Close
Faqja 30 prej 49 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 600 prej 979
  1. #581
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Fjalimi i studentit nga Prishtina. . .

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    Punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 1. 04. 1985
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    -Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”.
    -Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë e LRSSHJ-së në Zvicër.
    -Bashkëpunëtori raportin e vet me shkrim e ka dërguar më datë 29. 03.
    1985.
    -Në iniciativën e bashkëpunëtorit.
    -Shpenzime nuk ka pasur.
    -Më 1. 04. 1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarin e LRSSHJ në Zvicër
    III
    85
    Bashkëpunëtori “Kobra” shkruan: “Më dt. 03. 03. 1985 isha në klubin
    “Ganimete Tërbeshi”në Martigny në Lozanë. Këtu u organizuam që me
    punëtorët të punësuar nëpër disa qendra të ndryshme të Zvicrës, të
    takohemi në ketë klub që të kalojmë disa momente. Me ketë rast një
    student nga Prishtina, pjesëtar i LRSHJ, në fjalimin e tij përveç tjerash
    tha: “Bota po e përkrah kërkesën tonë “Kosova Republikë” që nga marsi i
    vitit 1981. Prej atëherë e deri më tani, shtypi dhe radiotelevizionet e
    mbarë botës vazhdojnë të shkruajnë dhe të flasin pa ndërprerë për
    ngjarjet në Kosovë, rreth gjendjes së mjerueshme të dy milionë
    shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në Kosovë. Papunësia ka arritur në
    mbi 100. 000 veta. Grabitja e pasurisë së begatshme nga Kosova,
    presionet, torturat, burgosjet e deri tek masakrat që u bëhen nga UDB-ja
    famëkeqe jugosllave, duke filluar nga nxënësit e shkollave të mesme,
    studentëve, fshatarëve, punëtorëve e deri tek profesorët e Universitetit,
    janë tema që mund t'i shohim për çdo ditë në faqet e ndryshme të shtypit
    botëror apo t'i dëgjosh nga agjencitë e huaja telegrafike. Këto të dhëna
    janë të njohura në opinionin vendës e atë botëror apo t'i dëgjosh nga
    agjencitë e huaja telegrafike. Këto të dhëna janë të njohura në opinionin
    vendës e atë botëror. Qëllimi ynë është që t'i cekim ca fakte që
    vërtetojnë një realitet të pamohueshëm të kërkesës për konstituimin e
    Republikës Socialiste Shqiptare në kuadër të federatës e përkrahur ne
    disa mënyra: në mënyrë direkte, indirekte dhe në mënyrë të heshtur.
    Numri i atyre që e përkrahën kërkesën e shqiptarëve në Jugosllavi në
    mënyrë direkte, nuk qe i vogël. Ata e thanë këtë botërisht nëpërmjet
    radiotelevizioneve e agjencive të veta telegrafike e deri edhe para
    forumeve botërore siç janë OKB dhe Organizatës për të drejtat e njeriut.
    Përfaqësuesi i Vlladimir Dejijeri iu deshtë në mënyrë të turpshme të flasë
    për të drejtat e njeriut, përderisa në atdheun e tij për një parullë siç
    është “Kosova Republikë”shqiptohen dënimet më shumë se 15 vjet
    burgim. Përfaqësuesit shtetëror që e përkrahën kërkesën tonë në mënyrë
    indirekte, për shkaqe të ndryshme nuk folën, mirëpo shtypi dhe mjetet
    tjera të informimit të atyre vendeve, kurrë nuk pushuan së foluri e së
    shkruari objektivisht rreth këtyre ngjarjeve.
    Nga një numër shtetesh, kërkesa jonë u përkrah në heshtje, nga këto
    nuk u dëgjua fjalë në të cilat përkrahet kërkesa jonë, mirëpo nuk u
    dëgjuan fjalë as për të kundërtën, sepse është jashtë logjikës të
    deklarohesh ndaj një kërkese të tillë.
    Kjo e vërtetë u vërtetua edhe nga vetë jugosllavët në mënyrë direkte apo
    indirekte.
    Në mënyrë direkte u vërtetua se deri më sot, pa marrë parasysh zhurmën
    shurdhuese që e bëri e që vazhdoi akoma të bëjë shtypi i shfrenuar dha
    radiotelevizioni, nuk arriti të citojë çfarëdo lajmi që e do në favor të tyre,
    por iu deshtë të kritikojë shtypin botëror gjoja për të pavërtetat e
    ngjarjeve në Kosovë”.

  2. #582
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nga fjalimi i Agim Gashit nga Lipjani

    Pas pak kohe foli edhe Agim Gashi, nga Lipjani. Agimi është aktivist i
    “Lëvizjes”dhe njihet si këngëtar i mirë. Ndër tjera Agimi tha: Në histori e
    kemi lexuar se Partia Komuniste e Shqipërisë mbante një qëndrim
    konsekuent internacionalist.
    Nuk i lejonte vetës asnjë shfaqje sado të vogël shovinistë. Ndihmonte me
    të gjitha forcat zhvillimin e luftës antifashiste në Kosovë dhe ne rrafshin e
    Dukagjinit.
    Luftonte për vëllazërimin mbi baza marksiste-leniniste të popullit Shqiptar
    me popujt e Jugosllavisë.
    Lidhur me problemin e Kosovës dhe të krahinave tjera të banuara me
    shqiptarë në Jugosllavi, PKSH nuk e kishte pranuar asnjëherë parullën
    fashiste “Shqipëria e madhe”, PKSH e shikonte zgjidhjen e drejtë të këtij
    problemi me fitoren e revolucionit si në Shqipëri ashtu edhe në Jugosllavi.
    PPSH kishte shpallur botërisht se populli Kosovar me fitoren e
    revolucionit, në të dy vendet, do të fitojnë të drejtën e vendosjes së fatit
    të vet”.
    Agim Gashi, nga Lipjani.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt, shënimet e pavërtetuara. “Kobrës” do t'i jepet
    për detyrë që të identifikoi studentin nga Prishtina.
    Me një kopje të këtij raporti është njoftuar DSHSSH-Prishtinë.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 X SHSSH SKPB
    1 X DSHSSH Prishtinë
    1 X në lëndë në bank. “Kobra”
    1 X Evidencës
    Punëtori operativ,
    Sejfullah Sahatçiu
    T: ‘Durmishat’ shpërndanë trakte dhe organizuan vizitë në varrezat e
    heronjve
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    87
    punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 29.03.1985
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    Burimi: Bashkëpunëtori ‘Kobra’.
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së në
    Zvicër. Bashkëpunëtori ka dërguar raportin me shkrim më 18.03.1985,
    ndërsa në adresë të punëtorit operativ ka arritur më 28.03.1985.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më 29.03.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e disa anëtarëve të LRSSHJ-së në
    Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori në raportin e vet të dërguar me shkrim thotë: “Në klubin
    ‘Shotë Galica’ në Lozanë, në një bisedë me Shaqë N. nga Ferizaj apo
    Gjilani përmendi se është aktivist i njohur i ‘Lëvizjes’ dhe se brenda katër
    viteve të fundit ka dhënë kontribut të madh LRSSHJ-së. Shaqa është në
    moshë afër 48 vjeçar. Ky së bashku me Rrustem Mahmutajn i cili mbante
    flamurin në dorë dhe Salih Basha i cili iu ka paraprirë, kanë marrë pjesë
    në marshin protestues i cili është organizuar më 26 janar 1986 në
    Shtutgart-RFGJ. Në këtë marsh kanë marrë pjesë afër 800 veta nga
    vendet e ndryshme si nga Belgjika, Zvicra, Franca, Austria dhe SHBA. Në
    mesin e të tjerëve në këtë marsh protestues ishin edhe Salih Basha,
    Mehmet Rashiti nga Gjilani, përndryshe anëtar i klubit ‘Shotë Galica’ në
    Lozanë dhe korrespodent i ‘Zërit të Kosovës’.
    Mehmeti është shok i mire dhe ilaka me Selver Salihun nga Gjilani, i cili
    kishte qenë më parë studentë në Kosovë, e tani është sekretar i klubit
    ‘Shote Galica’ në Lozanë, ku edhe jeton. Selver në Jugosllavi ishte i
    dënuar për çështje politike, dhe se me ardhjen e tij në Zvicër luan një rol
    të madh e sidomos në klubin ‘Shotë Galica’ në Lozanë i cili ishte abonenti
    gazetës ‘Zër i Popullit’ dhe të njëjtat gazeta i sjell në lokalet e këtij klubi.
    Në këtë marsh protestues ishte edhe Zahir Zahiri, kushëriri i Zija
    Shemsiut, nga fshati Përlepnicë, KK Gjilan, i cili njihet dhe shoqërohet me
    Hasan Malën - “Mixhën”. Zahiri ka qenë në koncertin e Ansamblit të
    Shqipërisë në Bernë së bashku me bashkëshorten e vet e cila ishte e
    veshur me të kuqe dhe si pjesëtarë të këtij ansambli, bashkëshortja e
    Zahirit në disa raste, pas mbarimit të këngëve iu ka dhuruar lule.
    Gjithashtu kjo ka qenë pjesëmarrëse në demonstratat antijugosllave të
    88
    organizuara në Bernë, e veshur me rrobat sikurse në kuvertë, por me
    këtë rast në qafë mbante një shami të kuqe.
    Më dt. 24. 11. 1984, në një sallë të madhe ku ishim tubuar për të
    kremtuar ditën e flamurit kombëtar, bashkëshortja e Zahirit ka hapë
    programin duke lexuar një material të përgatitur për ketë ceremoni, e që
    ky kishte përmbajtje armiqësore, e gjatë leximit ka mbajt grushtin lartë e
    që në atë moment publiku prezent ka filluar brohoritjet “Parti Enver, jemi
    gati kurdoherë”, “Kosova Republikë” etj.
    Fjala hyrëse e kësaj femre, e cila ka qenë bukur e gjatë, është botuar në
    “Zërin e Kosovës” nr. 10 Nëntor 1984 në faqen 1, 3 dhe 10. ky tubim
    është mbajtë në një vend afër Cyrihut i quajtur Albiesguetli dhe së
    bashku me Zahirin dhe bashkëshorten, prezent ishte edhe vajza e tyre
    7-8 vjeçare, pastaj Shaqa N. Hajdar Sadrija nga rrethi i Gjakovës, Hasan
    Mala dhe Rrustem Mahmutaj. Të gjithë këta kishin siguruar një tavolinë
    dhe së bashku ishin ulur.

  3. #583
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush janë “durmishat”?

    Në bisedë me Kadri Avdullahun më tha se “më dt. 19.01.1983, në
    Shtutgart “Durmishat” kuptohet tradhtarët e vendit, së bashku me disa
    pisa tjerë organizuan dhe shpërndanë disa trakte dhe vizituan varrezat e
    heronjve tanë të Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, pastaj shpërndanë “Zërin e
    Kosovës” të falsifikuar. Këtë grup po e udhëheq Sadik Blakaj nga Ferizaj,
    Sabri Novosella, Xhafer Skënderaj-Durmishi, Milaim Zekaj nga Gjilani,
    dhe Haxhi Berisha nga Deçani. Milaim Zeka nga Gjilani, ky tradhtar është
    paraqit se është patriot revolucionar shqiptar, përkundrazi, duhet ta dini
    të gjithë se ai është tradhtar së bashku me të tjerët pasi ata po i paguan
    UDB-ja Jugosllave, vetëm e vetëm që ta pengojnë punën dhe
    veprimtarinë e lëvizjes.
    Për Milaimin është kuptuar edhe më herët, kur ishte Ansambli i Shqipërisë
    ne Shtutgart, gjoja ky si atdhetar ansamblit në fjalë iu ka dhuruar lule në
    shenjë respekti duke menduar se të tjerët nuk i dinë punët dhe
    marifetllëqet e tij.
    Gjithashtu, tradhtar është edhe Haxhi Berisha nga Deçani, i cili di diçka
    rreth vrasjes së heronjve tanë në Untergrupenbach afër Shtutgartit”.
    - SHAQA N. NGA Ferizaj apo Gjilani,
    - RRUSTEM MAHMUTAJ, NGA FSH. Lybeniq, KK Pejë,
    - Salih Basha
    - Mehmet Reshiti nga Gjilani,
    - Selver Salihu, nga Gjilani,
    - Zahir Zahiri, nga fsh. Pelepnicë, KK Gjilan,
    - Hasan Mala, nga Gjilani,
    - Bashkëshortja e Zahirit, nga Përlepnica, KK Gjilan,
    - Kadri Avdullahu,
    89
    - Sadik Blakaj, nga Ferizaj,
    - Sabri Novosella, nga Prishtina,
    - Xhafer Durmishi,
    - Milaim Zekaj, nga Gjilani,
    - Haxhi Berisha, nga Deçani,

  4. #584
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyra e ‘Kobrës’ të takohet me Kadri Avdullahun

    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt, shënimet pjesërisht të vërtetuara edhe nga
    burimet tjera. Ekziston mundësia që ‘Kobra’ gjatë përpilimit të raportit me
    shkrim nuk i ka përshkruar gjerësisht gjerat, gjë që mbetet që në
    kontaktin që do të behët në vend apo nëpërmjet formave tjera, rastet
    dhe personat do të jenë më të konkretizuar. ‘Kobrës’ i është dhënë për
    detyrë që të kontaktojë me Kadri Avdullahun dhe të njoftohet me për së
    afërmi me veprimtarinë e tij armiqësore.
    Me nga një ekzemplar të këtij raporti është njoftuar DSHSSH-Gjilan,
    Ferizaj dhe Pejë.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x DSHSSH-Gjilan
    1 x DSHSSH-Ferizaj
    1 x DSHSSH-Pejë
    1 x Në lëndë të “Kobrës”
    1 x Evidencës
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  5. #585
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra vazhdon të dërgojë materiale të shumta në UDB

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    Burimi; Bashkëpunëtori ‘KOBRA’
    Shënimet kanë të bëjnë me materialin propagandistik nga RPSSH
    i cili qarkullon në mesin e disa anëtarëve të LRSSHJ-së në Zvicër
    Shpenzime nuk ka pasur
    90
    Raporti paraqitet më 22. 03. 1985
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori ‘KOBRA’ përmes dërguatës postare e në emër të
    punëtorit operativ i cili e mban në lidhje ka dërguar 12 copë gazeta “Zëri i
    Popullit” Organ i komunitetit qendror të PPSH të datave 22, 23, 24, 26,
    27, 28 shkurt dhe 1, 2, 3, 5, 6 dhe 7 mars 1985. Në numrin e datës 23
    shkurt 1985 është titulli “Dënime të tjera kundër shqiptarëve në Kosovënë
    Pejë 9 veta dënohen gjer në ll vjet”, ndërsa në numrin e datës 27
    shkurt 1985, është artikulli “udhëheqësit jugosllavë ndjekin një politikë
    konstante antishqiptare”. Në këtë numër të gazetës përveç se bëhet fjalë
    edhe për Mehmet Shehun kundër tjera shkruhet: “… Në udhëheqjen
    shqiptare mund të futej dikur edhe Mehmet Shehu, agjent i fshehur i
    amerikanëve sovjetikë e jugosllavë. Por ai nuk mundi as të deformohet as
    të ndryshonte vijën marksiste-leniniste të partisë. Ai u likuidua pse ndeshi
    në unitetin e pathyeshëm të partisë në popullin …”
    Së bashku më këto gazeta ‘Kobra’ ka dërguar dhe librin “Lidhja Shqiptare
    e Pejës – Lëvizja kombëtare 1896-1900”, nga autori.
    Kristaq Prifti, e botuar në Tiranë më 1984.
    IV
    Vërejtjet operativ:
    Bashkëpunëtori me iniciativë e vet dërgon material të ngjashëm,
    bashkangjitur këtij raporti ju dërgojmë edhe gazetar dhe librin në fjalë.
    V
    Vërejtjet, çmimoret dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKBP
    1 x evidencës
    1 x në lëndën të bashkëpunëtorit ‘Kobra’

  6. #586
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Identifikimi i veprimtarisë së Njazi Mehmetit

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    91
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”.
    Shënimet kanë të bëjnë lidhur me LRSSHJ, në Zvicër
    Materiali është dërguar me dt. 26. 02. 1985, ndërsa në DSHSSh ka
    arritur më 7. 03. 1985,
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur
    Raporti paraqitet më 8.03.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSSHJ-së, në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori ‘Kobra’ nëpërmjet korrespondencës ka dërguar tri pjesë
    të gazetave të cilat bëjnë fjalë për demonstratat antijugosllave të
    organizuara në Perëndim. Në njërin prej këtyre artikujve me titull
    “Albanische Minderheit Jugoslaëien demonstriert in Bon” shihet Rrustem
    Mahmutaj i cili me veshje kombëtare në ballë të kolonës së
    demonstratave mban flamurin shqiptar. Në ketë, shihen demonstratat e
    organizuara nr. 6. 04. 1982, në Bon të RFGJ.
    Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lybeniq, KK Pejë, tani i punësuar në Zvicër
    në qytetin Bernë, për të edhe më parë është shkruar.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori edhe më parë ka dhënë shënime për Rrustem
    Mahmutajn, shënime këto të cilat janë treguar të vërteta. Meqë artikujt
    janë në gjuhën gjermane, për përmbajtjen e tyre nuk jemi te njohur
    përveç se shihen Rrustemi si pjesëmarrës në këto demonstrata. Nëse e
    doni fotografinë dhe një kopje të këtij raporti, ia dërgoni DSHSSH Pejë.
    Njihet për veprimtari armiqësore kundër sistemit të RSFJ-së. Kjo
    mbledhje përkujtimore është mbajtur në Kursall më dt. 27. 04. 1985,
    prej orës 14-18. “
    Nijazi Mehmeti, nga fshati Bilinicë, KK Gjilan, tani i punësuar në Bernë-
    Zvicër.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt, shënimet pjesërisht të vërtetuara. Në bisedën
    telefonike me ‘Kobrën’ ka pasur për detyrë që të identifikojë personin nga
    Gjilani, i cilin tani bën identifikimin e tij dhe jep emrin e Nijazi Mehmetit.
    (Shiko raportin e ‘Kobrës’ nr. 960333/85 të dt. 17. 05. 1985).
    bashkëpunëtori do të udhëzohet sipas depeshes suaj nr. 5-664/a-të dt.
    92
    18. 05. 1985, e cila bën fjalë për takimin e LRSSHJ-së për vdekjen e Zija
    Shemsiut si dhe për organizimin e demonstratave në Zvicër.
    IV
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x ShSSh SKPB
    2 x këtij Drejtorati
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  7. #587
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Asgjësimi i thirrjeve për katërvjetorin e demonstratave

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    RAPORT i BASHKËPUNËTORIT
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”.
    Shënimet kanë të bëjnë me aktivitetin e LRSHJ, në Zvicër, rreth shënimit
    të katërvjetorit të demonstratave kundërrevolucionare në Kosovë.
    Biseda është zhvilluar përmes telefonit më dt. 25. 03. 1985, në orën 22.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur
    Raporti paraqitet më 26.03.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e LRSSHJ në Zvicër.
    III
    Më datën 25.03.1985, në orën 22, bashkëpunëtori “Kobra” nëpërmjet
    telefonit nga Zvicra lajmëron: “Sot kam marrë afër 30 copë thirrje që ato
    t'i shpërndaj bashkëmendimtarëve të LRSSHJ-së, se më dt. 30.03.1985,
    do të mbahet një tubim në Gjenevë në shenjë të manifestimit të
    katërvjetorit të demonstratave kundërrevolucionare në Kosovë. Ky tubim
    mbahet në njërin prej klubeve të LRSSHJ në Gjenevë duke filluar në orën
    19. 30minuta. Thirrjet do t'i asgjësojë, ndërsa një ekzemplarë nëpërmjet
    korrespodencës do t’ju dërgoi juve. Do të marr pjesë në këtë tubim pasi
    sipas të gjitha gjasave ditën në fjalë nuk do të punoi. “
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    93
    Bashkëpunëtori i sigurt për çka edhe mendojmë se shënimet duhet të
    jenë të sakta. Meqë bashkëpunëtori do të marrë pjesë në këtë tubim, për
    çka ka shpreh edhe gatishmëri, me raportin e vet do të na lajmërohet
    rreth vërejtjeve të këtij tubimi. Lidhur me këtë jeni njoftuar edhe me
    depeshen tonë nr. 88 të datës 26.03.1985.
    V
    Vërejtjet, çmimet deh vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x ShSSh SKPB
    1 x në lëndë të bashk. ‘Kobra’
    1 x Evidencës
    1 x punë. Të vijës së II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  8. #588
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyrë e ‘Kobrës’: Ta përhapë lajmin se Ibrahim Kelmendi ka
    marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës


    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    punt.op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 24.05.1985.
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    Burimi: Bashkëpunëtori ‘Kobra’.
    Shënimet kanë të bëjnë me materialin propagandistik i cili qarkullon në
    mesin e disa pjesëtarëve të LRSSHJ-së në Zvicër.
    Materiali është dërguar nëpërmjet postës i cili nëpërmjet SHSSH SKPB në
    DSHSSH-Gjakovë ka arritur më dt. 23.05.1985.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më 24.05.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa pjesëtarëve të
    LRSSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori ‘Kobra’ nëpërmjet dërgesës postare e në emër të
    punëtorit i cili e mban në lidhje, ka dërguar këto materiale
    propagandistike 12 copë gazeta “Zëri i Popullit” organ i Komitetit Qendror
    94
    të PPSH, 6 copë “komunikata” për rastin e Zija Shemsiut, 4 copë
    “komunikata” rreth bashkimit të disa organizatave të LRSSHJ-së, 3 thirrje
    e pamfletit “Liria”, 6 fotokopje të “Zërit të Popullit” me artikuj të
    ndryshëm rreth ngjarjeve në Kosovë, 1 copë të fjalimit të Enver Hoxhës
    në Kongresin e 8 të PPSH, 1 komunikatë rreth vdekjes së Rexhep Malës e
    Nuhi Berishës dhe 3 fotografi të pjesëmarrësve në demonstratat e
    organizuara në Zvicër. Përveç këtyre materialeve bashkëpunëtori ‘Kobra’
    në raportin e vet me shkrim shkruan: “LRSSHJ për ftesën e 1 majit 1095,
    ka përgatitë disa trakte në gjuhën gjermane, frënge dhe ato angleze.
    Kështu që ne Cyrih, Bazel, Gjenevë dhe në qytete tjera rreth Zvicrës për
    këtë festë nga ana e qytetarëve të tyre janë organizuar marshe
    protestuese rreth rritjes së të ardhurave, rreth armëve bërthamore, por
    këto janë marshe tradicionale e duke e shfrytëzuar këtë, Rrustem
    Mahmutaj, Enver Avdullahu dhe Beat Schafer bënin shpërndarjen e
    këtyre trakteve me titull “Brot, Arbeit, Freiheit, Republik”.
    Rrustem Mahmutaj, nga fsh. Lybeniç KK Pejë,
    Enver Avdullahu, i njohur nga shërbimi.
    Beat Schafer, librashitës në Biel.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Fotografitë (tri copë) e dërguara nga ‘Kobra’ shihet Rrustem Mahmutaj
    dhe disa persona tjerë në njërën prej demonstratave antijugosllave të
    organizuara në Zvicër, e që këto fotografi do të ngelin në lëndën e
    bashkëpunëtorit me qëllim që me ardhjen e ‘Kobrës’ në vendlindje të bëjë
    identifikimin e personave tjerë. Nëse paraqitet nevoja e shërbimit, këto
    fotografi mund t'i riprodhojmë dhe të ju dërgojmë. Të gjitha materialet e
    përmendura, përveç fotografive, janë pjesë përbërëse e këtij raporti.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. ‘Kobra’
    1 x Evidencës.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    DREJTORATI i SHSSH, Gjakovë.
    Bashkangjitur aktit përcjellës ju dërgojmë materialin i cili në emër të
    Sejfullah Sahatçiut ka mbërritur nga Zvicra.
    Shtojcë: Plikoja me materiale
    SM Kryeshefi i Sektorit II, Enver Prekadinaj

  9. #589
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Aksioni ‘Dogma’

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    punt.op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 17.04.1985.
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    Burimi: bashkëpunëtori ‘Kobra’.
    Shënimet kanë të bëjnë lidhur me veprimtarinë armiqësore të LRSSHJ-së
    në Zvicër lidhur me aksionin ‘Dogma’.
    Biseda është zhvilluar nëpërmjet telefonit zyrtarë më 16.04.1985 në
    orën19,30.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më dt.17.04.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSSHJ-së.
    III
    Në bisedë telefonike me bashkëpunëtorin ‘Kobra’ përveç tjerash
    përmendi:
    “Në Cyrih, të dielën më dt. 14.04.1985 jam njoftuar se është mbajtur një
    mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës. Unë nuk
    kam qenë prezent por një lajm i tillë dëgjohet në mesin e punëtorëve
    tanë të punësuar në Zvicër. Gjithashtu deri më tani nuk më është e
    njohur që dikush nga LRSSHJ ka shkuar në RPSSH për pjesëmarrje në
    varrim të E. Hoxhës.
    Në kohën e fundit LRSSHJ i ka dërguar Komitetit Ndërkombëtar për të
    drejtat e njeriut një peticion me afro 400 nënshkrime e në të cilën
    përmenden padrejtësitë dhe terrori ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe
    Jugosllavi.
    Ndaj Ibrahim Kelmendit, shumica e anëtarëve të LRSSHJ-së kanë filluar
    të largohen duke e çmuar atë si të dyshimtë se ka marrë pjesë apo ka
    gisht në vrasjen e Isuf Gërvallës dhe të tjerëve.
    Ibrahim Kelmendi, i njohur nga shërbimi.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Shënimet e pavërtetuara por munden me qenë të sakta. ‘Kobra’ ka marrë
    detyra të reja rreth sigurimit të peticionit, nëse ka mundësi.
    96
    V
    Vërejtje, çmimet edhe vendimet e eprorit :
    Dërgohet
    2 X SHSSH SKPB
    1 X Evidencës
    1 X në lëndë të bashk. ‘Kobra’.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  10. #590
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Paraqitja e Naim Malës në skenë

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    punt.op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 16.04.1985.
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    Burimi: Bashkëpunëtori ‘Kobra’.
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të LRSSHJ në
    Zvicër.
    Bashkëpunëtori nëpërmjet dërgesës postare të dërguar më 10.04.1985.
    paraqet edhe raportin
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më dt. 16.04.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e disa anëtarëve të LRSSHJ-së në
    Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori nëpërmjet korrespodencës, ka dërguar librin doracak
    pamfletist “TITISTËT” e klubit të punëtorëve shqiptarë “Igballe Prishtina”
    të Gjenevës për pjesëmarrje në katërvjetorin e shpërthimit të
    demonstratave në Kosovë si dhe një “Memorandum” në gjuhën
    frëngjishte të cilën e ka botuar LRSSHJ, në Biel-Bienne. Pastaj
    bashkëpunëtori shkurtimisht lajmëron se: “Në mbrëmjen e 30.03.1985 e
    cila u organizua në Gjenevë, në një sallë të madhe , djali i Hasan Malës
    ka lexuar dhe mbajtur fjalën e mbrëmjes përkujtimore”.
    N. MALA, djali i Hasan Malës, i cili tani gjendet në Zvicër.
    IV
    97
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt, shënimet e vërtetuara pasi flasin materialet e
    dërguara. Sipas bashkëpunëtorit, për ketë rast ka dërguar raportin i cili
    ende nuk ka arritur. Lidhur me takimin që është mbajtur më 30.03.1985,
    jeni njoftuar me depeshen tonë nr. 88 të dt. 26.03.1985.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bashk. ‘Kobra’.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    MST: Informimi i opinionit për vrasjen e Zija Shemsiut në burgun e
    Beogradit
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    Punt.op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 11.05.1985
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    Burimi: Bashkëpunëtori ‘Kobra’.
    Shënimet kanë të bëjnë me LRSSHJ në Zvicër.
    Biseda është zhvilluar me 09.05.1985, përmes telefonit zyrtar, prej orës
    13,40 minuta.
    Më iniciativën e punëtorit operativ.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet me 11.05.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjellë veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSSHJ-së, në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori ‘Kobra’ përmes telefonit lajmëron: “Nëpër shumë qytete
    të Zvicrës e ashtu edhe në Bernë janë shpërndarë kumtesa në të cilat
    shkruhet për vrasjen e Zija Shemsiut. Në kumtesa përveç tjerash
    shkruhet: “Lajmërojmë se më dt. 04.05.1985 është vrarë vëllai ynë Zija
    Shemsiu në burgun e Beogradit nga ana e UDB-së Jugosllave”. Këso
    kumtesa kam vërejtur nëpër shumë vende dhe sasi të mëdha.
    98
    Janë duke u bërë përgatitjet për mbledhjet përkujtimore kushtuar
    vdekjes së Enver Hoxhës. Këto mbledhje gjerë në momentin e fundit nuk
    do të publikohen nga frika se a mos ndodhë sikurse me atë në Bernë kur
    pronari i restorantit nga frika se do t'i hedhin bombë, nuk iu ka lejuar
    lokalin-restorantin dhe gati dështoi kjo mbledhje përkujtimore (shiko
    raportin e bashk. ‘Kobra’ të dt. 06.05.1985, nr. 960276/85, vr. e
    punt.op.). Sipas disa të dhënave, këto mbledhje do të mbahen në pjesën
    e dytë të muajit maj 1985, duke filluar së pari në Lozanë e pastaj me
    radhë edhe në qytetet tjera të Zvicrës”.

  11. #591
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyra e Kobrës…

    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt shënimet pjesërisht të vërtetuara. Lidhur me këtë
    jeni njoftuar me depeshen tonë nr. 188/09.05.1985. në bisedë me
    bashkëpunëtorin i janë dhënë detyrë që në mesin e punëtorëve tanë të
    punësuar në Zvicër-Bernë dhe qytete tjera të përhap lajmin dezinformues
    gjoja se Ibrahim Kelmendi është ai njeri që ka marrë pjesë në vrasjen e
    vëllezërve Gërvalla, se si gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë është
    shoqëruar me organet e sigurimit dhe se Ibrahim Kelmendin do ta vrasin
    vëllezërit tjerë Gërvalla apo dikush tjetër nga LRSSHJ. Këto detyra i janë
    dhënë ‘Kobrës’ me sugjerimin e kryeshefit të sektorit të II të SKPB –
    SHSSH, Enver Prekadinaj.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bashk. ‘Kobra’.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  12. #592
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mendimi i Sekretariatit Federativ për ‘Kobrën’ dhe ‘Hiltonin’

    12.03.1985, Prishtinë
    Dega e SHSSH-sektori V, Gjakovë
    Në mbështetje të aktit po ua japim letërkëmbimin e fotokopjuar të SHSPB
    faqe deri nr. 270/60 datë 19.02.1985 e cila ka të bëjë me analizën e
    bashkëpunëtorëve “Kobra” dhe “Hilton”.
    Kryeshefi i Sektorit të II
    Enver Prekadinaj
    Sekretariati Federativ për Punë të Brendshme
    99
    Sekretariati Republikan për Punë të Brendshme
    .................................................. ........................?
    .................................................. ........................?
    Beograd
    SRPB RS e Serbisë-SHSSH sektori I - Kryeshefit Beograd
    SKPB KSA Kosovë - SHSSH sektori II - Kryeshefit Prishtinë
    LËNDA: Pozicioni operativ i ‘Kobrës’ dhe ‘Hiltonit’, të dhënat që kthehen.
    Duke u nisur nga detyrat me prioritet të programit të këtij viti e ky është
    puna me rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe zbatimin e komunikimit operativ
    për ndërtimin e pozicionit për ta luftuar emigracionin armiqësor shqiptar
    posaçërisht LPRSHJ-së, në këtë rast po japim analizën tonë lidhur me
    bashkëpunëtorit ‘Kobra’ dhe ‘Hilton’.

  13. #593
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ‘Kobra’ duhet të bie në kontakt me Xhafer Shatrin

    Vlerësojmë se ‘Kobra’ ka kushte që edhe më tutje të orientohet
    konkretisht në drejtim të udhëheqjes së LPRSHJ-së në Zvicër, dmth. që të
    drejtohet në drejtim të Kadri Abdullahut më perspektivë që të afrohet te
    Xhafer Shatri. Propozojmë që të shqyrtohet puna e përgjithshme,
    rezultatet, kushtet për shfrytëzim të mëtutjeshëm të tij, shkallën e
    përkushtimit, me qëllim që puna e ardhshme me ta të organizohet dhe
    drejtohet në drejtim të Xhafer Shatrit nëpërmjet Kadri Abdullahut. Në
    këtë drejtim duhet të ketë parasysh analiza e vazhdueshme sepse ‘Kobra’
    iu është ekspozuar presioneve edhe nga prezenca e shërbimit shqiptar
    dhe shërbimeve tjera informative.
    -Në punë me të duhet kujdes i madh dhe sjellje e tillë, e cila nuk
    përjashton mundësinë e tërheqjes së tij për bashkëpunim nga policia
    Zvicerane ose shërbimi shqiptar.
    Dëshira jonë është që përjetë të lidhemi – pas punëve të kontraktuara –
    në vlerësimin e efikasitetit të tij, punës së mëtutjeshme të organizimit
    dhe instruktimit konkret rreth mbajtjes së lidhjeve ...dhe tjetrit, me
    qëllim që nga ‘Kobra’ të krijojë një pozicion kualitativ operativ. Në punë
    me ‘Kobrën’ duhet të kemi parasysh edhe faktin se ka lidhje me
    ‘Hiltonin’….
    II
    Kemi analizuar dhe vlerësuar shumë të dhëna nga ‘Hiltoni’.
    Të dhënat nga ju gjashtë muajt e fundit të çojnë në përfundim se rasti i
    tij kërkon rishqyrtim përmbajtjesor.
    Një pjesë e të dhënave të cilat i ka ofruar janë shumë drastike dhe të
    orienton se “ONDSH” e E. Vazlia po përgatiten për të kryer aksione
    diversante terroriste , çka askush nga burimet ekzistuese të shërbimeve
    të SHSSH-së, dhe shërbimi i punëve të jashtme nuk i ka bazuar. Në anën
    tjetër të dhënat e përgjithshme na çojnë se ONDSH - deri sot nuk ka
    100
    përdorë terrorizmin. Më tutje nuk janë vërtetuar qëllimet e Shemsedin
    Kryeziut nga të dhënat e ‘Hiltonit’. Nuk e mban fjalën si në rastin më të ri
    lidhur me ONDSH “?” për futjen e 25 automatikeve. Ofron të dhëna, por
    asgjë më shumë. Vihet te përfundimi se me ‘Hiltonin’ si “zogistë të vjetur”
    , ONDSH dhe Vazliu nuk kanë ndonjë lidhje të besueshme, e gjithashtu
    edhe LPRSH dhe nëpërmjet tij ndoshta po na dërgojnë dezinformata, me
    qëllim që të lodhemi për verifikimin e tyre. Ndoshta dyshojnë për shkak
    të ardhjesh së shpeshtë në vend dhe me qëllim e dezinformojnë.
    Të dhënat e mëparshme obligojnë që të rishikohet dhe vlerësohet në
    mënyrë operative si në pikëpamjen e besueshmërisë, ashtu edhe në
    orientimin e ardhshëm të tij, e po ashtu lidhjet e theksuara me ‘Kobrën’.
    Si edhe në rastin e ‘Kobrës’ duam që patjetër të kyçemi për vlerësime të
    përbashkëta dhe orientimin e mëtutjeshëm me instruksione konkrete për
    këtë bashkëpunëtor.
    .................................................. ..................................?
    .................................................. ...................................?
    Duke u nisur nga të dhënat propozojmë punë operative në bashkëpunim
    me SHSSH të SKBP të Kosovës – sektori II lidhur me shfrytëzimin e
    mëtutjeshëm të ‘Kobrës’ dhe ‘Hiltonit’.
    Konkretisht lidhur me këtë marrëveshje dhe do të merremi vesh në
    telefon.
    22-AM/SI, Kryeshefi Ivan Llasiq
    Më 25.03.1985, Prishtinë
    Dega e SHSSH, Gjakovë
    Në mbështetje të akteve po ju ofrojmë materialet të cilat janë në emër të
    Sejfullah Sahatçiut të ardhura nga Zvicra
    Kryeshefi i sektorit II, Enver Prakadinaj
    SKPB KSAK-SHSSH
    Dega Gjakovë
    Punëtori operativ: Mehmet Haskaj
    Shënim zyrtar
    Datë 24.04.1985
    “Nëpërmes Rrustem Mahmutaj jam njoftuar me një punëtor që punon
    përkohësisht në Bernë me emrin Mark Prekaj ose Perkaj, i lindur në
    Gjakovë ose rrethinë, punon në një restorant në Bernë i cili quhet “Bir
    Hubelei”, i cili ka vizën “B”, ka jetuar vetë në Bernë, ndërsa tash ka
    marrë edhe vajzën e një emigranti nga Shqipëria i cili jeton në Kosovë.
    Në banesën e Mark Prekaj ose Perkaj, kam parë fotografinë e Enver
    Hoxhës, gazetën “Zëri i Popullit” dhe “Zëri i Kosovës”. Kam qenë
    personalisht në një bankë me Markun, ku Marku pagoi 32 franga belge në
    llogari të “Zërit të Kosovës” për parapagim. Ai mua më tha se e
    parapaguan për shkak se dikush i ka sjellë një dhuratë nga Shqipëria, por
    e kam dëgjuar kur punëtori i bankës, germë për germë, tregoi kujt po Ia
    101
    dërgon. Nga Mark Prekaj-Perkaj furnizohet me këtë literaturë një punëtor
    i rrethit të Gjakovës, që jeton në Pejë me emrin Gjin Alakaj”.
    Punëtori operativ
    Nënshkrimi
    Më 29.04.1985
    Prishtinë
    Degës së shërbimit të sigurimit shtetëror
    Gjakovë në mbështetje të akteve iu ofrojmë shënimet zyrtare të cilat
    kanë të bëjnë me njerëzit e rrethit tuaj.
    Kopje e vetme.
    Kryeshefi i degës SHSSH
    Asllan Sllamniku

  14. #594
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Letra kërcënuese në emër të shefit të restorantit “Bierxhubeli”

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    Punt.op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 14.05.1985
    Raport i bashkëpunëtorit
    (Plotësim i raportit nr. 96027685 të dt.06.05.1985)
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori ‘Kobra’.
    Shënimet kanë të bëjnë me tubimin e disa anëtarëve të LRSSHJ në Zvicër
    në mbledhjen përkujtimore kushtuar vdekjes së Enver Hoxhës.
    Raporti ka arritur më 11.05.1985 në adresë të punëtorit operativ.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më 14.05.1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSSHJ në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” përveç bisedës telefonike të zhvilluar më dt.
    29.04.1985, tani lidhur me rastin në fjalë bënë zgjerimin dhe plotësimin e
    raportit të vet, ku ndër të tjera shkruan: “Letra kërcënuese e dërguar në
    emër të shefit të restorantit “Bierxhubeli” që të mos iu lejojë tubimin
    anëtarëve të LRSSHJ-së, kishte përafërsisht këtë përmbajtje: “Shqiptarët
    në sallën e juaj do të organizojnë një tubim përkujtimor kushtuar Enver
    Hoxhës, mirëpo lutemi që tubimi i tillë mos të ju lejohet pasi tubimi ka
    102
    karakter politik dhe se ata që tubohen aty janë bandë komuniste të cilët
    zhvillojnë ideologji të vdekur marksiste-leniniste e staliniste. Ne jemi
    kundër ideologjisë së tyre dhe se për punën e tyre është lajmëruar edhe
    parlamenti. Prandaj kishte me qenë mirë që në restorantin tuaj të mos
    mbahet ky takim se në të kundërtën do të vëmë bombë dhe do ta
    asgjësojmë pasurinë tënde e së bashku me të do të kesh dëme edhe në
    njerëz”. Letra është shkruar në gjuhën gjermane ndërsa autori anonim.
    Nga frika, shefi i këtij restoranti dhe pas konsultimit me mua, ka hequr
    dorë nga rezervacioni duke vënë në hyrje të restorantin lajmërimin se
    sallën nuk mund ta jap nga frika e ndonjë eksplodimi. Kështu Brenda pak
    kohë Hasan Mala, Rrustem Mahmutaj dhe Adem Sadrija kanë rezervuar
    një sallë tjetër në vendin e quajtur “KURSALL” afër Bernës, për ç'gjë kanë
    paguar 700 franga zvicerane. Në këtë sallë ku ishin tubuar afër 180 veta,
    përveç të tjerëve foli edhe Kadri Avdullahu nga Gjeneva, i cili kërkoi nga
    të pranishmit që më grusht lart të ngrihemi në këmbë dhe të mbajmë zi.
    Pas këtij akti, Kadriu në fjalimin e vet ndër të tjera ceku: “Në ditën e këtij
    prilli pushoi së rrahuri zemra e birit të shtrenjtë të popullit shqiptar,
    shokut Enver Hoxha, sekretarit të parë të KQ të PPSH, kryetarit të
    këshillit të përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, komandantit
    të përgjithshëm të forcave të armatosura të RPSSH…” përveç Kadriut në
    këtë tubim foli edhe bashkëshortja e Kadriut, Sanija e lindur në fsh.
    Poliçkë KK Gjilan e cila përveç tjerash tha: “Të përkujtojmë jetën dhe
    veprën e pavdekshme të Enver Hoxhës, të ndajmë pikëllimin dhe
    dhembjen e madhe që i ka kapluar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë,
    për humbjen e birit më të shtrenjtë, themeluesit të partisë, udhëheqësit
    të LNÇ-së, ideologut dhe strategut të Shqipërisë. Të gjitha fitoret, të
    gjitha sukseset që ka arritur. Shqipëria socialiste, janë meritë e linjës së
    drejt të partisë së udhëhequr nga shoku Enver. Veprat e shokut Enver
    janë dhe do të mbesin busull, fanar ndriçues për të gjithë revolucionarët.
    Sa të drejta dhe të arsyeshëm ishin konkluzionet dhe mendimet e shokut
    Enver për Kosovën, të studiuara dhe të ndriçuara nën prizmin e
    marksizëm-leninizmit. Andaj shoku Enver jeton dhe do të jetojë për jetë
    në zemrat tona. Lavdi e përjetshme veprës së shokut Enver, Rroftë PPSH,
    Rroftë populli shqiptar” në çka të pranishmit me zë të lartë kanë brohoritë
    “Rroftë”.

  15. #595
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Edhe pse jam zviceran, veprat e Enver Hoxhës më kanë pëlqyer

    Në vazhdim të kësaj mbledhjeje përkujtimore fjalën e ka marrë Beat
    Schafer nga Biella, i cili ndër të tjera tha: “me rastin e së pushuarit të
    zemrës së Enver Hoxhës, të gjithë popullin shqiptar e kaploi mërzia sepse
    Enver Hoxhën ishte dhe mbetet një ideolog komunist, internacionalist,
    marksist-leninist. Unë kam lexuar në gjuhën gjermane shumë vepra të
    Enver Hoxhës e ndër to edhe “Titistët”. Edhe pse jam zviceran, veprat e
    103
    Enver Hoxhës i kam pëlqyer pamasë dhe i kam futur në jetë”. Pastaj
    fjalën e mori djali i Hasan Malës, i cili lexoi artikullin nga “Zëri i Popullit”
    me titull “Elegji për Enver Hoxhën” e botuar më 20 prill 1985, ndërsa
    Kadri Avdullahu u paraqit me dy poezi kushtuar Enver Hoxhës të marra
    nga “Zëri i Popullit” të dt. 21 prill 1985. Në këtë tubim ishte edhe Hajdar
    Sadrija dhe Adem Sadrija, e ky i dyti së bashku me Kadri Avdullahun dhe
    djalin e Hasan Malës përbënin njëfarë komisioni që kishte të bënte me
    përgatitjen e vjershave dhe poezive kushtuar këtij tubimi. Përveç të
    tjerëve, në këtë tubim është paraqitur edhe një shtetas turk i cili ndër të
    tjera tha: “Enver Hoxha nuk është vdekur sepse nuk vdes historia e tij. Ai
    vulosi epokën e vet, të gjithë proletareve dhe revolucionareve iu tregoi
    rrugën e revolucionit…” i njëjti i takon partisë marksiste-leniniste “TDKP”.
    Në këtë tubim ishin edhe Remzi e Shemsi Cakaj nga Kaçaniku, Rrustem
    Mahmutaj i cili solli edhe flamurin kombëtar dhe pas mbarimit të këtij
    tubimi ai bëri shpërndarjen e “Zërit të Popullit” dhe “Zërin e Kosovës”.
    Hasan Mala ishte në shoqëri të Shaqës nga Kaçaniku ndërsa me Shaqën
    ishte edhe nëna e tij së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Përveç
    tyre ishte edhe Sheremet N., i cili bënte shpërndarjen e materialit
    propagandistik, pastaj Ibrahim Kelmendi, Sadri Mulaj nga Kaliçani KK
    Pejë. Këtë tubim me kamerë e ka përcjellë një pjesëtar i LRSSHJ-së. Në
    fund të këtij “manifestimi” bashkëshortja e Kadri Avdullahut lexoi
    telegramin dërguar PPSH dhe organeve tjera. Ky telegram është botuar
    në “Zërin e Kosovës” nr.4-1985”.
    RRUSTEM MAHMUTAJ, nga fshati Lybeniq, KK Pejë,
    HASAN MALA, nga Gjilani,
    KADRI AVDULLAHU,
    SANIE ZEÇA-ZEKA, bashkëshortja e Kadri Zekës.
    BEAT SCHEFER, librashitës nga Biella,
    N. MALA; djali i Hasan Malës nga Gjilani,
    HAJDAR SADRIJA, nga Ponosheci KK Gjakovë,
    ADEM SADRIJA, nga Ponosheci KK Gjakovë,
    REMZI CAKAJ, nga Kaçaniku.
    SHEMSI CAKAJ, nga Kaçaniku,
    SHEREMET N.,
    IBRAHIM KELMENDI, i njohur shërbimit.
    N. AVDULLAHU, bashkëshortja e Kadri Avdullahut.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Burimi i sigurt, shënimet pjesërisht të vërtetuara. Lidhur me këtë raport
    nuk janë njoftuar drejtoratet tjera nga frika që mos të vihet gjerë tek
    dekonspirimi i bashkëpunëtorit.
    104
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “Kobra”
    1 x në (LPO) të Adem dhe Hajdar Sadriut.
    Punëtori operativ,
    Sejfullah Sahatçiu

  16. #596
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyra e Kobrës: Lansimi i dezinformatave

    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Bashkangjitur aktit përcjellës ju dërgojmë materialet, të cilat në emër të
    Sejfullah Sahatçiut kanë mbërri nga Zvicra.
    Shtojcë: Plikoja me materiale
    SM
    Kryeshefi i sektorit II, Enver Prekadinaj
    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Lidhur me raportin e bashkëpunëtorit “Kobra” nr. 276/85 te datës 06. 05.
    1985. ju njoftojmë se jemi të mendimit që në të ardhmen bashkëpunëtori
    sa më tepër të udhëtohet në lansimin e dezinformimeve të tilla, siç është
    ky lidhur me moslejimin e mbajtjes së tubimit në restorantin e
    përmendur, por gjithnjë duke pasur kujdes që mos të vijë deri te
    dekonspirimi
    SM. Shefi i sektorit II, Enver Prekadinaj

  17. #597
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mbledhja e parave për rregullimin e varrit të Zija Shemsiut

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë, punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 16. 05. 1985
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori ‘KOBRA’
    Shënimet kanë të bëjnë me ndihmat e LRSSHJ-së familjes së ish të
    dënuarit politik, tani të vdekurit Yija Shemsiu nga Gjilani.
    Biseda është zhvilluar më 16. 05. 1985
    Përmes telefonit në ora 14, 00
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet me 16. 05. 1985.
    II
    105
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa pjesëtarëve të
    LRSSHJ-së në Zvicër.
    III
    Më dt. 16. 05. 1985. bashkëpunëtori ‘Kobra’ nëpërmjet telefonit në
    mënyrë të shkurtër dhe të shpejtë lajmëron: jamë njoftuar se “LRSSHJ”
    në Zvicër ka mbledhur 7000 franka zvicerane të cilat do t'i dërgohen
    nënës së Zija Shemsiut si ndihmë për varrosjen dhe rregullimin e varrit të
    Zijaut. Personi i cili do ti sjellë këto para për mua është i panjohur pasi që
    një gjë e tillë paraqet fshehtësi për LRSSHJ-në. Këto të holla nuk di as
    nga kanë mundur t'i mbledhin pasi që deri më tani nuk kam dëgjuar e as
    nuk kamë dhënë kurrfarë ndihme në të holla për këto qëllime apo qëllime
    tjera.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt, shënimet të pavërtetuara. Është mirë që
    DSHSSH-Gjilan të marrë masat e duhura rreth vërtetimit të këtij shënimi.
    Bashkëpunëtorit iu është dhënë për detyrë që nëse dëgjon për personin i
    cili do ti sjellë këto para në Jugosllavi, të dedikuara për ndihmë familjes
    së Zija Shemsiut, menjëherë të na lajmërojë. Lidhur me këtë jemi
    njoftuar edhe me depeshen tonë 199 të dt. 16. 05. 1985.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet :
    2 X SHSSH SKPB
    1 X në lënd të bashk. “Kobra”
    1 X Evidencës
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatqiu

  18. #598
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Paralajmërim për demonstrata të reja në Cyrih

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë, punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 16. 05. 1985
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”.
    Shënimet kanë të bëjnë me organizimin e demonstratave antijugosllave
    në Zvicër – Cyrih, nga ana e “LRSSHJ-s”.
    Biseda është zhvilluar nëpërmjet telefonit më dt. 14. 05. 1985.
    106
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më 16. 05. 1985.
    II
    Bashkëpunëtori “KOBRA” përcjell veprimtarinë armiqësore të disa
    pjesëtarëve të “LRSSHJ”-s në Zvicër.
    III
    Nëpërmjet telefonit më dt. 14. 05. 1985 bashkëpunëtori “Kobra”
    lajmëron: “Para një jave pjesëtarët e “LRSSHJ”-s në Zvicër kanë bërë
    kërkesë organeve policore që t'u lejohen demonstrata të cilat do të
    organizoheshin në qytetin Czrih. Demonstratat i kanë paraqitur që të
    organizohen brenda muajit maj 1985.
    Në Lozanë është mbajtur mbledhja përkujtimore për vdekjen e Enver
    Hoxhës. Në këtë mbledhje kanë qenë afër 130 persona, e në mesin e tyre
    edhe Hajdar e Adem Sadrija nga Ponosheci, KK Gjakovë, dhe Rrustem
    Mahmutaj nga fshati Lybeniq, KK Pejë, në këtë tubim përkujtimor unë
    nuk kamë marrë pjesë”.
    Hajdar Sadrija, nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë (LPO)
    Adem Sadrija, nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë (LPO)
    Rrustem Mahmutaj, nga fsh. Lybeniq, KK Pejë tani jeton në Bërnë/Zvicër.

  19. #599
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Udhëzime për “Kobrën”

    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt ndërsa shënimet për demonstrata ende të
    pavërtetuara. “Kobrës” iu është dhënë për detyrë që nëse njoftohet më
    për së afërmi për organizimin e demonstratave, të na njoftojë menjëherë
    sa më urgjentisht. Njëherësh bashkëpunëtorit iu është dhënë për detyrë
    qe brenda mundësive t'i identifikojë personat që janë angazhuar më tepër
    në organizimin e kësaj demonstrate.
    Lidhur me këtë shënim jeni njoftuar edhe me depeshen tonë nr. 192 të
    dt. 14. 05. 1985. Me një insert të këtij raporti është njoftuar DSHSSH
    Pejë.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet: 2 X SHSSH SKPB
    1 X Në lëndën e Sadrijajve
    1 X në lëndë të bashk. “Kobra”.
    1 X insert DSHSSH Pejë.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  20. #600
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Kobra” duhet ta identifikojë një veprimtar nga Gjilani

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë, punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 17. 05. 1985
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: bashkëpunëtori “Kobra”.
    Shënimet kanë të bëjnë me materialin propagandistik që lexohet dhe
    qarkullon në mesin e pjesëtarëve të LRSSHJ, në Zvicër.
    Materiali nëpërmjet SHSSH-SKPB, ka arritur më 16. 05. 1985.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më dt. 07. 05. 1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa pjesëtarëve të
    LRSSHJ në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” nëpërmjet postës, në adresë të punëtorit
    operativ që e mban në lidhje, ka dërguar “Zërin e Kosovës” nr. 4IV. 1985.
    pastaj “Thirrjen” për tubimin përkujtimor që është mbajtur në Bernë si
    dhe 6 numra të “Zërit të Popullit” Organ i Komitetit Qendror të PPSH, të
    dt. 20, 21, 23, 24, 25, dhe 26 Prill 1985.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori tepër produktiv dhe deri me tani ka dhënë shënime
    interesante dhe të sakta. Ka marrë përsipër që të identifikojë një person
    nga apo rrethi i Gjilanit i cili ka filluar të merret me veprimtari
    armiqësore. Sipas bisedës telefonike, personin e njeh por ende nuk e ka
    identifikuar. Me “Kobrën” mbahen kontaktet e vazhdueshme nëpërmjet
    telefonit dhe letërkëmbimit.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “Kobra”
    108
    1 x Evidencës, Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu

Faqja 30 prej 49 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •