Close
Faqja 42 prej 49 FillimFillim ... 324041424344 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 821 deri 840 prej 979
  1. #821
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SI MË NJOFTOI UDB’a PËR VRASJEN E

    JUSUF GËRVALLËS?!


    Shkruan: Xhafer Durmishi - Skenderi



    Në fillim të vitit 1978, shokët e Organizatës, Lëvizjes së Jusuf Gërvallës, e cila ka vepruar në fshehtësi, në komunën e Vushtërrisë, më kanë propozuar që të anëtarsohem në Lëvizjen konkrete, me emrin konkret 'Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi". Këta shokë të Jusufit (edhe pse nuk e kanë ditur në atë kohë se janë në të njejtën organizatë me Jusufin, edhe pse nuk e kanë ditur se kanë fatin të jenë në një Organizatë me Jusufin) kanë menduar se unë mund të kontribuoj për të mirë në këtë Lëvizje konkrete. Edhe unë kam besuar sikur ata dhe e kam pranuar propozimin e tyre. Duke pasur parasysh kushtet e veprimtarisë në ilegalitet të thellë mund të thuhet se nuk ka ekzistuar mundësia që unë ta kërkoj rrugën deri tek Organizata e Jusufit, por ka ndodhë e kundërta, ajo më ka gjetë mua.

    Në vjeshtën e vitit 1979 kam marrë pasaportën në Mitrovicë. Kah fundi i vitit 1979 në Kosovë bëhen arrestime të disa anëtarëve të Lëvizjes së Jusufit, por jo edhe të atyre me të cilët unë kam pas lidhje direkte, andaj nuk kam pas nevojë për ndonjë shqetësim direkt për personin tim. Jusufi arratiset nga Kosova dhe më 21 dhjetor 1979 mbërrin në Shtutgart.

    Përafërsisht në të njejtën kohë, në të njejtën javë, për arsye krejtësisht private, në bazë të lidhjeve familjare, e me inciativën e kësaj lidhjeje, kam bërë udhëtimin e parë jashtë shtetit, dhe kam qëndruar pjesën kryesore të pushimit shkollor-dimëror 1979-1980 në Berlinin Perendimor, pa përjashtuar as shetitjet në Berlinin Lindor. Për këtë rrugë të gjitha shpenzimet i ka paguar personi i farefisit tim i cili ka punuar në Berlin. Poashtu në bazë të lidhjeve familjare, në pushimet verore të vitit 1980 kam punuar në Zvicër.

    Në janar të vitit 1981, me kërkesën e dy shokëve të Lëvizjes së Jusufit, me të cilët kam pas kontakt, (Sh.S. dhe I.S.) kam udhëtuar për në Stamboll për ta takuar Sabri Novosellën. Të gjitha shpenzimet e këtij udhëtimi m'i kanë paguar dy shokët që më kanë dërguar, të cilët kanë punuar si arsimtarë në një shkollë fillore. Sabri Novosellën e kam takuar në banesën e Tefik Strajës. Pa u zgjeruar shumë me këtë rast, dua të them se Sabriu e ka marrë vesh nga unë ekzistencën dhe botimin e revistave „Lajmëtari i lirisë“ dhe „Liria“. Edhe pse ia kam përmend se në Kosovë flitet shumë për Jusuf Gërvallën, Sabriu nuk më ka thënë se Jusufi është i organizatës tonë, apo se fare e njeh. Pas qëndrimit disa ditësh në Stamboll, para se me u nda, Sabriu ma ka dhënë numrin e telefonit të banesës së vetë në Adapazar.



    Jusuf Gërvalla (1945 - 1982)



    Pas kthimit tim nga Stambolli, pas rreth dy muajve filluan ngjarjet historike të Pranverës 1981. Dhuna policore, ndjekja e aktivistëve të organizatave politike dhe ngjarjet që u zhvilluan lanë gjurmë të ashpëra tek unë. Duke pasur parasysh veprimtarinë time modeste në Kosovë dhe shqetësimin e madh psiqik, i cili nuk ishte në proporcion me punën time, në marrëveshje edhe me shokët që kisha kontakt, në qershor 1981 shkova tek të afërmit e mi në Zvicër, për të punuar, ashtu siç kisha bërë një vit më parë. Me vete e kisha numrin e telefonit të Sabriut. Pas disa ditësh e kam thirrë në telefon dhe i kam treguar se jam në Zvicër. Në bisedën e parë, Sabriu ma ka dhënë numrin 0049714126091, i cili ka qenë numri i telefonit të zyrës së Bardhosh Gërvallës në Ludwigsburg, në Solitudestrase 44, dhe më ka thënë që të mirrem vesh me Bardhin dhe të shkoj në Shtutgart.

    Rreth, apo pikërisht më 17 korrik 1981 kam marrë trenin nga Zurichu për në Shtutgart. Jusuf Gërvallën, Bardhin, familjet e tyre dhe Naim Haradinajn për herë të parë në jetë i kam takuar më 17 korrik 1981. Përkundër argumenteve të pakta, unë pata menduar se në Shtutgart pas ndonjë jave do të kërkoj azil. Këtë ide timen Jusufi e ka hedhur poshtë menjëherë. Jusufi, jo vetëm mua, por nuk e ka lejua asnjë shokë të vetëm të vetin të kërkoj azil, duke përfshi edhe ata që kanë pas argumente shumë më të fuqishme e solide se unë. Me ndihmën e Bardhit dhe Haxhi Berishës, pas disa ditësh kam filluar punën në një fabrikë.

    Për punën time me Jusufin në kuadër të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi nuk po zgjerohem. Para shokëve të tij, Jusufi më ka prezentuar me emrin Skender. Pos Jusufit, Bardhit e gruas së Jusufit - Suzanës, vetëm Haxhi Berisha nga Prapaqani e ka ditur emrin tim të vërtetë. Duke pas parasysh mbrojtjen e identitetit tim para të tjerëve nga ana e Jusufit dhe e imja, të dhënat se policia nuk më ka kërkuar gjatë muajve sa nuk kam qenë në fshatin tim të lindjes si dhe nevojat e Lëvizjes së Jusufit pas fillimit të botimit të revistës, me presionin dhe me insistimin tim, jam nisë për në Kosovë, rreth 10 dhjetorit 1981. Kjo rrugë është rruga e vetme (e para dhe e fundit) që e kam bërë për në Kosovë pas njohjes me Jusufin e për të gjallë të Jusufit. Këtë rrugë e kam bërë për t'i shërbyer Jusufit. Këtë rrugë dhe të gjitha shpenzimet rreth saj m'i ka paguar Jusufi. Për në këtë rrugë Jusufi më ka përcjellë deri në Munchen, së bashku me djalin e madh të Smajl Haradinajt nga Gllogjani, Naimin.

    Udhëtimin tim në Kosovë, Jusufi e komenton në letrën e tij të fundit që ia dërgon Sabri Novosellës, më 14 janar 1982.

    "Edhe një lajm jo fort të mirë kam për ju. Me insistimin e Shpendit, për të mos thënë me presionin e tij, Shpendi shkoi në Kosovë për një qëndrim të shkurtër, disa kohë para vitit të ri. Së andejmi u paraqit disa herë në telefon, e së fundi disa ditë para vitit të ri, kur tha se do të kthehej menjëherë pas vitit të ri. Mirëpo, sot jemi më 14 janar, e ai as na thirri më, as erdhi. Por, jemi të brengosur shumë se mos i ka ndodhur gjë. Ndonjë lajm, a shenjë për të keq nuk kemi, veçse vonesa e tij na brengos. Nëse ka fat dhe kthehet, ai do të na sjellë materiale me vlerë, sepse për atë qëllim edhe pat shkuar." ( Jusuf Gërvalla - 14 janar 1982 )


    Një nga detyrat e mia me udhëtimin ka qenë ta pranoj numrin e parë të "Zërit të Kosovës", në Slloveni, sipas kohës dhe instrukcioneve që do t'i merrja nga Suzana, gruaja e Jusufit, pas thirrjeve të mia që do t'i bëja në telefonin e fqinjes së tyre të parë gjermane. Për këtë kam udhëtuar, (pasi kam mbërri së pari në Kosovë), vetë i dyti në Slloveni. E kam thirrë Suzanën në telefon dhe ajo më ka thënë të largohem menjëherë nga Sllovenia pasi ata që kanë pas me e sjellë gazetën janë zënë nga policia jugosllave ( bëhet fjalë për arrestimin e veprimtarëve Shaban Klaiqi e Islam Rafuna: Lexoni ”Si u denuan Shaban Klaiqi e Islam Rafuna për Zërin e Kosovë” - Sh.B). Pasi jemi kthyer në Kosovë së bashku me B.H., pas një nate apo dy, Televizioni Shqiptar e komunikoi lajmin e „vetëvrasjes“ së Mehmet Shehut. Lajmi i „vetëvrasjes“ së tij ka qenë lajm shumë i rënd për ne që i kishm sytë e zemrën të kthyer nga Shqipëria.

    Gjatë ditëve në vijim jam angazhuar me të gjitha aftësitë e mia të mirrem me detyrat tjera që kisha marrë nga Jusufi.

    Pas mesit të janarit 1982, një mëngjes, kemi dalë së bashku apo e kemi lënë të takohemi në Prishtinë (kjo nuk më kujtohet me saktësi), me Asllan Muharremin, i biri i Behram Muharremit nga fshati Mihaliq, komuna e Vushtërrisë, i cili tani jeton me familjen e tij në periferi të qytetit Malmö, në jug të Suedisë. Kemi shkuar në Qendrën e Rinisë dhe kemi zënë vend në një kafe. Derisa unë isha ulur për të porositur kafet, Asllani shkoi në një kiosk të afërm për me e ble „Rilindjen“. Pas disa minutave erdhi Asllani dhe më thotë se ka lexuar një lajm shumë të keq në „Rilindje“, duke ma dhënë gazetën të hapur në faqen ku ishte lajmi, në të cilin lexova me sa vijon:

    vijon...

  2. #822
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në RF të Gjermanisë

    U VRANË TRE EMIGRANTË

    Sipas kumtesës së policisë këta janë Bardhosh e Jusuf

    Gërvalla dhe Kadri Zeka


    Bon, 18 janar - (TANJUG)

    Policia e Shtutgardit kumtoi se gjatë natës së kaluar në vendin Untergrupenbah, afër Hajlbronit, në Krahinën Baden-Virtenberg u vranë tre emigrantë me prejardhje jugosllave. Këta janë Bardhosh Gërvalla (31), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28).

    Policia ende po i gjurmon dorasit, por mund të supozohet se është fjala për qërim tipik hesapesh midis emigrantëve të nëntokës së RFGJ, të cilëve, siç mendon policia i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje. Ky supozim jipet nga rezultati i parë i hetimeve të policisë, i cili nuk është definuar në mënyrë plotësisht të qartë, por që është mjaft indikativ. Konsiderohet në të vërtetë se "fjala është për krim me prapavijë politike", sepse ndërmjet emigrantëve të këtij lloji të orientuar armiqësisht ndaj Jugosllavisë, ka më shumë "rryma" dhe "grupacione".

    Bardhosh e Jusuf Gërvalla, siç merret vesh, janë vëllezër. Ata tash, sipas të gjitha gjasave, janë bërë viktima të mesit, të cilit i kanë takuar. Viktima e tretë, Kadri Zeka, siç pohon policia, para kësaj, ka jetuar në Zvicër, ku ka pasë marrë azil. Nuk ka dyshim se të vrarët tash një kohë të gjatë kanë jetuar në RFGJ.

    Policia e Shtutgardit kumtoi se ka organizuar ndjekje përmasash të gjera për zënien e vrasësve të mundshëm.

    Qeveria e Bonit, siç deklaroi përfaqësuesi i saj për shtyp, e dënon rrept vrasjen e tre personave. Ky përfaqësues shtoi në konferencën për shtyp se "qeveria shpreh keqardhje për shkak të përleshjeve të tilla.

  3. #823
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kjo është mënyra se si dhe kur jam njohur me Jusuf Gërvallën. Ky lajm i botuar në Rilindje, nga UDB'a, apo thënë më konkretisht nga sponsori medial i veprave të UDB'së, TANJUG-u, ishte mënyra se si u njoftova për vrasjen e Jusufit. Jo vetëm mua, por në këtë mënyrë UDB'a u përpoq ta informoj gjithë opinionin shqiptar e botëror, sikur të mos ishte këmbëngulja e pathyeshmëria e pafund e Jusufit dhe mospranimi i Tij për të hyrë në sallën e operacionit para se ta jep një deklaratë para policisë, në spitalin e Heilbronit.

    Pasi leximit të këtij lajmi si kam mbërri me u pragatitë mirë në rrethanën e parë jam nisë nga Fushë-Kosova për në Shtutgart dhe në Untergruppenbach kam mbërri ditën e në orën e fundit kur firma e varrimeve i kishte sjellë kufomat në shtëpi të Jusufit, në mënyrë që familja dhe shokët të bënin përshëndetjet e fundit. Para arkivoleve me trupat e të vrarëve kam qenë i vetmi që e kam mbajtur një fjalim.

    Të shtunen më 23 janar 1982 është bërë një demonstratë në Shtutgart për të cilin e kam shkrua fjalimin "Emërat tuaj, flamuj një beteja" (Zëri i Kosovës, mars 1982, faqe 8.).

    Në javët, muajtë dhe pikërisht në tri vitet në vazhdim, pra nga Janari 1982 deri në Janar 1985 kam bërë udhëtime tjera në shërbim të vazhdimit e përjetësimit të veprës së Jusufit, shtytjes së luftës përpara. Udhëtimet në vazhdim, shumicën absolute të tyre, i kam bërë së bashku me shokët e Shtutgartit, e nganjëherë edhe vetëm, por edhe në këto raste gjithmonë kam udhëtuar vetëm atëherë kur kam pasur përkrahjen, ndihmën dhe kërkesën e këtyre shokëve.

  4. #824
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    D O K U M E N T E H I S T O R I K E

    KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN?

    Konzullata jugosllave në Shtutgart na e ka borgj gjakun e të treve

    ”....UDB-a Jugosllave na vrau...!” Ishin këto fjalët e fundit që i tha Jusuf Gërvalla para se të pushonte jeta e tij.

    Vrasjet e trishtueshme të UBD-së Jugosllave të 17 janarit 1982, kur vrasësit e paguar e profesional i vranë Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gëralla dhe Kadri Zekën në një fshat gjerman, pran Shtutgartit do të mbesin përher të freskëta e të pa harruara te ne punëtorët e Kosovës që punojmë në RF të Gjermanisë. Para syve tanë kemi gjakun e vëllezërve tanë, kemi lotët e grave dhe vajin dhe thirrjet e fëmijëve të tyre,...”zgjohu babë!” Parasysh kemi Nanën e vëllezërve Gërvalla duke i puthë dëshmorët në ballë, përpara e kemi babën e Kadriut, atë burr krenar. Gjithnjë i kemi parasysh të gjithë ata prindër e familje të gjithë atyre dëshmorëve të popullit të Kosovës që u vranë nga fillimi i demonstratave 1981 e gjer më sot.

    Larg Kosovës gjendemi por mirë i ndijmë zingjirët e tankeve dhe zhurmën e aeroplanëve e helikopterëve që fishkëllojnë mbi djepat e Kosovës, i shohim prangat në duartë e disa dhjetëra mijëra të burgosurëve. Por neve punëtorëve kosovarë na djeg për së afërmi kjo vrasje këtu në mes të Evropës, në mes të Gjermanisë, pran nesh. Dhe mendojmë si t’ia bëjmë?! E dim ne fare mirë se cfarë duhet bërë dhe me atë me siguri nuk do të vonojmë shumë, por shqiptari e ndjek rendin sipas rregullit e traditës. E kemi shprehi të flasim me vepra e fjalë por kemi borq ndaj mikëpritësit pasi këtë krim e përjetuam në vendin e tyre, prandaj po i presim si po na përgjigjen. Administrata dhe organet shtetërore të RF të Gjermanisë i din fare mirë të gjitha veprimet terroriste të Jugosllavisë në Kosovë, por e din edhe atë se terrori i UDB-së jugosllave i ka kaluar shumë herë kufijt e RSFJ, se ajo i ka vra më tepër se 80 qytetarë të RSFJ vetëm në Gjermani, e në mesin e tyre edhe këta TRE.

    Që nga koha e vrasjes e deri më sot organet hetuese gjermane nuk na komunikuan asnjë lajm për masat e ndërmarra as ndaj vrasësve direkt as ndaj Konzullatës Jugosllave në Shtutgart e as ndaj qeverisë së Beogradit e cila është organizatore dhe zbatuese e këtyre krimeve në territorin e RF të Gjermanisë. Përkundrazi u dëgjuan edhe disa dilema të pregaditura nga Beogradi, mbi ”mundësinë e qërimit të hesapeve të brendshme” etj. JO! Jusuf Gërvalla nuk la dilema. Ai i pa dhe e diti se ishin njerëzit e UDB-së ata të cilët kryen atentat mbi te. Andaj për dilema nuk ka aspak vend.

    E qartë është se parasëgjithash Konzullata Jugosllave e Shtutgartit është zbatuese e këtij krimi. Eshtë e pamundur që ne si punëtor të bëjmë zbulime të thella. Ne e dijmë se kush na i ka drejtua plumbat. Ne nuk do të caktojmë njerëz me detyra për veprim, por cili arrin i pari dhe cili e ka hallall gjakun e qumshtin e Nënës shqiptare i din detyrat e veta. Megjithatë edhe një kohë do të presim fjalën e organeve të shtetit Gjerman dhe sigurisht do të dëgjojmë mendimin e popullit dhe të Lëvizjes së tij për Republikë.

    25 shkurt 1982

    P.S: Ky tekst u shkrua nga Xhafer Durmishi, 20 ditë pas varrimit të Jusufit, Bardhit dhe Kadriut. U shpërnda në formë trakti nëpër qytete të ndryshme të Evropës, të nënshkruar në fund: ”Punëtorët kosovarë në regjionin e Shtutgartit”. Xhafer Durmishi

  5. #825
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    FJALIMI - I MBAJTUR ME RASTIN E VARRIMIT TË VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKËS

    Shtutgart (Bad Canstadt) 05. 02. 1982

    Ju u bëtë pronë e brezave

    17 Janari i vitit 82 do të jetë një datë historike për të cilën brezat e ardhshëm do të mësojnë nëpër shkolla. Do të mësojnë se në këtë mbrëmje, në menyrën që i karakterizon vrasësit më barbarë, u vranë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

    E shënuar do të jetë kjo ditë për punëtorët në mërgim, ditë në të cilën ne u ndamë nga vëllezërit tanë. Neve këtej na nxorën regjimet që shtypin klasën punëtore, na nxorën këtej duke na thënë se nuk kemi kualifikime në mënyrë që këtu të punojmë punët më të vështira dhe me krahun tonë t'i sigurojmë Jugosllavisë së molisur devizat, me të cilat ajo po i paguan UDB-ashët e vet për të vrarë bijët tanë.

    Këta pasi u shpëtuan arrestimeve të para disa viteve, erdhën në mesin tonë për të na ndihmuar që të njohim më mirë fajtorin e të gjitha të këqijave tona. Disa nga ne, në fillim mendonim se a do të dimë të mirremi vesh me shkollarët tanë. Por shumë shpejt e kuptuam njëri tjetrin. Morëm vesh se këta kalonin netë të tëra pa gjumë vetëm që të na afronin sa më tepër. U lidhën me ne, shtresat më të gjëra të popullit, sepse na u afruan si vëllezër e si shokë. Pranuan me ne biseda të hapura e na i dëgjuan fjalët tona edhe kur nuk ishin me vend, me durim të madh. Na thirrën në demonstrata dhe ne u përgjigjëm njëzëri. Dolëm në demonstrata jo pse na paguan me marka si rrenin shovinistët e Beogradit, por pse në fjalët e tyre e pamë të vërtetën. Ata me gjithë shpirtin u mbështetën tek ne.

    Ata ishin të thjeshtë e të gatshëm të bisedonin me të gjithë. Vinin tek ne darkave e pasdarkave e bisedonin kokë më kokë me ne për problemet e punës, për familjet e për të rejat nga Kosova. Lajmet e shkëputura që ua sillnim ne nga Kosova, ata na i jepnin të shtypura në faqe gazetash. Nuk pritonte Bardhoshi ta merrte çiftelinë e Jusufi t'ia thoshte këngës nëpër dhomat tona e nëpër manifestime të ndryshme, e të na bëjnë për disa çaste t'i harrojmë vuajtjet e në fytyrat tona të dukej buzëqeshja. Po ta japim fjalën shoku Jusuf se edhe pse çiftelisë nuk dimë t'i biem, kënga "Për mëmëdhenë" nuk do të pushojë kurrë.

    Nuk do ta harrojmë as zërin tënd nga megafoni shoku Zeqë, me të cilin na përcolle nga demonstrata në demonstratë. U njohëm me ju në kurbet, dhe ne na lidhën fortë fatet e njejta. Fjalët tuaja të thëna me gojë si dhe ato të shkruara do t'i kujtojmë dhe do t'i ruajmë me kujdesin më të madh. Ju kemi lakmi juve dëshmorë, për veprën e madhe, ndërsa tek prindërit tuaj shohim fytyrën e vërtetë të nënës e të babait shqiptar, të cilët na duket se kanë dalur nga këngët kreshnike dhe legjendat, e qëndrojnë këtu mes nesh.

    Ju sigurojmë, ashtu siç keni qenë edhe ju të sigurtë, se familjet tuaja do t'i rrethojë tërë populli, e kujtimin tuaj do ta ruaj thellë në gji. Çdo kush prej nesh krenohet me shumë të drejtë, sepse patëm rastin që për një kohë shumë të shkurtër qëndrimi me ju, mësuam aq shumë për historinë e popullit, për luftërat që kemi pasur dhe ajo që është më e rëndsishmja për luftërat që na presin. Me të vërtetë ne kemi një pasuri të madhe, të cilës do t’ia kanë zili brezat e ardhshëm. Nëse neve me arsye na shkon mendja, nga emocionet, të kishim qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, të kishim qenë në njësinë e Mic Sokolit, të ndodheshim afër Bajram Currit në shpellën e Dragobisë, foshnjet e sotme nesër do të thonë: Të ishim bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët e këtyre trimave.

    Nesër kur historinë do ta nxjerrim në dritë ju do të bëheni pasuri e brezave. Nesër në ditën e lirisë, toka e lirë shqiptare do t'u thërret ashtu siç thirri Abdylin, Gurakuqin, Naimin, Hasanin etj. Derisa të vijë ajo ditë varrezat tuaja këtu do të jenë vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët jashtë atdheut. Nga vizitat që do t’u bëjmë do të mbushemi me frymëzime dhe do të betohemi se do të vazhdojmë luftën deri në realizimin e idealeve tona të përbashkëta.

    LAVDI DËSHMORËVE!

    P.S: Ky fjalim u përgatit nga Xhafer Durmishi dhe u lexua me rastin e varrimit të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, nga veprimtari Remzi Ademaj, i cili gjatë luftës çlirimtare në Kosovë ishte Komandant i UÇK-së në ZO të Pashtrikut. Remzi Ademaj - Petrit Kodra, tashmë është dëshmor i Kombit. U vra më 15 gusht 1998.

  6. #826
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    TRE RANË ME MIJËRA U NGRITËN


    Shovinizmi serbomadh i mbytur në gjakun e popullit shqiptarë e gjithashtu edhe në gjakun e popullit serb po afrohet nga dita në ditë me shpejtësi në buzë të greminës. Populli shqiptarë ka vendosur një herë e përgjithmonë të bëhet zot në vatrën e tij. Ai i ka vu bijtë e tij në ballë dhe u ka thënë: Merrni nga urrejtja ime për kolonizatorin dhe me te çani përpara. Nga urrejtja e tij e pakufi morën për luftën e tyre edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën. Dhe në një natë me hënë Kosova i përcolli për në mërgim, por përcjellja e tyre kishte diçka të veçantë. Këta nuk ishin si të tjerët. Nuk i përcollën këta në mërgim pse kishin pritë me vite para enteve të inkuadrimit, por pse në orët e vona të natës ishin takuar shpesh në mbledhjet ilegale. I përcolli Kosova vetëm me një kusht: që këta të mos e harrojnë ate. Dhe bijtë besnik kudo që u ndodhën u treguan patriotë të vërtetë të cilët me shembullin e tyre frymëzuan shumë bashkatdhetarë.

    U njoftuam me ta në lokalet e "Rilindjes" e Radio Prishtinës, në odat e Dukagjinit, në korzon e Prishtinës, në klubet e punëtorëve, në barakat tona të thjeshta ku i prisnim deri në orët e vona. Ju pamë me plisë në kokë, me çifteli e megafon në dorë dhe me këngë e buzqeshje në gojë. Na trokitët derë më derë, na ftuat në manifestime për festat kombëtare. Kur vëllezërit dhe motrat tona u mbytën në gjakë, para se të vraponim ne tek ju, vrapuat ju tek ne. Na shpjeguat me durim të gjitha, dhe ne ua falëm besimin. Na thatë se duhet të solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona.

    Nga baballarët kishim mësuar se lufta bëhet vetëm me pushkë në grykë të Kongjulit e në lug të Baranit, në fushën e Kosovës dhe në Bjeshkët e Nemuna. Por ju na mësuat se lufta mund dhe duhet të bëhet edhe në rrugët e Munihut, Gjenevës, Shtutgartit, Duseldorfit dhe Zurihut dhe atë me shumë efekt. Dhe ne dalëngadalë, kush më herët e kush pak më vonë u bindëm se luftën duhet zhvilluar aty ku të gjendemi. Shkruat thirrje, siguruat flamuj, formuluat tekstet që në fakt ishin ato që i bartnin rinia nëpër rrugët e Prishtinës. Kërkuam edhe ne bukë, Republikë dhe punë. Udhëtuam nga largësi të mëdha dhe me ditë tëra i dogjëm të gjitha demagogjitë që u bënë në kurrizin tonë.

    Armiku e pa se humbi shumë teren dhe duart e agjentëve të tij u shkurtuan në një masë të madhe. Dhe në momentin kur lufta jonë po shënon ngritje të reja, serbomdhenjët pas kalkulimeve të tyre menduan se më llogari do të kenë t'i vrasin se të mendojnë me arsye. Dhe çfarë janë arritjet. U VRANË TRE, tre kuadro të rëndësishëm të Çështjes Shqiptare, e U NGRITËN ME MIJËRA.

    Vepra e tyre, puna e tyre u rritë bashkë me punën tonë dhe ata nuk vdiqën. Gjaku i tyre e thelloi edhe më tej hendekun në mes të popullit dhe shovinistëve të Beogradit. Ky gjak i derdhur do të na bëjë edhe më të vendosur dhe të papajtueshëm deri në fund me shtypjen. Kjo ngjarje na i nxehë gjakrat edhe neve që deri dje thonim se këto punë nuk na interesojnë. Nga kjo vrasje mizore ne e pamë edhe më tepër pafuqinë e armikut, për të vazhduar me demagogjinë e tij të preferuar e cila kurrsesi nuk po mund ta kryej misionin e saj nëse nuk e ka tankun te bishti. Nga kjo ne mësuam edhe njëherë se kurrë nuk mund të presim asnjë të mirë nga Beogradi. Me këtë akt shovinistët e zbuluan edhe njëherë fytyrën e tyre të vërtetë, pranuan para botës se e kanë përballë një popull bijtë e të cilit dinë ta udhëheqin në luftën e tij të drejtë, pranuan se nuk ishin të zotët ta vazhdonin luftën me ato mjete të cilat i përdorën kundërshtarët e tyre.

    Me këtë vrasje ata pranuan se kanë përpara një kundërshtar të vendosur i cili do t’u nxjerrë punë edhe nuk do t’i lejë kurrë të qetë. Ky akt brutal tregon se ata ua kishin shumë frikën këtyre trimave dhe po t’i lente gjallë, këta do t’i prishnin shumë punë shovinistëve të Beogradit. Ne duhet të jemi të bindur se paraqisnin rrezik të madhë për shovinizmin serbomadh dhe për ekzistencën e tij, përndryshe ai për pak arsye nuk do t’i vriste. Kjo d.m.th. se shovinizmit po i lëkunden themelet, se ai nuk ka baza që nuk mund të bëhen copë e grimë. Kur këta të tre paskan mund ta dëmtojnë aq shumë shovinizmin serbomadh atëherë çka mund të bëjmë ne mijëra punëtorë. Ne duhet ta kuptojmë se çfarë force të madhe paraqesim, duhet pra përfundimisht të kuptojmë se armiku na e ka frikën, në qoftë se e kupton se kemi lexuar qoftë vetëm një artikull e lere më ma tepër. Lufta jonë pos të tjerëve tani ka edhe heronjtë Jusuf, Kadri e Bardhosh për të cilët foli tërë bota.

    Shovinizmi serbomadh na dëmtoi ne punëtorëve kosovarë në mërgim, por njëherazi edhe na e shtoi urrejtjen të cilën do ta shpërndajmë nëpër të gjitha poret e popullit tonë.

    Ne do ta vazhdojmë luftën e madhe pa kuadrot tona të çmuara, por atë do ta vazhdojmë sepse përpos bindjeve tona tani i kemi edhe dëshmorët tanë. Edhe nga varri ata do ta godasin shovinizmin serb.

    LAVDI DËSHMORVE MË TË RI TË KOSOVËS

    KOSOVA - REPUBLIKË!

    Mars 1982, Shtutgart

    P.S: Ky artikull u botua në ”Zërin e Kosovës”, në Zërin e Jusufit që e mbijetoi atentatitn që iu bë Jusuf Gërvallës! (Xhafer Durmishi)

  7. #827
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nën hijen e « Vllazërim-Bashkimit »

    Mbetej sidoqoftë një rrugë e hapur për t’i bërë ballë problemit të pazgjidhur të zhvillimit ekonomik si edhe pasojave të pashmangshme shoqërore : kurbeti. Falë një marrëveshjeje të re të nënshkruar ndërmjet Federatës jugosllave dhe Turqisë, një numër i madh myslimanësh « u ftua » të merrte rrugën drejt vendit « të origjinës ». Burimet jozyrtare flasin për 246.000 myslimanë që braktisën Jugosllavinë ndërmjet viteve 1945 dhe 1966, mes të cilëve rreth 100.000 nga Kosova. Rregjistrimet e popullsisë të zhvilluara në 1948 dhe 1951 lejojnë të shihet një rritje e paparë e numrit të njerëzve që e deklarojnë vetvehten « turq » ; vetëm në Maqedoni, nga 95.940 të tillë të rregjistruar në vitin 1948, tre vjet më vonë numri i këtyre turqve të fshehur shkon në 203.000 vetë. Nuk është e vështirë të kuptohet se pjesa më e madhe e tyre s’ishin gjë tjetër veçse shqiptarë që e jetonin fort keq gjendjen e tyre prej pakice ose që s’mund të duronin më gjendjen e tyre edhe më të vështirë ekonomike. Diferenca e nuancës mes turqve « të gënjeshtërt » dhe shqiptarëve « të vërtetë » nuk duket të ketë shqetësuar tej mase administratën titiste pasi në sytë e saj si në njerin rast dhe në tjetrin bëhej fjalë për myslimanë të bindur. Ndërkohë, si pasojë e papunësisë të pashembullt prej 70% që prekte popullsinë me origjinë shqiptare të Kosovës, një numër ende më i madh zgjodhi kurbetin klasik me motive ekonomike, drejtimet tradicionale të të cilit ishin Gjermania dhe Zvicra (1). Pak nga pak, diaspora e bollshme perëndimore u bë një faktor i dorës së parë, së pari në rrafshin ekonomik dhe më pas në atë politik. Në origjinën e tyre, hyrjet e vazhdueshme dhe të rregullta të devizës së huaj të fortë shërbyen për të rrafshuar diferencën e ndjeshme të të ardhurave lokale në krahasim me republikat e tjera pasi qëllimi i tyre kryesor ishte pikërisht përmirësimi i jetesës së përditshme. Më tej në praktikën e zakonshme, markat gjermane dhe frangat zvicerane bënë që të zbulohen horizonte të reja, ai i shitoreve dhe i shërbimeve, ndërkohë që sasi të mëdha devize investoheshin drejt blerjes së tokave dhe në ndërtimin e shtëpive. Kjo gjë jo vetëm i dhuroi një shkallë më tepër lirie popullatës shqiptare lidhur me kompozanten serbe e cila duhej të organizonte jetën veç me anë të rrogave, por edhe dobësoi gjithnjë e më tepër vartësinë e saj nga pushteti qendror (2), duke thelluar diferencimin shoqëror dhe ekonomik. Kjo dikotomi ndërmjet trajektores ekonomike të imponuar nga pushteti me atë të zgjedhur prej grupit, mes logjikës shoqërore individuale dhe asaj bashkësiore – e kqyrur në kontekstin ku konceptet shumicë/pakicë ushqehen nga një paqartësi e natyrës ideologjike, shërben si terren i përshtashëm për kërkesa të ardhshme të natyrës politike.
    Nga mesi i viteve 60, Jugosllavia kaloi rishtas një periudhë mjaft të vështirë. Kësaj rradhe, në thelb të krizës së re ishte « rreziku » nacionalist që shprehej nëpërmjet vënies nën kontrollin serb të aparateve shtetërore, të ushtrisë dhe të partisë. Edhe një herë u desh ndërhyrja e Titos për të mbyllur këtë kapitull të ri të luftës mes fraksioneve nacionaliste në gjirin e pushtetit : gjatë pleniumit të Brionit të vitit 1966, kryetari i partisë serbe Aleksandër Rankoviç u vu në bankën e të akuzuarve dhe u përjashtua nga Byroja politike ndërkohë që u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i Zv-Kryeministrit dhe i ministrit të Punëve të brendshme (3). Duke përfituar nga situata e krijuar, intelektualët e Zagrebit kërkuan publikisht njohjen zyrtare të gjuhës së shkruar kroate. Kërkesa acaroi thellësisht qarqet serbe të Beogradit që e interpretuan si një mesazh të hapur që synonte autonominë e plotë të Republikës së Kroacisë dhe si zakonisht çështja u shtrua përpara Titos. Duke e gjetur të drejtë pretendimin e Zagrebit, ai i hapi rrugën zgjerimit të kompetencave të njësive federale (4).
    Gjatë periudhës 1967 – 1968 u aprovuan një varg amendamentesh kushtetues të cilat rrisnin në mënyrë të dukshme autonominë e republikave të federuara. Në vijim, Lidhja Komuniste jugosllave (LKJ) adoptoi një program të ri të decentralizimit administrativ dhe partijak i cili parashikonte mes të tjerash raporte barazie mes republikave dhe krahinave autonome në rrafshin federal sikundër dhe inkurajimin e e identitetit të përveçëm etnik. Kështu, topi kish mbetur në fushën e kosovarëve të cilët pushtuar rrugët dhe sheshet e Prishtinës në 27 nëntor të vitit 1968 me parrullat « Jo kolonizimit të Kosovës » si edhe « Ne duam Republikën ». Ndërkohë që njësitet e ushtrisë federale dhe tanket vinin nën kontroll kryeqytetin krahinor dhe ndërhynin për të shpërndarë manifestuesit, manifestime të ngjashme shpërthenin në Shkup të Maqedonisë dhe detyronin drejtuesit e kësaj republike t’u njihnin shqiptarëve të kësaj pjese të Jugosllavisë disa të drejta. Një fllad i ri frynte tashmë në Prishtinë, ai i konçesioneve ndaj shqiptarëve të krahinës. Më i rëndësishmi nga të gjithë këto konçesione ishte pa dyshim përcaktimi i ri i Kosovës si « njësi politiko-shoqërore », i njëjti përcaktim që përdorej për republikat e tjera të Federatës. Në këtë mënyrë, Kosova vihej në të njëjtin rang – ose pothuaj në të njejtin rang – në mes të korales jugosllave, duke ruajtur sidoqoftë obligimet e saj origjinale ndaj Republikës së Serbisë. Konsideratat e përsëritura të Titos lidhur me « barazinë e vërtetë » të shqiptarëve me përbërësit e tjerë etnikë kushtetues shërbyen si nxitës të aspiratave lokale lidhur me mundësinë e vetme që ofronte realiteti i asaj kohe : Kosova - Republikë.
    Duke e përjashtuar me këmbëngulje idenë e republikës, gjatë periudhës 1969 – 1971, pushteti qëndror aprovoi një varg amendamentesh dhe dekretesh, që deri diku zyrtarizonin dëshirën e kosovarëve. Sipas kësaj suaze ligjore u parashikua krijimi i një sistemi gjyqësor të përveçëm për krahinën, pushtete gjithnjë e më të gjera autonomiste për administratën lokale, barazia në rrafshin lokal të gjuhëve serbo-kroate, shqip dhe turqisht sikundër dhe krijimi i Universitetit të Prishtinës. Për herë të parë në historinë e tyre të përbashkët me serbët, kosovarët kishin të drejtë të përdornin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, të ngrinin flamurin e tyre kombëtar në fasadë të ndërtesave publike. Një fllad i ri frynte gjithashtu edhe në marrëdhëniet mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Pa bërë asnjë lëshim të principtë në politikat e tyre reciproke, të dy vendet kishin mundur të gjenin një gjuhë të përbashkët drejt zhvillimit të transportit dhe të tregëtisë, ndërkohë që me dhjetra profesorë dhe të tjerë pedagogë të Universitetit të Tiranës morrën rrugën për të siguruar mësimet në Universitetin e porsakrijuar të Prishtinës. Një vatër e vërtetë e rilindjes kulturore dhe shpirtërore për shqiptarët – një uzinë e vërtetë që shërbente për të fabrikuar masën kritike të gjysëm-intelektualëve dhe të studentëve të pakënaqur sipas serbëve, ky institucion në vitet e tij të lulëzimit paraqiste një numër mbresëlënës të të rregjistruarve : pothuaj 30.000 studentë (45.000 sipas burimeve shqiptare të krahinës), nga të cilët 72% me origjinë etnike shqiptare.
    Në vitin 1974, lobi slloveno-kroat i pushtetit qendror hodhi një hap të ri tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Federatës. Në kuadrin e forcimit të strukturave federale të Shtetit jugosllav, ai vendosi dhe realizoi një zgjerim të kompetencave kushtetuese të Republikave, duke krijuar me këtë rast Krahinat autonome të Vojvodinës dhe të Kosovës, nën tutelën e Serbisë. Përveç atij përfaqsuesit të saj të përhershëm në gjirin e Presidencës të Federatës, Kosova tashmë fitonte të drejtën të krijonte qeverinë e saj krahinore, Kuvendin krahinor për të mos thënë Parlamentin e saj, Këshillin Egzekutiv si edhe Gjykatën e saj Supreme. Krahina autonome pajisej me këtë rast edhe me një Kushtetutë të saj lokale, prerogativat kryesore të të cilës i hapnin udhën zgjerimit të kompetencave dhe të drejtave në një varg fushash tepër të rëndësishme që preknin ekonominë ose arsimin dhe kulturën dhe që shkonin deri në elementët e politikës së jashtme, që në tërësinë e tyre shëndrroheshin në kompetenca dhe prerogativa të të njejtit rang si ato të republikës. Entusiazmi kosovar i këtyre viteve u kqyr me një sy tepër kritik nga ana e qarqeve serbe të Beogradit, të cilat në mënyra të ndryshme manifestuan vuajtjen e tyre të thellë shpirtërore ndaj formave të lirisë politike dhe të fjalës që çfaqeshin në Prishtinë. Këto qarqe nuk munguan t’i interpretojnë si një formë të fshehur të revanshit kroat që nëpërmjet këtyre « dhuratave » të natyrës kushtetuese dhe politike i çelte rrugën përpjekjeve separatiste dhe qendërikëse të shqiptarëve.
    Ashtu siç mund të pritej, rritja e kompetencave dhe të të drejtave sikundër dhe marrja në dorë e levave administrative të drejtimit të pushtetit nga ana e një ekipi lokal, i përbërë kryesisht nga kuadro me origjinë shqiptare, lejoi që të konstatohet shtrirja e katastrofës ekonomike në të cilën ishte zhytur krahina. Njëhohësisht, doli në pah edhe shkalla e ndërlikimit të problemeve shoqërore, sikundër dhe kufijtë e fushës së veprimit. Edhe analiza më e përciptë ishte në gjendje të zbulonte atë realitet të prekshëm të një krahine të reduktuar në një prodhues të thjeshtë të lëndëve të para për republikat e tjera ndërkohë që jeta ekonomike e saj mbahej gjallë falë subvencioneve të shtetit (5), pa folur më tej për peshën shtypëse të një burokracie pletorike që përbënte një të katërtën e të gjithë rrogëtarëve të krahinës. Thjesht, krahina e Kosovës zinte vendin e fundit mes antarëve të Federatës jugosllave. Përveç çekuilibrit të thellë ekonomik, të trashëguar nga e kaluara dhe të thelluar nga politika e dy dhjetëvjeçarëve të parë të Republikës Federative Socialiste, krahina vuante pasojat e një demografie të çfenuar që keqësonte edhe më tepër gjendjen tepër të vështirë të tregut të punës, duke patur si sfond kontrastet dhe dallimet e thella mes botës rurale dhe qytetëse sikundër dhe çfaqjet e qëndrueshme dhe të thella të urrejtjes ndëretnike. Mbipopullimi i fshatit shtynte popullsinë dhe në mënyrë të veçantë të rinjtë drejt qyteteve dhe jashtë vendit në kërkim të një pune dhe të kushteve sa më të mira të jetesës, duke krijuar me këtë rast edhe probleme të panumërta të natyrës urbanistike. Një sy edhe më i vëmendshëm mund të dallonte mungesën e një demokracie të vërtetë, fenomen ky i përgjithshëm për çdo vend komunist, sidoqoftë i thelluar nga veprimtaria aktive e një aparati shtypës, gjithmonë i gatshëm për të ndërhyrë dhe ndëshkuar çdo shmangie nga mendimi zyrtar ose së fundi për të përndjekur armiqtë e socializmit, në rradhët e të cilit përfshiheshin edhe partizanët nacionalistë të « Shqipërisë së Madhe » (6).
    Sigurisht, brenda një kohe të shkurtër, krahina autonome kish realizuar arritje të padyshimta në fusha të ndryshme që shkonin nga politika në arsim, duke kaluar nga kultura ; veçse, përmirësimi i kushteve ekonomike nuk mund të matej as me numrin e shkollave në gjuhën shqipe as edhe me numrin e gazetave, të revistave ose të tjerë institute historie. Të gjitha dëshmitë e emancipimit, provat e vetënjohjes, shprehjet e arritjeve – që rridhnin nga fakti që Kosova zotëronte rangun e një Krahine autonome, i shërbenin në rradhë të parë klasës politike lokale, përfaqsuesit më të shquar të të cilës ishin kooptuar në sferat më të larta të jetës politike federale sikundër dhe intelektualëve kosovarë shqipfolës, tashmë të lirë për të shprehur ndjenjat e tyre letrare ose historike. I shëndrruar në zot të fateve të veta, ky brez intelektualësh – kjo inteligentsia qytetëse, e hapur dhe kozmopolite - i detyrohej thellësisht Titos, i cili e kish angazhuar nga pikpamja politike dhe e kish përgjegjësuar nga ana ekonomike, duke i besuar ushtrimin e pushtetit si dhe përdorimin e fondeve të ndihmave dhe të zhvillimit. Situata ishte krejt e ndryshme për parinë rurale, e cila të gjithë forcën e saj e merrte nga lidhjet e klientelës dhe të rrjetave ndërfamiljare. Besnike ndaj bindjeve të tyre antikomuniste dhe nacionaliste, të farkëtuara në kohën e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kjo pari kish mbetur thellësisht mosbesuese ndaj të gjithë pushteteve lokalë dhe qëndrorë dhe bënte thirrje për një rikthim drejt vlerave tradicionale të shoqërisë kosovare sikundër lidhja me pronën tokësore, me Islamin, me forcën e familjes së bashkuar ose dhe rezistencën ndaj serbëve. Ky diferencim i parë në gjirin e shoqërisë kosovare, kjo thyerje mes zotërve të rinj të qyteteve dhe parisë së fshatit la gjurmë të thella mbi rininë kosovare e cila fiksoi elementët më të rëndësishëm të këtij antagonizmi : hapja intelektuale dhe shpirtërore e të parëve ndaj arsimit dhe dijes e shtyu masivisht drejt Universitetit të Prishtinës ku ajo u radikalizua thellësisht, duke adoptuar me këtë rast qëndrimin mospërfillës dhe përbuzës ndaj autoriteteve si edhe nacionalizmin e të dytëve.
    Pasi i kish kaluar të tetëdhjetat dhe me shëndet të brishtë, Tito ish në apogje të pushtetit të tij : udhëheqës i padiskutueshëm në vendin e vet, figurë e madhe e komunizmit botëror, mbajtës i aureolës së njërit prej themeluesve të lëvizjes së vendeve të paangazhuara. Nëpërmjet një loje tepër të hollë me qarqet e pushtetit, duke administruar me aftësi të veçantë pastrimet dhe premtimet, shtypjen dhe lëshimet, ai kish realizuar synimin e tij, në pamje të parë krejt të pamundur : të fitonte luftën çlirimtare dhe të merte pushtetin, të çante rrugën e tij origjinale drejt socializmit, të ndërtonte një shtet federal të njohur dhe të respektuar nga bota mbarë. Ai kish mundur të realizonte gjithçka kish menduar dhe ndërmarrë, përveç asaj ëndrre që kish rrëfyer në atë vit të largët 1952 :
    … dëshiroj të jetoj për të parë atë ditë kur Jugosllavia do të jetë amalgamuar në një bashkësi unike – jo vetëm në një bashkësi në kuptimin ligjor të fjalës, por në një bashkësi reale dhe të gjallë në gjirin e një kombi jugosllav, një e të vetëm. Ja kush është edhe aspirata ime…
    Në rolin e një ngadhënjyesi dhe të një krijuesi të vërtetë ai kish mundur të thyejë maqinën e vjetër mbretërore dhe të varrosë elementin e saj aktiv – shovinizmin e vjetër serbomadh ; duke ndjekur idealin e tij komunist, ai kish ngritur një aleancë të re të popujve jugosllavë mbi një bazë barazie ; në përputhje me bindjet e tij reformuese, ai e kish pajisur me një model ekonomik dhe zhvillimi të shpikur po nga ai vetë – vetëadministrimin. Por, nëpërmjet kultivimit të diferencave të përbërësve etnikë të kësaj familjeje jugosllave, nëpërmjet zbatimit të politikave thellësisht pragmatike, Tito arriti të krijojë njëkohësisht një ansambël laragan, ku kontrastet në nivelin e jetesës dhe shkallët e ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe kulturor zgjuan reflekset qendërikëse, ringjallën demonët e vjetër ballkanikë. Vetëm personaliteti dhe karizma e tij përbënin gurin e qemerit të kësaj strukture oligarqike, siguronin mbijetesën e shtëpisë së përbashkët jugosllave, e krisur nga të gjitha anët nga pesha e nacionalizmave të rinj, të cilët ai vetë i kish zbutur dhe ndërsyer ndaj njeri tjetrit kur ishte paraqitur nevoja. Josip Brozi i mbiquajtur Tito mbylli sytë në 4 maj të vitit 1980, në moshën 88 vjeç, pas një sëmundjeje të gjatë dhe tepër të mundimshme.
    Në mars të vitit 1981, në Kosovë shpërthyen trazira të përgjakshme studentore në një sfond varfërie (7), të mjerimit ekonomik, të papunësisë dhe të mërive etnike dhe fetare. Tanket e ushtrisë popullore jugosllave pushtuan rishtas rrugët dhe sheshet e Prishtinës ndërkohë që qeveria federale dërgonte trupat e saj të armatosura për të rivendosur rendin. Zyrtarisht, manifestimet kishin shkaktuar 11 të vrarë. Burime të tjera, kësaj rradhe shqiptare, bënin fjalë për qindra viktima. Si përfundim, numri i të arrestuarve llogaritej në disa mijra vetë mes të cilëve gati një mijë u dënua me burgime të rënda. Lidhja Komuniste ndërhyri menjëherë për të dënuar manifestimet duke i cilësuar si « kundërrevolucionare dhe irredentiste ». Gradualisht, një fushatë e tërë pastrimesh preku mjediset politike dhe më pas, Lidhja Komuniste kreu një pastrim fund e krye të rradhëve krahinore. Ky proces, i njohur nën emrin e « diferencimit » mundësoi dëbimin e ekipit të vjetër udhëheqës të Krahinës. Kështu u zhdukën nga skena njëri pas tjetrit Xhavid Nimani, Presidenti i Këshillit krahinor dhe Mahmut Bakalli, padroni i Lidhjes për Kosovën, duke i lënë vendin një ekipi të ri kuadrosh të supozuara më elastike dhe më të përpunueshme, në rradhët e të cilit shkëlqente Azem Vllasi.
    Pak kohë më pas i erdhi rradha përfaqsuesve kosovarë në gjirin e instancave më të larta federale : Fadil Hoxhës ju desh të linte vendin në Presidencën kolektive jugosllave, antar i të cilës ai ishte që prej vitit 1984 ndërkohë që Sinan Hasani u shkarkua nga funksionet e tij të nën-Presidentit të Kuvendit federativ. Nën një presion të vazhdueshëm dhe të fuqishëm, Universiteti i Prishtinës u detyrua të rishikojë të gjitha programet e tij të historisë, të gjuhës dhe të lëndëve shoqërore dhe të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme kuotat e rezervuara ndaj studentëve me origjinë etnike shqiptare.
    Kriza e rëndë e fillimit të viteve tetëdhjetë si edhe mënyra radikale me të cilën Beogradi u mundua të verë rregullin në vend, ngjalli një konflikt të vjetër mes dy përbërsve kryesore të shoqërisë kosovare – shqiptare dhe serbo-malazeze. Duke përfituar nga situata e krijuar, serbët hapën në mënyrë publike debatin lidhur me ikjen e njerëzve të tyre që braktisnin masivisht Kosovën - një subjekt pothuaj tabu në të gjallë të Titos. Një varg i gjatë akuzash dhe kundërakuzash, i rikapur dhe i përsëritur në të gjitha nivelet, i dha mundësi kësaj « lufte kulturore » që të ndezë opinionin publik të Jugosllavisë mbarë. Kjo atmosferë eksplozive përshpejtoi edhe më tepër largimin e serbëve dhe të malazezëve nga Kosova, një tendencë e cila kish rënë në sy që prej fillimit të viteve gjashtëdhjetë. Ndërkohë që analizat e thelluara të deficitit demografik serb nxirrnin në pah lidhjen e ngushtë dhe komplekse mes faktorëve frenues të lindjeve me ato të karakterit ekonomik, kanalet qeveritare ngulnin këmbë mbi përmasat politike të problemit dhe vinin në plan të parë ndikimin e presionit të ushtruar nga ana e etnisë shqiptare. Sidoqoftë, faktet mbeteshin kokëforta : si njëra palë edhe tjetra kishin tendencë të largoheshin dhe të braktisnin Kosovën, por, të favorizuar nga një shkallë rritjeje demografike të popullsisë që mbetej një nga më të lartat e Evropës, kosovarët shqiptarë ishin duke u shëndrruar në një shumicë dërrmuese. Numri i personave me origjinë serbe dhe malazeze të larguar gjatë periudhës 1961 – 1981 vlerësohej rreth 80.000 deri 100.000 vetë, të cilit i duheshin shtuar edhe nja 60.000 të tjerë të larguar mes periudhës 1981 – 1991 ; nga pala shqiptare, rreth 45.000 kosovarë kishin braktisur krahinën vetëm gjatë periudhës 1971 – 1981.
    E magjepsur nga fantazma e nacionalizmit shqiptaromadh, qeveria serbe shumëfishoi përpjekjet për të përmbajtur lëvizjen politike lokale e cila përmblidhej tashmë në një parrullë të vetme : « Kosova - Republikë ». Një opinion publik i tërë në Serbi u përgatit për të mos thënë u manipulua nëpërmjet shtypit të Beogradit, i cili po mbytej nga rrëfimet dhe nga të ashtuquajturat fakte lidhur me presionet që pësonin serbët e krahinës : trembje, kërcënime, dhunë seksuale, vrasje, grabitje… Në terren, një bërthamë aktivistësh dhe militantësh të bashkësisë serbo-malazeze të Fushë Kosovës u organizua për të mbledhur nënshkrime për peticione sikundër në vitin 1985 ose për të organizuar manifestime publike si dhe marrshime proteste në vitin 1986, gjatë të cilave kërkohej me ngulm ndërhyrja e vendosur dhe urgjente e Republikës të Serbisë. Ndërkohë, një grup akademikësh të Beogradit, nën drejtimin e njërës prej figurave më në zë të jetës intelektuale serbe, shkrimtarit Dobrica Qosiç, u shpreh nëpërmjet një « Memorandumi » lidhur me shtrirjen e « gjenocidit » që godiste serbët e krahinës, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një strategjie afatgjatë të përpunuar nga mjediset nacionaliste shqiptare. Ky manifest i politikës së ardhshme të « Serbisë së Madhe » u ndoq me përpikmëri gjatë dekadës në vazhdim, gjatë konflikteve të përsëritura me natyrë etnike që tronditën fund e krye Republikat e ish-Jugosllavisë.

  8. #828
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SELIM BROSHA BRENDA NË SALLËN
    E KONGRESIT TË LIDHJES SË TRETË
    TË PRIZRENIT NË NJU-JORK


    Në vitin 1971, në prag të Kongresit të Dytë të Lidhjes
    së Tretë të Prizrenit, Xhafer Deva e shkruan një letër dhe
    thotë se duhet që të ndalohet botimi i gazetës së Lidhjes. Unë
    atëherë i bëra një letër sekretarit të Lidhjes dhe i thashë se në
    çdo parti mund të ketë hidhërime dhe thyerje, por ama
    veprimtaria i një lëvizjeje nuk mund të ndalet. Kur të vijë
    kngresi atëherë do t’i sqarojmë punët. Kur u mbajt Kongresi
    unë u ula në fund të sallës. Dikur, pasi që folën disa
    pjesëmarrës, u ngjita dhe nga fundi dola në mes të sallës.
    “Më falni zotëri kryetar”, i thash Xhaferit. “Unë dua
    të flas diçka, edhe pse ju në shtator të vitit të kaluar keni
    thënë se nuk keni dëshirë të takoheni me Hysen Tërpezën.
    Megjithatë, duhet të merremi vesh sot këtu, ngase unë, kur
    është në pyetje çështja kombëtare, mund të ulem në një
    tavolinë me cilindo shqiptar që e ka bërë nëna. Unë jam ai
    që bashkë me popullin shqiptar e kam larë në gjak tokën e
    Kosovës. Unë jam ai të cilin e kanë kërkuar që të bisedojmë
    Ali Shukria, Shefqet Peçi e të tjerët, që të bashkohem me ta,
    por e kam vazhduar luftën dhe kam derdhur gjak për Atdheun.
    Kush është ai që nuk dëshiron të flasë me Hysen Tërpezën?”,
    pyeta.
    “Kush jua ka thënë këtë gjë”, pyeti Xhaferi. “Këtë e ka
    thënë ndonjë i poshtër sepse atë që e ka bërë Hysen Tërpeza
    nuk e ka bërë kush në Kosovë”, tha Xhaferi. “Nëse janë këtu
    le të dalin jashtë”- tha ai.
    “Ja ku është ai që m’a ka thënë”, i thashë dhe zgjata
    gishtin drejtë sekretarit të Komitetit, Mexhit Dibrës. Atëherë
    sekretarin e morën që ta nxjerrin jashtë. U krijua një tollovi.
    Unë dola në korridor dhe u takuam.
    “Aman Hysen Tërpeza, mos të koritemi para botës dhe
    ta prishim Kongresin”, më tha Deva.
    Natyrisht se as unë nuk doja që të prishej Kongresi. I
    thashë pastaj Xhaferit se unë e pranoj të jem në Lidhjen për
    dy muaj, por me kusht që Komiteti “Shqipëria e lirë” nuk
    mund të përzihet më në Gazetën e Lidhjes së Prizrenit. Pastaj
    ai më tha se ditën e dytë të Kongresit unë do t’i shpallja
    vendimet. Dola para delegatëve që të flas dhe u thashë se
    unë isha ai që isha deklaruar se nuk do të pranoja
    kompromise, porse e thashë se do të pranoja të jem në Lidhje
    me kusht që më nuk përzihet Komiteti “Shqipëria e Lirë”.
    “Po u përzien ata sërish, unë do të tërhiqem”, u thashë,
    “sepse ne nuk mund të bëhemi vegël e askujt këtu”. Pastaj
    vendosëm që për kryetar të Lidhjes së Prizrenti sërish ta
    zgjedhim Devën.
    Por atë ditë kishte ndodhë edhe diçka tjetër! Pastaj e
    kam marrë vesh.
    Merreni me mend, Selim Brosha kishte qenë brenda
    në sallën e Kongresit. UDB-ja e kishte dërguar. Ka pasur aty
    edhe spiunë të Shqipërisë.
    Pas një kohe Komiteti m’a dërgoi faturën për t’i paguar
    900 dollarë për gazetën e Lidhjes. Merreni me mend, kishte
    vdekur në këtë kohë në Turqi Rexhep Okllapi, komandanit i
    Batalionit të Keçokollës, burrë mbi burra dhe unë e kisha
    ditur se po botohej gazeta e Lidhjes që të shkruaj për të, ndërsa
    më vinte faktura që ta paguaj shtypin e gazetës. Atëherë unë
    dhash dorëheqje nga Organizata, por jo edhe nga programi i
    Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878.

  9. #829
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KUSH ISHTE NJERIU QË E KISHTE PRANUAR SE
    UDB-JA E KISHTE DËRGUAR PËR TA LIKUIDUAR
    HYSEN TËRPEZËN


    - Nga bisedat që kishim së bashku, më kujtohet që keni
    thënë se keni qenë shumë herë i rrezikuar nga UDB-ja.
    - Po. Është e vërtetë. Mirëpo, unë gjithnjë kam pasur
    afër vetes njerëz trima dhe besnikë, që më kanë ruajtur, e
    mbrojtur, kështu që, gjithherë kam shpëtuar. Pastaj, pasi u
    tërhoqa nga Lidhja e Prizrenit, vendosa të mos qëndroja më
    në Amerikë. Kështu, u ktheva në Evropë dhe zura vend në
    Turqi. Në këtë kohë udbashët nisën përmes njerëzve të tyre
    të përhapin fjalë të rreme nëpër popull, duke thënë se “Hysen
    Tërpeza është agjent i shkieve”. Këto fjalë po i përhapnin
    disa bashibozukë. Dhe, unë, këto fjalë i dëgjova në Turqi.
    Fatkeqësisht nuk mund të dilja në skenë dhe të thosha se isha
    ky që në fakt isha. E thashë se pas deklarimit tim se nuk dua
    dhe nuk do ta luftoj Shqipërinë kurrë përjetë, pata shumë
    probleme. Së pari pata probleme edhe me shokët e luftës dhe
    të idealit të cilët mendonin se më kishin përrvetësuar
    komunistët. Më besoni, me ta kam mund të vritem fare lehtë

  10. #830
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    për këtë që e thashë. Mirëpo, pasi ra diktatura komuniste në
    Shqipëri, kisha rastin të njoftohesha edhe për projektet që i
    kishte bërë Sigurimi i Shqipërisë për të më likuiduar. Po ashtu,
    dihet se UDB-ja jugosllave kurrë nuk më ka lënë rehat. Dhe,
    ndoshta kjo ishte arsyeja kryesore për shkak të së cilës nga
    Amerika vendosa të kaloj në Turqi. Është një punë faktike se
    atëherë, as qeveria e Tiranës e as ajo e Beogradit nuk kishin
    dëshirë t’i prishnin marrëdhëniet me Turqinë. Stambolli është
    një portë e madhe. Tri perandori janë shterrur për atë vend.
    E tashti, të them se jam ruajtur, nuk di se si do të
    tingëllojë kjo, ngase kur të vendosin agjenturat që të
    likuidojnë është vështirë të mbrohesh, por edhe rojet personale
    i kam pasur, por edhe vetë kam pasur kujdes.
    - Në këtë periudhë për të cilën po flasim, kush ishte
    njeriu i dërguar nga UDB për t’iu bërë atentat?
    - Nuk dua t’ia përmend emrin, porse mund ta them se
    ka qenë nga fshati Marinaj i Gusisë. Mirëpo, kur e zura dhe
    e detyrova ta pranonte atë që kishte në plan kundër meje,
    unë e fala si shqiptari-shqiptarin.
    - Pas largimit tuaj nga Lidhja dhe deklaratave se nuk
    do ta luftoni Shqipërinë, por komunizmin, a pati lëvizje të
    Sigurimit të Shqipërisë në drejtimin tuaj?
    - Posi! Kur Sigurimi i Shqipërisë, përmes agjentëve të
    tyre në Amerikë marrin vesh për kritika që i bëra unë Komiteti
    të Rexhep Krasniqit, më pastaj edhe mospajtimi që pata me
    Xhafer Devën, ata shkojnë tek kushëriri im në Gjermani,
    Hajrullahu, dhe mundohen të na marrin me të mirë në stilin
    se vetëm ne jemi patriotë etj., etj. Në fakt, ata ia dolën t’i
    përvetësojnë disa nacionalistë të kulluar. Por, sa më përket
    mua ata një e kanë ditur se sigurisht Hysen Tërpeza komunist
    nuk bëhet kurrë.
    vijon...

  11. #831
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ata e kanë pasur një taktikë. Ata kanë vënë kontakt me
    ty, ta zëmë, dhe të kanë thurur lavdata e lavdata, por, kur
    janë takuar me tjetrin, atëherë atë e kanë lavdëruar, ndërsa ty
    të kanë kritikuar e të kanë përqeshur. Këtë shpresoj se e kanë
    kuptuar edhe emigrantët shqiptarë në Evropë se të gjitha ato
    përçarje që i kishin dikur dhe ato që u zgjatën deri në ditët e
    sotme, shumica ishin pjellë e Sigurimit shqiptar!
    Pra, ishte edhe ajo e keqe se kur në botë, nga Kosova,
    u krijuan rrethanat që aty ku kanë qenë tre shqitarë, njëri
    ishte i “huaj”. Thjesht, ka qenë një kohë kur sigurimi i
    Shqipërisë dhe UDB-ja serbe e kishin futur emigracion në
    duart e veta, emigracioni e Kosovës edhe të Shqipërisë. I kanë
    pas futur njerërzit e vetë të cilët bënin kërdi mes
    mërgimtarëve.
    Kështu, unë në vitin 1988 vendosa të dilja kah Evropa
    Perëndimore dhe t’i takoja pjesëtarët e emigracionit, të
    bashkëpunoja me ta. Mirëpo, thënë të drejtën, nga ajo që
    pashë, unë u tmerrova. Hasa në një përçarje të
    paparashikueshme. Elementet e huaja ishin infiltruar çdokund
    dhe nuk po i lenin dy shqiptarë që “t’i binin një teli”.
    Kudo nëpër Evropë po bëhej propagandë e madhe,
    qoftë nga Sigurimi i Shqipërisë apo edhe nga UDB-ja
    jugosllave. Unë u dëshprova shumë, ngase edhe vetë kisha
    ikur nga përçarjet dhe kisha shpresë, se, mbase, emigracioni
    i ri nuk do të ishte i përçarë sikur edhe ne, por, e vërteta ishte
    ashtu siç ishte – trishtuese.
    - Do të thotë se Ju, që nga çasti kur dhatë dorëheqje
    nga vendi i nënkryetarit të Lidhjes së Tretë të Prizrenit, më
    nuk u angazhuat në asnjë parti?
    - Jo, më nuk u angazhova askund. Por unë, natyrisht
    vazhdova t’u jem besnik ideve të mia të cilat janë plotësisht
    të harmonishme me programin e Lidhjes Shqiptare të
    Prizrenit në vitin 1978, do të thotë isha dhe mbetem ithtar i
    paepur i krijimit të Shqipërisë së vërtetë, pra të Shqipërisë
    Etnike. Fundja, edhe Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar
    e mbështeste po këtë parim dhe e kishte po atë synim.

  12. #832
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dosjet u “mbyllën”, edhe ato të UDB-së

    Stasi gjerman, Securitate rumune, UDB-ja jugosllave, KGB-ja ruse dhe, në Shqipëri, famëkeqi Sigurim i Shtetit. “Sigurimi ishte njëra prej veglave të diktaturës, siç ishte hetuesia apo organizata bazë e partisë”, - thotë ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror në vitet 1997-2002. Ai u emërua drejtues kur organi që kishte zevëndësuar Sigurimin e dikurshëm famëkeq, nuk ekzistonte dhe ishte rrënuar nga revolta popullore e vitit 1997 dhe, u desh ringritja, jo vetëm e godinave të shkatërruara, por edhe rekrutimi i punonjësve të rinj.

    Vetëm një gjë është e sigurt, shumë prej dosjeve të rëndësishme, janë zhdukur dhe kjo, jo pa qëllim. “Zhdukja nisi pas vitit 1990”, - thotë Klosi, “kur në vend ndodhën trazira të njëpasnjëshme dhe, “ustallarët” e interesuar, shfrytëzuan kaosin për të shtënë në dorë, apo për të eliminuar dosjet përvëluese. Shkak u bë ndarja e Shërbimit Informativ Kombëtar, (SHIK) nga Ministria e Brendshme, siç kishte funksionuar gjatë diktaturës komuniste.

    Duke qenë se SHIK-u, nuk kishte godinë as për zyrat dhe lë më për arkiv, dosjet u lanë një pjesë në Ministri, një te magazinat e rezervave shtërore në Krrabë, tjera te shkolla e Qenve”. Trazirat e marsit ’97, ishin rasti ideal për të zhbërë atë që kishte mbetur dhe Klosi thotë se, gjatë kësaj kohe, u cunguan apo u zhdukën shumë prej dosjeve të rëndësishme, përfshirë edhe ato për spiunët e UDB-së famëkeqe jugosllave.

    “Nuk dihet se çfarë ka mbetur”, - thotë ish-kryetari i SHIK-ut, të vetmen gjë për të cilën flet me siguri, mbi një temë që ka shërbyer si argument për luftën politike mes kaheve të politikës 18 vitet e fundit.

  13. #833
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Agjentët më të famshëm shqiptarë në shërbimet sekrete

    Gazeta sjell emrat më të njohur të botës së shërbimeve sekrete. Marrëdhëniet e tyre me shërbimet homologe, si CIA, MI6 dhe KGB-ja

    Duke filluar që nga numri i sotëm, në gazetën Albania do të gjeni profilet e agjentëve shqiptarë më të suksesshëm që nga koha e mbretit Zog dhe deri në fillimin e viteve 90. Në këtë cikël shkrimesh do të gjeni informacione të detajuara për misionet e “spiunëve” shqiptarë në shërbim të Zogut, Enver Hoxhës apo edhe shërbimeve më të fuqishme të botës si CIA, KGB-ja apo shërbimet britanike dhe italiane. Të dhënat janë marrë nga arkivat e shtetit. Secili prej personazheve të botës së zbulimit ka një profil të shkurtër, ku flitet për pseudonimet, misionet dhe operacionet më të suksesshme të tij. Kush ishte “Ciceroni” i famshëm, shqiptari me emër Iliaz Bazna, i lindur në vitin 1904, i cili punonte për llogari të shërbimeve sekrete gjermane dhe angleze. Kush ishte “Kobra”, një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht dhe të CIA-s. I stërvitur me profesorë të KGB-së, në Akademinë e Moskës, si dhe i trajnuar me rezultate të shkëlqyeshme për dy vjet nga CIA, “Kobra” arriti t’u shërbente të dyja këtyre shërbimeve me besnikëri. Kush ishte Hamit Matjani, agjenti shqiptar i CIA-s që përgëzoi aftësinë e Sigurimit të Shtetit që e futi në kurth. Paradokset dhe lojërat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe vështirësitë, si dhe ndërhyrjet nga shërbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian, etj.

  14. #834
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ceno bej Kryeziu

    Spiuni i parë dhe i famshëm shqiptar mund të quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur në Gjakovë dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav që në vitet ‘20. Në sajë të aftësive të tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumë informacion jugosllavëve. Për këtë arsye, në vitin 1924 pas ndihmës që jugosllavët i dhanë Zogut për të ardhur në pushtet, ata i kërkuan këtij të fundit që kunatit të tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministër i Brendshëm. Por më pas Zogu do ta kuptonte lojën që bënte kunati i tij dhe më vonë ky i fundit detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Çekosllovaki. Më 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje në kafe “Passage” në qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

  15. #835
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Iliaz Bazna (“Ciceron”)


    Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane, më vonë familja e tij vendoset në Turqi. Ai u bë një nga spiunët më të famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur punonte si kamarier në shtëpinë e ambasadorit britanik në Ankara. “Ciceroni” arrin t’u japë gjermanëve informacione të shumta, por të gjitha këto në shkëmbim të parave. Brenda një kohe të shkurtër, ai arriti të mbledhë rreth 300 mijë sterlina, një shumë jashtëzakonisht e madhe në atë kohë. Por në pranverë të vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin të arratiset së bashku me të gjitha paratë e tij të cilat rezultuan të ishin false. “Ciceroni” vdiq në Stamboll, në vitin 1971, por historia e tij u bë skenar filmi dhe subjekt libri.

  16. #836
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Hekuran Pobrati (“Mali”)


    Hekuran Pobrati ishte anëtar i grupit special të Ministrisë së Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi në fshatin Pobrat të Beratit, më 15 shtator të vitit 1920. Ai u martua në vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vërlacin (Ngurëza) dhe pati me të gjashtë fëmijë. Pobrati kreu shkollën e mesme dhe në vitin 1943 ishte partizan i Brigadës së Parë Sulmuese me funksione nga zëvendëskomandant kompanie deri në zëvendëskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatë-mujore për oficer dhe mori detyrën komandant batalioni në mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri në nëntor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nën akuzën e bashkëpunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton të gjitha të drejtat dhe merr pafajësinë. Në këtë vit filloi punë në Sigurimin e Shtetit, deri sa doli në pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marrë pjesë në operacione të famshme së bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq në vitin 1991.

  17. #837
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Koll Qefalia (“Nishozit”)


    Nën pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Këshillit Popullor në një zonë të Mirditës. Ai ishte agjenti më besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit të shërbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu që luajti rolin e ndërmjetësit për takimin që do bëhej midis Alush Leshanakut dhe Frontit të Rezistencës. Kjo e fundit ishte një organizatë fantazmë e ngritur nga Sigurimi i Shtetit për të futur në kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentët e Sigurimit, megjithëse “Nishozin” e konsideronin si një nga armiqtë më të mëdhenj, e vlerësojnë shumë profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte lëvizjet e tij. Madje disa prej tyre kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën shoqërinë e tij, pa e ditur se ai ishte pikërisht njeriu të cilin e kërkonin me ngulm. Qefalia kapet pas një kurthi agjenturor të organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

  18. #838
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mark Dodani (“Xhakoni” e “Studenti”)

    Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait të tij në vitin 1945. Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai angazhohet në operacione në vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se më kishin thirrur për punën time në zonën në veri, gjë e cila mu përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibën, por nuk dija se që në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, ka rrëfyer Dodani për median. Sipas shënimeve të ish-sigurimsit, Kadriu (ndonëse e kishte njohur shkarazi dhe më parë), i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashë se unë jam”, - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibës: “Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”. Kështu, për 35 vjet me radhë, Dodani punoi në organet e Sigurimit me pseudonime të ndryshme, ku më kryesoret janë “Xhakoni” e “Studenti”. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”.

  19. #839
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Alush Leshanaku (“Luani”)

    Ishte me origjinë nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qenë profesor gjimnastike në Liceun-Gjimnaz të Shkodrës qysh në periudhën e regjimit të ish-mbretit Zog. Studentët shkodranë të gjimnazit e njihnin si njeri të shkathët, intelektual të zotin, me një trup sportisti, fizikisht i fortë, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, më 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, të rinj fashistë. Në vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i shërbimit sekret italian me mision në Shqipëri. Detyra e tij ishte të krijonte grupe e t’i organizonte ato që ishin për rrëzimin e regjimit komunist në atë kohë. Kishte zbarkuar në Mirditë me parashutë, dhe ishte një nga agjentët më të rrezikshëm për Sigurimin e Shtetit, cilësohej si “Gjenerali i Perdes së Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashutë në Mirditë. Ja ç’shkruan në ditarin e tij: “Pra qeveria është siguruar për ekzistencën time e mbi qëndrimet në… Po më gjurmojnë e po më ndjekin”. Leshanaku mbeti i vrarë nga Sigurimi i Shtetit.

  20. #840
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Asim Aliko (“Tomori”)


    Ai ishte kryetari i grupit special të Ministrisë së Brendshme që kishin si qëllim depërtimin në radhën e bandave e agjenturave të huaja me pseudonimin “Tomori”. Aliko u bë pjesë e Sigurimit të Shtetit në vitin 1948 dhe punoi derisa doli në pension në vitin 1965. Ish-oficeri i Shërbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko për pesë vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte që t’i përçante banditët, të organizonte takime në vende ku donin oficerët e Sigurimit, me qëllimin për t’i kapur të gjallë. Mënyra më origjinale e Alikos ishte se pjesën më të madhe të rasteve ai e arrinte këtë me dollitë që ngrinte. Aliko njihej si pijetar dhe shpesh shefat e tij e kishin të vështirë t’ia besonin detyrat, por ai pikërisht me këtë siguronte suksesin e operacionit. Duke ngritur dolli, ai u krijonte afinitet kundërshtarëve, duke i bërë të besonin se ishin në të njëjtën llogore, e më pas i zinte robër. “Tomori” kishte lindur në Kurvelesh, në vitin 1915. Ai ishte vlerësuar me titullin “Hero i Popullit”, u nda nga jeta në vitin 1987.

Faqja 42 prej 49 FillimFillim ... 324041424344 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •