Close
Faqja 27 prej 49 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 540 prej 979
  1. #521
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB vendos bombë në librarinë e Beatit

    Raport i datës 05.01.1985
    “... Më 01.12.1984 viti, në Llozanë është mbajtur manifestimi për nder të
    28 Nëntorit - ditës së pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë rreth
    600-700 njerëz. Këtu kanë qenë të pranishëm vëllezërit Adem dhe Hajdar
    Sadria, Rrustem Mahmutaj, Faik Caka nga Doganajt, KK Kaçanik e të
    tjerë. Edhe në këtë takim si në të tjerët që i organizon LPRSHJ janë
    brohoritur parulla armiqësore. Pas përfundimit të këtij tubimi Hajdar
    Sadria ka shitur kaseta magnetofoni me këngë armiqësore të ardhura nga
    Shqipëria. Hajdari merret me shitjen e këtyre kasetave ndërsa paratë e
    fituara i jep për nevojat e LPRSHJ-së. Me këtë punë merret edhe i vëllai i
    tij Ademi, por ai ato vetëm i shpërndan... Në një bisedë që kam bërë me
    Hajdar Sadrinë më ka thënë: “Edhe nëse Kosova e fiton statusin e
    Republikës nuk do të mund të kthehem atje deri atëherë sa të mos
    bashkohemi me Shqipërinë...” Gjithashtu tha se i ka dalë afati i
    pasaportës dhe atë e ka çuar me postë në ambasadën tonë në Zvicër.
    Vetë nuk ka shkuar sepse është frikësuar se mund ta vrasin ose burgosin
    e pastaj ta kthejnë në Jugosllavi...
    ... Banesa e Rrustem Mahmutajt shërben si Klub i LPRSHJ-së dhe aty
    takohen shpesh Shaqa N. nga Ferizaj, Hajdar Sadria me vëllain e tij
    Ademin dhe disa njerëz të tjerë. Rrustem Mahmutaj është i martuar me
    18
    një nënshtetase ruse. Në muret e banesës së tij ka varur shumë parulla
    në të cilat mburret Enver Hoxha dhe Shqipëria... Në adresën e tij vijnë
    letra dhe literaturë propagandistike me origjinë nga Shqipëria. Për
    shpërndarjen e tyre Rrustemi m’i çon rregullisht nga 20 copë të ‘Zërit të
    Popullit’ të cilat unë i zhduk. Në një rast iu kam afruar Rrustemit për
    kinse futjen e materialeve në Jugosllavi, për ç'gjë ai më ka thënë: “Së
    pari duhet ta siguroj një lidhje të fortë në Universitetin e Kosovës në
    Prishtinë. Kjo praktikohet edhe me të tjerët të cilët çojnë material atje.

  2. #522
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Për tri orë shpërndahet materiali për të mos rënë në dorë të
    UDB-së”


    Ata në afat prej 3 orësh e shpërndajnë materialin e ardhur dhe pastaj e
    zhdukin me qëllim që të mos bien në duar të UDB-së...
    ...Kam mësuar, edhe për këtë ka shkruar edhe shtypi zviceran se në
    librarinë e BEATIT është montuar një bombë. Në këtë rast Beat ka
    deklaruar se bomba është vendosur nga ana e UDB-së, si dhe se ajo e ka
    parë njeriun i cili e ka vendosur bombën por nuk ka arritur që ta
    identifikojë... Lidhje e ngushtë e Beatit është një kushëri i Nuhi Berishës,
    ish-student nga Prishtina dhe figurë e rëndësishme në “Lëvizje” i cili së
    bashku me të shet material propagandistik të ardhur nga Shqipëria...
    ...Sipas bindjes sime dhe të shumë atyre që punojnë në Zvicër, ndër më
    aktivët e “Lëvizjes” janë Xhafer Shatri me pseudonimin “shpati”, Shaqa N.
    –”Lulëkuqja”, Hasan Mala - “Mixha” etj...
    ...Avdi Leku tash asgjë nuk përfaqëson, sepse shumica e anëtarëve të
    “Lëvizjes” e kanë humbur besimin tek ai. Po e konsiderojnë si agjent të
    UDB-së edhe kjo veçanërisht pas ardhjes së babait të tij Isës, i cili në
    Zvicër ka qëndruar rreth 6 muaj. Për Avdiun po edhe për Isën po flitet se
    kanë ardhur me detyrë që t'i zbulojnë njerëzit... Nga ai askush nuk merr
    material propagandistik, nga frika se mund t'i zbulojë. Kohët e fundit
    Avdiu nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim...”

  3. #523
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Detyrë parësore, orientimi i popullit në luftë ose demonstrata të
    reja...”


    Raport i datës 07.01.1985
    “...Para disa ditësh në Gjenevë jam takuar me Kadri Abdullahun nga
    Gjilani dhe Sadri Mulajn nga Kaliqani KK Pejë. Gjatë bisedës që e kemi
    zhvilluar në një restorant, Kadri Abdullahu më ka thënë, “duke e
    vlerësuar gjendjen në Kosovë e cila është e rëndë, ne si anëtarë të
    LPRSHJ-së e që jemi përfaqësues të popullit, duhet t'i mobilizojmë të
    gjitha forcat dhe të dëshmohemi se mund ta godasim armikun në kokë.
    Është detyrë e çdo shqiptari e edhe e jona, që sa më shumë ta
    shpërndajmë “Zërin e Kosovës” brenda në Kosovë. Ne shokët, duhet të
    19
    lidhemi ngushtë që popullin e Kosovës ta pajisim me literaturë sa më të
    mirë në gjuhen shqipe, në të gjitha mjediset, me qëllim që t'i
    kundërvihemi regjimit serbomadh të Beogradit... Duhet t'i forcojmë
    radhët tona dhe konspiracionin... na mbetet për detyrë që ta orientojmë
    besimin e popullit në luftë ose demonstrata të reja... që të angazhohemi
    në shpërndarjen e trakteve në organizatat punuese, që të organizohen
    grupe në fabrika dhe jashtë tyre, me qëllim që ta zgjidhim çështjen e
    Kosovës. Duhet të jemi aktiv në organizimin e demonstratave për ta
    njoftuar botën dhe Organizatën e KB që shqiptarëve iu takon Republika...
    ...Sadri Mula është pjesëmarrës në disa demonstrata antijugosllave në
    Zvicër-Bernë, dhe është simpatizanti i madh i Enver Hoxhës ...

  4. #524
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LPRSHJ organizon protestë në Shtutgart të Gjermanisë

    Raport i datës 22.01.1985
    “...më datë 26.02.1985 në Shtutgart/Gjermani do të mbahet një marshim
    protestues të cilin e organizon LPRSHJ, dhe për këtë qëllim janë
    shpërndarë ftesat, nga të cilat duket se vendi i grumbullimit është
    “SCHLASTLPLATZ” duke filluar nga ora 11,30 minuta, dhe që nga këtu do
    të vazhdohet drejt varreve të vëllezërve Gërvalla...
    Në bazë të materialeve të cilat i ka dërguar bashkëpunëtori ynë
    nëpërmjet postës, janë shkruar 26 raporte, të cilat kanë të bëjnë
    kryesisht për materialet e shkruara propagandistike të veprimtarisë së
    Shërbimit të Zbulimit Shqiptar, LPRSHJ si dhe shpërndarjes së literaturës
    propagandistike antijugosllave me origjinë nga Shqipëria.

  5. #525
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rrugët e Gjenevës gumëzhinin nga brohoritjet dhe altoparlantët e
    shqiptarëve


    Raport i datës 26.03.1985
    “...më 25.03.1985 i kam marrë rreth 30 ftesa për t'i shpërndarë në mesin
    e bashkëmendimtarëve të LPRSHJ-së, në të cilat thuhet se më
    30.03.1985 në Gjenevë do të mbahet tubim protestues me rastin e 4
    vjetorit të demonstratave kundërrevolucionare në Kosovë. Ky tubim do të
    mbahet në një nga klubet e LPRSHJ-së në Gjenevë me fillim në orën
    19,30 minuta...”
    Parullat, transparentet e brohoritjet kishin këtë përmbajtje: “Kosova
    Republikë”, “Freiyheit Fur Kosovo”, “Regjimi fashist”. “Jugosllav”. “Rofshin
    patriotët shqiptarë”, “Poshtë trathtorët”, “Poshtë armiqtë e vendit”,
    “Poshtë spiunët”, “Rroftë Kosova Republikë”. Demonstruesit kanë
    shpërndarë pamflete qytetarëve zviceranë të cilët e kanë përcjellë këtë
    demonstratë. Në afërsi të Ambasadës sonë, nga një veturë në të cilën
    ishin montuar altoparlantët, me mikrofon kolonën e udhëhiqnin Xhafer
    20
    Shatri dhe vëllai i Rexhep Malës, të cilin anëtarët e “Lëvizjes” e kanë
    pagëzuar me emrin “Mixha”. Pas tyre menjëherë vinte Rrustem Mahmutaj
    nga rrethi i Pejës e pastaj vinin kujdestarët të cilët kujdeseshin për
    disiplinën, si Salih Basha, Hajdar dhe Adem Sadria nga Ponosheci, KK
    Gjakovë, dhe disa studentë nga Kosova. Në këto demonstrata ka qene
    edhe vëllai i Ibrahim Kelmendit, i cili kishte ardhur nga Gjermania. Në
    demonstrate ka pasur studentë nga Kosova, gra, fëmijë dhe një student
    nga Nikaragua, i cili studion në Gjenevë, me emër Karlos Mayorga.
    Para Ambasadës ka folur Xhafer Shatri, i cili foli për gjendjen në Kosovë,
    duke përmendur se tani atje janë burgosur e dënuar mbi 70 shqiptarë etj.
    Xhaferi foli edhe në gjuhën serbokroate duke iu drejtuar Ambasadës. Në
    këto demonstrata kanë marrë pjesë Selim Hazeri nga rrethi i Prishtinës,
    Kadri Istogu nga Mitrovica e Titos etj.
    Pas mbarimit të demonstratave diku rreth orës 13.00, demonstruesit
    kanë vazhduar rrugën dhe kanë shkuar në restorant të hotelit “Daren
    zuguhagases 9 Bernë”, në katin e dytë, ku kanë vazhduar me program.
    Në këtë program nuk kam shkuar pasi që më është dashur të punoj prej
    orës 14.00. Kam dëgjuar nga të tjerët se në këtë restorant atë ditë janë
    shpërndarë mbi 200 copë “Zëri i Kosovës”.
    - Xhafer Shatri, i njohur nga shërbimi
    - Hasan Mala “Mixha”, vëllai i Rexhep Malës, i njohur nga shërbimi.
    - Salih Basha, aktivist i dalluar i LRSHJ-së.
    - Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lubenik, KK Pejë, i njohur nga
    shërbimi.
    - Hajdar Sadria, nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, i njohur nga
    shërbimi LPO
    - Adem Sadria, nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, i njohur nga shërbimi
    LPO
    - N. Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, i punësuar në Gjermani
    - Selim Haziri, nga rrethi i Prishtinës.
    - Kadri Istogu, nga Mitrovica e Titos, për të cilin edhe më parë është
    shkruar.

  6. #526
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ‘Kobra’ lajmëron për ‘Dasmën e madhe në Bernë’

    IV

    Vërejtjet e punëtorit operativ:

    Bashkëpunëtori ‘KOBRA’ edhe pse është angazhuar në bazë të materialit
    komprometues dhe në punë me ne është relativisht një kohë të shkurtë,
    ka dhënë shënime interesante dhe të sakta. Me të dëgjuar për
    organizimin e demonstratave, ‘KOBRA’ me anë të telegramit, sipas
    marrëveshjes, lajmëron Shërbimin për “dasmën e madhe në Bernë” me
    ç'gjë jeni njoftuar edhe me depeshen tonë nr. 152 të dt. 13.07.1984. Në
    21
    takimin e ardhëm do të sqarohen disa të dhëna të korrespodencës së tij
    me ne lidhur me punën e klubit të LRSHJ-së në Bernë, takimi iu është
    caktuar më 10.08.1984. Me anë të korrespodencës bashkë, ka dërguar
    “Zëri Popullit”, një pjesë të gazetës në gjuhën gjermane mbi
    demonstratat e organizuara në Zvicër si dhe një fletë nga “Zëri i Kosovës”
    që do të jenë pjesë përbërëse e këtij raporti:
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit,
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x Në lëndë të bashkë. “HILLTON”
    1 x punëtorit të vijës II.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu.
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, sektori II
    punt.op. Sejfullah Sahatçiu
    MË 24.07.1984

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raporti i bashkëpunëtorit

    I

    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë më shpërndarjen e materialit propagandistik nga
    ana e organizatës armiqësore “LRSSHJ” në Zvicër.
    Materiali është dërguar me postë dhe mban vulën në pliko të dt.
    2.07.1984 nga Berna.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit e sipas marrëveshjes
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 24.07.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e LRSSHJ-së në Zvicër/Bernë

  8. #528
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dërgimi i materialit propagandistik

    III

    a/ Nëpërmjet postës bashkëpunëtori ka dërguar në adresën time librin
    “Asim Vokshi” e botuar në Tiranë në vitin 1982 pastaj disa insert…. Të
    22
    disa heronjve kombëtarë dhe inserti mbi “70 vjetorin e Lidhjes së
    Prizrenit” si dhe adresën ku shiten librat.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ,
    Bashkëpunëtori vazhdimisht na dërgon material të ndryshëm
    propagandistik. Me ardhjen e tij në vendlindje do të bisedohet përsëri e
    sidomos rreth demonstratave të organizuara në Bernë më 14.07.1984,
    pasi i njëjti në këtë qytet edhe punon.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit,
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    2 x Këtij Drejtorati
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu
    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Telegrami nr. 152
    13.07.1984
    SHSSH-SKPB-SKSAK
    SEKTORI II
    PRISHTINË
    Sot më 13.07.1984, nga një pozicion operativ i ynë kam marrë
    telegramin me këtë përmbajtje: “më 14. në ora 9 fillon dasma në Banhof
    deri në...” në vazhdim thuhet: “dasma do të bëhet e madhe”
    Kjo do të thotë se më datën dhe orën e caktuar do të organizohen në
    Bernë demonstrata, për ç'gjë ju keni lajmëruar edhe më parë me
    shënime dhe telegram .
    Mk/mk
    Kryeshefi
    Fehmi Macula

  9. #529
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyra e ‘Kobrës’, fokusimi i veprimtarëve të LRSHJ-së

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Më 14.05.1984
    23
    Shënim Zyrtar
    Më dt.11.05.1984 nga ana e bashkëpunëtorit ‘Kobra’ nëpërmes të
    korrespodencës më kanë arritur broshura me titull ‘Fjala para zgjedhjeve
    për legjislaturën e 10 të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, të
    mbajtur në zonën elektorale të Tiranës në nëntor të vitit 1982.
    Bashkëpunëtori nuk shkruan se ku apo nga kush ka marrë këtë broshurë.
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    2 x këtij Drejtorati
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu.
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, sektori II
    punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raporti i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me letrën në të cilën shihet data 23.05.1984
    ndërsa ne e kimi marrë nga SHSSH SKPB më datë 2.06.1984.
    Në iniciativën e bashkëpunëtorit sipas marrëveshjes
    Shpenzime nuk ka pasur
    II
    Bashkëpunëtori para se të shkojë në Zvicër pas pushimit ka për detyrë që
    të interesohet për veprimtarin e LRSHJ.
    III
    Bashkëpunëtori “KOBRA” përmes korrespodencës dërgon librin e Jusuf
    Gërvallës “Bekimi i nënës” e botuar në Tiranë, në vitin 1982. dhe një fletë
    në të cilën shihet fotografit e Jusuf e Bardh Gërvallës e të Kadri Zekës e
    në të shihet edhe parulla armiqësore “Kosova Republikë”. Përveç këtyre
    bashkëpunëtori “KOBRA” ndër tjera shkruan: “Hasan Mala i cili tani
    gjendet në burg ka marrë pjesë në çdo demonstratë që është organizuar
    në shtetet e Perëndimit. Ka punuar një kohë të gjatë pa dokument
    përkatës në Zvicër. Tepër është aktiv në veprimtarin armiqësore dhe e
    mban besa se përndryshe nuk kishte mundur të sillet ashtu. Hasani
    merret me shpërndarjen e pamfleteve të ndryshme, ka qenë shok i
    24
    pandarë i Zija Shemsiut, bile para se të kthehet Zija Shemsiu për në
    Jugosllavi veturën e vetë ia ka lënë Hasanit. Përveç Hasanit më ka ra të
    dij edhe për Taib Zekën i cili më par kishte punuar si konduktor në Gjilan
    apo Tetovë përndryshe vëllai i Kadri Zekës i cili është vrarë. Gjithashtu
    flitet se është pjesëmarrës i të gjitha demonstratave. Më parë gabimisht
    ju kam njoftuar për Kathrin Asal se gjoja është e martuar për Kadri
    Istogun e në të vërtetë Kathrin Asal kishte qenë gruaja e Kadri Zekës e
    cila shet edhe sot e kësaj dite libra në bibliotekën Buchandalung
    35.BIEL.( shiko raportin e bashkëpunëtorit “Kobra” të dt.19.04.1984. vr.e
    pun.operativ.

  10. #530
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raportimet e Kobrës rreth veprimtarisë së Zija Shemsiut

    Për klubin “Tefik Qanga” në Bernë dihet mirë se Zijah Shemsiu ka qenë
    organizator për formimin e tij si dhe disa shokë të tij si Hysen Fetahu nga
    fshati Gajre, KK Tetotovë, i cili ka qenë i pandarë nga Zijaja. Gjithashtu
    Zijau ka qenë shokë tejet i mirë me Hajdarin dhe vëllain e tij (sigurisht
    bëhet fjalë për Hajdar dhe Adem Sadriun nga Ponosheci, KK Gjakovë,
    pasi Hajdari edhe jeton në Bernë, vërejtje e punëtorit operativ). Pas
    burgosjes së Zijah Shemsiut, klubi në fjalë nuk është duke funksionuar
    dhe se aktiviteti i tij është rënë në tërësi. Para dy muajsh Rrustem
    Mahmutaj nga fshati Lybeniq, KK Pejë ka ranë në kontakt me një shef të
    restorantit (me siguri bëhet fjalë për restorantin “Zolli-Kofen” ve.e
    pun.op) i cili ia ka mundësuar sallën. Kështu më 14.04.1984 jemi
    mbledhë disa punëtorë tanë që punojnë në Bernë, pasi që më parë ua
    kishte lajmëruar Rrustemi se po këtë ditë vijnë disa shokë të “Lëvizje” për
    të formuar klubin në Bernë, Në këtë takim erdhi Hajdar Sadrija, Salih
    Basha si dhe dy studentë nga Berna dhe Rrustem Mahmutaj i cili
    paraqitej si kryetar. Fjalën kryesore e mbajti Salih Basha dhe një student
    nga Prishtina. Në fjalët e veta, qëllimi kryesor ishte që ne të organizohem
    sa më mirë të zhvillojmë aktivitetin e klubit duke shikuar dhe çfarë filma
    të ndryshëm të shpërndajmë “Zërin e Kosovës” etj. Në këtë tubim erdhi si
    vendim që sallën e këtij restoranti ta marrim me qira për dy muaj, të
    paguhen 200 copë “Zërin e Kosovës” ndërsa nga ana e “Lëvizjes” ata u
    zotuan se do të na furnizojnë me materiale tjera. Menjëherë Rrustem
    Mahmutaj i shpërndau thirrjet dhe kështu më dt. 22.04.1984 luajti filmi
    “Flaka e Maleve” e që në këtë shfaqje për mua recituan dy vjersha nga
    “Këngët e Lirisë”. Gjithashtu më 29.04.1984 ka luajtur filmi “Shota dhe
    Azem Galica” e të cilin film e kanë përcjellë një numër mjaft i madh i
    shikuesve e pastaj janë shpërndarë afro 30 copë “Zëri i Kosovës” pastaj
    disa revista tjera. Gjithashtu janë shpërndarë edhe disa pamflete me
    qëllim që të organizojnë demonstratat për festën e NJË MAJIT.
    Salih Basha ka qenë shokë i ngushtë i Zija Shemsiut, është ndër
    aktivistët e dalluar në qytetin Bazell”
    25
    - Hasan Mala, punëtor në Zvicër
    - Zija Shemsiu, tani i dënuar politik
    - Taib Zeka, punëtor në Zvicër, vëllai i Kadri Zekës
    - Kathrin Asal, pranë bibliotekës ku shitet materiali propagandistik dhe ai
    më prejardhje nga RPSSH, shtetas Zvicerane jeton në Biellë.
    - Hysen Fetahu, punëtor në Zvicër, përndryshe nga fshati Gajre, KK
    Tetovë.
    - Hajdar Sadrija, nga Ponosheci, KK Gjakovë, punëtor në Zvicër/Bernë, i
    martuar me shtetasen Zvicerane. Për veprimtari armiqësore të tij DSHSH
    Gjakovë e mban nën tretmanin si (PO)
    - Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lubeniq LL Pejë punëtor në Zvicër për të
    cilin kemi shkruar edhe më parë.
    - Adem Sadrija nga fshati i dalluar në veprimtarinë armiqësore ndaj
    sistemit të RSFJ-së, tani jeton në Zvicër/Bazel..
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ
    Shënimet e prezantuara janë të vërtetuara edhe nga burimet tjera. Me
    ardhjen e “Kobrës” në vend do të detajohen edhe disa momente tjera. Së
    bashku me raportin ju dërgojmë edhe poezitë e Jusuf Gërvallës, “Bekimi i
    nënës dhe fotokopjen e Lajmërimit”.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “KOBRA”
    1 x punëtori të vijës II
    1 x evidencës
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  11. #531
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra ka dhënë gjëra shumë interesante, presim ardhjen e tij...

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punë e op. Sejfullah Sahatçiu
    RAPORT BASHKËPUNMI
    26
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    Shënimet kanë të bëjnë me LRSHJ në Zvicër
    Dërgesa është dërguar më dt.5.06.1984 (shihet vula) ndërsa në Gjakovë
    përmes SHSSH ka arritur më 14.06.1984
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 16.06.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ në Zvicër
    Bernë.
    III a) Bashkëpunëtori “Kobra” në letrën e dërguar në të ka futur edhe
    numrin e katërt, maj 1984 të fletushkës me përmbajtje armiqësore “Zëri i
    Kosovës” dhe një hartë të RPSSH me një parathënie në gjuhën gjermane
    IV Vërejtjet e punëtorit operativ:
    “Kobra” në disa raste ka dërguar materiale të tilla dhe se gjer më tani ka
    dhënë shënime interesante. Së shpejti presim ardhjen e tij në vendlindjen
    me ç’rast gjerësisht do të bisedohet me të dhe do t'i jepen detyra të reja.
    Bashkangjitur me shënim ju sjellim dhe fletushkën “Zëri i Kosovës” nr.4.
    Maj 1984.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    2 x këtij DREJTORATI
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punë op. Sejfullah Sahatçiu
    RAPORT I BASHKËPUNTORIT
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    Shënimet kanë të bëjnë me LRSHJ në Zvicër
    27
    Shënimet janë prezantuar dhe dërguar më poshtë më dt.1.05.1984,
    ndërsa kanë arritur më dt.10.05.1984.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 10.05.1984
    II
    Bashkëpunëtori është i orientuar që të përcjellë veprimtarinë armiqësore
    antijugosllave të LRSHJ-së në Zvicër/Bernë
    III
    “Në demonstratat e organizuara për 1 Maj në Bernë, kam qenë edhe unë.
    Në këto demonstrate pak shqiptarë kanë marrë pjesë në to. Me vete kanë
    pasur flamurin shqiptar dhe dy parulla dhe dy flamuj “proletar të gjitha
    vendeve bashkohuni: Për këto demonstrate janë shpërndarë “Traktet për
    Një Majin” në gjuhën shqipe si dhe ato në gjuhën gjermane.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ
    Bashkëpunëtori “Kobra” është në fazën e vërtetimit pasi është angazhuar
    në bazë të materialit komprometues. Me postë ka dërguar dy fletushka
    “Zëri i Kosovës” nr. 3 të muajit mars 1982 dhe 3 nëntor 1982 pastaj 10
    “traktet për Një Maj” 7 trakte në gjuhën gjermane. Një fletë të
    fotokopjuar nga gazeta “Zëri i Popullit” i cili bënë fjalë për dënimet dhe
    masa shtypëse kundër shqiptareve në Jugosllavi”, një fotokopje të një
    gazete në gjuhën gjermane që bën fjalë për demonstratat në Kosovë dhe
    një “njoftim për koncertin që është organizuar më 24.07.1982, në Bernë,
    të cilat së bashku me raport po ju dërgojmë.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit
    Dërgohet:
    3 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashkë. “ KOBRA”
    1 x Evidencës
    1 x punëtorit të linjë së II
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  12. #532
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ndjekja e Kadri Istogut

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, sektori II
    Punëtori Operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Raport bashkëpunëtori
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të pjesëtarëve të
    “LRSHJ” në Zvicër
    Shënimet janë prezantuar nëpërmjet korrespodencës më dt.17.04.1984.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 19.04.1984
    II
    Bashkëpunëtori para se të niset për në Zvicër/Bernë ka marrë për detyrë
    që të interesohet për veprimtarinë e LRSHJ-së.
    III
    Bashkëpunëtori në kovertin e dërguar përveç disa broshurave me
    përmbajtjen armiqësore shkruan edhe këtë: “Jam informuar rastësisht se
    Kathrin Asal është një grua në moshë afër 40 vjeçare e cila i ndihmon
    “Lëvizjes për formimin e Republikës shqiptare në Jugosllavi” Më parë
    Kathrin ka qenë e martuar për një shtetas turk, mirëpo para 6 vitesh ajo
    kalon me Kadri Istogun dhe së bashku me të kanë qenë disa herë në
    Kosovë. Kadriu është i lindur në Istog, mirëpo tani nuk e dinë se ku jeton
    si dhe familja e tij. Adresa e tij në Zvicër është kjo: Kadri Istogu,
    Osternundigen, Elemeut Grust Ag. Libelleuëeg 8a.”
    Kathrin Asal 2503 – Biel- Biende-Zvicër,
    Kadri Istogu, i lindur në Istog.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Shënimet e prezantuara janë të pavërtetuara. Meqë bashkëpunëtori ka
    edhe broshurat “pse përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve
    në Kosovë”, “Shtypi botëror rreth ngjarjeve në Kosovë” Rojtar i
    Shqipërisë së …” dhe “ Fragmentin e çeljes së Kuvetit të Prizrenit do të
    jenë përbërës e këtij raporti.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit
    Dërgohet:
    29
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashkë. “KOBRA”
    1 x evidencës
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  13. #533
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dërgimi i pandërprerë i materialeve në UDB

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori Operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Raport nga bashkëpunëtori
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarin armiqësore të LRSHJ, në Zvicër.
    Materiali është dërguar nëpërmes të postës e që në pliko shihet data
    5.03.1984, në adresë të punëtorit operativ i cili e mban në lidhje
    bashkëpunëtorin.
    Shpenzimet rreth këtyre dërgesave, më vonë do të dihen.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Më 13.03.1984.
    II
    Bashkëpunëtori para se të niset për në Zvicër/Bernë ka marrë për detyrë
    që të interesohet për veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së.
    III
    Bashkëpunëtori nëpërmes të postës ka dërguar këto materiale
    propagandistike-armiqësore; “Romanin e Jusuf Gërvallës me titull ‘Rrotull’
    të botuar në Tiranë në vitin 1983, fotografitë e formatit të madh të Adem
    Demaçit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, pastaj fotografinë e përbashkët
    të Jusuf dhe Bardh Gërvallës dhe Kadri Zekës”. Thirrjen për dyvjetorin e
    vdekjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës,
    panoramën me shqiponjë me mbishkrimin me parulla armiqësore “Kosova
    Republikë”, falënderimin që bën LRSHJ për ndihmat e dhëna familjeve të
    të burgosurve, komunikatën rreth rastit të Rexhep Malës dhe Nuhi
    Berishës, thirrjen për demonstratat e 2 Marsit 1984 të organizuara në
    Gjenevë – Zvicër, kënga kushtuar Rexhep Malës dhe Nuhu Berishës e
    shtypur në gjashtë faqe, gazeta “La Suise” e cila bën fjalë për
    demonstratat e organizuara në Gjenevë si dhe vizitkartën –
    30
    FRAHNENFARBRIK BERN – HUMA CHER - SCHALCH AG – ku në pjesën e
    pasme të saj është edhe vula e Rrustem Mahmutajt nga fsh. Lybeniq, KK
    Pejë, i cili është i njohur nga Shërbimi si anëtar aktiv dhe person tepër
    interesant i LRSHJ-së në Zvicër.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Materialet e cekura në këtë raport do të jenë pjesë përbërëse e këtij
    shënimi.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet:
    2 x SKPB SHSSH
    1 x evidencës
    1 x në lëndë të bashkëpunëtorit
    1 x punëtorit të linjës II
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  14. #534
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra merr diplomën e falsifikuar për klasën e VIII

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me Hajdar dhe Adem Sadrijën nga fsh. Ponoshec,
    KK Gjakovë; Avdi Lekun nga Gjakova dhe Zija Shemsiun nga Gjilani, të
    gjithë të punësuar në Zvicër, mbi veprimtarinë armiqësore nga pozitat e
    nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.
    Takimi është mbajtur më 03.02.1984 në lokalet e DSHSSH Gjakovë, prej
    orës 10.00 -12.00.
    Me iniciativën e punëtorit operativ
    Shpenzimet operative nuk ka pasur
    Me 07.02.1984
    II
    31
    Bashkëpunëtori ka marrë për detyrë që të kontaktojë me anëtarët e
    familjes së Avdi Lekut.

  15. #535
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Veprimtarët e LRSHJ-së vizitojnë Shqipërinë

    III
    “Kam dëgjuar se Hajdar dhe Adem Sadrija nga fsh. Ponoshec, KK
    Gjakovë, dhe Zija Shemsiu nga Gjilani, kanë qenë si turistë në RPSSH.
    Jam i sigurt se Avdiu nuk ka qenë pasi që me ardhjen e tij atje i njëjti ka
    dorëzuar pasaportën në policinë Zvicerane për të kërkuar azil politik dhe
    gjer më tani ende nuk ka kurrfarë pasaporte. Ende nuk ka arritur që
    Avdiu të marrë azilin politik dhe për këtë arsye pa kurrfarë pasaporte nuk
    ka mund të vizitojë Shqipërinë. Flitej në mesin e punëtorëve se personat
    që kanë qenë në vizitë në RPSSH, atje kanë qenë të pritur tepër mirë,
    kanë vizituar shumë qytete monumente historike dhe se në Shqipëri kanë
    shkuar nga Italia me aeroplanë. Flitet se këto viza kanë qenë afatgjate,
    kuptohet se në Shqipëri kanë qëndruar më tepër se nga një muaj”.
    - Hajdar Ramë Sadrija nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, tani në
    Zvicër, pjesëtar aktiv i LFRSHJ, për te ky Drejtorat mban lëndën
    PO.
    - Adem Ramë Sadrija, nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, tani në Zvicër,
    pjesëtar aktiv i LFRSHJ-së, për te ky Drejtorat mban lëndën PO.
    - Avdi Leku nga Gjakova, pjesëtar i LFRSHJ-së në Zvicër, pranë këtij
    Drjtorati lënda e tij mbahet në PO.
    - Zija Shemsiu nga Gjilani, tani në burgun hetues në Beograd për
    veprimtarinë armiqësore.
    IV.
    Vërejtjet e punëtori operativ:
    Shënimet e pavërtetuara, bashkëpunëtori në fazën e vërtetimit pasi i
    njëjti është angazhuar në bazë të materialit komprometues.
    Bashkëpunëtori “KOBRA” iu është dhënë për detyrë që të shkojë në
    bisedë me ISA LEKUN, babain e Avdiut dhe të interesohet për ndonjë
    porosi që kishte me qenë interesante nga aspekti i Shërbimit
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet:
    2 x SKPB SHSSH
    1 x DSHSSH Gjilan
    4 x Drejtorati
    32
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu.

  16. #536
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Thuaj Avdiut që vazhdimisht ta mbajë armën me vete…”

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me Avdi Lekun (LPO) i cili vepron armiqësisht
    nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.
    Takimi është mbajtur më 23.02.1984, në lokalet e ShSSH prej orës 12-13
    Në iniciativën e punëtori operativ
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 24.02.1984
    II
    Bashkëpunëtori ka pasur për detyra që të vizitojë familjen Lekaj
    gjegjësisht të bisedojë me Isa Lekun pasi njihet mirë me Avdiun
    III
    Sipas marrëveshjes me ju sot më 23.02.1984 isha në shtëpinë e Isa
    Lekut me qëllim që t'ia përcjell të falat e djalit të tij Avdiut. Në bisedë me
    të Isa më tregoi se ai së bashku me bashkëshorten e Avdiut do të
    shkojnë në Zvicër, ku kanë për qëllim që të qëndrojnë disa ditë. Në
    bisedë përveç tjerash Isa më tha; “Kur të vij në Zvicër do të kërkoj
    ndihma nga punëtorët tanë e me këto ndihma do të angazhoj një avokat
    që t'ia rregullojë çështjen e azilit politik Avdiut pasi ende nuk ka mundur
    që të rregullojë këtë çështje. Pengesë të madhe si duket po i bën
    Ambasada e Jugosllavisë në Zvicër. “Pastaj Isa më tha që t'ia përcjell një
    porosi të tij Avdiut me kthimin tim atje e kjo porosi është “Thuaj Avdiut
    që vazhdimisht të mbajë armën me vete pasi në çdo moment mundet ti
    kërcënohet rreziku. Në bisedë Isa më tregoi se gjendjen materiale e ka të
    vështirë dhe kjo ishte e vetmja pengesë që ende nuk ka shkuar në
    Zvicër.
    Avdi Leku nga Gjakova tani i zënë me punë në Zvicër është aktiv në
    veprimtarinë armiqësore kundër sistemin tonë, ky Drejtorat mban lëndën
    e tij PO.
    33
    - ISA Leku, nga Gjakova pensionist përndryshe babai i Avidiut.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ;
    Shënimet pjesërisht janë të vërtetuara. Bashkëpunëtori në fazën e
    vërtetimit të sinqeritetit të tij ndaj shërbimit. “KOBRA” ka marrë për
    detyra që të shoqërohet me Avdi Lekun në Zvicër pasi me të njihet tepër
    mirë dhe në disa raste Avdiut i ka ndihmuar materialisht dhe në mënyra
    tjera. Jemi marrë vesh që për gjëra interesante dhe të natyrës së shpejtë
    të lajmërohet me telefon në mënyrë të kodifikuar apo nëpërmes të
    korrespodencës.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndën e Avdi Lekut dhe
    1 x në lëndë të bashkëpunëtorit
    Punëtori operativ
    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Për informim tuajin ju njoftojmë se në emër të Sejfullah Sahatçiut, nga
    Zvicra kanë mbërritur 10 ekzemplare të gazetës “Zëri i popullit”, të cilat i
    kemi ndalë ne, pasi që në kuvertë përveç tyre nuk ka pasur asgjë tjetër.
    Kryeshefi i Sektorit, Muharrem Dana
    Drejtorati i SHSSH-së
    Bashkangjitur aktit përcjellës ju dërgojmë materialet të cilat në emër të
    Sejfullah Sahatçiut kanë mbërritur nga Zvicra.
    Shtojcë: Kuverta me materiale
    SM
    Kryeshef i Sektorit II
    Muharrem Dana
    Vërejtje për mënyrën e raporteve me ‘Kobrën’
    Drejtorati i SHSSH-së
    Gjakovë
    34
    Pas leximit dhe analizës së raportit të bashkëpunëtorit “Kobra” numër
    578/84 të datës 5.09.1984 ju njoftojmë se jemi të mendimit se duhet
    ndërruar mënyrën e raporteve me të, gjegjësisht duhet tërhequr
    vërejtjen bashkëpunëtorit që kur të shkruajë të këtë kujdes se mund të
    vijë deri të dekonspirimi.
    Kryeshef i Sektorit II, Muharrem Dana
    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Bashkangjitur aktit përcjellës ju dërgojmë materialin dhe letrën që në
    emër të Sejfullah Sahatçiut kanë mbërritur nga Zvicra.
    Shtojcë: Kuvertë me material dhe letër
    Kryeshef i Sektorit II, Muharrem Dana
    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Bashkangjitur aktit përcjellës ju dërgojmë kuvertën me materiale, të cilat
    nga Zvicra në emër të Sejfullah Sahatçiut.
    Shtojcë: Kuverta me materiale
    SM, Kryeshef i Sektorit II, Muharrem Dana

  17. #537
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyrë e Kobrës: Përcjellja e Rrustem Mahmutajt

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, sektori II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së në
    Zvicër
    Shënimet janë prezantuar nëpërmjet korrespodencës e cila së pari ka
    arrtur në SKPB e pastaj më dt.5.09.1984 ka arritur në DSHSSH Gjakovë.
    Dërgesat postare kanë arritur sipas marrëveshjes
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 5.09.1984
    II
    1. Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e LRSHJ në Zvicër
    35
    2. Ka marrë për detyrë të kontaktojë me Rrustem Mahmutajn dhe tjerë.
    III
    Bashkëpunëtori në dërgesë postare në të cilën figuron data në vulë
    28.08.1984, përveç thirrjes për mbrëmje përkujtimore kushtuar Rexhep
    Malës e Nuhi Berishës dhe gazetës “Oktober”, gazetë kjo e Partisë
    komuniste Marksiste –Leniniste në Zvicër, shkruan edhe këtë: “Para disa
    ditësh kamë kontaktuar me Idriz Halilin nga Kaçaniku të cilën e quajnë
    edhe me emrin Idriz Seferi, dhe në bisedë me te përveç tjerash më tha:
    ‘Kam kërkuar azil politik në Zvicër pasi që unë kamë qenë pjesëmarrës në
    demonstratat e organizuara në shtetet e perëndimit. Vëllai i im politikisht
    është dënuar gjithsej 24 vjet burg ku edhe tani gjendet në vuajtjen e
    dënimit. Politikisht e kanë dënuar edhe nënën time Shukrie Halilin, për të
    cilën ka shkruar edhe “Zëri i Kosovës”. Unë një kohë kam qenë si anëtar i
    celulës së bashku me shokët e mi Isë Uruq Bresalcin nga Gjilani, i cili tani
    do të dënohet, Zijah Shemsiut, i cili është dënuar 13 vjet burg, Hysen
    Jashar Fetahun nga fshati Gajre, KK Tetovë si dhe disa shokë të tjerë të
    cilët nuk i njeh ti, Vëllai im i cili gjendet në burg si dhe një shok imi i
    ngushtë i celulës më kanë lajmëruar se Xhafer Shatri është lëshuar me
    qëllim nga UDB-ja që të kryejë detyrën e tyre, prandaj nuk duhet besuar
    atij aspak, ashtu më kanë lajmëruar. Gjithashtu edhe për Hysen Fetahun
    flitet se është spiun pasi për ata është ditur se është anëtar i celulës,
    mirëpo ai shkoi në Jugosllavi dhe nuk u dënua. Në kohën e fundit Xhaferi
    ka blerë një veturë “mercedes” të bardhë, ka marrë azilin politik brenda 3
    muajve, ka banesë me 4 dhoma në Gjenevë dhe atë shumë moderne e qe
    të gjitha këto flasin se ai financohet nga ndonjë organizatë të cilët me
    diplomaci dhe konsultime të ndryshme po mundohet që Sabri Novosellën
    e Xhafer Durmishin dhe disa shokë tjerë t'i akuzojë gjoja se kanë lidhje
    me UDB-n Jugosllave.
    Ansambli “Migjeni” nga RPSSH i cili do të bëjë vizitë Zvicrës më datën
    21.09.1984 do të jetë në st. Gallen, pastaj më 22 në Bernë. E koncerti do
    të mbahet në sallën SCHTATBATER e që biletat do të fillojnë së shituri që
    nga data 9.09.1984, në Casinokasse në Bernë. Pastaj ky ansambël do të
    japë koncertet dhe programet e veta edhe në Cyrih, Sangall, Emenbruce,
    Gjenevë, Llozanë dhe vende tjera”
    - Idriz Halili nga Kaçaniku,
    - Shukrie Halili nga Kaçaniku
    - Isë Oruq Bresalc nga Gjilani,
    - Zijah Shemsiu i dënuar politik në vitin 1984,
    - Hysen Jashar Fetahu, nga fsh, Gajre KK Tetovë,
    - Xhafer Shatri, i njohur SHSSH.
    36
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ
    Bashkëpunëtori pjesërisht i vërtetuar e gjithashtu edhe sinqeriteti i tij
    ndaj shërbimit. Shënimet pjesërisht të vërtetuara edhe nga burimet tjera.
    Me siguri bashkëpunëtori do të jetë prezent në shfaqjen e programit nga
    ana e shoqërisë “Migjeni”, për çka më detajisht do të na informojë mbi
    ekseset apo paraqitjet eventuale armiqësore nga ana e ndonjë anëtari të
    ansamblit apo nga ana e punëtorëve tanë që do të përcjellin këtë
    program. Së bashku me raportin, ju sjellim edhe “Thirrjen për mbrëmjen
    përkujtimore” si dhe gazetën “Oktober”.
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “KOBRA”
    1 x evidencës
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  18. #538
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra merr diplomën e falsifikuar për kamerier

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarin propaganduese të SHISH-së dhe
    LRSHJ-së në Zvicër
    Materialet kanë arritur nëpërmjet postës në adresë të pun.op. dhe në të
    shihet data 22.08.1984, Sipas marrëveshjes, shpenzime nuk ka pasur,
    II
    Më 1.09.1984
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së në Zvicër
    III Bashkëpunëtori nëpërmjet postës në emër të punëtorit operativ që
    mban në lidhje, përcjell këto materiale: Dramën e Jusuf Gervallës
    “Procesi”, “Zërin e Kosovës” nr.7 gusht 1984 dhe 18 gazeta “Zëri i
    Popullit” organ i komitetit qendror të RPSH.
    37
    Nga bashkëpunëtori kemi marrë dëftesat e falsifikuara mbi kryerjen e
    klasës VIII si dhe mbi dhënien e diplomës për profesionin e kamerierit të
    kualifikuar. Bashkëpunëtori me diplomat e dërguara, shkruan se falsifikim
    ia ka bërë një person i panjohur për të, në moshën afër 48 vjeçare nga
    Zagrebi, përkohësisht i punësuar në Zvicër në vitin 1981. Për dëftesë dhe
    diplomë nga bashkëpunëtori ka marrë 200 franga. Sikurse në dëftesë
    ashtu edhe në diplomë shihet vula e Universitetit të punëtorëve në
    Beograd.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori ka dhënë shënime interesante dhe të sakta, prandaj para
    se të shkojë prapë në punë në Zvicër është interesuar që të jetë në
    kontakt me Rrustem Mahmutaj i cili në Bernë vepron armiqësisht ndaj
    RSFJ.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “Kobra”
    1 x Evidencës
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  19. #539
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vazhdimësia e përcjelljes së LRSHJ-së

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Më 22.08.1984
    Raporti i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    Shënimet kanë të bëjnë me LRSHJ në Zvicër. Dërgesa postare ka arritur
    më 21.08.1984 në adresë të punëtorit operativ. Sipas marrëveshjes.
    Shpenzime nga ana e shërbimit nuk ka pasur. Më 22.08.1984
    38
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarin armiqësore të LRSHJ në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori nëpërmjet postës dërgon këto materiale propagandistike:
    “Thirrjen për demonstrata të dt.14.07.1984”. “Pamfletin në gjuhën
    gjermane i cili është shpërndarë në demonstratat e dt. 14.07.1984”, “Zëri
    e popullit” të dt. 11 korrik 1984, një pjesë të “Zërit të popullit” që bën
    fjalë për shkëmbimin kulturor shqiptaro –jugosllav i dt. 4 korrik 1984, një
    artikull të gazetës Zvicerane e cila bën fjalë për demonstratat e dt.
    14.07.1984 në Bernë, “Zërin e Kosovës” nr. 6, të korrikut 1984, “Zërin e
    Kosovës” nr. 5 të qershorit 1984, si dhe hartën e qytetit Bernë dhe
    marshin e demonstratave të dt. 14.07.1984.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Edhe në të ardhmen “Kobra” ka marrë për detyrë që të na sjellë materiale
    të tilla.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x evidencës
    1 x në lëndë të bashk. “KOBRA”
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Më 22.08.1984

  20. #540
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raport i bashkëpunëtorit

    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    Shënimet kanë të bëjnë me LRSHJ në Zvicër.
    Biseda është zhvilluar nëpërmjet telefonit më dt.19.08.1984 në orën
    17.00
    Në iniciativën e bashkëpunëtorit. Shpenzime nga ana e Shërbimit nuk ka
    pasur. Më 22.08.1984
    II
    39
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ në Zvicër
    III
    Bashkëpunëtori nëpërmjet telefonit, më dt.19.08.1984 në orën 17.00
    lajmëron: “Nga LRSHJ kam marrë thirrjen e të tilla janë shpërndarë bukur
    shumë, ku lajmërohem se më dt. 25.08.1984 në qytetin Sangall në ora
    18.00 do të mbahet një takim përkujtimor me rastin e vdekjes së Rexhep
    Malës e Nuhi Berishës. Ky takim do të mbahet në një hotel ( bashk. e ka
    përmendur hotelin. Vr. E pun. Op.) në të cilin me siguri do të marrin
    pjesë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve tanë. Nëse nuk punoj atë
    ditë, do të marr pjesë edhe unë, për çka detajisht do të ju informoj me
    anë të korrespodencës”.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori “Kobra” para se të kthehet në punë të përkohshme në
    Bernë, është zotuar se edhe më tepër do të angazhohet në përcjelljen e
    veprimtarisë armiqësore të anëtarëve të LRSHJ-së. Me përmbajtjen e
    këtij raporti jemi njoftuar me depeshen tonë nr.174 të dt. 20.08.1984.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x evidencës
    1 x në lëndë të bashk. “KOBRA”
    1 x punët. op të vijës II.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

Faqja 27 prej 49 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •