Close
Faqja 35 prej 49 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 700 prej 979
  1. #681
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shteti i sigurimsave Madein Serbia

    · Numri i saktë i sigurimsave e kolaboracionistëve shqiptar në Kosovë zor se do të mësohet ndonjëherë saktësisht, meqë është sekret i mbyllur në arkivat e BIA-s, në "Knez Mihajllova" nr. 30 në Beograd. Por s'do mend se sigurimet serbe e kanë rekrutuar një numër goxha të madh shqiptarësh. Ajo që mund të bëhet është një vlerësim i përafërt, nisur nga fakti i njohur botërisht se Kosova gjatë 60 vjetëve të fundit ka qenë shoqëria më e militarizuar në kontinentin Evropian, me një (1) ushtar a polic për çdo dhjetë (10) frymë banori. Sipas një vlerësimi profesional të botuar në Serbi, RDB-ja në Kosovë ka pasur një efektiv prej mëse 50 000 agjentësh e kolaboracionistësh aktivë (ose "lidhjesh operative") nga radhët e etnisë shqiptare, apo 1:34 në raport me popullsinë. Kjo shifër i përgjigjet goxha mirë asaj që në kurset e sigurimit mësohet edhe sot si "balans stabil".


    Për pothuajse 90 vjet të sundimit serb, Kosova qe e mbeti "Perëndimi i Egër" i Serbisë, trevë kufitare me popullsi vendore të disponuar armiqësisht, ku vlenin rregulla të veçanta. Pushteti serb në Kosovë ushtrohej kryesisht përmes instrumenteve të forcës, ushtrisë e policisë, e përmes kolonizimit të elementit të besueshëm serb, si dhe përmes rekrutimit të indigjenëve lojal në radhët e shërbimeve informative serbe. Se çfarë përmasa ka pasur dhuna e sigurimeve serbe kundër shqiptarëve, këtë e rrëfejnë më së miri shifrat autentike nga madhoritë ish jugosllave.



    Në tetë operacione të mëdha spastrimi në trevat shqiptare pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore e deri më 1947, u kryen 220 000 bastisje kundër familjeve shqiptare, kurse mbi 200 000 shqiptarë kaluan nëpër duart e sigurimit, OZNA. Rreth 86 000 shqiptarë u vranë, prej të cilëve 36 000 në Rrafshin e Kosovës; 23 000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe 27 000 të tjerë në trevat shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi. Gjatë viteve 1955-1956, pasardhësja e OZNA-s, UDB-ja, nisi aksionin për gjoja "mbledhje të armëve", ku u rrahën, u keqtrajtuan e u torturuan mbi 30 000 shqiptarë, prej të cilëve 103 vdiqën, ndërsa 10 000 tjerë u gjymtuan për jetë; shumëçka flet që kjo valë dhune u ndërmor enkas për t'i përmbushur kuotat e marrëveshjes Tito-Kyprili nga viti 1953, konform të cilës u konvertuan në "turq" dhe u zbuan në Turqi rrafsh 452 371 shqiptarë.



    Dhe shifrat e tmerrit nuk mbarojnë atje. Sigurimi serb gjer në vitin 1966 kish arritur të procesojë mbi 280 000 shqiptarë. Gjithnjë sipas statistikave zyrtare, vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 000 shqiptarë, prej tyre 750 000 në Kosovë dhe 150 000 të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi, e në Kosovën Lindore. Shifrat pas vitit 1991 është vështirë t'i gjesh, meqë madhoritë jugosllave pushuan së publikuari ato; por dihet se 10 344 vetë quhen të vrarë e/a të zhdukur vetën gjatë viteve 1998-1999, kurse 20 000 femra të dhunuara, gjithnjë nën vëzhgimin dhe koordinimin e sigurimit serb, tashti të njohur me emrin RDB. Më 2004, ky sigurim e ndryshon emrin për herë të katërt, kësaj radhe në BIA, dhe kreu i tij i fundit, Rade Markoviç, dënohet me burg për "korrupsion", por askush tjetër nga kuadrot kriminele të tij nuk preket me dorë nga pushtetmbajtësit nacionalistë në Beograd: kriminelët sekret të Serbisë janë ende në pushtet, si udhëheqës të sigurimit, si lektorë e instruktorë në Akademinë Policore. Kujto që këto s'janë sall shifra anonime me shumë zero, po njerëz të gjallë, me emër e mbiemër, me bashkëshortë, fëmijë, e farefis; kujto që tërë kjo orgji e dhunës është ushtruar mbi një popullsi relativisht të vogël, në një hapësirë relativisht të ngushtë gjeografike; pa do të fillosh t'i kuptosh përmasat e krimit. E pra, ky krim s'do mend se ka lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare.



    Një ndër fërkemët e këtij krimi është edhe ekzistenca e "spiunëve shqiptarë", shqiptarë indigjenë të cilët, për të shpëtuar jetën a pasurinë, apo për shkak të përfitimit personal në karrierë, u rekrutuan në sigurimin serb.Trajtimi që i është bërë në Kosovë këtij fenomeni dallon nga pothuajse të gjitha vendet përreth. Shqipëria e ka një ligj për ish funksionarët e pushtetit komunist, i cili ua ndalon atyre të ushtrojnë detyrat e shërbyesit civil.jë ligj të ngjashëm e ka në rend të ditës edhe Mali i Zi sovran si dhe IRJM-ja (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë); në këtë të fundit, kandidatët e koalicionit proevropian Dielli kanë firmosur deklarata para zgjedhjeve të ardhme parlamentare ku sigurojnë opinionin që nuk kanë punuar për sigurimet jugosllave. Kroacia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria kanë të gjitha ligje tashmë të ratifikuara nga parlamentet e veta, të cilat e vendosin këtë fenomen të ndjeshëm në një kuadër transparent ligjor.



    Fatkeqësisht, kjo rrugë e ndershme për të spastruar hesapet me të kaluarën, e për të garantuar të ardhmen demokratike të shoqërisë, është bllokuar qëllimshëm në protektoratin kosovar të OKB-së. UNMIK-u e institucionet e tij nuk i kanë kërkuar ndonjëherë Beogradit që t'i dorëzojë dosjet kosovare të sigurimit serb. Nëse Serbia do t'i dorëzonte këto lëndë apo jo është çështje krejt tjetër nisur nga qëndrimi zyrtar serb se do ta luftojnë pavarësinë e Kosovës me të gjitha mjetet përpos luftës së hapur, një transfer i lëndëve kosovare nuk tingëllon si prioritet për Beogradin por është domethënës fakti se as vetë UNMIK-u s'e ka prekur këtë temë. Sa për krahasim, UNMIK-u s'ka përtuar t'i kërkojë prej Serbisë të dhënat kosovare (apo kopjet e tyre) në lëmitë tjera, p.sh. të dhënat nga amza e popullsisë, nga shërbimi kadastral etj; në këto lëmi, UNMIK-u madje ka sajuar pa skrupuj marrëveshje zyrtare e bashkëpunim operativ me madhoritë serbe, qoftë edhe me ato që e sfidojnë vetë Rezolutën 1244 (!) të KS të OKBsë, duke operuar brenda Kosovës. Në të njëjtën kohë, UNMIK-u e institucionet e tij të nënshtruara, si dhe trupat tjerë ndërkombëtar (përfshirë këtu KFOR-in) kanë zgjedhur të mos kryejnë as hetime vetjake për të identifikuar pjesëmarrësit dhe kolaboracionistët e regjimit serb.



    Përkundrazi, praktika e ndjekur në protektoratin kosovar ka qenë pikërisht e kundërta, pra jo vetëm lënia rehat, por madje rehabilitimi i heshtur (!) i kolaboracionistëve të njohur të regjimit serb. Është fakt i njohur në opinionin kosovar që një numër i konsiderueshëm i i kolaboracionistëve të njohur botërisht janë instaluar si shërbyes civil. Ish pjesëtarë udhëheqës të Partisë Komuniste ndodhen sot në krye të institucioneve qendrore e vendore anekënd Kosovës, duke nisur nga kryeqendra e teposhtë deri te kuvendet komunale. Pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë kolaboracionistë të sigurimit policor RDB, i cili e kishte detyrë zyrtare që të lëshonte vlerësimin e vet në çdo emërtim udhëheqës të partisë. Një rast flagrant është Shërbimi Policor i Kosovës, i cili udhëhiqet pothuajse kryekëput nga efektivi policor i ndërtuar gjatë periudhës komuniste. Ky kuadër ishte, për shkaqe të vetëkuptueshme, nën kontroll të rreptë të RDB-së. Shqiptarëve që dëshironin të bëjnë karrierë në policinë jugosllave s'u mjaftonte vetëm biografia e mirë (lexo familjarë që kanë bashkëpunuar me sigurimet serbe) por u duhej ta dëshmonin "përshtatshmërinë ideo-politike" individualisht, duke bashkëpunuar personalisht me RDB-në. Meqë ra fjala, ky rregull vlente edhe për ata shqiptarë që synonin karrierë ushtarake në radhët e APJ-së. E pra, është pikërisht ky kuadër që e ka marrë besimin e UNMIK-ut për t'u bërë skele e SHPK-së dhe e TMK-së së re "profesionale".



    Një tjetër rast flagrant është ai i gjyqësorit komunist, të inkriminuar gjer në bërryla në dhunën antishqiptare. Arif Korapi, Ali Abdullahu, Ismail Xhemaili, Abdyl Doda, Shukri Begiç, Mustafa Hoxha, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi, Tahir Ibrani, Shaqir Zogaj, Mehmed Kalaveshi, Riza Voca, Qazim Bajgora, Hazir Haziri, Tefik Shala, Nebih Qena, Nazmi Juniku, Beqir Shehi, Mehmet Sponca, Hysamedin Oruçi, Sahit Meraku, të gjithë këta janë emra nga gjyqësori i kohës, që i kanë procesuar "dërgesat" e sigurimit serb dhe kanë shqiptuar dënime drakonike kundër disidentëve shqiptarë.



    Një tjetër kuadër i sigurimit serb ishin intelektualët e rekrutuar si kolaboracionistë: gazetari dhe nismëtari i LDK-së, Jusuf Buxhovi merrte pjesë në hetime e rrahje të disidentëve; intelektualët Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekeria Cana, e plot tjerë, kanë dëshmuar kundër kolegëve të tyre disidentë - lista e turpit mund të bëhet goxha e gjatë.



    Numri i saktë i sigurimsave e kolaboracionistëve shqiptar në Kosovë zor se do të mësohet ndonjëherë saktësisht, meqë është sekret i mbyllur në arkivat e BIA-s, në "Knez Mihajllova" nr. 30 në Beograd. Por s'do mend se sigurimet serbe e kanë rekrutuar një numër goxha të madh shqiptarësh. Ajo

    që mund të bëhet është një vlerësim i përafërt, nisur nga fakti i njohur botërisht se Kosova gjatë 60 vjetëve të fundit ka qenë shoqëria më e militarizuar në kontinentin Evropian, me një (1) ushtar a polic për çdo dhjetë (10) frymë banori. Sipas një vlerësimi profesional të botuar në Serbi, RDB-ja në Kosovë ka pasur një efektiv prej mëse 50 000 agjentësh e kolaboracionistësh aktivë (ose "lidhjesh operative") nga radhët e etnisë shqiptare, apo 1:34 në raport me popullsinë. Kjo shifër i përgjigjet goxha mirë asaj që në kurset e sigurimit mësohet edhe sot si "balans stabil".



    Një pjesë e këtyre dosjeve thuhet se janë djegur pas Luftës Çlirimtare, meqë aty janë regjistruar edhe rastet korruptive të elitave të sotme serbe. Por në kategorinë e dosjeve të ruajtura për shërbim të mëtejshëm përmendet të jenë ruajtur 286 agjentë e 1081 kolaboracionistë aktiv, mes tyre 135 punëtorë të arsimit, 21 doktorë shkencash, 26 studentë, 16 inxhinierë, 46 nëpunës, 23 punëtorë, 10 pensionistë, 6 klerikë, e 14 "profesione tjera".



    E pra, asnjë nga këta njerëz nuk ka dalur gjer sot të kërkojë falje nga viktimat e veta, e nga familjarët e tyre. S'kanë shkak, pse shumë nga ta i gjen sot në majat e hierarkisë politike e kulturore kosovare, duke nisur nga kryeqendra e deri te institucionet vendore nëpër komuna. Arsyetimi jozyrtar (se zyrtarisht kjo temë as që ekziston) është se gjoja s'qenka moralisht e drejtë t'i ngacmosh plagët e vjetra të shoqërisë; e se edhe sigurimsat shqiptar gjoja paskan vuajtur në luftën e fundit. Është, pra, fjala për një etikë të përbindshme, që e quan të moralshme mbrojtjen keqbërësit e jo t'i mëkëmb viktimat, e që i barazon ngecjet në karrierë me vrasje e dhunime femrash - një gjykim, druaj, që s'do ta hante kurrë pazari, po të mos kishte shumë blerës të interesuar.



    Politika e ndërkombëtarëve që ta rehabilitojnë veprimtarinë e agjenturës serbe në Kosovë dallon prej kursit të ndjekur në shumicën e ndërhyrjeve perëndimore. Në Afganistan, ndërkombëtarët i kanë eliminuar talebanët dhe përkrahësit e tyre nga të gjitha postet, qoftë qendore a vendore, duke preferuar luftën e përzgjatur guerile në vend të bashkëpunimit të tyre. Në Irak, koalicioni antiterrorist i ka spastruar themelshëm të gjitha elementet bathiste nga shteti, e para së gjithash nga ushtria dhe policia. Kjo politikë e kushtueshme ka pasur një kosto të lartë ekonomike, por është vlerësuar megjithatë si më e pranueshme dhe më e sigurt për të ardhmen e qëndrueshme të këtyre vendeve, sesa korruptimi i demokracive të reja nga kuadro të vjetra të diktaturave. Në Kosovën e brishtë, që ndodhet në shënjestër të luftës speciale serbe dhe nën trysni të përditshme nga ekstremizmi vendor serb, një politikë e tillë do të ishte absolutisht më e favorshmja.



    Përjashtimi me ligj i kuadrove të komprometuara, kombinuar me një komision vendor të pajtimit sipas modelit jugafrikan që do të ofronte amnisti ligjore në rast të dëshmive vullnetare, do të garantonte që shteti i ardhshëm i Kosovës të mos jetë më shtet i sigurimsave Made in Serbia. Fatkeqësisht, duket që UNMIK-u ka zgjedhur qëllimshëm një rrugë tjetër, atë të rehabilitimit të agjentëve e kolaboracionistëve serb, e të përndjekjes së kundërshtarëve të tyre, në radhë të parë të këtyre të UÇK-së. Katundi që shihet, kallauz nuk do. Në rastin e të parëve, UNMIK-u ka deklaruar se nuk do t'i hetojë krimet që kanë ndodhur para etablimit të misionit. Në rastin e të dytëve, gjykatat e UNMIK-ut u kanë shqiptuar dënime drastike dhjetëra ish luftëtarëve, pas procesesh gjyqësore që janë kritikuar nga OJQ-të dhe mbrojtësit e të pandehurve si "të montuara" e "të pabaza".



    Kulmi i ironisë është se pjesa dërrmuese e këtyre të fundit janë dënuar për gjoja maltretime të kryera - kundër atyre të parëve! Se pse është kështu, kjo s'do mend. UNMIK-u e di që projekti i tyre në Kosovë bie ndesh me projektin afatgjatë vendor për liri, demokraci e vetëvendosje. Idetë shkombëtarizuese sikurse "flamuri kosovar", "identiteti kosovar" etj. thjesht e kërkojnë një sortë të veçantë të bartësve, e kërcënohen nga një sortë tjetër.



    Prandaj, për UNMIK-un është e natyrshme - sikur për Serbinë dikur - që t'i afirmojë ata njerëz që kanë qëndrim të ftohtë ndaj idesë kombëtare, e që kanë "merita" të dëshmuara individuale. Sikundër që është e natyrshme të sulmojë ata që janë dëshmuar si "të rrezikshëm" e me "biografi". Me fjalë të tjera, kanë ndryshuar sall emrat e aktorëve, por tendencat kanë mbetur të njëjtat si në kohën e Serbisë: në këtë aspekt, në Perëndimin e Egër kanë ndryshuar veç kaubojët, por përndryshe s'ka asgjë të re. '

  2. #682
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Ti vetëm sa qenke rexhistruar kështu që deri sa t'mos i bësh nja 200 a 300 shkrime s'pari fshijë qyrrat e tua e pastaj mu drejto me " pyetje"!
    keshtu bre msusit!
    Sa per informacion shiqoji postimet dhe temat e mija qe nuk mund ti gjesh askund tjeter ne internet.
    Une nuk beje postime copy-paste si ti,plus kur ato jane te porositura nga dikush qe behen.Une mendoj dhe postoj me trurin dhe koken time,e jo me koken e sheradinave & co.
    Nese jam i regjistruar tash ne forum sdo te thote qe ti je i regjistruar me moti se ke bere ndonje alamet pune te madhe perveq shpifjeve dhe tentim denigrimeve te figurave.

    Pasi ra pyetja,a mund te na tregosh diqka lidhur me te kaluaren e Arsim Bajramit dhe Haredin Kuqit,per punen e tyre,per deklaratat e tyre,dhe mos harro edhe per privilegjet e tyre ne kohen e titizmit serbosllav.

  3. #683
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Për herë të parë në jetë në dhunë fizike dhe psiqike serbe

    Me veprimtarin e njohur Ramadan Pllana



    Shkruan: Riza LAHI



    Pllana, me një fëmijëri të bukur, në një shtëpi ku zotëronte qetësia, të folurit me zë të ulët, rregulli ku mbretëronte mendimi, dashuria dhe ëmbëlsia dhe pasioni për punë në lëndinat e blerta apo mes kafshëve shtëpiake, papritur, ndeshet me pasojat e arrgancës dhe egërsisë që po i vinin nga ajo pastërti idealiste që i kish pushtuar shpirtin.



    E rrëmbyen nga shtëpia në prezencën e nënës, Fatimes 57 vjeçare, babait, Islamit, 65 vjeçar, të vëllezërve dhe motrës. Që të gjithë mbajtën qëndrim shumë të përmbajtur ato çaste të mesnatës.



    Mes policëve të armatosur, e hypën pa asnjë goditje apo shenja të tjera dhune. Ai nuk bëri asnjë kundërshtim ndaj arrestonjësve dhe priti qetësisht vendosjen e prangave.


    Duke klikuar mbi pikturën, mund të lexoni artikullin që është shkruar nga veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Pllana para 30 vjetësh, kur ishte kryetar i Komitetit të Rinisë të LNçKVSHJ-së. Artikulli është shtypur me makinë nga heroi ynë kombëtar Jusuf Gërvalla në vitin 1979 në gazetën „Ljmëtari i Lirisë“





    Lirisë" numër 1/1981.79 dhe është botuar në

    Gazetën "Lajmëtari i Lirisë" numër 1/1981.





    Ata nuk gjetën asnjë armatim. Ia kishin marrë librat, albumet. Kryesuesi i arrestimit i njihte familiarisht. Ishte nga Vushtrria.

    Burhan Prishtina u përpoq me të butë në çastet e pyetjeve të para. Pa prezencën e askujt tjetër, më të ngrohtë, ai i tha djaloshit 32 vjeçar se edhe ai e donte Republikën e Kosovës, se edhe ai ishte shqiptar si unë, se ishte nga një familje edhe më të njohur se e tija, e Hasan Prishtinës dhe se, gjithçka, ne duhej ta bënim brenda kushtetutës. Ndryshe do të përballeshin me shtetin dhe ai, megjithëse i donte familiarisht, siç ia përsëriti disa herë Pllanës që vetëm heshte dhe se i vinte keq, nuk kishte mundësi ta ndihmonte më. « More, Ramadan, po gjyshi im i ka dajallarët Pllanaj. Hyr në punë, vazhdo shkollën, merr një diplomë, dakord, haj të bëhemi të gjithë e të kërkojmë Kosovën Republikë, por gradualisht ».



    Ky UDB-ash, po përpiqej ta thyente me të mirë.

    Ai, në të vërtetë, kishte zgjedhur këtë formë me shumë kujdes, pasi i njihte si fis që ishin njerëz shumë këmbëngulës, apo « kokëfortë » dhe që nuk thyheshin me dhunë e dajak. Mbase edhe nuk donte të armiqësohej me Pllanajt e Vushtrrisë, nga ishte edhe vetë, pasi kishte të tjerë që do ta torturonin. Ndërkohë, vetë ai, merrte rrogën si « Inspektor federativ i sigurimit jugosllav », pra, njeri shumë i besueshëm i UDB.



    «Ne nuk jemi të barabartë, o Burhan. Përse më keni marrë, atë më thuaj dhe bëni ç`keni vendosur të bëni me mua » Tjetri e pa në sy me shumë vëmendje dhe i ra një zileje. Hyri kolegu i tij, shefi zonal për Mitrovicën. Ai njihej si i tmerrshëm në Mitrovicë.



    « Bëj ç’të duash me këtë, se nuk merr vesh me të mirë » - tha nipolli i Hasan Prishtinës dhe bëri mënjanë Faruk Mehmeti, që nga dera, ku hyri fill pas ziles, bëri me hapa të shpejtë drejt meje duke thërritur «të q… Shqipërinë tënde» dhe ma ka futur një grusht që më erri sytë. Kur erdha në vete, e pashë veten që më dilte gjak nga goja dhe një gjë të fortë në gjuhë. Më kishte thyer dhëmbin. Pas disa muajsh, në qelinë e burgut në Prishtinë, si pasojë e komplikacioneve nga ajo goditje, më ka vizituar denisti, serb ishte, i një ambulance civile. Më çoi administrata e burgut. Mjeku bëri një ndërhyrje të rëndë në nofullën time.



    Faruku nuk më goditi më, kurse Burhani, më pa edhe një herë në mënyrë të akullt dhe u largua. Po atë ditë, më dërguan në Prishtinë, ku do t’u nënshtrohesha torturave dhe pyetjeve inkuizitive gati gjashtë muaj. Torturuesit e mi ishin që të gjithë shqiptarë. Faik Nurën e mbaj mend mirë, si emër, kurse të tjerët nuk i kam identifikuar.



    Hetuesi im ka qenë, edhe ai, shqiptar, Zejnulla Shala, i cili nuk më ka dhunuar fizikisht, përveç ndonjë grushti në ditët e para, bashkarisht me të tjerët. » - thotë Pllana që tani është një burrë i gjashtëdhjetave, i dobët dhe që qeshet shumë rrallë dhe atëherë me gjithë shpirt.



    «Ti je organizator i atyre që duan të na bien Enverin këtu….Ju jeni të marrë, a e shihni se Titon e do tërë bota. Titoja është ideator i vendeve të painkuadruara. »



    Asnjë përgjigje nga njeriu në pranga.

    Ata kishin kapur disa të rinj të grupit të Ramadan Pllanës. Sylë, quhej njëri, një djalë i mrekullueshëm, por i pakujdesshëm. I kishin kapur edhe një ditar, ku figuronte emri i drejtuesit.



    Pyetje për lidhjet që kish kërkuar të vendoste mes grupit të tij ilegal dhe atij që vepron në Turqi, të një kosovari me emrin Tefik; për lidhjet që kishte me Jusuf Gërvallën dhe një Gërvallë tjetër, Zeqirin, që kish qenë nëpër burgje.



    E pyetnin me këmbëngulje edhe për drejtues të tjerë të organizatës ilegale, dy prej të cilëve endeshin të lirë. «Refuzova gjithçka, me përjashtim të shkuarjes në Turqi. Edhe Shefqeti – Shefqet Jashari, një tjetër lider i grupit ilegal LNçKVSHJ ( Lëvizja Nacional çlirimtare Kosoves me Viset e tjera Shqiptare në Jugosllavi) nuk kishte pranuar asgjë.



    Atëherë…Nga pesë vetë që kishte kryesia e jonë, dy po torturoheshim. Jusuf Gërvalla me Sabri Novosellën qenë larguar jashtë shtetit menjëherë.



    Metush Krasniqi, megjithëse e dinte që po na torturonin, nuk lëvizi që nuk lëvizi nga Prishtina. Metushi ishte rreth 50 vjeçar dhe një burrë shumë i fortë. I pathyeshëm. Ai burrë është torturuar disa herë dhe e fundit, më 1986, përfundoi në mënyrë fatale. Pasi ishte dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm, duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.



    « Shefqetin e dënuan me tetë vite, me të njëjtën akuzë sikurse mua, pra, një vit më shumë, sepse kish qenë në burg edhe një herë. Gjykatësi Isak Nishevci na kategorizoi me nenin 136, « veprimtari armiqësore », megjithëse, siç thashë, ne veç parullave dhe shpërndarjes ilegale të letërsisë nga Shqipëria, nuk kishim bërë tjetër gjë « veprimtari armiqësore ». Mirëpo, dolën dëshmitarë njerëz që deklaruan se ne të dy ishim liderë grupesh. Sepse edhe Shefqeti kishte celulat e veta, sikurse edhe unë.



    Të tjerët,

    - Avdi Kelmendi, me 5 vite burg ;

    - Abdyl Lahu, me 4 vite burg ;

    - Skënder Jashari me 3 vjet ( Abdyli dhe Skënderi ishin dajë dhe nip të heroit që kalbej në burg ato ditë, Adem Demaçit);

    - Isa Demaj me katër vite;

    - Sylejman Qyqalla me 4 vite dhe

    - Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf Gërvallës me 3 vite.



    Gjyqi u bë me dyer të mbyllura.

    Rreth gjyqit tonë, sigurisht që u përfol në popull, por nuk u hodhën trakte. Ishte një fushatë e tmerrshme kundër të gjitha grupeve ilegale që vepronin në Kosovë. Personalisht edhe unë mendoj që, në atë kohë, UDB e zotëronte situatën tonë thuajse plotësisht. Ishin arrestuar shumë aktivistë ilegalë. Të tjerët, në vend që të nxirrinin trakte në pëkrahje tonë, që me siguri do të zbuloheshin në çast, po mprehnin shpatat për të përgatitur sulmin popullor të demonstratave të1981.



    Fill pas përfundimit të gjyqit tonë, si zogjtë e qiellit në pranverë, po shfaqeshin grupe të tjera të rezisencës. Shokëve dhe mua, na vinin kësi informacionesh në qeli dhe zemra na bëhej mal.

    Isha në burg me 3 – 4 të tjerë, të burgosur ordinerë, si vrasës, hajna, etj.»

    Mirëpo…. Një ditë… Ishte data 26 mars. Pasdite. Viti 1981.



    Shpërthim i hatashëm zërash në gjuhën shqipe. Mes tyre edhe « Lirojini të burgosurit ! » Kishin nisur demonstratat e 81- shit. Atë pasdreke kishte nisur preludi në Prishtinë. Mu pranë qelisë vinin zërat. «O Zot, si nuk jam çmendur nga gëzimi.»



    Shpërthimin e parë të rinisë studentore, të 11 marsit, që kish ndodhur brenda mureve të Universietit të Prishtinës, të burgosurit nuk e kishim ndjerë as na kishin lejuar të na informonin të afërmit.



    Pas disa ditësh, erdhi prilli. Demonstratat shpërthyen në tërë Kosovën. Në Kosovën heroike. Administrata titiste, nxitoi t’i transportonte të burgosurit politikë sa më larg Prishtinës, sa më larg Podujevës, Gjilanit, Ferizajit, Pejës, Vushtrrisë, Mitrovicës…Sa më larg Kosovës. Burgjeve të Jugosllavisë. Në fshehtësirë dhe natën.


  4. #684
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    1. “Kujtime nga burgu”

    Rashë në sy që nga bankat e shkollës fillore si liridashës, sepse e doja popullin tim, historinë e tij të lavdishme, sepse e doja Kosovën time dhe simpatizoja me gjithë shpirt Shqipërinë. Dhe u mjaftoi kjo të më fusnin në burg. ”Më mirë ta kemi nën dry sesa të mundohemi duke e përcjellë”, kështu sigurisht rezonoi logjika e sëmurë e UDB-së. Duke e ndier për detyrë që ta njohtoj opinionin e vendit dhe atë botëror, po përpiqem që me aftësitë e mia modeste ta përshkruaj arrestimin tim, torturat çnjerëzore mbi mua me muaj të tërë, gjykimin dhe vuajtjen e dënimit.


    Bindja e plotë dhe besimi i patundur se e vërteta dhe drejtësia herëdokurdo do të triumfojnë, si shumë të burgosur të tjerë politikë shqiptarë edhe mua më bënë më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të papërkulshëm, para presionit të policisë fashiste jugosllave dhe vështirësive të shumta që më përcollën në burgje. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që u dënova pa asnjë faj. Për ne shqiptarët në Jugosllavi kjo është gjë e rëndomtë. Prandaj, edhe pse në burg, dhe në kushte shumë të vështira, i përcjellë hap pas hapi nga gardianët e burgjeve, po shfrytëzoj nga çdo rast që të shkruaj për fatin dhe përjetimet e mia dhe shumë të burgosurve të tjerë politikë shqiptarë në Jugosllavi, duke ngritur edhe në këto kushte zërin e protestës kundër këtij terrori e gjenocidi që po ushtrojnë fashistët e Beogradit kundër popullit tonë.

  5. #685
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Arrestimi

    Ishte dimër i ftohtë, kur një mëngjes herët, policët, si lukuni ujqish, kishin rrethuar shtëpinë time. Ishin të armatosur me pushkë e automatikë. Kishin zënë pozicione luftarake, të gatshëm për të shtënë në ne, në lëvizjen më të vogël. Që të gjithë qemë në gjumë, kur pa pritur filluan të kërcasin në dyerë, u mëshonin sa mundnin atyre me duar dhe me shqelma. Nuk prisnin as të vishemi. Posa u çelën dyert, u vërsulën si bisha të çartura dhe me armë të gatshme na shpërndanë nëpër dhoma. Filloi një bastisje sa rrënuese aq edhe e poshtër. Ishin shumë dhe nuk mund t’i përcillnim se mos na vidhnin gjë edhe pse ishim të varfër. Rrotulluan dhe përmbysën çdo gjë që patën përpara. Çirreshin si egërsira të uritura. Donin të fusnin tmerr e panik te njerëzit e shtëpisë, por dështuan sepse anëtarët e familjes sime e morën këtë si gjë të rëndomtë. Familja ishte mësuar me arrestime që nga gjyshi e stërgjyshi. Për ne nuk ishte hera e parë të arrestohej një anëtar i familjes. Udbashët me vegla e aparate gjurmonin, si qentë edhe në shportën e bërllogut se mos gjenin gjë. Pas disa orësh rrotullimi e përmbysjeje, si duket, e panë se po lodhen kot, prandaj m’i vunë kllapat që në dhomë. Njerëzit e shtëpisë më përcollën me grushtin lart. Tamam si përcillet luftëtari i lirisë për në luftë. Paj, edhe unë në luftë shkoja, në luftë me bisha që kanë pamje njeriu. Më futën në një makinë të policisë, para dhe prapa së cilës kishte makina tjera përplot policë të armatosur.

  6. #686
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Paraloja

    Para dyerve të UDB-së më nxorën nga makina dhe të rrethuar nga të gjitha anët më futën brenda. Më çuan në një zyrë, mu aty ku do t’i zhvillonin hetimet ndaj meje. Aty më bënë një bastisje detale: më zhveshën lakuriq, të poshtrit! Thuajse nuk më kishin bastisur kur m’i vunë kllapat në shtëpi. Tërë ditën më mbajtën në atë dhomë. Gjer në orët e vona të natës. Askush s’më pyeste gjë. Një polic filloi ta luante rolin e njeriut të mirë duke më këshilluar: “Trego çfarë të dish dhe puna do të mbarojë me kaq, sepse këta do të të rrahin dhe do të të torturojnë. Mos e shkatërro shëndetin se je i ri. Nëse m’i thua mua të gjitha ato që i di, unë do të lëshoj që sonte të shkosh në shtëpi…”. I thashë se nuk dija sgjë, madje as për çka më kishin arrestuar. Ai nuk më ngacmoi më. Një polic, që të nesërmen do të mësoja se ishte hetuesi im kryesor, kur hyri brenda më pyeti: “Ti je Kushtrim Guri, a”? Po, i thashë. Duke u zgërdhirë si qen më tha:”Nëna në shtëpi e bënë miellin bukë, e ne atë bukë e bëjmë miell! Mbaje mend këtë!”. Qeshi me fjalët e veta si i marrë dhe iku. M’u kujtuan fytyrat e Gestapos hitleriane që kisha parë në filma. Kurrëfarë dallimi nuk kishin prej tyre kriminelët e UDB-së. Siç mësova më vonë, ky ishte gjakpirësi A. S. kaq biseduan me mua ditën e parë. Policët ndërroheshin vazhdimisht, gjersa më në fund, rreth orës 23, më dërguan në burg.

  7. #687
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në burg

    U kryen formalitetet rreth pranimit tim dhe nëpër korridorin e ngushtë të burgut më dërguan në birucë, siç i thonë ndryshe qelisë. Aty s’kishte asgjë tjetër veç një teneqeje me ujë dhe një qypi që quhej ‘kibëll’ e që shërbente në vend të një WC-je. Gardiani më çoi në qoshe të korridorit, ku ishin dy dyshekë të vegjël të shqyer e të ndyrë sa s’bëhet. Vetëm emri dyshek u kishte mbetur. Ishin edhe të përgjakur, sigurisht nga ndonjë i burgosur i torturuar. Kishte edhe dy batanie të grisura, të pluhurosura dhe të fëlliqura. Edhe këto ishin të gjakosura. ”Merri!”- urdhëroi gardiani. Ç’t’i bësh, me duhej t’i merrja. Në atë dimër të madh më mirë me to se pa hiç gjë. Posa hyra brenda në qeli u përplas dera pas meje, ndërsa shuli kërciti me kërcëllimë. -Kështu kërcitkan shulat e dyerve të burgjeve jugosllave!-mendova me vete. Më duhej të mësohesha edhe me këtë, që tani e tutje për shumë vjet do të ishte pjesë e jetës sime.


    Policia jugosllave, si çdo polici fashiste e antipopullore, ndjek e persekuton çdo patriot e revolucionar. Nga pamundësia për t’i zbuluar atdhetarët që luftojnë e veprojnë natë e ditë, kudo në Kosovë, UDB-ja arreston njerëz të pafajshëm liridashës, i torturon me metodat më shtazarake për t’i detyruar që t’i pranojë gjërat, të cilat as në ëndërr s’i kishin parë, e pastaj i hedh në gjyq dhe u shqipton atyre dënime të rënda. Ndiqen sidomos simpatizantët e Lëvizjes, nga frika se sot apo nesër mund të inkuadrohen aktivisht në të. Dikush mund të pyes se si policia mund t’i dijë simpatizantët e Lëvizjes. Fare thjesht. Serbomëdhenjtë janë të vetëdijshëm se populli ynë është i ndërgjegjshëm për gjendjen ku e ka katandisur politika e tyre fashiste. Populli shqiptar është i pakënaqur me pozitën e tij prej popullit të shtypur në Jugosllavi. Ai në këto kushte nuk sheh tjetër rrugë veç asaj të qëndresës, nëpërmjet së cilës duhet t’i realizojë aspiratat e veta historike. Pranadaj s’është e vështirë të gjesh bazën e dyshimit serbomadh ndaj popullit tonë në përgjithësi. Kështu që nga bangat e shkollës fillore ndiqet dhe përcillet puna dhe sjelljet e çdo shqiptari në Jugosllavi. Pastaj mjafton që një pjesëtar i farefisit të ketë qenë në burg që edhe ti saora të figurosh në dosjen policore si kandidat potencial për ndjekje nga UDB-a jugosllave. Meqë bastisjet e shqiptarëve janë gjëra fare të rëndomta, mjaftojnë të gjejnë ndonjë libër të ndaluar, e këso këtu ka shumë…ndonjë broshurë, fletushkë apo gazetë ilegale, ku flitet për problemet jetike të popullit, ose ndonjë trakt apo afishe të shpërndarë nga Lëvizja, apo fotografi të nxjerra nga gazetat që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe të fusin në burg, të të torturojnë e mundojnë, që të tregosh atë që të ka dhënë apo që e ka shpërndarë dhe, bashkë më të të hedhin në gjyq dhe të dënojnë me vitet të tëra. Gjërat për të cilat njeriu në botën e civilizuar as që guxon të mirret në pyetje. Ndodhë kështu, sepse drejtësia dhe humanizmi ka kohë që e kanë humbur, veçanërisht ndaj shqipëtarëve, kuptimin e tyre në Jugosllavi.


    Qelia ku më futën ishte e vogël sa s’bëhet, aq sa nuk mund t’i shtrija këmbët sa duhet. Tavani ishte i ulët, saqë kur ngrihesha e prekja edhe me dorë. Gjatësia e mureve nuk ishte e rregullt, sepse burgu ishte në formë rrethi. Tri të katërtat e rrethit ishin burg, ndërsa pjesa tjetër përbënte ndërtesën e UDB-së, një ndërtesë trikatëshe, mbi njëqind metra e gjatë. As lartësia e mureve të burgut nuk ishte e njëjtë, pasi që nuk kishte kulm, por një pllakë të pjerrtë plumbi e betoni. Dritarja ishte shumë e vogël. Nga jashtë kishte një xham tjetër të trashë e të errët, të larguar nga muri për 25-30cm. Nga fundi i kësaj plase mund të shihja pakëz qiellin, por kurrë diellin. Kuptohet mes dy dritareve ishin grilat e hekurta. Me hekur e beton ishin edhe muret e tavani. Bënte ftohtë sa s’ka. Qelia kundërmonte erë qelbësire. Aty kishte buba të vogla dhe të mëdha aq shumë sa kurrë s’mund t’i zhdukje. U mbështolla disi me të dy batanijet, por të ftohtit më kishte hyrë në palcë. Edhe pse isha pa ngrënë dy ditë dhe bënte shumë ftohtë, lodhja bëri punën e saj dhe shpejt më zuri gjumi. Të nesërmen herët dëgjova një cingërrimë të zgjatur zileje, që ishte shenjë për t’u zgjuar. Pak më vonë kërciti dryri i derës sime dhe rrapëllima e shulit. Me të bërtitura dhe ngërmime, një gardian më urdhëroi që dyshekët t’i paloja në qoshe, duke m’u ngërmuar se gjatë ditës është rreptësisht e ndaluar çdo ulje apo mbështetje në dyshek, ndërsa “çebet”, sipas rregullit, m’i qiti në korridor.

  8. #688
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2010
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Në burg

    U kryen formalitetet rreth pranimit tim dhe nëpër korridorin e ngushtë të burgut më dërguan në birucë, siç i thonë ndryshe qelisë. Aty s’kishte asgjë tjetër veç një teneqeje me ujë dhe një qypi që quhej ‘kibëll’ e që shërbente në vend të një WC-je. Gardiani më çoi në qoshe të korridorit, ku ishin dy dyshekë të vegjël të shqyer e të ndyrë sa s’bëhet. Vetëm emri dyshek u kishte mbetur. Ishin edhe të përgjakur, sigurisht nga ndonjë i burgosur i torturuar. Kishte edhe dy batanie të grisura, të pluhurosura dhe të fëlliqura. Edhe këto ishin të gjakosura. ”Merri!”- urdhëroi gardiani. Ç’t’i bësh, me duhej t’i merrja. Në atë dimër të madh më mirë me to se pa hiç gjë. Posa hyra brenda në qeli u përplas dera pas meje, ndërsa shuli kërciti me kërcëllimë. -Kështu kërcitkan shulat e dyerve të burgjeve jugosllave!-mendova me vete. Më duhej të mësohesha edhe me këtë, që tani e tutje për shumë vjet do të ishte pjesë e jetës sime.


    Policia jugosllave, si çdo polici fashiste e antipopullore, ndjek e persekuton çdo patriot e revolucionar. Nga pamundësia për t’i zbuluar atdhetarët që luftojnë e veprojnë natë e ditë, kudo në Kosovë, UDB-ja arreston njerëz të pafajshëm liridashës, i torturon me metodat më shtazarake për t’i detyruar që t’i pranojë gjërat, të cilat as në ëndërr s’i kishin parë, e pastaj i hedh në gjyq dhe u shqipton atyre dënime të rënda. Ndiqen sidomos simpatizantët e Lëvizjes, nga frika se sot apo nesër mund të inkuadrohen aktivisht në të. Dikush mund të pyes se si policia mund t’i dijë simpatizantët e Lëvizjes. Fare thjesht. Serbomëdhenjtë janë të vetëdijshëm se populli ynë është i ndërgjegjshëm për gjendjen ku e ka katandisur politika e tyre fashiste. Populli shqiptar është i pakënaqur me pozitën e tij prej popullit të shtypur në Jugosllavi. Ai në këto kushte nuk sheh tjetër rrugë veç asaj të qëndresës, nëpërmjet së cilës duhet t’i realizojë aspiratat e veta historike. Pranadaj s’është e vështirë të gjesh bazën e dyshimit serbomadh ndaj popullit tonë në përgjithësi. Kështu që nga bangat e shkollës fillore ndiqet dhe përcillet puna dhe sjelljet e çdo shqiptari në Jugosllavi. Pastaj mjafton që një pjesëtar i farefisit të ketë qenë në burg që edhe ti saora të figurosh në dosjen policore si kandidat potencial për ndjekje nga UDB-a jugosllave. Meqë bastisjet e shqiptarëve janë gjëra fare të rëndomta, mjaftojnë të gjejnë ndonjë libër të ndaluar, e këso këtu ka shumë…ndonjë broshurë, fletushkë apo gazetë ilegale, ku flitet për problemet jetike të popullit, ose ndonjë trakt apo afishe të shpërndarë nga Lëvizja, apo fotografi të nxjerra nga gazetat që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe të fusin në burg, të të torturojnë e mundojnë, që të tregosh atë që të ka dhënë apo që e ka shpërndarë dhe, bashkë më të të hedhin në gjyq dhe të dënojnë me vitet të tëra. Gjërat për të cilat njeriu në botën e civilizuar as që guxon të mirret në pyetje. Ndodhë kështu, sepse drejtësia dhe humanizmi ka kohë që e kanë humbur, veçanërisht ndaj shqipëtarëve, kuptimin e tyre në Jugosllavi.


    Qelia ku më futën ishte e vogël sa s’bëhet, aq sa nuk mund t’i shtrija këmbët sa duhet. Tavani ishte i ulët, saqë kur ngrihesha e prekja edhe me dorë. Gjatësia e mureve nuk ishte e rregullt, sepse burgu ishte në formë rrethi. Tri të katërtat e rrethit ishin burg, ndërsa pjesa tjetër përbënte ndërtesën e UDB-së, një ndërtesë trikatëshe, mbi njëqind metra e gjatë. As lartësia e mureve të burgut nuk ishte e njëjtë, pasi që nuk kishte kulm, por një pllakë të pjerrtë plumbi e betoni. Dritarja ishte shumë e vogël. Nga jashtë kishte një xham tjetër të trashë e të errët, të larguar nga muri për 25-30cm. Nga fundi i kësaj plase mund të shihja pakëz qiellin, por kurrë diellin. Kuptohet mes dy dritareve ishin grilat e hekurta. Me hekur e beton ishin edhe muret e tavani. Bënte ftohtë sa s’ka. Qelia kundërmonte erë qelbësire. Aty kishte buba të vogla dhe të mëdha aq shumë sa kurrë s’mund t’i zhdukje. U mbështolla disi me të dy batanijet, por të ftohtit më kishte hyrë në palcë. Edhe pse isha pa ngrënë dy ditë dhe bënte shumë ftohtë, lodhja bëri punën e saj dhe shpejt më zuri gjumi. Të nesërmen herët dëgjova një cingërrimë të zgjatur zileje, që ishte shenjë për t’u zgjuar. Pak më vonë kërciti dryri i derës sime dhe rrapëllima e shulit. Me të bërtitura dhe ngërmime, një gardian më urdhëroi që dyshekët t’i paloja në qoshe, duke m’u ngërmuar se gjatë ditës është rreptësisht e ndaluar çdo ulje apo mbështetje në dyshek, ndërsa “çebet”, sipas rregullit, m’i qiti në korridor.
    Taras zeza alias Sheradin Berisha i kosoves.de ti je sajese e kllonuar veq per shpifje.

  9. #689
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    ne kosove ka njerez qe flasin shqip e mendojne serbisht..... i kishin dhon krejt veq njehere me pa MILICIN tu patrullu e me shku te ata e me i tregu qka po ban kojshia....
    ylli i mëngjesit

  10. #690
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga edona Lexo Postimin
    ne kosove ka njerez qe flasin shqip e mendojne serbisht..... i kishin dhon krejt veq njehere me pa MILICIN tu patrullu e me shku te ata e me i tregu qka po ban kojshia....
    po edona ne kosove ka pas dhe tash ka qe mendojn serbisht, por po me qudit fakti qe edhe ketu ne kete forum po mendojkan sebisht edhe pse i thon veti shqiptar
    bile paska edhe moderator me siguri ju kam prish tullusumin dhe po u shkoj per nerva me keto postimet e mia...
    ty edona te pershendes

  11. #691
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga ZKZ Lexo Postimin
    Taras zeza alias Sheradin Berisha i kosoves.de ti je sajese e kllonuar veq per shpifje.
    nuk e di qka kie ti mekete sharadinin une as qe e njohe dhe ndoshta ti ke problem me te
    vetem ti je nje sajese e OZN-es, UDB-es dhe BIA-se per te shantazhue per te vrar...

  12. #692
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2010
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    po edona ne kosove ka pas dhe tash ka qe mendojn serbisht, por po me qudit fakti qe edhe ketu ne kete forum po mendojkan sebisht edhe pse i thon veti shqiptar
    bile paska edhe moderator me siguri ju kam prish tullusumin dhe po u shkoj per nerva me keto postimet e mia...
    ty edona te pershendes
    Jo nuk i shkon kujt ti ne nerva veq perkthe ma pak nga serbishtja se gjepurat e
    arkivave te beligradit nuk u duhen shqiptarve

  13. #693
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga ZKZ Lexo Postimin
    Jo nuk i shkon kujt ti ne nerva veq perkthe ma pak nga serbishtja se gjepurat e
    arkivave te beligradit nuk u duhen shqiptarve
    ty nuk te duhet as gje shqip as e mira vetem e keqja
    sepse me te je lind ,rrit dhe ushqye dhe tash mendon ende me helmue
    por kot e keni, kjo qka je duku u munduar me lloj emrash me u perzie ne kete forume nuk mundesh
    mem pengue
    do te publikoj plot faqe te zez qe keni ba me racen shqiptare.

  14. #694
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2010
    Postime
    37
    Jo nuk i shkon kujt ti ne nerva veq perkthe ma pak nga serbishtja se gjepurat e
    arkivave te beligradit nuk u duhen shqiptarve

  15. #695
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2010
    Postime
    37
    [QUOTE=Kosovelli;2611536]nuk e di qka kie ti mekete sharadinin une as qe e njohe dhe ndoshta ti ke problem me te
    vetem ti je nje sajese e OZN-es, UDB-es dhe BIA-se per te shantazhue per te vrar...

    Taras zeza alias Sheradin Berisha ose me qarte cuni i goranve e shkerdheve ate forumin tend me propagande serbqe e tash munohesh edhe kendej te plasosh
    mbeturinat qe veq ti i ha

  16. #696
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kështu e torturuan Rexhep Malën

    Nga 19 veprimtarë të përfshirë në Procesin gjyqësor të Prishtinës, në vitin 1975, drejtpërdrejt në shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave antijugosllave, ishin të përfshirë vetëm Rexhep Mala dhe Ilmi Ramadani. Gjatë hetimeve të tmerrshme, as Rexhepi as Ilmiu, nuk do të pranojnë as edhe një fjalë të vetme me çka do të dënoheshin edhe 17 të arrestuarit e tjerë në krye me Adem Demaçin. Po ashtu, as gjatë procesit gjyqësor Rexhep Malaj nuk do të pranojë se i ka kryer aktivitetet për çka po gjykoheshin 19 veta. Në burgun e Idrizovës, në Maqedoni, në vitin 1977 e pyesin shokët Rexhep Malajn: “Pse Rexhep nuk e ke pranuar se ti dhe Ilmiu i keni kryer ato veprime dhe të liroheshin 17 të burgosurit e tjerë nga ky proces i montuar politik”. Rexhepi përgjigjet: “Kam qenë i bindur se si e pranova se unë dhe Ilmi Ramadani jemi kryes të veprave për të cilat dënoheshim, kurse 17 të tjerët nuk kanë të bëjnë asgjë me këto aktivitete, pra Adem Demaçi dhe shokët e tjerë, ata do të gjykoheshin patjetër. Por do të përfundojë Rexhepi,-sikur edhe gjysmën e Kosovës ta kishin burgosur dhe ta kishin qitur në bankën e zez, nuk do të kisha shkelur fjalën e dhënë për ruajtjen e sekretit”.


    ***


    Pra gjatë ditës duhej të ulesha vetëm në dërrasat e kalbura të qelisë, që ishin të ftohta sa s’bëhet, pasi që nën to kishte beton. Dritarja nuk mbyllej sa duhej dhe binte nga veriu. Mund të merret me mend se ç’të ftohtë bënte. Në mur ishte e varur një letër. Ky ishte “rendi shtëpiak” i burgut, ku ishin edhe “të drejtat” që i takonin të burgosurit. Çfarë ironie! Më vonë do të provoja me mijëra herë se ky ishte vetëm një formalitet cinik, sepse në praktikë i burgosuri nuk kishte kurrfarë të drejtash, sidomos i burgosuri politik, i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë politike, pa lejën e së cilës nuk i jepej as ujë. Pas pak ma sollën mëngjesin. Po çfarë mëngjesi se ! Vetëm ujë të nxehtë, të turbullt nga kafeja.S’kishte kurfarë shije, s’kishte as sheqer. E shijova, por u detyrova ta derdh në qyp kibëll.Bukë në mëngjes nuk jepnin.Vetëm në drekë të sillnin një gjysmë buke dhe ti haje kur të duash gjatë 24 orëve! Pastaj më nxorën gjer te WC-ja. Duhej pastruar qypin dhe duhej marrë ujë për 24 orë. Aty kishte edhe lavabo ku mund të pastroheshin duart. Gjatë kohës, gjersa laja qypin dhe mbushja ujë, derën ma mbyllën me shul, sikur që mbyllej edhe qelia. Nuk vonoi dhe më morën e më çuan në UDB. Hetimet ndaj meje edhe formalisht filluan.Kisha dëgjuar se në UDB më parë fillojnë me lutjet dhe premtimet bashkë, me kërkesat për bashkëpunim, dhe vetëm pasi nuk do t’i arrijnë qëllimit do të fillojnë me kërcënimet dhe torturat. Prandaj rrija pak më shlirë. Mendoja q ët’i shoh se si i bëjnë këto paraloja para torturave.Por filloi krejtësisht ndryshe.



    Fillojnë hetimet



    Isha ulur në një karrige pranë derës. Në dhomë ishte një polic. Hyri hetuesi kryesor me dy-tre policë prapa. Meqë unë nuk ngrihesha në këmbë kur hynin dhe dilnin policët, nuk u ngrita as para këtyre. Hetuesi kryesor Asllan Sllamniku erdhi pranë meje dhe sikur të ishim miq më goditi lehtas me grusht në shpatullën e djathtë.Mendova: ç’bënë ky njeri kështu? Mos don të bëhet thuajse shok i imi, por të menduarit ma ndali një shuplakë mbrapsht, ne e quajmë “magjupisht”.Ishte e rëndë që sytë xixa më nxorën.Meqë reagova në këtë të rënë, më mbërtheu për flokësh dhe, duke mos më lënë të ngrihesha nga karriga, filloi të më sjellë me dorën që e kishte të lirë.Ndërsa policët tjerë rrinin gati hyn bren. Nuk po çohesh në këmbë, kur po hyj unë brenda a? Dije se këtu nuk je te shtëpia, por në UDB! Duhet të ngrihesh në këmbë për çdo kë kur hyn brenda!- më tha i poshtri dhe më urdhëroi të ulesha e të ngrihesha. Ia filluan pra, me kërcënime e me të rëna që unë të flisja nga frika, dhe ata të kryenin shpejt punë me muashin këto të rënat e para, sikur një racion para drekës së majme. Më vonë do të shihja se këto s’ishin asgjë nga ato që do të vinin më pas. Çdo pyetjeje i përgjigjesha me : nuk di, jo, s’kam parë, s’kam dëgjuar, se kam bërë as atë as këtë, etj. etj. Më mbajtën gjer në ora 14 e 30 minuta dhe më çuan në burg. Edhe kur më merrnin në burg për hetime(lexo: torturime) dhe kur më kthenin në qeli m’i vënin prangat, edhe pse burgu, siç thashë ishte i ngjitur me UDB-në. Në qeli më priste fasulja e ftohtë (fasule e i thënqin se ishte e tëra me ujë me vetëm disa kokrra) dhe buka. Kishte 48 orë që s’kisha ngrënë fare dhe e hëngra tërë bukën që ma kishin sjellë, edhe pse ishte për 24 orë. S’vonoi as një orë pas drekës dhe më morën prapë në UDB. Tani kishin ardhur 4-5 hetues. Në përgjigjjen time të parë ‘nuk di’, kërciti grushti në barkun tim, më ranë me shqelm, filloi njëri të më bjerë duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punën e tij e vazhdoi tjetri. Nga të rënat fytyrës, m’u çanë buzët dhe më shpërtheu gjaku për hunde dhe për goje. Nuk më linin as të merrja frymë. Më çuan shpejt e shpejt në lokalet të më pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe më kthyen prapë. Më rrëzuan në dysheme, më urdhëruan të zbathaj këpucët dhe çorapat.



    Në fallak


    - Ta shohim tash në fallak se si do të përdridhet- tha hetuesi. Menjëherë e kuptova. E dija se ç’është fallaku. Këtë metodë e kishin përdorur që në kohët e lashta dhe inkuizicionet e kishës. Filluan të ëm binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh e tjetri kishte hipur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia. Kjo ishte edhe për ata një puën e vështirë fizike, edhe pse e bënin me ëndje të posaçme. Lodheshin dhe shkumbëzonin si kuajt.Po ata kishin një përparësi, sepse sa lodhej njëri, menjëherë e zëvendësonte tjetri, dhe kështu me radhë.Në dy mënyra më goditnin shputave. Ndonjëri më binte vetëm në njërën këmbë nga 15-20 ‘kërbaçë’ e pastaj po aq me tjetrën, e prapë këmbës tjetër dhe kështu gjersa lodheshin. Ndonjë tjetër më binte me radhë herë në njërën e herë në tjetërn gjersa lodhej. Kjo e dyta më dukej më e lehtë. Këtë gjë sigurisht se e dinin edhe ata, prandaj më goditnin herë në një mënyrë e herë në nëj tjetër.S’mbaj mend të ketë ndodhur që dy veta radhazi të më kenë goditur në nëj mënyrë. Kohë pas kohe, e sidomos kur e ndienin veten të lodhur më urdhëronin të ngrihesha dhe të shëtisja nëpër dhomë. Ishin këto mundime të mëdha të ecësh me shputa të enjtura e të goditura pa mëshirë sikur të ishin cunga me mish njeriu. Kur nuk ngrihesha, më ngritnin me shqelma e me kërbaç. Dhe prapë fallak. Prapë shëtitje nëpër dhomë, të rëna duarve me ‘pendrek’, të rëna të forta me të dy duart në veshë përnjëherë, nga të cilat edhe sot më dhembin veshët. Të vetmin pushim e kisha kur pushonin edhe vet xhelatët. Dhe kështu vazhdimisht gjer në orët e vona të mbrëmjes.


    - Kërkonin t’i identifikoja njerëzit që nuk i njihja fare dhe të thoja se ai është person që ka shpërndarë trakte apo q ëmë ka dhënë material propagandistic për ët lexuar. Kërkonin t’i pranoja aksionet që s’i kisha kryer dhe as q ëkisha lidhje me to.Kërkonin të pranoja se kam lexuar këtë apo atë libër të ndaluar, këtë broshurë, fletushkë, gazetë ilegale apo trakt e afishe të shpërndarë.


    - Në ndërkohë, nga bisedat e hetuesve në mes vedi, kuptova se kishte edhe të burgosur të tjerë me mua.


    Këmbët më dhembnin si drita e syrit


    - Në qeli më priste pjata me makarona të ftohta dhe pa pikë yndyre. Kuptohet, bukë nuk kishte. Pjesën e bukës që e kisha për 24 orë e kisha ngrënë në drekë. Makaronat nuk haheshin, s’do t’i kishin ngrënë as derrat e uritur, aq shumë kundërmonin. Drita ishte fikur, s’kishte kohë të mendohesha më duhej të pushoja. Tërë trupin e kisha të dërmuar nga grushtat dhe kërbaçi. Këmbët më dhembnin si drita e syrit. Ishin enjtur aq shumë sa as këpucët nuk mbatheshin dot. Nuk di se si kam ardhur deri tek qelia. Kam ardhur vetë apo më kanë tërhequr nga krahët. Isha krejt i dërmuar, vetëm mendjen e kisha të kthjellët dhe e dija se si po veprojnë me mua, por krejt kjo ishte vetëm fillimi. Fundi ishte akoma larg. Shumë larg. Kisha dëgjuar se pak njerëz kishin mundur t’u qëndronin torturave të këtyre përbindshave me pamje njeriu. Isha i vetëdijshëm për pafajësinë time, por i dhashë vetes për detyrë të qëndroja gjer në fund, të mos tradhëtoja, të mos kallëzoja askënd dhe me asnjë çmim të mos pranoja akuzat e tyre.


    - Duhej t’u jepja shembull edhe të tjerëve që do të vinin pas.


    - Në kthinat e hetuesisë vdisnin patriotët


    Filluan kështu torturat shatzarake të policisë fashiste jugosllave. Këta nuk ishin hetues, po bisha, që s’kishin kufi në shfrenimin e instikteve shtazarake, ishin të uritur për mish njeriu; të etur për të pirë gjak. Është fakt se kishte hetues që i thonin vetes “shqiptar”. Ishin këta tradhëtarët më të fëlliqur të popullit tonë, të cilët kryenin punët më ët poshtra. Hetimet i udhëheqte një shovenist serb, i specializuar për torturat më çnjerëzore dhe vetëm formalisht ishin vënë hetuesit “shqiptar”. E pse jo! Kjo u duhej për propagandën e tyre të ndyer se , gjoja, në UDB punojnë shqiptarët dhe, nëse do të akuzoheshin përpara opinionit botëror për terror e represalje ndaj shqiptarëve, prapë të fajësoheshin shqiptarët, se ata punuekan në UDB. Në kthinat e kësaj UDB-je kishin vdekur, siç vdesin edhe sot, shumë patriotë shqiptarë nga torturat. Por, specialistët e rryer për krimet monstruoze, gjithmonë do të kujdesen dhe do të gjejnë mjekë që do të nënshkruajnë se nga ajo apo nga kjo sëmundje ka vdekur i burgosuri. Mjeku patriot shqiptar, Ali Sokoli-specialist i sëmundjeve të mushkërive, ishte ndër ata mjekë të rrallë që qysh atëherë mundi t’u bëjë ballë presioneve dhe me guxim t’u kundërvihet kërcënimeve të UDB-së, e për të mos nënshkruar se patrioti i pavdekshëm, Fazli Greiçevci, vdiq nga mushkëritë e sëmura! Edhe pse UDB-ja do të gjente mjek tjetër për të dhënë diagnozë të tillë, populli do të mësojë shumë shpejt për torturat shtazarake dhe qëndrimin heroik të Fazli Greiçevcit, por edhe për qëndrimin burrëror të Ali Sokolit.


    Rexhep Mala : Më torturonin udbashët shqiptarë e serbë


    Rexhap Malaj herën e parë është burgosur në vitin 1968, për organizimin e demonstratave të atij viti në Gjilan, së bashku me Irfan Shaqirin, Ilmi Ramadanin, Xhavit Dërmakun dhe Ahmet Hotin. Herën e dytë është burgosur në vitin 1973, për kalimin ilegal të kufirit Kosovë-Shqipëri, së bashku me Sami Dërmakun dhe Isa Kastratin. Herën e tretë është burgosur në vitin 1974, po ashtu për kalimin ilegal të kufirit Jugosllavi-Austri. Ndërsa, herën e katërt është burgosur në vitin 1975 së bashku me Adem Demaçin, Skënder Kastratin, Isa Kastratin, Osman Dumoshin, Sami Dërmakun, Ilmi Ramadanin, Selatin Novosellën, Ilaz Pirevën, Irfan Shaqirin, Xhavit Dërmakun, Nijazi Korçën, Hetem Bajramin, Hasan Dërmakun, Fatmir Salihun, Sherif Masuricën, Zijadin Spahiun, Nazim Shurdhanin dhe Ahmet Hotin.

  17. #697
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    GESTAPOJA DO T’IA KISHTE ZILI UDB-SË

    Më tepër se një muaj më merrnin në pyetje dy herë në ditë, para dite dhe në mbrëmje, pos të dielave, që me gëzim i prisja për pushim. Të torturohet njeriu një kohë të gjatë dy herë në ditë kjo zor të shihet e të dëgjohet. As në gestaponë hitleriane nuk i kanë torturuar kaq gjatë. Pastaj është fakt se mua nuk më kanë torturuar aq sa kam dëgjuar se i kanë torturuar të tjerët më parë. Në këtë kohë me torturat intensive nga dy herë në ditë, çdonjëri prej tyre po t’ua kishte lënë në dispozicion të zgjedhte torturat apo plumbin, pa hamendje do të zgjedhte këtë të dytin. Kështu do të shpëtonin nga torturat dhe të dilnin faqebardhë, sepse nga torturimi i parreshtur kishte njerëz që do të thyheshin përkundër qëndresës këmbëngulëse. Tërë kohën sa më mbanin në kthinat e UDB-së, 8-12 orë në ditë, kurrë s’më linin të ulesha në karrige e as të mbështetesha për muri. Më ulnin në karrigë vetëm atëherë kur ma fusnin lapsin me zor në dorë dhe më urdhëronin që të shkruaj për gjërat që s’i kisha parë as në ëndërr. Kur më ulnin në karrige më rrinin një para, një prapa shpine dhe dy anash. “Shkruaj”,- më bërtisnin, dhe posa përgjigjesha- s’kam çka të shkruaj,- më kërcitnin grushtat, shuplakat, pendrekët dhe shqelmat nga të gjitha anët. “Atëherë shkruaj për këto që po t’i themi ne”,- gërvalleshin udbashët, dhe posa përgjigjesha se “ato nuk janë të vërteta” më binin me tërë fuqinë me kërbaç duarve të cilat më parë m’i shtrinin në tavolinë.


    Të lumtë, nëse qëndron!


    Ata: “Shkruaj kush ka mundur të shpërndajë këtë afishe!”. Unë: Nuk di…Aq të poshtër e këmbëngulës ishin sa më thoshin se edhe derr të zi do të pjellësh se çare s’ke pa treguar. Si të duash, nëse do dajak, dajak do të japim. Ne kemi kohë dhe s’po na ngut kush. Nëse s’di të flasësh ne do të të mundojmë kështu nëntë muaj dhe ti nëse qëndron - të lumtë! Deri sot kurkush nuk qëndroi, e qebesa s’do të qëndrosh as ti, se nuk më thonë kot “specialist”, A.S. - dhe më binte me të dy duart përnjëherë veshëve. Torturuesit kryesorë ishin dy-tre serbë, që emrat s’mund t’ua di, pasi që ishte një praktikë që shqiptarët hetues i thirrnin me emra serbë, e serbët me emra shqiptarë. Mund të mësoje, p. sh. se njëfarë L. e thërrisnin Ramush. Ishte kjo një metodë pune për të mos u identifikuar torturuesit nga ana e viktimave të tyre. Ai kryesori ishte një njeri i madh me trup, me kokë të madhe si derri, fytyrën e kishte vrarë lie me dhëmbë si të kalit. Tamam kriminel, specialist për tortura. Ata vinin vetëm kur bëheshin torturat më të mëdha dhe më intensive. Torturues ishin edhe: F.N., M.D., B.B., e shumë të tjerë që s’ua mësova emrat.


    Këtyre duhet t’ua çajmë kokën


    Fytyra m’u pat enjtur dhe e bërë mavi nga të rënat. Buzët i kisha të çara dhe nga çdo e rënë shpërthente gjaku. Duart dhe këmbët të enjtura sa s’bëhet më, s’mund t’i mbathja as këpucët dot, e në UDB shkoja me papuçe. Kur kërkoja që të më shihte dhe të më kontrollonte mjeku, refuzonin si të tmerruar. Kur më torturonin e linin derën pakëz çelë. Në fillim nuk e dija pse, por më vonë e kuptova. Donin që torturimin ta dëgjonin edhe të burgosurit tjerë në lokalet e UDB-së. Na torturonin me radhë. Kështu, gjersa torturohej njëri, të tjerët merreshin në pyetje nga ndonjë udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakëz të çelura që të dëgjonin të rënat e shuplakave, të grushtave e kërbaçëve dhe britma e atij që torturohej. Të gjithë hetuesit dhe policët e tjerë, gjashtë-shtatë vetë, ishin në dhomën ku torturohej i burgosuri, dhe të gjithë me radhë ose bashkarisht merrnin pjesë në torturim. Të burgosurve tjerë u mbetej që të dëgjonin dhe të prisnin secili radhën e tij. Nuk kishte gjë më prekëse e më trishtuese se sa kur dëgjoheshin gjëmët e shokëve. Dhe kështu shkonin prej një të burgosuri te tjetri duke shfryrë ndjenjat shtazarake dhe gjithë mllefin e tyre personal mbi ne.


    Më binin duarve aq sa duart nuk qëndronin më, dhe për të mos më lënë të pushoja ma mbanin dorën vetë dhe më goditnin pareshtur. Kur lodheshin duke m’i mbajtur duart, atëherë nga mllefi më godisnin ku mundnin nëpër trup. Posa lodhej njëri, e zëvendësonte tjetri menjëherë. Më kapnin me të dy duart për flokësh dhe ma përplasnin kokën për muri. Në këto momente torturuesit e nxitnin njëri-tjetrin. Shtazaraku bëhej gjoja human dhe i thoshte atij që më përplaste kokën për muri: “Mos kokën, ki kujdes po e lëndon!”, kuptohej me sy ia bënte të më binte edhe më shumë. Dhe ky përgjigjej: “Pse kujdes? Këtyre duhet t’ua çajmë kokën”, dhe më përplaste edhe më tepër. Më kapnin për organe gjenitale dhe më bërtisnin në fytyrë: “Kemi me të tredhë” dhe më shtrëngonin deri në alivanosje. Ujin e mbanin çdo herë gati, që kur të më binte të fikët të më hidhnin ujë trupit dhe fytyrës, dhe menjëherë do të vazhdonin punën. Më fyenin me sharjet më të ndyra, më ofendonin, më përqeshnin, më pështynin. Ishin këto poshtërime të rënda, por e dija se duhej t’i duroja dhe në veten time mbushesha me urrejtje të shumëfishuar për këtë regjim fashist e terrorist. Dhe kam të drejtë të tregoj për trajtimin shtazarak të policisë fashiste jugosllave ndaj meje, ta çjerrë maskën false të shoqërisë “demokratike” e “humane” që e propagandojnë me aq bujë e që në realitet s’ekziston kurrfarë nuance demokratike në këtë sistem të dështuar që mbështet kryesisht dhunën policore.


    Ç’linin mangut hetuesit, e plotësonin gardianët


    Edhe disa gardianë të burgut famëkeq të Prishtinës ishin të zgjedhur dhe të ushtruar për trajtim brutal të të burgosurve politikë. Në orët e vona të një nate, kur më kthyen nga torturimet, nuk isha në gjendje t’i kapja me duar batanijet dhe i thashë gardianit që më çoi në qeli. Ishte një djalë i ri si unë, që të m’i hidhte “çebet” në duar, sepse vetë s’kisha mundësi t’i kapja, sepse gishtat m’i kishin shtypur ndër tortura. –“Merri vetë!”- m’u përgjigj ai. Duke mbledhur forcat e fundit mezi i tërhoqa batanijet dhe i futa në disa qeli. Shumë të dresuar këta qen roje! Të mjerët! Nuk kuptojnë çfarë lodrash të përgjakshme të të huajit që janë. Meqë bënte ftohtë i madh, pata arritur ta vjedh një copë batanije të vjetër, duke shfrytëzuar rastin kur gardiani u detyrua ta ngriste receptorin e telefonit. Ishte rrezik të më shihte, por nevoja më shtyri të rrezikoja. Mirëpo, pasi çdo herë nuk isha në qeli, pra kur isha në UDB, apo në nevojtore, gardianët hynin në qeli dhe bënin bastisje detale. Unë mundohesha që ta fshihja gjysmën e batanijes në dyshek por njëri e kishte zbuluar “fajin” tim dhe më kishte denoncuar në UDB. Kështu që, kur më kthyen në qeli, ma mori me brutalitet dhe duke u çjerrë më tha: “Ty s’të takon batanija, bile edhe këto që t’i kam dhënë i ke tepër”.


    Pas torturave - dy ditë pushim në javë


    Pas më tepër se një muaji filluan të më merrnin në pyetje dhe të më torturonin vetëm mbrëmjeve, pos ndonjë përjashtimi, intensiteti i torturave ishte i njëjtë, pos që të shtunave nuk më mirrnin fare. Tash i kisha nga dy ditë në javë pushim. Kishte të burgosur që s’kishin mundur t’u qëndronin torturave dhe ishin thyer. Kishin pranuar të deponojnë gjëra çfarë u kishin thënë hetuesit, dhe kishin nënshkruar deklarata shpifëse dhe vetakuzuese. Deponimet e tyre me dorëshkrimin dhe nënshkrimin e tyre m’i sillnin dhe m’i tregonin, bile edhe m’i jepnin t’i shihja nga afër. Duke hasur në pathyeshmërinë time, as me deponimet e nënshkruara nga vet të burgosurit, ata përdornin edhe kartën e fundit: ballafaqimin. Mendonin se po të më thoshte ndonjë nga të burgosurit ( të cilët edhe i njihja), se kisha bërë këtë apo atë punë, se kishte kryer punë bashkë me mua këtë apo atë punë, se kishte kryer bashkë me mua këtë apo atë detyrë, se i kisha dhënë për të lexuar ndonjë libër apo gazetë të ndaluar etj., unë do të thyhesha dhe do t’i pranoja deklaratat e cituara nga udbashët dhe përdhunshëm të nënshkruara nga të torturuarit. Më ballafaquan me një të burgosur. Me atë rast salla qe e mbushur me udbashë për t’i përcjellë reagimet e mia. Kur i hodha poshtë deponimet e të burgosurit, u tërbuan fare. Thashë se do të më shqyejnë, aq keq më mbërthyen dhe më goditën duke më bërtitur: “More gomar, more idiot, në sy të dëshmoi para të gjithë neve dhe thua se nuk është e vërtetë. Vetë ai kërkoi të ballafaqohet me ty, ne e sollëm dhe ti tani na nxjerr bisht!”. Por, unë isha këmbëngulës dhe vazhdova në timen, se s’ishte e vërtetë çfarë thoshte deponuesi i këtyre dëshmive të rrejshme. Si ujq të uritur m’u lëshuan, kush me kërbaç e kush me grushta e shqelma. Nuk besoja se do të shpëtoja i gjallë. Isha i përgjakur dhe i tëri i dërmuar. Atë natë më patën çuar për krahësh në qeli, edhe pse isha në gjendje disi të ecja edhe vetë. Pastaj ma sollën të burgosurin për t’u ballafaquar dhe për të më thënë se kisha bërë këtë apo atë punë më të, se unë njihesha me filan personin, etj. I hodha poshtë me indinjatë edhe shpifjet e përdhunshme edhe të këtij të burgosuri, sepse e dija mirë se ai dëshmitar i shkretë ka kaluar nëpër të gjitha këto që po kaloja edhe unë, prandaj është detyruar ndër tortura që të akuzoj veten dhe mua.


    Bile, një fjalë që ai e përmendte vërtetë e kisha dëgjuar, por edhe këtë e mohova me këmbëngulje. Egërsimi dhe tërbimi i hetuesve barbarë s’kishte kufi, kështu që më torturuan më shumë se asnjëherë më parë. Më thoshin: - “A të tha në sy se ti njihesh me filan personin?” Unë përgjigjesha: - “ Kjo që po e thuani ju dhe ai nuk është e vërtetë….” Ai duke më rënë: -“ Për ty të gjithë po gënjejnë, a?” Unë: -“ Ai dhe shumë të tjerë janë të detyruar të thonë gjëra që ju ua diktoni…” S’mund të merret me mend tërbimi i tyre.


    Buzëqeshja me zor


    Në këto situata edhe pse të vështira sa s’bëhet, për mua ishte një kënaqësi e veçantë kur i shihja të tërbuar nga inati duke shkumbuar si qentë e qartur. Shpesh më ndodhte edhe të buzëqeshja, ani pse boll me zor buzët i kisha krejtësisht të çara. Çdo buzëqeshje, natyrisht, më kushtonte shumë shtrenjtë, por mjaftohesha me tërbimin e tyre. Kishin kaluar gadi tre muaj hetime dhe tortura intensive gadi për çdo ditë. Por pas ballafaqimeve intensiteti i torturave filloi të bjerë. Tani më merrnin në pyetje dy ose tri herë në javë. Edhe torturat ishin më të paktat. Pas një kohe, kur kishin kaluar afërsisht katër muaj, filluan të më merrnin në pyetje vetëm njëherë në javë. Më vonë edhe këtë e rralluan, por nganjëherë më thërrisnin për nënshkrimin e procesverbaleve të hetimeve, edhe pse këto ishin kryesisht mohuese. Gjatë kësaj procedure të nënshkrimit provuan për të fundit herë të më mashtrojnë në lidhje me disa persona, por as këtu nuk u përkula dhe qëndrova në deklaratën time të dhënë më parë. Për disa çështje edhe pse nuk kishin të bënin fare me mua, mora përgjegjësinë mbi vete, vetëm e vetëm t’i shpëtoja disa persona, për të cilët interesohej UDB-a dhe mezi priste t’i burgoste.

  18. #698
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NUK KA „KRIME KOMUNISTE DHE KRIME KAPITALISTE“

    Kohëve të fundit, si nga Tirana, si nga Prishtina, po dëgjohen teza mbi gjoja kërkesat e BE respektivisht të OSBE mbi nevojën për hapjen e dosjeve të Sigurimit të ish-regjimit “për ndriçimin e krimeve të kohës komuniste“.
    Në realitet, thuhet se kjo kërkesë i është drejtuar vetëm Tiranës zyrtare dhe nuk ka nevojë për shumë analiza që të zbërthehet prapavija e këtyre kërkesave. Pra, nuk është vështirë që të shihet tendenca që me kërkesën për hapjen e dosjeve, në Shqipëri dëshirohen nxitje të reja të përçarjeve me pretendime që ato të eskalojnë në konflikte të përgjakshme mes shqiptarëve.
    Pavarësisht se skenarë për përçarje të tilla mes shqiptarëve po hartohen dhe po zbatohen edhe në Maqedoni e Kosovë, edhe në Malësi e në Kosovën lindore, me tjera forma e tjera metoda, nga BE dhe nga OSBE deri me tani nuk janë drejtuar kërkesa as në Beograd e Podgoricë dhe as në Prishtinë e Shkup, për hapjen e dosjeve të UDB-es. Kjo tregon se BE dhe OSBE kanë tjetër qasje ndaj Sigurimit Shqiptar dhe tjetër qasje ndaj USB-es Jugosllave.
    Mu ky fakt zbulon se në BE dhe në OSBE politika ndaj shqiptarëve diktohet nga qarqet sllavo-greke. Ka edhe qarqe tjera që në aleancë me sllavogrekët ne të njëjtën rrugë duan të zhvillojnë edhe luftën ideologjike ndaj majtizmit, duke i konvertuar krimet e regjimeve në “krime të ideologjive”. Kjo është një përpjekje e kotë, sepse ka krime individuale apo grupore të regjimeve por nuk ka “krime të ideologjive komuniste apo kapitaliste” e tj.
    Pos kësaj ata në atë rrugë njëkohësisht synojnë të dobësojnë faktorin shqiptar si një populli mikë aglo-amerikan, me synim që në këtë formë të dobësojnë ndikimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe në këtë pjesë të Evropës. Natyrisht se në mesin e tyre veprojnë edhe lobet pro-ruse e pro-kineze e ekstremistët fundamentalistë të klerit që synojnë të arrijnë po ato aspirata!

    Dihet fare mirë se Sigurimi Shqiptar ka pas karakter defanziv, sepse ka qenë i koncentruar vetëm në mbrojtjen e shtetit nga aktivitetet antishtetërore të brendshme apo të drejtuara nga jashtë. Por, që nuk kanë zhvilluar aktivitete suberzive ndaj shteteve tjera dhe në shtete tjera. Sigurimi Shqiptar e ka pas veprimin e radiusit të vet vetëm me karakter intern, duke u koncentruar vetëm në mbrojtje. Megjithatë, tërë ata individë që kanë bërë krime duhet ftuar në përgjegjësi personale dhe këtë nuk duhet ngatërruar me ata që nuk kanë bërë krime, por e kanë luftuar krimin ndaj Atdheut pa ardhur në konfrontim me të drejtën pozitive!
    Ndërsa UDB-a Jugosllave e drejtuar kryesisht prej funksionarëve serbë aktivitetin e vet e ka shtrirë në të gjitha njësitë konstituive të ish RSFJ duke ushtruar krime etnike ndaj nacionaliteteve tjera, herë-herë edhe me përkrahjen e kolonave të pesta nga vet ato komunitete etnike. Dihet se për aq kohë sa zgjat sundimi kolonialist hegjemonist sllav mbi shqiptarët, shqiptarët e zënë vendin e par për krimet që i ka shkaktuar UDB-ja ndaj tyre. Burgjet Jugosllave kurrë nuk kanë qenë pa të burgosur politikë shqiptarë. Nuk ka vend në botë që nuk ka shqiptar të përndjekur nga UDB-ja. Mes tyre ka pas edhe njerëz të plagosur dhe të vrarë. Pra, UDB-a ka vepruar edhe jashtë kufijve të ish RSFJ, nëpër tërë botën.
    Analizat e disa shteteve të Evropës flasin mbi disa qindra shtetas të ish RSFJ që janë vrarë nga UDB-ja me motive politike e etnike mu në vendet e Evropës!
    UDB-ja jugosllave ka zhvilluar edhe aktivitete suberzive edhe ndaj vendeve tjera, me qëllim të përmbysjes së pushteteve të tyre dhe për instalimin e regjimeve pro- jugosllave. Por, deri me tani as BE dhe as OSBE nuk po kërkon hapjen e hetimeve ndaj këtyre krimeve. Pse ata e kanë këtë qëndrim është e pa shpjegueshme dhe shumë e dyshimtë!

    Në ish RSFJ pushtetin e ka pas në duart e veta ish LKJ dhe ajo ka qenë urdhërdhënësja e zbatimit të terrorit social, ekonomik, politik, gjyqësor e policor, ndërsa atë e kanë ekzekutuar ministritë dhe institucionet përkatëse përmes levave të veta.
    Prandaj, zbërthimin e këtyre krimeve të regjimit jugosllav duhet filluar me hapjen e dosjeve të qendrave udhëheqëse të ish LKLJ, ku janë marrë vendimet për krimet dhe pastaj hetimet të shkojnë në të gjitha ministritë e drejtoritë e sistemit deri në bazë, ku janë ekzekutuar ato krime.
    UDB-ja nuk ka qenë hartuese, por realizuese e atyre krimeve kështu që këtë piramidë të krimit duhet filluar së rrënuari nga kulmi e jo nga themeli! Gjithmonë duke kërkuar përgjegjësi të secilit që ka bërë krime konkrete. Përgjegjësia për krime është individuale dhe grupor, por asnjëherë kolektive, sepse kurrë nuk ka mundësi që i tërë një komunitet etnik, religjioz, ideologjik etj. të përfshihet i tëri në krime. Edhe në kohën e nazi-fashizmit për krime ka pas përgjegjësi personale të atyre që i kanë kryer krimet dhe kështu duhet të veprohet gjithmonë. Sepse është krim të akuzohen për krime ata që me krime nuk kanë as një lidhje. Krime ka pasë gjatë gjithë kohës së regjimit titist, por ato krime nuk mund t'i veshën ideologjisë komuniste, sepse kjo nuk ka lidhje me komunistët tjerë që janë në anën tjetër të globit. Nëse ka bërë një krim një katolik nuk ka mundësi që ai krim të quhet “krim katolik”, apo “krim ortodoks” ose “krim mysliman” e tj..
    Ne kemi edhe shumë krime që kanë ndodhë pas 1999 gjatë sundimit të UNMIK-ut në këtë pjesë të Kosovës, duke filluar prej 2 Korrikut kur u vranë dy shqiptar vetëm pse shtinin në ajër për të festuar, e deri te vrasjet e 17-18 marsit 2004 e të 10 shkurtit 2007 kur u vranë njerëzit pse kërkonin vetëvendosje për vendin e vet. Ka pas dhe ka krime të ndryshme dhe veprime kundër të drejtave të njeriut nga personat zyrtar në këtë kohë mes 1999-2009, në Kosovë, por ato krime nuk mund t'i quajmë tani “krime kapitaliste!

  19. #699
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Periudha e viteve 1981-1989 pikë kulminante e dhunës serbe apo tentativë për zgjimin përfundimtar të shqiptarëve nën rrobërinë e Jugosllavisë

    Çështja shqiptare quhet çështja kombëtare e popullit shqiptar sepse këtu burron fryma e këtij populli më të vjetër në hapsirën e Gadishullin Ballkanik,ku shqiptarët si komb dallojnë krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor,gjuhësor e atë kombëtar. Populli shqiptarë ka pasur dëmtim të rëndë,tragjik prej politikës së Fuqive të Mëdha evropiane e sidomos prej Rusisë cariste e cila ka punuar e vepruar pandërprerë në dëm të kombit shqiptar e në favor të fqinjëve tonë shovinist.Gjatë sundimit shekullor Otoman mby trojet etnike shqiptare rrezikimi i popullit shqiptar gjithmonë rritej prej fqinjëve tonë shovinist të cilët kishin lakmitë e tyre mbi tërësinë territoriale të popullit shqiptar.





    Fqinjët tonë shovinist gjithmonë kajnë punuar e vepruar me programe,anti shqiptare këtë më së miri e treguan me hapjen Kongresin e Berlinit gjatë vitit 1878 ku i filluan lakmitë e tyre ndaj trojeve etnike shqiptare, politika pansllaviste ndaj kombit shqiptar dhe trevave shqiptare vazhdoi përsëri ku në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 shtetet ballkanike me mbështetjen e Rusisë cariste dhe të Francës arritën ty realizojnë programet e tyre të cilët i kishin formuar shumë dekada më parë siç ishte programi Serb i Naçertanisë dhe ai Grek Megali Ideja, këto programe u formuan në të njetin vit 1844,dhe ëndronin që për një periudhë të shkurtër kombin shqiptar ta shuanin prej hartës politike dhe gjeografike të Gadishullit Ballkanik.Çështja shqiptare dhe kufijtë e saj etnik që u diskutuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e hapën rrugën e programeve që ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist,ndërsa kërkesat e drejta dhe të realta të kombit shqiptar fare nuk u morën parasysh në këtë Konferencë famëkeqe.Konferenca e Londrës pati karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar me vendimet që i mori ku fatin e popullit shqiptar e futi në një humnerë të pakthyeshme dhe i realizojë aspiratat e fqinjëve tonë shovinist ku më shumë se gjyma e tërësisë territoriale e Shqipërisë hyri nën rrobërinë sllave dhe atë helene,tërë Kosova heroike hyri nën sundimin serb,ndërsa pjesa e Shqipërisë jugore Çamëria hyri nën sundimin Grek.





    Çështja shqiptare troket sot fortë në dyert e politikës evropiane dhe të asaj botërore,çështja shqiptare është çështje e rëndë kombëtare ku Historisë së re i ka sjellë një mësim të shtrejntë.Çështja e pazgjidhur kombëtare shqetëson sot jo vetëm shqiptarët por edhe Kontinentin e vjetër Evropian,nuk munt të kuptohet se sa e pambarueshme është padrejtësia historike që i është bërë popullit shqiptar prej Fuqive të Mëdha nëpër periudha të ndryshme.Duke parë se me gjithë potencialet e ndërmarra Serbia nuk pë bënte lëshimet e duhura për ti dhënë Kosovës dhe popullit shqiptarë në kuadër të Federatës Jugosllave të drejtat legjitime siç i kajnë të gjithë popujt e Evropës dhe të Botës.Federata Jugosllave fare nuk i mori parasysh kërkesat e drejta dhe të realta të popullit shqiptar,ku pati një karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar dhe bëri krijimin e shteteve sllave mbi popullsinë shqiptare dhe mbi trojet etnike shqiptare.Viti 1981 është momenti final kur populli shqiptar u bind se me Serbët nuk mund të kishte marrëveshje dhe mirkuptim,me ta mund të zgjidheshin çështjet jetike e kombëtare vetëm me gjuhën e forcës.Periudha e vitit 1981 ngriti zërin e popullit shqiptar që jetonte në trevat e veta etnike në mbarë arenën ndërkombëtare dhe tërhoqi deri diku vëmendjen e Fuqive të Mëdha për padrejtësitë që i ndodhnin kombit shqiptar.





    Ngjarjet e vitit 1981 treguan provën e popullit shqiptarë dhe testuan mundësinë serbe për kundërveprim,kjo u tregua më së miri se kushtetuta e vitit 1974 e kishte mashtruar popullin shqiptarë në Jugosllavi dhe shqiptarët nuk ishin të barabartë në asnjë aspektë politik e diplomatik me popujt tjerë që gjendeshin në kuadër të Federatës famëkeqe të Jugosllavisë Titiste.Gjithashtu gjatë periudhës të vitit 1981 problemet ekonomike e sociale në vazhdimësi vështirsoheshin duke sjellë pasoja të rënda në jetën e vendit shfrytëzimi kishte marrë përmasa skllavërimi.





    Në pranverë të vitit 1981 rinia shqiptare dhe mbarë kombi shqiptarë filluan demonstratat paqësore të organizuara në shumë vende të Kosovës heroike,këta demonstrata mbarë kombëtare udhëhiqeshin nga atdhetarë të flaktë të kauzës kombëtare,demonstratat filluan mars të vitit 1981 në Prishtinë,vazhduan në Prizren nga studentët dhe nxënësit,ndërsa një nga demonstratat më masive ishte ajo e 1 prillit që u organizua në Prishtinë ku morën pjesë me mijëra veta nga të gjithë shtresat e popullësisë shqiptare në këtë demonstratë masvive kombëtare pati shumë të vrarë e të plagosur,nga dora famëkeqe serbe.Kërkesat dhe parullat që u paraqitën në demonstratat e vitit 1981 ishin të njeta me ato të vitit 1968-Duam Republikë,Roftë Republika e Kosovës,jemi shqiptarë e jo jugosllavë,roftë Adem Demaçi,Trepça punon Beogradi ndërton,roftë bashkimi kombëtar shqiptarë etj.Në këtë periudhë pushteti serbo-jugosllav bëri padrejtësi të madhe ndaj kombit shqiptar ku filloi me shpërnguljen e shqiptarëve,me vrasje masive,me burgosje,plaçkitje,bastisje etj.pushteti Titist intelektualët e mëdhej shqiptarë gjatë asaj periudhe i konsideronte si nacionalistë,terroristë, ku një pjesë bukër e mirë e atdhetarëve shqiptarë u largua në Evropë dhe në SHBA dhe u emruan si azil politik të përndjekur nga pushteti i atëhershëm Jugosllav.



    Gjatë periudhës së viteve 1981 numri i grupeve dhe organizatave ilegale që vepronin në Kosovë dhe në emigracion ishte mjaft i madh-si Lëvizja e Republikës shqiptare në Jugosllavi,Fronti për Republikën e Kosovës,Fronti i kuq popullor,Lëvizja për çlirim kombëtar të Kosovës etj.





    Këta lëvizje dhe veprimtarët e saj ndiqeshin,burgoseshin dhe likujdoheshin nga UDB-ja jugosllave si mbrenda vendit ashtu edhe jashtë.një nga rastet më të rënda ka qenë ai i janarit të vitit 1982 kur UDB-ja jugosllave vrau në Shtutgart të Gjermanisë 3 nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes ilegale shqiptare vllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën,ndërsa dy vjet më vonë në janar të vitit 1984 në Prishtinë ranë heroikisht duke luftuar me forcat e mëdha ushtarake e policore, Rexhep Mala e Nuhi Berisha,ruga antishqiptare me vrasje përsëri vazhdonte ku në vitin 1989 në Prishtinë nga dora serbo sllave u vranë Afrim Zhitia dhe Fahri Fasliu.



    Udhëheqja politike në Kosovë që nga viti 1981-1989 ishte një instrument në duart e politikës serbe,ku fillojë ta kuptojë lojën për suprimimin e autonomisë së Kosovës,në diskutimet për ndryshimet e kushtetutës në Kosovë ku morën pjesë të gjitha shtresat e popullsië e në veçanti minatorët e Trepçës,ku patën një revoltë të madhe në çdo aspekt dhe kërkuan nga Serbia ruajtjen dhe forcimin e autonomisë së Kosovës.masa shtërnguese të ngjashme u morën edhe ndaj shqiptarëve të Maq edonisë të cilët u privuan edhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën publike e shtetërore,dhe në shkollat fillore e të mesme,nga vitet 1987-1988 nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme i detyruan të vijonin mësimet në gjuhën maqedone,intelektualët shqiptarë të cilët i kundërshtonin këta ligje antishqiptare,largoheshin nga puna,burgoseshin apo vriteshin nga UDB-ja sllavo maqedone,të tilla raste ndodhën gjatë viteve 1988 me demonstratat e Kumanovës dhe të Gostivarit ku organet sllavo maqedone i quajtën kundërrevolucionar dhe bënë burgosje masive ndaj popullsisë shqiptare,në këtë periudhë pati rënime të mureve të shtëpive shqiptare si në qytete,fshatra,gjatë kësaj fushate sllavo maqedone pati edhe rrënime të xhamive,vrasje në njerëz,burgosje masive,plaçkitje etj.



    Bazuar mbi këto fakte mendoj se lëvizja e vitit 1981 është pasqyrim i këtij momenti që vetëdija kombëtare të sensibilizohet dhe të jetë unike e pandarë për të avansuar çështjen kombëtare drejtë rrugës pozitive,për çlirimin kombit shqiptar nga okupatori pansllavist serb.Gjatë periudhës së viteve 1981 Serbia kishte disa epërsi ndaj popullit shqiptar,epërsia qëndronte në faktin se gjithë pushtetarët dhe politikanët ose ishin serbë,ose shqiptarë serbofil,të cilët ishin të betuar për besnikëri ndaj Serbisë dhe pushtetit Titist.

    Gjithashtu UDB-ja kishte bërë një organizim të veçantë të rrjetit të informacionit nëpërmjet të cilit mbahej në përgjim dhe vëzhgim për çdo qytetar shqiptar që konsiderohej si antiserb.Ngjarjet e vitit 1981 për kombin shqiptarë që jetonte nën rrobërinë Jugosllave konsiderohen si ngjarjet më madhore të asaj periudhe,dhe këto ngjarje hapën shtegun e vazhdueshëm të shqiptarëve dhe vunë gurrë themelin për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.

  20. #700
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Simbas mendimit tuaj dosjet nuk duhen hapur.Kjo nenkupton ate se veglat e diktatures duhet t'ja hedhin paq per krimet e kryera.Ata duhet t'i mbajne ne parlament,ne qeveri,neper organet e drejtesise,ne media etj.Bravo te lumte!Mos te djeg gje per te paret e tu ty mor Z forumist?Dosjet duhet te hapen patjeter dhe mos e ngaterro OSBE-n dhe BE.Cdo vend i ish bllokut i ka hapur dhe i ka dhene zgjidhje problemit.Ndersa ne jo.Sepse gjithe politika jone eshte e perbere nga spiune te ish Sig Shtetit.Si mund te vrasin veten e vet ata?Ne vendin tone shumica e ketyre dosjeve u zhduken per te fshehur duart e pergjakuara te vet politikaneve tane te inkriminuar.Dosjet ne vendin tone duhet te ishin hapur me kohe dhe ai problem nuk do te perdorej si mjet presioni per kundershtaret.Duhej bere operacion per ta hprere pjesen e kalbur e per ta flakur,jo duke perdor mjete ngushelluese dava tabletash qe te qetesojne per momentin.
    Ndersa per Kosoven eshte nje moment i papershtatshem,sepse ajo duhet te behet shtet me pare,te kontrolloje plotesisht kufijte e saj,pastaj te procedohet.Le qe dosje nuk ka ne Kosove,ato jane ne Beograd.Kosoves serbet i moren edhe dokumentet kadastrale ku shenoheshin pronat,regjistrat e gjendjes civile etj.Gjithe cka thuhet per ish spiunet e UDB-s eshte vetem ne memorjet e njerezve,te cilat ne kete kohe mund te jene subjektive.
    Me e rrezikeshme kjo gje eshte per shqiptaret e FYROM.Mendoje se qeveria e FYROM do ta beje hapjen e dosjeve me qellim qe shqiptaret e atjeshem te kacafyten me njeri tjetrin e te lene menjane kerkesat per te qene te barabarte me fyromasit e tjere.Dihet qe hale te tilla ka pasur por sa e rrezikeshme eshte zbulimi i tyre ne publik!!!!
    [/B]
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 35 prej 49 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •