Close
Faqja 13 prej 49 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 979
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rrëfehet Nafi Çegrani, Maqedonia çerdhe e spiunëve

    Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë














    Bllazhe Ristovski ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, shef i tij ishte Nikolla Ilievski i cili atëkohë ishte krye shef i sektorit të dytë në UDB.

    Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë, falë pozicionit të tij "Operativ në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve të huaj dhe atasheve ushtarak në ambasada" dhe më pas si "Analist në sektorin e 4 për çështjen e emigracionit shqiptar".

    Ai thotë se Bllazhe Ristovski me nofkën Folkloristi ishte bashkëpunëtor profesional prandaj edhe ka aftësi për gjëra të tilla si Enciklopedia, gjë që dëshmon lidhjet e Ristovskit me Jugosllavinë. "Unë mund t’ju siguroj shumë dokumente për të dhe të tjerët, nëse ai i demanton këta dhe dëshiron të ballafaqohet me faktet", thotë Nafi Çegrani i cili flet dhe për procesin e lustrimit, rangimin e bashkëpunëtorëve të UDB-së, arkivat e ish Jugosllavisë dhe mënyrën se si punonte UDB-ja.

    Ai vlerëson se lustrimi është një proces shumë specifik për një shtet demokratik, por edhe dyshon se e gjithë kjo mund të jetë vetëm një politikë. "Unë kam lista që di, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit që ka pas në vëzhgime e përndjekje. Vetëm për shqiptarët ka pas 600 mijë dosje në arkivat sekrete të shërbimit të sigurimit shtetëror", thotë Çegrani. Ai sqaron se në atë kohë 5 vagonë me dosje pas kohës së Rankoviçit janë mbështjellë, janë shoshit dhe janë djeg te hekurana e Shkupit ku një ndër anëtarët e komisionit për vëzhgim ka qenë dhe vetë ai.

    "Po sa kanë djegë dosje, kanë djeg ndoshta materiale të parëndësishme, por besoj ata që janë relevante dhe me interes, shumë të tjera i ka marrë me kohë Beogradi. Unë e kam marrë dosjen time të cilën e kisha lexuar gjersa kam qenë zyrtar, por tani ishte fare e shoshitur dhe thuajse s’kishte asgjë relevante", tha Nafi Çegrani, ish zyrtarë i UDB-së. Për atë se ku janë sot dosjet dhe sa mund që ata të fshihen, Çegrani shpjegon sistemin e krijimit të dosjeve dhe sistematizimin e tyre, e në bazë të kësaj ai beson se ata mund të gjenden lehtë.

    "Sipas normave, marrëveshjeve interne të shërbimeve sekrete të asaj kohe, një raport që ka qenë relevant dhe me shumë interes zyrtarë, ai është transferuar edhe tek sekretariatit federal, për shkak se aj shërbim ka vepruar në mënyrë vertikale. Ato që kanë qenë për Maqedoni kanë qenë në Shkup dhe nga një kopje është dërguar në Beograd", thotë Çegrani, duke shtuar se edhe Moska është një arkiv potencial, ku gjenden jo vetëm dosjet e Maqedonisë por dosjet e të gjithë popujve të Ballkanit.

    "Për arsye të vetë veprimtarisë specifike të shërbimeve sekrete, UDB-ja, sigurimi në Shqipëri, apo Securitate janë krejt filiale që kanë punuar sipas shablloneve dhe metodave të KGB-së ruse. . kemi shumë kuadro që shkollimet ushtarake policore i kanë kryer në Moskë, si kuadro të kominternës. Në Jugosllavi në vitin 1948 ke një ordi njerëzish që kanë shkuar në Goliotok pse kanë qenë pro rus.

    Sigurisht që ka Moska një arkiv të madh jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë popujt e Ballkanit", thotë Çegrani duke propozuar që komisioni për lustrim të gjurmoj në Rusi. Por, një problem tjetër sipas tij është kualifikimi i dosjeve dhe emërtimi i bashkëpunëtorëve të UDB-së.

    "Njerëzit thonë ky është spiun, ky bashkëpunëtor, ky informator, thotë edhe për atë që ka qenë zyrtarë se është spiun, por këto janë kategori të ndryshme. Nëse thuhet spiun ajo është një kategori tjetër, nëse thuhet informatorë, kodosh të gjitha janë këto kategori të ndryshme, varet kush me cilin status ka qenë si burim për dhënie të atij shërbimi. Për lustrimin, nuk e di cilat dosje do të hapen se ke disa kategori dosjesh.

    Ke njeri që ka qenë i përndjekur ndërkohë shërbimi e ka bërë për veti, dhe ai i ka shërbyer edhe si informatorë, tani këtu ka shumë dallime", sqaron ish zyrtari i UDB-së. Sipas tij vetë natyra e atyre kohërave të ka detyruar të bëhesh bashkëpunëtor. "Për shembull nëpër redaksitë e ndryshme ka pasur shumë informatorë, në Flakë dhe në radio i di në gishta kush kanë qenë", thotë Nafi Çegrani, i cili më tej shton se shumë funksionarë të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, një pjesë e tyre edhe sot i mbajnë detyrat e ngjashme duke u bërë kush deputetë, kush ministër e kush funksionar i natyrës tjetër.



    Petkovski dhe Andov bashkëpunëtor të UDB-së

    "Këta që janë gjenerata e vjetër, për shembull Tito Petkovski dhe disa të tjerë që kanë qenë njerëz të Komitetit Qendror, të cilët me UDB-në kanë qenë në bashkëpunim intern. Do të përmend edhe Stojan Andovin, si propozues i këtij ligji, por Andovi e di mirë se kush ka qenë në Jugopsllavi, një personalitet në shërbimet informative diplomatike të diplomatëve, të ambasadave jugosllave dhe tani si mendon njeriu që Stojan Andovi nuk ka tre dengje dosje në shërbimet sekrete. Ai ka kryer detyrë për shërbimet sekrete, ka qenë zyrtarë që vepronte në shërbimin sekret", thotë Nafi Çegrani.



    Krye shefi i UDB-së në ambasadën e Serbisë në Shkup

    Ish zyrtari i UDB-së, Nafi Çegrani thotë se në ambasadën e Serbisë në Shkup është një personalitet i rëndësishëm, i cili deri dje ka qenë krye shef i UDB-së në Beograd dhe një nga kapot e klanit të Zemunit.

    Hoxhallarët dhe gratë ishin spiunë

    "Shumë hoxhallarë dhe priftërinj të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, që fatkeqësisht ligji për lustrim nuk po i kap këtu në Maqedoni, përkundër praktikës së shumë vendeve të tjera evropianë të dala nga komunizmi", thotë Çegrani. Ai sqaron se ka pasur dhe raste kur gruaja e spiunonte burrin. "Nuk do ta saktësoj për kë flitet, por ishte person me autoritet të cilin e spiunonte gruaja e tij. E paralajmërova dhe në fillim nuk më besoi por dikur u bind", thotë Çegrani

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Litari këputet prej së holli, zullumi prej së trashi

    Shpëtim POLLOZHANI
    I madhi Kadare në veprën e vetë "Kronikë në gur" përshkruan rastin kur andartët grekë bënin masakra në rrethin e Gjirokastrës në kohën e luftërave ballkanike. Për të tërhequr vëmendjen e popullatës shqiptare nga dhuna dhe terrori i ushtrive të huaja, grekët përhapën lajmin se në një sterë (sterë është rezervuar uji, ku grumbullohet uji i shiut) është paraqitur një vajze me pamje monstrumi. E gjithë popullata e rrethit fliste për këtë vajzë. Flitej se dikush e ka hedhur dobicin e vetë aty. Me kalimin e kohës, kopili u rrit dhe tani vajza monstrum doli nga stera. Populli e hëngri këtë çorbë. Te gjithë flisnin kush e lindi, kush e hodhi dhe kush e ushqeu derisa u rrit…
    Ne këtë shtet qe i thonë Maqedoni, 20 vjet me radhë po realizohet po ky skenar. Projekti i zhbërjes se shqiptareve nga këto troje. Qe të realizohet ky projekt duhet të bindet opinion i brendshëm dhe ai i jashtëm se shqiptarët i kanë populluar këto territore me dhunë dhe mund të përdoret edhe dhunë për t'i përzënë. KopjE e thjeshtë e Akademisë së Shkencave Serbe të fillimit të viteve të '80-a dhe të kohës së Millosheviqit. Serbia dhe ky shtet që i thonë Maqedoni janë akorduar si dy telat e çiftelisë në realizimin e projektit të Garashaninit, Çubrillovicit, Gligorovit, Cërvenkovskit e më në fund të Gruevskit.
    Qeveria e Gruevskit dhe ato të tjerat që për gjithë veprimet e veta kanë pasur mbulesë pjesëmarrjen e shqiptarëve në qeveri. Edhe kjo paçavure enciklopedi u bë edhe me paratë e shqiptarëve. U blenë 20 helikopterë ushtarak dhe 200 autoblinda BTR me kalibër 30 mm. Këto armë nuk janë blerë për të gjuajtur rosa ose derra të egër. Kjo punë i ngjan vitit 2000 kur Lubço Georgievski bleu 100 tanke B34 të prodhimit rus. Përse Gruevskit i nevojiten helikopterë sulmues dhe autoblinda? Ai, gjoja gjithë ditën vajton NATO dhe BE. Ai e din se me hyrjen në NATO të gjitha këto armatime do shkojnë te tanket e Lupços pasi nuk i plotësojnë standardet e NATO-s. Ky e ka një qëllim dhe thotë ishallah bëhet. Njëlloj si Nastradin Hoxha kur mbërrini në Strugë.
    Sa mbërrini Nastradini në Strugë e pa liqenin shumë të madh para vetes. Aty për aty i lindi ideja ta bëjë liqenin kos. Çdo ditë hidhte nga një gotë me kos për ta nxënë liqenin. Dhe kur njerëzit i thonin o Nastradin nuk bëhet liqeni kos. Nastradini ua kthente, edhe unë e di se nuk bëhet, po në u bëftë ama. Edhe maqedonasit e dinë se janë 800 000 përballë 8 milion, por duan të provojnë ta bëjnë çorbë liqenin.
    Në çdo periudhe kur në vend rritet kriza sociale, dhe kur shqiptarët fillojnë ta intensifikojnë luftën për të qenë njerëz, qeveria pjell një Ladorisht dhe fillon procedura. Popullata merret me rastin. Maqedonasit rrisin krenarinë. Qeveria formon komision anketues. Raport përfundimtar nuk u dha asnjëherë. Kaloi ky rast, sulmohet Universiteti i Tetovës. Vritet njëri. Përsëri komision anketues. S'ka raport përfundimtar. Në radhë vjen masakra e Gostivarit. Vriten dhe torturohen njerëz te pafajshëm. Branko Cërvenkovski fërkon Duart dhe shpërblen me revole Kolt forcat policore. Përsëri shqiptarët merren me vetveten. Përsëri faji hidhet andej nga e orientuan shërbimet sekrete, në të cilat nuk ka asnjë shqiptar. Edhe këtë çorbë e hëngri shqiptarziu. A ish fajtor kryetari i atëhershëm i Gostivarit? A ish PDSH ose PPD? Edhe në rastin e Gostivarit u bë një komision anketues. Edhe ky komision kryetar e kish një shqiptar. Edhe ky nuk dha asnjë raport përfundimtar. Edhe ne Gostivar u vranë njerëz të pafajshëm. Mandej pason masakra e Bit e pazarit ku Fërçko "demokrati" dhe "pedagogu" ishte ministër i Punëve të Brendshme të këtij shteti që i thonë Maqedoni. Shqiptarët në lagjen e Çairit gjuheshin si lepujt që gjuhen kur hapet sezoni për gjueti. Këtë mund t'ua tregojnë më mirë anëtarët e familjes Morina, Hoxha dhe shumë të tjerë. Edhe me këtë rast ne u morëm disa muaj dhe si gjithnjë raport nuk ka, asnjë përgjegjës e përgjegjësi nuk ka.
    Pas konfliktit të vitit 2001 dhe pasi gjenerali shqiptar dorëzoi armët e UÇK-së, Branko Cërvenkovski deklaroi, nuk do të lëmë gurë mbi gurë derisa të likuidojmë të gjithë terroristët që i kemi në listë. E të dashur shqiptarët e mi, hidhni një sy prapa dhe do të shihni se Branko e mban fjalën. Inskenimi i rastit të Sopotit është çorbe nga kuzhina BIA (shërbimet inteligjente serbe) dhe trashëgimtarët e UDB-së këtu në vend. Rastin e Brodecit Gruevski e realizoi për ta varrosur PDSH-në. Aksioni u krye derisa funksionarët e PDSH-së flinin, mirëpo të nesërmen u kish dal gjumi që ta lexojnë komunikatën e shkruar nga Ministria e Punëve te Brendshme, se atje u vranë terroriste nga policia mutietnike. Mos valle ndonjë budalla mendon se puna e Nerëzit ishte pune tifozësh. Jo more vëllezër edhe Nata e Kristaltë e shqiptarëve të Manastirit në vitin 2001, edhe Luboteni e Nerezi, të gjithë janë çorba të gatuara nga BIA dhe mbeturinat e UDB-së të servuara me garnir të partive shqiptare në pushtet. Gruevski para se të paraqitet në skenën politike në Maqedoni, ishte këshilltar në Qeverinë e ish kryeministrit të vrarë serb, Zoran Gjingjiq. Merreni me mend Serbia paska nevojë për një 25 vjeçar t'i bëhet këshilltar. Edhe sot e kësaj dite Gruevski është mik i ngushtë me zëvendëskryeministrin serb Xheliç. Në vitin 2001 Lupco Georgievski kërkoi nga Arkani që në Maqedoni të formojë njësi paramilitare dhe parapolicore. I njëjti shabllon si në Bosnjë dhe Kroaci. Mirëpo pasi e hëngri shkopin nga ndërkombëtarët, ndërroi mendje.
    Me ngjarjet qe po zhvillohen pas vitit 2001 duket se me BIA i bëjnë punët tinëz, pa shumë publicitet. Qeveritë ndërrohen edhe në Serbi edhe në Maqedoni, por projekti vazhdon me ndërrim taktikash.
    Edhe qenit më të egër i hedhin në oborr një bushtër, e cila ndërsehet dhe qeni merret me bushtrën, humb vëmendjen për territorialitet. Të gjithë në këtë moment merren me bushtrën- Enciklopedinë. Kush është duke folur këto ditë për Komisionin e lustrimit, për shkurtimin e mjeteve të UT-së, për vjedhjen e inventarit të UT dhe transportim në Universitetin e Shtipit. Kush flet për nëpunësit e ngratë shtetëror, që nuk kanë as karrige e as zyra. Nuk kanë as njërën, as tjetrën, se vendet e tyre të punës nuk janë paraparë me rregulloret përkatëse për sistematizimin e vendeve të punës. Kush flet për gjimnazin e Strugës që Gruevski me vëllezërit e vetë shqiptarzinjë e hodhi ne Veleshtë. Një milion euro ndau brenda natës. Projekti është gati. E gjithë kjo ndodh se ndonjë mjeran do ta fitojë tenderin për ndërtim, ndonjë tjetër do hap ndonjë divan ose ndonjë kioskë në oborrin e shkollës. Kush flet për gërmimet nën xhaminë e Manastirit të cilët mund ta shembin objektin 500 vjet te vjetër. Kush flet për xhaminë e djegur të Prilepit, e cila është monument kulture dhe nuk u meremetua as 10 vjet pas djegies. Edhe kisha e Leshkës në Tetovë u dogj në vitin 2001, por u ndërtua për 6 muaj. Faktori ndërkombëtar për ndërtimin e kësaj kishe ishte shumë aktiv. Kush flet për vuajtjet e shqiptarëve- nxënësve të Manastirit, ata të shkollave të mesme të Shkupit, për nxënësit shqiptar të Velesit, për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të vitit 2001. Edhe kësaj radhe ne e hëngrëm çorbën e gatuar nga BIA dhe shërbimet sekrete të vendit. Në vitin 2005 në Palestinë, Intifada ishte në kulmin e vetë dhe shteti Izraelit e kishte pisk. Mirëpo në këtë moment shumë delikat për Izraelin, një parti doli nga koalicioni për arsye se nuk po e realizonte programin e vete. Pas kësaj ra qeveria e Izraelit, dhe mu në këtë zjarr Izraeli organizoi zgjedhje të reja. Ne këtë aspekt, të gjitha partitë shqiptare që kanë qenë në pushtet me moskërcënimin dhe mosprishjen e koalicionin kur vriten dhe dhunohen shqiptaret, ia kanë shkruar tallkinin vetvetes. PPD ngeli me një deputet. PDSH me pesë. BDI do ngele me tre. Enciklopedia- bushtra do t'ia hajë kokën kësaj të fundit. Dhe për fund, një konstatim dhe dy anekdota. Kau është i fortë sa 15 meshkuj, mirëpo një fëmijë ia vë kërpeshin. Kau ka forcë, s'ka mend. Mali i ankohej sëpatës, përse po më pret. Sëpata ia priti, unë pa bishtin që ma ke dhënë ti jam vetëm një copë hekur. Filozofisë popullore duhet vëne veshin, e ajo thotë: litari këputet prej së holli, zullumi këputet prej se trashi.

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KOMUNISTËT NDEROJNË INSPEKTORËT E UBD-s Serbe

    Nga Urim GJATA

    Gjatë një mbrëmje diplomatike pak ditë më parë në Selanik të Greqisë Konsulli serb në bisedë të lirë i thotë një diplomatit shqiptar se Kosova është një qime hunde e Serbisë. Diplomati shqiptare nuk i përgjigjet, por me buzëqeshje ironike e injoron Konsullin serb. Duke qenë dëshmitar i kësaj ngjarje dhe i shumë ngjarjeve të tjera të tjera që lidhen me Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare në Ish-Jugosllavinë më ngacmojë të sjellë disa ngjarje që vërtetë dora e gjatë serbe vazhdon të ruaj agjentët e saj që punojnë në dëm të kombin shqiptar.
    Disa shqiptar që dikur i kanë shërbyer sistemit diktatorial komunist në Shqipëri ruajnë sot me fanatizëm lidhjet e ngushta me agjentët dhe inspektorët e lartë UDB. Duke i nderuar edhe me medalje apo mirënjohje për kontributin që kanë dhënë duke i shërbyer Serbisë. Para disa vitesh kryetari i PS Edvin Rama i dhuroji çelësin Artë të Bashkisë së Kryeqytetit këngëtarit serb Gjukanoviçit që i ka kënduar këngë trimërie ushtarëve serbë që bënë masakrat në Bosnjë dhe Kroaci mbi popullsisë e pambrojtur. Në ato vite nuk e mendova thellë këtë vlerësim, por kur sot mësojmë se edhe anëtarë të lartë të Partisë Socialiste që veprojnë në Greqi u ndajnë Mirënjohje Inspektorëve të UDB, këto gjëra nuk duhet të kalojnë në heshtje.
    Rasti më ekstrem ka ndodhur vetëm pak muaj më parë kur shoqata “Balkan Politica Forum” nderoji me Mirënjohje profesorin dhe deputetin z.Servet Pëllumbin në një aktivitet që organizoji në Korçë. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe kur nderohet një figurë e lartë si z.Servet Pëllumbi, por kur deputeti shqiptar merr të njëjtën Mirënjohje me një Inspektorë të UDB-s diçka nuk është mirë me drejtuesit e Partisë Socialiste. Sepse pas pak kohe po ky FORUM vrapon në Maqedoni dhe nderon me MIRËNJOHJE KOMBËTARE Inspektorin e Lartë të UDB Nafi Çegrani. I cili nga marsi i vitit 1969 deri 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Ai ka burgosur me mijëra shqiptar të atyre trevave. Shqiptarët e atjeshëm e njohin mirë këtë UBD-ash. Të njëjtët nderuar me MIRËNJOHJE edhe kryetarin e Komunës së Strugës z.Ramiz Merkon. Patriotizmi i FORUMIT bëri vlerësime të politikanëve shqiptar me inspektorët e UDB-. I bukur krahasim dhe vlerësim. Këtë FORUM e kanë themeluar ish-ushtaraku i lartë i sigurimit të sistemit diktatorial Guri Pejo nga qyteti i Korçës, i cili në vitin 1997 ishte Kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Me 2007 Guri Pejo u ndalua dhe u arrestua nga policia shqiptare në Kapshticë sepse u kap duke kaluar një vajze të panjohur me pasaportën e vajzës se tij. Atë vit u akuzua për trafik qeniesh njerëzore dhe bëri pak kohë burg. Një tjetër drejtues i FORUMIT është edhe ish-ushtaraku tjetër me origjinë greke Kosta Panajoti i cili ka


    Ish-Inspektori i UDB Nafi Cegrani
    shërbyer edhe ky në Korçë. “Balkan Politica Forum” është legalizuar në Gjykatën e Selanikut dhe ka një veprimtari të gjerë të dyshimtë për vetë faktet se drejtohet nga njerëz të ish-sigurimit të shtetit. Drejtuesit e “Balkan Politica Forum” e shtrinë veprimtarinë e tyre edhe në Tetovë ku bënë anëtarë të saj një ish-profesor i UT. Por ata nuk u ndalën me kaq duke shkuar deri në Bullgari për ti propozuar ish presidentit të Bulgarisë z.Zhelevit të bëhet anëtar Nderi. Ai pranoji me kënaqësi në fillim, por pasi mori informatat e duhura e refuzoji nderimin nga ky FORUM I me prapavija të dyshimta. Këta ish Sigurimsa të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë arritën me anë të mashtrimeve të afrohen edhe me drejtuesit e “Balkan Political Club” që ka qendrën në Selanik, por Kryetari i këtij KLUBI POLITIKANËSH të nderuar i larguan me të mësuar se kush janë në të vërtetë drejtuesit e “Balkan Politica Forum”. Së fundi ish-sigurimsat Guri Pejo Kosta Panajoti u kanë shkruar letra kryeministrit të Greqisë Kosta Karamalisit, Dora Bakojanit, Kryeministrit Sali Berishës etj., politikanë në Europë që ti nderojnë me MIRËNJOHJE. Por një gjë është e qartë se politikanët demokrat nuk mund të pranojnë MIRËNJOHJE nga një FORUMI që ua ka dhënë Mirënjohje edhe Inspektorëve të UDB-s të cilët kanë torturuar dhe vrarë njerëzit që kërkonin lirinë dhe demokracinë. Siç duket drejtuesit e Partisë Socialiste nuk e kanë të lehtë të shkëputen nga ish-sigurimësat që ruajnë me fanatizëm lidhjet me Inspektorët e Lartë të UDB-s. Ndoshta një ditë do tu duhen për ta ridjegur edhe një herë Shqipërisë si në vitin 1997, ku roli i ish-sigurimësave ka qenë vendimtarë për ta rrëzuar demokracinë që sapo kishte lindur në Shqipëri pas 50 vitesh diktaturë të egër komuniste. Prandaj sot intelektualët e vërtetë Socialist duhet ti thërresin mendjes dhe të shkëpusin lidhjet me ish-sigurimësat dhe inspektorët e UDB, duhet të distancohen nga veprimtarët e tillë që kanë qëllime të errëta nga Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në botë.

  4. #244
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    per me shkie gjithmon do te kemi akuza kunder tyre se na kan shume borgje i kemi armik dhe kurr nuk do ti harrojm
    nese une publikoje sene te kqija te cilat na i kan ber shkiet nuk besoi se po bej ndonje mekat.
    Kete e di o burre dhe te jape te drejte per shkie...Po mbase po me duket nga shkrimet qe po lezoj ne ketu ne neper forum...Me shume ne shqiptaret po merremi me njeri tjetrin dhe kunder njeri tjetrit...Se vertet me serbin...!Pikrishte kjo na bene qe te jemi me larg problemit real qe kemi...!Neve shqiptareve na duhet nje polik me fleksibile me teper mirekuptim,tolerante nder mjet veti...Perndryshe kjo mund te na kethehet ne te kunderten e asaj qe jane sunimet tona...!Kete qe e thashe, nuk jame duke e thene konkretishte per ty... Por ne pergjithsi ,edhe per veten time...!

  5. #245
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Faktet historike nuk harrohen dot...

    KUSH ESHTE HYSEN GEGA…?




    Hysen Gega,ka lindur në fshatin Sallagrazhdë më 1950.Për shkak të kushteve të rënda ekonomike në vitet e 70-ta emigron në Gjermani dhe përveç punës është marrë edhe me aktivitete kombëtare.Pas ardhjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani ,Hyseni do të bëhet njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.Në ndrrimin e motmoteve të vitit 1980/81 arretsohet dhe burgoset nga UBD-a në fshatin e tij të lindjes.Ai njihet midis të burgosurve politik si“legjend e burgjeve jugosllave“për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës.
    Për të mësuar më gjerësisht për përjetimet e tij gjatë hetuesisë,nga udbashët,në vijim po publikojmë një intervistë të botuar në shkurt 1983 në gazetën“Zëri i Kosovës“.

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Kete e di o burre dhe te jape te drejte per shkie...Po mbase po me duket nga shkrimet qe po lezoj ne ketu ne neper forum...Me shume ne shqiptaret po merremi me njeri tjetrin dhe kunder njeri tjetrit...Se vertet me serbin...!Pikrishte kjo na bene qe te jemi me larg problemit real qe kemi...!Neve shqiptareve na duhet nje polik me fleksibile me teper mirekuptim,tolerante nder mjet veti...Perndryshe kjo mund te na kethehet ne te kunderten e asaj qe jane sunimet tona...!Kete qe e thashe, nuk jame duke e thene konkretishte per ty... Por ne pergjithsi ,edhe per veten time...!
    ASGJË NUK HARROHET....!!!!

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Cilët intelektualë ndiqeshin nga UDB-ja

    04/12/2009 11:31:06


    Nga Nafi Çegrani/INA

    Po kësisoj trajtimi kishin edhe disa dhjetra të tjerë intelektual maqedonas, të cilët i di me emër dhe mbiemër, e lista e të cilëve është mjaft e gjatë. E të mos flasim për ndjekjet e shqiptarëve veçmas në relacionet për zbulim dhe kundërzbulim ndaj Shqipërisë, të cilët në këto lista përfshiheshin me qindra personalitete dhe linja vazhdonte deri në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe mjaft profesorë dhe intelektualë të tjerë (sidomos ata të cilët venin e vinin në Universitetin e Prishtinës për të mbajtur ligjerata, por edhe të tjerë si gjuhëtarë e historian, si albanolog dhe shkencëtarë, emrat e të cilëve i mbaj në listë, por sa për hir të vërtetës dhe lexuesit si shembull do të përmendi vetëm ca nga këta: Aleks Budën si shembull, dosja e të cilit u plotësua dhe u bë mjaft voluminoze ( identike me ate të cilën në sirtarët e saj i`a mbante sigurimi i shtetit në Tiranë me urdhër të kahershëm të Enverit, të nënshkruar nga Ramiz Alia, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Aparati dhe kryeshefat e UDB-së federative të Beogradit, sepse edhe Prishtina e Beogradi (UDB) mbanin njëkohësisht hapur dosje të veçanta për Selman Rizën si tepër të “rrezikshëm” për Jugosllavinë, ngase ai tërë një jetë dhe me tërë shpirt ka dashur që Kosova të mos mbetej nën regjimin jugosllav, por të jetë me të gjitha trojet tjera shqiptare e bashkuar me Shqipërinë. Për çka kundër kësaj ishte edhe vetë Enveri. Por, UDB jugosllave sistematikisht dhe përmes rrjetit të saj të dendur agjenturor dhe të spiunazhit në disa vende ballkanike, e sidomos në Shqipëri,dosjet e veçanta të cilat nuk dij për çfarë arsyeje paralelisht me Sigurimin në Tiranë i mbanin dhe i plotësonin për shumë intelektual jo vetem për:

    Selman Rizën, Aleks Budën, Eqrem Çabejn, Pajazit Nushin, Rexhep Ismajlin,Teki Dervishin..etj nga Kosova dhe Shkupi, por edhe nga rradhët e emigracionit shqiptar siç ishin Arshi Pipa, Namik Resuli, Athanas Gegaj, Fuad Myftiu etj. Por UDB mbante në vëzhgim dhe grumbullonte materiale operative dhe referate të sistemuara mirë për analiza dhe plane të veta interne edhe për shumë të tjerë (si për të birin e Selman Rizës, Eminin). Madje edhe për disa intelektualë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë si:

    dr. Bexhet Reson, Rexhep Qosen, Hasan Kaleshin, Reiz Ali Hoxhën, Beqir Sinën, Martin Camajn, Adriatik Kallullin, Abaz Dojaken, Andromaqi Gjergjin, Piro Thomo, Petro Markon, Abdi Baletën, Sabri Godon, Rexhep Mejdanin, Ramadan Sokolin, Emil Lafen, Ismail Kadarene, Ali Muka, Dilaver Kurti, Fahri Balliun, Dritëro Agolli, Zamir Mati,Gjergj Titani, Kurt Kola, Fatmit Gjata, Fatos Kongoli, Dhimiter Xhuvani, Llazar Siliqi, Dalan Shapllo, Myslim Shyri, Hysen Kordha, Zija Xholi, Xhevat Lloshi, Jakov Xoxa, Jup Kastrati, Zija Çela, Hasan Luci, Thimo Bare, Rahman Parllakun, Petrit Dumen, Beqir Balluku, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Haxhi Lleshin, Stafe e Aqif Lleshin, Hekuran Hisain, Spartak Ngjelën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Shaban Braha, Mark Dodoni, Uran Butka,Gazmend Shpuza, Arben Puto, Luan Rama, Shefki Hyseni, Jakup Mato, Zihni Sako, Shaban Muratin, Kasëm Trebeshinën, Hysen Peja, Qazim Radoniqi, Xhemal Prizreni, Fehim Ibrahimi, përsëri Emil Lafe që nga viti l972 kur bën fjalë mbi Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Fatmir Gjata, Andon Kuqali, Sokrat Plakajn, Alfred Uci, Ylli Popa, Alfred Mojsiu, Ramazan Bogdani, Anastas Kondo, Spiro Dede, perseri Sabri Godo, Ali Ymeri, Abdi Baleta, Peçi Dado, Spiro Comora, Tomor Osmani, Irakli Koçollari, Elmaz Leci, Luan Qafzezi, Ndue Ukcamaj, Asim Aliko, Xhezair Abazi, Vasil Tabaku, Luan Qafzezi, Lirim Deda, Ferid Hudhri, Adem Istrefi, Nexhat Ibrahimi dhe shumë të tjerë, për të cilët do të bëjmë fjalë më gjërësisht një rradhë tjetër.

    Por listat e gjata të këtij formati me emra personash dhe personalitetesh nga fusha te ndryshme, studjues, analistë, diplomatë, shkencëtarë, gjuhtarë, historian, albanologë e profesorë dhe njerëz të thjeshtë, nxënës e studentë, hoxhallarë e arsimtarë etj, qofshin nga Kosova ose troje të tjera shqiptare nën Jugosllavi, e të cilët i vëzhgonte, përcjellte dhe survejonte UDB dhe KOS, ua kishte sajuar dosjet personale, duke i gjurmuar në mënyrë permanente dhe sistematike me mjete dhe metoda konspirative, sikur të ishin spiunë të cilët vepronin kundër sistemit titist dhe Jugosllavisë dhe kështu në rradhë. Të jap këtu vetëm ca emra si shembull:

    dr.Idriz Ajetin, Anton Çetën, Rexhep Qosjen, Ali Hadrin, Muhedin Hadrin, Gjon Sereçin, Adem Demaçin, Ramiz Kelmendi, Daut Demakun, Ibrahim Kadriun, Luan Starovën, Xhelaludin Gjurën, Ali Sutaj, Mahmud Hysën, Mehmedali Hoxhën, Xhevat Gegën, Remzi Nesimin, Adnan Agajn, Xhevat Selimin, Sali Ramadanin, Abdyl Bunjakun, Rrustem Berishën, Beqir Berishën, Anton Berishën,Sali Bajrën, Kadri Osmanin, Skender Kastratin, Ahmet Peren, Sali Lisin, Hashim Toplicën, Bajram Dobërdollin, Shemo Merkon, Qail Cegrani, Azir Tenovën, Emin Polisin, Bajram Golën, Irfan Bilalin, Shemsedin Musa, Dr.Fehim Reçanin, Dr.Jusuf Rexhepin, Zuhdi Bilallin, dhe qindra të tjerë…

    Por lista më e gjatë me emra dhe mbiemra, me kode të veçanta e dosje të hapura dhe të cilat i përpunonte dhe vëzhgonte për dekada me rradhë ishte ajo nga radhet e emigracionit shqiptar në perendim, në Francë, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Austri, Itali dhe disa vende të Skandinavisë dhe në SHBA andej Oqeanit, emrat e të cilëve nuk ka nevojë këtu t’i shënojmë, për shkak se ata do të përmenden gjatë shtjellimeve dhe atje ku bëj fjalë mbi mërgatën shqiptare dhe veç e veç për organizatat e këtij emigracioni, ndaj të cilëve UDB-ja zhvillonte një luftë rigoroze të fshehtë dhe të pamëshirshme, duke përdorur metoda dhe kurthe perfide e në kontinuitet dhe vazhdimësi duke përdorur metodën e përçarjes dhe të grindjeve mes shqiptarëve gjetiu ,të njohurën “Divide et Impera”.

    Këto metoda dhe kurthe tinzare ndaj shqiptarëve janë bërë në kohën e Rankoviçit, Mitja Krajgerit, Svetisllav Stefanoviçit-Ceca, Pavle Pekiçit, Spasoje Gjakoviçit e Mehmet Maliqit – Cukulut të Prizrenit (babai i analistit të sotëm Shkëlzen Maliqi), i cili ishte një ndër organizatorët për likuidimin e Gjon Sereçit, Ibrahim Lutfiut, Skender Kosovës dhe Hasan Remnikut me shokë në pritat e tmerrit.

    Ky terror zgjati me vite edhe me ardhjen në krye të UDB-së dhe KOS-it të Petar Graçaninit, Stane Dolancit, Selim Broshës, Muharrem Danës dhe disa të tjerë nga Shkupi e Beogradi siç ishin: Zdravko Mustaçin, Borçe Samonikovin, Jezdimir Bogdanski, Nikolla Ilievski, Gjorgji Varoshlija, Dushko Zgonjanin, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Srgjan Andreeviç dhe shumë Spasiqa të tjerë, të cilët kishin krijuar rrjet të gjërë agjenturor në mesin e shqiptarëve-informatorë. Për të gjitha këto ka detaje të spikatura që zbardhin të vërtetën dhe një histori të sigurimit, duke nxitur kërshërin e lexuesit.

    Burimi i informacionit INA - ONLINE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 11-01-2010 më 13:04

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kosova, për Serbinë vazhdon të jetë tregu më profitabil si në aspektin politik, poashtu

    edhe ekonomik. Përmes Kosovës, Serbia mbijeton politikisht dhe ekonomikisht.




    SHTETI DHE SHËRBIMI INTELIGJENT



    Rezoluta 1244, me vakumin e saj, u krijoi mundësi qendrave të ndryshme të spiunazhit botëror të gjejnë teren të përshtatshëm në Kosovë për të mbledhur informacione të ndryshme dhe për të ndikuar në formë direkte apo indirekte në proceset zhvillimore të Kosovës.



    Shkruan: Naim Balidemaj - 03. 08. 2009

    _________________________________

    Institucioni i pavarur shetëror - Institucioni më vital i një shteti, Shërbimi Inteligjent, është jo vetëm pararojë, por faktorë ndikues në integrimin e tërësisë teritoriale dhe fizionomisë së përcaktuar kombëtare dhe politike të një shoqërie, me mision të qartë dhe parësor në mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetasve. Një shtet i ri çfarë është Kosova, doemos duhet ta forcojë pa rezervë Shërbimin Inteligjent, sepse është i rrezikuar nga destabilizimet e mundshme të imponuara kryesisht nga Serbia me veprime të njohura siç janë;

    · jo siguria,

    · frika,

    · paniku dhe përçarja,

    e që fatkeqësisht të gjitha këto forma të veprimit, janë prezente në Kosovë.

    · Kosova për Serbinë vazhdon të jetë edhe më tutje burim i të ardhurave financiare dhe të mirave materiale duke thelluar kështu korrupcionin dhe kontrabandën.

    · Kosova, për Serbinë vazhdon të jetë trampolinë për të përfituar nga bashkësia ndërkombëtare, përmes fabrikimeve të gënjeshtrave nga më të ulëtat deri te më të sofistikuarat.

    · Kosova, për Serbinë vazhdon të jetë tregu më profitabil si në aspektin politik, poashtu edhe ekonomik. Përmes Kosovës, Serbia mbijeton politikisht dhe ekonomikisht.

    · Përmes Kosovës, Serba i imponohet bashkësisë ndërkombëtare për të përfituar në integrimet europiane dhe në zonën e shengenit.



    Me funkcionalizimin e mirëfilltë të Shërbimit Inteligjent të Kosovës dhe me mbledhjen e informacioneve përkatëse, të deponuara pranë bashkësisë ndërkombëtare, Serbisë jo që do ti vonohej integrimi europian, por do ti pamundësohej ky integrim, sepse ka fakte e fakte që dëshmojnë për destruktivitetin serb në të gjitha sferat. Serbia si trashëgimtare e UDB’së dhe Jugosllavisë është e njohur si eksportuesja më e madhe e drogave dhe kontrabanduesja më e madhe e armëve jo vetëm në rajon por edhe më gjërë. Vetëm nëse shikohet nga prizmi diplomatik, Serbia mban lidhje të ngushta me të gjitha ato vende

    - ku diktatura dominon mbi demokracinë,

    - ku dhuna dominon mbi ligjin,

    - ku pushteti absolut dominon mbi arsyen.



    Edhe mëtutje aleatët e Serbisë janë Libia, Venecuela, Kuba, Korea Veriore, grupet terroriste të Al Kaidës, (lideri i së cilës frekuentonte mëparë shpesh në Beograd) dhe Lëvizja e të painkuadruarve-pjellë e konjukturave ndërkombëtare gjatë luftës së ftohtë, liderë të së cilës ishin kriminelët dhe diktatorët e tipit të Titos, Idi Aminit, Sadam Huseinit, Kastros, Naserit, Nehrusë, e shumë të tjerëve të këtij soji. Tek kjo fundërrinë e politikës gjen mbështetje Serbia për të parandaluar njohjen e pavarësisë së Kosovës.



    Rezoluta 1244, me vakumin e saj, u krijoi mundësi qendrave të ndryshme të spiunazhit botëror të gjejnë teren të përshtatshëm në Kosovë për të mbledhur informacione të ndryshme dhe për të ndikuar në formë direkte apo indirekte në proceset zhvillimore të Kosovës. Jo të gjitha kanë pasur dhe kanë qëndrime pozitive ndaj shtet formimit të Kosovës. Brenda këtyre shërbimeve nën maskën e organizatave humanitare vepronin dhe veprojnë dy pole kontradiktore të dy mendësive kontradiktore;

    - ajo e Lindjes që përfaqëson krahun rus dhe

    - ajo e përëndimit që përfaqëson krahun euro-amerikan.



    Një polarizimi tillë u vërejtë edhe në dy shërbimet informative të Kosovës, njëri që ishte nën kontrollin e liderit të ndjerë të LDK’së dhe i përkiste kryekëput shkollës putiniane dhe stanishiqiane, dhe tjetri i formuar dhe dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me orientim të qartë pro-amerikan dhe pro shqiptar. Rolin e tyre në procesin e përshpejtimit apo vonimit të pavarësisë së Kosovës do ta gjykoj koha.



    Deklaratat zyrtare serbe, “se Kosovën do ta mbrojmë jo ushtarakisht por me të gjitha mjetet politike”, është indikatori më i qartë se në cilat pika synon Serbia të ushtroj presion. Si trashëgimtare e UDB’së dhe KOS’it në hapësirat e ish Jugosllavisë, Serbia pas tërhjekjes nga Kosova, la pas vetes një numër të madh bashkëpuntorësh të rekrutuar që nga kohërat e shkuara e deri më sot, të cilët fatkeqësisht dominimin politik, moral dhe shoqërore e konsiderojnë trashëgimi.



    Kushtimisht, Kosova është e përkrahur nga SHBA’të dhe demokracitë botërore, por Kosova duhet të jetë e përkrahur, mbrojtur dhe respektuar nga vetë shtetasit. Pavarësisht nga standardet e imponuara, Kosova mund të realizojë objektivat e veta në qëndrueshmërinë shtetformuese, atëherë kur mekanizmat vital të shtetit funkcionojnë në harmoni të plotë duke përfshirë këtu, institucionin bazë, Shërbimin Inteligjent.



    · Kush e krijon dhe kush e mbanë Shërbimin Inteligjent?

    Funkcionalizimi vertikal i një shteti varet nga organizimi i brendshëm, në radhë të parë nga mbledhja e informacioneve deri te analiza e tyre e thuktë dhe kjo bëhet në sektorë të veçantë të Shërbimit Inteligjent me premisën kryesore, faktorin shtetas, i cili ka detyrë dhe obligim ndaj vetes në veçanti dhe shtetit në përgjithësi të ruaj dhe mbrojë ligjërisht aktin më të lartë shtetëror - Kushtetutën. Dikur kur nuk e kishim shtetin tonë, bashkëpuntorët dhe informatorët e shtetit okupator, të quajtur Jugosllavi e më vonë Serbi, me gjuhën e popullit quheshin SPIUNË dhe veprimtaria e tyre ishte subverzive dhe anti kombëtare. Në shtetet me kulturë kombëtare dhe shtetërore, një qytetar i cili nuk e paralajmëron ndonjë rrezik apo te keqe që i kanoset vendit, dënohet me ligj madje edhe më rëndë se ai i cili ndërmerr nisiativa të tilla. Fatkeqësisht, sot në Kosovën e pas luftës, në Kosovën shtet të pavarur, këta kameleonë, leva të Serbisë i hasim kudo, në çdo pore të shoqërisë kosovare, duke filluar nga

    - mediat,

    - OJQ’të,

    - drejtësia,

    - gjyqësori,

    - administrata publike,

    - diplomacia, ...

    dhe kryeneçësia e tyre është e neveritshme. Përveç importimit të

    - korrupsionit,

    - krimit,

    - trafikimit të armëve,

    - narko-dilerizmit,

    - tregëtisë me qenje njerëzore,

    importojnë krizë, për të cilën kemi më së paku nevojë.



    Dhuna, terrori, krimi i organizuar dhe korrupcioni janë dukuri parësore të cilat i hulumton dhe analizon Shërbimi Inteligjent i çdo vendi. Importimi i sekteve të ndryshme fetare që propagandojnë dhunë, fushëveprimi i krimit të organizuar deri në përmasa të destabilizimit të vendit, vrasjet dhe dhunimet e ndryshme që ndodhen në Kosovë, kanë zanafillën në Beograd. Të gjitha ngjarjet e pa pëlqyera që ndodhen në Kosovë kanë qenë direkt apo indirekt të fabrikuara nga Serbia.



    Shërbimi Inteligjent, si institucion i pavarur shtetëror e ka për detyrë ti zbuloj këto dukuri dhe tua deponoj institucioneve përkatëse si policisë, prokurorisë dhe drejtësisë. Këtë mund ta bëj në formë efikase atëherë kur vetëdija qytetare arrinë shkallën e lartë të emancipimit kombëtar.



    Spiunim është kur denoncon kombin tënd te armiku, patriotizëm është kur mbron shtetin tënd nga armiku. Fatkeqësisht kemi pasë shumë spiunë, sot është koha të kemi atdhetarë. Në shërbim të atdheut janë produktiv të gjithë qytetarët që nga instancat më të larta shkencore, intelektuale, krijuese e deri te veprimtarët e rëndomtë.



    U bëj apel të gjithë spiunëve të Kosovës, të sistemuar nëpër media dhe OJQ, të vetëdijësohen dhe ti shërbejnë Kosovës përmes Shërbimit Inteligjent, sepse qytetarë të Kosovës, nëse e luftojmë të keqen sot, të ardhmen e kemi më të ndritur.

  9. #249
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    ASGJË NUK HARROHET....!!!!
    E vertet kjo qe thua...!Por energjite dhe diturite tona duhet veme ne ate qe eshte
    frytdhense ne te miren e pergjithshme kombetare...!

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SHËRBIMIMET E BIA-së SERBE NË KOSOVË


    Tërësisht duke filluar nga e kaluara deri më sot, shërbimet sekrete serbe, kanë pasë një qasje dhe veprimtari të veçantë në relacion me Kosovën. Kuptohet ato e kanë pasë fjalën kryesore gjatë pushtimit gati njëshekullor serb, gjë që në korelacione të ndryshme kohore dhe historike, Kosovës i kushtoi shtrenjtë, duke qenë gjithherë një laborator i eksperimenteve të tmerrshme që përjetoi populli ynë.

    Për këtë arsye, nga këndvështrimi im në këtë fejton jam përpjekur të bëj një analizë të këtyre shërbimeve, gjithnjë duke u bazuar në shtypin tonë ditor dhe peroidik, çasjes në internet, të dhënave të botuara në shtypin serb e malazez por edhe në shtypin evropian.

    Në këtë kuadër, shërbimet sekrete serbe pasi e humbën luftën në Kosovë, organizuan disa vrasje të fshehta brenda shërbimit sekret serb, konkretisht mbi elitën që kishin marrë përgjegjësinë e krimeve mbi popullatën e pafajshme civile në Bosnjë e Kosovë.

    Edhe pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë segmente të jetës politike, ekonomike, por edhe strategjike. Në Kosovë shërbimi serb ka instaluar dhe ka bërë për vete një rrjet të fuqishëm të rrjetit elektronik të spiunimit të mediave elektronike. Për gjurmimin, zbulimin dhe marrjen e masave ndaj tyre nuk kanë kompetenca as policia e UNMIK-ut, as SHPK-ja.

    Shërbimet serbe janë duke punuar më të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve në sytë e ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë të merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë, krijojnë një varg diverzionesh, vrasjesh, pakënaqësish e të tjera të cilat e luhatin çështjen e sigurisë në Kosovë.

    Shërbimet serbe të kundërzbulimit në mediat e vendit por edhe në nivelet ndërkombëtare kanë arritur të krijojnë përshtypjen duke falsifikuar emra e duke montuar fotografi rreth prezencës së shqiptarëve të Kosovës në luftën e zhvilluar në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni si „grupe ekstremiste“, apo siç i quajnë shërbimet serbe „grupe terroriste“.

    E tërë veprimtaria e tyre është e adresuar në drejtim të rivënies së Kosovës nën kontrollin serb. Për një gjë të tillë flet edhe paralajmërimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, në shtator të këtij viti.

    Grupet ekstremiste serbe që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, shumica prej tyre janë të lidhur më shërbimin sekret të MUP-it serb prej të cilit edhe i marrin direktivat.

    Serbët në Kosovë kanë të ndërtuar rrjetin e radiolidhjeve dhe të përgjimit, në bazë të një strukture të fshehtë organizative (gjysmë legale) me qëllim të organizimit të akteve të ndryshme diverzive, duke tentuar të gjejnë „fajtorë“ në mesin e shqiptarëve vetëm për të bërë një balancim mes forcave serbe dhe atyre shqiptare.

    Shërbimet sekrete serbe kanë organizuar një varg aktesh terroriste kundër civilëve, vendbanimeve e automjeteve të serbëve me qëllim që fajin t`ua hedhin shqiptarëve.

    Në të gjitha enklavat serbe në Kosovë ekziston një ndërlidhje mes tyre që ka dhe mban formën e pushtetit paralel në Kosovë. Nëpër këto baza ka sistem të mirëfilltë të radiolidhjeve, radioamaterëve e sisteme tjera komunikimi. Ekziston një hierarki e pushtetit dhe mbrojtjes (kuptohet e mbrojtjes së dyfishtë: nga KFOR-i si të rrezikuar dhe nga forcat e brendshme serbe si lëvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale).

    Në kuadër të këtij organizimi forcat serbe në Kosovë kanë organizuar një varg shantazhesh. Po e zëmë paramilitarët serbë kanë bllokuar disa herë aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Janë sulmuar herë pas here veturat e udhëheqësve shqiptarë dhe kalimtarëve të rastit që udhëtonin për në Gjilan dhe anasjelltas.

    Pastaj problemet në Mitrovicë, tashmë të njohura për të gjithë dhe një varg vrasjesh e problematikash të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, e që nuk janë zbuluar ende. Autorësia e gjithë kësaj qëndron në faktin se prapa të gjitha këtyre akteve qëndrojnë forcat sekrete serbe dhe ato speciale, të cilat kanë kryer trajnime të posaçme për veprime të tilla.

    Sipas burimeve gjysmëzyrtare, Millosheviqi kishte urdhëruar të futen ilegalisht në Kosovë forca të zgjedhura të njësive ushtarake, të specializuara për veprime të veçanta, me qëllim që të shkaktojnë incidente në mes serbëve dhe shqiptarëve. (Shih Ilegalët serbë veprojnë pas linjave të armikut në Kosovë, BCR-Nr-103-17 dhjetor 1999).

    Orkestrimi i dhunës në Mitrovicë, që nga qershori i vitit 1999 si dhe ikja nga burgu i kriminelëve serbë, mosdënimi i kriminelëve serbë të luftës nga gjykatat nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në Kosovë, të akuzuar për krime të shumëfishta kundër popullatës civile në Kosovë, janë plane të përgatitura nga forcat elite të policisë serbe. Po ashtu, këto forca janë të përfshira drejtpërsëdrejti në trazirat në Mitrovicën veriore por edhe të enklavave tjera, ku në sulme, shpërthime, vrasje etj., ka pasë të vdekur shqiptarë dhe serbë. Të gjitha këto veprime të organizimit sekret të policisë dhe KOS-it ushtarak serb bëhen për ta bojkotuar dhe amortizuar bashkësinë ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Njëkohësisht këto shërbime kanë përgatitur strategjinë që serbët e Kosovës t’i paraqesin si viktima të pambrojtura të agresionit shqiptar.

    Në fshatin Bërzeçe në Serbinë Jugore pranë kufirit me Kosovën, një kohë të shkurtër ishte e vendosur një qendër policore e cila është përdorur si bazë për infiltrimin e forcave serbe në Kosovë, të cilët të veshur me rroba civile, kanë hyrë në thellësi të Kosovës, kuptohet duke i koordinuar veprimet edhe me njerëzit e tyre brenda (serbë, romë, shqiptarë, etj). Këta ishin të pajisur me dokumente të falsifikuara udhëtimi.

    Shërbimet e MUP-it serb kanë biseduar me njerëzit e tyre, u kanë bërë presion por edhe u kanë premtuar para të majme që disa nga serbët të kthehen në Kosovë.

    Lidhur me format e punës së shërbimeve serbe, se ato i përdorin të gjitha mjetet dhe mundësitë për të arritur qëllimin tregojnë një varg faktesh, p.sh.: Agjensia e Lajmeve „Beta“, më 5 mars 2001, si dhe e përditshmja beogradase „Politika Ekspres“ deklaruan se shtëpia e modës „Nish“ një muaj ka prodhuar uniforma të NATO-s. Lidhur me këtë punëtorët e shërbimit doganor të Serbisë kishin konfiskuar 3.500 uniforma ushtarake të gatshme, në të cilat ishin emblemat e NATO-s.

    Influenca e Beogradit dhe tutorizmi serb është prezent edhe më tutje në jetën politike dhe shoqërore. Njëra ndër qëllimet e Beogradit ka qenë t’i ndalojë serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Pastaj, kanë bërë presion që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet, kanë bërë presione të vazhdueshme për ta tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, ekstremistët serbë shpesh bënin veprime të hapta, si duke hedhur bomba në qerdhet e fëmijëve, pastaj në institucione të tjera. Në Shterpcë, në qershor të vitit 2000 serbët e atij fshati ia vunë zjarrin ndërtesës së UNMIK-ut, pastaj kanë djegur pyje në zona të ndryshme të Kosovës, kanë vrarë një numër jo të vogël të shqiptarëve duke organizuar edhe vrasjet me motive politike. Shërbimet sekrete serbe kanë tentuar të ringjallin vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke tentuar ta ngritin në shkallën e dukurisë.

    Zakonisht agjentët serbë veprojnë brenda komunitetit serb në Kosovë, ku sipas shumë statistikave jetojnë afër 100 mijë serbë. Qëllim tjetër i klanit të Millosheviqit dhe i nacionalistëve të tjerë është edhe pengimi i përpjekjeve të KB-së për rindërtimin e Kosovës së djegur e të shkatërruar nga lufta. Shpesh, serbët e Kosovës kanë organizuar protesta kundër mungesës së kujdesit të mjaftueshëm të policisë së UNMIK-ut. Shërbimet serbe të linjave sekrete i mbajnë me doza premtimesh bashkëpunëtorët e vet lidhur me modalitetet e disa njësive ushtarake serbe në Kosovë, e që nga këto forca, ky problem ka arritur të shqyrtohet në tryeza të bisedimeve.

    Mirëpo, nga ndërkombëtarët është vërtetuar se një veprim i tillë është krejtësisht i panevojshëm. Sepse në Rezolutën 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, nuk përdoren termi për rikthimin e ushtrisë. Pra, ka të bëjë me disa parametra diplomatikë dhe politikë.

    Në nëntor të vitit 1999, zëvendësministri i jashtëm rus Avdejev në Komisionin e Ministrave të Këshillit të Europës kishte hedhur tezën shumë të rrezikshme për të ashtuquajturin KORDON OMBELIKAL midis Serbisë dhe Kosovës. Një tezë e tillë ishte provokim direkt i diplomacisë shqiptare, sepse agjenturat prosllave kishin organizuar një sulm propagandistik përmes linjave të shërbimeve diplomatike serbe e proserbe. Mirëpo, ky problem u tejkalua pa ndonjë eskalim të situatës.

    Në mars të vitit 2001, Koshtunica hedhë tezën në emër të Qeverisë së Serbisë për dërgimin e një numri të kufizuar të pjesëtarëve të UJ-së për kontrollimin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve serbe në Kosovë. Këtë e arsyetoi me faktin se kishte kërcënime për ndarjen e Malit të Zi, dhe për ta ndaluar zgjerimin e fushatës së forcave kryengritëse në Luginën e Preshevës. Për këtë arsye, Koshtunica dëshironte që forcat e UJ-së t’i dërgon „për kontrollin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve“.

    Të gjitha këto presione bëjnë pjesë në përbërjen e politikës diskriminuese dhe përpjekjet për kthimin e forcave serbe me çdo kusht në Kosovë, në saje të intrigave, komploteve, shantazheve e diskriminimeve tjera që i kanë bërë e po i bëjnë shërbimet sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe, për të krijuar parakushte sa më të volitshme, për realizimin e objektivave të Serbisë në relacion me Kosovën.

    Ekzistimi i grupeve paramilitare serbe që posedojnë paisje komunikimi, strategji dhe platformë pune në veriun e Mitrovicës, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i kanë bërë KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut e të SHPK-së, nuk janë asgjë tjetër veçse një privilegjim i ekstremizmit serb nga linjat e diplomacisë evropiane, përkrahësve të ndikimit të shtrirjes dhe zbatimit të politikës serbomadhe në Kosovë.

    Grupet ekstremiste serbe me veprim në Kosovë vazhdimisht i kanë përdorur të gjitha llojet e materialit propagandistik për punë agjenturore duke u bazuar në gjysmë të pavërteta, në lansime të ndryshme - në përsëritje të gënjeshtrave, në përdorim të internetit duke bërë faqe të veçanta kundër UÇK-së, TMK-së etj., nga njerëz autoritativ si Sava Janjiq, prijës i fesë ortodokse, i njohur për përcaktimet skajshmërisht antishqiptare. Këta i kanë përdorur të gjitha lidhjet logjistike me shërbimet sekrete serbe duke krijuar një filtër të strategjisë afatgjatë të veprimit në Kosovë.

  11. #251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shërbimet e lartëcekura serbe luftën e tyre të ftohtë janë duke e vazhduar në të gjitha fushat e jetës politike e shoqërore në Kosovë duke bërë përpjekje për të shkaktuar pasiguri në Kosovë, destabilizim të ekonomisë, krijim të pasigurisë, bllokim të institucioneve etj. Duke tentuar t’i paraqesin shqiptarët e Kosovës të pa aftë për të ndërtuar pushtet e shtet. Duke bërë përpjekje për ta paraqitur KFOR-in dhe UNMIK-un të paaftë për të vendosur rend e qetësi për qytetarët e Kosovës.

    Nuk është pa interesant as thyerja e varrezave të shqiptarëve të besimit katolik në Prizren, sepse edhe gjatë periudhës të viteve 1912-ta organizata e terroriste „Crna Ruka“ kishte kryer një varg shantazhesh të tilla. Në mesin e tyre, duhet përmendur rastin kur kishin qitur një derr tek dera e xhamisë Ditën e Bajramit, për çka kishte ardhur deri tek grindja mes shqiptarëve të krishterë dhe atyre myslimanë, si dhe pas pak edhe tek vrasja mes veti.

    Shërbimet e lartëcekura kanë bindur disa „miq“ të linjave prosllave, gjegjësisht proserbe, të cilat po vazhdojnë ta mbajnë Kosovën në situata të tendosura. Një rol të këtillë janë duke e luajtur edhe pjesëtarët e një organizate ushtarake ilegale serbe, të ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe (OSA). Drejtuesit e saj, vitin e kaluar kishin kërkuar nga kreu ushtarak serb dhe kryetari Koshtunica për t`ua miratuar kërkesën për formimin e njësive vullnetare për luftë kundër „terroristëve“ shqiptarë në Kosovën Lindore. Në këtë organizatë janë të tubuar vullnetarë serbë pjesëmarrës në luftën në Kosovë, duke e arsyetuar veten si njerëz me eksperiencë në konfrontime, siç i quajnë ata, me „bandat shqiptare“ sepse pjesëtarët UÇK-së janë 18-vjeçarë, dhe nuk janë të denjë për këtë punë.

    Vlen të ceket se disa nga pjesëtarët e kësaj organizate janë dënuar në qershor të vitit 2000 për tentim të rrëmbimit të rregullit kushtetues të Jugosllavisë si dhe përgatitjes së atentatit kundër shefit të shtabit të shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave Nebojsha Pavkoviq. Grupi i kësaj organizate (OSA) është liruar pas ndryshimeve në Serbi në tetor të 2001 nga ana e Vojisllav Koshtunicës.

    Pra, për problemet që nxiten në Kosovë nga grupet ekstreme serbe, është në dijeni të plotë edhe pushteti civil dhe kreu ushtarako-policor, kuptohet, linjat që duhet ditur. Lidhur më këtë, sa për ilustrim po e përmendim rastin e shefit për siguri publike Vllastimir Gjorgjeviq (Ragja) i cili jo vetëm që kishte dijeni por ishte kreatori kryesor i operacionit „Dubina 2“ („Thellësia 2“), operacion ky që kishte të bëjë me fshehjen dhe asgjësimin e fakteve dhe gjurmëve të krimeve të luftës në Kosovë. I njëjti kryesonte operacionin për mbledhjen e armëve në Isniq në shtator të vitit 1998. Po ashtu, edhe me fillimin e krizës në Luginën e Preshevës, Gjorgjeviq kishte shkuar atje shpesh sepse i takonte linjës për të cilën po flasim. Pos që ishte besnik i Millosheviqit ishte në linje direkte edhe me gjeneralin Obrad Stojanoviq dhe Nebojsha Çoviq prej të cilëve vazhdimisht ka marrë edhe urdhërat.

    Struktura e shërbimit sekret të Millosheviqit kishte organizuar policë, paramilitarë e zyrtarë të tjerë për shkatërrimin e provave të cilat mund të çonin në zbulimin e përgjegjësve të varrezave masive, sidomos të atyre të operacionit „Spastrimi“.

    Vendimin për ndërmarrjen e këtij operacioni e kishte marrë Millosheviqi bashkë me ministrin e punëve të brendshme, Vlajko Stojkoviq, shefin e policisë sekrete Radomir Markoviq dhe Vlastimir Gjorgjeviqin, në një takim të përbashkët në mars të vitit 1999. Këtu duhet cekur se pas arrestimit të Millosheviqit, arrestohet edhe Markoviqi, kurse Stojkoviqi bën „vetëvrasje“ apo është vrarë nga shërbimi i Millosheviqit dhe janë mbuluar gjurmët.



    E ashtuquajtura ushtri jugosllave, si instrument i dirigjuar nga këto shërbime kishte një rol me rëndësi të veçantë në qerimin përfundimtar të hesapeve me shqiptarët, duke bërë dëbimin masiv të popullsisë nga Kosova.

    Siç është bërë e ditur edhe në Tribunalin e Hagës, në shtypin kosovar por edhe në atë serb e malazez, Gjorgjeviq kishte për detyrë të bën zhvarrosjen e viktimave nga Kosova dhe grumbullimin e tyre në varreza masive në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit. Ai edhe pas zbulimit të disa varrezave masive në Serbi dhe bërjes publike të aferës së rastit „të frigoriferit“ edhe më tutje ka urdhëruar që të mos jipen hollësi rreth tyre.

    Edhe gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe njerëzit e kundërzbulimit serb kishin krijuar një rrjet të fshehtë për t’u shpëtuar dhe rezistuar sa më gjatë bombardimeve të NATO-s. Këtë e kishin arritur përmes njerëzve të vet në shërbimet ruse, greke e franceze. Madje, oficeri Pjerre Henri Bunel e kishte tradhtuar NATO-n duke i dhënë sekretet e caqeve të bombardimeve të ushtrisë serbe për çka gjykata supreme e NATO-s ka ngritur aktpadi kundër oficerit francez. Përmes këtyre „miqve“, por edhe në saje të punës së koordinuar të shërbimeve në qeverinë serbe, kanë arritur që edhe më tutje t’i mbajnë të manipuluar pjesëtarët e minoritetit serb në enklavat e Kosovës, ku agjenturat serbe e kanë ruajtur strukturën e tyre, dhe bashkëpunojnë ngushtë me agjenturat e huaja me orientim proserb, të cilët e kanë lëshuar Kosovën në ekspriment pa definuar kurrfarë rregulli në veprimet destruktive të këtyre individëve. Këto linja kanë manipuluar shumë, kuptohet në aspektin propagandistik edhe me profiterët e luftës, me kontrabandistët e ndryshëm që janë thirrur në emra të mëdhenj për ta mbuluar veprimtarinë e tyre të paligjshme. Janë shfrytëzuar burimet informative nga shërbimet sekrete serbe, të disa biznesmenëve, dhe kontaktet tjera të shumë njerëzve që i kanë përdorur për mbulesë kinse të shitblerjes së pasurisë së serbëve në Kosovë. Për ekzistimin e rrjetit ekstrem në Kosovë dhe të vijës së ashpër të nacionalistëve serbë, paravan i të cilëve ka qenë Millosheviqi, ka pasë paralajmërime të kohë paskohshme nga vet qarqet më të larta serbe. P.sh.: Në gusht të vitit 2000, prifti serb, Sava Janjiq kishte tërhequr vërejtjen se udhëheqësit serbë në Kosovë që bashkëpunojnë me administratën, me Bernard Kushnerin dhe organet tjera mund të rrezikohen sepse, siç ka cekur Janjiq, qarkullonin informacione të besueshme se Millosheviq ka dërguar agjentë specialë të sigurimit në Kosovë për të kryer atentate mbi ata serbë që bashkëpunojnë me administatën e UNMIK-ut, për të krijuar konfuzitet dhe frikë. Po ashtu, analistë të mediave dhe të situatave në përgjithësi kanë konstatuar se kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë janë veprime të vet Beogradit për ta destabilizuar Kosovën, e në këtë kontest kanë ndodhur një varg ngjarjesh e sulmesh. Lidhur me këto pohime kanë ndodhur një sërë vrasjesh, një sërë sulmesh terroriste, një sërë sulmesh ndaj serbëve e që identiteti i akterëve nuk është zbuluar ende. Ç`është më keq kanë ndodhur një varg paraburgimesh të njerëzve me autoritet të veçantë të cilët janë mbajtur në burg pa fakte e prova të mjaftueshme, të cilët më pastaj janë liruar në mungesë provash. Të gjitha arrestimet dhe burgosjet janë bërë në bazë të dyshimeve që i kanë pasë linjat e shërbimeve sekrete serbe, të cilët përmes avokatëve, prokurorëve e ngjashëm i kanë propozuar policisë, hetuesisë, gjyqit, etj., për t’i futur burgjeve.

    Këto forca edhe më tutje janë duke e paraqitur nacionalizmin si forcë dhe shteg fitimtar, kurse politikën e bashkëpunimit si dështim.



    Vlen të ceket se dy ditë para se të arrestohet Millosheviqi, ushtria serbe kishte shkuar për ta ruajtur shtëpinë e tij. Millosheviqin, një kohë të gjatë e ka mbrojtur pa e dorëzuar tek organet e Tribunalit të Hagës, komandanti i shtabit të përgjithshëm të UJ-së, Nebojsha Pavkoviq.

    Mirëpo, në këtë rast, që të mos shkaktohen thyerje dhe gjakderdhje të mëdha në Serbi – ngase opozita dhe reformatorët ishin këmbëngulës për rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti. Gruaja dhe vajza e Millosheviqit kanë konto të veçanta në Zvicër. Siç është bërë e ditur, e njëjta gjë vlenë edhe për ish kryeministrin jugosllav Mirko Marjonoviq i cili kishte nën mbikqyrje tregtinë dhe eksportin në drithëra për në Rusi në vitet `90-ta. Po ashtu edhe Dragan Tomiq ndihmës i Millosheviqit dhe ish kryetar parlamenti. Edhe dy përkrahësit kyq të Millosheviqit, Nikolla Shainoviq, ish zëvendës kryeministër i cili kishte nën kontroll tregtinë me materiale të çmueshme dhe, Dushan Markoviq, ish zëvendës i partisë socialiste, të cilët i kanë kontot bankare në Bejrut. Kuptohet edhe Nikolla Shainoviq është ndër ata që kanë bërë krime në Kosovë.

    Millosheviqi kishte nën kontroll, përkatësisht kishte monopol të plotë edhe në doganat e vendit. Ai bashkë me klanin e tij, pesë vitet e fundit i kishin liruar nga doganat të gjithë të afërmit e linjës së tyre, të cilët një përqindje e kanë derdhur në fondet sekrete të Millosheviqit.

    Banka e Beogradit e zonjës Vuçiq ishte urdhëruar të paguante para për kompaninë televizive të vajzës të Millosheviqit, Marias, dhe për kompaninë tregtare të djalit të Millosheviqit, Markos. Kjo do të thotë që klika shtetërore e Millosheviqit kishte arritur t’i fshehë fondet qeveritare për t’i siguruar ato nga sanksionet, me ç’rast është manipuluar edhe me Bankën Evropiane.

    Siç dihet, para sanksioneve, Millosheviqi kishte ndërtuar infrastrukturë të fshehtë përmes shërbimeve greke në Qipro, dhe banka e cila do t’i thente sanksionet ishte ajo e Qipros.

    Qiproja ishte vendi ku deponoheshin mijëra miliona dollarë nga Serbia. Këto fonde shpërndaheshin pastaj nëpër vende të tjera, apo në emër të kompanive anonime të regjistruara në Qipro. Branka Vuçiq, si drejtuese e Bankës së Beogradit, ishte ideatore dhe realizatore kryesore e realizimit të këtyre projekteve. S’do mend se kontot private të Shainoviqit dhe Markoviqit në Bejrut i kontrollon djali i Shainoviqit, i cili është tregtar atje.

    Shainoviqi, Markoviqi dhe zonja Vuqiq shumë shpesh kishin shkuar si turistë në Bejrut. Me një fjalë, klani i Millosheviqit është shumë i pasur dhe njerëzit e tij edhe më tutje kanë ndikim dhe mbajnë pozita me rëndësi në Serbi, si në qeverinë serbe, në ushtri, polici, gjykata ashtu edhe në ekonominë e vendit. Ata kanë miq edhe përkrahës edhe në arenën ndërkombëtare.



    Gjykata serbe ua ngriti aktakuzën për spiunazhë tek shërbimet franceze pesë pjesëtarëve të policisë serbe të cilët ishin të ngarkuar nga shërbimet sekrete franceze për ta destabilizuar Federatën Socialiste të Jugosllavisë. (Ato kishin formuar organizatën ilegale „PAUK“ (Marimanga). Ky grup, sipas informatave, ka përgatitur edhe vrasjen e Sllobodan Millosheviqit. Pesë të akuzuarit: Jugosllav Petrushiq (38), Millorad Pelenis (36), Sllobodan Orosllanin (47), Petroviq (26), ishin akuzuar si spiunë të Francës, në periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë gjatë vitit 1999. Petrushiq, Pelenis dhe Petroviq ishin akuzuar edhe për vrasjen e tre shqiptarëve të pafajshëm. Petrushiq, sipas dokumentacionit zyrtar, është nënshtetas francez.

    Grupi ilegal „Pauk“ („Marimanga“) ishte formuar në vitin 1999 nga një grup klandestin. Këta sipas aktakuzës së gjykatësit hetues dhe prokurorit Nebojsha Maras kishin përgatitur projektin për vrasjen e Millosheviqit, sipas planeve të shërbimeve të kundërzbulimit francez.

    Po ashtu zyrtarët e policisë së fshehtë të linjës së Millosheviqit kohë pas kohe kishin arrestuar një numër të konsiderueshëm të aktivistëve të „Otporit“. Vetëm gjatë dy muajve janë arrestuar 400 aktivistë të kësaj organizate studentore, të cilët policia i ka marrë në biseda informative dhe pastaj i ka liruar. Shumica e akuzave dhe denoncimeve të bëra ndaj „Otporit“ ishin se ata financoheshin nga Perëndimi për rrëzimin e regjimit të Millosheviqit. Ky grup ishte specializuar për të likuiduar udhëheqësit përmes ndeshjeve të inskenuara me kamionë me zallë. Njerëzit e këtij grupi kishin përgatitur një njësi prej 180 vetësh të cilët i kishin dërguar si mercenarë dhe kishin luftuar në anën e MOBUTAS kundër KOBILES. Gjithmonë sipas aktakuzës një pjesë e këtij grupi thuhej se gjendej në Mal të Zi, ku po formonin njësinë speciale të MUP-it të Malit të Zi. Mirëpo një akuzë të tillë MUP-i i Malit të Zi e kishte hudhur poshtë.

    Faktet dhe analizat që janë bërë rreth grupit „Pauk“ tregojnë se ata ishin pjesëtarë të shërbimit sekret serb të cilët i kanë përdorur për të ngritur afera dhe për të shkaktuar probleme në dobi të politikës serbe (panserbe).

    Shërbime të veçanta, përmes mediave, grupit klanor të Millosheviqit i ka kryer edhe sekretari federativ për informata Goran Matiç.

    Një rëndësi të veçantë kishte operacioni i quajtur „Patkoi“, që përkonte më shuarjen e kryengritjes dhe ndërrimin e strukturës etnike në Kosovë. Lidhur me këtë, për zbulim sekreti, i është marrë grada kolonelit rezervë Dragutin Vuksiq (54), për dëmtim të reputacionit të shtetit dhe dëmtim të nderit e reputacionit të ushtrisë. Vuksiq është anëtar i Lëvizjes për Serbi Demokratike të cilën e kryeson ish komandanti Momqillo Perishiq, i cili ishte suspenduar në vitin 1998. Edhe këtij të fundit iu kishte marrë grada nga gjyqi ushtarak për mospërfillje totale të detyrave dhe përgjegjësisë së oficerit.

  12. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Duhet kujtuar se gjatë periudhës së suprimimit të autonomisë së Kosovës, pushtetarët serbë paralelisht kanë shkatërruar (pezulluar) shumë kuadra dhe institucione. Zhvillimi i sistemit pluralist në Kosovë, shërbimeve sekrete serbe u kishte çitur nga dora (nga kontrolli) shumë segmente, edhe pse këto shërbime edhe më tutje tentonin t’ua jipnin kahjen e nevojshme. Partitë politike shqiptare, institucionet e brishta të asaj kohe, personalitetet e veçanta dhe në tërësi Lëvizja Popullore ishin objekt i përcjelljes dhe i përpunimit sistematik. Gjatë vitit 1990 kreu i shërbimeve informative serbe – Jovica Stanishiq ka pasur një varg takimesh të fshehta me drejtues të caktuar të jetës politike në Kosovë. Gjatë tërë kohës shërbimet serbe kanë tentuar të infiltrojnë në radhët e partive pluraliste në Kosovë agjentë efikas serbë të cilët janë orvatur t’i mbajnë nën kontroll këto linja që ishin të fuqishme në atë periudhë, dhe ecnin me hapa të matur drejt përforcimit dhe përvetësimit të sistemit demokratik. Një segment tjetër, ku shërbimet sekrete serbe kishin investuar e përgatitur rrjete të tëra, ishte edhe tendenca për ta vënë nën kontroll lëvizjen ilegale të Kosovës. Për këto projekte e ka vënë në shërbim klasën naive dhe të papërgjegjshme ndaj politikës së Kosovës. Në këtë diagonale forcat serbe të sigurimit tërhiqnin edhe vijën e përçarjeve dhe vëllavrasjeve. Në këtë kontekst u tentua të bëhet edhe copëzimi i faktorit politik e financiar, por edhe ndarja në dy krah e faktorit ushtarak shqiptar. Këto shërbime Kosovën tentonin ta shndërronin në një teatër kukullash.

    Në vatrat e luftës në Bosnjë dhe Kroaci, njësitë paraushtarake Serbia i dërgonte bashkë me formacionet ushtarake të të ashtuquajturës ushtri jugosllave. Këto formacione njëkohësisht edhe bënin kontrollimin e grupeve, njësive dhe reparteve më të gjëra të UJ-së për të mos dezertuar. Kjo praktikë është aplikuar më vonë edhe gjatë luftës në Kosovë.

    1.Grada Serbe e Lëvizjes Serbe të Ripërtritjes (SPO) e drejtuar nga Vuk Drashkoviq, e kishte përgatitur një formacion për pjesëmarrje në këto luftëra të përbërë prej 11 mijë vetëve me të cilët ka komanduar Gjorgje Bozhiq – Gisha e më pas Çeko Daçeviq.

    2.Garda Nacionale Serbe e Ripërtrirjes Popullore Serbe (SNO) e Mirko Joviqit kishte përgatitur 3000 njerëz, me të cilët ka komanduar Dragosllav Bokan.

    3. Partia Radikale Serbe (SRS) dhe Lëvizja Çetnike Serbe kishin organizuar formacionin “Shqiponjat e Bardha”. Kishin 3000 njerëz të cilët i komandonte togeri Branisllav Vakiq. Me këtë formacion vepronte edhe formacioni i kapiten Draganit, i cili numëronte 500 njerëz dhe afër 100 pjesëtarë të «kninxhinjëve», paramilitarë që kishin vepruar në Knin, të komanduar nga Millan Martiq nga Knini.

    4. Partia e Unitetit Serb (SSN) kishte përgatitur gardën vullnetare me të cilën ka operuar Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, zëvendës i të cilit ishte Mihajlo Ulemek. Këto formacione paraushtarake dhe paramilitare serbe, pjesëmarrëse në krimet kryesore në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë ishin sajuar nga partitë politike serbe.

    Këto njësi ishin të parapara si formacione paramilitare, të cilat kishin për detyrë spastrimin etnik të popullatës joserbe në ish Jugosllavi.

    Sipas shumë burimeve Arkani e kishte vrarë drejtorin e Rafinerisë së Naftës INA të Zagrebit Dragolub Gjurkoviqin, edhe pse zyrtarisht është thënë se këtë vrasje e ka bërë Gjorgje Bozhoviq – Gishka. Është karakteristike se një fat kriminal e gjen edhe gazetaren e njohur Dada Vujasinoviq, e cila pas botimit të teksteve me biografi të Arkanit ishte gjetur e vrarë vetëm disa ditë pasi Arkani ia kishte tërhequr vërejtjen. Arkani kishte vjedhur ari me vlerë të pakufizueshme nga viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

    Arkanit dhe Zoran Stefanoviqit, shefat e KOS-it u kishin dhënë detyrë organizimin e kryengritjes në krahinën e Kninit dhe ballafaqimin e parë me kroatët, në mënyrë që forcat e armatosura serbe të kenë pretekst për ndërhyrje.

    Arkani dhe Stefanoviqi pas kryerjes së një varg aksionesh në Republikën Kroate, hetohen nga shërbimi sekret kroat dhe pas një kohe të shkurtër arrijnë t’i kapin në vepra konkrete, me ç`rast i arrestojnë. Mirëpo, shumë shpejt qarqet e KOS-it dhe MUP-it federativ, i cili edhe më tutje ishte valid në Kroaci arrijnë t’i lirojnë këta kriminelë ordinerë në kushte dhe rrethana krejtësisht të paqarta. Arkani dhe Zoran Stefanoviqi me urdhëra të KOS-it ushtarak, në Kroaci kishin kryer operacionin «Tuneli», i cili kishte për qëllim sulmin e befasishëm të reparteve të UJ-së, me qëllim që forcat e UJ-së pastaj të kenë hapësirë veprimi. Po ashtu këta të dy, kuptohet me urdhër të KOS-it, e udhëhoqën edhe operacionin tjetër të shifruar «Opera».

    Shumica e pjesëtarëve të këtyre operacioneve arrestohen nga forcat e sigurimit kroat në vitin 1994, respektivisht 1995, me ç`rast gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tyre, sigurimi kroat arrin ta zbulon edhe operacionin e njohur «Shpegel» dhe ta ndriçon operacionin «Tuneli».

    Në fillim të prillit të vitit 1992 në Bosnjë, në hyrje të Belinjës u bë një masakër masive mbi popullatën vendase. Njësia e Arkanit që e kreu këtë veprim kishte të bëjë me inicimin e konfliktit mes serbëve dhe boshnjakëve. Boshnjakët në pamundësi për të rezistuar, u detyruan të ikin e pastaj Arkani hyn duke e plaçkitur këtë vend. Gjatë këtij konflikti qytetar Arkani arrin ta plaçkitë shërbimin e kontabilitetit në Belinjë. Pas këtij akti e lë Belinjën dhe kalon në Zvornik.

    Arkani në Bosnjë e ka drejtuar edhe operacionin «Ballafaqimi» i cili u aplikua në Bosnjën Qendrore, për krijimin e kampeve të përqendrimit ku grumbulloheshin njerëzit e ndryshëm të përkatësisë boshnjake e kroate kinse me qëllim të mbajtjes nën kontroll. Të gjithë shefat e kampeve të përqendrimit ishin anëtarë aktivë apo rezervë të strukturave të KOS-it ushtarak.

    Fillimisht Radovan Karagjiq kishte formuar organizatën famëkeqe “Tajfun” e cila mblidhte informata për njerëz dhe e bënte likuidimin e tyre. Kësaj organizate iu bashkangjit edhe njëri ndër figurat më të fuqishme të KOS-it Dragan Devedllaka, i cili u takonte njerëzve kryesorë të shërbimit të sigurimit shtetëror të Ministrisë së Brendshme të BH-së, i cili qëndroi në këtë organizim deri në fund të luftës. Devedllaka ishte shef në shtabin e njësisë të cilën e komandonte Arkani.

    Nga këto formacione dhe pakënaqësitë e shkaktuara për shkak të vrasjeve të shumta të nëntokës serbe si dhe nga pakënaqësitë e luftëtarëve serbë pjesëmarrës në luftërat e ndryshme, shikuar këtu edhe gjendjen materiale dhe rrjedhën e zhvillimeve politike në Serbi, u krijua organizata terroriste e ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe. Qëllimet e kësaj organizate pretendojnë të jenë sulmet ndaj qeverisë së Beogradit - të njerëzve të Millosheviqit në tri faza, likuidimi i personaliteteve të njohura serbe si dhe restaurimi i monarkisë serbe. Bojkotimi dhe sabotimi nëpër qytetet kryesore të Serbisë, depërtimi i tyre nëpër gjykata dhe stacione policore, përgatitja e gjeneratave të reja me koncepte të reja të formimit të Serbisë së Madhe në Evropën e Bashkuar, krijimi i njësive të UÇS-së në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kosovë Lindore etj.

    Sipas të gjitha gjasave bartësit e kësaj organizate terroriste, direkt ose indirekt e kishin marrë bekimin për veprime të tilla nga Momçillo Perishiq, ish shef i ushtrisë jugosllave, më vonë udhëheqës i opozitës dhe person kritik i Millosheviqit. E ashtuquajtura UÇS kishte marrë obligim se do të bënte edhe përmirësimin e kushteve të luftëtarëve serbë. Grupi i UÇS-së kishin planifikuar forma të veprimeve sabotuese edhe në Kosovë. Grupe të ndryshme që vepronin dhe veprojnë në kuadër të të ashtuquajturës UÇS kishin planifikuar edhe vrasjen e Millosheviqit dhe të Nebojsha Pavkoviqit.

    Sigurimi serb kishte arritur të arrestonte pjesëtarët e një celule të kësaj organizate terroriste, shumica prej të cilëve ishin ish oficerë të armatës, ish pjesëtarë të MUP-it serb, kuadra të shërbimeve informative, punëtorë operativë etj. E ashtuquajtura UÇS ishte deklaruar si organizim ushtarak në tetor të vitit të 2000 pasi mori përsipër vrasjen e katër opozitarëve serbë të regjimit të Beogradit si dhe një varg të aksioneve të kryera në Kosovë. Nacionalistët serbë janë të hidhëruar sidomos për kalimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.



    Siç është bërë e ditur, shantazhet edhe më tutje mbeten element i dorës së parë për shërbimet serbe. Ndër proceset me prioritet të shërbimeve serbe ka të dhëna se është ta dezorientojnë TMK-në, dhe përmes aferave të ndryshme ta kopromitojnë edhe si strukturë edhe si institucion. Pastaj kanë përgatitur dhe po përgatisin konflikte të cilat qojnë tek konfrontimet e shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare. Është punuar edhe në nxitjen e problemeve ndëretnike me qëllim që të krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë për të vetëqeverisur. Siç është thënë edhe më herët, shërbimet serbe kanë përgatitur një kuadër të përsosur mobil, të trajnuar gjatë për lansimin e dezinformatave për ta përgatitur opinionin kundër nesh. Në këtë drejtim punojnë ekipe të tëra.

    Përmes ish kuadrove, lidhje të mëhershme të Arkanit dhe ish punëtorëve tjerë të sigurimit që kanë vepruar në Kosovë, është përgatitur dhe ngritur rrjeti i mafiozëve të cilët e kanë organizuar nëntokën kosovare e kanë përsosur botën e krimit e cila kontrollohet nga qarqet e shërbimeve serbe. Edhe droga, prostitucioni, falsifikimet e ndryshme, kalimet ilegale dhe linjat tjera kladestine janë të organizuara dhe të drejtuara nga shërbimet serbe, e që në këto rrjete edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës etj., janë mjaft të kyqur në këto linja, sepse aftësitë profesionale të shërbimit sekret serb i kanë shoshitur lidhjet e veta në Kosovë e Maqedoni, Mal të Zi e Bujanovc dhe kanë nxjerrë strukturat e nevojshme duke i kyqur në nyjet kyqe të shoqërisë sonë, të cilët nganjëherë edhe paraqiten në forma shumë prefide me kundërshtitë e tyre, kuptohet, të përgatitur nga truri i shërbimit të sigurimit shtetëror serb (SDB) shërbim ky që punon sipas projeksioneve të Akademisë së Shkencave Serbe, sipas instruktorëve ushtarakë të ish OZN-ës dhe UDB-së të përgatitur si gjenerata në të kaluarën në detyra afatgjata, të cilët kontrollohen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) dhe nga strukturat e ish shërbimit federal të cilët kanë marrë detyra të reja në ish republikat dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë, por tani të drejtuara dhe të kontrolluara nga instruktorët e qeverisë serbe, të ndihmuara nga linjat e shërbimeve ruse, greke etj. Në këtë drejtim ekzistojnë linja zyrtare të shërbimit serb në Mal të Zi me një fushëveprim mjaft të gjërë që përfshin kontrollimin e një pjese të Kosovës, veçanërisht Rrafshit të Dukagjinit dhe të Shqipërisë duke filluar nga Shkodra e pjesë tjera të brezit kufitar. Po ashtu, edhe në Maqedoni shërbimet sekrete serbe kanë të instaluar qendra të fuqishme të zbulimit, kundërzbulimit dhe të kontrollimit dhe analizave të informatave të ndryshme duke përfshirë edhe pjesën e Kosovës në kufi me Maqedoninë dhe duke i kordinuar punët me shërbimet greke, të cilat u japin ndihmesë të madhe. Sikurse që në Kosovë shërbimi sekret serb ka të instaluar rrjetin e vet nëpër enklava, ky konfiguracion ekziston edhe në Kroaci dhe Bosnjë në pjesët me donimin serb.

    Edhe në Kosovën Lindore (Preshevë e Bujanoc) si pjesë kufitare me Kosovën, të frekuentuara edhe nga luftimet e bëra kohë më parë, shërbimet serbe kanë konsoliduar baza të forta të MUP-it dhe njerëzve tjerë me detyra të veçanta dhe strategji te fuqishme veprimi. Edhe shumë pjesë të Kosovës në kufi me Preshevë e Bujanoc, e njëjta gjë është edhe me Merdare, kufirin serb që përfshin pjesën e Podujevës, vend ky që është shndërruar në një laborator informativ dhe kontaktesh me të gjitha strukturat.

    Një kohë, zyrtarisht këto shërbime i kontrollonte rrjeti i DB-së në krye me gjeneral kolonelin Radomir Markoviç (53). Ndërsa përgjegjës për drejtorinë e Kosovës në këtë lëmi ishte gjeneral nënkolonel Obrad Stefanoviq (46). Dy të lartëpërmendurit kujdeseshin për sigurimin e fondeve për t’i mbuluar shpenzimet e këtij sektori, pra për ta siguruar buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, fond ky i cili është plotësuar nga fondet sekrete që burojnë prej trafikimit të paligjshëm të drogës, armëve, cigareve, alkoolit etj., të cilat përdoren për t’i paguar punëtorët operativë të linjave të ndryshme sekrete që punojnë për këto shërbime. Shërbimet e brendshme të MUP-it serb i kanë degëzimet e këtyre trafiqeve në tërë Europën Perëndimore. Që nga vitet e 80-ta kanë siguruar një monopol në këtë drejtim. Duhet cekur se në këto vorbulla janë luajtur shumë role për likuidimin – anashkalimin dhe mosavancimin e linjave të padëgjueshme. Padyshim, sekretariati i punëve të brendshme gëzonte një qasje të pakufizueshme edhe tek shumica e sektoreve të ekonomisë zyrtare, siç është fjala tek këmbimet komerciale, shërbimet bankiare, digasteret e mëdha ekonomike etj. Nga kjo del se formacionet e DB-së, MUP-it, KOS-it etj., pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë janë zvogëluar si shumë formacione masive dhe janë riorganizuar në grupe operative, duke caktuar grupe ekspertësh për lëmitë e ndryshme përkatëse. Supozojmë se këto shërbime përgatitin një grup të agjentëve për ta instaluar në Kosovë. Këta përgatiten enkas për këtë çështje duke i studiuar rrethanat e atij vendi, duke punuar në rekrutimin e agjentëve të fshehtë në strukturat e të gjitha shkallëve të shoqërisë, duke filluar nga qarqet intelektuale e politike të gjitha qendrave shoqërore ku ka shqiptarë, duke i përfshirë këtu edhe romët, goranët e kufirit, e struktura të tjera. Këta merren me mbledhjen e informatave duke filluar nga më të thjeshtat, duke përhapur dezinformata, kanë për detyrë të mbajnë aktuale luftën e ftohtë dhe luftën speciale ndaj Kosovës. Përgjegjës për këto linja në fillim të vitit 1998 dhe 1999 ishte ministri Vlajko Stoilkoviq. Ky kishte ndërtuar një rrjet mjaft aktiv edhe në botën e jashtme në formë direkte përmes bashkëpunëtorëve të cilët i përdorte për të luajtur lojëra politike dhe propagandistike. Pastaj kishte rregulluar punën me shumë kanale diplomatike, në adresat e Beogradit në shumë vende të Evropës, duke i krijuar disa qeliza të shërbimit të DB-së edhe në SHBA me detyra të kundërzbulimit, infiltrimit dhe operacioneve speciale.

  13. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rrjetet e kundërspiunazhit që kishte ndërtuar gjenerali Aleksandër Vasileviq i cili një periudhë ishte zëvëndësshef i drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit të udhëhequr nga gjeneral majori Millan Vasiq, nga Veselin Slivançanin, oficer i sigurimit për Korpusin e Pçinjit, pastaj Radomir Marjanoviq të cilin e zëvendëson Vlladimir Llazareviq, i caktuar në krye të komandës së Armatës III-të, Nebojsha Pavkoviq shef i komandës së lartë në shtabin e përgjithshëm, kanë aktivizuar të gjitha linjat komanduese ta mbajnë Kosovën dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë me interes të veçantë nën presione dhe nën llupën e shërbimit të kundërzbulimit dhe informimit. Grupi i lartëcekur kohë pas kohe u bën vizita nëpër zonat operative në drejtim të Kosovës duke përfshirë Sanxhakun e Malin e Zi, pjesët verilindore dhe lindore të Kosovës. Në këto vizita vazhdimisht marrin pjesë edhe shefat e lartë të sigurimit si Geza Farkash, shef i sigurimit në Aviacionin Luftarak dhe mbrojtjen kundërajrore, pastaj Branko Gerga, Aleksandër Vasileviq etj. Ky kuadër i eprorëve të lartë të shërbimit informativ ushtarak (VOS) tentojnë t’i realizojnë objektivat e parashikuara për Kosovë, duke riorganizuar pothuajse të gjitha fuqitë në këtë aspekt. Këtu duhet cekur se janë duke i futur në funksion shumë stacione të radiove të fshehta, janë duke i aktivizuar disa stacione lokale.

    Mirëpo me fillimin e reformave në Serbi nën presionet e shtuara nga popullsia serbe dhe Bashkësia Ndërkombëtare për demokratizimin e Serbisë, disa kuadro të rrethit të ngushtë të Millosheviqit fillojnë të lëshojnë pe në shumë segmente, për çka ky i fundit fillon me ndërrimin e pozitave drejtuese dhe suspendimin e tyre edhe pse ishin kuadra të larta, siç është rasti me kryeshefin e shërbimit të sigurimit të UJ-së, gjeneralin Aleksandër Dimitrieviq, të cilin Millosheviqi e largoi nga posti më 24 mars 1999. Sikurse që ndodhi më vonë me gjeneralin Pavkoviq, dhe ministrin serb të policisë Dushan Mihajloviq.

    Gjeneral kolonelit të drejtorisë së shtabit qendror të ushtrisë serbe, Zhivorad Vujiçiç i ngarkuar për financa, ju kishte caktuar një muaj paraburgim për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe korrupsionit. Vlen të ceket se Vujiqiq ishte lidhje e ish ministrit serb të mbrojtjes Pavle Bullatoviq. Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë gjithaq për korrupsion por, më tepër bëhet fjalë rreth luftës së ashpër që po zhvillohet në Serbi mes forcave të ashtuquajtura „reformiste“ dhe ithtarëve të Millosheviqit, të cilët edhe më tutje e kanë ndikimin në radhët e ushtrisë, policisë, si dhe tek shumë drejtues të MUP-it serb.

    Të gjitha shpenzimet e shërbimit të sigurimit shtetëror serb në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Bujanoc e më gjerë janë bërë e bëhen me qëllim që Serbia ta mban nën kontroll çështjen e këtyre pjesëve duke aluduar që t’i pengon në shkëputjen e tyre dhe në pavarsimin total. Në këtë drejtim Serbia është e lidhur drejtpërsëdrejti me Rusinë e cila e mbështet ndërkombëtarisht, financiarisht, ushtarakisht etj. Pos kësaj ka edhe interesa strategjike që Rusia tenton ta realizon përmes Serbisë, për të mbetur në Ballkan. Në përgatitjen e kuadrove të shërbimit serb por edhe të bashkëpunëtorëve të shërbimit serb në vende të ndryshme një numër të vogël e përgatitin edhe instruktorët e lobit serbo-izraelit. Forma se si është duke u punuar për t’u arritur ky qëllim është e ngjashme me bisedimet e fshehta rreth Kosovës të zhvilluara gjatë viteve ’97-’98.

    Këto takime, siç kemi mësuar nga dëshmitë e fundit në Gjyqin e Hagës nuk janë mbajtur në rrugët zyrtare apo të zakonshme politike por në shtëpi të fshehta private me njerëz të shërbimit sekret, siç është rasti me Ivica Stanishiqin, ish shef i sigurimit shtetëror. Edhe pse shumica e zyrtarëve serb të policisë dhe shërbimeve sekrete është dashur të jenë vet me urdhërdhënës, disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe në masakra dhe ekzekutime masive, siç është rasti me Nikolla Shainoviqin, Sreten Llukiqin, gjeneral, i cili një kohë ishte shef i forcave të Ministrisë se Brendshme të Serbisë, i cili ishte dekoruar nga Sllobodan Millosheviqi me urdhërin e Flamurit Jugosllav të rendit të parë. Këta ishin aktorët kryesorë që e udhëhoqën operacionin për spastrimin e Kosovës nga popullsia shqiptare. Ishin përgjegjës edhe për masakrën e Reçakut. Gjenerali i Ministrisë së Brendshme Sreten Llukiq ishte pjesëmarrës edhe në disa krime në Bosnje më 1992, në Vishegrad (1995) dhe në Srebrenicë. Këta dhe pasuesit e tyre janë zyrtarët me të cilët u bisedua rreth statusit të Kosovës. Po ashtu, edhe sot po bisedohet me pasuesit e tyre rreth të njëjtës çështje – Kosovës.

    Forcat e sigurimit serb e kanë tërhequr një lev që para Bashkësisë Ndërkombëtare e arsyeton dhe “stabilizon” çështjen serbe në përgjithësi, me dërgimin e Millosheviqit dhe disa drejtuesve ushtarakë në Tribunalin e Hagës.

    Në fakt serbët përmes spekulimeve dhe lojërave të shërbimit sekret tentojnë ta mbajnë gjendjen e tendosur në Kosovë. Mirëpo, sidoqoftë mbledhja e Dejtonit ishte ajo që e frenoi projektin e Serbisë së Madhe. Shërbimet sekrete serbe ishin dhe mbeten orkestruesit kryesorë ushtarakë dhe politikë të destabilitetit të situatës në Bosnjë, Vojvodinë, Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni etj. Para disa ditësh, agjenturat serbe në Shqipëri kanë shpërndarë pamflete kundër pavarësisë së Kosovës.

    Këto shërbime kanë angazhuar përmes lidhjeve serbe analistë dhe njerëz me autoritet në gjithë arenën ndërkombtare për ta avancuar çështjen serbe dhe për ta ngritur në një stabilitet politik. Në këtë kontekst është duke u shfrytëzuar lobi serb në Evropë, në Amerikë, institutet e ndryshme ndërkombëtare, përkrahja politike e Rusisë, Kinës, Greqisë e vendeve të tjera që kanë simpati dhe miq si me Serbinë. Janë përdorur letra qarkore nga pala demokrate drejtuar përsonaliteteve më të mëdha me ndikim botëror si Kofi Anan, Kristofer, Solana etj.

    Në anën tjetër nga po ato shërbime është formuar e ashtuquajtura Armata Çlirimtare Serbe për Kosovë e Metohi si krijesë ekstreme, për t’i arsyetuar veprimet ekstreme të politikës interne serbe. Kjo organizatë siç kemi përmendur edhe më parë është themeluar diku kah dhjetori i vitit 2000, ndërsa si ide për themelimin e kësaj organizate është diskutuar në prillin e vitit 1999, ku janë mbajtur disa takime, dy prej të cilave në ndërtesën e Këshillit Ekzekutiv në Prishtinë. Në këtë mbledhje ishte pjesëmarrës edhe kryeshefi i UDB-së për Kosovë, Mishko Llakoviq, ekspert i njohur për plane dhe analiza, pastaj Zoran Stajoviq dhe Xhafer Beiqi njëri prej udbashëve në zë. Duke analizuar burimet informative të shtypit, del se njëri ndër anëtarët e kësaj organizate serbe ishte edhe Selim Goxhufi nga Prishtina, i cili ishte pjesëmarrës në mbledhjen e tretë të të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi.

    Pjesëtar tjetër që e ka ndihmuar këtë organizatë është edhe Zoran Stijoviq ekspert i specializuar për propagandë dhe kundërpropagandë kundër shqiptarëve sidomos kundër vijës patriotike. Ky me ekipin e vet, që është i ngritur në rrjet profesional e që është aktual edhe pas tërheqjes së serbëve nga Kosova, në mënyrë të përsosur e kanë kryer punën e vet, duke ngjallur vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke krijuar përçarje ndërfetare, partiake e grupore, duke krijuar afera kundër grupeve dhe individëve, duke propaganduar dobësitë e rretheve të caktuara, duke ngjallë urrejtjen ndëretnike, e shumë komplotë të tjera.

    Një rol të veçantë në të ashtuquajturën Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi e kanë luajtur edhe Xhafer Beqiri nga Podujeva, Mishko Llakoviq, Zoran Stoioviq, Radoslav Llukiqi, David Gaiq, Millan Llakoviq, Zoran Dragoviq, punëtorë të MUP-it serb të cilët banonin dhe vepronin në Beograd por me ftesë arrijnë më 26 maj 1999. Siç u cek edhe më lartë në shumë dokumentacione, e ashtuquajtura Armata Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi, quhet edhe Ushtria për Çlirimin e Jugut të Serbisë. Disa nga pjesëtarët e kësaj armate rrinë nga një kohë edhe në Republikën Serbe, në Belinje e gjetkë duke i përfshirë këtu edhe pjesëtarët shqiptarë të cilët hyjnë ilegalisht kohë pas kohe në Kosovë me detyra të veçanta. Ata në Kosovë rrijnë tek miqtë e tyre, që njëherit janë edhe lidhje të shërbimit sekret të MUP-it. Një kohë kjo organizatë terroriste është quajtur Ushtria Çlirimtare Serbe, mirëpo diku kah mesi i dhjetorit merr emrin Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë (SOA). Aksionet e para kjo oganizatë i ka ndërmarrë në korrik të vitit 1999, kundër pjesëtarëve të minoritetit serb. Pjestarët e kësaj organizate ushtarake terroriste ishin të njohur edhe në luftën e Bosnjës, Kroacisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si mercenarë të paguar, e njohin mirë linjën e divizionit. Shumica e këtyre pjesëtarëve janë ushtruar nga eprorët e ”Beretave të Kuqe”, formacion ky i cili llogaritet elitë në ushtrinë jugosllave. Disa pjesëtarë të të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Serbe janë sistemuar edhe nga ish formacioni ushtarak terrorist i frenkistëve, të cilin e drejtonte Frenki Simatoviq. Kjo organizatë ka ndikim në zhvillimet aktuale të politikës serbe. Që nga formimi e gjerë më sot kjo organizate terroriste ka pasë edhe disa probleme të brendshme por ka pasë pengesa në zhvillimin e saj, mirëpo në shumicën e rasteve i ka çeruar hesapet fizikisht me kundërshtarë. Vetëm pse Monçillo Trajkoviq i sygjeron drejtuesit e SOA-së për veprime të pakontrolluara, 2-3 muaj më vonë i pason një aksident në apartamentin e tij në lagjen « Dardania » në Prishtinë gjatë vitit 1999. Kjo organizatë kishte planifikuar të ndërmerr një sulm në Grackë të Lypjanit të shifruar « Sreb » (Drapëri), në të cilin u vranë 12 serbë. Ky sulm nga instruktorët ushtarakë serbë ishte bërë me qëllim që të fillon përpunimi i opinionit të jashtëm duke i paraqitur serbët viktima të shqiptarëve, duke pasë për qëllim edhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit nga krimet e mëdha serbe.

    S’do mend se dyshohet se edhe vrasja makabre e vrasjes së serbëve në autobusin në Merdar derisa po vinin në Kosovë është vepër e kësaj organizate.

    Këtu e fillon aktivitetin e vet kjo organizatë famëkeqe terroriste të cilës fare nuk po i kushtohet vëmendje as nga ndërkombëtarët e as nga vendorët, disi është lënë pas dore. Aksioni i ndërmarrë në Grackë të Lipjanit s’ishte asgjë më shumë se një fillim i ri i kësaj organizate. Pra ishte ajo periudhë kur e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Serbisë po shndërrohej në Armatën Kombëtare Serbe të Kosovës e Metohisë. Në kuadër të kësaj armate, pos sektoreve tjera ekziston edhe sektori i “propagandës dhe agjitacionit”, siç përmendëm edhe më herët i përbërë nga njerëz profesionistë rrjeti i të cilëve e mbulon tërë Kosovën. Meqenëse pas një kohe, aksionit të ndërmarrë në Grackë të Lipjanit fillon t’i dalë duçi, organet e sigurimit serb i burgosin disa nga këta pjesëtarë (më shumë edhe për t’i përpunuar rreth rastit) të cilët pas pak lirohen me anën e një amnestie.

    Ky formacion “ilegal” ushtarak, pos tjerash, ka për qëllim edhe krijimin e një disidence antiqeveritare nga përkrahës të Serbisë, si bërthamë e ardhshme që do të përkrahë haptazi projektin serb në gjeopolitikën e re. Në radhë të dytë njerëzit e shërbimeve sekrete të kësaj organizate ushtarake, kuptohet terroriste ka përgatitur kuadra të zotët, për të zhvilluar luftë të ftohtë në Kosovë dhe përmes shërbimeve sekrete që ekzistojnë tek ne dhe shërbimeve të vendeve të huaja që veprojnë në Kosovë. Këta të fundit duke i ushqyer me dezinformata, ndërsa të parët me lansime dezinformative duke i cytur mes veti. Për kryerjen e këtyre misioneve të spiunazhit, instruktorët e sipërpërmendur kanë satelitët e tyre të instaluar në të gjitha bazat të cilët janë mjaft funksional dhe trupat që sillen rreth tyre (satelitëve) kanë arritur t’i ngacmojnë dhe t’i provokojnë shumë probleme makar edhe konflikte dhe kërcënime kufitare. Këta bashkë me punëtorët operativë serbë kanë përgatitur disa situata në bashkëpunim edhe me shumë shqiptarë dhe zyrtarë ndërkombëtarë disa ofera të cilat kanë ndikuar jo pak në psikologjinë, moralin dhe ndjenjat e popullit tonë. Siç është rasti i burgosjeve të njëpasnjëshme të komandantëve të ish UÇK-së dhe disa eprorëve të TMK-së e ngjashëm. Këto grupe, qarqet serbe bashkë me instruktorët e të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Serbe i kanë dërguar me qendra të specializuara agjenturore. Pasi t’i kryejnë këto trajnime ata marrin detyra konkrete agjenturore, të cilët janë të instaluar edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë e vende tjera me ndikim në rrjedhat në politikën ndërkombëtare. Këto baza spiunimi merren edhe me lansimin e informatave të rreme, siç është rasti i informatës së lansuar për 18 serbë e maqedonë të plagosur në Kosovë në janar të vitit 2002. Qëllimi i këtij lansimi të pabazë ishte që të konfirmohet gjendje alarmante e pasigurisë. Pas kësaj vjen edhe deklarimi i Rada Trajkoviqit, kinse për ekzisitmin e varrezave masive të serbëve në Kosovë. Ky lansim u bë nga qarqet ruse, maqedone dhe serbe që veprojnë në Kosovë dhe Maqedoni. Incidenti i tillë nuk ka ndodhur dhe KFOR-i i hedhë poshtë të gjitha lajmet me këtë rast.

    Kështu ka ndodhur edhe me fshehjen e kufomave të shqiptarëve të vrarë e të masakruar. Fshehja e gjurmëve të krimit në Kosovë është bërë me urdhër të organeve më të larta serbe. Është urdhëruar që të mbyllen të gjitha informacionet për opinionin publik në rastin e frigoriferëve. Rasti, siç është thënë edhe nga zyrtarët, ishte deklaruar « sekret shtetëror ». Beogradi në sy të botës dhe para mediave botërore është bërë qyteti i varrezave masive me kufoma të shqiptarëve. Në këtë aferë me dashje apo pa të janë të përzier krerët e sigurimit të shtetit serb si kreu i sektorit të sigurimit publik të Serbisë, gjenerali Gjorgjeviq, i cili njihet edhe si çelësi i këtij problemi, pastaj Vladimir Gjorgjeviq, Dragan Kaleusha, kapiten, ministri i atëhershëm i punëve të brendshme Vlajko Stojkoviq, gjenerali Radomir Markoviq etj.

    Pas gjithë kësaj bashkësia ndërkombëtare tenton ta paraqesë Kosovën që në të ardhmen do të jetë pjesë e ish RFJ-së. Kjo është një nënshtrim i ri nga regjimi kriminal i Beogradit. Kjo do të thotë se bashkësia ndërkombëtare i jep shanse të tjera Serbisë për luftëra të reja, për gjakderdhje të reja, për krime të reja. Edhe në rastet e kriminelëve serbë në Kosovë e gjetiu, dëshmitarëve shqiptarë, shërbimi sekret u ka bërë presion që të mos paraqiten në gjykatë apo t’i tërheqin aktpaditë kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe njerëzve me influencë. Ç’është më keq, këto shërbime kanë organizuar pastaj tërheqjen e 90% të të dënuarve serbë nga burgjet e Kosovës që janë nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare. Pra, kanë arritur që të burgosurit serbë të ikin (të thyejnë burgun) etj., duke ikur nga burgu i Bondstillit, Mitrovicës, Prishtinës etj. « Ikjet » e njëpasnjëshme të kriminelëve serbë nga burgjet tregojnë qartë se çdokund shërbimi sekret serb e ka ndikimin e vet. Në një periudhë shërbimet sekrete informative kishin ndërmarrë një sulm kundër mediave të pavarura serbe, sepse ky ishte edhe një cak përmes të cilit këto shërbime e kontrollonin politikën që u konvenonte, normalisht në të shumtën e rasteve përmes kërcënimeve të “buta”.

    Armatimi i gjetur kohë pas kohe në sasi të mëdha në të gjitha enklavat si në Graçanicë, Mitrovicën e ndarë, Fushë Kosovë, Viti, Gorozhdec, Osojan etj., përbëjnë një rrezik përmanent për ardhmërinë e Kosovës e më gjërë. Edhe përkundër presioneve, institucionet siç janë armata dhe policia, shërbimet sekrete e disa digastere tjera informative serbe, pos që është ndërruar kreu i këtyre shërbimeve, nuk është ndërruar as redigjuar strategjia dhe qëllimi i tyre. Përkundrazi, këto shërbime kanë krijuar një strategji të re në kuadër të realitetit të ri gjeostrategjik të Evropës së Bashkuar dhe ndërrimeve të fundit që po ndodhin në Ballkan, Europë e më gjërë. Në këtë drejtim në realizimin e këtyre projekteve u kanë ndihmuar mjaft edhe shërbimet e spiunazhit botëror, por edhe linjat diplomatike botërore që kishin dhe kanë simpati ndaj Serbisë. Se është kështu, tregon edhe fakti se në enklavat serbe ku janë të grumbulluar serbët pushteti në të gjitha sferat është paralel, gjykatat janë duke funksionuar paralelisht, por edhe policia që ka një mandat të qëndrueshëm para Bashkësisë Ndërkombëtare duke filluar që nga Rojet e Urës e deri te e ashtuquajtura Armata Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi. Edhe pse disa nga ndërkombëtarët janë duke punuar në këtë drejtim, këto fenomene janë duke vazhduar të jenë prezente edhe më tutje duke mos e lënë anash as prezencën e përfaqësuesve serbë në Parlamentin e Kosovës të cilët kanë qëllime bojkotuese, dezertuese, e qëllime tjera që nuk çojnë në rregullimin e çështjes së Kosovës dhe bashkëjetesës, duke mos u shkëputur për asnjë çast nga Qeveria e Beogradit. Në këtë kontekst bashkësia ndërkombëtare UNMIK-u, SHPK-ja, gjykatat etj., janë treguar shumë dorëlirë në këtë drejtim, dhe serbët të cilët bien ndesh me ligjet, lëre që nuk merren në përgjegjësi por janë të privilegjuar. Ligjet në Kosovë kanë dy kute: kutin ndaj shqiptarëve sidomos ndaj çlirimtarëve (pjesëtarëve të UÇK-së) të cilët tani për tani nga « ligji » janë më të pakursyerit në botë dhe kuti ndaj serbëve dhe disa servilëve të shërbimeve serbe të cilët janë më shumë se të privilegjuar. Policia tenton ta arreston Millan Ivanoviqin në Mitrovicë për « marifetet » që i ka bërë, duke filluar nga rrahjet dhe plagosjet e dhjetëra pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare, e deri tek vrasjet e organizuara, iu la hapësirë për t’u larguar sepse ai lajmërohet më parë nga shërbimet sekrete të linjave të ndryshme dhe largohet pa të keqe.

  14. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kurse në anën tjetër arrestohet njëri nga komandantët më në zë gjenerali Rrustem Mustafa (Remi) në pikë të ditës. Këtu duhet cekur se shërbimet sekrete serbe duke i përfshirë këtu edhe ato të MUP-it, policisë e resoreve tjera, janë duke e bërë një luftë mediale kundër njerëzve të UÇK-së, të TMK-së dhe njerëzve me autoritet dhe potencial kombëtar. E që bota e qytetëruar në shumë raste e ka gëlltitur këtë propagandë të ashpër, të pabarabartë dhe aspak të vërtetë. Në bazë të kësaj propagande janë arrestuar shumë nga komandantët e UÇK-së dhe TMK-së me akuzat kinse kanë vrarë shqiptarë. Vallë cili nga ekzekutorët serbë e shqiptarë u arrestua për mijëra krime që ndodhën në Kosovë, për mijëra dhunime, për djegie dhe shkatërrim masive të pasurisë? Pse disa nga kriminelët shqipfolës si Muharrem Ibraj e kalibra të tjerë si ky të cilët kanë marrë pjesë në shumë krime, dhunime e torturime që si njeh mendja njerëzore, sillen lirshëm? Ata kanë dosje, janë të njohur në masakrën e Belegut, Mejës, Gjakovës, Lybeniqit, Bishtazhinit, etj. Janë të ditur vrasësit që bënë krime pas tërheqjes së forcave serbe, por para këtyre akteve heshtet, veprohet dhe punohet në “ligj” kundër eprorëve të UÇK-së dhe TMK-së që nuk është asgjë më shumë se diskriminim i një klase të shoqërisë, duke ia cenuar edhe të drejtat elementare.

    Shpesh kanë pyetur mediat vendase, kujt i shërben SHIK-u në Kosovë e kurrë nuk kanë pyetur kujt i shërben UDB-ja në Kosovë d.m.th. dikujt nga ne i pengon shërbimi vendor ndërsa ai serb nuk e frikëson fare. Kjo është lufta speciale që bën sigurimi serb.

    Vrasjet e një varg udhëheqësish ushtarakë, politikë, policorë por edhe paramilitarë që kanë vepruar në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Preshevë etj., nga shërbimet sekrete serbe për t’i zhdukur gjurmët e krimeve dhe politikën diskriminuese që ka udhëhequr Serbia ndaj popujve joserbë në ish Jugosllavi, është një luftë e re e shërbimit serb në vetvete.

    Dekadën e fundit, Millosheviq, shërbimin sekret e ka përdorur për zhdukjen e rivalëvë të vet dhe për mbjelljen e frikës nga terrorizmi shtetëror se të padëgjueshmit dhe të dyshimtët i pret vdekja pa marrë parasysh pozitën e tyre. Përmes këtij klubi sekret, Millosheviq, ka arritur t’i asgjësojë shumë dëshmitarë të Hagës para se të dërgoheshin atje. Siç duket ndeshja mes forcave nacionaliste serbe dhe atyre komuniste për marrjen e pushtetit dhe kontrollimin e nëntokës serbe është duke u zhvilluar në të gjitha ish republikat serbe. Këto janë disa nga arsyet e shumta të fillimit të luftës dhe likuidimit të krerëve shtetërorë në Serbi.

    Dora e hekurt e Millosheviqit dhe lidhjet zinxhirore të klubit sekret të tij kishte bërë edhe një varg likuidimesh të shtetasve të Malit të Zi, duke filluar nga Zhelko Razhnjatoviq – Arkani, i cili kishte qenë njëri nga njerëzit më të fuqishëm të nëntokës serbe dhe klubi i Millosheviqit e kishte përdorur për realizimin e planeve të veta, pastaj Pavle Bullatoviq. Pos këtyre të dyve, janë vrarë edhe shtetasit e Malit të Zi që kishin pozita të ndryshme në shoqëri si Nikçeviç, Çosoviç, Jovanoviç etj.

    Arkani ishte ndër kriminelët më të njohur të Ballkanit. Ishte pjesëmarrës në krimet monstruoze në Kroaci, Bosnjë, Kosovë, etj. Kishte kryer edhe disa vrasje politike në Serbi, me urdhër të Millosheviqit dhe njerëzve të tij. Kishte organizuar trazira në shumë territore të ish Jugosllavisë prandaj edhe u vra nga njerëzit e Millosheviqit për të zhdukur gjurmë të shumta që ishin dëshmi e fortë për Millosheviqin.

    Padyshim se vrasja e Arkanit, njërit nga shefat kryesorë të nëntokës serbe, i njohur për mafiozitet e kontrabandë të të gjitha natyrave është njëra ndër vrasjet enigmatike por edhe me një prapavijë të thellë politike.

    Gazetat e ndryshme evropiane dhe botërore si dhe disa agjensi të lajmeve si «Beta», «Der Spiegel» etj., Arkanin e radhisin në radhën e njerëzve më influentë, ekzekutues të përkryer, që ka punuar për nëntokën serbe si dhe për shërbimet sekrete të UDB-së, siç ishin edhe vrasësit tjerë të caktuar nga UDB-ja si Gjorgje Bozhoviq, Gishka, Rade Çahoviç, Çenta, Ratko Gjokiq, Luba Zemunaç dhe Dragan Malsheviq – Tapi. Ky grup i kriminelëve të përgatitur nga shërbimet e kundërzbulimit serb të KOS-it ushtarak serb dhe shërbimit sekret serb për qëllime tashmë të njohura të realizimit të planeve në botën e jashtme në përputhshmëri me diplomacinë serbe e cila ishte kurdoherë e koordinuar me atë ruse. Arkani dhe grupi i lartëcekur kishin lidhje me njerëzit (shefat) e shërbimit kontrainformativ të resorit për emigracion të SPB-së së Serbisë. Arkanit një ndihmesë në afirmimin e tij ia kishte dhënë Jovica Stanishiq, njëri nga shefat e zyrës së sipër shënuar, e që kjo zyrë kishte një rrjet të bollshëm të bashkëpunëtorëve, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë.

    Arkani që në vitin 1973 ishte inkuadruar në shërbimin e UDB-së, në resorin jashtë vendi, ku kishte kryer një varg vrasjesh, kuptohet me detyra të UDB-së.

    Për ta zgjeruar dhe fuqizuar zyrën e lartëcekur SPB-ja serbe fillon të ndërton lidhje dhe kontakte të rregullta me emigracionin çetnik në diasporë. Këtu, derisa shërbimet arrijnë ta stabilizojnë këtë linjë ndeshen dy rryma të shërbimeve: ajo komuniste që kishte lidhje dhe influencë në Komitetin Qendror të atëhershëm dhe ajo liberale apo radikale e përbërë nga njerëz që anonin kah avancimi i republikave prej kah ishin të deleguar dhe që punonin me shërbimet shtetërore të shteteve të ndryshme. (Këtu bënin pjesë njerëzit me orientim të djathtë, akademikët e ndryshëm, njerëzit me bindje dhe pikëpamje jo komuniste, rryma rankoviqiane etj.) Këtë e vërtetojnë edhe shumë raporte të BND-së të cituar nëpër disa gazeta të kohës në të cilat edhe jam bazuar. Në vitin 1985 Arkani burgoset në Zvicër për shkak të një plaçkitjeje të madhe ku pas pak kohe arrin të ikë dhe përsëri kthehet në Frankfurt. Pas kthimit në Frankfurt, Arkani arrin ta plaçkitë një dyçan të arit, ku gjatë tërheqjes merr një plagë të rëndë nga pronari i dyçanit, i cili e kishte goditur me një mjet të fortë. Arkani kishte pesë fëmijë jashtëmartesorë. Më 1998 kthehet në Beograd. Arkani gjatë viteve të 80-ta ishte bixhozxhi i pasionuar. Fillimisht ishte martuar me malazezen Natalia Martinoviq. Ka punuar si bodiguard në diskotekën «Amadeus». Meqenëse Jugosllavia kishte marrë dimensionet e përmbysjes dhe shkatërrimit dhe ndihej era e luftës qytetare, shërbimet sekrete serbe kishin përgatitur një plan që kishte detyra të veçanta, për ta marrë nëntokën nëpër vatrat e luftës në ish Jugosllavi. Ky adut i shërbimit sekret serb, ishte mënyra më e mirë për t’i kontrolluar lëvizjet e armatosura sepse të gjitha operacionet kryheshin nga mafia e nëntokës. Kështu, koordinatorë për mbikqyrjen e fushatave luftarake të ndërmarra nga e ashtuquajtura Armatë Popullore e Jugosllavisë, ishin caktuar shefi i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë Tomisllav Simoviq dhe elektroinxhinieri Dobrilla Gaiq. Këta të dy i kontrolluan edhe veprimet e formacioneve paraushtarake. Të gjitha burimet e deritashme të publikuara dhe të papublikuara tregojnë se këtë organizim e ka udhëhequr dhe kordinuar ndihmës sekretari i atëhershëm i SPB-së republikane të Serbisë Radovan Stoiqiq (Baxha) dhe ndihmësi i tij Franko Simatoviq (Frenki), i cili në Kosovë me formacionin e tij të « frenkistëve » ka bërë krime të mëdha. Kuptohet të dy këto pika I kontrollonte shefi I atëhershëm I SPB-së Jovica Stanishiq.

    Arkan, me përkrahjen e Millosheviqit kishte arritur të bëhet njëri nga kriminelët dhe vrasësit më të mëdhenj në Ballkan. Në vitin 1990 angazhohet rreth mbledhjes së vullnetarëve dhe përgatitjes së tyre për luftë. Në vitin 1992 zgjedhet deputet në kryesinë e Kuvendit të Serbisë. Ishte pjesëmarrës në luftën e Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës. Kah binte Arkani mbillej vdekja kolektive - ishte mortaja e kohës së re. Bënte pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të Millosheviqit. Arkani ishte i ndjekur nga policia ndërkombëtare (Interpol) për shkak të veprave të shumta të kryera në vende të ndryshme të Evropës. Pas shpërthimit të luftës në ish Jugosllavi formon njësinë e vet “Tigrat” njësi kjo që ka bërë krime të shumta gjatë luftës në Bosnjë. Kuptohet, këtë njësi paramilitare, Millosheviqi dhe klani i tij policoro-ushtarak e organizuan edhe në Kosovë.

    Duhet cekur se Arkani ishte i përzier edhe në biznese të hapta si në kontabandën e naftës, shitblerjen e armëve, shitblerjen e mallërave të ndryshme gjatë periudhës së sanksioneve ekonomike kundër Jugosllavisë. Arkani kishte lidhje të forta me disa shqiptarë dhe e kishte të zhvilluar shumë kontrabandën me naftë, cigare etj., si dhe biznese tjera të palejueshme. Disa shqiptarëve me të cilët kishte lidhje Arkani u kishte dhuruar edhe armë të shtrenjta të flakëruara në serm.

    Arkani ishte udhëheqës i klubit “Red Star” dhe më vonë e kishte blerë klubin e quajtur “Obiliq”. Kishte shumë dyqane, firma etj. Ishte i lidhur edhe me kriminelin serb që vepronte në Bosnje, Karaxhiq, dhe me gjeneralin e ushtrisë Mladiq. Arkani ishte drejtues i policisë paramilitare serbe të Millosheviqit. Kishte bërë krime kundër njerëzimit, sidomos në Bosnjë e Kosovë, ku i ka drejtuar aksionet e paramilitarëve serbë. Ai ishte përgjegjës për masakra, represion, gjenocid si dhe për deportimin e dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës. Arkani kishte të ndërtuar një kamp stërvitjeje në Mitrovicë dhe një në Fushë Kosovë, prej ku i ndërmerrnin aksionet në tërë Kosovën. Ai qëndroi një kohë në Hotel «Grand» në Prishtinë bashkë me njësinë e «Tigrave» .

    Arkani e kishte mbështetuar Milo Gjukanoviqin edhe pse ky i fundit ia kishte kthyer shpinën Millosheviqit, për çka, siç thuhet, Millosheviq ishte i brengosur. Arkani kishte lidhje të mira edhe me Zoran Gjingjiqin. Është e çuditshme afria politike e Gjingjiqit me liderin shqiptar Fatos Nano.

    Vlen të përmendet se bandat e Zani Qaushit të Vlorës dhe disa kriminelëve që vepronin në Shqipëri, të cilët e shkatërruan Shqipërinë përmes atyre shqiptarëve që kishin lidhje me Arkanin, me ndihmën e këtij të fundit dhe formacioneve paramilitare e destabilizuan dhe goditën rëndë Shqipërinë.

    Arkani më vonë kishte ndihmuar në formimin e Partisë së Unionit Serb, prapa të cilës qëndronte. E drejtonte të ashtuquajturën Gardë Vullnetare Serbe, e cila kryente detyra speciale edhe pse zyrtarisht ishte demobilizuar pas mbarimit të luftës.

    Megjithatë, si person me besueshmëri të lartë, Mira Markoviq kishte kërkuar nga Arkani disa herë që t’i shpërndanë protestat e organizuara kundër Millosheviqit në Beograd, kur punëtorët e shërbimit sekret të linjës së Millosheviqit kishin mbyllur pothuajse të gjitha mediat e pavarura dhe radiotelevizionet për ta paraqitur gjendjen në Serbi ashtu si u ka konvenuar atyre, për çka opozita kishte bërë demostrata dhe ishte ankuar në Bashkësinë Evropiane.

    Arkani ishte i kërkuar edhe nga Tribulani i Hagës, për çka gjykatësi ndërkombëtar për krime lufte në Hagë, Luiz Arbur, në vitin 1997, ia kishte ngritur aktakuzën për krime lufte. Ndërsa gazeta “Vjesti” e datës 17 janar 2000, shkruan se Arkani i kishte ofruar Tribunalit të Hagës fakte për gjykimin e Millosheviqit.

    Zhelko Razhnjatoviq – Arkan (48) u vra, më 15 janar 2000, me armë zjarri, në një kthinë të Hotelit «Intercontinental» në Beograd bashkë me dy truprojet e tij, Milenko Mandiq - Manda dhe Dragan Gaiq.

    Pas vrasjes së Arkanit, pjesëtarët e policisë sekrete serbe kishin arritur t’i kapin disa nga personat që kishin marrë pjesë në vrasje. Këta ishin pjesëtarë të policisë serbe si Dobroslav Gavriq (23), pastaj inspektori i policisë beogradase Dejan Pituliq dhe Vujadin Kërstiq. Gavriq e kishte mbaruar shkollën e mesme të punëve të brendshme më 1996 dhe kishte punuar si polic në Brigadën e Policisë në Beograd. Pituliq i lindur në Istog, kishte mbaruar shkollën e mesme policore në Beograd, punonte si polic në sektorin e punëve të brendshme në Beograd, mirëpo ishte i larguar nga detyra për sjellje të dobëta. Kërstiq i lindur në Zvornik, ishte i njohur për policinë serbe si person që kishte kryer një varg veprash të ndaluara. Inspektorati i Beogradit kishte ngritur procedurën e ndjekjes penale edhe ndaj Dragan Nikoliq (33) i quajtur GAI, Branko Jevtoviq nga Beogradi, i quajtur «Jorgo» dhe Milan Gjuriq (28) të dyshimtë për pjesëmarrje në vrasjen e Arkanit.

    Për t’i dezorientuar hetimet e atëhershme dhe opinionin, njerëzit e afërt të Arkanit kishin deklaruar se shërbimet sekrete të shqiptarëve të Kosovës kishin dhënë mbi katër milion marka për vrasjen e tij.

  15. #255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në përgatitjen e vrasjes së Arkanit thuhet se ishte pjesëmarrës edhe djali i Sllobodan Millosheviqit, Marko, i cili kishte pasë një varg problemesh në aspektin e nëntokës dhe biznesit të rrjedhave të mëdha serbe. Pas zënkave të ndërsjella, Arkani i kishte vënë në dispozicion pesë milion marka gjermane për vrasjen e Marko Millosheviqit.

    Arkani kishte patur një konfrontim të haptë edhe me Dragan Tomiqin, ministër i Rafinerisë së Naftës dhe Gazit në qeverinë serbe. Tomiq, punonte në linjat e zeza me djalin e Millosheviqit, Markon, në importin dhe eksportin e derivateve në Serbi dhe jashtë saj.

    Ky historik i gjatë i veprimtarisë së Arkanit është paraqitur për t’i kthjelluar sado pak arsyet pse ka ardhur deri te vrasja e tij edhe pse ishte njëri ndër personat e fuqishëm të shtetit serb. Gjithsesi, vrasja e Arkanit dhe njerëzve si Arkani, të niveleve shtetërore kanë karakter politik.



    Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes të Federatës Jugosllave Pavle Bullatoviq në restorantin «Rad» në muajin shkurt të vitit 2000, vetëm tri javë pas vrasjes së Arkanit, është bërë për qëllime politike. Duhet vënë në dukje se Bullatoviq dhe Arkani ishin kushërinj. Bullatoviq ishte bërë pengesë për Millosheviqin në shumë çështje strategjike në Mal të Zi. Në fakt ishte paraparë që në vend të Bullatoviqit të vinte Dragolub Ojdaniq, kurse Bullatoviq të zëvendësonte Vuk Obradoviqin në vendin e drejtorit të YU Garant Bankës. Kjo bankë është e njohur për rrethet e ndryshme të qarqeve ushtarake serbe por edhe evropiane përmes të cilës vetëm gjatë vitit 2000 kanë kaluar mbi pesëmbëdhjetë miliardë deviza të ndryshme të dedikuara për fondet e ushtrisë serbe dhe malazeze. Bullatoviq kishte ndikuar në pengimin e ndërhyrjes ushtarake në Mal të Zi, që ishte një pengesë e dukshme në planet e Millosheviqit për fillimin e luftës qytetare në Mal të Zi, me qëllim të ndërhyrjes së pastajme ushtarake atje, për të stabilizuar linjën socialiste (pro serbe). Faktikisht Bullatoviq ishte njëri ndër ata që dëshironte t’i mbyllte të gjitha problemet e serbëve me Tribunalin e Hagës rreth krimeve të luftës në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

    Vrasja e Bullatoviqit ishte bërë edhe për ta hequr qafe si rival politik të linjës së tyre dhe pastaj për ta përdorur vrasjen e tij për qëllime politike për të shkaktuar trazira. Ai mund të jetë vrarë edhe për arsyen se bënte pjesë në elitën e shtetit dhe ka ditur shumë për veprimet inkriminuese, kështu që përmes kësaj vrasje kanë tentuar acarojnë marrëdhëniet me Malin e Zi dhe Serbinë. Bullatoviq gjatë kohës së luftërave mes Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë ishte ministër i Punëve të Brendshme për Malin e Zi. Ishte i afërt me Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin. Si duket kishte lidhje familjare edhe me shefin e nëntogës beogradase Dragan Ashanin, i cili kishte arritur të organizon trazirat në Mal të Zi, pas ardhjes në pushtet të Milo Gjukanoviqit, në janar të vitit 1998. Ka edhe variante të ndryshme se Bullatoviq ka organizuar njësi paraushtarake në Mal të Zi. Në disa qarqe thuhet se kjo vrasje, e cila ndodhi pas vrasjes së Arkanit, ishte bërë edhe për frikësime politike. Menjëherë pas vrasjes në vend të tij është propozuar të kalon kryeshefi i Shtabit Qendor të UJ-së, gjenerali i armatës Dragolub Ojdaniq. Bullatoviq ishte i ngarkuar për vrasjen dhe shkatërrimin si dhe mbajtjen nën presione të dëshmitarëve që kanë qenë pjesëmarrës në krime lufte në Kosovë e Bosnjë.

    Vrasja e Bullatoviqit tregon qartë se ka kohë që ka filluar një luftë e ashpër mes dy njësive të ish federatës jugosllave. Në atentatin kundër Bullatoviqit është plagosur edhe drejtori i «YU Garant Bank» Vuk Obradoviq si dhe shefi i restorantit Mirko Knezheviq. Bullatoviq kishte gradën shkencore magjistër dhe më se dhjetë vjet ishte në udhëheqjen e lartë të Malit të Zi.

    Vrasjet e tilla tregojnë qartë se Serbia nuk e ka të sigurtë stabilitetin e të ardhmes. Kjo vrasje në momentet më kritike të Serbisë është mjaft domethënëse dhe tregon se vrasjet politike në këtë vend s`kanë të ndalur. E ky është një tregues i qartë se Serbia është njëra ndër vendet e Evropës ku vriten funksionarët dhe liderët e shtetit.

    Sipas shkrimeve në shtypit serb, Bullatoviq ka qenë në listën e Tribunalit të Hagës dhe nga kjo rrjedh se ai është vrarë nga shërbimi sekret (personal) i Sllobodan Millosheviqit, për t’i humbur gjurmët e dëshmive për krime lufte që janë bërë gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë. Këtë të dhënë e ka paraqitur agjensia informative ”SENSE” më 9 shkurt 2000. Ndërsa e ka demantuar po të njëjtën ditë agjensia e lajmeve «Beta» duke u bazuar në burimet e Tribunalit të Hagës, konkretisht në të dhënat e marra nga zëdhënësi i Tribunalit, Dzhim Lendjel. Mirëpo burimet informative malazeze tregojnë se Bullatoviq ishte i përzier edhe në disa afera të tjera të cilave nuk u japin emër. Bullatoviq kishte lidhje të forta me qeverinë ruse.

    Gjatë viteve të fundit në Beograd kanë ndodhur një varg vrasjesh të funksionarëve të lartë të shtetit serb si Radovan Stoiçiq – Bagja, ndihmës i shefit të punëve të brendshme; Zoran Todoroviq – Kundak, sekretar gjeneral në ish Jugosllavi, biznismen në zë; Vllada Kovaçeviq – Tref, biznismen i njohur, njeri i afërt i Marko Millosheviqit; Radoica Nikçeviq biznismen në zë, lidhje e ngushtë e Millosheviqit, punëtor i sigurimit shtetëror; Goran Vukoviq shef për çështje kriminale; Branisllav Matiq – Beli, biznismen, i njohur edhe si shef i gardës vullnetare paraushtarake serbe; Aleksandër Knezheviq ishte ndër yjet e rinj ndër më të fuqishmit e nëntokës serbe i vrarë në lokalet e hotelit “Hajat”; Rade Çaldoviq – Çenta, i njohur si bos i vjetër i nëntokës serbe, bashkëpunëtor i shquar i UDB-së; person i linjave të afërta të Millosheviqit, Miroslav Bizhiç – Bizha, detektiv privat, ish polic; Sllavko Çuruvija, gazetar i vrarë para fillimit të bombardimeve të NATO-s etj. Kurse shumica e të tjerëve pas mbarimit të luftës në Bosnjë dhe Kroaci, për të mbuluar dhe zhdukur shumë gjurmë financiare, informative, kriminale etj., të shefave të tyre. Po ashtu Radovan Stoiçiq, nënshef i policisë serbe, është vrarë në vitin 1997 në një restorant të Beogradit. Emri i tij është i lidhur ngushtë me tragjeditë e ndodhura gjatë luftës në Kroaci. Zoran Sijan, ish lider i një grupi të organizuar mafioz, i njohur gati si Arkani, ishte vrarë po ashtu në rrethana misterioze.

    Këtu duhet cekur se policia serbe është e inkriminuar edhe në një varg vrasjesh, siç është rasti i vrasjes së katër pjesëtarëve të partisë së SPO-së, si dhe tentimvrasja e kryetarit të kësaj partie në rrugën magjistrale të Ibrit. Në këtë atentat të katërfishtë ishte e përzier direkt policia serbe.

    Shërbimi sekret i Millosheviqit e kishte likuiduar edhe Zoran Stefanoviqin, krah i djathtë i Arkanit dhe shërbimeve serbe. Stefanoviq e drejtonte grupin e vrasësve të specializuar për likuidimin dhe diciplinimin e kundërshtarëve politikë të Millosheviqit. Të dy ishin bashkëpunëtorë të fshehtë të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme, por bashkëpunonin ngushtë edhe me njerëz të caktuar të KOS-it ushtarak serb. Arkanin këto shërbime e kanë përdorur për nxitjen e konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Padëgjueshmëria ndaj Millosheviqit, sidomos e njerëzve që kishin pozita në Serbi, ishte vdekje. Një gjë e tillë e priti edhe Nenad Miroviqin, funksionar i lartë dhe reformator nga Vojvodina, i cili sipas versionit formal të policisë kishte bërë «vetëvrasje» në një hotel në Segedin të Hungarisë. Vdekja e tij e mistershme tregon qartë se ia kishte «trubulluar ujin» shërbimit sekret të Millosheviqit. “Miroviq kishte bërë vetëvrasje” dhe dosja e tij me urdhër intern ishte mbyllur pa patur nevojë për hetime të mëtutjeshme.

    Në rrethana enigmatike para shtëpisë së tij në Beograd u zhduk edhe Ivan Stamboliq, politikan, nacionalist serb në zë, ish kryetar serb, dinte shumë për klanet e Millosheviqit dhe për veprimet sekrete të ndërmarra kohë pas kohe kundër rivalëve të tij për ta mbrojtur fronin e kryetarit. E kishte ndihmuar ardhjen e Millosheviqit në pushtet në fund të viteve të 80-ta. Vlen të ceket se dinastia e Stamboliqëve është e njohur në mbarë opinionin e ish Jugosllavisë.

    Stamboliq u zhduk më 25 korrik ’00, para zgjedhjeve presidenciale të shtatorit, ndërsa paraprakisht forcat e errëta të Millosheviqt e kishin detyruar të tërhiqet nga skena politike në Serbi, pasi që kishte dalë kundër këtij të fundit.

    Në vazhdën e likuidimit të njerëzve me influencë, qarqet sekrete të Millosheviqit, kishin planifikuar edhe vrasjen e Vuk Drashkoviqit, njërit nga liderët serbë që e kishte kundërshtuar haptazi politikën e Millosheviqit. Drashkoviqin tentuan ta vrasin me armë zjarri ne apartamentin e tij në qytetin bregdetar malazez të Budvës. Ai ishte plagosur në pritën e atentatorëve por kishte shpëtuar. Lidhur me këtë rast policia serbe kishte arrestuar Goran Miatoviq (30), Danko Nikoliq (29) dhe Jovan Rustiq (25), të dyshuar për pjesëmarrje në tentim-vrasjen dhe plagosjen e Drashkoviqit në gushtin e vitit 2001.

    Më 10 qershor 2002, në Beograd u vra edhe ndihmës shefi i resorit të sigurimit publik të MPB-së së Serbisë, Boshko Buho. I takonte vendi i tretë në hierarkinë policore të Serbisë. Ishte i lindur në Kroaci në vitin 1959. Pas shpërthimit të luftës në Kroaci ishte arratisur në Beograd. Në vitin 1998 ishte emëruar shef i një brigade të policisë në Beograd, e cila numëronte 70 pjesëtarë, kryesisht të specializuar për shtypjen e kryengritjeve. Ky njësit në vitin 1999 u stacionua në Kosovë.

    Buho kishte qëndruar gjatë luftës në Kosovë, përfshi edhe periudhën e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, ku edhe ishte plagosur në një aksion të ndërmarrë kundër forcave të UÇK-së në vitin 1999. Ka ditur mirë edhe për transferimin e kufomave të shqiptarëve nga Kosova për në Serbi, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimeve. Vrasja e Buhës kishte ndodhur në bregun e Savës në orët e hershme të mëngjesit, ku ai kishte shkuar privatisht dhe pa truproje.

    Në vjeshtën e vitit 2000, Buho ishte njëri ndër aktorët e ngjarjeve dramatike gjatë demonstratave të organizuara kundër Millosheviqit. Buho pasi kishte vërejtur se Millosheviqit iu kishte luhatur pozita, bënte politikë të dyfishtë. Ai kishte arritur një marrëveshje me minatorët e Kollumbarës, të cilët kishin hyrë në grevë kundër politikës së Millosheviqit, edhe pse Millosheviq kishte urdhëruar Buhën që t’i nxjerrë me dhunë nga miniera. Po ashtu, edhe më 5 tetor, kur u bë e qartë se vetëm me gjakderdhje mund të ndalej depërtimimi i demonstruesve në ndërtesën e parlamentit, me negociata të paqarta me zëvendësministrin e sotëm serb, Nebojsha Çoviq u arrit marrëveshja për tërheqjen e pjesërishme të policisë serbe.

    Një veprim i tillë ishte sinjal i qartë për Millosheviqin se aparati i sigurisë, e para së gjithash, ushtria në krye me Pavkoviqin, u përshëndetën në heshtje me Millosheviqin, i cili ishte i izoluar në vilën e tij në Dedinje. Pra Boshko Buho kishte një rol të veçantë dhe sekret në rrëzimin e Millosheviqit. Megjithatë, atij iu lejua të vazhdon karrierën e tij në polici. Buho në fillim të vitit 2001 ishte emëruar kryesues i Sekretariatit për Punë të Brendshme në Beograd, kurse dhjetë muaj më vonë u emërua zëvendësshef i sigurimit shtetëror. Vendi i ministrit federativ të policisë i takoi nënkryetarit të partisë së Gjingjiqit, Zoran Zhivkoviq.

    Dihet se Buho është vrarë nga njerëzit e Millosheviqit. Sipas variantit të parë thuhet se është vrarë sepse ka poseduar materiale faktike nga lufta në Kosovë. Varianti i dytë është se Buho ka synuar që të paralajmërojë infiltrimin e mafias në strukturat reale shtetërore, kurse varianti i tretë rreth vrasjes së tij është se vetë Buho ka qenë i përzier në rrjetin zingjiror të mafias së organizuar.



    Shumica e vrasjeve të funksionarëve dhe biznismenëve në Serbi kanë mbetur të pandriçuara. Në këto raste ekziston lidhje e fortë mes kriminalitetit dhe politikës, trashëgimi nga regjimi i Millosheviqit.



    Mjaft e çuditshme dhe diskutabile është edhe „vetëvrasja“ e ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Zoran Sokoloviq, në vitin 2001, i cili ishte ndër njerëzit kryesorë dhe njëkohësisht më të besueshëm të Millosheviqit. „Vetëvrasja“ e tij në rrethana të pasqaruara dhe tejet enigmatike tregon se për Millosheviqin ishte një dëshmitar më pak në Hagë. Sipas shumë burimeve gazetareske, Sokoloviq ishte i kërkuar edhe nga Tribunali i Hagës. Ai dinte shumë për Millosheviqin. Burimet zyrtare të policisë thonë se ai kishte bërë vetëvrasje, sepse ishte i sëmurë nga kanceri. Sokoloviq u gjet i vrarë në afërsi të Knjazhevcit, në juglindje të Beogradit, në veturën e tipit „Llada-Niva“ në oborrin e shtëpisë së tij. Për këtë rast është shkruar dhe komentuar fare pak..

    Edhe një kuadër i lartë i shërbimeve sekrete serbe, Vlajko Stojkoviq, deputet i partisë socialiste në Parlamentin Federativ, vrau veten me revole para ndërtesës së parlamentit jugosllav. Edhe Stojkoviq ishte i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krimet e kryera në Kosovë.

    Siç dihet gjatë vitit 2001 ishte një fushatë e egër gjuetie ndaj ministrave e shefave të punëve të brendshme. Në shkurt të atij viti i ishte zënë pusi ministrit të brendshëm Dushan Mihajloviq, i cili edhe përkundër breshërisë së plumbave mbi veturën e tij, i shpëtoi atentatit. Ngjajshëm kishte ndodhur, po ashtu në fillim të muajit shkurt, kur veturës së një lideri reformist i ishte vënë zjarri, kurse një muaj më parë ishte vrarë vozitësi i shefit të ri të policisë sekrete serbe, derisa e priste shefin e tij. Siç dëshmojnë faktet e zbuluara nga qarqet zyrtare të policisë serbe në këto prita dhe atentate janë të përzier edhe pjesëtarë të policisë serbe, të resoreve të përgatitura për një kohë të gjatë për veprime të tilla, sepse vetë Millosheviqi i kishte lënë hapësirë lulzimit të krimit të organizuar.

    Këtu ka patur një ndeshje në aspektin e shërbimeve, pra shërbimi sekret i Millosheviqit me reformatorët e shërbimit apo me përpiluesit e doktrinës së re që synon kthimin e shërbimit të zbulimit në kuadër të ligjit dhe kontrollit institucional e politik. Ky objektiv i shefave të rinj nuk duket gjithaq i lehtë, kur dihet se shërbimi sekret serb ka qenë pjesë e politikës serbe, sidomos elitës nacionaliste serbe dhe ka qenë i zhytur thellë në luftimet e përgjakshme dhe spastrimet etnike që janë bërë në hapësirat e ish Jugosllavisë.

    Goditja e parë e shërbimit të zbulimit iu ka bërë atehërë kur kanë filluar të eliminohen nga skena kuadrat e ish sistemit komunist. Kjo ka ndodhur me ardhjen e Millosheviqit në pushtet dhe deri në fillimin e luftës në Kroaci, kurse kuadrat e atëhershme projugosllave, sidomos ato që janë të ndërlidhura me shërbimin e sigurimit federativ, janë spastruar nga „sokolat e rinj“ të cilët kanë arritur ta kontrollojnë dhe ta ndërlidhin këtë shërbim me politikën e re të Millosheviqit. Disa prej tyre kishin filluar të likuidohen, apo të bëjnë „vetëvrasje“, siç ishte shpjegimi zyrtar në rastin e Sokoloviqit, një ithtar i fuqishëm i politikës së Millosheviqit që kishte marrë në kontroll Ministrinë e Brendshme Serbe në fillim të viteve të 90-ta.

    Goditja tjetër e shërbimit sekret serb nga vet qarqet e zbulimit serb ishte pas periudhës së Dejtonit, kur pak a shumë ndryshuan raportet në rajon. Në prag të fillimit të luftës në Kosovë kishte filluar pastrimi i këtyre kuadrave të reja. Kjo rrymë ishte kontrolluar nga shefi i shërbimit të zbulimit serb Stanishiq, i cili cilësohej si properëndimor. Ndër shefat e rinj të kundërzbulimit serb ishte edhe Goran Petroviq, i njohur si organizator i mirë i punëve sektoriale, i specializuar për mbikëqyrjen e shërbimeve të huaja. I martuar me një serbe nga Gjilani. Mbanë lidhje të ngushta me Kosovën dhe angazhime të veçanta. Me çështje sekrete të shërbimeve serbe është edhe Zoran Miatoviq, i kyqur në këto çështje edhe më herët, pastaj David Gaiq, me prejardhje nga Mitrovica e Sremit, ish njeriu i parë i zbulimit në Kosovë, edhe gjatë periudhës së luftës. Kishte një rrjet të fortë të bashkëpunëtorëve nga radhët e shqiptarëve. Siç pohojnë burimet e mediave, në krye të shërbimit sekret serb ishte edhe Dushan Mihajloviq, kryetar i Demokracisë së Re. Po ashtu ministër tjetër që ndërlidhet shumë me çështjen e Kosovës ishte edhe Sreten Llukiq, përgjegjës në policinë serbe në Kosovë, kuptohet përgjegjës edhe për kryerjen e një varg masakrave në Kosovë.

    Me fillimin e emërimeve të reja shërbimi i ri, filloi me vrasjet dhe spastrimin e kuadrove. Këto shërbime janë treguar të kujdesshme ndaj Kosovës sepse e kanë përcjellë në veçanti politikën e Beogradit ndaj Kosovës. Kanë zhvilluar një kooperativitet me perëndimin, duke u thirrur në zbatimin e Rezolutës 1244, gjë që nuk e përjashton në asnjë moment veprimtarinë agjenturore, por nuk lejon veprimtari operative
    POLICIA SERBE DHE SPIJUJT SHQIPTARË



    Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarët dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Bajram Haliti etj.

    E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar.

    Njëri ndër kolaboracionistët dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturës "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj.

    Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet.

    Piromanët sadistë e kolaboracionistët me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.

    Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

    Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë), Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë), Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë), Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë), Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë), Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë), Nue upi (Ujzë, Gjakovë), Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë), Binak Dema (Vogovë, Gjakovë), Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë), Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë), Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë), Fran Marku (Doblibare), Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë), Martin Hasani (Bec, Gjakovë), Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë), Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë), Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë), Arif Rama (Molliq, Gjakovë), Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë), Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë), Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë), Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë), Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë), Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë), Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë), Xhafer Halili (Bec, Gjakovë), Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Florim Rama (Piskotë, Gjakovë), Sylë Brahim Sylaj (-).

    Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS (Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

    Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë...
    Nga Flori Bruqi

  16. #256
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    E vertet kjo qe thua...!Por energjite dhe diturite tona duhet veme ne ate qe eshte
    frytdhense ne te miren e pergjithshme kombetare...!
    shiqo te ardhmen mos harro te kalueren!

  17. #257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    1
    Kosovelli te uroj per shkrim kaq te gjate

  18. #258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush eshte Ramë Maraj?

    Rame Mara vjen nga nje familje qe tradicionalishte ka qene ne sherbim te sistemit jugosllav.
    Babai i tije Fazliu, fale lojalitetit dhe sherbimit qe i beri atij sistemi ishte per mese njezet vjet drejtor i nje Koperative Bujqesore edhe pse ishte analfabet.

    Rame Mara ne vitin 1992 iku ne Shqiperi,pasi qe ishte zbuluar "Ministria e Brendshme" dhe drejtuesit e kesaj "Ministrie" R.Gjergji dhe H.Hajzeraj.
    Emri i Rame Mares u be paksa i njohur per opinionin kur se bashku me Anton Kolen organizoi dhe e udhehoqi aksionin e komplotit ndaj perfaqesise se Kosoves ne Shqiperi. Komplot ky qe rezultoi me nxjerrjen jashte te Skender Zogajt (tani kryetar aktual i Fushe Kosoves) me grushta. Ky konflikt kishte per pasoje edhe ftohjen e raporteve ne mes klanit te Rugoves dhe atij te Bukoshit mbrenda LDK-se!

    Ne Shqiperi filloj ta luaj rrolin e nje koordinatori nen urdherat e kesaj "Ministrie" qe figuronte vetem ne leter.
    Rame Mara kishte edhe bashkepunim te ngushte me ShIK-un e Gazidedes gjate sundimit te Berishes. Ky (Rama) eshte edhe pergjegjes per zhdukjen pa nam e nishan te patriotit Remzi Hoxha, njeriut qe me se shumti i ndihmoj berthamave te para te UÇK/se, aspektin financiar moral dhe logjistik. Qe nga rrembimi i Remzi Hoxhes me 21.02.'95 nga puntoret e SHIK-ut, familja e tij nuk di deri me sot asgje per trupin e tij. Ne kete vrasje jane te implikuar drejtpersedrejti Rame Mara, Arben Zefgjini ish-shef i SHIK-ut per Tiranen si dhe Avni Koldashi njeri nder operativistet e SHIK-ut ne teren! Trupi i Remzi Hoxhes dyshohet te jete zhdukur diku ne kenetat e bregdetit te Lezhes. Ky akt makaber eshte bere vetem nga karierizmi i semure i Rame Mares dhe frika nga autoriteti qe kishte Remzi Hoxha nder qarqet patriotike ne pergjithesi dhe ne Levizjen Ilegale ne veqanti. Poashtu ne te gjitha vrasjet politike qe ndodhen ne Shqiperi gjate periudhes se luftes ne Kosove, ne nje menyre jane te lidhura ngusht me emrin e Rame Mares. Pas vrasjes se Ahmet Krasniqit ne shtator te v.'98 (natyrisht qe Rama Mara i di edhe vrasesit) vendin e Ahmet Krasniqit e zuri i preferuari i tij Halil Bicaj! H.Bicaj edhe me tej e "avancoi" Ramen ne detyra udheheqese dhe keshtu me nje bashkepunim te koordinuar mire ne mes vete nxorren nga arka e B.Bukoshit miliona DM, gjoja per nevoja te luftes. Mirpo pothuajse te gjitha te hollat u "hargjuan" per nevoja te "luftes" pa e shkrepur kund asnje fishek...
    Rame Mara eshte i njohur edhe si person qe "bashkepunonte" me te dy krihet politik e ushtarak te faktorit kosovar ne Shqiperi!!!

    Per t'ia rritur namin vetes si mjeshter i inskenimeve qe eshte, inskenoi nje atentat ne vellain e tij Milaimin dhe per kete akuzoi pjesetaret e UÇK/se!
    Milaim Maraj, vellau i Rames, ne Chur te Zvicrres ishte i denuar per tregeti me lende narkotike. Ne Kosove eshte posedues i dy shtepive publike.Tani ne Vrelle te Burimit (ish Istogu) e ka blere me tender edhe fabriken e tepihave "Teuta" . Momentalishte Milaim Mara eshte Drejtor i Drejtoriatit per arsim ne Burim.
    Pase luftes Rame Maraj ka pasur kontakte me te gjitha sherbimet sekrete te shteteve qe jane prezente ne Kosove si me administrate, poashtu edhe me forca ushtarake. Te gjitha keto sherbime i ka dezinformuar me qellim qe ti humbe gjurmet nga kryesit e krimeve ne Kosove. Eshte e vertete absolute se Rame Mara mbi 70% te vrasjeve ne Kosove eshte ne gjendje ti zbardhe dhe njehere e pergjithmone populli te lirohet nga ngarkesa qe i shkaktuan keto vrasje.

    Rame Maraj e ka mbajtur Rugoven dhe familjen e tij gjithenje nen nje presion psikologjik, duke krijuar panik se gjoja ekzistone rrezik atentati ndaj tij.
    Mirpo si duket kohet e fundit i kishte bere llogarite gabim...
    Ç'do mistifikim dhe glorifikim i gjerave eshte ne dem te se vertetes.

  19. #259
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Këshilltari special

    Për më pak se një javë, një institut për hulumtime të opinionit në Bregun e Diellit të Prishtinës bëhet pjesë e rrëfimit të errët për shërbimet sekrete nëpër partitë kosovare. Kush është Ramë Maraj dhe me çka, në të vërtetë, merret Instituti për Hulumtime Strategjike të Opinionit Publik – IHPSO?



    Prishtinë, prill –

    Në lidhje të ngushta me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i emëruar si këshilltar për siguri kombëtare në Presidencë, si dhe në miqësi me Ukë Rugovën, i biri i kryetarit Ibrahim Rugova, Ramë (Fazli) Maraj dhe Instituti për Hulumtime Strategjike të Opinionit Publik (IHPSO), tash e katër vjet rresht ushtron veprimtari ilegale në Kosovë.
    Sot, ekzistojnë dëshmi se nën ombrellën e këtij Instituti, të regjistruar si OJQ, Ramë Maraj dhe bashkëpunëtorët e tij, për disa vite me radhë, kanë krijuar një rrjet agjenture për t’u marrë me përgjime, fotografime, spiunazh, kërcënime, reketim, mbledhje të informatave për shumë persona dhe bashkëpunime me shërbimet e huaja sekrete që operojnë në Kosovë.
    Fillimisht me atë gjerman, Bundesnachrichtendienst - BND.
    Kur bëhet fjalë për situatën e sigurisë në Kosovë, është vështirë të krijohet një pasqyrë e përgjithshme vetëm nga deklaratat zyrtare të përgjegjësve, qoftë nga Shtylla I e UNMIK-ut, qoftë nga KFOR-i.
    Deklaratat e tyre nuk i përgjigjen fare pyetjeve të cilët opinioni kosovar i parashtron për aktet e ndryshme të paligjshme dhe të zhvillimeve në fushën e shërbimeve të informimit, e të cilat gjatë vitit të kaluar kanë qenë të bujshme.
    Veçanërisht, nëse zihen në gojë informatat të cilat shkëmbehen, qoftë nga njësitet e ndryshme brenda policisë, qoftë nga shërbimet sekrete mes vete, apo informatat e ndryshme inteligjente atëherë zyrtarët mbajnë gojën e tyre mbyllur; apo, nga ana tjetër, bëhen kinse asnjëherë nuk kanë dëgjuar për një gjë të tillë.
    Sa herë që pyetet ndonjë zyrtar i policisë, apo i KFOR-it, përgjigja është e njëjtë: “Nuk jemi në dijeni për ekzistimin e ndonjë shërbimi të këtillë ilegal”.
    Deri tash, këtë e kanë pohuar si komandantët e KFOR, zëdhënësit e UNMIK, komisionerët e policisë, strukturat udhëheqëse të SHPK.
    Edhe pse më 4 janar të këtij viti, Momir Stojanoviq, shefi i Agjencisë Informative Ushtarake të Serbisë dhe Malit të Zi ka thënë publikisht se në Kosovë veprojnë agjentë serbë të informimit, një gjë e tillë asnjëherë nuk është qartësuar nga ana e UNMIK-ut apo KFOR-it.

    Mt: IHPSO

    Në Kosovë sipas të dhënave jozyrtare veprojnë diku rreth 32 shërbime sekrete të shteteve të huaja, dhe disa të tjera kosovare të cilat u përkasin partive politike, klaneve të ndryshme apo grupeve të interesit.
    Në këtë mes, përveç të njohurit Shërbim Informativ i Kosovës (SHIK) i cili funksionon po ashtu i regjistruar si një organizatë joqeveritare, paraqitet edhe emri i një personi, ish shef i sigurimit në Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës (1992-1999) të udhëhequr nga Bujar Bukoshi: Ramë Maraj.
    Për opinionin, Maraj është drejtor i Institutit për Hulumtime Politike, Strategjike dhe të Opinioneve, i regjistruar në UNMIK më 4 shkurt 2000, me numër regjistrimi 5200018 -1. IHPSO është i regjistruar si organizatë joqeveritare.
    Por, jozyrtarisht, gjatë kohës janë bërë të njohura edhe veprimtaria e edhe aktivitetet diskrete të Marajt dhe të bashkëpunëtorëve. Sot, dokumenteve skandaloze të cilat janë dorëzuar në UNMIK dhe në polici e etiketojnë atë si shef të një rrjeti sekret, i përfshirë brenda strukturës së shërbimit të ashtuquajtur informativ, Sigurimi i Atdheut.
    Dy vjet më herët, një gjë e tillë ishte pohuar edhe nga David Wentz, polic amerikan, i cili në Kosovë kishte shërbyer zëvendës shef i Njësitit për Krime Serioze për rajonin e Prishtinës. Në një intervistë ekskluzive, Wentz asokohe kishte deklaruar se Ramë Maraj dhe instituti të cilin e drejton paraqet një shërbim sekret i cili merret me shkëmbim të informatave me shërbime të ndryshme jashtë vendit.
    Sipas disa dëshmive, Ramë Maraj shpeshherë ka urdhëruar personelin të cilin e kishte rekrutuar, që të dalë dhe të përcjellë personalitete të ndryshme, zyrtarë, t’i fotografojnë ata dhe që informatat e ngjashme t’i shkëmbejnë me shërbimet e ndryshme që operojnë në Kosovë. Thuhet që përgjime dhe përcjellje ishin bërë edhe për qëllime të shantazhimit të personave të përcjellur apo për t’i diferencuar ata si veprimtarë jobesnik të partisë.
    Pikërisht njëri nga këta bashkëpunëtorë shumëvjeçarë ka pranuar të rrëfejë për veprimtarinë e Ramë Marajt dhe të institutit që udhëheq. Në kushte anonimiteti (emri është i njohur për redaksinë e Expressit), ai ka pranuar të flasë edhe për punët të cilat i kishte kryer me urdhër të shefit.
    Ky burim rrëfenb se si, pas luftës, bashkë me disa kolegë kishte qenë i kontaktuar nga Maraj.
    “Na është prezantuar si Shef i Sigurimit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova - shef i agjencisë së inteligjencës – duke shpjeguar se si agjencia e tij ka përfshirje në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe degët nëpër nivele komunale".
    Sipas tij, Maraj kishte pranuar që ata të rekrutohen, t’i nënshtrohen kurseve të trajnimit për të punuar agjentë në rrjetin agjenturës. Në shërbim të Kosovës.
    "Së pari na ka orientuar në sektorin e ashtuquajtur të ‘terrorizmit’. Aty kemi filluar të punojmë me disa pak kurse trajnimi që na janë bërë. Është ky viti 2000, kur edhe u themelua instituti IHPSO".
    Instituti është i vendosur në lagjen Bregu i Diellit mbi Pallat të Sporteve. Disponon me një auto-park impresiv me rreth 20 vetura, disa prej të cilave janë të blinduara. Një listë të cilën e ka siguruar Expressi, pohohet se në mesin e shfrytëzuesve të këtyre veturave ka edhe policë të ShPK, ministra dhe zyrtarë qeveritarë. Madje, mes tyre mund të gjendet edhe emri i ministrit aktual të Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Haki Shatrit.

    Mt: Maraj, “kiosk i informacioneve”?

    Megjithatë, për disa punëtorë, mes të cilëve ndodhet edhe burimi ynë, puna në IHPSO nuk u kishte dalë ashtu siç e kishin menduar në fillim.
    Sipas tij, pas një viti pune filluan edhe dyshimet ndaj këtij personi. Dyshohej për akte të shantazhit dhe të reketimit ndaj personave zyrtarë – përfshirë këtu edhe disa ish-ministra të LDK në Qeverinë e Kosovës gjatë periudhës së Bajram Rexhepit.
    “Puna, të cilën e kryenin ‘punëtorët’ e Marajt kryesisht përqendrohej në fotografime dhe mbledhje të informatave për persona të caktuar”, shpjegon burimi i Expressit.
    "Jemi marrë me fotografime dhe përcjellje të personave, të cilët ai i ka fiksuar dhe ka pasur qëllim të merret me ta; ka ndodhur që të njëjtit të kërcënohen përmes fotografive që i kishim bërë ".
    Dëshmitari i Expressit, me punë në Presidencë të Kosovës, po ashtu dëshmon për një operacion konkret të cilin e kishin ndërmarrë edhe ndaj Sabri Hamitit, anëtar shumëvjeçar i kryesisë LDK-së, njeri i cili ka edhe lidhje të afërt familjare me Presidentin Rugova.
    “Maraj e kishte urdhëruar fotografimin e Sabri Hamitit. Dyshohet se ai posedon edhe me aparat për përgjim të telefonëve. Në një moment, truprojat e Sabri Hamitit e kishin vërejtur Marajn, duke e kuptuar se çfarë po ndodhte. Aty kishte plasur një konflikt i ashpër me të", tregon ky punëtor i Presidencës, kushëri i Ramë Marajt. Ai edhe vetë kishte qenë i pranishëm në këtë veprim.
    Burime të tjera brenda Institutit pohojnë se kanë qenë të pranishme kur Maraj kishte mbajtur mbledhje të rregullta, çdo javë, me shërbime të ndryshme të zbulimit, përfshirë edhe atë francez.
    “Duke qenë punëtor i atyshëm, kam marrë pjesë në disa nga këto takime. I kam parë me sy të mi. Takimet më së shumti ishin mbajtur në selinë e institutit në Bregun e Diellit, por edhe në lokalet e klinikës Rezonanca dhe në banesën e tij private. Aty ishin shkëmbyer informacione të ndryshme me shërbimet sekrete nga fqinjësia ", pohon burimi i Expressit.
    Punëtorët e institutit nuk kishin pasur qasje në informacionet e shkëmbyera. Por, sipas disa prej tyre, ekzistojnë dyshime të bazuara se informatat e shkëmbyera kishin bërë fjalë për ish-luftëtarët e UÇK.
    Ndërkohë, sipas burimeve brenda policisë së Kosovës rrjeti i Marajt në rajonin e Dukagjinit më së shumti përbëhet nga policë të ShPK-së të cilët punojne paralelisht edhe për IHPSO.
    "Maraj ka qenë dhe mbetet një kiosk i informacioneve. Kush ka dashur ka mundur të vijë e të merr informacione. Edhe me shërbimet e huaja, me ato britanike, franceze, shpeshherë ka marrë para për shkëmbim informatave", tregon ky burim.

    Mt: Edhe policë të SHPK në listë të rrogave të IHPSO

    Nga ana tjetër, ish-polici amerikan nga fillimi i këtij rrëfimi, David Wentz, në intervistën e tij të fundit në Kosovë kishte theksuar se Maraj kishte shkuar aq larg sa që ia kishte dalur që ta dërgojë një person (emri i ditur për redaksinë), për të shkëmbyer informata edhe në Serbi.
    Këtë pohim të Wentzit të dhënë vitin e kaluar e konfirmon edhe vet burimi i Expressit, të cilit i kishte rastisur që të udhëtojë disa herë për në Serbi, për ‘punë zyrtare’ të institutit.
    "Maraj dhe zyra që e drejton është shërbim zbulimi. Mendoj se ai ka lidhje me secilën agjenci të zbulimit që vepron në Kosovë, përfshirë edhe Byroja Kosovare për Krim të Organizuar – KOCB (Kosovo Organized Crime Bureau).
    Ndërkohë, sipas dokumentit 30-faqesh të dorëzuar nga PDK në seli të UNMIK disa ditë më herët, Maraj pohohet të ketë pasur lidhje të ngushta edhe me Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn, të dy këta policë të vrarë për motive ende të pasqaruara.
    Nga ana tjetër, burimi i Expressit pohon se edhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj kishin punuar paralelisht si policë të SHPK dhe informatorë të Marajt për rajonin e Dukagjinit.
    "Ai dyshohet të ketë mbajtur takim të ndara me Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn vetëm një ditë para se të vriteshin në pritë”, pohojnë burime brenda SHPK në Prishtinë.
    Sipas tyre, ai i kishte përdorur ata edhe për furnizim me informacione plotësuese për krime të rënda.
    Madje, një fotografi inkriminuese e një pjesëtari të UÇK ishte gjetur gjatë një bastisjeje të policisë, të udhëhequr nga policët Tolaj dhe Haklaj. Pak ditë më vonë, ajo ishte botuar nëpër mediat serbe.
    Burime të Expressit në polici ritheksojnë se ekzistojnë dyshime të bazuara për veprimtarinë ‘zbuluese’ të Marajt. Mirëpo, nuk ka shpjegime pse deri tash nuk është ndërmarrë gjë.
    Aty, dëgjohen ankesa për suspendimin e dy kolegëve të tyre për afat të pacaktuar. Sipas tyre, ata ishin suspenduar për afat të pacaktuar vetëm pse e kishin marrë në pyetje Avdi Behramin, për të cilin thonë të jetë ndër njerëzit më të afërt të Marajt.
    Suspendimin e policëve e konfirmoi edhe Willi Hayward, Shefi i Njësitit të Standardeve Profesionale të SHPK, i cili kishte kryer supsendimin. Ai nuk deshi të komentojë se për çfarë arsye ose për çfarë kohëzgjatje ishin suspenduar ata.
    Burime nga IHPSO theksojnë se ky rrjet-agjenturë dhe udhëheqësi i saj janë të përfshirë edhe në emërime politike të nivelit më të lartë në Kosovë.
    “Instituti sot vendos njerëzit lojalë nëpër poste ministrore; ai i përdorë, për qëllime të veta, ministrat aktualë, por edhe disa nga ata të mëhershmit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.”
    Sipas tyre, ndërlidhja me ministra është e nevojshme “për marrjen e tenderëve”.
    I pyetur disa herë nga Expressi rreth pohimeve të këtilla mbi IHPSO dhe Marajn, Kai Vitrupp, Komisionier i Policisë së UNMIK, vazhdimisht ka theksuar se një shërbim i tillë nuk ekziston në Kosovë, dhe se, po që se ekziston, duhet të ndalohet menjëherë.
    As Shtylla I e UNMIK nuk është përgjigjur ndonjëherë në pyetjet e Expressit rreth këtyre çështjeve. Ndërkohë, punëtorë të afërt të Marajt vazhdojnë të dëshmojnë se niveli dhe marrëdhëniet me zyrën ku ka punuar ka lënë përshtypjen kinse ky është një shërbim legal i zbulimeve.
    "Policia asnjëherë nuk i ka bastisur zyrat. Niveli i bashkëpunimit ka qenë kierarkik. Saherë që ka ardhur, policia ka shkëmbyer informacione. Policia i ka raportuar Marajt sikurse të kishte qenë vetë Komisioneri", theksojnë burimet e Expressit në Presidencë të Kosovës.

    Mt: I biri i Rugovës, biletë për Presidencë

    ‘De facto’, Maraj udhëheqet Këshilltar Special i Presidentit për Siguri Kombëtare; ‘de iure’ ai nuk ndodhet në listë të rrogave si nëpunës i Presidencës. Në anën tjetër, prezantimi i tij i rëndomtë me njerëz bëhet në cilësinë e ‘Këshilltarit Special të Presidentit të Kosovës’, titull i shkruar në kartë-vizitën e tij.
    Deri tash as nuk është pohuar e as mohuar nëse Maraj vërtet punon si ‘këshilltar special’. Megjithatë, burime të Expressit pohojnë se vetëm ky togfjalësh i mjafton Marajt që të ketë ndikim të madh tek veprimtarët e LDK kudo nëpër Kosovë.
    Të pyetur nëse Presidenti i Kosovës është në dijeni për këto veprimtari të pohuara të Marajt, burimet nga Presidenca theksojnë se Ibrahim Rugova ka të ngjarë të mos dijë gjë.
    “Për Rugovën nuk jam i sigurt, porse e them me siguri se njeri i afërt me Marajn nga shtëpia e Presidentit është i biri i tij, Ukë Rugova”. Sipas tij, “ai ka raporte të afërta dhe është ndër financuesit kryesorë të tij”.
    Pohime të ngjashme – për lidhjet e Ukë Rugovës dhe Ramë Marajt – mund të gjenden edhe brenda dokumentit të PDK të dorëzuar në UNMIK.
    Të bëmat e këtij instituti të udhëhequr nga Ramë Maraj nuk përfundojnë vetëm me ngjarjet e vitit të kaluar. Në raportin e përpiluar nga një hetues ndërkombëtar i UNMIK në kohën kur kishte kontaktuar me IHPSO lidhur me granatën e dorës të hedhur në oborrin e Presidencës vitin e kaluar, Maraj kishte dhënë dëshmi dhe informacione të gabuara.
    Sipas këtij raporti, Maraj në intervistë kishte pohuar se granatën e kishin hedhur persona të cilët në kohën kur kishte ndodhur incidenti nuk kishin qenë fare në Kosovë.
    Çfarë nënkuptohet me IHPSO, marrë parasysh të gjitha këto pohime që shpeshherë shkojnë në shpjegime shumë më të thella – dhe, më neveritëse – e të cilat redaksia e Expressit do t’i botojë pas kompletimit të fakteve? Përse emri i Ramë Marajt paraqitet përnjëherë i ndërlidhur me etiketën e një ‘eminence gri’ brenda Zyrës së Presidentit të Kosovës, i specializuar për veprime prapa skenave politike e policore?
    Përderisa zyrat e institutit të tij ruhen 24 orë nga personeli i tij – ndonjëherë, përfshirë edhe Carabinierët italianë – burime nga Presidenca pohojnë se Maraj, për çdo ‘punë’ të kryer i paguan punëtorët e vet nga 200 euro.

  20. #260
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Cfare di une?Per Rame Maren i di disa prej gjerave qe u permenden edhe me pare.Mendohet te kete gisht ne atentatet ndaj disa pjestarve te UCKs dhe vrasjen e antareve te LDKs qe ishte bere brenge gjate nje kohe pas lufte(veço:antaret e LDKs qe u vrane pas lufte,u ekzekutuan gjithmone ne kohen kur Rugova qendronte ne vizita jasht vendit).

Faqja 13 prej 49 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •