Close
Faqja 22 prej 49 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 440 prej 979
  1. #421
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Plani sekret për “izolimin” e shqiptarëve

    Plani sekret për izolimin e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, pas heqjes së vizave nga ana e BE-së për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale në Tiranë. Siç bëhet e ditur, projekti mban vulën e autoriteteve shtetërore serbe, ndërsa një mbështetje e vazhdueshme kërkohet nga Shkupi në forma të ndryshme diplomatike dhe private në nivele institucionale. Anashkalimi i Kosovës dhe i Shqipërisë nga procesi i heqjes së vizave nga Bashkimi Evropian ka shtuar zërat për mundësinë e një fushate të gjerë të Beogradit, duke involvuar edhe Shkupin, për izolimin e shqiptarëve dhe krijimin e krizave të brendshme politike në këto dy vende, me qëllim të rrënimit të imazhit para bashkësisë ndërkombëtare. Kjo konfirmohet nga burime diplomatike europerëndimore nga qarqe analitike shqiptare në Tiranë. Ky plan tejet sekret që konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale në Tiranë rrjedh drejtpërdrejt nga autoritetet serbe, ndërsa një mbështetje e vazhdueshme kërkohet nga Shkupi në forma të ndryshme diplomatike dhe private në nivele institucionale. Drejtori i Institutit të Prognozave Rajonale, dr. Koço Danaj, konfirmon praninë e kësaj fushate, e cila po përgatitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Kemi të bëjmë me ofensivë të lobit proserb në BE me Solana, Barrot etj, të cilët nuk mund t`ua falin shqiptarëve proamerikanizmin e tyre, ashtu si nuk mund t`ua falin amerikanëve bombardimin ndaj ish-miqve të tyre. E duke mos qenë të zotë të përballen me SHBA, ata në mënyrë tinëzare u hakmorën me shqiptarët”,- ka theksuar për gazetën “24 orë”, analisti dhe eksperti i çështjeve politike gjeostrategjike, Koço Danaj.
    Sipas tij, kohëve të fundit po bëhet ringjallja e pansllavizmit në rajon kundër shqiptarëve. “Serbia dhe Maqedonia mund të grinden me njëri-tjetrin, por përballë shqiptarëve ata janë një, harrojnë grindjet dhe bashkohen kundër shqiptarëve. Kjo është tabloja reale e mosheqjes së vizave për Shqipërinë apo Kosovën. Në këto kushte për shqiptarët dhe politikanët shqiptarë me mentalitet progresist ka vetëm një rrugë: bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të quajtur Shqipëri natyrale”,- ka theksuar Danaj, duke shtuar se tanimë është radha e shqiptarëve dhe me mjete demokratike ata kanë në dorë ta sjellin BE në Tiranë, Shkup, Prishtinë etj. Diplomatja dhe deputete në Parlamentin e Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar për “24 orë” se nuk përjashton mundësinë që të krijohen pengesa për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket vendosjes së vizave. “Sa i përket vendimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, nëse kjo shikohet në anë ligjore, sigurisht se mund të krijohen pengesa për qytetarët e këtyre dy shteteve, ku do të duhen viza për kalimin në Maqedoni. Por prapë se prapë unë mendoj se do të gjendet një zgjidhje politike dhe nuk do të hasim pengesa për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Në të kundërtën, nëse kjo nuk arrihet, atëherë do të ballafaqohemi me disa ndarje të reja në Ballkan, ndoshta të përkohshme, por me krizë të thellë politike”,- ka theksuar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave për Maqedoninë është një lajm i mirë, mirëpo ajo ka shtuar se me Serbinë është vepruar gabimisht, pasi sipas saj, ky vend nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe nuk ka krijuar atmosferë të mirë politike në rajon, sepse Serbia njihet si një vend agresor në kohën e ish-Jugosllavisë dhe tani i janë hapur dyert për në Evropë. Analisti dhe eksperti i çështjeve juridike në Shkup, Osman Kadriu, nuk mendon se do të ketë obstruksione të këtij lloji lidhur me izolimin apo vënien e vizave për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë nga ana e Serbisë dhe Maqedonisë. “Në fazën e parë për liberalizimin patëm tre shtete dhe tani presim që në fazën e dytë të ndodhë liberalizimi për Shqipërinë. Ndërsa më problematike do të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën, për shkak të pengesave ndërkombëtare juridike dhe politike, për shkak se nuk është rrumbullakësuar procesi i njohjeve dhe është në vijim e sipër procedura pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”,- ka theksuar Kadriu. Ai ka shtuar se nuk përjashton që të ndodhin pengesa të ndryshme sa i përket vështirësisë së lëvizjes së lirë midis vendeve të rajonit, për shkak të pretendimeve të disa prej tyre se gjoja po i përmbushin standardet evropiane.

    Shkupi zyrtar, “Jo” rivendosjes së vizave me Shqipërinë”

    Maqedonia nuk ka në plan vendosjen e vizave me Shqipërinë dhe Kosovën. Zëdhënësi i qeverisë së Shkupit hodhi poshtë spekulimet që qarkullojnë në media menjëherë pas vendimit të BE-së, për liberalizimin e vizave me Maqedoninë. Shefik Duraku u shpreh dje se Maqedonia nuk është anëtare e Unionit Evropian dhe në këtë mënyrë nuk ka pse të vendosë regjim vizash me Shqipërinë. “Ne jemi larg kufirit të Unionit Evropian dhe nuk jemi ende anëtarë, prandaj vendosja e vizave mes dy shteteve nuk është e nevojshme dhe është pa logjikë”, - u shpreh Duraku. Zëdhënësi i Qeverisë njëkohësisht hodhi poshtë pohimet e disa medieve për ndonjë plan të ardhshëm të tillë. Sipas tij, nuk janë të nevojshme vizat në këtë periudhë të hapjes dhe lëvizjes së lirë. Maqedonia ka hyrë në zonën e “Shengenit të Bardhë”, duke zgjuar frikën se mos vendosen vizat mes këtij shteti dhe vendeve fqinje.

  2. #422
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raporti sekret për Kosovën: Mirupafshim në luftën tjetër

    Ky eshte një raport i ekspertëve dhe këshilltarëve të Sigurisë pranë administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe eshte botuar në Tiranë.
    Tekstin në anglisht do e gjeni në www.tema.al.
    Asnjë nga këto skenare nuk është qëndrim zyrtar i UNMIK-ut. Janë vetëm analiza që paralajmërojnë mundësinë e asaj që mund të ndodhë
    Ka një optimizëm të pabazuar mes kosovarëve, se statusi final i Kosovës do të zgjidhet në mënyrë të favorshme për shqiptarët. Nga ana tjetër, kryeministri, Agim Çeku, ka deklaruar pavarësinë në fund të këtij muaji. Kjo nuk është hera e parë që ai jep parashikime dhe vendos afate, të cilat nuk janë realizuar më vonë.
    Për fat të keq, realiteti është krejt ndryshe. Pavarësia e Kosovës, brenda kufijve të pranueshëm për shqiptarët, nuk është ende në sfond.
    Një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në maj, as në qershor dhe as në ndonjë të ardhme të parashikueshme.
    Në fakt, nëse do të ketë ndryshime gjatë kësaj periudhe, sipas të gjitha gjasave, ato do të jenë për keq, në varësi të sjelljes së shqiptarëve.
    Për të gjithë vëzhguesit e vëmendshëm të çështjeve të Ballkanit dhe Kosovës, impasi në lidhje me statusin e Kosovës nuk duhet të jetë një surprizë.
    Politika aktuale e Rusisë në lidhje me Kosovën është ajo që pritej.
    Duke bllokuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit, bazuar në planin e Ahtisarit, Rusia do të hakmerret për bombardimet e Perëndimit në vitin 1999-të dhe do të shpallë statusin e saj si një Fuqi e Madhe, roli i së cilës është thelbësor në vendimmarrjen për problemet kudo në botë. Do të ishte surprizë, nëse Rusia do të sillej ndryshe.
    Meqë jemi në këtë temë, në fillim të vitit 2004-tër, ambasadori rus në Beograd deklaroi: “Statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë i pranueshëm nga Rusia, vetëm nëse është i pranueshëm nga Beogradi.
    Prandaj, ka një pritshmëri të pabazuar se Rusia do të ndryshojë mendje në fund dhe do të lejojë që rezoluta e bazuar mbi planin e Ahtisarit të kalojë në Këshillin e Sigurimit.
    Dhe, nëse nuk ndodh për asnjë nga këto arsye, Rusia, e cila ka kundërshtuar kaq ashpër planin Ahtisari, nuk do të jetë dakord me rezolutën, edhe për të shpëtuar nderin e saj.
    Është gjithashtu e mundur që vetoja e Rusisë të mos jetë e nevojshme për të ndaluar miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, bazuar në planin e Ahtisarit.
    Ashtu siç u tregua gjatë një takimi informal të Këshillit të Sigurimit para disa muajsh, kur presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk u lejua të flasë, nuk është ende e qartë, nëse 9 anëtarët e nevojshëm për të kaluar rezolutën, do t`i votojnë propozimet e Ahtisarit.
    Në çdo rast, nëse SHBA-të dhe miqtë e tjerë të Kosovës do të marrin suportin e 9 anëtarëve, Rusia do të vendosë padyshim veton mbi rezolutën.
    Edhe miratimi i rezolutës së KS-së, bazuar mbi planin e Ahtisarit, nuk do të thotë se problemet e Kosovës me Serbinë do të mbarojnë.
    Në këtë rast, situata në Kosovë do të jetë e njëjtë me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kosova do të njihet ndërkombëtarisht nga shumë shtete, pushteti kryesor do të jetë në duart e një misioni të drejtuar nga BE-ja (ICO), ndërsa Kosova do të jetë de facto e ndarë me një vijë kufitare mes njësive vendore me shumicë serbe dhe shqiptare, duke formuar kështu vijën e demarkacionit mes entitetit shqiptar dhe atij serb.
    Pas disa vitesh, kur mandati i ICO-s do të ketë përfunduar, do të vendoset për fatin e njësive vendore serbe dhe ky vendim do të varet nga situata në Ballkan.
    Plani i Ahtisarit përcakton statusin e ardhshëm të Kosovës, ndërsa për përcaktimin e statusit final të Kosovës është e nevojshme që të largohen administratorët ndërkombëtarë.
    Për sa kohë që ndërkombëtarët kanë pushtetin në Kosovë, çdo status në Kosovë do të jetë thjesht i përkohshëm.
    Forca kryesore pas përpjekjeve për të përcaktuar statusin “e ardhshëm” të Kosovës është padurimi i SHBA-ve për t`u tërhequr nga rajoni i Ballkanit.
    Në përpjekje për të argumentuar, se pse rezoluta e mbështetur në planin e Ahtisarit duhet miratuar sa më shpejt, mbështetësit e këtij plani citojnë rrezikun e dhunës në Kosovë, duke nënkuptuar dhunën që mund të nisë nga shqiptarët.
    Nga ana e shqiptarëve ka zëra që predikojnë shpërthimin e trazirave në Kosovë, në rast se nuk do të jepet pavarësia.
    Megjithatë, kërcënime të tilla mund të jenë të gabuara. Ato nuk e lëvizin nga vendi Rusinë, e cila i merr ato si shantazh.
    Sa iu përket serbëve, nuk është e zorshme për t`u kuptuar se ata mirëpresin çdo dhunë në Kosovë, të nisur nga shqiptarët.
    Shqiptarët duhet të kenë kujdes, sepse dhuna, si ajo e marsit 2004-tër, mund t’i japë një pretekst Beogradit për të pushtuar Kosovën dhe të detyrojë ndarjen e saj.
    Në rast të pamundësisë së shqiptarëve për të mbrojtur në mënyrë efektive, Kosova do të jetë në fund e pavarur pa një të tretën e territorit dhe me qindra e mijëra refugjatë.
    Kush mendon se KFOR-i do t`iu përgjigjet sulmeve ushtarake të serbëve, jeton në iluzione të thella.
    Në të përditshmen e Beogradit, “Vecernje Novosti”, më datë 23 prill, citohej një diplomat i Brukselit që nuk identifikohej, duke thënë se, në rast të një skenari të tillë, realiteti i ri i krijuar do të njihet formalisht me emrin “Dayton-2”.
    Ky skenar dëshirohet nga serbët jo në mënyrë sekrete dhe mund të realizohet vetëm falë budallallëkut të shqiptarëve.
    Edhe pse situata aktuale në Kosovë nuk është e mirë, nuk është situata më e keqe dhe është krejt e lehtë që të imagjinosh situatën më të keqe për shqiptarët.
    Dhe, nëse kosovarët do të rrëshqisnin në situatën më të keqe, do të jetë gati e pamundur për ta rikuperuar situatën aktuale.
    Është e kuptueshme që kosovarët duan ndryshimin e status-quo-së, por këto ndryshime kanë kuptim, vetëm nëse kosovarët janë mjaftueshëm të fortë sa për të siguruar një ndryshim për mirë.
    Politikat e lidershipit të përgjegjshëm nuk duhet të bazohen në emocione dhe dëshira, por në kapacitetet dhe në burimet në dispozicion, me përpjekje të vazhdueshme për t`i rritur këto burime.
    Çdo kërcënim me dhunë nga ana e shqiptarëve ka kuptim, vetëm nëse shqiptarët janë të bindur në mundësitë e tyre për t’iu përgjigjur agresionit serb dhe në aftësitë e tyre për të mbrojtur territorin.
    Dhe, nëse kosovarët do të vendosin për opsionin ushtarak, sulmi mbi enklavat serbe brenda Kosovës, duke lënë të pambrojtur kufijtë me Serbinë, do të çonte në një katastrofë.
    Ajo që duhet bërë në një situatë të tillë është që të kapen sa më shpejt pikat strategjike të mbrojtjes përgjatë kufijve dhe të dërgohen menjëherë të gjitha burimet njerëzore dhe materiale për të mbrojtur vijën kufitare, përpara se serbët të realizojnë mobilizimin e tyre dhe të dërgojnë forca kundër Kosovës.
    Enklavat serbe duhet të jenë të paarmatosura dhe të izoluara, ndërsa serbët e Kosovës nuk duhet të lejohen që të largohen dhe të përdoren si pjesë e negociatave.
    Liderët e Kosovës kanë thënë, se në rast të mosshpalljes së pavarësisë nga OKB-ja, ata do e deklarojnë atë në mënyrë unilaterale. Një deklaratë e tillë duhet ose të ngelet në letër, ose do të provokojë një luftë të re.
    Në rast të deklarimit të pavarësisë së Kosovës, mund të pritet që serbët e Kosovës të shpallin shkëputjen e zonave që i konsiderojnë si të tyret në Kosovë. Në rast të tillë, konflikti do të parandalohej, nëse shqiptarët nuk do të tentonin që të ndalonin vendimin e tyre, për sa kohë që përpjekjet për të vendosur zonat e pretenduara nga serbët nën juridiksionin e institucioneve kosovare do të çonin në konflikt dhe në realizimin e skenareve të sipërpërmendura.
    Edhe nëse shqiptarët do të hiqnin dorë nga përpjekjet për të shpallur pavarësinë në zonat e populluara nga serbët, kjo sërish do të çonte në konflikt, për shkak se territoret e pretenduara nga shqiptarët dhe serbët nuk janë të ndara dhe nuk ka një marrëveshje të pranuar për kufijtë.
    Për shembull, fshati Berivojce, afër Dardanës, me një numër të përafërt serbësh dhe shqiptarësh, do i përkasë Serbisë apo Kosovës?
    Dhe kujt do i përkasin zonat e pabanuara mes komuniteteve serbe dhe shqiptare?
    Shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk do të çonte në dhunë, nëse shqiptarët do të shpallnin se zonat e pretenduara nga serbët do të mbeten jashtë Kosovës së pavarur.
    Nëse kosovarët nuk duan të shpallin deklaratën e mundshme të pavarësisë nga frika e luftës me Serbinë, është më mirë të mos e deklarojnë.
    Deklarata, e cila do të mbetej në letra, do të ishte një ulje pikiatë e kredibilitetit të institucioneve të Kosovës dhe do të përbënte një turp për ta.
    Deklarimi i pavarësisë nën hijen e shpresës se SHBA-të dhe vende të tjera do e njohin më pas, do të ishte një gabim. Si fillim, nuk është fare e qartë, nëse SHBA-të do e njohin pavarësinë e Kosovës, në rast të dështimit të rezolutës në KS dhe pa njohjen e amerikanëve, të tjera vende pa asnjë dyshim nuk do ndërmarrin asnjë hap.
    Uashingtoni nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë, kur të kuptojë se një rezolutë e tillë nuk do të kalojë në KS të OKB-së dhe njohja e njëanshme e pavarësisë nuk është një opsion shumë i favorshëm. Megjithatë, kjo është më pak e rëndësishme.
    Pavarësia dhe fuqia ushtarake
    Thelbi është se as deklarata e pavarësisë dhe as njohja ndërkombëtare nuk e bëjnë një entitet të pavarur.
    Kushti kryesor për pavarësinë është se autoritetet e entitetit që pretendon të bëhet i pavarur të kenë instaluar një kontroll efektiv mbi territorin që këto autoritete pretendojnë se iu përket atyre.
    Padyshim, ky kusht përfshin aftësinë e këtyre autoriteteve për të parandaluar me përpjekjet e tyre të brendshme ose dhe ndihmën e jashtme, të vendosjes së kontrollit të autoriteteve të tjera që mund të pretendojnë pronësi politike mbi territorin e entitetit të pavarur.
    Çdo entitet i pavarur dëshiron të njihet nga të tjera shtete dhe organizata ndërkombëtare, por tani kjo njohje në vetvete nuk është një kusht për pavarësinë, disa entitete mund të jenë të pavarura dhe pa njohjen ndërkombëtare.
    Edhe deklarata e pavarësisë nuk është një kusht për statusin e pavarësisë në disa territore, akti i deklarimit është më shumë një formalitet.
    Për shembull, Republika turke e Qipros së Veriut, RTQV, është një shtet i panjohur ndërkombëtarisht (është i njohur vetëm nga Turqia), e megjithatë vazhdon të ekzistojë. Ekziston si shtet i pavarur, që kur në vitin 1974-tër, ushtria turke pushtoi 37 për qind të Qipros, ndërsa formalisht shpalli pavarësinë në vitin 1983.
    Republika e Qipros, e dominuar nga grekët, vazhdon akoma të pretendojnë sovranitetin mbi territorin e RTVQ-së, duke theksuar se ajo është e njohur ndërkombëtarisht, por të gjithë e dinë se RTVQ do të vazhdojë të ekzistojë për sa kohë ka një vullnet politik në Turqi për ta mbrojtur atë, pavarësisht njohjes apo jo nga vendet e tjera.
    Organizata për Çlirimin e Palestinës deklaroi pavarësinë e Palestinës në fillim të vitit 1988-të dhe ky “shtet” u njoh nga më shumë se 100 vende në të gjithë botën, tani pas më shumë se 19 vitesh, shteti palestinez është krejt larg realitetit.
    Madje, dhe njohja universale e shteteve të shpallura rishtas të pavarura nuk mund të garantojë shtetësinë për atë entitet, siç na tregon dhe shembulli i Bosnjës dhe Hercegovinës.
    Më 7 prill 1992, ky shtet u njoh nga SHBA-të dhe BE-ja dhe në ditët në vazhdim, nga të gjitha shtetet e tjera të botës, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi që kundërshtuan pavarësinë e Bosnjës.
    Në përpjekje për të siguruar njohje ndërkombëtare, drejtuesi boshnjak, Alija Izetbegoviç, përhapi idenë se njohja ndërkombëtare do të garantonte ekzistencën e sigurt të shtetit të ri, për shkak se serbët nuk do të sulmonin shtetin, që “komuniteti ndërkombëtar” do të jetë i detyruar ta mbrojë.
    Në realitet, ishte kjo njohje që provokoi sulmet e Serbisë mbi Bosnjën, e cila jo vetëm që nuk mori mbrojtje ndërkombëtare, por dhe u gjend nën embargo të shpallur ndërkombëtarisht për armët, çka nuk lejoi që ajo të blinte armë.
    Shteti “i njohur ndërkombëtarisht” është sot e kësaj dite një shtet i vdekur klinikisht, i varur në “prezencën ndërkombëtare” për ndihmë, gjë që nuk do zgjasë aq shumë.
    Në rastin e Bosnjës doli në pah se kundërshtimi i serbëve dhe i serbëve të Bosnjës ishte më i rëndësishëm për fatin e këtij shteti se njohja e të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
    Situata në lidhje me Kosovën nuk është dhe aq e ndryshme.
    Ka akoma një iluzion të përhapur ndjeshëm në Kosovë që nga viti 1999-të, se statusi final i Kosovës do të vendoset pa Serbinë, është e mjaftueshme që të ketë “suport nga Perëndimi, më saktësisht nga Amerika”.
    Tani, për të ardhmen e Kosovës do të jetë më i rëndësishëm vendimi që do merret në Beograd se në Uashington.
    Është një iluzion i madh të presësh, se nëse SHBA-të e njohin Kosovën e pavarur, ata do të kenë detyrim të mbrojnë integritetin e Kosovës, ose ta mbrojnë atë ndaj një sulmi serb.
    Boshnjakët paguan një çmim shumë të madh për këtë iluzion të drejtuesve të tyre dhe nuk është e nevojshme që drejtuesit kosovarë të përsërisin të njëjtin gabim.
    E vetmja mënyrë për kosovarët që të realizojnë qëllimet e tyre paqësisht, është që Serbia të bjerë dakord me ta.
    Sigurisht, e njëjta gjë vlen dhe për qëllimet e serbëve në Kosovë.
    Në mungesë të vullnetit të mirë të Serbisë, e vetmja rrugë për realizimin e qëllimeve të kosovarëve është fitorja ushtarake mbi Serbinë.
    Në këtë mënyrë u realizuan interesat ushtarake në vitin 1999-të.
    Megjithatë, diferenca thelbësore mes vitit 1999-të dhe vitit 2007-të është se në këtë kohë, fitorja ushtarake duhet të realizohet nga kosovarët. Është një pyetje e madhe, nëse kosovarët, ndoshta të përforcuar nga shqiptarë të tjerë në rajon, janë të aftë ta bëjnë këtë.
    Nëse ka një gjë të pandryshueshme në ekuacionin e Kosovës, ajo është mungesa e ndërhyrjes së forcave të huaja ushtarake në konfliktin Shqipëri-Serbi, në të ardhmen.
    Sigurisht që të jashtmit nuk duhet dhe s’mund të njohin nivelin e përgatitjes ushtarake të kosovarëve, edhe pse disa të dhëna tregojnë se shqiptarët e nënvlerësojnë rëndësinë e ushtrisë, pas vitit 1999-të, duke menduar se puna ishte kryer. Për shembull, lobistët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se kanë pushuar punën e tyre në vitin 1999-të, duke menduar se pavarësia ishte tashmë diçka e përfunduar. Ka gjithashtu një pyetje sesi mund të ndahet lidershipi politik kosovar, ndonjëherë edhe në prag të një lufte civile, duke mos arritur që të koordinojë përgatitjet për mbrojtje, për të cilat është e nevojshme një bashkëpunim.
    Nuk kishte ndonjë detyrë më urgjente për kosovarët sesa të përgatiteshin për luftë dhe tetë vjet, që nga UNMIK/KFOR ishin një periudhë më se e mjaftueshme për ta bërë këtë. Për shembull, kur Adolf Hitler u bë udhëheqësi gjerman në vitin 1933, ushtria gjermane, nën kufizimet e marrëveshjes së Versajës kishte rreth 100 mijë njerëz të armatosur, duke përjashtuar këtu forcat ajrore dhe navy-n. U deshën rreth pesë vjet përgatitje masive ushtarake që kjo ushtri të ishte në gjendje të merrte përsipër një luftë evropiane, gjë që i lejoi Gjermanisë që t’i lëshonte një ultimatum Çekosllovakisë të njihte territoret e populluara nga gjermanët. Në të vërtetë, ky krahasim nuk është shumë i përshtatshëm, duke qenë se qëllimi i përgatitjes së ushtrisë kosovare nuk është që të pushtojë Evropën apo sulmojë Serbinë, por të mbrojë Kosovën. Ajo çka duhet të jetë qëllimi i këtij organizimi, e gjejmë pikërisht në fjalët e Ibrahim Rugovës që në vitin 1992: “Ne nuk jemi të sigurt sesa është prezenca aktuale e ushtrisë serbe në provincë, por ne dimë që është i papërballueshëm fakti që ne nuk kemi asgjë për të përballuar tanket dhe armatën moderne që ka Serbia. Ne nuk kemi shans që t’i rezistojmë me sukses ushtrisë. Në të vërtetë, serbët presin për një pretekst për të sulmuar popullsinë shqiptare dhe shfarosur atë. Ne mendojmë se është më mirë të mos bëjmë asgjë dhe të qëndrojmë gjallë sesa të masakrohemi”. Strategjia e zotit Rugova për “të mos bërë asgjë” ishte e vërtetë deri në përfundim të luftës së Bosnjës, në fund të vitit 1995-së, por, nëse do të zgjaste deri në “ndryshimet demokratike” në Beograd, do ta kishte lidhur Kosovën me Serbinë përgjithnjë. Fatmirësisht, LPK-ja e mori parasysh këtë rrezik, pasi suksesi i saj varej nga ndërhyrja e trupave të huaja ushtarake (NATO) kundër serbëve, gjë e cila nuk ishte marrë si e mirëqenë, pasi një dështim i NATO-s do të bënte që arritjet demografike të shqiptarëve të Kosovë të zgjasnin vetëm një gjeneratë më shumë dhe pavarësia të ishte një qëllim akoma më i largët.
    Pas qershorit 1999-të, Ibrahim Rugova rifilloi strategjinë e tij e të mosbërit asgjë, të paktën për sa i përket përgatitjes ushtarake. Fatkeqësisht, dukej se liderë të tjerë politikë kosovarë, duke përfshirë ata të KLA, pak a shumë ndoqën shembullin e tij, që duhet thënë se u mbështet nga shumica e kosovarëve, duke parë rezultatin e zgjedhjeve. Të gjithë ata ishin të bindur se prania e NATO-s si një çadër, ishte një mbrojtje afatgjatë dhe e mirë ndaj Serbisë.
    Në të vërtetë, nëse kishte një periudhë, kur strategjia e “të mosbërit asgjë” për sa i përket ushtrisë ishte e dëmshme, kjo ishte periudha pas fushatës së NATO-s. Kosovarët duhet ta shikonin këtë gjë si një dritare mundësish, në të cilën nuk kishte ndonjë “prani të forcave ushtarake serbe” (një nivel i vogël i pranisë së ushtrisë serbe ka ekzistuar që nga qershori i vitit 1999-të, kryesisht nga serbët e Kosovës) në Kosovë, për të krijuar kështu një ushtri që të ishte në gjendje “të mbrohej ndaj tankeve dhe armatës moderne që posedonin serbët” dhe të ishte në gjendje “t’i rezistonte me sukses ushtrisë serbe”.
    Pavarësisht bllokimit të KFOR-it, krijimi i një ushtrie të tillë ishte i mundur, duke qenë se kosovarët i kishin burimet njerëzore të mjaftueshme për këtë, vetëm se nuk kishin ato materiale. Për shembull, çifutët në territorin e mandatit britanik në Palestinë, pa pasur ndonjë shtet simpatizant në zonë (si kanë kosovarët Shqipërinë, organizuan forca ushtarake (Haganah), importuan armë përtej detit, i fshehën këto armë dhe organizuan trajnime sekrete ushtarake të popullsisë, për meshkuj dhe femra. Pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për krijimin e shtetit izraelit në vitin 1947-të, këto forca të krijuara u transformuan në Forcat Izraelite të Mbrojtjes dhe siguruan mbarëvajtjen e shtetit izraelit, duke zgjeruar edhe territorin, duke mundur arabët palestinesë dhe fqinjëzuar me shtetet arabe. Mund të thuhet se arsyeja kryesore për suksesin e këtyre izraelitëve ishte filozofia politike e themeluesve të saj, që është krejt e kundërta e “të mosbërit asgjë”, pasi ishte pikërisht kjo përpjekje (bashkë me luftimet e ashpra) arsyeja që çoi në mposhtjen e palestinezëve. Gjenerali Daut Haradinaj është shprehur në një intervistë të “Epokës së Re”, më 28 nëntor 2006-të: “Gjatë luftës, unë mendoja se do të na duhej kohë më e gjatë për të çliruar Kosovën, por falë ndihmës ndërkombëtare për të përzënë forcat serbe, kjo gjë u realizua më shpejt. Dhe pas luftës, unë nuk mendoja asnjëherë se do të na duhej kohë kaq e gjatë për të përmbushur qëllimin tonë- pavarësinë”.
    Kjo gjë ka zgjatur kaq shumë dhe do të vazhdojë të zgjasë, pasi shqiptarët nuk kanë shënuar ende një fitore ushtarake ndaj forcave serbe, qoftë edhe duke i përzënë këto të fundit nga Kosova, apo duke mposhtur përpjekjet e Serbisë për të rifituar Kosovën. Nëse ata do të arrinin të shfuqizonin ofensivën serbe, Kosova sot do të ishte një shtet i pavarur, dhe pothuajse i njohur në mbarë botën.
    Skenarët e ardhshëm dhe përgjigjet e kosovarëve për to
    Nëse nën këtë term kuptohet pavarësia e Kosovës brenda kufijve ekzistues, atëherë kjo është e realizueshme vetëm si pjesë e një marrëveshjeje të gjerë për të gjitha çështjet e ngritura në ish-Jugosllavinë, në të cilën Serbia do të marrë një kompensim territorial për humbjen e Kosovës në Bosnjë-Hercegovinë (Republika Srpska - RS)
    Në këtë rast, është krejt e imagjinueshme se Beogradi do të heqë dorë nga e gjithë Kosova si kusht për të marrë të gjithë Republikën Srpska, e cila është më e madhe se Kosova.
    Duke marrë këtë mundësi si opsion për riorganizim territorial në zonën e ish- Jugosllavisë, duhet thënë se Bosnjë-Hercegovina nuk ka të ardhme dhe do të duhet të copëtohet, çka do të hapte rrugën për këtë shkëmbim, RS- Kosovë.
    Problemi është, se do të duhet ca kohë, përpara se drejtuesit perëndimorë të realizojnë një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ata, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të jenë të gëzuar me ndarjen e Bosnjës, se ky do të ishte një sinjal dështimi në përpjekjet e tyre që prej Dejtonit për të mbajtur këtë vend të bashkuar.
    Zgjerimi i vazhdueshëm i tutelës ndërkombëtare i lejon ata të mbyllin sytë para faktit se Bosnja, siç u projektua në Dejton, është një shtet i paqëndrueshëm dhe përpara se ata të jenë komplet të vetëdijshëm për këtë (ndoshta do të jetë e nevojshme rinisja e konfliktit në Bosnjë), ata nuk do të duan të nisin një tjetër ndryshim duke realizuar ndarjen e këtij vendi.
    Këtë vit, mandati i Administrimit Ndërkombëtar në Bosnjë (Zyra e Përfaqësuesit të Lartë) është shtyrë deri më 30 qershor 2008-të dhe përpara kësaj date, Komuniteti Ndërkombëtar nuk do të nisë të marrë në konsideratë opsionin e ndarjes së këtij vendi.
    Në fakt, nuk pritet që kjo të ndodhë në vitin 2008-të, për shkak se që të ndodhin gjëra të tilla duhet drejtimi i amerikanëve dhe vitin tjetër ata do të jenë në zgjedhje- një kohë e papërshtatshme për iniciativat e komplikuara amerikane në botë.
    Prandaj, viti më i hershëm i mundshëm për një konferencë ndërkombëtare, gjatë së cilës do të ndodhë dhe shkëmbimi RS-Kosovë, do të ishte viti 2009-të.
    Pa këtë kompensim për Serbinë, kosovarët duhet të çlirohen nga të gjitha iluzionet se Kosova do të jetë e pavarur brenda kufijve ekzisues, pavarësisht sa herë ndërkombëtarët e përsërisin se janë kundër ndarjes.
    Komuniteti ndërkombëtar kundërshton ndarjen e Kosovës kryesisht për shkak të implikimeve që mund të ketë për integritetin e Maqedonisë dhe ndoshta vendeve të tjera, por shumë shpejt do të duhet ta pranojë, në mungesë të marrjes në konsideratë të mundësisë për kompensimin e Serbisë në Bosnjë.
    Pyetja që shtrohet tani është, se për çfarë mund ta përdorë Kosova popullsinë serbe në veri të saj.
    Sigurisht, e gjithë vlera e këtij territori është ajo për shkëmbim me luginën e Preshevës.
    Serbët sigurisht që do e kundërshtojnë këtë dhe ata kanë një argument jo pa baza për një gjë të tillë, i cili mund të gjejë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.
    Në rast të një shkëmbimi të tillë, nuk do të ketë më minoritet shqiptar në Serbi, ndërkohë që mijëra serbë do të vazhdojnë të mbeten në autoritetin qeverisës të shqiptarëve.
    Për shembull, kur u vendos një kufi mes Jugosllavisë dhe Italisë nga Fuqitë e Mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, u zbatuan principet e balancës etnike, sipas së cilës, i njëjti numër sllavësh do të ngelej në Itali, siç do ngelej i njëjti numër italianësh në Jugosllavi.
    Si rezultat, dhjetëra fshatra etnikë sllovenë, që shtriheshin buzë kufirit, mbetën në Itali, për shkak se gjeografia e bënte të pamundur, kështu ndodhi dhe me inkorporimin e qyteteve me shumicë italiane në gadishullin e Istrias.
    Prandaj, argumenti serb kundër cedimit të luginës së Preshevës, si çmim për inkorporimin e disa zonave serbe në Serbi, mund të lexohet pak a shumë kështu: “Edhe pse zonat e populluara nga serbët në veri dhe në lindje të Kosovës janë të inkorporuara në Serbi, sërish shumë serbë dhe shumë prona serbe do të vazhdojnë të mbeten nën një shtet të dominuar nga shqiptarët dhe për këtë arsye lugina e Preshevës duhet të vazhdojë të mbetet nën Serbi dhe shqiptarët e Kosovës duhet të sigurojnë të drejtat e minoriteteve në shtetin e tyre, në mënyrë që të respektohen të drejtat e patriotëve të tyre në Serbi”.
    Sigurisht, shqiptarët nuk janë fajtorë për këtë shpërndarje kaq diskrete gjeografike të serbëve në Kosovë. Ata nuk i kanë “vendosur” serbët në Kosovë, por ekziston një precedent ndërkombëtar për një demarkacion të tillë kundër interesave të shqiptarëve të Preshevës.
    Është fakt se zonat e popullara nga serbët ngjitur me Serbinë, jo enklava të izoluara, përbëjnë dhe pengesën kryesore për një Kosovë të pavarur.
    Kufiri Kosovë-Serbi ishte i njëjtë me kufirin etnik shqiptaro-serb, Serbia do ta ndrydhte pavarësinë vetëm me anë të agresionit të drejtpërdrejtë kundër një populli tjetër. Dhe zonat me popullatë serbe në Kosovë kanë kontakt territorial me Serbinë, Beogradi mund ta justifikojë agresionin si mbrojtje të banorëve të këtyre zonave për përfshirjen kundër vullnetit të tyre në një Kosovë të pavarur. Nga ana tjetër, institucionet kosovare nuk mund ta zgjerojnë pushtetin e tyre mbi këto zona, pa ftuar Serbinë në luftë.
    Atëherë, çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës në javët që vijnë? Fillimisht, duhet ta njohin fatin që serbët dhe rusët kanë të drejtë, se plani i Ahtisarit në formën e tij integrale është pa jetë. Shqiptarëve tani iu duhet të ndalojnë serbët dhe rusët të mos përdorin ato pjesë të planit që janë të favorshme për ta. Rusët, duke vepruar sipas instruksioneve serbe, do të përpiqen të kalojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë që do të konfirmojë sovranitet nominal të serbëve ndaj Kosovës (i kundërshtuar nga ish-Republika e Jugosllavisë), duke pranuar pjesët e planit të Ahtisarit të favorshme për serbët (“decentralizimin”, “zonat e mbrojtura” rreth kishave serbe etj) dhe transferimin e pushtetit të UNMIK-ut tek ICO. Një rezolutë e tillë do të jetë një zbrampsje e madhe për Kosovën dhe fitore e rëndësishme për serbët, prandaj shqiptarët duhet ta ndalojnë këtë. BE-së i duhet thënë që kosovarët nuk do të pranojnë dhe nuk bashkëpunojnë me misionin e saj, i cili do të punonte nën kornizën e sovranitetit serb dhe në rrethana të tilla, BE-ja sigurisht që nuk do të marrë përgjegjësinë e misionit të ri ndërkombëtar. Iu duhet thënë ndërkombëtarëve se kosovarët nuk do të pranojnë ose njohin asnjë ndarje administrative me mazhorancë serbe apo zona të mbrojtura në një Kosovë jo të pavarur. Me fjalë të tjera, në rast të një pamundësie për të zbatuar rezolutën që i jep Kosovës pavarësi, atëherë duhet të mbetet rezoluta 1244 dhe UNMIK-u duhet të vazhdojë punën e tij me mandatin ekzistues. Në qoftë se pyeten, se çfarë mundësie shikojnë për të dalë nga qorrsokaku, institucionet e Kosovës (privatisht, jo publikisht) duhet të sugjerojnë një konferencë ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ku të gjendet një zgjidhje e pranueshme për gjithë rajonin (në fakt, për Kosovën dhe Bosnjën). Ndoshta, mosmarrëveshjet shqiptaro- serbe nuk mund të prodhojnë zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, në qoftë se çështja trajtohet e izoluar, por mund të zgjidhet, në qoftë se zgjidhet brenda një kornize rajonale. Institucionet kosovare duhet t’i garantojnë ndërkombëtarët se nuk do të ketë dhunë në Kosovë, në qoftë se mbetet status quo-ja (në qoftë se nuk kalon rezoluta kundër interesave të Kosovës), megjithatë, ata duhet ta bëjnë të qartë se nuk do të kenë më detyrime për “përkrahjen e minoritetit serb”, ndërsa historia e “standardeteve të Kosovës” në lidhje më favorizimin e serbëve ka mbaruar. Kosovarët e kanë treguar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar “minoritetin serb” me pranimin e planit të Ahtisarit, ndërsa për realizimin e “standardeve” është e nevojshme që Kosova të dalë nga gjendja e paqartësisë. Me fjalë të tjera, Serbia dhe Rusia duhet të bëhen të ndihen fajtore për atë që do të shkojë keq në Kosovë, në rast të refuzimit të planit të Ahtisarit.
    Në një të ardhme të afërt, shqiptarëve do t’iu duhet të vendosin, nëse duan të presin për riorganizimin jofunksional të Bosnjës së Dejtonit, e cila do të bëhet bashkë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, apo duan pavarësi më shpejt. Opsioni i parë, siç vërehet, nuk do të ndodhë para vitit 2009-të dhe, ka shumë mundësi, që të mos ndodhë më vonë se kaq, sepse Bosnja ka qenë tashmë për një kohë nën protektorat ndërkombëtar dhe vetë ndërkombëtarët duan t’i japin fund situatës së tyre. Ky riorganizim i Bosnjës nuk do të ketë efekt tjetër veç ndarjes e këtij vendi, ndërsa Serbia, duke aspiruar të zmadhohet në kurriz të Bosnjës, e cila do të detyrohet të pranojë sanksione ndërkombëtare, nuk do të jetë në gjendje t`iu bëjë rezistencë lëshimeve sinjifikative për Kosovën. Fatet e Bosnjës (boshnjakëve, në fakt) dhe Kosovës (kosovarëve) janë shumë më të lidhur seç duket nga jashtë. Ishte përvoja e Bosnjës ajo që e shtyu komunitetin ndërkombëtar të ndërhynte në Kosovë. Dëshira për të mos lejuar një Srebrenicë të re në Kosovë, kishte rol vendimtar në fushatën ajrore të NATO-s në vitin 1999-të. Në qoftë se statusi i Kosovës do të vendoset me kushte të favorshme për shqiptarët, Bosnja përsëri do të lozë rolin e saj – këtë herë për të ofruar kompensime për serbët e kështu ata do të jenë të gatshëm të bëjnë lëshime që do të mundësojnë një rezultat të tillë në Kosovë. Pritja për vitin 2009-të është e kuptueshme, sepse ka mundësi që në SHBA të kthehet në pushtet Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 4 nëntorit (ndërrimi formal i pushtetit do të bëhet më 20 janar 2009-të), sepse amerikanët janë të lodhur nga republikanët që e kanë futur Amerikën në qorrsokak në Irak. Megjithatë, edhe pse nuk mund të thuhet se administrata e Bushit është kundër Kosovës, ka arsye të besueshme se një administratë demokrate e përbërë nga figura të administratës së Klintonit e ndofta e udhëhequr nga Hillary Klinton, do të jetë më dashamirëse ndaj Kosovës. Megjithëse administrata e Bushit dëshiron ta zgjidhë çështjen e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur, ka mundësi, që kur ta kuptojnë që kanë hasur në pengesa të vështira, ata thjesht do të vendosin të ruajnë status quo-në dhe ia lënë çështjen e Kosovës administratës tjetër të merret me të. Kjo është edhe më e mundshme, në qoftë se lidershipi kosovar i garanton amerikanët, se në rast status quo-je në Kosovë nuk do të ketë dhunë, por, vetëm në rast se kosovarët binden që shtyhen për t’u kthyer brenda Serbisë, gjë që mund të ndodhë, nëse kalon në Këshillin e Sigurimit një rezolutë e papranueshme. Ndoshta vizita e Bushit në Shqipëri, më 10 qershor, ofron një mundësi për t’iu dhënë siguri të besueshme liderëve kosovarë. Kjo nuk do të jetë hera parë që një qeveri shmang trajtimin e një problemi të vështirë, duke ia kaluar atë një qeverie pasardhëse. Në qoftë se kosovarët nuk duan të presin deri në vitin 2009-të dhe duan të fitojnë pavarësinë paqësisht, ose ngaqë nuk janë të përgatitur, ose të prirur për luftë, ndoshta atëherë kjo mund të bëhet duke informuar komunitetin ndërkombëtar që ata janë të gatshëm të “heqin dorë” nga disa zona me popullsi serbe në Kosovë në shkëmbim të heqjes së provizioneve që i garantojnë minoritetit serb të drejta shtesë në një Kosovë të pandarë. Për shembull, në qoftë se ndërkombëtarët i ofrojnë Serbisë aneksimin e veriut të Kosovës nën kontrollin e serbëve dhe komunën e propozuar, Ranillung, në Kosovën lindore në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, atëherë mund të mendohet që një propozim i tillë do të ishte i pranueshëm për shumë vetë në Serbi që tani e refuzojnë planin e Ahtisarit, megjithëse ka shumë mundësi që qeveria serbe ta kundërshtojë edhe këtë propozim, megjithatë, kundërshtimi i saj, i pambështetur nga një pjesë e madhe e opinionit, nuk do të kishte të njëjtën peshë që ka tani. Sondazhet e publikuara në Serbi tregojnë se shumica e serbëve e shikojnë si të pranueshme një zgjidhje të tillë.
    Ndoshta është më e mundshme që shqiptarët të bënin një marrëveshje më të favorshme, në qoftë se çështja e Kosovës zgjidhej bashkë me problemin boshnjak. Një nga liderët serbë të Kosovës, Oliver Ivanoviç, tha në një rast vitin e kaluar se shkëmbimi i Kosovës së Veriut me luginën e Preshevës mund të bëhet, vetëm nëse Republika Srpska aneksohet nga Serbia. Megjithëse shteti i Bosnjës nuk ka të ardhme, nuk është e sigurt se Serbia do të aneksojë të gjithë Republikën Srpska, sepse është e ndarë në zonën e Brko dhe shumë vetë në rajon dhe botë do të kundërshtojnë mbi bazën se një gjë e tillë do të shpërblente pastrimin etnik, që është e vërtetë. Prandaj, nuk është e sigurt se një shkëmbim i tillë do të ndodhë, ndërkohë që zgjerimi territorial i Serbisë në Bosnjë do ta detyronte Beogradin të ruante një pozicion më fleksibël ndaj Kosovës dhe për këtë arsye pritja për zgjidhjen e krizës boshnjake ka të mirat e veta.
    Në qoftë se kosovarët vendosin të presin deri në 2009-tën për statusin final të Kosovës, çfarë duhet të bëhet në dy vitet e ardhshme? Detyra kryesore sigurisht është shtimi i burimeve të të gjitha llojeve. Në anën ushtarake, është koha e duhur për të nisur një program trajnimi ushtarak dhe armatimi për ta bërë ushtrinë (tani e fshehtë) të aftë të mbrojë Kosovën. Nuk ka detyrë më urgjente se sigurimi i kapaciteteve për vetëmbrojtje. Edhe nëse marrëdhëniet me Serbinë do të zgjidhen në mënyrë paqësore, armët e prapambetura do të rishiten, nëse është e nevojshme. Politikat demografike janë të dytat për nga rëndësia. Institucionet kosovare janë të detyruara të sigurojnë se pikat strategjike në kufirin me Serbinë dhe zonat e populluara nga serbët në Kosovë, në kufi me Serbinë, mbulohen në mënyrë të mjaftueshme nga prania shqiptarëve. Banorët e zhvendosur nga Mitrovica e veriut dhe të pastrehët duhet të sillen këtu. Kosova lindore është një zonë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe institucionet kosovare po bëjnë një gabim strategjik, duke mos garantuar që rripi mes fshatit Perlepnica dhe Makresh i Ulët të banohet nga shqiptarët dhe të mos shkatërrojnë lidhjet e transportit dhe infrastrukturën që çon në zonën serbe rreth Ranillungut. Kjo zonë mund të shërbejë ose si urë bashkëpunimi, ose barrierë kundër ekspasionit serb në thellësi të Kosovës. Nga ana tjetër, skemat serbe kolonizuese në pikat strategjike (si ajo në Berivojce afër Dardanisë) duhet të luftohen pa kompromis. Dushan Prorokoviç, deputet në parlamentin serb, i përfshirë në çështjen e Kosovës, përmendi kohët e fundit mundësinë e kolonizimit serb në Dukagjin dhe Drenicë.
    Ky është qëllimi i ndërtimit të rrugës mes Zubin Potokut dhe fshatit Cerkolez në komunën e Burimit. Rikthimi i serbëve dhe fanatikëve të Beogradit në lokalitete të rrethuara nga shqiptarët nuk është kundër interesave shqiptare, ndërsa rikthimi i romëve në jug të Mitrovicës do të ketë efekte negative për sigurinë, për shkak të përpjekjeve të mundshme në ardhmen që të lidhin mëhallën rome me Mitrovicën e veriut, pavarësisht lumit Ibër që i ndan. Puna e tretë më e rëndësishme është diplomacia. Megjithëse komuniteti ndërkombëtar nuk do të ketë influencë vendimtare në të ardhmen e Kosovës, miqtë jashtë gjithmonë mund të ndihmojnë për arritjen më lehtë të qëllimeve ose të ndalojnë armikun të arrijë qëllimet. Sidoqoftë, në dy vitet e ardhshme ka shumë për të bërë, në qoftë se shqiptarët vendosin të fitojnë kohë, me qëllim që të sigurojnë një marrëveshje më të favorshme krahasuar me atë që ofrohet sot.
    17.05.2007
    (Marre nga www.tema.al)

  3. #423
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    OPERACIONI SEKRET SERB “ZINGJIRI” DO TË DËSHTOJË

    9 nëntor 2006.

    - Për këtë krijuan Shtabin e veçantë operativ për Kosovën”Komiteti i Mbrojtjes Nacionale të Kosmetit-KMNK”, cili do të jetë nën urdhërat e plota të kryeministrit të Sërbisë,prof.dr.Vojisllav Koshtunica të përbërë nga: SLLOBODAN SAMARXHIQ,këshilltari I Kryeministrit prof.dr.Vojisllav Koshtunica,i cili në të njajtën kohë do të jetë edhe përcjellës kryesor I zhvillimeve të operacionit për kryeministrin serb. SVETKO KOVAQ,kreu i VBA-s(ish Kontra Obavestajna Sluzba-KOS-I famëkeq)structure e cila ka mbetur ende më e pacenuara në serbi,që dyshihet se edhe e mabnë të fshehur gjeneralin serb të Bosnës Serb,Ratko Mlaldiç. ZORAN ANXHELLKOVIQ,nga Partia Socialiste Serbe(SPS),njohës I mire I rrethanave të Kosovës dhe njeri më influencë I ish sistemit të sigurisë së Sllobodan Millosheviqit në serbi dhe gjatë luftës në Kosovë ishte kreyprefekt I Kosovës. ALEKSANDER VUQIQ,nga Partia Radikale Serbe(SRP) NENAD POPOVIQ,nga “Qendra Kordinuese Serbe” PATRIARKU ARTEMIJE,nga Kisha Orthodokse Serbe(SPC),si pjesë e influences dhe e besimit me të madh të serbëve të Kosovës të mbetur ende ndaj faktorëve relevantë politikë,institucionalë apo fetarë nga Serbia. MOMIR JEFTIQ,I cili konsiderohet një nga njerëzit më më influence nga BIA(ish UDB-a),që njëherësh është edhe krah I prof.dr.Vojisllav Koshtunicës dhe presidenti kryesor për të udhëhqur BIA-në në Serbi pas zgjedhjeve të dhjetorit 2006. ACA TOMIQ,ish shefi I Shërbimit informative Ushtraka(KOS) njëherësh njeri ende nga më të besuarit e prof.dr.Vojisllav koshtunicës,të cilit,në fakt,do t’I jipet përgjegjësia e krijimit të grupit operativ për Kosovën,edhe përgjegjësia e realizimit të operacioneve të drejtëpërdrejta në Kosovë. Operacion secret “ZINGJIRI”(LANAC) do të vinte sipas planit serb,si reagim ndaj provokimeve të shqiptarëve nëpërmes Korpusit 52 të Prishtinës si dhe Armatës së Tretë Serbe të Postës Ushtarake 1912 nga Nishi. E tëra kjo mendohët të realizohët në një të ardhme të operacionit “Lanac”. Plani operacional “LANAC”për rianeksimin më force i Republikës së Kosovës ,është pamundshëm falë syqeltësisë së forcave të ushtrisë,policies,rezervistëve të UÇK-së,popullatës 2 milionshe kosovare,Ushtrisë Shqiptare dhe forcave Ndërkombëtare të NATO-s /KFOR-it , Policisë së UNMIK-ut, etj., është një dështim politik dhe ushtarak i verbër i serbisë pas millosheviqjane.vet serbisë.

  4. #424
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Plani serb për Kosovën

    24.03.2008

    Planin ia ka dorëzuar Unmikut ministri Sllobodan Samarxhiq, në emër të Qeverisë serbe. Ai parashikon bashkëqeverisje në zonat e Kosovës të banuara me serbë. Propozimi shkaktoi reagime kundërthënëse edhe në Serbi.

    Propozimi është pjesë e planit sekret të Qeverisë serbe, të miratuar tre ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe parashikon respektimin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB. Nga Unmiku kërkohet që dokumenti të zbatohet së bashku me Serbinë dhe që të pranojë Zyrën e Ministrisë për Kosovë e Metohi, si pasardhëse të Qendrës Koordinative serbe.

    Në dokumentin me titull "Marrëveshja e Unmikut me Republikën e Serbisë, për zbatimin e përbashkët të Rezolutës 1244, pas shpalljes së pavarësisë ilegale prej institucioneve të përkohëshme të Kosovës", thuhet se "Unmiku dhe Serbia janë dakord për intesifikimin e bashkëpunimit në sektorët e policisë, gjykatave, doganave, transportit dhe kontrollit të kufirit administrativ mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe trashëgimisë kulturore, fetare dhe historike." Kërkohet edhe vendosja e policëve të Serbisë në Kosovë, të cilët do t'u përgjigjeshin autoriteteve lokale serbe dhe komandës së policisë ndërkombëtare.

    Serbët e Kosovës do të duhej të zgjidhin vetë problemet gjyqësore, ndërsa për rastet ku bëjnë pjesë bashkësi të ndryshme etnike, përgjegjësinë do të kishin gjykatësit ndërkombëtar. Nga Unmiku kërkohet që të marrë përgjegjësinë për tregti të lirë me Serbinë, ndërkohë që serbët lokalë do të kishin të drejtën e vendosjes së autoriteteve të veta doganore. Sa i përket mbrojtjes së institucioneve historike, fetare dhe kulturore serbe, ato duhet të ruhen prej forcave të Serbisë dhe Unmikut. Këto forca do të duhej të vendosen deri në maj të këtij viti, thuhet në dokumentin e botuar në gazetën "Večernje Novosti", të cilin Samarxhiqi ia ka dorëzuar zëvendëshefit të Unmikut, Lari Rosin, me 16 mars.

    Dokumenti ka shkaktuar reagime kundërthënëse në Beograd. Minisitri Samarxhiq shpjegoi se qëllimi është ndarja faktike e shqiptarëve dhe serbëve dhe vendosja e pushtetit të tyre në të gjitha eklavat serbe. Presidenti Boris Tadiq dhe ministrat e tij pohojnë se nuk ishin të informuar me këtë dokument, i cili është hartuar vetëm prej një pese të Qeverisë, të kontrolluar nga kryeministri, Vojisllav Koshtunica. Ministri Mlagjan Dinkiq kërkon botimin në tërësi të planit aksional të Serbisë për Kosovën. "Nuk ka kuptim të mbahen sekrete vetëm disa pjesë, ndërsa pjesët tjera të bëhen publike në media, pa u shqyrëtuar fare në Qeveri", thotë Dinkiq.

    Ndërkohë që Qeveria e Kosovës dhe partitë politike kosovare e kanë hedhur poshtë dokumenti si plotësisht të papranueshëm.

  5. #425
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lumi fle armiku nuk fle

    Programi berthamor jugosllav per prodhimin e bombes atomike - kercenim per sigurine nderkombetare
    Si shkencetar berthamor jam per paqe dhe vetem per shfrytezimin paqesor te energjise berthamore, qe deshmohet edhe me telegramin, qe i kam derguar ambasadores se SHBA-ve ne OKB, znj. M.Olbrajt, me 1995, lidhur me Konferencen e OKB-se mbi Traktatin per mosperhapjen e armeve berthamore. Ne kete telegram, ambasadores se atehershme te SHBA-ve ne OKB, i kam shprehur perkrahjen time si ekspert i Fizikes Berthamore per mosperhapjen e armeve berthamore, qe ishte edhe qendrim i delegacionit amerikan ne konference. Regjimi "jugosllav" nuk ka dhene indikacione publike mbi ringjalljen e programit te armeve berthamore por tere programi eshte mbajtur ne fshehtesi. NPT-Statuti "jugosllav" mbi Traktatin per mosperhapjen e armeve bertthamore sidiqofte mbetet i errsuar. Beogradi reziston formalisht te pranoje Traktatin mbi Mosperhapjen e Armeve Berthamore. Kjo instance e parandaloi Jugosllavine qe te marre pjese ne konferencen e OKB-se mbi mosperhapjen e armeve berthamore me 1995 si dhe ne proceset pas vitit 1995. Ne lidhje me ligjin e vitit 1989 eshte fatale qe regjimi jugosllav ka ngritur ne nivelin me te larte Komisionin mbi Energjine Berthamore me 1996, 2000 dhe 2001, qe te perkujton komisionet e krijuara me 1955 dhe 1978, kur ish-Jugosllavia ndjeku programin e armeve berthamore.

    Bomba Atomike, si arsenal i armates jugosllave, do te ishte rrezik shume i madh per vendet anetare te NATO-s dhe partneret e NATO-s.

    Regjimi aktual "jugosllav" vazhdon me orientimin e vjeter politik. Nga nje numer i madh i krimineleve serbe te luftes, regjimi aktual i Beogradit ka derguar ne Tribunalin e Hages vetem disa kriminele serbe te luftes. Ne te njejten kohe nje numer i madh i krimineleve serbe te luftes ende ndodhen ne pozitat e tyre te vjetra politike, ushtarake dhe te sigurimit.



    Programi "jugosllav" i armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike

    Te dhena per programin "jugosllav" te armeve berthamore jane gjetur ne artikullin e dates Mars/Prill 2000, me titull "Tito's Nuclear Legacy ", botuar ne buletinin: "The Bulletin of the Atomic Scientists, March/Aprill 2000, Vol.56, N.2, pp 63-72, (si dhe referencat aty); te hartuar nga William C.Potter, ekspert i njohur amerikan ne lemin e hulumtimeve mbi Traktatin e Mosperhapjes se Armeve Berthamore, si dhe dy shkencetareve berthamore jugosllave ne Programin jugosllav te armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike: Ivo Slaus dhe Djuro Miljanic. Konfirmimin e ekzistences se Programit berthamor jugosllav per prodhimin e bombes atomike e kane bere ne shkrimet e tyre edhe dy ish-presidentet jugosllave, Stipe Mesici dhe Janez Dernovsheku. Konfirmimet e ketyre te dhenave me shkrim, aktualisht jane duke u analizuar ne Tribunalin Nderkombetar per ish-Jugosllavine ne Hage. Gjithashtu, ka indikacione se nje bombe atomike e prodhuar ne kooperim, ndermjet Jugosllavise dhe disa vendeve te tjera eshte gati,por tere programi i armeve berthamore ende nuk eshte komplet. Grupi per bashkepunim ne prodhimin e armeve berthamore ndermjet Jugosllavise dhe disa vendeve te tjera ishte i koordinuar nga Nikola Shainoviqi, Borisav Joviqi, Zoran Liliqi, Nebojsa Coviqi, David Gajici, pjesetar i UDB-se, Serbosllav Savici, pjesetar i UDB-se, Boban Kerstiqi dhe se paku edhe disa pjesetare te sherbimit sekret te Beogradit si dhe disa oficere te armates "jugosllave". Anetare te tjere te grupit jane shkencetare berthamore dhe ingjiniere. Nje kohe udheheqes i Programit jugosllav te armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike ishte koloneli Martin Sajnkari, drejtor i Institutit Teknik Ushtarak ne Beograd.

    Vendi i prodhimit te armeve berthamore

    Projektet me kryesore ne lidhje me prodhimin e armeve atomike kishin bazen ne Beograd. Ato perfshinin punet ne Vince ne dizajnin e reaktorit per prodhimin e plutoniumit, fabrikimin e lendes eksplozive (lendes metalike te uraniumit, qe sherben si eksploziv berthamor), riprocesimin e plutoniumit, si dhe dizajnin dhe konstruktimin e reaktorit te shpejte rrites (breeder) me fuqi zero. Pergjegjesia ne zhvillimin e pajisjeve dhe mjeteve komplekse, qe mundesojne prodhimin e ujit te rende, sidoqofte i ishte dhene Institutit per energji berthamore dhe termike nje kompanie te Energoinvestit. Jugosllavia qe nga viti 1985 kishte nje bombe atomike me origjine nga lindja. Kjo bombe atomike ishte stacionuar ne perendim te vendit me qellim qe te kishte nen shenjester vendet anetare te NATO-s. Me vone, pasi filloi lufta civile ne ish-Jugosllavi, me 1991, armata jugosllave e terhoqi bomben atomike ne brendesi te vendit ne zonat e kontrolluara nga serbo-malazezet.

    Ekzistenca e nje bombe atomike jugosllave ishte permendur gjithashtu me 1994 nga pjesetaret e sherbimeve sekrete jugosllave dhe oficeret e armates jugosllave.

    Qe ne vitin 1994 UDB-ja dhe armata jugosllave, por gjithashtu edhe njesite paramilitare te krimineleve jugosllav te luftes, fillojne intensivisht Programin jugosllav te armeve berthamore.Keto bomba berthamore te teknologjise se re jane te njohura me emrin mini-bombat berthamore dhe jane shume te rrezikshme. Ne kete program te armeve berthamore eshte i perzier edhe i ashtuquajturi grupi PAUK si dhe njesitet paramilitare te krimineleve serbe te luftes. Nje grup tjeter per koordinimin e Programit jugosllav te armeve berthamore ne bashkepunim me disa vende te tjera koordinohej nga: Vojislav Sheshel, Aleksander Vuciq, Boban Kerstiq si dhe disa pjesetare te UDB-se dhe oficere te armates se Beogradit.

    Ky grup kishte instaluar ne pjesen serbe te Bosnjes, laboratorin sekret per prodhimin e armeve kimike, biologjike dhe atomike. Ne kete laborator ishin prodhuar gazrat toksike: SARIN dhe BZ qe jane arme kimike, qe ishin perdorur nga serbet ne luften ne Bosnje. Ky grup eshte poashtu pergjegjes per organizimin e disa sulmeve terroriste kunder disa perfaqesive amerikane. Vojisllav Shesheli kishte thene se ai do t'i sulmoje perfaqesite e vendeve anetare te NATO-s kudo qe te jene ato dhe duke perdorur te gjitha metodat.Ky grup eshte i involvuar ne disa sulme kunder SHBA-ve, duke perfshire sulmet kunder ambasadave amerikane ne Afrike me 1998, si dhe sulmet terroriste ne Nju Jork dhe ne Uashington. Si caqe tjera, keto grupe nepermjet rrjetit te grupeve kishin ne plan te kidnapojnê presidentin amerikan, te sulmojne marinen ushtarake amerikane, si dhe te kryejne sulme terroriste kunder Natos-s ne Bruksel. Rrjeti i ketyre terroristeve perfshin grupet e sherbimeve sekrete dhe terroristet nga disa vende te tjera.

    Plani sekret per zbatimin e planit

    Per realizimin e Programit serb te armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike, keta persona kishin planifikuar te siguronin eksploziv berthamor ne disa menyra: 1. Duke perdorur materialet berthamore te grumbulluara ne qendrat per hulumtime berthamore, 2. Duke blere materiale berthamore, sic jane uraniumi 235 dhe plutoniumi 239, 3. Duke perdorur metodat laboratorike per perfitimin e izotopeve, sic jane uraniumi 235 dhe plutoniumi 239, e qe perdoren si eksplozive berthamore. Por, armata e Beogradit ne laboratoret e saja sekrete hulumtonte gjithashtu metoda te ndryshme te dizajnimit te prototipeve te ndryshme te centrifuges se gasit.

    Rreziku i armeve sot per sot

    Sot per sot armet me te rrezikshme ne arsenalin e Beogradit jane 50 kg uranium te fresket me cilesi te eksplozivit berthamor, qe perdoret per mbushjen e bombave atomike si dhe 10kg uranium shume te pasuruar dhe te rrezatuar ne shkalle te ulet. Materiali berthamor eshte i grumbulluar ne Institutin berthamor te Vinces afer lumit Danub. Ne Institut gjendet reaktori berthamor hulumtues i sjelle aty nga ish-Bashkimi Sovjetik. Metali i pasuruar deri ne 80 per qind uranium 235, u eshte dhene jugosllaveve nga ana e ruseve ne vitet e 1970-ta dhe te 1980-ta dhe permban 5,056 elemente metali ne konteinieret e aluminit. Vinca posedon gjithashtu nje depo ku jane grumbulluar elementet e metaleve te shpenzuara, qe ne rast se riprocesohen, mund te japin me shume se 5 kg plutonium. Programi ishte "teper sekret" . Nuk ka dyshim se tere programi ruhej si sekret shteteror. Programi ishte i emeruar me emrin "R-2000".Personi qe koordinonte programin jugosllav te armeve berthamore kishte dokumente te UDB-se, qe do te thote se ishte pjesetar i sherbimit sekret jugosllav. Regjimi serb ishte dhe mbetet nje regjim kriminelesh te luftes.

    (Prof. dr Agim Ibishi, ekspert i Fizikes Berthamore)
    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  6. #426
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SERBET JO BOMBE ATOMIKE, PO BUKEN E KAN RREZIKUAR ME KRIMET NE 4 LUFTRAT - KUR TE VIE KOHA

    Shkrimi i Prof. Ibishit, eshte me rendesi politike, per zbulimin e proceseve te perpjekjeve sekrete ish-jugosllave, per nje projekt te bombes atomike - por, sot nuk ka vend per asnjefare paniku, se ajo ceshtje eshte e mbyllur me shperberjen e RSFJ, anipse tentimet kane vazhduar edhe pas 1990-shit, jane vetem prralla boshe te sherbimeve sekrete serbe - gjoja po bejne mini-bomba atomike. Qendrat berthamore ishin e jane ne Kroaci e Slloveni, e jo ne serbi, sepse titoja i kishte siguruar mire (si kroat qe ishte dhe nanen sllovene), me iu lane atyre vendeve te veta, e ne popujt e vet. Ai kishte parashikuar nje gje te tille me kohe dhe per ate edhe nuk ka lene asgje te tille ne duart e serbeve! Ky eshte fakt i gjalle!

    ***

    Shkrimi per perpjekjet e rfj per te prodhuar bombe atomike, i takon periudhes kur ishte 27 milion banore dhe vertet ishte fuqia e trete ushtarake me 8 milion ushtare dhe ato qendra nukleare
    ishin ne kroaci (Vinc) e slloveni (Kranji) dhe poashtu edhe kane mbetur sot nen shtetet perkatese, kurse serbet e kane sot prej te treve te gjatin...nga tri fuqite ish-jugosllave me sllovenet e kroatet.

    E verteta eshte se pas shperberjes se brss, neper shume vende europiane u shtiten privatisht pjese gjoja atomi, per perfitime personale e deri edhe erdhen me gati gjithe florinin e diamantet dhe pasuruan rockfellerin ne njujork, ku sot eshte nje pjese e madhe me te gjitha pasurite e ardhura nga ish-brss...Poashtu, edhe deri me 1990, duke menduar regjimi beogradas, se nuk ka fuqi qe guxon ta shperbeje ish-jugosllavine, tentuan te marrin pjese armesh nukleare dhe poato i vendosen ne Vinc (Kroaci) e Slloveni, sepse te gjithe ekspertet e fizikes berthamore ishin ne keto dy vende. E pas bombardimit te Lubjanes (aeroportit nga ushtria e ish-rfsj, u munduan me te gjitha forcat te mbronin edhe ato vende ku ishin projektet shkencore berthamore - por pa sukses, sepse, atje menjehere reaguan forcat interne gjermane e austriake dhe ishte president i fundit ish-jugosllav, Janez Dernovsheku (qe Stipe Mesiqi, nuk arrijti te mbaje presidencen si i fundit, per shkak te fillimit te luftes), ku menjehere pas vizites se tij te fundit ne SHBA, J. Dernovshekut (slloven), iu garantua njohja e pamvaresise sllovene dhe u shkeput Sllovenia, tevona edhe Kroacia...keshtuqe serbia mbeti vetem ne luftat me te ndyera, qe nuk kishte kohe as me marre fryme, se lene me te angazhoje projete per arme berthamore!

    Sot pas kater luftave primitive ish-jugosllave, gjoja per mbrojtjen e emrit 'jugosllavia' (1991-1999), kur te vie koha per kthimin e demsperblimeve te atyre luftave, humbjet e 270.000 boshnjakeve, mbi 20.000 kroateve, mbi 10.000 shqiptareve te Kosoves (sepse Sllovenia u nda me vetem 68 viktima) - tevona,
    do te shohim a po i bjen ne mend per bombe atomike!!!

    Rfj apo si te quhet me 2003, jo qe ka fuqi, apo do t'i bjere ne mend nje projekt atomik (qe eshte gje komike per rastin), por e ka te rrezikuar edhe buken e gojes - kur te kthehen te gjitha demshperblimet e krimeve te 4 luftave ne ish-rsfj!

    Pas perfundimit te gjyqit te Hages, ku jane duke u bere ekspertizat politike, per krimet e luftes, qe tash vazhdojne kroatet e boshnjaket dhe sllovenet, me deshmite e tyre - veshtire qe serbet do te arrijne te kene projekte agronomike per buke!

    Tash, ne faktin tjeter, me anetaresimin e rusise ne NATO, si anetare e 20-te, nuk ka ndonje projekt atomik te mos pergjohet nga pakti veriatlantik as ne rusi, se lene me ne serbi, qe jane te synkronizuara si ne pasqyre reale, per cdo veprim! Dhe ne te kunderten, asnje anetare i NATO-s, nuk i humbe interesat e veta per askend!

    Nuk ka vend per kurrfare panike - mbaroi projekti titist e millosheviqist!

    Une ketu do te shtoja dicka konkrete: projekti i bombes biologjike shqiptare, te ciles ia kane pase dro edhe nen ish-jugosllavine, ku vet akademia shkencore serbe, duke pare shtimin e vrullshem te demografise shqiptare ne Kosove, arrijti
    te percaktoj edhe koncenzuesin demografik me theorine se 'pas 50 vjeteve, ne vitin 2050, nataliteti shqiptar (nen ish-rsfj - sic e quanin ata) bomba biologjike shqiptare (albanska bioloska bomba) - serbet do te mbesin nje minoritet', nen bomben biologjike shqiptare!

    Sa kohe deri me 1979, apeluan politikisht edhe ne institucionet kulturore kosovare, shtyp e mjete audio-vizuele informative - projektin e 'dy femijve', ku jemi deshmitare, qe iu kane bere si 'urdheresa politike neper anetaresite poitike shqiptare, se cdo femij i trete i nje familje nuk do te gezoje te drejten e sigurimit social...pati edhe raste te percjelles se ketij refreni politik, per ndalimin e demografise shqiptare edhe nga vet disa punetore kulture e shkence shqiptare... ky eshte fakti gjalle (qe asnje shqiptare te mos lindi mbi dy femij)! Bile me kujtohen disa raste, kur mbas atyre 'urdheresave' politike mbi kosovaret deri ne vitin 1980, i kam ndegjar vet, kur thojshin me satire, se posa te takohem me gruan, se percdo vit kemi me linde nganje djale!

    Nje variante e politikes titiste ishte me dekada (pas renies se rankoviqit 1966), ishte si thirrje direkte e tij, se 'kush i ben 9 djem e zen titon kumbar' dhe kemi pase mijera raste, qe nje prind shqiptar kishte 9 djem dhe vertet, e zente titon kumbar, i jepte nje dekret si 'kumbar i titos'!
    Tash, pse e beri tito kete? Ai e dinte dhe e parashikonte nje rrezik eventual nga serbet - kunder kroateve e slloveneve (ku iu thoshte haptazi permes mitingjeve te tij te shumeta: 'te qendroj nje jugosllavi e fort, duhet te jete nje serbi e dobet') - ai ishte nje vizionar, qe me shtimin demografik te shqiptareve, do te rrezikohej armiku i kroato-slloveneve dhe nuk do te iu bie rendi te kene ndonje lufte serbo-kroato-sllovene, mbase do te perfundonin serbet prej shqiptareve! Shkurt, me e ruajte popullin e vet nga rreziku eventual serb, se jo aqe per gezimin e tij qe te rritet numri i shqiptareve! Theoria e tij ishte: benja nje armik - armikut tim, qe mos t'i bie ndermend te me sulmoje kurre! Por, ajo nuk ndodhi, sepse, askush nuk e ka paramenduar, se Lubjana e Zagrebi, do te bombardoheshin ndonjehere, pikerisht po nga ato forca ushtarake ish-jugosllave - parase te bombardohet Prishtina! Kur, shperthyen vlimet revolucionare demostrative, demostratat e pergjakshme ne Kosove me 1981!

    Theoria politike perendimore, ishte me e shkathte, me vizionare
    krijoi kushte demokratike ne Kosove me vizionin - zgjidhje paqesore me mjete politiko-demokratike te ceshtjes se Kosoves - derisa te perfundonin zjarret pikerisht ato slloveno-kroato-boshnjako-serbe, qe ne fund t'i vie rradha Kosoves, ta shfrytezoje rastin - edhe e shfrytezoi, permes luftes clirimtare (1998-99), si shkak per bombardimin e beogradit e qendrave ushtarake ish-jugosllave dhe dorezimin e regjimit millosheviqian,
    qe me se shumeti e ka shkaterruar vet shtetin e populline tij! Kjo do te shihet ne nje te ardhme te afert, ku jane ne pyetje vitet...!

    fjala nxierr fjalen se nuk e pata ndermend te zgjatem kaq, por vetem me dy periudha, por e ndjej te arsyeshme, per opinionin shqiptar, te mos e hutoj asnje forme projektesh te tilla atomike, sepse ajo ceshtje eshte pune e perfunduar! Rreziqet e sotme per boten jane masive, ne nje pan tjeter, qe askush nuk e ka ndermend ndonje plan sekret as dekret serv, sepse sot eshte gjithcka nen thjerze te vet paktit veriatlantik!

    Perkunder veshitresive politike shqiptare e boterore, une shoh nje te ardhme te lumtur per shqiptaret, vetemsa te tejkalohen
    nuansat momentale dhe te bijne ne binar, ku e vetmja detyre shqiptare eshte - vendosmeria per nje unitet kombetar...!

  7. #427
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SKENARI PËR KOSOVËN

    Tetor 2007

    Përpjekjet e bashkesisë ndërkombëtare për të gjetur "zgjidhje të pranueshme" për të gjitha palët, që në përkthim do të thotë "blerje e kohës" do të perfundojnë dhunshëm në Tetor 2007.



    Negociatat e reja, të paafatizuara në kohë dhe të pakushtëzuara rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në fund të Shtatorit filluan si është më së keqi për shqiptarët. Pas thyerjes brenda Grupit te Unitetit rreth asaj se a duhet te pranohen apo jo negociatat e reja, në Kosovë bie Qeveria, si rezultat aferave të njëpasnjëshme financiare.



    Kosova, gjendet në kolaps institucional. Kuvendi nuk është takuar që prej 13 Shtatorit për shkak të mungesës së kuorumit. Partitë opozitare (PDK, LDD dhe ORA) si dhe një pjesë e deputetëve të LDK po bojkotojnë punën në Kuvend. Përderisa një gjë e tillë është pritur nga deputetët e ORA-s (për shkak të largimit vullnetar të liderit të tyre Surroi nga Grupi i Unitetit), deputetët e PDK-së bojkotojnë Kuvendit, edhepse lideri i tyre përmendet si kandidati më i mundshëm për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Grupi i deputetët të LDK-së të rreshtuar pas Sabri Hamitit, haptaz kundërshtojnë Hashim Thaçin për kryeministër të ardhshëm.



    Zgjedhjet e reja janë caktuar për 24 Nëntor, por edhe në javën e fundit të Tetorit, asnjë parti nuk ka filluar fushatën parazgjedhore. Kosova është në agoni të plotë.



    Në anën tjetër, në Serbi vazhdimi i negociatave po shfrytëzohet si sukses diplomatik i koalicionit qeverisës gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet për kryetarin e Serbisë. Perëndimi edhe një herë po shpreson se duke shfrytëzuar Kosovën, të forcojë krahun pro-perëndimor të skenës politike të Serbisë (në krye me Boris Tadiq). Por edhe një here, elektorati serb i jep votën Partisë Radikale (39%) dhe fiton pushtetin lokal edhe në komuna të mëdha.



    Nëntor 2007

    Trazirat në Kosovë kanë thelluar edhe më shumë ndasitë etnike. Serbët ne Veri organizojnë forcat e tyre mbrojtëse, përderisa shumica e serbëve nëpër enklavat tjera, tanimë i kanë lëshuar shtëpitë e tyre nën mbrojtjen e forcave të KFOR-it dhe janë larguar në Kosovën Veriore. Disa prej tyre kanë vazhduar për në Serbi.



    Të nxitur nga zhvillimet e fundit në Kosovë, te serbët e Bosnjës është ngjallur sentimenti i bashkimit me Serbinë. Për këtë qëllim, ata organizojnë referendum gjithëpopullor ku 94% të popullatës në Republika Srpska deklarohen për bashkimin me Serbinë.



    Situatë e ngjajshme është edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë e dominuar nga shqiptarët.



    Dhjetor 2007 Mars 2008



    Dimri ishtë dëshmitar i vajtje-ardhjeve të diplomatëve të shumtë në Ballkan. Përpjekjeve diplomatike u prijnë Rice dhe Lavrov, të cilët kanë filluar planet për një konferencë ballkanike të mundshme.



    Prill 2008

    Duke parë se situata në Ballkan edhe një herë po u rrëshqet nga dora, bashkësia ndërkombëtare në mënyrë urgjente organizon Konferencën Ballkanike në Bukuresht. Sponzorë të konferencës janë SHBA, Rusia dhe Bashkësia Evropiane. Në konferencë janë të ftuar kryetari i Serbisë, Shqipërisë, Federatës Boshnjake, Republikës Srbe, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë



    Para konferencës, fuqitë e mëdha janë pajtuar rreth tre parimeve themelore të panegociueshme:



    1.Mosndryshueshmëria e kufijve aktual të Maqedonisë dhe Malit të Zi;
    2.Marrëveshja për ndryshim të kufijve mes Shqipërsisë dhe Serbisë nuk implikon edhe Luginën e Preshevës;
    3.Nuk do të ketë shtete të reja në Ballkan kurse kufijtë e rinj do të njihen nga të gjitha shtetet në rajon;


    Konferenca zgjati 6 ditë dhe në fund pas disa modifikimeve të vogla të dokumentit fillestar (të propozuar nga Rice dhe Lavrov) u nënshkrua Konventa e Bukureshtit me të cilën u vendos që:



    1.Kufinjtë mes Serbisë dhe Shqipërisë ridizajnohen siç është paraparë me aneksin 1 të kësaj Konvente. Serbia merr pjesën e Kosovës në veri të Lumit Ibër dhe në perëndim të maleve të Shalës (përafërsisht 1,500 km2). Pjesa e mbetur (rreth 9,000 km2 i bashkohet shtetit të Shqipërisë).
    2.Njihet vullneti i shprehur i qytetarëve të Republikës Srbe për bashkim me Serbinë. Me këtë pushon së ekzistuari Bosna dhe Hercegovina. Federata Boshnjake (entiteti boshnjak dhe kroat) merr kompetencat e shtetit të njohur ndërkombëtarisht.
    3.Maqedonia zotohet për zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të Marrëveshjes së Ohrit (13 Gusht 2001).
    4.Shqipëria dhe Serbia me ndërmjetësimin e monituresve ndërkombëtar fillon vendosjen e vijës së re të demarkacionit.
    5.Shqipëria dhe Serbia duhet të mbajnë zgjedhjet e lira, jo më vonë se 4 muaj pas nënshkrimit të Konventës, për të siguruar përfaqësim politik të qytetarëve të rinj. Ndryshimet e duhura kushtetuese dhe ndryshimet në ligjet zgjedhore u paraprijnë këtyre zgjedhjeve.

  8. #428
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PASQYRA E SHTYPIT (02.02 - 09.02.1998.)

    -SHTYPI NE PRISHTINE
    -SHTYPI NE TIRANE
    -SHTYPI NE SHKUP
    -SHTYPI NE BEOGRAD


    SHTYPI NE PRISHTINE
    BUJKU, 03.02,1998.


    CELES - POLITIKA DHE FORCA
    Ish-kryediplomati amerikan, i cili arriti ta shuaje zjarrin ne Bosnje, Ricard Holbruk, te cilit i ngjiten pastaj shume epitete si "bulldozer", "njeri pa ndjenja, por tejet racional" dhe shume e shume epitete te tjera, me shumice pozitive, tani sic dihet ka marre rolin e te derguarit special te SHBA-ve per zgjidhjen e krizes se Qipros. Ai dje mori pjese ne universitetin Kolumbia ne Nju-Jork, gjate inaugurimit te programit amerikan per zgjidhjen e konflikteve nderkombetare. Me ate rast ai mbajti edhe nje ligjerate te rastit, nga e cila po vecojme:

    - Konflikti i patgjidhur i Qipros ka shume ngjashmeri me konfliktin ne Borundi, Timorin Lindor, Tibet, algjeri dhe ne Kosove - tha ne fillim Holbruk.

    Diplomati amerikan shtoi se problemi teorik per zgjidhjen e konfliktit 24-vjecar te Qipros ka pak vlere, sepse keto modele nuk marrin parasysh faktoret praktike dhe politike. Problemet thelbesore qe ndajne te dy komunitetet ne Qipro nuk jane teknikisht aq te pazgjidhshme dhe te veshtira, por faktoret politike qe cuan ne ndarjen etnike jane reale, te thelle dhe mjaft te ndieshem, prandaj puna jone do te perqendrohet te zgjidhjet politike.

    Holbruk mendon se ne konfliktet e tilla takimet balle per balle ne nivel te komuniteteve jane te dobishme, madje me rendesi jetike, mirepo mosmarreveshjet politike mund te zgjidhen vetem me angazhimin e niveleve me te larta te qeverise. Ai ne vazhdim tha se diferencat e mendimeve midis paleve te kunderta ne keto konflikte jane zakonisht shume me te thella nga qe mendojne disa.

    Per te zgjidhur probleme te tilla si ne Timorin Lindor, Qipro apo ne Kosove duhet vepruar ne dy drejtime: nga lart poshte dhe nga poshte lart. Ai shtoi se nuk e perkrah teorine qe e degjojme nga disa eksperte, se puna duhet filluar nga poshte lart, pra se fjala eshte thjesht per nje problem te komunikimit dhe disa keqkuptime qe mund te sqarohen lehte. Kjo nuk eshte e vertete. Ne disa nga keto konflikte, diferencat jane shume me te thella.

    Ne zgjidhjen e konflikteve, puna ne nivelin e komuniteteve duhet te shoqerohet nga trysnia qe vjen nga nivelet e larta qeveritare...

    (RIPRESS)

    --- up ---

    KOHA DITORE, 04.02.1998.


    LDK-JA DISTANCOHET NGA UCK-JA?
    Qe nga dalja ne skene e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, me te cilen, sic vleresohej, po krijohej nje realitet i ri politik ne Kosove, partite politike shqiptare ne Kosove -as sot e kesaj dite - nuk kane nje qendrim te prere rreth pozicionimit te tyre perballe kesaj organizate. Ngurrimi i perfaqesuesve te partive politike, mbase ka te beje me, sic thuhet, "mungesen e informacioneve te plota" per UCK-ne.

    Ne kete rrafsh, edhe kryetari i Republikes se Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, gjate takimeve te rregullta me gazetare, vazhdimisht eshte deklaruar se "nuk disponon kurrfare informacioni per ekzistimin apo mosekzistimin e UCK -se". Nenkryetari i tij, dr. Fehmi Agani, nderkaq, thekson se "edhe pse mund te duket se Lidhja Demokratike e KOsoves dhe subjektet e tjera te Kosoves kane evituar deklarimin per fenomenin e quajtur Ushtria Clirimtare e Kosoves, mua personalisht me duket se deklaratat e kryetarit Rugova shprehin nje qendrim, pak a shume, te plote". E ky eshte qendrimi qe, "nuk mund te gjykohet per UCK-ne, per permasat, organizimin, synimet, mundesine dhe karakterin e saj; nuk mund te gjykohet as per UCK-ne, e as per veprimet e saj ne baze te informacioneve qe i servon dhe perpiqet t'i plasoje Serbia".

    Sipas nenkryetarit te LDK-se, kjo, per shkak se "jo vetem Serbia eshte e gatshme te inskenoje dhe te provokoje kunderveprime, jo vetem pse shteti hegjemonist serb mund ta prezentoje si terrorizem, si rebelim cdo akt te vetembrojtjes - madje edhe cdo ofshame te te sunduarit - porse, sev Serbia, edhe sot, mund te deshiroje te krijoje strategji te reja ushtarake e politike, ne baze te paraqitjes se UCK-se". Eshte e qarte, thote Agani, "se s'mund te behet fjale per ushtri. Mund te kete grupe, te cilat mendojne se ceshtja e Kosoves mund te zgjidhet qofte edhe ne menyre te armatosur. Por, eshte e qarte gjithashtu se Serbia deshiron te nxjerre perfitime te caktuara prej kesaj situate", theksoi dr. Agani. Sipas tij, "eshte shume indikativ qendrimi i Serbise lidhur me ngjarjet ne Skenderaj. Ajo me te pothuajse deshironte qe pjesetaret e UCK-se te jene sa me te pranishem dhe te dukshem, ne menyre qe te deshmohet ekzistimi i tyre". Natyrisht, sipas Aganit, "kjo nuk i shkon krejt per shtati Serbise, sepse prania e grupeve qe jane te gatshme te flijohen per te arritur synime te caktuara shkakton shqetesim dhe prish komoditetin, te pakten, ne qarqet hegjemoniste serbe". por, vazhdon ai, "nga ana tjeter mund ta shfrytezoje kete per ta legalizuar represionin dhe per ta deshmuar 'forcen' e saj, mund te deshiroje nje homogjenizim te ri te serbeve lidhur me temen e Kosoves, qe kujtoj se eshte shprese iluzore, por qe Serbise i nevojitet shume".

    Arbana ISLAMI

    --- up ---

    ZERI, 07.02.1998.


    SERBIA DO T'I RIKTHEJE 'TERRITORET E HUMBURA'?
    C'prej shfaqjes se konflikteve te para pak a shume te hapura ne Drenice, Serbia kishte nje qendrim te cuditshem, enigmatik gjithsesi. Ajo sikur ishte e interesuar te manifestohet sa me shume prezenca e atyre qe deklaroheshin si pjesetare te UCK-se, sikur nuk i pengonin shume levizjet dhe paraqitjet publike te tyre, sikur deshironte qe ata te kontaktojne sa me shume me gazetare e te jashtem te tjere. Edhe pse te gjitha keto shkaktonin dhe shkaktojne normalisht shqetesim te popullsia serbe, madje jo vetem ne Kosove.

    Tashti Serbia sikur po nderron qendrim, sikur ka organizuar ekspedita ndeshkimore te mjaftueshme per te rikthyer 'territorin e humbur' dhe sikur mezi po pret per te filluar operacionin e paralajmeruar. C'mund te dale nga nje operacion i ketille?

    Serbia mund te deshiroje rastin per te deshmuar forcen e saj dhe per te rikthyer, qofte pjeserisht, besimin e masave te shqetesuara, nepermjet nje operacioni te ketille, te cilin e llogarit qe ne fillim te suksesshem. Ajo, e percare si eshte sot, mund te shpresoje qe nepermjet nje operacioni te ketille dhe duke u mbeshtetur ne paragjykimet dhe emocionet antishqiptare, te mbjella dhe te kultivuara gjate dhe me kujdes, nga nje propagande opskurante antishqiptare me vite e dekada te tera, te arrije qofte edhe vetem pjeserisht nje homogjenizim te ri serb rreth mitit dhe temes se Kosoves. Ajo, mund te shpresoje, me ne fund te arrije, ne baze te nje propagande intensive, nje balancim te krimeve te saj me 'terrorizmin' e UCK-se. Natyrisht, shpresat dhe deshirat mund te mos realizohen, kalkulimet ireale te sendertohen veshtire. Asnjera nga shpresat eventuale te Serbise nuk ka gjasa te medha. Operacioni eventual mund te jete i suksesshem vetem si represion, gje qe s'mund te mos i krijoje Serbise veshtiresi te reja, ne Kosove dhe ne bote. Homogjenizimi i ri serb, i permasave sa i nevojitet regjimit te sotem eshte iluzor. Propaganda serbe, sado qe mund te kete edhe sot efekte te caktuara, nuk mund te arrije te shfajesohet nga nje terrorizem shteteror, i gjate si ky qe u ushtrua ne Kosove...

    Fehmi AGANI

    --- up ---

    ZERI, 07.02.1998.


    INDIFERENCA VETESHKATERRUESE E POLITIKES SHQIPTARE
    Subjekti politik shqiptar ka manifestuar dobesi teper te medha politike dhe organizative ne keto gjashte vjetet e fundit. Politika e pritjes dhe e krijimit te shtetit qe mbeshtetet ne nocione eshte shnderruar ne nje gjenerator te kalbjes se perhershme te subjektit politik shqiptar, eshte shnderruar ne qellim te marrjes me vetveten. Sa absurde tingellon shpallja e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare dhe marrja me ceshtjen e ligjshmerise apo joligjshmerise se ketyre zgjedhjeve ne kohen kur ne Kosove Beogradi kercenon te ndermarre fushata te gjera terrori mbi popullsine e pambrojtur! Duhet pranuar se kjo logjike absurde eshte pasoje e politikes se udhehequr ne keto vitet e fundit ne Kosove.

    Nga kjo sjellje veteshkaterruese subjekti politik shqiptar nuk mundi te dale as perballe kercenimit serioz te regjimit te Beogradit per terror masiv mbi shqiptaret. Dr. Rugova, ne rolin e presidentit te Republikes, edhe tash nuk gjeti as force, as vullnet e as deshire te tuboje udheheqesit politike shqiptare, partiake e jopartiake, ta shqyrtojne situaten e re dhe te ndermarrin hapa koform gjendjes se krijuar. Nje indiference a injorim i tille nuk do te kishte aq peshe para nje viti, apo edhe me 15 janar 1995, kur mund te dyshohej se PPK po deshiron te krijoje nje afri me te madhe mes forcave politike shqiptare, por tash, kur rreziku bie mbi popullin, heshtja, indiferenca a injorimi fiton peshe krejtesisht tjeter, del jashte cdo kornize partiake. Dr. Rugova vazhdoi me indiferencen e tij tashme te pakuptueshme per aske(!) dhe me kete edhe kesaj radhe ai deshmoi se nuk eshte i vetedijshem plotesisht per vendin qe ka momentalisht ne politiken shqiptare...

    Bajram KOSUMI

    SHTYPI NE TIRANE
    GAZETA SHQIPTARE, 04.02.1998.


    MILO: KOSOVA NE PRAG TE LUFTES
    Interviste me Ministrin e Jashtem te Shqiperise, z. Paskal Milo

    - Nese do te kete konflikt ne Kosove, a do te nderhyje Tirana ushtarakisht ne krah te Prishtines?

    MILO: Ju po e trajtoni ceshtjen ne planin hipotetik. Kjo eshte e pranueshme ne shtabet ushtarake dhe ne zyrat e politikes ku gjithmone mund te hipotezohet. Une mund t'ju them qe kombi shqiptar e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen ne te gjitha pjeset e trupit te tij dhe cdo goditje ne Prishtine do te ndihej kaq fort edhe ne Tirane. Kete e kane treguar edhe ngjarjet e pranveres se kaluar qe u ndjene kaq fort edhe ne Prishtine. Pra do te thoja qe qeveria shqiptare do te ndodhet perkrah shqiptareve te Kosoves ne gjithe kalvarin e tyre. Shkalla, mundesite dhe rruget do te percaktohen nga faktore te ndryshem sic jane koha, mundesite dhe rrethanat.

    - A eshte ne gjendje Shqiperia te prese nje dyndje kosovaresh ne rast konflikti ne Kosove?

    MILO: Duhet te jete e qarte qe shqiptaret jane nje popull qe nuk i kthejne shpinen vendit te tyre te lindjes. Ata e kane treguar kete dhe besoj se edhe shqiptaret ne Kosove do te mbijetojne atje sic kane mbijetuar ne shekuj. Persa i perket korridoreve e besoj se te tilla nuk kane per t'u krijuar kurre edhe nese deshiron dikush. Pasi nuk do te kete braktisje nga shqiptaret e Kosoves, por eksizton edhe nje faktor i fuqishem nderkombetar, i cili nuk do te lejonte krijime korridoresh ne Ballkan, pasi atehere i gjithe Ballkani do te shendrrohej ne nje korridor te madh luftarak ushtrish, armatimesh qe do te kthente edhe Europen ne nje teater luftimesh.

    - Konflikti ne Kosove per diplomatin Milo eshte nje realitet i afert apo vetem nje realitet?

    MILO: Besoj nje mundesi, jo nje realitet as i afert e as i larget. Eshte nje alternative, pasi jam i prirur t'i besoj forces se argumentit dhe bashkepunimit nderkombetar, i cili ka dhene frute per te qene optimist edhe ne kete ceshtje.

    Rezear XHAXHIU

    --- up ---

    ALBANIA, 07.02.1998.


    KINKEL DHE PALET QE PYETEN PER KOSOVEN
    Shqiptaret ne Kosove ndjehen te lodhur nga paralajmerimet tetevjecare per nisma rreth Kosoves te cilat se fundi jane shoqeruar ne menyre konstante me nisma te vockla rajonale, si ajo greke apo shqiptaro-greko-sllave. Cdo njeri qe kupton fare pak nga kjo histori palesh e kupton se keto te fundit jane flluska sapuni dhe nuk i merr askush seriozisht, por ata lodhin ne nje fare menyre nervat e shqiptareve ne Prishtine dhe i nxitin ata ne veprime radikale per shkak te klimes mosbesuese qe ngjallet. Ne te gjithe e dime qe kur flitet per nisme greke apo nisme shqiptaro-greko- sllave, apo per takim Nano-Milloshevic-Rugova, me ndihmen e Pangallosit, flitet vetem per realizimin e planit vjetor te takimeve te zotit Pangallos dhe jo per ndonje gje serioze. Per kete arsye Tirana zyrtare duhet te zhveshe demagogjine e dialogu per dialog dhe duhet t'u jape shpresa shqiptareve ne Prishtine se kur angazhohet per dialog, anagzhohet per nje rruge realiste rrugezgjidhjesh dhe jo per te marre nje note ne rregjistrat e ambasadave perendimore ne Tirane. Nga ana tjeter opozita, dhe kryesisht Berisha duhet te jene te qarte ne ate cfare i ndan nga Tirana zyrtare per problemin e Kosoves, pasi te dy jane per rruge paqesore, dhe per mbeshtetje te nismes gjermano-amerikane per autonomi.

    Mero BAZE

    --- up ---

    KLAN, 01.02.1998.


    KOSOVA ME OSE PA RUGOVEN
    A do te rezistoje Rugova?

    Nese hedhim veshtrim tete vite prapa do te shohim se ne Ballkanin e ngushte (ish-Jugosllavia dhe Shqiperia) ishin ne pushtet po ata persona qe jane dhe tani: Milan Kucani (Slloveni), Franjo Tuxhmani (Kroaci), Alija Izetbegovici (Bosnje e Hercegovine), Kiro Gligorov (Maqedoni), Sllobodan Milloshevici (Serbi), Ibrahim Rugova (Kosove). Qe te gjithe keta kush me shume e kush me pak, bene gabime, leshime dhe gafa nga me te ndryshmet, por kjo nuk u kushtoi me renie nga pushteti. Te vetmit udheheqes qe rane nga pushteti ishin presidenti i Malit te Zi, Momir Bulatovic dhe ai i Shqiperise Sali Berisha. Vetem keta dy udheheqes qene ata qe u pozicionuan kunder rrjedhave te pashmangshme te proceseve qe po ndodhin aktualisht ne rajonin tone dhe natyrisht kjo u kushtoi me renien nga pushteti.

    Tani ky shqetesim behet per fatin e Rugoves. Dhe nese Rugova nuk do te jete ne gjendje t'i beje kthesat qe kerkon momenti nga ai, kush mund te jete ai kosovar qe duke e kuptuar kahun e rrjedhave te proceseve dominuese ne rajonin tone, do ta sfidoje kthesen dhe do te zere vendin e Rugoves?

    Levizja dhe deshtimi i studenteve

    Perpjekja me serioze per kthese e koheve te fundit ishte levizja studentore e Kosoves gjate fundvitit 1997. Turbullimet e shkaktuara nga kjo levizje pritej te nxirrnin ne siperfaqe figura te reja ne skenen politike te Kosoves. Ne kete sens kjo levizje studentore fatkeqesisht nuk arriti te beje asgje per te qene. Levizja studentore arriti te identifikohet vetem si levizje anti-Rugove dhe asgje me teper.

    Ajo nuk u profilizua me ndonje ide dhe synim te qarte politik dhe mbeti ne nivelin foshnjarak te kerkeses. Natyrisht kerkesa ishte e drejte dhe e formuluar qarte, por kujt i drejtohej kjo: shtetit te Kosoves (te cilin ata deklaruan se e njohin); shtetit te Serbise (okupatorit); instancave nderkombetare? Kujt pra? Cili ishte profili politik i demonstratave? Parrulla "Ne duam shkollat tona dhe tjeter nuk na intereson" tregon sinqeritetin foshnjarak te studenteve kosovare qe veten e barazojne me femijen qe qan kur i mungon dicka, por eshte nena ajo nqe duhet t'i jape zgjidhje problemit te tyre. Kush eshte "nena" e studenteve kosovare? Pra, levizja studentore si levizje e shtreses avangarde te shoqerise kosovare nuk u ngrit me lart se sa nje shprehje mospajtimi me Rugoven.

    Nexhmedin SPAHIU

    --- up ---

    GAZETA SHQIPTARE, 07.02.1998.


    KINKEL NE TIRANE, C'KA NDODHUR PRAPA KUINTAVE?
    Klaus Kinkel solli ne Tirane ate qe pritej. Shqetesimin e Bonit per Kosoven dhe qendrimin qe do te mbaje Tirana ne rast konflikti te mundshem ne rajon. Por ne minuten e fundit, kreu i diplomacise gjermane ka nxjerre nga valixhja e tij edhe ceshtjen e refugjateve shqiptare e kosovare ne Gjermani dhe kthimin gradual te tyre. Nje qendrim te tille thuhet te kete gjetur te papergatitur Tiranen diplomatike, te pakten keshtu u shpreh Milo ne konferencen e tij per shtyp. Nuk dihet, se perse Kinkel ka gjetur pikerisht kete moment per te tronditur zyrat e politikes se jashtme shqiptare, kur deklaroi se: "mjaft me me tolerancen ndaj refugjateve shqiptare ne Gjermani". Por shefi i politikes se jashtme te Bonit nuk eshte kursyer edhe ne nje seri rezervash qe ai ka leshuar si ne tavolinen e Berishes, ashtu edhe ne zyren e Nanos. "Ai qe luan me zjarrin nuk mund te shpresoje ne mirekuptimin tone", eshte shprehur Kinkel, duke lene te kuptohet se Europa nuk mundet me te ndjeke absurdin e politikes shqiptare. Dite me pare ka qene Lloyd, ai qe percolli shqetesimin e Londres, duke kerkuar edhe garanci nga te dy kampet e politikes shqiptare. Por Kinkel la te kuptoje se edhe ndihmat qe priten te vinin nga Europa do te kondicionohen nga klima e brendshme qe do te rrjedhe nga Shqiperia. Ne perfundim te vizites kreu i diplomacise gjermane la pas mesazhin, se ka ardhur koha te punohet per pajtimin kombetar, nje mesazh qe duket se eshte pritur me indiference nga zyrat e politikes shqiptare, te mesuar tash me keshilla te tilla nga Europa dhe me gjere.

    Rezear XHAXHIU


    --- up ---

    SHTYPI NE SHKUP
    FLAKA, 7.02.1998.


    KORRIDORET E GLIGOROVIT DHE DHOMA OVALE I KLINTONIT...
    Derisa Klintoni ne histori, mes tjerash, do te hyje edhe per shkak te Dhomes Ovale te Shtepise se Bardhe, ku ka organizuar pritje per damat e xhet setit amerikan (duhet thene se diku-diku i ka munguar shija) kryetari i Maqedonise, do te hyje, pervec me atentatin qe u be ndaj tij (kryetar i pare ndaj te cilit u be ne Ballkan ne historine me te re), edhe me "angazhimin paqesor" (per cka iu dha edhe cmimi ne Kran Montane). Ndoshta per shkak te ketij imixhi kryetari Gligorov lansoi idene e nje korridori humanitar per refugjatet eventuale te konfliktit eventual serbo- shqiptar. Ideja, nga kryetari i menduar si humane, u prit ne teh te kritikave. Per subjektet politike shqiptare, ketu dhe jashte, u kuptua si nje projekt djallezor i cili i ndihmon Millosheviqit per pastrimin etnik te Kosoves, kurse per disa qarqe maqedonase, kjo oferte e Gligorovit u (keq)kuptua edhe si nje "koncesion" ndaj shqiptareve dhe hapje shtegut per (ri)albanizimin e Maqedonise! Ketu nuk dihet se si do te kaloje Gligorovi ne anketa, a do te shtohet perqindja e simpantizanteve te tij, apo do t'i bie popullariteti per ndonje decimale. Njerezit tash jane ne hall: ta shajne idene e tij qe shihet nga dy kendeveshtrime, a ta perkrahin sepse pala "tjeter" kete e shan ne menyre me te vrazhde. Hilja qendron diku, po ec e kuptoje: ne vete idene per korridorin, e ne gjykimin e tij nga motivet me te ndryshme. Keshtu Gligorovi e ka me veshtire se Klintoni. Ky i dyti nuk behet aq me faj kur ben ndonje skandal krevati, por ketu nek ka se si te mos paragjykohet cdo veprim qe ndermerret. Shqiptaret do te paragjykojne per shkak te lidhjeve te dikurshme me Beogradin dhe prabdaj edhe si djallezi per te krijuar psikoze qe do te pastronte Kosoven. Maqedonasit paragjykojne nga fobite artificiale qe kane per shqiptaret.

    Duket apsurde, por pas kritikave nga shume ane, del se Gligorovi njekohesisht "i ndihmon" hegjemonise serbe per te bere pastrim etnik te Kosoves, u "ndihmon" shqiptareve qe te shpetojne nga terrori serb dhe me gjithe keto "ndihmesa" e legjitimon Maqedonine si shtet human. A ka ma mire se t'i kenaqesh te gjitha palet me nje hap? Nuk ka. Kete ndoshta nuk mund ta beje as Klintoni.

    D. D.

    --- up ---

    FLAKA, 08.02.1998.


    SHQIPTARET "JOREZIDENTE" ME ADRESE NE "SHPINE"!?
    Marrja e dokumentit zyrtar per shqiptaret gjithnje mbetet pune mjaft e komplikuar. Ashtu si dikur kurbetcinjte tane kishin telashe me sigurimin e pasaportes, sot me gjase me po te njejtat veshtiresi po ballafaqohen edhe gjate nxjerrjes se leternjoftimit. Nese pasaportat nga organi perkates jepen me adrese te shtetit ku qytetari punon, leternjoftimi per kurbetcinjte nuk jepet! Pse?

    --- up ---

    DNEVNIK, 07.02.1998.


    DIKTATORET NUK SHKRUAJNE MEMOARE
    Prej nje pensionisti qe ish, ne Kiro Gligorovin e importuam per president. Nese e ka patur per qellim te shkruaje memoare ne ditet e pensionit, edhe deri tani ka mundur dicka te shkruaje. Do te deshiroja qe koha te me pergenjeshtroje, mirepo jam i bindur se deshmite presidenciale ne lule te pleqerise do te jene vetem rrefime te redaktuara ne nivelin e nje Eleonora Karanfilovska a Katerina Kocevska.

    Mladen SRBINOVSKI

    --- up ---

    DNEVNIK, 07.02.1998.


    KEMI KLONUAR KREATYRA NGA SISTEMI I VJETER PER KOHEN E RE
    Suksesi te ne kerkon flijim. Me e madhja eshte liria qe te mendohet ndryshe nga te tjeret dhe liria per te qene i ndryshem nga te tjeret. E kemi flijuar kreativitetin, shpirtin e hapur per llogari te uniformitetit ne te menduar dhe ne veprim. Kemi klonuar kreatyra nga sistemi i vjeter per kohen e re. Sistemi vleror qe po na e ofrojne gjithnje e me teper i perngjan nje filmi te vizatuar, mu sikur t'i vizatonit dhe pastaj t'i shlyenit heronjte kryesore, duke ua ndryshuar karakterin.

    Zvonimir JANKULOVSKI

    --- up ---

    NOVA MAKEDONIJA, 08.02.1998.


    OPTIMIZMI EVROPIAN MAQEDONAS
    Nuk e kishte fare te lehte Branko Crvenkovski qe vazhdimisht pas fjalise se trete, me te gjithe bashkebiseduesit, dhe pas konstatimit te shpejte se punet ne Maqedoni jane O.K., perseri dhe perseri te dale te tema e Kosoves, e cila per momentin eshte ceshtje qendrore me interes per strateget ushtarake dhe politike. Pervec perseritjes se qendrimit maqedonas se Kosova eshte para se gjithash ceshtje e RFJ dhe se ajo duhet zgjidhur brenda atij shteti, duke respektuar te gjitha parimet nderkombetare, duke filluar qe nga mosndryshimi i kufijve dhe gjer te mbrojtja e te drejtave te njeriut, Maqedonia kesaj radhe e beri te ditur qartas edhe nje gje. Se rruga e saj per ne NATO eshte autoktone, respektivisht se ajo nuk duhet lidhur me gjendjen e tanishme ne regjion dhe se deshira per anetaresim ne Aleance eshte shprehur qe ne fillim te shpalljes se pavaresise se shtetit.

    Zoran ANDONOVSKI

    SHTYPI NE BEOGRAD
    DNEVNI TELEGRAF, 02.02.1998.

    Me rastin e kerkesave dhe rekomandimeve te Robert Gelbardit, sekretari i pergjithshem i LDK, Fatmir Sejdiu, pohon per DT


    "NUK DO TE HEQIM DORE NGA PAVARESIA E KOSOVES"
    Lidhja Demokratike e Kosoves i ka hedhur poshte kerkesat e Robert Gelbardit, emisarit special te Bill Klintonit per Ballkanin, per t'u distancuar nga terrorizmi i UCK-se dhe per te "harruar" pavaresine e Kosoves.

    Fatmir Sejdiu, sekretar i pergjithshem i LDK-se, ka deklaruar ne menyre te prere per DT se shqiptaret e Kosoves nuk do te heqin dore nga kerkesa per Kosoven e pavarur, ndersa sa i perket UCK-se, pohon se LDK nuk ka informacione rreth tyre. "E kemi te njohur qendrimin e bashkesise nderkombetare, e cila nuk pajtohet me ndryshimin e kufijve, mirepo ky eshte qendrim i tyre. Qendrimi yne eshte i shprehur qarte ne referendumin e shqiptareve te Kosoves dhe ky percaktim duhet te respektohet", thote Sejdiu.

    "Per ne, referendumi eshte fakti me kryesor dhe zgjidhja me e mire per Kosoven", thekson sekretari i pergjithshem i LDK, ndersa pyetjes se gazetarit te DT se a do te pranonte LDK qe Kosova te jete njesi e trete federale, sic sugjeron Gelbard, Sejdiu i jep pergjigje negative: "Jo, nuk eshte kjo zgjidhje per ne, as e perhershme, as kalimtare. Per ne mund te jete nje zgjidhje kalimtare vetem ajo qe e kemi propozuar, d.m.th. nje protektorat nderkombetar mbi Kosovesn, me te cilin do parandalohej shperthimi i konfliktit", thote Sejdiu. Sekretari i pergjithshem i LDK pohon se kjo parti nuk ka informacione lidhur me UCK: "Nuk kemi kurrfare te dhenash rreth tyre. Per ne terroriste jane ata qe zbatojne terror mbi shqiptaret ne Kosove, domethene pushteti serb"...

    S. P.

    --- up ---

    NASA BORBA, 03.02.1998.


    CMIMI PER TOLERANCE I "NASA BORBA" STUDENTEVE SHQIPTARE NGA KOSOVA
    Unioni i Pavarur i Studenteve te Universitetit shqiptar ne Prishtine eshte fitues i cmimit per tolerance per kete vit. Keshtu vendosi me shumice votash juria e gazetes sone, duke pranuar propozimin dhe arsyetimin e Miroslav Hristodulo, student nga Beogradi, ne te cilin mes tjerash thuhet: "Duken grandioze perpjekjet e tyre per te qene te paqesore, dinjitoze dhe te durueshem, por edhe te gatshem, te vendosur dhe kembengules ne kerkesat e tyre, si dhe te patundur ne refuzimin e diskriminimit te tyre..."

    Kryetari i Unionit te Pavarur te Studenteve te Universitetit te Prishtines, me rastin e cmimit per tolerance

    DUGOLI: Pres efekte pozitive

    ... Bujar Dugolli: - Ky shperblim eshte pritur jashtezakonisht mire ne radhet tona, posacerisht per arsye se "Nasa Borba", per dallim nga medijat tjera ne Serbi, ka patur informacione te sakta dhe korrekte rreth levizjes sone, perpjekjeve dhe qellimeve tona. Do te ishte teper e rendesishme qe edhe medijat tjera ne Serbi ta pranojne kete metode raportimi, respektivisht ta kuptojne realitetin dhe ta pranojne faktin se ajo qe kerkon Unioni i Studenteve nuk eshte dic e pamundur, por vetem se i kerkon te gjitha ato te drejta qe i kante studentet ne Serbi dhe ne gjithe boten. Per kete arsye me mbetet qe edhe nje here ta shprehe kenaqesine per vleresimin e jurise se studentet shqiptare, per tolerancen e treguar deri tani, e kane merituar kete cmim per vitin e kaluar dhe, natyrisht, edhe ne kete menyre, te falenderoj per shperblimin...

    I. H.

    --- up ---

    DNEVNI TELEGRAF, 03.02.1998.


    TIRNANIC: TRURI
    Aksionet gjithnje me te shpeshta (dhe me te suksesshme) te Ushtrise Clirimtare te Kosoves po shkaktojne nje "vemendje teorike" adekuate. Ne perpjekjet per te kuptuar kete fenomen ndonjehere shkohet aq "thelle", saqe vijne edhe te zbulimi se UCK nuk na qenka nje organizate banale terroriste, por dicka qe me teper i perngjan gueriles. Mirepo secili terrorist e perjeton vetveten si nje gueril ose se paku synon qe me aktet terroriste pozicionin e vet vetmitar ta shnderroje ne shembull per nje rezistence me masive, guerile.

    Me siguri qe keso tregimesh i zbavisin ata qe jane truri logjistik dhe analitik i UCK. Nje gje e tille me siguri qe ekziston. Pse kjo nuk kuptohet eshte fajtor paragjykimi se shqiptare jane vetem ata qe sharrojne drute. Prandaj, sado qe ne i studiojme ata, ata - me me teper sukses - po na studiojne ne dhe boten rreth vetes. Shtetin e Serbise prej kohesh e kane studiuar. Ne kete plan per ta ka me shume rendesi studimi i asaj qe po ndodh me kompanite terroriste evropiane te tjera.

    Sepse, eshte e sigurt se strategeve te UCK nuk u ka shmangur fakti se ne Irlande terrorizmi gjithnje e me teper po behet dykahesh: cdo aksion i IRA-s shkakton "pergjigjen" e terroristeve protestante. Ata para ca kohesh e kane vrare nje te aferm te Xhefri Adamsit. Nga ana tjeter, ETA baske ne Spanje eshte gjithnje e me e izoluar: cdo akt i saj, cdo vrasje qe e kryen, e con tere vendin ne demonstrata qe u prijne lideret e partive politike. Sidoqofte, nje perspektive aspak e ndritur per terroristet - pervec per UCK.

    Ajo ka marre guximin per nje "praktike me intensive", e sigurt se ketu nuk do te ndodhe ajo qe po ndodh ne Irlande, domethene, se nuk do te kete kundergoditje terroriste nga pala serbe. (Ne te vertete, vetem edhe kjo do te na nevojitej!) Mirepo, shume me e rendesishme eshte se UCK e ka vleresuar drejt se, pa marre parasysh cfaredo qe te beje, ketu nuk do te "ndodhe Spanja". Ky parashikim u tregua i qindperqindte: vrasjet dhe sulmet me bomba nuk shkaktojne kurrfare shqetesimi te vecante ne opinion, e te mos flasim per demonstrata masive kunder terrorizmit, te cilave do t'u prinin lideret e partive politike.

    Ketu, gjate lufterave te kaluara, ndizeshin qirinj dhe barteshin shami te zeza per secilin plumb qe e qellonte cakun, mirepo gjithcka e ka edhe fundin e vet; opinioni eshte topitur dhe e ka zene zhgenjimi. Sa u perket partive politike, e secila sosh - se paku ashtu pohohet - e ka nje qendrim te qarte ndaj Kosoves (prandaj, edhe ndaj UCK), mirepo te gjitha ngurrojne qe ta radikalizojne me aksion publik, ndonjehere nga frika e regimit te te ashtuquajtures bashkesi nderkombetare, por gjithmon nga shkaku qe mendohet se kjo do te ishte nje mbeshtetje e vecante per regjimin aktual.

    Keshtu, UCK praktikisht eshte legalizuar. Nuk e kishte, ne nje kontekst te tille, te veshtire qe te marre kontrollin mbi territore te caktuara, duke u shnderruar vertet ne guerile. Ndersa kjo e detyron kundershtarin e saj te vetem - policine serbe - qe, duke vepruar kunder qenies se saj, te operoje gjithashtu ne rrethana guerle dhe te sherbehet me mjete terroriste. Me nje sukses te vogel, kuptohet.

    E gjithe ajo qe flitet dhe "filozofohet" rreth UCK mund po nuk duhet te jete doemos e sakte. Nje gje, nderkaq, eshte e sigurt: dikush atje po mendon me shpejt.

    Bogdan TIRNANIC

    --- up ---

    BLIC, 04.02.1998.

    SPO (LRS) per krijimin e Kuvendit dydhomesh ne Kosmet


    SHTETI LE TE VEPROJE ASHPER NE KOSOVE
    ... - Kerkojme masa te ashpera dhe energjike te organeve shteterore, para se gjithesh te Qeverise dhe Kuvendit, ne drejtim te zgjidhjes se problemit kosovar, respektimin e marreveshjes per arsimin dhe miratimin e ligjit kushtetues, me te cilin do te definohej autonomia politike dhe territoriale e Kosoves e Metohise - thote Ivan Kovacevic, zedhenes i SPO. Me ate ligj, sipas Kovacevicit, do te parashikohej krijimi i kuvendit dydhomesh, ne te cilin te gjitha vendimet do merreshin ne pajtim te dhomes se qytetareve dhe te dhones se popujve qe jetojne ne Kosove e Metohi. Ne dhomen e popujve vendimet do duhej te merreshin me konsensus...

    M. P.

    --- up ---

    NEDELJNI TELEGRAF, 04.02.1998.

    Gazete shqiptare e ka zbuluar planin e sherbimit sekret amerikan rreth asaj se cfare duhet bere qe Kosova me nje status autonomie te mbetej ne suaza te Serbise


    CIA KUNDER REPUBLIKES SE KOSOVES
    Shtetet e Bashkuara te Amerikes po e ndryshojne ne menyre radikale politiken e tyre ndaj Kosoves. Nga pavaresia dhe shtetesia e krahines jugore serbe nuk ka asgje. Me se shumti qe Kosova mund te fitoje eshte autonomia ose nje status special. Per kete arsye CIA ka marre si detyre realizimin e planit sekret amerikan per Kosoven, sipas te cilit duhet parandaluar te gjitha aksionet e shqiptareve te Kosoves qe punojne ne shkeputjen e Kosoves nga Serbia. Rreth kesaj shkruan e perdyjavshmja Gazete Shqiptare ne Prishtine, duke theksuar se plani sekret "CIA kunder Kosoves" duhet te realizohet ne gjashte pika:

    1. Hapja e Kancelarise amerkane ne Prishtine dhe sjellja ne krye te saj te njeriut, i cili ne momentin e duhur do te duhej ta aktivizoje dhe rolin e dhene ta luaje ne menyre te perpikte.

    2. Shkaktimi i konfliktit ne relacionin Tirane -Prishtine ne forme te nje konflikti te thjeshte konceptesh, me qellim qe te krijohet nje huti ne Kosove.

    3. Shkaktimi i trazirave ne Shqiperi dhe prurja e marionetave ne pushtet.

    4. Gjetja dhe stimulimi i elementeve politike brenda vete Kosoves, te cilet do te paraqiteshin ne skenen politike me opsione te ndryshme per zgjidhjen e ceshtjes kosovare.

    5. Kontrollimi i radikalizmit te situates ne Kosove me qellim te komprometimit te politikes se pavaresimit te Kosoves.

    6. Krijimi i iluzionit ne menyre qe Rugova te mbetet pa mbeshtetjen e popullit dhe lansimi i nje klase te re politike, e cila, nen vellon e luftes kunder regjimit te Milosevicit, do te pranonte nje zgjidhje tjeter per Kosoven, mirepo me cdo kusht do ta pengonte mbajtjen e zgjedhjeve te reja shqiptare te shpallura per 22 marsin e ketij viti...

    Milos ANTIC

    --- up ---

    BLIC, 05.02.1998.

    LDK eshte distancuar nga "Ushtria Clirimtare e Kosoves"


    RRUGA PAQESORE - ZGJIDHJE E VETME
    ... - Distancimi yne nga UCK eshte i qarte dhe verehet edhe nga deklaratat e Rugoves, se eshte bindje e tij se zgjidhje e vetme per Kosoven - eshte rruga paqesore ne zgjidhjen e problemit. E vetmja zgjidhje mund te pranohet vetem nese vjen si rezultat i marreveshjes se perbashket rreth Kosoves, ka deklaruar Fehmi Agani.

    Edhe nenkryetari i Partise Shqiptare Demokristiane te Kosoves, Tadej Rodiqi, eshte i mendimit se "dhuna dhe gjakderdhja nuk shkojne ne favor te asnjeres pale, te gjitha kontestet duhet zgjidhur me dialog". Ai eshte gjithashtu i mendimit se ka mundesi te ekzistimit te UCK, respektivisht te nje organizate te tille ose te nje grupi njerezish, te cilet "per shkak te frustrimeve nga dhuna e vazhdueshme policore" pergjigjen me arme. Rodiqi eshte i mendimit edhe se "ekziston mundesia qe vete policia t'i organizoje aksionet e tilla dhe t'ia mveshe UCK-se, per te pasur ashtu shkas per nje intervenim me radikal policor-ushtarak ne ate hapesire".

    R. B.

    --- up ---

    NASA BORBA, 05.02.1998.

    Apel e Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Prishtine drejtuar opinionit te brendshem dhe nderkombetar


    REGJIMI PO SHKAKTON KONFLIKT TE ARMATOSUR
    Ne nje apel te vecante drejtuar opinionit te brendshem dhe atij nderkombetar, Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Prishtine terheq vemendjen ne shkallezimin me te ri dhe te rende te situates ne Kosove, dhe vlereson se rritja e dhunes te cilen regjimi e zbaton ndaj shqiptareve gjithnje e me teper po e paralajmeron mundesine e nje konflikti te armatosur nderetnik. Ky konflikt do te ishte pergjigje ndaj dhunes se regjimit serb, shterpesise se politikes paqesore shqiptare dhe mungeses perpjekjeve efektive te bashkesise nderkombetare ne pamundesimin e sjelljes mesjetare te regjimit serb ne Kosove, vleresohet ne apelin...

    I. H.

    --- up ---

    VREME, 07.02.1998.

    Shperblimet dhe te shperblyerit


    MASA E TOLERANCES
    ... Vendimi qe shperblimi per tolerance kete vit t'u ndahet shqiptareve ka hasur ne reagime kontradiktore dhe, per fat te keq, krejtesisht te parashikueshme. Sipas fjaleve te propozuesit, Miroslav Hristodulo, nga levizja studentore beogradase, studentet shqiptare kete mirenjohje e kane merituar me "joviolencen e tyre ne mendime, fjale dhe veper, si dhe ne kulturen e treguar te protestes".

    Regjimi, nepermjet mediave te tij, ne nje varg komentesh te ashpera qe u paraqiten pas dy ditesh, e ka bere te ditur menjehere cfare mendon rreth kesaj: fjala eshte per sforcimin e "nderlidhjes se separatizmit me terrorizmin" (Tanjug), respektivisht "plotesimit te kerkesave te urdherdhenesve te huaj" ("brcinka"). Dhe keshtu edhe nje here jemi ndare ne patriote dhe tradhtare, nacionaliste dhe mondialiste, sherbetore te regjimit dhe lakej te te forteve te botes. Asgje ne kete kontest nuk eshte e re: as protagonistet, as argumentet, as publiku i hutuar, te cilit ia kane merzitur edhe njera edhe pala tjeter. Studentet shqiptare jane falenderuar me miresjellje per shperblimin, mirepo nuk kane ardhur ne dorezimin solemn, duke dhene si arsye kohen e keqe - me siguri e kane vleresuar se i tere ky tregim nuk ka ndonje lidhje thelbesore me ta dhe me qellimet e tyre.

    Kishin te drejte. Fjalori i Vujaklise e definon tolerancen si "durim ndaj mendimit te kundert, posacerisht ne ceshtje te fese". Me cka e kane treguar studentet kete tolerance? Pse jane permbajtur qe dhunes te mos i pergjigjen me dhune? Ky eshte durim, mirepo jo ndaj mendimit, po ndaj shkopit te gomes - valle cdokush qe nuk mbrohet kur milicia e rreh vetvetiu eshte tolerant? Mos laureatet kane treguar nje interes te vecante per te drejtat e studenteve joshqiptare ne Kosove? Jo, dhe per kete deshmon vete emri i organizates se tyre, ne te cilin permendet vetem Universiteti shqiptar ne Prishtine. Ata pohojne se nuk kane qellime politike, mirepo e perdorin terminologjine e luftes, ne te cilen permenden "okupatoret" dhe "clirimi" dhe nuk ndiejne kurrfare nevoje per t'u distancuar nga ata qe jane te gatshem te vrasin kundershtaret e Kosoves se pavarur. Le te kuptohemi, me kete assesi nuk vehet ne pikepyetje e drejta e shqiptareve per t'u arsimuar ne gjuhen e tyre, madje as e drejta qe te luftojne per pavaresine nga Serbia. Sipas pervojes qe ky gazetar e ka arritur gjate bisedave me lideret e tyre, studentet shqiptare kane shume virtyte - ata mes tjerash jane trima, te edukuar mire, te mencur, kembengules ne kerkesat e tyre - mirepo durimi ndaj atyre qe nuk i miratojne metodat dhe qellimet e tyre nuk hyn ne kete liste. Nese ideja ishte qe shqiptareve ne Kosove t'u dergohet nje sinjal se ne Beograd ka njerez, te cileve u pengon shtypja e shqiptareve , nje sinjal i tille eshte dashur te dergohet shume me pare dhe me drejtperdrejt, pa shifra dhe peshtjellim, dhe ndoshta do te kishte fare dobie.

    Nese flasim drejt, kurrfare durimi te vecante ndaj kundershtareve te vet politike nuk kane treguar as fituesit pararendes - lideret e levizjes studentore beogradase, te cilet kane te perbashketa me koleget e tyre shqiptare shume vecori - edhe te mira edhe te keqija - (te gjitha levizjet studentore i perngjajne njeri - tjetrit)...

    Problemi, pra, qendron tek ata qe e kane ndare, dhe jo tek ata qe u eshte dhene. Tash tri here me radhe shperblimi i jepet njerezve per te cilet toleranca, thene me se buti, nuk eshte ne krye te listes se perparesive, dhe kjo - e jo fakti se kete vit e kane marre shqiptaret - eshte shkas i ketij teksti. Dy fituesit me te fundit, nderkaq, e kane nje veti te perbashket: te gjithe i kane fituar paraprakisht simpatite e Perendimit. Shperblimi u eshte ndare studenteve beogradas dhe atyre shqiptare pas kthimit nga Uashingtoni, ku kane qene mysafire te qeverise amerikane, dhe ketu gjithsesi qe ka nje sistem. Me kete propozuesit dhe juria e "Nasa Borba" vetem sa ua kane lehtesuar komentuesve pro regjimit per t'i akuzuar per lajkatim ndaj Perendimit, duke u sjelle ne pajtim me stereotipat qe regjimi deshiron t'ua imponoje, duke i bere keshtu edhe vetes edhe te shperblyerve nje sherbim te keq.

    Nje sherbim i keq, ne fund te fundit, i eshte bere edhe tolerances si te tille, e cila te pushtetmbajtesit askund, as ne Lindje as ne Perendim, kurre nk ishte kushedi sa e vleresuar.

    Toleranca e vertete nuk do te thote vetem te permbahesh nga dhuna dhe e keqja, sepse keshtu do duhej shperblyer policine gjithnje kur nuk i rreh demonstruesit dhe hajnat kur heqin dore nga hajnia. Te jesh vertet tolerant do te thote te vesh vetveten ne rrezik per te mbrojtur dike qe nuk i perket kopese se njejte politike, etnike ose religjioze. Heronj te tille te pakenduar kishte ne kete lufte shume, mirepo nuk ka kush t'i propozoje ata.

    Dejan ANASTASIJEVIC

  9. #429
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Serbia e kerrcenon me luft Kosoven nese e shpall pavarsin!

    27 Shtator 2007

    Ja me poshte ne nje artikull te Nedelnji Telegraf botuar ne gazeten Shqip para ca ditesh cfare thone gjeneralet serbe.



    Serbët u tremben amerikanëve: CIA, sponsor i pavarësisë së Kosovës
    Mediat e Beogradit, frikë nga vizita në Tiranë e zv/drejtorit të CIA-s


    Vizita e numrit dy të CIA-s në Shqipëri është komentuar nga disa ekspertë të sigurisë në Beograd si koordinim i veprimtarisë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Ata kanë komentuar për "Nedeljni Telegraf", qëllimin e vizitës disaorëshe të zëvendësshefit të CIA-s, Stiv Kepes (Steve Kappes), disa ditë më parë në Tiranë.

    Gjeneral Momir Stojanovic, ish-drejtor i Kundërzbulimit të ushtrisë serbe, tha se vizita e zëvendësdrejtorit të CIA-s në Shqipëri dhe takimi me shefin e SHISH-it, meriton një analizë profesionale, pavarësisht se çfarë jepet si shkak zyrtar i saj.

    Ky takim është vazhdim i politikës së zhvilluar në kohën e shfaqjes së UÇK-së në Kosovë, që u pasua nga ndërhyrja e NATO-s. Në praktikën botërore të shërbimeve sekrete, takime të tilla dhe shkëmbimi i informacioneve për rreziqet dhe terrorizmin ndërkombëtar janë të zakonshme. Por ardhja e një zyrtari të CIA-s, të këtij rangu në Shqipëri, tani kur pas disa muajsh merret vendimi për Kosovën, më e pakta është indikativ, megjithëse jo i papritur. Vizita e zëvendësdrejtorit të CIA-s, te shefi i shërbimit sekret shqiptar, ka pasur për qëllim këmbimin e informacioneve dhe koordinimin e aktiviteteve të këtyre shteteve, ndoshta në një plan më të gjerë, që lidhen me zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë në muajt e ardhshëm, ose gjatë vitit në vazhdim - tha Stojanoviq.

    Takimi amerikano-shqiptar nuk është i papritur edhe pse në publik u prit kështu. Takime të tilla të lidhura me koordinimin e aktiviteteve në Kosovë janë bërë prej vitesh. Vizita është vazhdimi i bashkëpunimit shumëvjeçar. Ndikimi i shtetit shqiptar ka qenë i pakundërshtueshëm gjatë viteve 1998-1999, kur terroristët (kështu i quan Beogradi luftëtarët e UÇK-së shën. im) e UÇK-së u stërvitën dhe u armatosën në territorin e Shqipërisë, organet zyrtare të së cilës kanë qenë të përfshira në krizën e Kosovës dhe kanë menaxhuar të gjithë aktivitetin terrorist. Edhe kjo që ndodh tani duhet të jetë pjesë e aktivitetit për krijimin e shtetit shqiptaromadh në Ballkan.

    Nuk jam i befasuar pse Kepes shfaqet sërish si aktor në teatrin ballkanik. Ai ka qenë drejtor i CIA-s për Operacionet në kohën kur shpërtheu terrorizmi në Kosovë.

    Edhe pse me emrin e tij janë të lidhura një numër skandalesh, për shkak të të cilave u zëvendësua në vitin 2004, ish-oficeri i marinsave amerikanë u riaktivizua në një funksion më të lartë, tani kur çështja e Kosovës është "nxehur".

    Parashikimi se do të shpërthejë dhuna, nëse KB nuk e miratojnë pavarësinë e Kosovës, është presion mbi palën serbe dhe mbi bashkësinë ndërkombëtare. Përhapja e kërcënimit të armëve në opinionin serb dhe të huaj, në thelb ka për qëllim "uljen e kokës" para zgjidhjes së mundshme të papranueshme për Kosovën.

    Ka njoftime serioze se pas 10 dhjetorit, së pari SHBA-ja e më pas Britania e Madhe, Franca e Gjermania do ta njohin në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës.

    Ndërsa për gjeneralin serb Ninisllav Kërstiq, ish-komandant i Zonës Tokësore të Sigurisë me Kosovën, vizita e zëvendësdrejtorit të CIA-s, tregon se Ballkanin e kërcënon edhe një luftë e vogël. Vizita e njeriut të dytë të CIA-s në Shqipëri dhe takimet me drejtuesit më të lartë, që nga Presidenti i shtetit, deri te shefi i policisë sekrete, vetëm sa e konfirmojnë këtë rrezik. Edhe sot, si gjatë gjithë kohës së krizës jugosllave, CIA ka qenë faktor vendosës i luftës. Tani, edhe pse rasti është për Kosovën, dhuna mund të befasojë gjithë rajonin.

    Stiv Kepes, sipas informacioneve të mia, ka vizituar edhe Kosovën. Kjo është përgatitje e terrenit për vetshpalljen e mundshme të pavarësisë së Kosovës. Po shfaqet skenari që përmbush parashikimin e SHBA-ve, sipas të cilit, nëse Kosova nuk do të bëhet e pavarur - do të pasojë shpërthimin e dhunës. Kështu duhet të shpjegohet edhe ngritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë së Shqipërisë, sepse kështu "nxehet" atmosfera kërcënuese e shqiptarëve të Kosovës, pas deklaratave të disa politikanëve në Serbi, se do të kthejnë ushtrinë në krahinë.

    CIA ka pasur ndikim vendimtar në gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri, që nga ndryshimet e pushtetit, deri te kryengritjet masive të viteve ‘90, kur u boshatisën të gjitha magazinat dhe armatimi, municioni e pajisjet u lanë pa asnjë kontroll.

    U vërtetua se gjithçka ishte organizuar në mënyrë të përkryer. Armët përfunduan në pozicionet e UÇK-së në veri të Shqipërisë e më pas në Kosovë, ku gjenden që nga viti 1997. Të njëjtin armatim kanë përdorur edhe pjesëtarët e UÇPMB-së në jug të Serbisë. E veçanta është se CIA ka realizuar qëllimet politike të SHBA-ve dhe ka shfrytëzuar luftën për pasurim. Pra, nuk është sekret se stërvitjen e terroristëve e kanë organizuar e drejtuar ish- pjesëtarë dhe pjesëtarë aktivë të kësaj agjencie (CIA) ose të ushtrisë, nëpërmjet kompanive private ushtarake, shërbimet e të cilave janë mjaft të shtrenjta. Gjenerali serb Kërstiq nuk beson në realizimin e deklaratave të ashpra të disa politikanëve serbë për angazhimin e ushtrisë së Serbisë, në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që të angazhohet ushtria - thotë ai, nuk mjafton vetëm që ajo të jetë e fortë dhe e pajisur, që për mendimin tim nuk është, por duhet që edhe shteti të jetë mjaft i fortë ekonomikisht, që gjithashtu nuk është i tillë dhe për më tepër nuk ka konsensus për këtë problem. Dhuna për të cilën flitet në parashikimet amerikane, asesi nuk mund të drejtohet ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në Kosovë ka pak serbë dhe janë të organizuar dobët. Serbia realisht, as në mënyrë ushtarake, as ekonomike nuk është e aftë të hyjë në luftë të armatosur, sepse do të konfrontohej prapë me NATO-n. Pala e vetme që mund të kërcënoheshin janë serbët e Kosovës. Në Kosovë ka 450.000 pushkë, që KFOR-i nuk i ka mbledhur asnjëherë dhe asnjëherë nuk janë gjetur e dënuar autorët e krimeve mbi serbët. Kjo nuk mund të shpjegohet si paaftësi ose mosprofesionalizëm i KFOR-it dhe UNMIK-ut, por si urdhër politik. Nëse do të kishte vendim, që tani të lejohej dhuna, besohet se do të shpërthente në fillim në pjesën qendrore të Kosovës, ku enklavat serbe janë më të vogla, pas së cilës mund të pasojë skena e largimit me traktorë.

    Nuk jam magjistar të parashikoj se si do të zgjerohet vala e dhunës, por mundësia është e madhe: që nga pjesa veriore e Kosovës, jugu i Serbisë, Maqedonia Perëndimore, Mali i Zi, veriu i Greqisë... Nuk duhet të mashtrohemi. Këtu nuk është objekt Serbia ose ndonjëri prej këtyre vendeve. Thjeshtë, SHBA-të qarkojnë territorin, që do të jetë bazë e thellë për përparimin e ardhshëm të NATO-s drejt pasurive energjetike - Rusisë

  10. #430
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

    Në rast se Kosova e shpall pavarësinë, Beogradi po shtjellon planet për ta aneksuar pjesën veriore.

    Nga Aleksandar Vasoviq në Beograd (Ballkan Insajt)


    Në një tentim të ri për ta kundërshtuar planin e OKB-së për Kosovën, Serbia, siç duket, po konsideron mundësinë e ndarjes së veriut. Zyrtarët serbë në Beograd e Kosovë, si dhe anëtarët e Akademisë Serbe të Shkencave, e cila gëzon ndikim të madh politik, kanë biseduar rreth mundësisë së ndryshimit të kufijve të tanishëm të Kosovës.

    Sipas këtij mendimi, nëse Kosova shpall pavarësinë, atëherë Serbia do ta aneksojë pjesën veriore rreth qytetit të Mitrovicës të banuar kryesisht me serbë.

    Lideri serb nga Kosova veriore, Oliver Ivanoviq, tha se ndarja duket një opsion joshës për shumë serbë si alternativë ndaj jetesës nën qeverisjen e Prishtinës. “Nëse shqiptarët [në Kosovë] shpallin pavarësinë e tyre, Kosova veriore do të veprojë njësoj,” tha ai gjatë javës së kaluar.

    Në fillim të javës që shkoi, Marti Ahtisari, përpiluesi i planit që parashikon pavarësinë e “mbikëqyrur” të Kosovës, paralajmëroi se është kundër tentimeve për ta ndryshuar planin, apo për t’i përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet në mes të veriut të dominuar nga serbët dhe autoriteteve shqiptare në Prishtinë. “Nëse kjo shkon më tutje, unë mendoj se Kosova do të bëhet një shoqëri e pa menaxhueshme,” tha Ahtisari në Helsinki.

    Plani i KB-së gëzon mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore por ai është refuzuar nga Serbia si dhe nga dy vende që gëzojnë të drejtën e vetos në OKB, Rusia dhe Kina. Këto dy vende kanë deklaruar se ato nuk do ta pranojnë asnjë zgjidhje e cila është në kundërshtim me dëshirën e Serbisë. Rusia dhe Serbia kanë deklaruar se negociatat rreth Kosovës duhet të vazhdojnë, ndërsa Këshilli i Sigurimit e ka pranuar propozimin e Rusisë që në fund të prillit ta dërgoj një mision faktmbledhës në Beograd dhe Prishtinë.

    Derisa shpresat janë zvogëluar për arritje të marrëveshjes rreth statusit përfundimtar të Kosovës, Serbia është duke menduar rreth opsioneve të tjera dhe tani ka filluar ta përmend ndarjen si zgjidhje të mundshme. Madje edhe entuziastët më të mëdhenj në Beograd janë pajtuar me faktin se Serbia ka pak shpresa për ta mbajtur Kosovën nën qeverisjen e saj.

    Kosova veriore vetëm është de fakto pjesë e Serbisë. Tri komunat veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi, dhe Zveqani dhe pjesa veriore e Mitrovicës janë kryesisht të banuara me serbë me popullatë prej 40,000 banorë. Gjeografikisht, ky rajon është në kufi me Serbinë dhe gëzon lidhje të ngushta financiare, logjistike, administrative dhe kulturore me Beogradin.

    Zyrtarisht, Beogradi ende pohon se nuk do ta pranojë asnjë opsion që nuk përfshinë mbajtjen në kontroll të tërë territorit të Kosovës, dhe për ta demonstruar këtë Serbia e ka futur Kosovën në kushtetutën e saj të re. Megjithatë, në praktikë qarqe të rëndësishme serbe kanë filluar ta konsiderojnë opsionin e ndarjes.

    Me më rëndësi, Akademia Serbe e Shkencave, e cila shpesh ka rol të rëndësishëm në krijimin e strategjisë së vendit, kohëve të fundit ka publikuar dy libra që përshijnë artikuj për ndarje të Kosovës. Një artikull e ka shtjelluar në detale skenarin e mundshëm të një eksodi të serbëve nga enklavat në Kosovën qendrore dhe jugore, përfshirë dhe hartat se si mund të ndodhë ndarja dhe si serbët e zënë në grackë në jug mund t’i lëshojnë këto enklava.

    Dragan Bujosheviq, nga e përjavshmja beogradase “Nin”, i tha Ballkan Insajtit se ndarja mund të jetë një nga opsionet e pranueshme për Serbinë. “Në atë rast, Serbia do ta shpëtojë fytyrën e saj dhe të paktën do të duket se ka fituar diçka,” tha ai.

    Politikanët gjithashtu kanë dhënë shenja për këtë përfundim. Ish ministri i jashtëm jugosllav, Goran Svillanoviq, në fillim të këtij viti tha se Serbia mund të kërkojë “korrigjimin” e kufijve të Kosovës në rast të pavarësisë së saj. Ky korrigjim kuptohet të jetë përfshirja e pjesës veriore të Kosovës brenda kufijve të Serbisë.

    Sanda Rashkoviq-Iviq, kryesuese e Qendrës Koordinuese për Kosovë të qeverisë së Serbisë, ka theksuar të njëjtën pikë. “Pse nuk do të jetë e mundshme që të ndryshohen kufijtë e një Kosove të pavarur?” pyeti ajo.

    James Lyon, analist i Ballkanit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave rishtazi pohoi se gjithçka që qeveria serbe ka bërë në Kosovë që nga viti 1999 “ka pas për synim ndarjen”. Planet për ndarje janë “një sekret i madh të cilin të gjithë në Beograd e dinë por askush nuk dëshiron të flasë për të,” shtoi ai.

    Gjatë bisedimeve të dështuara të mbajtura në Vjenë vitit të kaluar, Beogradi propozoi modelin e “Tirolit Jugor - Alto Adige” si një shembull të mundshëm për Kosovën. Ky rajon malësor i Italisë veriore është marrë nga Austria pas Luftës së Parë Botërore dhe kryesisht banohet me gjermanë dhe austriakë. Pas disa viteve të konflikteve të nivelit të ulët, në vitin 1972 Roma i ofroi këtij rajoni autonomi të gjerë, dhe kjo i dha fund konfliktit në rajon.

    Beogradi ka propozuar që Tiroli të bëhet model i marrëdhënies së Kosovës me Serbinë. Sipas këtij propozimi e tërë Kosova do të mbeste pjesë e Serbisë dhe do të gëzonte autonomi të ngjashme me Tirolin. Edhe pse kosovarët e hodhën poshtë këtë ide, Tiroli jugor u rishfaq rishtazi në një formë tjetër. Javën e kaluar, kancelari austriak Alfred Gusenbauer propozoi që shembulli i Tirolit jugor të aplikohet në veri të Kosovës. Kjo do të thotë se ky rajon i dominuar nga serbët do të gëzonte një autonomi të plotë nga qeveria kosovare në Prishtinë.

    Mirëpo, as nacionalistët serbë nuk janë të entuziazmuar për konceptin e Tirolit dhe aplikimin e tij në veri të Kosovës. “Por nëse kjo ide dështon dhe tani gëzon mbështetje të vogël nga qarqet nacionaliste në Beograd, atëherë ne do të kërkojmë ndarje,” tha një zyrtar i lartë serb i cili kërkoi të mos identifikohet. Përmendja e ndarjes territoriale ka brengosur politikanët shqiptarë të Kosovës. Disa prej tyre druajnë se e ardhmja e vendit të tyre do të përngjajë me Qipron, ishullin mediteran i cili në vitin 1974, me mbështetjen e Turqisë, është ndarë sipas përkatësive etnike.

    Emrush Xhemajli, deputet i parlamentit nga Lëvizja Popullore e Kosovës, i tha Ballkan Insajtit se Serbia ka “një shans unik për të arritur një pajtim përfundimtar me Kosovën dhe se çdo plan për ndarje të Kosovës do ta prishë këtë shans.”

    Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama, tha se nuk varet nga Serbia që të vendosë rreth ardhmërisë së Kosovës, por kjo përgjegjësi i takon bashkësisë ndërkombëtare. “Procesi i statusit të Kosovës nuk është iniciuar nga Beogradi apo Prishtina... por është nisur dhe udhëhequr nga OKB-ja,” tha ajo. “Nuk mund të ekzistojnë procese të tjera për Kosovën, përveç këtij procesi. Serbia duhet ta kuptojë këtë, të heq dorë nga alternativat e tjera për Kosovën dhe të përqendrohet në procesin e integrimeve evropiane.”

    Shumë analistë dhe diplomatë nga Beogradi gjithashtu druajnë se përmendja e ndarjes mund të nxisë sulme të shqiptarëve ndaj enklavave më të izoluara serbe. Një drojë tjetër është se ky tension mund të nxisë edhe një rebelim të armatosur ndër shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi Jugore. Atje, shumë banorë shqiptarë e shohin ardhmërinë e tyre në një Kosovë të pavarur të udhëhequr nga shqiptarët.

    Një zyrtar i agjencisë së sigurisë në Serbi i tha Ballkan Insajtit se agjencia e tij mendon se “ndarja do të nxisë konflikte”. I njëjti zyrtar shtoi, “Ne nuk mendojmë se kjo do të çoj drejtë një lufte të hapur, por kjo do të shkaktojë jo stabilitet të zgjatur rajonal dhe konflikte të niveleve të ulëta në Kosovë.”

    Aleksandar Vasoviq është redaktor i BIRN-it në Serbi. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.

  11. #431
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Qka mshifet prapa tuneleve të Goleshit

    Me 2 Gusht 2002 u bë hapja ( e nji pjese) “solemne” të tunelit të shumë folur të Goleshit, për gazetarë dhe media. Shumica e popullates vetem se kishin dëgjuar se egziston por si dhe sa është këtë mundëshin vetëm ta paramendonin. Me këtë, ushtaret Rusë në kuader të KFOR-it menduan se përfundoi njiherë e përgjithmon misteri i këti tuneli dhe e kësaj nëntoke. Por jo.


    kliko mbi hartë për të parë detalet e tunelit
    Qka ka nën Golesh

    Në nëntoken e Goleshit, afer Aeroportit të Prishtinës (më poshtë AP), egziston nji zingjirë tunelesh dhe kanalesh nëntoksoe të cilat e përshkroin horizontalisht dhe vertikalisht tëtër nëntoken e kodres së Goleshit. Në këto tunele ka edhe shumë kryqësime dhe lidhje ndërmjet koridoreve dhe dhomave të tjera. Në foton më poshtë jam munduar që përafersisht ta paraqesë planin e kësaj nëntoke, e këtijë labirinti të vertetë.Tuneli i cili ju prezentua mediave dhe publikit është vetëm 1/3 e tër tuneleve të Goleshit, apo me mirë të themi se u prezentua vetem tuneli kryesorë pa pjeset ansore dhe pa pisten kryesore.Hyrja e gazetarëve u bë nga dalja rezervë apo dalja e kushtëzuar. Kjo dalje është e planifikuar në rast sulmesh dhe bllokimesh të daljeve tjera, që të sherbei për terheqjen e përsonelit.Aty është pista e Aeroplanave e cila ka dy dalje, apo nji hyrje dhe nji dalje. Hyrja-Dalja kryesore është nga pista e AP, paralel me të, nga drejtimi i Prishtinës.Dalja e tjetër (këtu vetëm munden të dalin aeroplanet e kurrsesi të zbresin, gjersa nga hyrja tjetër është e kunderta edhe zbritja edhe ngritja) është paralel me hyrjen në anën e tjetër të Goleshit ka drejtimi i Gjakovë-Pejë.Portat hyrse - dalse kryesore janë të levizshme nga anët, të metalta nga pjesa e mbrenshme kurse nga ana e jashtme janë të maskuara, kamofluara, me gurë dhe cement nga vetë vendi i tyre, aqë preciz që nuk mundet të verehen nga lartësija.Hyrja kryesore, nga ana e AP është poashtu e maskuar dhe kamofluar me disa lisa, plepa të cilët janë të mbjellur mbi pisten e asfaltuar e nji gjersije prej 20 m me gjersi të njejtë të pistës së AP.Dalja nga pjesa jugore është e engritur nga toka dhe se kur fluturakja del nga kjo dalje atëher është vetëm në ajër. Gjatsija e kësaj piste është 1200 m me nji gjersi 14 m dhe lartësi 8 m.Pos këtyre, pistes kryesore dhe tunelit kryesorë, nën Golesh ka edhe tunele dhe strehimore tjera të cilat sherbein për marvajtjen dhe komandimin.Dy strehimore afer kryqëzimit të koridorit me pisten kryesore shërbein për “parkimin” e aeroplanave dhe mirëmbajtjen e tyre. Vetëm në njeren strehimore munden të qendroin 5- 10 MIG- 21 mvarsishtë se a janë vetem të parkuar apo edhe mirëmbahen.Afer këtyre Strehimorëve, gjindet venqendrimi i pilotëve në të dy anët e pistes ku qendroin ne gjendje gadishmerie të shkalles 1.

    Përpos tyre në nëntoken e Goleshit gjinden edhe:

    - Qendra Komanduse- Komanda e Korpusit.

    - Qendra e radarëve

    - Qenra e lidhjeve dhe deshifrimit.

    - Baza e sistemit raketorë

    - Magazinat e municionit armatimit

    - Magazinat e derivateve dhe Kerozinit

    - Magazinat e Veshmbathjes dhe ushqimit

    - Venqendrimi i Ushtarëve, ushqimi dhe fjetja e tyre në nji madhësi te Bataljonit, kryesisht Polici Ushtarake.

    Duhet vequar se të gjitha keto tunele, strehimore, janë të lidhura ndermjet vete me nga nji hyrje dhe me nga nji dalje dhe se janë të paisura me filterë special në raste të sulmimit me arme biologjike – kimike.

    Kjo nëntok me rrymë funizohet nga AP në kushte të paqes, a me gjenerator në kushte të luftës.

    Me uij furnizohet poashtu nga AP, por ne rast lufte furnizohet me nji sasi të uijt nga nëntoka, edhe pse e vogël por i akumuluar.

    Kush dhe kurë u ndertua ky Tunel

    Ky tunel, i cili është i dyti për nga madhësija pas atijë të Rakovices afer Beogradit, filloi të ndertohet në vitet e 60 ta dhe nuk u përfundua thuaj se kurrë,sepse gjithnji u ndertoike, rindertoike dhe u riparoike diqë. Projektues dhe ndertues të tijë janë Inzhinjerët Rusë.Në ndihm të tyre isht Bataljoni i Xhenios (Ingjinjerisë) i Korpusit të Prishtinës. Në ndertimin e këtij tuneli muren pjesë edhe nji numër i madhë i të burgosurive të Përjetshëm që në atëkohë gjindeshin në Burgjet jugosllave. Në të punuan ekskluzivisht eproret serb vetëm e vëtem që të ruhet sekreti i këtij Tuneli.I tër tuneli u financua dhe u mbikqyr nga Shtatmadhoria e APJ-së dhe përsonalisht nga Nikolla Lubiqiqi.Qellimi i ndertimit të ketij tunelit ishte mbrojtja nga nji sulëm eventual nga Shqipëria dhe se armatimi dhe përsoneli të maskohen nga popullata shumicë e Kosovës.Gjat sulmeve të NATO-s ndaj caqeve Serbe, po ashtu shërbei për mshefjen e nji numri të madh fluturakesh që gjindeshin në Kosovë por që i pruan edhe nga Serbia e posaqërisht nga Aeroporti i Tutinit, Nishit dhe Podgoricës.(Islam SADKI-Epror-Analist Ushtarak)


    --------------------------------------------------------------------------------

  12. #432
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pse çlirimtarët i pengojnë okupatorit të dëbuar çdo kush mund ta kuptoj. Por pse ata i pengojnë të tjerëve, bile edhe një pjese të vet shqiptarëve, nuk është edhe aq leht të sqarohet. Kësaj rradhe nuk do të mirem me pjesën e dytë të pyetjes, edhe pse është e pamundur t'i iki krejtësisht. Për të ardhur gjer te përgjegja duhet konstatuar disa gjëra.
    Nga një gjendje e okupimit klasik të cilën e karakterizonin dhuna dhe terori më i egër, në të cilën ishim në vitet 88-99, kemi arritur në një gjendje të panjohur të prezencës ndërkombëtare civile dhe prezencës ndërkombëtare të sigurisë në krye me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të KB, gjendje kjo të cilën ne dhe të tjerët, sipas meje gabimisht, e quajmë protektorat ndërkombëtar.
    Dallimi mes këtyre dy gjendjeve është vërtet i madh. Por a është kjo gjendje e prezencës ndërkombëtare ajo për çka kanë luftuar shqipëtarët ? Sigurisht që jo. Dhe duke kaluar koha dallimi mes këtyre dy gjendjeve do të dukej më i vogël, pasi që gjendja e okupimit klasik gradualisht do të harohet. Prandaj ka qenë e parashikueshme që do të vijë momenti kur do të fillojnë fërkimet e para mes vendorëve dhe ndërkombëtarëve. Kosova është, siç thuhet, nën protektorat të Kombeve të Bashkuara apo protektorat ndërkombëtar. Fjala protektorat ka kuptim të njëjtë në të gjitha gjuhët e botës dhe do të thot formë e varësisë së një shteti nga një shtet tjetër. Kosova është rasti i parë ku, jo një shtet, por një organizatë ndërkombëtare ka vendosur proktektorat mbi një shtet apo regjion, edhe pse në bazën juridike për kët veprim, rezolutën 1244 të KB, askund nuk përmendet termi protektorat, por flitet për prezencën ndërkombëtare civile, prezencën ndërkombëtare të sigurisë dhe përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të KB me përgjegjësi të caktuara. Për kundër kësaj ne jemi familijarizuar me termin protektorat dhe në një farë mënyre edhe e kemi pranuar si të tillë. Autorizimet e përfaqësuesit special të sekretarit të pëtgjithshëm të KB i tejkalojnë të gjitha autorizimet e mundëshme edhe të një mbreti në mbretëritë e shekujve të kaluar, të cilat iu dhanë me kornizën kushtetuese dhe të cilat nuk ishin të parapara me rezolutën 1244 të KB. Fatëkeqësisht me kët dokument u dakorduan edhe disa lider tanë me arsyetim se po i hapin rrugë zgjedhjeve dhe formimit të institucioneve. Dhe pikërisht pas këtyre zgjedhjeve u pa sa e ngusht është kjo kornizë dhe se pikërisht ajo, përveq tjerash, e pengon formimin e institucioneve dhe filloi t'u pengoj edhe vet atyre të cilët u dakorduan me ate dhe filluan të kërkojnë ndryshimin e saj. Të gjitha dukuritë negative që kanë ndodhur pas lufte iu kanë ngjit çlirimtarëve nga ana e atyre që nuk e patën pushkën në dorë për ta prigaditur terenin për pozita sa më të favorshme para zgjedhjeve. Këtë detyrë ata e kryen me shumë përkushtim dhe profesionalizëm pasi që i angazhuan njerëzit që ishin të shkolluar në shtetin e mëparshëm për plasim të gënjeshtrave, gjysëm të vërtetave dhe për eksploatim maksimal të vërtetave. Prandaj mund të thuhet që njollosjën e UÇK-së të parët e bën disa qarqe shqipëtare e pastaj ato ndërkombëtare. Prezenca ndërkombëtare në Kosovë është shumë heterogjene dhe nëse e rreshtojmë për nga simpatia (lexo interesi) ndaj shqiptarëve apo sërbëve mund të dallohen disa grupacione: vija haptazi prosërbe në krye me Rusinë të cilën mund ta quajmë edhe vija pansllaviste me boshtin e njohur Moskë-Beograd-Athinë; vija fshehurazi prosërbe në krye me Italinë, vija neutrale në krye me SHBA e cila nga ana e Sërbisë një kohë të gjatë mundohej të paraqitej sikur proshqiptare dhe vija e painteresuar që shërben për dekor për të treguar përbërjën multiracore dhe multikonfesionale të kësaj prezence. Këtu duhet shtuar edhe individ të ndryshëm që mund të koruptohen nga Sërbia dhe që mund të ndërmarin veprime në favor të Sërbisë dhe mund të jenë nga cilido shtet. Pyetja esenciale që Sërbia dhe vijat prosërbe brenda bashkësisë ndërkombëtare ia kanë shtruar vetës është se kur shqiptarët do të fillojnë të shprehin paknaqësinë e tyre ndaj prezencës ndërkombëtare dhe kur do të bien në konflikt të hapur me kët prezencë. Kurse pyetja se kush do të fillon me shprehjën e kësaj paknaqësie nuk është shtruar asnjëherë, pasi që përgjegja në kët pyetje apriori është e njohur. Ata që nuk u pajtuan me okupim klasik nga Sërbia nuk u pajtuan as me kornizë kushtetuese dhe aq më pak do të pajtohen me marëveshje UNMIK-Sërbi (Hakerup-Çoviq) duke i anashkaluar shqiptarët, apo me ndonjë rikolonizim dhe enklavizim të ri të Kosovës sipas planeve të vjetra të Çubrilloviqit dhe Andriqit apo planeve të reja të Çoviqit, Koshtunicës dhe Gjingjiqit. Ky rikonolizim dhe enklavizim përpiqet të realizohet nën maskën e kthimit të të shprëngulurve që është obligim për të gjithë sipas rezolutës 1244, kurse përgaditjet për kët “kthim” kanë filluar gjatë përpilimit të kornizës kushtetuese duke i dhënë sërbëve aq vende në parlament sa nuk u takojnë dhe regjistrimit të votuesve sërb jasht Kosovës, numri i të cilëve është së paku i dyfishuar. Në kët proçes ka ndihmuar me vetëdije të plot bashkësia ndërkombëtare vetëm për t'i joshur sërbët që të dalin në zgjedhje dhe përveq këtyre favoreve edhe e ka pamundësuar votimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve në diasporë.
    Prandaj, për të krijuar kushte për “kthimin” e sërbëve duhet paraprakisht neutralizuar ato forca nga të cilat pritet rezistenca dhe të cilat janë identifikuar në kuadër të pasardhësve të UÇK-së, që do të thot kryesisht në kuadër të TMK-së dhe PDK-së.
    Sa i përket vijës neutrale në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare e cila realisht është më e fuqishme mund të thuhet se ajo nuk është edhe aq e interesuar për detaje, pasi që ajo gjindet në Kosovë dhe Ballkan për arsye strategjike. Nga ana tjetër ajo është kohëve të fundit thellësisht e angazhuar në luftën kundër terorizmit ndërkombëtar dhe vëmendja e saj është pak ca e larguar nga Ballkani, situatë kjo e cila mund të zgjas. Kët situat do të mundohen ta shfrytëzojnë vijat tjera në krye me Sërbinë. Ajo do të mbështet at zgjidhje e cila do t’i dukej se do të shkakton më pak trazira dhe të cilën, mundësisht, do të pranojnë të dyja palët, pasi që ajo zgjidhje në esencë është më e lirë nga aspekti finansiar. Prandaj interesi i tyre është, poashtu, që të eliminohen të gjith ata, nga të dyja anët, që do të mund të shkaktonin probleme eventuale për zgjidhjën që ata do t’ia destinojnë Kosovës.
    Kështu mund të skjarohen shumë gjëra që kan ndodhur apo nuk kanë ndodhur në periudhën e pasluftës. P.sh. Pse ish luftëtarët e UÇK-së burgosen dhe pastaj duhet të vërtetojnë pafajsinë e tyre e cila zgjat me muaj apo vite (rasti Merdare)? Në shtete demokratike të cilat UNMIK-u mundohet t’i imitojë në Kosovë vërtetohet fajësia!
    Pse pritet aq gjatë fillimi i gjykimeve? Pse ende nuk ka filluar gjykimi për rastin Drini? Kur dikush arestohet nga ana e policisë, supozohet që ka dëshmi të mjaftueshme për gjykimin e tij ! Edhe gjykimi i kryekriminelit Milosheviq do të filloi më shpejt!
    Pse në SHPK nuk shenoi avansim në grada asnjë ish luftëtar i UÇK-së edhe pse kishte në mesin e tyre edhe të atillë me akademi ushtarake apo fakultete tjera sikur edhe me përvojë shumëvjeqare në polici siç janë: Nuredin Ibishi, Enver Oruqi, Mensur Kasumi, .......?
    Arestimet e fundit të tre ish ushtarëve të UÇK-së nuk mund të shiqohen sikur një rast i izoluar. Sa do që zëdhënësit e bashkësisë ndërkombëtare mundohen të na bindin se këtu nuk ka asgjë politike, pasojat e këtij arestimi janë thellësisht politike. Përveq tjerash kjo do të ket për pasojë edhe përqarjën e mëtutjeshme të politikanëve shqipëtar. T’i akuzosh shqiptarët për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, jo vetëm që është politikë, por është edhe cinizëm.
    Organizatorët e demonstratave që po mbahen anë e mbanë Kosovës këtyre ditëve shumë mirë ndien momentin kur duhet reaguar. Ata nuk janë kundër pavarësisë së gjyqeve, siç thot dikush, por pikërisht e kërkojnë at pavarësi. Ata nuk janë kundër arestimit të kriminelëve të luftës, por pikërisht e kërkojnë arestimin e tyre. Ata nuk janë kundër zbardhjës të autorëve të veprave kriminale, por pikërisht e kërkojnë zbardhjën e tyre. Por ata janë kundër njollosjës së luftës çlirimtare të UÇK-së, janë kundër cinizmit me të cilin bëhet kjo njollosje, janë kundër thellimit të përqarjeve që shkaktojnë këto akuza dhe janë kundër planeve anti-shqiptare që po përgaditen në kuzhinat sërbe dhe të cilat po i servohen një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ekzekutim, duke e manipuluar pjesën tjetër./autor komenti:Ali Ahmeti-marrë nga kosovapress/

  13. #433
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    GJUHA E URREJTJES NË SHKRIMET PËR KOSOVËN

    Matrica të cilit i përmbahen mediat e shkruara serbe besnikërisht në tekstet
    kushtuar Kosovës, nënkupton edhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes në atë masë,
    sa që fitohet bindja se nuk është më incident, por është bërë rregull. Gjuha e
    urrejtjes më së shpeshti mund të vërehet në reportazhet e jetës së serbëve
    në Kosovë, si dhe në shkrimet në të cilat raportohet për kinse ekzistimin e
    pjestarëve të Al-kaidës në Kosovë dhe kinse përgatitjeve të shqiptarëve për
    sulme terroriste, ndërsa mediat gati pa përjashtim, por pak a shumë mjaft
    shpesh, shqiptarët e Kosovës i quajnë me shprehjen raciste “Šiptari” (në vend
    të Albanci-shënim i përkthyesit).
    Gjuhën e urrejtjes në masë të madhe e përdorin vet gazetarët, autorët e teksteve,
    ndërsa në një numër të caktuar rastesh mediat janë vetëm përcjellës i thjeshtë i
    gjuhës së urrejtjes të cilën e përdorin fytyrat publike. Gjuha e urrejtjes vërehet
    shpesh në shtypin tabloid, por më shumë brengos fakti se promotorët e këtye
    llojeve të shkrimeve janë gazetat e ashtuquajtuara serioze si NIN, Politika,
    Večernje novosti.
    Gjuha e urrejtjes vërehet edhe në tekstet përmes së cilave barten lajme mbi
    incidentet në Kosovë, viktima të të cilave janë qytetarët e nacionalitetit serb.
    Shtypi në realitet rrallëherë flet për individë, apo përgjegjësit e vërtetë dhe
    rregullisht fajin e bartë mbi tërë popullin shqiptarë. Kështu p.sh. edhe Politika
    65 Balkan, 27 tetor 2004, “KNS: Të parandalohet verifikimi i mandateve serbe”
    66 Dnevnik, 30 tetor 2004, “Nuk ekziston visari kosovar”
    67 Politika, 31 tetor 2004, “Arsyet e vlerësimeve të gabueshme”
    kinse e përmbajtur deklaron se nuk janë të gjithë shqiptarët përgjegjës për
    incidentet, të cilat kanë ndodhur me 22 tetor 2004 në fshatrat Banjë dhe Suhogërl
    në komunën e Skenderajt. Edhe pse autori i tekstit në disa vende përmend
    ekstremistët shqiptarë si përgjegjës kryesorë për shtirjet mbi serbët, në fund të
    teksitit thuhet: “Në vendasit e këtyre fshatrave shqiptarët vazhdimisht shtiejnë
    kështu ata janë nën presion dhe frikë të vazhdueshme...”68 Sipas Politikës, pra
    shtien (gjuajnë me armë) të gjithë shqiptarët, e jo vetëm ekstremistët. Gazeta e
    njëjtë publikon reportazhin për jetën e serbëve në fshatin Cërnicë dhe fshatrat
    përreth. Autori i reportazhit, duke përshkruar jetën e vështirë të banorëve të
    këtyre fshatrave, përmend faktet në lidhje me vrasjet dhe plagosjet e qytetarëve
    serbë në vitet e fundit. Por në tekst as që përmendet se për këtë janë përgjegjës
    ekstremistët – “Kur shqiptarëve u bëhet monotoni, ata shtiejnë me snajperë mbi
    djemët serbë, të cilët luajnë basketboll. Në vend të petardeve hudhin bomba
    në terren... Dy kilometra më tej, në fshatin Partesh dhe në fshatin e afërt,
    Budrigë e ulët, qëndrojnë të varura në mur specat e kuq të tharë. Kjo është
    shenjë se kemi hyrë në një fshat të pastër Serb. Në krahasim me Cërnicën, këto
    janë ishuj lumturie. Problemi i vetëm është se rreth ishujve sillen peshkaqen
    njerëzngrënës. Nebojsha kishte të drejtë – çdo dalje nga enklava është lojë e
    njëfarë lotarie. Kurrë nuk e dini se kur shqiptarët do ta tërheqin numrin tuaj
    fatlum dhe të dërgojnë te Manitu i madh, në botën tjetër.”69 Edhe një herë
    krimet e bëra nga individë i mvishen të gjithë shqiptarëve. Përmes mënyrës
    së njëjtë, në tekst në të cilin krahasohen shqiptarët me osmanlitë, shkruan
    kolumnisti i njërës prej ditoreve me tirazh të madh në Beograd: “...Mes tjerash
    shqiptarët jo rastësisht me 17 mars u vërsulën për të djegur dhe deri në themel
    të shkatërrojnë të gjitha kishat dhe manastiret serbe.”70
    Modeli i ushtruar i shkrimit me vite të tëra, sipas të cilit qëllimi është që
    të tregohet se Kosova është vrima e zezë e Evropës në shtypin serb, është i
    gjithpranishëm. Kosova është sipas këtij modeli qendra e mafias Evropiane,
    tregëtisë me drogë dhe armë. Natyrisht për kësi lloj qëndrimi, sipas shtypit
    përgjegjës janë shqiptarët, në realitet nënkuptohet se ata janë përgjegjës, të
    themi ashtu me paradisponim gjenetik për krime: “Shqiptarët u bënë më të
    forte se mafia italiane ’Koza nostra’. Pozitë dominuese në narko-tregun e
    Evropës e kanë marrë përsipër dhjetë viteve të fundit.”71
    68 Politika, 23 tetor 2004, “Të shtëna mbi serbë”
    69 Politika, 2 nëntor 2004, “Basketboll nën snajperistë “
    70 Večernje novosti, 03.10.2004, “Paraardhësit dhe pasardhësit”
    71 Kurir, 15 nëntor 2004, “Kosova, depo droge”
    Se deri në çfarë mase nënkuptohet se shqiptarët janë të ligë prej së cilës duhet larguar
    në mënyrë shumë pasqyruese flet edhe reportazhi nga Dragashi, i banuar me goranë.
    Autorja e tekstit ka ardhur për ta vërtetuar se a flitet ende gjuha serbe në Dragash
    dhe për këtë ka vizituar shkollën lokale të mesme. Një pjesë e shkrimit tingëllon gati
    pabesueshëm: “Më kot u sugjeroj policëve jordanez që të qëndrojnë para shkollës,
    të cilët vendosmërisht hynë bashkë me mua dhe zunë vend në sallën e arsimtarëve.
    Ndjej se pjesëmarrja e tyre e dukshme do të ma prish punën, e posacërisht prania
    e një kinse përkthyesi shqiptar, të cilin me siguri as vetëë nuk e dine pse e kanë
    marrë me vete.”72 Mëtej në tekst, fjalën përkthyes autorja e vendosë në thonjëza,
    sigurisht duke dashur të tregojë se ai nuk është një i tillë, duke e shënjuar si një trup
    të huaj dhe kërcënim ndaj një dialogu të shëndoshë serbo-goran. Përveç përkatësisë
    etnike të përkthyesit, nuk përmendet asgjë tjetër që do të mund ta diskualifikonte.
    Nënkuptohet pra se ai është i padëshiruar vetëm pse është shqiptar.
    Pasqyra mbi shqiptarët, si një pjesë e së ligës planetare, përputhet edhe në
    raportet e shpeshta të shtypit të analizuar mbi kinse praninë e Al-kaidës në
    Kosovë. Lidhjen e shqiptarëve të Kosovës me organizatat e njohura terroriste,
    kryesisht plasohen përmes intervistave me të vetëquajturit ekspertë për çështje
    të terrorizmit, por edhe përmes përcjelljes së teksteve të shtypit të huaj me
    interpretim të pashmangshëm të bartësve të teksteve.
    Kështu bashkëbiseduesi i Novosti-t, Jozef Bodanski, të cilin gazetari e paraqet si
    njërin prej ekspertëve më të mëdhenj për terrorizëm modern dhe drejtor të ekipit
    special të Kongresit të SHBA-ve për terrorizëm dhe luftë jokonvencionale.
    Në pyetjen “çfarë janë planet e Al-kaidës në hapsirën etnike serbe” Bodanski
    përgjigjet: “Trajnimi i ’Al-kaidës së bardhë’ kryhet në Balkan dhe Kaukaz....
    Eprorët e organizatës më të njohur terroriste në botë planifikojnë, siç e quajnë
    ata, ’tokat shqiptare’, ku përfshihen Shqipëria, Kosova dhe Metohia dhe pjesë
    të Maqedonisë, të përdoren për hyrje të ekspertëve të tyre – ’djajve të bardhë’
    në Unionin Evropian dhe më tej në Perendim.”73 Për ekspertizën e “ekspertit”
    në fjalë me siguri më së miri flet edhe analiza e tij e masakrës në Srebrenicë dhe
    pohimi se numri prej 7.000 të vrarëve është rrezultat i propagandës muslimane.
    Sipas Bodansko-s, në Srebrenicë janë vrarë vetëm disa qindra njerëz.
    Në mënyrë të ngjashme paraqitet edhe Darko Trifunoviq, gjithashtu në cilësinë
    e ekspertit, por për marrëdhënie ndërkombëtare: “Përfaqësuesit serb duhet t’i
    72 NIN, 15 nëntor 2004, “Lufta e Rrustemit për gjuhën Serbe”
    73 Večernje novosti, 25 tetor 2004, “Në Kosmet baza të Al-kaidës”
    thonë qartë bashkësisë ndërkombëtare se Kosova e pavarur do të ishte shteti i
    parë terrorist në Evropë, liderët e së cilës janë përgjegjës për gjenocid.”74
    “Lidhja midis kriminelëve shqiptarë dhe pjesëtarëve të Al-kaidës ekziston
    pa dyshim”, thekson kryetari i KNS për Kosovën veriore, Milan Ivanoviq
    dhe shton se “njeriu që tërheq litarët në Kosovë është Ajman Alkazari, që
    është dorë e djathtë e Bin Ladenit”75. Konfirmimin se në Kosovë po përgatiten
    aksione terroriste e jep edhe Kosta Çavoshki, akademik dhe kryetar i
    Komisionit Ndërkombëtar për të vërtetën për Radovan Karaxhiqin. Ai pandeh
    se “shqiptarët (šiptari) kanë kontraktuar” furnizimin me vetura të blinduara
    dhe helikopterë luftarakë dhe përfundon: “Me siguri transporterët e blinduar
    nuk u nevojiten për të luajtur, por dëshirojnë të godasin me to. Për këtë i
    bëj thirrje shtetit që të përgatitet mirë për mbrojtjen e territorit të vet, sepse
    ofenziva e shqiptarëve është a sigurtë”.76
    Edhe sulmet beninje të hakerëve, të cilët në kohën e fundit janë shumë të
    shpeshta në rajon, përshkruhen si dorë e zgjatur e terrorizmit. Lajmi mbi hyrjen
    e hakerëve në faqen e internetit të “Mobiklikut” karakterizohen si fillimi i
    destabilizimit “të sistemeve informative dhe financiare të rëndësishme”,
    të cilët do të duheshin të jenë uvertyrë” për ndërhyrjet në jug të Serbisë, të
    cilave do t’u paraprinin trazirat në Kosovë dhe Metohi, me qëllim që të fitohet
    pavarsia”.77
    Në përputhje me tezën se në Kosovë veprojnë terroristët e Al-kaidës është edhe
    raportimi i vazhdueshëm i përgatitjes së shqipëtarëve të Kosovës për sulme të
    reja mbi serbët. “Kryengritja e shqiptarëve (Šiptara)” është titulli i artikullit ku
    theksohet se “çdo gjë është përgatitur për një sulm të ri në serbët e Kosmetit, si
    ai i 17 marsit”.78 Në tekst, theksohen fjalët e Nenad Radosavljeviqit, këshilltarit
    të shefit të UNMIK-ut, i cili flet për kujdesin e madh të policisë ndërkombëtare
    për shkak të demonstratave të mundshme që do të ndodhnin në rast të ngritjes
    eventuale të padisë nga Haga kundër kryeministrit Hardinaj. Gazetarit i dukej
    në rregull vetëm theksimi i kujdesit të mjaftueshëm që të përfundojë se në
    Kosovë “çdo gjë është gati” për dhunë kundër serbëve. Pasi që “dëshmuan” se
    74 Kurir, 1 nëntor 2004, “Shqiptarët në qershor do të shpallin pavarësinë”
    75 Balkan, 19 dhjetor 2004, “Nuk ndalet armatimi i shqiptarëve në Kosovë”
    76 Inter-nacional, 27 dhjetor 2004, “Shqiptarët (Šiptari blejnë 120 transporter të blinduar”
    )77 Glas javnosti, 27 dhjetor 2004, “Ofanziva e hakerëve shqiptarë “
    78 Kurir, 11 nëntor 2004, “Kryengritja e shqiptarëve”
    ekzistojnë përgatitjet për sulme të reja mbi serbët, mediat kërkojnë të dinë për
    një taktikë mbrojtëse dhe atë nga Milorad Mirçiq79. Në pyetjen se çka duhet të
    bëhet në rast të sulmit mbi serbët, ai përgjigjet: “Si çka? Të hyjmë me ushtri
    në Kosmet... Në Serbi është evidente kriza e institucioneve të cilën shiptarët
    do të mundohen ta keqpërdorin”80. Në shkrim gjendet drejtori i Forumit për
    Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjić, që është paksa më i moderuar: “Hyrja e
    ushtrisë në Kosmet është e mundur vetëm pas marrëveshjes me NATO-n...”
    Elementi i gjuhës së urrejtjes në media që është më i shpeshtë në përdorim është
    ai i quajtjes së shqiptarëve Šiptari: “Shpesh jemi të nënshtruar provokimeve
    të fqinjëve shqiptarë (Šiptara)...”81, “Shqiptarët më 1867 kanë prerë priftin
    e manastirit, i cili mbeti pastaj i thatë dhe u renovua në fillim të shekullit
    të kaluar”82, “nga ana tjetër, Unioni Demokratik Shqiptar për Integrim...”83,
    “Arnautët janë për rreth...”84.
    Më siguri rasti më drastik është rasti i Politika-s, ku publikohet fotografia në të
    cilën shihet një lypës para fotografisë së Hashim Thaqit. Fotografia përshkruhet
    me këto fjalë: “Lypsi shiptar nën plakatin e PDK-së”. Redaktori që vendosi
    për këtë lloj përshkrimi si duket sugjeron se në Prishtinë në krahasim me
    Beogradin ekziston një lloj specifik i “lypjes” që është karakteristikë vetëm
    për shiptarët (za Šiptare).85
    79 Milorad Mirçiq është deputet i Partisë Radikale Serbe në parlamentin Republikan dhe
    Kryetar i Komisioni për Siguri në Parlamentin e Serbisë
    80 Kurir, 22 dhjetor 2004, “Çfarë do të bëjmë?”
    81 Glas javnosti, 2 tetor 2004, “Në Kosovë janë kthyer më pak se 1% të serbëve”
    (Është me rëndësi të theksohet se në këtë rast gazetari i Glas javnosti-t paraqet fjalët e
    bashkëbiseduesit të tij, serbit nga Kosova. Por kjo nuk e arsyeton redaksinë e gazetës, spese
    mediat mbajnë përgjegjësi për promovimin e gjuhës së urrejtjes, pa marrë parasysh prej nga
    rrjedhë kjo gjuhë.)
    82 Politika, 17 tetor 2004, “As gurë mbi gurë”
    83 Večernje novosti, 10 tetor 2004, “Keqpërdorimi i demokracisë”
    84 NIN, 28 tetor 2004, “Zgjedhjet për vilajetin e errët”
    85 Politika, 24 tetor 2004, “Dje në qendër të Prishtinës: Lypja e stilit shqiptarë (Šiptar)
    nën pllakatin e PDK-së “

  14. #434
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Marko Nicoviq, jo vetëm që është shpirt i shitur, madje idiot me prejardhje shqiptare, por ishte në vitet e 80-ta dhe 90-ta bashkëpuntor i DB-së jugosllave dhe partner i Andrija Lakoniqit e Darko Ashaninit (vrasësve të Enver Hadrit) dhe Arkanit. Për shkak të privilegjeve si anëtar të DB-së, këta ia kishin "hapur" vetes rrugën të merren me tregun e drogës dhe krimeve tjera. Mu kjo çështje e "parëndësishme" edhe e ndihmoi Nicoviqin të vijë në pozitë të Interpolit serb dhe - paramendoni ironinë - shefit të Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës!
    Nga burime të caktuara, madje kemi të dhëna më se relevante, se pikërisht ky Nicoviqi, së bashku me Arkanin dhe njëfarë Miqunoviqi nga Nikshiqi kanë qenë të përzjerë edhe në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. I permenduri Miqunoviq është i njëjti person që para 2 vitesh vrau një djalë të ri në hyrje të spitalit të Podgoricës para më se 20 dëshmitarëve të cilët nuk guzuan të dëshmojnë kundër tij për shkak se u penguan nga policia malaziase e cila e mori në mbrojtje Miqunoviqin. Pra ai, Marko Nicoviq, Darko Ashanin, Andrija Lakoniq (me pasaportë të rremë të dhënë nga shteti në emër të Zoran Stankoviq), Arkani dhe disa të tjerë, kanë qenë të gjithë bashkëpuntorë të DB-së dhe të përzjerë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në likuidimin e aktivistëve shqiptar. Nga këta, Nicoviqi madje aktualisht është "partner" i Evropës, megjithëse vet Evropa i din këto të dhëna.

    Nuk ka nevojë të permendim se është katastrofë që persona të tillë si Nicoviqi janë në liri dhe madje të preferuar nga Evropa, ndërsa shqiptarët e mjerë vriten, akuzohen, denigrohen, etj. Mirëpo, nga Evropa fundi i fundit as nuk presim tjetër. / iliria

  15. #435
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Hagë: Shërbimi sekret serb ka vrarë atdhetarin e shquar Enver Hadri

    Hagë, 30 prill 2005- Gjatë procesit të djeshëm gjyqësor (29 prill 2005)kundër Sllobodan Millosheviqit u bë e ditur se kush e ka vrarë atdhetarin e shquar, Enver Hadrin në Belgjikë më 1990. "Vrasja e Enver Hadrit në Belgjikë ishte vrasja e parë politike, të cilën e ka bërë Shërbimi sekret serb pa informuar as konsultuar sigurimin shtetëror jugosllav", ka deklaruar në Hagë dëshmitari i mbrojtur në procesin kundër Millosheviqit me shifrën C-48. Ky dëshmitar tha se për më se 20 vjet ishte bashkëpunëtor i Shërbimit sekret serb dhe precizoi se në vitet e 80-ta kishte filluar fushata jugosllave e likuidimit të emigrantëve shqiptarë të Kosovës në Evropë. "Miku im Veselin Vukotiq i quajtur Vesko ka marrë pjesë aktivisht në likudimin e shqiptarëve në Evropë me urdhër të Sigurimit shtetëror jugosllav. Ai personalisht e ka vrarë Enver Hadrin në Bruksel, mirëpo kësaj radhe me urdhër të Shërbimit sekret serb", ka deklaruar C-48. Ai ka precizuar se urdhër i këtillë është dhënë gojarisht e asnjëherë me shkrim. Veselin Vukotiq, sipas këtij dëshmitari gjatë 80-tave dhe 90-tave kanë vepruar bashkërisht në Evropë. Ndryshe vrasja e Enver Hadrit atë botë i vihej në barrë Ashaninit i vrarë në qërim hesapesh në fund të 90-tave në Beograd.

    Halit Elshani, Belgjikë; Fejton në shenjë nderimi për katërmbëdhjetë vjetorin e renies së z. Enver Hadri për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës - fejtoni i plotë do botohet në numrat e ardhshëm të ILIRISË



    Enver Hadri: Kosova është gjaku ynë që nuk falet!

    Historia e diasporës ende s'është shpalosur sa duhët, ajo padyshim është pjesë e historisë së gjatë të popullit shqiptar!?

    18.02.2004

    Tek të gjithë popujt ballkanas ka pasë zhvendosje, migrim. Por te shqiptarët ka qenë më tronditëse!? Që nga Mbreti i fundit i Ilirisë, Genti, i cili u internua në Itali pas humbjes së luftës me 1500 ushtarë. U desht të pritet 2000 vjet për përtrirjën e Mbretërisë shqiptare.

    Vlersohen tri shpërngulje masive: Arbreshët e Italisë në shekullin XV siç thuhet në prag të natës otomane, mërgimi n'Amerikë i Arbreshve para 150 vjetve, dhe ai i fundshekullit të kaluar në mbarë rruzullin tokësor. Secila prej tyre e ka historinë e vet të hidhur. Por për çudi, brenda këtij hidhërimi u bartë edhe një dritë rrezatimi që u kthye në një thesar kombëtar e shpirtëror. Vallë po t' ishte një spekter dritash do ta mbante lartë mallin dhe fisnikërinë për mëmëdheun. Fatkeqësisht pati shumë pak drita në fund të tunelit për të parë se ku do shkelim dhe ku do t'ia mbajmë!?

    Fjala diasporë do thotë "Shpërndarje"; poeti i madh mërgimtar Jeronim de Rada e përdori në shqip "Gjaku i shprishur": "E dhimshme është shpërndarja, i madh është shkapërdredhja - gjaku i shprishur!?

    Nese duhet bërë diçka serioze, rregullat e lojës duhet rrespektuar. Duhet t'ekzistojë kodeksi unik dhe ai profesional për të vepruar konform rregullave të lojës, shtetit dhe nevojës - kërkesave imediate të kombit që i takon. Njeriu i cili nuk e ka kodeksin si pjesë përbërëse të qenjes së parimeve të Tij, çfarëdo tjetër shkrimi nuk mund t'ia ngrisë përsonalitetin, çfarëdo shkolle e profesioni, apo titulli akademik, nëse nuk e ka aftësinë e përfaqësimit të kombit, sepse i mungon përmbajtja e kodeksit! Njeriu me kodeks të lartë, qasje origjinale, përmbajtje përmbajtësore kombëtare, me një sens politik, qendrueshmëri ndaj pëngesave, shpifjeve, rrymimeve brenda veprimtarëve të kombit e posaçërisht të ambasadës së ish-Jugosllavisë... - Njeriu i cili veproi në mënyrë institucionale dhe krijoi shembullin unikat mbi bazat unike të normave demokratike të shtetit ku gjallëroi, veproi dhe mbijetoi gjerë në vdekje është patrioti i devotshëm z.Enver Hadri. Ai që e deshi Kosovën aq shumë dhe s'e hoqi nga mendja dhe zemra gjerë në vdekje.

    Kohëve të fundit ka filluar të ndriçohet veprimtaria e patriotit të shquar të kombit shqiptar. Janë shkruar shumë artikuj, intervista, është bërë një film i shkurtër, janë bërë manifestime vjetore për përvjetor në diasporë, pas renies së komunizmit, shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, pas luftës heroike të UÇK-së, përkatesisht që nga dhjetëvjetori i vdekjës se tij, janë mbajt manifestime edhe në vendlindje, në Pejë dhe Prishtinë. Por qëllimi i vrasjes nuk është zbuluar edhe sot e kësaj dite nga sherbimi famkeq sekret serbo-sllav, por edhe ai belg sipas detyrës zyrtare. Vlenë të përkujtojmë se sherbimi zbulues belg e ka marrë në pyetje edhe një dëshmitar shqiptar më 1999 në Bruksel sipas një kërkese të hershme të Interpolit, me ç'rast, si duket, e ka mbyllë dosjën e hetimeve të vrasjës se patriotit z.Enver Hadri, pa e njoftuar familjen për mbylljen e hetimeve!? - Kohëve të fundit gjithashtu janë dhënë verzione të ndryshme në shtypin e gjakatarit, shtetit më kriminel që njef bota, por edhe në Hagë është përmend vrasja e Enverit. Edhe shtypi shqiptar len shumë gjëra për diskutim dhe vlerësim.

    ...

    Gjurmëve të veprimtarisë atdhetare të Enver Hadrit

    05.03.2004, 10:26

    Enver Hadri
    Botimi për herë të parë i një pjese nga opusi i E. Hadrit:
    "Zëri" dhe "Zëri"

    Që nga viti 1976 në Bruxelles filloj të dali revista « Zeri i Kosovës » si organ i Rrezistencës Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës.Qellimi i botimit të kësaj reviste ishte në plan të parë qe të afirmohet lufta nacionalçlirimtare e shqiptarëve tê Kosovës dhe krahinave tjera shqiptare të okupuara nga Jug. ,e po ashtu qe botës se perendimit t'ia bej me dije vujtjet e popullit shqiptar të Kosovës pasi me 1979 kjo revistë filloj dhe botimin e saj në gjuhën frengjishte »La voix de Kosovë »,mirpo ka fundi i vitit 1979 apo fillimi i vitit 1980 diku në Gjermani filloj të dali nê forma pamfleti një botim i cili po ashtu kishte titullin « Zëri i Kosovës ».Pse ?...

    Është gja e rendomt qe të ketë shtyp të dyfisht ?Jo.Gjatë kohës se luftës shpesh është përdorur taktika qe të botohët një gazetë zyrtare nga ata qe ishin në ilegalitet,mirëpo ketu nuk është rasti i tillë.Bie fjala nê RPS të Shqiperisë botohet qe nga koha e luftës dytë botrore gazeta « Bashkimi » e po ashtu në përendim para kater viteve filloj të botohët po ashtu gazeta « Bashkimi »,mirpo ndryeshimi është në at se e para është e botueme nê Tiranë deri sa e dyta ,megjithse fjala bashkimi është e shkrueme me të njatin karakter tê grrmave ,botohet si organ i Frontit tê Kuq popullor dhe nuk ka adresë tê botimit,as pêrgjegjes shtypi-pra me fjalë tjera ilegale-një formë e luftës apo veprimit rrevolucionar,po ashtu është rasti dhe i revistes « Zëri i Kosovës » i cili si organ i Rrezistencës Kombetare të Shqiptarëve të Kosovës botohet në Bruxelles,pra ky botim ka adresen dhe emnin e pêrgjegjesit të shtypit deri sa në shumë raste autoret e artikujve mbesin anonim,deri sa kohët e mbrame shofim se « Zëri i Kosovës » qe del diku tjeter n'Evropë (ndoshta edhe aty ku nuk vyen) do të jetë organ i Levizjes për Republikën Shqiptare në Jug.-e qe kjartë shifet se nga kush është i shtyem.Tue dijt se kush e ka dhanë iden pêr botimin e parë tê « Zërit » qe del në Bruxelles,dhe se çfarë pozite e ku gjindet ky,është e kjaret se dhe tjetri vazhdon politikën e feqijve tanë.

    Enver Hadri :« Zëri i Kosovës » faqe 33

    (Fejtoni ekskluziv si dhe materiali shtesë nga Halit Elshani mbi Enver Hadrin në edicionin e shtypur të ILIRISË)


    http://www.iliria.net/politike/Halit...eri_050304.htm

    --------------------------------------------------------------------------------

    EKSKLUZIVE nga Revista ILIRIA:

    Akuza të rënda ndaj Musa Hotit nga shefi i Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës, i cili më parë ishte partner i Arkanit
    Nicoviq: Hoti ka qenë "boss" i drogës

    21.01.2004, 16:19

    http://www.iliria.net/pics/02nicoviq_small.jpg
    Marko Nicoviq, shef i Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës, diler dhe kriminel

    Musa Hoti, aktivisti i njohur shqiptar, i vrarë para disa ditëve në Bruksel, është edhe pas vdekjes në shënjestër të qarqeve serbe. Koinçidencë apo jo, Hoti u vra saktësisht në 22-vjetorin e rënies së vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.
    Në revistën çetnike malaziase "Dan" janë botuar akuza të rënda ndaj Musa Hotit të shprehura nga Marko Nicoviq, shefi i Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës dhe ish-shef i Interpolit të Serbisë. Sipas Nicoviq, Hoti paska qenë "boss" i drogave në perëndim.
    - Hoti dhe kushërinjtë e tij kanë punuar me vite të tëra në perëndim dhe janë pjestarë të klanit që merret me shitjen e drogave. Vrasja e tij mund të jetë në lidhje me luftën për tregun e drogave, që është duke ndodhur me të madhe në vendet e Beneluksit. Ata janë shqiptarë shumë të fortë, dhe grupacjonet më të fuqishme në Evropën veriore - u shpreh Nicoviq.
    Ai gjithashtu vlerësoi se Hoti edhe më parë ka qenë pjesëtar i klaneve të mëdha dhe gjithashtu ka qenë finansues i "terroristëve në Kosovë". Nga fitimi i përgjithshëm, sipas Nicoviq, "bossat" e drogës 90% i kanë lënë për vete, ndërsa 10% i kanë paguar për finansimin e UÇK-së. Hoti gjithashtu paska qenë ai i cili e paska finansuar Hashim Thaçin, Agim Çekun dhe Ramush Haradinajn, dhe ky finansim po vazhduaka ende.
    Edhe lidhur me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën ka Nicoviqi një teori: sipas tij, Gërvallët qenkan vrarë gjithashtu gjatë një përleshje në lidhje me drogë, në të njëjtën kohë kur edhe Kadri Zeka, i cili poashtu paska qenë "partner droge" i vëllezërve Gërvalla (!).

    Kjo ishte teoria e Nicoviqit, ndërsa tani do të ju tregojmë disa të dhëna EKSKLUZIVE në lidhje me këtë "zotëri":

    Marko Nicoviq, jo vetëm që është shpirt i shitur, madje idiot me prejardhje shqiptare, por ishte në vitet e 80-ta dhe 90-ta bashkëpuntor i DB-së jugosllave dhe partner i Andrija Lakoniqit e Darko Ashaninit (vrasësve të Enver Hadrit) dhe Arkanit. Për shkak të privilegjeve si anëtar të DB-së, këta ia kishin "hapur" vetes rrugën të merren me tregun e drogës dhe krimeve tjera. Mu kjo çështje e "parëndësishme" edhe e ndihmoi Nicoviqin të vijë në pozitë të Interpolit serb dhe - paramendoni ironinë - shefit të Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës!
    Nga burime të caktuara, madje kemi të dhëna më se relevante, se pikërisht ky Nicoviqi, së bashku me Arkanin dhe njëfarë Miqunoviqi nga Nikshiqi kanë qenë të përzjerë edhe në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. I permenduri Miqunoviq është i njëjti person që para 2 vitesh vrau një djalë të ri në hyrje të spitalit të Podgoricës para më se 20 dëshmitarëve të cilët nuk guzuan të dëshmojnë kundër tij për shkak se u penguan nga policia malaziase e cila e mori në mbrojtje Miqunoviqin. Pra ai, Marko Nicoviq, Darko Ashanin, Andrija Lakoniq (me pasaportë të rremë të dhënë nga shteti në emër të Zoran Stankoviq), Arkani dhe disa të tjerë, kanë qenë të gjithë bashkëpuntorë të DB-së dhe të përzjerë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në likuidimin e aktivistëve shqiptar. Nga këta, Nicoviqi madje aktualisht është "partner" i Evropës, megjithëse vet Evropa i din këto të dhëna.

    Nuk ka nevojë të permendim se është katastrofë që persona të tillë si Nicoviqi janë në liri dhe madje të preferuar nga Evropa, ndërsa shqiptarët e mjerë vriten, akuzohen, denigrohen, etj. Mirëpo, nga Evropa fundi i fundit as nuk presim tjetër. / iliria
    *****

    Dëshmitari C-48: Shërbimi sekret serb vrau atdhetarin kosovar Enver Hadri


    Hagë - Gjatë procesit të djeshëm gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit u bë e ditur se kush e ka vrarë atdhetarin e shquar, Enver Hadri në Belgjikë më 1990. "Vrasja e Enver Hadrit në Belgjikë ishte vrasja e parë politike, të cilën e ka bërë Shërbimi sekret serb pa informuar as konsultuar sigurimin shtetëror jugosllav", ka deklaruar në Hagë dëshmitari i mbrojtur në procesin kundër Millosheviçit me shifrën C-48. Ky dëshmitar tha se për më se 20 vjet ishte bashkëpunëtor i Shërbimit sekret serb dhe precizoi se në vitet '80 kishte filluar fushata jugosllave e likuidimit të emigrantëve shqiptarë të Kosovës në Evropë. "Miku im Veselin Vukotiç i quajtur Vesko ka marrë pjesë aktivisht në likudimin e shqiptarëve në Evropë me urdhër të Sigurimit shtetëror jugosllav. Ai personalisht e ka vrarë Enver Hadrin në Bruksel, mirëpo kësaj radhe me urdhër të Shërbimit sekret serb", ka deklaruar C-48. Ai ka precizuar se urdhri është dhënë gojarisht e asnjëherë me shkrim. Veselin Vukotiç, sipas këtij dëshmitari gjatë viteve '80 dhe 90-tave kanë vepruar bashkarisht në Evropë.

  16. #436
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiç (Veshko)[1], Andria Lakoniç, dhe Darko Asanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 23 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t'ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

    Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkëatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë në Beograd. Darko Asanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotic është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.
    Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Slobodan Milosevic në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Milosevic ka dëshmuar se zotëri Vukotic ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotic ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundin që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.

  17. #437
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

    Pse u krye atentati?
    Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
    Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.
    Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike.
    Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet.
    Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë.
    Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës.
    Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës.
    Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë.

    Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike :
    28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsbourg-ut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarët.
    Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.
    Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarësh.
    Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353.

    5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!
    Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla.
    Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…
    Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës.
    Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë.
    Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin.
    Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit.
    Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë.
    Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij.
    Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronn-i.
    Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave!
    Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.

    6. Praktikat e ekzekutimit
    Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi.
    Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj.
    Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas njëzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshmitë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer.
    Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani.
    Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole… Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t'u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach.
    Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna:
    Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22h15 i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht:
    I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë.
    Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur.
    Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205.
    Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se "kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).

    7. Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën?
    Eshtë e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet "Bereta" të kalibrit 7.65mm.
    Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate.
    Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë.
    Sipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe.
    Ka indikacione se në këtë krim ka qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac.
    Këta të dy, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë.
    Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe.
    Edhe sot, pas njëzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bangë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat.
    Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi.
    Eshtë udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi.
    As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave.
    … Dhe dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t'u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t'i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin.

  18. #438
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"

    Shkruan: Xhafer SHATRI


    17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet (tani 26 vjet - Sh.B), ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.

    Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt?

    1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër

    Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë. Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni!
    Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.
    I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë.
    Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime.
    Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë , sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu.
    Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje.

    2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë

    Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin:
    Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.

    Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.

    Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.
    Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.
    Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".



    Foto: Gazetat e organizatave politike në perëndim

    Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së.
    Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë.
    Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër.

  19. #439
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    3. Uniteti i veprimit

    Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë.
    Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve. Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf. Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel.

    Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike:

    Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;
    Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje;
    Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;
    Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;
    T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;
    Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;
    Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;
    Lirinë e fjalës dhe shtypit;
    Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;
    Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;
    Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.
    Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë.

  20. #440
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Premtimi sekret për ndarjen e Kosovës

    Ishte një natë e ftohtë e marsit të vitit 1999. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i bombardimeve ajrore të NATO

    Prof.Mehdi Shkreli
    Merkure, 08 Gusht 2007 09:58:00

    Ishte një natë e ftohtë e marsit të vitit 1999. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i bombardimeve ajrore të NATO-s që synonin të ndalonin çmendurinë e politikës serbe, gjenocidin dhe masakrat ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Në Rimini, Itali, në Sallën e Kolonave në një seancë të hapur për publikun, mblidheshin grupimet e majta politike, me pjesëmarrjen edhe të disa parlamentarëve të kësaj ngjyre politike, që në atë kohë ishte edhe në pushtet, për të diskutuar, propozuar dhe për të kërkuar zyrtarisht pushimin e menjëhershëm të fluturimeve ajrore të NATO-s nga territori italian drejt Kosovës. Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm asnjë kosovar apo shqiptar, por kishte të ftuar serb madje edhe me tituj akademikë.
    U njoftova rastësisht dhe vrapova për të marrë pjesë.

    Ajo që dëgjova ishte me të vërtetë skandaloze.

    U tha se tërë historia e Kosovës, lindja dhe lulëzimi i saj, fillonte e mbaronte me lindjen dhe lulëzimin e shtetit serb në shekujt XI-XIII dhe se tërë kultura serbe qenka vetëm në Kosovë.

    Disa nga parlamentarët e majtë, që ishin të pranishëm, sapo ishin kthyer nga Beogradi ku ishin takuar në mënyrë të fshehtë dhe jozyrtarisht, personalisht me Millosheviçin.

    Meqenëse në mbledhje arrita pak me vonesë, një i njohuri im, nën zë me tregoi se Millosheviçi u paska thënë këtyre zotërinjve, ndërmjet tjerash, se "Amerika po e bën luftën vetëm për të vendosë një bazë ushtarake në Kosovë, e se po të ma kërkonin mua do t'ia jepja dhe nuk do të kishte më arsye që të luftonte kundër Serbisë, prandaj duheshin ndaluar menjëherë bombardimet ajrore të NATO-s". Ndërmjet tjerash Millosheviçi kishte paraqitur një hartë ku Kosovës i mungonin territoret në veri, që së bashku me Mitrovicën dhe rajonet minerale i ishin bashkuar Serbisë.

    Një hartë e tillë faktikisht u publikua më vonë edhe nga mediet italiane dhe u paraqit si mundësi zgjidhjeje e konflikteve në Kosovë.

    Përse paraqiten nga Millosheviçi serbët, sikur nuk janë në gjendje të jetojnë me kombësi të tjera? Përse tërë tokat ku banojnë edhe serbë duhet t'i bashkohen Serbisë? Kush e kërkon këtë? Fantazma e Millosheviçit? Kriminelët e tipit "Mlladiç" apo ndokush tjetër?

    Po të ndjekim një logjikë të tillë ultra-nacionaliste, Shqipërisë duhet t'i bashkohen shumë territore që sot ndodhen në Serbi, Maqedoni, Greqi, Kosovë e Mal të Zi. Hungarisë gjithashtu etj. Një ide e tillë do të thotë të destabilizohen tërë rajonet e Ballkanit. Në interes të kujt ishte një politikë e tillë?

    U zemërova shumë. Kuptova se ndaj popullit të shumëvuajtur shqiptar të Kosovës, duke i hequr tërë rajonet e industrializuara, dëmtohesh tërë ekonomia e saj si dhe tregu minimal i brendshëm, që siguron ekzistencën e një shteti, po i përgatisnin Kosovës një të ardhme në varfëri. Propozonin të njëjtën gjë që bënë me Shqipërinë në vitin 1913, kur brenda kufijve të shtetit shqiptar mbeten vetëm kënetat e malet e thepisura, ndërsa fushat e pllajat pjellore iu dhanë si dhuratë shteteve fqinjë.

    Kërkova me këmbëngulje dhe mora fjalën. Pasi bëra një hyrje historike për disa injorantë në lëndën e historisë e që ishin të pranishëm, fola duke ngritur zërin se kjo mbledhje ishte një turp për shoqërinë demokratike italiane, e cila kishte jo vetëm detyrë të vazhdonte luftën si anëtare e NATO-s, për ndalimin e agresionit e gjenocidit të çmendur serb në Kosovë, por edhe të mendonte për të ardhmen e këtij rajoni, në mënyrë që popujt tanë fqinjë të jetojnë në paqe, në respekt reciprok e në begati. Një ndarje e Kosovës është e papranueshme. Popujt e Ballkanit kanë pranuar kurdoherë bashkëjetesën në shoqëri shumetnike, shumëfetare e shumëkulturale. Janë politikat e të tjerëve që e kanë sulmuar dhe dëmtuar këtë dhunti të popujve tanë.

    Asnjë gur nuk duhet dhe nuk mund t'u hiqet më trevave shqiptare. Mendojë se kanë kaluar tashmë ato kohëra kur ministra të jashtëm të korruptuar, në pizhame e duke pirë çaj vizatonin shtrembër hartën e Shqipërisë, duke lënë jashtë saj më shumë se gjysmën territoreve etnike. Minoritetet që ndodhen në Kosovë duhet të jenë faktor paqeje dhe i dialogut ndërmjet shteteve fqinjë dhe jo të shfrytëzohen për të realizuar qëllime gjeopolitike të të tjerëve ,përmes mbjelljes të koncepteve mendjeshkurtër e anakronikë nacionalistë, në dëm të koncepteve moderne evropiane. Nacionalizmi zakonisht është vrima apo strofka e fundit që zgjedhin maskarenjte politikë e të korruptuar, për të shpëtuar kokën dhe për të vazhduar të mbushin xhepat e tyre.

    Një funksionar i lartë i qeverisë kishte ardhur nga Roma. Mori fjalën, dhe më dha të drejtë. Ai foli me ton zyrtar dhe të çliruar nga ideologjia e majtë e super-pacifiste. Pasi hodhi poshtë pretendimet e parafolësve, që kërkonin ndalimin e menjëhershëm e pakushte të bombardimeve ndaj Serbisë, u shpjegoi të pranishmëve se qeveria italiane do të kryejë me përpikmëri detyrat si anëtare e NATO-s. Dhe ashtu u bë.

    Kosova u çlirua nga NATO e njëherë e përgjithmonë nga pushtimi i huaj.

    Kosova tashmë jeton me një administratë, organizim dhe institucione shtetërore, që shumë shtete në botë mund ta kenë zili. Shteti i ri Kosovar, i lindur dhe i ndërtuar tashmë me ndihmën dhe këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, pret vetëm aktin formal të shpalljes zyrtare dhe të njohjes ndërkombëtare.

    Politika serbe nuk ka përse të ndjekë sot planet politike dhe hartat e Millosheviçit, që me ultra-nacionalizmin e inatin e tij, ndezi Ballkanin flakë për dhjetë vite radhazi. Historia e sotme akoma nuk përcakton qartë se interesat e kujt mbrojti Millosheviçi? Kujt i shërbeu? Bëj këto pyetje, pasi Millosheviçi dhe të tjerët ultra-nacionalistë që ndjekin rrugën e tij, sigurisht nuk i shërbejnë interesave të popullit paqësor serb. Plani i Ahtisaarit, është një plan ku shumica shqiptare i bën shumë lëshime pakicës serbe. Pakica serbe që jeton në Kosovë, parashikohet në planin e Ahtisaarit të vendoset në pozita të privilegjuara politike, ekonomike e sociale. Ajo parashikohet të trajtohet me shumë kujdes nga dy shtete kufitare, Kosova dhe Serbia, pasi do të jetë urë lidhëse ndërmjet tyre.

    Evropa nuk mund dhe nuk duhet të pranojë më ndarje territoriale për hir të kombësisë, të besimit fetar apo të premtimeve sekrete që ndonjë diplomat i ka bërë Millosheviçit. Sot është koha e bashkimeve dhe jo e ndarjeve. Për popujt e Ballkanit duhet të ketë vetëm një kombësi "të qënurit qytetar i Evropës", që sa më parë urojmë ta kenë si shqiptarët, ashtu edhe serbët.

    Zgjatja e procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës, planet e premtimet e fshehta të diplomacisë së huaj, dritëshkurtër dhe të nëndheshme për ndarjen e Kosovës, vetëm sjellin destabilitet në rajon dhe zgjasin afatet për shqiptarët, serbët e komunitetet e tjera të Kosovës, që të marrin nënshtetësinë e re evropiane.

    Itali, 6 Gusht 2007

Faqja 22 prej 49 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •