Close
Faqja 34 prej 49 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 680 prej 979
  1. #661
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lubomir Fërçkovski, pas dorëzimit të detyrës së ministrit të brëndshëm-më 1995, avancohet në ministër të jashtëm! Lubomir Fërçkovski dhe Tomisllav Çokrevski, që të dy, doktor të shkencave juridike, profesor universitar (Çokrevski ka qënë bile edhe Rektor në Universitetin e Shkupit), kanë ushtruar detyrën e ministrit të brëndshëm, e para kësaj, që të dy, kanë qënë Kryetar të Komitetit të Helsinkit, për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut! Kjo mbase është dëshmia më e mirë pse është dorëzuar Sinan Vitija në duart gjakatare të organeve policore serbe.



    Bashkëshortja e tij Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve tashmë po mbushen 16-të, është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale dhe ndihmën që i ofrojnë disa familje shqiptare në Zarë. Ka një arkiv, një grumbull shkresash, nga letërkëmbimi me organet zyrtare dhe organizatat joqeveritare, brënda dhe jashtë Kroacisë, në pamundësi për të hulumtuar rastin duke lëvizur-kuptohet në mungesë të mjeteve materiale, që në masë të madhe ia vështërson edhe gjendjen jo të lakmueshme shëndetësore.



    Në bazë të informacioneve supozuese, për të gjetur gjurmë të Sinan Vitisë, përkundër rrezikut të paimagjinuar, në dhjetor të vitit 2000, personalisht kam vizituar disa azile dhe spitale neuropsikiatrike të Serbisë, si në Vrshac, Sremska Mitrovicë, Pozharevc, Padinska Skelë, për të hulumtuar mos vallë, gjindej aty, ky djalë shqiptari, por, fatkeqësisht u këtheva bosh. Gjurmët, mbase i kishte mbuluar bora e nëntorit 1993, pluhuri dhe harresa. Tani, edhe pas 16 viteve të arrestimit të Sinan Vitisë, deportimit ose jo, të tijë, dorëzimit ose jo, në duart e policisë famëkeqe serbe, mbetet i paqartë rasti, mbetet dhimbja dhe errësira.

  2. #662
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Golgota shqiptare gjatë regjimit komunist të Titos!

    KUSH JANË PERSEKUTUESIT E SHQIPTARËVE, PAS LDB’së?!


    ZANAFILLA E UDB’ës FAMËKEQE!

    Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavë ishte padyshim Shërbimi famëkeq UDB.



    Ku e kishte zanafillën kjo famëkeqja UDB për Kosovë, e cila ia nxiu jetën shqiptarëve ?!



    Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) e cila fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ’së. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN’a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili për atë ditë i kishte ftuar në një takim - në ishujt Vis të Kroacisë:



    1. Miladin Popoviqin ( udhëton nga shqipëria për në Vis),

    2. Dushan Mugoshën dhe

    3. Spasoje Gjakoviqin.

    Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”:



    1. Ali Shukria, ( Shih në foto )

    2. Çedo Mijoviqi dhe

    3. Sahit Bakalli.



    Me rastin e formimit të të ashtuquajturës ”Qeveri demokratike” në mars 1945, OZN’a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it ( janar 1946) ajo u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavna Bezbednosti - Drejtoria e Sigurimit Shtetëror - DSSH). Me këtë emërtim UDB’a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve u largua nga pushteti Aleksandër Rankoviqi.

    Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB’a u emërtua si SDB (Slluzhba Drzhavne Bezbednosti - Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e njihte si UDB.

    Krahas SDB alias UDB-së ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur si KOS (Kontra Obaveshtajna Sluzhba - Shërbimi Kundërspijunues). KOS’i ka vepruar në kuadër të Armatës jugosllave APJ.

    OZN’a / UDB’a / SDB dhe KOS’i ishin dhe mbetën shërbimet sekrete antishqiptare dhe më monstruoze në luftimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1945 - 1999...

  3. #663
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ALI SHUKRIA PROKUROR I PARË PUBLIK I “KOSMETIT”!

    Ndonëse këto shërbime antishqiptare konsideroheshin si “Dorë e fortë” brenda shtetit jugosllavë dhe si të tilla i ndiqnin, keqtrajtonin dhe i burgosnin pamëshirë shqiptarët, kudo dhe në çfardo forme që kundërshtonin regjimin e ri jugosllavë, më 3 shkurt 1945 në bazë të vendimit të Mbledhjes së AVNOJ’it mbi formimin dhe kompetencën e ”Prokurorit Publik të Jugosllavisë Demokratike Federative”, u formua edhe “prokuroria publike e Kosovës dhe Metohisë, ku prokuror publik u emrua punëtori i OZN’ës Ali Shukria”.

    Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945 ( me një vendim të vacantë të Titos ) dhe vazhdimi i luftës së pakompromis i brigadave partizano - çetnike, së bashku me repartet e OZN’ës në Kosovë dhe viset tjera të etnikumit shqiptarë, ka dëshmuar qartë karakterin pushtues të regjimit të Jugosllavisë së AVNOJ’it ndaj popullit shqiptar në trojet e veta etnike, që mbetën padrejtësisht nën Jugosllavi.

  4. #664
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KUSH E PËRGATITI KUVENDIN E PRIZRENIT, MË 8-10. VII. 19945?!


    Derisa vazhdonin operacionet ushtarake të UNÇJ’s së Titos për ripushtimin e Kosovës me viset tjera shqiptare, qarqet politike të Jugosllavisë avnojiste bënin plane sekrete për ndarjen e saj. Kështu dhjetë ditë pas vendosjes së Administrimit ushtarak ( 08.02.45 ) dhe ende pa përfunduar Kryengritja e Shaban Polluzhës në Drenicë, udhëheqja më e lartë e KQ të PKJ-së, më 18. 02. 45 në Beograd, nxori përfundimin "që Kosova dhe Metohija t'i bashkohet shqipërisë, kurse Shqipëria të hyj në federatën jugosllave... por meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk janë të favorshme për një hap të tillë,... atëherë Kosova dhe Metohija si autonomi duhet t'i bashkohen Serbisë".



    Ky vendim partiak, ( që u morë pa u pyetur populli shqiptarë - përveç Fadil Hoxhës me kompani), në mbledhjet tjera të mbajtura në periudhën mars - maj 1945, u shndërrua në program politik. Dhe ky program politik ndonëse me kohë u shndërrua në ligj shtetëror, krejt formalisht u shtrua për diskutim edhe në instancat politike, ushtarake e policore që administronin asokohe Kosovën. Akti i aneksimit (formal) të Kosovës Serbisë federale përfundimisht u bë në mbledhjen e Këshillit Popullor të Kosmetit, të mbajtur më 08 - 10. 07.1945 në Prizren, që në histori njihet si “Kuvendi i Prizrenit”. Si përfundim, po të analizohen me kujdes të gjitha zhvillimet politike e ushtarake në Kosovë, pas mbajtjes së Konferencës së Bujanit ( 31 dhjetor 1943 -1 e 2 janar 1944)..., mund të konkludohet me lehtësi se, ky kuvend qe një farsë politike e përgatitur (në çdo aspekt) nga shërbimi famëkeq i quajtur OZN’a. Gjatë punës sime hulumtuese në Arkivin e Prizrenit kam gjetur një fotografi të mbledhjes së Këshillit Krahinor Popullor të Kosmetit, i mbajtur në ambientet e sallës së edukatës fizike në shkollën e Gjimnazit në Prizren.



    Pamje nga Mbledhja e Këshillit Krahinor Popullor të KA Kosovë- Metohisë, 8 - 10. VI. 1945, Prizren

  5. #665
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    CILAT ISHIN PIKAT E RENDIT TË DITËS NË KUVENDIN E PRIZRENIT?!

    Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga kreu i “Kuvendit të Prizrenit”, në tri sesionet e mbajtur të këtij kuvendi, janë shqyrtuar 11 pika të rendit të ditës: Po i referohemi procesverbalit, ku thuhet:



    PROCES - VRBAL

    I SESJONIT TË I’rë TË RREGULLT TË LEGJISLATURËS SË PARË TË KËSHILLIT POPULLUER KRAHINUER TË KRAHINËS AUTONOME TË KOSOVË - METOHIS, MBAJTUN NË PRIZREN ME 8, 9 e 10 KORRIK TË VJETIT 1945



    Më 8 korrik 1945 n’ora 9,45 kryetari i Këshillit populluar krahinuer Mehmet Hoxha, e hap sesionin dhe përshëndet këshilltarët, si dhe delegatët e qeverive të Serbis, Malit të Zi e Maqedonis. Fjalën përshëndetse e përkthen në sërbisht shoku Boshko Çakiq. Të gjithë të pranishmit, me ftesë të kryetarit, bajnë një minut heshtje si shej nderimi të luftëtarëve të ramë në luftën nacional - shlirimtare.

    Mandej u zgjodh kryesija e punës, n’emën të së cilës Mehmet Hoxha propozon këtë rend dite:

    1) Zgjedhja e komisjonit verifikues;

    2) Raporti i punës së Këshillit ekzekutiv krahinuer;

    3) Diskutimi rreth këtij raporti;

    4) Referati për situatën politike;

    5) Diskutim rreth këtij referati;

    6) Projekt - rezoluta për aneksimin e Kosovë - Metohis Sërbis Federale;

    7) Zgjedhja e debutetve për Kuvendin Populluer të Sërbis;

    8) Zgjedhja e debutetve për Këshillin Antifashist të shlirimit kombtar të Jugosllavis;

    9) Zgjedhja e këshilltarëve të këshillit populluar krahinuer;

    10) Zgjedhja e Këshillit ekzekutiv krahinuer;

    11) Zgjedhja e Gjyqit krahinuer;

    Kuvendi pranoi njizanit rendin e ditës të propozuem.



    ( Lexoni këtu: 11 pikat e rendit të ditës nga procesverbali në origjinal )

  6. #666
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KUSH ISHIN DELEGATËT E KUVENDIT TË PRIZRENIT?!


    Delegatët e rretheve për në kuvendin e Prizrenit janë përzgjedhur nga OZN’a. Në kuvend morën pjesë:



    I)- Rrethi i Prizrenit:

    1. Kolë Shiroka, ,

    2. Ethem Zurnaxhiu

    3. Ahmet Nalbani,

    4. Vasa Bogdanoviq,

    5. Predrag Ajtiq,

    6. Gani Demiri,

    7. Boshko Çakiq;



    II)- Rrethi i Gjakovës:

    1. Elhami Nimani,

    2. Sylejman Domi,

    3. Ramadan Boshtri,

    4. Qamil Luzha,

    5. Tun Marku,

    6. Ismail nga Suhareka;



    III)- Rrethi i Drenicës:

    1. Muharrem Keseti,

    2. Qemal Deva,

    3. Fazli Vela,

    4. Ibrahim Tërnavci,

    5. Rrustem Selmani,

    6. Gjoko Pajkoviq;



    IV)- Rrethi i Vuçitërnës:

    1. Ilia Embaroviq,

    2. Jetullah Jakupi,

    3. Kadri Hasan Barileva,

    4. Qazim Bajgora,

    5. Rada Jovanoviq,

    6. Xhavit Nimani;



    V)- Rrethi i Dragashit:

    1. Ramadan Dauti,

    2. Mursel Ashimi,

    3. Rasim Musa,

    4. Pavle Joviqeviq;



    VI)- Rrethi i Pejës:

    1. Murat Bajraktari,

    2. Janko Llakiqeviq,

    3. Adem Nuradini,

    4. Mark Krasniqi, *

    5. Kiko Sfinjar,

    6. Fadil Hoxha;



    VII)- Rrethi i Ferizajt:

    1. Shaban Kajtazi,

    2. Bogdan Gotovusha,

    3. Tafil Fazliu,

    4. Mursel Kabashi,

    5. Kërsta Filipoviq;



    VIII)- Rrethi i Gjilanit:

    1. Vesel Rexhepi,

    2. Metë Nuredini,

    3. Sinan Hasani,

    4. Mehmet Krileva,

    5. Dushan Jankoviq,

    6. Aleksa Klariq,

    7. Mita Milkoviq;



    IX)- Rrethi i Prishtinës:

    1. Seit Haziri,

    2. Rajko Demitroviq,

    3. Ismaill Jusuf,

    4. Nikodin Mirjaçiq,

    5. Elmaz Dauti,

    6. Dushan Mugosha;



    X)- Rrethi i Mitrovicës:

    1. Janko Komoviq,

    2. VasaKomadiniq,

    3. Jetullah Dobrani,

    4. Kadrush Aliu,

    5. Blagoje Dorotoviq,

    6. Milia Kovaqeviq;



    XI)- Rrethi i Istogut:

    1. Sahit Zatriqi,

    2. Zeqir Rexha,

    3. Steva Samarxhiq,

    4. Ali Ferati,

    5. Ruzha Raiqeviq;



    XII)- Rrethi i Rahovecit:

    1. Qamil Brovina,

    2. Ismet Shaqiri,

    3. Blagoja Miliq,

    4. Faik Pruthi;



    XIII)- Rrethi i Kaçanikut:

    1. Faik Xhemajli,

    2. Halim Musliu,

    3. Miqo Kërdiq;



    XIV)- Rrethi i Suharekës:

    1. Jovan Petkoviq,

    2. Emrush Ramadani,

    3. Brahim Uka,

    4. Asllan Fazliu,

    5. Reshat Isa,



    XV)- Rrethi i Podujevës:

    1. Shaban Selimi,

    2. Shaban Lepaja,

    3. Milica Ukmanoviq,

    4. Riza Iljazi(Vokrri),

    5. Sali Azemi,

    6. Misha Miqkoviq.

    ( ... )



    Këta delegatë në ditën e tretë të kuvendit “miratuan” një “rezolutë” ku kërkohej “bashkimi” i Kosovës me Republikën Popullore të Sërbisë! Ata delegatë që e kundërshtuan një vendim të tillë, me vonë e pësuan me kokë, apo me shumë vite burg.



    Ky bashkim i dhunshëm i Kosovës me Serbinë, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që i bëhej asokohe popullit shqiptarë, të mbetur jashta kufijve të Shqipërisë londineze, për vetë faktin, sepse Kosovës ju shkëputën jo vetëm trevat e banuara kryesisht me popullatë etnike shqiptare në Maqedoninë perëndimore dhe në Mal të Zi, por asaj ju ndanë edhe pjesët etnike shqiptare, si: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat u përfshinë në kuadër të Serbisë jugore. Pra, populli shqiptarë në Kosovë dhe në trevat tjera etnike, u mashtrua rëndë nga premtimet demagogjike të udhëheqjes jugosllave dhe asaj "shqiptare" që ishin pjesë e këtij regjimi, megjithë gjakun e derdhur nga bijtë më të mirë të tij.

  7. #667
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SA SHQIPTARË U VRANË E U PERSEKUTUAN, GJATË V. 1941 - 1947?!

    Pas zyrtarizimit të aneksimit të Kosovës nga Serbia, u nxorën qindra ligje, dekrete e udhëzime interne për policinë dhe ushtrinë, për kthimin e kolonistëve të viteve 1912 - 1941 në Kosovë. Për t’i realizuar këto synime antishqiptare u hartuan listat prej 782 emrash të mesueve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë (kishte edhe nga Shqipëria), që duhej likuiduar politikisht dhe fizikisht. Dhe, njerëzve të likuiduar si armiq të shtetit, duhej t´u konfiskohej toka për t´ua dhënë kolonistëve serbo - malazezë. Për këtë fushatë të egër shfarosëse ndaj shqiptarëve ka shumë burime.



    Sipas të dhënave të Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, më vonë drejtor i gazetës Rilindja) rezulton se deri në vitin 1947 OZN’a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave (lexo serbosllave) kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë,

    - prej të cilëve 36. 000 në Rrafshin e Kosovës;

    - 23. 000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe

    - 27. 000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni.

    - Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220. 000 bastisje në familjet shqiptare (duke përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje);

    - pastaj mbi 200. 000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN’ës famkeqe

    - si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN’a (më vonë UDB’a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.

  8. #668
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KUSH ISHIN GJYQTARËT E PARË TË “GJYQIT POPULLUOR

    KRAHINUOR TË KOSMETIT”?!


    Për t´i shkatërruar e gjykuar ”armiqtë e pushtetit popullor..., bandat kriminale balliste e bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit“ ( siç cilësoheshin kundërshtarët e regjimit në Kosovë) , për këtë qëllim kuvendi i Prizrenit zgjodhi edhe “gjyqin popullor krahinor të Kosovës e Metohisë”. Pika e 11 e rendit të ditës së Kuvendit të Prizrenit ishte “zgjedhja e gjyqit populluer krahinuer”, ku në procesverbalin e këtij kuvendi thuhet:



    ”Në gjyqin populluer krahinuer kuvendi zgjodhi:



    Si kryetar Hivzi Sylejmani - Shiko fotoportretin e tij



    Si antar të gjyqit:



    - Millutin Pavliçiq

    - Simon Kazhiq

    - Ismail Gjinali

    - Ibrahim Muhaxhiri

    - Bozhidar Zuleviq

    - Pajazit Abedini



    Lexo listën: Kryetari i Gjyqit: Hivzi Sylejmani me 6 anëtarë të tjerë!




    Ndërsa si zhurista:



    1. Sait Haziri

    2. Ismail Jusufi

    3. Elmaz Dauti

    4. Qamil Luzha

    5. Kemal Deva

    6. Sait Haziri

    7. Ibrahim Tërnava

    8. Rrustem Sylejmani

    9. Hasan Çitaku

    10. Ramadan Dauti

    11. Rasim Musaja

    12. Miodrag Ajtiq

    13. Maksut Skenderi

    14. Shaban Kajtazi

    15. Bogdan Gotovusha

    16. Jovan Çakiq

    17. Jovo Jovoviq

    18. Vaso Kandiq

    19. Jetullah Dobranja

    20. Kadrush Alija

    21. Bllagoje Gjorgjeviq

    22. Metush Grezza

    23. Ramadan Bosti

    24. Tun Marku

    25. Ismet Suhareka

    26. Abdul Abdullah Jakupi

    27. Qazim Bajgora

    28. Rada Jovanoviq

    29. Rexhep Butovci

    30. Murat Bajraktari

    31. Janko Lakiqeviq

    32. Mark Krasniqi *

    33. Niko Strugar

    34. Ali Boletini

    35. Metë Nuredini

    36. Sinan Hasani

    37. Dushan Jankoviq

    38. Aleksa Klariq,

    39. Adem Stançiqi

    40. Sahit Zatriqi,

    41. Zeqir Rrexha,

    42. Stevo Samargjiq,

    43. Ali Fetahu,

    44. Ruzha Raiqeviq,

    45. Kolë Shiroka,

    46. Ethem Zurnaxhiu,

    47. Ahmet Nallbani,

    48. Vaso Bogdanoviq,

    49. Predrag Ajtiq

    50. Gani Demiri,

    51. Osman Rifati,

    52. Selim Shabani,

    53. Shaban Lepaja,

    54. Milica Vukiqeviq

    55. Riza Iljazi,

    56. Salih Azemi,

    57. Misho Miqkoviq,

    58. Faik Xhemaili,

    59. Talim Muslimi

    60. Miçko Krniq,

    61. Jovan Petkoviq,

    62. Emrush Ramadani

    63. Ibrahim Uka,

    64. Islam Fazlija,

    65. Reshat Isa,

    66. Qamil Sharki,

    67. Ismet Kozeri,

    68. Bllagoje Miliq,

    69. Faik Pruthi



    Lexo: Listën e gjyqtarëve të gjyqit populluor krahinuor!




    ( * Në listën e delegatëve të Kuvendit të Prizrenit nga “Rrethi i Pejës” nën numrin rëndor 4 dhe në listën e gjykatësve „populluor krahinuor“ nën numrin rëndor 32, figuron edhe emri i Mark Krasniqit, i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe anëtar i Komisionit, për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

    ( Lexo: pozitat e z. Mark Krasniqi - në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës! )



    Këta gjyqtarë e porotë, pa hezitim morën pjesë në ekzekutimin e dënimeve me vdekje (pushkatim) dhe prej 1 - 25 vjet burgim të rëndë, të përgatitura nga punëtorët operativë të OZN’ës famëkeqe, për mijëra shqiptarë, që ishin organizuar në kuadër të Lëvizjes Nacional Demkratike Shqiptare ( LNDSH ), dhe në shumë organizata tjera kombëtare, për ta luftuar regjimin pushtues jugosllavë.

  9. #669
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    [QUOTE=MARGUS;2598573]
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Une mendoje se, cdo akt i dhunes qe kryhet mbi njeriun esht krim,

    Ashtu ishte dasht te ishte por ja se ne shkrimet tua te me hershme arsyeton vrasjet e disa personave me pretekst se paskan punuar per jugoslavin me mish e shpirt !!!Kjo vetem tregon fukarallekun tend intelektual e shpirtror!!
    Kush je ti qe te vlersosh vdekjen e nje njeriu se ka meritu apo jo te vritet!!
    Kjo mund te jet vetem produkt i mendjes se mykt primitive proviciale,Te them edhe nje nuk kam kurfar afilacioni me asnje subjek politik ne kosove!!!!! si thot populli atje "U bethshit cope-cope"!
    Por nje me pengon e drejta apsolute te shpallni njerezit tradhtar e heroj!!! kush jeni ju??!!!Patriot kujdestar?!!! tu pij caj ne oda e fol pallavra neper faqe interneti!!
    --------------------------------------------------------------------------------

    Margus

    Një dije

    Herojat tu nuk janë edhe heroja të mi....

    bile me ty Margus nuk jam as i një kombi .... nëse ti je shqiptar, le ta din bota mbar se "Kosovelli" nuk është asi shqiptari....(parafrazim i Fishtës)

    OK

    U bë mirë që kohën e fundit keni proklamuar "kombin Kosovar" një minoritet i ri nga ish shqiptarët e ndershëm dhe ish "jugosllavët" e ish LKJ-së .... e i ndajm dhit dhenësh .... bëni Herojat dhe gjuhën dhe kulturën, flamurin tuaj , hymnin tuaj... dhe udha e mbar u qoft ....

  10. #670
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lufta e heshtur ilegale para vitit 1981 për Kosovën Republikë

    Skender Ibishi: Gjatë hetuesisë ndaj meje do të përdoren mjete dhe metoda më barbare!

    · Gjatë hetuesisë ndaj meje do të përdoren mjete dhe metoda më barbare. Dua të theksoj se gjatë tërë kohës në hetuesi ( nëntëmbëdhjetë muaj të plota) më ngujuan në një qeli të vetmuar, e prej tyre, tetë muaj s'kam pasur kurrfarë kontakti me familjen e as që më është lejuar shtypi. Më kujtohet kur një ditë erdhën aty dy inspektorë të sigurimit (Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajvazi) nga Prishtina, të cilëve do t'u rrëfej për të gjitha ato sjellje të egra gjatë procesit të hetuesisë. Ndërsa ata, në vend që të më japin kurajë, do të ma kthejnë me arrogancë «Mirë e ke këtu, po të kishe qenë në duar tona do të bënim më butë shpinën se barkun».

  11. #671
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vrasja, burgosja dhe dënimi i shqipatëve në „emër të popullit“!

    DHUNA SISTEMATIKE, VRASJET, BURGOSJET E DËNIMET

    KUNDËR USHTARËVE SHQIPTARË NË ISH – ARMATËN

    E JUGOSLLAVISË

    Është dëshmuar sa e sa herë deri tani se Armata Jugosllave, e ashtuquajtura “Armatë Popullore e Jugosllavisë”, në fakt nuk ishte asnjëherë popullore. Ajo armatë, që nga themelimi i saj e deri në ditët e shpartallimit, të paktën si një armatë e rregullt, ishte e dominuar dhe shumë e dominuar nga elementi serb, që udhëhiqej nga qarqet shoviniste serbomëdha, madje që nga koha e të ashtuquajturës Luftë Nacional Çlirimtare.

    Gjatë asaj lufte radhët e këtushme kishin shtabin e tyre suprem të LNÇ-së për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, ku komandant ishte një shqiptar, por më vonë, me ndryshimin e raportit të forcave si në fushëbetejë, ashtu edhe në kabinetet politike, pikërisht kur edhe duhej shkelur dhe mohuar vendimet e marra në Konferencën e Bujanit, janar 1944, e në radhë të parë të drejtat e popullit shqiptar që të vetëvendoste për fatin e vet, qarqet ushtarake-politike nisën spastrimin e kuadrove komanduese në radhët dhe brigadat e UNÇ-së të Kosovës. Zëvendësimin i tyre u bë me serbë dhe malazezë. Dhe, çfarë ndodhi pas kësaj, dihet fare mirë në opinion tonë: u vendos administrimi ushtarak në Kosovë, ndërmerren krime të papara mbi popullin e pambrojtur shqiptar, ndërkohë që bëhen masakra në Drenicë, Gjilan, Tivar, Shkup dhe në shumë vende të tjera shqiptare.

    Kjo politikë e qarqeve ushtarake dominoi edhe gjatë periudhës së pas luftës, sidomos pas vitit 1981, pas demonstratave të vazhdueshme të popullit shqiptar kundër padrejtësive që i janë bërë nga pushtuesit sllavë.
    Situata aktuale politike në Kosovë, në fillim të muajit prill të vitit 1981 e detyroi kreun më të lartë ushtarak jugosllav, të ngritë shkallën më të lartë të mobilizimit në Armatën Jugosllave, duke përforcuar me trupa të mëdha korpusin e Prishtinës dhe duke i sforcuar të gjithë mekanizmat ushtarakë dhe policorë, shërbimet sekrete, shërbimin e propagandës speciale dhe asaj publike, organet politike, organet gjyqësore, perfeksionimin e metodës së zbulimit etj. Të gjitha këto masa i ndërmori APJ duke pasur parasysh ngritjen e vazhdueshme të ndërgjegjes kombëtare e klasore, intensifikimin e luftës së tij për të drejta e liri.

    Mobilizimi dhe bashkimi i paparë i popullit tonë si dhe numri i madh i shqiptarëve në AJ (çdo i treti ushtarak ishte shqiptar) paragjykohej me të drejtë si rrezik potencial në destabilizimin e Armatës Jugosllave, si dhe në destabilizimin e Jugosllavisë në përgjithësi. Mobilizimi i shpejtë i njësive dhe nisja e tyre për në Kosovë në prill të vitit 1981 i tronditi shumë ushtarët dhe eprorët shqiptarë, pasi që nuk kishin informata rreth misionit të tyre në Kosovë. Mendonin se në Kosovë është luftë, se atje duhej luftuar kundër popullit shqiptar, prandaj dezertuan shumë ushtarë, refuzuan urdhrat e eprorëve të tyre, u shkruanin letra lamtumirëse familjeve, etj.

    Këtë më së miri e shpjegon më vonë gjenerali Mladen Bratiq, sekretar për informin në LK të AJ-së, i cili pati deklaruar: ”Funksionarët e lartë dhe oficerët nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në Kosovë, sepse nuk janë «të marrë» të shkojnë e të vdesin në Libanin jugosllav. Atje i dërgonin vetëm naivët dhe kadetët pa përvojë, sepse të vjetrit nuk pranonin të komandonin në territorin e Kosovës”.

    Shumë garnizone së Armatës të Parë mbetën me një përqindje të vogël të ushtarëve dhe eprorëve. Asokohe në Kosovë ishte dislokuar një korparmatë të Ushtrisë Jugosllave me rreth 40.000 pjesëtarë. Korparmata ka qenë e përbërë me mbi 80 për qind të eprorëve dhe ushtarëve të nacionalitetit serb, gjersa komanda e saj qind për qind me pjesëtarë të serb. Veprimet e tyre si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj ishin të orientuar kundër shqiptarëve. Ata filluan me provokime të pareshtura në orët politike dhe jashtë saj e shpeshherë edhe fyerje të rënda kundër popullit shqiptar në përgjithësi. Nga eprorët ushtarakë shqiptarë kërkonin që para ushtarëve ta kenë si temë qendrore, situatën në Kosovë dhe t’iu shpjegojnë arsyet pse Kosova nuk mund të bëhej republikë.

    Në një takim të udhëhequr nga gjenerali Bunqiq, organizuar nga Armata e Parë ishin prezentë të gjithë eprorët të lindur në Kosovë. Në këtë takim nuk u bë fjalë për çka ishim të ftuar, por takimi u bë me qëllim për t'i provokuar eprorët shqiptarë, me pyetje të ndryshme, si për shembull, pse Kosova nuk mund të bëhet republikë, nëse do të merrnin detyra në Kosovë, si do të kishim reaguar ndaj «nacionalizmit» dhe «irredentizmit» shqiptar, pse nuk i denonconin sjelljet e dyshimta të ushtarëve shqiptarë, etj. Me insistimin e organit të sigurimit në foltore, eprori Ramadan Behluli u përgjigj në pyetjen e parashtruar “Pse Kosova nuk mundet të bëhet Republikë”? Eprori shqiptar, në kushtet dhe rrethanat e atëhershme u përgjigj shkurt:”Kosova nuk mundet të bëhet Republikë pasi që ekziston një shtet shqiptar”. Kjo përgjigje e revoltoi pa masë gjeneralin Bunçiq. Kjo përgjigje i kushtoi Ramadanit me qëndrim më tepër se një orë në foltore, deri sa i përsëriti të gjitha “arsyet” gjeneralit Bunçiq.
    Gjatë të kësaj kohe maltretimet, fyerjet ,dhe poshtërimi ishte prezent para shumë pjesëmarrësve në këtë tubim, i cili u inskenua enkas për provokime në një anë, e në tjetrën u bë edhe prezantimi i ynë para shërbimit të KOS-it, të cilët ishin të pranishëm aty. Ky «tubim» zgjati më tepër se gjashtë orë. Presioni psikik mbi eprorët, kadetët dhe ushtarët shqiptarë, u pasua më vonë edhe me masa represive në “zbulimin” e të dyshimtëve dhe largim e tyre nga APJ-ja. Kjo fushatë represive filloi qysh nga gushti i vitit 1981, fillimisht me eprorin më të lartë, Sadik Sutaj, i cili u dënua me 4 vjet e gjysmë burg, për shkak se kolegëve të tij u tregoi për situatën aktuale politike dhe ushtarake në Kosovë, si dhe angazhimin e njësive të blinduara kundër demonstruesve shqiptarë.

    Në maj të vitit 1982 u dënua edhe eprori ushtarak, Skënder Ibishi, si anëtar i organizatës ilegale “PKMLSHJ” ai fillimisht u dënua 12 vjet burg të rëndë, më vonë u zbuluan disa grupe të eprorëve dhe ushtarëve brenda AJ-së.

  12. #672
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush e dënoi dhe persekutoi rininë shqiptare

    „në emër të popullit“(!?!)


    „NË EMËR TË POPULLIT“… PROKURORËT, HETUESIT,

    GJYQTARËT, MILICËT, DËNUAN DHE NDËSHKUAN

    BRUTALISHT DHJETËRA MIJËRA

    BASHKËKOMBËS!

    Kurrë nuk do të harrohen gjykimet dhe dënimet drakonike, që ndërmori politika titiste jugosllave kundër liridashësve të Kosovës, dënime të cilat ishin intensifikuar sidomos pas protestave studentore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, kur rinia përparimtare e vendit tonë dhe grupet patriotike, që vepronin fshehur, tashmë kishin arritur të bënin ndarjen e madhe mes shqiptarëve liridashës, që kërkonin liri, drejtësi e barazi shoqërore dhe klasës pacifiste projugosllave, e cila e pranonte prosperitetin dhe ardhmëninë e lumtur të shqiptarëve në bashkësi me popujt sllavë në RSFJ.


    “Në emër të popullit”..., prokurorët, hetuesit, gjyqtarët dhe shumë ish-milicë shqiptarë dënuan dhe ndëshkuan brutalisht dhjetëra mijëra bashkëkombës liridashës nga të gjitha trojet etnike shqiptare (të okupuara nga Jugosllavia ) deri në qershor të vitit 1999. Po sjellim një shembull nga gjykimet e tilla, duke afishuar kronologjikisht aktgjykimin e 15 shkurtit të vitit 1983, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kundër një grupi të madh nacionalistësh e irredentistësh shqiptarë.


    Në emër të popullit... ( P-K.nr. 167/82)

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari, Mentor Qoku, kryetar, nga gjyqtarja e kësaj gjykate, Verosllava Dimiq dhe gjyqtarëve porotë: Dojqin Maksimoviq, Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, në pjesëmarrjen e punëtores së kësaj gjykate, Atifete Krasniqi, procesmbajtëse, në çështjen penale kundër të akuzuarve: Rexhep Maqedonci, Adem Prapashtica, Nusret Ahmeti, Kadri Cakiqi, Adem Dervisholli, Sabit Gashi dhe Skënder Vardari, të gjithë për veprën penale “Bashkim për veprimtari armiqësore” nga neni 136. alineja 1, lidhur me nenin 114 të Ligjit Penal të RSFJ, Lutfi Maqedonci, Fatmir Graiçevci, Bahtir Ahmeti, Martin Çuni, Meriman Braha, Osman Maqedonci, Arban Hoxha, të gjithë nga Prishtina, Naim Mahmudi nga Dragonishta e Vogël KK Kërçovë dhe Ahmet Islami nga Prishtina, të gjithë për vepër penale “Bashkim për veprimtari armiqësore” nga neni 136, al. 1 e LP të RSFJ, lidhur me nenin 114, Avdi Krasniqi nga Peja për vepër penale “cenim kundërrevolucionar i rregullimit shoqëror” nga neni 114,
    Ahmet Qeriqi nga Shtimja, Zenun Gjoci nga fshati Gjocaj, Hamëz Morina nga fshati Llashkadrenoc, Sallah Jonuzi nga Ferizaj dhe Idriz Isufi nga Prishtina për vepër penale “Propagandë armiqësore” nga neni 133. al. 1 dhe i akuzuari Agim Ahmeti për vepër penale “Moskallëzim i veprës penale” nga neni 172 al. 1, sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë pp.nr. 152/82, 156/82, 158/82,.... në prani të të akuzuarve dhe të avokatëve mbrojtës, shumica syresh me detyrë zyrtare si: Mehmet Dushku, Zeqir Arni, Zhivojin Jokanoviq, Ivko Jagodiq, Engjëll Çeta, Hasan Kryeziu, Gavrilo Vuleviq, Latif Krasniqi dhe Avni Gjakova, gjatë mbajtjes së seancave “publike” prej 7 deri më 12 shkurt të vitit 1983, në prani të përfaqësuesve të aktakuzës, zëvendës-prokurorëve të Qarkut në Prishtinë, Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi, më 15 shkurt 1983 shpalli aktgjykimin dhe dënoi të akuzuarit:



    Rexhep Maqedonci, 14 vjet burg,
    Adem Prapashtica, 11 vjet burg,
    Nusret Ahmeti, 10 vjet burg,
    Kadri Cakiqi, 6 vjet burg,
    Adem Dervisholli, 6 vjet burg,
    Sabit Gashi, 8 vjet burg,
    Skënder Vardari, 8 vjet burg,
    Lutfi Maqedonci, 6 vjet burg,
    Fatmir Graiçevci, 9 vjet burg,
    Bahtir Ahmeti, 5 vjet burg,
    Martin Çuni 8 vjet burg,
    Meriman Braha 7 vjet burg,
    Osman Maqedonci, 5 vjet burg,
    Arban Hoxha, 5 vjet burg,
    Naim Mahmudi, 2 vjet burg,
    Ahmet Islami 5 vjet burg,
    Avdi Krasniqi, 7 vjet burg,
    Ahmet Qeriqi , 8 vjet burg (dënimi unik për dy vepra të njëjta “penale”)
    Zenun Gjocaj, 6 vjet burg,
    Hamëz Morina, 5 vjet burg,
    Sallah Jonuzi, 3 vjet burg,
    Idriz Isufi, 2 vjet burg, dhe
    Agim Ahmeti, 1 vit burg.

    Të akuzuarve:


    Ahmet Qeriqi,
    Zenun Gjoci,
    Meriman Braha,
    Martin Çuni,
    Adem Dervisholli, iu shqiptua masa e ndalimit të ushtrimit të profesionit tre vjet pas përfundimit të burgut.


    Këto vite burgu i “ndau” drejtësia jugosllave” më 15 shkurt të vitit 1983, në Gjykatën e Qarkut, në Prishtinë. Këto vite burgu për studentët, punëtorët dhe profesorët shqiptarë, të cilët kërkonin avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës, i firmosen:


    Isak Nishevci, gjykatës hetues,
    Mentor Qoku, kryetari i Trupit Gjykues,
    Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, porotë,
    Ruzhdi Millaku dhe
    Ruzhdi Kozmaqi, prokurorë,
    Lutfi Ajazi, inspektor hetues,
    Xhavit Kuçi, inspektor hetues,
    Bashkim Kursani, hetues,
    Zymber Zymberi, hetues
    Faik Nura, hetues

    Ibush Kllokoqi,
    Lorenc Selmani,
    Zoran Lakiçeviqi,
    Ismail Arifaj e shumë të tjerë.



    Tashmë kanë kaluar 24 vjet nga ajo kohë. Shumëçka ka ndryshuar gjatë këtyre viteve. Të gjithë të dënuarit kanë vuajtur dënimet. Disa prej tyre kanë qenë të dënuar edhe më parë, po për vepra të tilla penale. Martin Çuni është dënuar edhe një herë, gjatë kohës sa ishte në vuajtje të dënimit, disa janë keqtrajtuar rëndë, si: Fatmir Graiçevci, Nusret Ahmeti, Skënder Vardari, Sabit Gashi, Lutfi Maqedonci e të tjerë. Pas vuajtjes së dënimit, të gjithë qenë degdisur, secili në përpjekje për të mbijetuar. Shumica prej tyre nuk u penduan dhe sapo u liruan nga burgjet vazhduan veprimtarinë e tyre të organizuar antipushtuese.


    Disa, sapo u liruan mërguan në shtetet e Evropës dhe mbeten atje, por edhe atje nuk qëndruan duarkryq, por ndihmuan fondet për çlirimin e vendit. Disa prej tyre iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në ditët e para. Shumica dërrmuese e tyre e përkrahu luftën e UÇK-së në forma dhe mënyra të ndryshme.


    Për fat të mirë të gjithë janë gjallë dhe kanë krijuar familjet e tyre. Asnjëri prej tyre nuk është pasuruar në mënyrë të paligjshme. Disa syresh jetojnë në varfëri, ashtu sikur kanë jetuar edhe në të kaluarën.


    Po ku janë, gjyqtarët, hetuesit, prokurorët?


    Edhe ata, me ndonjë përjashtim, të gjithë janë gjallë, të paktën fizikisht. Disa prej tyre edhe pas çlirimit të Kosovës nga robëria serbe punojnë edhe aktualisht si gjyqtarë, prokurorë dhe inspektorë. Atyre nuk iu mungoi as një fije floku. Ishin super mirë me regjimin e Titos, të cilit i shërbyen qenërisht, ishin mirë edhe me regjimin e kryekriminelit Milosheviq, të cilit, disa syresh i shërbyen dhe i shërbejnë po ashtu qenërisht, ndihen shumë mirë edhe sot në vendet e tyre të përjetshme të punës, në Kosovën e administruar nga regjimi i UNMIK-ut.



    - Isak Nishevci me gjyqtarë të tjerë ( dhe jo vetëm ky) ende heton dhe akuzon luftëtarë të lirisë.



    - Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi janë prokurorë të Kosovës, së bashku me tërë kohortën e prokurorëve, shërbëtorë të ish regjimit gjakatar serb.



    - Lutfi Ajazi, inspektor famëkeq, thonë se ndodhet diku në Serbi apo gjetkë, i ikur së bashku me forcat kriminale serbe, në qershor të vitit 1999. Thonë, se nganjëherë tinëz viziton të afërmit në Kosovë.



    - Edhe të tjerët këtu janë. Ata janë ngritur edhe më shumë ekonomikisht. Ata i gjen të postuar në shumë resorë të Qeverisë së Kosovës, në detyra shumë me rëndësi, të postuar me preferencë të regjimit aktual të Beogradit. Për të tillët përkujdeset policia ndërkombëtare dhe SHPK-ja, e cila ka mjaft të tillë edhe në radhët e veta. Këta kanë përfituar në kurriz të çlirimit të Kosovës dhe kanë ngritur pasuri përrallore, secili më shumë se tjetri.


    Andaj Kosova ka mbetur peng. Ka mbetur peng, sepse Serbia llogarit në njerëzit e vet, llogarit në ata shqiptarë, të cilët gjatë tërë jetës i shërbyen asaj me besnikëri dhe shumë syresh edhe sot punën e Serbisë e bëjnë në Kosovë. Llogarit edhe në ata qindra mijëra shqiptarë të mjerë, të cilët me vetë dëshirë kanë nxjerrë dhe shërbehen me pasaportat e Serbisë...
    Llogarit Beogradi madje edhe te ata mjeranë shqipfolës, që vrasin njerëz të pafajshëm në Kosovë dhe gjejnë strehim në Serbi....


    Këto mbeturina, tashmë të rifreskuara, të ish regjimeve okupatore kriminale, ende formulojnë aktakuza kundër luftëtarëve të lirisë, duke marrë për bazë deponimet e sajuara në akuzat e Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë. Ata asnjëherë nuk i kanë kërkuar falje popullit, në emër të të cilit i kanë kryer ato krime. Ata, nuk u kanë kërkuar falje as viktimave, madje këtë nuk e kanë bërë qoftë edhe deklarativisht, sepse ende vazhdojnë veprimtarinë e tyre të zezë dhe shumë të damkosur kundër interesave të kombit e atdheut.


    Dhe, kjo është e pafalshme. Me njerëz të tillë në krye të institucioneve me përgjegjësi nuk mund të arrihet pavarësia e Kosovës. Me bashkëpunëtorët e tillë të ish nomenklaturës jugosllave nuk mund të fitohet asgjë e ndershme dhe e moralshme. Me të tillët, të postuar nëpër vende udhëheqëse, kemi siguruar agoninë tonë, e cila po zgjat edhe tetë vjet pas çlirimit të Kosovës nga regjimi barbar, okupator, serb. Agonia, do të vazhdojë derisa Serbia ende i mban lidhjet e veta të shumta me ish pushtetarët, ish dhe aktualisht prokurorët, gjykatësit, inspektorët, policët e milicët e dikurshëm dhe tërë sojin e hafijeve e kriminelëve.


    Këto lidhje janë të shumta dhe kapin shumicën e sferave të jetës së organizuar institucionale, të mafies, të nëntokës dhe të gjitha llojeve të trafiqeve. Këto lidhje janë kobi dhe fatkeqësia jonë. Këto lidhje kanë bërë dhe bëjnë që Kosova të mbetet peng i politikave hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë.


    Në emër të asnjë lloj “tolerance” apo “humanizmi” nuk ka qenë dashur, që në Kosovën e çliruar nga bijtë dhe bijat më të përkushtuara të kombit, sërish të kthehen në vendet e tyre të punës, prokurorët, gjyqtarët, inspektorët, milicët dhe politikanët e regjimeve okupatore jugosllave.


    Të paktën, ka qenë dashur të mos kthehen, ata, më të damkosurit, meqë duhet pranuar faktin se nga mesi i tyre pati edhe të ashtuquajtur “oportunistë”, të cilët nuk u treguan të zellshëm në jetësimin e platformave jugosllave, antishqiptare, në emër të luftës kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, duke filluar sidomos prej marsit dhe prillit të vitit 1981, kur edhe filloi shpërbërja faktike e RSFJ-së, të sëmurës së Ballkanit, burgut të popujve...


    Kthimi në skenën politike dhe në atë institucionale i shumë prej bashkëpunëtorëve më të damkosur të ish regjimit okupator ndodhi edhe me fajin e një pjese të kreut të luftës, pjesë kjo e cila në rrethana jo edhe aq të njohura kishte vënë lidhje bashkëpunimi, kishte koketuar dhe aktualisht koketon, me sojin më të damkosur të bashkëpunëtorëve të regjimit.

  13. #673
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Letra që shpërfaq një histori të dhimbshme

    Të nderuar lexues,

    Gati një vit më parë, saktësisht më 19 nëntor 2006 (në vigjilje të Festës së Flamurit) në adresë time ka ardhur një letër nga një intelektual i njohur, i cili në kohën kur e ka shkruar letrën ka qenë në Angli duke përfunduar doktoraturën në „Cardiff University“. Kjo letër, me sugjerimin e letërshkruesit nuk është publikuar deri më tani. Ndonëse në letër shpërfaqen disa çështje shumë interesante, (si reaksion i disa publikimeve të mija në pashtriku.org), sot vendosa ta bëjë publike atë, por jo edhe emrin e letërshkruesit, për të cilin kam respekt të veçantë. Letërshkruesi është i biri i një ish të burgosuri politik, i arrestuar në shkurt 1950 nga UDB-a, ndërsa pas disa muajsh keqtrajtimi mizor ai (së bashku me disa bashkëveprimtarë), në shtator të atij viti në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë në„emër të popullit“ u dënua me gjashtë (6) vjet burgim të rëndë, nga gjykatësit - porotët shqiptarë: Arif Korapi, Ali Abdullahu, Ismail Xhemaili dhe Abdyl Doda procesmbajtës në këtë proces gjyqësor.



    Sheradin Berisha , 09. 11. 2007



    ---------------------------



    SHPALOSJA E DOSJEVE TË BASHKËPUNËTORËVE TË

    UDB-së GJATË DEKADAVE ´50, `60 DHE `70 ËSHTË

    OBILIGIM I TË GJITHËVE





    I nderuar Sheradin,



    Kam filluar ta lexoj www.pashtriku.org, për të cilin u njoftova përmes një emaili qarkullues. Është punë e madhe kjo, s’do mend. Të uroj punë të mbarë dhe këmbëngulje në këtë përpjekje të ndërlikuar.



    Të të them të drejtën, ajo që më së shumti më pëlqen në faqen tënde është pikërisht përpjekja e madhe për t’i shpalosur dosjet e bashkëpunëtorëve kosovarë të UDB-së gjatë dekadave të harruara ’50, ’60, ’70 dhe ’80 (mendja ma merr se për ata të viteve ’90 jemi përkujdesur deridiku...). Mendoj se shpalosja dhe zbardhja e krimit të spiunazhit kundër popullit është obligim i të gjithëve – e veçanërisht i atyre të cilët mund të kenë dëshmi për të.



    Pavarësisht nga fakti se në pashtriku.org ka vështrime me të cilat nuk do të pajtohesha krejtësisht – sidomos në kontekstin e vlerësimit të ardhmërisë politike të Kosovës – megjithatë më duhet të ta pranoj se të përkrah dhe të përshëndes vëllezërisht për hulumtimin e pakompromis të së kaluarës sonë. Në shumë aspekte, ajo e kaluar është e ndytë, përplot tradhti, diferencime moralo-politike, spiunazh të ulët, burgosje, izolime e vrasje.



    Ma merr mendja se do të pajtoheshe me mua kur them se ne shqiptarët e kemi pak a shumë të qartë se çfarë përmban e ardhmja, mirëpo, ajo që kurrë nuk ia dolëm t’i biem në fije është – e kaluara. Madje, jo e kaluara e thellë që ikën nëpër shekuj. Përkundrazi. Është e kaluara e afërm për të cilën shtiremi se nuk kemi haber. Bëhet fjalë, pra, për dekadat që t’i përmenda më lart – e për të cilat nuk flet kush në mbarë Kosovën.



    - Nuk flet kush më për Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Beqir Hotin apo Asllan Fazlinë...



    - Nuk flet më kush për brezin e “Luftëtarëve të ‘41” që vinin nga radhët e banditëve dhe denoncuesve të popullit – e të cilët sunduan mbi kosovarë së paku 30 vjet në emër të Jugosllavisë së Josip Brozit e të Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës.



    - Nuk përmend më kush Mehmet Maliqin, Gani Jasharin apo Daut Jashanicën e Remzi Kolgecin...



    - Nuk flitet më fare për faktin se po ky Universitet i Prishtinës ishte, ç’prej themelimit të tij më 1969, çerdhja më e madhe e bashkëpunëtorëve të UDB-së në Kosovë.



    - Nuk përmend më kush faktin se po thuaj të gjithë “intelektualët” e mitizuar kosovarë (me një përjashtim, për të cilin kam dëshmi) filluar nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani e qebesa deri te Rexhep Qosja ishin anëtarë të denjë të LKJ-së, të privilegjeve politike të Jugosllavisë, të beneficioneve të ulëta shtetërore (të kredive që s’u kthyen kurrë, të honorareve për punë koti, të banesave që i ndante ‘kolektivi’, të trojeve nëpër Dragodan, të shtesave për fëmijë e pushimeve verore gratis nëpër Kamenovë e Beçiq, si shpërblim për punën lojale ndaj shtetit).



    Vërtet, Sheradin, si u mor vesh që krejtësisht të harrohet kjo e kaluar jona e afërm ??



    - Që të gjithë na e lodhin k....duke ofruar ‘fakte të reja rreth prejardhjes ilire’ e askush nuk flet për atë se kush i tradhëtoi – me emër e mbiemër – fëmijët e lagjes sime si Afrim Xhitia e Fahri Fazliu?



    - Si ore nuk e mbajmë mend se kush e gjykoi dhe e dënoi me burg Xhavit Hazirin apo, shembull, Skender Hajdarin e Ramadan Avdiun?



    - Apo edhe Hydajet Hysenin e Bajram Kosumin? E qindra, qindra të tjerë?



    - S’është e mundur që paskemi harruar se më 1981-82 kur u burgosën qindra djem e vajza, gjykatat kosovare udhëheqeshin prej neve – shqiptarëve!?



    Po, po. Përse nuk e themi troç: ishin pra po këta shqiptarët e sotëm ata që morën pjesë në udhëheqje të Kosovës gjatë viteve të burgosjeve e të vrasjeve. Nuk ishin të tjerë. Nuk ka të tjerë. Jemi këta që jemi. Jemi pra, po të njëjtit që shtyheshim nëpër zyrat e Azem Vllasit për ta marrë ‘librezën e kuqe’ të partisë dhe, po të njëjtit që më 1989 kinse shtyheshim për ta hedhur në baltë po të njëjtën... Dhe, të anëtarësoshehim në LKJ-në e re, te Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.



    Jemi po të njëjtit që mezi s’prisnim që Shtafeta e Atij Qeni të kalonte nëpër Kosovën nanë e të rrijmë gjithë natën zgjuar duke e ruajtur përplot krenari në Pallatin “Boro e Ramizi” derisa e gjithë kjo pafytyrësi popullore transmetohej drejtëpërdrejti në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) në të cilin sërish punojnë gati 60 për qind e po atyre që dikur bënin përzgjedhjen e komenteve të Jusuf Ferizit kundër ‘nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar’.



    Jemi pra, po ai popull i cili në fytyrën e Josip Brozit e shihte shpëtimin e vet, shpresën se vërtet mund të jetohet mirë përmes shërbëtorisë e spiunimit.



    Hiç mos ke gajle Sheradin:

    jemi po ai popull të cilin, nëse gërrmih pak, mund ta gjesh nëpër arkivat e mbetura të RTK-së duke gjuajtur gur e dru mbi po këtë ‘nacionalizëm e irredentizëm’, i xhiruar nëpër kolektivet e pshurrta punuese e nëpër OPB-jat e dikurshme dhe ‘konferencat aksionale të LRSJ’...



    Gajle mos ke Sheradin,

    se jemi po ata të cilët mezi s’prisnin të paraqiten vullnetarë nëpër „Omladinska Radna Akcija“ e të poshtëroheshin vullnetarisht anekënd atij shteti të fëlliqur duke ia ndërtuar hekurudhat e liqenet artificiale një pushteti i cili do të na i vrante fëmijët nesër.



    Vërtet, ashtu ndodhi. Po ai pushtet, njëzet-tridhjet vjet më vonë, do të hynte nëpër shtëpitë e të gjithëve – spiunë, atdhetarë, qytetarë e katundarë – për t’i djegur e për t’i vrarë. E pikëllueshme, por edhe interesante. Është pra interesante të vërehet se ndër viktimat shqipare në Kosovë gjatë viteve ’98-99 është një numër jo i vogël i shërbëtorëve dhe spiunëve të dikurshëm. Çfarë ironie e tmerrshme! Çfarë paradoksi i pikëllueshëm.



    Tash, pas gjithë atyre viktimave duhet të shtiremi se jemi bërë një popull i përbashkuar, unik dhe atdhetar.



    - Vetëm për faktin se Gjakova përjetoi aso tragjedie gjatë bombardimeve të NATO-s, nuk guxojmë ta përmendim faktin se po ajo qytezë sundoi mbi Kosovë me ‘kuadrot’ e veta nja 40 vjet...



    - Vetëm pse shumë fëmijë u kidnapuan, u vranë e u zhdukën, nuk guxojmë ta përmendim faktin se Xhevdet Hamzat e Xhevdet Pulat ishin oficerë të zellshëm të KOS-it gjatë dekadave të errëta të Rankoviqit.



    - Vetëm për faktin se Peja u dogj me ‘teshë-e-koteshë’ tash nuk guxojmë ta përmendim se po ai qytet (përndryshe, vendlindje e familjes sime) ishte së paku 70 vjet çerdhe e shovenizmit serb dhe e kuislingëve shqiptarë. Nëse mund të ekzistojë diçka si traditë në spiunim, atëherë do të mund të pajtoheshim se Peja ishte, tradicionalisht, qytet i spiunimit dhe i bashkëpunimit me UDB.



    Jemi pra po ky popull i familjeve të përçara që kanë leçitur njëri-tjetrin për vite e vite – qoftë për shkak të urrejtjes ndaj Jugosllavisë, qoftë për shkak të dashurisë ndaj Jugosllavisë. Jemi po ky popull i cili me vite e vite druante që pikëpamjet e veta politike t’ia dëftonte edhe kushërinjëve, e lëre më miqëve apo – qoftë larg – fqinjëve.



    Sheradin i nderuar,

    Jam lindur e rritur në Prishtinë. Mund të të them sinqerisht se e tëra që mbaj mend nga fëmijëria dhe rinia ime e hershme në këtë qytet është vetëm devotshmëria kolektive ndaj – Jugosllavisë. Nuk e di se ku e ke kaluar ti fëmijërinë e rininë (druaj se ka të ngjarë që një pjesë ta kesh kaluar prapa grilave jugosllave), mirëpo, të jesh atdhetar në Prishtinë gjatë këtyre dekadave – ‘70 dhe ’80 – ishte të jesh i dënuar në vetmi dhe ofendime të përditshme.



    Mos harro, nëse për ty (e edhe për mua) kanë qenë këto vitet e ndyta që na i rrënuan ëndërrat fëmijërore, për shumëkë ato ishin dhe mbesin vitet e arta të jetës.



    Sot e kësaj dite, nëpër shumë shtëpi të Prishtinës e të Kosovës vazhdohet të qahet me lotë:



    - për Josip Brozin e Jugosllavinë;



    - për kohën e Fadilit e Xhavitit,



    - për kohën e Mirkos e Sllavkos,



    - për Akordet e Kosovës me Gazmend Pallaskën e Besnik Krajkun,



    - për koncertet e Zdravko Çoliqit e Shaban Shauliqit...



    Përfundimisht, meqë i jemi afruar kësaj date.... Në Kosovë, Sheradin, nuk është festuar shumë 28 nëntori. Me sa mbaj mend unë, më shumë është festuar ajo festa që vinte një ditë më vonë. Po, po. Është festuar Jugosllavia II e AVNOJ-it. Kjo ishte festa e popullarizuar kosovare. Këto ishin ditët kur populli punonjës e bashkëpunëtor i Kosovës i merrte nga katër-pesë ditë pushim dhe në televizion gjithë ditën shikonte ‘”Bitka na Neretvi” e “Partizanska Eskadrila”...



    - Kujt, pra, Sheradin e ke ndërmend t’ia shpalosësh dosjet?



    - Kujt?



    - Cilëve kosovarë?



    Me lejo të të them diçka. Ata pak atdhetarë që ka ky vend i mjerë, ata e dijnë fort mirë – sikurse edhe ti – se kush ka spiunuar gjatë gjithë këtyre viteve të errëta. Atyre s’ke nevojë t’ua dëftosh atë që e dijnë... Sa për këta tjerët (e të cilët, druaj, janë në shumicë...), ata nuk do ta hapin kurrë faqen tënde. Madje, do të të sulmojnë dhe do të të poshtërojnë. Jo drejtpërdrejti, meqë aty do të mund të fitosh... Përkundrazi. Do të të përulin nëpër biseda pas darke, nëpër takime mëngjesi gjatë pirjes së machiatove.



    Njerëzve të huaj do t’i thonë ‘në besë’ –



    - se njerëzit si ti janë rrezik për demokracinë dhe për lirinë;



    - se njerëzit si ti janë ‘radikalë’,



    - ‘të kuq’,



    - ‘enveristë’,



    - e madje edhe ‘terroristë’...



    Kujt, pra, i duhet ta dijë çfarë, në fakt ka bërë Zekeria Cana e Fahredin Gunga, e sidomos Ali Aliu të cilin edhe vetë e kam pasur profesor? ( Cana, Gunga, Aliu etj ishin denocuesit e Adem Demaçit në UDB / Lexo KËTU - Sh.B )



    Ndoshta, vetëm atyre që nuk e dijnë. Që nuk e mbajnë mend. Që nuk e patën fatin e poshtër të jenë të lindur në ato kohë të ndyta. Ndoshta brezave të rinj kosovarë – që së paku ata ta kuptojnë se nga shitja dhe tradhtia e atdheut nuk mund të ketë përfitim. Ndoshta, Sheradin... Edhe pse, punë e vështirë është kjo.



    Mos harro: Kosovarët janë një popullatë e vogël, kurse atdhetarët e saj janë një familje edhe më e vogël. Gjithashtu, mos harro se ata të cilët me dekada i tradhëtuan anëtarët e kësaj familjeje të vogël, megjithatë patën përfitime. Ata jetuan më mirë se ne, Sheradin.



    Nga fëlliqësitë e tyre krijuan edhe pasuri, edhe familje, edhe para... Gjatë viteve ’90, përmes LDK-së, e fituan edhe autoritetin dhe në fund – edhe pushtetin. Pse, çfarë mendon se ishin Nexhat Daci, Nekibe Kelmendi, Kaqusha Jashari, etj... Atdhetarë??



    Për fat të keq, nga spiunimi gjithnjë do të ketë përfitim. Prej këtij zanati mund të të humb vetëm nderi dhe fytyra. Mirëpo, janë këto kategori për të cilat nuk jemi mërzitur fort gjatë historisë. Së paku jo ç’prej vrasjes së Haxhi Zekës, në pikë të ditës dhe në mes të Pejës.



    Megjithatë, të përshëndes, të uroj dhe të përkrahi në këtë punë, edhe pse i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një përpjekje të pikëllueshme për t’ia dëftuar të vërtetën atyre që nuk duan ta dëgjojnë.



    Këtë letër ta kam shkruar unë, X.Y. Jam gazetar e redaktor me profesion dhe momentalisht jam në Cardiff të Britanisë së Madhe duke kryer punim doktorate në temën “Sistemi Paralel dhe Shteti Imagjinar i Kosovës 1990-1998”. Jam i biri i prof. X.X, … ish-burgosur politik, i tradhëtuar nga bashkëqytetarët e tij dhe i dënuar nga gjykatës e porotë shqiptarë në Kosovë.



    Të fala të përzemërta dhe urime për Festën e Flamurit,



    X.Y, 19. 11. 2006

    Cardiff University

    Wales, UK.



    * Titulli është nxjerr nga përmbajtja e letrës.

  14. #674
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush ishin flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës

    Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive të forcave liridashëse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë. Për më tepër, qysh nga ajo kohë filloi edhe procesi i gjatë, historik, për krijimin e Republikës së Kosovës, fillimisht si republikë e barabartë në federatën jugosllave, me synim që në këtë republikë të përfaqësoheshin shqiptarët e të gjitha viseve tona etnike, të cilat i mbante nën okupim RSFJ.



    Tani, 27 vjet më vonë, Kosova ka shpallur pavarësinë, e cila tashmë është pranuar dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe shumë shtete të tjera. Serbia ashtu sikur në vitin 1981, që nuk pranoi barazimin e Kosovës me republikat e tjera të Federatës jugosllave, edhe sot po bën përpjekje që ta shantazhojë dhe ta pengojë procesin e pavarësisë, që ka filluar të jetësohet, fillimisht me një status të mbikëqyrur.


    Në përkujtim të ngjarjeve madhore të së kaluarës, në 27-vjetorin e Pranverës së vitit 1981 do të shkoqisim një segment të kundërvënies së rinisë sonë atdhetare kundër formave brutale të regjimit titist jugosllav. Më 2 prill të vitit 1981, protestat e ligjshme të rinisë shqiptare, e cila nuk kërkonte asgjë më shumë se liri e barazi, kishin marrë përmasa të një revolte të përgjithshme popullore, jo vetëm në Prishtinë, ku ishte bërthama e qëndresës dhe e të gjitha zhvillimeve, por edhe në mbarë qytetet e Kosovës. Atë ditë janë shënuar edhe disa elemente të kryengritjes së përgjithshme popullore, sikur ishte rasti i rrëmbimit të armëve nga një grup i të rinjve shqiptarë, të cilët u barrikaduan në fshatin Besi, në hyrje të Prishtinës, duke mos lejuar forcat policore serbe të futeshin në Kosovë.


    Krahas grushteve të ngritur nga studentët në protesta, të cilët ishin përgjakur nga forcat pushtuese dhe ato mercenare, një grup i të rinjve militantë shkoi edhe më larg. Ata, duke parë se policia po përdorte armë kundër protestuesve duarthatë, rrëmbyen armët dhe vendosën një barrikadë të kundërvënies, në dalje të Prishtinë në fshatin Besi dhe në rrugën për në Besianë, (ish-Pudujevë). Grupi ishte i organizuar dhe kishte synim të përshkallëzonte revoltën në formë të kundërvënies, meqë atë ditë, forcat intervencioniste serbe kishin martirizuar dhjetëra protestues shqiptarë dhe kishin plagosur me armë zjarri qindra të tjerë. Në këtë grup bënin pjesë kryesisht nxënës, punëtorë dhe arsimtarë, të cilët gjatë tërë muajit mars kishin marrë pjesë në demonstrata. Në mesin e tyre kishte protestues të rritur, por edhe të mitur.


    Grupin e parë të të rriturve që ishte barrikaduar në fshatin Besi të Prishtinës e përbënin:


    Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc,
    Sami Leci nga fshati Barilevë,
    Zijadin Hoxha nga Prishtina,
    Vehbi Leci nga Barileva,
    Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme,
    Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc,
    Agim Selmani nga Barileva,
    Agim Leci, po ashtu nga Barileva,
    dhe Hajrullah Dragusha nga Prugoci.

    Grupi i dytë i të rriturve:

    Zymer Krasniqi nga fshati Besi,
    Bajram Syla nga Rimanishta,
    Qerim Arifi nga Rimanishta,
    Nagip Bllaca, nga Besia,
    Naim Statocvi, nga fshati Prugovc,
    Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc,
    Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci,
    Ramadan Rexha nga Rimanishta,
    Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm,
    Nexhmedin Pireva nga fshati Lupç,
    Sadri Berisha nga fshati Drenovc.

    Në grupin e të miturve bënin pjesë:

    Afrim Bllacaku,
    Agim Selim Leci,
    Naser Rexha,
    Shemsi M. Leci,
    Fadil Shala,
    Ekrem Dragusha,
    Avni Llumnica,
    Veton Osmani,
    Xhemshir Leci,
    Pajazit Ndreca,
    Nexhat Dragusha,
    Osman H. Abdullahu,
    Sami Abdullahu,
    Osman S. Abdullahu,
    Ismajl Koliqi,
    Zenel Krasniqi,
    Lutfi Leci, dhe
    Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare.


    Në aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës kundër grupit të parë të të rriturve K. 147/ 81, më 13. 8. 1981, ndër të tjera thuhet: “Më 2 prill 1981, në rrugën e asfaltuar Prishtinë-Podujevë, prej rrugës “Jabllanica” të Prishtinës e deri në fshatin Besi, KK Prishtinë, në kushte veçanërisht të rënda: Ruzhdi Hajdini, Sami Leci, Zijadin Hoxha, Vehbi Leci, Osman Krasniqi, Ibush Kelmendi, Agim Selmani dhe Agim Leci kryen vepra penale të drejtuara në: rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore, minimin e rregullimit shoqëror ekonomik, minimin e sistemit shoqëror politik, thyerjen e bashkim vëllazërimit, prishjen e barazisë së kombeve e kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të Jugosllavisë. Ky grup demonstruesish me forcë ia morën pushkën me 5 fishekë rojtarit të OPB-së “Bisernica”, pastaj këtë pushkë ia drejtuan vozitësit Ilija Xhelatoviq, të cilit ia morën veturën dhe u drejtuan në OPB “Higjeno-Teknika”, ku po ashtu rojtarit me forcë ia marrin pushkën e gjuetisë me 3 fishekë.... Pastaj në rrugë për në Besi, me gurë dhe mjete të tjera i dëmtuan automjetet e punëtorëve të sigurimit... iu kundërvunë me forcë punëtorëve të sigurimit dhe forcave të tjera, që vepronin në shpërndarjen e demonstratave. Ata e vendosin flamurin kombëtar (shqiptar) në një shtyllë elektrike, këpusin lidhjet telefonike dhe brohorasin:


    “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”!

    “Lironi shokët nga burgu”

    “Trepça punon për të tjerët”.


    Gjithnjë duke përdorur forcën, ky grup ndaloi kamionin FAP me targë: Pr. 262 – 83 dhe me të shkojnë në fshatin Lebane. Aty i japin zjarrin automjetit të markës mercedes, pronë e një ndërmarrje të Nishit me targë: NI 111 382. Këtij kamioni të ngarkuar me mall ia dhanë zjarrin. Po atë ditë ata kryen edhe shumë vepra të tilla penale në fshatin Besi.... Më 3 prill 1981, të armatosur me dy pushkë automatike dhe një pushkë të gjuetisë u tubuan në vendin e quajtur “Te Qukat” te Mulliri i Pashës, ku më vonë u shpërndanë në drejtime të ndryshme. Këtij grupi militant ndërkohë i bashkohen edhe Hajrullah Dragusha e të tjerë...”
    Aktakuza përshkruan veprat e këtyre militantëve të parë të Republikës së Kosovës. Ata veprojnë në mënyrë të organizuar, demonstrojnë kërkesën tashmë plebishitare për Republikën e Kosovës, shkrepin plumba mbi veturat e policisë, por nuk vrasin njerëz, madje as policë as bashkëpunëtorë të tyre. Pastaj në aktakuzë përshkruhen edhe veprime të tjera, “të inkriminuara”, sikur ishte rasti i marrjes së bukës nga një kamion, me qëllim për t’ua shpërndarë qindra protestuesve, të cilët nuk largoheshin nga barrikada. Ata zënë rrugën, ndalojnë automjetet dhe legjitimojnë udhëtarët. Të ardhurve të paftuar nga Serbia ua marrin automjetet, të cilat i vendosin në barrikada. Të ndaluarit as i rrahin, as i maltretojnë, por ju bëjnë me dije se herën tjetër duhet të marrin me vete “pasaportat” e Republikës së Kosovës...


    Këto janë shkurtimisht veprat “penale” që kishte kryer ky grup militant më 2 dhe 3 prill të vitit 1981, në kohën kur zemërimi popullor kishte shpërthyer fuqishëm dhe tërë mllef kundër padrejtësisë, në ditët kur shpirti kryengritës i rinisë shqiptare kishte marrë hapin historik për krijimin “me hatër ose me luftë” të Republikës së Kosovës. Pjesëtarët e këtij grupi nuk i kanë mohuar veprimet e tilla, të cilat i kanë ushtruar në shenjë revolte kundër forcave policore dhe ushtarake të RSFJ-së, që kishin vrarë demonstruesit paqësorë mu në qendër të Prishtinës. Ata kishin synuar të krijonin bërthamën e parë të armatosur çlirimtare, por gjatë një afati të shkurtër kohor ishin arrestuar nga policia. Për këto ngjarje të cilësuara si vepra të rënda penale, të drejtuara kundër RSFJ-së, në shqyrtimin kryesor verbal, publik, në prani të prokurorit Publik të Qarkut të Prishtinës, Pjetër Kola, në prani të akuzuarve dhe mbrojtëseve të tyre, më 31 gusht 1981, Gjykata mori këtë aktgjykim dhe dënoi me burg:


    Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc, 25 vjeçar, i cili u dënua me 15 vjet burg.
    Sami Leci nga fshati Barilevë, 20 vjeçar, u dënua 14 vjet burg.
    Zijadin Hoxha nga Prishtina, 20 vjeçar, u dënua 15 vjet burg.
    Vehbi Leci nga Barileva, 18 vjeçar u dënua 12 vjet burg.
    Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme, 10 vjet burg.
    Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc, u dënua 10 vjet burg.
    Agim Selmani nga Barileva, 13 vjet burg.
    Agim Leci, po ashtu nga Barileva, u dënua 12 vjet burg.
    Hajrullah Dragushanga Prugoci dënohet dy vjet burg, pasi paraprakisht ishte modifikuar aktakuza kundër tij.


    Në arsyetim të shqiptimit të dënimeve të tilla drakonike, Gjykata e Qarkut në Prishtinë në kolegjin e përbërë nga: Ismet Emra, kryetar, Slobodan Zhivkoviq, anëtar, Azem Emini porot, Lubisha Miçiq dhe Qazim Goxhufi anëtarë... shkruan se nga të dhënat rezulton se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, të cilat janë të përshkruara në dy petitume të kësaj aktakuze, veprime këto që janë të inkriminuara dhe ekzekutorët janë penalisht përgjegjës, andaj në veprimet e tyre plotësohen të gjitha tiparet e figurave të veprave penale nga neni 114 të LPJ-së dhe që përkrah ashpërsisë së manifestuar gjatë veprimit armiqësor duhet të ndëshkohen sipas nenit 139 të Ligjit Penal të Jugosllavisë....



    Me këtë rast ishte dënuar 12 vjet burg, i riu Agim Leci, i cili sapo kishte mbushur 18 vjet. Vetëm për disa ditë kishte kaluar kufirin ligjor dhe ishte dënuar si i rritur dhe jo si i mitur, sikur ishin dënuar edhe disa nxënës, që ua kishin rrëmbyer pushkët disa rezervistëve serbë. Ky ishte grupi që asokohe u dënua me shkallën maksimale të dënimit, që parashihnin ligjet e RSFJ-së në atë kohë. Ndërsa të dënuarit ishin keqtrajtuar mizorisht, si gjatë periudhës së hetimeve, ashtu edhe gjatë kohës së mbajtjes në burg. Dhuna e ushtruar kundër këtyre militantëve të Republikës, i kaliti edhe më tej ata. Inspektori kryesor i SPB-së në lëndën e këtij grupi ka qenë Gjergj Berisha.


    Aktgjykimi i grupit të dytë të të rriturve, i datës 2

    gusht të vitit 1981. P. Nr. 110/81


    Gjykata e Qarkut në Prishtinë në Kolegjin e përbërë nga Mentor Çoku kryetar dhe anëtarët gjyqtarë të kësaj gjykate: Veroslava Dimiq, si dhe gjyqtarëve porotë: Azem Emini, Dojçin Maksimoviq, dhe Ilaz Aliu, me pjesëmarrjen e punëtorës së kësaj Gjykate, Melihate Zeqiri, në çështjen penale kundër: Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajram Sylës nga fshati Rimanishtë, Qerim Arfit nga fshati Rimanishë, Nagip Bllacës nga fshati Besi, Naim Statovcit nga fshati Prugovc, Enver Koliqit nga fshati Lupç i Poshtëm Nexhmedin Pireva nga fshati Vranidoll, Shaban Dragusha nga fshati Prugovc, Ramadan Rexha nga fshati Rimanishtë, Sadri Berisha nga fshati Prugovc, të gjithë sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut të Prishtinës, PP.nr. 84/81 të datës 15 korrik 1981, të cilën e përfaqësoi Mustafa Shala, Gjykata shpalli fajtor dhe dënoi:


    Zymer Krasniqi nga fshati Breznicë u dënua 13 vjet burg,
    Bajram Syla nga Rimanishta, 12 vjet burg,
    Qerim Arifi u dënua 8 vjet burg,
    Nagip Bllaca, u dënua 12 vjet burg,
    Naim Statocvi u dënua 10 vjet burg,
    Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, 10 vjet burg,
    Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci u dënua 7 vjet burg,
    Ramadan Rexha nga Rimanishta u dënua 7 vjet burg,
    Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm u dënua 8 vjet burg,
    Nexhmedin Pireva dhe Sadri Berisha u dënuan me kusht.


    Sipas aktgjykimit, këta protestues u shpallën fajtor, sepse “ më 2 prill 1981 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Besi, para shkollës fillore,
    kanë kryer vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore, minimin e rregullit shoqëror dhe ekomomik, të përcaktuar me kushtetutë, minimin e bazës ekonomike të vendit, thyerjen e bashkim vëllazërimit dhe barazisë së kombeve e të kombësive, si dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të shtetit. Kështu që më 2 prill pre orës 11.00 deri në orën 16.00 kanë marrë pjesë aktive në grupin armiqësor të udhëhequr nga Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla. Ky grup ka gjuajtur automobilat me gurë dhe ka brohoritur parullat me përmbajtje armiqësore:


    “Kosova Republikë”
    “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”,
    “Duam Kushte”,
    “Unitet”,
    “Na i lironi shokët”.


    Të akuzuarit Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla me stupca në dotë e me disa të mitur kanë ndaluar automjetin bartës të tipit “RABA” me targë PE-148-07, me të cilin e kanë nxënë rrugën horizontalisht. Më vonë ka ardhur kolona e automobilave të policisë nga Beogradi. Ndërkohë këta i kanë dhënë zjarrin kamionit ku ishin të ngarkuar 20 shatora dhe shumë pajisje të tjera. Ndërkohë nga automjeti “TAM” M-900-251, kanë marrë armë automatike dhe municion. Pastaj në aktakuzë përshkryet veç e veç veprimi i secilit të akuzuar, mënyra si janë marrë armët, sasia dhe tipi i armës, shanzherët, plumbat etj. Të gjitha amët e rrëmbyera nga demonstruesit kanë qenë pushkë automatike të kalibrit 7.62. Po kështu, në këtë aktakuzë janë përshkruar edhe rrethanat e tjera, që kishin të bënin me veprimet konkrete që kanë ndërmarrë demonstruesit, të cilët gjatë asaj dite kishin nbyllur njërën prej artereive kryesore nga ku vinin në Kosovë policët serbë, të ngarkuar me municion dhe pajisje të tjera me qëllim për ta shtypur kryengritjen shqiptare të asaj kohe.


    Dëshmitarë të përfaqësuar gjatë gjykimit kanë qenë policët nga Beogradi: Vidoje Simiq,

    Dragomir Jelisavqiq,

    Branislav Dimiq,

    Lubomir Nejiq,

    Radule Skokoviq, si dhe vozitësi i kamionit,

    Gojko Stanishiq nga Vitomirica e Pejës.


    Me pushkët e rrëmbyera në ditët e prillit të vitit 1981, Sami Leci, Nexhmi Llumnica (tani dëshmor) dhe disa të tjerë 17 vjet më vonë do të inkuadrohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të luftojnë ballë për ballë kundër forcave pushtuese serbe. Në radhët e UÇK-së që në ditët e para ishin angazhuar edhe Ibush Kelmendi, në Zonën Operative të Llapit, Zijadin Hoxha ishte i organizuar edhe në ilegalen e kohës, e më vënë edhe në radhët e UÇK-së.

    Ndërkohë, pas ushtrimit të ankesave të avokatëve lidhur me shkallën e lartë të dënimit, Gjykata Supreme e Kosovës, në përbërje: kryetari i Gjykatës, Riza Fazliu, dhe gjyqtarëve: mr. Halil Kelmendi, Branislav Kijaqiq, Qazim Tolaj e Durmish Koçinaj, me vendimin Ap-nr.453/81, të datës me 4 janar 1982, iu uli dënimin disa të dënuarve.


    Grupi i të miturve


    Në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër grupit të të miturve (Pm-nr.37/81) pas seancave të mbyllura të mbajtura më 20, 21, 22 korrik të vitit 1981, Kolegji i gjykatësve, i përbërë nga gjyqtarja Verosllava Dimiq kryetare e kolegjit dhe gjyqtarëve: gjyqtarë porotë: Skënder Lamaxhema dhe Hasan Prebreza anëtarë të kolegjit në çështjen penale kundër të miturve:


    Afrim Bllacaku, nga Besia,
    Agim Selim Leci, nga fshati Barilevë,
    Naser Rexha, nga fshati Rimanishtë,
    Shemsi M. Leci, nga Barileva,
    Fadil Shala, nga Prugovci,
    Ekrem Dragusha, nga Prugovci,
    Avni Llumnica, nga Barileva,
    Veton Osmani, nga fshati Besi,
    Xhemshir Leci, nga Barileva,
    Pajazit Ndreca, nga Barileva,
    Nexhat Dragusha, nga Prugovci,
    Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli,
    Sami Abdullahu, nga Vranidolli,
    Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
    Ismajl Koliqi, nga fshati Lupç i ulët,
    Zenel Krasniqi, nga fshati Lupç i Ulët,
    Lutfi Leci, nga Barileva, dhe
    Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare.


    Gjykata, pasi i shpalli fajtor, mori vendim dhe dënoi me burg për të mitur, prej 1 deri në 5 vjet: Afrim Bllacakun, Agim M. Lecin, Naser Rexhën, Shemsi Lecin, Fadil Shalën, Ekrem Dragushën, Avni Llumnicën dhe Veton Osmanin.


    “U shpallën fajtor meqë më datë 2.4.1981, në rrugën magjistrale Prishtinë Podujevë, në fshatin Besi, para shkollës fillore, prej orës 13,00 deri në orën 16.00, kanë kryer veprën e drejtuar në minimin e rregullimit shoqëror ekonomik, sistemin shoqëror politik, sistemin e vetëqeverisjes, minimin e bazës ekonomike të vendit, shkatërrimit të bashkimit dhe të vëllazërimit, shkatërrimit të barazisë së kombeve dhe kombësive dhe ndryshimit kundër kushtetues të rregullimit federativ të shtetit.


    Këta nxënës të Qendrës shkollore në Besi dhe qytetarët, në një grup prej rreth 500 vetash, kanë brohoritur parulla me përmbajtje kundërrevolucionare:



    “Duam kushtet”,

    “Lëshoni shokët”,

    “Unitet”,

    Kosova Republikë” dhe

    “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”.



    Ata kanë lëvizur prej fshati Besi deri në Lebane dhe anasjelltas. Gjatë rrugës kanë gjuajtur me gurë automjetet, të cilat kanë kaluar rrugës, me qëllim që të pengojnë kalimin e tyre në drejtim të Prishtinës, ku janë mbajtur demonstratat armiqësore. Të miturit: Afrim Bllacaku, Agim Leci dhe të tjerët me hunj në duar kanë ndaluar automjetin bartës të markës “Raba” me targa PE. 148-07, të ng
    arkuar me rërë, të cilin e ka drejtuar: Gojko Stanishiqi nga Vitomirica, dhe e kanë detyruar që automjetin ta kthejë terthorazi në rrugë. Kur ka ardhur kolona e automjeteve të milicisë të SPB-së nga Beogradi, të cilat kanë lëvizur kah Prishtina, një pjesë e automjeteve nga kolona kanë bërë përpjekje që të kalojnë përskaj automjetit “Raba” të qitur në rrugë, kurse pjesa tjetër e kolonës është ndaluar para këtij kamioni.


    Grupi ka sulmuar kolonën e automobilave të ndaluar të milicisë, duke i gjuajtur me gurë. Kanë ndezur automjetin “Tam” me targë M. 900 242, i cili ka pasur të ngarkuar 20 tenda dhe i cili është djegur tërësisht. Kurse nga kamioni “Tam” M. 900 251 në të cilin ka pasur pushkë automatike, gjysmë automatike dhe municion të kalibrit 7.62 mm. ata kanë marrë armë dhe municion.
    Më tej në këtë aktgjykim, përshkruhen në detaje rrethana sesi janë marrë pushkët, duke precizuar personin që ka marrë pushkën, numrin e pushkës, tipin dhe sasinë e municionit. Për marrje të pushkëve dhe municionit janë akuzuar: Afrim Bllacaku, Agim M. Leci, Naser Rexha, Shemsi Leci, Fadil Shala, Ekrem Dragusha, Avni Llumnica, Veton Osmani e të tjerë.


    Për shkak të këtyre veprave penale, gjykata mori vendim dhe dënoi me burg për të mitur: Agim Bllacakun dhe Agim M. Lecin nga pesë vjet burg, Naser Rexhën dhe Shemsi Lecin me nga katër vjet burg, Fadil Shalën dhe Ekrem Dragushën me nga tre vjet burg, Avni Llumnicën me dy vjet burg, Veton Osmanin një vit burg.


    Të miturve të tjerë: Xhemshit Lecit, Pajazit Ndrecit, Nexhat Dragushës, Osman Hamdi Abdullahut, Sami Avdullahut, Osman Sahit Avdullahut, Smajl Koliqit dhe Zenel Krasniqit iu shqiptua masa “edukative” e dërgimit në shtëpinë Edukuese Korrektuese në Lipjan, në bazë të nenit 19 të Ligjit penal të Kosovës. Në këtë Shtëpi Ndëshkuese Korrektuese të miturit do të qëndrojnë më së paku një vit e më së shumti pesë vjet. Lidhur me këtë gjykata do të vendos më vonë. Kundër Lutfi Lecit shqiptohet masa e përforcuar e mbikëqyrjes, ndërsa Xhefer Fetahu lirohet nga aktakuza.


    Dënimet janë shqiptuar me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë PPM. Nr. 42/81 të datës 2.7.1981. Prokuror Nanda Vllahoviq”. Për të dëshmuar veprat penale që iu ngarkoheshin, gjykata u mbështet në të dhënat e dëshmitarëve. Si palë e dëmtuar konsiderohen punëtorët e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Beogradit, si: Radullo Uskokoviq nga Beogradi, pastaj Vidoje Simiq, Dragomir Jelisaviq dhe Branisllav Dimiq, të gjithë nga Beogradi. Në cilësi të dëshmitarëve u morën edhe: Rrustem Morina profesor nga Prishtina, Ismajl Qosaj, po ashtu profesor nga Prishtina, Gjergj Nikëprelaj, udhëheqës i paraleles së ndarë të QSHAM në Besi, Rrahman Reçica nga Besija, Lubomir Neiq nga Beogradi, Rexhep Rexhepi drejtor i shkollës fillore “Nexhmedin Mustafa” në fshatin Besi, Gojko Stanishiq nga Vitomirica, Salih Pllana nga Prugovci, Xhafer Osmani nga Besia, Bajram Syla nga Rimanishta, Zymer Krasniqi nga Besia si dhe përfaqësuesit ligjor të të miturve, kryesisht prindërit e tyre, disa prej të cilëve ishin mbajtur në paraburgim së bashku me bijtë e tyre të mitur. Ky gjykim është mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë dhe ka qenë i mbyllur për opinionin.


    Gjatë bisedimeve me këta flamurtarë të parë të Republikës së Kosovës, fitohet përshtypja se të gjithë kanë synuar organizimin e rezistencës së armatosur. Sami Leci dhe Zijadin Hoxha, Agim Leci, Ibush Kelmendi, Vehbi Leci dhe të tjerët rrëfejnë në imtësi të gjitha zhvillimet e atyre ditëve heroike, kur ata si të rinj ishin përleshur me milicinë serbe, e cila nga Beogradi po vinte në Kosovë për të shtypur demonstruesit.


    Atmosfera e krijuar me 2 dhe 3 prill të vitit 1981, kur pothuajse tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po protestonte, kishte marrë përmasa të një kryengritjeje të përgjithshme popullore. Pikërisht për shkak të përmasave që kishte marrë revolta, Komiteti Krahinor me urdhër të Beogradit, më 3 prill përmes zëdhënësit besnik, Xhavit Nimani kishte marrë vendim për shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme dhe vënien e Kosovës nën administrim ushtarak, prej 3 deri më 18 prill të vitit 1981.


    Këta flamurtarë të parë të Republikës së Kosovës, shkuan më larg se protestuesit paqësorë në Prishtinë dhe në qytete të tjera të vendit. Këtyre iu takon merita që kishin ndërmarrë një hap historik, hapin e parë në atë kohë, meqë kishin rrëmbyer armët me qëllim për të krijuar grupe të armatosura dhe për të ngritur barrikada të kundërvënies. Barrikadat i kishin ngritur. Ata kishin ndërprerë qarkullimin në rrugën Prishtinë-Besianë, kishin çarmatosur disa rezervistë serbë, që vinin nga Serbia dhe ua kishin rrëmbyer armët, por nuk i kishin vrarë, meqë ishin përcaktuar për t’ u vetëmbrojtur nga kriminelët. Ata kishin filluar patrullimin e rrugëve dhe kishin ndaluar çdo njeri te i cili dyshonin.


    Merita e tyre është e jashtëzakonshme pikërisht me faktin se arritën të përshkallëzojnë protestat dhe me veprat e tyre të drejtpërdrejta kundër milicisë serbe dhe kundër tërë aparaturës shtypëse, ata hapën një kapitull të ri në historinë tonë të re. Kjo, dhe revolta të tjera të ngjashme bënë që kryengritja të shpallet si kundërrevolucion, me çka edhe fillon rruga përfundimtare e shkëputjes së Kosovës nga kthetrat e robërisë serbe. Këta prijatarë të Republikës së Kosovës me heroizmin e tyre të treguar më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 shënuan një faqe të ndritur të historisë sonë të rezistencës aktive, e cila, falë përkushtimit të gjeneratës revolucionare të vitit 1981, nuk e ndaloi veprimtarinë atdhetare dhe mori pjesë në tërë procesin e çlirimit nga robëria okupatore serbe.
    Këta flamurtarë të lirisë nuk i përkisnin asnjë grupi ideologjik. Ata, mbështeten fuqishëm aspiratat për liri, drejtësi dhe barazi, duke bërë një hap më tej.


    Edhe gjatë kohës së mbajtjes në burg, kundër këtyre flakadanëve të parë të Republikës së Kosovës, regjimi serb ushtroi dhunë sistematike. Të gjithë, madje edhe disa nga të miturit u dërguan në vuajtje të dënimit nëpër kazamatet jugosllave si në Novi Sad, Zrenjanin, Suboticë e deri në Goli Otokun famëkeq në Kroaci. Asnjëri prej këtyre të rinjve nuk arriti të shkollohet pas daljes nga burgu, qoftë për shkak të kohëzgjatjes së burgut deri në 10 vjet, qoftë sepse ishin të etiketuar si armiq të Jugosllavisë, sepse shoqëria e ideologjizuar e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me sllavë, që e përfaqësonin fuqishëm Azem Vllasi, Ali Shukriu, Rrahman Morina dhe tërë politika pro serbe, ua mbylli të gjitha rrugët për dije përparim, por edhe për ekzistencë. Ata mbeten luftëtarë të përhershëm dhe të përjetshëm të Republikës së Kosovës, mbetën nën mëshirën e kohës edhe pas luftës fitimtare dhe çlirimtare të UÇK-së e deri në ditët tona, deri në 27-vjetorin e fillimit të veprimtarisë së tyre çlirimtare.


    Disa nga këta flamurtarë të parë të lirisë, u dënuan për të njëjtat vepra penale gjatë kohës sa ishin duke vuajtur dënimin


    Duhet veçuar me këtë rast një ndëshkim tjetër djallëzor, i cili iu shqiptua prijësit të këtij grupi, Zymer Krasniqit, i cili së bashku me dy të dënuar të tjerë, Abedin Bala nga Korratica e Drenicës dhe Bajrush Murati nga Prekazi, të cilët ndodheshin në vuajtje të dënimit në Novo Mesto të Sllovenisë, u ridënuan për shkak se nuk i kishin ndërruar bindjet dhe kishin vazhduar ta afishonin kërkesën “Kosova Republikë”, nëpër lokalet e burgut.


    Gjykata themelore në Novo Mesto, Njësia në Trebinje, Nr. K 55/85-34, në bazë të nenit 45/II pika 3 e Ligjit Penal të vendit dhe në bazë të nenit 22 të LKP u ngrit aktakuza kundër Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajrush Muratit nga fshati Prekaz dhe Abedin Balës nga fshati Karraticë e Epërme. Në këtë aktakuzë shkruan se Zymer Krasniqi, Bajrush Murati dhe Abedin Bala me anë vizatimesh kanë ftuar dhe nxitur për ndryshimin kundërkushtetues të sistemit shoqëror socialist, gjatë kohës sa ishin duke vuajtur dënimin në KPD (Shtëpia Ndëshkuese Korrektuese) pranë Mirnës në Novo Mesto të Sllovenisë, Zymer Krasniqi dhe Bajrush Murati kanë shkruar në një fletë të bardhë tekstin “Kosova Reëpublikë” dhe e kanë varur në murin e korridorit, përpara dhomave të të burgosurve. Abedin Bala ka vizatuar në një fletë letre stemën, e cila përfaqëson stemën e Republikës së Kosovës, kurse në letër ka shkruar “Kosova Republikë” dhe të dy letrat i ka varur në korridor, përpara domave të të burgosurve. Prokurori publik themelor, slloveni, Niko Bricelj, si rrethanë rënduese kishte marrë faktin se këto afishime ishin bërë më 29 nëntor 1983, pikërisht në Ditën e Republikës së Jugosllavisë, andaj këto veprime i kishte trajtuar si provokim të llojit të vet. Si rrethanë tjetër rënduese për Abedin Balën kishte marrë edhe faktin se vazhdonte edhe më tej ta përkrahte qëndrimin për shpalljen e Republikës së Kosovës.


    Më 30.1.1986, Gjykata Themelore e Trebinjes, me kryetar të trupit gjykues: Anton Zhitka dhe gjyqtarët: Andreja Hrovat e Anton Remsa, shpallin fajtor dhe dënojnë tre të akuzuarit: Zymer Krasniqin, Bajrush Muratin dhe Abedin Balën. Në gjithëve iu kishte ngritur shkalla e dënimit edhe për një vit, ndërkohë që Abedin Bala mbytet mizorisht në tortura në Burgun Qendror të Beogradit.

  15. #675
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ku janë tani dhe si jetojnë në Kosovën e pavarur: hetuesit, gjykatësit, prokurorët, porotët dhe të dënuarit?

    Opinion ynë e di se të gjithë prokurorët, porotët, gjyqtarët dhe disa nga inspektorët, përveç atyre që ndërkohë kanë vdekur ose janë pensionuar, të tjerët janë në punë, dhe kryejnë detyra po ashtu zyrtare, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ata punojnë aktivisht pa asnjë brejtje të ndërgjegjes, madje pa iu kërkuar falje publike të dënuarve dhe familjeve të tyre, as tani pas 27 vitesh, as tani pas shpalljes së Republikës së Kosovës dhe fillimit të njohjes ndërkombëtare të saj. Përderisa nuk do të “denoncojmë” sesi jetojnë në mirëqenie e pasuri gjyqtarët, hetuesit, prokurorët, inspektorët, hafijet, bashkëpunëtorët, dëshmitarët, policët e milicët të cilët dënuan dhe sakatuan rininë shqiptare, sidomos duke filluar prej pranverës së vitit 1981, ne do t’ i bëjmë të ditur opinionin tonë se ku gjenden tani dhe si jetojnë militantët e parë, ata më të hershmit të Republikës së Kosovës, ata më meritorët, që të parët kishin rrëmbyer armët për ta bërë republikën dhe më vonë, kur u krijuan kushte, po me ato armë luftuan në radhët e UÇK-së.


    Ku ndodhen dhe si jetojnë flamurtarët e parë të republikës së Kosovës


    Ruzhdi Hajdini aktualisht është i papunë. Ka mbajtur vite të tëra burg. Ka krijuar familje dhe jeton duke pritur, që tani në kohën kur u realizua aspirata e pavarësisë të kujtohet dikush edhe për të.

    Sami Leci, militanti i 1981-shit, ka mbajtur shumë vjet burg, luftëtari i dalluar i UÇK-së, ka një gjysmë pune dhe një gjysmë rroge, nga ato më të ulëtat. Ka krijuar familje dhe rron i lumtur sepse më në fund Kosova u shpall e pavarur.
    Zijadin Hoxha, ka mbajtur shumë vjet burg. Edhe pas burgut ka vazhduar aktivitetin ilegal patriotik. Ka marrë pjesë aktive në luftën e UÇK-së. Aktualisht punon, por me paratë që merr nga puna mezi ia del. Po ashtu ka edhe probleme shëndetësore nga pasojat e viteve të kaluara nëpër burgje dhe në luftën e UÇK-së.

    Agim Leci, të cilit drejtësia jugosllave i kishte “dhuruar” 12 vjet burg mu në lulen e rinisë, aktualisht është i papunë. Agimi pret se ndoshta “paskëtaj do të vinë ditë më të mira” dhe pas 27 vitesh, më në fund do të gjejë ndonjë punë, në Kosovën e pavarur dhe demokratike.

    Vehbi Leci, ka mbajtur shumë vite burg. Aktualisht punon dhe ia del disi me pagën mujore që merr, aq sa për ta mbajtur familjen, por ka brengë për shokët e burgut, të cilët ende janë pa punë dhe pa kushte elementare për ekzistencë.
    Agim Selmani, Osman Krasniqi, Hajrullah Dragusha jetojnë në botën e jashtme, së bashku me familjet e tyre.

    Ibush Kelmendi punon përgjegjës i Tregut, në Bardhosh, te Tregu i Automjeteve.
    Afrim Bllacaku, nga Besia, ka migruar qysh moti, jeton në Austri.
    Agim Selim Leci, jeton në Barilevë, i papunë.
    Naser Rexha, nga fshati Rimanishtë, i papunë.
    Shemsi M. Leci, nga Barileva, punon vozitës.
    Fadil Shala, nga Prugovci, punon në KEK.
    Ekrem Dragusha, nga Prugovci, i pa punë.
    Avni Llumnica, nga Barileva, punon në PTK.
    Veton Osmani, nga fshati Besi, jeton në mërgim.
    Xhemshir Leci, nga Barileva është ende i papunë.
    Pajazit Ndreca, nga Barileva, i papunë.
    Nexhat Dragusha, nga Prugovci, i papunë.
    Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli, i papunë.
    Sami Abdullahu, nga Vranidolli, i papunë.
    Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
    Ismajl Koliqi, nga fshati Lupç i ulët,
    Zenel Krasniqi, nga fshati Lupç i Ulët,
    Lutfi Leci, nga Barileva,
    Xhafer Fetahu, i papunë.
    Zymer Krasniqi nga fshati Breznicë, i papunë.
    Bajram Syla nga Rimanishta, jeton në mërgim,
    Qerim Arifi jeton në Prishtinë,
    Nagip Bllaca, punon automekanik,
    Naim Statocvi punon në PTK,
    Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, jeton dhe punon në Angli,
    Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci.
    Ramadan Rexha nga Rimanishta,
    Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm.
    Nexhmedin Pireva,
    dhe Sadri Berisha


    Asnjëri prej këtyre militantëve dhe meritorëve të lirisë nuk ka plaçkitur, nuk ka abuzuar, nuk ka ngritur pallate as ka themeluar firma dobiprurëse. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar as pranon lëmoshë. Megjithatë, ata sot janë më të lumtur se kurrë, meqë aspirata e lirisë, dalëngadalë po realizohet. Ata janë krenarë, që kanë pritur ditën kur Kosova do të shpallet Republikë dhe do të pranohet nga Amerika dhe shumë shtete të botës.


    Cili është obligimi i shtetit të ri Kosovës për këta e qindra meritorë të tjerë të lirisë si këta?

    A ka fare obligim kjo shoqëri dhe këto institucione të interesohen për këtë shtresë të më meritorëve, përderisa ka kthyer në punë dhe përkujdeset për ish dhe tani prokurorët, ish dhe tani inspektorët, ish dhe tani gjyqtarët, ish dhe tani porotët, milicët e dikurshëm dhe tërë soj-sorollopin e ish regjimeve?.
    Natyrisht se ka obligim, madje ka obligim mbi të gjitha obligimet, që rastet e tilla të meritorëve të lirisë, atyre që kanë lënë shëndetin në zandanët dhe kazamatet serbe për çlirimin e vendit, të paktën t’ u ofrojë punë dhe mos të lejojë që rastet e tilla të trajtohen si raste sociale. Nëse vazhdon praktika e tetë viteve të mëparshme, atëherë edhe kjo shoqëri, dhe kjo qeveri me institucionet e saj do të vulosen me damkën e turpit. Sepse të bredh rrugëve duke kërkuar punë liridashësi i vendit, që ka mbajtur 12 vjet burg, ku ka lënë edhe shëndetin, liridashësi që ka luftuar në radhët e para të luftës sonë çlirimtare, dhe të merret në punë e të favorizohet ai tjetri, që jo vetëm nuk ia ka bërë as një argat punë çlirimit të vendit, por edhe ka bashkëpunuar me regjimin, kjo nuk është vetëm një padrejtësi, por është një mallkim i rëndë për Kosovën e pavarur dhe ardhmërinë e saj.


    Të shpresojmë dhe të besojmë se qeveritarët e sotëm të Kosovës, në mesin e tyre edhe personalitete të njohura të luftës e të rezistencës, do të interesohen për fatin e meritorëve të lirisë e të pavarësisë sa më parë që të jetë e mundur, meqë tani nuk jemi duke pritur shpalljen e pavarësisë, por kemi filluar ta realizojmë këtë pavarësi edhe pse tash për tash të cunguar.


    Përse kjo revoltë me përmasa të fillimit të kryengritjes gjithë popullore të vitit 1981 u la në heshtje?


    E kemi thënë edhe më parë, madje publikisht se 2 prilli i vitit 1981 shënon fillet e kryengritjes së përgjithshme shqiptare në Kosovë kundër okupimit jugosllav. Lëvizja pacifiste në Kosovë, e afishuar me rastin e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitin 1989, ngjarjet e vitit 1981 nuk i trajtoi meritorisht. Ato zhvillime u paraqiten si demonstrata paqësore të studentëve me kërkesa për kushte dhe barazi shoqërore e sociale, duke prezantuar dhe duke përforcuar idenë se protestat nuk kishin për qëllim rrënimin e Jugosllavisë, por vetëm avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës. Mjerisht, kjo qasje u përkrah edhe nga tërë klasa e historianëve të vendit tonë dhe disa nga momentet kyçe të kësaj kryengritjeje u heshtën dhe kurrë nuk u morën në shqyrtim, edhe pse për ta rikthyer këtë datë me rëndësi në kalendarin tonë historik ende nuk është vonë dhe kurrë nuk do të bëhet vonë.


    Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981, këto grupe të rinjsh, kryesisht nxënës dhe studentë, të cilët kishin protestuar në rrugët në dalje të Prishtinës në drejtim të Besianës, ish Podujevë, të rinj nga fshatrat: Barilevë, Miroc, Besi, Prugoc, Rimanishtë, Lupç, Vranidoll e fshatra të tjera, kanë shkruar faqen ndër më të ndriturat të historisë sonë të rezistencës aktive, meqë ata jo vetëm protestuan por edhe ua rrëmbyen armët milicëve serbë, me qëllim për t’ u mbrojtur nga ushtria dhe policia, e cila po vriste të rinj shqiptarë nëpër rrugët e Prishtinës. Më së lehti do të ishte që këtë “anashkalim” të deritanishëm t ia lëmë indolencës sonë, e cila nuk ka munguar dhe mjerisht nuk na mungon as sot. Për këta trimat e parë të Republikës së Kosovës, opinioni ynë di fare pak dhe shkaqet janë të shumta. Shkaku kryesor është se në mesin e tyre nuk ka “veprimtarë” që rrahin gjoks dhe që shtyhen me bërryla. Këta që kanë përjetuar tmerrin e ditëve të para të prillit të vitit 1981, të cilët kanë pasur guximin të marrin armët policëve serbe e shqiptarë, veprat e tyre nuk i kanë bërë për t’ i kthyer pastaj në kapital politik dhe ekonomik, sikur ndodhi me disa “patriotë” që nga Shqipëria dhe mërgimi erdhën fitimtarë pas luftës së UÇK-së dhe i zunë vendet nëpër institucionet e Kosovës, duke krijuar pasuri përrallore, nganjëherë edhe brenda një nate. Për veprat e këtyre prijatarëve të Republikës së Kosovës, deri tani ka folur vetëm “Kosova e lirë”, ka shkruar ndonjë shkrim, ndonjë gazetar.


    Flamurtarët e gjallë të Pranverës së përgjakshme shqiptare të vitit 1981, shumica dërrmuese e tyre nuk flasin për vetveten, nuk imponohen në debate të TV-ve, madje nuk kanë qenë kurrë të ftuar për të folur për kryengritjen e vitit 1981, nuk japin intervista, meqë as edhe iu ka ofruar ndokush për t’i intervistuar.
    Megjithatë këta dhe shumë e shumë të tillë si këta kanë qenë dhe mbeten atje ku e kërkon atdheu, gjithnjë sogjetarë të lirisë dhe pavarësisë.
    Shumica dërrmuese e tyre janë të papunë dhe jetojnë në gjendje të rëndësuar ekonomike. Disa prej tyre bëjnë punë fizike. Disa janë sëmurë nga pasojat e viteve nëpër burgje. Disa jetojnë në mërgim. Dhe, nuk janë vetëm këta në një gjendje të tillë. Të tillë ka kudo të Kosovë.



    Çuditërisht, inspektorët, porotët, gjykatësit hetues, milicët e policët, dëshmitarët dhe ata që iu kanë shërbyer të gjitha regjimeve, të gjithë janë në punë, nëpër prokurori, nëpër gjykata, në SHPK, nëpër ministri dhe në të gjitha institucione të tjera të vendit. A thua a nuk dinë gjë për këtë histori, dhe për shumë histori të këtilla, kryetari Sejdiu, kryeministri, Thaçi dhe kryesuesit e institucioneve të Kosovës, apo ndoshta ata kanë punë të tjera shumë më të rëndësishme. Të paktën ndonjë këshilltar i tyre duhet të ketë dijeni për veprat e këtyre flamurtarëve të parë të Republikës së Kosovës, ndonjë prej atyre këshilltarëve, që nuk ka derdhur helm e vrerë kundër këtyre dinjitarëve gjatë shumë viteve të kaluara. A thua a nuk do të mallkojë historia, Kosova, Atdheu, nëse edhe pas 27 viteve sërish vazhdon të mungojë mbështetja institucionale për më meritorët e lirisë

  16. #676
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Jemi të Sigurimit shtetëror! Në emër të ligjit

    je i arrestuar, më thanë!


    Për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot, kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatëseve. ( !!! )



    Shkruan Tahir Gecaj - 25. 01. 2009

    _________________________



    Më 28 dhjetor ’08, vetë i dyti, hyra në „Grand“ për të pirë kafe. Dhe, deri sa shikoja për të gjetur vendin ku do të uleshim, më ranë sy dy grupe njerëzish, rreth dy tavolinave. Grupi i parë përbëhej prej dhjetë apo më shumë vetash, ndërsa i dyti, prej 5-6 syresh. Në grupin e parë ishte në qendër të vëmendjes Muharrem Dana, kurse në të dytin, R. H. Të gjithë të pranishmit e të dy grupeve, dukej se ishin rreth e mbi moshën 50 vjeçare. Nga ata të grupit të parë, më kishte rënë ta njihja vetëm atë, më të rëndësishmin për ata, - idhullin e atyre që rrinin me të - Muharremin, kurse nga grupi i dytë, i njihja thuaja të gjithë, por me R. H., e kisha ngrënë „një thes kripë“, siç thuhet, në burgun e Zrenjaninit dhe të Somborit. Edhe të tjerët rreth tij, ishin ish-të dënuar apo të përndjekur politikë në Kosovë apo në Shqipëri.



    Duket kjo hyrje paksa e çuditshme për të dalë te tema e „Dosjeve“ dhe e hapjes së tyre, e aktualizuar kohëve të fundit, në gazetën „Express“, por besoj se më lejohet për ta vazhduar edhe paksa dhe për të treguar si e njoha unë Muharremin, apo si më njohu ai mua. Pra, pa dëshirë po më rikthehet skena e mëngjesit të 22 marsit 1982, ditës kur më patën arrestuar, për të parën herë.



    Me të dalë nga ndërtesa ku banoja, pata vërejtur një „Golf“ të ndalur buzë rrugës, me dyer të hapura dhe pranë tij dy - tre njerëz. Pa shfaqur ndonjë kureshtje qesh kthyer në të majtë për të vazhduar rrugën, por dy prej tyre më dolën përpara:



    - Në emër të ligjit je i arrestuar, më thanë?!



    - Cilët jeni dhe ç’doni nga unë, i pyeta, por pa marrë përgjigjen, para meje qe shfaqur Zyberi, ish-nxënësi im, të cilit i kisha dhënë mësim, shumë vite më parë, në Gjimnazin e Deçanit.



    - Jemi të Sigurimit shtetëror! Kemi për detyrë të të çojmë në një vend të caktuar, qe përgjigjur Zyberi. Pastaj, ish-nxënësi im, Zyber Zyberi, i cili, me atë rast s’më quajti „profesor“ si herave të tjera, më dha shenjë të ulesha në ndenjësen e pasme të „Golfit“ të Sigurimit. Vetura mori drejtimin e daljes nga qyteti. Ata nuk flisnin. Mbase meditonin për punën që po e bënin, ndërsa unë vrisja mendjen për shkaqet e një kidnapimi të tillë, por edhe për shumëçka tjetër, që duhej të prisja nga makineria e UDB-s, në radhët e të cilës vepronin edhe shërbëtorët e saj me përkatësi shqiptare, e njëri prej tyre ishte edhe ish-nxënësi im, Zyber Zyberi, që më çonte drejt një vendi të panjohur, diku në Maqedoni.



    Pas nja dy orësh grahje, kur vetura nisi t’i ngjitej një shpati të mbuluar me pyll të dendur, ata më urdhëruan të gërmuqesha, në mënyrë që mos ta shihja rrugën se në ç’drejtim do të më çonin, ndërkaq pak më vonë deri sa vetura duke gjëmuar i ishte afruar cakut, më lejuan të qëndroja në pozitë normale.



    Përballë nesh u shfaq një ndërtesë në dukje të një hoteli. E mora me mend se ai ishte “konaku” ku do t’ më vendosnin. Në fakt, kisha dëgjuar edhe më parë për ekzistimin e hoteleve - burgje, të ndërtuara qysh në periudhën e Rankoviqit (1945-1966), të cilat shërbenin si shtëpi rekreacioni për punëtorët e UDB-s, kurse podrumet e tyre përdoreshin si burgje speciale. Kur vetura u ndal, rreth saj u gjendën tre - katër policë. Më nxorën dhe më çuan në podrumin - burg, më bastisën, m’i nxorën të gjitha gjësendet nga xhepat, m’i hoqën lidhëset e këpucëve, kravatën, rripin dhe më detyruan të qëndroja në këmbë me fytyrë të kthyer nga muri. Derën e lanë të hapur, kurse ata vetë qëndronin para saj, duke llafosur në gjuhën e tyre, sllavo-maqedone.



    Qëndrova për një kohë të gjatë në atë pozitë, deri sa njëri syresh, më tha ulu në karrige. S‘vonoi shumë dhe erdhën dy punëtorë të Sigurimit Shtetëror:

    · Hasan Mehmeti, shef i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror të Prishtinës dhe

    · Muharrem Dana, funksionin e të cilit nuk e dija, që të dy të përkatësisë shqiptare.

    Pesë ditë me radhë m’u kërcënuan dhe më pyetën për shumëçka, që kishte të bënte me demonstratat e vitit 1981, e madje edhe për ca çështje për të cilat nuk kisha dëgjuar më parë... Pra, kështu e kisha njohur idhullin e grupit të njerëzve që llafosnin atë ditë rreth tij, në “Grand”.



    Udbashët Hasan Mehmeti dhe Muharrem Dana, në vitin 1975/76 morën pjesë në keqtrajtimin dhe gjykimin e grupit të Adem Demaçit etj. ( Lexo: KËTU )




    Mendoj se skena e dhënë nga salla e hotelit “Grand”, e paraqet gjendjen reale të botëkuptimeve politike, të një pjese jo të vogël të inteligjencës kosovare, qofshin ata anëtarë apo jashtë partive politike.

    - Nëse nuk është kështu, atëherë si mund të kuptohet ndryshe e dhëna, sipas së cilës del se Parlamenti i Kosovës pritet ta miratojë Ligjin për ish - të dënuarit politikë, ndërkaq, po ai Parlament ( në këtë apo në përbërje të mëparshme ) në emër të votës së popullit, i kishte emërtuar në pozita gjykatësish e prokurorësh, madje edhe prokurorësh specialë, pikërisht personat që morën pjesë aktive së bashku me UDB-ën serbo-shqiptare, qoftë në konstruktimin e provave dhe montimin e proceseve politike, si dhe gjykimin e tyre përmes aktakuzave të kunstruktuara?!

    - Rasti më eklatant është ai prokurorit special, Reshat Millakut, i cili në emër të do farë interesash të pasqaruara të ndonjërës prej partive në pushtet, vazhdon ta ushtrojë atë pushtet të pacenueshëm, pikërisht si në periudhën e pas vitit 1981. Për të qenë befasia edhe më e madhe, Millaku ishte prokuror edhe i ndonjërit prej ish - të dënuarve politikë, deputetë në Parlamentin të Kosovës.



    Foto: Reshat Millaku, prokuror i prokurorisë speciale




    Dhe, tani shtrohet pyetja:

    - cili ligj mund ta mbrojë një ish dënuar politik nga teket e Reshat Millakut apo të ndonjë prokurori a gjykatësi tjetër të periudhës së perënduar?!

    Thënë sinqerisht asnjë ligj.

    - Pra, për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatëseve.

    „Katundi që shihet s’do kallauz” - thotë populli.



    * * *

  17. #677
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    une nje gje spo e kam te kjart ketu ,Proceset e montuara dhe veprimtaria e patrioteve dhe militantve kunder pushtetit jugoslav,ne nje ane thuhet se kan punuar qe edhe e besoj pasi shumica kan mbajt burg ne anen tjeterr thuhet procese te montuara !? Ku eshte logjika ketu?!
    P.S.pa keqkuptim!!

  18. #678
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    O zotni kosovell...
    Shume bre,shume detyre te rande i ke dhane vedit....,eshte teme e madhe lal kjo per ty e porositesit e saj...
    Neve disave,si ish te denuar e izoluar politik me vite e vite,mbrojtja qe na bene ti dhe shoket tu,gati se na eshte bere si dhuna e dajaku i shkjaut...
    Kosovell i dashur,per te arsyetuar SHIK-un,bemat e tij,vrasjet,perdhosjet e mutcihanet ne emer te lirise...,qe iu kane ba e po i bahen ketij populli ,mos u lodhni kot...nuk lahet...me...!
    Nuk ka pejgamer e as dreq, qe ju shpeton nga gjyqi i ndergjegjes suaj..!
    Lutnu te zoti te kete edhe per shume vjet keso misionesh koti te drejtesise ne Kosove,qe paguhen nga avropi,e ishalla nuk e merr drejtesine ne dore ky milet,qe i ka ardhe n`maje hundes nga patriotizmi juaj...e siguria qe ju i ofruat e i premtuat...,nazim bllacqe...!
    Me vite e decenje shkruani kot per gjana qe dihen-krimet e okupatorit serbe qe kulmuan me gjenocid...,shkruani per sherbimet e tyre te fshehta, qe askush nuk i mohon se kane qene e jane...,e qe ju kurr nuk i luftuat..!
    Pse ?
    Ku jeni ju trimat e medhej te SHIK,e mik e sigurime e c`sigurime pordho-partiake !?
    Pse nuk i luftoni sot,sikur se nuk i luftuat dje e pardje ?

    Krejte kjo propagande e ndyte fshatareske,ka nji mision -krijimin e mjegulles...,sepse ju vec nji gja keni qene,dini e jeni...,roje te mjegulles dhe ujqe e cakeje qe gjuajne ne te...
    Ju, Kosoves hajr nuk i keni sjelle kurre,as qe keni me i sjelle ndonjihere...
    Shtyni ditet e juaja ,sa te klosa,e mafi te kuqe ne tirane,kete dini te beni....
    Nji dite keni me u turpnua para femijve tuaj,sepse me bemat tuaja edhe atyre jeni duke ua vjedhe kohen... si gjithe Kosoves e Shqiperise.

  19. #679
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Karagjorgje nuk e di ti a jo
    i kemi vra se ata me nuk e kan serbin qe me aq shume i shrbejshin me zell
    lista nuk i posedon as kushe
    ato jan krijue per atyre qe kan bere keqe veti e kombit vete
    per sene absurde

    A ka vrasje ma te madhe per spiun e njerz te shitur se dita e sodit, kur festojm te knaqur dhe krenar per Republiken e Kosoves.

    Se s´di te diskutosh si njeri normal, kte na ke deshmuar me qindra here. Se je psikopat me paranoja te rrezikshme, edhe kete na ke deshmuar. Se je primitiv sikurse edhe kryetuli i forumit dhe nja 2 - 3 te tjere, edhe kete na e keni deshmuar. Se jeni pjelle e komunisto-enveristeve dhe mbetjeve te tyre, na e deshmoi kryeparlamen ( k ) ari i Kosoves me fotografine e gjelatit te shqiptareve ne " bibloteken " e vet. Kur njeriu ta lexon emrin ( kosovelli - magjupelli eshte e njejte si njera si tjetra ) , kur mburresh me emrin kosovar, kur i gezohesh vrasjeve te shqiptareve, cdo njeri e shef se cfare shqiptaresh dhe cfare patriotesh jeni ju PyDyKy-ja. Por nese ta lejon kapaciteti mendor, mundohu e pergjegju ne pyetjen qe ta parashtrova ne postimin me lart.

    Pra, kur e pasket dite se 70% e shqiptareve te Kosoves paskan qene spijun ( gjithmone simbas jush) , perse nuk i mbytet keta spiun, policet dhe ushtaret serb, por vrate e poshtruat shqiptaret me arm ne dore e me uniforme te UCK-se?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Daja-GONI : 19-02-2010 më 17:47

  20. #680
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kosovell pas 10 vitesh a do na i sjellesh edhe sherbimet dhe veprimtarine e SHIK-ut.
    Me dokumentacione po mendoj.
    Kuptohet nese para teje nuk dalin nga EULEX-i ose ndonje prokuror ose gjygjtare qe jane trima dhe te pakriminelizuar nga po ky SHIK-u.?

Faqja 34 prej 49 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •