Close
Faqja 18 prej 49 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 979
  1. #341
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    13 policë nga veriu i Kosovës nën hetime

    Për shkak të dyshimit se kanë shkelur normat e sjelljes, ndërsa në disa raste edhe kanë bërë vepra penale, Policia e Kosovës ka filluar hetimet ndaj 13 policëve që janë në detyrë në veri të Kosovës.
    Zv/drejtori i Policisë rajonale, Ergin Medic ka deklaruar për radion “Kontakt Plus” se 13 policë ndodhen nën hetime për shkak të shkeljeve të ndryshme.

    “Kryesisht bëhet fjalë për sjellje joprofesionale dhe konsumim të alkoolit në detyrë, mirëpo hetimi ka të bëjë edhe me policët të cilët i kanë shkelur normat e sjelljes, respektivisht në disa raste kanë bërë edhe vepra penale”, ka thënë ai.

    Medic u ka bërë thirrje qytetarëve, që pakënaqësinë ndaj punës së policëve të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor.

    Në veri të Kosovës punojnë mbi 300 pjesëtarë të Policisë së Kosovës – 80 prej të cilëve vetëm në stacionin policor në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

  2. #342
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vullnetarët e Arkanit në veriun e Mitrovicës?

    Beograd, 23 mars 2004 - "Tërë Këshilli për siguri i Partisë së Unitetit Serb në përbërje të zgjeruar ditëve të fundit ndodhet në në pjesën veriore të Mitrovicës. Kush dëshiron mund të na bashkohet", ka deklaruar lideri i kësaj partie Borislav Peleviq, themelues i së cilës është krimineli i njohur serb Zhelko Razhnjatoviq-Arkan.
    Siç shkruan gazeta "Danas" e Beogradit, Peleviq ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen nëse kjo parti po mbledh njësitet e veta vullnetare për t'i dërguar në Kosovë. Por, sipas gazetës në fjalë tërë rekrutimi i vullnetarëve dhe stërvitja e tyre po zhvillohet në fshehtësi të madhe. "Si një nga mundësitë për transportin e armëve dhe të pajisjeve të njësiteve të tilla bëhet me kamionë të ndihmave humanitare për popullsinë joshqiptare", shkruan gazeta "Danas" në numrin e sotëm.

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    BANDAT E ARMATOSURA SEPARATISTE SERBO-ÇETNIKE KONTROLLOJNË VERIUN E KOSOVËS


    Shkruan:Sejdi Veseli

    Gjendja e përgjithshme dhe në veçanti ajo e sigurisë, jo vetëm se është e rëndë, por nga informatat që vinë nga enklavat serbijane, në veçanti nga tri komunat n e veriut të Kosovës, Albaniku, Zveçani, Zubin Potoku dhe pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, s‘ka se si mos të përfundohet, se ajo po përkeqësohet me shpejtësi të madhe. Thënë shkurt, ajo është para shpërthimit.
    Kjo gjendje alarmante në veriun e Kosovës është rezultat i veprimtarisë së strukturave të pushtetit serbijan, që prej përfundimit të luftës, të papenguara jo vetëm nga KFOR-i dhe UNMIKU, përgjegjës për sigurinë, sipas Rezolutës famoze të KS të OKB-së nr.1244, por edhe nga të mandatuarit me votën e “lirë” të popullit, përkundër faktit se ishin betuar para elektoratit, se nëse e marrin votën e tij, me përparësi do ta rregullonin këtë gjendje kanceroze në pjesët më të pasura me minerale të Kosovës.
    Sipas njoftimeve zyrtare të cilat janë publikuar në mjetet e komunikimit masiv, në këto pjesë të pandashme të Kosovës ka filluar rebelimi separatist serbijan, me siguri i nxitur dhe mbështetur në të gjitha drejtimet nga Beogradi zyrtar.
    Siç është kumtuar, kuvendarët e tri komunave të sipërpërmendura dhe të pjesës veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës, kanë marrë vendim që të ndërpresin të gjitha lidhjet me IPVQ të Kosovës dhe të organizojnë format e vetëmbrojtjes, nga çdo veprim që do të ndermirët, nga kush do çoftë për pengimin e tyre për t’u bashkuar me Serbinë, nëse pavarësohet Kosova.

    Duhet cekur se në kuadër të këtyre formave të vetëmbrojtjes, janë grumbulluar hordhitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ushtrisë serbe, si dhe ato paramilitare, të njohura si “Rojet e Urës”, për të cilët dyshohet me bazë, se ishin po ata që masakruan popullatën civile shqiptare. Nuk është për t’u çuditur nëse mësohet, pak më vonë, se në mesin e këtyre hordhive gjenden edhe kriminelë të kërkuar nga Gjykata e Hagës, si p.sh. Ratko Mladiç, etj. Dyshimi se në mesin e këtyre hordhive mund të gjenden edhe kriminelë si Ratko Mladiç, mund të bazohet në konfiguracionin e terrenit të kësaj pjese, vështirë të kontrollueshëm dhe në faktin se kjo pjesë e territorit të Kosovës, asnjëherë nuk është vënë nën kontrollin e plotë të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut, edhe pse ka qenë obligim i tyre sipas Rezolutës famoze nr.1244 të KS të OKB-së.

    Nga vetë fakti, se këto veprime separatiste të drejtueseve lokal të kësaj pjese të Kosovës (afro ¼ e territorit të saj), jo vetëm se nuk u shfuqizuan menjëherë nga UNMIK-u (siç shfuqizoheshin vendimet e Kuvendit të Kosovës) dhe, nuk u trajtuan asnjëherë ushtarakisht nga KFOR-i, të imponon dyshimin e bazuar, se krejt kjo veprimtari shumë e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi, bëhet me pëlqimin e disa segmenteve, jo pak të fuqishme ndërkombëtare.

    Jo vetëm indiferentizmi i IPVQ-ve, por edhe gënjeshtrat e drejtuesve të tyre, në shërbim të mashtrimit të popullit shumicë të Kosovës, se gjoja gjendja e sigurisë në Veriun e Kosovës është stabël, nxjerrin në pah një të vërtetë të hidhur, se këto institucione, jo vetëm se janë skajshmërish servile ndaj UNMIK-ut e KFOR-it, por janë edhe kolaboracioniste me ato qarqe ndërkombëtare, në pazarllëqet me territoret e Kosovës.
    Kush ka sy e vesh është duke e kuptuar, se gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rreth saj po përkeqësohet me hapa gallopant dhe, ma thotë mendja ime prej një qytetari të thjesht të kësaj toke të shumëvuajtur, se është momenti i fundit që drejtuesit e IPVQ-ve të Kosovës, për të marrin guximin që të kërkojnë veprime të menjëhershme dhe konkrete nga UNMIK-u dhe KFOR-i, për t’u treguar, si Beogradit zyrtar, ashtu dhe atyre qarqeve, të cilat qëndrojnë pas tij, se territori i Kosovës administrative është një dhe i pandashëm dhe se ëndrra e hegjemonistëve serbijan për të krijuar në territorin e saj diçka të ngjashme me “Republika srbska”, do të mbetet vetëm fiks ide e tyre!

    Duke u përballur me realitetin e hidhur, më imponohet dyshimi se si drejtuesit e djeshëm ashtu edhe këta të sotmit të IPVQ-ve të Kosovës, që për interesat e popullit shumicë as që do të prishin “miqësinë” me disa qarqe ndërkombëtare, rehatinë dhe ballukun financiar të tyre. Bile, pa u mërzitur fare se me mosveprimet e tyre do të bien në pozitat e ngjashme me ato të Esat Toptanit, alishukrive dhe sinanhasanëve, ngase kanë pas lidhë kontratë me popullin, që në këmbim të votës do të angazhohen për realizimin e plotë të aspiratave të drejta të tij,.

    Ndofta, disa prej tyre edhe kanë rënë në këto pozita, që nga koha e përfundimit të luftës heroike të Famëmadhes UÇK, se përndryshe do të kishin reaguar shumë më herët, menjëherë pas daljes në skenë të “rojeve të urës”, të cilat e spastruan dhunshëm veriun e Kosovës nga popullata shqiptare, para hundëve të KFOR-it francez.

    Po të ishin këto krijesa hijerënda, vërtetë besnike ndaj verdiktit të votës së qytetarëve të Kosovës dhe të gatshme për të vepruar në interes të realizimit të kërkesave ligjshme të popullit, në vend të urdhrit në adresë të KPS (SHPK-së) për të shtypur dhunshëm protestën e drejtë dhe paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të arrestonin mbi 90 pjesëmarrës të saj, do të duhej të ndërmerrnin një veprim të tillë ndaj “rojeve të urës” dhe tani ndaj atyre që shpallën ndarjen e ¼ të Kosovës dhe që organizuan formacione paraushtarake të armatosura për “vetëmbrojtje”, në realitet për jetësimin e vendimeve politike të tyre.

    “Veprimtaria e një politikani nuk çmohet në bazë të premtimeve, por në bazë veprave të tij”, do të thoshte filozofi.
    Këtë të vërtetë të madhe populli ka filluar ta kuptojë, edhe pse me vonesë. Ai tani fatmirësisht, po e ka të qartë për çdo ditë e më tepër, se me siguri po të ishin angazhuar deri me sot drejtuesit vendor, me vendosmëri, me veprime konkrete, të analizuara dhe të planëzuara drejt e mirë për realizimin e premtimeve (të realizueshme), që ua kishin dhënë elektoratit, gjendja e përgjithshme në Kosovë do të ishte shumë më e mirë, se kjo që është sot! Së pari, në enklavat serbe të cilat u krijuan falë qyqarëllukut të tyre, nuk do të funksiononte administrata shtetërore e Serbisë, me të gjitha segmentet e saj dhe së dyti, sot nuk do të ballafaqoheshim me veprimet aktuale separatiste dhe shumë të rrezikshme në komunat veriore të Kosovës...!
    Pasojat e këtij realiteti të hidhur, kanë filluar ta irritojnë shpirtin liridashës të popullit shqiptar. Ato po e bëjnë efektin e duhur në ndërgjegjen e tij. Ato në popull po ndikojnë që ai të fillojë ta kuptojë, se gjatë votimeve qenka mashtruar keq; se gjatë votimit paska bërë gabim të rëndë, kur besimin e tij me verdiktin e votës së “lirë” ua paska dhënë shumicës prej atyre, të cilët, menjëherë pas mandatimit e treguan fytyrën e vërtetë, atë të alishukrive dhe sinan hasanëve... bashkëkohor!

    Edhepse me vonesë, populli shqiptar ka filluar ta kuptojë, se koltukgjinjët e mandatuar me votën e tij, njësojë sikur ata të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, paskan qenë të dresuar qysh herët nga bajlozët e huaj, deri në shpëlarjen e plotë të atij pak truri, nga çdo ndjenjë e mirëfilltë kombëtare.
    Populli ka filluar të kuptojë, se nga këta kolltukgjinjë bespak dhe të korruptuar, gjithçka mund të pritet, pos përmbushjes së zotimit të tyre, se do t’i prijnë drejt realizimit të aspiratave të tij të drejta, për çka sakrifikoj edhe gjakun e djemve dhe vashave më besnike të tij.

    Populli ka filluar të riidentifikojë dhe t’i mbështetë bijtë dhe bijat besnike të tij, të cilët e duanë Atëmemëdhenë pa hile dhe të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë ç’është e domosdoshme për ta bërë Atë të lirë dhe të ribashkuar.
    Andaj as që ka vend për dyshimin më të vogël, se bajlozët serbofil ndërkombëtar dhe servilët e tyre shqipfolës edhe kësaj radhe i kanë bërë hesapet pa hanxhiun dhe se po afron dita kur do të binden përfundimisht, se synimet e tyre pro serbo-çetnike do të përfundojnë turpshëm...!

    Prishtinë, me 19 qershor 2006

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    STRUKTURAT PARALELE SERBE NË POLICINË E KOSOVËS

    Nga: Faton MEHMETAJ

    Fillimisht dua të theksoj se ky shkrim ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të brendshëm, atij të jashtëm dhe minoritetit serb, që të mos bien pre e trysnisë së Beogradit dhe mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, po i përdorin për t’i arritur qëllimet e veta, duke i futur edhe vet ata në një rrugë pa dalje. Është koha e integrimeve dhe jo e urrejtjes ndaj etnive tjera. Minoriteti serb në Kosovë ka favore të mëdha, që si të tilla nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet të botës. Por, duke qenë gjithnjë të instrumentalizuar nga Beogradi, këto të drejta i kanë keqpërdorur. Toleranca e tepruar secilën ditë po vjen duke u zvogëluar për të gjithë ata që nuk i respektojnë ligjet dhe bien ndesh me rregullat e caktuara të shtetit. Megjithatë, të gjithë qytetarët pa dallim etnie duhet të jenë të barabartë para ligjit, si për privilegje ashtu edhe për përgjegjësi, sepse ka filluar të ndjehet haptazi se tolerimet e veprimeve diferencuese, qoftë ky edhe “diskriminim pozitiv” i aplikuar vetëm ndaj minoritetit serb në Kosovë deri në pakufi, janë brengat kryesore të sigurisë pas fazës fillestare të pavarësisë.Lidhur me këtë, nga tolerimet dhe respektimi deri në përulje i palës serbe, mund të ndodhin keqkuptime në kampin tjetër – te pala shumicë shqiptare, por edhe te pakicat tjera etnike që jetojnë në Kosovë. Pakënaqësia e shqiptarëve, popullsisë me shumicë dërmuese të Kosovës, bazohet në mungesën e deklarimit eksplicit të shtetit nacional shqiptar. Përderisa elementi serb i Kosovës nuk integrohet natyrshëm në institucionet dhe në jetën shoqërore të vendit, por vazhdon të jetë element i instrumentalizuar në duart e Beogradit, i cili në vazhdimësi po i përdorë kundër Kosovës, padyshim se kërcënimet për mjedisin e sigurisë do të jenë evidente. Prandaj, është domosdoshmëri që institucionet vendore të Republikës së Kosovës, e veçanërisht ato ndërkombëtare, të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të dëmshme jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë.Sepse, tolerimi deri në paskajshmëri ndaj minoritetit serb në Kosovë, ka shkaktuar përkeqësim të disponimit si te pjesëtarët e komunitetit me shumicë shqiptare, por edhe në mesin e komuniteteve tjera pakicë. Për hir të minoritetit serb, i cili përkundër të gjithave refuzon të njohë shtetin e Kosovës në të cilin jeton dhe në shumicën e rasteve ushtron pushtet paralel në vend, ka bërë që popullsia shumicë e Kosovës, të jetojë në kushte të “getos” artificiale.
    Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi, e kjo minoritetit serb po i mungon në sjelljet e përditshme. Ata kanë krijuar sisteme paralele të sigurisë dhe pushtetit, të cilat vazhdojnë të jenë aktuale edhe gati dy vjet pas shpalljes së pavarësisë.Tashmë dihet se skenarët dhe planet operative të provokimit të situatave të sigurisë në Kosovë janë hartuar në Beograd qysh para shpalljes së pavarësisë, si plane rezervë (nëse ndodh), me qëllim të destabilizimit të brendshëm të Kosovës dhe me qëllim të krijimit të një situate e cila do të ishte e vështirë për t’u menaxhuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Për t’i koordinuar veprimet në të gjitha fushat kundër shtetit të Kosovës, qeveria e Serbisë, kishte hapur zyrat e të ashtuquajturës “Ministri për Kosovë dhe Metohi”, në veri dhe në perëndim të Kosovës, pastaj formoi të ashtuquajturën “Qendër Koordinuese për Kosovë”, caktoi udhëheqësit “e qarkut”, “Kuvendin e Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë” me “qëllim të shtrirjes së mandatit institucional” (të Serbisë) në territorin e Kosovës, duke pasur synim kryesor pengimin (paralizimin) e funksionimit të institucioneve legjitime të Kosovës.

    Siç do të shihet edhe më poshtë në këtë punim, forcat paramilitare serbe i shfrytëzojnë edhe format “legale” të organizimit. Mekanizmi i lartcekur, i formuar dhe i ndikuar politikisht nga Serbia, i financuar dhe i mbështetur edhe me teknikë luftarake, po tenton edhe më tutje ta paraqet praninë e Serbisë në Kosovë.

    Këtë prani, Serbia po përpiqet ta paraqesë nëpërmjet strukturave paralele serbe brenda Kosovës. Shumëkush në Kosovë praninë e strukturave paralele serbe, e sheh si një lloj pranie të Serbisë në disa pjesë të Kosovës, sepse këto struktura ndërlidhen direkt me shtetin serb, prandaj kanë arsye të frikësohen për ndikimin e Serbisë në Kosovë. Vet UNMIK-u, nëpërmjet Rezolutës 1244, i ka konsideruar këto struktura të Serbisë si ilegale, por në të njëjtën kohë UNMIK-u gjithnjë e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e pranisë institucionale të Serbisë brenda vendit tonë. Serbia, nëpërmjet mekanizmave të saj, e ka futur në veprim vijën vertikale të ndikimit.

    P.sh: një numër i pjesëtarëve të SHPK-së (Shërbimit Policor të Kosovës) janë suspenduar, siç thuhet, “për shkak të biografisë së tyre”, apo “fshehjes” së ndonjë pjese të biografisë. Aplikimi i masave të tilla ndëshkuese nuk ka ndodhur për pjesëtarët serbë të SHPK-së, ish-policët, udbashët, militarët e paramilitarët – pjesëmarrës në krime lufte e gjenocid mbi shqiptarët. Ky fakt vlen vetëm për suspendimin dhe largimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nuk vlen as për ata që e vazhduan punën në policinë serbe edhe pas bojkotimit masiv të pushtetit okupues serb që ia bëri populli i Kosovës, megjithëse disa prej tyre e vazhduan aktivitetin në kuadër të aparatit shtetëror serb të Millosheviqit deri në mbarim të luftës në Kosovë. Në këtë rast bëhet fjalë edhe për një grup të vogël të shqiptarëve që ishin pjesë e atyre strukturave. Disa sish e kanë vazhduar aktivitetin e tyre edhe pas luftës, siç është rasti me Osman Musën, i cili siç dihet në Shërbimin Policor të Kosovës kishte pozitë kyçe dhe ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim të pjesëtarëve të SHPK-së.Kapiteni Osman Musa (1961), shef i Njësitit për Standarde në SHPK, më 15 prill 2005, pa asnjë paralajmërim ishte larguar nga Kosova, duke kërkuar azil politik në Londër, ku ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA). Musa, është larguar për shkak se ka dërguar dokumente dhe dosje të SHPK-së në Agjencinë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë – BIA. Kurse për pranimin e serbëve në SHPK, pothuajse asnjëherë nuk janë kontrolluar listat se kush janë, as nuk iu është verifikuar biografia. Në një mënyrë ka pasur amnistim të vazhdueshëm të kriminelëve serbë, të cilët kanë kandiduar në SHPK dhe janë bërë pjesëtarë të saj.

    P.sh., ish-polici serb Boban, i cili kishte kaluar në SHPK, në rajonin e Prishtinës, ishte i njohur si kriminel i luftës bashkë me Novicën, ish-komandant i burgut dhe inspektorët e atëhershëm serbë Momqillën, Qanoviqin dhe Bjeliqin si dhe drejtorin gjeneral të burgut të Prishtinës, Lubo Qumburoviq. Të lartpërmendurit, sipas dëshmitarëve okularë, kishin marrë pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Vetëm në një konkurs (të shpallur në qershor 2006), për pranimin e pjesëtarëve të MUP-it serb në SHPK, kanë konkurruar 466 ish-policë të MUP-it serb. Askush nuk e garantoi popullin e Kosovës se ndonjëri nga ta është i përzier në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk mundi të garantojë as komisionari i atëhershëm i policisë, Kai Vittrup.

    Pos në polici, një numër i tyre mbajnë uniformat e kompanive të sigurimit privat, të licencuar në Kosovë. Ka edhe të tillë që mbajnë uniforma të policisë serbe, mbrojtjes civile etj. Një pjesë e qytetarëve serbë, nën ndikimin e propagandës së Beogradit, e konsiderojnë ndarjen e Kosovës si punë të kryer, prandaj ata edhe besojnë se së bashku me njësitet e xhandarmërisë serbe dhe strukturat tjera, do të vendosen në urë dhe do ta “mbrojnë” kufirin e ri te ura.

    Mentalitete të tilla ishin shfaqur edhe gjatë vitit 1990, ku në raportet zyrtare të Perëndimit konstatohej se Serbia funksiononte vetëm si një shtet militarist, pa ekonomi dhe pa industri civile. Ky konkluzion mbështetej në faktin se vetëm buxheti zyrtar shtetëror i Serbisë në masën 97 për qind i kushtohej makinerisë së luftës, 3 për qind aparatit nëpunës shtetëror, ndërsa ekonomia, kultura, shëndetësia nuk figuronin në atë buxhet. Konceptet e egërsisë dhe kërcënimit ndaj të tjerëve, Serbia i bën në emër të shtetit të pademilitarizuar dhe të përkrahjes së Rusisë dhe aleatëve të saj, që ka qenë dhe mbeten inspirim për t’i sfiduar të tjerët.

    Sipas të dhënave tashmë të ditura, policia e UNMIK-ut i ka raportuar policisë së Serbisë (MUP) edhe për detaje. Raportet kanë qenë mujore por edhe përmbledhëse çdo gjashtë muaj. Kryesisht, policia e Serbisë është furnizuar me informacione që kanë pasë të bëjnë me strukturat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në bazë të këtyre informacioneve janë ngritur qindra aktakuza kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Serbia ka pasë aq informacione të përimtuara, duke i përfshirë edhe gjobat e shqiptuara në komunikacion ndaj personave të caktuar. Se a ka qenë marrëveshje mes UNMIK-ut dhe Serbisë për t’ia dhënë policisë së Serbisë të gjitha informacionet që i ka poseduar UNMIK-u, mbetet të vërtetohet në të ardhmen.

    Ka dyshime të bazuara se edhe gradimi i disa pjesëtarëve të SHPK-së, është bërë jo në bazë të meritave të punës, por sipas përzgjedhjeve tjera. Krahas kësaj, thuhet se shërbimi sekret serb e ka dërguar në UNMIK një “listë” me emrat e kandidatëve me prioritet në gradime. Mbase kjo “listë” nuk është zbatuar me përpikëri, por ndikimi i preferencave të saj është parë haptas. Nëpërmjet ndikimit të UNMIK-ut dhe sugjerimeve të ndryshme janë sistemuar në SHPK, pa ndonjë pengesë strukturat e ish-MUP-it serb (këtu hyjnë ish-policë, ish-pjesëtarë të UDB-së e të sigurimit, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës së atëhershme të Sekretariateve të Punëve të Brendshme), policë të MUP-it serb, të cilët kanë qenë të uniformuar gjatë luftës së fundit, që në fakt e përbëjnë numrin më të madh të pjesëtarëve të SHPK-së, apo të atyre që janë në pozitat kyçe. Pjesëtarët e minoriteteve kanë qenë kurdoherë të privilegjuar si në konkurse për pranim në SHPK, po ashtu edhe në ngritje profesionale apo përparime gradash. Shpesh herë ata i kanë shkelur ligjet dhe nuk i kanë respektuar ato, por, siç dihet, janë bërë tolerime për shkak të natyrës specifike që kanë pasur në kuadër të SHPK-së.

    Flitet nëpër mediume, analiza, komente por ka edhe mendime se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, mund të mos jetë duke iu nënshtruar urdhrave të Drejtorit të Policisë.Edhe pse zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, e ka përgënjeshtruar faktin se i përgjigjet policisë serbe dhe EULEX-it, koncepti i qeverisë së Beogradit se zëvendësdrejtori serb i Policisë së Kosovës do t’i raportojë vetëm EULEX-it dhe Serbisë disi po merr konotacione të një koncepti normal të funksionimit të kësaj ideje, e cila, sipas tyre, është në funksion të implementimit të gjashtëpikëshit në Kosovë. Ky fakt deklarativisht është mohuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, por mbetet të shihet se çka po ndodh me të vërtetë me këto situata konfuze që janë krijuar.

    Në këtë kontest, janë bërë qindra shkrime dhe analiza rreth protokollit për bashkëpunim policor, brenda së cilit, parashihet një marrëveshje e policisë së Kosovës me atë të Serbisë, i vënë në jetë nëpërmjet protokollit EULEX-Serbi, pastaj parashihet edhe fuqizimi i protokolleve tjera për dogana dhe drejtësi, gjë që Serbisë do t’i krijonte një hapësirë të favorshme për kontroll të policisë, doganave dhe kufirit.

    Pos kësaj, Ligji për policinë, neni 38 i kreut IV, e parasheh saktësisht se policia duhet të ketë vetëm një drejtor, një zëvendësdrejtor (e jo dy të tillë) dhe katër ndihmës të drejtorit të policisë, pa u specifikuar kombësia e zëvendësdrejtorit. Një pjesë e madhe e policëve serbë që janë të punësuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk e respektojnë këtë rregull. Te policët serbë që punojnë në kuadër të Policisë së Kosovës ka disa ndasi dhe mospërfillje ndaj institucioneve të Kosovës, zbatimit të ligjit dhe të ligjeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Policëve serbë të angazhuar në Policinë e Kosovës (PK) edhe më tutje u mungon ky vullnet.

    Siç dihet, në ditët e para pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka qenë se në Kosovë mund të qëndrojnë UNMIK-u dhe KFOR-i, sepse këto dy misione, janë të autorizuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa misionet e tjera çfarë janë EULEX-i (misioni i BE-së për forcimin e rendit dhe ligjit), apo ICO (Zyra Civile Ndërkombëtare), janë ilegale në Kosovë dhe, si të tilla, nuk kanë çfarë kërkojnë, veçmas në rajonet e banuara me serbë. Përfaqësuesit e komunitetit serb në polici, siç u tha, i kanë kundërshtuar vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës. Ata ende mendojnë se Qeveria e Serbisë është ajo që duhet të vendosë brenda territorit të Kosovës.

    Imponimi për ta lejuar UNMIK-un të qëndrojë në disa pjesë të Kosovës (të banuara me serbë) dhe vendosjen e EULEX-it në pjesët tjera (të banuara me shqiptarë), por në cilësinë e “mision neutral” që nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur, paraqet një kundërshtim të haptë në raport me ligjet dhe rregullat në fuqi të shtetit të Kosovës.

    Në shtator të vitit 2008, flitej dhe diskutohej për një marrëveshje ndërmjet UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë, brenda të cilës përfshihej edhe ndarja e policisë dhe krijimi i dy komandave të veçanta. (Është koha kur bisedohej për gjashtëpikëshin). Në marrëveshjen gjashtëpikëshe të OKB-së, e hartuar ekskluzivisht sipas kërkesave të Serbisë, në mesin e gjashtë pikave, Serbia kishte paraparë kontroll mbi doganat, drejtësinë, kufijtë, transportin, trashëgiminë kulturore, duke përfshirë këtu edhe policinë. Një marrëveshje e tillë, në rastin konkret, protokolli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, u nënshkrua në shtator të këtij viti, edhe përkundër kundërshtimeve të palës kosovare. Sipas kësaj marrëveshje, që kur fillon zbatimi i saj, priten të hapen edhe shumë nënstacione policore në vendbanimet me shumicë serbe, të cilët do t’u japin llogari zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Ky plan sqaron më tutje se edhe emërimet dhe shkarkimet e pjesëtarëve serbë të policisë duhet të bëhen nga eprorët ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe raportin që duhet t’u bëhet zyrtarëve ndërkombëtarë. Proceset e tilla e komplikojnë shumë funksionimin e forcave të rendit duke përfshirë këtu edhe cenimin e sigurisë së qytetarëve.Dihet botërisht se një pjesë e madhe e policëve serbë nuk i përgjigjen zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës. Ata, siç dihet, u larguan masovikisht në shenjë proteste pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke marrë pjesë edhe në djegien e pikave doganore në dy portat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, dhe në trazirat e organizuara më 17 mars 2008, ku u vra një polic i UNMIK-ut, ndërsa u plagosën dhjetëra policë të tjerë ndërkombëtarë dhe ushtarë të KFOR-it. Një pjesë e policëve të komunitetit serb ishin pjesëmarrës në këto përleshje. Veçanërisht, rezervistët e ushtrisë dhe të policisë serbe ishin ata që e shkaktuan problemin në Mitrovicë, gjegjësisht në gjykata dhe dogana, si dhe i sulmuan dhe dogjën ambasadat e huaja në Serbi, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për shkaqe subjektive, e gjithë dosja e 17 marsit të vitit 2008 do të mbetet e mbyllur deri në një kohë kur OKB-ja e sheh të udhës të kërkojë t’i ndjekë penalisht personat e përfshirë në sulm ndaj paqeruajtësve në Kosovë. Duhet cekur se ish-komisari i policisë, Larry Willson, ishte larguar pikërisht për shkak të mospajtimeve, në lidhje me urdhrin që është dhënë më 17 mars për ta marrë gjykatën nën kontroll. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal kundër 21 serbëve, shumica zyrtarë institucionesh në Kosovë, pasi ishin gjetur të kenë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 në Jarinje të Leposaviqit dhe në Banjë të Zubin-Potokut, në mesditën e 19 shkurtit 2008.

    Sipas opinioneve të hapëta, një pjesë e pjesëmarrësve që kanë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 kanë qenë me maska, disa të tjerë me kapela që kanë menduar të kamuflohen. Pas djegies dhe shkatërrimit të dy pikave kufitare në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok), më 19 shkurt 2008, komandantët e stacioneve policore në Zubin Potok dhe në Leposaviq, togerët Drazha Bozhoviq e Dragan Stefanoviq, janë deklaruar se janë komandantë edhe të policëve serbë të SHPK-së në dy pikat kufitare, edhe pse kufijtë janë në kompetencë të Policisë Kufitare e jo të Policisë së Rendit Publik.

    Strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u përforcuan edhe me një mijë (1 000) pjesëtarë të MUP-it serb, të ardhur nga Serbia, të cilët morën pjesë edhe në djegien e dy pikave kufitare, duke u futur në brendi të Kosovës dhe duke u shpërndarë për veprim kryesisht nëpër enklavat serbe, për të vepruar konform planit sekret të Qeverisë së Serbisë, të shifruar “AKSIONI”.

    Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK-së, është në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni” të Qeverisë së Serbisë. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, u ka deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”.Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, shërbimet sekrete serbe, në shumë pjesë të Kosovës, kanë aktivizuar edhe strukturën e “spiunëve të fjetur”.Gjatë trazirave në veriun e Mitrovicës, në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë vërejtur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale për Veprime Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, sidomos nëpër enklava. Pjesëtarët e kësaj njësie kanë qenë të përqendruar edhe në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), në pjesën e kufirit me Kosovën dhe me Maqedoninë. Eprorët e këtij formacioni kanë pasë kontakte të vazhdueshme me të ashtuquajturat “Shtabe të Mbrojtjes Territoriale”, përkatësisht “Shtabe të Krizës” në enklavat serbe, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen nga rezervistë të UJ-së (ushtrisë jugosllave) dhe pjesëtarë të JSO-së (njësive për operacione speciale). Disa prej tyre operojnë në kuadër të të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit”, e cila i ka celulat e veta në disa pjesë të Kosovës, siç është thënë edhe në disa komunikata të kësaj organizate. Vlen të ceket se “Garda e Car Llazarit”, organizatat tjera ilegale paraushtarake serbe, pastaj ndikimi i politikës serbe dhe cytja e këtyre strukturave drejt Kosovës si dhe bojkotimi i punës nga radhët e policëve të minoritetit serb në SHPK, e kanë mbajtur gjendjen në vend nën tensione të vazhdueshme, duke shkaktuar kriza të sigurisë së brendshme, të cilat gjithherë e kanë provokuar gjendjen për ta quar drejt destabilitetit të përmasave të mëdha, siç ishte kriza e marsit 2004. Instancat ndërkombëtare, por edhe ato vendore, kohë më parë, lejuan formimin edhe të 14 nënstacioneve të reja policore, 12 prej të cilave në vendbanimet me shumicë serbe. Ky projekt ndërlidhet me pranimin e një numri të caktuar të policëve të MUP-it serb brenda strukturave të Policisë së Kosovës.Në një raport të datës 15 nëntor 2008, KMDLNJ – Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkonte nga organet e sigurisë, policia e UNMIK-ut, ajo e SHPK-së dhe KFOR-i që sa më parë t’i kapin akterët e të shtënave të datës 14 dhe 15 nëntorit 2008, në mënyrë që të nxirren para drejtësisë. Është e ditur botërisht se akterët e të shtënave të 14 nëntorit 2008, së paku policët serbë – pjesëtarë të SHPK-së, i njohin shumë mirë. Po ashtu i njohin edhe disa policë shqiptarë, të cilët patrullojnë në pjesën e okupuar të qytetit së bashku me policët serbë. Pra, edhe këta i dinë saktësisht çerdhet e atyre që shkrehin breshëri plumbash kur dhe ku t’iu teket.

    Duhet të përmendet se në lokalitetet ku shkrepen armë të ndryshme nga serbët, vepron lirshëm MUP-i serb, ku shef i operativës është Zharko Kosovac, i cili sipas raporteve të KMDLNJ-së, ishte i njohur si ushtrues i dhunës mbi popullatën shqiptare, gjatë viteve të ‘90-ta, gjatë luftës 1998/1999 dhe pas lufte. Po ashtu, epror i policisë së SHPK-së është edhe Xhavit (Rexho) Dervisheviq, i cili po ashtu është i njohur si ushtrues i dhunës mbi shqiptarët që nga viti 1990 e këndej. Këta të dy me shumë serbë të tjerë, kanë qenë ushtrues të dhunës, posaçërisht mbi arsimin shqip.Kur flasim për këtë çështje duhet pasur parasysh edhe faktin se një pjesë e policëve të minoritetit serb që punojnë në Policinë e Kosovës, kanë qenë në marrëdhënie pune deri në përfundim të luftës.

    Nga bastisjet që janë bërë nga ana e SHPK-së, është vërejtur se ata janë të armatosur mirë, të uniformuar dhe kanë emblemat e tyre. Mirëpo, për hir të situatës së tensionuar nuk janë marrë masa tjera ndaj tyre. Në një rast, pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, Vllade Nedelkoviq, në fund të vitit 2008 është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij në fshatin Preoc, ishte gjetur sasi e konsiderueshme e armatimit pa leje, pajisje të ish-ushtrisë jugosllave, uniforma, radiolidhje etj.

    Vet fakti i përdorimit të simboleve që i ka përdorur organizata paramilitare “Garda e Car Llazarit” në tubime dhe në promovimin e saj, si shenjat e njësisë famëkeqe të drejtuar nga Sigurimi Shtetëror Serb – JSO flasin mjaft. Dihet se një pjesë e kësaj njësie janë të afërt apo pasues të njësisë famëkeqe JSO e njohur edhe si “Beretat e Kuqe” apo edhe “Djemtë e Frenkit” (sipas Frenki Simatoviqit, themelues i këtij grupi). JSO u komandua gjatë luftës nga Millorad Ulemek – “Legija”, i dënuar së fundi me 40 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Vitin e kaluar “Garda e Car Llazarit” ka marrë përgjegjësinë për djegien e punktit kufitar në Runicë, mes Kosovës dhe Serbisë. Të njëjtin vit organizata paraushtarake serbe “Mlada Bosna” mori përgjegjësinë për një varg sulmesh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.Në të gjitha këto zhvillime, koloneli Dragan Terziq, zyrtarisht mban postin e këshilltarit policor në Drejtorinë Koordinuese për Kosovën. Siç bëhet e ditur, Terziq komandon me policinë serbe në Kosovë, kurse me “Mbrojtjen Territoriale” komandon koloneli Radisav Janiqijeviq. Nga të dhëna të publikuara me kohë në media, del se në Mitrovicë, në tri-katër vende ka pasur depo armatimi, të dedikuara posaçërisht për këto struktura. Sensibilizimi i situatës për veprimet e lartcekura është bërë edhe nga Marko Jakshiq, i cili e ka rolin e kryetarit të “Kuvendit të komunave dhe lokaliteteve serbe në Kosovë”. Kurse Millan Ivanoviqi është kryetar i “Këshillit Nacional Serb për Veriun e Kosovës”, njëkohësisht njëri ndër drejtuesit e spitalit regjional në veri të Mitrovicës. Ai është i dyshuar për pjesëmarrje në disa veprime kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, raciale e fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në masën që kishte bërë vepra penale. Strukturat e tyre janë prodhues të dhunës dhe destabilitetit në Kosovë. Ata kanë bërë thirrje për rezistencë dhe për të shkaktuar dhunë.Më 10 shkurt 2009, në Mitrovicë, sipas mediave kosovare, Marko Jakshiq dhe Millan Ivanoviq kanë bërë thirrje që të digjen pikëkalimet kufitare. Lidhur me këtë policia ka hetuar rastin dhe kallëzimin penal ia ka proceduar prokurorisë. Sipas policisë, është çështje e prokurorit (ndërkombëtar) nëse ndaj tyre do të ngre apo jo akuzën. Sidoqoftë, secili qytetar i ka parë dhe vërejtur përmes ekranit, në fotot në internet dhe shtyp autorët e ngjarjeve që shkatërruan pikën doganore 1 dhe 31 në veriun e Kosovës, duke hedhur mjete shpërthyese apo duke djegur objekte. Akterët e këtyre ngjarjeve janë të ditur.Që nga ajo kohë, madje edhe pas kthimit të policëve serb në punë, mungon qasja e zyrtarëve apo vijës komanduese të Policisë së Kosovës në stacionin policor në veri. Madje, këto struktura kanë penguar edhe vizitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, që t’i vizitonte pikat policore kufitare në veri.Në Shërbimin Policor të Kosovës, komunitetet përfaqësohen me 17 për qind, 10 për qind prej të cilëve janë të komunitetit serb.Rreth 350 policë serbë, bashkë me stafin civil u suspenduan pasi e lëshuan punën demonstrativisht në mars të vitit 2008. Ndryshe, të vetmit policë serbë që nuk janë suspenduar për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave të SHPK-së, ishin ata që punojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, meqë në stacionet e atjeshme policore nuk ishte bërë bartja e kompetencave nga UNMIK-u te SHPK-ja dhe ishin nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Kërkesa kryesore e policëve serbë të suspenduar ka qenë që të punojnë nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Që nga ajo periudhë, atyre nuk iu ndërpre pagesa, edhe pse shumica e këtyre policëve, pas urdhrit të prerë të Beogradit, i kishin mbyllur edhe xhirollogaritë personale në bankat e Kosovës,. Megjithatë, në administratën e Policisë së Kosovës gjatë tërë kohës ata figurojnë të suspenduar me pagesë. Vetëm për tre muaj, nga buxheti i Kosovës, për pagat e këtyre policëve serbë të rebeluar ndaj shtetit të Kosovës, janë shpenzuar rreth 223 mijë euro. Minoritarët serbë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e bojkotuan punën për 17 muaj me radhë, çka do të thotë se shpenzimet e buxhetit të Kosovës për këtë kategori janë milionëshe.

    Inspektorati i Policisë së Kosovës ishte marrë me hetimin e këtij rasti një kohë të gjatë. Disa herë i kishte ftuar ata të kthehen në punë, me pretekst se do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës, por policët e komunitetit serb nuk qenë të dëgjueshëm. Me qëllim të bindjes për t’i kthyer në punë, gjenerali i PK-së, Sheremet Ahmeti, kishte marrë një vendim për suspendim pa pagesë. Mirëpo ndaj këtij vendimi kishte reaguar Qeveria dhe pas kësaj ishte marrë vendimi tjetër nga MPB-ja që t’u vazhdohet suspendimi me pagesë.

    Sipas Rregullores në fuqi të Inspektoratit të Rendit, do të duhej që në afat jo më të gjatë se 90 ditë, të merrej një vendim lidhur me largimin e policëve serbë nga Policia e Kosovës. Siç u tha, policët e komunitetit serb, pas 17 shkurtit, për arsyet tashmë të ditura, e kishin refuzuar komandën e SHPK-së dhe kishin kërkuar si alternativë, që urdhrat t’i marrin nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. Menjëherë pas kësaj, policë serbë të regjionit të Prishtinës, që i braktisën radhët e SHPK-së, tentuan ta uzurponin Stacionin Policor të Graçanicës, për t’u bërë presion strukturave vendore dhe ndërkombëtare, që të përmbushin kërkesat e tyre. Sipas burimeve të konfirmuara, njëri ndër organizatorët që ka organizuar bojkotimin e punës së policëve serbë të SHPK-së në anën e Anamoravës është Dragutin (Velibor) Naskoviq, i lindur më 1952, në fshatin Kmetovc të Gjilanit. Naskoviq është ish-pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili tani ka statusin e pensionistit. I njëjti është oponent i BIA-s, dhe mbanë lidhje me ish-strukturat që kanë punuar në organet e rendit të Serbisë. Këto struktura, në shumicën e rasteve, janë persona të instrumentalizuar nga qeveria e Serbisë. Naskoviq ishte caktuar të jetë “Komandant i Anamoravës” për serbët, gjegjësisht për formimin e policisë paralele. Në sistemin e strukturave paralele është edhe Iliq me nofkën “Iliri”, nga rrethi i Gjilanit, më herët inspektor i lartë në policinë e Serbisë, njëherësh konsiderohet edhe zëvendës i Naskoviqit. Gjatë një vizite të të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, Iliqi gjithnjë ka qenë afër tij. Kurse në sy të opinionit këtë rol është caktuar ta kryejë Stojadin Notkoviq, major në policinë e SHPK-së. Pas bojkotimit të punës nga ana e policëve serbë të SHPK-së, struktura të ndryshme ekstreme nga ana e serbëve të Anamoravës kishin planifikuar ta sulmojnë stacionin policor të Novobërdës. Kërcënime se do të sulmohet stacioni policor në Novobërdë ka pasur edhe përmes telefonit.

    Edhe sot e kësaj dite në veriun e Kosovës, katër stacione të policisë nuk e përfillin zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës. Komunikimi me policët serbë të Policisë së Kosovës, në katër stacionet policore në veriun e Mitrovicës dhe komunave tjera veriore, ndërmjetësohet nëpërmjet EULEX-it dhe misionit të BE-së në Kosovë. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me ndihmën e EULEX-it pritet që të integrohen edhe policët serbë në veriun e Mitrovicës dhe komunat tjera veriore, si dhe pjesët tjera të Kosovës të banuara me serbë, që nuk e përfillin gjithaq zinxhirin komandues të SHPK-së.

    I ashtuquajturi ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kishte deklaruar se të gjithë pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës do të jenë nën zinxhirin komandues të EULEX-it, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë dhe veprojnë. Për ne, deklaroi Bogdanoviq, është i pranueshëm zinxhiri komandues i cili vjen nga EULEX-i e jo nga Prishtina.Madje, më herët, nga vet shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pas një takimi me të ashtuquajturin ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, u bë publike ideja për krijimin e policisë serbe brenda policisë së Kosovës!

    Propozimi i Bogdanoviqit që të formohen struktura të veçanta të policisë për serbët lokalë në Kosovë, do të thotë se ka tendenca për krijimin e komandës së ndarë të policisë serbe, sipas shembullit të Bosnjës, që është një skenar tepër i dëmshëm dhe i rrezikshëm dhe, si i tillë nuk duhet toleruar.Krahas Bogdanoviqit, në maj të këtij viti, 16 muaj pas vetlargimit të policëve serbë nga SHPK-ja, Oliver Ivanoviqi, në cilësinë e të ashtuquajturit sekretar shtetëror në Ministrinë e Serbisë për Kosovën, kërkoi që të formohet një “komandë e posaçme zinxhirore policore serbe” në kuadër të SHPK-së, përkatësisht si institucion paralel i Policisë së Kosovës.Duhet theksuar se Oliver Ivanoviqi dhe Goran Bogdanoviqi, të konsideruar për më se tetë vjet si “liderë të moderuar” të serbëve të Kosovës, në të cilët bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në vitet e pasluftës, me t’ju dhënë rasti për t’u pozicionuar në Qeverinë e Serbisë, njëri si sekretar shteti e tjetri si ministër, braktisën institucionet e Kosovës e bashkë me to edhe “bindjet liberale” aq shumë të proklamuara.

    Krerët politikë pothuajse gjithnjë kanë folur për një polici të unifikuar. Por, në realitet gjendja në terren nuk ka treguar se ka qenë gjithherë kështu. Në qershor të vitit 2008, në një letër të Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon, për të cilën qeveria dhe policia kanë qenë në dijeni, përmendej se policia në vendet e banuara me shumicë serbe do të veprojë nën komandën e policisë ndërkombëtare, e jo të asaj të SHPK-së (përkatësisht PK-së). Letra në fjalë legjitimonte funksionimin e tillë, jo vetëm shkëputjen nga komanda kryesore e policisë që tashmë ka ndodhur në veriun e Kosovës, por edhe në rajonet tjera. Shkëputja e policisë nëpër enklavat serbe ishte pjesë e planit të cekur më lart. Ndonëse këto koncepte janë kundërshtuar zyrtarisht, në anën tjetër ka pasë tolerime në terren.

    Një gjendje e tillë edhe më tutje vazhdon të jetë sfidë për institucionet vendore, për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të strukturave paralele, të cilat mbështeten dhe udhëhiqen nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë, të cilët përmes grupeve të organizuara dhe organizatave të ndryshme (i)legale në momente të caktuara po ndikojnë drejtpërdrejt në destabilizimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.Nuk është konfidencial fakti se një pjesë e madhe e policëve serbë të SHPK-së, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, kanë marrë paga të dyfishta, nga buxheti i Kosovës dhe nga MUP-i i Serbisë. Madje, në një kërkesë të mëhershme zyrtare të bërë nga Këshilli Nacional Serb (KNS) dhe Kisha Ortodokse Serbe, kërkohej që të largoheshin policët shqiptarë nga Mitrovica.

    Nga të dhënat e proklamuara në media, por edhe nga burimet e SHPK-së, konstatohet se gjatë vitit të kaluar në rajonin e Gjilanit, por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë hyrë forca të konsiderueshme të pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë, të cilët janë takuar vazhdimisht me lidhjet e tyre, që kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorëve, disa prej të cilëve figurojnë në listat e pagave të MUP-it serb. Kjo mbase nuk është ndonjë befasi sepse që nga paslufta e këndej, me pak ndryshime Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, në rregulloren e miratuar të këtij shërbimi, mbi parimet e rregullimit të brendshëm të Serbisë, ka pasë edhe të ashtuquajturin “Sekretariatin për Kosovën”, brenda të cilit funksionon “Drejtoria Koordinuese për Kosovën”. (Shih për këtë faqen zyrtare të MUP-it të Serbisë).

    Policët serbë në pikën kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, u përgjigjen vetëm zyrtarëve të EULEX-it. Policët e komunitetit serb, që punojnë në këto dy pika kufitare, nuk i përgjigjen sistemit të komandës së unifikuar të Policisë së Kosovës, por i përgjigjen policisë së EULEX-it. Kjo gjendje ishte aktuale edhe para djegies së dy pikave kufitare, kur u raportonin strukturave të UNMIK-ut.

    Qeveria e Kosovës, në kornizën e shpenzimeve për vitin 2009, e ka futur si prioritet edhe shpenzimin e 420 mijë eurove për rindërtimin e dy pikave kufitare 1 dhe 31 në kufirin me Serbinë, por kjo çështje duket se nuk do të rregullohet shpejt.

    Është fakt i ditur botërisht dhe është raportuar qindra herë se strukturat paralele serbe, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, gjatë tërë periudhës së pasluftës i kanë shantazhuar dhe kërcënuar të gjithë qytetarët serbë që e pranojnë realitetin në Kosovë, në raste të caktuara duke marrë edhe masa radikale ndaj tyre. Atëherë bie fjala, pse tolerohen këto struktura dhe pse lejohet funksionimi i pushtetit paralel?!

    Të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë gjatë gjithë kohës janë formuar, financuar dhe drejtuar nga Beogradi zyrtar. Strukturat paralele serbe në veri por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë punuar në dy drejtime:

    - në ndarjen e serbëve prej institucioneve të Kosovë dhe,

    - në rritjen e varësisë së tyre prej Serbisë.

    Për strukturat paralele serbë të sigurisë flet edhe “Raporti për strukturat paralele 2006-2007” i OSBE-së. Veprimet e tilla po nxiten, sponsorizohen, organizohen dhe kryhen nga ekstremistë, militantë, zyrtarë qeveritarë nga Beogradi etj. dhe mund të sfidojnë sigurinë edhe përmes formave të ndryshme të sulmeve dhe inkursioneve kufitare të ushtrisë, policisë apo forcave paramilitare nga Serbia me pretekst të mbrojtjes së minoritetit serb. Radiot, televizioni lokal në gjuhën serbe si dhe mjetet tjera të informimit, janë pothuajse tërësisht nën ndikim të Beogradit. Një politikë të tillë kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e minoritetit serb në Kosovë. Sllavisha Petkoviq, ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, i cili qe shkarkuar për shkak të skandaleve të shumta, në një intervistë dhënë gazetës beogradase “Svedok”, tregonte se sa është i angazhuar për destabilizimin dhe ndarjen e Kosovës. Në atë intervistë, Petkoviq paraqitet madje edhe si lider dhe shpëtimtar i serbëve të Kosovës (!). Më tutje, në intervistën dhënë “Svedok”-ut ai kishte cekur se “serbët e Kosovës janë mbështetur për muri, se ata nuk dëshirojnë të jetojnë në një Kosovë të pavarur, se ata dëshirojnë të shkëputen nga Kosova përmes organizimit të një referendumi” etj. Shikuar nga aspekti i sigurisë, paraqitjet e tilla janë nxitje, reflektime që shkaktojnë pakënaqësi, tendenca për ta krijuar një terren të pasigurt.

    Më 15 tetor 2007, ish PSSP-ja i atëhershëm, Joachim Ruecker, i kishte dërguar një letër selisë së OKB-së në Nju Jork por edhe ish-ndërmjetësit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, nëpërmjet të cilës ankohej në një mënyrë për strukturat e Serbisë që veprojnë gjithandej Kosovës. Letra përmbante afërsisht 30 faqe, përfshirë edhe fotografi të objekteve e ndërtesave të uzurpuara nga Serbia, ku veprojnë strukturat e saj prej agjencive pyjore e deri te zyrat e ministrave të Serbisë. Pjesë të këtij dokumenti i pati botuar “Koha Ditore”.

    Edhe ashtu ka të dhëna të prekshme për ekzistimin e forcave të MUP-it serb në Kosovë, për veprimtarinë e njësive të Brigadës së 58 serbe të Këmbësorisë, të cilat operojnë në disa pjesë të vendit, si p.sh, në Zveçan, Zubin Potok, në veri të Mitrovicës, në disa pjesë të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Ranillugut dhe Shtërpcës. Pos kësaj, në Kosovë operojnë rreth 7-8 organizata ilegale serbe, të cilat duket se dirigjohen nga shërbimet sekrete ushtarake, të cilat aktivizohen herë pas here në momente të caktuara.Një kohë qendrën e policisë paralele serbe në Zubin Potok e drejtonte kapiteni Zhivojin Gjuriq, bashkë me asistentin e tij Zvezdan Mihajloviq. Brenda kësaj qendre përfshihej edhe Departamenti i Gazivodës që numëronte rreth 35 policë, duke përfshirë këtu qendrën operative, një patrullë në terren dhe një patrullë në Gazivodë. Këto pika të policisë paralele serbe kanë pas mjetet për qarkullim dhe komunikim. Policia paralele, apo siç është quajtur “policia komunale”, ka funksionuar edhe në Leposaviq. Komandant ka qenë Dushan Ivanoviq, ndërsa zëvendës i tij, Zhivan Nestoroviq. Ata janë ndihmuar edhe nga Radenko Nedelkoviq dhe Sasha Arsiq. Në mesin e tyre dyshohet të ketë edhe pjesëtarë të BIA-s. Kjo bazë ka pas një Departament në Soçanicë dhe në Leshak, dhe ka numëruar rreth 90 policë.

    Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare kishin shpallur të pavlefshme zgjedhjet ilegale serbe të 11 majit 2008 në Kosovë, në të cilat banorët serbë të komunave me shumicë serbe zgjodhën përfaqësuesit e tyre. Këto zgjedhje i forcuan strukturat paralele serbe, të cilat vazhdojnë të mbeten sfidë për Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë.Nën drejtimin e strukturave të shërbimeve sekrete serbe, sidomos të ish-strukturave të vjetra të ish-punëtorëve të MUP-it, SUP-it, KOS-it, DB-së etj, në dhjetor të vitit të kaluar mbi 1 000 veteranë serbë të luftës, pjesëmarrës edhe në luftën e Kosovës, i kishin mësyer pikat kufitare Serbi-Kosovë, konkretisht pikën kufitare në Mendar, me kërkesën që Qeveria e Beogradit t’ua paguajë nga 500 mijë dinarë të mbetura borxh për shërbimin që kanë bërë gjatë luftës në Kosovë. Në një rast të tillë pati edhe disa policë shqiptarë të plagosur në pikën kufitare me Serbinë.

    Analistë të ndryshëm të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se gjendja në veri tash e dhjetë vite është një “konflikt i ngrirë” me pak gjasa të integrimit të plotë në sistemin qeverisës të Kosovës.

    Strukturat paralele serbe që si të tilla edhe më tutje vazhdojnë të funksionojnë në veri të Mitrovicës, të cilat i përfaqësojnë institucionet e shtetit serb, vazhdimisht e provokojnë elementin shqiptar që jeton në veri. Vitin e kaluar këto struktura e kanë bërë regjistrimin e popullatës së atjeshme, për ta paraqitur se Serbia është funksionale në atë pjesë. S’do koment se serbët e veriut të Mitrovicës, por edhe të pjesëve tjera të Kosovës, janë të ndikuar dhe të shantazhuar nga politika e Beogradit. Por u bënë dhjetë vite që shkaktojnë trazira, pasiguri dhe tensione ndëretnike.

    Dihet botërisht se në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë gjetur strehë shumë kriminelë serb e shqiptarë që kërkohen nga drejtësia. Disa prej tyre japin dokumente false, duke filluar nga patentshoferët, letërnjoftimet, dëftesat shkollore, fletkurorizimet, kontratat për shitblerje të ndryshme të pronave të serbëve dhe shqiptarëve, vizat por edhe të një varg manipulimeve rreth regjistrimit të automjeteve në veriun e Mitrovicës. Sipas burimeve të hapëta shumica e automjeteve që numrin e parë e kanë 519-KS janë të regjistruara fals në atë qendër. Rreth këtyre rasteve policia në Mitrovicë, ka hasur në shumë parregullsi rreth regjistrimit të veturave me targa KS dhe shumica e këtyre veturave regjistrohen pa proces të verifikimit me libreza të falsifikuara në Beli Manastir, Vukovar, Zvornik etj. Atje me pak euro mund të regjistrosh çfarëdo lloj të veturës në atë qendër dhe të lëvizësh nëpër territorin e Kosovës.

    Pos kësaj, për pesë vite në Fakultetin Filozofik që funksionon në kuadër të “Universitetit të Prishtinës”, me seli në veri të Mitrovicës, gjatë periudhës 1999-2004 janë dhënë 1 000 diploma të falsifikuara. Kështu u ka deklaruar mediave dekani i këtij fakulteti, Dragi Malinkoviq. Për lëshimin e këtyre diplomave janë ngritur mbi 54 akuza penale ndaj pesë personave të këtij fakulteti. Me diploma false të lëshuara në këtë fakultet janë punësuar një numër i caktuar njerëzish nëpër institucionet e ndryshme.

    Zyrtarët e doganave në Mitrovicë, pos që i kanë dhënë hapësirë krimit të organizuar dhe kontrabandës në atë pjesë, strukturat paralele serbe nuk i lejojnë mallrat kosovare që të eksportohen në Serbi me dokumente që lëshohen nga Doganat e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë, në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, funksionon një zyrë e Serbisë, e cila lëshon dokumente për mallrat kosovare që eksportohen në Serbi.

    Veçanërisht që nga vitet ‘90-të e këndej, minoriteti serb në Kosovë po e luan rolin e shumicës dhe po e dikton ligjin. Edhe ky element ka shkaktuar tensionime të vazhdueshme në fushën e sigurisë. Drejtuesit post-millosheviqianë, me përjashtim të të ndjerit Gjingjiq, jo vetëm që de facto nuk e kanë pranuar realitetin e ri të Kosovës, por në mënyrë makiaveliste kanë përdorur serbët e Kosovës për të penguar çdo hap të këtij vendi në drejtim të rimëkëmbjes dhe vënies së tij në rrugën e progresit dhe të integrimit. Radikalizmi serb dhe mbështetja e tij nga institucionet qeveritare, të cilët vazhdojnë të mbështesin programet shtetërore antishqiptare, kanë për qëllim t’i kthejnë shqiptarët në një “bombë njerëzore” për ta destabilizuar rajonin, kuptohet duke vënë në lëvizje edhe elementin e vet të instrumentalizuar me kohë. Origjina e këtyre organizatave apo grupacioneve strukturohet nga ish-strukturat e segmenteve të caktuara të MUP-it serb, disa sish të kërkuar për krime edhe në Serbi por edhe më gjerë, nga ish-ushtarakë të ushtrisë serbe të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë, nga ish-paramilitarë dhe ultranacionalistë serbë, të cilët në shumicën e rasteve kontrollohen nga segmente të caktuara të strukturave të inteligjencës civile e ushtarake por edhe të sektorëve tjerë të sigurisë në Serbi. Sipas burimeve serbe, qysh nga muaj maj i vitit të kaluar, 385 shërbyes të ish-Ushtrisë Jugosllave janë paguar që të organizojnë forcat serbe të mbrojtjes qytetare në veri të Kosovës. Në anën tjetër, Dragan Mihajlloviq, kryetar i Komunës, strukturave paralele në Zveçan, kishte deklaruar se ne edhe ashtu funksionojmë si pjesë e Serbisë. Zyrtarë të Serbisë e kanë pranuar madje edhe publikisht se në Graçanicë vepron Sigurimi Shtetëror i Serbisë, i cili monitoron të gjitha lëvizjet e serbëve të kësaj pjese të Kosovës dhe çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët, është e dyshimtë për ta. Nga kjo strukturë në biseda informative thirren shpesh edhe serbët e dyshimtë, madje ata thirren edhe në zyrat e Sigurimit Shtetëror në Nish, zëvendëskryeshef i të cilit është Nikolla Iliç, ish-kryeshef i Stacionit policor në Lipjan. Lidhur me këto situata, vitin e kaluar, komandanti i NATO-s, Harry Ulrich, është alarmuar pasi që kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, e kishte njoftuar atë se uniforma të zeza ushtrojnë në veri të Kosovës.Në janar të këtij viti, pasi tensionimet ishin rritur në masë të madhe nga provokimet dhe sulmet e shpeshtuara të serbëve, banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës u detyruan të vetorganizohen dhe të bënin rojë gjatë natës për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme. Për shkak të paraqitjeve dhe veprimeve të njëanshme dhe joefikase, banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës, deklaruan se nuk kanë besim te policët e stacionit verior në Mitrovicë, sepse, sipas tyre, policia e këtij stacioni e bën politikën e Beogradit në Kosovë.

    Gjatë problemeve të fundit në veriun e Mitrovicës, të ndërlidhura veçanërisht me kthimin e banorëve shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut, për të rindërtuar shtëpitë e tyre të djegura nga forcat serbe para dhjetë vjetësh, u pa qartë se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, pos që nuk e respektojnë vijën e zinxhirit komandues, u pozicionuan në anën e demonstruesve të dhunshëm serbë për të penguar kthimin e banorëve shqiptarë në pronat e tyre, me ç’rast pati edhe disa banorë shqiptarë të lënduar.

    Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka filluar hetimin ndaj komandantit të stacionit policor në veri të Mitrovicës, Milija Millosheviq, ish-pjesëtar i MUP-it serb, me dyshimin e bazuar se ka bërë shkelje të zinxhirit komandues në lagjen Kroi i Vitakut, ku tash sa ditë janë bllokuar punimet e shqiptarëve për rindërtimin e shtëpive, me pretekst se ka pasë urdhër nga EULEX-i, për të mos lejuar vazhdimin e punimeve të shqiptarëve në lagjen e Kroit të Vitakut. Pos Milija Millosheviqit, janë duke u hetuar edhe disa policë të tjerë për mosrespektimin e zinxhirit komandues në veri të Mitrovicës, sidomos policë të stacionit policor në veri të Mitrovicës.

    Po ashtu, serbët dhe shqiptarët, kohë pas kohe kanë kërkuar largimin e rreshterit Tadisha Tomasheviq nga posti i komandantit të nënstacionit të policisë në Syriganë. Kjo kërkesë u bë edhe në mbledhjen për komunitete të Banjës dhe Syriganës, ngase në kohën kur policët serbë kishin lëshuar radhët e SHPK-së, Tadisha Tomasheviq kishte shkuar me punë në Zubin Potok.

    Gjatë punës në terren SHPK-ja, në rajone të ndryshme të Kosovës ka hasur në një varg rastesh ku të ndaluarit kanë qenë pjesëtarë të MUP-it serb. Në një rast, pjesëtarët e SHPK-së gjatë një kontrolli rutinor kishin ndaluar Novica Ristiqin (1970), nga fshati Bratillovc i Dardanës, bashkë me dy kolegë tjerë, të cilët kishin pranuar se janë pjesëtarë të MUP-it serb në Vranjë.

    Herë pas here xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës duke i provokuar banorët e fshatrave përreth vijës kufitare, veçanërisht në komunën e Dardanës dhe Gjilanit. Kundër provokimeve të xhandarmërisë serbe, disa herë ka pasur protesta nga banorët lokalë. Ndoshta ky problem është paksa më kompleks ngase kontrolli i mbikëqyrjes së vijës së gjelbër edhe më tej është përgjegjësi e KFOR-it. Këtë kompetencë KFOR-i ende nuk e ka dorëzuar tek autoritetet e sigurisë vendore.

    Në të gjitha këto aktivitete, pjesëtarët e policisë nga radhët e komunitetit serb, sigurisht, janë të përfshirë nën ndikimin e politikës së Beogradit, e cila domosdoshmërisht mbështetet në strukturat e MUP-it dhe shërbimeve sekrete serbe. Kjo situatë ngjallë pasiguri tek banorët shqiptarë, krijon ndarje dhe provokon konflikte ndëretnike, të cilat fillimisht duket se mund të kenë përmasa të izoluara, por në raste më të volitshme mund të përhapen, duke marrë përmasa më të gjëra.

    Për vendosjen e rendit, të sigurisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë territorin e vendit, rrezik të përhershëm paraqesin strukturat paralele – grupet ekstreme serbe që dirigjohen nga Beogradi. Sipas të dhënave dhe burimeve të hapëta, nga Beogradi dirigjohen edhe një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilët paralelisht kanë vepruar në kuadër të MUP-it serb, nga i cili edhe janë paguar.

    Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Serbisë ka ndikuar drejtpërdrejt te pjesa e minoritarëve serbë – pjesëtarë të SHPK-së, për bojkotimin e punës në Policinë e Kosovës. Ka zëra që thonë se përkeqësimi i gjendjes materiale të policëve që vijnë nga radhët e minoritetit serb, ka bërë që këta të futen edhe në strukturat paralele të MUP-it serb me veprim në Kosovë. Por faktikisht një pjesë e madhe e tyre paraprakisht u kanë takuar strukturave të MUP-it serb, e prej andej janë futur në radhët e SHPK-së, por nuk janë larguar fare nga MUP-i.Disa zyrtarë të lartë serbë del se kanë qenë të implikuar në veprime kriminale së bashku me strukturat e krimit të organizuar, të manipuluar nga MUP-i serb. Kjo situatë ceket si e tillë edhe në raportin e ministrit të brendshëm të Kosovës, Pajaziti, dërguar Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, në shkurt të vitit 2009.

    Në shkurt të këtij viti, mbi 300 protestues serbë kishin shprehur kundërshtimet e tyre kundër formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ndërsa i ashtuquajturi “Shtab i Krizës” në Graçanicë, i përfaqësuar nga Sllavisha Nikoliq, në një takim me përfaqësuesit e UNMIK-ut, kishte kërkuar që “policët e nacionalitetit serb të SHPK-së, në jug të lumit Ibër të kenë të njëjtin status sikurse policët në veri të Kosovës qendrore”. Në fakt kjo ishte si një lloj marrëveshjeje mes këtij “shtabi” dhe UNMIK-ut. Po ashtu, brenda kësaj marrëveshjeje përfshihej edhe hapja e nënstacioneve të reja policore nëpër enklavat serbe, që do të udhëhiqen nga policët serbë, të cilët do ta kenë uniformën e SHPK-së, por do të komandohen nga policia e UNMIK-ut dhe do t’i referojnë Beogradit dhe UNMIK-ut. Në këtë marrëveshje është kërkuar edhe rritja e numrit të policëve në këto vendbanime. Ky takim qe deklaruar i pasuksesshëm nga zyrtarët e policisë, mirëpo ata së paku ashtu mendonin, vepronin dhe deklaroheshin, madje publikisht. Kjo lloj marrëveshje ishte proklamuar edhe nga Sllavisha Nikoliqi në radion serbe “KiM”.

    Një pjesë e minoritarëve serbë në Kosovë, SHPK-në e konsiderojnë shërbim armik. Së paku kështu janë prononcuar disa herë në media e prononcime tjera publike. Shumica e minoritarëve serbë – policë të SHPK-së, të cilët i lëshuan vendet e punës, nuk i patën kthyer mjetet, uniformat, radiolidhjet etj. Ka pasë të tillë që para mediave kanë thënë se ne nuk njohim dhe nuk kemi takuar asnjë serb ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    Në një mënyrë, Qeveria e Serbisë largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga SHPK-ja e shfrytëzonte në terren edhe për shkëputje, e cila, sipas tyre, duhej të funksiononte nën komandën e policisë ndërkombëtare. Ata më vonë kishin planifikuar që të kërkonin të jenë më ndryshe uniformat e SHPK-së që do të vishnin policët e komunitetit serb.

    Në SHPK një kohë të gjatë ka pasë një situatë specifike, me realitete të ndryshme. Stacionet policore në veriun e Mitrovicës, në Gjilan dhe Shtërpcë kanë dallime dhe ngjashmëri. Tri realitete në pjesë të ndryshme të Kosovës që ndërlidheshin me reagimet e rreth 700 policëve serbë të SHPK-së.Realiteti i parë ka të bëjë me veriun e Kosovës, ku policët serbë arritën të inaugurojnë idenë “me uniforma të SHPK-së, por jashtë SHPK-së”, veprim ky që u kalua në heshtje nga instancat përkatëse të institucioneve vendore e ndërkombëtare.Realiteti i dytë paraqitet në Anamoravë, përkatësisht në rajonin policor të Gjilanit, atë të Graçanicës dhe në rajonin policor të Prishtinës, në të cilat u tentua të bartet modeli i Mitrovicës, por që nuk u realizua krejtësisht. Mirëpo, ata që refuzuan komandën e policisë së shtetit të Kosovës, kërkuan të kthehen nën autoritetin e policisë së UNMIK-ut, edhe pse policia ndërkombëtare që moti ia ka kaluar kompetencat policisë vendore. Realiteti i tretë paraqitet në rajonin e Ferizajit, ku rreth pesëdhjetë policë serbë të stacionit policor të Shtërpcës, që mbulonin edhe qendrën e skijimit në Brezovicë, nuk ishin rebeluar në masë të madhe. Ata pas disa takimeve me oficerë të SHPK-së dhe të UNMIK-ut vazhduan punën.

    Në rajonin e Mitrovicës (në veri të vendit) mbi 270 policë serbë të SHPK-së, kanë vazhduar punën nën autoritetin e policisë së UNMIK-ut, që edhe ashtu ka në kompetencën e vet rajonin e Mitrovicës, si i vetmi rajon që nuk është bartur në kompetencë të SHPK-së.

    Zhvillimet e deritanishme tregojnë qartë se Ballkanit nuk i nevojitet krijimi i një “konflikti të ngrirë”. Deshëm apo jo, Kosova është në procesin e formësimit të elitave. Ato sapo janë ndërtuar dhe, në fund të fundit, po sendërtojnë atë që quhet balancë e shqiptarëve me të tjerët. Serbët nëse nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë bashkëjetesa me shqiptarët dhe të tjerët, janë të dënuar të mbesin epruveta e Ballkanit. Instancat e Serbisë vazhdojnë të mbeten kundërshtarë të përhershëm të Kosovës. Serbia dhe Qiproja ishin të vetmet kundër anëtarësimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Konfederatën Ndërkombëtare Sindikale të Policisë.

    Gjatë kohës sa ish-zëdhënësi i Millosheviqit, ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq, ishte në Bruksel, edhe përfaqësuesi i lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme i BE-së, Javier Solana, kishte biseduar me të për rëndësinë e kthimit të pjesëtarëve serbë në Policinë e Kosovës. Rreth këtij problemi ka qenë i angazhuar edhe shefi i EULEX-it Yves de Kermabon. Po ashtu, përfaqësuesi i lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme i BE-së, Javier Solana, pasi kishte vizituar Beogradin në mars të këtij viti, kishte kërkuar nga zyrtarët e Qeverisë së Serbisë që të dërgojnë sinjale pozitive për kthimin e policëve e gjykatësve në vendet e tyre të punës. Në anën tjetër, zyrtarë serbë, në mesin të të cilëve edhe i ashtuquajturi ministër serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kishte thënë se janë duke u zhvilluar bisedime me EULEX-in, në mënyrë që ky mision ta marrë zinxhirin komandues dhe të sigurojë prani të përhershme të pjesëtarëve të vet në të gjitha stacionet dhe nënstacionet në mjediset serbe në Kosovë.

    Që nga shpallja e pavarësisë, policët serbë të SHPK-së, në tri komunat e veriut të Kosovës haptazi refuzuan t’i marrin urdhrat nga Prishtina. Ata filluan t’i përgjigjen vijës së tyre komanduese, të ndërtuar mbi baza të sistemit paralel dhe shefit të policisë serbe në Mitrovicë, i cili i koordinonte aktivitetet e kësaj strukture me Policinë e Kombeve të Bashkuara (UNMIK) dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s. Madje komandant i vetëshpallur i këtyre policëve serbë të SHPK-së në veri ishte Goran Stojanoviqi, i cili qysh disa ditë para shpalljes së pavarësisë nuk ishte paraqitur në vendin e tij të punës si komandant i Drejtorisë së Trafikut të SHPK-së në Shtabin Kryesor në Prishtinë.

    Mirëpo, situata ndryshoi me ndërhyrjen e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, i cili i dha sinjalin paralajmërues të ashtuquajturit ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, për ta proklamuar lajmin për kthimin në radhët e Policisë së Kosovës të pothuajse të gjithë policëve serbë, të cilët ishin suspenduar prej 1 marsit të vitit 2008, sepse refuzuan të vazhdojnë shërbimin në SHPK për shkak të pavarësimit të Kosovës. Ky veprim i Tadiqit është një sinjal i qartë se Beogradi zyrtar, më nuk mund të vazhdojë të mbajë pezull gjendjen e policëve të vetlarguar serbë të SHPK-së, prandaj, ashtu siç u urdhëruan ta lëshojnë punën, u dha urdhri për kthimin e tyre në punë.

    Në vendimin për kthimin në punë të policëve të minoritetit serb, të cilët me urdhër të Beogradit i lëshuan vendet e punës në të gjitha rajonet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për shkak të shpalljes së pavarësisë thuhet se “të gjithë oficerët, të cilët do të vendosin të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës deri me datën 30 qershor 2009, ora 16, nuk do t’i nënshtrohen asnjë lloji të procedurave disiplinore si rezultat i vendimit të tyre subjektiv, i vendimit Nr.405/08”.

    Kthimi i policëve serbë në punë, duket të jetë bërë sipas një marrëveshje interne ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Madje, rreth 350 pjesëtarë serbë të SHPK-së që pas ultimatumit të Beogradit e kishin braktisur demonstrativisht SHPK-në, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kërkesat për t’u kthyer këta policë në punë, Qeveria e Serbisë i kishte kushtëzuar me kërkesën që policët serbë të Kosovës të jenë nën komandën e UNMIK-ut. Ky ishte qëndrimi zyrtar i Serbisë.

    Në mes tjerash, duhet përmendur se kriza globale financiare që e ka goditur shumë Serbinë, ka bërë që Beogradi të ketë gjithnjë e më pak mundësi për t’i financuar strukturat e tij paralele në Kosovë, të cilat kërkojnë afërsisht deri në 120 milionë euro në vit, siç ka ndodhur vitet e kaluara.

    Edhe përkundër kësaj, deshëm apo jo, gjendja në pjesën veriore të Mitrovicës tash dhjetë vite është një “konflikt i ngrirë”, dhe kërkon kohë e angazhim të madh për integrimin e plotë në sistemin qeverisës të Kosovës. Këtë e ka bërë në një mënyrë, legalizimi i BIA-s në Kosovë, i cili është bërë nëpërmjet Komitetit për Bashkëpunim mes Policisë së UNMIK-ut dhe MUP-it të Serbisë, madje jo vetëm i BIA-s por edhe i shërbimeve të tjera. Shërbimet në fjalë dhe veprimet që po ndodhin muajve të fundit në veriun e Mitrovicës, e kanë sfiduar në masë të madhe punën e EULEX-it si autoritet që në letër e ka përkrahjen serbe, por jo edhe në terren.Beogradi e ka luajtur një lojë të dyfishtë sa i përket kthimit të policëve serbë në vendet e punës. E para, është ndikimi i krizës ekonomike në Serbi, e cila është shoqëruar edhe me presione të shtuara ndërkombëtare, që në radhë të parë vijnë nga Bashkësia Evropiane, gjë që e ka detyruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë të merr masa graduale, duke sjellë edhe vendime të prera për ndaljen e mbështetjes financiare për strukturat e saj në Kosovë. Këtë e tregon edhe fakti i refuzimit të futjes në listat e rrogave të pjesëtarëve serbë nga ana e MUP-it të Serbisë. Ky ka qenë një presion që ka bërë që policët e minoritetit serb, të cilët e kishin braktisur punën për shkak të shpalljes së pavarësisë të kthehen në vendet e tyre të punës. Nuk kanë qenë as paralajmërimet për shpalljen e konkursit të ri për këto vende, as largimi pa pagesë. Pas presioneve të lartpërmendura, MUP-i serb në njëfarë mënyre ka filluar të tregojë se do të refuzojë që t’i fusë në listën e rrogave serbët që kanë shërbyer në Policinë e Kosovës, të cilëve deri në këtë kohë, paralelisht u ka dhënë edhe nga një pagë shtesë, pos pagës që e kanë marrë nga policia e Kosovës.Për pagesat e dyfishta të minoritarëve serbë në Policinë e Kosovës tregon edhe Bratisllav Kragoviq, njëri nga policët që shërben në veri të Mitrovicës, i cili thotë se më herët ka punuar në MPB-në e Serbisë, prej nga është pensionuar dy-tri vite më parë. Ai e merr pensionin nga Serbia dhe rrogën nga Shërbimi Policor i Kosovës.Sido që të jetë, Policia e Kosovës është e paraparë të jetë multietnike. Për këtë arsye duket se i nevojiten serbët ashtu si janë, të rebeluar, terroristë, pjesëmarrës në krime lufte, që i raportojnë Beogradit, që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën, që janë pjesë e strukturave paralele, njerëz që krijojnë probleme etj. Tek e fundit ky është realiteti. Kurse, integrimi i komunitetit pesëpërqindësh serb si pjesë e një shoqërie shumetnike në Kosovë vazhdon të qëndrojë mbi të gjitha prioritetet. Mirëpo, kjo nuk varet nga institucionet e Kosovës, as nga vullneti i popullatës serbe që jeton në Kosovë (që vazhdon të jetë e dirigjuar dhe shantazhuar nga Beogradi), por nga udhëheqja serbe në Beograd.Sigurisht ky proces shkon pak më ngadalë për shkak se është i ndërlidhur ngushtë me efikasitetin e misionit më të madh evropian EULEX, me ç’rast BE-ja nuk dëshiron komprometimin e saj shkaku i përpjekjeve minuese të deritanishme të institucioneve serbe.Shumëkush pyet se si është e mundur që EULEX-i dhe Kosova të bashkëpunojnë me Serbinë, kur organet dhe institucionet e saj policore, të sigurisë, gjykatave, jurisprudencës, të qeverisë dhe të parlamentit etj., janë të stërmbushura me udbashë të Sllobodan Millosheviqit, të cilët nuk kanë pësuar kurrfarë metamorfoze mendore as politike, as të pikëpamjeve dhe të qëndrimeve të tyre negative, kur është fjala jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë rendin e brendshëm shoqëror dhe politik në Serbi.

    Vuk Drashkoviqi, kryetar LPS-së dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, në një intervistë të publikuar më 13 shtator 2009, në “BLIC”, ndër të tjera thotë se “pa reformimin e thellë dhe të gjithanshëm demokratik të Serbisë, BE-ja, as EULEX-i nuk duhet të bashkëpunojnë e as ta favorizojnë regjimin e Beogradit, qoftë në liberalizimin e regjimit të vizave për shtetasit e saj, qoftë në fushën ekonomike, politike, qoftë në atë policore, ushtarake etj., sepse ende nuk është distancuar, as nuk është spastruar nga recidivat politiko-propagandistikë, policorë, medialë, diplomatikë dhe ushtarakë etj. të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit”, për të vazhduar se “rrjeti i policisë sekrete paralele të Sllobodan Millosheviqit, të Radomir Markoviqit dhe të Millan Radonjiqit edhe sot është më i fuqishëm sesa vetë shteti serb. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegohet fakti se pesë vjet pas vrasjes së Zoran Gjingjiqit, shumica e pjesëtarëve të shërbimeve sekrete, që kanë marrë pjesë dhe, edhe sot marrin pjesë në krimet e tyre kanë ngelur të paprekur nga policia serbe dhe nga shërbimi zyrtar sekret i BIA-s”.

    Si pjesë të këtij mentaliteti, po përmendim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dragan Dimiq, i cili për shtatë vite rresht kishte ra në kundërshtim me ligjin dhe kishte bërë vepra penale. Madje ai ishte përfshirë edhe në aktivitete kriminale, vjedhje të veturave, mashtrim, falsifikim të dokumenteve. Kishte penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave, kishte falsifikuar patentë-shoferë, kishte dëmtuar pronën, e vepra tjera.

    Ky është mentaliteti serb i krijuar në relacion me Kosovën, është një edukim qytetar në raport me Kosovën. Sido që të jetë dhe sido që të sillen ata, ne kemi nevojë për minoritete, por edhe shpresojmë se do të integrohen në hap me kohën dhe në dimension me zhvillimet në rajon. Lidhur me këtë, në Beograd mendojnë dhe veprojnë ndryshe. Sipas observimit faktografik të ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Drashkoviq, “rrjeti i shërbimeve sekrete paralele policore, nuk ka karakter periferik, por thelbësor, janë më të fuqishme sesa vetë shteti serb, sepse ato janë të pranishme dhe veprojnë në gjykata, në avokaturë, në parlament, në qeveri, në media, në kryemafi…, që përbëjnë fuqinë qendrore” (“Blic”, Beograd, 13 shtator 2009).

    Në këtë periudhë problemet mes Kosovës dhe Serbisë filluan të shtohen me theks të veçantë pas arrestimit në flagrancë të tre oficerëve të BIA-s në Kosovë: Igor Juçinac (1976), serb nga Kosova, ish-pjesëtar i SHPK-së deri në vitin 2007, Millutin Radanoviq (1957) dhe Predrag Zhelkoviq (1976) shtetas të Serbisë, të cilët Policia e Kosovës i arrestoi në Çagllavicë, në qershor të këtij viti. Ata akuzohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur, por edhe qytetarë shqiptarë, për të bërë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja, duke u ofruar të paktën prej 100 deri në 300 mijë euro për një deklaratë të tillë.Lidhur me personat e arrestuar, janë publikuar prova në media edhe përmes televizionit publik të Kosovës – RTK, ku të arrestuarit janë shfaqur duke biseduar rreth blerjes së dëshmitarëve të rrejshëm, duke ju premtuar të holla dhe të mira tjera materiale për të deklaruar dhe dëshmuar rrejshëm se ata qenë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë. Agjentët e shërbimit sekret serb BIA, kanë deklaruar se shumat e premtuara për dëshmitarët e tillë i paguan shteti. Ditë më parë është arrestuar edhe vëllai i njërit nga tre të arrestuarit e lartcekur për shkak se e kishte kërcënuar me vdekje njërin nga dëshmitarët e këtij rasti. I arrestuari i fundit në këtë proces, Gligor Juçinac, është zyrtar i lartë i stacionit policor të Shtimes.Situata e krijuar pas bojkotimit të punës nga policët serbë ishte mjaft delikate dhe kërkonte maturi të madhe për ta tejkaluar këtë gjendje, madje kërkonte kohë, tolerancë dhe bindje të anës tjetër për koncepte të gabuara. Megjithatë, tejkalimi i kësaj gjendje është kontribut i pjekurisë së Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin, EULEX-in dhe ndihmën direkte të instancave tjera ndërkombëtare, të cilat për një kohë të shkurtër e kanë sensibilizuar masën e frustruar të policëve nga radhët e minoritetit serb në Kosovë, të cilët, të ndikuar nga politika e Beogradit e kanë lëshuar punën në shenjë proteste me pretekst se nuk punojnë në Kosovën e pavarur.

    Tolerime të kësaj natyre ishin bërë edhe më herët me pranimin e oponentëve të “Rojeve të Urës” në radhët e SHPK-së. Faktikisht, ky tolerim ishte bërë përmes një lloj kushtëzimi që e kishte bërë Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me përgjegjësit e njësisë së “Rojeve të Urës” si kushtëzim për ta shpërbërë këtë formacion. Ky problem ishte trajtuar nga analistë të ndryshëm, gazetarë e politikanë, duke hedhur kritika të rrepta ndaj UNMIK-ut dhe organeve tjera kompetente për tolerime të tilla. Mirëpo ata ishin arsyetuar se disa ish-policë serbë nga Kosova, por edhe nga radhët e të ashtuquajturës “Roje të Urës” kanë filluar trajnimin për policë të Kosovës në Akademinë Policore në Vushtrri, citonin mediet lokale burimet e UNMIK-ut. Në atë kohë, në njërën anë, zëdhënësi i UNMIK-ut në Mitrovicë, Xhorxhi Kakuk, thoshte se nuk është në dijeni rreth kësaj çështjeje dhe nuk e di nëse ish-pjesëtarët e “Rojeve të Urës” janë duke u aftësuar për policë në Vushtrri. Ai theksonte se nuk mund të aftësohen për policë ata që kanë histori kriminale, por faktikisht kjo po ndodhte. Në anën tjetër, një zëdhënës tjetër i policisë ndërkombëtare në Mitrovicë, Soxhi Dou, kishte konfirmuar se në Akademinë Policore në Vushtrri kanë filluar aftësimin disa ish-policë serbë. “Është e vërtetë se aktualisht ne kemi disa rekrutë për aftësim në Vushtrri, të cilët kanë eksperiencë policore”, tha Dou, por ata që verifikohen se kanë histori kriminale, duhet të largohen menjëherë nga ky aftësim për policë. Ndërkaq, Vlladimir Rakiq, përfaqësues politik i “Rojeve të Urës” i kishte konfirmuar një radioje lokale se disa pjesëtarë të këtij formacioni kanë filluar aftësimin në Vushtrri.

    Pra, një pjesë e formacionit të “Rojeve të Urës” janë pranuar si pjesë e minoritetit serb në SHPK dhe në asnjë rast nuk është trajtuar biografia e tyre kriminale. Aktiviteti i “Rojeve të Urës” në Mitrovicë është i lidhur me strukturat e politikës së Beogradit, të clat veprojnë sipas direktivave që ka Beogradi për Kosovën. Ky grup është i dyshuar për kryerjen e shumë vrasjeve në atë pjesë, si të shqiptarëve, si të serbëve. Iniciativa për formimin e njësisë së “Rojeve të Urës” ka rrjedhur nga njerëzit që mbajnë pozita të larta në linjat e përfaqësimit politik të minoritetit serb të Kosovës.Shërbimet sekrete serbe edhe më tutje i mbajnë në lidhje strukturat e caktuara të ish-pjesëtarëve të policisë serbe, të cilët ishin pjesë e policisë së sistemit të Millosheviqit dhe punuan derisa u tërhoqën në qershor 1999, pas fushatës ajrore të NATO-s. Kjo strukturë me besueshmëri të plotë në sistemin e Millosheviqit, më vonë u instaluan-kthyen në policinë e Kosovës, përmes zinxhirit komandues të UNMIK-ut, i cili, nëpërmjet oponentëve të caktuar proserbë, të ngarkuar me detyra të rëndësisë së veçantë, ka bërë përpjekje për ta instaluar komplet strukturën e administratës serbe në Kosovë. Kjo shtresë, me sa është parë deri më tani, punuan dhe vazhdojnë të punojnë kundër progresit të Kosovës dhe integrimit të saj drejt Evropës. Një numër i caktuar i kësaj strukture vazhdojnë të jenë pjesë e policisë së Kosovës, të cilët në momente të caktuara janë treguar më labilë në qëndrime dhe kanë qenë më pranë strukturave të BIA-s, duke ndihmuar në shumicën e rasteve konceptin e pushtetit paralel në Kosovë. Kjo është brengë, të cilën shoqëria jonë duhet ta shërojë me kalimin e kohës, duke i zbutur antagonizmat me qëllim të afrisë drejt një jete të përbashkët pa dallime të mëdha nacionale e racore, duke krijuar kushte të sigurisë dhe një jete normale. Në rastin konkret, duhet të pengohet ndikimi destruktiv dhe eksportimi i dhunës nga Beogradi në Kosovë. Minoriteti serb duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e veta dhe të integrohet në institucionet e vendit.

    Ditë më parë është marrë vendim që pasaportat serbe të mos lëshohen më në Kosovë. Si pasojë e presionit të Komisionit Evropian ndaj Beogradit, ky i fundit është detyruar që t’i mbyllë të gjitha qendrat serbe për lëshimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave në Kosovë, që kanë funksionuar që nga viti 1999. Duhet kujtuar se shqiptarët e Kosovës kishin marrë mbi 300 mijë pasaporta, nënshtetësi, fletëkurorizime, diploma, patentë-shoferë, kontrata të shitblerjes etj. Nga ky projekt Serbia kishte fituar miliona euro nga shqiptarët e Kosovës. Pasiqë dokumentet e udhëtimit dhe dokumentet tjera serbe nuk lëshohen më në Kosovë, edhe më tutje nuk dihet se si do të trajtohen njerëzit që më herët kanë marrë nënshtetësinë serbe dhe posedojnë dokumente të tilla. Ky problem sigurisht do të trajtohet nga Komisioni Evropian. Për nëntë vite këto linja kanë funksionuar të papenguara në Kosovë.

    Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë trysni te bashkësia ndërkombëtare për ndërprerjen e gjithanshme të veprimtarisë së strukturave paralele serbe në Kosovë, të cilat si të tilla po shkaktojnë pengesa tepër të mëdha në zhvillimin e vendit dhe paraqesin rrezik të përhershëm për destabilizimin e vendit. Përderisa në Beograd nuk ka ndryshuar fare mentaliteti që nga koha e Millosheviqit dhe është në rritje disponimi nazist serbomadh, gjë që e tregojnë ngjarjet e fundit të zhvilluara në Beograd, rrahjet dhe keqtrajtimet deri të vdekje të të huajve, siç ndodhi me tifozin francez; përderisa Serbia hapë “fabrika” për prodhim çetnikësh në Bosnjë (kujto shkollat çetnike që do të nxjerrin nga 10 mijë çetnikë brenda vitit) dhe ofrojnë publikisht miliona dollarë për kokën e këtij apo atij personi, bashkësia ndërkombëtare duhet të trajtojë me kujdes të shtuar lëshimet politike që po i bën Serbisë, sepse dikur mund të jetë vonë.

  5. #345
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Policia ndërhyn me dhunë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Frashër Krasniqi
    dënohet me 10 ditë burg.

    Sot, në orën 10:40, mbi dhjetë policë kanë hyrë me dhunë në zyren qendrore
    të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Ata kishin ardhur ta arrestojnë
    aktivistin Albin Kurti. Pasi që i shtynë me dhunë aktivistët e pranishëm,
    ata e arrestojnë Albin Kurtin dhe Frashër Krasniqin. Prijës i kësaj
    ekspedite agresive dhe të dhunshme ishte Isak Ejupi, komandant i stacionit
    të policisë Jugu në Prishtinë, ndërkaq policët e tjerë pjesëmarrës, të
    cilët arritëm që t’i identifikojmë, janë: Faton Morina me numër 5973, Ukë
    Gashi (6914), Lulzim Maxhuni (5079), Mentor Krasniqi (7322), Hysret Jakupi
    (5024), Ali Krasniqi (1037) dhe polici me numrin 8192.

    Frashër Krasniqi u dërgua në stacionin e policisë në Dardani ku u rrah
    brutalisht nga polici Beard Mustafa me numër 7037. Më pas, Frashërin e
    dërguan në Gjykatën për Kundërvajtje dhe atje e dënuan me 10 ditë burg. Ai
    tash ndodhet në vuajtje të dënimit.

    Albin Kurti është dërguar në stacionin e policisë Qendra në Prishtinë dhe
    më pas në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në pyetjen e Albinit, gjersa ky
    mbahej në paraburgim, drejtuar Isak Ejupit, pse ata kanë ndërhyrë, ai
    është përgjigjur se kanë marrur urdhër për këtë. Ndërsa në pyetjen se a do
    të shtiejnë me armë zjarri në demonstruesit nëse marrin një urdhër të
    tillë, eprori i policisë Isak Ejupi është përgjigjur ‘Nëse është nevoja
    dhe më vjen urdhëri, do të gjuaj edhe në popull!’.

    Në Gjykatë, Albini nuk ka marrur avokat dhe nuk është përgjigjur e as
    mbrojtur duke thënë se gjyqësia dhe policia në Kosovë janë pjesë e
    shtyllës së parë të UNMIK-ut dhe si të tilla të papranueshme. Ky ‘gjykim’
    kishte të bënte me demonstratën e 23 gushtit të këtij viti kur aktivistët
    e Lëvizjes VETËVENDOSJE! patën bllokuar dhe mbyllur me dry portat hyrëse
    të ndërtesave të Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut, me rastin e vizitës së
    Ahtisaarit i cili po kërkonte edhe më shumë koncesione konform kërkesave
    të Serbisë. Për shkak të intervenimit të njësisë speciale të policisë dhe
    dhunës së tyre edhe në stacionin policor, aktivistit Liburn Aliu ia patën
    thyer hundën, Vedat Xhymshitit dorën, kurse Kujtim Kosumit policët
    specialë ia thyen këmbën. Albini u lirua nga gjykatësi Baki Krasniqi pasi
    që dëshmitarët e prokurorit publik Faik Hoxha, kinse të dëmtuarit police,
    Bashkim Krasniqi dhe Besim Makolli, nuk u paraqitën fare në gjykatë.

    Ndaj vendimeve të shumta të gjykatave kundër aktivistëve të
    VETËVENDOSJE!-s prokurorët gjithnjë janë ankuar në mënyrë që këto çështje
    të mbesin të hapura dhe, kësisoj, në një moment të caktuar politik ato të
    riaktivizohen. I tillë është edhe ky moment para demonstratës që do të
    mbahet më 28 nëntor në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, e që do të
    jetë kundër Grupit Negociator të Kosovës.

    Çfarëdo arrestimesh ose dënimesh nuk mund ta ndalin VETËVENDOSJE!-n. Sepse
    ajo është vetë populli i cili nuk duron t’i mohohet vullneti, t’i shkelen
    të drejtat e t’i mbyllet perspektiva.

    Prishtinë, 20 nëntor 2006
    Lëvizja VETËVENDOSJE!

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    VRASJA MAKABRE E AKADEMIK FEHMI AGANIT

    Policët serbë Predrag Nikoliq dhe Zoran Gjeletoviq, ende janë të lirë edhe pse një vit më parë Fondi i të Drejtës Humanitare (FDH) me seli në Beograd i kishte përmendur si vrasës të politikanit kosovar Fehmi Agani. Agani sot ka mbushur 4 vjet që kur është vrarë nga forcat serbe derisa së bashku me familjen dhe mijëra bashkëvendas të vet ishte duke u dëbuar me tren për në Maqedoni.

    Natasha Kandiq, drejtoreshë e FDH-së, e cila kishte publikuar emrat e policëve serbë në shkurt të vitit të kaluar, të hënën pohoi se Prokuroria Publike Republikane deri më tani nuk ka bërë asgjë për sjelljen e këtyre personave para drejtësisë. “Prokurori publik Sinisha Simiq ka kërkuar pas publikimit të emrave të policëve që vranë z. Aganin, të dhënat që ne posedonim për këtë rast dhe ne i kemi dhënë ato, mirëpo deri më sot nuk jemi në dijeni të jetë ndërmarrë diçka për të sjellë ata para gjyqit”, tha për media , znj. Natasha Kandiq.

    Në shkurt të vitit 2002, FDH-ja kishte publikuar të gjitha të dhënat që posedonte lidhur me vrasjen e politikanit kosovar, përfshirë edhe emrat e dorasve të dyshimtë si dhe të zyrtarëve që ishin të përfshirë në krim, ndërkohë që deri në atë moment asgjë nuk ishte punuar në këtë drejtim nga ana e organeve serbe të drejtësisë. Sipas FDH-së, menjëherë pas vrasjes së Aganit, më 6 maj 1999, pushteti serb ka hetuar ekzekutorët e dyshimtë, edhe pse në të njëjtën kohë Beogradi zyrtarisht akuzonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të ketë kryer këtë vrasje.

    Danica Marinkoviq, personi që ka shënimet për hetimet rreth vrasjes, prokuroria hesht

    “Danica Marinkoviq, atëbotë gjykatëse hetuese e Gjyqit të Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar arrestimin e Predrag Nikoliqit nga Njësia Speciale e Policisë dhe të Zoran Gjeletoviqit, rezervist i policisë nga Fushë-Kosova në bazë të dyshimit se kanë vrarë Fehmi Aganin, më 6 maj 1999 afër Fushë-Kosovës”, thoshte raporti i FDH-së, i botuar në shkurt të vitit 2002, derisa nga Prokuroria Publike e Serbisë kërkonte më shumë hollësi lidhur me fatin e shënimeve nga hetimi i dy të dyshuarve. Ky raport i FDH-së, pati përmendur edhe shefin e policisë së Fushë-Kosovës, Radomir Vjeshticën, të ketë qenë prezent në momentin e vrasjes, ndërkohë që po sipas këtij burimi, një oficer tjetër i policisë që kishte qenë aty kishte refuzuar të hapte zjarr në Aganin. “Njëri nga dëshmitarët e vrasjes jeton në Kosovë dhe mund të merret në pyetje gjatë hetimeve të mëtejshme të rastit”, pati sugjeruar FDH-ja Prokurorinë Publike të Serbisë. Udhëheqësja e FDH-së, Kandiq, atëbotë kishte pohuar se “disa policë thonë se të gjithë pjesëtarët e policisë që kanë qenë në Kosovë e dinë se Fehmi Agani është vrarë në praninë e atij shefi të policisë që ka qenë në Fushë-Kosovë. Se ka pasur një hetim dhe se të dyshimtit janë lëshuar nga paraburgimi përë ardhjes së KFOR-it në Kosovë”. Informatat e veta, FDH-ja pohon t’i ketë marrë nga burime zyrtare por edhe jozyrtare, ndërkohë që Prokuroria e Serbisë, as në kohën e Milosheviqit e as të Koshtunicës nuk ka bërë gjë në këtë drejtim.

    Policët që vranë Aganin, të njëjtën ditë vranë edhe pesë anëtarët e familjes Blakqori

    Sipas FDH-së, doktori i sociologjisë dhe njëri nga personalitetet kyqe që përfaqësonte shqiptarët e Kosovës nën regjimin e Milosheviqit, së bashku me të shoqen Sadijen dhe të birin Mentorin ishin larguar nga Prishtina në mëngjesin e 6 majit të vitit 1999 me një tren për në Maqedoni, në kohën që Serbia dhe forcat e saj serbe në Kosovë tashëm ishin shënjestër e bombardimeve të NATO-s. Diku rreth orës 9 të asaj dite, treni është kthyer prapa nga Bllaca, pasi autoritetet maqedonase kishin mbyllur kufirin. Rreth orës 15, atë të enjte, vetëm 4 kilometra jashtë Fushë- Kosovës, policia e ndaloi trenin dhe i urdhëroi të dilnin jashtë rreth 500 persona që ishin brenda. Ishin rreth 50 policë që rrethuan dhe bastisen këta njerëz, për të ndarë më pas 15 të rinjë prej tyre, për t’i rrahur dhe kërcënuar me vrasje. Fehmi Agani, në përpjekje për t’i shpëtuar këta të rinjë, ka hequr pallton dhe shallin me të cilin kishte mbuluar kokën në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e policëve. Rreth 40 minuta më vonë, tre autobusë arritën aty dhe policia urdhëroi shqiptarët që të futen brenda për të shkuar në Prishtinë. Pasi që familja Agani kishte hyrë në njërin prej autobusëve, një policë ka kërkuar që Fehmiu të dilte jashtë, duke i thënë se duhej të bisedonte me të. Policia e dërgoi Aganin në një automjet, ndërsa autobusët u larguan. Me të kthyer në Prishtinë, zonja Agani shkoi në disa stacione të policisë për të kërkuar informata lidhur me bashkëshortin e saj, por nuk arriti të mësonte gjë. Dy ditë më vonë atë e ftuan në morgun e Spitalit të Prishtinës, ku i thanë se kufoma e bashkëshortit të saj gjendej aty dy ditët e fundit. Sipas FDH-së, policët serbë Nikoliq e Gjeletoviq, që vranë Aganin po të njëjtën ditë kishin vrarë edhe pesë anëtarë të familjes Blakqori: Miradijen(54), Fehmiun (60) me birin e tyre Labinotin (14) si dhe bashkshortët Mahmutin (59) e Sabilen (56).

    Fehmi Agani u vra nga çetnikët serb. Ai ishte nje personalitet i integruar e koherent intelektual e njerezor,ne te cilin krijuesi dhe morali bashkeshkriheshin si rralle e tek. Ne jeten arsimore, kulturore e publike shqiptare akademik Fehmi Agani eshte i njohur qysh para Plenumit te Brioneve te vitit 1966. Ai dhe intelektualet jo te shumte te asaj kohe u perpoqen qe energjite shoqerore te çliruara ne ate kthese t’i perudhnin ne rruge pozitive dhe ndertuese. I formuar ne traditat e medha te humanizmit e te mendimit shoqeror,me synim themelor çlirimin e njeriut, profesor Fehmi Agani ngulte kembe ne kerkimin e hapesirave te reja per zgjerimin e te drejtave shoqerore e kombetare te shqiptareve me synim barazimin me te tjeret ne ish-Jugosllavi. Kerkonte rruge per zgjerimin e hapesires se lirise e te ndertimit shoqeror, shpaloste vizionin emancipues, ndertues, çlirues, me largpamjen e perpjekjet per t’i drejtuar veprimet e zhvillimet ne ate fryme e vizion, gjithe duke e ditur se fjala ishte per nje proces. Ndarjet dhe ripushtiet e hapesirave shqiptare nga sllavet e te tjeret ne Lufterat Ballkanike Fehmiu i shihte si nje prej burimeve kryesore per tragjedite, shkaterrimet, gjenocidet e ricikluara ne Kosove dhe ne viset shqiptare te ish-Jugosllavise, burime te pabarazive dhe te padrejtesive te skajshme, te dyfishuara dhe me faktin se edhe me vete shoqeria e imponuar jugosllave ishte e ndertuar mbi pabarazi dhe, permes zhvillimeve per te cilat nuk ishte i huaj diferencimi dhe segreganom etmk, funksiononte, megjithe ndihmat jo te vogla me synim emancipimi nga jashte, si shoqeri qe me shume elemente erftonte abarazi. AjoP P 1 gjendje, sipas vleresimeve te drejta te tij dhe te tjereve, nuk mund te pranohej kurrsesi si zgjidhje. Ishte i bindur dhe optimist se nje zgjidhje me e mire duhej te gjindej dhe do te gjindej, te synohej dhe te krijohej. Konsideronte se, per te arritur aty, duhej nje pune frymegjate e shume elementeve te bashkuar dhe konvergues, duheshin pergatitje. E revoltonte qendrimi i kuazidemokrateve dhe mbrojtesve te arsyeve te imponuara shteterore nga bota, sipas te cilit, megjithe realitetet etnike, kombetare, historike, shoqerore, gjuhesore, demografike, kulturore, shqiptaret e ishJugosllavise duhej te mbeteshin te ndare ne me shume shtete dhe gjithandej pakice. Sa ka shkruar dhe sa kam pare nga bisedat e aferta mbi tridhjetevjeçare, ai mendonte se zgjidhja e çeshtjes se Kosoves paraqet vetem pjesen e luanit te zgjidhjes se ëeshtjes madhore te pazgjidhur shqiptare, e cila eshte nje teresi e nderlidhur dhe me çeshtje te tjera ne Ballkan.

    Paralelisht me kerkimin e rrugeve te çlirimit kombetar, kujtoj se per Fehmi Aganin ishte njesoj e rendesishme te çeleshin rruge e hapesira per ~lirimin e njeriut, te individit, per çka punoi, shkroi dhe veproi pareshtur e me intensitet te madh. E thoshte hapur se, gjithe duke qene hap i domosdoshem, çlirimi kombetar dhe krijimi i shtetit nuk jane te mjaftueshem per çlirimin e njeriut. Jepte shembuj e raste eklatante kur neglizhencat ne kete planin e dyte behen fatale per te gjitha llojet e zhvillimeve dhe e rrezikojne drejtpersedrejti dhe çlirimin kombetar. Ne mendjen e tij te dy keto aspekte çmoheshin barabar si thelbesore dhe shiheshin njesoj si çeshtje, prandaj ngulte kembe ne kerkesen per nderrtimin paralel te raporteve demokratike, per selitjen e tolerances dhe funksionimin e shoqerise civile. Po te lihen anash elementet e taktikave te rastit, ai nuk shihte ndonje mundesi te lakmueshme te zgjidhjes se tyre veç e veç.

    Ne strategjine e tij te veprimtarise veshtire te ndashme mendore dhe praktike te viteve ‘70-’80, ingranimi ne jeteri shoqerore te kerkimit te rrugeve per perparim institucional te te drejtave te shqip tareve paralelisht me avancimin e pergjithshem te te drejtave ishte i domosdoshem. Ai vepronte paralelisht per krijimin e klimes politike dhe per avancimin e kerkesave juridike-kushtetuese drejt rritjes se statusit te Kosoves si nje prej rrugeve te mevetesimit dhe te zhvillimit ne harmoni me potencialet e veta. Fehmi Agani ishte nder ata qe e krijuan, e mbeshteten, e argumentuan dhe e ushqyen me tere fuqine e mendjes e te dijeve qe kishin mbledhur ne jeten e tyre kerkesen per krijimin e Republikes se Kosoves te barabarte me republikat e tjera te ishjugosllavise. Duhet te them se per arsye te tilla dhe me shume per arsye te rendit moral, ku ai shkel-qente me altruizmin e pashoq, brezi im ne ate kohe punen dhe veprimet e Fehmi Aganit me shoke i shihte si lufte per ~eshtjen, por edhe si reper, si pike orientuese per sjelljen e te tjereve. Fehmi Aganin e gjejme ne vorbullen e ndertimeve e te veprimtarive institutcionale-shken-core e universitare, kulturore, veprimtar te guximshem per organizimin e kontakteve shkencore-kulturore institucionale me instancat perkatese te Shqiperise, me ndikim vendimtar ne proceset e afrimeve dhe te integrimeve gjuhesore. Mbi te gjitha e gjejme nder ata qe shquheshin per mbroj-tjen e interesave, te kauzes shqiptare, duke kerkuar hapesira te reja veprimi e zhvillimi.

    http://arhiva.glas-javnosti.rs/arhiv...es/02agani.jpg

    Studimet me vlere sociologjike dhe me synime politikologjike, hulumtimi i proceseve shoqerore-politike ne Shqiperi, studimet e historise se mendimit sociologjik, ne dhjetevjeteshin e fundit te jetes s2 tij ndjekin dy vija:

    1. te argumentimeve e shpjegimeve politike te te drejtave shqiptare e te Kosoves ne raport me popujt perreth, projektimeve te levizjeve konkrete politike perbrenda shoqerise sone, projektimeve te pavaresise shteterore e shtetformuese te Kosoves dhe te mbrojtjes e perhapjes se ketyre ideve;

    2. paralelisht me kete ai shtronte çeshtjet e organizimit te jetes shoqerore, pergjithesisht te organizimit te shoqerise civile e te proceseve te demokratizimit. Veprimtaria shkrimore-shkencoreintelektuale e konceptuar keshtu ne nje teresi jetesore-ekzistenciale ishte angazhimi paresor i Fehmiut, mesi ku shquhej me shume kthjellesia dhe the-llesia e mendjes dhe shpirti i tij krijues.

    Ashtu siç angazhohej per krijimin dhe selitjen e lidhjeve te shumanshme midis shoqerive perdhunshem te ndara shqiptare, per zgjidhjen e drejte te çeshtjes shqiptare, po ashtu angazhohej per selitjen e lidhjeve miqesore te shqiptareve me popujt perreth.

    Miqesia me popujt fqinj ne mendjen e tij ishte interes paresor kom betar. Do te doja sot ketu te flisja me gjate per idete e parapelqyera te Fehmi Aganit lidhur me rruget e (ri)ndertimit te shoqerise, te ~lirimit e te mbrojtjes se individit nga pushteti, nga fetishet e nga format e tjera roberuese, per tolerancen, per tolerancen qe na duhet si buka, per nevojat e bashkepunimit nder vete dhe me fqinjte, por lajmet per ecurite lidhur me dokumentin themelor ligjor te Kosoves, ngecjet per ne te pakuptueshme dy vjet pas luftes, me bene te ndalem te nje refleks me i vjeter i Fehmiut, te nje bindje aktuale per jeten tone shoqerore, politike e ekzistenciale.

    Ne mbeshtetje te vrojtimeve te gjithanshme kombetare, historike, sociopolitike, zhvillimore, Fehmi Agani, ashtu si Gazmend Zajmi e mendimtare te tjere, pavaresine e Kosoves e shihte si zgjidhje me peshe ne rrugen e zgjidhjes se çeshtjes shqiptare. Ne kete rruge e drejta e vetevendosjes i delte çelesi me i pershtatshem. Çeshtjes se vetevendosjes ai i kishte kushtuar nje studim te gjere ne fillim te viteve ‘90 dhe preokupimit per te nuk i shqitej deri vone. “Vetevendosja, si e drejte e pergjithshme e te gjithe popujve” eshte thelbesisht demokratike, shprehje thelbesore e demokratizimit… ajo eshte e lidhur, gershetohet me te drejtat individuale, njerezore… si e drejte kolektive, e drejte e komuniteteve, nuk mund te reduktohet ne te drejtat individuale njerezore dhe as te shterret me to”,- thoshte ai, per te vazhduar: “Qe te mund te realizohet, e drejta e vetevendosjes presupozon shprehjen e lire e te sigurt te vullnetit te popullit perkates. Prandaj, referen-dumet, votimet ose procese te tjera me pjesemarrje te tere popullit, jane parakushte per realizimin e saj.”

    Fakti se shqiptaret e Kosoves, pas gjithe atyre veprimeve paqesore, pas pervojes se gjeno-cidit serb ende jo plotesisht te ndriquar e te ndeshkuar dhe luftes, megjithe incidentet gjithsesi te papranueshme, por te shpjegueshme me peshen e tragjedise se p2suar, jane gati t’ua njohin te drejtat komuniteteve qe jetojne me ta, flet qarte, do te vazhdonte ideja e Fehmiut, per te kuptuarit e tyre te vetevendosjes si te drejte dhe si obligim. Mohimi dhe anashkalimi i kesaj te drejte dhe kompleksit te ~eshtjeve qe lidhen me te nga pushtetet jugosllave/serbe, perkatesisht shtypjet dhe terroret e vazhdueshme shteterore kane qene burimi i reagimeve dhe organizimeve te tjera, nxitja direkte per krijimin e institucioneve vetanake e vetembrojtese, qe dikush po i quan paralele, dhe te rezistences se armatosur me ne fund.

    Prej vepres se Fehmiut duhet te nxirret mesimi se problemet nuk mund te zgjidhen pa perfilljen e te drejtes themelore per pavaresi te ketij populli dhe pa respektimin e te drejtes per vetevendosje, pa vleresimin e vullnetit te popullit, por, ne te njejeten kohe, keto te drejta nuk mund te realizohen pa ori-entimin tone rrenjesor drejt ndertimit te shoqerise funksionale dhe demokratike, proceseve te mire-kuptimit dhe jetes se mirefillte civile, veprimit shume te nevojshem per uljen e tensioneve ndershqiptare dhe per ndertimin e urave me fqinjet, pa tolerancen. Jam i sigurt se te tilla do t’ishin aspektet e rende-sishme te punes se Fehmi Aganit njeheresh studimore dhe praktike sot.

    Pikerisht per permbajtjet kaq relevante per shoqerine dhe jeten tone, ne radhe te pare, por edhe per pietetin ndaj figures se tij, ndaj fiijimeve te tij sublime per ~eshtjen madhore shqiptare e gjithnje me mbeshtetje gjithenjerezore, mund te them se po punohet intensivisht ne pergatitjen per botim te veprave te akademik Fehmi Aganit. Deshiroj qe heren tjeter te mblidhemi me rastin e promovimit te kesaj ndermarrjeje te rendesishme shkencore-kulturore.

    *******
    http://kmehmeti.com/thumbnail.php?fi...article_medium

    Në bazë të të dhënave dhe dëshmive me të cilat disponojmë, Fondi për të Drejtën Humanitare ia ka drejtuar kërkesën prokuroit publik repiublikan, Sinisha Simiqit që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që vrasja e politikanit dhe e punonjësit shkencor, Fehmi Agani gjatë kohës së intervenimit të NATO-s, të zgjidhet me procedurë penale.

    Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Danica Marinkoviq aso kohe e ka caktuar paraburgosjen e pjesëtarit të Njësive të Speciale të Policisë, Predrag Pegja Nikoliqit dhe pjesëtarit të Njësive Rezervë të
    policisë së Fushë Kosovës, Zoran Djeletoviqit, për shkak të dyshimit të bazuar se më 6 maj të vitit 1999 e kanë vrarë Aganin në afërsi të Fushë Kosovës.

    FDH-ja nuk ka njohuri se ku ndodhen shënimet e hetuesisë kundër Nikoliqit dhe Djeletiqit, por nga Prokuroria Publike Republikane kjo mund të dihet. FDH-ja disponon me të dhëna se Fehmi Agani është vrarë në prani të komandantit të RPB të Fushë Kosovës, Radomir Vjeshticës dhe se njëri polic ka refuzuar të shtijë në Aganin. Në Kosovë jeton një dëshmitar okular i vrasjes së Fehmi Aganit, i cili mund të merret në pyetje gjatë procedurës penale.

    Fehmi Agani, bashkëshortja e tij, Sadija, dhe djali, Mentori, janë nisur në ora 7 të mëngjesit më 6 maj të vitit 1999 me tren nga Prishtina për në Maqedoni. Në mënyrë që të mos e njoh policia, Agani ka mbajtur një shall rreth kokës dhe mantil të gjatë. Rreth orës 9, treni është ndalur para kalimit kufitar në Blace, sepse Maqedonia atë ditë e ka mbyllur kufirin. Pas pritjes shumëorëshe, treni është kthyer prapa për në Prishtinë. Katër kilometra para Fushë Kosovës, në ora 15 .00, policia e ka ndalur treninn dhe i ka nxjerrë jashtë rreth 500 udhëtarë në një fushë. I kanë rrethuar rreth 50 policë, të cilët, pas kontrollimit të udhëtarëve të veçantë, i kanë ndarë 15 të rinjë. Ata kanë filluar t’i rrahin nën kërcënimin se do t’i pushkatojnë.

    Duke i parë se si po i keqtrajtojnë, Agani e ka hequr shallin dhe mantelin në mënyrë që ta tëtheq vëmendjen nga ai vet dhe në një mënyrë t’i mbrojë të rinjtë. Pas 40 minutash, policia i ka lëshuar të rinjtë, i ka sjellur tre autobusa dhe ka kërkuar nga udhëtarët të hyjnë me qëllim që t’i dërgojnë në Prishtinë.

    Pasi që Fehmi Agani, me bashkëshorten dhe me djalin, kanë hyrë në autobus, një polic e ka thirrur që të dal jashtë duke thënë se duhet që me të të bëjë një bisedë të shkurtë. Ai polic, pastaj, e ka futur Aganin në një automobil, kurse autobusët janë nisur për në Prishtinë pa të.

    Me të arritur në Prishtinë, bashkëshortja e Aganit , Sadija, i është drejtuar stacioneve policore, por askund nuk ka marrë informacion se ku ndodhet burri i saj. Pas dy ditësh, më 8 maj, është thirrur të vijë në morgun e spitalit të Prishtinës ku i është thënë se trupi i burrit të saj ndodhet aty tash e dy ditë….

    http://www.personenencyclopedie.nl/A...eldingag/agani

  7. #347
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    zhavell!

    Cilin numër në listen e bashkpuntorëve të shkijeve je ti , nuk na the?!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC ,U KRYMB , E NA U MBUSH KOSOVA ME MORRA , E HAJ MEDET!
    zdrelan mos flliq qetu ndaq me lexu lexo,se krejt cka ka te shkrume ktu jan te verteta fal Kosovellit qe jan prezent kto shkrime

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    "Keshtjella me se lehti rrenohet nga brenda"


    Ish anetaret e SHIK-ut te famshem edhe pse kjo teori per rastin"Bllaca"mundohet te minimizohet deri ne ate mase saqe as te mos permendet ose te thuhet se jane sherbime sekrete serbe keto.Gjithmone kur disa personave ne Kosove nuk u ka shkuar per shtati diqka,arsyen e kane gjetur tek sherbimet sekrete serbe.Pse??Sepse populli iu beson atyre fjaleve,sepse shitet lehte tek populli,sepse shqiptaret e Kosoves kane vuajtur shume nga keto sherbime e per ate edhe iu besojne.Tash po themi qe kemi shtet,edhe nuk ka ose nuk duhet pasur aq shume hapesire keto sherbime qe te veprojne ne Kosove.Sot ne Kosove nuk mund te kete sherbime sekrete me ndikim ne Kosove siq pretendohet,mirepo kjo behet ose paraqitet ne situata te caktuara kur qeveria dhe pushteti eshte ne rrezik per humbjen e kredibilitetit ndaj votuesve.Jane po keta votues,shqiptare te Kosoves qe me se shumti i barti mbi supe terrorin serb,maskrimin,perndjekjen,dhunimet dhe te gjitha te keqijat i perjetoi.Per qka?Normal per nje jete te lire dhe me dinjitet.Te lire jemi por ku eshte dinjiteti i atyre.Ku mbeti dinjiteti i ketij populli.Pse ky dinjitet edhe pas largimit te regjimit serb neperkembet.Eshte populli i Kosoves ai qe po i barte gjithmone pasojat,per te berat ose te paberat nga udheheqesite e ndryshme.Tash nje pyetje per te gjithe: Qka meriton nje minister me shume sesa nje njeri qe ka ne oden e vet 4 fotografi te bijve te tij qe i kane rene per kete Kosove,edhe jeton me ndihma sociale.Nuk hahet asfallti or zoterinj.Sepse disa ministra ose funksionar te larte dihet mirefilli qe gezojne postin vetem pse kane pasur nje "kallash"gjate luftes.Nuk hahet asfallti or zoterinj.Qeveria ka edhe asi ministrave ose edhe njerez qe nuk jane ne ministri por jane me influence ne vendimarrje, nuk dine as te pergjigjen para gazetareve sepse nuk e kuptojne pyetjen.Nuk eshte qudi sepse nuk kane kualifikim me te madh.Kryeministri Thaqi ka bere gabimin me te madh kur ne pozita ka emeruar njerez qe nuk e kan kualifikimin as me shkel asfalltin e lere me me udheheq me kete popull.Lufta ka perfunduar e jeta duhet vazhduar ne Kosove,mirepo jo jete e ketij lloji,e monopolit,e tenderave,e xhipave te zi,mirepo jete e dinjitetshme,ashtu siq e meriton ky popull,e jo mbushja e xhepave dhe e kontove me para edhe ate per 2 vite bile e me vone te mbulohet kjo me disa tema sa per te humbur vemendja e qytetareve.Nese kerkon llogari populli per keto prape fajet i kane sherbimet sekrete serbe.Qfare ironie.Edhe nese kerkon populli te zbulohen rastet e vrasjeve te pasluftes ne Kosove prape keto jane sherbime sekrete serbe.
    Ne Kosove mund te thuhet se ka fituar ideologjia,jo UCK-ja sepse UCK kane qene edhe tjeret qe sot nuk gezojne asgje perveq nje "socialli"qe e marrin sa per ilaqe.Nese ka dinjitet populli ne Kosove ne kete moment atehere kisha pas deshire te di ku eshte ai dinjitet.Mirepo jemi popull i urte,pajtohemi per gjithqka edhe nuk bejme ze.Nuk bejme ze sepse nuk eshte i mesuar ky popull te jetoj me mire e per ate shkak edhe i duket mire"KRYESORJA NUK JANE SHKIET"edhe mire boll.Vetkenaqesi verbuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 16-01-2010 më 20:47

  9. #349
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    "Keshtjella me se lehti rrenohet nga brenda"


    Ish anetaret e SHIK-ut te famshem edhe pse kjo teori per rastin"Bllaca"mundohet te minimizohet deri ne ate mase saqe as te mos permendet ose te thuhet se jane sherbime sekrete serbe keto.Gjithmone kur disa personave ne Kosove nuk u ka shkuar per shtati diqka,arsyen e kane gjetur tek sherbimet sekrete serbe.Pse??Sepse populli iu beson atyre fjaleve,sepse shitet lehte tek populli,sepse shqiptaret e Kosoves kane vuajtur shume nga keto sherbime e per ate edhe iu besojne.Tash po themi qe kemi shtet,edhe nuk ka ose nuk duhet pasur aq shume hapesire keto sherbime qe te veprojne ne Kosove.Sot ne Kosove nuk mund te kete sherbime sekrete me ndikim ne Kosove siq pretendohet,mirepo kjo behet ose paraqitet ne situata te caktuara kur qeveria dhe pushteti eshte ne rrezik per humbjen e kredibilitetit ndaj votuesve.Jane po keta votues,shqiptare te Kosoves qe me se shumti i barti mbi supe terrorin serb,maskrimin,perndjekjen,dhunimet dhe te gjitha te keqijat i perjetoi.Per qka?Normal per nje jete te lire dhe me dinjitet.Te lire jemi por ku eshte dinjiteti i atyre.Ku mbeti dinjiteti i ketij populli.Pse ky dinjitet edhe pas largimit te regjimit serb neperkembet.Eshte populli i Kosoves ai qe po i barte gjithmone pasojat,per te berat ose te paberat nga udheheqesite e ndryshme.Tash nje pyetje per te gjithe: Qka meriton nje minister me shume sesa nje njeri qe ka ne oden e vet 4 fotografi te bijve te tij qe i kane rene per kete Kosove,edhe jeton me ndihma sociale.Nuk hahet asfallti or zoterinj.Sepse disa ministra ose funksionar te larte dihet mirefilli qe gezojne postin vetem pse kane pasur nje "kallash"gjate luftes.Nuk hahet asfallti or zoterinj.Qeveria ka edhe asi ministrave ose edhe njerez qe nuk jane ne ministri por jane me influence ne vendimarrje, nuk dine as te pergjigjen para gazetareve sepse nuk e kuptojne pyetjen.Nuk eshte qudi sepse nuk kane kualifikim me te madh.Kryeministri Thaqi ka bere gabimin me te madh kur ne pozita ka emeruar njerez qe nuk e kan kualifikimin as me shkel asfalltin e lere me me udheheq me kete popull.Lufta ka perfunduar e jeta duhet vazhduar ne Kosove,mirepo jo jete e ketij lloji,e monopolit,e tenderave,e xhipave te zi,mirepo jete e dinjitetshme,ashtu siq e meriton ky popull,e jo mbushja e xhepave dhe e kontove me para edhe ate per 2 vite bile e me vone te mbulohet kjo me disa tema sa per te humbur vemendja e qytetareve.Nese kerkon llogari populli per keto prape fajet i kane sherbimet sekrete serbe.Qfare ironie.Edhe nese kerkon populli te zbulohen rastet e vrasjeve te pasluftes ne Kosove prape keto jane sherbime sekrete serbe.
    Ne Kosove mund te thuhet se ka fituar ideologjia,jo UCK-ja sepse UCK kane qene edhe tjeret qe sot nuk gezojne asgje perveq nje "socialli"qe e marrin sa per ilaqe.Nese ka dinjitet populli ne Kosove ne kete moment atehere kisha pas deshire te di ku eshte ai dinjitet.Mirepo jemi popull i urte,pajtohemi per gjithqka edhe nuk bejme ze.Nuk bejme ze sepse nuk eshte i mesuar ky popull te jetoj me mire e per ate shkak edhe i duket mire"KRYESORJA NUK JANE SHKIET"edhe mire boll.Vetkenaqesi verbuese.
    KRYESORJA NUK JANE SHKIET pak po te doket kjo pune ty a?
    nuk jan shkiet qe ata qe e kan perjtuer pak nga shkiet kan qka me tregue
    nuk eshte rugova i cili deshi ta fus kosoven ne lufte civile
    etj.

  10. #350
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    VRASJA E ILIR KONUSHEVCIT

    Cila eshte e verteta per vrasjen e "Mergimit" sipas nje zyrtari te larte te Qeverise se Shqiperise? Kur dhe si ishte ndalur kamioni, qe barte arme per ne kufi? Cfare kishte kerkuar ne ate kohe Qeveria serbe prej Misionit te OSBE-se, i cili vezhgonte zhvillimet ne kufirin Kosove-Shqiperi?

    Vellane e Ilir Konushevcit e kam pasur student ne "Faik Konica", ne shkollen e gazetarise. Asnjehere nuk kam mundur t'ia them te verteten per vrasjen e vellait te tij. Kemi udhetuar se bashku ne Tirane. Me gjase ka shkuar disa here te mesoje dicka me shume per te vellane.

    Shume thashetheme dhe nje kurth i pergatitur

    Por tash kane kaluar shume kohe per te pasur mundesi te thuhet e verteta qe une e di. Ka nje distance kohore nga ngjarja, prandaj ky rrefim eshte i pare dhe i vetem i shkruar nga dikush per vrasjen e Ilirit.

    OSBE-ja kishte dhene urdher qe te kontrollohej kufiri Kosove-Shqiperi. Autoritetet jugosllave ishin ankuar se armet po hyjne ne Kosove nga Shqiperia. Ata kishin propozuar zonen 5-kilometershe ne kufirin Kosove-Shqiperi, nese nuk ndalet trafikimi i armeve nga ky vend.

    Ne vitin 1998, OSBE-ja kishte perfaqesues te shumte ne Shqiperi. Dhe vezhguesit kishin dale per dite te tera ne kufirin Shqiperi-Kosove.

    Ato dite ishin te informuar te gjithe pjesetaret e UCK-se, qe nuk guxojne te levizin kah kufiri. Keshtu me rrefente njeriu kryesor i kabinetit te kryeministrit te Shqiperise.

    Komandant "Mergimi", nuk e kishte ditur se OSBE-ja ka derguar vezhguesit e vet ne kufirin me Kosoven. Prandaj ishte nisur per te derguar arme. Ai kishte qene i shkeputur nga vija tjeter furnizuese.

    Kurre nuk e kisha degjuar nje variant te vetem per vrasjen e Ilir Konushevcit. Shume variante kane qene ne qarkullim. E para se vrasja ka ndodhur per shkak te konflikteve te brendshme, kurse varianti tjeter per shkak te kurthit, qe i eshte kurdisur.

    Rrefimi per vrasjen e komandant Mergimit, nese duhet besuar krejtesisht ne variantin e shtetit shqiptar, duket keshtu: Ky variant eshte ndertuar ne baze te rrefimit te shoferit, i cili ka shpetuar pasi qe eshte plagosur rende.

    Nje kamion me arme me nje shofer, qe ka qene qytetar shqiptar eshte nisur rruges qe shpie ne veri te Shqiperise. Udhetimi eshte bere naten. Rruga e veshtire dhe me kthesa ka bere qe te udhetohet ngadale. Komandanti ka qene vete i treti ne kamion me bindjen se meqe eshte i armatosur do ta kalonte lehte rrugen. Dhjetera here kishin kaluar arme ato dite. Furnizuesit kane qene mire te percjelle, kurse ndihma e shtetit shqiptar ka qene e plote. Jo rralle edhe pse shteti ka qene ne percjellje, konvoji ka pasur probleme.

    Komandant Mergimi e ka nisur rrugen pa aske. Me mikun e tij dhe me shoferin. Mund te kete ndodhur qe shoferi shqiptar e ka bindur apo mund t'i kete thene se nuk ka ndonje rrezik.

    Rruga e gjate, nderkohe, i ka lodhur shume.

    Kur kane mberritur te nje kthese me nje tatepjete, ne nje rruge krejtesisht malore, kane pare nje pengese ne rruge. Menjehere e kane ditur se ky eshte nje kurth. Se pari ne rruge ka dale njeri prej plackitesve, kurse te tjeret kane filluar te gjuajne ne ajer.

    Kane filluar te shtenat edhe drejt kamionit. Qe te tre kane dale jashte. Shoferi ka mbetur i plagosur dhe eshte ndalur te goma e pare e kamionit. Ai ka filluar te shtenat, kurse Iliri me mikun e tij kane filluar ikjen rruges teposhte.

    Shoferi ka filluar te gjuaje drejt plackitesve. Njeri prej tyre eshte goditur per vdekje. Kurse te tjeret jane kthyer ne mal. Pas disa minutash te shtenat jane ndalur. Shoferi eshte rrokullisur dhe eshte fshehur.

    Plackitesit jane afruar per ta marre te plagosurin. Por ishte degjuar nje britme: "Oh, ma kane vrare vellane".

    Plackitesit kane kerkuar perreth kamionit dhe kane hipur edhe lart brenda cadres. Nuk kane gjetur asgje. Vrullshem jane nisur rruges. Sharjet e tyre kane qene te renda. Dhe ka pasur edhe vajtim.

    Nuk dihet se pas sa minutash ata kane arritur te Iliri. Por dihet se ata jane zene diku ne rruge.

    Sipas ketij varianti, Iliri nuk ka provuar te hyje malit, sepse nuk e ka pasur te njohur rrugen.

    Ata jane zene dhe jane ekzekutuar qe te dy. Nga menyra se si jane vrare, me plumb nga afersia, shihet se aty nuk ka pasur rezistence.

    Po te njejten dite, heret ne mengjes, eshte informuar policia e Kukesit.

    Nuk ka qene e lehte, per te gjithe njerezit, te arsyetohet vrasja e komandant Mergimit. Por kjo vrasje eshte bere molle sherri per nje kohe ndermjet pjesetareve te UCK-se.

    Kane kaluar tre vjet per te kuptuar vrasjen. Por te akuzuar per vrasje kane qene figura publike ne Kosove dhe Shqiperi.

    Vrasesit e komandant Mergimit dihen dhe jane gjalle. Ata jane te identifikueshem dhe sorollaten ne Tirane e Londer. Atyre askush nuk iu ka bere padi private per t'i arrestuar, kurse nuk e di arsyen pse nuk jane burgosur nga ana e shtetit.

  11. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    MISTERI I VRASJEVE NE LIRI (1999 - 2005) NË KOSOVË

    Statistika tregon se numri i vrasjeve misterioze ne Kosove pasluftes eshte i madh. Te gjithe ata qe nuk mund t'i vraje armiku ne lufte, u vrane ne liri. Si mund te mos gjindet asnje kriminel vrases i tyre, i asnjerit prej tyre dhe te dihet haptazi per gjysemdekade e deri ne vrasjen e fundit, te Enver Haradinajt? U fol neper shtyp e biseda te lira per disa hamendje, dyshime ne disa vrases te mundshem, por assesi nuk doli asnje vrases publikisht te njihet zyrtarisht! Kjo eshte enigma ma e tmerrshme! Tash kur mendon njeriu, ne Kosove jane pese fuqite kryesore te botes, qe Kosoven mund ta kontrollojne nonstop ne cdo kohe, cdo levizje bile ne rruget kryesore, kur Kosova nuk eshte nje territor i madh, por per 3 ore kalohet qoshem'qosh!

    Perdite shtrohet pyetja: kush i vrau, kush mund te jene vrasesit edhe ditenperdiell n'ora 3 pasdite, ku fshehen fajtoret etj. Por, ajo cfare eshte ma e rrezikshmja, hasmeria ndershqiptare shtohet, pa e dijte zyrtarisht vrasesin dhe krejt kjo eufori misterioze demton Kosoven e kombin.

    Dikush thot se vrasesit jane serb dhe kryejne vrasjet e ikin ne Mitrovice dhe drejt e ne serbi, pra vrasje me planifikim. Po si mund te mos dihet asnje vrases zyrtarisht? A mendoni se forcat nderkombetare nuk e dijne kete mister? Nuk mendoj se ato nuk jane ne dijeni per 5-6 vjet me rradhe! Ketu fshehet plumbi! Perndryshe nese te gjitha ato forca nderkombetare nuk e dijne, as nuk kane asnje argument, fakt te gjalle per asnje vrases, atehere ato rrine kot aty dhe dikush nuk eshte per te miren e Kosoves, dikush don ta shoh Kosoven nen terror konstant, dikush don ta percaje Kosoven ne shkalle ma te ulte!

    Forcat hetuese jane ose aq te dobeta, ose shikojne neper gishta! Ky eshte absurditeti ma i madh, te mos gjindet asnje vrases per 5-6 vjet zyrtarisht te del para drejtesise! Kjo ngjet sikur, me qellim jane duke u zhdukur njerezit gjeneralisht per ta mbajtur Kosoven perseri peng te ri, para vendosjes se statusit te saj politik dhe ta hashe ate qe te ofrohet dashtepadashte!

    Tash, kur ishte ne pyetje ndonje incident me forcat nderkombetare, apo armembajtje pa leje, apo incidente ne minoritete - menjehere u gjinden akteret edhepse te dyshimte. Kurse secila vrasje ne Kosoven e pasluftes, mbeti enigme, misterje qe rendon perdite situaten edhe ashtu te nderlikuar, me nje spastrim te te gjitha forcave te luftes, duke i burgosur e duke i distancuar ne menyra te ndryshme nga proceset politike te sotme!

    Pse vrasesit e shqiptareve, po mbeten misterioz? Ketu ka dicka aq te madhe, sa qe do ta degradonte edhe vet protektoratin nderkombetar!

    Si mund te kete nje forca te pamposhtur kriminele, ne Kosoven aq te vogel edhe nen mbrojtjen e 5 fuqive ma te medha te botes? A nuk jane keto vrasje ne autoritetin e OKB-se?

    Shtypi shqiptar mbet duke u valvitur ne zhurma hamendese, pa asnje argument zyrtar, keshtu duke shtuar tension edhe ma te madh ne popull.
    Te mos flasim per mediat elektronike, qe formojne armiqesi te panevojshme!

    Misteri i vrasjeve ne Kosoven e pasluftes, eshte skandal i politikes nderkombetare dhe rrenjet e veta i ka ne disa burime sekrete!

  12. #352
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Bedri Krasniqi, ish-truproje e Ramush Haradinajt, arrestohet në Prishtinë. Policia ka qenë në kërkim të tij tani e dy vite, për dyshime se ka qenë pjesëtar i grupit kriminal të Florim Ejupit.

    Prishtinë 25 mars – Bedri Krasniqi, një ndër të dyshuarit e paktë që kanë qenë në arrati, krahas Qerim Kelmendit dhe Bajram Kiçmarit, arrestohet pas një ikje dy vjeçare nga policia.
    Ai është arrestuar në një aksion spontan në qendër të Prishtinës, ndërsa në posedim të tij është gjetur një revole pa leje.
    Sipas burimeve të sigurta të policisës, patrulla të SHPK-së, rastësisht janë vënë në përcjellje të Krasniqit, duke dyshuar për hajni veturash.
    Pas një përcjellje të shkurtër, patrulla e SHPK-së e ndalon ate dhe e legjitimon.
    Në verifikim e sipër të identitetit të tij, nga Prishtina Control, marrin informatën së ky në fakt është njeni nga personat e kërkuar për pjesmarrje në aktivitete terroriste dhe bashkpunim në grup të organizuar criminal.
    Ai është dërguar menjëherë në qendër të paraburgimit, ndërsa pritet të merret në pyetje edhe nga prokurori ndërkombëtar i cili është duke e udhëhequr çështjen kundër këtij grupi.
    “Nuk jam në ngjarje të ketë ndodhë diçka e tillë. Unë sapo u ktheva nga manifestimi që kishim në Gllogjan dhe nuk kam dëgjuar për ndonjë arrestim të mudnshëm” tha Ernest Luma, zëdhënës i AAK-së, i kontaktuar nga Ekspress në oret e vona të mbremjes.
    Policia poashtu nuk jep konfirmim zyrtar të arrestit.
    “Nuk e dinëse ka arrestuar policia ndonjë truproje të Ramushi Haradinajt”, tha Agron Borovci, zëdhënës i policis për rajonin e Prishtinës.
    Sido që të jetë, vetëm edhe dy të arratisur nga grupi i njohur si “Grupi i Florim Ejupit” kan mbetur në ikje, për tu rrumbullakuar njëri nga hetimet më të gjata dhe njëkohesisht më të suksesshme të hetuesve të Sherbimit Policor të Kosovës.
    Ky grup është përbërë edhe prej ish policit Shkumbin Mehmeti, Agron, Driton dhe Artan Sulejmani, si dhe të dyshuarve si pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare: Xhevat Kosumi, Arsim Rashiti dhe Arben Ahmeti. Dy të fundit ishin të dyshyar si pjesmarrës në vrasjen e dy policëvë në Podujevë, më 23 mars të vitit 2004, vetëm disa ditë pas trazirave të Marsit, sikurse edhe Irfan Ademi, i arrestuar vitin e kaluar.
    I gjithë operacioni për arrestimin e tyre ka filluar, menjëherë pas ikjes së Florim Ejupit nga burgu ushtarak në kampin Bondsteel.
    Ai është arrestuar fillimisht si i dyshuar kryesor për hedhjen në ajër të autobusit të Nish_Ekspres në Merdare.
    Por, kampi ushtarak nuk arriti që ta mbajë gjatë atë.
    Vetëm tre muaj më vonë ai arratiset, dhe që nga viti 2001 nuk i bihet në gjurmë.
    Ndërkohë, grupi të cilin dyshohej së ky është duke e udhehequr, janë të dyshuar si përgjegjës për shumë krime të rënda, duke filluar nga vrasjet e policëvev në Raushiq të Deçanit dhe Podujevë, kidnapimin e Valon Dreshajt sulmin mbi uren në Zveçan, tentim vrasje, reketim dhe armëmbajtje pa leje.
    Xhavit Kosumi është i kërkuar për vrasje dhe tentim vrasje, Irfan Ademi, ish-zjarrfikës është kërkuar për armëmbajtje pa leje, vrasje dhe tentim vrasje. Bajram Kiqmari është i kërkuar për të njëjtën vepër penale duke përfshirë edhe disa plaçkitje të armatosura dhe kidnapime.
    Ky grup dyshohet të ishte kryesuar nga Florim Ejupi, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qëndruar në Gjermani. Atje ka qenë i burgosur katër herë për shpërndarje të drogës, tentim vrasje, plaçkitje të armatosur dhe sulmit fizik, në kohën kur luftimet në Kosovë sa shkonin e ashpërsoheshin.
    Ai ka qenë i vetmi i cili ka lënë dëshmi fizike në vendin e ngjarjes me autobusin e Nish Ekspresit. Një duç i cigars i gjetur në vendin ku është aktivizuar bomba, së bashku me fletëzat e letrës së grisur me të cilat ka qenë i mbështjellur teli kanë pasur shenja të ADN-së së tij, i cili është konfirmuar edhe në testet laboratorike në Gjermani.
    Por, tani procesi ndaj këtij grupi është në vazhdim e sipër, dhe parashikohet që të përfundojë me ngritjen e një aktakuze të përbashkët, edhe pse disa pjesëtarë të këtij grupi, si Shkumbin Mehmeti tani më janë dënuar nga gjykatat e Qarkut në Kosovë për për krime të ndryshme.
    Kësaj aktakuze tani do t’i bashkëngjitet edhe Bedri Krasniqi, që më heret ka punuar edhe si truproje e ish-kryeministrit të Ksovës, Ramush Haradinajt.

  13. #353
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    U arrestua Bajram Kiqmari

    Lorik Pustina

    Prishtinë 7 prill – U arrestua Bajram Kiqmari, i fundit nga Grupi i Florim Ejupit, të cilët janë të dyshuar për një seri veprash penale në Kosovë. I kërkuar për më shum se një vit, me fletarrest të shpallur edhe nga Interpol, policia arriti që Bajram Kiqmarin ta arrestojë në Prishtinë.
    Ai u arrestua të ënjten, më 6 prill në Prishtinë. Burime të policisë kanë konfirmuar informatën përderisa nuk ka përgjigje pozitive e as negative nga ana zyrtare.
    Bajram Kiqmari është i dyshuar për pjesmarrje në vrasjën e dy policëve në Shajkovc të Podujevës me 23 mars 2004. si dhe i dyshuar për një numër të madh veprash penale.
    Arsim Rustolli, polici i SHPK-së dhe Kojo Essuman polic I UNMIK-ut nga Ghana, janë plagosur për vdekje në një pritë që iu është bërë nga disa persona të armatosur, të cilët më vonë janë arrestuar.
    Bajram Kiqmari që nga fillimi i hetimeve për këtë grup dyshohej si njëri nga pjesëmarrësit në vrasjen e dy policëve dhe plagosjen e një perkthyesi që ishte gjendur me ta ne momentin kritikk. Nga rafallet e shkrepura të vdekur mbetën dy policët, ndërsa i plagosur ishte përkthyesi që kishte qëlluar në veturë.
    Po ashtu edhe njëri nga të dyshuarit është plagosur për vdekje. Kreu i këtij grupacioni sic e quajnë në polici ishte Florim Ejupi, i cili u arrestua kohë më parë në Tiranë dhe u ekstradua me një procedurë shum të shpejtë në Kosovë.
    Grupi i Florim Ejupit dyshohet për një seri vrasjesh dhe vepra të tjera penale që nga viti 2001, kur Ejupi edhe arriti të arratiset nga burgu i kampit Bondsteel.
    Ai u arrestua për shkak të dyshimit se ka hedhë në ajër autobusin e Nish Express që vinte nga Beodradi në Merdare. Gjatë atij sulmi u vranë 11 dhe u plagosen 30 persona.
    Pas arratisjes, ai formoi një grup i cili ka kryer disa vepra penaleqë nga viti 2001.
    Disa prej tyre janë vrasje të policëve, kidnapimi i Valon Dreshajt, plackitje të armatosura, reketime dhe vepra të tjera.
    Tani pas arrestimit të Kiqmarit, pritet që gjykimi për këtë grup të fillojë së shpejti.

  14. #354
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NË EMËR TË POPULLIT PËR LIRI

    ( ka shumë nga vrasjet që në Kosovë pas lufte nuk janë zbuluar... Por unë me këtë rastë do t'ju shkruaj për një vrasje që u bë në vitin 1984 e që i dha më vonë jehonë dhe krahë Luftës sonë për Liri dhe bashkim Kombëtar. Kjo është edhe një porosi për të gjithë ata që luajnë një lojë të dyfishtë...)


    Dimri i vitit 1984.
    Kosova vuante nën terrorin e UDB-së, policisë speciale e cila edhe në këtë dimër të egër e kishte vështirësuar frymëmarrjen e saj.

    Në janar të vitit 1984, UDB-ja mori aksion të përgjithshëm për ndjekjen dhe arrestimin e shokëve tanë trima dhe të të githë atyre që ishin të dyshimtë. Nëpër qytetet e Kosovës ndiqeshin ilegalët të cilët punonin edhe në ato kushte shumë të vështira së bashku edhe me shokët tjerë, për bashkimin dhe unisimin e të gjitha forcave revolucionare të Kosovës, që më pastaj në situata konkrete të uftës për LIRI ( ateherë shkruhej për REPUBLIKë - vërejtja ime tarasi), populli të ketë në ballë grusht të bashkuar bijtë dhe bijat e tij.

    BAJRAM BAHTIRI u lind më 3 mars të vitit 1961. Ai ridhte nga një familje patriotike! Gjatë demonstratave të vitit 1981 ishte m jaftë aktiv dhe në ballë të tyre së bashku me shokë.
    Ai si student i Fakulltetit Juridik në prishtinë, kontakton me shumë shokë. Ai duke milituar me ta, i udhëzon studjon literATURËN dhe kontakton me shokun Nuhi Berisha me të cilin zgjerojnë aktivitetin në grupe. Aktiviteti i bajram bahtirit bie në sy të spiunëve të UDBs-së dhe nga ajo merret dhe burgoset. Gjatë vitit 1983 torturohet shumë por asnjë fjalë nuk munden t'ia nxjerrin nga goja për shokët me të cilët kishte punuar dhe punonte.
    UDB-ja kishte angazuar sikur edhe më parë tradhtarët, spiunët dhe veglat e veta për t'i futur hundët kudo, për t'i gjurmuar ata që militonin në girin e popullit ata që luftonin për lirinë e tij.
    Ata rrethoheshin tinëz, në befasi, me forca të mëdha policore të armatosura gjerë në dhembë, të mbeshtetura edhe me autoblinda. Por me 8 shkurt Bajram Bahtiri - Besniku shkroi HIstorinë për të mbetur përgjithmonë në të...
    Psi kishin rënë shokët Rexhep Malaa dhe Nuhi Berisha, për të cilët bajrami dëgjoi menjeherë dhe ashtu siç ndodhej shtrirë i dërrmuar fizikisht nga torturat që ia kishin bërë UDB-ja ( e cila ishte detyruar ta lirojë ato ditë) filluan përseri t'i bëjnë presione edhe më të mëdha duke e shantazhuar dhe maltretuar me provokacione nga veglat e armikut.
    Ato ditë iu burgos edhe vëllai Rrahman bahtiri, si pjestarë i Organizatës " Fronti Nacionalçlirimtar".

    Xhevdet Ramabaja, të cilin UDB-ja e ishte shëndërruar dhe kalitur në vegël të vetën, i shkoi në shtepi Bajram bahtirit. Ai, goja si shok i dikurshëm i idesë dhe i luftës për liri shkoi lirisht në familjen e bajramit. Bajrami nuk kishte si të dinte se Xhevdeti ishte zhytur në tradhti, se ai ishte bërë vegël e tyre, E UDB-së pra, të cilën kësaj radhe e kishte kurdisur për ta shantazuar shokun e dikurshëm; për t'i propozuar që të punojnë së bashku kundër popullit. Bajram bahtiri - BESNIKU ishte habitur shumë dhe nu u besonte veshëve të vet se çfarë fjalë po dëgjonte, nuk mund t'u besonte syve të vetë se në ç'gjendje ishte katandisur " shoku" i tij!

    Në një moment Bajrami del nga dhoma. Në ato qaste kur mbeti vetëm Xhevdeti fillon të flasë me " dikend" përmes TOKI - VOKIT, të cilin e kishte pas me vete. Papritmas në dhomë hynë e motra e Bajramit dhe " mikun " e sheh me Toki - voki" në dorë duke folur me " dikend" të cilin e bënte me dije se bajramin do të duhej domosdo arrestuar.
    Ajo del me rrëmbim nga dhoma dhe i tregon vëllaut se çfarë pa dhe dëgjoi. Çdo gjë ishte e qartë! bajram bahtiri p¨rgaditet shpejtë e shpejtë merr revolen dhe hynë në dhomë te " shoku", si Fortuna. " Shoku " kishte nxjerrë nga xhepi librezën e agjentit të UDB-së për t'ia komunikuar edhe zyrtarisht arrestimin Bajramit. Mirëpo, ky tradhtarit, ia zbrazi plumbat në ballë duke i thënë: " Tradhtinë duhet vrarë se e helmatisë trupin tonë të shëndoshë! Në emër të Popullit. Libreza e agjentit bie në tavolinë.
    Bajram bahtiri del nga shtëpia për t'u arratisur por hasë në rrethimin që i ishte përgaditur me kohë. Me heroizëm qëndron ballë për ballë me njesitë speciale duke e goditur atë me zjarrë. Pas një përpjekje të rreptë, 300 metra largë shtëpisë së vet, Bajram Bahtiri vritet nga rafalet e automatikëve të policisë...

    ( KJo storie është skruar në vitin 1985 nga Çelik Kalliri)..

    Pra, besoj që nga kjo keni mësuar mjaftë, se cila ka qenë UDB-a...
    Ajo më vonë këso lloj agjentesh futi në numer të madh në radhët e LDK-së të cilët u moren me dekonspirimin e të tjerëve dhe të cilët po ashtu ryen disa vrasje siç është rasti i Sinan Zhegrës që vrau Xhemail Mustafen... Fatkeqësisht Xhemajl Mustafa se ka pas syqeltsin dhe vigjelencen e Bajram Bahtirit....

  15. #355
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    24.4.2006. Vritet mjeku i luftës çlirimtare

    Në fshatin Legjendas, ish-Mallapolc të Shtimes në varrezat e veteranëve të UÇK-së, më 24 prill 2006, u varros me pikëllim e dhembje, por edhe me nderime dhe respekt mjeku i luftës se UÇK-së, nënkryetari i kuvendit komunal të Shtimes, veprimtari politik dhe humanisti, Vezir Bajrami. Sulmi brutal, i paramenduar, e në një farë mënyre edhe i paralajmëruar shoi jetën e mjekut të luftës, veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Vezir Bajrami dhe të një qytetari te Shtimes, kalimtar rasti. Nga ky sulm gangsterësh pësuan lëndime të rënda edhe shtatë qytetarë në mesin e tyre edhe një vajzë 11-vjeçare e cila ndodhej në shtëpinë e vet, afër dritares, në kohën kur nëntë sulmues filluan terrorizimin e qytetarëve, mu në qendër të Shtimes.
    Duke folur për këtë sulm me pasoja tragjike, vëllai i doktorit të vrarë, Basri Bajrami, ka deklaruar për media se kontesti pronësor me familjen Gashi nga Godanci ka qenë kontekst i filluar tri vjet me parë, kur vëllai i doktorit të vrarë, kishte stërblerë pronën e një serbi në qendër te Shtimes, e cila ishte uzurpuar nga familja Gashi e Godancit. Prona me këtë rast është blerë nga Ekrem Ferati e jo nga malazezi Radomir.
    Kontestin rreth pronës e kishte fituar vëllai i Vezirit. Tri vjet ka zgjatur kontesti pronësor deri sa është marrë vendimi ekzekutiv. Uzurpuesit nuk e kishin përfillur vendimin legal gjyqësor, madje edhe kishin kërcënuar publikisht se nuk kishte forcë që do ta tjetërsonte atë tokë. Për këto kërcënime ka ditur edhe kreu i policisë lokale te Shtimes.
    Ditën kritike, më 22 prill 2006, polica vendore e dinte se kontesti duhej të zgjidhej dhe se lënda e gjyqit duhet te ekzekutohej. Basri Bajrami për gazetën “Lajm” ka deklaruar se “familja e tij ka kërkuar mbështetje nga policia duke i ofruar informata se brenda lokalit ka persona të armatosur që kanë kërcënuar se do ta vrasin këdo qe afrohet”. “Ne do t’ iu sigurojmë kanë thënë policët”, duke shtuar se mund të shkojnë në pronat e tyre. Po ta kishte bastisur policia lokalin do t’i kishte gjetur armët dhe nuk do të ndodhte tragjedia. 30 minuta kanë pritur kufomat në rrugë derisa ka intervenuar policia. Këto konstatime të vëllait të mjekut të vrarë mizorisht, nuk lënë shteg për të dyshuar, pasi që këto fakte i vërtetojnë edhe qytetarë të tjerë, që kanë pasur njohuri për këtë kontest pronësor.
    Duke qene se kishte paralajmërime për mundësinë e konfliktit, policia ka qenë dashur të nxjerrë nga shtëpia pronarët e paligjshëm. Mirëpo ajo nuk ka vepruar, për shkaqe që ata i dinë vet. Pa llogaritur në një kundërvënie të tillë, pjesëtarët e familjes Bajrami, kanë depërtuar në pronën, e cila iu takon me vendim të gjyqit, kur edhe ka filluar sulmi nga të gjitha anët nga grupi i armatosur dhe i barrikaduar në shtëpinë e kontestuar. Ndërkohë nga largësia rreth 100 metra është marrë në thumb dhe është goditur për vdekje mjeku, Vezir Bajrami, i cili asokohe ndodhej përballë lokalit kontestues. Sulmuesit e armatosur kanë vazhduar breshërinë duke hedhur bomba të dorës dhe duke goditur gjithandej me armët automatike. Ata kanë goditur edhe banesën trekatëshe përballë lokalit kontestues, me ç’ rast ka marrë lëndime të rënda, Albiona Jashari 11-vjeçare. Kane marrë lëndime trupore disa kalimtarë rasti dhe një anëtar i familjes Bajrami.
    Vrasja e mjekut, Vezir Bajrami, nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme, ishte një vrasje mizore, në rrethana të mungesës totale te ligjit, në rrethana të mbretërimit të anarkisë. Policët e Shtimes e kanë njohur, në mos mjekun e luftës, Vezir Bajrami, ka qenë dashur ta njohin atë si nënkryetar të kuvendit komunal, i cili ishte kërcënuar jo vetëm njëherë nga sulmuesit, në radhë të parë sepse ishte nënkryetar komune, për çka mbase sulmuesit edhe supozonin se për atë shkak edhe e kishte fituar kontestin vëllai i tij.
    Tragjedia tashme ka ndodhur. Mjeku i luftës, i cili kishte identifikuar dhe kishte bërë trajtimin profesional mjekësor te 42 viktimave të Masakrës së Reçakut, më 15 janar të vitit 1999, mjeku dhe luftëtari i lirisë, që iu kishte trajtuar plagët qindra luftëtarëve dhe qindra te zhvendosurve gjatë tërë kohës së luftës, mjeku që hyri në Shtime në ballë të çlirimtarëve fitimtarë, Vezir Bajrami, ra shtatë vjet pas luftës, ra duke parë se sa vështirë qenka të vendoset rendi dhe ligji, për të cilat aq shumë flitet nga politikanet tanë dhe të cilat aq shumë i mungojnë Kosovës.
    Por Kosovës nuk i mungojnë bandat e armatosura, nuk i mungojnë as policet e papërgjegjshëm dhe të paaftë, të cilët dinë të ndëshkojnë qytetarë të pafajshëm, por nuk ndërmarrin asnjë hap në parandalimin e rasteve kriminale. Kjo u vërtetua edhe njëherë në Shtime, kur gjatë vitit të kaluar u përgjaken disa aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosja”, ku ndodhin përditë paudhësi dhe shkelje të detyrave, por nuk parandalohen rastet e tragjedive si kjo.
    Kronika e vrasjes së paramenduar të mjekut të luftës dhe nënkryetarit të kuvendit komunal të Shtimes, Vezir Bajrami, është një alarm më tepër në mendjet dhe ndërgjegjen e forcave të vërteta përparimtare e demokratike, të atyre forcave që e kanë bërë me sukses historinë më të re të Kosovës edhe pse me shumë gjak të derdhur e me shumë plagë ende të pashërueshme. Dhe ky alarm tashmë është dhënë.
    Në vendin tonë, aktualisht, nuk mund të jesh i sigurt as kur blen as kur shet, nëse mplekset interesi i njeriut që është mbi ligjin, dhe të cilin nuk e ndëshkon dot ligji, jo sepse nuk ka ligj, jo sepse nuk ka forcë për ta vënë në jetë atë ligj, por sepse pushteti policor në Kosovë shërben për dekor dhe për të ruajtur enklavat serbe, por jo për të ruajtur qytetarin e Kosovës, as për të parandaluar krimin e kriminelët, të cilët disponojnë madje edhe armatim të rëndë nëpër shtëpitë e tyre.
    Kjo situatë e rëndë dhe e nderë nuk është karakteristikë vetëm për Shtimen, ku edhe ndodhi ky rast çmeritës. Një situatë e tillë anarkike mbretëron kudo në Kosovë. Janë qindra raste të pandriçuara të sulmeve tinëzare, për të cilat është e pamundshme të mos ketë informata policia. Mirëpo është politika ndërkombëtare e vendore ajo që fle mbi këto dosje, mbase me qëllime të caktuara, “për hir të procesit politik” nëpër të cilin po kalon Kosova. Dhe, qytetarët e thjeshtë duhet të kenë shumë frikë e kujdes nga bandat e armatosura, të cilat me kërcënimin e armës dhunojnë ligjin, madje edhe ligjin tradicional të pronës dhe të shitblerjes. Kësaj radhe, mjeku i luftës, nënkryetari i komunës së Shtimes, Vezir Bajrami ra duke qenë spektator i thjeshtë i përpjekjes qytetare për ta materializuar ligjin, sepse ligji duhet të zbatohet për çdo qytetar, madje edhe për djalin e vëllanë, për fqinjin dhe të largëtin, cili do qoftë ai.

  16. #356
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ajo që thoni Ju s'ka aspak të bëjë me të vërtetën. E para shkaun e ka vrarë Shasivari ndërsa Kur është burgos Xhevat makolli, lum bacit ai është dënuar me" katër vite burgë dhe atë për tregti për blerjen e disa armëve ose më mirë me thënë bombve.
    Sa për demonstrata në Vranjevc s'kam thënë që Rimanishtet sepse ata e kanë shtepin rreth asfalltit por kam thënë ajo mahalla aty te Rimanishtet dhe në mos pat ardhë keq, kam qenë unë pikerishtë ai që ka organizue demonstratat,,, Sa për Enver Sekiraqen aspak se ke mirë se s'ka marrë pjesë asnjëherë por prej bandes së tij, i vetmi që mirrte pjesë ka qenë NAMONI djali i habibes.
    tashti pasi që s'ke mundesi të më njohësh është tjetër gjë por besoj që po t^më kishe parë do ta kishe pasë të qartë çdo gjë; se kush i ka organizuar Vranjevcin në demonstrat dhe kush me një frup i guante policin me armë. Në demonstrata dilte edhe behxheti i herticve nganjëherë por duke u kthyer e tenin nga një trefik në të kapercymë siç ka qenë rasti me Trafiken te Vetsherbimi kur punonte aty Fehmi " Doktori" vëlai i mehdi hajnit që shkonte me Toqant,,,Kështu zemër se ke nto fare hiq dhe ja ka ja fut bjeshke¨s. sa i përket Enverit ta thetë baci tyy; ate se ke pas askund sepse çdo demonstrues, sidomos i Vranjevcit në çdo demonsrat mu ka afruar dhe më ka pyetur se çka me bërë; Jo vetëm nga Vranjevci por edhe ata të zatriqit të hanit Dilit por edhe mahalla e sharragjive!
    Ti mundesh ketu me shkrue sa të duash por edhe një gjë; Në kohën kur Xhevat makolli ka hy në burgë, ata s'kanë pas nevoj me shkue askujt me i lyp pare aqë më pak Familjes së Enverit ngaqë s'kanë pas për veti ndersa Abdyl hertica prej që jam unë gjallë e ka pas shitoren, kanë pas pasuri ndërsa Xhevati voziste BMW-en ma të re në kohën kur Envferi e Kishte një lloj motori" skuter"...
    Kështu balit mos fol mualife kur si dinë gjërat. pak ma poshtë i ke aty djemtë e Hajres, faikun e të tjerët,,,
    Për ata emra që t'i përmenda unë, janë emra që i nderon tërë Vrajevci si dhe FAMILjarët e tyre.
    Për brarn
    Kishe bë mirë sikur ta kishe shikur procesin e Ramushit në Hagë kur Udbashi Stijoviq tha që Oficeret e farkut kanë qenë punetor dhe bashkëpunetoret tanë të cilet na informonin për çdo gjë. E keta Oficer i kanë vrarë njerzit pas Lufte.
    A ke degjuar ti për Sinan rexhepin që ka punuar për Ibrahim Rugoven dhe që ka qenë nip i Spiunit numer një në Kosovë Sinan Zhegrës? Ai e ka vrarë Xhemajl Mustafen dhe për këtë ka qenë arrestuar por me intervenim nga lartë u lirua dhe vazhdoj punen e tij prej spiuni...

    Nuk e di se sa vjeçar je por për Vrajevc më pyet mua ngaqë alfa dhe omega i Vranjevcit ka qenë ky Preng Sherri.
    Sa i përket Agim Bublakut ai si shofer i Rugoves ka punuar duke ju falenderuar Xhevatit se se kish kakik n'to!
    Ndoshta e di se kush ja pat futur stacionit të Policis në Vranjevc bomba ndersa në vitin 1990 kush gjatë demonstratave e ka gjujtur pikerishtë këtë Policin që mirret me rastin e Policit të vrarë Rrahman Sylejmanit.
    rasti i vrasjes së policit është tjetër gjë dhe ndodhit në Vranjevc tjetër gjë. Asë njeri s'ka dashtë kur të vij në Lokal por edhe nëse ka ardhë ndonjeri ndoshta asë që e kanë ditur se i kujt është. I vetmi njeri që ka dashtë me ardhë në Lokal kam qenë unë dhe pata hjekur dorë veren e kaluar ur kuptova që Enveri nuk ishte aty por në burgë. Atherë blija bukë në qebaptoren Besa. Por edhe rrija te santea për të pirë kafe të mëngjezit.
    Për ata emra që ke përmend ti që s'ja vlenë ma merr mendja që ti asë që i njehë ndersa në Vranjevc kanë luftuar Rimansishtë ata që e kanë shtepin pak ma nej se hertict e haxhi Alisë, atje ku e kanë pas shtepin do havera të enverit me të cilet ai s'kishte fort muhabet të mirë, më herët!
    qeshtu mesuesit!

  17. #357
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush dhe pse e nxit dhe e përkrah e dhunën politike në Kosovë

    Që nga largimi i trupave serbe nga Kosova, në mungesë të mekanizmave ekzekutiv, ka filluar të qojë krye si krimi ekonomik po ashtu edhe krimi ordiner (prostitucioni, droga, plaçkitjet, kidnapimet, vjedhjet) e deri te gjuajtjet, plagosjet dhe vrasjet e personave të caktuar, në mesin e të cilëve edhe figura të njohura të jetës ushtarake dhe politike si: Shaban Manaj, Xhemajl Mustafa, Ekrem Rexha, Smajl Hajdaraj, Rexhep Luci, Shefki Popova, Ismet Raci, Agim Murtezi - komandant Murrizi, Sadri Berisha, Tahir Zemaj, Avni Elezi, Smajl Elezi, Bekim Kastrati, Sadik Musaj, Enver Haradinaj etj. Gati për të gjitha këto vrasje LDK përmes organit të saj “Bota Sot”, gishtin e kanë drejtuar nga kundërshtarët politik, duke aluduar hapur se prapa të gjitha këtyre veprimeve qëndron PDK dhe njerëzit e saj. Ndërkohë që drejtësia, deri më sot asnjë nga këto vrasje nuk ka arritur madje ta zbardh, e lere më të vërtetoj akuzat e “Botës Sot” dhe LDK-së. Këto akuza vazhdimisht përseriten e stërpërseriten sa herë të ketë nevojë LDK dhe “Bota Sot”, sa herë të afrohen zgjedhjet apo tu dobësohet pozicioni. Ndërkaq dihet se për të gjitha rastet kriminale që kanë ndodhur në Kosovë, PDK me kohë e ka ngritur zërin fuqishëm, duke kërkuar ndriqimin e të gjitha këtyre akteve dhe venjen e fajtorëve para përgjegjësisë. Pse nuk zbulohen vrasjet? Do të ishte mrekulli sikur të zbuloheshin të gjitha aktet kriminale që kanë ndodhur në Kosovë, një nga një, sepse në këtë rast “Bota Sot” dhe LDK do të mbeteshin me gishta në gojë. Sepse nuk do të kishin çfarë të shkruajnë më për rastet e tilla.

    Në këtë drejtim, logjikisht parashtrohet pyetja, se: në mullirin e kujt qojnë ujë të gjitha këto veprime?

    Organizata e fshehtë “Sigurimi i Atdheut” - kërcënon me ngritjen e spiralës së dhunës

    Natyrisht se në mullirin e Kosovës jo, sepse, paqja dhe siguria nuk mund të krijohet duke ngjarë raste të tilla, që e shqetësojnë opinionin edhe ashtu të traumatizuar e të sapo dalë nga lufta. Në mungesë të ligjit dhe të organeve të mirëfillta të ndjekjes, për vetë faktin se pothuaj asnjë nga rastet e rënda nuk është zbardhur gjer më tani, ka rrezik që spiralja e dhunës të mos pësoj rënie. Sidomos pas paraqitjes së hapur dhe kërcnimeve përmes komunikatave e organizatës së fshehtë “Sigurimi i Atdheut” ndaj veprimtarëve e personaliteteve të ndryshme politike si:

    Jakup Krasniqit – sekretar i PDK-së dhe kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, Veton Surroit – kryetar i partisë ORA, Bujar Bukoshit - kryetar i PREK-ut dhe Faik Graincës – kryetar i komunës së Ferizajit dhe një fanatik i LDK-së. Në këtë atmosferë të tensionuar, dalin individ dhe subjekte të caktuara, për të përfituar nga kjo gjendje amullie. Dhe përfitimin, natyrisht, do të mundohen ta bëjnë, jo duke dhënë kontribut në drejtim të qetësimit të situatës apo edhe zbardhjes së rasteve të caktuara, por në drejtim të tensionimit të saj, përmes manipulimit me rastet e caktuara, përvetësimit të personave të cilëve u ndodh rasti, për ta bërë kështu më të besueshëm paraqitjen e subjektit përkatës në rolin e "viktimës".

    S'ka dyshim se në këtë lojë, prijatare është LDK-ja, e cila e pakënaqur me pozitën e saj të tanishme në shoqëri, për shkak të rolit mohues dhe destruktiv të saj gjatë luftës, ndaj bartësve të luftës dhe pjesëmarrësve të saj, mundohet që këtë hendikep ta plotësoj në mënyrën më të pandershme. Kështu duke e paraqitur veten në rolin e "viktimës", në fushata parazgjedhore ajo donte të arrijë dy qëllime; të luftohen ish pjestarët e UÇK-së edhe në kushte paqeje, duke krijuar përshtypjen, se autor të veprimeve të tilla në Kosovë, janë ish pjesëtarët e UÇK-së, dhe së dyti, të krijoj bindjen se "njerëzit e ish UÇK-së, nuk dinë të qeverisin por vetëm dinë të krijojnë probleme". Meqenëse UÇK-ja u transformua në TMK dhe PDK, sulmet drejtohen edhe kundër drejtuesve të TMK-së edhe kundër PDK-së.

    Kundër TMK-së, sulmet drejtohen me qëllim për ta komprometuar atë, për t'ia prishur imazhin pozitiv që ajo e gëzon jo vetëm në popull, por edhe në qarqet ndërkombëtare. Në këtë funksion është edhe deklarimi i njohur i Rugovës, pas luftës, se : "nuk na duhet neve as ushtri, as polici e as qeveri". Po në këtë funksion është edhe mos prononcimi vetëm i LDK-së në Kosovë, ndaj fushatës së egër të organizuar nga qarqe të caktuara antishqiptare kundër TMK-së. Ndërkaq, kundër PDK-së për shkak se kjo parti tashmë është më me ndikim në skenën politike kosovare, pa të cilën nuk mund të vendoset asgjë, ashtu siç pa pjesëmarrësit e drejtorisë politike të UÇK-së, nuk mund të mbahej as konferenca e Rambujesë. Prandaj, propaganda që bëhet kundrejt kësaj partie, dhe udhëheqësve të saj nga LDK-ja, ka për synim, që të krijojnë ndjenjën e frikës në popull, dhe përmes frikës, ndjenjën e mosbesimit ndaj PDK-së.

    Si reagoi PDK-ja ndaj krimeve ordinere mbi pjestarët e saj

    Cila do të ishte arsyeja që një parti politike serioze me shtrirje solide, me ndíkim në masë dhe në qendrat vendosëse, të bënte qoftë edhe një veprim të vetëm kriminal, i cili veprim do t'i kthehej bumerang vetë këtij subjekti politik?! Vetëm njerëzit me defekte logjike, do të besonin se në aventura të tilla, do të mund të hynte edhe një subjekt i tillë siç është PDK-ja.

    Se kush është i interesuar për ngritje të tensioneve në Kosovë dhe kush është i interesuar për uljen e tyre, tregojnë edhe të dhënat se ndaj disa veprimtarëve të PDK-së deri tani janë bërë disa tentim-vrasje: rasti i prof. dr Sabajdin Cenës, gjatë kohës sa ishte kryetar i PDK-së në Rahovec dhe antar i KD të PDK-së; tentim atentati ndaj Ramadan Krasniqit, gjatë kohës sa ishte kryetar i bordit administrativ të Klinës; tentim atentati ndaj Haxhi Ramës veprimtar i PDK-së për Pejë, dhe antar i Këshillit Qëndror për Zgjedhje; vrasjen e një antari të PDK-së në Sllatinë, etj., kurse PDK-ja, përpos që i ka gjykuar si raste kriminale, ka kërkuar ndriçimin e këtyre rasteve dhe marrjen në përgjegjësi të autorëve të këtyre akteve kriminale, asnjëherë, nuk ka deklaruar se prapa këtyre rasteve qëndron ndonjë subjekt politik.

    Manipulimet për marketing politik të LDK-së me krimet ordinere

    Kurse në disa raste tjera, siç ishte vrasja e një njeriu në Nabërgjan të Pejës, LDK-ja menjëherë e përvetësoi si aktivist lokal të saj, por pasi që u konstatua se për kë është fjala (si duket individ me emër të pakëndshëm) doli kryetari i LDK-së së Pejës dhe e mohoi, se personi në fjalë është antarë i LDK-së, por, kjo u bë, pasi që propaganda mori dhenë.

    Ndërkaq, në rastin e një shpërthimi në Sharr (Dragash), ku vdiq bashkëshortja e një antari të LDK-së, LDK-ja përmes QIK-ut deklaroj se "është sulmuar dhe është plagosur rëndë së bashku me të birin antari i kryesisë së LDK-së dhe antari i bordit administrativ Avni Salihu, ndërkaq gruaja e tij nga shpërthimi ka vdekur në vend".

    Të vërteten e këtij rasti e patën konfirmuar edhe KFOR-i dhe UNMIK-u, që ishte krejt tjetër nga deklarimi i LDK-së dhe Botës Sot. Kler Trevena, zëdhënëse e atëhershme e UNMIK-ut, pati deklaruar se: “bashkëshortja e Avni Salihut ka vdekur në një fatkeqësi të rastit, në shtëpi ka shpërthyer një bombolë gazi në shporet, dhe se me atë rast nuk ka pasur të lënduar të tjerë”. Por, edhe përkundër kësaj, disa minuta pas deklaratës së zëdhënses së UNMIK-ut, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, në po të njëjtën ndërtesë, deklaron me gjuhën e gënjeshtarit patologjik se "dënojmë sulmin me granata ndaj antarit të kryesisë të LDK-së ,në Dragash". Tani Ibrahim Rugova, ose deshi të manipuloj qëllimisht me opinionin, ose ishte totalisht i shkëputur nga realiteti dhe nuk i di as anëtarët e kryesisë së partisë së vet. Kësisoji QIK-u dhe Ibrahim Rugova vetëm në këtë rast gënjyen:

    Kur thanë se Avni Salihu është antarë i kryesisë së LDK-së në Dragash, ngase Avniu është vetëm antarë i kësaj partie; Kur thanë se Avni Salihu është plagosur rëndë dhe gjendet në spital të Prizrenit, kur ai në momentin kritik fare s'ka qënë në shtëpi; Kur thanë se edhe djali i tij është poashtu i plagosur dhe gjendet në këtë spital, kur ky sapo ishte liruar nga policia dhe ende s'kishte arritur deri në shtëpi; Kur thanë se Avni Salihu është antar i bordit administrativ, e ai ishte vetëm referent për kulturë, dhe së fundi, kur Rugova tha, se, "ky aktivist është gjuajtur me granata" dhe njëkohësisht në po të njëjtën deklaratë kërkon "vënjen para përgjegjësisë për ata që kanë gjuajtur me granata"!

    Ja pra sa serioze është LDK-ja, dhe veçmas sa serioz është kryetari i saj, Ibrahim Rugova, kur edhe në pikë të ditës gënjejnë.

    Po a duhet dikush të përgjigjet për gënjeshtra dhe para kujt?

    Kësaj pytjeje dikush duhet t'i jep përgjegje. A duhet të përgjigjej Rugova në këtë rast për dezinformim?

    Në këtë vazhdë të dezinformimeve, ishte edhe përvetësimi i një ekcesi në Abri të Drenicës, gjoja se është plagosur kryetari i LDK-së së këtij fshati. Mirëpo, vetë personi në fjalë-Mehmet Qerkini, doli publikisht dhe deklaroj se nuk i takon as LDK-së dhe as një partie tjetër politike!

    Prandaj, me krime ordinere, të cilat i ka dënuar dhe i dënon PDK-ja, dhe mbarë opinioni kosovar, është e domosdoshme që të mos manipulohet me to për marketing politik, sepse, çfarë autoriteti politik dëshironte të arrijë PDK-ja, në Skenderaj për shembull, kur dihet se 90 % të popullatës janë antarë të kësaj partie?!

    Në këtë drejtim, kur dihet se në Kosovë ka shumë shërbime informative, në mesin e të cilëve edhe shërbimi sekret serb, proklamimi i rasteve që ndodhin, si dhunë politike, dhe përvetësimi i tyre nga LDK-ja, për të luajtur rolin e "viktimës", të bën të dyshosh, se, përderisa ky subjekt politik është kaq i interesuar që ta paraqes veten si "viktimë", është indikative, se prapa ndonjë rasti, a mund të qëndrojë edhe vetë LDK-ja, për të "eksportuar dhunë politike", fillimisht për ta paraqitur veten si "viktimë", e më vonë, si arsyeshmëri e instiktit të vetmbrojtjes, të ndërmarrin masa edhe ndaj aktivistëve dhe personaliteteve të partive të tjera, e veqmas ndaj PDK-së.

    Në këtë drejtim logjika iracionale e LDK-së, u mundua për të krijuar përqarje edhe në mes PDK-së dhe AAK-së, sepse kësi soji do të arrihej suksesi i triumfit për majën e piramidës politike të LDK-së, aq më tepër kur në këtë drejtim, kanë në dispozicion edhe shuma të mëdha parash që nga koha e paraluftës. Përserisa me ato para, u sabotua lufta dje, nuk është vështirë të konkludohet se për këtë qëllim, nuk do të kursehen për asnjë çast, ngase vetë logjika destruktive e sabotimit të luftës, a nuk do ta përqafonte edhe në këtë rast, parimin makiavelist "qëllimi arsyeton mjetin"?

    Këto veprime ta kujtojnë një kohë jo fort të largët, kur pushteti serb, inskenonte raste të dhunës ndaj serbëve në Kosovë, si dhe ndaj shqiptarëve lojal, duke inskenuar, plagosje, rrahje, dhunime, hudhje bombash, prishje të varrezave, prerje të pemëve, etj. etj., të cilat aq shumë përngjajnë me rastet e njëjta të cilat ndodhin sot në Kosovë. Dhe dihet se çfarë korri në fund Serbia.

  18. #358
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    RAMË MARAJ ISHTE ARMIK I MADH I TAHIR ZEMAJT: MOS PAT GISHT EDHE NË VRASJEN E TIJ RASTËSISHT?

    A e ka vrarë Ramë Maraj Tahir Zemajn? Rrethanat dhe interesat konfliktuoze të tyre flasin se ai kishte mbetur armik kokëfortë i tij. Policia e UNMIK-ut e din dhe ka fakte të bollshme se Ramë Maraj i ka miq personal ekzekutuesit e Tahir Zemajt, të cilët janë edhe në strukturat udhëheqëse dhe operative të organizatës kriminale “Sigurimit të Atdheut”. A i ka vrarë Ramë Maraj policët e SHPK-së, Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn? Faktet dhe dëshmitarët tanimë në duart e policisë së UNMIK-t flasin për jodashamirësi ndaj unfiformës së SHPK-së
    Ibrahim Rugova për herë të parë publikisht është deklaruar në mbledhjen komemorative për Tahir Zemajn, e cila ishte e organizuar dhe e mbajtur në rezidencën e tij, shtëpinë e krimit, se “Unë i premtova Tahir Zemajt se do ta emëroja këshilltar për siguri dhe emergjencë. Kjo, për shkak të procedurave administrative do të duhej të zyrtarizohej këtë vit”.

    Njëfarë Ramë Maraj i ka kushtuar shtrenjtë Tahir Zemës.

    Ja se çka e akuzon Tahir Zemaj, Ramë Marajn në librin e tij, “Kështu foli Tahir Zemaj” (faqe 19-124).

    “Pikërisht aty ka filluar vënia në jetë e skenarit të ri ose marrëveshjes së fshehtë për çarmatimin e plotë të brigadës. Ja sepse zoti Ramë Maraj me një pjesë të policisë ushtarake të UÇK-së pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes. Kam ndier se po luhej një lojë e ligë, pasi që një pjesë e shtabit me përgjegjësinë ushtarake kanë hyrë pa asnjë problem në Kosovë, nëpërmjet Kukësit, ndërsa trupat e Brigadës kanë kaluar nëpër një kalvar shumë të gjatë. Ramë Maraj tash duhet vetë të bëjë publik qëndrimin e tij, pse nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes, pse brigada “Mërgimi” ka devijuar rrugën, çfarë e ka penguar atë të paraqitet në orën e caktuar, për fillimin e marshimit të Brigadës etj?”.

    Pra, siç po shihet, rivaliteti për këshilltar për siguri të Ibrahim Rugovës mes Ramë Marajt dhe Tahir Zemajt, sigurisht në këtë kontest edhe për diçka më të madhe se kjo, për pushtetin apo kontrollin mbi përfitimet nga ky pozicion, këtij të fundit i kushtojnë me humbjen e përjetshme të gjasave për të qenë më afër Rugovës sesa Ramë Maraj, edhe në pikëpamje formale. (Në procesin kundër “Grupit të Dukagjinit”, ku Zemaj dëshmoi siç pritej, ai u prezantua qartë e shqip: Punoj në kabinetin e Presidentit Rugova si këshilltar për siguri! Askush nuk e mohoi këtë fjalë në gjyq, nën betim.)

    Tahir Zemaj u izolua duke mos u zyrtarizuar aq lehtë si këshilltar për siguri te Ibrahim Rugova. Madje, kolonel Tahir Zemaj nuk u kandidua as për deputet në kuadër të LDK-së. Kur u sulmua Tahir Zemaj në Pejë, disa muaj para se të vritej, mbahet në mend vetëm një reagim publik kundër sulmit: ai i rinisë së LDK-së në Deçan, ku bënte pjesë Hasan Zemaj, i cili do të gjendej afër Tahir Zemajt edhe kur vriten fare. Një zhgënjim i madh avullonte heshturazi në LDK, pasi shpëtuan Zemajt nga sulmi me zolë. As edhe një fjalë të vetme nuk e nxori presidenca, as kryesia e LDK-së. (Kur Zemajt iu konstatua vdekja, në janar 2003, atëherë po, vloi tërë LDK-ja nga reagimet, madje për të mjegulluar të vërtetën, u dëgjuan edhe hakërrima derisa në dyert e Rugovës trokiti atëbotë shefi i UNMIK-u, Steiner: Pusho gojën nga zhurma artificiale, e vërteta është çfarë e di ti!)

    Dokumentet rreth procesit gjyqësor kundër Tahir Zemajt (gjyq i viteve ’80 kundër tij në Prishtinë për përfshirjen e tij në tregtinë e drogës, që rezultuan me fajësi të Zemajt dhe dënim shumëvjeçar me burg) janë shpërndarë nga Ramë Maraj dhe njerëzit e tij nëpër anëtarësi. (Në fund të fundit nuk ka shpërndarë dokumente të falsifikuara).

    Ndërkaq, kundërthëniet dhe përplasjet e Ramë Marajt me Ahmet Krasniqin në Tiranë i kanë lënë eshtrat e Ahmet Krasniqit në varrezat e Tiranës, duke e lënë familjen e tij në mjerim të plotë. Dëshmitarët dhe burimet tjera tona flasin se natën kritike të vrasjes së Ahmet Krasniqit, Ramë Maraj ishte afër vendit të ngjarjes, ku thuhet se atë natë së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij edhe ka festuar këtë vrasje makabre. Festuan ata që morën kompetencat e tij. Këshilltari i Ibrahim Rugovës, Ramë Maraj, një ditë duhet të flasë dhe të përgjigjet për çfarë ai di për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

    Mirëpo, Tahir Zemaj pas një kohe zu të deklaronte se nuk ndjehej i rrezikuar. Kështu së paku tha si në një intervistë dhënë “Javës” disa muaj para se të vritej. Në këtë intervistë ai shpreh hapur dëshirën e tij që të ishte afër Rugovës, sepse siç thoshte Zemaj, ndërkombëtarët, Rugova dhe vetë ai janë pajtuar se ai duhet angazhuar diku.

    Kështu, në pyetjen e intervistuesit se a keni pasur ofertë për të qenë këshilltar për siguri i presidentit, Zemaj përgjigjet: “… kam pasur bisedë që unë duhet të inkuadrohem diku, ose në presidencë ose në qeveri”.



    Më poshtë në intervistë thuhet :

    Java: A ka qenë kjo kërkesë e juaja apo ftesë e presidencës?

    Zemaj: Është mendim i përbashkët. Por, mund të them se është veçanërisht ide e presidentit që unë të inkuadrohem në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë.



    Java: Kur mendoni se mund të bëheni këshilltar për siguri i presidentit, shpejt?

    Zemaj: Sa më shpejt aq më mirë, jo vetëm për mua por edhe për Kosovën. Unë mendoj se mund ta jap një kontribut shumë të madh, sidomos në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.



    Këtu u dhanë motive të mjaftueshme për të konstatuar se armik kokëfortë i kolonel Tahir Zemajt është vetë Ramë Maraj. Kur kësaj t’i shtohet edhe e dhëna se Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, pesë ditë pas deklaratës së dhënë për media, kur deklaruan se janë afër zbulimit të vrasësit të Tahir Zemajt, u eliminuan fizikisht në mënyrë mizore, pikërisht natën e Bajramit, as njëzet e katër orë pas takimit me Ramë Marajn.

    Një ditë para vrasjes së tyre ata janë takuar me Ramë Marajn, për të cilët madje thuhet se kanë qenë edhe shokë mes vete, por që me gjasë ishin konfrontuar keq kohëve të fundit.

    Përcjellë me motivet që dikur i kishte mbuluar për një kohë, Ramë Maraj duhet të shpalosë dhe të shpjegojë edhe ambiciet apo dëshirën e vet tej mase, deri në atë shkallë që të eliminojë nga gjasat rivalët e vet për t’u pozicionuar në hierarkinë komanduese të nëntokës kosovare, të prirë nga Ibrahim Rugova.

    Me një fjalë: Ramë Maraj ishte armik i madh i Tahir Zemajt dhe nuk përtonte të bashkëpunonte me kundërshtarët e Zemajt kudo që i gjente. Nëse nuk është kështu, Marajn nuk e ndalë askush ta thotë të kundërtën kudo që atij t’i vijë më lehtë, në gazetë apo në gjykatë. Por, faktet nuk janë në anën e tij. Janë plotësisht kundër tij. Në fund: pse t’i konvenonte zbardhja e vrasjes së Zemajt?

  19. #359
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush po vritet në Kosovë?

    Përse u vra vëllai invalid i Ramush Haradinajt? Kush ishin ata që qëlluan mbi 25-vjeçarin Enver Haradinaj të gjymtuar në luftë në kohën kur ishte luftëtar i ushtrisë çlirimtare të kosovës, cili do të jetë fati i qeverisë së Kosumit? Përgjigjja e parë është se po ndodh një përplasje mes grupeve dhe klaneve rivale në kosovë. Përmenden Haradinajt dhe Musajt, histori atentatesh, përplasjesh e plagosjesh. përgjigjja për këto pyetje vjen nga historia e disa viteve më parë. Në kohën kur kosova përgatitej për të nisur luftën kundër pushtetit serb. Në zonën e dukagjinit, në Deçan, vend ku ndodhej fisi i Ramush Haradinajt në Gllogjan, që u angazhua me UÇK-në edhe Tahir Zemaj dhe Sadik Musaj në Strelcë, të cilët u angazhuan me forcat e farrk të ish-qeverisë të Bujar Bukoshit. Pikërisht për zhdukjen e këtyre personave është akuzuar vëllai i ramush haradinajt, daut haradinaj, i cili ndodhet në burg dhe pritet të dalë së shpejti.

    Historia fillon në vitin 1998. Lëvizja e armatosur e shqiptarëve në zonën e dukagjinit në atë kohë u dobësua për shkak të largimit të Tahir Zemës, i cili erdhi në shqipëri dhe u vendos në mamurras. Ky ishte edhe grupi i farrk, që në shqipëri u akuzua edhe për trazira e ndodhura në shtator të atij viti. Në maj të 1998-s ishte bërë një marrëveshje bashkëpunimi mes uã‡k dhe farrk. Disa nga oficerët e ushtrisë, që ishte në vartësi të ish-qeverisë së Bujar Bukoshit, morën përsipër të drejtonin formacionet e UÇK-së, të cilat nuk kishin përvojë ushtarake apo lufte. Për këtë arsye Ramush Haradinaj u tërhoq dhe u bë zëvendëskomandant i zonës së dukagjinit dhe pranoi që Tahir Zema të ishte komandanti. Kjo krijoi një lloj ndarje dhe solli praninë e dy shtabeve. Tahir Zema ngriti shtabin në Prapaçan dhe ndoqi taktikën e kazermave në organizimin e forcave të armatosura. Ndërsa Ramush Haradinaj ndoqi taktikën e luftës guerrile, taktikë që e vazhdoi deri në fund. Në momentin e largimit nga drejtimi të Tahir Zemës dhe kalimit të tij në Shqipëri, në Mamurras, Haradinaj e quajti tradhti këtë veprim të tij. Kështu nisi një konflikt mes të dy grupimeve. Në atë periudhë UÇK-ja në zonën e Dukagjinit pësoi dëmtime në njerëz. Lufta kishte nisur të ndizej. Në luftime u plagos vëllai i Ramush Haradinajt, dhe vetë ky i fundit. policia dhe ushtria serbe sulmoi shtëpinë e Haradinajve, ashtu siç kishte bërë më parë me kullën e jasharëve në Prekaz. Haradinaj përdori taktikën e luftës guerrile dhe në këtë mënyrë mundi t'i shpëtonte sulmit të serbëve dhe t'u shkaktonte dëme këtyre të fundit, ku u sulmua në zemër të zonës së tij. Ndërsa lufta mbaroi, Tahir Zema ishte në disa forca ushtarake në Mamurras, së bashku me Sadik Musajn. Ky i fundit u kthye në kosovë, së bashku me brigadën mërgimi, për shkak se qeveria shqiptare largoi nga territori i vendit grupet e armatosura, siç ishte edhe ai i Mamurrasit apo ai i Laprakës. Ndërsa Tahir Zema u vendos në Gjermani, në Berlin. Pas kthimit të Tahir Zemës në Kosovë u fol se ishin Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj ata që morën fillimisht për pyetje dy të lartpërmendurit, por që më pas u zhdukën. Daut Haradinaj është dënuar për këtë rast, bashkë me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Idriz Balaj, që ndodhet në hagë me Ramush Haradinajn. në vitin 2000, kur Ramush Haradinaj u shkëput nga TMK dhe thelemoi partinë e tij AAK, ai shkoi në shtëpinë e Musajve në Strelcë, mbase për të sheshuar konfliktet, kjo nuk dihet, por është e saktë që Ramush Haradinaj gjatë kësaj vizite në këtë shtëpi është plagosur. Sadik Musaj dhe Tahir Zema njiheshin si krahu i armatosur i presidentit Ibrahim rugova. Me krijimin e Qeverisë së koalicionit mes LDK dhe AAK, me kryeministër Ramush Haradinaj, duket se u arrit një lloj pajtimi, kryesisht në nivelet e larta, të paktën mes Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Tahir Zema dhe Sadik Musaj s'ishin më, por arrestimi dhe dërgimi i Ramush Haradinajt në gjykatën e Hagës duket se i ka hapur rrugën hakmarrjes. Kjo konfirmohet edhe nga KFOR, që ngjarjen e dy ditëve më parë në Kosovë e quajti luftë klanesh mes Haradinajve dhe Musajve.

    Kjo ngjarje ka vënë në dyshim edhe vetë vazhdimësinë e qeverisë së Kosovës, drejtuar nga Kosumi. Ky vend duket se ka të nevojshëm një njeri të fortë (Ramush Haradinaj ishte i tillë), që të godasë klanet dhe grupet që, për hir të interesave që rrjedhin nga dëshira për pushtet, zona influencë, marrje nën kontroll të përfitimeve që vijnë nga tendera apo burime të tjera, nisin një luftë të tillë tepër të dëmshme për kosovën dhe të ardhmen e saj. vetë presidenti Rugova në këtë mes duhet të reagojë ashpër ndaj ish-njerëzve të tij, apo atyre që shkaktojnë veprime të tilla, në mënyrë që lufta e brendshme mes klaneve në kosovë të ndalet dhe të mos e dëmtojë qeverinë, por edhe vetë të ardhmen, ndërsa pritet dhënia e statusit përfundimtar. Kryeministri Bajram Kosumi e ka shumë të vështirë, sepse nuk ka forcën dhe përvojën e Ramush Haradinajt në këtë rast. Përgjegjësia më e madhe duket se i bie presidentit Rugova. duke pasur parasysh se Uka, djali i tij i njohur si biznesmen, flitet se ka lidhje me grupe si ai i Strellcit apo edhe ai që njihet si klani Davidoff në kosovë. Është koha që kosovarët të mendojnë përtej interesave për para, hakmarrjeve pasionante të tipit kanunor. Është koha që të gjithë të mendojnë se vendi i tyre kërkon të drejtën që i takon, pavarësinë, dhe kjo nuk fitohet me vrasje apo luftë klanesh. edhe nëse një ngjarje e tillë të jetë provokuar nga ata që nuk duan pavarësinë e kosovës, serbët apo shërbimet sekrete të tyre, është koha që të tregohet vërtet maturi dhe zgjuarsi. kjo është një betejë po aq e vështirë sa edhe ajo me armë kundër pushtuesve të beogradit. lufta për pavarësi ende nuk ka përfunduar.

  20. #360
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    KRYESORJA NUK JANE SHKIET pak po te doket kjo pune ty a?
    nuk jan shkiet qe ata qe e kan perjtuer pak nga shkiet kan qka me tregue
    nuk eshte rugova i cili deshi ta fus kosoven ne lufte civile
    etj.
    Faktit qe NUK JANE SHKIET KTU i gezohet vetem populli qe me se shumti ka vuajtur nga keta shkie.E per disa nuk po mjafton kjo mirepo ne emer te atdhedashurise po dojne tia kalojne edhe Bill Gates-it me pasuri.E populli boll ka veq mu knaq se nuk jane shkiet ktu

Faqja 18 prej 49 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •