve dhe për përgatitjen e terrenit politik për sllavizimin e Kosovës. Duke marrë shkak nga kërkesat e drejta të demonstruesve dhe në emër të luftës kundër nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar, nëpër mbledhjet e ish-LKJ-së, pastaj të organeve politike e ekzekutive, nga ish-federata, republikat e deri në krahina, u hap një luftë frontale kundër rinisë shqiptare, kundër atyre që kishin kërkuar statusin e Republikës për Kosovën në kuadër të ish-Federatës. Kundër demonstruesve u përdor fjalori më fashist dhe u nxorën me mijëra vendime shoveniste e nacional-fashiste, si dhe u sanksionua dhuna.


    Pas kësaj kohe pushteti jugosllav, përkatësisht ai serb, i hyri planit të ri me qëllim të rikolonizimit të Kosovës me popullatë sllave, përkatësisht organizimin e aksionit kinse të kthimit të serbëve dhe malazezëve të shpërgulur nga Kosova. Pushteti serb i mbështetur nga ai jugosllav e herëherë edhe nga ai kosovar, duke e shfrytëzuar këtë klimë filluan të aprovojnë vlerësime, platforma, rezoluta e programe kinse për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, në të vërtetë përgatitej vala tjetër e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav.


    Pushteti serb filloi lëvizjet për suprimimin e autonomisë së Kosovës. Shërbimet e fshehta serbe, nxitnin serbët e malazezët e Kosovës që të ngriteshin në demonstrata – protesta kundër pozitës “inferiore” që kishin përballë shqiptarëve. Çerdhja e organizatorëve të demonstrave ishte në Fushë-Kosovë. Ata si moto përdorëshin edhe kthimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur kinse me dhunë nga Kosova në periudhat e mëhershme. Kjo fushatë antishqiptare u përshpejtua dhe motivua me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa u frymëzua nga Memorandumi i ASHS, ku u organizuan shumë mitingje me karakter antishqiptar dhe për suspendimin e autonomisë së Kosovës.


    Të nxitura dhe të frymzuara nga memorandumi i ASHA të Serbisë (1986), madje, individë e parti të ndryshme çështjen e rikolonizimit të Kosovës, e ngrenë edhe në Parlamentin serb me arsyetim se gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë kolonizimi i Kosovës me shqiptarë nga Shqipëria. Siç dihet në fillim flitej më mëse qindra mijëra kolonë shqiptarë, më vonë për dhjetëra mijëra e më në fund u konstatua nga ana e Sekretariatit Fedrativ të Punëve të Brendshme, se në Jugosllavi prej vitit 1949-1956 nga personat e ardhur kishin mbetur vetëm 754 emigrantë shqiptarë, kurse nga ai numër vetëm 243 banonin në Kosovë. Megjithatë, kjo e vertetë nuk pengon këto qarqe dhe qeverinë e Serbisë që të propogandojë e të veprojë haptas për ndërrimin e strukturës kombëtare në Kosovë dhe për kolonizimin e saj me elementin sllav. Një veprimtari të tillë Serbia edhe e ligjësoi.


    Përveç kësaj, qeveria e Beogradit arriti të mobilizojë gjithë popullin nën parullën “Serbi unike”. Disa vjet rresht u organizuan me qindra mitingje e demonstrata antishqiptare. Për të bërë kthesa nacionaliste nga Qeveria Serbe u organizuan marshime dhe demostrata shoveniste në Kosovë, në Serbi dhe para organeve serbo-jugosllave në Beograd. Parullat e tyre ishin: “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, “Ne do të luftojmë për këtë vend të tokës së vjetër serbe”, “Serbi mos e lësho Kosovën nga dora” etj. Kjo qeveri serbe para organeve shtetërore përdori si paravan shpërnguljen nga Kosova të serbo-malazezëve. Ky ishte vetëm një pretekst i pabazë dhe jashtë realitetit.
    Vijon...

  6. #866
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përkitazi me politikën e punësimit, vetë pushtetarët serbë bënin propogandë dhe nxitje të serbëve dhe të malazezëve kinse për shpërngulje, por me qëllim të punësimit të tyre pa kurrfarë kriteriumi. Kështu, në vitin 1987, në komunën e Prishtinës punë pritinin 18.500 njerëz, nga të cilët vetëm 2600 ishin serbë e malazezë. Mirëpo, në Prishtinë për nëntë muaj të vitit 1987 janë punësuar 442 serbë dhe 42 malazezë, nga 2263 të papunësuar në atë kohë. Rëndësi të posaçme nga organet e atëhershme i kushtohej punësimit të personave që përherë të parë vijnë e punojnë dhe të jetojnë në Kosovë. Kështu, vetëm në komunën e Prishtinës në vitin 1987 janë punësuar 110 persona që përherë të parë punojnë e jetojnë në komunën e Prishtinës. Shumica nga këta ishin punësuar në Elektroekonominë e Kosovës, në organet e administratës etj. Kjo ishte një prej formave të kolonizimit të Kosovës me elementin sllav.[2]


    Shqiptarët në një formë shumë më të butë, duke e parë qëllimin e kërkesave për ndërrimin e kushtetutës së vitit 1974, orgnizuan disa protesta, marshime protestuese të minatorëve të “Trepçës” së Stantërgut, të ngujuar në zgafellë më 17 nëntor 1988 në Prishtinë dhe shumë të tjera, që ndër më e njohura ishte greva e minatorëve të “Trepçës” më 20-28 shkurt 1989. Me grevat dhe kërkesat e popullatës shqiptare u solidarizua tërë populli shqiptarë.


    Në këtë kohë në Kosovë u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore nën presionin e 30 mijë policëve të sjellur nga Serbia. Kështu më 23 mars 1989 nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nën kërcnimin e armëve, si dhe me anë të votave joparlamentare, Kuvendi i Kosovës aprovoi amandamentet për ndërrimin e kushetutës së vitit 1974, që edhe de jure u suprimua autonomia e Kosovës. Më 28 mars 1989, në Beograd Kuvendi Fedrativ i Jugosllavisë ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në korrik të vitit 1990 pushteti serb e okupoi Kosovën.


    Përkitazi me politikën gjenocidiale dhe qëllimet e hapta të pushtetit serb më së miri na paraqet një letër e Akademik Mark Krasniqit dërguar Kryetarit të Kryesisë së RFS të Jugosllavisë, Prishtinë më 1 shkurt 1990, në mes tjerash shkruan: “ ….. Marrja e autonomisë së Kosovës në pranverën e vitit 1989 është realizuar suksesi i parë i asaj politike, e pjesërisht edhe më gjërë. Siç është e njohur, autonomia e Kosovës është rrënuar me tanksa, me policinë speciale dhe me viktima të shumta të nacionalitetit shqiptar, e cila me manifestime masive në tërë Kosovën në mënyrë plebicitare është shprehur kundër heqjes së Kushtetutës të vitit 1974, dhe kundër amandamenteve të RS të Serbisë ka shkaktuar probleme të shumta të cilat ajo mendon t’i zgjidh nëpërmjet të masave represive drastike ndaj shqiptarëve, të cilët në Kosovë përbëjnë 80% të popullatës së përgjithshme, duke i larguar në mënyrë masive nga puna, me burgime dhe me vrasje të reja të njerëzve të pafajshëm, që mund të ketë pasoja të paparashikuara tragjike të përmasave të gjëra. Këtë politikë të rrezikshme të Serbisë është duke e dënuar tërë bota demokratike liridashëse, me disa përjashtime, por të gjitha këto i shiqon me duar kryq.


    Shqiptarë akuzohen para së gjithash për tri mëkate kryesore vdekjepruese: për kontrarevolucion, për presion ndaj serbëve dhe malazezve, përkatësisht kinse për mosbarazi dhe për Kosovën e pastër etnike. Mirëpo, të gjitha këto janë trillime. Kontrarevolucioni në Kosovë fare nuk ka ndodhur më 1981 dhe të viteve të ardhshme, kur shqiptarët në mënyrë masovike kanë demonstruar duke kërkuar vetëm barazinë e tyre nacionale, ekonomike dhe politike në kuadër të federatës jugosllave. Nuk është numri i vogël i shkenctarëve jugosllavë të cilët më argumente të pamohueshme kanë dëshmuar se ajo akuzë është pa kurrfarë baze, por me tendencë të qartë antishqitpare. Shqiptarët në mënyrë masovike kanë marrë pjesë në Revolucionin popullor gjatë LNÇ-së, me të cilën kanë fituar të drejtën që të jenë të barabartë me kombet dhe kombësit tjera të Jugosllavisë socialiste, që një një masë të konsideruar është arrijtur me Kushtetutën e vitit 1974, prandaj çdo kundërrevolucion do të ishte kundër tyre. Shqiptarët atëherë dhe tani me kërkesat e tyre asgjë tjetër nuk dëshirojnë të arrijnë përveç barazisë së plotë në kuadër të RFSJ, dhe këtë barazinë në vepër por jo vetëm ne letër. Mirëpo, politika unitariste e Serbisë ende krijohet në dominimin e saj, dhe jo në barazinë e kombëve dhe kombësive.


    Sa i përket akuzës së dytë, pabarazinë e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, kjo është e pavërtet e paskrupullt. T’i theksojë vetëm disa fakte të cilat në mënyrë bindëse tregojnë se serbet dhe malazezët në Kosovë jo vetëm që nuk janë në pozitën e pabarabart, por ata në masë të madhe janë të privilegjuar, ndërsa shqiptarët të diskriminuar. Kosova, siç është e njohur është treva më e pazhvilluar e Jugosllavisë, e cila në prodhimtarinë shoqërore të vendit merrë pjesë 2.1%, ndërsa me popullsi 8%. Kontigjenti i ri çdo vit arrinë prej 18 deri 20 mijë persona, kështu që armata e të papunëve në mënyrë rapide rritet. Në 1000 banorë në Jugosllavi mesatarisht janë 281 të punësuar, ndërsa në Kosovë vetëm 120. Kështu, mesatarja e të papunësuarëve është 3.3 më e madhe në Kosovë. Mbi 41% të papunëve e përbën rinia me shkollim të mesëm, ndërsa të papunësuar me kualifikim superior janë mbi 3000. Dhjetë komuna në Kosovë kanë madje 6.5 deri 8 herë të ardhurat më të ulta për kokë të banorit se sa që është mesatarja e Serbisë dhe e Jugosllavisë. Në këtë situatë dramatike në Kosovë e drejta në punë është privilegja më e madhe shoqërore, sepse me te sigurohet kushti themelor i ekzistencës. Në atë bazë krijohen konfliktet dhe padrejtësitë më të mëdha siciale dhe nacionale. … Në këtë sferë ekonomike shqiptarët në atë masë janë të diskriminuar kështu që shumë familje janë sjellur deri të shkopi i varfërisë dhe deri të skaji i urisë farmale, ndërsa kjo sipas normave ndërkombëtare, është krimi më i madh ndaj njeriut. Kjo në të vërtetë është një politikë e paramenduar ndaj shqiptarëve, që këtij populli në atë mënyrë t’i merret mundësia për shkollim të gjeneratave të reja dhe me masa të tjera represive, shqiptarët për shkak të varfërisë të lëshojnë atdheun e vet në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Kjo është politika e sotme antishqiptare dhe praktika e koalicionit jofromal serbo-malazezo-maqedon, e cila rrënjët e veta i ka qysh në shekullin e kaluar. Por, vetë faktet të ilustrojnë të vërtetën faktike.


    Struktura nacionale e popullsisë në vitin 1981 ishte: shqiptarë 77,4%, serbë 13,2%, malazez 1,7% dhe turq 0,8%. Më 30.IX 1988 ishin të punësuar: 162.499 shqiptarë, 51.092 serbë, 6.957 malazez dhe 3.014 turqë. Nga kjo shihet se në vitin e theksuar ishin të punësuar çdo i treti malazez, çdo i pesti serb, por çdo i trembëdhjeti shqiptar. Më 30.VI 1989, ishin të paraqitur në entet e punësimit në Kosovë 113.000 (82,1%) shqiptarë, 14.156 (10,5%) serbë, 1.2225 (0,9%) malazezë dhe 1.095 (0,8%) turqë. Këtu duhet theksuar se çdo serb dhe malazez i rritur kërkon të punësohet, ndërsa, një numër i madh i shqiptarëve në përgjithësi nuk paraqitet për punë në entet e theksuara, sepse e dijnë se kjo është e kotë, duke u bazua në ate se serbët dhe malazezët punësohen edhe kundër kushtetutës dhe pakurrfarë konkursi, pa kualifikim përkatës, ndërsa intelektualë mund të shihen nëpër tërë Jugoslavinë si në tregjet duke pritur çdo ditë që të angazhohen në çfarëdo pune fizike për meditje të mjerueshme. Këtë gjendje disa e asyetojnë me natalitetin e lartë të gruas shqiptare, që është problem i llojit të vet, por nuk është kurrfarë argumenti për arsyetimin e politikës diskriminuse në punësim. Këtë diskriminim në mënyrë të qartë e vërteton fakti se mbi 60.000 familje shqiptare nuk e kanë asnjë anëtar të punësuar, ndërsa në anën tjetër nuk ka asnjë familje serbe dhe malazeze pa një të punësuar ose pa ndonjë pension ose ndihme tjetër. Para kësaj gjendjeje faktike, si mund të thuhet se serbet dhe malazezëve dëbohen ose janë të pabarabartë në Kosovë? Ata në të vërtetë është kategoria më e privilegjuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë Jugosllavisë, sepse as në Mal të Zi, as në Serbi malazezët dhe serbët në atë shkallë nuk janë të punësuar. Kësaj duhet t’i shtohet fakti se serbët dhe malazezët janë të punësuar kryesisht në veprimtaritë dhe shërbimet administative, ndërsa shqiptarët në xehetari, ndërtimtari dhe në punët tjera të rënda.

    Që edhe një fakt bindës i cili flet për pozitën e prvilegjuar të serbëve dhe të malazezëve në Kosovë. Këtë e tregon shkalla e urbanizimit të tyre e cila është e pakrahasueshme e madhe te ta se sa të shqiptarët, sepse sipas regjistrimit të vitit 1981, mbi 38% të serbëve dhe 70% të malazezëve jetojnë në qytete, ndërsa gjithsejtë 28,9% të shqiptarëve. Përveç kësaj, vetëm në Prishtinë në banesat shoqërore jetojnë 84,7% malazezë dhe 70,3% serbë, por vetëm 26,9% shqiptarë. Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, Serbia ka ndërmarrë disa masa që bënë të mvarur nga ajo tërë ekonominë e kësaj Krahine, duke e arsyetuar këtë me dofarë integrime dhe bashkësinë në kuadër të Republikës. Kështu është rasti e Elektroekonominë e Kosovës, Kombinatin Ndërtimor “Ramiz Sadiku” nga Prishtina, me Trepçën etj. …… Në vend që të merren masa për përmirësimin e kësaj politike drastike të palës të rrezikuar, familjeve shqiptare, veprohet në të kundërten: gadi të gjitha objektet industriale ndërtohen në mjediset dhe vendbanimet serbe, në të cilat ekskluzivisht punojnë serbët dhe malazezët. Ato janë ndërmarrje të pastra etnike. , si dhe në disa vendbanime në të cilat pushteti me bulduzher rrënojnë shtëpitë e shqiptarëve të pakët në fshatra (si p.sh. rasti në Bresje te Prishtina), ndërsa nga disa shkolla të përzira dëbohen nxënësitë e nacionalitetit shqiptarë (Prilluzhja të Vushrrria) në mënyrë që shkollat të mbetën plotësisht serbe. Mirëpo, politika dhe propaganda serbe i padisinë shqiptarët se ata po dëshirojnë vendbanime dhe Kosovën e pastër, që në esencë është e kundërta. Në komunën e posathemeluar Zubin Potoku, e cila i ka 6.000 banorë, kryesisht të nacionalitetit serb, janë ndërtuar disa objekte industriale, sikurse edhe në komunën serbe Leposaviq, ashtu edhe në Siriniq etj., ndërsa në komunën e Malishevës, me 43.000 banorë kryesisht të nacionalitetit shqiptarë, nuk ekziston asnjë objekt industrial, ku janë të punësuar gjithsej 1.000 njerëz. Madje, këtu është ndërtuar ndërtesa moderne e stacionit të policisë. Për realizimin e kësaj politike ekonomike dhe pabarazisë nacionale shfrytëzohen edhe mjetet e Fondit fedrativ për trevat e pazhvilluara, nga të cilat pushteti fedrativ ka lejuar ndërtimin e 2.000 banesave dhe blerjen e 700 pllaceve për serbe dhe malazez të cilët do të vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë. Në një anë nxitet ardhja dhe punësimi edhe i atyre të cilët kurr nuk kanë jetuar në Kosovë, ndërsa në anën tjetër largohen nga puna shqiptarët vendës, të cilëve iu rekomandohet të kërkojnë punë nëpër tërë vendin dhe jashtë tij…..”


    Madje kishin reaguar edhe përfaqësuesit e Seksionit të luftëtarëve të Brigadës së Shtatë Sulmuese në Kosovë, në letrën e hapur nga Prishtina, më 19 mars 1990, dërguar Kryesisë së RFSJ dhe Këshillit fedrativ të Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇ të Jugosllavisë, në të cilën në mes tjerash thuhet: “ ….. rrënimi i autonomisë, prapë kolonizimi i Kosovës, regjistrimi i vullnetarëve për ardhje në Kosovë, shpernguljen nga Kosova mbi 300.000 kinse të emigrantëve shqiptarë, mbylljen e Universitetit në Prishtinë, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare etj. Po na iritojnë edhe masat e dënimeve të cilat po ndërmirren në bazë të kriteriumeve nacionale, e jo sipas shkallës së veprës. Kështu, të themi, një prind shqiptarë dënohet vetëm se fëmiu i tij dyvjeçarë, sigurisht nën ndikimin e fotografive në TV ose tjetërkund, ngritë dy gishtrinjë në shenjë të shkronjës “V” kur e sheh miliconerin, ose një shqiptarë në gjendje të dehur, në kafene kërkon që të hiqet fotografia e liderit aktual serb, denohet me 60 ditë burg, ndërsa nuk merren kurrfarë masash ndaj një V. Shesheli, V. Drashkoviqi, të cilët para kamerave të TV e heqin fotografinë e Titos duke e quajtur kriminel…. Me keqardhje jemi dëshmitar të vetë kohës ku qëllimi i këtyre forcave, receptiv V. Qubrilloviqti, I. Andriqit dhe drejtimeve të memorandumit “të paekzistuar” të ASSHKA gradualisht po realizohen, duke u përputhur gati në tërësi identifikohen me programin dhe masat e politikës zyrtare të Serbisë. Këtë fakt na e vërteton edhe V. Drashkoviqi në tryezën e rrumbullakët të partive politike serb e për Kosovën (9 mars 1990)…”


    Sip u theksua më 23 mars 1989, kur Kosovës iu mor subjektiviteti i saj në ish-RSFJ dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974, veçanërisht pas 5 korrikut 1990, kur Serbia në mënyrë klasike e okupoi Kosovën, mbretëron një politikë tejet nacional-shoveniste dhe ekspansioniste e Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ndërsa, në anën tjetër, më 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës dhe aprovoi Kushtetutën e Republikës së Kosovë. Më 7 shtator 1991 qytetarët e Kosovës u deklaruan me referendum për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës i bëri kërkesën komisionit të Badinterit në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Më 1992 në Kosovë u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare. Mirëpo, kërkesave demokratike të popullit të Kosovës, pushteti serb u është përgjigjur me dhunë e terror të organizuar shtetëror që ka pasur për qëllim spastrimin etnik të Kosovës dhe serbizimin e saj.


    Krahas përcaktimit politik për serbizimin e Kosovës, Serbia me vazhdimësi ka nxjerr ligje dhe akte normative me përmbajtje diskriminuese të veçanta për Kosovën. Pushteti serb kishte aprovuar rreth 1360 akte politike, juridike, të përgjithshme e të veçanta në funksion të rikolonizimit të Kosovës me serbë e malazezë. Ato kanë qenë ligje thjesht kolonizuese. Me to u krijua mbështetja ligjore për kolonizimin e Kosovës me elementin sllav. Me ligje të tilla u shndërrua Kosova në koloni të tipit monarkik të Serbisë.
    Vijon...

  7. #867
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ish Federata Jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete të mëdha për stimulimin e ardhjes sa më masive të serbëve në Kosovë. Privilegjet e serbëve ishin shumë të mëdha: sigurimi i punësimit, i banesave, i trojeve falas, i kredive afatgjate pa kamatë, për të njëjtin vend pune të ardhurat shumë më të mëdha dhe benificione të tjera. Në këtë periudhë filloi ngritja e reparteve industriale në enklavat serbe dhe ndërtimi i objekteve segregacioniste të banimit dhe të tjera.


    Vala e re e kolonizimit filloi me sjelljen e policëve, të instruktorëve të lartë ushtarakë, të gjykatësve dhe administratorëve për t’i ndjekur e torturuar sa më tepër shqiptarët. Me 1988 dy Kryesitë e Jugosllavisë Socialiste (Kryesia e LKJ-së dhe Kryesia e Jugosllavisë) dhe qeveria kërkuan kolonizimin e Kosovës përmes një aksioni për kinse dhënien e ndihmës kuadrore Kosovës: në arsim, kulturë, jurisprudencë, polici etj. Ish Federata Jugosllave dhe njësitë e saj në këtë mënyrë stimulonin represionin dhe segregacionin në Kosovë dhe ndihmonin realizimin e synimeve të kahmotshme të politikës hegjenomiste të Serbisë.


    Serbia, më 8 mars 1990 abrogoi “Ligjin mbi revizionin e ndarjes së tokave kolonistëve në Kosovë e në Maqedoni”, me të cilin sipas llogarive do të duhej t’u kthehej toka rreth 14 mijë familjeve serbe, që kishin ardhur si kolonë në Kosovë ndërmjet dy Luftërave Botërore, çka si pasojë pati që shumë ish familje kolone serbe e malazeze të marrin prona të reja toke të kooperativave bujqësore, apo para të majme si “kompensim”. Ndërsa, në “Ligjin për formimin e fondit për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë”, parashihej sigurimi i mjeteve për kolonizim nga tatimi në të ardhura, legata dhe dhuratat, nga kamatat dhe burimet tjera.


    Pasojat e këtij diskriminimi në aspektin legjislativ goditën pa mëshirë të gjitha sferat e jetës shoqërore në Kosovë. Nëpërmjet të sjelljeve të ligjeve dhe akteve normative diskriminuese, shqiptarët u përjashtuan nga jeta ekonomike, politike e shoqërore. Kështu u paralizua tërë jeta ekonomike e shoqërore në Kosovë dhe më gjerë, duke thelluar edhe më tepër krizën ekonomike me pasoja katastrofale, sidomos për rreth 130.000 punëtorë shqiptarë, që mbetën pa punë dhe pa mjete për ekzistencën e tyre dhe të familjeve të tyre, shumica e të cilëve u detyruan që ta marrin rrugën e mërgimit në vende të ndryshme të botës, sa për të siguruar një ekzistencë. Politika e pabarazisë dhe e diskriminimit u manifestua në një formë të veçantë edhe në sferën e arsimit.


    Për këtë qëllim ishte hartuar edhe “Platforma politike për Kosovën” e LKJ që parashihej kolonizimi i Kosovës përmes aksionit të kinse kthimit të serbëve dhe malazezëve. Pastaj, ishte hartuar Projekti për kthimin e rreth 200.000 serbëve e malazezëve për të jetuar në Kosovë. Ky projekt ishte një dokument, ku bëhej ngarkim kolonizues i Kosovës me serbë dhe me malazezë, përkundër faktit se Kosova kishte dendësinë më të madhe të popullsisë, 200 ban/1 km2 (dy herë e gjysmë më shumë se mesatarja në ish-Jugosllavi). Për kolonizim të tipit klasik Kosova nuk ka pasur kurrfarë kushtesh, sepse është territor me i dendur i banuar në këtë pjesë të Evropës, sidomos në në pikëpamje të dendësisë agrare, me potenciale të mëdha të fuqisë punëtore të papunësuar, me zhvillim të pamjaftueshëm të kapaciteteve përpunuese dhe me një shkallë shumë të ulët të finalizimit të lëndëve të para që disponon vetë. Në anën tjetër shkatërrimi i bazës ekonomike të Kosovës, plaçkitja e fondeve dhe e teknologjisë nga ana e pushtetmbajtësve serbë nuk shkon në favor të popullzimit plotësues. Por qëllimi kryesor i pushtetit okupues ishte tendenca për ndërrimin e përbërjes kombëtare të Kosovës. Në anën tjetër, shume vendbanime, madje edhe krahina të tëra rurale agrare në Serbi kishin mbetur të zbrazëta, pa popullsi. Por pushteti nuk ka vendosur atje refugjatë serbë, ku kishte tokë të mjaftueshme dhe kushte elementare për arsye se nuk e kishte këtë qëllim, por qëllimin e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav dhe ndërrimin e strukturës nacionale.


    Nga pushteti i asaj kohe ishte hartuar edhe i ashtuquajturi Programi jugosllav për Kosovën, i datës 9 shkurt 1990. Nëpërmjet të këtij programi, pushteti mundohej që në mënyrë të rafinuar dhe perfide, në dallim nga regjimet e mëparshme serbe të ndryshojë strukturën etnike dhe të vëjë baraspeshën etnike në Kosovë, duke bërë presion pa presedan në shqiptarët që t’i lëshojnë vatrat e veta, ndërsa në vend të tyre të sjellë serbë e malazezë me qëllim të sllavizimit dhe të kolonizimit të Kosovës. Ai program synonte marrjen e masave konkrete në të gjitha fushat: politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shëndetsore, gjyqësore, informative, të punësimit, të urbanizmit, zhvillimit demografik etj. Programi i tillë i cili barte një titull mjaft cinik “Programi për realizimin e paqës, lirisë, barazisë dhe prosperitetin e Kosovës”, i njohur si “Programi për Kosovën”, thjeshtë ishte program diskriminues dhe racist. Me të parashihej hapja e vendeve të reja të punës, përparësi në punësim, stimulime të veçanta për investime në programet për punësim, të gjitha për kthyerje, përkatësisht ardhje të një numri më të madh të serbëve dhe malazezëve në Kosovë që të jetojnë e punojnë këtu dhe të pengojnë shpërnguljen e tyre nga Kosova; parashihet zvogëlimi i të gjitha kuadrave shqiptare në institucionet shoqërore dhe organizatat ekonomike, parashihte nxjerrjen e ligjit të posaçëm me të cilin do të themelohej Fondi për sigurimin e kushteve materiale për zhvillimin e Kosovës, në mënyrë që të pengohet shpërngulja e serbëve dhe e malazezëve, kthyerja dhe ardhja e të rinjve. Gjithashtu, parashihej shqyrtimi i mundësisë së punësimit të shqiptarëve në vendet tjera të Jugosllavisë në pajtim me “Programin për Kosovën”; parashihte ndërtimin e 30 reparteve të ndërmarrjeve serbe në vendet ku kryesisht në to jetonin serbët, malazezët, myslimanët, goranët, përkatësisht në vendet ku serbët dhe malazezët dëshirojnë të kthehen që të punojnë e jetojnë në Kosovë - në Leposaviq, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Zubin Potok, Novo Bërdë, Shtërrpc, Lipjan, Gjilan, Obiliq, Ferizaj, Kamenicë dhe në bashkësitë lokale në Graçanicë dhe në Prishtinë, ku jetojnë serbët dhe malazezët.[3]

    Krahas planeve të Jugosllavisë Socialiste, të inicuara nga Serbia, edhe ajo kishte hartuar plane dhe projekte për rikolonizimin e Kosovës. Në një plan operativ parashihej ndërtimi i 30 lagjeve, ndërtimi i banesave në Gjakovë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Novobërdë, Shterrpcë, Lypian, Zubin-Potok dhe në Kamenicë. Më 12 dhjetor të vitit 1991 me qëllim të kolonizimit të ri të Kosovës, në lokalet e pushimores të fëmijëve dhe të rinisë në Deçan u vendosën 100 familje me prejardhje serbe e malazeze të ikur nga Shqipëria.[4] Më vonë aty dhe gjetiu u vendosën edhe shumë familje të tjera.
    Vijon....

  8. #868
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në kuadër të aksionit për kolonizimin e Kosovës, Jugosllavia Socialiste më 16 shkurt 1990 kishte aprovuar Ligjin për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur nga Kosova në periudhën 1989 deri 1993, si dhe Ligjin për realizimin e atij programi.[5] Sipas atij programi, përkatësisht ligji, parashihej ndërtimi i 2.000 banesave në sipërfaqe 115.273 metra katrorë dhe ndarja e 711 trojeve dhe kredive për ndërtimin individual, me vlerë të mjeteve për realizimin e atij programi në shumë prej 20.075.712 dinarë. Pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë, apetitet për kolonizim të Kosovës ishin ngritur edhe më tepër. Për këtë qëllim Kuvendi i të ashtuqutuajrës RFJ, më 17 mars 1994 kishte aprovuar Ligjin për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur në Kosovë.[6] Sipas atij ligji parashihej që në periudhën prej vitit 1994 deri 1998 për këto nevoja, të ndërtohen ose të blehen 1.564 banesa. Në vitin 1994 ishte paraparë që të kryhet ndërtimi i 1.024 banesave të filluara më parë.[7]

    Me dispozita ligjore ishin përcaktuar kushtet dhe kriteret për dhënien e kredive dhe ndarjen e banesave kategorive të caktuara të “kuadrave” dhe personave të cilët kthehen në Kosovë. Pastaj, përcaktohej ndarja e placeve për ndërtimin e shtëpive për kolonë etj.


    Më 6 gusht 1992, Serbia aprovoi një “Program për formimin e fondit për zhvillimin e Serbisë”, në të cilin siguroheshin mjetet për vazhdimin e fushatës së kolonizimit.


    Një ndër aktet juridike sistemore më ekstreme është “Ligji për Organizimin Territorial të Serbisë”.[8] Sipas nenit 7 të këtij ligji “Qeveria e Serbisë mund t’ua ndryshojë emërtimin (toponimin) vendbanimeve ekzistuese sipas përcaktimeve me atë ligj, pas mendimit paraprak të marrë nga kuvendi i komunës”. Me dispozitat e nenit 72, paragrafi 1, të Ligjit të sipërshënuar, “Organet e Komunës së Malishevës pushojnë se punuari ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Në anën tjetër, formohen komunat e reja si Zubin Potoku, Zveçani, Shterrpca dhe Gora. Me dispozitat e nenit 73 të Ligjit në fjalë, kuvendet komunale detyrohen t’i “rishqyrtojnë emërtimet ekzistuese të vendbanimeve dhe të caktojnë emërtime të reja në afat prej një viti nga dita e hyrjes së tij në fuqi”. Kjo do të thotë se së pari përmes akteve juridike fillohet me sllavizimin e toponomisë autoktone shqiptare.


    Me ligjin e Serbisë mbi transformimin e pasurisë shoqërore në ate privatë parashihej që nga shitja e pasurisë shoqërore 60% të mjeteve të ndaheshin për fondin për zhvillimin e Serbisë, me të cilin siç u pa financohej kolonizimi i Kosovës.[9]


    Përveç organeve të pushtetit, edhe organizatat e ndryshme, personat, shoqatat e tjerë jepnin propozime të ndyshme për kolonizimin e Kosovës. Ishte dhënë propozimi për sjelljen e 400.000 serbëve nga Rumania[10] mendohej madje edhe versioni izrailit i kolonizimit të Kosovës, pastaj propozimi që kolonizimi i Kosovës të bëhet menjëherë, duke e bërë Prishtinën kryeqytet të Serbisë e të Jugosllavisë, ku do të bartën të gjitha institucionet shtetërore, shkollat ushtarake e policore, shumë oficerë, nëpunës, policë etj. me familje. Kjo valë e kolonizimit do të kapte një numër prej 100.000 serbësh e deri të kërkesa e disa funksionarëve kosovarë serbë që në Kosovë menjëherë të vijnë së paku 300.000 serbë e malazezë.[11]

    Në aspektin ekonomik pushteti i instaluar serb donte që përveç anës politike, dëbimit të shqiptarëve, ekspolatimit të tyre, kolonizimit të Kosovës me elementin serb etj. filloi edhe rrënimin e asaj ekonomike të paktë që ishte ndërtuar në Kosovë në krahasim me viset tjera të ish Jugosllavisë. Si masë përfide përdori integrimin e ndërmarrjeve shoqërore të të njëjtat në Serbi dhe Vojvodinë. Qëllimi ishte përfitimi dhe barta e kapitalit nga Kosova. Me këtë edhe largimi i punëtorëve shqiptarë dhe sjellja e kuadrave serbe në vendet udhëheqëse pa kurrfarë kualifikimi përkatës shkollor.


    Shoqata e serbëve dhe e malazezëve “Bozhuri” e Fushë-Kosovës përcaktoi një program për kolonizimin e Kosovës. Ky program operativ, nuk dallon shumë nga programet e tjera të mëhershme, sepse në esencë ai është një konglomerat i kërkesave të prezentuara shumë vjet, si në tubimet serbo-malazeze, po ashtu edhe në forumet e pushtuara të Kosovës. Si kërkesë e parë e tij veçohet obligimi për ndërtimin e lagjeve dhe të paralegjeve me më se paku nga njëqind ekonomi shtëpiake anekënd Kosovës, obligim ky që duhet ta jetësojë Serbia, përkatësisht drejtoria për zhvillimin e “Kosmetit”. Më pastaj radhiten kërkesat e tjera, si ajo për fillimin e menjëhershëm të përgatitjes së lokacioneve për ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe atyre ekzistuese, kthimi i maleve të uzurpuara nga shqiptarët (!) në pronësinë shtetërore, me kusht që ato pastaj t’u ndahen serbëve dhe malazezëve; vendosja e familjeve serbe në trojet, që u shitën në kundërshtim (!) me ligjin sikundër dhe në tokat e ekspropriuara, siç janë ato në Brezovicë, Gazivodë, Radoniq e gjetiu; kërkesa për nxjerrjen e ligjit për ndalimin e ndarjes së tokave të punueshme shoqërore shqiptarëve; kërkesa për anulimin e Ligjit për ndalimin e kthimit të serbëve në Kosovë; kërkesa për nxjerrjen e vendimit për përzënien e emigrantëve shqiptarë që nuk kanë shtetësinë jugosllave; ndalimi i punës se partive, të shoqatave dhe të asociacioneve të tjera që po eksponohen “armiqësisht” etj. Natyrisht, “Bozhuri” nuk harroi të kërkojë edhe nxjerrjen e ligjit diskriminues, atij për planifikimin e familjes.[12]


    E ashtuqujtura qeveria jugosllave më 12 janar 1995 e kishte aprovuar dekretin, ku sipas tij nga buxheti fedrativ për këtë vit, për ndërtimin e kolonive në Kosovë duhet të ndahen 4,1 milion dinarë. Me këtë dekret plotësisht antishqiptar përkrahej kolonizimi i Kosovës me popullatë serbe e malazeze; “Të gjithë qytetarët e shpërngulur nga Kosova e Metohija, të cilët janë të ineresuar që të kthehen dhe kuadrat të cilët dëshirojnë të vijnë në këtë krahinë, për ndërtimin e shtëpive ose blerjen e banesave do të marrin kredi me afat kthimi prej 40 vjetve, ndërsa place - pa pagesë”. Sipas këktij dekreti përparësi kishin: a) kuadrat e domosdoshme për organe të administratës, gjyqësi, shërbime ekonomiko-shoqërore dhe të kthyerit, të cilët janë shpërngulur para 31.12.1991; b) kuadrat dhe personat tjerë, të cilët punojnë në administratën e shërbimeve shoqëroro-ekonomike të KAKM (kuadrat e sjellura pas okupimit të sërishëm); c) personat, të cilët kanë numër të madh të anëtarëve të familjes. Me aprovimin e këtij dekreti zyrtarët beogradas parashihnin mundësinë e realizimit të programit për vendosjen e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë.[13]


    Edhe në lëmin e pronësisë, në kontest të kolonizimit u bë kalimi i kompetencave nga organet e Kosovës në ato të Serbisë. U nxorr Ligji, i cili e përkufizonte shitblerjen e patundshmerisë.[14] Sipas tij, Sekretariati republikan i Serbisë për financa mund të lejojë shitblerjen e patundshmerisë vetëm nëse vlerëson se me atë nuk do të ndikojë në ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë, ose shpërnguljen e popullit të caktuar. Ky ligj aplikohej vetëm për Kosovë, ndërsa “populli i caktuar” ishin serbët dhe malazezët. Sipas këtij ligji dhe të tjerëve me qindra kontrata të shitblerjes u anuluan. Shumë hektarë tokë dhe dhe me qindra shtëpi e banesa iu morën shqiptarëve.


    Një aksion konkret të kolonizimit të Kosovës, Serbia ndërmori edhe përmes ndryshimit të planeve urbanistike të Kosovës dhe të komunave të saj. Ato ndryshime janë bërë në kundërshtim me Ligjin e rregullimit hapësinor, të mbështetura vetëm në dispozitat (diskriminuese) të Ligjit për punën e organeve republikane në rrethana të veçanta. Kuvendi i Serbisë në këtë drejtim, ka aprovuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për planin detaj urbanistik të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, me të cilin ishte paraparë që në vend të objekteve sportive të shkollës fillore, kanë ndërtuar objektet për banim të 110 banesave për serbë e malazezë nga trevat tjera të Jugosllavisë të cilët dëshirojnë të kthehen ose të vendosën në Kosovë që aty të jetojnë e punojnë. Për këtë qëllim Kuvendi i Serbisë, ka marrë vendimin për ndërrimin dhe plotësimin e planit urbanistik të lagjes “Dardania” në Prishtinë, në të cilin ishte e paraparë që në vend të lokalitetit për gjelbërim të ndërtohen objekte për banim të 98 banesave për serbë e malazezë.[15]


    Serbizimin e Kosovës pushteti aktul serb e ka zbatuar edhe me ndërtimin e kishave në qendrat urbane, ndërrimin e emrave të shkollave, rrugëve, shesheve, organizatave të ndryshme dhe emërimi me emra mitologjikë serb. Shkrimi i çirilicës dominonte kudo.


    Siç po shihet shqiptarët në Kosovë ishin të diskriminuar në shkollim, kulturë, punësim, mbrojtje shëndetësore e sigurim social, në mbrojtjen juridike të integritetit fizik dhe moral, në informim, në ekonomi, politikë dhe në të gjitha sferat e jetës dhe të punës së tyre.


    RFJ, për kolonizimin e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë me Dekretin mbi mënyrën dhe kushtet e kolonizimit të Kosovës të datës 12 janar 1995, përcakton dhënien falas për kolonët serbë troje, tokë, banesa, shtëpi dhe mjete financiare shumë të mëdha. Sipas gazetës serbe “Jedinstvo”, organet e qeverisë serbe të Obiliqit kanë planifikuar ta ndërtojnë një vendbanim ndërmjet Milloshevës dhe Obiliqit, me 247 shtëpi (familje) për kolonët serbë të Kroacisë. Po ashtu, parashihet që kolonëve serbë, që duan të merren me bujqësi, t’u jepet edhe tokë bujqësore prej tre hektarësh”.[16]


    Pas rënies së të ashtuquajturës Krainë Serbe në Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosovës me serbë të ikur nga Kroacia. Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën 13.895 kolonë serbë. Përveç Kroacisë në Kosovë u vendosën edhe shumë serbë nga Bosnja, por edhe nga vetë Serbia. Sipas planeve të mëhershme serbe, të inicuara nga kryetari serb Millosheviq, planifikohej që në Kosovë të vendoseshin disa dhjetëra mijëra refugjatë, rebelë (kryengritës) dhe kriminelë serbë që do të largoheshin nga Kroacia e nga Bosnja e Hercegovina. Refugjatët serbë u vendosën në 23 objekte shkollore, 8 konvikte të nxënësve dhe të studentëve, 7 çerdhe fëmijësh, 21 hotele dhe pushimore, në 2 shtëpi shëndeti, në 9 objekte kulturore-sportive dhe në 35 objekte të tjera të Kosovës.[17] Në ndërkohë, apo më vonë u vendosën edhe në shumë objekte të tjera të organizatave punuese, enteve, institucioneve, fabrikave e të tjera, nga një apo dy familje, ku punësoheshin dhe vendoseshin aty. Madje, çka është kundër të gjitha normave ligjore ndërkombëtare, u vendosën edhe në objekte të arkivit, ku ruhet lënda arkivore si monument i kulturës, siç është rasti me Arkivin e Kosovës, Arkivin e Qytetit të Prishtinës etj. Ata përveç, rrogave të majme, ishin të liruar nga të gjitha pagesat, si p.sh. të rrymës elektrike, telefonit, taksave e tatimeve komunale, madje edhe të udhëtimit etj. Numri i kolonëve të vendosur nëpër ato objekte dita më ditë rritej.


    Kolonëve të vendosur në Kosovë dhe atyre që do të vendosën u janë dhënë dhe u janë premtuar 30 mijë ha tokë bujqësore, pasuri e popullit të Kosovës, kryesisht e shqiptarëve. Sidomos u ishte ndarë toka e kooperativave bujqësore, të marrë më parë nga popullata shqiptare, të bazuar në “Ligjin mbi kushtet, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së tokës bujqësore qytetarëve, të cilët dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në territorin e KA të Kosovës e Metohisë”.[18] Ndërsa, shumë familjeve serbe e malazeze, pushteti nëpërmjet kinse të kthimit të tokave më parë të konfiskuara, të nacionalizuara apo të ekspropriuara edhe pse ishin bërë pagesa për to ua “kthente” ato prona, ose iu jepte ndërrim ose prapë paguante shuma të mëdha të hollash, ku kishte raste edhe pse i kishin marrë të hollat, ato prapë paguheshin. Raste të tilla ishin të shumta. Rast më karakteristikë janë pronat e kooperativave në fshatin Qagllavicë dhe Llapllasellë të Prishtinës, por edhe gjetiu. Ato prona tani pas vitit 1999 serbë në masë të madhe janë duke ua shitur shqiptarëve të cilët pa kurrfarë plani janë duke ndërtuar objekte të shumta, kryesisht shërbyese. Përveç anës materiale që po përfitojnë banoër serbë të atyre trevave, në anën tjetër në Kosovë tani në masë brengosëse po nxinet toka pjellore dhe po shndërrohet në objekte të ndryshme jo vetëm banimi por edhe të tjera. Këto lloj veprimesh askund nuk bëhen në botë. Ndërtimet bëhen në tokat jopjellore, kryesisht të klasit të IV dhe V, ndërsa ruhet toka e bukës. Kjo më vonë do të na hakmerret dhe do të na gjykojnë gjeneratat tona të ardhshme. Këtë banorët shqiptarë shofin vetëm interesin përsonal. Nuk iu intereson e ardhmja e shtetit, familjeve të tyre. Ndërtojnë pa kurrfarë plani, pa leje, madje edhe në prona shoqërore duke i uzurpuar ato. Pushteti në shumë raste në mungesë të dispozitave ligjore, por edhe të neglizhencës të gjitha këto po i toleron. Mirëpo, më vonë për të gjitha këto do të na denojë historia. Në shtetet e moderne të botës për individin në radhë të parë është forcimi i shtetit e me këtë edhe të tij. Te ne në Kosovë ekziston e kundërta. Pronën shtetërore, sigurisht mentalitet i trashëguar nga e kaluara pronën shtetërore ende e konsiderojmë të huaj. Pa krijim dhe forcim të shtetit nuk ka siguri, prosperitet e demokaci. Madje, edhe obligimet shtetërore nuk jemi duke i paguar siç është rasti tatimi në pronë, pagesat e shërbimeve komunale etj.


    Gjatë një vizite të një delegacioni zyrtar holandez, në qershor të vitit 1995, Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Kosovës, kryetari i këtij Këshilli, zoti Adem Demaçi, në mes tjerash e kishte njoftuar atë delegacion edhe për kolonizimin serb të Kosovës, duke thënë: Se gati një e katërta e popullatës shqiptare, madje ajo më vitalja ka emigruar jashtë vendit. Serbia po i ndërmerr të gjitha masat për krijimin e kushteve për vendosjen e 100.000 kolonëve serbë dhe malazezë në territorin e Kosovës dhe ajo në mënyrë intensive po vepron dhe që nga viti i kaluar pushteti serb ka filluar ndërtimin e qendrave të banimit për kolonë serbë dhe malazezë në territorin e Kosovës.[19]

    Në anën tjetër, duke e parë se për ndërrimin e shpejtë të strukturës kombëtare të popullsisë së Kosovës, kolonizimi përmes programit të përmendur të ish-Jugosllavisë, programit të Serbisë të vitit 1990 dhe sjelljes së refugjatëve serbë, nuk dha rezultate inkuarjuese, pushteti serbë vazhdoi, por tani edhe me intensitet më të shtuar një terror sistematik mbi shqiptarët, veçanërisht mbi të rinjt me qëllim që Kosova të braktiset dhe të boshatiset. Ndërsa, si pretekst përdorej mbledhja e armëve, të cilat shqiptarët nuk i kanë, sipas skenarëve të aksionit të mbledhjes së armëve në vitet e 50-ta, si dhe ndjekja e rekrutëve shqiptarë, numri i të cilëve çdo vit është prej 18.000 deri 20.000 si dhe provokime të shumta të bëra të rinjve shqiptarë si nga vetë organet policore, pusheti, administrata si edhe nga vetë popullata serbe e malazeze, që jetonte në Kosovë. U dëbuan nga puna 130.000 të punësuar shqiptarë të Kosovës, nga 150.000 të tillë gjithsej. Funksionet shtetërore, juridike, policore si dhe të gjitha në vendet udhëheqëse kaluan tërësisht në dorë të serbëve. Sipas disa shënimeve më se 1.600 serbë e malazezë u emëruan drejtorë dhe kuadër tjetër udhëheqës në organizatat ekonomike, institucione dhe në organizata të tjera në sektorin shoqëror (kështu thonin vetë serbët dhe malazezët në paraqitjet publike).[20] Janë keqtrajtuar nga policia me qindra mijëra shqiptarë. Në çdo vit janë vrarë e masakruar me dhjetra persona. Vrasje e masakrime, kinse janë bërë “vetëvrasje”, bëhej sidomos ndaj ushtarëve shqiptarë në kazermat serbojugosllave.
    Vijon...

  9. #869
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Qeveria serbe, kolonizimin e Kosovës me serbë dhe dëbimin e shqiptarëve e konsideronte si aksion të shenjtë kombëtar. Kurse për shqiptarët këto veprime përbëjnë akte gjenocidi me prapavijë deshqiptarizimi. Megjithë pompozitetin e propagandës serbe se aksioni ishte i karakterit humanitar, është e qartë se qëllim kryesor ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë dhe kolonizimi i Kosovës.[21]

    Për kolonët serbë e malazezë pushteti aktual ndërtoi shtëpi, por edhe koloni vendbanimi. Kështu ndërtoi rreth 119 shtëpi afër Junikut, mbi 180 shtëpi (1996) afër fshatit Baballoq dhe fillimi i ndërtimit të vendbanimit të ri në anën tjetër të rrugës, ndërtimi i 76 shtëpi në Lum të Madh të Vushtrrisë, në Kodrën e Diellit në Prishtinë 160 shtëpi, kompleksi banesor në lagjet “Ulpianë”, “Dardani” etj., në Shirokë të Suharekës, në Miradi të Epërme 80 banesa për kolonë etj. Kishte ndryshuar planin urbanistik të shumë qyteteve dhe fshatrave si dhe të zonave industriale për ndërtimin e vendbanimeve kolone, si në Gjilan, Prishtinë, Prizren, Klinë, Suharekë, Vushtrri, Istog, Deçan, Zveçan etj.[22] Mirëpo, kishte raste kur kishin dështuar planet serbe për kolonizimin e Kosovës. Këtë e dëshmon rasti në komunën e Istogut, kur tri blloqesh banesash, të cilat ishin ndërtuar për kolonët, përkatësisht për malazezët nga Vrraka e Shqipërisë, i ndanë mes tyre serbët dhe malazezët që jetonin në këtë komunë.


    Përkitazi me numrin e kolonëve të vendosur në Kosovë në këtë periudhë nuk kemi shënime të sakta, sepse vetë pushteti nuk ka dashur që ato t’i paraqesë, mu për shkak të politikës dhe qëllimit të caktuar. Mirëpo, sipas disa shënimeve, që posedojmë mund të theksojmë këtë: Pas rënies së të ashtuquajturës Krainë Serbe në Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosovës me serbë të ikur nga Kroacia. Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën 13.895 kolonë serbë.[23] Përveç nga Kroacia, në Kosovë u vendosën kolonë edhe nga Bosnja, por edhe nga vetë Serbia; Sipas një shënimi tjetër në Kosovë deri në vitin 1997 janë vendosur rreth 20.000 kolonë serbë, malazezë e të tjerë.[24] Sipas disa shënimeve që i jep dr. Hakif Bajrami,[25] Serbia prej vitit 1981 e deri në vitin 1995 ka ndarë për kolonët serbë së paku 5.519 banesa e shtëpi. Nëse një familje mesatare ka 5 anëtarë, atëherë del se përmes planeve të ndryshme të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë në Kosovë janë sjellë 27.595 kolonë. Ky numër deri në vitin 1998 është rritur edhe më shumë. Mirëpo, kolonët, përkatësisht refugjatët lëviznin prej një vendbanimi në të tjetrin, kalonin aty, ku kishte kushte më të mira për jetesë.


    Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombëtar nga ana e popullatës shqiptare në krye me UÇK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbë bënin gjenocid mbi popullatën shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), përkatësisht “Këshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za resavavanje aktualnih problema na Kosovu i Metohiji”[26] (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.


    Në hyrje të atij projekti në mes tjerash theksohej: “Për mbetjen e Kosmetit në Serbi më e rëndësishmja është që Serbët dhe Malazezët të mbesin në këto treva. Që të ruhet Kosova dhe Metohia duhet që shteti të ndërmarrë masa urgjente për shkatërrimin e terrorizmit dhe para-shtetit shqiptar, në ngritjen e pozitës ekonomike dhe sociale të serbëve dhe malazezëve dhe krijimit të kushteve për kolonizimin e këtyre viseve”.[27]

    Në hyrje të projektit propozohen masat adekuate, që duhet ndërmarrë shteti në këtë drejtim. Po i theksoj disa më kryesoret:

    - Vetëm serbët dhe malazezët e fortë dhe të organizuar mirë mundën me sukses me e mbrojtë këtë pjesë të Serbisë. Për këtë shteti duhet urgjentisht të aprovjë planin për ngritjen ekonomike të popullatës serbo-malazeze në këto vise;
    - Duhet që urgjentisht të kryehet ndërtimi i banesave të filluara në Kosovë me të gjitha aspektet. Momentalisht ndërtohen rreth 1300 banesa dhe ato duhet të kryhen në afatin sa më të shkurtër;
    - Duhet të sigurohen mjete për ndërtimin e banesave dhe shtëpive të reja. Janë evidencuar se në trevën e Krahinës ka 4286 familje serbo-malazeze të rrezikuara nga aspekti social dhe ato kryesisht në mjediset fshatare, të cilët jetojnë në objekte të papërshtatshme të banimit dhe në varfëri e mjerim;
    - Në Kosovë ka 7300 të interesuar për ndërtimin e shtëpive. Mendojmë se duhet të sigurohen troje me kushte shumë të volitshme;
    - Ky është rasti që refugjatëve nga BeH dhe Kroacia, të cilët tani gjendën në vendosjet kolektive, që t’u sigurohet banim i përhershëm dhe të lidhen për këto treva;
    - Ndërtimi i banesave dhe i shtëpive në Kosovë do të sjell edhe një numër të madh të Serbëve dhe Malazezëve, të cilët nuk janë gjetur në viset tjera të Serbisë;
    - Ekziston mundësia reale që këtyre kategorive të popullsisë t’u ndahet toka punuese. Është konstatuar se në Krahinë ekzistojnë 44.529 ha, të cilët janë kryesisht në pronësi të kooperativave ose kombinateve bujqësore. Me rëndësi është që organet shtetërore të thjeshtojnë procedurën e ndarjes së tokave, të përcaktojnë kriteriumet për këtë proces;
    - Pjesa më e madhe e serbëve dhe e malazezëve punon në ndërmarrjet shoqërore dhe shtetërore. Pak janë ata, që merren me biznisin privat. Eksitojnë mjedise, ku të punësuarit me disa vite nuk kanë marrë të ardhura, që ka ndikuar në varfërimin e tyre. Për këtë arsye duhet të gjenden mjete për lëvizjen e prodhimtarisë në ato ndërmarrje, ku janë të punësuar serbët dhe malazezët;
    - Duhet gjetur rrugë për stimulimin e serbëve dhe malazezëve për biznisin privat. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet të lehtësimeve dhe benificioneve;
    - Përkrahja institucionale e të gjitha formave të integrimit të Kosovës me Serbinë. Në këtë duhet posçërisht të insistohet, sepse përvoja po tregon se numri më i madh i kolektiveve dhe ndërmarrjeve nga trevat tjera të Serbisë gjatë integrimit me ndërmarrjet kosovare kanë hy të motivuar parcialisht, të paqartë, nganjëherë edhe me interesa personale, duke mos llogaritur se procesi i integrimit është me rëndësi strategjike për ekzistencën e shtetit të Serbisë në këto treva. Tani është shansa që nëpërmjet të transformimit të ndërmarrjeve në Kosovë, të forcohen ekonomikisht familjet serbo-malazeze, kështu që nën kushte të përshtatshme t’u ndahen aksionet. Në këtë mënyrë edhe transformimi do të jetë në funksion të ekzistimit të Kosovës në Serbi;
    - Me qëllim të ndërrimit të pasqyrës etnike në Kosovë, ngritjes ekonomike të popullatës serbo-malazeze duhet domosdo që në shërbimet shtetërore dhe ndërmarrjet shtetërore të punësuarve t’u caktohet “shtesa e Kosmetit”. Kjo do të ishte masë efikase stimuluese jo vetëm për ekzistencë, por edhe për kolonizimin e këtyre viseve. Në të kaluarën kjo ka dhënë efekte të mëdha;
    - Si masë me rëndësi shtetërore dhe çështje politike është matja e tokës dhe regjistrimi kadastral në Kosovë.
    - Propozohen edhe çështje të tjera, si krijimi i kushteve më të mira për shkollimin e fëmijëve serbë e malazezë, lidhjen urgjente të të gjitha vendbanimeve serbe me qendrat komunale me rrugë, furnizimin normal, vënien e telefonave, përmirësimin e sistemit të informimit etj.
    Vijon...

  10. #870
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përkitazi me kolonizimin e Kosovës, në pikën 3 dhe 6 të atij Projekti, parashihen lokacionet e vendeve se ku mund të ndërtohen vendbanimet, kush mund të jetojë në to dhe burimet për ekzistencë:

    - Komuna e Gjakovës: Vendbanimi mund të ndërtohet pranë rrugës magjistrale Gjakovë-Prizren në të dy anët e rrugës, ku është bërë parcelizimi nga 21 ari. Lokacioni i dytë është pranë rrugës rajonale Gjakovë-Prishtinë në të dy anët, ku mund të ndërtohen më shumë se njëqindë objekte. Propozohet që përveç shtëpisë dhe oborrit, banuesve t’u ndahen edhe nga 2-3 ha tokë bujqësore, 2-3 ha pyll dhe 0,5 deri 1 ha vëreshta. T’u jipet edhe nga një traktor dhe nga një lopë që do t’i paguanin në natyrë. Të gjitha këto familje do të merren kryesisht me bujqësi. Komuna disponon më 29.436 ha tokë në sektorin shoqëror.
    - Komuna e Gorës: Kuvendi i komunës së Gorës ka aprovuar Programin për kthyerjen e serbëve dhe malazezëve dhe ndërprerjen e shpërnguljes së goranëve dhe ka siguruar 9 troje për ndërtimin e shtëpive familjare në vendbanimin Dragash. Tri troje ua ka ndarë familjeve serbe e malazeze, por ndërtimi nuk ka filluar. Për këtë qëllim kjo komunë posedon me 174 ha tokë në sektorin shoqëror.
    - Komuna e Suharekës. Vendbanimi mund të ndërtohej në lokacionin në vendin Shirokë, në afërsi me Suharekën pran rrugës magjistrale Suharekë - Prizren. Është siguruar komplet infrastruktura. Në Shirokë komuna ka hartuar dhe aprovuar planin urbanistik për këtë vendbanim dhe ka bërë parcelizimin për 50 troje për ndërtimin banesor individual, si dhe 50 troje për ndërtimin e vendbanimit për refugjatët. Ekziston lokacioni në fshatin Mushtishtë për ndërtimin e 50 shtëpive familjare. Infrastruktura është siguruar si dhe punësimi në ekonomi dhe në komunë dhe në organet shoqërore. Për këto vendbanime ka të interesuar. Burimet e ekzistencës së këtyre familjeve do të siguroheshin nga punësimi në ekonomi, organet shtetërore, administratat lokale dhe në institucionet tjera në komunë. Ekziston mundësia e ndarjes së tokës punuese të sektorit shoqëror në shfrytëzim në sipërfaqe prej 120 ha.
    - Komuna e Rahovecit: Në territorin e kësaj komune mund të ndërtoheshin vendbanime në Xërxë, Bërnjaçë dhe Hoçë të Madhe. Këtu do të vendoseshin familjet e ikura nga fshatrat tjera. Këta duhet të punësohen dhe t’u ndahet tokë punuese për ata që dëshirojnë ta punojnë. Posedon më mbi 920 ha sipërfaqe punuese për ato familje që dëshirojnë të jetojnë në këtë mjedis.
    - Komuna e Prizrenit: Lokalitetet, ku mund të ndërtohen vendbanimet: Dushanovë - 150 troje x 5 ari = 75 ha; Lubizhda (te objekti i Perllonkës) 60 troje x 5 ari gjithsej 3 ha; Novaku 10 troje; Jagllanica në Prizren 30 deri 35 troje. Burimet e ekzistencës nga bujqësia, përveç kësaj të fundit nga puna në subjektet ekonomike. Për këtë qëllim posedon më 160 ha tokë bujqësore punuese.
    - Komuna e Novobërdës: Sipas planit urbanistik është paraparë ndërtimi i dy komplekseve banesore për banim individual e kolektiv në fshatin Prekoc 60 banesa dhe Bostan 76 banesa. Ata do të punësohen në administratën lokale dhe organet shtetërore, në minierë etj. Nga 205 ha tokë sa posedon mund t’u ndahen 35-40 ha.
    - Komuna e Kamenicës: Vendbanimi mund të ndërtohet në ngastrën e fshatit Kololeç, në vendin “Pjesa e Dytë”, ku janë afro 25 ha tokë punuese. Kjo do të shërbejë si për refugjatë dhe për të gjithë ata, që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë. Punësimi do të bëhej në qytet. Posedon me 260 ha sipërfaqe tokësore, pronë e Kooperativës Bujqësore.
    - Komuna e Vitisë: Për shkak të shpërnguljës së kroatëve nga BL në Letnicë janë krijuar kushtet për kolonizimin e 3000 serbëve dhe malazezëve. Në ngastrën e fshatit Sadovinë, në pronat që i shfrytëzon “Agromorava” për arsye strategjike, propozohet ndërtimi i vendbanimit me ekzistencë nga bujqësia dhe pjesërisht punësimi në ekonomi. Janë ndarë 250 ha tokë punuese për serbë e malazezë që dëshirojnë të jeojnë në Kosovë.
    - Komuna e Gjilanit: Në këtë komunë ka lokalitete të shumta të përshtatshme për ndërtimin e vendbanimit. Në lagjen “Park” në qytet janë ndarë 100 troje dhe 120 të tjerë duhet t’u ndahen familjeve serbe. Duhen mjete për infrastrukturë, sepse me planin urbanistik është paraparë ndërtimi i Lagjes serbe. Në fshatin Livoçi i Poshtëm ekziston lokacioni shoqëror prej disa ha, mjaft të përshtatshëm për vendbanim me 100 shtëpi. Ka mjaftë të interesuar dhe ekzistenca e tyre sigurohet nga puna në ekonomi, bujqësi dhe institucione të tjera.
    - Komuna e Leposaviqit: Vendbanimi do të ndërtohet në Soçanicë (dy vendbanime) dhe në Leshak, në të cilët do të vendoseshin familjet e refugjatëve, të cilat dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë. Burimet e ekzistencës do të ishin bujqësia dhe puna në ndonjë ndërmarrje bujqësore.
    - Komuna e Zubin Potokut: Ekzistojnë dy parcela të arave nga 2 ha, 50 troje, të cilat mund të shfrytëzoheshin për ndërtimin e vendbanimit për refugjatë dhe të kthyerit.
    - Komuna e Mitrovicës: Lokacionet për ndërtimin e vendbanimeve gjenden në BL të Suhadollit dhe BL Frashërit, përkatësisht 15 ha në BL të Shipolit dhe 11 ha BL të Frashërit.
    - Komuna e Zveçanit: Me planin urbanistik të vitit 1996, si mundësi të lokacioneve për ndërtimin e lagjeve të reja të banimit në shtatë blloqe banimi dhe mundësia e ndërtimit e një numri të objekteve të banimit në të gjitha Bashkësitë lokale. Me këtë numri i të shpërngulurëve do të zvogëlohej. Në dispozicion ka rreth 100 sipërfaqe tokësore.
    - Komuna e Shterrpcës: Janë caktuar tri lokacione për ndërtimin e vendbanimeve në këtë komunë, në të cilin do të vendosëshin kuadrat e nevojshme të komunës, refugjatët dhe personat socialë.
    - Komuna Skënderaj: Është hartuar projekti urbanistik për ndërtimin e vendbanimit prej 74 shtëpive të parapara për refugjatë, në afërsi të qendrës së Skënderajve. Për këtë qëllim në këtë komunë ka 3.200 ha.
    - Komuna e Kaçanikut: Është planifikuar ndërtimi i vendbanimit në ngastrën e Rrugës magjistrale Prishtinë-Shkup, në lokacionin rruga e Partizanit në sipërfaqe prej 42 ha. Sipas projektit do të ndërtohen 230 njësi banesore. Vendbanimi u dedikohet personave të ikur dhe të dëbuar nga ish republikat e Jugosllavisë dhe disa qytetarëve të varfër, në funksion të pengimit të shpërnguljes dhe kthimit të personave të shpërngulur. Ata do të punësoheshin në Fabrikën “Sharri”, në doganë, në ushtri, në polici, në organe të administratës dhe në punimin e tokës bujqësore, që posedon me 42 ha sipërfaqe tokësore dhe 250 ha sipërfaqe kontestuese që pastaj do të ndahej.
    - Komuna e Ferizajit: Parashihej ngritja e këtyre vendbanimeve: Babushi serb (punësimi në Fabrikën e pjesëve të biçikletave që është ndërtuar afër këtij fshati); Nerodime të Poshtme (ndarja e tokave bujqësore dhe se ekziston infrastruktura); Talinofc (ndarja e tokës bujqësore punuese) dhe Kosinë (ndarja e tokës punuese bujqësore dhe merasë së fshatit). Për këtë qëllim komuna posedon me 1000 ha sipërfaqe tokësore pronë e kooperativave bujqësore.
    - Komuna e Gllogocit: Ndërtimi i vendbanimit në Komaran, në anën e djathtë të rrugës Prishtinë-Pejë (ekzistimi bujqësia), Karrotica e Epërme, në anën e djathë të rrugës magjistrale Prishtinë - Pejë. Burimi i ekzistencës: punësimi në komunat e afërta Fushë-Kosovë, Gllogoc ose Prishtinë. Në territorin e kësaj komune mund të ofrohen 5000 ha sipërfaqe tokë punuese bujqësore për kolonizimin e serbëve dhe të malazezëve.
    - Komuna e Shtimes: Mund të ndërtohen vendbanimet në disa vende si në Shtime në vendin “Koshtanë” dhe jashtë Shtimes në vendin “Fidanishtë” dhe “Gllavicë”. Punësimi: në Fabrikën e gypave në Ferizaj dhe aktivizimi i bujqësisë, ku sektori shoqëror posedon me 12.827,oo ha sipërfaqe punuese.
    - Komuna e Obiliqit: Eksistojnë dy lokacione për ndërtimin e vendbanimit: në Milloshevë është hartuar plani i parcelizimit për ndërtimin e 250 objekteve individuale, në tokën e cila është pronë shtetërore në drejtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, dhe në Obiliq në qendër të vendbanimit në sipërfaqe prej 100 ari në të cilën mund të fillojë menjëherë ndërtimi i objekteve individuale. Ka 1333 ha sipërfaqe punuese, që mund të ndahet.
    - Komuna e Pejës: Janë përcaktuar këto lokacione: 1. Vendbanimi pran rrugës rajonale Pejë-Deçan, rreth 4 km larg qytetit, në anën e majtë të rrugës në sipërfaqën shoqërore, ku mund të ndërtohet vendbanimi me 40 njësi banesore me sipërfaqe të një njësie 10-15 ari. Eksiton infrastruktura. 2. Vendbanimi pranë rrugës magjistrale Pejë-Prishtinë, në anën e majtë të rrugës rreth 8 km larg nga qendra e Pejës, ku ekziston prona shoqërore e cila mundëson ndërtimin e vendbanimit prej 100 e më tepër njësive banesore. Çdo njësi do të merrte nga 20 ari. 3. Vendbanimi në ngastrën Pejë-Gorazhdevc, në lagjen Orashje, ku gjendet kompleksi shoqëror pran rrugës në të cilin mund të ngriteshin 30 njësi banesore me sipërfaqe prej 10-15 ari. Për këtë lokalitet ekziston infrastruktura. Për këtë mund të ndahen rreth 1.200 ha prodhuesve bujqësor me qesim.
    - Komuna e Klinës: Vendet ku mund t’u ndërtoheshin vendbanimet: Kompleksi në sipërfaqe prej 6 ha, i cili gjendet pran motelit Nora, pranë rrugës Prishtinë-Klinë; Sipërfaqja, pronë e Fabrikës së sheqerit në Zajm, pranë rrugës Prishtinë-Pejë; Sipërfaqët e Fabrikës së sheqerit në Budisalc, ku ekziston rruga lokale e asfaltuar; Fshati Biçë, sipërfaqja pronë e Kombinatit Bujqësor “Malishgan”; Fshati Jashanica, sipërfaqët e Kombinatit “Malishgan”, larg 3 km nga rruga asfaltuar Klinë-Ujëmir. Sipërfaqe punuese në sektorin shtetëror e shoqëror, e cila mund t’u ndahej familjeve, të cilat dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë në këtë komunë është 3.422,86 ha.
    - Komuna e Deçanit: Ndërtimi i vendbanimit në të cilin do të jetonin serbët dhe malazezët e shpërngulur nga fshatrat e kësaj komune, në lokalitetin në ngastren “Rrafshi i Koshtanit” (3 km) dhe në fshatin Rastavicë (8 km). Serbëve dhe malazezëve të ikur nga Shqipëria të cilët janë vendosur në Baballoq dhe Junik u është ndarë 600 ha tokë punuese. Kjo komunë momentalisht posedon edhe me 40 ha tokë punuese, e cila eventualisht mund të ndahej për punim.
    - Komuna e Istogut: KK i Istogut në mbledhjen e jashtëzakonshme më 14.09.1998 ka marrë vendimin për ndarjen e 97,66 ha tokë në kompleksin Bellopojë-Dubravë. Janë lëshuar 147 vendime me nga 20 ari truall për ndërtimin e shtëpive familjare. Mirëpo, refugjatët që ishin të vendosur në këtë komunë janë larguar dhe kanë shkuar në Amerikë. Në pronësinë shtetërore dhe industriale ka gjithsej 3.793 ha tokë.
    - Komuna e Fushë-Kosovës: Lokacioni Komplesi 300, është paraparë ndërtimi i objekteve banesore shumëkatëshe, përkatësisht 327 banesa sipas programit JU, për kolonizimin e të kthyerve. Deri më tani në këtë lokacion 42 banesa sipas JU programit janë ndërtuar të cilat janë në shrytëzim nga viti 1992 dhe 49 banesa për treg, të cilat i ka blerë Armata Jugosllave që gjithashtu janë në funksion. Gjatë vitit 1997 në këtë lokacion ka filluar ndërtimi edhe i 36 banesave sipas JU programit dhe 24 banesa nëpërmjet të Fondit të solidaritetit. Në këtë lokacion mund të fillojë ndërtimi edhe i 168 banesave. Popullata e këtyre vendbanimeve do të punësohej në Elektroekonominë e Kosovës, Ndërmarrjen hekurudhore, NSH “Thertorja”, Kombinatin e teksitilit “Jumko” dhe në organizatat tjera që gravitojnë në komunën e Fushë-Kosovës. Posedon me 75 ha tokë punuese Uglar e Miradi e Epërme) për këtë qëllim.
    - Komuna e Lypianit: Mundësia e ndërtimit të vendbanimeve në fshatrat Magure dhe Suhadoll. Në Magure që nga viti 1995 ka filluar iniciativa për ndërtimin e lagjës së refugjatëve. Për këtë qëllim u ndanë 10.54,96 ha tokë, punësimi i të cilëve do të bëhej në Minierën e magnezitit “Golesh”. Në këtë kohë është ndërmarrë iniciativa edhe për ndërtimin e shtëpive në vendbanimin Suhadoll. Kjo komunë posedon për ndarje të sipërfaqeve tokësore familjeve, të varfëra dhe atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë: ara - 131,65,13 ha, kullota - 904,56,46 ha, livadhe - 23,00,35 ha, livadhe - 23,00,37 ha, male 296,50,94 ha dhe tokë jopjellore 14,74,42 ha.
    - Komuna e Podujevës: Në largësi prej 2 km nga qendra e qytetit mund të ndërtohej vendbanimi prej 100 shtëpive familjare në vendin e quajtur “Fusha e Livadhisë”, 20 troje të parcelizuar përmbi hekurudhën, te kisha ortodokse dhe 106 troje për shtëpi familjare të NSH “Fagar”. Këto vendbanime parashihen për ata që jetojnë dhe punojnë në territorin e kësaj komune dhe nuk e kanë të zgjidhur çështjen banesore, ata të cilët dëshirojnë të vijnë dhë të jetojnë në këtë komunë dhe refugjatët nga Kroacia, të cilët dëshirojnë të mbesin këtu. Punësimi i tyre në ndërmarrjet e kësaj komune. Për këtë qëllim kooperativat bujqësore posedojnë me 139 ha sipërfaqe (Ballofc 15 ha, Shajkoc 20 ha, Merdar 14 ha, Obranxhë 20 ha, Shammalluk 30 ha, Dyz 25 ha dhe Zakut 15 ha).
    - Komuna e Vushtrrisë: Në këtë komunë planifikohej ndërtimi i vendbanimeve në këto lokacione: fshatin Maxhunaj, Lokacioni i qytetit “Kooperativa”, Lokacioni i qytetit “A reparti”, Lokacioni i qytetit “Polet”, Lokacioni “Prilluzha 1-2-3”, Stanofci i Poshtëm, Stanofci i Epërm, Novolani, Samadrexha, Pantina, Vërmica, Bukoshi, Nadakoci, Druari dhe Begaj. Në këto do të jetonin refgjatët, familjet në gjendje të vështirë materiale, ato familje që nuk kanë tokë ndërtimore. Punësimi i tyre do të bëhej në ndërmarrjet dhe fabrikat e qytetit dhe të tjera. Për këtë qëllim ishin planifikuar 170 ha sipërfaqe tokësore (Gracë 100 ha tokë punuese, vendi “Bregu” 7 ha, Vendi “Korrizi” 3 ha, afër Llapit, fshati Maxhunaj - 60 ha).
    - Komuna e Prishtinës: Kuvendi i Qytetit të Prishtinës ka siguruar edhe nga aspekti urbanistik ka caktuar për ndërtimin e shtëpive: në Hajvali 141 troje me nga 10 ari, me mundësi punësimi në Minierën e Hajvalisë; në Leban 175 troje me nga 7,5 ari, me mundësi të punësimit në Elektroekonominë e Kosovës; në fshatin Nëntë Jugoviqët 59 troje me nga 5 ari, me mundësi të punësimit në Elektroekonominë e Kosovës dhe në kolektivet e Prishtinës. Në ndërkohë është, duke u përgatitur ndarja e 150 trojeve me nga 7 ari në fshatin Badovc për “Vendbanimin e solidaritetit serb”. Sipërfaqe bujqësore, të cilat mund t’u ndahen familjeve të varfëra dhe familjeve që dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë në këtë mes është 72,36,80 ha.

    Në anën tjetër, si pasojë e dhunës e terrorit qysh heret kishte nisur vala e shpërnguljes së shqiptarëve në formë refugjatësh, azilantësh politikë, stinorë etj. Sipas të dhënave të ndryshme, rezulton se deri më 1996, nëpër shtete të ndryshme të Evropës gjendeshin rreth 350.000 azilkërkues shqiptarë nga Kosova. Numri I tyre deri në vitin 1999 arriti deri në 500.000.
    Fund

  11. #871
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rumania, ne batakun e antishqiptarizmit

    Shkallë-shkallë me ndërgjegjësimin tim kombëtar, kam arritur të kuptoj situatën e rëndë koloniale të kombit shqiptar, i ndarë dhe i pushtuar nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë dhe me qëllim që të jap kontributin tim për ribashkimin e trojeve shqiptare, iu përkushtova analizimit në shkrime të ndryshme të kësaj gjendjeje dhe rrugës konkrete deri në krijimin e shtetit të vetëm kombëtar shqiptar.

    Në këtë kontekst, jam e vendosur që kurrën e kurrës të mos pranoj t'u nënshtrohem atyre qarqeve rumune që kishin ndërmend të më shëndrrojnë në një instrument (vegël qorre) për qëllime që i gjykoj se janë me karakter antishqiptar. Dhe konsideroj se edhe para opinionit publik shqiptar e kam për detyrën ta denoncoj fenomenin e veprimtarisë së shërbimit të fshehtë rumun, për të cilin jam e bindur përfundimisht se është hallkë e zinxhirit politik sllavo-evropian në Ballkan. Them kështu, edhe pse në fillim kam konsideruar se nuk duhet të vë shënje barazie midis pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë dhe autoriteteve të shtetit rumun, nga arsyja më e thjeshtë se Rumania nuk e ka trevën shqiptare nën pushtim dhe kolonizim, siç e kanë shtete si Serbia, IRJM-ja, Mali i Zi, Greqia, dhe se ky shtet ka qenë dhe është plotësisht i vetëdijshëm se rreziku i pansllavizmit e kërcënon ende fort, se është i vetëdijshëm se vet ka copa të shkëputura nga trungu i vet nën ndikim të Rusisë (Moldavia), apo nën pushtim dhe kolonizim ukrainas (Bukovina, Herca) dhe serb (Banati).

    Por kjo nuk është aspak ashtu. Sipas analizimit të situatës, të bisedave, kam arritur të konstatoj se dëshirat e këtij shërbimi për të më përfshirë në sistemin e vet janë produkt i urdhëresave evropiane e sllave. "Ne jemi evropianë" thoshin, duke nënkuptuar me këtë se ne jemi duke punuar me porositë e Evropës. Unë e di se Evropa Plake është shantazhuesja dhe sabotuesja më dinake ndaj çështjes kombëtare shqiptare, se ajo gjithmonë e ka dashur të veprojë për ta "vrarë" përfundimisht çdo tentativë të çlirimit dhe ribashkimit të Shqipërisë, prandaj kam qenë shumë vigjilente dhe u jam kundërvënë drejtpërdrejtë përpjekjeve antishqiptare që tentuan:

    1. Të më vënë në kontroll për mënyrën se si i shkruaj shkrimet – Në fillim, për të mos më "turbulluar", më thanë se mund të shkruaj çfarë të dua, edhe nëse nuk kam qendrim në përputhje me pozitën zyrtare të shtetit. Pastaj, donin që të gjitha shkrimet që do t'i kisha bërë, t'i kontrollojnë, duke qenë "të tmerruar" nga shkrimet me karakter programatik, ata që synojnë të prezantojnë përgjigjen ndaj pyetjes "çfarë duhet bërë për ribashkimin e Shqipërisë"! Reaguan edhe ndaj faktit se unë kam shkruar në mënyrë kritike kundër faktit se xhandarët rumunë vranë dy demonstruesë në demonstratën e Lëvizjes Vetëvendosje! të 10 shkurtit 2007, sepse "një shkrim negativ i shkruar nga një qytetar rumun në një gazetë të huaj dëmton imazhin e shtetit". Gjë që e vlerësoj si një absurditet, sepse imazhin negativ të një vendi nuk e sjellë një shkrim, por veprimtaritë konkrete të atij shteti, në rastin konkret, krimi i bërë e që u mbulua me aksionin e tërheqjes së trupave rumune nga Kosova, "ikja nga vendi i krimit". Presionin e tyre e konsideroj si tentativë për kufizim të lirisë së fjalës. Kundërpërgjigja ime ka qenë në praktike, sepse unë jam shprehur në shtyp vetëm sipas dëshirave të mia.

    2. Të mi vënë në kontroll aksionet, me kërkesën, "vazhdo kontaktet e mëparshme, por vepro sipas udhëzimeve tona", konkretisht, unë të filloj të spiunoj shqiptarët, në përgjithësi dhe lëvizjen kombëtare shqiptare në veçanti. Siç kuptova nga provokimet që m'i bënë, donin që unë përfundimisht të punoja për këtë institucion – duke pasur si mision edhe takime me personalitete politike zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim të marrjes së informacioneve të caktuara. Nuk jam në gjendje të pohoj cilët politikanë dhe cilat informacione do të donin t'i merrja vesh, sepse jam shkëputur përfundimisht (me kohë) nga ky rrjet.

    Çdo qytetar i një vendi e ka detyrë të kontribuojë për sigurinë e atij vendi. Por unë konsideroj dhe ngul këmbë të mos pranoj se ky drejtim i aktivitetit ka të bëjë me fushën e sigurisë së Rumanisë! Unë do të isha plotësisht e gëzuar nëse shërbimi i fshehtë rumun do të kërkonte të zbuloja informata lidhur me kërcënimet e pamasë që rusët ua bënjë në Moldavi popullit rumun, që vet konstatova se udhëhiqet nga qarqe shkombëtarizuese pro-ruse dhe ka brenda një "republikë" të tipit Srpska (ashtu si në Bosnje dhe në tentim e sipër edhe në Kosovë) e "mbrojtur" nga paqëruajtësit e armatës ruse!!! Apo për kërcënimet e rënda ekonomike që janë bërë me anë të tenderve privatizuese ilegale.

    Por jo, "për çudi", Rumania merret nën tokë me spiunimin e shqiptarëve, ndërkohë që (duke iu afruar Beogradit dhe Moskës) pozitën zyrtare e ka në të njëjtën vije me Serbinë lidhur me Kosovën. Ajo nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës – pra minimumi i minimumit, shkëputja më e brishtë (formale) e Kosovës nga Serbia dhe të dy presidentet, Tadiç dhe Basesku, janë "të dashuruar" aq thellë me njëri tjetrin sa që viziten e parë që e ka bërë Tadiçi pas 17 shkurtit, ishte në Bukuresht. Më shumë, edhe parlamenti i Rusisë i ka derguar një letër falenderimi Parlamentit Rumun lidhur me pozitën që ka ndaj Kosovës!! Pra, kjo pozitë zyrtare vet është pjellë e qarqeve agjenturore pro-serbe dhe pro-ruse dhe dëmton thellë edhe sigurinë e Rumanisë, sepse aludon në teorinë e "precedentit të rrezikshëm" që gjoja shkëputja e Kosovës prej kolonizimit të Serbisë ndikon ndaj Transilvanisë. Shkurt, Serbia-Rusia me veprime përkatëse po e helmon opinionin publik rumun dhe institucionet vendimmarrëse me gogolin e Transilvanisë, edhe pse historikisht dhe politikisht nuk ka ngjajshmëri midis shqiptarëve të pushtuar në Kosovë dhe hungarezëve ish – kolonë të Budapestit në Transilvani. Është interesante edhe kërkesa që më bënë që të flisja në mbështetje të pozitës zyrtare të Rumanisë ndaj Kosovës (!).

    Por, rrëfimit të njerit zotëri të këtij shërbimi se në botë ka kukulla dhe njerëz që drejtojnë kukullat, unë përfundimisht iu përgjigja: S'dua të jem aspak kukull e një sistemi antishqiptar. Unë nuk mund ta mohoj veten, nuk mund ta mohoj idealin tim. Gjithçka mund të braktis, por nuk mund të pranoj të shembem në moçalin e errët, nuk mund të pranoj të heq dorë nga parimet dhe qendrimet e mia. Unë do të vazhdoj rrugën e filluar për ribashkim të kombit shqiptar, pa asnjë hezitim.

  12. #872
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ne Rumani, veprojne shume qarqet prosllave, lobin e te cilave eshte i shperndare ne shume drejtime.
    1.Mass media ne vecanti eshte e ingrenuar ne kete drejtim. Nje shembull konkret: gazeta Ziua, gazeta Cronica Romana, etj etj. te gjithe kane artikuj te improvizuara me metodat sllave te shkrimit kunder popullit shqiptar. Ka nje ish kryeredaktor te gazetes Cronica romana, qe quhet Razvan Voncu. Sipas gazetes "Flaka", ai njihej si "komunisti ksenofob qe derdh lote krokodili per kasapin e Ballkanit". Ai, ka shkruar nje artikull i titulluar "Tribunali Penal Nderkombetar varros te drejten nderkombetare" ku mbronte kriminelet serbe te luftes dhe nje artikull ku shpifte kunder Ramush Haradinaj se gjoja eshte "terrorist" Gjithe veprimtarine e tij antishqiptare po shpjegohet qartazi ne nje liber te poetit te politizuar Adam Pusloic (ish anetar korrespondent i Akademise Rumune, ish sekretar i Shoqates se Shkrimtareve nga Serbia e Milloshevicit) ne vellimin e vargjeve : "Duke shkuar". Ne poezine : Ah,Serbia! deshmohet se Razvan Voncu po punon per interesat e Serbise, duke qene i shtyre nga Pusloici ... : "Shiko Razvan / Nese je i urte / Serbia te perqafon / Edhe nese kur eshte e trishtuar"
    Pra, te paguan.
    I zoti Pusloic i dha keshilla vegles se tij Voncu te vazhdoje te jete "i urte" dhe te shkruaje genjeshtra te bymuara ne shtyp , duke vjelle vrere kunder shqiptareve!
    2. Sigurisht, ne Rumani, ne zonen e Banatit, ka serbe. Sipas ligjeve rumune, te gjithe minoritetet kane perfaqesim ne parlament. Deputeti serb ne parlamentin e Rumanise po shpifte ne kohen e pavaresise se Kosoves se "deshirat irredentiste te shqiptareve nuk jane prej tani, ata zgjasin qe prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit" dhe shume deklarata tjera qe nuk kam arritur t'i mbledh.
    3. Regjimi aktual politik po perkrah autonomine e Kosoves ne kuadrin e Serbise dhe eshte kunder pavaresise se Kosoves. Por, duhet bere nje dallim : nese presidenti perkrah me zell kete pozite duke u puthur me Tadicin kurdo kur takohet me te, kryeministri ka nje pozite me moderuar dhe perkrah paketen e propozimeve te Ahtisarit. Por kjo pozite e moderuar eshte dhe duhet pare ne kontekstin e konfliktit politik midis tyre dhe jo si nje pozite parimore e kryeministrit dhe qeverise rumune.
    4. Sic deshmohet edhe me ane te ketij denoncimi publik, edhe sherbimet sekrete te Rumanise veprojne per te mbledhur informacione dhe shkeputja e heshtjes ne kete rast te caktuar eshte nje detyrim, nje goditje e dyfishte e ketyre qarqeve brenda sherbimeve inteligjente rumune.

  13. #873
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LOBI SERB PO BEN PERPJEKJE QE POLITIKEN E JASHTME AMERIKANE PER KOSOVEN TA KTHEJE NE FAVORIN E SERBISE


    Qëllimi i Lobit serb është qe nëpërmjet propagandës te sigurojne ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo qe përherë ka qenë synimi perfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqet ta beje duke instaluar frikë ne ShBA, me theks te veçantë ne Kongresin amerikan, se shumica shqiptare e Kosovës, veçanërisht ne botën e pas 11 shtatorit 2002, paraqet një force myslimane potencialisht armiqesore ne zemër te Evropes.

    Shkruan: Shirley Cloyes DioGuardi


    Se bashku me sinjalet qe kanë ardhur nga Grupi i Kontaktit se ne tryezen e negociatave Prishtinë-Beograd, se shpejti, do të diskutohet edhe çështja e statusit final te Kosovës, është shfaqur edhe një hare dhe ngazellim jo i paket ne radhet e carqeve politike shqiptare. Ngazellimi për mundësinë e marrjes fund te vendnumerimit politik, social dhe ekonomik te Kosovës si një protektorat i OKB-se, gati shtatë vjet te plota pas mbarimit te luftës, është i kuptueshem, por ky ngazellim mund te jetë i parakohshem.

    Ndërkohë qe Kosova gjithnjë e me shumë po afrohet drejt berjes shtet i pavarur, lobi serb ne Uashington (duke përfshirë edhe Kongresin e Unitetit Serb dhe përfaqësuesit e kishes ortodokse serbe ne ShBA, ne Serbi dhe ne Kosovë), i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta nxjerre nga binaret pavarësinë e Kosovës.

    Duke e pasur te qartë se Grupi i Kontaktit dhe organizma te tjerë ndërkombëtare janë te përgatitur për te imponuar një zgjidhje, në rast se bisedimet e kësaj vere për statusin final deshtojne (dhe unë besoj se këto bisedime do të deshtojne), lobi serb, ka nisur dhe po e vazhdon një lufte mediale me qëllim qe nëpërmjet saj te provoje qe ne grahmat e fundit, ta lekunde ne favorin e tij opinionin publik dhe zyrtar ne Shtetet e Bashkuara.

    Qëllimi i tyre është qe nëpërmjet kësaj propagande te sigurojne ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo qe përherë ka qenë synimi perfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqen ta bëjnë duke instaluar frikë ne ShBA, me theks te veçantë ne Kongresin amerikan, se veçanërisht ne botën e pas 11 shtatorit 2002, shumica shqiptare e Kosovës paraqet një force myslimane, potencialisht armiqesore ne zemër te Evropes. C'është e drejta, shqiptarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo gjetiu, janë kryesisht myslimane, katolike dhe ortodokse sekulariste, te cilët kanë jetuar dhe jetojne se bashku ne harmoni te plotë tash e sa shekuj te tërë me radhe.

    Shqiptarët, qe ne radhe të parë ndjehen shqiptare e me pas njerëz fetare, janë krenare me tolerancen e tyre fetare.

    Pohimin ne fjale nuk mund ta vertetoje asgjë me mirë se fakti se Shqipëria, me ndihmën e shqiptareve etnike ne Kosovë, ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni, është vendi i vetëm qe mund ta pohoje me gojen plot se i ka mbrojtur e shpetuar te gjithë hebrenjte qe kanë pasur fatin te hyjne brenda kufijve te saj gjatë Holokaustit te Luftes se Dyte Botërore.

    Lufta mediatike e Serbise është lufte e ndyre, jo vetëm për faktin se po perhap racizem te kulluar antishqiptar dhe po keqperdor religjionin për qellime te perfitimit politik ne Perëndim, por, mbi të gjitha sepse ne gazetat e ndryshme amerikane po boton raporte gazetareske dhe opinione e editoriale të ndryshme qe po shkruhen me qëllim nga analiste te ndryshëm politike e fetare te quajtur "neutrale", duke qenë ne te vërtetë njerëz qe mbajnë lidhje me lobin serb dhe me firmën e tyre te njohur lobuese ne Uashington D.C.

    Ne materialin e mëposhtëm, do të përpiqem t'i tregoj aktoret kryesore te këtij angazhimi, i cili synon te ndikoje dhe t'i perfitoje, sidomos, lexuesit e painformuar amerikane.

    Për mendimin tim, lideret politike dhe tërë populli i Kosovës pa dallim, Grupi i Kontaktit, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet t'i kundervihen angazhimit te Beogradit për minimin e përpjekjeve qe po bën bashkësia ndërkombëtare për t'i sjelle paqen Evropes Juglindore, një herë e pergjithmone.

    Kontrata e firmes juridike "Venable" me Keshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohine

    Me 24 prill te vitit 2006, gazeta e Kapitol Hillit "Roll Call" dhe me 1 maj dhe seksioni i "Legal Times - Full Disclosure: New and Notes from K. Street", i botuan raportet e para, sipas te cilave "Venable LLP", njera nder firmat kryesore te lobimit ligjor ne Uashington, "ne marsin e këtij viti, kishte lidhur një marrëveshje me Keshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohine, një grupim ky qe paraqitet ne emër te serbeve te zhvendosur te Kosovës pas nderhyrjes se NATO-s, ne vitin 1999". Të dy gazetat shkruanin se "Venable" gjatë gjashtë muajve të parë do të marrë 600 mijë dollare ne kembim te furnizimit te këtij grupimi me "planet strategjike dhe taktike te çeshtjeve te politikes se jashtme te parashtruara para qeverisë amerikane". Njoftimi i bërë ne "Roll Call" bënte me dije se "Venable" do të marrë nga 100 mijë dollare shtese për çdo muaj vazhdimi te kësaj kontrate. Kontrata mban datën e 22 marsit te vitit 2006, është e nenshkruar ne përputhje me Aktin e regjistrimit te agjenteve te jashtem pranë Departamentit amerikan te Drejtesise dhe është nenshkruar midis kompanise "Venable" dhe Këshillit Kombëtar Serb te Kosovës dhe Metohise. Venable prezantohet këtu me nënshkrimin e Xheims Xhatras (James Jatras) dhe kontrata perfshih këto pika:

    "Dhenia e keshillave strategjike dhe planifikimeve taktike për çështje te politikes se jashtme te ngritura para Qeverisë amerikane (degeve te ekzekutivit dhe te legjislativit) dhe puna në media". Sherbimet e "Venable"-it ndaj Këshillit Kombëtar Serb "do të perfshijne edhe çështje qe i perkasin sherbimit te medies Global Strategic Communications Group qe vepron nën drejtimin e Venable për ta përfshirë pergatitjen dhe daljen ne medie, asistence ne perpilimin e deklaratave politike, botime te shkrimeve te natyres "opinione" dhe editoriale, me botim te te dhenave te vazhdueshme elektronike, monitorim te mediave, formimin dhe administrimin e një keshilli amerikan te politikes, perzgjedhja e medies se paguar si dhe raportim dhe keshilldhenie tjetër".

    Pergatija dhe casja ne medie": Oferta kryesore e kompanise Venable për Beogradin

    Associated Press: Me 14 prill, vetëm pak jave pasi qe Keshilli Kombëtar Serb nenshkroi kontraten e tij me Xhejms Xhatras (James Jatras) ne Venable, David Hamer i agjencise "The Associated Press" botoi një artikull ne sektorin e AP-se për ngjarjet ne botë, me titullin "Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për ta penguar Pavaresine e Kosovës". Artikulli saktesonte se "Serbia e ka ftuar Kongresin e ShBA-ve qe ta ndjeke shembullin e Senatit e te thotë se Krahina e ndare e Kosovës tani nuk është e gatshme për pavaresi".

    Gazetaret shqiptare ne Ballkan reaguan me indinjate ndaj pershkrimit te Kosovës si "Krahine e Ndare". Ata theksuan faktin e pamohueshem se Kosova nuk është pjesë e ndare e Serbise por toke e aneksuar nga Serbia pas Luftes se Pare Botërore.

    Ndërkohë, agjencia "The Associated Press" nuk e komentoi fare faktin se rezoluta e kongresionale e prezantuar nga kongresisti Stiv Cabot (Steve Chabot) ne dhjetor te vitit 2005, ne mbështetje te rezolutes se Senatit 273 te paraqitur nga senatori Gjorgj Vojinovic ishte injoruar nga Komiteti i Kongresit për Marredhenie me Jashte, ku lideret, kongresistet Tom Lantos dhe Henri Haid, kishin paraqitur qe me pare rezoluten e Kongresit 24, e cila i ftonte ShBA-te ta njohin pavarësinë e Kosovës tani.
    AP-ja citonte Vuk Jeremicin, keshilltarin kryesor te presidentit Tadic për çështje politike, të kishte deklaruar se "Kongresi do të mund te ofronte mbulesë te rëndësishme politike për lidershipin e "koalicionit te qendres" te Serbise, po të theksonte se Kosova nuk i ka permbushur kerkesat për pavaresi". Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

    Ne fillim te këtij maji, Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosovë theksoi publikisht se qeveria e Kosovës po vazhdon t'i permbushe obligimet e saj ne përputhje me planet për implementimin e standardeve.
    Ndërkohë, ndermjetesuesit ndërkombëtare ne bisedimet Prishtinë-Beograd njoftuan se gjatë ditëve te veres do të filloje vënia e themeleve për bisedimet për statusin final.

    The Washington Times:

    Qe nga mbarimi i luftës ne vitin 1999, Lobi serb, përveç trajtimit te qellimte te shqiptareve si force terroristesh myslimane ne zemër te Evropes, po shpenzon energji te madhe edhe ne përpjekjet për prezantimin e shqiptareve si lidere te rrjeteve te krimit te organizuar, te përfshirë ne trafikimin me qeniet njerëzore, me droge dhe me arme ne Ballkan.

    Me 9 maj, "The Washington Times" botoi një shkrim te llojit opinion qe njihet me emrin "Asi-Ace" dhe qe kësaj radhe kishte për autor një ushtarak te pensionuar amerikan dhe mbante titullin "Tmerri i Kosovës", ne te cilin admirali amerikan ne pension, Lions, luftën kundër trafikimit e shihte si "pjesë integrale te luftës kundër terrorit" dhe permendtte Kosovën si qendër te aktiviteteve te paligjshme ne Evropen Juglindore, qe sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.
    Lyons, admiral i marines amerikane ne pension e denonconte Ushtrine Clirimtare te Kosovës si organizem me prirje "kriminale dhe terroriste qe mbante lidhje me mafien shqiptare ne Evrope".

    Atë qe nuk e tha dot "The Washington Times" përkrah botimit te artikullit te Lionsit është se autori nuk është kurrfare analisti ekspert, por anëtar i një bordi keshillimor te "Këshillit Amerikan për Kosovën", organizate frontale për lobin serb te krijuar nga kompania kontraktuese keshilldhenese "Venable" dhe e grupit të tyre te bashkepunimit "Global Strategic Communications.

    Keshilli Amerikan për Kosovën – Keshilli i Venable-it "për politikën e jashtme amerikane"

    Ne vebfaqen e tij (www.savekosovo.org), Keshilli Amerikan për Kosovën identifikohet si "aktiviteti i Venable LLP dhe Global Strategic Communications, qe te dy grupime këto te regjistruara ne përputhje me Aktin për regjistrim te perfaqesuesve të huaj, si agjente ne sherbim te "Këshillit Kombëtar serb për Kosovën e Metohine"

    Vebsajti i Këshillit Amerikan për Kosovën rendit ne radhe te gjithë artikujt qe organizata ka arritur t'i plasoje ne median perendimore gjatë gjithë periudhes se shkuar njevjecare, duke përfshirë edhe artikullin e dates 9 maj te këtij viti te autorit Xheims Lions (James Lyons) ne gazeten "The Washington Times" qe kundershton kerkesen dhe angazhimin e Kosovës për pavaresi dhe e cileson atë si shtet te islamizuar. Është interesant fakti se ne listen e Bordit konsultativ te Këshillit bëjnë pjesë jo vetëm Xheims "Ace" Lyons Jr., por edhe Doug Bandow, i cili me 15 dhjetor te vitit 2005 dha dorëheqjen si bashkepunetor i vjetër pranë Institutit "Cato", organizate me seli ne Uashington qe merret me vleresimin e opinioneve dhe si kolumnist bashkepunetor qe shkruante ne "Washington Times", pasi qe u detyrua te pranonte se gjatë një dekade me radhe kishte marrë para nga lobisti Xhek Abramof (Jack Abramoff) ne kembim te botimit te artikujve favorizues për klientet e Abramofit.

    Ky fakt ngre pikepyetje për te kaluaren e Bandow-it si vezhgues "i paanshem" i konfliktit ne Ballkan. Ne mars te vitit 1999, Brandovi, ishte njeri nder pesë deshmitaret, ne mesin e te cileve bënin pjesë edhe ish-ambasadori amerikan pranë OKB-se, Zhan Kirkpatrik (Jean Kikpatrick), ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinxheri, ish-senatori Bob Dol dhe unë, Shirli ne rolin e keshilltares politike për çështje te Ballkanit pranë Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane. Ne te gjithë deshmuam ne seancen degjimore te Komitetit te Kongresit për marredhenie Ndërkombëtare, te drejtuar nga kongresistet Tom Lantos e Ben Gillman. Me këtë rast paraqitem qendrimet tona lidhur me dergimin apo jo te trupave tokësore amerikane ne Kosovë.

    Kikpatriku dhe unë e mbeshtetem fuqishem dislokimin e trupave tokësore amerikane për t'i shpetuar shqiptarët e Kosovës, atëbotë te sulmuar nga ushtria dhe forcat paraushtarake serbiane. Kisinxheri dhe Doli deklaruan se do ta mbeshtesnin çdo vendim qe do të merrte te Kongresi, ndërsa Doug Bandow ishte i vetmi qe kundershtoi me force dergimin e trupave tokësore amerikane ne Kosovë me po të njëjtat arsye qe po i paraqet sot "Keshilli Amerikan për Kosovën" për ta pamundesuar te drejtën e Kosovës për vetevendosje.

    Pervec Xheims Lionsit dhe Doug Bandowit, ne radhet e Bordit keshillimor te Këshillit amerikan për Kosovën bëjnë pjesë edhe Xheims Bisert, Andru G. Bostom, Thomas Gambill, Julia Gorin, William J. Murray, Keith Roderick, Wanda Schindley, Sir Alfred Sherman, dhe Robert Spencer. (Komuniteti i gazetareve duhet te hetoje nëse anetaret e bordit konsultativ ne fjale paguhen nga ky lob për botimet e tyre ne emër te këtij lobi).

    William J. Murray, kryetar i Koalicionit Liria Fetare (Religious Freedom Coalition), meriton këtu një vëmendje te posacme, për arsye se me urdhrin e lobit serb ai udhehoqi një "mision faktmbledhes" ne Kosovë pas trazirave te marsit 2004.

    Megjithëse konflikti ne Kosovë nuk është fetar por politik dhe i natyres ekonomike, Murray kishte ardhur ne perfundimin se pala shqiptare kishte një "hasmeri xhihadiste kundër gjithë krishterimit". Raporti i tij, i perpiluar se bashku me presidentin e Institutit për fe dhe politike publike, Jozef Griboski, ka qarkulluar gjeresisht ne Kapitol Hill me qëllim qe te fitonte mbështetje nga grupe të ndryshme konservative fundamentaliste, te cilat fundja e fundit, ishin grupet qe bene ndryshimin e vogël elektoral ne zgjedhjen e presidentit Xhorxh W. Bush ne vitin 2000.

    Xheims Xhatras - perfaqesuesi i Venable për Keshillin Kombëtar Serb

    Xheims Xhatras (James Jatras), amerikan me origjinë greke me histori te gjatë te aktivitetit pro ortodoks dhe antimysliman ne Ballkan, ndërsa me pare analist i lartë i politikes se jashtme për Komitetin e politikave republikane pranë Senatit amerikan (1998/2000) ka nenshkruar marreveshjen midis Venable dhe Këshillit Kombëtar Serb me 22 mars 2006.

    Xhatras, jo vetëm qe nuk është vezhgues neutral por është lobist i paguar për Keshillin Kombëtar Serb dhe është një ekstremist ortodoks qe mban lidhje te thella me Kongresin e Unitetit Serb. Xhatras ka shkruar artikuj te shumte, nëpërmjet te cileve ka synuar t'i paralajmeroje amerikanet për kercenimin qe vjen nga islami militant ne Evropen juglindore. Disa prej këtyre shkrimeve janë botuar ne revisten "Chronicles" qe mban lidhje me grupet e serbeve te Bosnjës. (Srgja Trifkovic, redaktor i 'Chronicles'për tema te jashtme, me pare ishte zedhenes zyrtar i te akuzuarit për krime te luftës, Radovan Karaxhic).
    Xhatrasi ishte njeri nder folesit kyç te Kongresit te nëntë te Unitetit Serb dhe drejtor filmi ne filmin propagandistik te produkcionit amerikano-serb, "Yugoslavia: The Avoidable War - Një lufte qe mund te shmangej", producent dhe regjisor i te cilit ishte George Bogdanic. Dhe gjatë luftës ne Kosovë, ishte Xhatras, ne cilesine e analistit te lartë për politike te jashtme pranë komitetit për politike republikane te Senatit, njeriu qe e porositi dhe e vuri ne qarkullim raportin e pacipe dhe plotësisht te rreme te Jozef Bodanskit ne Kongres dhe ne Senat, me titullin: "Kosova: Fronti i ri ballkanik i ShBA-ve dhe Iranit". Kjo qe bërë ne kuader te përpjekjeve për ta bllokuar mbeshtetjen kongresionale për intervenim ne luftën qe Serbia i kishte shpallur Kosovës dhe për ta diskredituar Ushtrine Clirimtare.

    "The Baltimore Sun"— paraqet rrejshem gjendjen e serbeve te Kosovës
    Me 10 maj, artikulli i shkruar nga Kristofer Deliso, me titullin "Intervenimi gjysmak ne Kosovë shuan shpresat për paqe", u botua ne "The Baltimore Sun". Tash për tash nuk dimë nëse Deliso, gazetar amerikan i tipit te lirë qe drejton "Balkananalysis.com" nga Shkupi, mban lidhje me kontraten Xhatras/Venable. Megjithatë, Deliso identifikohet qartas me terbimin e lobit serb për te goditur zgjidhjen finale te statusit te Kosovës duke i pershkruar serbet si komunitet qe po jeton kohe te vështirë nën rrethim dhe i cili do të ike "bashke me rimobilizimin e militanteve për t'i spastruar serbet dhe për t'i aneksuar tokat e banuara shqiptare te Maqedonisë dhe te Malit te Zi, sapo Kosova te jetë bërë e pavarur".

    E vërteta është se shumica e serbeve te Kosovës, ashtu si edhe e shqiptareve, duan thjesht te jetojne ne paqe. Ec sot nëpër rrugët e Gjilanit, fjala vjen dhe do të shohësh , sesi gruaja shqiptare do të bleje gjesende nga ajo serbe ne tregun e hapur. Siç e ka bërë te qartë Komuniteti Nderkombetar qe kur filluan negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit vjeshten qe lame pas, është Serbia e jo shqiptarët ata qe po e pengojne integrimin e serbeve te Kosovës ne shoqërinë e Kosovës.
    Trupat e NATO-s qe do të vazhdojnë te ngelin ne Kosovë edhe pas zgjidhjes se statusit final, për te vezhguar mbrojtjen e te drejtave te pakicave. Ato do ta shohin me sytë e tyre se pavarësia është celesi, e jo pengesa për bashkekzistencen paqesore midis grupeve të ndryshme etnike.

    Rreziku nga heshtja shqiptare

    Shqiptarët kanë vazhduar ta nenvleresojne nevojen për marredhenie publike dhe lobim kompetent ne ShBA dhe nuk kanë arritur dot te reagojne kundër propagandës serbe nga besimi se ajo paraqet një ekstremizëm anesor ndërsa rasti i Kosovës dhe pavarësia e saj një çështje e drejtë qe do të triumfoje mbi bazen e meritave dhe realitetit qe nuk fshihet dot.

    Ngjarjet e kohëve te fundit (si dhe pabesia historike e Beogradit ndaj shqiptareve) e kanë deshmuar sa e sa herë se kjo s'është veçse një gabim i madh.

    Po u la i patrajtuar, ekstremi periferik mund te bëhet shumë shpejt qendra vete, aq me shumë ne rastet kur mbeshtetet nga burime te llojit qe Keshilli Kombëtar Serb ka vënë ne duart e kompanise Venable dhe Global Strategic Communications.

    Derisa shqiptarët të mos ofrojnë informacion te bollshem e valid për Kosovën, askush nuk duhet te zihet i befasuar nëse opinioni publik amerikan dhe përfaqësuesit e tyre politike, te konsumuar ne masë nga lufta ne Irak dhe kriza energjetike, mund t'u besoje shkrimeve te genjeshterta ne shtyp qe kanë zanafillen dhe burojne drejtperdrejt nga Beogradi.

    Dhe askush nuk duhet ta nenvleresoje ndikimin potencial te këtyre shkrimeve e artikujve me rastin e fillimit te bisedimeve për statusin perfundimtar.

    Ka ardhur koha qe ta riperqendrojme vemendjen e opinionit ndërkombëtar ne viktimat e angazhimit te pameshire te Slobodan Milosheviqit për Serbine e Madhe, ne 300 mijë myslimanet e Bosnjës dhe shqiptarët e vrarë te Kosovës dhe ne katër milione te zhvendosurit qe la pas ky projekt i lufterave brutale.

  14. #874
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PROPAGANDA POLITIKE


    Një serb i thjeshtë mesatarisht brenda ditës bombardohet me 6 orë

    propagandë kundër shqiptare.



    Gazetari i Tanjugut nga Brukseli Aleksandar Mitiç librin e tij dhe

    formatin elektronik ''Kosova 2006-Bërja e Kompromisit'' e ka shpërndarë tek hiç më pak se 6000 personalitete të ndryshme botërore.



    Besnik Hysa







    Propaganda si mjet në politikë është po aq e vjetër sa edhe politika. Ajo mund të i paraprij qëllimit, të përdoret gjatë zbatimit të qëllimit ose të kombinohet për arritjen e qëllimit. Ne shqiptarët këtyre ditëve sikur u befasuam kur pamë ato kasetat greke me këngë kundër shqiptare, pastaj filmin norvegjez Blodsband (Lidhja e Gjakut).



    Për veprimtarët e çështjes sonë ato nuk ishin befasi sepse armiqtë e popullit shqiptarë kurrë nuk kanë pushuar e as që do të pushojnë që përmes asaj propagande të na njollosin si popull e njerëz të egër që gjithnjë kanë nevojë për të qenë të kontrolluar nga dikush tjetër. Cili është qëllimi i një propagande të tillë të përhershme i armiqve tanë grek, serb, maqedon, dhe malazez? Që të arsyetojnë okupimin e trojeve shqiptare si dhe të përgatisin terrenin për ndonjë masakër të re.



    Përveç ushtrisë greke për ngritjen e moralit të saj të njëjtën gjë ë bënë edhe ushtria serbe si dhe njësit speciale policore me stërvitje ushtarake të njohura si Xhandarmeria serbe. Publikisht është e njohur se gjatë çdo stërvitje ushtarake për ngritjen e moralit të tyre thonë se jemi duke luftuar kundër terroristëve shqiptar.



    Përpos institucioneve ushtarake e policore një disponim kundër shqiptarë vërehet në çdo institucion serb. Ky disponim ka përmasat e një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve.

    Ish ministri serb i drejtësisë Vladan Batiq kishte mbledhur një material propagandues kundër UÇK-ës prej 40.000 faqeve dhe e kishte dërguar më 2001 në Hagë për gjoja krimet ndaj serbëve .Kujtdo që i vjen në dorë ai material do ta bëj që të mendoj se me të vërtet aty ka diç të vërtet.



    Nëse përcillen mediat elektronike serbe të nivelit qendror, shikuesi fare lehtë mund të vërejë se së paku dy ore në ditë ke program kundër shqiptarë. Kur kësaj ja shtonë edhe mediat lokale elektronike dhe të shkruara atëherë një serb i thjeshtë gjatë ditës bombardohet me 6 orë program kundër shqiptarë.

    Kjo propagandë sajohet nga emisione speciale të natyrës politike dhe ushtarake,librave të shumta që mbijnë çdo ditë si këpurëdha, fejtoneve nëpër gazeta, filmave si dhe programeve të ashtuquajtura speciale me ekspert nga akademia e shkencave serbe. Shqiptarët quhen albanci, shiftari, arnauti pastaj ato shprehjet nacionalist, irredentist, separatist si dhe këto shprehjet që tash po i ha tregu ndërkombëtar terrorist dhe fundamentalist islamik të lidhur me Al kaidan.



    Në këtë propagandë i keqpërdorin edhe fëmijët e vet vetëm e vetëm që të krijohet një urrejtje edhe më e madhe ndaj shqiptarëve. Kështu para disa muajve në një emision të RTS ishin sjell disa fëmijë serb të shkollave fillore nga Kosova dhe fare lehtë mund të vërehej mashtrimi i drejtueses së emisionit me ta. Ata fëmijë paraqiteshin si viktima të një terrori fashist

    shqiptar sa që as fëmijë hebrenj gjatë regjimit të Hitlerit nuk paskan qenë në gjendje më të keqe se ta. Edhe pse fëmijët në emision dukeshin të hareshëm udhëheqësja e emisionit me fjalë nxitëse i bënte ata që të qajnë e

    pastaj iu drejtonte shikuesve me fjalët se ja ky është realiteti i fëmijëve të traumatizuar serb në Kosovë të cilëve iu mungon e drejta më elementare e shkollimit dhe liria e lëvizjes.


    Në një televizion regjional të Nishit i quajtur Bellamie është rikthyer në media analisti ushtarako- politik i regjimit të Millosheviqit Milovan

    Drecun. Çdo të marte për gjysmë ore merret me tri ish-ushtritëshqiptare si dhe me FBKSH-ën dhe AKSH-ën duke i paraqitur si element terrorist të lidhur me Al kaidan të cilët po punojnë për krijimin e Shqipërisë së Madhe në territorin e Serbisë. Drecuni me imagjinatën e tij aq e bënë rrëmujë skenën politiko- ushtarake shqiptare sa që vështirë është me i ra në fije se

    çka po flet. Por ai vazhdon me propagandën e vet duke i xhindosur shqiptarët me lloj lloj nofke.

    Mediat serbe vazhdojnë me propagandën e tyre edhe kundër kroatëve, boshnjakëve, bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti SHBA-ve por koha e kërkon tash më së shumti ndaj shqiptarëve. Serbët paraqiten si viktimë e një komploti ndërkombëtarë ku u janë bërë shumë padrejtësi.

    Se kjo propagandë ka efektin e vetë u pa edhe me rastin e referendumit serb për kushtetutën e saj kur u fut Kosova në preambulë. Kishin mbetur vetëm dy ore të fundit që të u dështoj referendumi kur përnjëherë në mediat elektronike filloi urrejtja kundërshqiptare duke përdor emra të politikantve të ndryshëm shqiptar e në veçanti të ''terroristit shqiptar'' Agim Çekut i

    cili nëse u dështon referendumi do të bëhej kryeministër i Serbisë. Dhe për ato dy orë arrihet pjesëmarrje e dëshiruar për suksesin e referendumit.

    Në këtë propagandë janë të kyçur përveç shtetit edhe intelektual e individ të ndryshëm si priftat serb me vizitat e tyre në Amerikë e Evropë, ueb faqet e ndryshme si dhe gazetar e më i njohur nga ta është gazetari i Tanjugut nga Brukseli Aleksandar Mitiç i cili librin e tij dhe formatin elektronik ''Kosova 2006-Bërja e Kompromisit'' e ka shpërndarë tek hiç më pak se 6000 personalitete të ndryshme botërore.



    Serbët propagandën e bëjnë edhe nga burgu i Hagës, kështu Shesheli i dërgon testament rinis serbe që gjithnjë duhet të luftojn për tokën serbe të quajtur Kosovë.

    Krahas propagandës së brendshme ajo bëhet edhe në arenën ndërkombëtare. Armiqtë e shqiptarëve e shfrytëzojnë një gjë të tillë për mrekulli në çdo pikëpamje duke përfshirë edhe fushën e kulturës. I tillë është edhe filmi më i ri norvegjez Blodsband. Ne nuk kemi mundësi dukurit e tilla të i parandalojmë por atë që mund të bëjmë së paku është që mos të jemi bashkëpjesëmarrës. Sipas mediave shihet se në atë film kanë pasur gisht maqedonasit e mendimi i tyre ndaj shqiptarëve është i njëjtë si i grekëve,

    serbëve dhe malazezve. Ky film nuk është bërë pa qëllim të caktuar. Ajo çka është për të u brengosur ne është prania e disa aktorëve shqiptarë në atë film. Deri kur shqiptarët do të shkelin për një grusht para mbi dinjitetin e vet? Pse ndodhë kjo me njerëz të cilët vetës i thonë intelektual? Pse të bëhen bashkëpjesëmarrës të gjërave të cilat nesër mund të jenë shkas i ndonjë të keqe për popullin e vet?



    Ne shpesh jemi tronditur keq nga propaganda e armiqve tanë sa gjatë historisë por edhe sot kemi dalë me deklarata qesharake për ndërrimin identitetit tonë si kombëtarë ashtu edhe fetar. Të tëra këto veprime i kemi bërë se gjoja do të ua mbyllim gojën armiqve tanë. Por edhe sikur të kishim ndërruar ato identitete armiqtë tanë përsëri do të na etiketonin me ndonjë bisht tjetër.

    Historia e njerëzimit është përplot raste të tilla kur dy palë të kundërta etiketohen me lloj lloj shprehje propaganduese vetëm që ta pengojnë njëra tjetrën në qëllimet e tyre por secila vazhdonte rrugën e vet deri në realizimin përfundimtar. Gjatë pavarësisë së shtetit kroat Serbia i quante kroatët ustash por atyre fare nuk u bënte përshtypje etiketimi i tillë. Kryetari kroat Tugjman sa herë që ua përmendte emrin serbve i quante Srpski Varvari (Barbarët Serb). Edhe ne mundemi të përdorim shprehje të ndryshme

    për serbët dhe ata nuk kanë mundësi të na pengojnë.Aq më tepër kur për krimet e tyre kemi aq shumë dëshmi si material të shkruar e poashtu filmik.

    Ne me propagandën tonë mund të i quajm serbet si barbar, fundamentalist ortodoks, terrorist, fashist, okupator, vrasës, shkie, hajdut, plaçkitës, kolonist, kanibalist, fashist, çetnik e çka jo tjetër.

    Pra propaganda është pjesë normale e politikës dhe ne shqiptarët nuk kemi mundësi të ua mbyllim gojën armiqve tanë. Ajo çka duhet të na preokupoj neve është se ne ku jemi me propagandën tonë politike gjegjësisht kombëtare.



    Por në të vërtet a kemi ne shqiptarët propagandë? Po partiake por jo edhe kombëtare. Propaganda e tillë është vetëshkatërruese. Kur themi ashtu mendojmë në shtrembërimin e së vërtetës që po ngjet në trojet shqiptare. Gjithçka që na servohet propagandohet se është gatuar për të mirën tonë dhe ne vetëm duhet ta gëlltisim pa e përtypur fare.



    A kemi kundër propagandë? Jo së paku zyrtare. Është e pakuptimtë heshtja ndaj propagandës kundër shqiptare e ambasadave të shtetit shqiptarë si në Athinë ashtu edhe në Beograd kur dihet se në ato ambasada me siguri ekzistojnë atashetë për media.

    Çfarë propagande bëjnë shqiptarët? Propagandën që e bëjmë ne është propagandë kozmopolite e përmasave ndërkombëtare. Individ,intelektual ashtu edhe pushtetarë propagandën kryesore e kanë lidhur me globalizimin, integrimet evropiane, religjionet etj. Propaganda dhe kundër propaganda shqiptare ndaj fqinjëve të tyre është propagandë e paqes e tolerancës e fqinjësisë së mirë. Propaganda e fqinjëve armiq të shqiptarëve është propagandë e poshtërimit, nënçmimit, përbuzjes, e hartimit institucional të programeve për shfarosje etnike të tyre.



    Cila duhet të jetë propaganda shqiptare?Ne duhet të kuptojmë që propaganda jonë kryesore me botën të jetë çështja jonë e pazgjidhur KOMBËTARE e jo çështjet globale për të cilët potencial kanë vetëm Fuqitë e Mëdha e shqiptarët nuk i pyet askush. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se së pari duhet të i rregullojnë punët në shtëpinë e vetë e pastaj të merren me çështje globale nëse kanë mundësi dhe interes.



    Me një fjalë mos të frikësohemi nga propaganda e armiqve tanë. Ata bëjnë punën e tyre ne të tonën. Të vetmen frikë nga kjo propagandë e armiqve tanë duhet ta kemi nëse jemi të plogët dhe fare nuk punojmë për çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare sepse këtë propagandë të cilët janë duke e bërë armiqtë tanë po e bëjnë me qëllim të përgatitjes së terrenit për pastrimin e pestë etnik si dhe rrudhjes së territorit shqiptarë në një çast të volitshëm ndërkombëtarë dhe jo krejt rastësisht rrodhi ajo kënga Greko Serbe ''për të na bërë zorrët litarë terroristëve fundamentalist islamik shqiptarë''.

    Në kuadër të kësaj propagande dikush ditëve të fundit u deklarua se i ka kampet e gatshme për pranimin e shqiptarëve. Kush janë ata që i kanë kampet gati? Janë ata që dhanë idenë e filmit Blodsband.

  15. #875
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PRPAGANDA....

    Si shkenca, politika, propaganda, drejtesia e Serbis, dhe me theks te posacem, Kisha Ortodokse Serbe "e cila me shekuj shqiptaret i ka akuzuar dhe denuar ne emer te "terrorizmit" dhe te "ekstremizmit" para aleateve tradicionale sllave, dhe para opinionit serbosllav ballkanik, vetem per te fshehur te verteten historike dhe gjenealogjike te shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike) duhet te mbajne parasysh faktet dhe argumentet e qendrueshme, qe perbejne fundamentin e kerkeses se ligjshme te luftes politike antikoloniale te shqiptareve per pavaresi, e cila ka mbeshtetjen edhe ne te drejten nderkombetare, edhe ne bashkesine nderkombetare, se ka ardhur koha qe paqesisht te heqin dore nga Kosova dhe nga te gjitha territoret etnike shqiptare, te cilat edhe sot gjenden te kolonizuara nen sovranitetin administrativ dhe shteteror te SMZ-se. Ndryshe, do te perballen me realpolitken gjitheshqiptar, qe pa dyshim eshte ne frymen e integrimit paqesor dhe te qyteteruar ne Evropen e Bashkuar, rruge kjo e pashmangshme, e cila patjeter do t'iu garantoje edhe integrimin nacional te shqiptareve ne Ballkan "sikurse Serbise, Malit te Zi, Kroacise, Bullgarise, Sllovenise, Greqise) ne saje te se drejtes se vetevendosjes. Ne kete menyre, do te vinte ne shprehje ribashkimi i Shqiperise, i cili para se gjithash, do te ishte ne interes te ruajtjes se paqes dhe te sigurise se ekuilbrit ballkanik nga i cili, do te perfitonte edhe paqja e siguria ne dimensione evropiane dhe nderkombetare. Ndryshe, po qe se perfillen me cdo kusht genjeshtrat, shpifjet, akuzat dhe anatemat e politikes se improvizuar demokratike te SMZ-se, dhe te Kishes Ortodokse Serbe, se "shqiptaret jane elemente ekstremiste dhe terroriste, e Kosova, perkatesisht 50% e Shqiperise Etnike, eshte territor etnik serbosllav", atehere, nuk ka asnje dyshim se Ballkani, edhe ne shekullin XXI, do te mbetet "FUCI BARUTI".

  16. #876
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-a SERBOSLLAVE FORMON LISTA TË REJA PËR USHTARËT DHE DESHMORËT E KOMBIT.-

    Shqiptarët nga Kosova që nga viti 1912 janë në shënjester të regjimit çetniko serbosllavë.

    Edhe në Luftrat Botërore(Ballkanike,I dhe II botërore) si dhe në luftën e fundit çlirimtare(1998-1999) në Kosovë,fallanga serbosllave vrau,masakroi,kalli çdo gjë në Kosovë.

    Një numër i madh i popullit shqiptarë akoma e kësaj dite nuk ju gjenden asë eshtrat...

    Dhe tash BIA serbosllave,si dhe shumë gazeta proçetnike-(qubriloviqjane,andriqjane,qosiqjane,millosheviqja ne,tadiqjane,qoviqjane...etj) si dhe shumë web sajte serbe shkruajnë të pavertetat për luftë e fundit në Kosovë,gjëja se UÇK-ja ka qenë njësi guerile e kriminalizuar.

    Dihet se UÇK-ja ishte formacion ushtarak i dalë nga gjiri i popullit ,i pranuar edhe nga Diplomacia evropiane dhe veri-atlantike(nga forcat e NATO-së dhe Diplomatët botërorë)...

    Ajo gjatë luftës dhe pas sajë ishte një formacion ushtarak i sili nuk terrorizoj ushtarë e asë civil të minoriteteve në Kosovë.

    Tash propaganda serbosllave më të madhe përpiqet të destabilizojë situatën politike dhe ekonomike në Kosovë,duke vënë në qarkullim në web faqe çetniko-shovene fytyrat më marakante -ushtarakët e UÇK-së në listen e tyre të zezë.

    Në mesin e këtyre ushtarakëve të UÇK-së ,propaganda serbe ka venë në listën e tyre të zezë,nga dorëzeza Serbosllavi edhe herojt dhe dëshmorët e kombit që dhanë jetën për të shtrejten liri...

    Gjaku i dëshmirëve tash e 7 vjetë ujitet më lotët e fëmijëve ,nënave,baballarëve,grave të veja...

    Ja të dashur lexues se çfarë turpi bënë fallanga -propaganda serbe në web faqet botërore në gjuhën angleze.

    Nëse nuk besoni ja klikoni sa vijon:

    http://groups.msn.com/SiberiaUSA/youwebpage 1.msnw si dhe :

    http://www.serbianna.com?features/lawless/index.shtml.

  17. #877
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Propaganda e dezinformimi, metoda të organizuar shtetërore jugosllave ndaj shqiptarëve

    Nga Prof. Dr Sabile Keçmezi-Basha


    Fill pas demonstratave të studentëve të 11 marsit 1981 shtabet politike të Jugosllavisë, që nga instancat më të ulëta e deri në ato më të lartat, që nga krahinat, republikat e deri në Federatë, që nga organizatat bazë e deri në Komitetin Qendror të LKJ- së, u mblodhën dhe diskutuan për ngjarjet në Kosovë. Të gjithë nxitonin se kush më parë të propozojë masat më drakoniane, se kush të parashtrojë planet më shtypëse e më anti-humane ndaj atyre që morën pjesë në demonstrata.
    Propaganda e organizuar shtetërore jugosllave ndaj shqiptarëve

    Edhe më parë, por sidomos pas ngjarjeve të vitit 1981 e gjer më sot, propaganda antishqiptare e serbomëdhenjve kishte marrë përmasat e një fushate të paparë. Me verbërinë e tyre logjike dhe miopinë e paparë politike, për t’i arritur qëllimet e veta të ulëta, ata shërbeheshin me shpifje e insinuata më të paskrupullta, para të cilave do të mbetej i hutuar edhe Gebëlsi. Gjatë tërë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore pushteti u angazhua me përpikëri që masës së gjerë t’i servirë dezinformata dhe të pavërteta lidhur me situatën politike në Kosovë. Propaganda si formë e të arriturave të qëllimeve politike ishte e futur në sistem dhe me anë të saj, si nëpërmjet shtypit, radios, televizionit, fjalimeve të ndryshme dhe botimeve gjoja shkencore, mobilizonte opinionin e gjerë për t’ia mbushur mendjen se shqiptaret ishin armiq të përbetuar të popullit sllav. Pushteti okupues trillonte dhe shpifte gjithçka kundër tyre. Qëllimi ishte që në arenën ndërkombëtare të krijoheshin opinione që përkrahnin gjenocidin dhe plojën mbi popullatën e pafajshme.
    Në historinë shekullore të kulturës shqiptare nuk njihet ndonjë rast tjetër që ndaj saj të jetë ndërmarrë një sulm kaq i gjerë e plot mllef, ku barbaria me injorancën ishin në garë me njëra tjetrën. U mor nëpër gojë gjithë kultura shqiptare, e vjetra dhe e reja, u quajt përgjegjëse për prishjen e qetësisë në Ish- Jugosllavi, u cilësua si e mbushur me historicizëm, me “romantizëm kombëtar”, me mite, heronj dhe idhuj tepër të dëmshëm për “unitetin e popujve në Jugosllavi”. Këso dhe dhjetëra shpifje të tjera si këto mbushën faqet e shtypit jugosllav. Me fjalë të tjera, siç shkruante edhe shtypi botëror: “U bënë sulme të hapura kundër ndërgjegjes kulturore dhe kombëtare shqiptare”. Është e pabesueshme por e vërtetë, se vetëm në periudhën 1981-1990 u botuan 800.000 mijë artikuj, deklarata, diskutime, fejtone, fotografi, intervista, karikatura, komente dhe reportazhe për shqiptarët dhe për trojet tona, për doket, për kulturën dhe gjuhën shqipe, për jetën familjare, për tiparet e karakterit të shqiptarëve dhe për zakonet e tyre. Karakter propagandues kishin edhe publikimet e ndryshme që u botuan gjatë asaj periudhe, si “Kush kërkoi Republikën“, “Të vërtetat dhe mashtrimet për Kosovën “, “Libri për Kosovën “, “Dhuna në Jugosllavi “, “Kohë të vrazhda për Kosovën e Metohinë“ etj.
    Gjatë kësaj periudhe nuk mbetën pa u marrë nëpër gojë edhe lindjet e nënave shqiptare, ngase, siç thoshin ata, edhe lindjet e shumta kishin qëllime politike. Gjatë kësaj periudhe si me ndonjë dekret të pashkruar u paraqitën gjoja dhunimet e shumta të popullatës shqiptare ndaj joshqiptareve, e qëllimi dihej. Me trillime shumë të rinj shqiptarë u dënuan me shumë vite burgu. Akuzat dhe shpifjet nuk kishin të ndalur. Ato bëheshin në rrugë institucionale. Zëdhënës të krejt kësaj u bënë disa akademikë dhe vetë Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve. U shpikën dëmtimet e varrezave, kishave dhe shtëpive. U trumbetua me të madhe se Kosova është tokë serbe, bile u shkua aq larg sa u keqpërdorën edhe të dhënat shkencore.
    Edhe atëherë, por edhe tani, është shumë e qartë se fushatat e ethshme që u ndërmorën kundër kulturës, letërsisë dhe artit shqiptar në veçanti dhe kundër çdo gjëje shqiptare në përgjithësi, kishin vetëm një qëllim, të gjenin të gjitha pretekstet për të dënuar dhe për të bërë gjenocid mbi gjithçka që ishte shqiptare.
    Vijon...

  18. #878
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Qëndrimi i shtypit ilegal ndaj intelektualëve shqiptar

    Organi kryesor informativ i organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës “Liria”, sjelljeve dhe qëndrimit të intelektualëve shqiptar iu kushtonte vëmendje të posaçme. Kjo gazetë në numrin 3. të vitit 1981, në lidhje me regjistrimin e popullsisë në Kosovë reagonte ashpër, ngase ishte kundër regjistrimit në gjendje lufte, se në të u thoshte se “Regjistrimi në Kosovë po bëhej nën hijen e tankeve”. Pushteti jugosllav lidhur me regjistrimin e popullsisë kishte zhvilluar një fushatë sa të ethshme aq edhe perfide në dëm të popullit shqiptar. Në shtyp thuhej se shteti zhvillonte propagandë e fushatë në dy drejtime. Drejtimi i parë kishte të bënte me propagandën dhe agjitacionin e organizuar shtetëror në disa pjesë ti quajmë skajore të popullsisë shqiptare, në të cilat pushtetarët jugosllav ia kanë dalë të ushtrojnë edhe më përpara njëfarë ndikimi ç’kombëtarizues e asimilues, siç ishin të ashtuquajturit “torbeshë” apo “maqedonas mysliman” në Maqedoninë Perëndimore dhe të ashtuquajturit “myslimanë” të viseve shqiptare në Mal të Zi. Të mos flasim pastaj për popullsinë shqiptare të viseve të Sanxhakut, te e cila shovinistët e Beogradit kanë arritur ta shtypin pa mëshirë ndjenjën kombëtare dhe ta çrrënjosin në masë të madhe gjuhën amtare shqipe.
    Ndërkaq, drejtimi i dytë, kishte të bënte me frenimin e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve, kudo që të jenë ata, me presione të gjithanshme politike etj. Ky edhe ishte qëllimi i tejdukshëm që me anën e mjeteve dhe metodave të njohura shoviniste të “shkencëtarëve” të dikurshëm sllavë si Cvijiqi e Gjorgjeviqi, te kjo pjesë e popullsisë shqiptare të thellohet edhe më tej apolitizmi, pacifizmi dhe asimilimi, duke iu ngulitur asaj në kokë mendimin se më parë mund të jetë gjithçka tjetër sesa popullsi shqiptare.
    Gjatë kësaj periudhe u shkruan shumë shkrime me karakter propagandues, u xhiruan shumë emisione televizive me popullatën shqiptare në Maqedoni duke i detyruar të pranojnë se janë torbeshë e mysliman maqedonas. Por, egërsia dhe kuazi-shkenca erdhi në shprehje nga 25 shtatori deri më 21 tetor, të vitit 1980, në gazetën “Veçer” të Shkupit, kur në një seri shkrimesh, Njazi Limanovski botoi fejtonin në 23 vazhdime me titull “Islamizmi i Maqedonisë”, duke u përpjekur gjoja për tu dal zot “torbeshve” apo “maqedonasve mysliman” siç e quanin një pjesë të popullsisë shqiptare pjesërisht të asimiluar. Gazeta në fjalë doli me sulme të hapëta shoviniste , të padëgjuara deri më atëherë. Në shtypin ilegal të kohës thuhej se është për tu habitur se ndaj këtij shkrimi dhe shumë shkrimeve tjera antishqiptare nuk reaguan as politikanët e as shkencëtarët, “pos njërit - Akademik Ali Hadri, doli dhe reagoi në mënyrë të thukët shkencore, duke i hedhur poshtë shkrimet e tija si të pa baza shkencërisht dhe politikisht tendencioze”.
    Ndërsa , po në të njëjtin vit (1982), gazeta ilegale “Zëri i Kosovës” nr.3/82, në shkrimin “Edhe një proces i montuar gjyqësor”, tërheq vëmendjen e opinionit të gjerë se duke e ditur se Universiteti i Kosovës është zemra e popullit shqiptar në Jugosllavi, kurse fakulteti Filozofik zemra e vet universitetit, kriminelet e Beogradit... mendonin ti japin një goditje vdekjeprurëse me qëllim se do ta tmerron popullin dhe inteligjencën shqiptare. Për të arritur një qëllim të tillë morën vendim, që të arrestojnë dhe të diferencojnë një numër të madh intelektualësh. Që të kenë sukses këto procese gjyqësore, dhe diferencimet, intelektualët shqiptar i rrahën dhe i torturuan me mënyrat më të tmerrshme (duke pasur gjithnjë kujdes që të mos vdesin gjatë torturave e të shndërrohen në idol të Kombit).
    Në një shkrim tjetër “Mos ta durojmë tiraninë”, ndër të tjera ilegalët tanë shkruajnë për universitetin dhe për vet profesorët, nga të cilët populli dhe ilegalja shqiptare kishte mbështetur shpresat e fundit për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ata shkruan se “sulmi i egër kundër Universitetit daton që para lindjes së tij, por sidomos pas marsit të vitit të kaluar ai mori përmasa furie...” dhe me pasoja shumë të mëdha ndaj kuadrit arsimor e shkencor.
    Në Universitet më së shumti i pengonte shkrimi i historisë dhe ata që e shkruanin këtë histori. Prandaj të gjithë ata që kontribuonin që rinia shqiptare në vend të Car Dushanit, Nikolla Pashiqit etj, ta mësonin historinë e ilirëve, ata automatikisht u bënë armiq të përbetuar të pushtetarëve të Beogradit. Për të vazhduar më tutje se “Objekt i parë i këtij sulmi ishte dhe është akademik Ali Hadri. Menjëherë pas tij vie Rexhep Qosja, të cilit i zihej për të madhe pse ua ka çjerrë maskën e tyre prej kriminelësh në “Vdekja më vie prej syve të tillë”, ndërsa Fehmi Aganin e sulmonin pse nuk ka duartrokitur gjatë një fjalimi që kishte mbajtur një pushtetar...” Ata, dhe sipas tyre këta profesor e punonjës shkencor dhe shumë kolegë të tyre, qenka dashur ti njollosin studentët e vet dhe ( në çka insistohej më së shumti) të sulmojnë dhe përdhosin atdheun e të gjithë shqiptarëve, Shqipërinë se ajo na qenka shkaktarja kryesore e Kryengritjes Popullore të Kosovës më 1981. Këtë metodë të tejkaluar “devijo et impera” nuk kaloi tek shqiptarët, sepse së pari akademik Ali Hadri nga i sulmuari u kthye në sulmues, pra nga Drajfus në Emil Zolë dhe i akuzoi serbomëdhenjtë dhe veglat e tyre për inkuizicionin mesjetar, për falsifikimin e fakteve historike, për gjenocid, për tradhti, për moral të qindfishtë e për çka jo tjetër...” përfundojnë ilegalët shkrimin e tyre në gazetën ilegale.
    Për intelektualët dhe qëndrimin e tyre dinjitoz u shkrua mjaftë në shtypin ilegal të kohës. Ata u morën në mbrojtje gjatë tërë periudhës së diferencimit, ngase organizimi ilegal ishte i tillë, që degët e veta i kishin edhe në fakultet, dhe në çdo kohë ishin të gatshëm për t’iu dal në ndihmë atyre.

  19. #879
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar mesimi nxjerrim kur njihemi me propaganden serbe..
    qe ne si shqiptare e sidomos ata qe shkruajn libra e artikuj e flasin ne ekrane e radio te mos i bejne demagogji popullit te vet.. pra mos ta prallisin me genjeshtra..

    meqe ju kosovellat mbaheni si nxenes te enverit.. e se si mbas mesimeve te tije mendoni se duhet ecur e se prandaj dhe enveristet e thekur te llojit bedri islam i kini mbajtur si pejgambere e si instruktore se si behet lufta e si shkruhen komunikatat e se si instalohen shikat e se kunder kujt drejtohet kallashi ne prita te pabesa.. mund te na thoni se kujt enver i besoni..

    psh enveri o kosovell i tha mehmet shehut..agjent i udb-es.. po ashtu kadri hazbiut.. po ashtu beqo ballukut e shum e shum ministrave e generallave te vet..
    ne se ju i besoni atij enverit qe qenkish rrethuar sipas atij me agjenta athere nuk duhet ti besoni ca gjerave tjera..

    Psh marinari yne i nderuar ka sjelle nji foto ne forum ku enveri ka dal i gezuar e plot hare ne fotografi e ne dy krahet e tij po te gezuar e plot hare e krenari jane nje tufe me "agjenta".. si psh mehmeti sadiku petriti kadriu mihallaqi etjetj.. ministra e generalla qe ai coj o ne plumb o ne burg..
    po te besosh ti Enverin athere duhet ti kishe thirrur kaplloqes ne lidhje me ca "zbulime te sigurimit" te enverit qe na i ke sjelle ketu..
    psh kishe sjelle nje dite se si zbulohet nje agjent i udb-es ne shqiperi..
    ky na ishte nji katundar tropoje.. i cili arratiset familjarisht ne jugosllavi.. pastaj atje ben universitet e merr pjes ne demonstrata e pastaj futet ne burg.. e pastaj sipas dodanve mashtruesa na vika ne shqiperi e pastaj sipas nasho dodanve..shkrimtareve te sigurimit.. na beka pun agjenturore ne fshatrat e myzeqese duke i propaganduar nje katundarit atje se.. jugosllavia ka liri i shqiperia jo..

    Po mire mo kosovidh.. i beson ti ketyre pallavrave..

    Se sipas enverit qe e kini pejgamber.. udb-a na paSKISH pasur agjent Kryeministrin.. shefin e shtabit te ushtrise.. ministrin legjendar te sigurimit.. zevendesat e tije.. ministrat e mbrotjes e te ekonomise.. athere mos ka pasur shum udb-a qe nuku u merrnin vesh me njera tjatren..

    as kjo nuku qendron..
    nje udb ka pasur..
    pse pra kjo udb qe ka pasur sipas enverit 80% te ministrave e gjeneraleve te enverit agjenta te vet.. pse u dashka te coje nje katundar tropojan ne Levan te myzeqese apo ne Roskovec qe te rekrutoje katundar myzeqare.. kooperativista..
    Ci duhen udb-es ata zhapike laluce injorante kur i ka te vetet generallet e kryeministrat..e enverit..

    he mo si i thua ti ketyre punve..

    cilat jan genjeshtra e cilat te verteta..

    lol

    1 plus 1 bejne 2 e jo 6 e 7 .

    koso.. lerini pallavrat e folni me popull tuaj drejt..

    mos u beni qesharake si ai matufi i felliqur mark dodani qe akoma prallis genjeshtra qe as vet nuk i beson..

    mos merrni mesime nga limonat e shtrydhur enveriste..

    duajeni kosoven.. shqiptarisht jo selim rozisht..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-03-2010 më 10:09

  20. #880

Faqja 44 prej 49 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •