Close
Faqja 14 prej 49 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 979
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Janë 1.400.000 euro (një milion e katërqind mijë euro) fitim i pastër që del se kanë marrë 13 persona nga pazari i nisur për veturat e Presidencës në mars 2005. Hetimet e Prokurorisë nxjerrin një varg emrash të rinj që kanë bashkëpunuar në një zinxhir të veprimeve. Shumica nga këta kanë poste në Presidencë dhe pothuajse të gjithë janë në lidhje familjare ndërmjet tyre.
    “Lajm” siguron dosjen e hetimeve mbi skandalin e veturave në Presidencë, shpëlarjen e parave nga të cilat dalin edhe veprime të tjera. Sipas dosjes së hetuesisë nuk janë vetëm 6 vetura të blinduara. Nga ky pazar janë blerë edhe vetura të tjera me çmime astronomike, destinimi i të cilave nuk është ditur kurrë.
    Përderisa prokurori në këtë dosje, Andra Velegoni, është në përfundim të përgatitjes së aktakuzës, hetimet tregojnë se ligjërisht një varg personash duhet të përgjigjen para drejtësisë që të gjithë me lidhje familjare mes veti.
    Sipas përshkrimit të Prokurorisë, gjithçka kishte nisur në prill të 2004-ës, kur administrata e Presidencës kishte kërkuar të porositen pajisje kundër bombave me teledirigjues.
    Në qershor 2004, Presidenti Ibrahim Rugova i kishte autorizuar tri sisteme të sofistikuara mbrojtëse, nga një për secilin VIP në Kosovë, për Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e Kosovës. Vlera totale e kontratës ishte 2.737.500,00 €, përfshirë pjesët e ndërrimit.
    Kompanisë “Decotec”, që ishte kontraktuar në fillim, nuk i ishte dhënë asnjë cent, ngase nga Presidenca nuk është dorëzuar asnjë listë trajnimesh dhe asnjë përgjigje me shkrim për këtë çështje.
    Pas 15 marsit 2005, kur kishte ndodhur tentimatentati ndaj Rugovës, njerëzit e Presidencës kishin vlerësuar se sulmi do të ishte shmangur po qe se pajisja do të kishte arritur me kohë.
    “Hetimet kanë treguar se të njëjtët persona janë përpjekur ta bllokojnë dhe vonojnë qëllimisht. Një gjë duhet sqaruar. Cili ka qenë interesi i këtyre njerëzve për ta vonuar një pajisje kaq të rëndësishme. Pa këtë pajisje Presidenti do ta kishte humbur jetën në sulmin e 15 marsit 2005”.
    Më vonë, tentimatentati ishte përdorur për prokurimin e dy automjeteve të reja të blinduara, e kjo kishte ndodhur pa përfshirjen e drejtorit të administratës.
    Personat që e kishin inicuar këtë janë sekretari i Presidencës, Mujë Ukaj, që është i afërt i Naser Rugovës, një i afërm i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, bashkë me shefin e Sigurimit, Qefser Baholli, i ashtuquajturi këshilltar i Sigurisë - Ramë Maraj, motra e gruas së Presidentit, Lumturije Shabani, ushtruesi i kreut të Prokurimit, Nexhat Shatri, që po ashtu është vëllai i ministrit të Ekonomisë, Haki Shatri, Nexhat Shabani - baxhanaku i Presidentit, si dhe Ukë Rugova - djali i Presidentit”.
    Nga buxheti prej 2.2 milionë eurosh i Presidencës për 2005 janë paguar 1.489.499.76 euro në llogarinë e një kompanie të quajtur “Autopark Loeninengen”, me seli në Gjermani. Pagesa i është bërë në llogarinë në Kasabankë, në Kosovë, nr. 1700200100050031.
    “Fillimisht, ata e kanë bërë një gabim dhe kanë dashur t’ia procedojnë pagesën Ahmet Demajt, i autorizuar të nënshkruajë në emër të ‘Autopark Loeninengen’, pronë e Xhevdet Nikçit, i afërti i truprojës kryesore të Presidentit, Elez Nikçit”.
    Dokumenti sqaron se nga kjo ishin dorëzuar dy kërkesa për sigurimin dhe pagesën.
    “Njëra kërkesë është realizuar në shumën 1.058.849,76 €. Pagesa është kryer në dy pjesë të ndara. Njëra në vlerë 1.016.625,00, e paguar më 31.03.2005, dhe tjetra në vlerë 42.224,76, e paguar më 04.04.2005. E dyta, nr. C15724 është paguar e plotë, në vlerën prej 430.650,00, më 04.04.2005, me autorizim të Mujë Ukës, dhe e aprovuar nga Lumnije Murati, zyrtare ndërlidhëse e Presidencës, një juriste pa asnjë njohuri dhe përvojë ekonomike.
    Zyrtari certifikues Bekim Canolli, asistent administrativ, është detyruar të nënshkruajë”.
    Sipas dosjes, hetimi mbi kompaninë “Autopark Loningen”, me adresë Rowenkamp 7, 49624 Loningen, dhe pronarit Xhevdet Nikçi (1967), tregon se gjykata në Gjermani ka verifikuar se ai merret me shitblerjen e automjeteve të dorës së dytë.
    “Me urdhër të gjykatës, ‘Autopark Loeningen’ tani është mbyllur dhe dy nga automjetet që arritën në Gjermani janë konfiskuar nga autoritetet gjermane”.
    Kërkesa për lejen e eksportit të veturave është nënshkruar më 23 mars 2005, nga Qefser Baholli, ngase në fillim Nexhat Shatri, ushtrues detyre i shefit të Prokurimit, kishte kërkuar më 24 mars 2005 të sillen vetëm dy vetura, duke urdhëruar shmangie nga procedurat e prokurimit dhe transferet kryhen më 31 mars dhe 4 prill 2005.
    “Kërkesa ka qenë vetëm çështje dokumentesh, sepse të dhënat tregojnë se i tërë biznesi ka qenë tashmë punë e kryer. Urdhëresa është bërë për 6 automjete, ato kanë qenë gati për transport ajror nga Atlanta. Është dhënë licenca për eksport, e lëshuar nga Departamenti i Tregtisë amerikane, ka munguar vetëm hardkopja para transportimit. Çmimet e automjeteve kanë qenë 107.000,00 € (sipas kursit të dollarit në prill 2005)”.
    Pas nënshkrimit të Qefser Bahollit, më 13 prill 2005, Melihate Tërmkolli më 27 prill i transferon 1.000.000 euro, me miratim të Haki Shatrit, Zyrës së Presidentit të Kosovës.
    Hetuesia sqaron se në fund të dhjetorit 2004, Mujë Ukaj kishte udhëtuar për në Gjermani, ku takohet me Xhevdet Nikçin, ndërsa më 17 mars 2005, dy ditë pas tentimatenatit, Blerim Svirca ia dërgon rreth 800.000 euro Xhevdet Nikçit, për automjetet.
    “Në fillim të prillit, Nikçi ia transferon 1.300.000 Blerim Svircës. Gjatë hetimeve, Svirca sqaron se ka dashur të blejë tokë, por nuk ka mundur ta saktësojë lokacionin”.
    4 nga 6 automjete dhe 2 Hummer-a kishin arritur në Kosovë më 4 mars 2005, nëpërmjet Pejës.
    “Pagesa është kryer më 10 maj 2005, kurse çmimi i automjetit është dhënë 338.875 për një Chevrolet Suburban, 65.500 euro për një Hummer dhe 68.500,00 euro për Hummerin tjetër. Mbikëqyrës i transferit ka qenë Kushtrim Shatri, kushëri i ministrit Haki Shatri, dhe kreut të Prokurimit Nexhat Shatri. Automjetet përbirohen në kufi në po atë ditë që ato arritën pa hyrë në terminal dhe pa pagesë”.
    Në fund të majit, në Frankfurt kishin arritur dy “Chevrolet” të tjerë dhe menjëherë ishin konfiskuar nga policia gjermane, ndërkohë që Xhevdet Nikçi ishte nën hetime.
    “Zyra e Presidentit është paraparë të paguajë një diferencë shtesë nga 485.000 euro, gjë që nuk është bërë, për shkak të hetimeve që po vazhdojnë. Kontrata me ‘Autopark Loenningen’ e Xhevdet Nikçit është nënshkruar nga Nexhat Shatri, transferi është lëshuar me urdhër të Haki Shatrit. Përfitimi i tërësishëm për këtë grup njerëzish ka qenë 1.400.000 euro”.
    Hetuesia ndërkohë po tenton të sqarojë përse shuma e arritur ndërmjet kompanisë “Project Support Vehicles” dhe Zyrës së Presidentit të Kosovës nuk është dërguar në mënyrë të rregullt ligjore në llogarinë në Gjermani dhe kush i ka marrë 4 automjetet tjera.
    Krahas kësaj blerjeje, sipas dosjes, janë blerë edhe 2 Toyota Landcruiser të zeza, njëra nga të cilat vozitet nga Nexhat Shabani, baxhanak i ish-Presidentit të Kosovës, me targa 483 KS 951, tjetri nga sekretari Mujë Uka, 000KS 09-39. Përveç kësaj, edhe disa Audi A6, dy Audi A8 dhe Audia A4 janë blerë për njerëzit e Ramë Marajt. Një Audi A6 është blerë për përdorim privat për gruan e Nexhat Shabit, Lumturien, motrën e gruas së Presidentit
    “Sipas informacioneve, ato janë paraparë për Ramë Marajn, me ndihmën e personave në Presidencë, kryesisht bazuar në marrëdhëniet e tyre familjare. Lumturije Shabani është në fakt pika lidhëse mes të gjithë këtyre personave, përfshirë edhe djalin e ish-Presidentit, Ukë Rugova. Për më tepër ajo është shoqe e shkollës së ministrit Haki Shatri.
    Mujë Ukaj është mbështetur dhe udhëzuar nga Naser Rugova dhe Nexhat Shatri, vëllai i ministrit Haki Shatri. Ky i fundit e ka udhëzuar personelin ta kryejë transaksionin e shumave të lartpërmendura në llogarinë në “Kasabankë”, si dhe Marajn, këshilltar i Sigurisë, i ashtuquajtur personi inicues i një shërbimi të zbulimit, i emëruar jozyrtarisht këshilltar, Qefser Bahollin, Elez Nikçin dhe Adnan Mehmetin, shef i Protokollit”.

    Shumat e transferuara:

    Shuma Të zotuara Rata Pagesa

    430.650,00€ 31.03.2005 430.650,00€ 04.04
    1.058.849,76€ 24. 03.2005 1.016.625,00€ 31.03
    1.058.849,76€ 24.03.2005 42.224,76€ 04.04

    Aktakuza në fillim të prillit - pritet arrestimi i Nexhat Shatrit

    Burime të sigurta nga Prokuroria ndërkombëtare në Prishtinë i kanë thënë gazetës se aktakuza mbi hetimet rreth Presidencës mund të lëshohet në fillim të prillit, ndërsa i pari që mund të arrestohet është Nexhat Shatri. “Hetimet janë zgjeruar së fundi për disa persona, ndërsa Nexhat Shatri mund të arrestohet së shpejti”. (s. h.)

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zbulohen aparate përgjuese në ndërtesën e Presidencës së Kosovës

    Spiunim i përditshëm brenda Presidencës së Kosovës

    Sipas një hetuesi ndërkombëtarë, çdo takim, bisedë dhe levizje brenda ndërtesës së Presedencës së Kosovës përgjohet. Hetues ndërkombëtarë janë vënë në dijeni, se Ramë Maraj – që pretendon se është Këshilltar Special i Presidencës së Kosovës, me bashkpunëtorët e tij, kohë më parë, brenda ndërtesës së Presidencës së Kosovës, kishte vendosur aparaturë përgjuese. Ramë Maraj publikisht është Drejtor i “Institutit për Hulumtime Politike, Strategjike dhe të Opinioneve” -Prishtinë (“POLITICAL-STRATEGIC AND PUBLIC OPINION RESEARCH INSTITUTE”-PRISTINA - IHPSO), që është i regjistruar në UNMIK me datë 4. 2 . 2000, me numër regjistrimi 5200018 –1 – regjistruar si OJQ në UNMIK.
    Hetuesi ndërkombëtar beson se në stafin drejtues të këtij instituti bëjn pjesë: Avdi Behrami,jurist i dip.; Besnik Salihu; Bahtir Osmani,prof.etj
    Por, prapa këtij instituti qëndron veprimtaria dhe aktivitetet diskrete të bashkpunëtorëve dhe të Ramë Marajt - si Shef i Sherbimit Sekret të ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut”. Vetë Ramë Maraj, i cili pretendon të jetë njeriu me influencë brenda presidencës së Kosovës, është i pajisur me kamerë përgjuese që ka formën e lapsit. Oficierët hetues ndërkombëtarë thonë se me zbulimin e këtij rasti, është vështirë të thuhet se nëse këto aparate përgjimi janë të porositura nga ndonjë shërbim i huaj i fsheht, por mëgjithatë kjo nënkupton një delikt zyrtarë, që Presidencës së Kosovës mund t’i shkaktojë pasoja të mdha politike. Sepse për këtë tashmë janë informuar Përfaqësitë e Huaja Diplomatike.
    Dhe mu për këtë, parashihet që së shpejti Ndërtesës së Presidencës t’i kontrollohet imuniteti. Dhe nëse është kështu, atëhere ekziston mundësia që të nisen procedura gjyqësore ndaj përsonave përkatës, apo vetë shefit të të ashtuquajturit “Sigurimi i Atdheut”. Gjithashtu, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë përreth Presidencës së Kosovës janë koncetruar veprues të spiunazhit.

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    A e ka vrare Rame Maraj Tahir Zemajn? Rrethanat dhe interesat konfliktuoze te tyre flasin se ai kishte mbetur armik kokeforte i tij. Policia e EULEX-it e din dhe ka fakte te bollshme se Rame Maraj i ka miq personal ekzekutuesit e Tahir Zemajt, te cilet jane edhe ne strukturat udheheqese dhe operative te organizates kriminale "Sigurimit te Atdheut". A i ka vrare Rame Maraj policet e SHPK-se, Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn? Faktet dhe deshmitaret tanime ne duart e policise se EULEX-t flasin per jodashamiresi ndaj unfiformes se SHPK-se

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ibrahim Rugova per here te pare publikisht eshte deklaruar ne mbledhjen komemorative per Tahir Zemajn, e cila ishte e organizuar dhe e mbajtur ne rezidencen e tij, shtepine e krimit, se "Une i premtova Tahir Zemajt se do ta emeroja keshilltar per siguri dhe emergjence. Kjo, per shkak te procedurave administrative do te duhej te zyrtarizohej kete vit".
    Njefare Rame Maraj i ka kushtuar shtrenjte Tahir Zemes.
    Ja se cka e akuzon Tahir Zemaj, Rame Marajn ne librin e tij, "Keshtu foli Tahir Zemaj" (faqe 19-124).
    "Pikerisht aty ka filluar venia ne jete e skenarit te ri ose marreveshjes se fshehte per carmatimin e plote te brigades. Ja sepse zoti Rame Maraj me nje pjese te policise ushtarake te UcK-se prane Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Kosoves, nuk i ka shoqeruar trupat sipas marreveshjes. Kam ndier se po luhej nje loje e lige, pasi qe nje pjese e shtabit me pergjegjesine ushtarake kane hyre pa asnje problem ne Kosove, nepermjet Kukesit, ndersa trupat e Brigades kane kaluar neper nje kalvar shume te gjate. Rame Maraj tash duhet vete te beje publik qendrimin e tij, pse nuk i ka shoqeruar trupat sipas marreveshjes, pse brigada "Mergimi" ka devijuar rrugen, cfare e ka penguar ate te paraqitet ne oren e caktuar, per fillimin e marshimit te Brigades etj?".
    Pra, sic po shihet, rivaliteti per keshilltar per siguri te Ibrahim Rugoves mes Rame Marajt dhe Tahir Zemajt, sigurisht ne kete kontest edhe per dicka me te madhe se kjo, per pushtetin apo kontrollin mbi perfitimet nga ky pozicion, ketij te fundit i kushtojne me humbjen e perjetshme te gjasave per te qene me afer Rugoves sesa Rame Maraj, edhe ne pikepamje formale. (Ne procesin kunder "Grupit te Dukagjinit", ku Zemaj deshmoi sic pritej, ai u prezantua qarte e shqip: Punoj ne kabinetin e Presidentit Rugova si keshilltar per siguri! Askush nuk e mohoi kete fjale ne gjyq, nen betim.)
    Tahir Zemaj u izolua duke mos u zyrtarizuar aq lehte si keshilltar per siguri te Ibrahim Rugova. Madje, kolonel Tahir Zemaj nuk u kandidua as per deputet ne kuader te LDK-se. Kur u sulmua Tahir Zemaj ne Peje, disa muaj para se te vritej, mbahet ne mend vetem nje reagim publik kunder sulmit: ai i rinise se LDK-se ne Decan, ku bente pjese Hasan Zemaj, i cili do te gjendej afer Tahir Zemajt edhe kur vriten fare. Nje zhgenjim i madh avullonte heshturazi ne LDK, pasi shpetuan Zemajt nga sulmi me zole. As edhe nje fjale te vetme nuk e nxori presidenca, as kryesia e LDK-se. (Kur Zemajt iu konstatua vdekja, ne janar 2003, atehere po, vloi tere LDK-ja nga reagimet, madje per te mjegulluar te verteten, u degjuan edhe hakerrima derisa ne dyert e Rugoves trokiti atebote shefi i UNMIK-u, Steiner: Pusho gojen nga zhurma artificiale, e verteta eshte cfare e di ti!)
    Dokumentet rreth procesit gjyqesor kunder Tahir Zemajt (gjyq i viteve '80 kunder tij ne Prishtine per perfshirjen e tij ne tregtine e droges, qe rezultuan me fajesi te Zemajt dhe denim shumevjecar me burg) jane shperndare nga Rame Maraj dhe njerezit e tij neper anetaresi. (Ne fund te fundit nuk ka shperndare dokumente te falsifikuara).
    Nderkaq, kundertheniet dhe perplasjet e Rame Marajt me Ahmet Krasniqin ne Tirane i kane lene eshtrat e Ahmet Krasniqit ne varrezat e Tiranes, duke e lene familjen e tij ne mjerim te plote. Deshmitaret dhe burimet tjera tona flasin se naten kritike te vrasjes se Ahmet Krasniqit, Rame Maraj ishte afer vendit te ngjarjes, ku thuhet se ate nate se bashku me disa bashkepunetore te tij edhe ka festuar kete vrasje makabre. Festuan ata qe moren kompetencat e tij. Keshilltari i Ibrahim Rugoves, Rame Maraj, nje dite duhet te flase dhe te pergjigjet per cfare ai di per vrasjen e Ahmet Krasniqit.
    Mirepo, Tahir Zemaj pas nje kohe zu te deklaronte se nuk ndjehej i rrezikuar. Keshtu se paku tha si ne nje interviste dhene "Javes" disa muaj para se te vritej. Ne kete interviste ai shpreh hapur deshiren e tij qe te ishte afer Rugoves, sepse sic thoshte Zemaj, nderkombetaret, Rugova dhe vete ai jane pajtuar se ai duhet angazhuar diku.
    Keshtu, ne pyetjen e intervistuesit se a keni pasur oferte per te qene keshilltar per siguri i presidentit, Zemaj pergjigjet: "⿦ kam pasur bisede qe une duhet te inkuadrohem diku, ose ne presidence ose ne qeveri".

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Sipas një hetuesi ndërkombëtarë, çdo takim, bisedë dhe levizje brenda ndërtesës së Presedencës së Kosovës përgjohet. Hetues ndërkombëtarë janë vënë në dijeni, se Ramë Maraj – që pretendon se është Këshilltar Special i Presidencës së Kosovës, me bashkpunëtorët e tij, kohë më parë, brenda ndërtesës së Presidencës së Kosovës, kishte vendosur aparaturë përgjuese. Ramë Maraj publikisht është Drejtor i “Institutit për Hulumtime Politike, Strategjike dhe të Opinioneve” -Prishtinë (“POLITICAL-STRATEGIC AND PUBLIC OPINION RESEARCH INSTITUTE”-PRISTINA - IHPSO), që është i regjistruar në UNMIK me datë 4. 2 . 2000, me numër regjistrimi 5200018 –1 – regjistruar si OJQ në UNMIK.
    Hetuesi ndërkombëtar beson se në stafin drejtues të këtij instituti bëjn pjesë: Avdi Behrami,jurist i dip.; Besnik Salihu; Bahtir Osmani,prof.etj
    Por, prapa këtij instituti qëndron veprimtaria dhe aktivitetet diskrete të bashkpunëtorëve dhe të Ramë Marajt - si Shef i Sherbimit Sekret të ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut”. Vetë Ramë Maraj, i cili pretendon të jetë njeriu me influencë brenda presidencës së Kosovës, është i pajisur me kamerë përgjuese që ka formën e lapsit. Oficierët hetues ndërkombëtarë thonë se me zbulimin e këtij rasti, është vështirë të thuhet se nëse këto aparate përgjimi janë të porositura nga ndonjë shërbim i huaj i fsheht, por mëgjithatë kjo nënkupton një delikt zyrtarë, që Presidencës së Kosovës mund t’i shkaktojë pasoja të mdha politike. Sepse për këtë tashmë janë informuar Përfaqësitë e Huaja Diplomatike.
    Dhe mu për këtë, parashihet që së shpejti Ndërtesës së Presidencës t’i kontrollohet imuniteti. Dhe nëse është kështu, atëhere ekziston mundësia që të nisen procedura gjyqësore ndaj përsonave përkatës, apo vetë shefit të të ashtuquajturit “Sigurimi i Atdheut”. Gjithashtu, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë përreth Presidencës së Kosovës janë koncetruar veprues të spiunazhit

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Enver Sekiraqen ne menyre legale d.m.th eshte veshtire apo e pamundur ta denojn, sepse eshte direkt i lidhur me presidentin Rugova dhe LDK-ne, kurse ne menyre ilegale edhe mund ta ndal ndokush !!!

    Sa per ilustrim po ua tregoj disa gjera qe vet personalisht i kam par per se afermi gjat nje pushimi veror ne Ulqin !


    Ky "daija" ne Ulqin me 15 piuna te tij te gjith me revole i kalonte perafersisht 1 deri ne dy ore ne plazhin e Ulqinit,por jo per tu rrezitur apo per tu lar, por bente propagent te tmerrshme kunder pjestarve te UÇK-se, dhe duke e Rugoven, ka qene shume i adhuruar ne plazhin e Ulqinit per shume pushimor qe gjindeshin aty, sepse per gjdo dit kah pasdidja shkonte aty dhe blente me sasi shume te medha pem,(banane, shalqin,portokaj,rrush)..perime,lengje, uje etj,... dhe piunat e tij ua shperdajshin njerzve ne te gjith plazhin, te gjitha keto dhurata nga mafia i Prishtines me lidhje direkte me Rugoven dinarin !!!

    Gjat shperdarjes se atyre dhuratave ne plazh i ofendonte rende pjestaret e UÇK-se dhe iu preferonte plazhistve te votojn per Rugoven....kurse shqiptaret qe pushonin ne ate plazh shkonin dhe e falenderonin Enver Sekiraqen, duke e lavdruar se eshte nje djale shume i mire etj...


    Edhe nje gje me mbetet ne kujtes kur i thot nje piuni te tij shko tek ajo gruaja malazeze apo shkin dhe maja qadren 1 ore sepse po e djeg dielli, e ai shoku i tij pa hezitim fare edhe e ben !!!

    tjetra gje qe vlen te theksohet eshte se ai ka qen i lidhur ngusht me policine serbo-malazeze, dhe piunat e Arkanit te te vrar, dhe bente kontrabant me drog lirisht, duka i angazhuar jo vetem piunat e tij por edhe shume femij 10 deri ne 13 vjet per shperndarjen e droges....

    Kurse sa i perket kohes se para luftes dhe gjat luftes ka qene i lidhur direkt me Arkanin dhe Rugoven, ka qene prezent edhe ne ceremonin e marteses se Arkanit me Cecen dhe i ka bler nje dhurete Ceces nje zingjire ari shume te shtrejt.....


    Me nje fjal pra eshte i lidhur drejperdrejt me Presidencen, dhe institucionet e tashme te Kosoves, per ket arsye edhe eshte i lire ende....!!!

  7. #267
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Sekiraça ka përkrahje nga eprorët e Policisë dhe politikanët

    Dëshmitari Bejtullah Mehmeti, si dëshmitar, në seancën gjyqësore kundër Arben Berishës, Fitim Avdiut dhe Agron Eminit, të akuzuar për kryerjen e vrasjes së policit Triumf Riza, ka thënë se Enver Sekiraça ka përkrahje nga eprorët e lartë në polici dhe njerëzit e fuqishëm të politikës.
    Mehmeti tha se ai dhe kolegu Besnik Hasani, kishin njohuri për planet e Enver Sekiraçës për ta likuiduar Triumfin.

    Në seancën e së mërkurës dëshmoi edhe ish e dashura e Enver Sekriaçës, Emine Zeqiri, e cila mohoi tërësisht deklaratat e dhëna në polici dhe prokurori, sipas të cilave ajo kishte parë Arben Berisha disa herë duke u shoqëruar me njerëz të afërt te Sekiraçës.

    Tre dëshmitarët e tjerë ishin personat që shoqëruan të ndjerin Riza nga vendi i krimit deri në Qendrën Klinike, Blerim Xheli, Sylë Hoxha dhe Gazmend Hoti. /Telegrafi/

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nga Ceca deri ne LDK

    Nje lajm, qe eshte pritur nga shum, ne fakt seshte vetem nje lajm, por lajme lajme reth Adelina Ismaili. Por nuk besoj qe ksi lloj te lajmi kan prit. Te kemi parasysh qe ska dy muaj qe e kemi hapur kete Revist, kemi mbetur pa i publiku shum lajme reth Adelines, per kete e kemi mbledhur te gjith nje vend. Kritik, lavdat, mendime dhe fakte te gjitha ne nje vend:



    Okej fillimisht fillojm me te kaluren a Adelina Ismaili. Sepse thojn, duhesh te mesosh te kaluren per te kuptuar te ardhmen. Adelina Ismaili, gjithmon ka pas nje lloj mbrojtsi nga shteti, filluar nga i ndjeri Ibrahim Rugova, dhe po thuaj se nje shumic te madhe te popullit Kosovar. Duke pranuar ne programin e Valon Maloku, ajo tregon se nuk ka pas mundesi te shkon ne ndonje shkolle muzike, te punoj ose te permirson zerin e saj. Nje gje qe per fakt, eshte shum keq, se ndoshta kishte mujtur te mer duar trokitjet e verteta, me plot merit.

    Ceca shqiptare
    Adelina Ismaili, e njofum si Kosovaren e par, qe ka guxuar te thej akullin, edhe te del ne sken, ne menyr provokative, me sa pak tesha se sa eshte mundur. Nje po thuaj se mod qe perveq qe dikujt ju ka pelqyar, shum edhe kan kritikuar dhe kan krahasuar me kengentaren ateher te famshme, serbe, gruaj e Arkanit, Ceca. Arsyjen pse shumica e kan krahasuar Adelinen me Cecen, e shifni edhe vet, Ceca shum e shum me heret ka dal ne sken se Adelina, dhe u vesh ashtu, si tani me Adelina filloj te bej ne Kosove. Tash gjithkush e ka mendimin e vet, ne po e cekum ket.

    Okej para se te filloni tash te ngritni tencionin, e te na kritikoni sepse sju pelqen mendimet tona, ju preferoj te lexoni edhe qka do te shkruajmi ne vijem. Sepse nese dikush kerkon fakte, se Adelina Ismaili ka vjedhur stilin e Ceces, ju nevoitet vetem disa hulumtime ne internet, ose permes telefonit, dhe te shikoni: Kur ka filluar Ceca te kendoj? Si eshte dukur Ceca ne sken? Pastaj, shikoni, kur ka filluar Adelina te kendoj? Ne qfar moshe ishte Adelina, dhe qfar viti ka qen ajo dite kur Adelina filloj te del ne sken me nje motiv provokuse. Mire, sepse kur e beni ket hulumtim, atehere komentoni!

    Kshtu qe PO eshte Adelina, qe e ka thyer akullin ne Kosove, dhe ka dal sken ashtu menyr provokative, por eshte nje PO gjithashtu e madhe, qe Adelina ka ber nje kopijim te stilit te Ceces. Sepse ne ate koh, para Adelines, skemi pas tjeter idoll te mesojm te vishem provokative pervec Ceces. Seshte diqka, qe thjesht thojm , sa per te mar inati dikujt. Sepse jemi duke folur per serbe, qe na ka ber te vuajtur per nje koh te gjat pupullit ton. Kshtu qe nuk kemi asnje arsyje per te mbrojtur serbet, ose Cecen, dhe ne asnje menyr nuk e mbrojm. Por eshte diqka qe shifet, tmerr.. Nuk eshte per nje thjesht shaka, qe therrasin Adelinen si Ceca shqiptare.

    Aty reth vitit 2004 Adelina ishte mysafire, ne nje intervist ne RTK, ne nje program, qe zgjati vetem reth pushimit veror. Adelina ishte pyetur, reth stilit saj, dhe qe eshte shum e ngjajshem me stilin e Ceces. Adelina u tregua shum e prekur, dhe tha se nuk ka qen qellimi i saj te duket si Ceca, dhe nuk i pelqej ato akuza ndaj saj, qe ne at koh skishin fund. Ndersa ishte pyetur nese ka ber operacjon plastik dhe Adelina pergjigjet se, "eshte vetem shpikje nga njerez, qe nuk munden te kuptojn qe njeri ka bukuri natyore." Eshte e vertet se keshtu eshte pergjigjur Adelina Ismaili, nese keni deshir per fakte www.rtklive.com, drejtohuni tek RTK dhe kerkoni inqizimin e ketij programit qe ka qen aty reth vitit 2004, nese normalitikisht keni nevoj te bindeni me syt e juaj, dhe jo nga fjalet e huaja.

    Kengetaret te huaj vjedhin nga Adelina
    Por nuk eshte vetem Adelina qe ka kopijuar, sepse edhe serbet kan kopijuar nga Adelina. Kto gjera qe po ju tregojm, jan gjera qe jan perfolur vite me vite, nuk eshte ndonje risi. Por pak te rifreskojm memorin. Mira Skoric ka vjedhur nga Adelina, eshte fakt. Mund te ndegjoni vet, kengen e Adelines - Ushtrim do ta bej, qe eshte kushtuar i ndjerit Ibrahim Rugova:

    Ju njoftojm se shum pak dim per muziken serbe, dhe per at qe dijm , ju tregojm edhe nga e kemi faktet. Sa per kenget e Adelines, na kan servuar falas, disa persona ne YouTube. Por edhe Adelina Ismaili vet e ka pranuar se ka shum kengetar qe ka vjedhur nga Adelina, ket e pati shancen te tregoj, ne TOPRTK:

    Okej, pra edhe pse Adelina ka nje kopijim nga Ceca, te tjeret e kopijojn tani Adelinen. Si nga kenget, edhe paraqitja. Sa eshte kjo pozitive, nuk e shofum, por e verteta eshte se kjo ka ndodh ketu ne Kosove. Adelina ishte e para ketu ne Kosove, qe filloj te jep me shum rendesi paraqitjen skenike, se sa zerin e saj qe nuk perputhet me nje ze qe nje kengetare duhet te ket. Adelina u mireprit nga publiku shqipetar, dhe hyri ne zemer te shum njerez. Pastaj filloj Adelina te behet nje idoll per vajzat te reja, sepse e shikuan se sa shum njerez e adhuruan nje vajz si Adelina, kshtu qe kishin deshir te ecin e te arrij si ne kepucet e Adelines.

    Lidhja e Adelines me Enver Sekiraqa
    Ketu po e shofum se kjo artikull mund te shendrohet ne nje roman, kshtu qe ti shkurtojm pak gjerat. Erdhi koha kur Adelina perflitet se kalon me Enver Sekiraqen, mafia nga Kosova. Keto nuk jan thashetheme qe kan filluar tash, por nga koha kur ishte lufta ne Kosove. Vin lajme te lloj llojshem per Adelina Ismaili, aty ku tregon qe Adelina eshte ne burg shtepiak, tregon qe Adelina ka lidhje me aksidente ne Royal Casino. Keto gjera gjithmon kan provuar te mbulojn, e te fshihin, dhe te thojn se Adelina ska asnje lidhje, e Adelina eshte YLL i Kosoves, etj etj. Por a e dini se kush eshte Enver Sekiraqa? Per mos te zgjat kete artikull me shum se sa eshte, mund te lexoni ne faqe te tjera per Enver Sekiraqa, mafia qe e ka mbeshtet Arkanin ne luften KUNDER Kosoves. Me kete person Adelina Ismajli ka pas lidhje. Pra kush do qe te jet ai person, qe dilet dhe thot nuk eshte e vertet, nuk besoj qe mund te argumentojn keto foto qe i shifni me posht. Nuk jan montazh, sigurisht qe ket fjal e kan mesuar te gjith, dhe kan shum deshir te perdorin si arsyje, por kur kemi provoj aq te gjat me photoediting, ne mujm te dijm se qfar eshte dhe qfar nuk eshte montazh. Por prap ne po tregojm qfar dim ne, dhe eshte e drejta e juaj si lexues te besoni qfar te doni!

    Tani mesojm se Adelina eshte e smuar, eshte jasht shtetit etj etj. Sa ishte kjo e vertet? Mendojm se pasi kemi kuptuar lidhjen me Trium Riza, se Adelina Ismajli ka perdor media per te manipuluar Enver Sekiraqa, per te shtir te menduar se Adelina eshte ne shtetet e tjera, kur me te vertet ishte sebashku me Trium Riza.

    Adelina Ismajli, Enver Sekiraqa dhe Trium Riza
    Prap ndegjojm per nje ndeshje ne Royal Casino, qe kishte lidhje me Adelina Ismajli. Te gjith adhuruesit e saj, e mbrojten Adelinen duke then se nuk eshte e vertet, etj etj. Siq kemi then gjithnje, koha e tregon veten. Dhe mesuam se ne Royal Casino, ishte nje konflikt ndermjet Enver Sekiraqa dhe Trium Riza, arsyja ishte Adelina Ismajli. Njeri ishte ish-dashnor, tjetri ishte dashnor i Adelines. Ket radh ishte Enver Sekiraqa ai qe eshte lenduar, dhe derguar ne spital. Dhe Enver Sekiraqa premtoj se pasi qe te del nga spitali, do te mer hakmarrje. Dhe kete e beri at dite kur u vra Trium Riza. Nuk eshte ndonje teori qe nuk e keni ndegjuar me par, beni disa hulumtime, dhe e shifni se sa ka zgjat kjo lidhje ndermjet Enver Sekiraqa dhe Trium Riza per Adelina Ismaili.

    Pasi qe kjo Revist u hap pasi qe kjo ka ndodhur, edhe skemi pas mundesi te publikojm lajm ose gjera te tilla. Prandaj ne kete her ngushllojm familjen e Trium Riza, dhe me te vertet na vjen keq ajo qe ka ndodhur. Por sa qudi, qe kur kjo lajm trokiti ne shtepija shqiptare, me shum u merziten per Adelinen se sa per faktin qe ka vdekur Trium Riza, ashtu e kuptuam, kur gjat viteve ka pas shum vrasje te tilla, ka pas shum gjera te tmerrshme qe kan ndodhur ne Kosove. Por asnjeher ska pas vemendjen e popullit, aq shum se sa lajmi per Trium Riza.

    Faji nga Enver Sekiraqa deri te B. Pacolli
    Jemi afer zgjedhjet komunale, qe do te marin pjes me 17 nentor. Ndersa dikush qan hallin per Adelinen, tjeret per Trium Riza, e dikush tjeter duar troket per Enver Sekiraqa, tjeret kan synime politike. Per te ber nje propagand, qe perputhet perfekt per zgjedhjet, ata zgjedhin Behgjet Pacolli si viktim per berjen e vdekjes te Trium Riza. Arsyja pse ne e mbrojm Behgjet Pacolli, eshte sepse e njofim historin e tij per nje koh shum te gjat, dhe kuptojm ku ka fituar parat, qe sod mund te bej qfar deshiron B. Pacolli vet. Jo per ndonje qudi e madhe, u vertetua se Pacolli eshte i pafajshem, mbasi kemi gjykata, dhe ligje, nese jo ne Kosove, ne tjera shtete po!

    Kisha zgjat edhe me shum, por edim se mund te kemi shum komente, kshtu qe muj te vazhdojm me debate kur te kemi ndonje koment nga lexuesit, qe sigurisht jan mire se ardhun qoft positivisht ose negativisht.

    Konkluzjon reth Adelina Ismajli, Enver Sekiraqa dhe Trium Riza
    Te deklarojm ketu, ne bardh e zi, kshtu qe ta kuptojn te gjith njeher per gjithmon, se Revistes DardanaLady, vjen shum keq qfar ka ndodhur familjes Riza, dhe gjithashtu na vjen keq per Adelina Ismaili, nuk eshte let te perballoj vdekjen e te dashurit, gjithashtu jo kur edin se deri diku ajo vet ishte fajtor per plumat qe Trium Riza i mori at dit qe vdiq. Shtrohet pyetja, pse eshte Adelina fajtore? Ne mendojm keshtu sepse, ter Kosova e ka ditur se kush eshte Enver Sekiraqa, te gjith e kemi ditur qfar ka ber ai kunder Kosoven, per bashkpunimin e tij me Akranin etj. Kshtu qe eshte e pamundur qe Adelina Ismaili qe vet ne fakt jetonte ne Prishtin, mos me dit per Enver Sekiraqa. Kur ka qen ne burg shtepijak nga Enver Sekiraqa, Adelina e ka dit se qfar i ka gjetur, dhe nga ajo dite qe Adelina Ismili eshte ndar nga Enver Sekiraqa, ajo e ka ditur se ka me pas probleme. Dhe kur u bashkua me Trium Riza, ajo e ka ditur, qe Enveri ka me ba problem. Kur ka ndodh perlarja ne Royal Casino, Adelina e ka ditur qfar mund te ndodh, dhe ja ndodhi, pa deshiren e Adelines, pa deshiren e askujt, perveq atyreve qe ishin kunder Trium Riza - Sekiraqet.

    Po te kishit percjellur lajm nga lajmi, pasi qe eshte konfirmuar vdekja e Trium Riza, ne RTK nje advokat me duket, tregonte se qfar lidhje ka Mafia e Sekiraqes me qeverin e Kosoves, me qfar marveshje behet fjal. Qe qeveria ka than "mos na nderhyni ne pun ton, dhe as ne nuk do te nderhyjm ne punen e juaj". Ja keshtu kur ke nje shtet ma ligj, ku mafia dominon, ndersa ter populli vuan, njeher vuan nga serbet, tash nga gjaku i vet, nga shqiptaret.

    Reagimet e popullit shqiptar, reth Adelines, Enver Sekiraqa dhe Trium Riza:
    FortesaM nga Zvicrra:
    Adelina vet e ka lyp qka i gjet. Me kalu me mafiashin ma te madh te kosoves qe ka qen me shkije eshte turp, eshte tradhti per popullin kosovar. Krejt Kosova gjithmone e ka dit qfare njeri ka qen ky enveri, dmth qe edhe kjo e ka dit edhe aspak si ka pengu. Adelina eshte ka i pagun sot gabimet e te kaluares.

    Rilinda:
    KA NDODH QKA KA NDODH KA BO QKA KA bo, ADELINA esht qe mbi 20 vjet krralica shqiptarije dhe dot jet ashtu adelina YLL KOSOVE TE DOJM SHUM!
    RROT SOME FEMEN JE MOS TA NIN!

    Kemi pas edhe shum e shum komente tjera, por nuk i publikuam pasi qe nuk ishin shum konkrete, dhe realist ata qe kan shkruajtur, pasi me shum kan perdorur fjal banale, eshte fjal per komente qe jan ber ne youtube, dhe forum tjera.

    Te gjith mendojn se Dafina Dauti ishte Adelina Ismajli
    Nje koh shum te shkurt, para se te ndodh vrasja e Trium Riza, ne internet publikohet nje keng me emerin "Shum mire do te ishte" . Po thuaj se gati te gjith menduan se kjo keng eshte kenduar nga Adelina Ismajli. Pranojm se edhe ne te Revistes DardanaLady menduam se eshte Adelina, pasi ne keng, zerin e kishin po thuaj se te njejt. Kjo nuk dmth se na pelqej kenga, por menduam se ishte Adelina. Pastaj kjo normalitikisht, kur mendojn se eshte Adelina, fansat e Adelines votojn dhe e ndegjojn. Dhe keshtu arriti Dafina Dauti te jet ne toplist me kete keng. Pastaj publikohet se me te vertet ishte Dafina Dauti. Kemi ndegjuar keng te tjera nga Dafina Dauti, dhe konfirmojm se vetem ne kengen "Shum mire do te ishte" e kishte zerin e njejt si Adelina, pastaj kenget e tjera u dalluan qe nuk eshte Adelina qe i kendon. Per nje gje e kishin perbashk, asnjera nuk din te kendoj, ashtu si duhet te dij nje kengetare.

    Adelina per LDK
    Sikur kto lajme nuk mjaftonin, kemi edhe nje lajm qe seshte as 2 dite e vjeter. Behet per rikthimin e Adelines ne sken, ksaj her per zgjedhjet eshte dal ne skenen e LDK ne Gjilan. Lajmin nga Bluethooth lexoni ketu: Adelina ne Gjilan

    Fjolla1992:
    ncncncn spot vjen mbare..Triumfit as 2 muj sju kan bo qe o dek e ti del ktu e knon ncncncn ani thush qe e ki dasht :S:S
    valonplus:
    Kjo vajze qe deri dje ishte e lidhur me krimin ( ish femra e Enver Sekiraqes), qe sherri i saj humbi jeten i ndershmi Triumf Riza, pa kaluar muajt del dhe kendon kenge. Marre te qofte .......Turp .....( Kjo nuk meriton ta permend emrin e z. Rugova , as te Adem Jasharit e lere me te ju kendoj kenge)
    jashaaa:
    ee moj ftyr bohesh kishe po kan aty tu qite foto te tuat e del ngan aty si pel tu knu kishe une dikushi
    malielshani:
    O hallall Adeline! nje e ka Shqiptariaaaa... qe i ka hije ckado qe ben ... BRAVOOOO! Ke gjet momentin me te mire per t'iu rikthy skenes.. MOS E LESHO KURRE ME!....
    Maqkoo:
    valla adelina e paska d*i me qit sen ...boll e pat qe ja kan qit fotot me enverin veq edhe ka dal ka knu me qita e ka dhon vulen qka osht ..sma ka mar menja kurr :SSSS..i shkreti triumfi per kon e ka hup jeten

    Paramendoni qfar na quditi me se shumti?? Ashtu pra, me shum komente negative, se sa pozitive per Adelina Ismajli. Sa per paraqitjen e saj ne LDk, pas vdekjes e Trium Riza, ne te Revistes DardanaLady skemi asnje koment, eshte pikrisht zgjedhja e saj, dhe skemi asnje mendim reth ksaj pune.

    Ja kjo ishte nje permledhje reth lajmet e Adelines, qe ne skemi pas mundesi te publikojm, pasi kjo Revist u hap para nje muaj. Kshtu qe negative, pozitive, eshte kshtu siq nje si grup kemi funckjonuar, dhe kemi ardh ne nje mendimi. Nje e ka Adelina te mire, e ajo eshte se din te shkruaj keng, te kompozoj, dhe nuk vjedh nga tjer. Eshte e para qe ka thyer akullin ne Kosove, andaj eshte yll i Kosoves per shum ndegjues.. Per tjer, mund te jet nje vajz qe nuk ju pelqejn, dhe pak a shum mund te jet arsyje keto qe i kemi permend. Por sicili per veti, dhe nese Adelina ben BOOM.. ne jemi nder te paret qe do tju tregojm, beri diqka mire, me plot fjalen mire, ne do te jemi te paret qe duar trokasim.

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SI DESHTOI ATENTATI NË LIPJAN

    arrestim me argumente si komplot për të vrarë Alban Asllanin me dorën e policisë, nga ana e një milici serb, tani në SHPK, të quajtur FADIL SYLEVIQ dhe të dashnores së ti të quajtur Mirvete Pevqel, që së bashku me atë që me korrupsion e ka marr licencën për hapjen e universitetit AAB e kanë organizua likuidimin e Alban Asllanit, ndoshta edhe me porosinë e ati individi në qeveri që është korruptuar dhe e ka dhënë licencën fals. Hulumtova edhe vetë dhe mësova informacione shumë interesante për këtë rast!

    Pasi që dështoi atentati ndaj Alban Asllanit ai u arrestua brutalisht dhe u krijua një trup gjykues i zgjedhur nga njerëzit e ish regjimit jugosllav, të cilit i prinë një person nga familja e Rrahman Morinës. Nuk ka dyshim se pas këtij komploti qëndron edhe boshti profashist Bruksel-Beograd i cili e ka caktuar këtë datë të fillimit të procesit gjyqësor mu kur fillon seanca e Gjykatës në Hagë për të e devalvuar UÇK dhe Kosovën para Gjykatës së Hagës. Këtu nuk është fjala për vendet mike por për vendet pro serbo-greke në BE!

    Ky trekëndësh kriminel e ka fut Albanin në këtë mes, dhe nëse Alban Asllani shpëton nga likuidimi ai do të vërteton këtë. Si u zbulua, SHPK-ja nuk kishte shkuar me e burgos Alban Asllanin por ishin shkuar për të vrarë duke shpresuar se ai është i armatosur dhe do të mbrohet me armë. Këso komplotesh mundet të organizon vetëm Fadil Syleviqi me instruksione nga Beogradi.

    Fadil Syleviq dyshohet se e ka likuiduar dr. Hafir Shalën i cili është në listën e të zhdukurve, në 1998, se ka marrë pjesë edhe në organizimin e vrasjeve të Zahir Pajazitit dhe Hyzri Tallës me shokë, para lufte, dhe në vrasjet politike enigmatike të pas luftës në Kosovë duke e përfshi edhe vrasjet si në krahun e UÇK si në krahun e LDK. Fadil Syleviq me axhën e ti e kanë organizuar vrasjen e Agim Makollit të cilin e kanë futë në veturën e Fadil Syleviq të lidhur dhe pasi e kanë vra e kanë zgjidhur dhe e kanë prezantua si “viktime” duke e kurdisur sikur kjo ka qenë “atentat” ndaj Fadil Syleviqit dhe se Agim Makolli është vra rastësisht. Për këtë “atentat” ndaj tij Fadil Syelviq e ka akuzua Alban Asllanin në kohën kur ka ndodh kjo. Dokumentet gjyqësore flasin se Agim Makolli ka qen i burgosur dhe i denuar nga gjykata e Serbisë pse para 1996 ka tentuar ta vras Fadil Syelviq me urdhrin e Zahir Pajazitit. Prandaj, Fadil Syleviq nga frika dhe për hakmarrje e ka organizua vrasjen e Agim Makollit!

    Fadil Syleviq, si milic serb së bashku me pjesëtarët e EULX-it, janë të dyshimtë edhe për vjedhjen e dëshmive në zyrat e SHPK, me qëllim për ta komprimituar SHPK dhe për ti marr kompetencat e tyre policia e EULEX-it! Tani Fadil Syleviq merr pjese në tëra hetime kundër ish ushtarëve të UÇK duke përdorë dhunë brutale dhe korrupsion për të krijuar dëshmi të rrejshme për gjykimet e tyre të montuara. Fadil Sylevq dhe Enver Sekiraqa janë në mbrojtjen e EULEX-it, sepse ata përdorën si vegla për nevojat e tyre kundër njerëzve të rezistencës ndaj sundimit të EULEX-it!!

    Në fund edhe një herë përsëris: Dalja e Nazim Bllaces në skenë është përpjekje për të fshehur vrasësit e paguar nga Serbia për ti vrarë shqiptarët dhe për të prezantuar këtë si “qërim hesapesh mes shqiptarëve”! Ky gjykim ndaj AKSH i përngjan gjykimeve fashiste ndaj çlirimtarëve! Nëse Drejtësia nuk i del përpara kësaj anarkie dhe kësaj tiranie, herët a vonë, qytetarët do të detyrohen të marrin drejtësinë në duar të veta për tu mbrojtur dhe nga ky lloj terrori perfid institucional!

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vëllanë e vet e përshkruan si njëri që ka punuar si agjent sekret për KFOR-in amerikan. Dënimin me 25 vjet burg e quan hakmarrje të krerëve të lartë të Policisë së Kosovës, sepse ua ka zbuluar trafiqet ilegale. Betohet se Shpend Qerimi nuk ka të bëjë asgjë me policin e vrarë Triumf Riza, apo shpërthimin në lokalin e të shumëkërkuarit Enver Sekiraqa. Ilir Qerimi, vëllai i të dënuarit Shpend Qerimi, flet për Express.

    Express: A e di vëllai juaj për këtë intervistë?
    Ilir Qerimi: Po, ai më ka autorizuar për intervistë dhe më ka thënë se duhet të dalë e vërteta.

    Express: Në natën kur ka ndodhur shpërthimi, a e dini ju, ku ka qenë Shpendi?
    Ilir Qerimi: Po, unë e marr përgjegjësinë e plotë, si vëlla, si qytetar, si prind. Rreth mesnatës së asaj nate, unë kam shkuar në shtëpinë e Shpendit për të kërkuar një hap për dhimbje koke. Ai vetë ma ka hapur derën, ashtu i përgjumur dhe më ka thënë të shikojë nëse ka. E kam marr hapin kafetin dhe e kam pirë. Prandaj gjithçka për të është montim. Kur është arrestuar Shpendi, unë kam ardhur në Prishtinë me avokatin Avni Ibrahimi. Kur avokati ka takuar Shpendin më ka thënë se bëhet fjalë për një shpërthim. Mua më është dukur qesharake. Por pastaj kam kuptuar se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

    Express: A keni pritur që vëllai juaj do të dënohet me 25 vjet burg?
    Ilir Qerimi: Jo, sepse ky gjykim është i padrejtë, i pabazë dhe pa prova. Shpendi nuk është i përfshirë në këtë rast. Me këtë kanë ndodhur dy krime. I pari është shpërthimi dhe i dyti është vendimi i gjykatës së EULEX-it për dënimin e tij dhe Besnik Firajës, me nga 25 vjet burg secili. Këtë gjykim të cilin unë e kam përcjellë, e që ka zgjatur rreth 17 seanca, e ka udhëhequr gjykatësi Francesko Florit, i cili pa kurrfarë baze, e ka dënuar. Kanë qenë rreth 30 dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe Mona Ismajli (nëna e këngëtares Adelina Ismajli). E gjykatësi në fund, vendimin e vet e ka mbështetur në mesazhin e Mona Ismajlit. Por këtu ka të bëjë politika. Ata janë dënuar politikisht.

    Express: Pse politikisht?
    Ilir Qerimi: Shpendi i përket gjeneratës së 19-të të Policisë së Kosovës dhe për një kohë shumë të shkurtër, ka mbërritur shumë lart. Pastaj më vonë ka dalë në Njësitin për Hetime Rajonale.

    Express: Çfarë ka hetuar?
    Ilir Qerimi: Fillimisht ka qenë në Njësitin Anti-Drogë. Më vonë ka ardhur Destan Thaçi, komandant për rajonin e Ferizajt. Shpendi ka bërë shumë hetime për të sepse, sipas tij, Thaçi ka qenë i përfshirë në krim...

    Express: Shpendi e ka hetuar eprorin e vet?
    Ilir Qerimi: Po, ai e ka hetuar atë, eprorin e vet.

    Express: Kujt ia ka dhënë ato informacione?
    Ilir Qerimi: Inteligjencies amerikane, përkatësisht KFOR-it amerikan. Kanë qenë katër persona, të cilët unë kam pasur rast t’i takojë. Njëri është quajtur Majk, kurse tjetri Kent, si dhe dy të tjerë. Në mesin e tyre ka qenë edhe një i pestë, një polic amerikan me uniformë amerikane të Policisë së UNMIK-ut.

    Express: Ku janë takuar?
    Ilir Qerimi: Në shtëpinë e Shpendit. Unë e di se Shpendi iu ka dhënë shumë informacione.

    Express: Sipas kësaj që thoni, a ka qenë Shpendi spiun i KFOR-it amerikan?
    Ilir Qerimi: Jo nuk ka qenë spiun, por ka bashkëpunuar shumë ngushtë në luftimin e krimit, sidomos i ka hetuar nivelet e larta. Ky ka qenë bashkëpunim shumë sekret.

    Express: A e ka ditur për këtë kolonel Destan Thaçi?
    Ilir Qerimi: Nuk besoj se e ka ditur. Por besoj se ka mundur t’i marrë ato informacione dorë pas dore. E di se kanë bërë hetime shumë rreth kufirit, kryesisht për drogë. Në Kaçanik i kanë zënë 10 kilogramë, e në fshatin Zaskok 23 kilogramë drogë. E di se Besniku i ka dhënë shumë informacione, shumë foto, shumë numra të telefonit që Destan Thaçi ka qenë i përfshirë në krim. Besniku ia ka dhënë Shpendit këto informacione, e ai ua ka dorëzuar ato ndërkombëtarëve.

    Express: A është paguar Shpendi për këto informacione?
    Ilir Qerimi: Nuk jam në dijeni. Nuk e di. Me sa duket jo. Unë i kam dhënë shpesh Shpendit para, sepse kishte rast që nuk kishte as për kafe. Po të ishte e kundërta, nuk besoj se ai do të kërkonte para nga unë.

    Express: A e ka njohur Shpendi, policin e vrarë Triumf Riza?
    Ilir Qerimi: E di që vëllai im Shpendi, pas vrasjes së atij polici, ka qenë një herë për ngushëllime. Por kurrë Triumf Rizën nuk e ka përmendur. Ai ka mundur të jetë koleg me të, por shok nuk ka qenë. Nuk e kam parë kurrë Shpendin me Triumf Rizën. Me të tjerë po. E di që me të tjerë dhe Besnikun kanë pasur raporte të mira. Shpendi nuk ka pasur lidhje me shpërthim. Më vjen shumë keq nga familjarët e viktimave, por ai nuk ka të bëjë me atë shpërthim. Ju garantoj. Ashtu si nuk besoj se as Besniku ka të bëjë diçka me këtë. Kjo është vetëm një montim i klikës së Destan Thaçit, bashkë me gjyqtarin Francesko Florit.

    Express: Por policia ka kryer hetimet e brendshme ndaj kolonel Destan Thaçi dhe rezultatet tregojnë se ai nuk ka lidhje me këtë punë. Pse ju e besoni të kundërtën?
    Ilir Qerimi: Nuk e di se si janë kryer hetimet apo në çfarë rrethanash janë bërë. Shpendi më ka treguar se ai (Destan Thaçi) është një kriminel shumë i fortë, i cili merr shume para nga Enver Sekiraqa, dhe e bën sigurimin e transportit nga Hani i Elezit deri në Prishtinë. Ne nuk kemi probleme personale me askënd, por kemi probleme me drejtësinë.

    Express: Pse merr para nga Enver Sekiraqa, për çfarë?
    Ilir Qerimi: Sekiraqa më së shumti e ka përdorur Thaçin për mbrojtje, në mënyrë që atij të mos i vendosen prangat, e të mos dalë para drejtësisë. Kam dëgjuar nga Shpendi se ai është kriminel shumë i fortë. Shpendi ka qenë agjent i mbuluar nga ana e ndërkombëtarëve. Ku kanë shkuar ato dokumente, nuk e di. Kam pasur rast t’i shikoj ato dokumente që u janë dhënë ndërkombëtarëve, por se kush i ka zhdukur dhe ku kanë përfunduar, nuk e di.

    Express: Nëse Shpendi ka pasur gjithë ato prova, nuk i ka ruajtur asnjë prej tyre?
    Ilir Qerimi: Ai e ka përmendur edhe në gjyq se ka incizimet me zë, ka fotografi, ka treguar se ku i ka dorëzuar, por se çfarë kanë bërë ndërkombëtarët me to nuk dihet.

    Express: A i ka kërkuar gjykata ato dokumente nga KFOR-i?
    Ilir Qerimi: Avokati ynë ka insistuar për këtë, por gjykatësi Francesko Florit ka treguar se nuk do drejtësi, por vetëm montime. Nuk i ka pranuar ato prova, dhe prokuroria i ka fshehur apo zhdukur. Besoj se KFOR-i amerikan duhet t’ia japë Policisë së Kosovës dhe gjykatës ato prova, që të zbardhet kjo çështje.

    Express: Mbi çfarë marrëveshje Shpendi e ka furnizuar KFOR-in me informacione apo ka qenë punëtor i dyfishtë, edhe i policisë edhe i KFOR-it?
    Ilir Qerimi: Nuk kisha më thënë se ka qenë punëtor i dyfishtë, por Shpendi ka qenë agjent i mbuluar. Nuk besoj se policia e ka ditur për Shpendin se punon edhe për KFOR-in. Me sa di unë për këtë ka qenë i informuar vetëm njësiti i quajtur QSB, i themeluar nga Steineri (ish-shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner). Ai u ka dhënë informacione atyre dhe është marrë me zbulimin e krimeve nga zyrtarët e lartë të policisë. Informacionet e mbledhura ku përfshihen edhe të dhënat e Besnikut, Shpendi ia ka dorëzuar KFOR-it amerikan dhe Policisë ndërkombëtare. Nëse ka prova se vëllai im e ka bërë këtë, jo 25 por 100 vjet le ta dënojnë.

    http://www.gazetaexpress.com/index.p.../17218/C4/C15/

  11. #271
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

    13 shtator 2007 Pas vrasjes së një polici të respektuar, kosovarët nuk mund ta injorojnë më krimin mafioz që ka depërtuar në vendin e tyre

    Nga Krenar Gashi


    “Kush ua ruan shpinën?” shkruante në fanellat e shumë qytetarëve, që me 4 shtator po i mbanin veshur, gjersa qëndronin pranë një portreti gjigant të Triumf Rizës, polit që u qëllua për vdekje një javë më parë, siç dyshohet, nga një bande famëkeqe. Mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës atë ditë për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj krimit të organizuar në Kosovë.

    Riza, pjesëtar elit i Shërbimit Policor të Kosovës, SHPK, njihej për përkushtimin e tij në luftën kundër krimit. Kolegët e tij thonë se ai kurrë nuk hezitonte t’i ndiqte kriminelët, madje as atëherë kur këta të fundit dihej se kishin lidhje me autoritete apo politikanë. “Mangup me uniformë”, e quanin disa. Shumë të tjerë mendojnë se ai është hero i historisë së re të Kosovës.

    Riza u vra nga një breshëri plumbash, në një lagje të dendur të Prishtinës, në mes të ditës. Vrasja e tij pa dyshim se për qëllim kishte tmerrimin e njerëzve: të ngjallet frikë në mesin e tyre dhe të dërgohet mesazhi se krimi është mbi të gjitha në një Kosovë pa zot shtëpie. Dhe se ata pak që tentojnë të ndryshojnë këtë rrjedhë, duhet ta kenë të qartë se mund të vriten para syve tanë.

    Policisë iu deshën vetëm disa orë që ta identifikojnë dorasin e mundshëm. Një djalosh i identifikuar si A.B. u dorëzua dy ditë më vonë dhe pranoi ta ketë kryer vrasjen. Dënimi maksimal që e pret është hiç më pak se 40 vjet në burg. Por, kolegët e Rizës nuk janë të kënaqur vetëm më arrestimin e A.B, për të cilën arsye hetimet rreth rastit ende vazhdojnë.

    Në shoqërinë kosovare, ku njerëzit janë të lidhur fort me njëri tjetrin, bindja se drejtësia për këtë rast ende nuk ka ardhur shprehet gjithandej. Njerëzit janë të sigurt se prapa A.B. qëndron një bandë kriminale famëkeqe, liderit të së cilës nuk i përmendet emri në publik.

    Duke lexuar raportet rreth ngjarjes dhe duke dëgjuar bisedat nëpër kafene lidhur me përplasjet e Rizës me këtë bandë kriminele, mu kujtua bestselleri për fëmijë - “Harry Potter”. Në serinë e famshme të librave nga J. K. Rowiling, personazhet i referohen një magjistari goxha mizor me nofkën “ti-e-di-kush”. Ky personalitet i tmerrshëm dhe tejet i fuqishëm e kishte tmerruar botën e librit deri në atë masë sa që njerëzit kishin frikë t’ia thonë emrin. “Të gjithë e dimë se kush qëndron prapa kësaj vrasjeje, por nuk mund ta vërtetojmë”, më tha një oficer policie. “E di se për kë e kam fjalën”. Paj... po!

    Emri i këtij personi që – me apo pa të drejtë – veçse nuk i shpëton kosovarëve nga gjuha, është Enver Sekiraqa, një biznesmen kontravers i njohur për shumicën e atyre njerëzve që i shikojnë lajmet në televizion apo lexojnë gazeta në Kosovë. I përfshirë në së paku dy incidente të raportuara me Triumf Rizën, njëri prej tyre i armatosur, ai shihet prej shumë njerëzve si i dyshuari kryesor prapa vrasjes së Rizës. Burime nga policia më patën thënë se Sekiraqa është kapur disa herë nga SHPK-janë posedim ilegal të armëve, por asnjëherë nuk është dënuar për këtë, ani pse ligji parasheh dënim prej së paku 6 muaj burg për këtë vepër penale.

    Në ndërkohë, është për tu habitur se si kosovarët, tetë vite pasi që mbijetuan një spastrim të tmerrshëm etnik, kanë frikë të thonë, ose së paku të shkruajnë emrat e gangsterëve më të kobshëm që jetojnë në mesin e tyre. Çfarë paska ndodhur në shoqërinë kosovare që kemi ardhur deri në këtë pikë.

    Riza padyshim se nuk është i vetmi person i vrarë në Kosovë që nga viti 1999. Qindra raste vrasjesh mbesin të pazgjidhura diku në sirtarët e policisë, duke ngjallë kështu bindjen se mbase po u dashka të vritet një polic, në mënyrë që forcat e rendit në Kosovë të veprojnë me seriozitetin e duhur. Policia duhet të mendoj mirë për mosarrestimin e qindra kriminelëve të tjerë në kohën kur ata po merreshin me haraç, v1edhje e plaçkitje. Ndodhë që edhe kur policia përgatit rastet për prokurori, prokurorët apo gjykatësit ti lëshojnë të pandehurit. Kjo pamundësi e gjykatave për t’i akuzuar të dyshuarit kryesorë ngjall drojën se kështu kriminelët veçse inspirohen e inkurajohen. Krejt çfarë mund të konkludoj është se sistemi gjyqësor ka dështuar në zgjidhjen e shumë rasteve në Kosovë, të natyrës së “ti-e-din-kush-ëve”.

    Në fakt, ky ishte edhe mesazhi që doli nga mijëra protestues, të cilët simbolikisht ia kthyen shpinën gjyqësisë kosovare. Ishte një shprehje e qartë e besimit të tyre të humbur ndaj shtetit ligjor, rendit dhe drejtësisë në Kosovë, sektor ky ende nën kompetencat e administratës së OKB-së në Kosovë.

    Dhe sot, për herë të parë në historinë e re të Kosovës, njerëzit po e ngrehin zërin kundër kësaj gjyqësie të dobët dhe impotente. Ata po thonë se shumë persona mund të ishin ende gjallë sikur kriminelë të caktuar të gjendeshin prapa grilave. Ajo çfarë më tmerron edhe më shumë është fakti se shoqëria kosovare është në gjendje të prodhojë vrasës të rinj, të gatshëm të kryejnë vrasje me paramendim, duke ditur shumë mirë së çfarë dënimi mund t’i pret. Çfarë ambienti dëshpërues po i bëka njerëzit t’i marrin jetën njëri tjetrit? Për para, hakmarrje, apo, thjeshtë për një avantazh në një garë të stilit “kush është më i forti”?

    Frustrimi që ka kapluar popullatën është i jashtëzakonshëm. Asgjë nuk e ka brejtur më shumë ndërgjegjen e tyre qytetare sesa kjo vrasje. Vdekja e Rizës nuk është vetëm vrasje e radhës, por edhe një sulm ndaj institucionet e Kosovës, mendon ministri Blerim Kuçi. Unë besoj se është edhe më shumë se aq. Kjo vrasje është shans për kosovarët që të vendosin nëse duan që krimi i organizuar t’ua dominoj përditshmërinë. Procesi i restaurimit të sistemit gjyqësor në Kosovën duhet të filloj tash, pas kësaj tragjedie. Ka ardhur koha që kosovarët të insistojnë që Triumf Riza të jetë polici i fundit që qëllohet në këtë mënyrë nga kriminelët. Kriminelët që kanë mbizotëruar mes nësh për sa e sa kohë tani duhet të emërohen dhe t’iu ulen kokat nga rendi dhe ligji.

    [Krenar Gashi është redaktor për Kosovë i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN. Ky artikull është botuar në Balkan Insight, publikim i BIRN-it në internet.]

  12. #272
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SHPK,ne Hiarerkin e Larte te saj punojne njerz(Milic te SHPK),qe baben e ka ne Pune sot ne Serbi(Zavendes Drejtor ne burgun e Pozharevacit),e vllau i punon ne Beograd,pra punon ne SUP-in e Beogradit.Familja e keti Polici te SHPK,qe eshte i punsuar ne krime serioze ne Prishtine,kur kane ik forcat paramilitare te Serbise,dhe Milicia e ushtria e Serbise nga Kosova,kjo familje ka ik me ta ne Serbi.Ndersa djali i tyre,pasi ka mbarue pas Luftes ne Kosove,pasi ka mbaruar kriminalistiken ne Beograd,dikush ashte shku atje e ka ftue,dhe e ka punsue ne krimet serioze ne SHPK e Prisahtines.Ky person e ka emrin Gojart Kelmendi,dhe me ju tek kane done te UÇK ja bane kulaqin.Ky [person ma ka mbajt bashke me Fadil Syleviqin,3 vjet vllaun ne Burg,ne Hetime,e ne fund Gjykatesi nderkombtare e la lirue te pafajshem.Sot,si ne Kohen e Serbise,nuk dime ku me kerku ndihme,se ky Gojarti bashke me segmentet e UDB-qe punojne ne SHPK,ne UNMIK dhe ne Sherbimin Sekret te LDK,ia marojne kulaqin njerit qysh ju teket.
    Rame Maraj,Genc Kelmendi,Fadil Syleviqi e Gojart Kelmendi,siq kam degjuar neper Gazeta,dhe na deshmit e shume familjareve qe vuajn Burgun ne kete Kosoven e "lire",jane aktoret,projektuesit dhe sendertuesit,pra Ata qe familjet e UÇK i kane vendosur ne aso situata,qe ua perkujtojne,ua shkaktojne dhe ua ripertrin dhembjet e njejta,qfar edhe ua bente dikur ketu kur ishte Serbia.Pra Zemra e Serbise nuk eshte ne Kosove,dhe eshte duke ua shkatrruar jeten Luftetareve te lirise.

  13. #273
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LUFTA AFATGJATË E SHËRBIMEVE SEKRETE SERBE PËR DEKOMPOZIMIN E TROJEVE SHQIPTARE PËRMES RRJETEVE AGJENTURORE DHE KOMBINIMIT TË LUFTËS SË FTOHTË ME TIPET E LUFTËS SPECIALE DHE ASAJ MEDIALE

    Faton. B. Mehmetaj


    Veprimet e shërbimeve sekrete serbe për dekompozimin e trojeve shqiptare përmes rrjeteve agjenturore dhe koordinimit të luftës së ftohtë me tipet e luftës speciale dhe të asaj mediale janë vërejtur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmes të cilave është përçarë populli ynë dhe ka kaluar në një luftë të haptë me përmasa vëllavrasëse. Faktikisht, fillet e këtyre përpjekjeve të agjenturave serbe datojnë edhe më herët, por në këtë rast ne do t’i trajtojmë veçanërisht që nga formimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, dështimi i Konferencës së Mukjes e Konferencës së Bujanit dhe luftën që kanë zhvilluar qarqet komuniste në bashkëpunim me instruktorët e PKJ-së, të cilët kishin ardhur për ta ndihmuar PKSH-në.
    Të “deleguarit” e PKJ-së, inskenuan dhe trilluan të gjitha prapësitë që ndodhën mes nesh. Veprimtaria e tyre për një kohë të gjatë në Shqipëri ua mundësoi të bëjnë një varg skandalesh në hapësirën mbarëshqiptare.
    Në mbarim të luftës, qarqet shoviniste serbe, tashmë të rigrupuar së bashku në brigadat partizane, komunistë e çetnikë, filluan aksionet për shfarosjen dhe asimilimin e popullin tonë në të gjitha drejtimet. Duke ia mohuar luftën që zhvilloi kundër fashizmit, e më pas duke e aneksuar Kosovën si pjesë të Serbisë, duke i vrarë, keqtrajtuar e burgosur masovikisht. Njëkohësisht duke ua mohuar kulturën, duke hapur shkolla turke me qëllim të identifikimit të popullit shqiptar si turq, apo pakicë turke, duke ia mohuar shkollimin në gjuhën amtare dhe duke u bërë presion për t’i shpërngulur masovikisht për në Turqi, me qëllim të rikolonizimit dhe tjetërsimit të strukturës së popullsisë së Kosovës.
    Krahas këtyre akteve të shëmtuara, qarqet e pushtetit serb të instaluar në Kosovë shkaktuan “zijën e bukës”, pastaj aksionin për mbledhjen e armëve të dedikuar vetëm për popullsinë shqiptare, që shërbente si pretekst për t’i torturuar dhe për t’i eliminuar kuadrot që kishin orientim të pastër kombëtar.
    Ç’është më keq, u zhdukën dhe u vranë pothuajse të gjitha kuadrot që ishin të njohura edhe ndërkombëtarisht dhe mbanin pozitat më të larta të kohës. E gjithë kjo u bë sipas një plani, për të cilin dinte vetëm elita shovene serbe e kohës.
    Përpunimi i planeve për shfarosjen e popullit shqiptar ishte bërë në prag të “çlirimit” të vendit nga Sfetozar Vukmanoviq – Tempo, i cili njihet si njëri nga xhelatët e popullit tonë. Tempo ishte ndër ata që zbatoi planet gjenocidiale kundër shqiptarëve të mbetur jashtë territorit të Shtetit Shqiptar.
    Autoritet kryesor për zbatimin e këtij “plani” me kompetenca të pakufizuara, ka qenë, Pavle Joviqeviqi, ish sekretar i Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë, Mitro Milkoviq, anëtar i Komitetit Qendror të PK për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit, kolonel Savo Derleviqi, komandant i Shtabit Ushtarak për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit.
    Të lartëcekurit kishin hartuar një komplot sekret për zhdukjen masive të shqiptarëve në Kosovë.
    Vlen të ceket se tek shqiptarët e mbetur në kuadër të Republikës së Maqedonisë, për zbatimin e platformës gjenocidiale dhe shfarosjen e shqiptarëve që jetonin në trojet etnike ishin caktuar: Llazar Kolishevski, kryeministër i Maqedonisë, pastaj gjeneral lejtnant Cvetko Uzunovski, i cili mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Në këto projekte makabre kundër popullit shqiptar ndihmë të jashtëzakonshme kanë dhënë edhe gjeneral lejtnant Mihal Apostolski dhe komandanti i Korparmatës maqedonase Savo Joksimoviqi.
    Në zhdukjen e shqiptarëve në masë dhe shfarosjen e tyre në përmasa kolektive, pas vitit 1944/1945 u dallua edhe Spasoje Gjakoviqi, i cili i drejtonte grupet speciale të OZN-ës, për likuidimin e kuadrove shqiptare, i ndihmuar edhe nga Gjokë Pajkoviqi, kuadër i lartë i partisë dhe shtetit. Po ashtu, nuk harrohen krimet dhe tmerret e bëra në Drenicë e rrethinë, por edhe në tërë rajonin e Dukagjinit, gjatë viteve 1949-1957, nga drejtuesit e UDB-së, Çeda Topalloviqi (kolonel) dhe Çeda Mujoviqi, që të dy zëvendësshefa të UDB-së krahinore, të ngarkuar nga qarqet më të larta të Jugosllavisë për t’iu shkaktuar sa më shumë dëme dhe vuajtje shqiptarëve.
    Në këto periudha u dallua për të keq edhe njëri nga udhëheqësit më të lartë të Jugosllavisë së dikurshme, Aleksandër Rankoviqi, i cili ishte njëri nga pasuesit më besnikë të organizatës famëkeqe terroriste serbe “Crna Ruka”, nën urdhërat e të cilit punonin edhe Dushan Mugosha dhe Spasoje Gjakoviqi.
    Strukturat e tilla shtetërore bënë krime, vrasje në masë dhe spastrime kolektive mbi popullin shqiptar, i cili, çmimin e lirisë e pagoi shumë më shtrenjtë se të gjithë popujt tjerë që jetonin në bashkësinë jugosllave, duke dhënë 6 200 dëshmorë nga radhët e 55 000 luftëtarëve, sa ishin të angazhuar në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës. Por kjo liri e pritur nuk ishte asgjë më shumë pos një robëri e re.

  14. #274
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Projektet për asimilimin e shqiptarëve u bënë në dy faza. E para kishte filluar në prag të mbarimit të luftës, kurse e dyta pas luftës.
    Realizmin e këtij projekti, tek shqiptarët e Maqedonisë e kishin marrë përsipër ndihmësministrat e OZN-ës: Savo Joksimoviq e Marko Jeliseje, Pavle Joviçeviq e Mitro Milkoviq të cilët, digjnin, grabitnin e plaçkitnin nga një vend në tjetrin duke iu dhënë urdhër edhe veglave të tyre që të bëjnë masakra e terror. Të lartëcekurit kishin urdhëruar të bëheshin vrasje dhe masakra edhe nëpër rrethe ku merrnin pjesë shefat e OZN-ës lokale, sekretarët e komiteteve të partisë, komandantët e brigadave e batalioneve, por edhe njësitë speciale të përzgjedhura nga OZN-a. Kurse, ndër oficerët dhe drejtuesit tjerë të pushtetit që morën pjesë në krime kundër popullit shqiptar, pos të tjerëve, ishin edhe Boshko Çekiqi, Millutin Paviqeviqi, Vllado Popoviqi (i cili njihej si likuidator i shumë shqiptarëve dhe kuadrove patriotike të Gjilanit me rrethinë), pastaj Gjoka Pajkoviqi, Bogolub Radiqi dhe Vllado Dashiqi, oficerë të UDB-së. Këta, me theks të veçantë, u dalluan për keqtrajtimin e popullit shqiptar në aksionin për mbledhjen e armëve, aksion ky i njohur në popull si “Aksioni i armëve” në krye të të cilit qëndronte vet Aleksandër Rankoviqi, bashkëpunëtorët e të cilit s’lanë gjë pa bërë mbi popullin e pafajshëm të Rrafshit të Dukagjinit dhe përgjithësisht në hapësirat shqiptare të mbetura nën Jugosllavi.
    Duke i parë këto padrejtësi, gjenocidin, terrorin e vrasjet në masë që bëheshin para syve të udhëheqësisë shqiptare, në muajin nëntor të vitit 1944, ata krijuan një komision shqiptar, i cili përbëhej nga Aqif Lleshi, më vonë deputet në Ansamblenë Federative të Jugosllavisë në Beograd, Nexhat Agolli nënkryeministër i Maqedonisë dhe Rexhep Zajani. Ata shkuan tek Llazar Kolishevski, i cili, më vonë do të jetë kryeministër i Maqedonisë për t’u ankuar lidhur me masakrat dhe terrorin që po ushtrohej mbi popullin shqiptar. Kolishevski i drejtoi tek gjenerali Apostolski, i cili ishte edhe komandant i Korparmatës së I-rë maqedonase. Delegacionin shqiptar Apostolski e priti me këto fjalë: “Kjo nuk është gjë, është një pastrim që bëjmë në kuadër të punës dhe kështu do të vazhdojmë. Ju po të doni ankohuni më lartë”.
    Ishte kjo kohë kur prej Kumanovës e Tetovës, në nëntorin e vitit 1944, ishin pushkatuar mëse 1 000 shqiptarë pa iu bërë gjyq fare. Edhe në Mitrovicë kur ka hyrë Brigada IV e “Kosmetit” janë pushkatuar mbi 2 000 shqiptarë, vetëm nga qyteti. Kurse gjatë hyrjes së forcave partizane për të dytën herë në qytetin e Gjilanit ishin pushkatuar pa gjyq mbi 1 000 shqiptarë. Ndërsa, me rastin e “çlirimit” të qyteteve, veçanërisht në Gjilan me rrethinë, mendohet të jenë vrarë 8 000 shqiptarë. Në organizimin e kësaj masakre kanë marrë pjesë Sima Mileniqi, Vllado Popoviqi, Lubo Shotra etj. Kjo gjendje ishte e përsëritur në të gjitha qytetet e Kosovës. P.sh.: në Skënderaj ishin gjetur mbi 250 vetë të mbytur me sopata e bajoneta të cilët i kishin mbytur burgjeve dhe i kishin hedhur në periferi të qytetit. Në ketë periudhë mbi 200 shqiptarë të tjerë ishin pushkatuar në vendin e quajtur “Taukbahqe” në Prishtinë, shumë prej tyre atdhetarë në zë.
    Oficerët e OZN-ës kishin zgjedhur mbi 500 djem shqiptarë të cilët i morën kinse për t’i inkuadruar në brigadat partizane, përkatësisht në Bigadën e IV të Maqedonisë në Shkup. I inkuadruan përmes kolonelit Marko Jeliçev në bashkëpunim me oficerët tjerë të divizioneve maqedonase. 300 prej këtyre djemve, që nga ajo ditë i zhdukën pa gjurmë. Në vitin 1944 në stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë qarqet e OZN-ës kishin mbyllur brenda mbi 10 000 shqiptarë në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra e fëmijë. Vetëm brenda një nate u pushkatuan mbi 1 200 vetë, kurse të nesërmen u pushkatuan edhe 20 të tjerë. Gjatë atij viti vetëm në fshatin Zajaz të Kërçovës OZN-a vrau 320 shqiptarë. Më 26 nëntor 1944, në Gostivar OZN-a pushkatoi, pa ndonjë arsye, më shumë se 20 shqiptarë të pafajshëm. Këto vrasje u bënë me urdhër të shefit të atëhershëm të OZN-ës së Gostivarit, Tafit Andro Grueski nga fshati Mavrovë, i cili më vonë shërbeu si oficer në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Bashkëpunëtor në këtë vrasje ka patur komandantin e atëhershëm të komandës së vendit të Gostivarit, Mitko Iliev.
    Edhe Kazerma e Gostivarit, kah fundi i vitit 1944 ishte shndërruar në burg nga OZN-a. Atje I kishin burgosur më shumë se 5 000 shqiptarë, njerëz të pafajshëm të marrë nga fshatrat e rrethinës së Gostivarit. Në muajin nëntor, vetëm brenda një dhjetëditëshi, janë pushkatuar më shumë se 300 prej tyre. Titistët i nxirrnin jashtë qytetit, i detyronin t’i hapnin vetë varret e tyre dhe pastaj i pushkatonin oficerë të zgjedhur apostafat për këtë punë nga OZN-a. Dy oficerët më të dalluar në këtë krim ishin Lupçe Gjinevski nga rrethi i Kërçovës dhe Petro Kitanovski.
    Për ta mbajtur nën sundim dhe për ta shkombëtarizuar e asimiluar në afat sa më të shkurtër popullin shqiptar, në fund të janarit të vitit 1945, KQ i PKJ-së, kishte hartuar dy projekte për ndarjen administrative të pushtetit në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit. Projekti i parë parashihte që rrethet Mitrovicë, Drenicë, Vuçitërnë, Podujevë, Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Gjilan e Kamenicë, të vareshin nga RS e Serbisë, kurse Rrafshi i Dukagjinit me rrethet e sotshme Istog, Pejë, Gjakovë, Rahovec, Prizren, Dragash e Suharekë të vareshin nga RS e Malit të Zi. Ndërkaq, në projektin e dytë, qarqet shoveniste serbe kishin paraparë, që krahina e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit t’i aneksoheshin Serbisë dhe të shpalleshin “krahinë autonome”. Siç dihet, në qershor të vitit 1945 u mblodh Kuvendi Krahinor i Këshillit Nacionalçlirimtar. Vet sekretari Gjoko Pajkoviqi propozoi që krahina e Kosovës dhe Rrafshi i Dukagjinit të bashkohen me Republikën e Serbisë. Mjerisht, ky propozim u përkrah nga Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani etj. Që në muajin korrik, Kosova u vu tërësisht nën administrim ushtarak.
    Pas kësaj, përparësi e veçantë iu dha serbizimit në gjykatat e qarqeve. Me urdhër të drejtëpërdrejtë të Dushan Mugoshës, u hoq gjyqi krahinor, dhe u bënë katër gjykata qarqesh si në Pejë, Prizren, Prishtinë dhe në Gjilan - me qendër në Ferizaj, me ç’rast u caktua që të katër kryetarët e gjyqeve të jenë serbomalazezë. Këta ishin: Petar Shoshkiq, Dragan Jakiq, Vojo Stankoviq dhe Sfetozar Nediq. Kuptohet, edhe në trevat tjera shqiptare si në Maqedoni, Mal të Zi, etj., titullarët e gjykatave ishin serbomalazezë.
    Në këtë kohë, Gjoko Pajkoviqi, nënkryetar i Këshillit Krahinor bashkë me Pavle Joviqeviqin, sekretar, ia imponuan Këshillit Popullor dy vendime. Njëri vendim ishte heqja e deputetëve Iljaz Cingu, Hysen Thaçi dhe Hilmi Zatriqi nga posti i deputetëve, me akuzat e trilluara se “kanë lidhje me bandat e arratisura” apo me “armiqtë e popullit”. Vendimet u miratuan menjëherë. Në vend të tyre zgjidhen dy serbomalazezë dhe një shqiptar - Sinan Hasani i cili u zgjodh në Këshillin Krahinor, në mbledhjen e dytë të Asamblesë Krahinore, të mbajtur më 30 dhjetor 1945. Pas këtij akti, komunistët shqiptarë të Kosovës dhe të trevave të mbetura nën Jugosllavi, iu përshtatën situatës së re. Një pjesë e tyre dalëngadalë u bënë vegla të vërteta në duart e OZN-ës, ndihmuan në terrorizimin e popullit të vet. Të tjerët u futën në strukturat e pushtetit dhe ndihmuan konsolidimin e tij. Një pjesë tjetër që nuk u bindën u likuiduan fizikisht, u ndëshkuan me burgje shumëvjeçare duke i eliminuar nga skena politike. Ç’është më keq, me popullin tonë ndodhi një gjë e tmerrshme dhe ende e pashpjegueshme shkencorisht. Nga viti 1944 deri në vitin 1950, u vranë, u persekutuan dhe u zhdukën komplet elita udhëheqëse, duke mos i kursyer as ata që luftuan në anën e partisë komuniste të Serbisë as ata që luftuan kundër tyre. Pre e këtyre makinacioneve kishte rënë Emin Duraku, anëtar i Byros së Komitetit Krahinor të Kosovës, i cili ishte dërguar nga PKSH në Kosovë si njëri ndër kuadrat më të forta. Fillimisht u kritikua nga Boro Vukmiroviqi dhe Pavle Joviqeviqi për “shovenizëm” dhe “irridentizëm” e pastaj iu kurdis një pritë në të cilën u plagos, dhe pas 13 ditësh vdes në spitalin e Prizrenit nga neglizhencat e njerëzve të vijës partiake. Në rrethana të tilla vritet edhe Zenel Hajdini i cili për vite me radhë mbajti gjallë rezistencën në trevat shqiptare në Medvegjë, Jabllanicë e Tupellë. Edhe ky ishte goditur sipas një skenari të përgatitur më herët. Qëllohet pas shpine nga pushka e komisarit të tij gjatë një përleshjeje me forcat çetnike. Eliminimi i kuadrave atdhetare shqiptare, mënjanimi dhe diskualifikimi i tyre nga ana e PKJ-së, vazhdonte me një mjeshtri të kurdisur nga vet shteti dhe organet sekrete të shtetit serb që aso kohe kishte filluar të njihet si “Jugosllavi e re”.
    Dushan Mugosha dhe rrethi i tij i përdorte edhe disa struktura brendashqiptare për të ngjallur armiqësi përmes thashethemeve me qëllim të nxitjes së vëllavrasjes dhe armiqësimit të shqiptarëve mes veti. Bëhet fjalë për njerëzit që kishin të hapura disa kanale agjenturore në shërbim të linjave anglezo-gjermano-jugosllavo-italiane në të cilat kishin qasje edhe organet e OZN-ës përmes kanaleve të veta. Njëkohësisht, Mugosha dhe stafi i tij mbante lidhje të rregullta dhe i koordinonin veprimet me formacionet çetnike të Drazha Mihajloviqit.
    Qysh më parë, kuadrat politike shqiptare likuidoheshin në rrethana të dyshimta duke i përdorur të gjitha format e mundshme, madje, duke kooperuar edhe me gestaponë dhe shërbimin sekret italian. Më 8 prill 1944, u arrestua nga gestapoja Xhevdet Doda i cili ishte denoncuar nga fqinji i tij serb. Denoncuesi kishte detyra të larta në celulat e partisë por punonte edhe me organet e gestaposë. Prapa shpine u likuidua po atë vit edhe komisari dhe patrioti i shquar Meriman Braha. Me një mjeshtri të madhe u realizua edhe asgjësimi i njërit ndër shtyllat e luftës Hajdar Dushi, likudimi i të cilit u bë në Kalanë e Dodës, më 22 shtator të vitit 1944. Në Konferencën e Bujanit, Hajdar Dushi, kishte shtruar aq fuqishëm dhe në mënyrë bindëse çështjen e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.
    Fatin e kuadrave të lartëcekura e pësuan edhe Sadik Pozhegu dhe Reshit Deda, të cilëve, Dushan Mugosha ua kishte përgatitur kurthet e fshehta për të rënë në to. Viktimë e këtyre kurtheve dhe e terrorit ndaj kuadrove shqiptare kishte rënë edhe veprimtari dhe patrioti i shquar, Avdullah Presheva, të cilin e helmojnë dhe më pas vdes në spitalin e Shkupit.
    Nga repartet e OZN-ës u likuidua edhe Emrush Miftari, atdhetar dhe luftëtar i paepur për mbrojtjen e shqiptarëve nga çetnikët serbomalazezë. Në vitin 1943, kishte ngritur zërin kundër masakrimit të mbi 3 000 burrave, grave dhe fëmijëve në krahinën e Bihorit, dhe kërkonte me ngulm zbatimin e vendimeve të Bujanit. Emrush Miftari, nga qarqet e Shtabit Krahinor u konsiderua si “anarkist” dhe “bashkëpunëtor i shërbimit britanik”. Për këto arsye, Emrush Miftari u arrestua në fillim të vitit 1945 dhe u zhduk nga grupi sekret i OZN-ës. Këtë grup në rastin konkret, e drejtonte Spasoje Gjakoviqi, i cili Emrush Miftarit nuk i la as gjurmë varri.
    Për shkak që nuk iu nënshtrua trathtisë jugosllave dhe nuk ra në grackat e saj, nga organet e OZN-ës, u likuidua edhe Asim Luzha nga Drenica, i cili më parë kishte shkuar në Beograd në kuadër të një delegacioni të shqiptarëve të Kosovës për të diskutuar me Titon rreth fatit të Kosovës. Pas atij takimi, më 9 prill 1945, gazeta “Borba” e Beogradit, shkruante se “Kuvendi i Serbisë e miratoi “dëshirën” e popujve të Kosovës për aneksimin e saj – Serbisë”.
    Duhet theksuar se pothuajse gjysma e atyre delegatëve (nëntë prej tyre), që kishin marrë pjesë në takimin me Titon, për të diskutuar për çështjen e Kosovës, më vonë ishin zhdukur pa gjurmë, pa varr…
    Në këtë kohë, Rifat Berisha si zëvendëskryetar i Këshillit Krahinor dhe kryetar i Frontit Popullor do të vritet tradhtisht nga organet e OZN-ës, në qershor të vitit 1949. Trupi i këtij vigani u gjet i vrarë në breg të lumit Puhoc të Gjakovës, bashkë me trupat e Islam Brahimit dhe Mustafë Berishës të vrarë tradhtisht nga njësiti i UDB-së i cili drejtohej nga Çeda Topalloviqi dhe bashkëpunëtori i tij Ismajl Gajraku. Edhe vrasjet e Hajdar Dushit, Rashid Osmanit dhe Sadik Pozhegut e kanë nismën pikërisht tek trathtia serbomadhe.
    Në luftime me banda të ndryshme në Fushë Aliaj në Dibër, Meriman Jakupi, vritet prapa shpinës nga një pjesëtar i OZN-ës që mbante pseudonimin “Zhuti” i ndihmuar edhe nga Hajredin Ballkani i njohur me pseudonimin “Karrshilliku”. Meriman Jakupin, njërin nga kuadrat më të përgatitura të kohës, qarqet e OZN-ës e zhdukën haptas vetëm pse ishte i aftë dhe përbënte rrezik për ta. Në rrethana të tilla u vra Shaban Spahia, djalë hasreti, nga Peja, i cili ishte njëri nga luftëtarët e orëve të para.
    Vrasjet e figurave më markante të kombit, vazhdonin të kryheshin në të dy anët e kufirit: në Kosovë e viset tjera por edhe në Shqipëri, gjithnjë të dirigjuara e të organizuara nga emisarët e organeve sekrete të PKJ-së.
    Në një pritë që ia organizon Dushan Mugosha bashkë me njerëzit e tij, vritet Hysen Lepenica, pastaj forcat komuniste do ta qëllojnë pas shpinës, Aziz Çamin, që bëri aq shumë për Kosovën për Shqipërinë, për Çamërinë.
    Nga njësitet ekzekutive të partisë komuniste u vra Iljaz Agushi në Tiranë, njëra ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar.
    Në vitin 1945, pa fije turpi, në gjyqet speciale të partisë dënohet me vdekje Ymer Lutfiu i cili vdes në tortura pas tri vitesh brenda qelive të burgut. Edhe Kolë Tromara bashkë me Bahri Omarin zihen nga forcat partizane dhe pushkatohen gjatë vitit 1945. Këta i takonin plejadës së njerëzve më të spikatur. Në rrethana të tilla vritet Cen Elezi. Pasi arrestohet tradhëtisht, mbytet në qelinë e burgut në Shkup në vitin 1949, sikurse edhe Xhemë Gostivari i cili zihet tradhëtisht dhe ekzekutohet pamëshirshëm nga qarqet e ndjekjes, sikurse edhe Veli Nimon Doçi, Xh. Nikoçi dhe Alo Hoti.
    Në vitin 1945, vritet Aqif Blyta nga Pazari i Ri, njëri nga kuadrat më të vyeshme të çështjes kombëtare, të cilin, komunistët e asgjësuan si kundërshtar apo si njeri me influencë dhe autoritet të gjerë në masa.
    Kundër Bedri Pejanit, njërit ndër figurat më markante të të gjitha kohërave, luftëtar, udhëheqës dhe mbështetës i të gjitha përpjekjeve për liri organet komuniste organizuan një gjyq.
    Bedri Pejani pas riokupimit të Kosovës nga pushtesit serbë kishte kalur në Shqipëri, mirëpo, për të qenë fatkeqësia më e madhe, arrestohet në Shkodër nga organet e sigurimit shqiptar. Pas kërkesës së organeve të UDB-së, organet e Shtetit Shqiptar e kthejnë në Jugosllavi, me ç’rast “gjyqi popullor i Qarkut të Prizrenit” e dënoi me vdekje.

  15. #275
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    (....)
    Më 21 shkurt 1946, pas disa seancave të mëparshme, duke dëgjuar përpos të tjerave edhe fjalën fyese të prokurorit publik Ali Shukriut, trupi gjykues jugosllav shpall fajtor Bedri Pejanin, më 16 mars, me aktakuzë se “ka bërë propagandë kundra popujve jugosllavë, tue përhap shovenizmin në mes të popujve, e në këtë mënyrë njëkohësisht tue dëmtue lëvizjen nacionalçlirimtare, kështu pra me të këtilla veprime të veta ka ba krime të parapame në art. 3, pika 3, 4, 5 dhe 6 të ligjit mbi krime kundra popullit dhe Shtetit Jugosllav”. Më pas, Bedri Pejanin OZN-a e helmoi në qelinë e burgut, ku edhe ndërroi jetë.
    Listat sekrete të OZN-ës për likuidimin e kuadrave shqiptare ishin të gjata por edhe dora ekzekutuese ishte e pamëshirshme.
    Për ta larguar nga skena politike qarqet komuniste likuiduan Xhevat Begollin nga Peja, intelektual, në zë i kohës, i cili zihet në Lipë nga forcat e Salk Myderrizit bashkë me të nipin Skënderin. Ata i burgosën dhe i dërguan në shtëpinë e Xheladin Begollit, të cilën komunistët e kishin shndërruar në burg. Xhevatin e dënuan me vdekje por vdes në burg nga torturat para ekzekutimit. Me vdekje dënohet edhe vëllai i Xhevatit, Rifati, i cili vdes nga torturat e komunistëve në burgun e Tiranës. Xhevat Begollit sllavokomunistët ia vranë edhe vëllanë tjetër, Qamilin.
    Xheladin Hana nga Gjakova ishte luftëtar i orëve të para, por edhe ish-anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, njëri ndër bashkëautorët e formulimeve të dokumenteve bazë të Konferencës së Parë Nacionalçlirimtare në Bujan dhe drejtor i gazetës “Rilindja” në Prishtinë. Si i tillë Xheladini u arrestua në mënyrë sekrete, kinse po dërgohej diku me shërbim, por e vërteta ishte ndryshe. Atë e dërguan menjëherë në zyrat e UDB-së ku pas shumë torturash u vra nga shefi i UDB-së krahinore, më 14 dhjetor 1948.
    Më 29 mars 1946, te Shpella e Kusarit afër Gjakovës OZN-a likuidoi: Ndoc Lleshin nga Grabanica, Prenk Shytin nga Prizreni, Gjon Çunin nga Dersniku, Zef Arifin nga Grabanica dhe Palush Prendin nga Dollci.
    Për në kohë të shkurtër brenda territorit të Dukagjinit ishin vrarë 19 vetë nga udbashët e Gjakovës. Në të gjitha kohërat u përsëritën proceset gjyqësore me inskenime dhe trillime. Nga një proces i tillë u dënua Shejh Hasani i Prizrenit i cili papritmas u gjet i vdekur. Viti 1947 ishte i kobshëm për shqiptarë. Pos “zijës së bukës” vriteshin edhe njerëzit më të spikatur të rezistencës.
    Më 1947, u vra tradhëtisht luftëtari i Rugovës Rizë Zymeri nga sllavo-komunistët e përbetuar Çedo Mijatoviqi dhe Vujo Vojvodiqi, të cilët i kishin bërë thirrje Rizës që të dorëzohet pasi që atë e kishin rrethuar. Pas dorëzimit, Rizën e vrasin në vend. Po atë vit Rizë Zymerit, Çeda bashkë me Vujën ia vrasin edhe djalin e vetëm, Hasanin.
    Organet e UDB-së do ta vrasin edhe Imer Maliqin nga Nokshiqi, i cili ishte djali i Maliq Hakut dhe Kajë Shabanes, e njohur në luftën e Nokshiqit e cila i vret katër serbë. Imeri kishte luftuar gjithë jetën kundër të gjithë armiqve dhe okupatorëve të vendit derisa u vra nga organet e UDB-së.
    Trojet shqiptare që kishin mbetur jashtë trungut amë, gjatë vitit 1948 e më pas, do të përfshihen në një valë të terrorit të ri, të gjenocidit e shfarosjes në masë të burrave më të spikatur të kombit, duke i përdorur metodat më perfide e më dinake. Në rrethana të tilla, pasuesit e OZN-ës dhe UDB-së organizuan tek shqiptarët e Kosovës “zijën e bukës” në vitin 1947, kur zbrazën hambaret e shqiptarëve, me qëllim të varfërimit të popullit shqiptar. Në fakt ky ishte presion ekonomik dhe psikologjik. Njëkohësisht kosovarët goditen edhe nga një furtunë përmbysëse - terrorizmi gjyqësor i cili do të vazhdon gjerë në ditët tona.
    Njerëzit vdisnin në tortura, vetëmbyteshin nga presionet psikologjike, torturoheshin deri në çmenduri, vriteshin në kufi kinse kanë dashur të dilnin në Shqipëri. Kufomat e njerëzve të vrarë i hudhnin në bunare, buzë lumenjve e pjesëve periferike, që të mos bien në sy. P.sh.: Haxhi Alia i Junikut vdiq nën torturat e udbashit famëkeq Dragan Okileviq. Kufomën e tij e hodhën në bunar dhe të vrarin e shpallën “të vetëmbytur”. Ashtu ndodhi edhe me Saq Mushtishtin nga Prizreni, i cili u gjet i hudhur në baltën e një kënete. Edhe Haziz Zhilivoda nga rrethi i Prishtinës vdiq gjatë torturave. Jetish Mushtishtin familja e mori të vdekur nga duart e UDB-së. Selim Gashi nga Lubova u mbajt 5 javë në tortura dhe pas pak ditësh vdiq. Zef Shalën e Shtupeqit të Vogël të Rugovës pasi e torturuan tek posta e Kuqishtës, e vranë tek kisha e Pejës dhe e deklaruan të “vetëvrarë”. Islam Bala nga Vrella e Istogut (tani Burimit) e mbajtën duke e torturuar mbi dy muaj dhe pasi iu dorëzua familjes me brinjë të thyera vdiq në familje si pasojë e torturave çnjerëzore. Çelë Ibrahimi nga Kabashi i Prizrenit vdiq si rrjedhojë e torturave. Musa Berisha në Suharekë vdiq në tortura të UDB-së. Sali Hysenit nga Gërgoci ja thyen krahërorin dhe e torturuan mizorisht. Si pasojë e këtyre torturave vdes. Man Tafa i Prelezit të Ferizajt dhe Bajrush Mersala vdiqën në tortura të UDB-së. Shyqëri Gaçka u torturua me sadizëm nga udbashi Misheviq. Shaban Shkreli nga rrethi i Pejës gjithashtu u mbyt në tortura. Bekë Isufi nga Dugajeva e Rugovës së Pejës, pasi ishte torturuar mizorisht nga UDB-a, therë veten dhe vdes. Rexhep Fetahu nga Drelajt u hodh nga shkëmbi për t’iu shmangur torturave. Ibrahim Peci i Lipës së Pejës u mbyt në lum, duke kërkuar vdekjen si të vetmin shpëtim. Cenë Isuf Gacaferri nga Juniku, pasi u torturua gjatë ditës nga udbashët kur u kthye në shtëpi ai therë veten pasi kishte për të shkuar prapë në organet e UDB-së. Edhe Rexhep Tahiri nga rrethi i Pejës u vetmbyt pasi u torturua rëndë nga UDB-a. Likuidimet e shqiptarëve vazhdonin pamëshirshëm. Pre e këtyre terroreve ranë edhe Brahim Kuçi dhe Muharrem Kuçi nga Nabërgjani i Pejës, të cilët u likuiduan dhe vetëm pas dhjetë ditësh, u gjetën të masakruar dhe të mbuluar me gjethe.
    Më 1949 në lokalitetin e Hotit dhe Grudës UDB-a, arrestoi dhe i vrau 6 shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe sekretarin e këshillit të lokalitetit të Grudës. Po atë vit, UDB-a vrau patriotin e shquar nga Bujoviqi i Andrijevicës Ethem Kollçakun. E kishin vrarë edhe Pjetër Smajlin nga Hoti, pjesëmarrës dhe luftëtar i dalluar i LNÇ-së, kurse të vëllanë ia kishin therrë me thika në vitin 1947. Në vitin 1949, organet e UDB-së, konkretisht Llukan Markoviqi dhe aspiranti i tij Dushan Dovodoviqi vranë Tomë Sylë Gjurën si dhe Prekë Gjokën nga Gruda, kufomat e të cilëve i zhdukën pa gjurmë.
    Pa ndonjë pretekst që arrestuar i riu Martin Gjokaj nga Triepshi në vitin 1948, dhe qe dërguar në Goli Otok ku edhe vdiq. Arsyeja e arrestimit të Martinit qe bërë për shkak se pati thënë në një mbledhje të partisë se “ky sistem që na predikoni nuk është marksizëm-leninizëm por tradhti”.
    Vala diskriminuese ndaj shqiptarëve në trojet e mbetura jashtë trungut amë ishte tmerruese. Në atë kohë në burgun e Gostivarit nga torturat u çmend Mark Abdia, kurse në këtë burg u pushkatua pa gjyq Sali Krosini nga Dibra. Pak kohë më parë ishte pushkatuar Mazllum Pesjaku nga fshati Arne mu në mes të rrugës. Në tetor të vitit 1948 është vrarë Ramadan Ademi nga fshati Qyqel i rrethit të Lipjanit për shkak që s’e kishte paguar “porezin” (tatimin) krejtësisht. Ky ishte vrarë nga deputeti i atëhershëm në Lipjan, Ibrahim Rizaj dhe sekretari i rrethit të Lipjanit. Në tetor të atij viti në Drenicë u vra Grata Dranofci nga Bllazha Bubiçiqi, drejtues i UDB-së, vetëm pse i kishte thënë Bllazhës, se “nuk po kemi për ta paguar porezin”. Pas kësaj Bllazha nxjerrë revolen dhe i bie tri herë Gratës në kokë duke e lënë të vdekur.
    Në marsin e vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas zhdukur pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova. Ishte vrarë edhe Qerim Delia i rrethit të Gjakovës para syve të familjes, ndërsa në anën tjetër njerëzit e UDB-së përhapën fjalën se i gjetën materiale propagandistike kundër regjimit. Për hiqgjë u vra edhe Qerim Binaku, nga Shishmani i Gjakovës, vetëm pse organet e UDB-së, e kishin gjetur në një fshat tjetër pa leje të njoftimit. Edhe Sali Kolçi nga Dibra, çoban, vetëm pse s’u tha “mirëdita” organeve të UDB-së, që ishin duke trupuar atypari, u vra. Nga organet e UDB-së u zhduk pa shenjë edhe djali i Sadik Hamzës nga rrethi i Pejës. Pa asnjë arsye nga organet e UDB-së u zhdukën në mënyrë misterioze për të futur tmerr e panik në popull edhe këta shqiptarë: Muhamet Rufati nga Tuplica e Gostivarit, Rrahim Rufati nga Kolishti i Gostivarit si dhe Veli Pyroku nga fshati Pyrok i Gostivarit.
    Terrori dhe masakrimi i njerëzve vazhdoi edhe gjatë vitit 1950. Në Triepsh, organet e UDB-së, vranë Gjon Lush Cungajn dhe gruan e tij Drenën. Udbashët i vranë para shtëpisë së tyre e pastaj i therrën me thika, ndërsa shtëpinë dhe pronën e tyre organet e UDB-së ia dorëzuan si shpërblim Preng Martinit për pjesëmarrje në këtë vrasje. Këtë vit është vrarë gruaja e Qazim Jakupit, 20-vjeçare bashkë me të birin 2 vjeç, për shkak të arratisjes së burrit të saj Fazli Jakupit si informbyroist. Në këtë fazë shërbimet sekrete serbe shquhen me presione të vazhdueshme për të bërë sa më shumë njerëz për vete, për t’i çuar me detyra të caktuara në Shqipëri. Këtë vit është vrarë Shaqir Rama nga Pogragja, me pretekst se “ka hapë proklamata kundër shtetit”. Më 12 qershor 1950 forcat e UDB-së kishin vrarë Isuf Rekën nga rrethi i Gjakovës duke u kthyer nga puna, të cilin e lënë të shtrirë në mesin e rrugës mbi 24 orë. Në gusht të vitit 1950 është vrarë Masllëm Pasjaka nga një fshat i Dibrës si dhe Ramë Halili nga një fshat i Deçanit. Po ashtu, nga UDB-a është vrarë Haxhi Tishuku nga Isniqi i Deçanit, trupin e të cilit e kanë gjetur disa muaj pas vrasjes të hedhur në gërmadhat e Bjeshkëve të Nemuna.
    Në tortura të UDB-së vdiq në burg Ali Skara nga Konjari i Dibrës bashkë me Osman Kazanin. Në Span të Dibrës, në qershor të vitit 1950, ishte arrestuar profesori i mirënjohur Shaban Kryeziu të cilin pas shumë torturash e zhdukën në mënyrë misterioze.
    Në këtë kohë do të goditet pamëshirshëm treva e Vardarit nga një terrorizëm i organizuar në shkallë vendi i cili kishte filluar me përbuzjen e flamurit shqiptar e deri tek vrasjet e bijve më të spikatur të këtij vendi. Ndër të parët që UDB-a ia vuri prangat ishte Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe, i cili përfaqësonte Shqipërinë Lindore në Qeverinë Republikane të Maqedonisë si nënkryeministër. Edhe këtë burrë të pathyeshëm të kombit tonë organet e UDB-së do ta likuidojnë në pamundësi për ta gjunjëzuar, apo për ta bërë për vete.
    Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër. U arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri më pikëpamje nacionaliste, të cilin e mbytën në tortura. Në vitin 1951, ia kthyen familjes disa rroba personale pa kurrfarë sqarimi, vetëm se në njëfarë mënyre e konfirmonin vdekjen e tij.
    Në format më bizare do të vriten edhe shumica e drejtuesve të Mbledhjes së Dytë të Prizrenit ndërsa ata që patën fatin të shpëtojnë do të burgosen dhe do të dënohen me burg shumëvjeçar, disa prej të cilëve dënohen me vdekje - pushkatim. Më vonë do të vriten edhe shumë nga drejtuesit e organizatës së NDSH-së. Disa prej tyre do të dënohen nëpër burgje, dhe nga torturat do të vdesin në burgjet e Goli Otokut e burgjet tjera serbe. Fatin e tillë të vrasjeve në moh duke i çitur në prita e duke u kurdisur kurtha e tradhëti, do ta ketë edhe Shaban Polluzha, Mulla Idris Gjilani i Velekincës, i cili do ta djegë veten me benzinë në qelinë e burgut. Pastaj Mehmet Gradica, Ymer Berisha, Ukë Sadiku, Marije Shllaku, Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Halim Orana, Hajdar Planeja, Berdnard Llupi, Ukshin Kovaçica, Sadri Gashi, Sylë Hotlla nga Kumanova, Muharrem Fejza, Hysni Rudi, Mehmet Bushi, Kemajl Skënderi e qindra të tjerë, të gjithë atdhetarë me fuqi kreshnikësh. Secili prej tyre kishte krijuar histori më vete. Kishin punuar në mundësinë e vet një jetë kushtuar atdheut e çlirimit të vendit. Mjerisht, këta burra do të pushkatohen dhe hjekësohen prej atyre që ishin kundër lirisë së vendit nga ata që ishin pajtuar me robërinë e re. Para gjithë kësaj mynzyre kishin heshtur njerëzit që u shtirën për 50 vite si “përfaqësues të popullit” si Fadil Hoxha i cili gëzonte pozitat më të larta të kohës, pastaj Ali Shukriu i cili u bëri gjyqin bijve më të mirë të kombit duke i dënuar me vdekje shumë prej tyre. Xhavit Nimani bashkë me Ismet Shaqirin dhe Xhevdet Hamzën as që guxuan të ngritnin ndonjë çështje. Ata ishin bërë mashë e partisë. Kurse Mehmet Hoxha nëpër këto vorbulla kalonte si i bashkangjitur i Dushan Mugoshës që punonte në favor të Serbisë. Po atë rrugë kishte zgjedhur edhe Sinan Hasani.
    Mjerisht, ajo çka po ndodhte me elitën udhëheqëse të shqiptarëve që mbetën jashtë trungut amë po ndodhte edhe në Shqipëri në të njëjtën kohë nga e njëjta shtresë udhëheqëse. Likuidohej dhe shkatërrohej pamëshirshëm pjesa drejtuese e cila nuk pajtohej me formën e punës së udhëheqjes komuniste. Persekutoheshin klerikë, intelektualë në zë, luftëtarë të devotshëm, njerëz me autoritet edhe në qarqet ndërkombëtare të kohës, mohohej e kaluara, kultura, shtrembërohej historia. Disa brigada partizane ishin dërguar në Kosovë për të luftuar me vëllezërit e tyre që luftonin edhe më tutje për t’i sjellë lirinë e premtuar vendit, si në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Tashmë në Shqipëri ishin vrarë pjesa më e madhe e të arratisurve, si Mark e Llesh Gjomarkaj, Llesh Marashi, Cen Elezi, Prek Cali, Halil Alia, Jup Kazazi etj. Kurse nga gjyqet speciale ishin dënuar patriotë e figura të larta të nacionalizmit shqiptar si Patër Anton Harapi, Lef Nosi, Shejh Karabunara, ndër ta edhe gjeneral Aqif Përmeti, e Miradashi, e plot oficerë të tjerë madhorë. Shumë prej njerëzve që i përbënin forcat patriotike por edhe nacionaliste që kishin luftuar kundër shumë okupatorëve ishin shtrënguar të ikin nga presioni i pushtetit komunist në Shqipëri. Qindra patriotë e luftëtarë kosovarë që kishin ikë nga pushteti jugosllav në Shqipëri u kthyen pas, e pastaj u dënuan në gjyqet jugosllave. Shumë prej tyre edhe u pushkatuan. Burgjet ishin mbushur plot me shqiptarë si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë e Mal të Zi. Nëpër këto burgje pothuajse çdo ditë vdisnin nga torturat dhjetëra shqiptarë e pushkatoheshin çdo ditë me dhjetëra të tjerë. Burgu i Sheremetit në Pejë ishte bërë tmerr për shqiptarë, Kulla e Popit në Istog - alkatraz i vërtetë, Idrizova ferr. Hani i Tozës, Monopoli i Duhanit e dhjetëra vende tjera u ngjanin kampeve të Mathauzenit e Aushvicit gjerman në të cilat po zhdukej e masakrohej ajka e kombit shqiptar.
    Ky terrorizëm përfshinte çdo rreth e fshat në trevat shqiptare. Fatet e kobshme të një pjese të popullit tonë do t’i pëson edhe Sabaudin Gjura i cili ishte një nga bijtë më të ditur të Tetovës që UDB-a e kishte vënë në shënjestër. Atij, torturat ia dërmuan trupin e njomë, ishte bërë kufomë me frymë në burgun e përgjithshëm. Pas disa ditësh, trupin e tij të strërmunduar e çuan diku në brendi të Sharrit plak që ta shkyenin egërsirat.
    Terrorizimi individual me likuidime ishte një praktikë e vazhdueshme, e njohur si traditë e organizatave terroriste serbe. Mirëpo njerëzit e UDB-së nuk e kishin harruar traditën e terrorizmit në grupe, siç ishte rasti i Metë Idrizit nga Drenoci i Deçanit të cilin e kishin likuiduar organet e UDB-së bashkë më një grup të shokëve.
    Ndër çetnikët që nuk lanë gjë pa bërë mbi popullin shqiptar ishte edhe oficeri i OZN-ës, Vllado Popoviqi, bir i dy breza çetnikësh, që vrau dhe masakroi popullin e Gjilanit me rrethinë. Ngjashëm ka vepruar edhe kapiteni i OZN-ës Pepe Jovanovski i cili kishte krijuar një burg special në qytetin e Kërçovës me sëmundjen e tifos së morrit. Duke u treguar ky eksperiment efikas, organet e OZN-ës e përhapnin tifon e morrit edhe nëpër brigadat partizane shqiptare që operonin pothuajse në të gjitha territoret e Jugosllavisë, ku nga kjo sëmundje gjetën vdekjen mijëra partizanë shqiptarë. Në këtë kohë qarqet e OZN-ës në bashkëpunim me aparatin shtetëror të sapoformuar, arritën që pos masakrave dhe vrasjeve në masë të vrasin dhe burgosin elitën udhëheqëse dhe ushtarake si dhe të gjithë ata që patën guxim ta ngrisin zërin kundër shtypjes e robërisë së re jugosllave.
    Mu në këtë kohë kur Serbia ia mohoi popullit shqiptar të gjitha të drejtat duke filluar nga ato elementare, deri tek e drejta për jetë. Udhëheqja jugosllave dërgoi në Shqipëri misionin e vet ushtarak, më 6 shtator 1944. Përfaqësues i këtij misioni ishte Velimir Stojniq. Ky mision, sipas Velimir Stojniqit, qëllimet e veta i paraqiti në Plenumin e Beratit, ku thuhej qartë se “qëllimi i këtij misioni është që të përgatitej terreni për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.” Në fillim të vitit 1946 nga ky mision u muar vesh se 6 nga 7 punonjësit e këtij misioni ishin kuadra të zbulimit jugosllav. Të tillë ishin kapiteni Ziko Nazim Shorkiq, i cili ishte ndihmës i atasheut ushtarak, pastaj doktoresha Nada Milionoviq, oficere e OZN-nës, e cila ishte e kamufluar me detyrën e mjekes. Një rol të tillë e kishte edhe nëntogeri Fisher Josip, daktilografist, aspiranti Velio Popoviq, i cili ishte zyrtarisht në detyrën e korierit. Duhet cekur se në këtë mision, qeveria jugosllave, kishte dërguar kuadra të zbulimit edhe në përfaqësinë diplomatike si p.sh.:, Josip Djerzha, ish ministër, Sergei Kraiger, këshilltar i Legatës, Ostrec Juboviq, ish sekretar i Legatës, Savo Bozhidaroviq, ish nëndrejtor për ndërtimin dhe shfrytëzimin e hekurudhës dhe më vonë funksionar i Legatës, të cilët kishin qenë prej kohësh kuadra të OZN-ës dhe më vonë të UDB-së. Këto misione kishin detyrë parësore futjen në dorë të të gjitha hallkave kyqe të aparatit shtetëror e të partisë. Në radhë të dytë ata e shtrinë rrjetin agjenturor duke shkelur të gjitha rregullat e bashkëpunimit e të miqësisë.

  16. #276
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    MASAKRA E PARAQINIT-INSKENIM I OFICERËVE TË KOS-it...!!!


    Në orët e mëngjesit ,pikërisht në orën 3 të të datës 3 shtator 1987,oficerët e shërbimit të AJ “KOS”inskenuan një nga masakrat më të tmerrshme pas luftës së dytë botërore në Kazermën ushtarake të Paraqinit(në Serbi),duke vrarë në gjumë(në dhomat nr.41 e 42) 4 ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme:

    1.Safet Durakoviq

    2.Sergjan Simiq

    3.Goran Beliq dhe

    4.Nazim Gjanoviq

    Ndërsa në këtë akt mizor u plagosën rëndë edhe 6 usharë tjerë:

    1.Ante Jezhiç

    2.Nexhip Mehmetoviq

    3.Andrej Preshern

    4.Petar Gjekiç

    5.Huso Kovaçeviç dhe

    6.Nazif Axhoviç

    Ndonëse situata e përgjithshme në Kosovë asokohe ishte jostabile,skenaristët e këtij inskenimi makabër për të fshehur krimin e kryer nga vet ata,përcaktojnë “kryesin e këtij akti kriminal”ushtarin shqiptar Aziz Kelmendin nga fshati Arban(ish Dushanovë)e Prizrenit!!!Në mëngjesin e asaj dite e rrëmbejnë nga gjumi ushtarin AZIZ KELMENDI,e nxjerrin jashtë kazermës dhe disa metra larg saj(në mal)e pushkatojnë. Ndërkohë oficerët e KOS-it përmes alarmit lansojnë gënjeshtrën se gjoja ky ushtar u vra”gjatë arratisjes pas krimit të kryer në kazermë”!!!!


    Për të bindur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se kjo masakër gjoja ishte e organizuar,kryesit e krimit(KOS-i)ato ditë i arrestojnë dhe burgosin disa ushtarë shqiptar,(shok të Azizit) dhe pas torturave të tmershme që ushtruan mbi ta,gjykohen dhe dënohen me shumë vjet burgim.

    Në aktgjykimin e konstruktuar prej 156 faqesh,thuhet se”gjykimi është bërë për vepër penale të ndihmës në vrasje për motive armiqësore kundër RSFJ-së...,nga neni 122 lidhur me nenin 24 të Ligjit Penal të RSFJ-së...)

    Në këtë gjykim të montuar,krejtësisht të pafajashëm denohen:

    1.ABDYL ALIMANI-me 20 vjet burgim të rëndë;

    2.RIZA XHAKLI-me 20 vjet burgim të rëndë;

    3.RIZA ALIBASHIQI-me 14 vjet burgim të rëndë;

    4.AFRIM MEHMETI-me 13 vjet burgim të rëndë;

    5.PAJAZIT ALIU-me 13 vjet burgim të rëndë;

    6.SHEFQET PAQARIZI-me 7 vjet burgim të rëndë;

    7.ENVER BEHLULI-me 5 vjet burgim të rëndë;


    Në fushatën kundër Aziz Kelmendit dhe ushtarëve të denuar,përveç shtypit të verdhë e të zi të Beogradit,morën pjesë edhe gazetat shqipe si”Rilindja”;”Zëri i rinisë”...me komentet e tyre të shkruara nga HILMI SYLA,SHEREMET KRASNIQI etj!!!!

  17. #277
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KUSH ISHIN KREATORËT E POLITIKËS...NË STRUKTURAT PUSHTETORE TË KOSOVËS-1945-1990


    Pas”çlirimit” të Kosovës(1945...)u formuan edhe strukturat udhëheqëse të pushtetit.Kryesinë e “Komitetit Qarkor për Kosovë e Metohi/Kosmet/” e përbënin:

    1.Miladin Popopviq-sekretar politik
    2.Dushan Mugosha-sekretar organizativ
    3.Pavle Joviqeviq-anëtar
    4.Fadil Hoxha-anëtar
    5.Boshko Çakiq-anëtar
    6.Xhavit Nimani-anëtar
    7.Kërsto Filipoviq-anëtar
    8.Spasoje Gjakoviq-anëtar
    9.Ismet Shaqiri-anëtar
    10.Mito Milkoviq-anëtar
    Nga 10 komitetli vetëm 3 shqiptarë...!!!

    Asokohe në”Kosmet” kishte 7 komitete të rrethit të PKJ-së... dhe sekretarë të komiteteve ishin:

    1.Sekretar i Komitetit të Prishtinës-Zhivojin Quraqiq-Sërgja
    2.Sekretar i Komitetit të Mitrovicës-Milija Kovaçeviq
    3.Sekretar i komitetit të Pejës-Misho Miqkoviq
    4.Sekretar i Komitetit të Gjakovës-Xhevdet Hamza
    5.Sekretar i Komitetit të Prizrenit-Predrag Ajtiq
    6.Sekretar i Komitetit të Ferizajit-Tankosava Simiq-Ana
    7.Sekretar i Komitetit të Gjilanit-Vlada Popoviq
    Nga 7 sekretarë vetëm 1 shqiptarë...!!!

    Ndërkaq në pozita më të larta partiake e pushtetore:
    -Në kryesinë e Federatës jugosllave;
    -Në Komitetin Qëndror të LK të Jugosllavisë;
    -Në Këshillin Ekzekutiv Federativ;
    -Në Komitetin Qëndror të LK të Serbisë;
    -Në Këshillin Ekzekutiv të Serbisë;
    -Në Kuvendin e Serbisë;
    -Në Komitetin Krahinor të Kosovës;
    -Në Kuvendin e Kosovës;
    -Në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës;
    dhe në strukturat tjera të pushtetit në Kosovë,
    nga vitet 1946-1990 ishin:

    1.Gjoko Pajkoviq,
    2.Dushan Mugosha,
    3.Mehmet hoxha,
    4.Sinan Hasani,
    5.Kolë Shiroka,
    6.Veli Deva,
    7.Pavle Joviqeviq,
    8.Elhami Nimani,
    9.Fadil Hoxha
    10.Mita Milkoviq,
    11.Kërsta Filipoviq,
    12.Predrag Ajtiq,
    13.Ismet Shaqiri,
    14.Asllan Fazlia,
    15.Misha Miqkoviq,
    16.Mehmet Maliqi,
    17.Ali Shukria,
    18.Xhevdet Hamza,
    19.Ymer Pula,
    20.Iliaz Kurteshi
    21.Dushan Ristiq,
    22.Jovo Shotra,
    23.Millosh Sekuloviq,
    24.Katarina Patërnogiq-Cica,
    25.Ibrahim Tërnavci,
    26.Ilia Vakiq,
    27.Pajazit Nushi,
    28.Enver Rexhepi,
    29.Enver Gjergjeku,
    30.Ilaz Ilazi,
    31.Bogolub Nedelkoviq,
    32.Mustafa Sefidini,
    33.Ymer Jaka,
    34.Sali Nushi,
    35.Bahri Oruçi,
    36.Rrahman Morina,
    37.Azem Vllasi,
    38.Ekrem Arifi,
    39.Nebih Gashi,
    40.Negjo Borkoviq,
    41.Nazmi Mustafa,
    42.Rexhep Gashi,
    43.Hysamedin Azemi,
    44.Riza Sapunxhiu,
    45.Isen Kajdomçaj,
    46.Shefqet Jashari,
    47.Branko Shkemaroviq,
    48.Bajram Selani,
    49.Kaçusha Jashari,
    50.Remzi Kolgeci,
    51.Jusuf Zejnullahu,
    52.Mazllum Beqa,
    53.Muhamet Bicaj,
    54.Jusuf Karakushi,
    55.Seladin Skeja,
    56.Lekë Vuksani,
    57.Isa Mustafa,
    58.Momçillo Trajkoviq,
    59.Tomisllav Sekuliq,
    60.Ismail Ramajli,
    61.Ramë Alihajdari
    62.Rexhep Hamiti,
    63.Shaban Hyseni
    64.Ferat Ymeri
    65.Sylë Maxheraj
    66.Muhamet Mustafa
    67.Daut Jashanica
    68.Vukashin Jokanoviq
    69.Melihate Tërmkolli
    70.Bashkim Hisari
    71.Xhymret Selmani
    72.Musa Juniku
    73.Hazir Susuri
    74.Rexhep Hoxha(goran)
    75.Zoran Stijoviq
    76.Mehmet Ajeti
    77.Bajram Haskaj
    78.Gani Jashari
    79.Sonja Shqepanoviq
    80.Sreten Martinoviq
    81.Momçillo Trajkoviq
    82.Shefqet Hoxha
    83.Radoica Zhizhiq
    84.Raif Vërbnica
    85.Ferat Ahmeti
    86.Kurtesh Salihu
    87.Ismet Jashari
    88.Çerkin Bytyqi
    89.Sanije Veseli
    90.Syrja Popovci
    91.Ymer Koçinaj
    92.Iliaz Ramajli.....
    ...........................

  18. #278
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Veprimtaria antishqiptare e KOS-it!!!

    PERSEKUTIMI,GJYKIMI DHE VRASJA E SHQIPTARËVE NË”APJ”NGA SHËRBIMI I SAJ “KOS” 1981-1991!!!

    Gjatë periudhës 1981-1991 policia serkrete e Armatës Jugosllave”Kontra Obaveshtajna Sluzhba-Shërbimi Kundërspijunues”në koordinim me gjykatat ushtarake pëtgadfiti dhe ekzekutoi mëse 70 procese të montuara politike dhe në këto procese u denuan me burg në kohzgjatje të ndryshme mëse 1.100 oficerë dhe ushtarë shqiptarë.Dhe në vargun e këtyre proceseve me këtë rast spikas procesin kundër 9 oficerëve dhe ushtarëve shqiptarë të mbajtur më 10 mars 1986 në Sarajevë.Në këtë proces të montuar politik janë nxjerrë para Gjykatës ushtarake këta oficerë e ushtarë:

    1.NAIM MALOKU-kapiten(Posta ushtarake 2480),Lubjanë),i lindur në Llabjan të Pejës;
    2.XHAFER JASHARI-kapiten i klasit të pare(I)(posta ushtarake 3566 Zagreb),i lindur në Koshutovë të Mitrovicës;
    3.FADIL HAKIU-toger(Posta ushtarake Gornji Milanovac),i lindur në Greme të Ferizajt;
    4.FADIL DEMIRI-student i vitit të V në Akademinë Ushtarake(Posta ushtarake 3566/1 Zagreb),i lindur në Suhogërllë të Skënderajit;
    5.RAMADAN GASHI-rreshter i klasit të parë(I)(Posta ushtarake 2709 Sarajevë),i lindur në Grebnik të Klinës;
    6.RRAHIM BYTYQI-Dhjetar(Posta ushtarake 2539/2 Ribnicë),i lindur në Ferizaj;
    7.ZEQIRIA HYSENI-ushtar(Posta ushtarake 4084/2),i lindur në Vushtrri;
    8.XHEMAIL ISMANI-ushtar(Posta ushtarake 9084/2 Mostar),i lindur në Radushë-Saraj në Shkup;
    9.SHEFQET TAHIRI-ushtar,student i Akademisë Ushtarake(Posta ushtarake 3566 Zagreb),i lindur në fshatin Rekë të Mitrovicës.


    LISTA E USHTARËVE TË VRARË NË “APJ” GJATË VITEVE 1981-1991
    /Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut-Prishtinë/

    1.Sami Ali Gashi(1961)-student në Prishtinë.Shërbente në Vërshac-Vojvodinë.Vdes në Beograd më 06.07.1981.

    2.Besim Xhemail Bajraktari(1958)-Gjakovë.Vdes në Banjallukë-Bosnjë,më 05.08.1981.

    3.Halil Abib Hajrullahu(1958),fshati Banullë-Lipjan.Vdes në Split,më 02.09.1981.

    4.Shaban S.Prushi(1961),fshati Zylfaj-Gjakovë.Vdes në Banjallukë.më 22.09.1981.

    5.Sami Shani Krasniqi(1956),fshati Buqe-Dragash.Vdes në Novo Mesto-Sllovenio,më 16.09.1982.

    6.Rasim Ramadan Zeka,fshati Metergovc-Podujevë.Vdes në Sinj-Kroaci,më 07.06.1982.

    7.Izeir Rrustem Sadiku,student(1957),fshati Rahovicë-Preshevë.Vdes në Split-Kroaci,më 11.04.1982.

    8.Nazmi Abdullah Muja,fshati Gradicë-Gllogovc.Vdes në Mostar-Bosnje,më 11.04.1982.

    9.Hasan Talat Sezairi(1959) Gostivar-Maqedoni.Vdes në Krivolak,më 15.07.1982.

    10.Musë Ramadan Hoxhaj(1963)fshati Bellanicë.Vdes në Split,më 03.05.1983.

    11.Adem Binak Osmanaj,bujk(1964)fshati Prekallë-Istog.Vdes në Prokuple më 30.05.1983.
    12.Enver Selman Elezi,student(1964) Shkup.Vdes në Divulle-Split,më 04.06.1983.

    13.Murat Muharrem Jusufi,maturant(1965) fshati Haraçinë-Shkup.Vdes në Lubjanë më 04.06.1983,një javë pas shkuarjes në ushtri.

    14.Mustafa Arif Pantina(1963)fshati Glarevë-Klinë.Vdes në Derventë,më 01.08.1983.

    15.Naser Shaqir Gashi(1962) fashati Kopiliq i Poshtëm-Skënderaj.Vdes në Shetinska Gora-Slloveni,më 10.06.1984.

    16.Agron Haxhi Ferizaj(1957)fshati Kodrali-Deçan.Vdes në Baçka Topolla,më 23.08.1984.

    17.Abedin Selman Balaj(1954)fshati Korrotocë e Epërme-Gllogovc.Vdes në Cele-Slloveni më 07.03.1982.

    18.Mujë Rexhë Muçaj,vdes në Benkovc,më 23.04.1985.

    19.Fadil Selim Bërdynaj,maturant fshati Radavc-Pejë.Vdes në Mitrovicë të Kroacisë,më 24.06.1985.

    20.Ejup Fezë Sahiti(1958) e vrasin 12 ditë para se ta kryente shërbimin në ushtri.

    21.Sami Daut Shabani,student(1962)fshati Zaskok-Ferizaj.Pjesëmarrës i kryengritjes të vitit 1981.Vdes në spitalin e Zagrebit,më 07.02.1986.

    22.Haki Rexhep Shatri,stomatolog i diplomuar(09.07.1958)fshati Tomoc-Istog.Vdes në Sarajevë ,më 02.02.1986.

    23.Inajet Istrefi(1966)fshati Veleshtë-Strug.Vdes në Petro Varadin-Vojvodin,më 12.06.1986.
    24.Erdogan Alajdin Morina(1959),Prizren.Vdes më 02.12.1986.

    25. Niman Zymer Bajgora(1959)Vushtrri.Vdes në Nish,më 14.01.1987.

    26.Miftar Sylë Tali(1960),fshati Babaj i Bokës-Gjakovë.Vdes në Kutina,më 22.04.1987.

    27.Mustafa Mumin Ramadani,fshati Bozofc-Tetovë.Vdes në Strumic,më 27.04.1987.

    28.Aziz Sadik Kelmendi(1967)fshati Karaçicë-Lypjan.E vrasin në Paraqin më 03.09.1987.
    29.Ibrahim Jusuf Kastrati(1961)fshati Turjakë-Rahovec.Vdes në Pozharevc më 03.09.1987.

    30.Qani Muharrem Shabani(1965)Rahovec.Vdes në Pulë,më 05.11.1987.

    31.Raif Muharrem Isufi(1960)fshati Kotorr-Skënderaj.Vdes më 05.12.1987.

    32.Naim Ramadan Ajgeri(1968).Vdes në spitalin e Beogradit,më 1988.

    33.Naser Xhafer Gashi(1969)fshati Orrobërdë-Istog.Vdes në Ribnic-Slloveni,më 15.05.1988.

    34.Afrim Muhamet Lushtaku(1966)fshati Prekaz i Poshtëm-Skënderaj.Vdes në Ribnic-Slloveni,më 28.06.1988.

    35.Osman Hajdar Ismaili(1968)fshati Gërdovc-Medvegj.Vdes në Podgoricë,më 08.07.1988.

    36.Enver Shaban Ramadani(1970)fshati Brojë-Skënderaj.Vdes në Viroviticë-Kroaci,më 15.01.1989.

    37.Xhavit Alush Berisha-vdes në vitin 1988.

    38.Halim Shaqir Litaj(1970)Klinë.Vdes në Doboj,më 04.09.1989.

    39.Vahidin Xhemshit Hajrizi(1969)fshati Kuklibeg-Dragash.Vdes në Divule-Split.Është vrarë më 26.04.1990.

    40.Jetullah Haxhi Desku,vdes në vitin 1990.

    41.Xhevdet Haradin Aruçi(1986)Rezallë-Skënderaj.Vdes në Tuzëll,më 26.06.1990.

    42.Fatmir Adem Tafaj(1970)fshati Grajkovc-Suharëkë.Vdes më 25.08.1990,në Velika Goricë.

    43.Ivan Pashko Perishiq,Janjevë(kroat).Vdes më 13.10.1990 në Kërçovë.

    44.Rexhep Ismet Blakaj(1963)fshati Jabllanicë e Vogël-Pejë.Vdes në Virovitcë-Kroaci,më 1985.

    45.Enver Hasi,fshati Poroj-Tetovë.Vdes më 1985.

    46.Izet Bedri Bushi(1971)fshati Pustenik-Kaçanik.Vdes në Qupri,më 11.01.1991.
    47.Lulzim Faik Rexhepi(1967)fshati Zabel i Poshtëm-Gllogovc.Vdes në Virovitic-Kroaci,më 16.01.1991.

    48.Burim Sherif Behramaj(1972)Mitrovicë.Vdes në Beograd,më 25.10.1991.

    49.Abedin Sabit Krasniqi(1970)Bellaqevc-Fushë-Kosovë.Vdes në Beograd,më 03.11.1991....

    Kjo listë nuk është e përfunduar....!!!

  19. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SI U TORTURA TRURI I LËVIZJES KOMBËTARE REXHEP MALA NGA UDBASHËT GJAKPIRËS?!

    Torturuesit e atdhetarit dhe trurit të Lëvizjes kombëtare Rexhep Mala,në vitin 1975/76 ishin udbashët gjakpirës:Asllan Sllamniku,Muharrem Dana,Faik Nura e shumë të tjerë.Në ballafaqimin e parë në ambientet e UDB-së,udbashi Asllan Sllamniku e pyet Rexhep Malën(Shpëtim Gurin-pseudonim i i tij):”Ti je Shpëtim Guri a?”Po i thotë Rexhepi.Duke u zgërdhirë si qenë Asllan gjakëpirësi i thotë:”Nëna në shtëpi e bënë miellin bukë,e ne këtu(në UDB)e bëjmë bukën miell!Mbaje mend këtë!”
    Dhe vërtet udbashët e sojit të Sllanmnikut përdorën torturat më të tmerrshme ndaj Rexhep Malës dhe shokëve të tij,mirëpo Rexhepi nuk u dorëzua për asnjë moment para xhelatëve,ai qëndroi stoik dhe i pathyeshëm...!!!
    Ja si i përshkruan torturat Rxhep Mala gjatë procesit hetimor:
    “Në përgjigjen time të parë”nuk e di”kërciti grushti në barkun tim,më ranë me shqelm,filloi njëri të më bjerë duarve e pastaj trupit.Pasi u lodh,punën e tij e vazhdoi tjetri.Nga të rënat fytyrës,m´u qanë buzët dhe më shpërtheu gjaku për hunde e goje.Nuk më linin as të merrja frymë.Më çuan shpejt e shpejt në tualet të ma pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe më kthyen prapë.Më rrezuan në dysheme,më urdhëruan të zbathi këpucët dhe çorapet...filluan të më binin në shputat e këmbëve sa mundnin.Njëri më mbante për krahësh,e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia.Kjo ishte edhe për atë punë e vështirë fizike edhepse e bënin me ëndje të posaçme.Lodheshin dhe shkumbinin si kuajt.Por,ata kishin një përparësi,sepse sa lodhej njëri,menjëherë e zavendësonte tjetri dhe kështu me radhë.Në dy mënyra më goditni shputave,ndonjëri më binte vetëm në njërën këmbë nga 15-20”pendrek”e pastaj po aq në tjetrën,e prapë këmbës tjetër dhe kështu gjersa lodheshin...Kur më torturonin e linin derën pakëz çelë.Në fillim nuk e dija pse,por më vonë e kuptova.Donin që torturimin ta dëgjonin edhe të burgosurit tjerë në lokalet e UDB-së.Na torturonin me radhë.Kështu,gjersa torturohej njëri,të tjerët merreshin në pyetje nga ndonjë udbash,kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakëz të çerlura që të dëgjonin të rënat e shuplakave,grushtave e kërbaçeve dhe bërtima e atij që torturohej....Të burgosurve tjerë u mbetej që të dëgjonin dhe të prisnin secili radhën e tij.Nuk kishte gjë më prekëse e më trishtuese se sa kur dëgjoheshin gjëmat e shokëve.Dhe kështu shkonin prej një të burgosuri te tjetri,duke shfryrë ndjenjat shtazarake dhe gjithë mllefin e tyre personal mbi ne...Shtazaraku Asllan Sllamniku,bëhej gjoja human,dhe i thoshte atij që më përplaste kokën për muri:”Mos kokën,kij kujdes se mos po e lëndon”,kuptohet me sy ia bënte të më godas edhe më shumë.Dhe ky përgjigjej:;”Pse kujdes?Këtyre duhet t´ua çajmë kokën”dhe më përplaste kokën edhe më tepër.Më kapnin për organe gjenitale dhe më bërtisnin në fytyrë:”Kemi me të tredhë dhe më shtërngonin gjersa alivanosesha.Ujin e mbanin çdo herë gati,që kur të më binte të fikët të më hidhnin ujë fytyrës dhe trupit,dhe menjëherë do të vazhdonin punën.Më fyenin me sharjet më të ndyta,më ofendonin,më përqeshin,më pështynin.Ishin këto poshtrime të të rënda,por e dija se duhej
    ----------------

    VIZITA E PARË E REXHEP MALËS ME FAMILJEN E TIJ NË MES GRILASH...!!!

    Edhe pse i rrahur e i dërmuar fizikisht dhe shpirtërisht nga UDB-a,Rexhep Mala në takimin e parë me nënën e tij...,në mes grilash(i përcjellur nga udbashët),nuk tregoi as ligështinë më të vogël,përkundrazi qëndroi stoik,dinjitoz e i pathyeshëm.Ja si e përshkruan Rexhep Mala këtë takim mjaftë prekës,me nënën dhe anëtarët tjerë ta familjes.

    -“Të gjithë të burgosurit tjerë kishin të drejtë nga 10-15 minuta vizitë një herë në dy javë.Por unë dhe shokët e mi jo.Neve nuk na lejonin të na vizitonte askush....Pas disa muajsh nga presioni dhe këmbëngulja e familjes për të më parë,më në fund ma lejuan vizitën.Kur më thirrën nuk e dija se ku më çonin Për vizitën më njoftuan vetëm kur më futën në vendin e caktuar për takime me anëtarët e familjes.Ky vend ishte i ndarë me rrjetë të hekurt e të lartë gjer në tavan....Aty ishin disa udbash dhe gardianë.Një udbash dhe dy gardian më rrinin anash që të kenë mundësi të shihnin sa më mirë se çka do të flasin dhe si do të sillen ata që kishin ardhur në vizitë...Nëna posa më pa,u zgjatë mbi hekurin dhe i futi gishtrinjtë në rrjetin që së paku t´i prekë gishtrinjtë e mi.Por nuk mundja t´ja zgjas dorën,jo pse frikohesha,por pse nuk doja që nëna të m´i shohë duart e mia të enjtura e të bëra çivit nga torturat.shpejt e shpejt i vura duart në hekurin para vetes,gjoja të them se është e ndaluar.U përshëndetëm kështu përmes rrjetit,i pyeta si janë të shtëpisë dhe pa u bërë një minut e gjysmë na urdhëruan të përshëndetemi,se vizita ishte kryer.Nuk arrita as t´i shoh mirë dhe as t´i pyes për të gjithë njerëzit e shtëpisë.Megjithatë ishte i sigurt se të mitë(familjen) nuk i ka befasuar kjo egërsi fashiste,sepse ata qysh herët e kanë mësuar dhe ekanë përjetuar në kurrizin e tyre urrejtjen shoviniste të serbomëdhenjëve.”

  20. #280
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PROKURORI ALI SHUKRIA DHE GJYKATESITIVZI SYLEJMANI;KOLE SHIROKA DHE QAMIL BROVINA I DENOJNE ME PUSHKATIM ATDHETARET HALIM SPAHIJA...!!!!

    Në kohën kur veprimtaria e ONDSH po merrte hov, repartet e OZN-s shpërthyen një fushatë të egër terrori kundër atdhetarëve të njohur. OZN-a famkeqe nëprmes bashkëpunëtorëve nga radhët e shqiptarëve, zbuloi aktivitetin e kreut të ONDSH, dhe vetëm në rrethin e Prizrenit i shpalli kriminel lufte 21 shqiptarë e ndër ta B.Pejanin, H.Spahinë, U.Sadikun, Q.Bllacën, Beqir dhe Mifta Planen, M.Shllakun, Sh.Currin, E.Binakun, I.Lutfiun, R.Kajragdiun etj. . Kështu kah fundi i korrikut 1945 H.Spahija, pasi u shkarkua nga pozitat që kishte, në Kukës u arrestua nga komandanti i policisë dhe punëtori i OZN-s në Prizren: Mazllum Nimani. Ndërkohë u arrestuan edhe disa anëtarë të komiteteve qarkore të Prizrenit, Suharekës, Rahovecit etj. Me këtë rast, në procesin gjyqësor të përgaditur nga OZN-a (27.09.45) e të cilin e finalizuan shqipëfolësit: Ali Shukria (prokuror publik), Hivzi Sylejmani (kryetar i trupit gjykues) me anëtarët: Kol Shiroka e Qamil Brovina - për "tradhëti ndaj popullit dhe atëdheut" me pushkatim u denuan: Halim Spahija, Tahir Deda, Rexhep A.Kabashi, Rifat Krasniqi, Sefidin Ahmeti dhe Kajtaz Ramadani, ndërsa 12 veprimitarë të tjerë u dënuan me burgim të rëndë prej 1-20 vjet. Në këtë fushatë të arrestimeve, më 23.07.45 OZN-a i burgosi edhe anëtarët e ONDSH për qarkun e Prishtinës: prof. Sylejman A.Drinin dhe Tahir Lupçin, ndërkohë që veprimtarët Ajet Gërguri, Beqir Bajgora dhe Jusuf Mornica i shpëtuan arrestimit, duke kaluar në ilegalitet .
    ---------------------
    SI I TRADHTOI NAZMI KURSANI YMER BERISHEN,UKE SADIKUN,MARIJE SHLLAKUN...!!!
    Repartet e OZN-s famkeqe, duke e parë forcimin dhe autoritetin e fituar të grupeve të armatosura - tek masat popullore, në fund të vitit 1945 dhe gjatë vitit 1946-47, për shkatërrimin e tyre angazhoi oficerët më të stërvitur dhe bashkëunëtorët më të përgaditur, të cilët i hodhi brenda grupeve të armatosura. Deri në fund të vitit 1946, OZN-a me bashkëpunëtorët e vet "shqipëforlës" arriti të depërtoj në shumë grupe të rezistencës së armatosur dhe brenda një periudhe vranë ose përgaditën terrenin për tu vrarë 15 udhëheqës më të shquar dhe shumë të tjerë u kapën të gjallë për tu dënuar pastaj me pushkatim ose me burgim të rëndë .
    Më 9 gjegjësisht më 12 shtator 1945 OZN-a nëpërmjet operativistit të tyre Nazmi Kursani, zbuloi vendstrehimin e bashkëluftëtarëve të U.Sadikut dhe të Y.Berishës, te Çeliat e Jellovcit afër Siçevës, dhe me këtë rast gjatë luftimeve jo të barabarta ranë heroikisht: Metë Dini, Smajl Hajdari, Ali Zeqiri, Mujë Ahmeti, Tafil Murati etj., kurse u plagosën: Alush Smajli, Sokol Ahmeti, Toger Rexhep Ismajli dhe Shaban Sadiku (vëllai i U.Sadikut) - i cili më pas vdiq në Gjurgjevik. Në këtë pusi u plagos edhe Marie Shllaku, e cila ra në duart e OZN-s .
    --------------

    PROKRORI ALI SHUKRIA I DENOI ME VDEKJE MARIJE SHLLAKUN....

    - Në prill-maj 1946, OZN-a gjatë një operacioni për asgjësimin e ONDSH dhe të rezistencës së armatosur, arriti të arrestojë disa veprimtarë të shquar të komitetevet ë Pejës, Gjakovës e të prizrenit. Gjatë një procesi gjyqësor të mbajtur në Prizren, prej 28.06.-13.07.1946, që e kryesonte prokurori A.Shukriu, gjykata i denoi me vdekje Marie Shllakun, at Bernsard Llupin, Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin, të cilët më 25 nëntor'46 u ekzekutuan fshehurazi derisa varret e tyre nuk dihet se ku janë. Ndërkaq me burgim, me kohëzgjatje të ndryshme u denuan edhe Marsel Vuçaj, Isa Çavolli, Masar dhe Hamëz Begolli, Muharrem Vokshi, Isuf Imeri, Viktor Gashi, Franjo Çifllaku, Seb Mateja, Jak Krasniqi, Gitië Mjeda, Lucije Lekaj, Seb Koliqi, Miftar Bala, Binak Dema dhe Gjergj Deda .
    ----------------------
    ME TRADHETINE E BASHKEPUNETORIT TE OZN-es REXHEP BEKA ALUSHI VRITET NE PRIT PROF.YMER BERISHA....!!!!

    - Më 11 qershor 1946 në fshatin Plançor vritet udhëheqësi dhe ushtaraku i shumë grupeve të armatosura Prof. Ymer Berisha. Ai vdes në duart e Ndue Përlleshit dhe varroset në fshatin Hereç të Deçanit. Vrasja e Y.Berishës ndodhi pas shpërndarjes nga mbledhja e mbajtur me grupet e armatosura të Shqipërisë veriore në krye me Muharrem Bajraktarin, te vendi i quajtur "Lugjet e Zeza" afër fshtit Plançor . Në vrasjen e Y.Berishës mori pjesë korrieri i tij (spiun i OZN-s) Rexhep Beka Alushi* nga Carrabregu i Deçanit, i cili pasi u kap pohoj se OZN-n e kishte vënë në dijeni edhe për mbajtjen e Kongresit të III të ONDSH më 25 qershor 1946 në Lypovicë të Lipjanit. OZN-a me këtë rast një ditë përpara kongresit, arrestoi shumë veprimtarë të ONDSH si: Halim Oranën (i cili u likuidua pa gjyq), Januz Ballën, Azem Moranën, Mahmut Dumanin, Mehmet Bushin, kapiten Hysni Rudin, Hasan Bilallin, Osman Camin e shumë të tjerë të cilët u dënuan me dhjetra vjetë burgim, në një proces gjyqësor të mbajtur në Shkup prej 27.01-07.02.1947 .

Faqja 14 prej 49 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •