Close
Faqja 43 prej 49 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 841 deri 860 prej 979
  1. #841
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pal Mëlyshi (“Furtuna”)


    Pal Mëlyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte një nga agjentët më të mirë të Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një komunist i flaktë, edhe pse babai i tij ishte detyruar të arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut në Sigurim në shtator të vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra në vitin 1950. Synimi i tij ishte të ndihmonte në luftën kundër bandave. Por infiltrimi ishte shumë i vështirë, pasi të gjithë e njihnin për komunist. E motra e tij, Marie Mëlyshi kujton, se kapobanda e vinte herë pas here në provë. “Një natë, ndërsa i jepet një detyrë, ai bashkë me dy anëtarë të tjerë të bandës përplasen me disa sigurimsa. Fillon shkëmbimi i zjarrit mes tyre. Pali gjen një moment të përshtatshëm dhe vetëplagoset. Që pas kësaj ngjarje kapobanda u pati thënë anëtarëve të tjerë, që Pali tashmë ishte pjesë e tyre dhe asnjeri nuk duhet të fliste keq për të”, tregon e motra. “Furtuna” u vra nga sigurimsat në një shkëmbim zjarri me bandën, nga e cila nuk u shkëput dot në momentin e rrethimit.

  2. #842
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SKANDALOZE:

    PUSHTETARËT -ISH-BASHKËPUNËTORË TË REGJIMIT SERB!

    Sheradin Berisha

    Ndonëse në shkrimin tim“Pjesëmarrësi i tubimit të Gazimestanit më 1989-deputet i Kuvendit të Kosovës!!!“ të botuar në gazetën“Lajm“,solla argumente të pakontestueshme për shkuarjen
    e z.Shaban Halimi në“tubimin jubilar të Gazimestanit“,zëdhënësi i LDK-së z.Muharrem Qafleshi,në mënyrë cinike mëton që këtë çështje ta mistifikoj,duke i dhënë përmasa spekulative,madje dhe akuzon,se krejt kjo“huti“ po u bëka nga“njerëzit e papërgjegjshëm,me qëllim denigrimi dhe etiketimi të deputetit“!.Pa dashur të spekuloj,ky konstatim është i paqëndrueshëm,sepse reagimi im për zgjedhjen e z.Sh.Halimi deputet në Kuvendin e Kosovës qe i bazuar në dokumentin e publikuar.Sa i përket përfshirjes së emrit të tij në listën e gazimestanlive,tashmë këtë fakt e ka pohuar edhe ish-kryetari i LSPP-së në BL të Bresanës z.Samidin Muhameti.Së këndejmi vihet në pah se lista e udhëheqësve partiak të Opojës është bashkuar me listën e udhëheqësve partiak të Gorës dhe në një mbledhje të veçantë,është miratuar nga organet më të larta në Dragash(tani Sharr),duke u vërtetuar me vulën:“Lidhja Komuniste e Serbisë“(Cabeз Komyңиcta Cpбиje).
    Duke u nisur nga ky fakt,natyrshëm shtrohet pyetjaush ka mundur të shkojë më 28 qershor 1989 në Gazimestan,pas protestave të përgjakshme të nëntorit 1988 dhe shkurt-marsit 1989,të cilat kulmuan me heqjen e Autonomisë së Kosovës?!Përgjigjja është fare e thjesht:Atje, shkuan udhëheqësit komunistë,ideo-politikisht të verifikuar dhe që kishin akoma besim në zgjidhjen e çështjes së Kosovës nga Lidhja Komuniste e Serbisë!Për të argumentuar pastërtinë ideo-politike të Shaban Halimit,me këtë rast ,po i referohemi dokumenteve partiake të kohës.Në dokumentin me numër protokolli 44 të datës 21.04.1987,të lëshuar nga komisioni për zgjedhje dhe emërime në KK të Dragashit,thuhet(citoj):“Za sekretara Sekretarijata za Opštu Upravu i Budžet,predlaže se Šaban Halimi,dosadašnji sekretar izvršnog veča.“/Për sekretar të Sekretariatit për Administratë të Përgjithshme dhe Buxhet,propozohet Shaban Halimi,sekretar i deritashëm i Këshillit Ekzekutiv/.(Shih dokumentin:“Skupština Opština Dragaš-Komisija za izbor i imenovanje-21.04.1987“)
    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...nHalimi-.2.JPG

    http://www.buildingweb.org/hpgen/use...9220320021.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...limi-.wow1.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...nHalimi-.3.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...nHalimi-.4.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...lmiDauti-1.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...erent-1996.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...ent-1996-2.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...5.6.1989-1.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...iinxnsve-1.jpg

    http://www.oyla2.de/userdaten/011581...iinxnsve-2.jpg

    Shaban Halimi,ndonëse gjatë viteve 1987-1989 ka udhëhequr administratën e përgjithshme dhe financat në komunën e Dragashit,ka marrë pjesë aktive edhe në procest politike që zhvilloheshin asokohe.1.Në debatet publike për ndryshimet kushtetuese,zëshëm ka përkrahur harmonizimin e amandamenteve,që definonin shtetin unitar të Serbisë dhe shuarjen e Autonomisë së Kosovës;2.Në mbledhjet maratonike të strukturave komunale të Dragashit,i ka dënuar protestat paqësore gjithëpopullore të viteve 1988 -1989 dhe ka miratuar masat për diferencimin e të gjithë atyre që u solidarizuan me kërkesat e minatorëve!
    Në këtë periudhë kohore në procesin e diferencimit dhe të denimit të „nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë“nga radhët e nxënësve,ka marrë pjesë edhe shoku i Shabanit, z.Halim Shemsidini-mësimëdhëns në QAMO-„Emin Duraku“dhe anëtar aktiv i LKJ-së në Dragash,i cili aktualisht është kryetar i Kuvendit Komunal të Sharrit(ish-Dragashit).Sipas dokumentit nr.43 të dt.06.06.1989,në një mbledhje partiake në QAMO-„Emin Duraku“,ku merrë pjesë z.Halim Shemsidini si kujdestar i klasës IV/2,për shkat të bojkotimit të mësimit dhe pjesëmarrjes në protestat e shkurt-marsit 1989 merren masa partiake dhe përjashtohen nga shkolla,nxënësit e vet:Nuhi Vesel Qengaj nga fshati Pllajnik,Vahidin Xhemshit Hajrizi nga fshati Kuklibeg,ndërsa për Shaip Xhemil Kryeziun nga fshati Kapre merren masa diciplinore parapërjashtim nga procesi mësimor!!Këto konkluzione(diferencime të bëra ndaj dhjetra nxënësve)bazuar në dokumentin nr.70 të dt.10.06.1989,i dërgohen Komitetit Komunal dhe SKPB-s:„Qendra e sigurimit në Prizren“,të cilat marrin masa tjera për diciplinimin e tyre!
    “(Shih dokumentetAMO-„Emin Duraku“Nr.43, dt.06.06.1989 Dragash dhe SKPB-„Qendra e Sigurimit në Prizren“ nr.70,dt.10.06.1989)
    Pas këtyre diferencimeve,disa nxënëve do t´u ngriten aktpadi për kundërvajtje në mesin e të cilëve do të përfshihet edhe Vahidin Xh.Hajrizi.Ky nxënës i shkëlqyeshëm gati një vitë më vonë pikërisht më 26.04.1990 vritet në rrethana të pasqaruar,gjatë sherbimit ushtarak,në Divule-Split!!(Shih dokumentin e SKPB-s“Qendra e sigurimit në Prizren“nr.70,dt.10.06.1989;Listën e ushtarëve të vrarë në APJ 1981-1991 nga KMDLNJ dhe fotografitë e viktimës Vahidin Hajrizi)
    Pas marrjes së Autonomisë së Kosovës me dhunë(23 mars 1989),në të gjitha strukturat partiake e shtetërore u thellua diferencimi ideo-ploitik dhe përjashtimi nga radhët e LKJ-së,ndërkohë që në vend të tyre erdhën kuadra të rinjë.Kështu,sipas dokumentit të datës 22.06.1989 të OTH së LK në Blaç,dërguar Komitetit Komunal të Dragashit,z.Shaban Halimi propozohet anëtar i Konferencës Krahinore të LKK-së në nivel të Krahinës.Dhe ky avansim politik i tij,siç vëhet në dukje ka ndodhur vetëm 6 ditë përpara mbajtjes së tubimit të famshëm në Gazimestan(28.06.1989)!!(Shih dokumentin_“Komitetit Komunal në Dragash më 22.06.1989 Blaç“ dhe listën e pjesëmarrësve në Gazimestan)
    Prandaj z.Qafleshi,një fjalë popullore thotë-„Katundi që shihet kallauz nuk do“!
    Pas vitit 1990 z.Shaban Halimi,Halim Shemsidini,Hilmi Dauti…,vihen në krye të degës së LDK-së në Dragash(tani Sharr),madje ky i fundit krahas angazhimeve politike në LDK,punon pandërprer deri në vitin 1999 edhe në administratën e regjimit serbë në „Kuvendin Komunal të Gorës“(Ckyпшtи&# 1187;a Oпшtиңe Gopa).Për të argumentuar këtë fakt po i referohemi dokumenteve të kësaj administrate të dhunshme serbe,të instaluar në Dragash.Sipas dokumentit me titull“Cekpetapy Oпшtиңck e Yпpabи“(Sekretarit të Drejtorisë Komunale)br.III-11.177,dt.17.05.1996,në të cilën në bazë të ligjeve serbe për mardhënje pune në organet shtetërore,vlerësohet angazhimi i administratorëve në periudhën kohore prej 01.01-31.12.1995,ja se çka thuhet për z.Hilmi Dauti i radhitur nën nr.21,(citoj):“Дaytи Xилmиja,pe&#10 92 ;epeңt ңeпocpeд&#118 7;e бpигe o дeци и бopaчkoи&#118 7;& amp;#1074;aлидcke зaшти&a mp; #1090;e.Вeoмa ycпeшңo и caвecңo oбaвлa пocлoвe и paдңe зaдaтke.&#104 8;c тичe se.“(Hilmi Dauti,refernt për përkujdesje të drejtëpërdrejt për fëmijët dhe mbrojtje të luftëtarëve dhe invalidëve.I kryen me shumë sukses dhe vetëdije punët dhe detyrat e marra.Theksohet“!!Nuk dij z.Dauti për cilët fëmijë,luftëtarë e invalidë është përkujdesur asokohe,kur dihet mirëfilli se regjimi i Millosheviqit,Komunën e Gorës e formon vetëm për qytetarët e komunitetit goranë,ndërsa përjashtonë 19 fshatrat shqiptare të Opojës!!!(shih dokumentin prej 2 faqesh të shkruar në çirilic)
    Edhe një fakt tjetër.Sipas një vendimi/rešenje)nr.360-132/97-III ,dt.17.04.1997 të lëshuar nga sekretari i komunës,z.Hilmi Duati emrohet nënkryetar i“ komisionit për rregullimin e nevojave banesore të punëtorëve të drejtorisë komunale të komunës së Gorës“dhe këtë mandat e kishte për katër vjet(1997-2001)!!!Pra,z.Dauti njëri nga kolegët më të mirë të z.Halimi,siç shihet më lartë i paska shërbyer regjimit serb,i cili gjatë viteve 1998-1999,ka vrarë e masakruar mbi 13 mijë burra,gra e fëmijë shqiptarë!!(shih Vendimin(Reshenjen) e dt.17.04.1997)
    Po ky Hilmi Dauti,meqë ishte aktivist i LDK-së,në zgjedhjet e para lokale (pas luftës)zgjidhet „Drejtor i Drejtoratit për Administratë të Përgjithshme dhe Buxhet“ në KK të Sharrit,ndërsa sekretari i degës së LDK-së z.Shaban Halimi merrë pozitën e kryeshefit të ekzekutivit në këtë komunë.Me rastin e propozimit të z.Shaban Halimi për deputet në Kuvendin e Kosovës(në zgjedhjet e 23 tetorit 2004)i cili tashmë është zgjedhur deputet,Bordi i Drejtorëve të KK-së në Sharr,sipas vendimit 01 Nr.06-55/04 të dt.22.09.2004 të nënshkruar nga kryetari z.Halim Shemsidini,“U.D të kryeshefit të ekzekutivit emron pikërisht z.Hilmi Dauti,Drejtor i Drejtoratit për Administratë të Përgjithshme dhe Buxhet të KK-së Dragash“!!Besoj se çdo koment tjetër është i tepërt!!
    (Shih Vendimin e Kuvendit Komunal-Dragash,të datës 22.09.2004)
    Z.Shaban Halimi ndonëse është bërë deputet,sot mohon të ketë qenë në Gazimestan dhe për pasojë,sipas z.Qafleshi-gjatë viteve të 90-ta,ndaj tij paskan pasuar„masa represive“duke u marrë 107 herë në“biseda informative“nga UDB-a serbe!!Pa e vënë në dyshim këtë shifër(sepse mund të jetë edhe më i lartë),me përgjegjësi të plotë them se,emri i z.Shaban Halimi s´është evidencuar as njëherë në raportet e KMDLNJ-së,ku mund të konfirmohet,keqtrajtimi fizik i tij apo ndonjë pasojë tjetër represive.Për më tepër,z.Halimi s´është arrestuar dhe as që është bastisur në shtëpi ndonjëhere nga policia serbe,ndërkohë që UDB-a ka mjaftuar vetëm një herë ta arrestojë një veprimtarë,të cilin e ka burgosur dhe keqtrajtuar pëmëshirshëm,nëse ka qenë i rrezikshëm për regjimin serbë.Deputeti Shaban Halimi që nga viti 1981 në trevën e Opojës njihet mirëfilli për raportet e mira qe ka pasur me policinë lokale dhe organet e sigurimit shtetëror,pra njihet si informator i UDB-s.(Shih urdhëresën zyrtare nr.27 të organeve të sigurimit dt.18.02.1982)Prandaj,duke qenë kështu,shumë lehtë mund të konkludohet se,cila ka qenë agjenda e bisedave të z.Halimi,në takimet e tilla me udbashët.

    23.11.2004

  3. #843
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Planet për shfarrosjen e shqiptarëve ishin përpunuar ne prag të “ clirimit” të vendit nga Sfetozar Vukmanoviq Tempo

    Krahas akteve të shëmtuara, qarqet e pushteti serb të instaluare në Kosovë shkaktuan “ zijën e bukës”, pastaj aksionet për mbledhjen e armëve të dedikuara vetëm për popullsinë shqiptare , qe shërbente si pretekst për t`I torturuar dhe për t`I eleminuar kuadrot qe kishin orientim te paster kombetar

    Veprimet e sherbimeve sekrete serbe per dekompozimin e trojeve perms rrjeteve agjenturore dhe kordinimit te luftes se ftohet me tipet e luftes speciale dhe te asaj mediale , jane vrejtur edhe gjate L uftes se Dyte Boterore, permes te cillave eshte perqar populli yne dhe ka kaluar ne nje lufte te hapur me permasa vllavrasese. Faktikisht, fillete ketyre perpjekjeve te agjentura ve serbe datojne edhe me heret, porn e kete rast ne doti trajtojme veqanarisht qe nga formimi I Parties Koumuniste te Shqiperise, deshtimi I Konferences se Mukjes e Konferences se Bojanit dhe Luften qe kan zhvilluar qarqet komuniste ne bashkimin me intruktoret e PKJ-se, te cilet kishin ardhur per ta ndihmuar PKSH-ne.
    Te “deleguarit” e PKJ-së , inskenuan dhe trilluan të gjitha prapësitë që ndodhën mes nesh.
    Veprimtaria e tyre për një kohë të gjat në Shqipëri ua mundësoi të bëjne nje varg skandalesh ne hapesiren mbareshqiptare.
    Ne mbarim te luftes, qarqet shoveniste serbe, tashme te rigrupuara se bashku ne brigadat partizene, komuniste e cetike, filluan aksionet per shfarrosjen dhe asimilimin e popullit tone net e gjitha drejtimet. Duke ia mohuar luften qe zhvillohej kunder fashizmit, e me pas duke aneksuar kosoven si pjes te serbise, duke I vrar, keqtrajtuar e burgosur masovikisht. Nje kohesisht duke ua mohuar kulturen, duke hapur shkolla turke me qellim te identifikimit te popullit shqipetar si turq, apo pakices turke, duke ia mohuar shkollimin ne gjuhen amtare edhe duke I ber presion per ti shperngulur masovikisht per ne Turqi, me qellim rikonolizimit dhe tjetersimit te structures se popullsis se kosoves.
    Krahas ketyre akteve te shumtuara, qarqet e pushtetit serb te intaluara ne kosove shkaktuan “zijen e bukes”, pastaj aksioni per mbledhjen e armeve te dedikuara vetem per popullsin shqipetare, qe sherbente si pretekst per t`I torturuar dhe per t`I eliminuar kuandrot qe kishin orientim te paster komebetar.
    Ç`eshte me keq, u zhduken edhe u vrane pothuajse te gjitha kuadrot qe ishin te njohura edhe ndekometarisht dhe mbani pozita me te larta te kohes. E gjith kjo u be sipas nje plani, per te cilin dinte vetem elita shovene serbe e kohes.
    Perpunimi I planeve per shfarrosjen e popullit shqipetar ishte bere ne prag te “clirimit” te vendit nga Sfetozar Vukmanoviq- Tempo, I cili njihet si njeri nga gjelatet e popullit tone. Tempo ishte nder ata qe zbatonin planet gjenocidiale kunder shqiptareve te mbetur jasht territorit te Shetit Shqiptar.
    Autoritet kryesor per zbatimin e keti “plani” me kompetenca te pa kufizuara, ka qene Pavle Joviqeviqi, ish- Sekretar I Komitetit Krahinor Te PKJ-se per Kosoven, Mitromilkoviq, anetar I Komitetit Qendror te PK per Kosoven e Rrafshit te Dugagjinit, Kolonel Savo Derleviqi, Komandant I Shtabit Ushtarak per Kosoven e Rrafshin e Dugagjinit.
    Te lartcekurit kishin hartuar nje komplot sekret per zhdukjen massive te shqiptareve ne Kosove.
    Vlene te ceket se te shqiptaret e mbetur ne kuader te Republikes se Maqedonise, per zbatimin e platforms gjenocidiale dhe shfarrosjen e shqiptareve qe jetonin ne trojet etnike, ishin caktuar: LLazar Kolishevski, Kryeminister I Maqedonis, pastaj gjenerallejtenand Cvetko Uzunovski, I cili mbante postin e ministrit te Puneve te Brendeshme te Maqedonise. Ne keto projekte makabre kunder popullit shqiptar ndihme te jashtzakonshme kan dhene gjenerallejtnand Mihal Apostollski dhe komandanti I Koparmates maqedonase Savo Joksimoviqi.
    Ne zhdukjen e shqiptareve ne mase dhe shfarrosja e tyre ne permasa kolektive, psa viti 1944/1945 u dallua edhe Spasije Gjakoviqi, I cili drejtonte grupet speciale te OZN-es, per likujdimin e kuandrove shqipetare, I ndihmuar edhe nga Gjoko Pajkoviqi, kuader I larte I parties dhe shtetit. Po ashtu, nuk harrohen krimet dhe tmerret e bera ne Drenice e rrethine, por edhe ne ter rajonit e Dugagjnit, gjat viteve 1949-1957, nga *drejtuesit e UDB-se, Çeda Tapolloviqi (kolonel) dhe Çeda Mujovqi, qe te dy z/v shefa te UDB-se krahinore, te ngarkuar nga qarqet me te larta te Jugosllavise per t`iu shaktuar sa me shum deme dhe vuajtje shqipetareve.
    Ne keto periudha u dallua per te keq edhe njeri nga udheheqesit me te larte te Jugosllavise se dikurshme, Aleksander Rankoviqi, I cili ishte njeri nga pasuesit me besnik te organizates famekeqe terroriste serbe “Cerrna Ruka” nen urdherat e te cilit punonin edhe Dushan Mugosha dhe Spasoje Gjakoviqi.
    Strukturat e teilla shteterrore bene krime, vrasje ne mase dhe spastrime koletive mbi popullin shqipetar, icili, cmimin e lirise e pagoi shume shtrenjete se te gjith popujt tjere qe jetonin ne bashkesine jugosllave, duke dhene 6200 deshmore nga radhet e 55000 luftetareve, sa ishin te angazhuar ne radhen e Ushtrise Nacionalclirimtare te Kosoves.
    Por, kjo liri e pritur nuk ishte asgje me shum pos nje roberi e re.
    Projektet per asimilimin e shqiptareve u bene ne dy faza. E para kishte filluar ne prag te mbarimit te luftes, kurese e dyta pas luftes.
    Realizimin e keti porjekti te shqiptaret e maqedonise e kishin marre persiper ndihmesministrat e OZN-se: Savo Joksimoviq e Marko Jeliseje, Pavle Joksimoviq e Moitro Milkoviq, te cilet digjnin, grabitnin e plaqkitnin nga nje vend ne tjetrin duke iu dhene urdher edhe veglave te tyre qe te bejne masakra e terror. Te lartcekurit kishin urdheruar te beheshin vrasje dhe masakra edhe neper rrethe ku merrnin pjes shefat e OZN-se lokale, sekretaret e komiteteve te partise, komandantet e brigadave e bataljoneve, por edhe njesite speciale te perzgjedhura nga OZN-a.
    Kurse, nder oficeret dhe drejtuesit tjere te pushteti qe morren pjese ne krime kuder popullit shqipetar, pos te tjereve, ishin edhe Bashko Çekiqi, Millutin Paviqeviqi, Vllado Popoviqi (icily njihet si likujdator I shume shqipetareve dhe kuadrove patriotike te gjilanit me rrethine), pastaj Gjoka Pajkoviqi, Bogolub Radiqi dhe Vllado Dashiqi, officer te UDB-se. Keta, me theks te vecante, u dalluan per keqtrajtimin e popullit shqipetar ne aksionin per mbledhjen e armeve, aksion ky I njohur ne popull si “aksioni I armeve”, ne krye te te cilit qendonte vete Aleksander Rankoviqi, bashkpunetoret e te cilit s`lan gje pa bere mbi popullin e pa fajshum te Rrafshit te Dugagjinit dhe per gjithesisht ne hapesirat te mbetura nen Jugosllavi.
    Duke I pare keto padrejtes, gjenocidin, terrorin e vrasjet ne mase qe beheshin para syve te udheheqesise shqipetare, ne muajin nentor te vitit 1944, ata krijuan nje komision shqipetar, icilir perbehej nga Aqif Lleshi, me vone deputet ne Ansamblene Federative te Jugosllavise ne Beograd, Nexhat Agolli, nenkryeminister I Maqedonise dhe Rexhp Zajani.
    Ata shkuan te LLazar Kolishevski, icili me vone de to jet kryeminister I Maqedonise, per t`u ankuar lidhur me masakrat dhe terrorin qe po ushtrohej mbi popullin shqipetar. Kolishevski icili ishte edhe komandant I koparmates se I-r maqedonase. Delegacionin shqipetar Apostolski e priti me keto fjale: “kjo nuk eshte gje, eshte nje pastrim qe bejme ne kuader te punes dhe keshtu dote vazhdojme. Ju pot e doni ankohuni me lart”.
    Vijon...

  4. #844
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ishte kjo kohe kur prej Kumanoves e Tetoves, ne nentorin e vitit 1944, ishin pushaktuar mese 1000 shqipetare pa iu bere gjygj fare. Edhe ne Mitrovice kur ka hyre brigade e lV e “Kosmetit” jane pushkatuar mbi 2000 shqipetare, vetem nga qyteti.
    Kurse gjat hyrjes se forcave partizane per te
    Dyten here ne qytetin e Gjilanit, ishin pushkatuar pa gjygj mbi 1000 shqipetare. Ndersa, me rastin e “clirimit” te qyteteve, veqanarisht ne Gjilan me rrethine, mendohet te jene vrare 8000 shqipetare. Ne organizimin e kesaj masakre kan marre pjese Sima Mileniqi, Vllado Popoviqi, Lubo Shotra etj. Kjo gjendje ishte perseritur net e gjitha qytetet e Kosoves. P.sh: Ne Skenderaj ishin gjetur mbi 250 vete te mbytur me sopata e bajoneta, te cilet I kishin mbytur burgjeve dhe I kishin hedhur ne periferi te qytetit. Ne kete periudhe mbi 200 shqipetare te tjere ishin pushkatuar ne vendin e quajtur “Taukbashqe” ne Prishtine, Shum prej tyre atdhetar ne ze.

    Vijon...

  5. #845
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Planet për shafrrosje përfshijnë likujdimet e figurave të larta

    Ne vitin 1944 ne stacionin e Monopolit te duhanit ne Tetove, qarqet e OZN-se kishin mbyllur brenda mbi 10 000 shqipetare ne mensin e te cileve kishte edhe pleq, gra e femije. Vetem brenda nje nate u pushkatuan mbi 1200 vete, kurse te nesermen u pushkatuan edhe 20 te tjere

    Oficeret e OZN-se kishin zgjedhur mbi 5000 djem shqipetar te cilet I moren kinse per t`I inkuadruar ne brigadat partizane, perkatesisht ne brigaden e lV te Maqedonise ne Shkup. I inkuadruan permes kolonelit Marko Jelivic ne bashkpunimin me oficeret tjere te divizioneve maqedonasase. 300 prej ketyre djemeve, qe nga ajo dite I zhduken pa gjurme. Ne vitin 1944 ne stacionin e Monopolit te duhanit ne Tetove, qarqet e OZN-se kishin mbyllur brenda mbi 10 000 shqipetare ne mensin e te cileve kishte edhe pleq, gra e femije. Vetem brenda nje nate u pushkatuan mbi 1200 vete, kurse te nesermen u pushkatuan edhe 20 te tjere.
    Gjat ati viti vetem ne fshatin Zajas te Korces OZN-a vraku 320 shqipetare. Me 26.11.1944, ne Gostivar OZN-a pushkatoi, pa ndonje arsye me shum se 20 shqipetar te pa fajshem. Keto vrasje u bene me urdher te shefit te atehershem te OZN-se se Gostivarit, Tafik Andro Grueski nga fshati Mavrove, icili me vone sherbeu si oficer ne Ministrine e Puneve te Brendeshme te Maqedonise. Bashkpunetor ne ket vrasje ka patur komandanitn e atehershem te komabdes se vendit te Gostivarit, Mitko LLiev.
    Edhe Kazerma e Gostivarit, ka fundi I vitit 1944 ishte shenderruar ne burg nga OZN-a. Atje kishin burgosur me shum se 5000 shqipetar, njerez te ma fajshem te marre nga fshatrat e rrethines se gostivarit. Ne muajin nentor, vetem brenda nje dhjetediteshi, jane pushkatuar me shum se 300 prej tyre. Titistet I nxirrnin jasht qytetit, I detyronin t`I hapnin vete varret e tyre edhe pastaj I pushkatonin oficeret te zgjedhur apostafat per kete pune nga OZN-a. Dy oficeret me te dalluar ne kete krim ishin Lupce Gjinevski nga rrethi I Kercoves dhe Petro Kitanovski.

  6. #846
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KQ I PKJ-se, harton projektet per ndarjen administrative te pushtetit ne Kosove

    Per ta mbajtur nen sundimin dhe per ta shkomebetarizuar e asimiluar ne afat sa me te shkurter popullin shqipetar, ne fund te janarit te vitit 1945, KQ I PKJ-se, kishte hartuar dy projekte per ndarje administrative te pushtetit ne Kosove e ne Rrafsin e Dugagjinit. Projekti I pare parashihte qe rrethet Mitrovice, Drenice, Vuqiterrn, Podujeve, Prishtine, Lipjan, Ferizaj, Gjilan e Kamenice te vareshin nga RS e Serbise, kurse Rrafshi I Dugagjinit me rrethet e sotshme Istog, Pej, Gjakove, Rahovec, Prizeren, Dragasg e suharek te vareshin nga RS e Malit te Zi. Nderkaq ne porjektin e dyte, qarqet shoveniste serbe kishin parapar, qe krahina e Kosoves dhe Rrafshit te Dugagjinit t`I aneksoheshin Serbise edhe te shpalleshin “ krahine autonome”. Sic dihet, ne qershore te vitit 1945 u mblosh Kuvendi Krahinor I Keshillit Nacionalclirimtar. Vet sekretari Gjako Pajkoviqi propozoi qe krahina e Kosoves dhe Rrafshi I Dugagjinit te bashkohen me R te Serbise.Mjerisht, ky porpozi u perhaps nga Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Hehmet Hoxha, Xhavit Nimani etj. Qe ne muajin korrik, Kosova u vu tersesisht nen administrim ushtarak.
    Pas kesaj, perparsi e veqant iu menjëherë dhe serbizimit ne gjykatat e qarqeve. Me urdher te drejtperdrejt te Dushan Mugoshes, u hoq gjyqi krahinor, dhe u ben kater gjukatar qarqesh si ne Peje, Prizren,Prishtin dhe ne Gjilan – me qender ne Ferizaj, me q’rast u caktua qe te kater kryetaret te gjyqeve te jen serbomalazeze. Keta ishin : Peter Shoshkiq,Dragan Jakiq,Vojo Stankoviq,dhe Sfetozar Nediq. Kuptohet, edhe ne trevat tjera shqipetare si ne Maqedoni,Mal te Zi etj., titullaret e gjykatave ishin serbomalazeze.
    Ne kete kohe, Gjoko Pajkoviqi, nenkryetra i Keshillit Krahinor bashke me Pavle Joviqeviqin,sekretar ,ai imponuan Keshillin Popullor dy vendime. Njeri vendim ishte heqja e deputeteve Lljaz Cingu , Hysen Thaqi dhe Hilmi Zatriqi nga posti i deputetve, me akuzat e trilluara se “kane lishje me bandat e arratisura “, apo me “armiqte e popullit “ vendimet u merituan menjeher. Ne vend te tyre zgjodhen du sebomalazeze dhe nje shqiptar – Sinan Hasani,I cili u zgjodh ne Keshillin Krahinor , ne mbledhjen e dyte te Asambles Krahirore, te mbajtur me 30 dhjetor 1945. Pas ketij, komunistet shqipetar te Kosoves dhe te trevave te mbetura nen Jugosllvi ,iu pershtaten situates se re. Nje pjese e tyre dalgadale u bene vegla te verteta ne duart e OZN-es, ndihmuanne terrorizmin e popullit te vet.Te tjeret u futen struktuarat e pushtetit dhe ndihmuan konslodimin e tij. Nje pjese tjeter qe nuk u binden u likuiduan fizikisht, u ndeshkuan me burgje shume vjeqare duke eliminuar nga skena politike.
    Ç`eshte me keq: me popullin tone ndodhi nja gje e tmerrshme dhe ende e pashpjegueshme shkencerish. Nga viti 1944 deri 1950, u vran, u persekutuan dhe u zhduken komplet elita e udheheqesve, duke mos I kursyer as ata qe luftuan ne anen a partise komuniste te Serbise, as ata qe luftuan kunder parise te tyre. Pre e ketyre makinacioneve kishte rene Emin Duraku, aneter i Byrose se Komitetit Krehinor te Kosoves , I cili ishte derguar nga PKSH ne Kosove si njeri nder kuadrat me te forta.Fillimisht u kritikua nga Boro Vukmiroviq dhe Pvle Juviqeviq per “shovenizmin” dhe “irridentizem”, e pastaj iu kurdis nje prite net e cilin u plagos, dhe pas 13 ditesh vdes ne spitalin e Prizerenit nga naglizhencat e njerezve te vijes paritake.Ne rrethanat e tilla vritet edhe Zenel Hajdini, ilcii per vite me radhe mbajti gjalle rezistencen ne trevat shqipetare ne Medvegje, Jabllanice e Tupelle. Edhe ky ishte goditur sipas nje skenari te pergaditur me heret. Qellohet pas shpine nga pushka e komisarit te tije gjat nje perleshje me forcat cetnike. Eliminimi I kuadrave atdhetare shqipetare, menjanimi dhe diskualifikimi I tyre nga ana e PKJ-se, vazhdonte me nje mjeshtri te kurdisur nga vet shteti dhe organet sekrete te shteti serb qe aso kohe kishin filluar te njihet si “Jugosllavi e re”.
    Dushan Mugosha dhe rrethi I tije I perdorte edhe disa struktura brendashqipeiatre, per te ngjallur armiqesine permes thashethemeve, meqellim te nxitjes se vllavrasjes edhe armiqesimit te shqipetareve mes veti. Behet fjale per njerezit qe kishin te hapur disa kanale agjenturore ne sherbim te linjave anglezo-gjermano-jugosllavo-italiane, net e cilat kishin qasje edhe organet e OZN-es permes kanaleve te veta.
    Njekohesisht, Mugosha dhe stafi I tije mbante lidhje te rregullat dhe I koordinonin veprimet me formacionet cetnike te Drazha Mihajloviqit.

  7. #847
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në mënyre sistematike likuidohen intelektualet shqipetarë

    Qysh me pare, kuadrat politike shqipetare likuidoheshin ne rrethana te dyshimta duke I perdorur te gjitha format e mundeshme, madje, duke kooperuar edhe me gestapon dhe sherbimin sekret Italian. Më 08.04.1944, u arrestua nga gestapoja Xhevdet Doda, icili ishte denoncuar nga fqinji I ti serb.
    Denoncuesi kishte detyra te larta ne celulat e partise, por punonte dhe me organet e gestapop. Prapa shpine u likuidua po ate vit edhe komisari edhe patrioti I shquar Meriman Braha. Me nje mjeshtri te madhe u realizua edhe asgjesimi I njerit nder shtyllat e luftes, Hajdar Dushi, likuidimi I te cilit u be ne Kalane e Dodes, me 22.09.1944. Ne Konferencen e Bojanit, Hajdar Dushi, kishte shtruar aq fuqishem edhe ne menyre bindese ceshtjen e bashkimit kombetar me Shqiperine.
    Fatin e kuadrave te lartcekura e pesuan edhe Sadik Pozhegu dhe Rashit Deda, te cileve, Dushan Mugosha ua kishte pergaditur kurthet e fshehta per te rene ne to. Viktime e ketyre kurthave dhe e terrorit ndaj kuadrave shqipetare kishte rene edhe veprintari dhe patrioti I shquar Abdullah Presheva, te cilin e helmojne dhe me pas vdes ne spitali e Shkupit.
    Nga repartet e OZN-es u likujdua edhe Emrush Miftari, atdhetar dhe luftetar I paepur per mbrojtjen e shqipetareve nga cetniket sherbomalazeze. Ne vitin 1943, kishte ngirtu zerin kuder masakrimit te mbi 3000 burrave, grave dhe femijeve ne krahinen e Bihorit, dhe kerkonte me ngulm zbatimin e vendimeve te Bujanit.
    Emrush Miftari, nga qarqet e Shtabit Krahinor u konsiderua si “anarchist” dhe “bashkpunetor I sherbimit britanik”. Per keto arsyeje Emrush Miftari u arrestua ne fillim te vitit 1945 dhe I zhduk nga grupi sekret I OZN-es. Ket grup ne rastin konkret, e drejtonte Spasoje Gjakoviqi, icili Emrush Miftarit nuk ia la as gjurme varri.
    Per shkak qe nuk iu nenshtrua tradhetis jugosllave dhe nuk ra ne grackat e saj, nga organet e OZN-es, u likuidua edhe Arsim Luzha nga Drenica, ilici me par kishe shkuar ne Beograd ne kuader te nje delegacioni te shqipetareve te Kosoves per te diskutuar me Titon rreth fatit te kosoves. Pas ati takimi, me 09.04.1945, gazeta “BORBA” e Beogradit, shkruante se “ Kuvendi I Serbise e miratoi ”deshiren” e popujve te Kosoves per aneksimin e saj - Serbise’’.
    Duke theksuar se pothuajse gjysma e atyre delegateve (nente prej tyre), qe kishin marre pjese ne takimin me Titon, per te diskutuar per ceshtjen e Kosoves, me vone ishin zhdukur pa gjurme pa varr…
    Ne kete kohe Rifat Berisha si z/v kryetar I Keshillit Krahinore dhe Kryetar I Frontit Popullor, dote vritet tradhetisht nga organet e OZN-es, ne qershor te vitit 1949. Trupi I ketij vigani u gjet I vrare ne breg te lumit Puhoc te Gjakoves, bashke me trupat e Islam Brahimit edhe Mustaf Berishes, te vrae tradhetisht nga njesiti I UDB-se icili drejtohej Çeda Topalloviqi dhe bashpunetori I tije Ismajl Gajraku. Edhe vrasjet e Hajdar Dushit, Rashit Osmanit dhe Sadit Pozhegut e kane nismen pikerisht te tradhetia serbomadhe.

  8. #848
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Gjueti shtrigash


    Ditët po kalojnë dhe telenovela “Bllaca” nuk po pushon së terrorizuari qytetarët e Kosovës. Skenari, në dukje i sajuar, tashmë po bëhet gjithnjë e më transparent, sepse, në plan të parë, është fushatë e koordinuar komprometuese e armiqësore ndaj UÇK’së dhe, në plan të dytë, mjet i ndyrë i luftës politike për pushtet, si dhe skenar destabilizimi për Republikën e Kosovës në një situatë kaq të ndjeshme, të brishtë, po edhe vendimtare.



    Lufta subversive, diskredituese dhe armiqësore e shërbimeve nacionaliste serbe kundër UÇK’së, nuk është befasuese as kësaj radhe, por befasues janë fortafolësit e saj në Kosovë, siç po e dëshmojnë veten disa media, me zellin e tyre dhe disa individë zevzekë, që po e shpërdorojnë këtë skenar të shpifur në luftën e tyre për pushtet.



    Kësaj radhe po i paraqes vetëm disa qëndrime e komente lidhur me këtë skenar, duke u bazuar në përvojën e së kaluarës dhe njohjet e grumbulluara gjatë angazhimit tim.



    1.



    Jam më se i bindur se tipa si krimineli Nazim Bllaca (nëse është e vërtetë vetakuza e tij dhe jo sajesë) nuk kanë qenë pjesëtarë të SHIK’ut, të udhëhequr nga (bashkë) veprimtari i devotshëm e patriot, Kadri Veseli. Pra nuk ka asnjë mundësi të ketë qenë ai pjesëtar i SHIK’ut të UÇK’së. SHIK’ut të mirëfilltë nuk mund t’i vishen veprimtari kriminale, ngase në të nuk janë rekrutuar të tillët. Siç e njoh unë bashkëveprimtarin Kadri Veseli, që nga viti 1990, ai nuk do të udhëhiqte SHIK’un që do të ekzekutonte “arkiva të gjalla”, ish’UDB’shë madhorë, siç qenë kryeudbashët Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi, ngaqë atij do t’i interesonin informatat e tyre për infiltrimet e spiunëve serbë në “alternativën kosovare”, në LPK dhe në UÇK, si dhe këshillimet e tyre profesionale, pavarësisht bëmave të tyre në të kaluarën (nëse kanë bërë, ta zëmë krime, duke mos iu përmbajtur ligjeve përkatëse të KSA të Kosovës). Zhdukja e këtyre dy kryeudbashëve, që i përmend “ekzekutori” ose “bashkekzekutori” Bllaca, (po e morëm si të mirëqenë vetakuzën e tij), më së shumti u ka interesuar shërbimeve nacionaliste të Serbisë, që të mos i zbuloheshin spiunët e saj aktivë në Kosovë. Po ashtu, edhe spiunëve shqipfolës të shërbimeve serbe, do t’u interesonte vrasja e tyre, nga frika se nga ato “arkiva të gjalla” do të dekonspiroheshin ata të sojit dhe sorollopit të kamufluar si patriotë e çlirimtarë.



    2.



    Publikimi i sforcuar i “rastit bllaca” nga disa media dëshmon se ato janë të nxitura kryesisht nga përcaktimi i tyre i kryehershëm armiqësor e hakmarrës ndaj UÇK’së. Është pikërisht kjo fushatë e tyre entuziaste që ma përforcon bindjen se të tilla media komandohen nga kuadrot e dikurshëm të LKJ’së dhe UDB’së; nga “pjella” e tyre, si dhe nga disa “kozmopolitë“ mjeranë që po u shërbejnë padronëve të këtyre zhurmuesve. Argument kokëfortë për këtë vlerësim është konstatimi i tyre apriori, se krimineli Bllaca ishte pjesëtar i SHIK’ut dhe se nga SHIK’u i ka marrë urdhëratë për të bërë krime. Këto media e bënin këtë me zell dhe vetëkënaqësi, duke e shfrytëzuar rastin për të shfaqur hapur përcaktimin e tyre armiqësor e hakmarrës kundër UÇK-së.



    Atyre u ka prirë ky përcaktim që kur është formuar UÇK’ja. Ndonjëherë e kanë shfaqur më hapur, ndërsa në më të shumtën e rasteve paksa më të kamufluar. Në këtë lajthitje ndonjëherë ka rënë edhe ndonjë medie që nuk e kishte përcaktim armiqësinë ndaj UÇK’së, por që nuk e ka përballuar trysninë mediale të zhurmuesve oponentë dhe agresivë medialë që e trumbetonin ag e terr skandalin “Bllaca”. Këto media nuk u treguan aspak të zellshme, ta zëmë, kur në Pejë u kapën në vepër dy ekzekutorë mercenarë nga Tropoja, të cilët, sikundër edhe krimineli Bllaca, rrëfyen se kanë bërë disa vrasje të ish’ushtarëve të shquar të UÇK-së në Dukagjin, për një honorar prej vetëm 5.000,- eurove për secilën vrasje.



    Këto media e kaluan pothuajse në heshtje faktin kur ata dy kriminelë i liroi gjyqtari Ukë Muça, me arsyetim se mungonin provat (sado që në popull flitej se për këtë “mungesë provash” ai ishte shpërblyer me 150 mijë euro)! Për të argumentuar vlerësimin tim se disa media nuk u nxituan për ta bërë fakt të kryer “dëshminë“ dhe vetakuzën e Bllacës vetëm për të rritur shikueshmërinë dhe lexueshmërinë, por se e kishin mirëpritur krahëhapur “rastin bllaca”, në rend të parë, për të shprehur tashmë hapur armiqësinë e tyre ndaj UÇK’së, po e ilustroj edhe me një argument shëmbëllimi:



    Ta zëmë se unë do të sajoja rrëfime para videokamerës dhe do t’i shumëzoja në CD, si dhe disa incizime telefonike, ku do të vetakuzohesha se kam qenë pjesëtar i shërbimit pro LDK’së, “Sigurimit të Atdheut” dhe se me urdhër të Ramë Marës dhe Genc Kelmendit (udhëheqës të atij shërbimi) kam vrarë ish’ushtarë të shquar të UÇK’së. Pastaj këto incizime do t’ia jepja fqinjit tim Hajredin Kuçit (nëse do të pranonte) për t’i plasuar përmes seancave në Parlament. Sigurisht që këto media do të më akuzonin si “prodhim” të SHIK’ut ose UDB’së. Do të ndodhte kështu, sepse një sajesë e tillë nuk do t’u shkonte për shtat në përcaktimet e tyre politike. Për këtë jam më se i bindur. Pra, që nga viti 1993, këtyre mediave nuk u janë dhimbsur njësoj, sikur kur janë vrarë kuadro të LDK’së dhe të UDB’së (të cilët, për bindjen time, i kanë vrarë kriminelët e shërbimeve serbe për të nxitur huti e grindje midis nesh) dhe kur janë vrarë kuadrot e LPK’së e të UÇK’së (të cilët, po për bindjen time, i kanë vrarë kriminelët e shërbimeve serbe për të shtypur kryengritjen tonë aktive dhe të armatosur dhe për të futur sërish huti e grindje midis nesh). Prandaj, ky lloj angazhimi i disa mediave, fatkeqësisht në përmasa goxha dominuese, as në rastin “Bllaca” nuk ka qenë aspak profesional, por i dominuar dhe i diktuar nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj UÇK’së.



    3.



    Me trishton angazhimi i disa parlamentarëve dhe liderëve partiakë, të cilët i bënë jehonë dhe e mirëpritën rastin “Bllaca” për ta shfrytëzuar në luftë për pushtet, pa pritur hetimet që kishin filluar qëmoti, në “heshtje”, EULEX’i dhe organet përkatëse të Kosovës. Gjithashtu më trishtoi qëndrimi “pasiv” i EULEX’it dhe i policisë se Kosovës, që i lanë aq shumë hapësirë kriminelit Bllaca për të irrituar e neveritur qytetarët tanë. Edhe psikologët dhe psikiatrit e Kosovës nuk mbajtën qëndrim qytetar e profesional me heshtjen e tyre për të komentuar paraqitjet e Bllacës.



    Së fundi:



    Shpresoj se EULEX’i nuk do të bazohet për rastin “Bllaca” vetëm në “të dhënat” e organeve të Serbisë (në bazë të protokollit të bashkëpunimit me policinë e Serbisë); Shpresoj se organet përkatëse të Republikës së Kosovës nuk do të bëjnë sehir, me arsyetim se rastin po e shqyrton EULEX’i; Shpresoj se politikanët e Kosovës nuk do ta (sh)përdorin rastin “Bllaca” në luftën e tyre për pushtet; Shpresoj se rasti “Bllaca” nuk do të prodhojë armiqësi eksplozive, sidomos ndërmjet anëtarëve fanatikë të partive dhe tifozëve fanatikë të liderëve të tyre!



    Duke e mbyllur këtë opinion, shpreh keqardhje për pjesëtarët e familjeve të të vrarëve dhe uroj që ata të mos nguten me urrejtje ndaj ish’ushtarëve dhe eprorëve të vërtetë të UÇK’së, por të presin që të zbulohen kriminelët e vërtetë dhe urdhërdhënësit e tyre për të gjitha vrasjet e shumta në Kosovë, të pazbuluara dhe të padënuara. I siguroj ata, me keqardhje, se kjo fushatë e sforcuar e disa medieve nuk po bëhet për shkak se u janë dhimbsur të vrarit, dhe as për të ndihmuar zbulimin e kriminelëve të vërtetë (dorasëve dhe urdhër-dhënësve) dhe dënimit meritor të tyre, por e bëjnë vetëm për të prodhuar armiqësi në mes të shqiptarëve, më konkretisht në mes të “krahut të paqes” dhe “krahut të luftës”.

  9. #849
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Odiseja e "transplantit të organeve"


    "Ne nuk kemi dëshmi të tjera për Shtëpinë e Verdhë në Kukës. Nëse ky dëshmitar deklaron se atij i është marrë veshka, do të na ndihmonte shumë", kështu ka deklaruar një prej pjesëtarëve të BIA-s, në përpjekje për të bindur dëshmitarin shqiptar që të japë deklaratë të rreme për akuzat e ngritura se gjoja në një shtëpi në Kukës pjesëtarët e UÇK-së, në mënyrë të organizuar, kanë bërë transplantime të organeve të trupit, të cilat më vonë i kanë shitur.

    Ky pjesëtar i BIA-s ka deklaruar se nuk kanë asnjë dëshmi tjetër. Ata po provonin shansin e fundit. I gjithë ky komplot është demontuar prej Policisë së Kosovës, që kanë arritur ditë më parë të kapnin pjesëtarët e Shërbimit Inteligjent Serb në flagrancë, duke dashur të paguanin dëshmitarët.

    Kjo do t‘i forconte së tepërmi dyshimet, që për këtë rast kishte ngritur ish-kryeprokurorja e Hagës, Carla del Ponte, në librin e saj autobiografik, "Madame Prosecutor" (Zonja prokurore). Ajo ka raportuar se ekipi i saj për krime lufte në OKB kishte marrë disa të dhëna se 100 deri në 300 serbë janë zhdukur apo rrëmbyer menjëherë pas konfliktit në Kosovë, në vitin 1999.

    Sipas saj, ata ishin dërguar në Shqipëri, ku u janë transplantuar organet dhe më pas janë vrarë. Mendimin e saj kundër UÇK-së, edhe më shumë e kishin forcuar gazetarë të BBC-së, të cilët në reportazhet e tyre kanë cituar persona anonimë, të cilët kinse kanë rrëfyer për mizoritë e supozuar të pjesëtarëve të UÇK-së ndaj pengjeve serbë, shqiptarë, romë etj.

    Rreth një javë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të BIA-s në Kosovë dhe pas publikimit të transkriptit nga gazeta "Express", zyrtarë të institucioneve kosovare, udhëheqës të ish-UÇK-së, analistë etj., thonë se akuzat që janë bërë për transplantim organesh nga pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë qenë edhe një tentim tjetër i Serbisë për prishjen e imazhit të luftës së fundit dhe stopimin e njohjeve të shteteve të reja për pavarësinë e vendit.

    Njëri nga ish-udhëheqësit e UÇK-së në rajonin e Dukagjinit, Naim Maloku, pohon se investimet materiale të Serbisë në këtë drejtim janë të shpenzuara kot, pasi, sipas tij, nëse ky mision i BIA-s do të vazhdonte edhe më tutje, i vetmi dëmtim që do t‘i bëhej Kosovës ishte stopimi i dinamikës së njohjeve nga shtetet për pavarësi. Sipas Malokut, organizmat ndërkombëtarë kanë qenë në dijeni se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

    "Mendoj se të gjithë liderët në Kosovë kanë qenë unikë për sa u përket akuzave të Carla del Pontes. Që në fillim është ditur se nga këto akuza nuk do të ketë asgjë. Këtu janë shpenzuar qindra mijëra euro për të gjetur dëshmitarë të rremë. Ndërkohë, përfundimi i hetimeve lidhur me akuzat është ditur. Nuk kanë arritur të kenë ndonjë rezultat, sepse nuk ka pasur ndonjë krim të tillë nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së", thotë Maloku.

    KMDLNJ-ja thotë se edhe para se të arrestoheshin tre serbët, pjesëtarë të BIA-s, ka qenë e ditur se ai pohim është një shpikje e pastër nga kundërshtarët e UÇK-së. Sipas saj, që nga fillimi është ditur se këto akuza nuk do të shpinin askund.

    "Është ditur që nga fillimi se akuzat e Pontes dhe disa të tjerëve janë të pabaza", thotë Behxhet Shala, drejtor i KMDLNJ-së.

    Sipas tij, me arrestimin e tre pjesëtarëve të BIA-s, Policia e Kosovës ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi ai thotë se pavarësisht faktit që është ditur se akuzat janë të pabaza, BIA-ja do t‘i përdorte argumentet e rreme për të dëmtuar imazhin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

    "Ende nuk jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është ky sukses i Policisë së Kosovës, sepse kanë parandaluar një veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm, kanë parandaluar sigurimin e fakteve, që edhe pse krejtësisht të rreme, ato do të mbështetnin akuzat e Pontes, të Serbisë dhe të ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar të fillojnë hetimet për transplantimin e trilluar në Shtëpinë e Verdhë në Kukës", thotë Shala.

    Sipas tij, me arrestimin e tre pjesëtarëve të BIA-s, shihet se ka qenë një planifikim i qëllimshëm dhe se Serbia po investon qindra mijëra e miliona euro, për të gjetur dëshmitarë të rremë dhe për të akuzuar të tjerët për krimet që i ka bërë vetë.

    Në anën tjetër, KMDLNJ-ja thotë se Kosova ka me mijëra fakte, mirëpo nuk është në gjendje që t‘i tregojë botës se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

    Megjithatë, KMDLNJ-ja thotë se është shumë e rëndësishme që të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve nga lufta në Kosovë, duke përfshirë edhe dhjetëra serbë, të cilët konsiderohen të zhdukur që nga viti 1999.

    "Dikush duhet të japë informacione për serbët e zhdukur, sepse ka mbetur e pandriçuar kjo çështje, e cila ka krijuar një mundësi për spekulime, që në mënyrë mjeshtërore e ka keqpërdorur Carla del Ponte", vlerëson Shala.

    Ekspertë të drejtësisë thonë se tentimet e Serbisë për të njollosur luftën e fundit, sikurse rasti i BIA-s, tregon qartë dëshpërimin e Serbisë në përpjekjet e saj që të prishin imazhin e udhëheqësve të UÇK-së, e të cilët sot janë në krye të institucioneve të Kosovës dhe në partitë në opozitë.

    "Serbia ka humbur adutet e saj në tregimin që ka bërë nëpër botë të përrallës se gjoja shteti i Kosovës ka liderë që kanë qenë drejtues të UÇK-së, e që janë të përfshirë në krime të tmerrshme që i ka bërë elita e UÇK-së", thotë Tomë Gashi, këshilltar i Kryeministrit për drejtësi.

    Sipas tij, loja është edhe më e zjarrtë, kur pritet që për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë të merret vendim këshillëdhënës i Gjykatës së përhershme të Drejtësisë në Hagë.

    "Është një çështje e luftës mediale, që Serbia ka investuar në këto dhjetë vitet e fundit dhe që ne mjerisht e kemi injoruar. Askush nga udhëheqësit e Kosovës nuk ka qenë kundër hetimeve, pasi rezultati i këtyre hetimeve është ditur dhe më mirë të shpenzohet energji në hetimet se kush nga serbët ka vrarë mbi 15000 mijë civilë kosovarë në luftën e fundit", thotë ai.

    Qeveria e Kosovës edhe një herë ka ripërsëritur se ekzekutivi përkrah çdo hetim të pavarur dhe të drejtë në rastin e akuzave për transplantim organesh nga ish-pjesëtarë të UÇK-së.

    "Ne jemi për hetime të plota, të pavarura dhe të drejta, pa marrë parasysh se ndaj kujt janë në këtë rast; ne kemi shprehur mendimin atëherë dhe e përsërisim përsëri se lufta jonë ka qenë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe njerëzit e luftës i kanë respektuar të gjitha të drejtat", thotë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

    Kuçi ka vlerësuar se qeveria e Kosovës ka pasur bindjen më herët se akuzat kanë qenë vetëm një spekulim.

    "Ne presim organet e hetuesisë që të japin fjalën përfundimtare", rrëfen ai.

  10. #850
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LUFTA E SERBISË KUNDËR UÇK’së NUK KA TË NDALUR

    As pas kapitullimit dhe humbjes së turpshme të luftës në Kosovë, në Qershor të vitit 1999, as tani 10 vjet pas asaj humbje të përjetshme, Serbia nuk heq dorë nga lufta speciale, jo vetëm mediale dhe virtuale kundër Kosovës. Paralajmërimet e kreut politik, institucional dhe fetar të Serbisë se Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njohë Kosovën, po manifestohen me shantazhe të shumta dhe në forma e metoda agresive, ndër më të ndryshmet.

    Mentaliteti i indoktrinuar serb me historinë e falsifikuar, pretendimet gjenetike të kësaj race për pushtim dhe hegjemoni, urrejtja e egër pse jo edhe barbare kundër të gjithë fqinjëve, e sidomos kundër shqiptarëve, myslimanëve boshnjakë, kroatëve, (në të kaluarën edhe kundër bullgarëve, hungarezëve e rumunëve), jep për të kuptuar se serbët nuk hanë bukë për të jetuar, por jetojnë për të pushtuar, përgjakur dhe masakruar të gjithë ata që nuk janë serbë dhe që nuk duan dhe nuk kanë kurrfarë arsye të jenë të tillë.

    Ditë më parë, gjykata ndërkombëtare e Hagës shpalli fajtor dhe dënoi dy serbë, të cilit kishin djegur në zjarr 115 myslimanë gjatë kohës së luftës në Bosnje e Hercegovinë. Ky është vetëm njëri nga qindra e mijëra rastet e tilla, ku tregohet fytyra e vërtetë e serbëve të çoroditur dhe të edukuar për krime, dominim mbi të tjerët dhe pushtim. Nuk mjafton të përmendim krimet e shëmtuara në Srebernicë, në prani të ushtarëve paqeruajtës, kryqëzatorë të Evropës, pastaj krimet sidomos në Vukovar të Kroacisë, ku serbët rrafshuan për tokë qytetin, duke vrarë madje edhe të sëmurët dhe mjekët e spitalit, krimet në Kosovë, (Reçak, Abri, Meje, Krushë, Izbicë dhe në më shumë vende të tjera), të cilat popullata liridashëse e kësaj ane nuk i ka harruar, as do t’i harrojë ndonjëherë, ashtu sikur dhe krimet e shumta e të panumërta që kanë kryer serbët gjatë më shumë se 80 vjet të sundimit të tyre barbar në Kosovë.



    Do të gjendet dikush madje edhe në vendin tonë që, në emër të një humanizmi deklarativ do të thoshte se nuk duhet të identifikohen të gjithë serbët me krimet e tyre. Natyrisht, jo qind për qind e serbëve janë vrastarë e kriminelë, por nuk duhet harruar faktin se populli serbë ka përkrahur dhe ka mbështetur unanimisht krerët që kanë nxitur dhe kanë luftuar për pushtim e dominim. Nuk duhet harruar faktin se Milosheviqi ishte zgjedhur kryetar me votat e shumicës dërrmuese, ndërsa politikën e tij kundër Bosnjës, Kroacisë dhe kundër Kosovës, e kishin përkrahur 95 për qind e serbëve, ashtu sikur e kishin përkrahur dikur gjermanët, Adolf Hitlerin.



    Serbët, pa dyshim se janë popull i inkriminuar në shumicën e tyre dërrmuese dhe ata ende nuk po arrijnë ta kuptojnë se pretendimet e tyre për pushtim dhe dominim kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ata, nuk po arrijnë të mësohen se nuk ka më Serbi të madhe, që do të shtrihej nga Vjena në Stamboll, se nuk ka më as Jugosllavi të popujve sllavë e jo sllavë, të cilët kishin jetuar nën sundimin barbar të serbëve, se nuk ka më as union të Serbisë me Malin e Zi, se Kosova është shkëputur përgjithmonë nga sundimi dhe pushtimi serb, se do të shkëputen në ardhmen edhe Sanxhaku e Vojvodina dhe nuk do të ketë më Serbi të ndërtuar mbi gjakun e popujve të tjerë. Vetëm kur Serbia të kthehet në Pashallëkun e Beogradit, vetëm kur serbët të tubohen në territorin e tyre etnik, Nish-Beograd, atëherë ata do ta kuptojnë jerminë dhe ëndrrën e tyre shekullore.



    Aktualisht, serbët, sidomos regjimi në Beograd, ndodhet i traumatizuar nga humbjet që konsiderohen tejet fatale, sikur është humbja e “djepit” të tyre. Dhe fajtorin kryesor për humbjen më të madhe në historinë e tyre skëterrë e konsiderojnë UÇK-në dhe Qeverinë aktuale të Kosovës, që shpalli pavarësinë, të cilën deri tani e kanë njohur 62 shtete të botës demokratike, në mesin e tyre edhe fuqia më e madhe e botës, Amerika. Pikërisht sepse UÇK-ja u shkaktoi serbëve plagë të tilla të pashërueshme mu në zemrat dhe në mitologjinë e tyre të delirit të jermisë, Serbia nuk e ndalon dot luftën, qoftë edhe virtuale kundër kreut të luftës së UÇK-së.



    Afishimi, në disa gazeta i emrave të disa eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të anatemuar nga Beogradi ( afishime këto të pranishme në portalet serbe dhe proserbe në internet qysh nga viti 2000), akuzat për gjoja krime lufte të mbështetura në paditë e kohës së regjimit të Milosheviqit, riaktualizimi i këtyre dosjeve edhe nga segmente proserbe të EULEX-it “për sundimin e ligjit në Kosovë”, përkrahja që po merr kjo fushatë nga forcat antishqiptare projugosllve, të ringjallura në Kosovë dhe shumë të si bashkëpunëtorë të përjetshëm të të huajve, ka krijuar një situatë tensioni në vend, e cila fare lehtë mund të marrë kahe të rrezikshme. Regjimi i Beogradit, i cili sa i përket UÇK-së dhe Kosovës nuk ka ndërruar aspak, do të mundohet që përmes nëntokës e mbitokës së vet në Kosovë ta tensionojë edhe më tej gjendjen, sidomos në veri të vendit dhe në tri komunat shqiptare të Kosovës Lindore. Lufta e Serbisë kundër UÇK-së nuk ka të ndalur, ashtu sikur nuk do të ndalet kurrë edhe lufta e UÇK-së kundër pretendimeve barbare, pushtuese dhe hegjemoniste serbe.

  11. #851
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Po e sjell nje material qe eshte duke qarkullue neper faqe te interenetit ne emer te nje shoqate qe nuk ekzisone dhe ky material shperndahet ne gjuhen shqipe dhe angleze,
    Ne kte shkrim te gjith personazhet jan imagjinat se asnjeri nuk ekzisone ne ate lokacion ku permendet par ne Lupq te Podujeves
    por qka eshte qellimi i shkrimit ketu
    eshte nje lufte speciale neper media dhe ne interente ne gjuhen shqipe dhe angleze me nje qellim te vetem
    qe njerzit e UCK-se te paraqiten si kriminel dhe njerz te rrezikeshem
    dhe deri me tash pushtetin ne podujeve e ka pas partia LDK qe nuk ka as nje lidhje me UCK sa i per kete anes pozitive
    po nga ana negative ka bere shume kunder UCK-se dhe luftarve te saj
    lexone
    deri ku kan arrite sherbimete sekret serbe neper media me ndihmen e shqipfolsave
    me skenare te pa verteta

    Rasti Imeri



    Një prej rasteve prej më të veqanta dhe me bresëlënëse është edhe tragjedia e familjes Imeri nga Lupqi i Podujevës.Në këtë familje menjëher pas mbarimit të luftës filluan problemet me njerëz që i kishin kontribuar ushtarakisht qlirimit të Kosovës.Rrahim Imeri ishte i martuar me një serbe Danica Petkoviqin.Me këtë grua kishte dy fëmijë Agron dhe Faton Imeri.Danica sipas dëshmive të fshatarëve dhe shumë dëshmitarë që kishim pësuar nga ajo thonë se i shërbente policisë dhe ushtrisë serbe.Punë e saj me policinë dhe ushtrinë serbe nuk dihej zyrtarisht por disi fshehurazi i shërbente në bartje të informacioneve për qdo individë që donte të bënte diqka për Kosovën dhe që shkonte në dëm të serbëve.Ajo këtë tradhëti ndaj Kosovës e bëri para dhe gjatë luftës në Kosovë.Kurse pas mbarimit të luftës ajo iku së bashku me qetnikët,militarët dhe paramilitarët serbë duke mos u përshëndet me asnjë nga anëtarët e familjes ,as me burrin e saj.Nga përvoja e deritashme me popullin serb dim që për atdhë të tyre ata janë në gjendje ta mbysin edhe fëmin e tyre ne djep dhe si duket kjo ishte edhe cilësi e Danicës e cila iku pa gjurmë në serbi duke lënë dy djemët e saj për ti perjetuar shumë sakrifica ,shumë maltretime dhe shumë rrahje për vdekje vetëm e vetëm pse janë gjysmë serbë e gjysmë shqiptar dhe pse janë bijtë e një tradhëtare të madhe siq ishte Danica e cila nuk kurseu asgjë vetëm për të ju shërbyer pushtetit serb.Ndërsa pas luftës për 8 vite me radhë djemtë e saj jetuan në Kosovë të traumatizuar për të pritur se njëher do të qelë një fije shprese dhe njeher e përgjithmon do të kenë mundesin ta gëzoj lirinë e tyre si qytetar të rëndomt.Me mbarimin e luftës filluan edhe përjetimet e familjes Imeri.Njerëz të ndyshëm të maskuar filluan të shkonin të shtëpin e Imeri për ta kërkuar Danicën e siq thonin ata për ta rjepur të gjallë.Por pasi kuptuan se ajo ishte larguar nga Kosova me policin dhe ushtrinë serbe si shumë serbë të tjerë ata filluan me metoda të ndryshme presionin ndaj fëmijëve të Danicës Agron dhe Faton Imeri.Vazhdimisht u vinin letra në emër të ushtrisë qlirimtare të Kosovës(UÇK-së) për ta lëshuar vendin.Pas kësaj kishin filluar të kërcënoheshin edhe me armë në shtëpin e tyre.Dy djemtë ishin në shkollë të mesme dhe vetëm dy vitet e shkollës së mesme i kishin përfunduar dy të tjerat ishte luftë ne Kosovë dhe u deshtë ti ndërpresin.Pas luftës ata me mirëkuptimin e kujdestarit dhe drejtorit të shkollës së gjimnazit në Podujevë paten mundësin ti përfundojnë edhe dy vitet sa ju kishin mbetur por jo si nxënës të rregullt por vetëm me provime.Të dy shkuan në fund të vitit hynë në provime klase dhe i përfunduan(2000-2002).Agron dhe Faton Imeri ishin të papunë për shkakë të sigurisë.Krejt qfarë kanë bërë është është që të dy dilnin për të mbledhur kanaqe dhe shufra hekuri dhe alumini nëpër bërllogje për shitje sa për të mbijetuar dhe siguruar kafshaten e bukës.Kështu vazhdonte jeta e tyre me plotë vështërësi dhe me urrejtje të madhe nga populli dhe nga rrethi ku jetonin.KFOR-i kishte dëgjuar për rastin e tyre dhe vinin nganjëher ti vizitonin duke i dhënë shpresa se do të kaloj kjo frymë dhe do të bëhet mirë.Por pupulli dhe rrethi sa herë që ishin në Kontakt me ta i quani serb dhe pjellë të gruas serbe dhe qdo fjalë poshtruese dhe fyese.të dy ishin në gjendje të papërshkrueshme në një vend ku askush nuk donte ti shihte me sy e sidomos ata që ishin rrahur dhe kishin mbetuar me pasoja nga spiunazhi i nënës së tyre.Ky presion zgjati shumë.Në korrikë të verë 2003 në mbrëmje(marr nga goja e Rrahim Imerit ) kjo familje pësoi një rrahje nga tre përsona të panjohur e të maskuar.E njëjta u përsëritë edhe në verën e 2004 kur të dy vëllezërit kishin dalur për të mbledhue kanaqe,ishin afër lumit LLap mu në mes të ditës ku një veturë me ngjyrë të zezë ishte ndalur dhe nga ajo kishin dalur 4 veta të maskura me shkopë bejsbolli dhe kishin filluar rrahjen e Agronit dhe Fatonit duke i quajtur serb dhe spiun e pjellë e serbisë.Nga kjo tragjedi kishte pësuar infarkt edhe babai i tyre Rrahim Imeri kur i kishte parë të djemtë e tij të llomitur.Një rrahje përsëri të rënd e kishin përjetuat edhe për festën e nëntorit 2006 derisa të dy kishin në qendër të prishtinës dhe si duket dikush nga turma që festonin festën i njihte se kush janë dhe kishte bërtitur këta janë serbë kapni dhe goditni me qka mundeni.Ata ishin të rrahur rënd derisa erdhi në ndihmë policia që nuk ishte larg nga vendi i ngjarjes,por që ishte vonë për Agronin dhe Fatonin që tani më kishin marr të goditura guri dhe grushti.Ndërsa vitin 2007 pritnin që do të jetë edhe më mirë dhe do të filloj një stabilitet dhe një siguri i më e mirë.Por gjatë këtij viti shumë njerëz rrugës i thonin familjes Imeri se ky vit do të jetë përfundimtarë i jetës së juaj.Tani ne do të vijmë në pushtet(ishte fjala për njerëz që përkrahnin partin që ishte dal nga krahu që kishte udhëhequr luftën në Kosovë) dhe ju nuk do jeni më në kosovë por ose lëshoni ju vendin ose do të ju pushkatojmë ne vetë.Kjo edhe ndodhi.Në nëntorin e 2007 fituan forcat radikale pushtetin dhe përnjëher filluam kërcënimet serioze ndaj tyre.Largim ose Pushkatim.Kjo familje duke mos pasur më rrugëdalje dhe duke humbur qdo shpresë për vazhdim të jetës në Kosovë dhe duke mos pasur kurfarë mundësie të integrimit në jetën e Kosovën kishte zgjedhur rrugën e lëshimit të vendit se zgjidhjen e fundit per të ikur nga vdekja e tmerrshme që pritej ti ndodhte.Këtë na tregoi babai i tyre Rrahim Imeri i cili tha:shita shtëpin dhe atë pëllëmb toke që pata vetëm për ti larguar nga ky i mallkuar vendi në të cilin vuajta unë por vuajtën edhe fëmijët e mij për fajin e nënës së tyre që ishte spiune dhe ndoshta edhe për fajin tim që zgjodha si grua atë.Nuk kasha mundësi edhe më herët ti largoja por disi më mbante një shpresë se do të bëhet mire.Por shpresa u shua kur tani pushtetin në Kosovë po e udhëheqin njerëzit e këqinjë njerëzitq që për tetë vite na rrahën dhe nuk patëm vend më(fliste duke lotuar) I pata ata dy djem,të vetmen shpresë të jetës sime,edhe ata nuk pata mundësi ti mbaj afër.Kam mbetë në këtë moshë rrugëve dhe nëpër shoqëri me parat që më mbetën nga shitja e pasuris që pata.Besoj se së paku djemtë e mij atje ku janë(nuk deshi te tregoi vendin dhe shtetin se ku janë vendosur)do të ndihen mirë dhe prap më mban një shpresë se do të jem gjallë edhe njëher vetëm sa për ti parë ata dy zojtë e mijë….Nuk deshi të fliste më vetëm thoshte: zoti se lenë askend pa një derma,ishalla bëhet mirë për të gjithë. Policët e kishin në duar rastin e tyre por kurr nuk kishin mundësi ti ofronin siguri ngase arsyetoheshin se në Kosovë ka qenë luftë dhe qdo luftë dhe pas qdo lufte ka pasoja prej rasteve më të lehta e deri te këto raste si kjo.Ata kanë thënë se ne jemi munduar të bëjmë përpjekje për ti ofruar ndihmë porn e jemi policë dhe ne qdo individi apo qdo familje nuk mund ti rrim 24 orë në shtëpi për të ja siguruar jetën.Por si duket edhe Brenda policisë kishte raste të tilla nga anëtarët e policis ngase kjo u verëjtë menjëhër pas shpalljes së pavarësis së Kosovës shumë policë serb dhe disa që ishin gjysme shqiparë dhe gjysmë serb dhe që i shërbenin policisë së Kosovës e lëshuan të detyruar punën nga frika e ndonjë aksidenti të papritur.

    Ky materjal shumica është marr nga takimi që patëm më RRahim Imerin,babain e Agron dhe Faton Imerit por edhe nga fshatarët që i kishin njohur familjen Imeri nga afër.



    24 mars 2008(shoqata e te rinjeve)

  12. #852
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vrasjet në Tropojë, të lidhura me luftën e UÇK-së

    Degjenerimi i situatës së rendit në Tropojë ka filluar më vonë se në të gjitha qytetet e tjera të vendit. Madje, në atë kohë, kur shteti kishte filluar të ishte prezent në qendrat më të tensionuara, si Vlorë, Berat apo Elbasan, qyteti verior i Bajram Currit filloi të përgjakej. Ekzekutimi i parë është shënuar më 16 qershor 1997, në afërsi të Urës së Milotit, ku makina me të cilën po udhëtonin Fatmir Haklaj, Sokol Haklaj dhe Brahim Rustemi u qëllua në një pritë. Sipas dëshmive, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Skraparit, kishte ardhur në Tiranë së bashku me djalin e xhaxhait, Fatmirin, për të marrë Brahim Rustemin, pasi vëllai i këtij të fundit ishte plagosur aksidentalisht në Tropojë. Sulmi ndaj makinës ka qenë i furishëm dhe, si pasojë, Brahim Rustemi dhe Sokol Haklaj mbetën të vrarë. Pas kësaj vrasjeje, situata në Tropojë vazhdoi e qetë deri më 5 janar të vitit 1998, kur Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri vriten në një pritë në Qafën e Luzhës. Menjëherë pas kësaj vrasjeje, në Tropojë filloi një luftë e vërtetë vëllavrasëse, ku u vranë të paktën 150 djem nënash. Destabilizimi i Tropojës filloi pikërisht atë vit kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte shtuar aktivitetin e saj dhe rritur numrin e sulmeve kundër forcave serbe. Dalja jashtë kontrollit e Tropojës pengonte dërgimin në Kosovë të armëve dhe forcave, të cilat përgatiteshin dhe strehoheshin në këtë vend. Përgjatë gjithë kohës që zgjati lufta në Kosovë, në Tropojë nuk pushuan asnjëherë vrasjet, të cilat kulmuan në vitin 1999. Mes 150 vrasjeve pa autorë është edhe ekzekutimi i Ilir Konushevcit, kryefinancier i UÇK-së, i cili u vra në pritë. Për të realizuar vrasjet në Tropojë u përdorën snajperë, si dhe eksploziv C4.

  13. #853
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ne kohen kur ne Kosove filloi levizja per liri, lufta e UCK-se,Milloshevic mer ne pyetje drejtorin e sigurimit serb te asaj kohe dhe i kerkon te dije se cfar eshte ndermarre per te parandaluar situaten,ky i fundit nder te tjera i pergjigjet se jan investuar mbi 250.000.000 dollare ne Shqiperi… per te dobesuar levizjen separatiste.Eshte normale te mendojme qe dora e zeze serbe ne bashkepunm me tradhetaret e shumt shqiptare,jane shkaktaret kryesore te masakres ne tropoje.

  14. #854
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    VESHKA SHKIJESH APO PSYOPS?

    VESHKA SHKIJESH APO PSYOPS?
    April 19, 2008 by Xha Xhai


    Zhurma shurdhuese rreth disa rrëfimeve të Carla del Ponte-s në librin e vet të fundit “La Caccia”, për kinse trafikimin e organeve të të burgosurve serbë nga UÇK-ja, nuk lejon që të kuptohet mirë se për çfarë është fjala pikërisht; meqë si edhe herë të tjera, një takëm pseudo-patriotësh duan ta shfrytëzojnë edhe këtë rast për të treguar se sa të gatshëm janë për t’u kacafytur me mullinjtë e erës, në favor të çështjes shqiptare. Ndërkohë, memi i mbjellë nga Del Ponte tashmë ka depërtuar në kaosin primordial të informacionit, dhe publiku e ka pranuar si të vërtetë diçka që as gënjeshtër nuk e quan dot; ose një amebë narrative që po shtohet e shumohet falë edhe inercisë perceptive të ligjërimtarëve publikë shqiptarë, shpesh robër skemash interpretative naive, pothuajse aritmetike.

    <!--[if gte vml 1]&gt; &lt;![endif]--><!--[if !vml]--><!--[endif]-->Sipas këtij memi, që nuk është doemos i njëjtë me çka ka rrëfyer Del Ponte në librin e vet, në kohën e trazirave në Kosovë gjatë viteve 1999-2000, UÇK-ja paska transferuar në Shqipëri të burgosur serbë të Kosovës, të cilët janë trajtuar në një klinikë rudimentare në një shtëpi fshati diku në Mat, pastaj u janë marrë organet, që janë trafikuar pastaj me avion drejt një klinike në Turqi, nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

    Sa të ngjarë ka që të ketë ndodhur diçka e tillë?

    Dihet se trafiku kriminal i organeve për transplantim është një business mjaft fitimprurës, sidomos për organizatat kriminale që luajnë rolin e ndërmjetësve midis donatorëve dhe pacientëve që kanë nevojë për organet. Sipas një raporti të WHO të para disa vitesh, sekserët ose ndërmjetësit kërkojnë diçka midis 100,000 dhe 200,000 dollarë amerikanë për transplantim, në një kohë që çmimi i një organi të dhuruar, zakonisht veshkë, luhatet nga 5000 në 1000 dollarë amerikanë.

    Përsëri sipas këtij raporti, në vitin 2003 është zbuluar nga policia, në Afrikën e Jugut, një klinikë ilegale ku brazilianë të vobegtë ofronin organet përkundrejt parave të pacientëve izraelitë të kamur. The Christian Science Monitor pat shkruar një reportazh për këtë çështje, i cili e përshkruan mirë dinamikën e transaksioneve në fjalë.

    Megjithatë, në raste si këto dhuruesit gjithnjë kanë vepruar me dëshirën e tyre, të joshur nga pagesa relativisht e mirë që u ofrohet për organet.

    Përkundrazi, vjedhja e organeve, ose heqja me forcë e tyre nga trupi i viktimave që nuk kanë dhënë pëlqimin për kësi operacionesh, nuk është vërtetuar kurrë dhe konsiderohet si legjendë urbane, edhe pse ka shërbyer tashmë si temë e së paku dy filmave të mirënjohur. Ka të dhëna se Kina është përzier në trafikimin e organeve të të dënuarve me vdekje që janë me shumicë në atë vend, edhe pse autoritetet atje pretendojnë se të dënuarit i kanë dhuruar organet me vullnetin e tyre.

    Në një kontekst të tillë, sikur të zbulohej se në Shqipëri ka pasur një klinikë për vjedhjen e organeve, kjo do të përbënte rastin e parë në botë të verifikimit të një krimi të kësaj natyre.

    Skenari i insinuar nga “informatorët” e Del Pontes është problematik edhe ngaqë si rregull në praktikën e transplantimeve të paligjshme, heqja e organeve nga dhuruesit bëhet në të njëjtën klinikë ku edhe kryhet transplantimi, pse mendohet që krimi i organizuar nuk i ka (ende) mundësitë që t’i bashkërendojë veprimtaritë e çiftimit të organeve si spitalet dhe klinikat e mëdha shtetërore ose private, sidomos në rrafshin global.

    Prandaj, edhe sikur të ketë ndodhur diçka e tillë me persona të nxjerrë nga Kosova, është më afërmendsh që këta persona të jenë transportuar ende të praprekur drejt klinikës ku do t’u përdoreshin organet; dhe që, sipas informatorëve të Del Pontes, ekzistonte diku afër Stambollit dhe përdorej nga pacientë të pasur nga vendet e Gjirit Persik.

    Në një artikull të para pak ditësh, NZZ shpjegonte se hetimin për këtë farë krimi e kishin nisur një grup gazetarësh perëndimorë të mirënjohur për gazetën, të cilët nuk kishin arritur dot të provonin gjë dhe kishin refuzuar pastaj të shkruanin për diçka që nuk mund ta mbështetnin me fakte:

    Die von Del Ponte erhobene Anschuldigung basiert mit grosser Wahrscheinlichkeit auf den Recherchen eines Teams erfahrener westlicher Journalisten,die dieser Zeitung bekannt sind. Laut diesen unbewiesenen Angaben wurde in der Ortschaft Burell im Norden Albaniens eine unbekannte Anzahl Gefangener der UCK festgehalten. Es soll sich bei ihnen um Serben, Kosovo-Albaner und Roma gehandelt haben. Diese Informationen sollen von einem Angehörigen der Rebellen stammen, der die Gefangenen transportiert haben soll. Zwischen dem Sommer 1999 und dem Sommer 2000 sind, immer laut diesen unbewiesenen Informationen, offenbar über 100 Gefangenen Organe entnommen worden. Es handelte sich nach dieser Darstellung um ein regelrechtes «Ausschlachten» der Gefangenen. Die entnommenen Organe sollen anschliessend auf den Flughafen Rinas bei Tirana transportiert worden sein. Dieser liegt in knapp drei Stunden Entfernung von Burell. Weiter seien die Organe nach Istanbul transportiert worden und in einer unmittelbar beim dortigen Flughafen gelegenen Privatklinik den dort vorbereiteten Empfängern implantiert worden. Bei ihnen soll es sich mehrheitlich um wohlhabende Patienten aus Golfländern gehandelt haben.

    Die recherchierenden Journalisten sollen in Burell das Haus ausfindig gemacht haben, in dem diese Operationen angeblich stattgefunden haben. Ebenso wollen sie wissen, dass die sterblichen Überreste der «ausgeschlachteten» Patienten im örtlichen Friedhof beigesetzt worden seien. Weiter kamen die Journalisten bei ihren Recherchen nicht. Sie sollen in der Folge ihre Informationen an das Haager Uno-Tribunal weitergeleitet haben mit der Bitte um Zusammenarbeit. Ihr Interesse war es, dass die in dem Friedhof vermuteten Leichen im Auftrag des Haager Tribunals identifiziert worden wären. Ohne diese Verifikation war das Journalisten-Team nicht bereit gewesen, die sehr ernsthafte, aber nur bruchstückhaft bekannte Anschuldigung öffentlich zu machen.

    Edhe Del Ponte, në librin e vet, e pranon se hetimet e kryera me inciativën e saj nuk dhanë ndonjë rezultat, pavarësisht nga disa shishe ilaçesh dhe garza mjekësore që u gjetën në oborr të shtëpisë në Burrel.

    Artikulli i NZZ saktëson edhe që, mes këtyre personave të zhdukur e që, pas gjase, ishin përdorur për t’u vjelë organet, kishte serbë, romë dhe shqiptarë prej Kosove, çka bie ndesh me pretendimet e propagandës serbe se paska qenë fjala për një operacion të natyrës politike ose raciale. Përshtypja ime është se, të paktën në trajtat që u hetua prej gazetarëve që përmend Del Ponte, operacioni duket më tepër si i ndërmarrë prej Mafias ndërkombëtare, e cila mund të ketë përfituar nga kaosi në Shqipërinë e asaj kohe, për të ngritur një bazë ndërmjetësimi diku në afërsi të Rinasit.

    Nga ana tjetër, shifrat prej 100-200 mijë dollarë për veshkë e ndoshta edhe më të larta për organe më jetike tingëllojnë jashtëzakonisht joshëse për mafiozët pavarësisht nga feja, kombësia dhe raca; dhe me financime kësisoj gjithçka është e mundshme, madje edhe në Burrel.

    Sidoqoftë, e për mendimin tim, këtu ngatërrohen së paku tri gjëra të ndryshme: (1) zhdukja e personave në një zonë lufte dhe spastrimi etnik; (2) përzierja, në trafikun e organeve, e krimit ndërkombëtar të organizuar; (3) operacione gjysmë legale të kryera në territorin shqiptar nga ana e UÇK-së ose e amerikanëve (p.sh. spitale për mjekimin e të plagosurve, ose qendra për marrjen në pyetje të “terroristëve”).

    I ka ditur Del Ponte këto gjëra? Natyrisht që i ka ditur, aq më tepër që insinuimi për një klinikë për vjelje organesh nga robërit e luftës në territorin shqiptar përbën një unicum, ose shtegun drejt një dosjeje krimi që, sikur të ishte provuar, do t’i kish dhënë Del Pontes famë ndërplanetare.

    Po nëse i ka ditur, atëherë ç’kuptim ka përmendja e këtyre gjërave në një libër të vonuar, dhe botimi i këtij libri menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova?

    Unë s’i përgjigjem dot kësaj pyetjeje, por jam shumë i tunduar ta konsideroj gjestin e Del Ponte-s si pjesë të një PSYOPS-i që ka për qëllim të manipulojë opinionin publik në Ballkan dhe gjetiu në botë, në lidhje me fenomenin Kosovë. Për këtë më bën të dyshoj jo vetëm afëria me një legjendë urbane tepër aktuale dhe me impakt emotiv të drejtpërdrejtë, por edhe fakti që kjo histori e rrëfyer nga Del Ponte përzien të vërteta me të pavërteta, në mënyrë të tillë që të vërtetat mund të dalin në shesh tërthorazi gjatë kohës që përgjënjeshtrohen të pavërtetat. Kjo don të thotë edhe që një operacion i tillë manipulues nuk ka aq të bëjë me kosovarët e me serbët drejtpërdrejt, sesa me lojëtarë të tjerë madhorë të pokerit ballkanik…

    Pse PSYOPS pikërisht?

    Së pari, natyra jashtëzakonisht folklorike e rrëfenjës për grabitje organesh në kohë lufte, së cilës tashmë i është vërtetuar pjellshmëria dhe forca mbijetuese në terren. Sa më tepër shndërrohet rrëfenja në psikozë, ose në një copëz jetime informacioni që u futet njerëzve në pavetëdije pa u përpunuar ende nga vetëdija, aq më tepër funksionon grabitja e organeve si kryemetaforë për gjymtimin fizik të njerëzve të pafajshëm, të kapur nga një konflikt i pamëshirshëm; duke ofruar njëkohësisht, sado absurde të duket kjo, një arsye disi të pranueshme ose sado pak qetësuese për vdekjen ose zhdukjen e atyre mijëra viktimave, shqiptare dhe serbe, të luftës në Kosovë. Mendja njerëzore do të bëjë të pamundurën, për t’ia gjetur një arsye vdekjes; meqë vdekja e rastësishme, pa arsye, është tepër tronditëse dhe fyese për t’u pranuar.

    Së dyti, vetë paraqitja e rrëfenjës në mënyrë të tillë, që vërtetimi i fakteve të bëhet sa më i pamundur, për shkak të distancës në kohë, mungesës ose frikësimit të dëshmitarëve, dhe shtresëzimit të burimeve; meqë vetëm fakte të varura pezull midis përgënjeshtrimit dhe verifikimit mund të ushqejnë më së miri legjendat urbane, të tilla si historitë për UFO-t, ose helmimet masive të popullsisë, ose fantazmat, ose satanizmin, ose grabitjen e fëmijëve, ose krimet me sfond seksual. Nëse është kështu, PSYOPS-i i zhvatjes së organeve do të ketë nisur që me vizitën e Del Pontes te shtëpia e verdhë në Shqipëri.

    Pala shqiptare duhet të tregojë kujdes të veçantë në reagimet e veta, për të mos u bërë vegël e verbër e këtij PSYOPS-i, por për t’u përpjekur që t’ia shfrytëzojë momentum-in në favorin e vet. Për fat të keq, kjo kërkon një lloj urtësie që deri më sot duket të na ketë munguar; dhe dëmin më të madh po e shkaktojnë rrahësit e gjokseve patriotike, ose shprehësit profesionistë të indinjatës; ose të gjitha ato barishte të këqia që po përfitojnë nga e drejta e fituar rishtaz, për të vegjetuar lirisht në kopshtet e fjalës publike.

  15. #855
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pa kufij

    Përvoja historika spjegon se nuk ka konflikte të mëdha apo të vogla meqë mund të përhapen shpejt, nëse nuk u paraprihet me diplomaci të fuqishme. Historikisht nuk është aspak e rastësishme që fillet e terrorizmit global janë vazhdimësi e organizimeve të fshehta sekrete dhe terroriste, që nga vrasja e perandorit austriak Franc Ferdinandit, që ishte njëra ndër vrasjet më të mëdha të realizuara nga një organizatë terroriste që shkaktojë edhe Luftën e Parë Botërore. Në një artikull të Michael Shackelford të titulluar "The Black Hand, the secret Serbian Terrorist society", jepë detaje për shtrirjen e terrorizmit serb.

    Fillet janë që nga tetori i vitit 1908, vetëm dy ditë pas aneksimit të Bosnie e Hercegovinës nga Austria. Shumë njerëz disa syresh të ranguar në pozita të larta si ministër, zyrtarë dhe gjeneralë, mbajtën takimin në hallën e qytetit në Beograd. Ata formuan shoqatën gjysmë sekrete "Narodna Odbrana" (Mbrojtja popullore) të cilës i dhanë karakter pansllavist në fokus dhe organizim. Qëllimi i grupit ishte të regrutojë dhe ushtrojë partizanët për luftë të mundshme në mes të Serbisë dhe Austrisë. Ata gjithashtu ndërmorrën një propagandë anti Austriake dhe organizuan spiujë dhe saboterë për të operuar brenda krahinës (provincës) së perandorisë Kjo organizatë terroriste fshehte karakterin e njëmendët duke u koncentruar në edukim dhe propagandë brenda Serbisë, duke u përpjekur ta paraqiste vetën si organizatë kulturore. Propaganda e fuqishme por edhe ndihma shumë e madhe ushtrisë, e xhandarmërisë dhe qeverisë serbe (në prapavi Rusisë) mundësojë krijimin e organizatës së parë terroriste me reperkusione globale, lindjen e "Dorës së Zezë". Dhjetë prej tyre u takuan me 9 maj, 1911 për të formuar "Ujedinjenje ili smrt" (bashkimi apo vdekja), e njohur gjithashtu si Dora e Zezë. Qëllimi kruesor i grupit ishtë formimi i Serbisë së madhe, duke shfrytëzuar dhunën si mjet politik. Dora e Zezë bëntë trajnimin e guerilës dhe saboterëve duke aranzhuar vrasje politike. Dora e Zezë në fillim ishte e organizuar në atë shkalle të 3 deri 5 qelulave, organizativisht dëgëzohej në komitetet e rretheve, në krye të së cilës ishte komiteti qendror në Beograd. Në piramidë të kësaj organizate ishtë dhjetësha udhëheqëse e Komitetit ekzekutiv herë pas herë me më shume ose me më pak anëtarë. Anëtaret e rinjë betoheshin " ...para zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku me veten". Grupet satelite u formuan në Slavoni, Bosnje ë Hercëgovinë dhe Istër. Grupi i Bosnjes u emërua Mlada Bosna (Bosna e Re). Puna e "Narodna Odbrana" (Mbrojtja Popullore ishte mjaft efektive ashtu që më 1909 Austria bëntë presion furioz në qeverinë serbë për të ndale rebelimin. Rusia nuk ishte tërsishtë e gatshme të qëndronte prapa Serbisë pasi që gjerat do të vinin në gremisje, kështuqë Beogradi jashtë vullnetit ishte forcërisht i shtyerë të lëshojë pe. Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e madhe. Propagandimi i krimit dhe terrorizmit shtetëror si akt patriotik përfshinte tërë shoqërinë serbe pa përjashtim, aty këtu dëgjihej zëri i vonuar i ndonjë intelektuali që ishte "zë nga shkretira" për sjelljet devijante të shoqërisë serbe. Shtypi dhe televizioni serb në vazhdimësi "edukon" dhe indoktrinon popullatën me urrejtje patologjike kundër jo serbëve, kjo pasqyrohet edhe përmes rezultateve të anketimit të opinionit serbë të shprehura në përqindje dhe urrejtja kundër të tjerëve është në shkallë shumë të lartë dhe se indeksi i urrrejtjes kundër shqiptarëve arrinte deri në 92%. Rezultatet tregonin se serbët nuk janë të gatshëm të jetojnë në një shoqëri multietnike, kërkesë immediate e BE-së. Eshtë edhe një gjë që shton kokëdhimbjen, është klima e krijuar luftënxitëse, meqë serbët ende madhërojnë krimelët më të mëdhenjë të pas Luftës së Dytë Botërore si heronjë, edhe Graçanica shpesh mbulohej me fotot e krimelëve serb që shkelën ligjet ndërkombëtare duke shkaktuar krime të shumta kundër njerëzimit, si ai në Srebrenicë, por edhe i të tjerëve që kanë mbetur të pazbuluar duke bërë masakrën e Reçakut.

  16. #856
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dora e zezë prapë godet mbi ish-pjesëtarët e UÇK-së

    “Ia putha trupin ende të nxehtë dhe pastaj të vdekur me duar të mia e dërgova në morg”,- ofshante babai i Avniut, Smajli, ndërsa po pranonte ngushëlllimet e vargut të gjatë të njerëzve që nuk kishte të sosur. “Avniu i thoshte të atit: “Nuk e lëshoj kurrë Kosovën dhe do të luftojmë bashkë këtu”. Kur shkoi në luftë, ka qenë shumë i ri, por i ka bërë do punë të mëdha. E kam ndier veten krenare kur dëgjoja se djali im po bën aksione luftarake, kur thoshin “nana e Avnisë“. Ka qenë trim, po s’paska qenë jetëgjatë. Nuk di që ka pasur fjalë më ndokënd kohët e fundit”,- shprehej dje, me një qëndrim malësoreje, edhe nëna e Avniut, Halimja



    Dora e zezë rishfaqet edhe njëherë me tërë ashpërsinë dhe ligësinë e turpshme. Dhe ajo, edhe këtë herë, fshehtas godet tragjikisht mbi ish- ushtarin e njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 21 vjeçarin Avni Elezi, nga Alba e Vogël (ish-Jabllanica) e Pejës, i cili ia kishte ndalur me plumb turrin kriminelit famëkeq serb, Shalipur, kur s`kishte më shumë së 17 vjet. Parmbrëmë, po në këtë pusi është vrarë me atentat edhe Bekim Mustafa (1975), nga Klina e Ulët, banor në Arbresh (ish-Vitomiricë). Akti i turpshëm, i paskrupullt dhe po aq mizor ka ndodhur të shtunën, rreth orës 19:10, në afërsi të restorantit “Peja City”, afër stacionit hekurudhor në Pejë.
    Për aktin makabër të një nate më parë, dje, në një konferencë shtypi kanë njoftuar edhe Adrian Mekllelen, irlandez, shef i hetimeve të policisë rajonale të UNMIK-ut, dhe Enver Gashi, pëfaqësues për media i SHPK-së, duke thënë: “Të shtunën, rreth orës 19:10, në afërsi të rastorantit “Peja Sity”, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku kanë humbur jetën Avni Elezi, i lindur në vitin 1981 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, dhe Bekim Mustafa, nga Klina e Ulët e komunës së Skënderajt, i lindur në vitin 1975”. Ata nuk ishin në gjendje të japin hollësi të tjera, por vetëm thanë se “po bëhen përpjekje të vazhdueshme për zbulimin e autorëve të kësaj vrasjeje të dyfishtë”. Duke bërë të ditur se deri më tani askush nuk është arrestuar si i dyshimtë për këtë vrasje të dyfishtë, rreshteri i SHPK-së, Enver Gashi, tha: “Policët e njësitit rajonal të hetimeve kanë dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë mbledhur dëshmi dhe fakte për këtë rast”. Ai ka pohuar se viktimat ishin duke lëvizur me dy makina në rrugë në momentin kur është shtënë mbi ta, me breshëri automatiku. “Ende është herët të konstatohet nëse viktimat ishin së bashku apo të ndarë, por tanimë dihet se të dytë kanë qenë cak i sulmuesve tash për tash të panjohur”,- tha z.Gashi. Zyrtarët për informim të policisë rajonale të UNMIK-ut dhe të SHPK-së, Adrian Mekllellen dhe Enver Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që “ta ndihmojnë policinë dhe ta lajmërojnë njësitin e hetimeve apo të thërrasin në numrin telefonit 32327, në të cilin mund t’i japin të dhënat e tyre pa u identifikuar, pasi që në momentin kur është kryer krimi ka pasur mjaft kalimtarë dhe njerëz të tjerë nëpër automjete që kalonin, por edhe në bufe”.
    Në shtëpinë e Avniut dje nuk kanë rreshtur së shkuari plot motra e nëna për të shprehur ngushëllime dhe për ta ndarë dhembjen bashkë me nënë Halimen. “Shkollën e mesme e kishte të kryer, kur edhe shkoi në luftë. Ishte vetëm 17 vjeçar, i ri, por shpëtoi prej luftës. Deri dy javë pa përfunduar lufta, nuk kemi ditur a është gjallë, veç atëherë na ka thirrur në telefon. Avniu i thoshte të atit: “Nuk e lëshoj kurrë Kosovën dhe do të luftojmë bashkë këtu”. Kur shkoi në luftë, ka qenë shumë i ri, por i ka bërë do punë të mëdha. E kam ndier veten krenare kur dëgjoja se djali im po bën aksione luftarake, kur thoshin “nana e Avnisë“. Ka qenë trim, po s’paska qenë jetëgjatë. Nuk di që ka pasur fjalë më ndokënd kohët e fundit”,- shprehej dje, me një qëndrim malësoreje, nëna e Avniut, Halimja. Pak metra më larg, në një odë burrash qëndronin bashkëfshatarët e Avniut, ndërkohë që babai i tij, Smajli, pranonte ngushëllimet për djalin e vrarë mizorisht. “Djali im, kur i bëri 15 vjet e 6 muaj, u nis rrugës së lirisë. Avniun e donin shokët, sepse ishte trim dhe bëri shumë beteja për lirinë e këtij trualli”,- fliste pa u ligështuar Smajli. Ndërkaq, të rinjtë e Albës rrëfenin për kohën kur Avniu me njësitin e UÇK-së ia kishte ndalur me plumb turrin kriminelit famëkeq serb, Vidomir Shalipurit, duke e goditur për vdekje së bashku më shumë vrasës të tjerë serbë që ia kishin mësyrë rrethinës së Pejës e Burimit, për ta masakruar popullatën civile shqiptare.
    Babai tashmë fatkeq, Smajl Elezi, kishte edhe aq forcë në vete sa t’i rrëfejë momentet tronditëse kur birin e tij, Avniun, e skurruar në gjak, parmbrëmë e kishte parë të shtrirë në spitalin e Pejës. “Ia putha trupin ende të nxehtë dhe, pastaj, të vdekur me duar të mia e dërgova në morg”,- ofshante Smajli. Ai pastaj tha se trupin e Avniut e kanë dërguar në Prishtinë dhe se nuk e di kur do ta bëjnë varrimin. Por, që nga dje, vargu i gjatë i njerëzve që vinin për ta ngushëlluar familjen Elezi, në Albë të Vogël, pothuajse nuk kishte fund.

  17. #857
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në hijen e "Vllazërim - Bashkimit"


    Mbetej sidoqoftë një rrugë e hapur për t’i bërë ballë problemit të pazgjidhur të zhvillimit ekonomik si edhe pasojave të pashmangshme shoqërore : kurbeti. Falë një marrëveshjeje të re të nënshkruar ndërmjet Federatës jugosllave dhe Turqisë, një numër i madh myslimanësh « u ftua » të merrte rrugën drejt vendit « të origjinës ». Burimet jozyrtare flasin për 246.000 myslimanë që braktisën Jugosllavinë ndërmjet viteve 1945 dhe 1966, mes të cilëve rreth 100.000 nga Kosova. Rregjistrimet e popullsisë të zhvilluara në 1948 dhe 1951 lejojnë të shihet një rritje e paparë e numrit të njerëzve që e deklarojnë vetvehten « turq » ; vetëm në Maqedoni, nga 95.940 të tillë të rregjistruar në vitin 1948, tre vjet më vonë numri i këtyre turqve të fshehur shkon në 203.000 vetë.
    .
    . Nuk është e vështirë të kuptohet se pjesa më e madhe e tyre s’ishin gjë tjetër veçse shqiptarë që e jetonin fort keq gjendjen e tyre prej pakice ose që s’mund të duronin më gjendjen e tyre edhe më të vështirë ekonomike. Diferenca e nuancës mes turqve « të gënjeshtërt » dhe shqiptarëve « të vërtetë » nuk duket të ketë shqetësuar tej mase administratën titiste pasi në sytë e saj si në njerin rast dhe në tjetrin bëhej fjalë për myslimanë të bindur. Ndërkohë, si pasojë e papunësisë të pashembullt prej 70% që prekte popullsinë me origjinë shqiptare të Kosovës, një numër ende më i madh zgjodhi kurbetin klasik me motive ekonomike, drejtimet tradicionale të të cilit ishin Gjermania dhe Zvicra (1).
    . Pak nga pak, diaspora e bollshme perëndimore u bë një faktor i dorës së parë, së pari në rrafshin ekonomik dhe më pas në atë politik. Në origjinën e tyre, hyrjet e vazhdueshme dhe të rregullta të devizës së huaj të fortë shërbyen për të rrafshuar diferencën e ndjeshme të të ardhurave lokale në krahasim me republikat e tjera pasi qëllimi i tyre kryesor ishte pikërisht përmirësimi i jetesës së përditshme. Më tej në praktikën e zakonshme, markat gjermane dhe frangat zvicerane bënë që të zbulohen horizonte të reja, ai i shitoreve dhe i shërbimeve, ndërkohë që sasi të mëdha devize investoheshin drejt blerjes së tokave dhe në ndërtimin e shtëpive. Kjo gjë jo vetëm i dhuroi një shkallë më tepër lirie popullatës shqiptare lidhur me kompozanten serbe e cila duhej të organizonte jetën veç me anë të rrogave, por edhe dobësoi gjithnjë e më tepër vartësinë e saj nga pushteti qendror (2), duke thelluar diferencimin shoqëror dhe ekonomik. Kjo dikotomi ndërmjet trajektores ekonomike të imponuar nga pushteti me atë të zgjedhur prej grupit, mes logjikës shoqërore individuale dhe asaj bashkësiore – e kqyrur në kontekstin ku konceptet shumicë/pakicë ushqehen nga një paqartësi e natyrës ideologjike, shërben si terren i përshtashëm për kërkesa të ardhshme të natyrës politike.
    Vijon...

  18. #858
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nga mesi i viteve 60, Jugosllavia kaloi rishtas një periudhë mjaft të vështirë. Kësaj rradhe, në thelb të krizës së re ishte « rreziku » nacionalist që shprehej nëpërmjet vënies nën kontrollin serb të aparateve shtetërore, të ushtrisë dhe të partisë. Edhe një herë u desh ndërhyrja e Titos për të mbyllur këtë kapitull të ri të luftës mes fraksioneve nacionaliste në gjirin e pushtetit : gjatë pleniumit të Brionit të vitit 1966, kryetari i partisë serbe Aleksandër Rankoviç u vu në bankën e të akuzuarve dhe u përjashtua nga Byroja politike ndërkohë që u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i Zv-Kryeministrit dhe i ministrit të Punëve të brendshme (3). Duke përfituar nga situata e krijuar, intelektualët e Zagrebit kërkuan publikisht njohjen zyrtare të gjuhës së shkruar kroate. Kërkesa acaroi thellësisht qarqet serbe të Beogradit që e interpretuan si një mesazh të hapur që synonte autonominë e plotë të Republikës së Kroacisë dhe si zakonisht çështja u shtrua përpara Titos. Duke e gjetur të drejtë pretendimin e Zagrebit, ai i hapi rrugën zgjerimit të kompetencave të njësive federale (4). . Gjatë periudhës 1967 – 1968 u aprovuan një varg amendamentesh kushtetues të cilat rrisnin në mënyrë të dukshme autonominë e republikave të federuara. Në vijim, Lidhja Komuniste jugosllave (LKJ) adoptoi një program të ri të decentralizimit administrativ dhe partijak i cili parashikonte mes të tjerash raporte barazie mes republikave dhe krahinave autonome në rrafshin federal sikundër dhe inkurajimin e e identitetit të përveçëm etnik. Kështu, topi kish mbetur në fushën e kosovarëve të cilët pushtuar rrugët dhe sheshet e Prishtinës në 27 nëntor të vitit 1968 me parrullat « Jo kolonizimit të Kosovës »si edhe « Ne duam Republikën ». Ndërkohë që njësitet e ushtrisë federale dhe tanket vinin nën kontroll kryeqytetin krahinor dhe ndërhynin për të shpërndarë manifestuesit, manifestime të ngjashme shpërthenin në Shkup të Maqedonisë dhe detyronin drejtuesit e kësaj republike t’u njihnin shqiptarëve të kësaj pjese të Jugosllavisë disa të drejta. Një fllad i ri frynte tashmë në Prishtinë, ai i konçesioneve ndaj shqiptarëve të krahinës. Më i rëndësishmi nga të gjithë këto konçesione ishte pa dyshim përcaktimi i ri i Kosovës si « njësi politiko-shoqërore », i njëjti përcaktim që përdorej për republikat e tjera të Federatës. Në këtë mënyrë, Kosova vihej në të njëjtin rang – ose pothuaj në të njejtin rang – në mes të korales jugosllave, duke ruajtur sidoqoftë obligimet e saj origjinale ndaj Republikës së Serbisë. Konsideratat e përsëritura të Titos lidhur me « barazinë e vërtetë » të shqiptarëve me përbërësit e tjerë etnikë kushtetues shërbyen si nxitës të aspiratave lokale lidhur me mundësinë e vetme që ofronte realiteti i asaj kohe : Kosova - Republikë.
    Vijon...

  19. #859
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Duke e përjashtuar me këmbëngulje idenë e republikës, gjatë periudhës 1969 – 1971, pushteti qëndror aprovoi një varg amendamentesh dhe dekretesh, që deri diku zyrtarizonin dëshirën e kosovarëve. Sipas kësaj suaze ligjore u parashikua krijimi i një sistemi gjyqësor të përveçëm për krahinën, pushtete gjithnjë e më të gjera autonomiste për administratën lokale, barazia në rrafshin lokal të gjuhëve serbo-kroate, shqip dhe turqisht sikundër dhe krijimi i Universitetit të Prishtinës. Për herë të parë në historinë e tyre të përbashkët me serbët, kosovarët kishin të drejtë të përdornin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, të ngrinin flamurin e tyre kombëtar në fasadë të ndërtesave publike. Një fllad i ri frynte gjithashtu edhe në marrëdhëniet mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Pa bërë asnjë lëshim të principtë në politikat e tyre reciproke, të dy vendet kishin mundur të gjenin një gjuhë të përbashkët drejt zhvillimit të transportit dhe të tregëtisë, ndërkohë që me dhjetra profesorë dhe të tjerë pedagogë të Universitetit të Tiranës morrën rrugën për të siguruar mësimet në Universitetin e porsakrijuar të Prishtinës. Një vatër e vërtetë e rilindjes kulturore dhe shpirtërore për shqiptarët – një uzinë e vërtetë që shërbente për të fabrikuar masën kritike të gjysëm-intelektualëve dhe të studentëve të pakënaqur sipas serbëve, ky institucion në vitet e tij të lulëzimit paraqiste një numër mbresëlënës të të rregjistruarve : pothuaj 30.000 studentë (45.000 sipas burimeve shqiptare të krahinës), nga të cilët 72% me origjinë etnike shqiptare.
    .
    . Në vitin 1974, lobi slloveno-kroat i pushtetit qendror hodhi një hap të ri tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Federatës. Në kuadrin e forcimit të strukturave federale të Shtetit jugosllav, ai vendosi dhe realizoi një zgjerim të kompetencave kushtetuese të Republikave, duke krijuar me këtë rast Krahinat autonome të Vojvodinës dhe të Kosovës, nën tutelën e Serbisë. Përveç atij përfaqsuesit të saj të përhershëm në gjirin e Presidencës të Federatës, Kosova tashmë fitonte të drejtën të krijonte qeverinë e saj krahinore, Kuvendin krahinor për të mos thënë Parlamentin e saj, Këshillin Egzekutiv si edhe Gjykatën e saj Supreme. Krahina autonome pajisej me këtë rast edhe me një Kushtetutë të saj lokale, prerogativat kryesore të të cilës i hapnin udhën zgjerimit të kompetencave dhe të drejtave në një varg fushash tepër të rëndësishme që preknin ekonominë ose arsimin dhe kulturën dhe që shkonin deri në elementët e politikës së jashtme, që në tërësinë e tyre shëndrroheshin në kompetenca dhe prerogativa të të njejtit rang si ato të republikës. Entusiazmi kosovar i këtyre viteve u kqyr me një sy tepër kritik nga ana e qarqeve serbe të Beogradit, të cilat në mënyra të ndryshme manifestuan vuajtjen e tyre të thellë shpirtërore ndaj formave të lirisë politike dhe të fjalës që çfaqeshin në Prishtinë. Këto qarqe nuk munguan t’i interpretojnë si një formë të fshehur të revanshit kroat që nëpërmjet këtyre « dhuratave » të natyrës kushtetuese dhe politike i çelte rrugën përpjekjeve separatiste dhe qendërikëse të shqiptarëve.
    .
    . Ashtu siç mund të pritej, rritja e kompetencave dhe të të drejtave sikundër dhe marrja në dorë e levave administrative të drejtimit të pushtetit nga ana e një ekipi lokal, i përbërë kryesisht nga kuadro me origjinë shqiptare, lejoi që të konstatohet shtrirja e katastrofës ekonomike në të cilën ishte zhytur krahina. Njëhohësisht, doli në pah edhe shkalla e ndërlikimit të problemeve shoqërore, sikundër dhe kufijtë e fushës së veprimit. Edhe analiza më e përciptë ishte në gjendje të zbulonte atë realitet të prekshëm të një krahine të reduktuar në një prodhues të thjeshtë të lëndëve të para për republikat e tjera ndërkohë që jeta ekonomike e saj mbahej gjallë falë subvencioneve të shtetit (5), pa folur më tej për peshën shtypëse të një burokracie pletorike që përbënte një të katërtën e të gjithë rrogëtarëve të krahinës. Thjesht, krahina e Kosovës zinte vendin e fundit mes antarëve të Federatës jugosllave. Përveç çekuilibrit të thellë ekonomik, të trashëguar nga e kaluara dhe të thelluar nga politika e dy dhjetëvjeçarëve të parë të Republikës Federative Socialiste, krahina vuante pasojat e një demografie të çfenuar që keqësonte edhe më tepër gjendjen tepër të vështirë të tregut të punës, duke patur si sfond kontrastet dhe dallimet e thella mes botës rurale dhe qytetëse sikundër dhe çfaqjet e qëndrueshme dhe të thella të urrejtjes ndëretnike. Mbipopullimi i fshatit shtynte popullsinë dhe në mënyrë të veçantë të rinjtë drejt qyteteve dhe jashtë vendit në kërkim të një pune dhe të kushteve sa më të mira të jetesës, duke krijuar me këtë rast edhe probleme të panumërta të natyrës urbanistike. Një sy edhe më i vëmendshëm mund të dallonte mungesën e një demokracie të vërtetë, fenomen ky i përgjithshëm për çdo vend komunist, sidoqoftë i thelluar nga veprimtaria aktive e një aparati shtypës, gjithmonë i gatshëm për të ndërhyrë dhe ndëshkuar çdo shmangie nga mendimi zyrtar ose së fundi për të përndjekur armiqtë e socializmit, në rradhët e të cilit përfshiheshin edhe partizanët nacionalistë të « Shqipërisë së Madhe » (6).
    .
    . Sigurisht, brenda një kohe të shkurtër, krahina autonome kish realizuar arritje të padyshimta në fusha të ndryshme që shkonin nga politika në arsim, duke kaluar nga kultura ; veçse, përmirësimi i kushteve ekonomike nuk mund të matej as me numrin e shkollave në gjuhën shqipe as edhe me numrin e gazetave, të revistave ose të tjerë institute historie. Të gjitha dëshmitë e emancipimit, provat e vetënjohjes, shprehjet e arritjeve – që rridhnin nga fakti që Kosova zotëronte rangun e një Krahine autonome, i shërbenin në rradhë të parë klasës politike lokale, përfaqsuesit më të shquar të të cilës ishin kooptuar në sferat më të larta të jetës politike federale sikundër dhe intelektualëve kosovarë shqipfolës, tashmë të lirë për të shprehur ndjenjat e tyre letrare ose historike. I shëndrruar në zot të fateve të veta, ky brez intelektualësh – kjo inteligentsia qytetëse, e hapur dhe kozmopolite - i detyrohej thellësisht Titos, i cili e kish angazhuar nga pikpamja politike dhe e kish përgjegjësuar nga ana ekonomike, duke i besuar ushtrimin e pushtetit si dhe përdorimin e fondeve të ndihmave dhe të zhvillimit. Situata ishte krejt e ndryshme për parinë rurale, e cila të gjithë forcën e saj e merrte nga lidhjet e klientelës dhe të rrjetave ndërfamiljare. Besnike ndaj bindjeve të tyre antikomuniste dhe nacionaliste, të farkëtuara në kohën e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kjo pari kish mbetur thellësisht mosbesuese ndaj të gjithë pushteteve lokalë dhe qëndrorë dhe bënte thirrje për një rikthim drejt vlerave tradicionale të shoqërisë kosovare sikundër lidhja me pronën tokësore, me Islamin, me forcën e familjes së bashkuar ose dhe rezistencën ndaj serbëve.
    . Ky diferencim i parë në gjirin e shoqërisë kosovare, kjo thyerje mes zotërve të rinj të qyteteve dhe parisë së fshatit la gjurmë të thella mbi rininë kosovare e cila fiksoi elementët më të rëndësishëm të këtij antagonizmi : hapja intelektuale dhe shpirtërore e të parëve ndaj arsimit dhe dijes e shtyu masivisht drejt Universitetit të Prishtinës ku ajo u radikalizua thellësisht, duke adoptuar me këtë rast qëndrimin mospërfillës dhe përbuzës ndaj autoriteteve si edhe nacionalizmin e të dytëve.
    .
    . Pasi i kish kaluar të tetëdhjetat dhe me shëndet të brishtë, Tito ish në apogje të pushtetit të tij : udhëheqës i padiskutueshëm në vendin e vet, figurë e madhe e komunizmit botëror, mbajtës i aureolës së njërit prej themeluesve të lëvizjes së vendeve të paangazhuara. Nëpërmjet një loje tepër të hollë me qarqet e pushtetit, duke administruar me aftësi të veçantë pastrimet dhe premtimet, shtypjen dhe lëshimet, ai kish realizuar synimin e tij, në pamje të parë krejt të pamundur : të fitonte luftën çlirimtare dhe të merte pushtetin, të çante rrugën e tij origjinale drejt socializmit, të ndërtonte një shtet federal të njohur dhe të respektuar nga bota mbarë. Ai kish mundur të realizonte gjithçka kish menduar dhe ndërmarrë, përveç asaj ëndrre që kish rrëfyer në atë vit të largët 1952 :
    .
    . … dëshiroj të jetoj për të parë atë ditë kur Jugosllavia do të jetë amalgamuar në një bashkësi unike – jo vetëm në një bashkësi në kuptimin ligjor të fjalës, por në një bashkësi reale dhe të gjallë në gjirin e një kombi jugosllav, një e të vetëm. Ja kush është edhe aspirata ime…

    Vijon...

  20. #860
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në mars të vitit 1981, në Kosovë shpërthyen trazira të përgjakshme studentore në një sfond varfërie (7), të mjerimit ekonomik, të papunësisë dhe të mërive etnike dhe fetare. Tanket e ushtrisë popullore jugosllave pushtuan rishtas rrugët dhe sheshet e Prishtinës ndërkohë që qeveria federale dërgonte trupat e saj të armatosura për të rivendosur rendin. Zyrtarisht, manifestimet kishin shkaktuar 11 të vrarë. Burime të tjera, kësaj rradhe shqiptare, bënin fjalë për qindra viktima. Si përfundim, numri i të arrestuarve llogaritej në disa mijra vetë mes të cilëve gati një mijë u dënua me burgime të rënda. Lidhja Komuniste ndërhyri menjëherë për të dënuar manifestimet duke i cilësuar si « kundërrevolucionare dhe irredentiste ». Gradualisht, një fushatë e tërë pastrimesh preku mjediset politike dhe më pas, Lidhja Komuniste kreu një pastrim fund e krye të rradhëve krahinore. Ky proces, i njohur nën emrin e « diferencimit » mundësoi dëbimin e ekipit të vjetër udhëheqës të Krahinës. Kështu u zhdukën nga skena njëri pas tjetrit Xhavid Nimani, Presidenti i Këshillit krahinor dhe Mahmut Bakalli, padroni i Lidhjes për Kosovën, duke i lënë vendin një ekipi të ri kuadrosh të supozuara më elastike dhe më të përpunueshme, në rradhët e të cilit shkëlqente Azem Vllasi.
    .
    . Pak kohë më pas i erdhi rradha përfaqsuesve kosovarë në gjirin e instancave më të larta federale : Fadil Hoxhës ju desh të linte vendin në Presidencën kolektive jugosllave, antar i të cilës ai ishte që prej vitit 1984 ndërkohë që Sinan Hasani u shkarkua nga funksionet e tij të nën-Presidentit të Kuvendit federativ. Nën një presion të vazhdueshëm dhe të fuqishëm, Universiteti i Prishtinës u detyrua të rishikojë të gjitha programet e tij të historisë, të gjuhës dhe të lëndëve shoqërore dhe të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme kuotat e rezervuara ndaj studentëve me origjinë etnike shqiptare.
    .
    . Kriza e rëndë e fillimit të viteve tetëdhjetë si edhe mënyra radikale me të cilën Beogradi u mundua të verë rregullin në vend, ngjalli një konflikt të vjetër mes dy përbërsve kryesore të shoqërisë kosovare – shqiptare dhe serbo-malazeze. Duke përfituar nga situata e krijuar, serbët hapën në mënyrë publike debatin lidhur me ikjen e njerëzve të tyre që braktisnin masivisht Kosovën - një subjekt pothuaj tabu në të gjallë të Titos. Një varg i gjatë akuzash dhe kundërakuzash, i rikapur dhe i përsëritur në të gjitha nivelet, i dha mundësi kësaj « lufte kulturore » që të ndezë opinionin publik të Jugosllavisë mbarë. Kjo atmosferë eksplozive përshpejtoi edhe më tepër largimin e serbëve dhe të malazezëve nga Kosova, një tendencë e cila kish rënë në sy që prej fillimit të viteve gjashtëdhjetë. Ndërkohë që analizat e thelluara të deficitit demografik serb nxirrnin në pah lidhjen e ngushtë dhe komplekse mes faktorëve frenues të lindjeve me ato të karakterit ekonomik, kanalet qeveritare ngulnin këmbë mbi përmasat politike të problemit dhe vinin në plan të parë ndikimin e presionit të ushtruar nga ana e etnisë shqiptare. Sidoqoftë, faktet mbeteshin kokëforta : si njëra palë edhe tjetra kishin tendencë të largoheshin dhe të braktisnin Kosovën, por, të favorizuar nga një shkallë rritjeje demografike të popullsisë që mbetej një nga më të lartat e Evropës, kosovarët shqiptarë ishin duke u shëndrruar në një shumicë dërrmuese. Numri i personave me origjinë serbe dhe malazeze të larguar gjatë periudhës 1961 – 1981 vlerësohej rreth 80.000 deri 100.000 vetë, të cilit i duheshin shtuar edhe nja 60.000 të tjerë të larguar mes periudhës 1981 – 1991 ; nga pala shqiptare, rreth 45.000 kosovarë kishin braktisur krahinën vetëm gjatë periudhës 1971 – 1981.
    .
    . E magjepsur nga fantazma e nacionalizmit shqiptaromadh, qeveria serbe shumëfishoi përpjekjet për të përmbajtur lëvizjen politike lokale e cila përmblidhej tashmë në një parrullë të vetme : « Kosova - Republikë ». Një opinion publik i tërë në Serbi u përgatit për të mos thënë u manipulua nëpërmjet shtypit të Beogradit, i cili po mbytej nga rrëfimet dhe nga të ashtuquajturat fakte lidhur me presionet që pësonin serbët e krahinës : trembje, kërcënime, dhunë seksuale, vrasje, grabitje… Në terren, një bërthamë aktivistësh dhe militantësh të bashkësisë serbo-malazeze të Fushë Kosovës u organizua për të mbledhur nënshkrime për peticione sikundër në vitin 1985 ose për të organizuar manifestime publike si dhe marrshime proteste në vitin 1986, gjatë të cilave kërkohej me ngulm ndërhyrja e vendosur dhe urgjente e Republikës të Serbisë. Ndërkohë, një grup akademikësh të Beogradit, nën drejtimin e njërës prej figurave më në zë të jetës intelektuale serbe, shkrimtarit Dobrica Qosiç, u shpreh nëpërmjet një « Memorandumi » lidhur me shtrirjen e « gjenocidit » që godiste serbët e krahinës, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një strategjie afatgjatë të përpunuar nga mjediset nacionaliste shqiptare. Ky manifest i politikës së ardhshme të « Serbisë së Madhe » u ndoq me përpikmëri gjatë dekadës në vazhdim, gjatë konflikteve të përsëritura me natyrë etnike që tronditën fund e krye Republikat e ish-Jugosllavisë.

Faqja 43 prej 49 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •