Close
Faqja 11 prej 49 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 979
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Anashkalimi i sistemit të drejtësisë - nxjerrja e “drejtësisë” në rrugë

    Tash dhjetë vjet jemi mësuar që kur kemi të bëjmë me zhvillime të rëndësishme për Kosovën, në momente të caktuara vendimtare për fatet e vendit, të shkaktohen apo të simulohen ngjarje e fenomene, që e dëmtojnë prestigjin e Kosovës.


    Shkruan: Faton Mehmetaj

    Kësaj radhe, në vigjilje të fillimit të ballafaqimit për pavarësinë e Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dikujt iu mundësua qëllimshëm të ngjallë sensacione mediale, që shkojnë kryekëput në dëm të shtetit. Dikujt iu mundësua të dalë para opinionit, madje duke iu drejtuar popullit me deklarata publike, në dhe para institucionit më të lartë të shtetit – Kuvendit të Kosovës. Të tillëve iu lanë në dispozicion të gjitha mjetet e informimit, ato të shkruara, elektronike dhe radiotelevizionet, edhe pse ka pasur ankesa dhe raporte nga ndonjëri se censurohet skajshmërisht fjala e lirë në mediet e shkruara dhe ato elektronike në Kosovë. Paraqitjet e tilla, siç ndodhi me rastin Bllaca, janë jashtë çdo norme etike, morale dhe njerëzore, madje ato cenojnë dinjitetin e atyre që apostrofohen dhe rrezikojnë jetët e tyre. Në këtë kohë t’i mundësohet dikujt, për të bërë ekzekutime mediatike, s’do mend se ka prapavijë të thellë. T’i jepet një personi hapësirë kaq e madhe për të njollosur dhe etiketuar një strukturë njerëzish, shumica deputetë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, është një lloj vetëvrasje institucionale, ngase personi në fjalë për akuzat që i bën, është dashur të kalojë nëpër filtrat e policisë dhe të drejtësisë, për t’u prononcuar më pastaj para opinionit. Lejet e tilla duhet t’i japë policia, gjykata, prokuroria dhe komisionet e veçanta për siguri në Parlamentin e Kosovës. Një gjë e tillë, siç ndodhi me rastin Bllaca, nuk ndodhë as në vendet më të prapambetura në botë.
    Secili prej nesh e di se gjer më tani janë organizuar dhjetëra e dhjetëra gjyqe kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, bazuar në dëshmi të dëshmitarëve të kallëpit Bllaca, shumica prej të cilëve ka rezultuar të kenë qenë të përpunuar nga BIA (Agjencia Informative e Serbisë), disa duke u servuar në cilësinë e dëshmitarëve “të mbrojtur” e disa “të pambrojtur”. Të njëjtët ishin edhe në Tribunalin e Hagës. Të njëjtët ishin edhe në shumicën e proceseve të organizuara nga UNMIK-u kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Të njëjtët ishin pjesë e “raporteve hulumtuese” për ”shtëpinë e verdhë”, të cilat ishin në shërbim të Beogradit dhe ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, kinse ushtarët e UÇK-së e paskan keqpërdorur uniformën e UÇK-së dhe paskan bërë trafikime të organeve të serbëve. Hulumtimet e tilla rezultoi të jenë të nxitura dhe të financuara nga Beogradi dhe strukturat parapolitike, pre e të cilave ranë edhe disa gazetarë. Mirëpo, shpifjet dhe akuzat e përgatitura në kuzhinat e Beogradit, të publikuara edhe në ndonjë “raport hulumtues”, unanimisht i hodhën poshtë si të pabaza dhe tendencioze presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi, qeveria dhe grupe të ndryshme shkencore-hulumtuese. Por, se këto akuza nuk ishin asgjë më shumë se shpifje e dëshmoi qartë edhe arrestimi në vepër i tre agjentëve të BIA-s në Çagllavicë, në muajin qershor, që po i binin kryq e tërthor Kosovës për të mbledhur me çdo kusht dëshmi të rrejshme, për rastin në fjalë, qoftë me shantazhe, qoftë me pagesa të majme.
    Lajm i tillë “sensacional”, një kohë ishte edhe publikimi i mëhershëm në shtypin tonë i listës me mbi 150 emra të ish-pjesëtarëve dhe drejtuesve të UÇK-së, me aktakuza të ngritura qysh gjatë luftës dhe menjëherë pas saj nga Prokuroria e Serbisë, emra këta që vazhdojnë të mbeten si persona të kërkuar në qindra ueb-faqe të internetit. Disa prej tyre, sipas aktakuzave të Serbisë, ka ndodhur të jenë arrestuar edhe nga Interpoli, një pjesë e madhe prej të cilëve janë liderë partish, deputetë, qeveritarë, njerëz me pozita të larta në shoqërinë kosovare, por disa prej tyre ka disa vite që kanë vdekur dhe vazhdojnë të jenë në listën e pafreskuar të Serbisë.

    Çështja është edhe më e ndërlikuar se sa paraqitja bombastike mediale

    Mbi bazën e spekulimeve dhe lojërave politike, siç po ndodh me rastin e CD-së së shumëpërfolur dhe të lejuar për t’u shfaqur pa kurrfarë censure, janë ngritur gjyqe në Serbi e janë shkruar libra të bardhë e të zinj, përmes të cilëve njolloset një shtresë e caktuar e shoqërisë shqiptare të Kosovës.
    Pas përfundimit të dhjetëra proceseve gjyqësore, të cilat ka ndodhur të kenë zgjatur me vite, shumëkujt iu çjerr maska, dhe prapa inskenimeve të tilla doli të jenë klane dhe kasta të caktuara, të cilat në asnjë kohë nuk kanë qenë të dobishme për shoqërinë. “Dëshmi” të tilla, filma të tillë, CD të tilla, jemi mësuar të shohim shpesh në prag të zgjedhjeve apo në raste të zhvillimeve tjera të rëndësishme.
    Diçka ngjashëm pati ndodhur me rastin e vizitës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Javier Solana, më 15 mars 2005, në Kosovë, ku persona të “panjohur” e sulmuan eskortën e presidentit tani të ndjerë Rugova, duke i vënë eksploziv në rrugë, derisa ai po shkonte për t’u takuar me Solanën për çështjen e Kosovës dhe për krijimin e një “qeverie teknike” gjithëpërfshirëse. Ishte ajo ditë, kur pritej të thelloheshin problemet e brendshme, apo fillimi i një “lufte për pushtet”. A nuk ishte ky një akt i shëmtuar para botës dhe vetvetes, që kishte për qëllim destabilizimin e vendit?! Ju kujtohet fushata mediale e bërë lidhur me këtë rast kundër një shtrese të caktuar, të cilës ia mveshën autorësinë? Megjithatë, pos zhurmës mediale, hetimet nxorën në shesh tjetër autorësi.
    Duhet përmendur këtu edhe rastin e improvizimit të një krize politike në vend, në vitin 2004, të cilën UNMIK-u e kishte bërë në bashkëpunim me segmente të caktuara brenda LDK-së. Ata lansuan në opinion një deklaratë bombastike në të cilën thuhej: “Po përgatiten vrasjet e tre liderëve të LDK-së! Nuk është fjala për kërcënime të pabazuara, por për një konspiracion të organizuar. Cak i këtij sulmi janë tre zyrtarë të lartë të LDK-së”.
    Kjo deklaratë ishte publikuar në disa gazeta të kohës dhe në disa intervista të dhëna nga zyrtarët e policisë së UNMIK-ut. Lidhur me këtë aferë, gazetarët kërkonin të dinin më detalisht lidhur me rastin. Zyrtari i policisë së UNMIK-ut në një intervistë (botuar në “Bota Sot”, 11 shkurt 2004) mes tjerash kishte theksuar: “Policia është duke e hetuar këtë rast, por duhet të na kuptoni, se ne nuk mund të japim më shumë detaje për burimet e informimit...”. Natyrisht se nuk mund të jepte detaje më të mëdha, sepse e tëra ishte gënjeshtër. Deklarata lidhur me vrasjen e mundshme të tre zyrtarëve të LDK-së, ishte lajm që mori dhenë, duke aktivizuar në formë imediate një zinxhir të gjerë spekulimesh. Edhe pse ky ishte një shantazh i rrezikshëm politik i policisë së UNMIK-ut dhe segmenteve të caktuara të LDK-së, “informatat” për vrasjen e tre zyrtarëve të LDK-së shpejt u demoduan, u dekonspiruan dhe dolën të jenë të pavërteta e improvizime të bëra për konsum politik e mbledhje votash në prag zgjedhjesh.
    Vrasjet e pasqaruara të dhjetëra ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe të personaliteteve politike të Kosovës dhe zhvillimet që i kanë përcjellë ato, kohë pas kohe e kanë rrezikuar skajshmërisht gjendjen e sigurisë, kanë reflektuar shumë në stabilitetin politik dhe në prishjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këto veprime domosdo ndërlidhen me prezencën e shërbimeve sekrete serbe, me rrjetet e strukturave të “Klanit të Zemunit” dhe organizatave tjera (i)legale serbe që operojnë në Kosovë. Këto vrasje, një pjesë e politikanëve i ka përdorur për të krijuar hasmëri, ndasi, vëllavrasje, urrejtje ndaj njëri-tjetri. Të tillët realisht nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e tyre, pos që janë kujtuar për ta, kur u janë nevojitur për të mbledhur vota e për të fituar pushtet në kohë zgjedhjesh.
    Në shumicën e rasteve, shumica e dëshmitarëve që janë bërë publikë gjatë dëshmive dhe gjykimeve të ndryshme, ka rezultuar të jenë njerëz me dosje kriminale dhe të afërt me struktura të shërbimeve sekrete serbe. Gjatë proceseve gjyqësore, ka ndodhur që disa dëshmitarë të jenë vrarë për të humbur gjurmët e mekanizmave që kanë qëndruar pas tyre. Me vrasjen e dëshmitarëve, në njërën anë e mbulonin vetveten dhe nuk i përmbushnin premtimet e detyrimet ndaj tyre, kurse në anën tjetër ua rëndonin barrën edhe më shumë dhe i riakuzonin të akuzuarit në proceset gjyqësore që rezultuan të jenë të montuara, tani edhe për vrasjen e dëshmitarëve.
    Qeveria e Serbisë është e bindur se e vetmja rrugë për ta mbajtur Kosovën nën vëzhgim dhe në një dozë të kontrollit është nëse ajo destabilizohet apo vietnamizohet – nëse shqiptarët futen në konflikt me vetveten dhe me bashkësinë ndërkombëtare.
    Paraqitja e CD-së Bllaca, në momentin kur shteti ynë pritej të dalë para gjyqit, ndoshta pa dashje, por korrespondon me gjëra të qëllimshme e tejet të dëmshme. Bota është drejtuar në Hagë për të përcjellë nga afër rrjedhat e ngjarjes, kurse në Kosovë qysh 2-3 ditë para fillimit të gjyqit, top-temë është “dëshmitari” vrasës i vetdeklaruar, që në një incizim amator, siç u tha, të bërë nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, në shtëpinë e njërit prej deputetëve, para kamerës lexon “dëshmi” për vrasje dhe akte tjera të periudhës së pasluftës.
    “Dëshmitari” Bllaca, siç është thënë, i ka dorëzuar “dëshmitë” e tij dy muaj më parë në EULEX. Por, me EULEX-in, siç deklaroi ai, gjë që e deklaruan edhe zyrtarët e këtij mekanizmi, del se ka raporte bashkëpunimi tash shtatë muaj (që nga muaji maj), dhe është dëshmitar i EULEX-it me status special, lënda e të cilit trajtohet nga Prokuroria Speciale. Për të mos përmendur se të paktën që nga 2007-a ka kaluar sa nëpër duart e hetuesve të UNMIK-ut, sa të atyre të Tribunalit të Hagës. Veç këtyre, del se ka kaluar edhe nëpër një trajtim psikiatrik dhe një kohë të gjatë është marrë me shitblerjen e pronave të serbëve në Kosovë edhe me dokumente të falsifikuara, për çka në dhjetor të vitit 2008 në Beograd janë arrestuar dhjetëra persona. Nëse është i saktë supozimi se dy vitet e fundit Bllaca bashkë me familjen e tij i ka kaluar në Serbi, atëherë patjetër ka kaluar edhe nëpër procedurat e organeve të shtetit fqinj. Përderisa bëhet e ditur se Prokuroria e Serbisë, para se Bllaca të dalë publikisht me deklaratat e tij, i ka drejtuar një letër-kërkesë zyrtare EULEX-it t’i sigurojë jetën dhe mbrojtje të veçantë Bllacës, rezulton se kjo çështje është edhe më e ndërlikuar se sa paraqitja bombastike mediale e Bllacës, aq më tepër kur rasti Bllaca shpërtheu në prag të fillimit të procesit gjyqësor në Hagë, ndërsa del se lënda prej vitit 2007 ishte e deponuar në organet e drejtësisë.
    Pa dashur të spekulojmë për shkallën e mosvërtetësisë apo vërtetësisë së pohimeve kontradiktore të Bllacës, kjo çështje është hapur në mënyrë të gabuar, në momentin e gabuar. Si e tillë kjo lëndë dhe të tjerat, është dashur të trajtohen realisht pa ndikime politike nga organet kompetente të drejtësisë, pa e ngarkuar e terrorizuar pa nevojë popullatën e stërmunduar të Kosovës. Në realitet, shefi i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), pa marrë parasysh ngjyrimet politike e emocionale, ka qenë dashur të jetë i kursyer nga përzierja në fushatat e tilla mediatike, sepse ky problem mori dimensione të tjera dhe në mënyrën se si iu servua publikut, nuk ka të bëjë aspak me çështje inteligjence, aq më tepër kur thuhet se këta deputetë nuk e paskan ditur se kur fillon procesi gjyqësor kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës në Hagë! Krahas përpjekjeve për dëmtimin e një shtrese të caktuar, me këtë rast më së shumti u dëmtua kauza e përgjithshme e Kosovës.
    Edhe përkundër dëshirës dhe qëllimit të mirë për zbardhjen e të vërtetës rreth krimeve të bëra pas luftës është zgjedhur mënyra e gabuar, sikurse qe zgjedhur mënyra e gabuar në kuvendin e LDK-së në të cilin qenë shkaktuar përleshje fizike dhe qarje mes kësaj partie, pasojat e të cilave reflektohen herë pas here.

    Drejtësia po i kontribuohet nxitjes së luftës vëllavrasëse

    Jo rastësisht në programet e akademikëve serbë moto e tyre ishte që “patriotët shqiptarë të cilët vazhdojnë ta kërkojnë lirinë duhet komprometuar në masë, e pastaj duhet vrarë”. Kjo maksimë vazhdoi të zbatohet gjatë Luftës së Parë e të Dytë Botërore, pas vitit 1945 kur një pjesë mendonin se janë çliruar, ndodhi në vitin 1981, ndodhi në vitet ‘90-të e po ndodhë edhe sot. Vrasjet e disa liderëve dhe aktivistëve të LDK-së si: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ahmet Krasniqi, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Haki Ymeri, Ismet Rraci etj., ndodhën në rrethana të pasqaruara, për shumicën prej të cilëve nuk dihet as sot e kësaj dite për vrasësit dhe rrethanat e vrasjeve. Por një gjë është e qartë se shumëkush ka përfituar politikisht nga këto vrasje, shumëkujt iu ka lejuar që të bëjë marketing politik në emër të vrarëve në momente të caktuara e fushata të ndryshme apo për ta akuzuar dhe diskredituar dikë në momente të caktuara. Por në anën tjetër, dikush harron se në rrethana të tilla, janë vrarë edhe dhjetëra ish-luftërarë e eprorë të lartë të UÇK-së, si: Ilir Konushefci – komandant “Mërgimi” e Hazir Malaj, djemtë e atdhetarit të njohur Sylë Mehmetit të Rugovës - Brahim e Rexhep Nikçi, Besim Mala - Komandant "Murrizi", Skënder Gashi, Ekrem Rexha – komandant “Drini”, Avni Elezaj me babanë e tij Smajlin, Avdi Mujaj nga Strellci i Deçanit, Enver Haradinaj, Isuf e Virgjil Elshani (babë e bir), Sadri Berisha, Ukë Krasniqi, Mahir Lajçi - komandant “Rugova“ e shumë të tjerë, shumica e vrasjeve të të cilëve edhe më tutje vazhdojnë të mbeten të pazbardhura.
    Mosndriçimi i krimeve dhe lënia e lirë e kriminelëve u shkon përshtati më së shumti atyre që i kanë sponsorizuar krimet dhe kriminelët dhe u lë hapësirë njerëzve të spekulojnë sikurse kanë spekuluar tash dhjetë vite me disa dëshmitarë laboratoresh e kancelarish, të cilët deklarohen se paskan qenë të paguar ta vrasin këtë apo atë. Përmes lojërave me dëshmitarë janë etiketuar njerëzit e LDK-së dhe të UÇK-së. Përmes këtij mekanizmi janë futur përçarje dhe dilema se vrasjet e liderëve të LDK-së janë bërë nga pjesëtarët e UÇK-së e këta të UÇK-së janë vrarë nga klane të caktuara të LDK-së në shenjë hakmarrje.
    Neglizhencës së drejtësisë lidhur me rastin Bllaca dhe paraqitjes së CD-ve famoze në këtë moment kur Kosova po përballet me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, u kanë prirë paralajmërimet e EULEX-it për arrestime të strukturave të larta institucionale (“peshqve të mëdhenj”) për korrupsion dhe krim të organizuar; problemet në Shqipëri mu në këtë kohë; mbytja në lumin Tisa e 19 qytetarëve të Kosovës (gjysma prej tyre fëmijë) për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike; deklarimet rreth prishjes së koalicionit qeveritar, vrimat e zeza në sistemin e drejtësisë dhe veprimi i papengueshëm i strukturave paralele serbe në Kosovë tash dhjetë vite.
    Përmes spekulimeve të tilla, përderisa nuk e thotë fjalën e vet drejtësia, po i kontribuohet nxitjes së luftës vëllavrasëse. E, Serbia, përmes kësaj devize, e ka mbajtur të robëruar popullin tonë me vite të tëra. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve për destabilizim të brendshëm, dikush e ka tërhequr edhe diagonalen e përçarjeve Drenicë-Dukagjin, e disa kanë shkuar edhe më larg për ndarjen e Kosovës në provinca e pashallëqe.
    Megjithatë, askush nuk mund të ketë imunitet ndaj krimeve. Është e patolerueshme të nxiten procese të tilla si në rastin Bllaca, ku është anashkaluar sistemi i drejtësisë, policia dhe mekanizmat tjerë të sigurisë. Mendësia politike në Kosovë duhet të ndryshojë. Të zgjedhurit e popullit, pushtetin duhet ta shohin si përgjegjësi e jo si privilegj e mjet përfitimi për t’i shantazhuar të tjerët.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Analizë:A ËSHTË I LIGJSHËM BASHKËPUNIMI I UNMIK-ut ME ORGANET PARALELE SERBE


    Shkruan Faton Mehmetaj


    Nën presionin e ish-strukturave të aparatit të dikurshëm serb që edhe më tutje vepron paralelisht në disa pjesë të Kosovës, por që i ka bazat e tij edhe në disa qytete të Serbisë, kjo e fundit edhe më tej tenton ta ushtron ndikimin e saj mbi hapësirën gjeografike të Kosovës.
    Që nga përfundimi i luftës në disa pjesë të Serbisë vazhdojnë punën paralelisht disa gjykata, personeli i të cilave deklarohet se e kryen punën e gjykatave në Kosovë. Në disa qytete të Serbisë e vazhdojnë punën edhe disa posta të policisë serbe por edhe bazat e ish-SPB-së apo të MUP-it serb të cilat deri në mbarim të luftës ishin të instaluara në Kosovës, e që pas mbarimit të luftës e tërhoqën komplet personelin dhe administratën në qytete të caktuara në Serbi.
    Pos “Shtabit të MUP-it serb për Kosovë dhe Metohi”, me seli në Kurshumli, në Serbi veprojnë edhe qendrat tjera të ish-MUP-it serb të Kosovës të zhvendosura në Serbi. Kështu, SUP-i i rajonit të Prishtinës, është i vendosur në Banjë të Nishit, SUP-i i rajonit të Gjilanit në Vranjë, SUP-i i rajonit të Gjakovës në Jagodinë, SUP-i i rajonit të Mitrovicës në Kralevë, SUP-i i rajonit të Prizrenit në Krushevc, SUP-i i rajonit të Pejës në Kragujevc, SUP-i i rajonit të Ferizajt në Leskovc.
    Ndërkaq, me kalimin e kohës ish-strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it serb), policisë dhe KOS-it filluan t’i ristrukturojnë bazat e tyre edhe në Kosovë, aty-këtu edhe publikisht, duke u arsyetuar se zyrat e tilla ishin formuar për dhënien e dokumentacioneve dhe për të kryer shërbime të tjera. Duhet pasur parasysh se “zyrat e vendit”, “të bartura” nga Kosova, menjëherë pas luftës u hapën në qytete të ndryshme të Serbisë. Kështu, duke iu referuar burimeve zyrtare serbe, në Nish u vendosën zyrat për komunat: Prishtinë, Podujevë, Gllogoc, Obiliq, Lipjan dhe Fushë Kosovë; në Kragujevc për komunat Pejë, Istog dhe Klinë; në Kralevë për komunat Mitrovicë, Sërbicë, Zubin Potok, Vushtrri, Zveçan dhe Leposaviq; në Krushevc për komunat Prizren, Rahovec, Suharekë dhe Gore; në Jagodinë, për komunat Gjakovë e Deçan; në Vranjë për komunat Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë; në Leskovc për komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë. (Shih për këtë dokumentin zyrtar serb “ZAKON O MATIČNIM KNJIGAMA ("Sl. glasnik SRS", br. 15/90 i "Sl. glasnik RS", br. 57/2003). Gradualisht përfaqësi të tyre filluan të funksiononin nëpër enklavat serbe në Kosovë, të cilat janë aktive edhe sot, ku që nga mbarimi i luftës janë lëshuar mijëra pasaporta serbe, letërnjoftime, nënshtetësi, fletëkurorëzime, dëftesa shkollore, por edhe diploma fakulteti, pensione, shtesa të fëmijëve etj.
    Faktikisht, de jure kjo veprimtari është e sanksionuar me ligjet e UNMIK-ut dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Një gjë e tillë, jo vetëm që nuk u jetësua fare, por në shumicën e rasteve ligjet e Serbisë kanë qenë shumë herë më valide se ato të UNMIK-ut dhe rezoluta në fjalë.
    Pre e këtyre “ligjeve” ishin qindra luftëtarë të UÇK-së të cilët u dënuan dhe shkatërruan burgjeve të UNMIK-ut por edhe të Serbisë, me fajin e vetëm pse ishin pjesëtarë të UÇK-së. Në rreth 80 për qind të rasteve të arrestimeve dhe burgosjeve të pjesëtarëve kësaj shtrese të shoqërisë, UNMIK-u nuk gjeti prova dhe fakte dhe u detyrua t’i liron. Nganjëherë edhe pas dy-tri vjet hetimesh, “drejtësia” konstatoi pafajësinë e tyre.
    Dihet se në Kosovë, që nga përfundimi i luftës, vazhdimisht kanë pasuar arrestime të ish-luftëtarëve të UÇK-së, pothuajse të gjitha të bëra në bazë të (akt)akuzave të përpiluara në Serbi. Në të gjitha rastet kjo shtresë është konsideruar “fajtor kujdestar” i të gjitha problemeve, madje edhe inskenimeve të një varg problematikave nga më të ndryshmet që kanë ardhur nga ana e Serbisë.
    Shërbimet sekrete serbe në bashkëpunim me gjykatat e instaluara paralele në Serbi, vende-vende edhe në Kosovë përgatitën qindra dosje, më se 80 për qind e tyre të thurura mbi të pavërteta dhe gënjeshtra. Të lartcekurit, qindra kallëzime penale ia servuan UNMIK-ut për t’i ekzekutuar, dhe këta e bënë këtë me besnikërinë më të madhe. Policia e UNMIK-ut bashkëpunon vazhdimisht me qarqet serbe, duke i mbështetur në të gjitha pikëpamjet dhe duke i furnizuar ata me të gjitha llojet e informacionit të nevojshëm. Ç’është më keq ata u dhanë të dhëna konkrete edhe atyre strukturave, që në një mënyrë konsiderohen paralele edhe nga vet serbët.
    Një rast i këtillë kishte ndodhur më 17 gusht 2004, në lokalitetin Gollubovc, në hyrje të Podgoricës në Mal të Zi, me ç’rast policia malazeze e kishte arrestuar veteranin e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Leka, nga Gjakova, ish-pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, i njohur me nofkën Pinqo. Sipas burimeve të konfirmuara, Leka u arrestua sipas një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë. Në momentin e arrestimit, siç u tha, ishte në udhëtim me një anëtar të familjes dhe menjëherë u është dorëzuar organeve të policisë serbe në Leskovc (Serbi). Nga fundi i gushtit të të njëjtit vit, u njoftua se nga Leskovci do të dërgohet në burgun e Beogardit, dhe se akuzohet për “terrorizëm e krime”, akuza këto të ngritura nga policia serbe, gjegjësisht Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që nga koha e luftës në Kosovë. Njoftohej gjithashtu se me çështjen e Anton Lekës është duke u marrë Radomir Gojkoviq, i cili, para përfundimit të luftës, ka shërbyer në gjykatën e instaluar serbe të qarkut në Pejë, i implikuar në keqtrajtime, vrasje e masakrime të shqiptarëve, i njohur për sjellje antinjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, si në burgun e Dubravës, të Pejës e më gjerë, si njëri ndër më aktivët e aparatit okupues serb.
    Në rastin e Anton Lekajt, shihet qartë se policia e UNMIK-ut ka bashkëpunuar me të ashtuquajturin “Resor i Sigurisë Publike të Shtabit të MUP-it serb për Kosovë dhe Metohi”, me bazë në Kurshumli. Udhëheqës i këtij shtabi ishte nënkoloneli Dragan Terziq. Ky formacion si i tillë ka ekzistuar dikur në Kosovën e okupuar.
    Bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, UNMIK-u e ka të sanksionuar me ligj bashkëpunimin me instancat paralele serbe. Njëkohësisht, në rastin e Anton Lekajt por edhe të të tjerëve policia e UNMIK-ut ka bashkëpunuar ngushtë edhe me “Këshillin për Krime Lufte” të Republikës së Serbisë. Edhe ky “këshill” ka marrë çka ju ka dashur nga policia e UNMIK-ut - Njësia për Krime lufte në Prishtinë. Të gjitha këto shkëmbime janë bërë në dëm të palës shqiptare pa përfillur ligjet ekzistuese në vend.
    Në lëndën gjyqësore kundër Anton Lekajt – Pinqos, shihen qartë plotësimet që i ka bërë policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja - baza në Gjakovë, të cilët kanë dërguar një varg raportesh në organet e lartpërmendura në Serbi, disa prej të cilave janë edhe qesharake, përfshirë edhe raportet për “tejkalim shpejtësie gjatë vozitjes”. Të këtilla janë: Raporti: 2002-JC-2182, Raporti 2000 DB-36, Raporti 2002-DB-36, Raporti i SHPK-së në Gjakovë, WCIS, lënda numër: 2001-00014, raport ky i përshkruar përmes Raportit KPC-numër 2001-DB-2352.
    Të gjitha raportet që kanë përfunduar në gjykatën serbe pas arrestimit të Anton Lekajt vërtetojnë në mënyrë të detajuar bashkëpunimin e ngushtë të policisë UNMIK-ut e nganjëherë edhe të SHPK-së me strukturat paralele serbe, që si të tilla konsiderohen edhe në Serbi, të cilave iu kishte lejuar funksionimi në kohën e Millosheviqit në shenjë satifaksioni që kishin humbur luftën dhe vendet e punës. Pas arrestimit të Millosheviqit kjo formë e të ekzistuarit paralel të shërbimeve që kanë funksionuar dikur në Kosovë u përkrah nga parlamenti serb, sidomos nga vija radikale, të cilët e përbënin shumicën.
    Arrestimi i Lekajt në Mal të Zi me pretekst se ishte i dyshuar “për vjedhjen e veturave” e pastaj kërkesa e Beogradit dhe organizimi i gjykimit si i kërkuar për krime lufte paraqet një diversitet në vetvete. Kërkohet një person për krime lufte nga ana e shqiptarëve, gjykohet nga ana e serbëve – nga ata që kanë bërë krime çnjerëzore mbi popullatën shqiptare, e shumë pak, për të mos thënë fare janë përgjigjur për to. Ka të dhëna dhe burime të hapëta se disa nga lëndët e tilla janë përpiluar me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të kriminelëve ordinerë serbë që kanë marrë pjesë në masakrat e Kosovës, për t’i paraqitur ata si të zhdukur, të vrarë apo të pagjetur dhe se Serbia po i hetuaka rastet. Këto janë disa mundësi që i kanë krijuar shërbimet sekrete serbe për t’i fshehur gjurmët e bashkëpunëtorëve të tyre, duke u dhënë hapësirë edhe për ndërrimin e identitetit, që të mos rrezikohen urdhërdhënësit.
    Skenarë të tillë kanë ndodhur edhe në të kaluarën, shumë çetnikë dhe kriminelë që figuronin si të zhdukur dhe të vrarë gjatë periudhave të kolonizimeve ata më vonë janë rikthyer si kolonizatorë. Shembuj të tillë ka mjaft.
    Megjithatë, burimet serbe si dhe gjykatat në përgjithësi pranojnë se shumica e lëndëve që kanë përgatitur ata nuk janë të kompletuara dhe se për një numër të madh të këtyre lëndëve nuk ka dëshmi dhe prova të mjaftueshme.
    Duhet cekur edhe këtë se gjykimi i Lekajt është shtyrë disa herë për shkak se ai nuk e ka njohur gjykatën serbe por edhe për faktin se është kërkuar disa herë të përjashtohet kolegji gjyqësor i përbërë nga Oliver Angjelkoviqi prokuror special, Vlladimir Vukeçiqi dhe kryetari i Gjykatës së Qarkut në Beograd Sinisha Vazhiq. Në fakt ky gjykim dhe gjykimet tjera si ky, janë përgatitur më shumë për t’i kënaqur strukturat nacionaliste në Serbi, të cilat janë të pakënaqura me pushtetin se sa është një aktakuzë reale. Për këtë arsye, gjykimi i Anton Lekajt ishte shtyrë edhe për shkak të mungesës së kompetencave të gjykatës në fjalë karshi faktit se Gjykata e Qarkut në Serbi dhe Kolegji për Krime Lufte në bazë të Rezolutës 1244, janë inkompetentë për ta gjykuar një rast të tillë, sepse në të precizohet fare qartë, ku mes tjerash thuhet se për të gjithë banorët e Kosovës nga periudha e 10 qershorit 1999, kompetente është administrata e UNMIK-ut, andaj de fakto as ligjërisht as populli faktikisht nuk i njeh as nuk i pranon gjykatat e Serbisë përderisa funksionon gjyqësia në Kosovë dhe është e ndarë nga gjykatat serbe. Kthimin e Anton Lekajt në Kosovë, ndonëse me vonesë, kohë më parë e kërkoi edhe kryeadministratori Jessen-Petersen.
    P.S.Faximili i zyrave te vendit për Kosovën në Serbi(është origjinal ne gjuhën serbe)
    ZAKON
    O MATIČNIM KNJIGAMA
    ("Sl. glasnik SRS", br. 15/90 i "Sl. glasnik RS", br. 57/2003)
    I OSNOVNE ODREDBE
    Član 1
    O ličnim stanjima građana vode se matične knjige.
    U matične knjige upisuju se činjenice o rođenju, braku i smrti i druge činjenice predviđene ovim zakonom, kao i promene u vezi sa ovim činjenicama.
    Član 2
    Vođenje matičnih knjiga obezbeđuje opštinski organ uprave nadležan za poslove uprave, odnosno nadležni organ uprave u pokrajini (u daljem tekstu: nadležni organ).
    Vođenje matičnih knjiga za područje Autonomne pokrajine Kosovo i Metohija obezbeđuju organi uprave:
    - grada Niša za opštine: Priština, Podujevo, Glogovac, Obilić, Lipljan i Kosovo Polje;
    - grada Kragujevca za opštine: Peć, Istok i Klina;
    - opštine Kraljevo za opštine: Kosovska Mitrovica, Srbica, Zubin Potok, Vučitrn, Zvečan i Leposavić;
    - opštine Kruševac za opštine: Prizren, Orahovac, Suva Reka i Gora;
    - opštine Jagodina za opštine: Đakovica i Dečani;
    - opštine Vranje za opštine: Gnjilane, Vitina, Kosovska Kamenica i Novo Brdo;
    - opštine Leskovac za opštine: Uroševac, Kačanik, Štimlje i Štrpce.
    Matične knjige vode se po matičnim područjima, koje određuje skupština opštine.
    kthehu prapa

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NDARJA E KOSOVËS DHE EKSTERRITORIALITETI E DËMTON RËNDË SOVRANITETIN DHE PAVARËS

    "Problemet e hapëta rreth ndarjes së Kosovës dhe tkurrjes së kufijve të saj deshëm apo jo, janë tema të nxehta dhe ndërlidhen me sigurinë në vend. Sikurse ndërlidhet problemi tjetër, i cili konsiderohet baza e problematikave në vazhdim, e që është mosdefinimi i statusit të Kosovës....

    Shkruan: Faton Mehmetaj

    Pos kësaj, presionet e vazhdueshme të qeverisë serbe mbi strukturën organizative të Kosovës, në shumicën e rasteve nëpërmjet UNMIK-ut por edhe (in)direkt, kanë dhënë shfaqjet e para publike të një destabilizimi të mundshëm të vendit. Presionet e vazhdueshme të Beogradit në të shumtën e rasteve i kanë arritur efektet e duhura. Këtë pohim e vërteton edhe fakti i shpalljes së konkursit për pranimin në radhët e Shërbimit Policor të Kosovës të një numri të konsiderueshëm të ish-strukturave serbe te MUP-it, DB-së por edhe të BIA-s, në veriun e Kosovës (por edhe në rajonet tjera). Kjo kërkesë vjen pas thellimit të ndarjes së qytetit të Mitrovicës, sepse atje edhe ashtu strukturat dhe formacionet në fjalë veprojnë si të tilla. Një gjë e tillë bëhet pas një presioni të madh për shpartallimin e strukturave paralele të sigurisë, të cilat veprojnë jo vetëm në Mitrovicën veriore por edhe në territoret tjera të Kosovës. Konkursi në fjalë lë të kuptohet se ka për qëllim legalizimin e atyre formacioneve, duke i futur nën uniformën e SHPK-së. Lidhur me këtë, është thënë edhe publikisht se ish-policët serbë të MUP-it, mund të pranohen në SHPK pasi të verifikohen – “të plotësojnë kushtet”. Vet shpallja e konkursit për strukturat në fjalë, është “plotësim i kushteve”. Mbase cytjet e tilla edhe mund ta prishin ekuilibrin dhe strukturën komanduese të SHPK-së. Raportet e shërbimeve sekrete të xhandarmërisë franceze tregojnë qartë veprimtarinë e strukturave paralele të pjesëtarëve të MUP-it serb në veriun e Mitrovicës. Lidhur me veprimtarinë e këtyre formacioneve, tek e fundit, mjafton të konsultohen vetëm burimet e hapëta e publike dhe secili prej nesh do ta ketë një pasqyrë të qartë lidhur me problemet që po diskutohen. Aq më tepër, kur në veri të Mitrovicës ka kohë që janë përgatitur planet tanimë të hapëta për të destabilizuar situatën në Kosovë. Xhandarmëria serbe së bashku me banorët e pjesës veriore në bashkëpunim me forcat e MUP-it i cili atje është mjaft aktiv, kanë mobilizuar shumë njerëz të atjeshëm. Ushtarakë të njohur serbë kanë përgatitur (riorganizuar) Mbrojtjen Territoriale, të cilën kryesisht e përbëjnë banorët e pjesës veriore, pjesëtarët e MUP-it dhe forcat paramilitare si “Skorpionët” dhe “Beretat e Kuqe”. Lidhur me këtë problematikë ditë më parë qe njoftuar edhe kryenegociatori Marti Ahtisari, i cili gjatë vizitës së tij në Kosovë shkoi edhe në Mitrovicë për të parë gjendjen për së afërmi. Pas kësaj, KFOR-i, policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja dërguan trupa shtesë atje për ta mbajtur gjendjen nën kontroll. Çështja e sigurisë në veriun e Kosovës u debatua edhe në Parlamentin e Kosovës si çështje urgjente. Ka të dhëna të mjaftueshme se forcat paramilitare serbe që operojnë në veriun e Kosovës (Mitrovicë veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok) janë të koordinim dhe në bashkëveprim me ushtrinë dhe policinë serbe, të cilët në rast sulmi do t’ua mbulojnë krahët dhe do t’i zgjerojnë veprimet konkrete, duke i marrë përsipër veprimet pasuese. Burime të hapëta bëjnë të ditur për zbarkimin e mbi 250 pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke përfshirë edhe një kontingjent të vogël prej 60 xhandarëve, pastaj njësive paramilitare dhe grupacione tjera të vogla, përfshirë këtu edhe disa njësi të formacioneve të rregullta. Në disa qendra janë zbarkuar edhe sasi të konsiderueshme të armatimit të lehtë. Pothuajse të gjitha fshatrat e veriut të Kosovës tash sa ditë kontrollohen nga këto forca të cilat patrullojnë dhe mbajnë sigurinë nën kontroll. Në një deklaratë të drejtueses së “Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovë e Metohi”, Sanda Rashkoviq-Iviq, ndër të tjera thuhet se serbët në veri të Kosovës kanë krijuar forcat e sigurisë, disa janë të veshur me rroba civile por janë të ngarkuar me pajisje militare. Disa të tjerë janë në SHPK por asnjëherë nuk i kanë shkëputur lidhjet me organet e MUP-it. Shtypi ditor dhe periodik më herët pati konfirmuar se ka punëtorë të MUP-it, madje edhe të tillë që punojnë në SHPK dhe marrin rrogë edhe nga MUP-i. Pos tjerësh, këtë pohim e patën vërtetuar edhe disa anëtarë të “Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovë e Metohi”. Në shumicën e enklavave serbe funksionojnë edhe zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilat jepet dokumentacion zyrtar, pasaporta, letërnjoftime, nënshtetësi, kurorëzime, viza etj., por, njëkohësisht edhe rekrutohen njerëz. Strukturat paramilitare që operojnë në veriun e Mitrovicës gjithherë janë në shoqëri me pjesëtarët e MUP-it. Megjithatë, KFOR-i dhe UNMIK-u deklarojnë se nuk ka rrezik në këtë pjesë të vendit. Angazhimi i pjesëtarëve shtesë të forcave të sigurisë në veri, sipas tyre, konsiderohet si normale. Serbia në tryezën e bisedimeve gjithnjë servon propozime agresive: kërkon dhjetëra komuna serbe, madje edhe me nga 500 banorë. Beogradi pandërprerë po shfrytëzon rastin për interferim të vazhdueshëm në këtë pjesë, andaj organet tona të rendit dhe të sigurisë nuk kanë arritur ende të krijojnë një stabilitet politik në vend. Forcat serbe të xhandarmërisë janë të stacionuara nëpër vendet kyçe të brezit kufitar me Kosovën dhe vazhdimisht e kanë provokuar popullatën e këtyre anëve, shpesh herë duke hyrë në thellësi të territorit të Kosovës. Për këtë arsye ata edhe nuk ndihen të sigurt. Banorët e fshatrave të Malësisë së Dardanës, që jetojnë përgjatë brezit kufitar me Serbinë, disa herë kanë kërkuar largimin e forcave të armatosura të xhandarmërisë serbe nga kufiri, ngase prania e tyre në këtë rajon, e bën të pasigurt jetën e banorëve të këtushëm. Nëpërmjet militarizimit të rajoneve përgjatë kufirit, por edhe brenda enklavave, Serbia po tenton të bën tensionimin e situatës politike dhe të sigurisë, bazuar edhe në disa incidente që kanë ndodhur përgjatë vijës kufitare, përkatësisht thyerjes së saj në disa raste nga forcat kufitare serbe, si dhe problemet tjera të ndodhura në atë rajon. Në njërën anë, radikalët serbë kërcënojnë me luftë në rast të pavarësimit të Kosovës. Nëse do të bëhet “okupimi i Kosovës” ne do të ndërhyjmë me forcë, kanë deklaruar drejtuesit e këtyre forcave për disa kanale televizive serbe. Edhe pse nuk është precizuar se çfarë forcash do të ndërhynin në Kosovë, sipas tyre, në rast se pavarësohet Kosova ata janë këmbëngulës në këtë vendim vetëm se po e presin vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lidhur me pavarësinë eventuale të Kosovës, që pastaj t’u jepet rasti për të ndërhyrë në Kosovë. Njëkohësisht, këto struktura u kanë bërë thirrje të gjithë ish-oficerëve që t’u bashkëngjiten. Thirrjet në fjalë janë provokim i rëndë për popullin e Kosovës. Vallë, a nuk është ky kërcënim direkt i sigurisë në Kosovë?! Kurse në anën tjetër, Shërbimi Sekret Serb dhe BIA po e legalizojnë punën e vet në Kosovë përmes Komitetit për Bashkëpunim mes Policisë së UNMIK-ut dhe MUP-it të Serbisë. Edhe ashtu operimi i shërbimeve sekrete serbe paraqet njërën nga kërcënimet kryesore të sigurisë në Kosovë. Ligjërisht, KFOR-i mban rolin kryesor për shpartallimin e strukturave paralele serbe të sigurisë nëse ato veprojnë në Kosovë. Mirëpo, në shumë rajone të Kosovës de fakto situata drejtohet dhe kontrollohet nga grupet paralele serbe të “sigurisë”. P. sh.: nëse ua hedhim një vështrim rutinor raporteve të punës së patrullave të SHPK-së të stacionit policor në Shtërpcës, në to përfshihen gjoba të shqiptarëve kundër shqiptarëve të cilët kalojnë transit përmes Shtërpcës për në Prizren, Prevallë, Brezovicë, Ferizaj apo anasjelltas. Në territorin e Shtërpcës nuk është i aplikuar asnjë ligj, apo thënë më saktë asnjë nen i ligjit të Kosovës. I vetmi ligj funksional janë gjobat që i cekëm më lartë, e që shqiptohen nga shqiptarët ndaj shqiptarëve. Gjithçka që ndodhë në enklavat serbe, fare mirë është e njohur për autoritetet e UNMIK-ut, por këta të fundit po orvaten të fshehin dhe të mbajnë larg nga mediet jo vetëm një varg traktesh kërcënuese të organizatave sekrete serbe por edhe veprimet antiligjore dhe kriminale të serbëve. Autoritetet e UNMIK-ut, në një masë edhe SHPK-ja, janë mirë të informuara edhe për zyrat e MUP-it, edhe për qendrat e njësive paralele serbe të “sigurisë”, edhe për veprimtarinë e tyre, edhe për rajonet e kontrolluara nga ta. Që nga fundi i vitit 2005, policët e Njësive Speciale të SHPK-së të (njohura si RSU), kanë patrulluar në rajonin e Shtërpcës në kuadër të një operacioni të quajtur “Ombrella”, sidomos pas problemeve të njohura që ndodhën atje. Mirëpo, strukturat e rendit e të sigurisë kanë marrë një kërcënim edhe më të ashpër se ato të parat, madje prej disa faqesh, drejtuar policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së nëpërmjet telefaksit. Me atë rast, policia e UNMIK-ut (CIVPOL), duket se u është bindur urdhrave të atij kërcënimi, i cili jo vetëm për opinionin publik por edhe për vet SHPK-në mbeti “top sekret”. Organizata në fjalë porositë (urdhëron), SHPK-në dhe policinë e UNMIK-ut që të mos i provokojnë qytetarët serbë, të mos i ndalojnë ata në pika kontrolli, të mos vijnë aty me armë të gjata, të mos dalin nga automjetet dhe të mos e lëshojnë asfaltin e rrugës kryesore (magjistralen) për t’u futur dhe kontrolluar pjesë anësore të këtij territori sepse do të ndahen keq. Dhe, “këshillat” po zbatohen përpikmërisht. Ndërkaq, organizata ilegale serbe e ashtuquajtur “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës” i sugjeron UNMIK-ut dhe KFOR-it, që sa më shpejt të largohen nga territori i Serbisë dhe i Kosovës. Pos kësaj, ata kanë bërë thirrje që të kthehet ushtria dhe policia serbe në rajonin e Kosovës, duke e quajtur Kosovën si “zemër të Serbisë”. Kjo organizatë ka shpërndarë pamflete në veri të Mitrovicës përmes të cilave kërcënon me luftë të re në këto hapësira nëse bashkësia ndërkombëtare do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Këshilli Nacional Serb” është kërcënuar edhe me një formë tjetër. Në rast të pavarësimit të Kosovës, ka bërë “përgatitjen e shpërnguljes së 40 000 serbëve nga Kosova”. Kështu deklaroi kryetarja e të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb i Kosovës Qendrore, Rada Trajkoviq, e cila kohë më parë deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNHCR-i janë duke e përgatitur projektin për evakuimin e 40.000 serbëve. Lidhur me këtë, Këshilli Nacional Serb ka formuar edhe “Shtabin e Krizës” për pranimin e serbëve që do ta braktisin Kosovën. Paralajmërime të ndryshme ka bërë edhe Qeveria Serbe, e cila, mes tjerash, ka vlerësuar se sa më shumë të afrohet përcaktimi i statusi i Kosovës, shtohet edhe mundësia e tensionimit të situatës. Qarqet e UNMIK-ut lidhur me këtë tensionim kanë marrë mësim nga trazirat e marsit të cilat filluan pikërisht me Mitrovicën dhe kanë dërguar atje forca shtesë duke i angazhuar 800 pjesëtarë të SHPK-së, 500 prej tyre nga njësia speciale e policisë së UNMIK-ut dhe 300 policë të SHPK-së si dhe një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët po mundohen ta mbajnë nën kontroll një situatë e cila orkestrohet nga qarqet e Beogradit. Regjimenti i 187-të parashutist italian ka zbarkuar në Kosovë, si pjesë e operacionit ushtrues të NATO-s “Përpjekja e Vendosur” por që nuk ka të bëjë me gjendjen e tensionuar në Mitrovicë, njoftoi zëdhënësi i KFOR-it, Pio Sabeta. Dihet se rreth 30 për qind e ndoshta edhe më shumë e territorit të Kosovës kontrollohet dhe administrohet nga qarqet vendore serbe të cilat marrin urdhrat nga Serbia. Ato kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, që në fakt janë skenarë të përgatitur me prapavijë politike. Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani kanë shpallur “pavarësinë” e tyre nga Prishtina zyrtare. Edhe ashtu zyrtarët e këtyre territoreve thonë se kurrë nuk e kanë dëgjuar Prishtinën por ata tash e tutje këto territore i konsiderojnë pjesë të Serbisë. Një gjendje e tillë e ngjashme është edhe në Mitrovicën veriore, Graçanicë, Ranillukë, Lipjan dhe Partesh. Në fakt kjo flet mjaft sepse serbët në përgjithësi po bëjnë luftë për territore, për gllabërimin e tyre përmes presioneve. Kjo flet mjaft për gjendjen e atjeshme. Në fakt gjendja e krijuar atje është një kërcënim për zgjerimin e numrit të komunave të reja të banuara me shumicë serbe (bëhet fjalë nga tri që ka pranuar pala kosovare numri i komunave serbe të rritet në pesë si pasojë e presioneve të vazhdueshme të palës serbe mbi bashkësinë ndërkombëtare). Kohëve të fundit pati frustrime nga të dy palët: tek shqiptarët demonstrata para UNMIK-ut të cilëve iu bë thirrje ta lëshojnë Kosovën dhe të tërhiqen nga institucionet. Kurse serbët e veriut të Mitrovicës dhe disa lokalitete tjera shpallën gjendjen e jashtëzakonshme duke i shkëputur lidhjet më Prishtinën dhe duke e konsideruar veten pjesë të Serbisë. Si kërcënim për ta realizuar këtë projekt mobilizuan ish-strukturat paramilitare dhe ato të xhandarmërisë e formacione tjera që në fakt janë paraqitje në formë garancie e deklaratave publike të dhëna nga zyrtarët e këtyre territoreve. Sidoqoftë, gjendja e sigurisë, ndonëse me shenja tensionimi, ende është stabile, sepse palët e ashtuquajtura në konflikt ende nuk i kanë të definuara situatat e veta dhe presin rezultatet edhe të dialogut dhe bisedimeve. Përndryshe, tensionimet janë evidente dhe të shkallës serioze të cilat nuk mund të anashkalohen aq lehtë. Sido që të jetë, ndarja e Kosovës dhe eksterritorialiteti e dëmton rëndë sovranitetin dhe pavarësinë e vendit.

    (Autori është nga Pozhari i Deçanit. Është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.Gjatë viteve të '90-ta Fatoni dhe babai i tij Mr.Bajram Mehmetaj ,ishin të përndjekur politikë nga regjimi fashizoid serb të ndihmuar edhe nga disa sejmenë shqiptarë -ish funksionarë të lartë të Komitetit të LK të Deçanit dhe Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. Fatoni ishte njeri ndër ushtarakët më të çmuar të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit i cili mbulonte resorin e informimit në ZOD.Ka të botuar mbi 10 libra publicistike dhe shkencore.Tash është drejtor i Organizatës Jo Qeveritare për Hulumtime dhe Ndriçime Historike “Anatema” me seli në Prishtinë).

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kosova dhe sfidat e pushtetit paralel



    · Populli i Kosovës, pas gjithë këtyre vuajtjeve, sakrificave e qëndresës për të mbijetuar nuk e meriton të ndahet me.



    Shkruan: Faton Mehmetaj, Prishtinë, 10. 09. 2008

    ___________________________________



    Ka kaluar më se një gjysmë viti që nga pavarësimi i Kosovës. Analistë të ndryshëm, zyrtarë të qendrave vendosëse por edhe diplomatë dhe politikanë të ndryshëm kanë paraqitur modele rreth ndarjes së Mitrovicës. Një nga modelet ishte modeli i Triestes. Ky model ishte propozuar pas Luftës së Dytë Botërore, më 1947, në mes Italisë e Jugosllavisë, me qëllim të vendosjes së popullatës së përzier në një vend neutral dhe me qëllim të uljes së tensioneve lidhur me pretendimet territoriale që kanë pasur të bëjnë me rëndësinë strategjike për tregti me Evropën Qendrore. Ky problem si i tillë ishte shuar në vitin 1977. Ky model, siç kemi mësuar nga historia, nuk ka qenë i suksesshëm dhe të gjithë e dimë se si ka përfunduar Trieste.



    Rastësisht po të aplikohet ky model për Mitrovicën, atëherë shqiptarëve do t’u takonte të merrnin territore të shumta shqiptare që sot gjenden në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Problemet e ish-Sanxhakut të Nishit, sidomos çështja e Toplicës e Kosaonicës dhe vendeve tjera shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk janë trajtuar as rishikuar nga asnjë pozicion politik apo ekonomik. Duhet të kihet parasysh kompensimi i dëmeve materiale dhe territoriale, kulturore, të ruhen dhe të mbrohen monumentet e kulturës që kanë mbetur atje nga periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), kohë kjo e cila nuk është fare e largët.



    Propozimet e tilla janë asimetrike me realitetin objektiv çfarë faktikisht ekziston. Qeveria serbe në mënyrë të organizuar i ka blerë tokat dhe pasurinë e shqiptarëve dhe përmes dhunës së organizuar dhe sistematike që e ka bërë përmes aparatit të instaluar të forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura, në një masë ka arritur ta realizon këtë skenar për një kohë të shkurtër. Projekti i spastrimit etnik nga elementi shqiptar në veriun e Kosovës (edhe në veriun e Mitrovicës) është bërë para syve të elementit ndërkombëtar, por edhe qeveritë tona që nga fillimi e gjer më sot kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë qasje të njëjtë ndaj kësaj çështjeje tejet të ndjeshme.



    Në saje të pozicionit të krijuar, Serbia edhe më tutje ka një qasje në Kosovë dhe manipulon në saje të instrumentalizimit të elementit të pakicës serbe në Kosovë. Kjo ka bërë që Serbia edhe sot të ketë një sovranitet ndaj pjesës së minoritetit serb në Kosovë, qëndrim ky që edhe më tutje vazhdon të jetë i paprekur dhe i palimituar, kurse sovraniteti i Qeverisë së Kosovës ndaj asaj pjese mbetet i kufizuar. Ndërkombëtarët dhe qendrat vendosëse edhe më tutje vazhdojnë të gërmojnë për të gjetur modele të reja për Mitrovicën dhe pjesët tjera brenda kufijve territorialë të Kosovës. Tendencat e vazhdueshme për të krijuar minishtete brenda shtetit krijojnë hapësira të brishta dhe terren të përshtatshëm për konflikte të vazhdueshme.



    Propozimet e tilla dhe ngulja këmbë për t’i realizuar këto propozime rreth zgjidhjes së problemit të Mitrovicës sipas skenarëve serbë, paraqesin rrezik më vete dhe një vatër të tensionimeve të reja mes Kosovës dhe Serbisë. Ky problem sa më shumë që të zvarritet pa u rregulluar, do të rritet më shumë.



    Kur flitet për Mitrovicën, pos një varg modeleve të afruara, pos modelit të Triestes që u përmend, si opsion tjetër i mundshëm është paraqitur opsioni i ndarjes së Kosovës, gjegjësisht Mitrovicës veriore dhe pjesës tjetër të veriut të Kosovës, opsion ky i ofruar në shumicën e rasteve nga serbët, i bazuar në pretekstin se serbët nuk duan të jetuakan në kuadër të shtetit të pavarur të Kosovës dhe se ata nuk do ta njohin sovranitetin e shtetësinë e Kosovës. Tek e fundit këto janë pjesë të planprogrameve të Serbisë, të cilat i gjenerojnë përmes pakicës serbe në Kosovë vetëm për ta neglizhuar progresin dhe zhvillimin e vendit pas pavarësimit, për të krijuar një imazh të keq në sy të botës se shqiptarët nuk janë të aftë për të udhëhequr vet.



    Mirëpo, plani për ndarjen e Mitrovicës nuk ka dimensione edhe aq të ngushta ngase vet eksterritorialiteti dhe gllabërimi i një territori të madh përreth manastireve serbe në Kosovë dhe qasja e tyre pothuajse në të gjitha burimet e ujërave dhe resurset tjera natyrore paraqesin planet e hapëta serbe për gllabërimin e Kosovës pjesë-pjesë.



    Në shumicën e dokumentacioneve në Pakon e Ahtisaarit referohet për pjesë multietnike por në kuptimin e vërtetë të fjalës pothuajse askund nuk ka ndonjë pjesë multietnike në Kosovë. Miliona euro Serbia po vazhdon t’i investojë në Kosovë, pikërisht në krijimin e enklavave monoetnike. Qeveria e Serbisë ka planifikuar që vetëm gjatë vitit 2008, të investojë në vendbanimet serbe në Kosovë mbi 400 milionë euro. Legjitimimi i të ashtuquajturit “pushtet paralel” serb në Kosovë, sidomos pas deklaratave të kohëve të fundit të politikanëve radikalë e “demokratë” serbë, mund të ngjallë me të drejtë aspirata të njëjta te shqiptarët në Kosovën Lindore, në Mal të Zi, në Maqedoni, etj.



    Në këtë aspekt, vet qasja përmes aspekteve krahasuese u jep hapësirë të dy palëve të kenë të drejtë në zgjidhjen e problemeve, si serbëve ashtu edhe shqiptarëve. Shqiptarët kanë për të zgjidhur shumë çështje reale me Serbinë kurse në anën tjetër, ato çështje që Serbia pretendon për t’i zgjidhur në Kosovë, janë çështje të improvizuara nga pushteti serb më herët por edhe pas shpalljes së pavarësisë. Radikalët serbë duan pushtet paralel, duan ta legalizojnë atë, ata nuk e njohin Republikën e Kosovës dhe nuk duan të futen nën ombrellën e saj.



    Nëse nisemi nga kjo logjikë atëherë shqiptarët e mbetur në Serbi, të cilët janë më shumë se sa ka serbë në Kosovë, shqiptarët në Sanxhak, në Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri etj., po të vepronin ngjashëm do ta krijonin një kaos në Ballkan që do të merrte vite për t’u zgjidhur. Radikalët serbë por edhe “demokratët”, përmes pushtetit paralel i cili nuk ka shtrirje vetëm në Mitrovicë por edhe në pjesë tjera të Kosovës po tentojnë ta sfidojnë Qeverinë e Kosovës, UNMIK-un, BE-në etj. Veprimet e tyre kanë si konsekuencë cenimin e paqes, të stabilitetit dhe të sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Përmes sjelljes së tyre po shkaktojnë destabilitet. Pos tjerash, po i minojnë përpjekjet vendore e ndërkombëtare për paqe dhe siguri, duke (ri)imponuar kështu gjendje konfuze.



    Është bërë gabim nga ana e UNMIK-ut, KFOR-it, BE-së, organeve tona qeveritare etj., të cilat e kanë lejuar legalizimin e pushtetit paralel serb. Është e vështirë shuarja e tij pa pasoja, madje të niveleve mjaft serioze, sepse, siç dihet, pushteti unik në Kosovë dhe funksionimi i pushtetit të Qeverisë së Kosovës në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës është kusht dhe garancia e vetme për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon.



    Analistë të ndryshëm të sigurisë shpresojnë se qeveria e Serbisë nuk do të shfrytëzojë situatën që po mbretëron mes rusëve dhe SHBA-ve për të përshkallëzuar çfarëdo veprimi provokativ kundruall Kosovës. Ata shpresojnë se Serbia do të qëndrojë e qetë dhe nuk do të përfshihet në këtë çështje të Gjeorgjisë si rast “i ngjashëm” me Kosovën, siç pretendojnë rusët, serbët dhe mbështetësit e tyre. Radikalizmi serb ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar asnjëherë pa marrë parasysh se kush ka ardhur në pushtet. Kjo është parë edhe në zgjedhjet e fundit, alternativat presidenciale Tadiq-Nikoliq, nuk shprehën asnjë ndryshim esencial në qëndrimin e tyre për Kosovën. Ajo që ndryshonte ishte mënyra dhe mjetet diplomatike që mund të përdoreshin për të shmangur apo minuar pavarësinë e Kosovës.



    Pos këtyre, përfaqësuesit politikë të pakicës serbe në Kosovë i kundërshtuan fuqishëm deklaratat e shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i zgjedhë përfaqësuesit e serbëve që do të merren me procesin e decentralizimit. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të dalë nga zgjedhjet jolegjitime të Serbisë, të 11 majit 2008, nuk u pajtuan me këto vendime. Madje ata u deklaruan haptazi se nëse decentralizimin do ta udhëhiqnin njerëzit që do të zgjidheshin nga institucionet e Kosovës, ata janë të papranueshëm dhe nuk i përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës. Pra, pakicës serbe të Kosovës i është krijuar një hapësirë e volitshme për ta bojkotuar pushtetin dhe Qeverinë e Kosovës duke ua mundësuar edhe funksionimin e pushtetit paralel.



    Decentralizimi nuk mund të funksionon si proces i suksesshëm, pa e qartësuar në pikëpamje juridike çështjen e zgjedhjeve të paligjshme serbe të 11 majit. Nuk mund të bëhet decentralizimi nëse mbeten pushtetet lokale konform Kushtetutës së Serbisë. Është asimetrike me standardet e Kosovës, sidomos pas shpalljes së Kosovës së pavarur të ketë një si të themi “republikë veriore”, siç kanë filluar ta quajnë disa analistë të huaj dhe serbë. Mitrovica veriore dhe rajonet tjera të banuara me popullsi serbe në Kosovë gjer më sot janë shndërruar në territore autonome. Në Mitrovicë policët serbë të SHPK-së, pos tjerave që u thanë më lartë, edhe më tutje kanë kërkuar të veprojnë në kuadër të UNMIK-ut. Burgjet, gjykatat dhe doganat janë ashtu siç i kemi parë pas rebelimit të rezervistëve dhe forcave paralele që veprojnë atje - jo funksionale.



    Ditë më parë, i ashtuquajturi sekretari shtetëror për Kosovë i Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se “ne e mbajmë UNMIK-un në jetë”, se “ekziston një lidhje e interesit të ndërsjellë në relacionin UNMIK-Beograd” dhe se “serbët nuk do të kontaktojnë me EULEX-in në nivel politik”. Ndërsa ish-i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën, ambasadori Volfgang Petriç, ka deklaruar se një ndarje që do të krijonte një etnitet me status special do të mund të ishte një zgjidhje kalimtare për veriun e Kosovës. Ai tha se modeli i Bërçkos në Bosnje e Hercegovinë do të mund të ishte i aplikueshëm edhe për qytetin e Mitrovicës. Propozimet e tilla në këtë kohë, direkt paraqesin cenim të integritetit territorial. Deklarimet e tilla i dhanë krah dhe mundësi elementit serb që ta mbanë Kosovën në një “konflikt të ngrirë” mes elementit serb dhe institucioneve të Kosovës.



    Fokusimi i ngjarjeve në veriun e Mitrovicës edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe mbajtja gjallë e strukturave paralele në tërë Kosovë në një mënyrë paraqet fillimin e zbatimit të propozimit të planit të Ban Ki-Moonit për “ndarje funksionale”, sipas propozimit të Serbisë. Në Kosovën e pavarur edhe sot e kësaj dite janë funksionale ndarjet etnike por edhe territoriale. Kjo është një situatë emergjente që duhet intervenuar sa nuk ka marrë përmasa pëlcitëse ngase pastaj pasojat do të jenë të pariparueshme.



    Retorika e njëjtë e politikanëve tanë vazhdon tash sa vite. Ata vazhdimisht premtojnë dhe garantojnë për shtrirjen e ndikimit dhe autoritetit shtetëror atje por nuk ka lëvizur asgjë. Hapi i parë që duhet bërë atje është që të rikthehet popullata shqiptare në veriun e Mitrovicës pa marrë parasysh projektet e qeverisë serbe, që i ka shpërngulur ata me dhunë nga ajo pjesë dhe një pjese ua ka blerë edhe pasurinë. Edhe serbët, madje të ardhur si kolonë para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, i kanë shitur pronat e tyre dhjetëra herë dhe prapë janë kthyer. Edhe tash ka ndodhur që i kanë shitur pronat madje nga 2-3 herë të njëjtën, por atyre që duan të kthehen, pavarësisht prej kësaj, u sigurohet banesë a shtëpi. Kurse në rastin e shqiptarëve të veriut të Kosovës, ata kanë prioritet sepse janë në vendin e tyre. Në të kundërtën nëse nuk merren hapa konkretë në rregullimin e kësaj çështjeje secilën ditë autoriteti qeverisës në vend po zbehet me shumë karshi Serbisë e cila çdo herë ndërhyn direkt në punët e brendshme të Kosovës.



    Gjatë historisë ka ndodhur që vendet të ndahen e copëtohen si ndëshkim për agresion kundër popujve të tjerë apo për mëkate tjera të rënda kundër njerëzimit, ndërsa në rastin e Kosovës, të tjerët kanë bërë agresion, e kanë pushtuar ushtarakisht më 1912 dhe ripushtuar më 1989. Që nga fillimi i pushtimit serb e deri në luftën e fundit, sa herë u është dhënë rasti kanë ushtruar terror, gjenocid e masakra të papara, dhe ndërmarrje të dhunshme të spastrimit etnik. Populli i Kosovës, pas gjithë këtyre vuajtjeve, sakrificave e qëndresës për të mbijetuar nuk e meriton të ndahet më.



    · Autori është analist për çështje sigurie.

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Cilët intelektualë ndiqeshin nga UDB-ja?

    Rrjet i gjerë agjenturor në mesin e shqiptarëve-informatorë
    Por listat e gjata të këtij formati me emra personash dhe personalitetesh nga fusha te ndryshme, studiues, analistë, diplomatë, shkencëtarë, gjuhëtarë, historian, albanologë e profesorë dhe njerëz të thjeshtë, nxënës e studentë, hoxhallarë e arsimtarë etj., qofshin nga Kosova ose trojet të tjera shqiptare nën Jugosllavi, e të cilët i vëzhgonte, i përcillte dhe i hetonte UDB-ja dhe KOS-i, ua kishte sajuar dosjet personale, duke i gjurmuar në mënyrë permanente dhe sistematike me mjete dhe metoda konspirative, sikur të ishin spiunë, të cilët vepronin kundër sistemit titist dhe Jugosllavisë dhe kështu me radhë.

    Po jap këtu vetëm ca emra, si shembull: dr.Idriz Ajetin, Anton Çetën, Rexhep Qosjen, Ali Hadrin, Muhedin Hadrin, Gjon Sereçin, Adem Demaçin, Ramiz Kelmendin, Daut Demakun, Ibrahim Kadriun, Luan Starovën, Xhelaludin Gjurën, Ali Sutajn, Mahmud Hysën, Mehmedali Hoxhën, Xhevat Gegën, Remzi Nesimin, Adnan Agajn, Xhevat Selimin, Sali Ramadanin, Abdyl Bunjakun, Rrustem Berishën, Beqir Berishën, Anton Berishën, Sali Bajrën, Kadri Osmanin, Skënder Kastratin, Ahmet Peren, Sali Lisin, Hashim Toplicën, Bajram Dobërdollin, Shemo Merkon, Qail Çegranin, Azir Tenovën, Emin Polisin, Bajram Golën, Irfan Bilalin, Shemsedin Musën, dr.Fehim Reçanin, dr.Jusuf Rexhepin, Zuhdi Bilallin dhe qindra të tjerë…

    Por, lista më e gjatë me emra dhe me mbiemra, me kode të veçanta e dosje të hapura dhe të cilat i përpunonte dhe i vëzhgonte për dekada me radhë ishte ajo nga radhët e emigracionit shqiptar në Perëndim, në Francë, në Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Austri, Itali dhe në disa vende të Skandinavisë dhe në SHBA, andej Oqeanit, emrat e të cilëve nuk ka nevojë këtu t’i shënojmë, për shkak se ata do të përmenden gjatë shtjellimeve dhe atje ku bëj fjalë mbi mërgatën shqiptare dhe veç e veç për organizatat e këtij emigracioni, ndaj të cilëve UDB-ja zhvillonte një luftë rigoroze të fshehtë dhe të pamëshirshme, duke përdorur metoda dhe kurthe perfide dhe në vazhdimësi duke përdorur metodën e përçarjes e të grindjeve ndërmjet shqiptarëve gjetiu ,të njohurën “Divide et Impera”.

    Këto metoda dhe kurthe tinëzare ndaj shqiptarëve janë bërë në kohën e Rankoviçit, Mitja Krajgerit, Svetislav Stefanoviçit-Ceca, Pavle Pekiçit, Spasoje Gjakoviçit e Mehmet Maliqit – Cukulut të Prizrenit (babai i analistit të sotëm Shkëlzen Maliqit), i cili ishte një ndër organizatorët për likuidimin e Gjon Sereçit, Ibrahim Lutfiut, Skënder Kosovës dhe Hasan Remnikut me shokë, në pritat e tmerrit.

    Ky terror zgjati me vite edhe me ardhjen në krye të UDB-së e të KOS-it të Petar Graçaninit, Stane Dolancit, Muharrem Danës dhe disa të tjerë nga Shkupi e Beogradi, siç ishin: Zdravko Mustaçin, Borçe Samonikovin, Jezdimir Bogdanski, Nikolla Ilievski, Gjorgji Varoshlija, Dushko Zgonjanin, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Srgjan Andreeviç dhe shumë Spasiqa të tjerë, të cilët kishin krijuar rrjet të gjerë agjenturor në mesin e shqiptarëve-informatorë.

    Për të gjitha këto ka detaje të spikatura që zbardhin të vërtetën dhe një histori të sigurimit, duke nxitur kërshërinë e lexuesit.
    sipas gazetes "Bota sot"

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dëshmitari: UDB-ja ndiqte Remzi Hoxhën

    Shërbimi Sekret Jugosllav (UDB) gjurmonte Remzi Hoxhën, biznesmenin shqiptaro-maqedonas, i cili është zhdukur në vitin 1995 në Tiranë, nga strukturat e Shërbimit Informativ Shqiptar. Miku i Hoxhës, dëshmitari Basri Zuka, ka treguar dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda njohjet e tij me biznesmenin, si dhe momentin kur ka marrë vesh për zhdukjen e tij.

    Dëshmia e Zukës
    Ai tha se Remziun e ka njohur në shkurt të vitit 1990, kur i është paraqitur me një shokun e tij, Shefqet Maliqi, dhe i kanë kërkuar që të bëhet anëtar i sindikatës së ekonomisë së vogël dhe të zejtarisë në Kosovë. "Në vitin 1989 është thirrur nga autoritetet serbe, pasi ka mbështetur grevën e minatorëve. Shpjegime ka dhënë edhe më vitin 1991", nisi dëshminë shtetasi kosovar, i pyetur nga prokurori i çështjes, Xhevat Hana. Zuka tha se për zhdukjen e Hoxhës e ka marrë vesh nga një prej vëllezërve të Remziut, por më shumë informacione kishte marrë nga Avdyl Loshaj. Loshaj, i kishte treguar se ishte rrëmbyer nga Shërbimi Informativ, duke u akuzuar për tentativë vrasje ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Agron Musaraj. Loshaj, pasi ishte liruar kishte shkuar në Kosovë, ku edhe kishte kontaktuar më 26 janar të vitit 1997 me vëllain e Remziut, Ethem Hoxhën, i cili më pas e kishte adresuar te Zuka. Dëshmitari ka shpjeguar se biseda është zhvilluar në zyrat e Partisë Unikomb në Prishtinë.
    Dëshmitari nga Kosova ka vazhduar dëshminë duke treguar bisedën me Avdyl Loshajn. "Meqë ishte hera e parë, bisedën e kam regjistruar dhe më pas e kam zbardhur. Të gjitha i kam dorëzuar në prokurori. Gjatë bisedës, Loshaj përmendi rreth tre emra, të cilët tani nuk i mbaj mend. Loshaj më tha se i kishte dëgjuar të bërtiturat e Remziut. Kur më ka thënë këto fakte ka qenë në gjendje shpirtërore jo shumë të mirë", tregoi dëshmitari ndërsa theksoi se "Remziun e kishin mbështjellë me çarçaf i
    kishin futur një armë në gojë dhe kishin stimuluar shkrepjen, pasi arma nuk kishte plumba". Dëshmitari ka treguar se ishte takuar edhe me të ëmën e Avdyl Loshajt, e cila i kishte treguar se kur i kishte ardhur i biri nga Shqipëria dhëmbët i kishte të thyer.

    Zison e kërcënonte SHIK-u
    Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Sarandë ka treguar dje kërcënimet që i janë bërë Ziso Kristopulit, si dhe gjendjen e tij pas marrjes nga Shërbimi Informativ. Astrit Llanaj ka shpjeguar se gjatë kohës që Ziso ishte në krye të partisë i kishte shkuar disa herë në zyrë duke i thënë se kishte marrë kërcënime të shumta. "Në muajin tetor më vijnë përfaqësuesit e partisë të Ksamilit dhe më thonë që kanë marrë Zison ata të Shërbimit Informativ. Kam shkuar menjëherë në zyrë dhe pasi kam zbritur nga shkallët e godinës, ku jam ndeshur me ish-kryetarin e SHIK-ut, Alfred Dukën. E kam pyetur në lidhje me Remziun dhe më është treguar shumë i ftohtë duke bërë sikur nuk e njihte", ka treguar dëshmitari. Sipas tij, ai kishte vënë një njoftim në gazetën "Koha Jonë", e cila jepte lajmin çdo ditë. Pas disa ditësh, Ziso Kristopuli do të lirohej. "I kam shkuar në banesë. Ishte rrahur barbarisht, kishte shenja. Kur e kam pyetur më tha që e akuzonin për trafik armësh, dhe kishte firmosur atë që i kishin kërkuar. Më tha që kishte dy mundësi ose të firmoste ose do ta vrisnin", ka vazhduar Llanaj. Në fund dëshmitari ka shpjeguar se Ziso i kishte thënë që nuk njihte njeri, pasi i kishin vënë thesin në kokë.

    Gjyqi

    Dëshmitar nga Kosova për Remzi Hoxhën

    Prokuroria ka vazhduar dje me dëshminë e mikut të Remzi Hoxhës, Bazri Zukën, i cili ka treguar se UDB-ja ndiqte "këmba-këmbës" biznesmenin shqiptaro-maqedonas. Ndërkohë, edhe në seancën e radhës pritet që organi i akuzës të thërrasë për dëshmi shtetas kosovarë që kanë njohur Remzi Hoxhën, madje e kanë takuar para se të rrëmbehej. Prokuroria thotë se aktiviteti në Shqipëri e kishte bërë Remziun si "qendër" për shtetasit kosovar që vinin në vitin 1995 në Shqipëri. Madje Remziun e kanë takuar edhe shtetas maqedonas, ndoshta agjentë të huaj të shërbimeve. Kjo e ka bërë atë që të jetë në qendër të strukturave të SHIK-ut në vitin 1995, çka solli edhe rrëmbimin e tij. Prokuroria ka gjetur dëshmi interesante që hedhin dritë se ishte pikërisht katër "spiunë" që e morën shqiptaro-maqedonasin në mes të ditës në mes të Tiranës duke e degdisur në Lezhë, ku ka humbur gjurmët prej 13 vjetësh. Ardhja dëshmitarëve nga Kosova do të mundësojë për prokurorinë edhe zbardhjen e motivit të rrëmbimit, ku më e mundshmja është pista se Remziu dinte diçka që nuk duhet ta kishte mësuar kurrë: takimin Gazidede-Arkan.

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali

    "Korrieri" nis sot botimin e dosjes sekrete te UDB-se, sherbimit sekret jugosllav, ne vitet 1944-1953. Ne kete dosje jane perfshire te dhena te hollesishme per grupet shqiptare qe vepronin ne Itali, Greqi, Austri, Gjermani, France, Angli, Turqi, Siri, Liban, Egjipt, SHBA, Kanada, Australi, Zelande e Re dhe Brazil. Dosja e UDB-se e pershkruan emigracionin shqiptar se mori nje karakter politik, kryesisht gjate Luftes se Pare Boterore, posacerisht me daljen ne skene te vellezerve Frasheri, Ismail Qemal Vlores, Mihal Gramenos, Cerciz Topullit dhe te trimave te tjere te kombit shqiptar, qe luftuan kunder pushtuesve te huaj. "Edhe gjate kohes se sundimit te Zogut, nga viti 1924, nga viti 1924, shqiptaret e vazhduan luften politike jashte shtetit kunder Zogut", vijon raporti i sherbimit sekret jugosllav. Aty thuhet se Fan Noli, kryetar i atehershem i qeverise shqiptare, u arratis se bashku me miqte e tij, fillimisht ne Austri dhe me vone ne Shtetet e Bashkuara, ku u vendos ne Boston.

    UBD pershkruan se kur ne vitin 1939, Italia fashiste pushtoi Shqiperine, mbreti Zog me ithtaret e vet, u vendos ne Kajro, ku formoi shtabin e grupit te tij monarkist "Legaliteti". Ndersa, ne kohen e clirimit te plote te Shqiperise nga pushtuesit e huaj, ne fun te vitit 1944, rreth 4 mije shqiptare, qe i iken Ushtrise Clirimtare Popullore te Shqiperise, u arratisen se bashku me trupat okupuese gjermane ne Itali, Austri dhe Gjermani. Nder ta, sipas UDB-se, ishin disa nga lideret shqiptare - bashkepunetore te okupatorit, bashke me ithtaret e tyre, si nepunesit e mesem dhe te ulet te aparatit te okupatorit. Shumica e tyre iku, nepermjet Dalmacise, ne Austri, nga autoritetet perendimore i transferuan ne kampet ne Itali. Nje numer i vogel iku ne Itali nepermjet detit. Pjesa me e madhe e tyre u vendos ne Rome, Bari, Napoli, etj, qytete keto qe kishin ne afersi kampe per pranimin e refugjateve te ardhur nga vendet e Evropes Lindore.

    Emigracioni ne Itali ne periudhen mes dy lufterave boterore

    Ne dallim nga emigracioni i pare shqiptar, i cili pothuajse eshte italianizuar, emigracioni shqiptar i pas Luftes se Pare Boterore dallohet per luften e vet politike, posacerisht pas ikjes se Fan Nolit dhe ardhjes ne pushtet te mbretit Zog. Emigracioni shqiptar ne Itali ishte politikisht shume i trazuar. Por sidoqofte, ne do te perqendrohemi ne veprimtarine e asaj pjese te emigracionit te atehershem, i cili zhvillonte qe nga Italia veprimtari kunder sundimit te mbretit Zog, pavaresisht nga disponimi proitalian qe kishte vete Zogu.

    Emigracioni shqiptar ne Itali perbehej nga rryma te shumta politike, qe s'arrinin dot te koordinonin veprimtarine e tyre. Secila, sipas menyres se vete, punonte kunder Zogut, por pa arritur te zhduknin dot mospajtimet, te cilat shkonin shpesh deri ne qerim te hapur hesapesh. Keshtu, ne Brindizi iu be atentat kolonel Shefqet Korces. Shefqeti qe ishte kundershtar i Zogut, gezonte simpati te madhe te ushtria shqiptare. Ne kete rast emigrantet shqiptare fajesuan qeverine italiane qe s'kishte bere hetimet e duhura, njelloj si dhe ne rastin e vrasjes se Luigj Gurakuqit, ish-ministrit te Financave ne qeverine e Fan Nolit, nga Ubaldo Stambolla. Ne kete afere ishte perfshire edhe konsulli shqiptar ne Bari, Sereqi. Te gjitha keto rrethana lidhen me lojen e dyfishte qe bente qeveria e atehershme italiane, e cila nderkohe qe e kishte Zogun pothuajse nen kontroll, vazhdonte ta mbante emigracionin antizogist si nje garniture rezerve, per ta mbajtur Zogun vazhdimisht nen presion.

    Emigrantet shqiptare si Tekali, Qazim Koculi dhe Shefqet Korca (para se te vritej), zhvillonin ne Brindizi nje lufte te hapur kunder Bankes se atehershme Kombetare Shqiptare, e cila aso kohe perbente nje nder mjetet me te rendesishme te penetrimit italian ne Shqiperi. Nder emrat me te rendesishem te emigranteve shqiptare ne Itali duhet permendur Koco Tase, i cili mbante lidhjet me emigrantet shqiptare ne Greqi, posacerisht me vorioepiriotet. Atehere flitej se Tase pretendonte postin e kryetarit te organizates se tyre. Pas Tases, vend te rendesishem ne jeten politike zuri Ali Kelcyra, i cili ne ate kohe qendronte ne Greqi dhe udhetonte shpesh ne Athine, si dhe ne ishullin e Korfuzit. Ai ka qene shume aktiv dhe u mor sidomos me ceshtjen e sjelljes ne Shqiperi te princit turk Omer Faruk, gje qe do te mbeshtetej nga pothuajse gjithe nacionalistet e Shqiperise, duke bere kesisoj te mundur rrezimin e regjimit te Zogut dhe clirimin nga ndikimi italian. Ne Itali, gjithashtu, ka qendruar Myftar Libohova, minister ne qeverine e Fan Nolit. Ai ka qene i lidhur ngushte me italianet.

    Zogu, ne menyra te ndryshme, provoi te pajtohej me emigrantet, posacerisht me ata ne Itali. Ai i ftoi ata shume here qe te ktheheshin ne vend, duke u premtuar se s'do t'u ndodhe asgje. Mirepo, emigrantet nuk kishin besim tek Zogu, ngaqe ai kishte vrare shume atdhetare dhe gjykonin, se as qeveria e as senati nuk qene ne gjendje t'u garantonin jeten. Nderkohe Zogu punoi me te gjitha forcat per shkaterrimin e emigracionit. Si per pajtimin me emigracionin, ashtu dhe per shkaterrimin e tij, punuan njerez me ndikim te madh, nen udheheqjen e vete Zogut. Ne kete drejtim kane punuar Eshref Beg Frasheri, Bajram Fevziu, etj.

    Miku i Zogut, Mehmet Bej Konica, u caktua ne ate kohe ambasador ne Rome. Me rastin e nje udhetimi qe beri ne Bari dhe Brindizi, ai zhvilloi takime me emigrantet, duke u perpjekur t'i pajtonte me Zogun. Ne keto bisedime nuk u lejua te merrnin pjese Mustafa Kruja dhe Qazim Koculi. Pas ketij takimi, nje numer i vogel emigrantesh u kthyen ne Shqiperi, nder ta Qazim Kokoshi (i cili e kishte marre ftesen e Zogut nepermjet te vellait, Asan Kokoshit, i cili kishte patur nje takim me Zogun, se bashku me disa njerez me reputacion nga Vlora). Zogu kembengulte qe te gjithe emigrantet te ktheheshin, ndersa atyre qe nuk deshironin te ktheheshin, u premtonte t'u lidhte ndihme te perhershme mujore, me kusht qe se paku te largoheshin nga Italia. Qeveria italiane mori masa per te penguar keto plane te Zogut. Nje numer i konsiderueshem emigrantesh u plagosen. Ne Bari u plagosen disa nga rrethinat e Gjirokastres. Ne Sarande u burgos Islam Bej Prishtina, Kryetar i Komunes se Kelcyres, xhaxhai i Ali Kelcyres se njohur, me tej Starova, ish-prefekt i Pogradecit, ish-deputeti popullor, Koprencka, ish-nenkoloneli Hysni Lepenica, si dhe Beqir Syla, etj. Keto burgosje nxiten madje dhe nje debat ne Parlamentin italian, ku disa deputete italiane kerkuan ne interpelance ministrin e Puneve te Jashtme. Qeveria italiane e informoi Parlamentin se burgosjet ishin bere per arsye te sigurise me "karakter lokal".

    Emigracioni shqiptar ne Itali ka luajtur nje rol te konsiderueshem dhe ne kryengritjen qe shpertheu kunder Zogut me 20 nentor 1926, ne rrethinat e Shkodres. Kryengritjen e udhehoqi nje fare Don Lovra Gjaka. Emigrantet ne Itali, edhe pse e gjykonin kete kryengritje te parakohshme, kur ajo shpertheu, nga Zara dhe Brindizi, premtuan se do ta ndihmonin. Ne kete kryengritje moren pjese disa emigrante, qe erdhen nga Italia me anijen "Molfeta". Edhe pse Zogu arriti ta thyente aksionin e Don Lovra Gjakes dhe te tjereve, te cilet nxiten kryengritjen ne fiset e Pukes dhe te Mirdites dhe bene luftime te ashpra per Shkodren, emigrantet ne Itali vazhduan t'u dergonin ndihme dhe perkrahje kryengritesve.

    Ne ditet e para te dhjetorit te vitit 1926 u hetua njefare veprimtarie e emigracionit ne ishullin Korfuz, me siguri nen ndikimin e kryengritjes qe permendem. Udheheqesi i emigracionit shqiptar ne Korfuz ishte Xhavit Leskoviku. U vendosen lidhjet mes ketij emigracioni dhe atij ne Itali. Qeveria e Zogut mori masa sigurie, duke i lene ne dore te lire komandes se xhandarmerise se Zones Jugore, te komanduar Hysni Dema. Xhandarmeria mori perforcime, nderkaq pushteti rekuizoi kamione per nevoja te veta. Ne ate sektor pati dhe burgosje masive.

    Qeveria e SKA-se (Serbi-Kroaci-Sllovenise) dhe ish-sherbimi informativ jugosllav treguan interesim te madh per emigracionin shqiptar, vecanerisht per ate te Italise. Konsulli i atehershem jugosllav ne Bari (1926) mori 4.000 monedha ari per te ndihmuar emigracionin shqiptar. Ne ate kohe agjentet jugosllave filluan nje propagande te rrepte per t'i bindur emigrantet shqiptare te pranonin ndihmen mujore qe u ofronte Beogradi, per t'i lidhur pas vetes.

    Ne kete propagande u dallua ne Itali vecanerisht dr. Anton Sededini, qe vepronte sipas porosise se marre nga ministri fuqiplote jugosllav ne Rome, Baluxhiq. Rrethanat jashtezakonisht te veshtira qe ekzistonin ne Shqiperi pas Luftes se Pare Boterore, tatimet dhe taksat e medha, korrupsioni, arbitrariteti i xhandarmerise, varesia ekonomike e vendit per shkak te financave te paorganizuara, luksi i Zogut, etj. e cuan vendin ne vartesi te plote nga fuqite e huaja, sidomos nga Italia. E gjithe kjo ishte ne dobi te emigracionit politik jashte shtetit, i cili zhvillonte aktivitet te plote, megjithe ndonje sukses te Zogut dhe "pajtimin" e njerezve te vecante me te.

    Emigracioni ne Itali pas Luftes se Dyte Boterore

    Penetrimi italian ne Shqiperi, pas Luftes se Dyte Boterore, u krye nepermjet te gjitha poreve te jetes politike, ekonomike dhe publike, prandaj si pasoje, nje numer i konsiderueshem njerezish u lidhen politikisht apo ekonomikisht me Italine, shume shqiptare studiuan ne shkollat e mesme dhe te larta italiane, apo ne akademi ushtarake.

    E gjithe kjo kushtezoi, ne caste te ndryshme politike, emigrimin e nje numri te konsiderueshem njerezish ne Itali. Kjo mori permasa te medha sidomos pas kapitullimit te Italise ne Luften e Dyte Boterore, apo pas perfundimit te luftes. Ne periudhen 1943-1945, ne Itali emigori nje numer i madh shqiptaresh, shumica bashkepunetore te italianeve dhe kundershtare te Levizjes Clirimtare Popullore te Shqiperise.

    Emigrantet shqiptare ne vitet e para pas Luftes se Dyte Boterore jetuan neper kampet e ngritura nga IRO, ne Itali; numri me i madh i tyre ishte ne kampin "Reggio Emilia".

    Anglo-Amerikanet i lane te lire nje pjese te emigranteve, nder te cilet dhe 80 funksionare te larte gjate kohes se pushtimit, te shpallur kriminele lufte. Tani emigrantet shqiptare jetojne kryesisht ne keto qytete:

    Ne Rome, jetojne kryesisht njerez me reputacion dhe udheheqes te partive dhe te rrymave politike ne emigracion. Mund te thuhet pa frike se pjesa me e madhe e emigracionit politik shqiptar eshte perqendruar ne Rome.

    Ne Bari, krahas nje pjese te vogel emigrantesh, jetojne shqiptare te tjere - afariste, tregtare, te cilat kane me siguri nje fare kapitali, ose para qe i kane marre me vete kur kane emigruar. Ne Napoli, ne kampet dhe qendrat e pranimit perreth tij, vazhdojne te qendrojne nje numer i konsiderueshem emigrantesh, te cilet nuk jane transferuar ende ne shtete te tjera, por as nuk jane liruar, ngaqe nuk kane kushtet e mjaftueshme per te siguruar ekzistencen. Ne Firence dhe Milano jetojne kryesisht studente, qe vazhdojne aty studimet, por dhe nje numer i vogel tregtaresh, te cilet materialisht qendrojne bukur mire.

    Tani ne Itali jetojne rreth 200-300 emigrante shqiptare, nderkohe qe numri i tyre me pare ka qene rreth 800, duke llogaritur vec te ikurve gjate okupacionit, apo pas clirimit te Shqiperise, dhe ata qe u ndodhen aty pas kapitullimit te Italise, si studente apo tregtare.

    Te gjithe emigrantet shqiptare ne Itali, me perjashtim te nje numri te vogel, bejne jete mjaft te veshtire. Nje pjese te emigranteve i ka ndihmuar IRO-ja, pjesen tjeter e ndihmuan tregtaret, qe kane punetorite dhe ndermarrjet e tyre, por pjesa me e madhe e emigracionit eshte lene ne meshire te fatit. Ky cast ka qene vendimtar ne pjesen dhe ekzistencen e shqiptareve ne Itali, kjo eshte dhe arsyeja perse pjesa me e madhe e tyre ka shkuar ne SHBA, Australi dhe ne vendet e Lindjes se Mesme. Ne SHBA dhe ne Australi shkuan me se shumti ortodokset, nderkaq nje pjese e vogel e muslymaneve shkoi ne vendet arabe. Jetojne mire vetem udheheqesit e Komitetit "Shqiperia e Lire". Por dhe mjaft emigrante me reputacion gjenden ne nje pozite te veshtire. Plaku Gjon Marka Gjoni me te birin bejne jete mjaft te veshtire, jetojne ne nje banese krejt te papershtatshme, vishen keq, pine duhanin me te keq, jetojne pra, duke u mbajtur vetem nga miqte. Kole Bibe Mirakaj deri para pak kohesh jetonte me lemoshat e nje manastiri. Para disa muajsh u largua qe aty dhe kerkoi qe ta punesonin ne nje magazine, qe ende nuk eshte perfunduar. Ai jeton ne varferine me te madhe nder gjithe anetaret e Bllokut. Bejne jete te mire vetem Ismail Verlaci, ne saje te pasurise qe solli me vete i ati ne Itali, si dhe Ernest Koliqi, ne saje te punes qe ka.

    Qeveria italiane deri tani s'ka bere asgje per te ndihmuar emigracionin shqiptar, madje s'ka zgjidhur as punesimin e tyre, sepse ne Itali nuk ka pune per emigrantet. Deri ne shformimin e saj, IRO-ja i ndihmoi emigracionit shqiptar, duke e vendosur neper kampe, nderkaq pas shformimit te saj emigracioni mbeti rrugeve, pa kurrfare kujdesi, prandaj dhe u shtrengua te shperngulej ne vende te tjera.

    Mirepo, organet e Qeverise italiane edhe me tej vazhdojne te interesohen gjallerisht per emigracionin shqiptar. Shumica e liderve shqiptare qe kishin qene te lidhur me Italine, vazhdojne edhe tani te mbajne kontakte te vazhdueshme me disa funksionare italiane. Disa prej tyre jane ne kontakt te vazhdueshem me disa funksionare italiane. Disa prej tyre jane ne kontakt me pallatin "Chiggi" (Qeveria italiane, shen.red.). Keshtu, para jo shume kohe, ne pallatin Kixhi u priten Sait Kryeziu, Ekrem Telhaj dhe Atlan Koci. Sivjet keto lidhje jane perforcuar edhe me, cka mund ta lidhim me marredheniet e shtetit tone me Italiane.

    Italianet nuk mund te pajtohen me ata qe ne te kaluaren kane qene kundershtare te italianeve, apo qe mbeten te tille. Keshtu ne muajin prill 1952 u zhvillua procesi kunder emigrantit shqiptar Xhelal Staravecka, i akuzuar per vrasjen gjate kohes se luftes te 100 karabiniereve italiane, si dhe te kolonel Gamucci-t. Xhelal Staravecka ka kryer Akademine Ushtarake ne Tirane gjate kohes se Zogut dhe ka qene oficer i ushtrise shqiptare. Me 1941 ka qene anetar i PKSH-se, mirepo duke e ndjere veten te menjanuar, doli nga kjo parti dhe me pas u emerua komandant i xhandarmerise ne Tirane.

    Ne Itali veprojne disa parti dhe grupe politike te emigracionit shqiptar. Me i rendesishmi nder to eshte Komiteti Kombetar "Shqiperia e Lire", i formuar ne gusht te vitit 1949, me nismen e anglo-amerikaneve; pastaj Blloku Kombetar Indipendent, i formuar me 1946 me ndihmen e italianeve dhe te Vatikanit.

    Blloku Kombetar "Shqiperia e Lire", te cilin e perkrahin amerikanet, zhvillon veprimtari zbulimi ndaj Shqiperise, duke hedhur aty grupet e tyre ndermjet ajrit dhe detit. Veprimtaria e tyre e zbulimit ne Shqiperi verehet sidomos duke nisur qe nga viti 1949. Deri tani kane hedhur nje numer te madh grupesh, nga te cilat nje pjese eshte likuiduar sakaq nga ShSSh-ja (Sherbimi i Sigurimit te Shtetit), nderkaq pjesa tjeter ka arritur te veproje ne terren derisa kane qene te detyruar te emigrojne ne Jugosllavi, apo Greqi. Per kete qellim udheheqesit shqiptare ne emigrim gjate viteve 1940-1950 kane mbledhur vullnetare, te cilet deshirojne te mbeten ne Itali per t'u derguar kur e lyp nevoja per ne Shqiperi. Me aktivi ne kete propagande ka qene ish-majori i Zogut, Hyseni, i cili eshte nen mbikqyrjen e italianeve. Perfaqesuesit e partive politike shqiptare ne Rome gjate vitit 1950 bene vizita ne kampet e emigranteve ne Itali, me qellim per te rekrutuar njerez nga emigracioni ne partite e tyre. Perfaqesuesit e Ballit Agrar: Sait Kryeziu, Eqerem Telkaj dhe Shani Ferizaj, vizituan kampin ne afersi te Barit dhe kampin Santa Faro.

    Edhe monarkistet derguan delegacionin e tyre: Hasan Kupi, profesor Gaqo Gogo dhe kapiten Xhemal Laci, vizituan kampet Santa Faro, Bagnoli dhe Pegani.

    Vatikani tregon mjaft interesim per emigracionin shqiptar. Tashme kemi theksuar se Vatikani i ndihmon Bllokut. Autoritetet e Vatikanit u angazhuan qe ne ditet e para te pasluftes per te organizuar ndihmen per emigrantet shqiptare, posacerisht per katoliket. Pas perfundimit te luftes, qeveria shqiptare kerkoi ekstradimin e shume emigranteve, gje qe shkaktoi panik mes tyre. Ne kete situate lideret shqiptare ne Itali mbajten nje mbledhje, ku vendosen te dergonin nje delegacion ne Vatikan, per te nderhyre tek Papa qe shqiptaret te mos u ekstradoheshin enveristeve. Delegacioni perbehej nga Kol Bibe Marikaj, ish-minister i Partise fashiste gjate kohes se pushtimit, profesor Vasil Andoni, ish-sekretar i Ballit Kombetar, Xhafer Deva kryeminister ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit dhe Zef Pali, profesor nga Shkodra. Delegacionin e priti pater Valentini, i cili ishte vikar prane Papes. Ai u premtoi se do te nderhynte personalisht tek Papa qe anglo-amerikanet mos i dorezonin emigrantet shqiptare, duhet te mbanin nje qendrim korrekt ndaj anglo-amerikaneve, duke iu bindur urdherave te tyre. "Ata, - tha ne vazhdim Valentini, - duhet qe te prezantohen tek anglezet dhe amerikanet si nje parti e forte politike, qe do te ishte nje faktor i fuqishem per rrezimin e regjimit ne Shqiperi".

    Bisedimet e ketij delegacioni me pater Valentinin, u transmetuan menjehere neper kampe, ku ngjallen diskutime dhe nje propagande te madhe per aktivizimin e emigracionit shqiptar ne Perendim. Shqiptaret me reputacion bene perpjekje per aktivizimin dhe bashkimin e tere emigracionit, cka do te krijonte kushtet per nje trajtim me te mire te tyre nga anglo-amerikanet, Vatikani dhe qeveria e Romes. Ata vendosen lidhjet me oficeret angleze, qe gjate kohes se luftes kishin qene ne Shqiperi dhe qe e njihnin ceshtjen shqiptare.

    KORRIERI

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Emigracioni shqiptar ne Austri

    Para luftes ne Austri kishte nje grup te vogel emigrantesh shqiptare. Pas ardhjes se Zogut ne pushtet ne Shqiperi me 1924, kryetari i deriatehershem, Fan Noli, pas largimit, u fsheh per nje fare kohe ne Austri ku kerkoi azil. Ne ate kohe ne Austri gjendeshin , vec Fan Nolit dhe Mustafa Kruja, me vone Muharrem Bajraktari, Xhemal Bushati, nga Shkodra, si dhe disa shqiptare nga Kosmeti.

    Menjehere pas ardhjes ne Vjene, Fan Noli filloi te punonte kunder Zogut dhe per kete qellim formoi organizaten Komiteti i Clirimit Nacional. Grupi i kosovareve formoi gjithashtu organizaten Komiteti Nacional Revolucionar. Te gjitha keto organizma ne ate vepronin te pavarura.

    Me vone Fan Noli kaloi ne Moske, nga ku shkoi ne Boston (SHBA, ku vazhdon te banoje.

    Pas Luftes se Dyte Boterore, Austria sherbeu si stehe per shume shqiptare shqiptare. Ne te gjeten strehe shume bashkepunetore te okupatorit gjerman, te cilet u larguan nga Shqiperia dhe nga Kosmet se bashku me ushtrine gjermane. Nder ta eshte Xhafer Deva, i cili gjate kohes se gjermaneve ka qene nenkryetar i qeverise dhe minister i Puneve te Brendshme.

    Menjehere pas ardhjes ne Vjene, autoritetet i vendosen shqiptaret ne nje kamp afer Salcburgut, ndersa nje pjese te vogel ne Vjene. Ne ate kohe ne Salcburg kishte rreth 300 emigrante, te cilet me vone amerikanet i derguan ne Mynih. Shumica ne prill te vitit 1945 shkuan ne Itali dhe qe aty, ne shtete te tjera.

    Gjate qendrimit te tyre ne Austri, anglo-amerikanet, me ndihmen e disa krereve shqiptare, te ikur ne Perendim, filluan te zgjidhnin njerezit qe do te perdornin per punen e tyre informative ne Shqiperi. Sot ne Austri ka mbetur nje numer i vogel shqiptaresh, qe nuk perbejne ndonje force politike. Duhet theksuar se Xhafer Deva, qe qendron ne Vjene, kohe pas kohe shkon ne Rome dhe ne Stamboll, ku kryen punet e tij politike dhe kontakton me njerezit e vet. Xhafer Deva tregon interesim te madh per shqiptaret nga Kosova e Metohia dhe per ate qellim eshte takuar disa me njerez qe kane qene ne Turqi gjate vitit 1953, per vizite te miqte e tyre. Me ta ka zhvilluar biseda te gjata, duke u interesuar per situaten ne Kosmet.

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB, si e ka fiksuar Gjon Marka Gjonin

    Ish-sherbimi famekeq i Inteligjences jugosllave ka pasur nje Dosje te plote kushtuar figures se njohur ("Princit") mirditore. Ne vazhdim te botimit te djeshem te "Dosjes Sekrete te UDB-se", Korrieri po vazhdon me nje nga figurat me interesante te emigracionit por edhe te Historise se Shqiperise ne pergjithesi, figuren e Kapidanit

    UDB: Ky eshte GJON MARKA GJONI

    Lindur me 1889 ne shtepine e degjuar te Gjonmarkajve. Ne vitin 1927 zuri vendin e te atit, djalit te vellait te te ndjerit Prenk Bibe Doda, si kryepar trashegues, "kapedan" i Mirdites, i cili udheheq pese fise mirditase: Dibren, Fanin, Kushnenin, Oroshin dhe Spacin, si dhe kater bajraqe te Lezhes. Shtepia e Gjomarkajve ka udhehequr ne shekuj rezistencen e fiseve shqiptare ne malet e Shqiperise Veriore kunder shtypjes turke dhe Islamit. Kulla e tyre ne Orosh ka qene simbol i kesaj lufte. Gjon Marka Gjoni gjate kohes se Luftes se Pare Boterore dhe pas saj ka qene me serbet, mirepo me pas i dha besen Zogut, i cili e emeroi kolonel ne rezerve.

    Gjate kohes se okupimit italianet i dhane titullin e "princit", duke e bere senator te Mbreterise se Italise: me kete rast iu organizua nje pritje e madhe ceremoniale ne Rome nga ana e Musolinit. Ata i dhane, po ashtu, nje post te larte djalit te tij, Mark Gjon Markajt, duke e bere minister ne qeverine kuislinge.

    Nen gjermanet Gjon Marka Gjoni ka qene njeri nder iniciatoret e "Liges se Shkodres", e cila turbonte kreret e fiseve shqiptareve te Veriut ne lufte kunder Ushtrise Nacional-clirimtare, si dhe per mbrojtjen e vijes se zmbrapsjes se gjermaneve.

    Djali i tij Mark Gjon Markaj luftoi edhe pas clirimit te Shqiperise, ne krye te disa grupeve te mbetura nacionaliste kunder Ushtrise Nacionalclirimtare ne rajonin e Fanit, ne Mirdite, ku u vra. Djali tjeter, Aleksandri, vazhdoi luften kunder Ushtrise Nacionalclirimtare dhe ne muajin prill 1946 bashke me grupin e tij sulmoi ne malin afer Munelit, duke i shkaktuar humbje te medha. Me vone edhe ai vetevritet. Djali i trete i tij, Ndue, ka ikur me te atin ne Itali.

    Gjon Marka Gjoni jeton tani ne Rome. I takon Bllokut Kombetar Indipendent. Udheheqes ideore te Bllokut jane Ernest Koliqi, Ismail Verlaci, Kole Bibe Mirakaj dhe Ndue Gjomarkaj. Bashke me Gjon Marka Gjonin keta vendosin per politiken dhe qendrimet e Bllokut.

    Ne korrik te vitit 1949 ne Rome vjen koloneli anglez, Maklin, i cili gjate kohes se luftes ka qene shef i misionit ushtarak tek udheheqesit e guerileve nacionaliste ne Shqiperi me qellim qe punoje per krijimin e nje trupi te perbashket politik, qe do te perfaqesonte gjithe grupet emigrante ne Perendim. Ne konferencen e thirrur prej tij, nga perfaqesuesit e partive te ndryshme politike ka qene i pranishem dhe Gjon Marka Gjoni.

    Gjon Marka Gjoni, djali i tij Ndue dhe nje Ndue tjeter, djali i vellait te tij, e lavderojne qeverine tone dhe shokun Tito, duke theksuar mikepritjen e treguar per emigrantet shqiptare dhe shtojne se Shqiperia do te dije ta vleresoje kete mikepritje. (Shih letrat ne shtojce).

    Gjon Marka Gjoni me te birin, Nduen, kane shume miq ne Vatikan. Shume nga keto miqesi rrjedhin qe nga koha kur Gjon Marka Gjoni, si prijes i fiseve katolike te Shqiperise se Veriut, ka pasur lidhje te ngushta me Kishen Katolike.

    Gjon Marka Gjoni ka ndikim te madh ne popullin e Shqiperise Veriore dhe si ai, shtepia e tij, njihen ne tere Shqiperine. Ndikimi i tij kohet e fundit eshte shtuar, sepse njerezit e vet kane qene ne kontakt me popullin e atyre fiseve, duke i ndihmuar rezistences se popullit kunder regjimit te Enver Hoxhes.

    Leter e Gjon M.Gjonit, kapedan i Mirdites

    derguar Mark Arapit, emigrant ne RPFJ



    Rome, maj 1952

    I dashuri miku im Mark Arapi,

    Shpresoj qe ti dhe shoket te jeni shendosh e mire. Edhe ne nuk jemi keq. Te them sinqerisht se kam filluar te merzitem. Jam i shqetesuar me shume per problemet e Shqiperise dhe nuk e di sa do te zgjase kjo. Duhet te japim cdo gje nga vetja dhe i lumte atij qe qendron deri ne fund.

    Jemi te shqetesuar nga premtimet dhe fjalet, te cilat perseriten vazhdimisht se Shqiperia do te clirohet se shpejti nga rregjimi i Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe klikes se tyre, por gjendja aktuale tregon se kjo nuk mund te arrihet brenda nje kohe te shkurter. Por lere kete pune, kjo ceshtje nuk eshte ne duart tona. Ne mbetem me sy dhe veshe hapur, duke shikuar, duke degjuar, duke pritur nga cdo ane qe dikush ta meshiroje Shqiperine e mjere dhe popullin e saj qe vuan nga diktatura e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij. Populli yne sot heq te njejtat mundime, qe hoqi Jezu Krishti ne Golgota.

    I dashuri Arapi, ne emigrantet qe gjendemi ne keto vise, sic e di, jemi te ndare ne shume grupe dhe parti, me fjale te tjera, shpirterisht jemi te thyer e te shpartalluar, megjithese po perpiqemi te bashkohemi. Dashte Zoti qe kjo deshire te na plotesohet!

    Me beso se tani per tani BKI eshte partia me e shendoshe, e cila punon me mish e me shpirt dhe perpiqet per te miren e pergjithshme te popullit shqiptar dhe jo per interesa personale, sic punojne disa.

    Me gezon shume jashtezakonisht qe te gjithe ju emigrantet ne Jugosllavi jeni te bashkuar dhe s'harroni se keta emigrante kane qellimet me te mira per lumturine e popullit shqiptar dhe se nga ju presim clirimin e Shqiperise nga rregjimi i Enverit dhe Mehmetit dhe klikes se tyre.

    Si do t'i behej halli clirimit tone sikur te mos ndiqnit kete rruge, meqe rruge tjeter s'ka?

    Tani ta leme kete muhabet. Ka kohe qe nuk te kam shkruar, te lutem te mos me zemerohesh. Nuk ka pasur arsye tjeter, vecse kam qene i merzitur dhe pa qejf. U gezova kur ti, Nikolla dhe Ndue Pjetri me shkruat se jeni mire me shendet dhe te sigurte. Me vjen mire qe jeni bashke. Jam shume i shqetesuar, sepse ka shume kohe qe nuk kam kurrfare lajmesh nga Shqiperia, prandaj ju lus qe nese mesoni dicka te me informoni.

    Pjetri me shoke ende nuk eshte kthyer. Ndoshta s'ka mundur ose nuk ka dashur, por lus Zotin vetem te jete shendoshe e mire. Te lus qe te me shkruash dhe te me tregosh te verteten sesi po jetoni dhe c'perpjekje po beni ju mirditasit. A ka mes jush edhe ndonje tjeter qe e ka nxjerre shpaten. Me shkruani per seicilin vec e vec, sepse deshiroj ta dij.

    Nuk kam tjeter c'te te shkruaj, por lus Zotin te jesh shendosh e mire. Me shkruaj me shpesh, mos u beni dembele ju te rinjte, sepse jam i sigurte se ju ende jeni te afte dhe ju punon dora.

    Ju pershendet ngrohtesisht

    Kapedani i dashur dhe i paharuar Gjon M.Gjoni, d.v.

    Korrieri.

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mbreti i shqiptareve ne arkivat e UDB-se


    Eshte e ditur qe monarku shqiptar, Ahmet Zogu- ka pasur lidhje te mira me vendin fqinj te veriut, ashtu si edhe i ka kthyer krahet, kur ka dashur mbeshtetje me cilesore. Ne kete biografi te shkurter eshte paraqitur figura e tij me gjithe diagramen e cuditshme, qe e ka shoqeruar ne jeten e tij politike dhe ne pretendimet e ndryshme per t'u rikthyer ne Fronin shqiptar

    AHMET BEG ZOGU

    Ish-mbreti i Shqiperise. Ka lindur me 1895, ne Burgajet, rrethi i Burrelit, ne fisin e Matit, si pasardhes i nje familje bejleresh, me ndikimin ne rajonin e ketij fisi qe nga kohet e para te sundimit tuk. Pas vdekjes se te atit (Qemal Pashes), i cili ka qene i pari trashegues i fisit Mati, qe ne moshen djaloshare me shkollen e pakte qe kishte mbaruar ne Stamboll, u be i pari i fisit, sipas te drejtes trashegimore, meqenese vellai i madh, Xhelali, kishte vdekur. Ne vitin 1911 udhehoqi fisin e vet, duke u bashkuar me Hasan Beg Prishtinen, Riza Beg Kryeziun nga Gjakova dhe Bajram Currin ne nje kryengritje kunder xhonturqve. Ka luftuar ne anen e Turqise ne Luftrat Ballkanike, kunder malazezeve, ne Lezhe. Ne vitin 1914, per nje fare kohe, i sherbeu princit te atehershem, Vid. Gjate kohes se Luftes se Pare Boterore, me 1915, ka qene te Pashiqi ne Nish, me porosi te Esat Pashes, per t'i ofruar miqesine, ne nje kohe kur fiset shqiptare me veprimet e tyre armiqesore po rrezikonin ushtrine serbe. Gjate terheqjes se ushtrise serbe Zogu e mbajti fjalen dhe matjanet nuk i sulmuan njesite serbe. Keshtu ai arriti te fitonte miqesine e Beogradit, i cili me vone do t'ia shperblente, duke shpenzuar per karrieren e tij politike rreth dy millione dinare, ne periudhen qe nga koha e vrasjes se Esad Pashes deri ne renien e Zogut nga pushteti, ne maj te vitit 1924. Me 1915, kur Austriaket pushtuan Shqiperine, Ahmet Beg Zogu u bashkua me austriaket, te cilet e moren me vete ne Viene, ku qendroi deri ne perfundimin e luftimeve. Pas luftes, ai per here te pare u shqua ne Kongresin e Lushnjes, ne janar 1920. Pastaj me matjanet e vet perkrahu Qeverine e re shqiptare, te dale nga ky kongres, duke bere te mundur hyrjen e saj ne Tirane, si dhe duke detyruar Qeverine e Durresit te Turhan Pashes qe te leshonte pushtetin. Ne krye te forcave te armatosura qeveritare luftoi kunder idhtareve te Esad Pashes, te cilet ne Tirane ne maj 1920 udhehiqeshin nga Osman Bali. Ne mars 1920, Zogu u be Minister i Puneve te Brendshme, dhe qe nga ajo kohe ka qene vazhdimisht ose minister i Puneve te Brendshme ose komandant i ushtrise shqiptare. Ka udhehequr aksione luftarake per te mbrojtur dhe forcuar qeverine ne Tirane dhe ne krye te trupave qeveritare dhe te matjaneve te vet shtypi disa kryengritje. Si minister i Puneve te Brendshme organizoi zgjedhjet, duke cuar ne Parlament njerezit e vet. Shume shpejt ai arriti te zinte nje nder vendet me te shquara ne skenen politike shqiptare dhe u be personaliteti qendror, rreth te cilit jane sjelle gjithe ngjarjet politike ne Shqiperi - deri ne humbjen e pavaresise se saj.

    Ne dhjetor te vitit 1922 Parlamenti shqiptar zgjodhi nje regjence te re, e cila i besoi formimit e qeverise Ahmed Beg Zogut. Ishte kryeminister deri ne fund te shkurtit te vitit 1924, kur, pas nje atentati u detyrua t'ia linte pushtetin te vjehrrit, Shefqet Verlacit, aleatit dhe mikut te tij politik. Per shkak te situates politike dhe te rrethanave teper te ashpersuara dhe te opozites se ashper te kundershtarit, te cilet nxiten masat popullore per kryengritje, qeveria u detyrua te jepte doreheqjen, nderkaq Verlaci dhe Zogu u detyruan te largoheshin nga vendi. Qeveria e re u formua nga perparimtare, me Fan Nolin ne krye, por dhe kjo qeveri pati jete te shkruter, sepse Zogu, i cili ishte fshehur ne Beograd, u kthye serisht ne pushtet, ne fund te vitit 1924, nepermjet nje nderhyrje ushtarake ne Shqiperi, si i perkedheluri i Jugosllavise, e cila ne kete rast i ofroi gjithe ndihmen e nevojshme, perkundrejt premtimit konkret nga ana e tij se do te vendoste marrdhenie miqesore me Jugosllavine.

    Pas kthimit te tij ne pushtet, Zogu thirri Asamblene Kushtetuese, e cila shpalli republiken dhe votoi kushtetuten e re, duke zgjedhur ate kryetar te republikes. Sipas dispozitave kushtetuese Zogu, si president i republikes ishte, ne te njejten kohe edhe kryeminister. Duke shfrytezuar kete pozite te dyfishte dhe kompetencat e gjera qe i jepte kushtetuta, Zogu perreth vetes mblodhi njerezit e vet, posacerisht ne ushtri dhe trupin ligjdhenes, te cilet, duke i bishtnuar sistemit zgjedhor, i shnderroi ne nje vegel te verber dhe te bindur. Ne nentorin e vitit 1926 shtypi nje kryengritje te vertete ne Veri (Kryengritjen e Dukagjinit), gje qe i dha mundesine qe me metoda te vrazhda te forconte pushtetin e vet. Edhe pse u kthye ne pushtet si mik dhe i perkedheluri i Jugosllavise, nevoja e madhe per para beri qe serish te bjere ne krahet e Italise, e cila e shfrytezoi, duke shtene ne dore, pak nga pak, ekonomikisht dhe politikisht Shqiperine, duke e vene keshtu haptazi ne rrezik sovranitetin e saj. Ne nentor te vitit 1926 -u nenshkrua pakti i Tiranes, me ane te te cilit Shqiperia u lidh haptazi me Italine, gje qe, gjithesesi, solli reagimin e Jugosllavise. Ne vitin 1928, Zogu u be mbret, duke e marre emrin Zogu I, mbret i Shqiptareve.

    Regjimi i Zogut, ne fillim republike, pastaj mbreteri, zgjati deri ne pushtimin e Italise, me 1939, duke u mbeshtetur tek grupet reaksionare vendore, si dhe tek perkrahja e Italise, te ciles i krijoi nje sere lehtesish ne dem te pavaresise ekonomike dhe politike te vendit.

    Me 7 prill 1939, kur italianet pushtuan Shqiperine, Zogu me familjen dhe suiten e tij iku ne Greqi, nga ku me pas vajti ne Turqi dhe, ne fund, ne France. Nga Franca shkoi ne Angli, ku jetoi deri ne perfundimin e luftes. Ne fund te shkurtit 1946, bashke me familjen, me te tre motrat, si dhe me suiten e vet, shkon ne Egjipt, ku u prit si mysafir i mbretit Faruk, duke u vendosur ne Kajro.

    Ne fillim te vitit 1947, Zogu beri nje perpjekje per te bashkuar emigracionin shqiptar ne Perendim, per te pergatitur formimin e nje qeverie shqiptare ne emigrim. Per kete qellim ai dergoi perfaqesuesin e vet Hysen Selmani qe te lidhej me perfaqesuesit e BKI-se, BK-se etj, si dhe caktoi nje takim ne Kajro. Ne takimin me Zogun moren pjese perfaqesuesit e Legalitetit, te BK-se, BKI-se, si dhe te grupit te kosovareve. Zogu propozoi qe grupet politike ne emigracion te bashkoheshin duke formuar nje qeveri qendrore, e cila do ta kishte kete program: 1-Zogut t'i njiheshin te drejtat mbreterore; 2-gjithe emigrantet shqiptare te mblidheshin ne Greqi; 3-Zogu do te merrte persiper financimin e tyre; 4-major Abaz Kupi te emerohej udheheqes ushtarak.

    Marreveshja nuk u arrit per shkak te qendrimit te BK-se, qe s'donte te kompromentohej politikisht, duke i njohur Zogut te drejtat mbreterore. Aksioni per krijimin e nje organizate te bashkuar, me nje udheheqje te perbashket vazhdoi dhe me pas, por nismen per kete e mori BK-ja, pa Zogun, nen patronazhin e anglo-amerikaneve. Me ne fund, pas disa konferencave te pasuksesshme, ne gusht te vitit 1949, me nderhyrjen e Maklinit (ish-shef i Misionit ushtarak anglez prane udheheqjes se rezistences nacionaliste ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit, si dhe ekspert per ceshtjet shqiptare) u arrit te krijohej Komiteti "Shqiperia e Lire", i cili, megjithate nuk i perfshiu te gjitha grupet. Zogu deklaroi se ishte gati ta ndihmonte Komitetin, por me kusht qe prej tij te perjashtohej Sait Kryeziu, gje qe anglo-amerikanet nuk e pranuan, duke deklaruar se Kryeziu ishte njeriu tek i cili kishin me shume besim. Themelimi i ketij komiteti perbente nje disfate per Zogun, aq me teper qe Komiteti realizoi bashkimin e emigracionit shqiptar, duke mos njohur te drejtat mbreterore te Zogut. Komitetit iu bashkua edhe nje pjese e idhtareve te Zogut, te cilet, edhe pse edhe pse mbeten monarkiste dhe ishin per rikthimin e Zogut ne krye te vendit, pranonin se kjo duhej te arrihej vetem nepermjet votimit, ne qofte se ate e zgjidhte populli. Pas kesaj Zogu dergoi emisaret e vet ne Rome per te percare Komitetin. Per kete mission u dergua si emisare e motra, Sanija, dhe me sa duket dhe Ali Kelcyra (nje nder lideret e BK-se).

    Aty nga gjysma e vitit 1951, Zogu shkoi ne Amerike. Gjate qendrimit te Zogut ne Amerike, Hasan Dosti, perfaqesues i Komitetit, deklaroi ne radion "Evropa e Lire" se ne pergjithesi ishte marre vesh plotesisht me Zogun dhe se kishin rene dakord qe udheheqjen e politikes shqiptare ta merrte Zogu.

    Lidhur me qendrimin e Zogut ne Amerike mendohej se Amerika dhe Anglia do te pranonin qe ne Shqiperi te behej njefare ndryshimi, sepse ato deshironin ta kishin te sigurt Mesdheun dhe Adriatikun, kurse Zogu tha se ne keto ndryshime do te luante rolin kryesor. Ne qarqet amerikane pati fjale te mira per Zogun, prandaj ka arsye te besohet se amerikanet do te kene arritur me te ndonje marrevshje. Ne Amerike ate e priten ne Ministrine e Jashtme dhe ne Pentagon. Sipas deklarates se ambasadorit grek ne SHBA, Politis, Zogu ka kerkuar ndihme ekonomike dhe ndihme ne arme per idhtaret e vet. Autoritetet amerikane mbajten nje qendrim te rezervuar, duke mos e pasur te qarte se c'ndikim kishte ai ne te vertete tek emigracioni dhe se c'forca dispononte. Zogu ka deklaruar se ne malet e Shqiperise gjendeshin 14.000 kryengrites, por se ata ishin te armatosur keq dhe ndihmohen pak nga jashte, duke shtuar se ne Itali kishte dhe nje grup tjeter, te stervitur per lufte guerilase, qe ishte gati te vepronte. Ai ka kerkuar nga Greqia, dhe sidomos nga Italia, nje perkrahje te efektshme per ithtaret e tij, me te cilet do te bashkepunonin pjesa me e madhe e idhtareve te partive te tjera antikomuniste. Per Jugosllavine ka thene se ajo me politiken e vet "ekspansioniste" paraqet pengese te madhe per forcat clirimtare, antikomuniste...

    Korrieri

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    OZNA sherbimi sekret jugosllav qe me vone u shendrrua ne UDB, filloi ti mobilizoje emigrantet shqiptar qe kishin ikur nga Shqiperia, per ti vene ne sherbim te interesave te saj kunder Shqiperise. Ne krye te ketij operacioni ishte caktuar Pavle Pekiç - major i OZN-se me kombesi malazeze i cili sherbente ne resorin e dyte te Kunderzbulimit. E gjithe kjo organizohej nga OZNA, nen mbulesen per integrimin e emigranteve ne Jugosllavi. Pavle Pekiç, Spasoje Gjakoviç, Savo Bozhidaroviç, Çedo Mijoviç, Çedo Topalloviç, filluan edhe me aktivizimin e rezidencave te UDB-se ne Shqiperi, siç ishte ajo e Tropojes dhe e Hasit, qe lidheshin ne mes tyre permes agjentit nderlidhes dhe rekrutues Avdyl Aliut. Kjo rezidence ishte mjaft e organizuar, ne te cilen benin pjese disa shqiptar- agjente jugosllav teper te rrezikshem. Emigrantet pergaditeshin per akte subverzive, kryengritje te armatosur si dhe per rrezimin e pushtetit te Enver Hoxhes. Rezidencat spiunuese ne Shqiperi, mbeshteteshin edhe nga perfaqesuesit diplomatik jugosllav ne Shqiperi siç ishin: Rexhep Xhija dhe Svetozar Koçish.

    Ky rrjet spiunazhi me vone u perforcua edhe me Syle Qazimin dhe Qemajl Qazmin, babe e bir nga Padeshi, si dhe me Lirim Demajn nga Kukesi, i cili ishte mjaft aktiv. Lirim Demaj, punonte ne varesi te drejtperdrejt te udbashit Mirko Vukoviç. Pas disa viteve te angazhimit te tij ne dem te Shqiperise, "Sigurimi" shqiptar arriti ta vras Lirim Demajn. Poashtu, edhe udbashin Mirko Vukoviç, "Sigurmi" shqiptar arriti ta fus ne kurthe permes kanaleve te veta dezinformuese dhe ta dergoje ne Itali, gjoja per te vene kontakte edhe me disa spiun tjere nga Shqiperia. Ne Hotelin ku ishte vendosur udbashi Mirko Vukoviç, dhe kur po priste ne kohen e caktuar, personin e caktuar per kontakte, ne dhome hyn Sali Dani, punetor i "Sigurimit" shqiptar dhe e privon nga jeta. Pas vrasjes te udbashit Mirko Vukoviçit, per nje kohe e tere rrjeta e UDB-se u paralizua. Por, antishqiptari Pavle Pekiç, me zell e vazhdonte misionin e tij. Ai ne mesin e shume shqiptarve te rekrutuar, kishte vene ne krye te tyre: Seit Kryeziun dhe Llukman Lyftiun, dy spiun klasik te UDB-se. Kohe pas kohe keta spiun dergoheshin ne Shqiperi, me misione te veçanta: vrasje, dezinformime, rekrutime, sabotime, vezhgime. Kjo ishte njera nder periudhat me te renda neper te cilat po kalonte Shqiperia.
    Ne Prizren ishin vendosur disa nga kreret e te ashtuquajturit "Komiteti i Prizrenit", ne krye te te cilit ishte Muharrem Bajraktari i cili kontrollohej nga UDB dhe mbante lidhje me element antishqiptar siç ishin: Mark Kalivaçi, Prenk Previzi, Prenk Cali, Llesh Marku etj.

    Shtabi operativ dhe nderlidhes i UDB-se ishte vendosur ne Gjakove dhe e kryesonte Çedo Mijoviç. Krahas emigranteve nga Shqiperia qe i kishte rekrutuar UDB, ata punonin me te madhe edhe per rekrutimin e vendasve-kosovarve dhe filluan perpunimet. Si me te rendesishmit bashkepuntore te UDB-se ne kete rast do ti permendja: Alush Gashin dhe Nazmi Kursanin. Krahas ketyre qe pranuan te punojne legalisht per UDB-ne, ajo ne mase te madhe rekrutoje edhe spiun nga fshtrat kufitare me Shqiperine, te cilet vepronin ne menyre shume konspirative.

    Per ta mbuluar kete mision kunder Shqiperise, Kuvendi i Jugosllavise, me nje dekret te veçante, ne vitin 1948 i akordoi mirenjohjen per "vellazerim-bashkim", Pavle Pekiçit, gjoja per punen qe po bente ne Kosove, lidhur me integrimin e emigranteve shqiptar ne Jugosllavi!


    Mirenjohja e Kuvendit te Jugosllavise per Pavle Pekiçin:



    http://2.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...Pavle-OZNA.jpg

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Me 16 Maj te vitit 1957, Panajot Plaku, Gjeneral, Minister pa portofol dhe anetar i KQ te PPSH-se, arratiset ne Jugosllavi. Panajot Plaku, vihet ne sherbim te UDB-se dhe menjehere filloi t'i publikoje sekretet shtetrore, te cilat botoheshin ne forme fejtoni ne Gazeten "Borba" te Beogradit. Kjo e shqetesoi Shqiperine. "Sigurimi" shqiptar permes agjentit *Skender Barçi, i cili vepronte ne Jugosllavi gjegjesisht ne Shkup, tentoi ta vras Panajot Plakun. Por, ky akcion deshtoi. Skender Barçi kapet nga UDB-a dhe denohet me 6 vjet burg dhe me vone pranon te jete bashkepuntore i UDB-se. UDB-a ne kete rast permes Skender Barçit arriti ta zbuloje nje agjent rezident te "Sigurimit", i cili quhej Rrustem Arati dhe vepronte ne Kosove, mirpo ai u arratis dhe u kthye ne Shqiperi pa rene ne duar te UDB-se. Tek ne vitin 1969, "Sigurimi" shqiptar, arrin ta vras Panajot Plakun ne Beograd, permes nje agjenti te pergaditur vite me radhe, te cilin e kishte derguar ne Jugosllavi, legjenduar si te arratisur nga Shqiperia...!

  13. #213

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Aleksander Rankoviç (1909-1983), i njohur me pseudonimet "Leka" dhe "Marko", ka qene njeriu i dyte pas Titos, ne te gjitha ngjarjet gjate Luftes se dyte boterore e deri ne vitin 1966. Madje, Aleksander Rankoviç ishte edhe kumbar i Titos, me rastin e marteses se tij me Jovanka Budisavleviçin-Broz, ne fillim te viteve te 50-ta. I dalur si Gjeneral nga lufta, themelues i OZN-se me vone UDB-se, ai u be i njohur edhe me shume me keto veprime:

    - shtypjen e rezistences anti-jugosllave dhe venjen e Kosoves nen administrim ushtrak:

    - arrestmin e Drazha Mihajloviçit me 1946 permes rekrutimit qe i kishin bere Nikolla Kallabiçit-bashkepunetorit te tij:

    - akcionin qe njihet ne popull me emrin "Otkupi"- mbledhjes nga fshataret te misrit dhe grurit qe ishte "teprice" me 1947:

    - akcionin e burgosjeve dhe ndjekjeve te te gjithe atyre qe konsideroheshin si informbyroist dhe prostalinist, pas Rezolutes se Informbyrose me 1948:

    - me akcionin e mbledhjes se armeve ne Kosove-qe njihet ne popull me emrin "koha e Rankoviçit":

    - me iniciativen per ndertimin e burgut famekeq te Goli Otokut, enkas per te burgosurit politk:

    Gjate kohes sa ishte Minister i Brendshem, perveq kater vizitave zyrtare qe i beri Kosoves, Aleksander Rankoviçi shume here edhe ne menyre revizore ka ardhe ne Kosove, kryesisht duke u takuar privatisht me miqet e tij shqiptar...! Ketu ka shume per te thene, por njehere tjeter.

    Fundi i karieres se Aleksander Rankoviçit, ishte afera e pergjimeve qe UDB-a e praktikonte ate kohe. Ne rezidencen e Titos dhe kabinetin e tij te punes ne Beograd ne rrugen Uzhica 15, ishin instaluar mjete pergjuese. Tito e formoj nje komision hetimor, ne krye te te cilit ishte maqedonasi Kristo Cervenkovski dhe si rezultat erdhi ne perfundim se pergjimi eshte bere me urdher te Aleksander Rankoviçit. Ne nje Mbledhje te jashtezakonshme te KQ te Jugosllavise me 16 Qershor 1966, Tito paralajmeroj nje Plenum ne Brione me 1 Korrik 1966 per ta shqyrtuar rastin. Po ate dite ne Plenumin e Brioneve u vendos qe Aleksander Rankoviçi, te shkarkohet nga te gjitha funksionet politike e partiake se bashku me Stevo Krajçiçin, Jovo Kapiçin, Svetisllav Stefanoviqin, si dhe menjehere te fillohet me reformen per ristrukturimin e UDB-se, qe pas kesaj afere do te shendrrohej ne SDB.

    Aleksander Rankoviçin edhe formalisht e larguan nga Partia ne Shtator te 1966. Ai, pas shkarkimit nga funksionet, jetoi ne vilen e tij ne Dubrovnik-Kroaci kur edhe vdiq ne vitin 1983. Ka te botuar nje liber ne forme ditari pas vdekjes.

    Te gjitha spekulimet e proviniences protitiste te Kosoves te cilat thonin atehere dhe kete e thone edhe sot: "Tito e largoi Rankoviçin per shkak te dhunes se ushtruar ne Kosove"; nuk jane te verteta. Me largimin e Rankoviçit, Tito perfitoj shume, duke arrite t'i forcoj pozitat, te cilat ishin lekundur per shkak te moshes tij mbi 70 vjeqare. Ne Jugosllavi dhe ne Kosove ne veçanti, filloi nje epoke protitiste dhe nje simpati e hapur per te. Kete do ta ilustroj me poshte me nje rast.

    Ne periudhen 1949-1967, resorin e UDB-se per Gjakove dhe Peje e ka udhehequr: Çedo Mijoviç, me zevendes Vukadin Vojdiçin, te cilet se bashku me emrin e Aleksander Rankoviçit, e perbejne trinomin, te cilin edhe pas kaq vitesh e mbajn me se miri ne mend eshtrat e shqiptarve te gjalle por edhe atyre te vdekur, qe kane kaluar neper purgatorin e tmerrshem te UDB-se. Perveq akcionit te mbledhjes se armeve, shperngulja per ne Turqi kishte marr permasa masive, arratisjet ne Shqiperi, torturat brutale dhe proceset e montuara gjyqesore me karakter politik! Ne kete katrahure neper te cilen po kalonte Kosova, mjerisht kishte edhe te atille, qe me vetedije te plote, disa nga shantazhi e disa tjere nga frika, ishin vene kembe e krye ne sherbim te UDB-se. Kete do ta ilustroj me poshte me nje rast.

    Udbashi malazias Vojo Komenica, merrej kryesisht me rekrutime te spiuneve. Si njohes i mire i gjuhes shqipe dhe mentalitetit shqiptar, ai kishte krijuar nje rrjet shume te fuqishem dhe efikas te spiunazhit ne Rrafshin e Dukagjinit, duke filluar qe nga brezi kufitar me Shqiperine e tutje ne thellesi.

    Digresion:



    Nga informacionet qe i posedonte UDB-a, per shqiptaret te cilet gjate Luftes se dyte boterore-okupimit italian te Kosoves, ishin veshur si xhandar me uniforma italiane, ajo fillimisht e ndertoi bazamentin e spiunazhit!



    http://4.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...it+italian.jpg




    Historia e kesaj fotografije e bere ne Peje ne vitin 1942 eshte e veçante! Por, me e veçante eshte historia e personave ne te! Personat ne foto-dy vellezer si dhe gruaja e njerit prej tyre, ishin nga nje fshat i Pejes. Gjate kohes se okupimit italian te dy vellezerit ishin veshur si xhandar. Nga ky fakt, udbashi Vojo Komenica, duke ua perkujtuar te kaluaren dhe pasojat qe mund t'i kishin, arriti t'i sjell para aktit te kryer duke i vene ne sherbim te UDB-se te dy vellezerit. Personi ne te majte, dergohet ne Shqiperi ilegalisht ne vitin 1949 me udhezime te UDB-se, me misionin qe ajo ia kishte ngarkuar: per t'i bindur disa te aferm-kusheri te tij qe te arratiseshin ne Jugosllavi, duke u garantuar se nuk do t'u ndodhte ndonje e keqe. Ne mesin e atyre personave ishte edhe njeri, per te cilin UDB-a, interesohej te fuste ne dore, sepse sipas saj, kishte vrare disa serb gjate periudhes 1941-1943. Misionin e ngarkuar nga UDB-a, ky person e kreu me shume sukses. Njeriu i kerkuar nga UDB-a, ra ne dore te saj dhe u pushkatua, fale "beses" se kusheririt te tij. Ky person edhe shume here ka qene ne Shqiperi per llogari te UDB-se. Pati nje fund tragjik ne vitin 1958, u vra nga ushtria shqiptare ne kufi duke hyre ne Shqiperi.
    Personi tjeter ne te djathte, qe mburret me gradat italiane ne gjoks, ishte deshmitar i pergaditur nga UDB-a ne shume procese gjyqesore te montuara dhe te motivuara politikisht, pjesemarres ne akcionet udbashe te mbledhjes se armeve, denoncues i shume njerzve te cilet gjate okupmit ishin ne sherbim te xhandarmerise italiane, te cilet kishin vrare ndonje serb apo djegur ndonje shtepi te tyre... Pas renjes se Rankoviçit, ky njeri i urryer nga populli, merrej me bujqesi e blegtori, duke jetuar me turp deri kur edhe vdes ne vitin 1971.

    PS: Identitetin e personave nuk e bera publik per shkaqe qe une i dije dhe nuk mund t'i them publikisht!





    Protitistet:



    http://3.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...2-20428951.jpg




    Personi ne foto ne te djathte, qe mban shall e qeleshe te bardhe mbi koke quhet Syle Kotradiqi nga fshati Kotradiq i Pejes. Gjate Luftes se dyte boterore ka qene partizan me nje stazh 2-3 muaj ne Brigaden "Shqiptaro-Maqedonase". Pas Luftes kembe e krye ishte ne sherbim te UDB-se. Si anetar i Keshillit te Lugut te Baranit, gjate akcionit te mledhjes se armeve, ishte shume aktiv ne sherbim te UDB-se. Pas renjes se Rankoviçit, nga rankoviçist u shendrrua ne titist! E ka vizituar edhe Titon ne Beograd. Ne vizitat e Titos ne Kosove gjithnje ka qene i pari qe i ka uruar atij mireseardhje! Gjithmone ne xhaketen e tij kane qene te varura emblema me fotografi te Titos si dhe disa dekorata jugosllave qe i ishin dhene per "meritat" e tij protitizmit. Ne moshen e pleqerise, ky titist sylesh, pothuajase ishte çmendur.

  15. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kronologjia e veprimeve anti-shqiptare e Serbisë :


    Periudha 36-vjeçare (1876-1912)

    Në vitin 1877, Vilajeti i Kosovës kishte 760 mijë banorë dhe në këtë kohë ky vilajet përfshinte përveç territorit të Kosovës së sotme edhe Shkupin, Tetovën, Novipazarin, Senicën, Toplicën, Kurshumlinë, Prekuplen, Leskocin dhe Vranjën. Kurse në vitet 1912-1913, numëronte 497 mijë banorë, në të njëjtin territor si në vitin 1877, përjashtuar krahinat e pushtuara në këtë kohë nga Serbia. Nga të gjitha burimet del se 3/4 e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare. Shqiptarët në këtë kohë krahas luftës mundër pushtuesve turq, luftonin për t´u mbrojtur nga rreziku i pushtimit të ri prej shtetit serb, i cili vepronte aktivisht për t´i dëbuar me dhunë nga territoret e tyre dhjetëra mijë shqiptarë të zonave në kufirin me Serbinë e Malin e Zi. Në këtë kohë, Serbia pushtoi zona të tëra shqiptare si Toplicën, Vranjën, Kurshumlinë, Prekuplen dhe Leskocin, ndërsa Mali i Zi, Ulqinin dhe të tjerë. Më 1877, mbi 30 mijë shqiptarë u dëbuan nga Toplica e Klisura. Vetëm prej 81 fshatrave nga Toplica e Kosanica janë shpërngulur rreth 1867 familje shqiptare. Në vitet 1876-1878, nga Prekupla e Kurshumlia, ku 50 për qind e popullsisë ishte shqiptare, u dënuan rreth 20 mijë banorë shqiptarë. Sipas të dhënave turke, austriake, serbe e frënge, në thellësi të Vilajetit të Kosovës e të Shkodrës u vendosën rreth 300 mijë shqiptarë, të shpërngulur si rezultat i pushtimit të krahinave të sipërme nga Serbia e Mali i Zi. Vrasjet e dëbimi masiv nga ushtria serbo-malazeze i popullsisë vendase shqiptare, krijoi një shqetësim dhe alarm të madh, jo vetëm në krahinat shqiptare në kufi me Serbinë e Malin e Zi, por edhe në të gjithë vendin. Kundër kësaj politike shoviniste lindi dhe u zhvillua një lëvizje e fuqishme popullore për vetëmbrojtje, e cila kishte për qëllim t´i dilte mbrojtjes së atdheut nga copëtimi dhe robëria e re. Në këtë kohë u krijua edhe Lidhja Shqiptare në Prizren më 10 Qershor 1878.

    Periudha 24-vjeçare (1913-1937)

    Gjatë viteve 1913-1937 (përjashtuar vitet e Luftës së Parë Botërore), Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, u pushtuan nga shteti jugosllav. Gjatë kësaj kohe, regjimi shovinist i borgjezisë serbomadhe përdori të gjitha mjetet politike, ekonomike, ideologjike dhe ushtarake për shkombëtarizimin, sllavizimin e plotë të territoreve shqiptare të aneksuara.

    Shkombëtarizimi nëpërmjet zhdukjes fizike

    Dokumentet që disponon Arkivi i Shtetit shqiptar (fondi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës), dëshmojnë se gjatë viteve 1913-1927 në Kosovë dhe në vise të tjera të ish- Jugosllavisë janë vrarë 207 mijë e 448 shqiptarë. Vetëm në Kosovë, gjatë viteve 1913-1927, janë burgosur 22 mijë e 110 shqiptarë. Po ashtu në këto vite janë zhdukur plotësisht 57 fshatra, djegur 6050 shtëpi dhe janë plaçkitur 10 mijë e 526 familje. Për mungesë të dhënash këtu nuk përfshihen zhdukjet fizike që janë bërë në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi gjatë viteve 1927-1937.

    Shkombëtarizimi nëpërmjet reformës agrare kolonizuese

    Borgjezia serbomadhe, përveç mjeteve të dhunës, në luftën për shkombëtarizimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë, përdori edhe mjete të tjera ekonomike dhe kryesisht reformën agrare kolonizuese. Në bazë të dokumenteve arkivorë dhe të disa të dhënave, që japin disa studiues kosovarë, u vendosën në Kosovë në periudhën mes dy luftërave botërore rreth 58 mijë e 714 kolonë serbë e malazezë. Vetëm deri në vitin 1937 në Kosovë u vendosën 16 mijë e 622 familje kolonësh serbë dhe malazezë dhe po kështu 2 mijë familje të tjera kolonësh serbo-malazezë u vendosën në viset shqiptare të Maqedonisë. Në bazë të hartës së kolonizimit, deri në vitin 1937 në Kosovë u ngritën rreth 374 fshatra kolonësh. Sipas raportit të drejtoratit të Lartë të Reformës Agrare jugosllave, gjatë viteve 1920-1940 vetëm në disa rrethe të Kosovës e Maqedonisë u janë marrë shqiptarëve dhe u janë dhënë kolonëve serbo-malazezë mijëra hektarë tokë. Shkombëtarizimi nëpërmjet shpërnguljes është një tjetër metodë e përdorur nga serbët. Kështu, për shkak të dhunës së egër për shfarosjen dhe masakrimin e shqiptarëve, grabitjes masive të tokës dhe përdorimit të mjeteve të tjera të detyrimit, gjatë viteve 1913-1937 u shpërngulën nga trojet e veta një masë e madhe e popullsisë shqiptare që jetonte në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në vitet 1937-1941, për shkak të intensifikimit të propagandës nga politikanët e regjimit, aparati shtetëror serbomadh vuri në zbatim masa të shumëllojshme për të shpejtuar kolonizimin dhe sllavizimin e krahinave shqiptare në Jugosllavi. Si rrjedhim, në këto vite qeveria jugosllave ndërmori bisedime me Turqinë për të shpërngulur vitet e ardhshme të paktën 400 mijë shqiptarë. Kjo u realizua nëpërmjet rritjes në një shkallë më të lartë të dhunës politike dhe të detyrimit ekonomik. U rrit ardhja e kolonëve dhe marrja e tokës shqiptare. Për realizimin e misionit të shpërnguljes së shqiptarëve u angazhua edhe ushtria. Në vitin 1938, komanda e zonës së armatës së tretë, në Shkup, propozonte: Lypset të përpiqemi që turmat e forta dhe komplekse të shqiptarëve të shpërngulen sa më shpejt, duke futur në mes tyre të paktën 50 për qind të popullsisë sonë (sllave). Për këtë, gjatë viteve 1939-1940, u kryen dy operacione terrori ndaj shqiptarëve, nën pretekstin e mbledhjes së armëve, vrasjeve dhe masakrimit të popullsisë shqiptare nga ushtria jugosllave në pragun e kapitullimit të Jugosllavisë (prill 1941). Të gjitha këto bënë që masa e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi të ngrihet në një shkallë më të lartë. Vetëm në këto vite u dëbuan nga trojet e tyre rreth 280 mijë shqiptarë të tjerë. Përfundimisht, gjatë periudhës 28-vjeçare (1913-1941) nga viset shqiptare në Jugosllavi u shpërngulën mbi 500 mijë shqiptarë. (220 mijë deri në vitin 1937 dhe 280 mijë në vitet 1937-1941). Nga të 500 mijë shqiptarët e shpërngulur gjatë kësaj periudhe, një pjesë janë vendosur në Shqipëri dhe pjesa tjetër, rreth 380 mijë, në Turqi. Përballë një politike të tillë shkombëtarizuese, popullsia e viseve shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia zhvilloi një qëndresë të fuqishme në forma të ndryshme, deri në luftë të armatosur. Janë të njohura kryengritjet e Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit e Dibrës në shtator të vitit 1913. Kryengritjet e Plavës, Gucisë e Rugovës më 1919, apo ajo e Rrafshit të Dukagjinit po në këtë vit, ku numri i kryengritësve shkonte në 10 mijë. Një tjetër kryengritje, ajo e Kosovës, do të shpërthente në vitin 1920, ku 12 mijë kryengritës luftonin kundër ushtrisë serbomadhe. Dokumente arkivorë hedhin dritë edhe mbi lëvizjen e çetave kryengritëse në vitet 1918-1927, sidomos në zonën e Drenicës. Sipas statistikave, që japin organet shtetërore jugosllave, gjatë viteve 1919-1927 janë vrarë rreth 4 mijë luftëtarë shqiptarë kryengritës.

    Periudha katërvjeçare (1941-1944)

    Edhe pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste, në kushtet e pushtimit nazifashist, gjatë viteve të luftës, forcat ultranacionaliste serbomadhe të çetnikëve, të përbërë prej 40 mijë ushtarëve të ish-ushtrisë së kralëve, nën komandën e Drazho Mihajlloviçit, në mënyrë të vazhdueshme sulmonin Kosovën dhe vise të tjera shqiptare përreth, duke kryer vrasje e masakra në masë. Është e njohur tragjedia e Bihorit, në janar të vitit 1943, kur çetnikët shkretuan 52 fshatra, vranë 4 mijë banorë dhe kërcënuan gjithë popullsinë shqiptare në Kosovë e vise të tjera, se në rast qëndrese për të mos pranuar sundimin serb do të pësonin të njëjtin fatkeqësi si popullsia e Bihorit dhe Novipazarit.





    Si i favorizoi Tito kosovarët të ikin në Perëndim?


    Nuk është e rastësishme që, gjatë viteve 1944-1966, u zhdukën nga terrori serb në Kosovë dhe në viset e saj 70 mijë shqiptarë, nga të cilët rreth 40 mijë u zhdukën në periudhën katërvjeçare ´44-´48. Mbi 30 mijë të tjerë u eliminuan gjatë viteve 1949-1966. Shembujt më tipikë të këtyre krimeve shfarosës janë pushkatimi i 17 mijë shqiptarëve në Tetovë, Gostivar, Tivar, Mitrovicë dhe Gjilan në vitet 1944-1945. Po kështu, nuk mund të harrohet masakrimi i më se 30 mijë shqiptarëve në Drenicë, gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 1944-1945, apo mbytja me gaz helmues i 2 mijë djemve shqiptarë në Goricë. Serbët vijuan më pas me vrasjet dhe torturat çnjerëzore në vitet 1955-1957, që i maskuan nën të ashtuquajturin aksion për mbledhjen e armëve. Në këtë masakër famëkeqe u torturuan më shumë se 50 për qind e burrave të Kosovës. Ishin të njohur kampet e përqendrimit dhe burgjet famëkeqe titiste, ku gjetën vdekjen me mijëra shqiptarë si në: Nish, Mitrovicë, Goli-Otok, Idrizovë, Srem, Stata, Sinja. Dhuna serbe ndaj popullit etnik të Kosovës e viseve të saj u shfaq edhe njëherë në shtypjen e demonstratave të vitit 1968, 1981, 1989-1990. Përveç kësaj, janë ndjekur nga UDB me dosje përpunimi më shumë se 120 mijë shqiptarë.

    Shpërngulja e shqiptarëve të Kosovës në Turqi

    Ashtu si edhe në kohën e kralëve edhe regjimi titist përtëriu reformën agrare kolonizuese, duke ua marrë tokat shqiptarëve dhe duke ua dhënë atë elementëve serbë e malazezë. Kjo bëri atë që përveç kolonëve të paraluftës, të vijnë kolonë të rinj. Vetëm gjatë viteve 1947-1960, në katër rrethe të Kosovës; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë e Ferizaj, u vendosën rreth 53 mijë kolonë serbë e malazezë. Po ashtu, në atë kohë u përtërinë të gjitha mënyrat e detyrimit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Është e dokumentuar se mbi 50 për qind e elementit malazez, kroat dhe nga Bosnja, që jetojnë sot në Kosovë, kanë ardhur pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas të dhënave të botuara në numrin 10 të revistës “Përparimi” të vitit 1971, vetëm gjatë tetë vjetëve 1953-1960 janë shpërngulur nga Kosova rreth 285 mijë shqiptarë. Shpërngulja për në Turqi ka vazhduar edhe më pas dhe nga të dhënat që japin botimet e bëra në ish-Jugosllavi del se pas Luftës së Dytë Botërore serbomëdhenjtë kanë shpërngulur me forcë për në Turqi rreth 400 mijë shqiptarë, nga të cilët 203 mijë vetëm në vitet 1955-1958.

    Largimi i përkohshëm dhe i përhershëm në Evropë dhe Amerikë

    Një tjetër dredhi e përdorur nga regjimi titist për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, ishte dhe largimi për punë në vendet Perëndimore. Vetëm nga Kosova, në vitin 1978, gjendeshin në Perëndim rreth 60 mijë punëtorë, midis tyre 1200 femra. Ndërsa nga viset shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi, largimet për punë jashtë shtetit janë edhe më të mëdha. Vetëm nga katër komuna; Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Ulqin, në vitin 1978 u larguan për punë në Evropë 17 mijë vetë. Veç largimit të përkohshëm rezulton se shumë kosovarë dhe shqiptarë të viseve të tjera etnike në Mal të Zi dhe Maqedoni, kanë shkuar dhe janë vendosur në Perëndim përgjithmonë. Nga të dhënat dokumentare del se nga viset shqiptare të Malit të Zi janë vendosur në Amerikë dhe Australi 15 mijë shqiptarë. Po ashtu statistikat jugosllave të vitit 1971 dëshmojnë se çdo vit jashtë Kosovës emigrojnë 9 mijë shqiptarë. Në metodat serbe të shkombëtarizimit të Kosovës nuk mungonte edhe ajo e thithjes së shqiptarëve në thellësi të ish-Jugosllavisë. Dokumentet tregojnë se nga viti 1944 deri në vitin 1961 janë larguar në thellësi të Jugosllavisë rreth 79 mijë shqiptarë. Struktura kombëtare e kuadrit dhe e njerëzve të tjerë në marrëdhënie pune nuk i përgjigjej përbërjes kombëtare të Kosovës. Ndërsa shqiptarët përbënin 80 për qind të popullsisë numri i atyre që ishin në marrëdhënie pune ishte 59 për qind. Në sektorin shoqëror në Kosovë, ndërsa nga serbo-malazezët punonte një në çdo pesë vetë, nga shqiptarët punonte një në tetëmbëdhjetë vetë.

    Ikja në Shqipëri

    Për shkak të mohimit të të drejtave nacionale shoqërore në fusha të ndryshme dhe ndjekjes dhe terrorit gjatë viteve 1944-1945 kanë ikur në Shqipëri 130 familje dhe 3750 individë shqiptarë të Kosovës. Kjo vazhdoi edhe më vonë gjatë viteve 1948-1977, ku kaluan kufirin nga Jugosllavia për në Republikën e Shqipërisë 2 mijë emigrantë politikë, nga të cilët rreth 1770 ishin shqiptarë dhe 230 jugosllavë. Qeveria e Titos, popullsisë shqiptare jo vetëm i mohoi të drejtën për vetëvendosje, por edhe nuk e lejoi që të qëndrojë e bashkuar në një njësi administrative, megjithëse kjo popullatë prej afro 2 milionë banorësh jetonte në terror të plotë. Ashtu si edhe nën regjimin monarkist të kralëve, dhe titistët për të kënaqur interesat serbe, malazeze, maqedonase i ndanë artificialisht shqiptarët në katër njësi administrative: Kosovë, ku jetonin rreth 2 milionë banorë ku 1,800 milionë ishin shqiptarë. Në Maqedoni, ku jetonin rreth 400-500 mijë shqiptarë. Në Serbi mbi 100 mijë shqiptarë dhe në Mal të Zi, ku banonin rreth 60 mijë shqiptarë. Numri i popullsisë shqiptare, në bazë të statistikave dhe dokumenteve të botuara nga shteti jugosllav, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore jepet qëllimisht mjaft i zvogëluar nga Beogradi. Këto të dhëna marrë nga regjistrimet e ndryshme gjatë periudhës 1912-1971 janë shumë më të vogla në krahasim me atë që duhet të ishin sipas shtesës natyrale të shqiptarëve. Nga një përllogaritje e bërë në bazë të shtesës natyrale të popullsisë shqiptare për një mijë banorë në vit, del se nga viti 1912-1941 mungojnë rreth 650 mijë shqiptarë, të cilët janë zhdukur dhe shpërngulur jashtë trojeve të tyre. Gjithashtu, nga e njëjta përllogaritje, del se gjatë viteve 1945-1976 mungojnë mbi 540 mijë shqiptarë të zhdukur fizikisht dhe të shpërngulur jashtë Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi. Sipas statistikave shtetërore jugosllave, elementi serbo-malazez si në shifra absolute, ashtu edhe në përqindje ndaj numrit të përgjithshëm të popullatës në Kosovë deri në vitin 1967 ka ardhur duke u rritur për shkak të sjelljes me shumicë dhe kolonëve të para dhe pas luftës. Në regjistrimet e vitit 1971, në raport me vitin 1961 elementi serb e malazez ka pësuar ulje si në shifra absolute edhe në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë në Kosovë.

    Teoria titiste për shkombëtarizimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi

    Teoricienët, historiografët dhe politikanët titistë donin të ringjallnin teoritë e ndryshme antishqiptare të borgjezisë së vjetër serbomadhe, kryesisht në fushën e historiografisë dhe demografisë. Këta teoricienë mohonin lashtësinë e shqiptarëve dhe nënçmonin kulturën e shqiptarëve, shtrembërojnë rolin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, se gjoja paska luftuar për të ruajtur sovranitetin e Sulltanit në tokat e shqiptarëve. Ata pohojnë se popullsia shqiptare në Kosovë gjoja është vendosur para 150-200 vjetësh. Po kështu, teoricienët titistë bënë përpjekje të vinin në zbatim pikëpamjet e tyre në fushën e demografisë. Përveç teorive të tjera antishqiptare u shfaqën edhe mjaft teori në fushën demografike, të cilat synonin të justifikojnë pakësimin dhe largimin e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Ashtu si në vitin 1937, Vaso Çubrilloviçi në referatin e mbajtur para klubit serb të kulturës, në Beograd, shprehte shqetësimin e tij se “politikën tonë të kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare”. Edhe politikanë titistë pas Luftës së Dytë Botërore shqetësohen për shtesën e madhe të popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Të dhënat statistikore të shtetit jugosllav të vitit 1971 tregojnë se popullsia e Kosovës gjatë 50 viteve të fundit, 1921-1971 me gjithë zhdukjet e shpërnguljet në masë është trefishuar në krahasim me ritmet e shtimit natyral të Jugosllavisë. Shtimi natyral i popullsisë shqiptare në Jugosllavi ishte në ato vite 34-37 për mijë në vit, domethënë tre herë më i lartë se shtimi mesatar në Jugosllavi. Madje, këto statistika tregonin se fertiliteti i gruas në Kosovë zinte vendin e tretë në Botë dhe popullsia shqiptare ishte më e reja në moshë në Jugosllavi (ku nga 1 deri në 35 vjeç përbënin 74 për qind të popullsisë). Me këtë tendencë rritjeje, që kishte popullsia e Kosovës, do të dyfishohej çdo 24 vjet. Të gjitha këto të dhëna i kanë preokupuar shumë jugosllavët, të cilët kërkonin rrugët, format dhe mjetet për pakësimin dhe largimin e popullsisë shqiptare. Jugosllavët e konsideronin shtesën e popullsisë shqiptare një proces eksplozioni demografik dhe shpiknin lloj-lloj mënyrash, që synonin gjithnjë pakësimin e popullsisë shqiptare. Shpesh titistët bënin presion për pakësimin e lindjeve, largonin nga vendi moshat aktive të popullsisë, nuk bënin asnjë përpjekje për të pakësuar mortalitetin dhe për më tepër e linin Kosovën në prapambetje të plotë ekonomike dhe kulturore me qëllim që të pengonin rritjen e popullsisë. Kështu propagandoheshin norma të Evropës Perëndimore për planifikimin familjar, nxitej politika e migrimit jashtë e brenda vendit, si dhe migrimet e përkohshme të fuqisë punëtore kosovare në Evropë për të përballuar shtesën e popullsisë.

    Falsifikimet e Beogradit në regjistrimet e popullsisë shqiptare

    Për të realizuar zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Jugosllavi herë pas here kanë përdorur falsifikimet e pafundme në regjistrimin e popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Për këtë janë shpikur dhe zbatuar lloj-lloj formash e presionesh që të shënohen sa më shumë shqiptarë si maqedonas, malazezë, serbë dhe turq (të ashtuquajturit kombësi myslimane e Jugosllavisë). Përfundimisht, në 60 vjetët e fundit 1912-1976, në viset shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia u zhdukën fizikisht mbi 277 mijë shqiptarë dhe u shpërngulën nga trojet e veta më shumë se 973 mijë të tjerë, që gjithsej kapin shifrën e 1 milion e 250 mijë vetëve. Nga dokumente dhe studiues të ndryshëm del se midis dy luftërave botërore vetëm në Turqi kanë shkuar mbi 700 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Por, me gjithë zhdukjet fizike dhe shpërnguljet e mëdha, popullsia shqiptare e këtyre anëve, për shkak të qëndresës së madhe dhe të natalitetit të lartë, nuk u sllavizuan dhe as mbetën në pakicë. Përherë shqiptarët kanë qenë shumicë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Në vitin 1971, regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi jepte si shifër të shqiptarëve 1 milion e 310 mijë vetë. Natyrisht kjo shifër nuk është e saktë, pasi fshihet realiteti. Atëherë po të merret parasysh shtesa e popullsisë shqiptare në trojet e tyre në Jugosllavi kjo shifër duhet të ishte që në atë kohë rreth 2 milionë, që do të thotë për nga numri i popullsisë shqiptarët ishin të tretët në atë shtet, gjë e cila ngjallte shqetësim edhe te politikanët e regjimit të Titos.

  16. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Veprimtaria e UDB-së jugosllave kundër Shqipërisë

    Jugosllavia pas Rezolutës së Informbyrosë, u bë e ledhatuara e Perëndimit dhe anglo-amerikanëve, dhe strehë për shumë shqiptarë të arratisur për motive politike.

    Menjëherë mbas mbledhjes së Triestes, në vitin 1949, në të cilën merrnin pjesë: Abaz Ermeni, Xhafer Deva dhe spiuni jugosllav Gani Kryeziu, se bashku më vëllain Seit Kryeziun, Qeveria e Beogradit filloi t'a shtoj dhe t'a intensifikojë më shumë aktivitetin armiqësor kundër Shqipërisë.
    Ajo në bashkëpunim të ngushtë me agjentët shqiptarë nga Shqipëria të ikur në Jugosllavi, krijoi qëndra të posaçme spiunazhi në afërsi të kufirit shqiptaro-jugosllav, të cilat merrëshin kryekëput me organizimin e spiunëve të çfarëdo ngjyre, me rekrutimin e mercenarëve naivë nga Kosova, të cilët i stërviteshin në kurse e shkolla të veçanta me anë të oficerëve udbash të sprovuar të spiunazhit jugosllav.

    Spiunët pasiqë mbaronin kurse speciale, armatoseshin nga oficer të UDB-së dhe të udhëhequr prej tyre, në grupe të ndryshme i dërgonin në tokën shqiptare për të kryer akte spiunazhi, sabotazhi, terorizmi, për të ngjallur konfuzion në popull, për të inkurajuar elementë reaksionarë në Shqipëri dhe për të organizuar arratisje nga Shqipëria në Jugosllavi.


    Të tillët ishin: Dan Kaloshi, Tahir Hoxha, Nik Sokoli, Mark Tunxhi, Ndre Lufi, Gjon Lulosh Deshtanishta, Mehdi Ndreu, Marko Bib Vokrri, Zef Gjon Sokoli, Ferdi Sima etj. të cilët gjatë okupimit nazi-fashist kishin qënë bashkëpunëtorë aktivë të okupatorëve.

    Në muajin Tetor 1949 një grup diversantësh të armatosur dhe të porositur posaçërisht nga kapiteni i UDB-së, Vllado Popoviç, u futën fshehurazi në tokën shqiptare dhe vranë kryetarin e lokalitetit të Kalasë së Dodës (rrethi i Kukësit) Sabri Podën.

    Akte të tilla terroriste grupet e diversantëve të udhëzuar nga oficerët e UDB-së jugosllave, kanë kryer edhe më vonë,duke e vrarë Sekretarin e Këshillit të katundit Vukël, Ded Markun, nëntogerin e Ushtrisë, Melo Babaj, policin Mane Kazanin, reshter Ndue Markun, fshatarët Nikoll Prendin e Kasem Imerin etj.


    Bazat e fshehta të UDB-së për stërvitjën e shqiptarvë në Jugosllavi:


    Qëndrat kryesore të spiunazhit jugosllav që drejtonte veprimtarinë kundër Shqipërisë, ndodheshin në Prizren, Gjakovë dhe Ohër, të cilat kishin edhe degët e tyre vartëse:

    a) Në Mal të Zi, me qëndër pune në Tivar, Podgoricë dhe Andrijevicë. Në këto qëndra UDB-a, kishte grumbulluar shqiptarë të cilët kishin formuar grupe të ndryshme të armatosura diversantësh që kryesoheshin nga: Nikoll Gjeto Tonaj, Vat Mali, Mark Pashku, Kol Gjergji, Gjon Kiri, Palok Luca, Preng Ndue Dusha, Cen Tahiri, Kol Pali, të cilët drejtoheshin e stërviteshin nga oficerë të të UDB-së jugosllave, si kapiteni Pero Buzhanoviç, kapiteni Stanko Gjokiq,toger Vido Ivmov etj.

    b) Në Kosovë, me qëndër në Prizren dhe Gjakovë, gjithashtu dhe në këto dy qëndra ishin grumbulluar me dhjetra kriminelë lufte dhe të arratisur shqiptarë e mercenarë kosovarë që kryesoheshin nga: Lutfi Spahia, Dalip Nuhija, Rexhep Beca, Destan Parllaku, Marka Deda, Ber Abdullahi, Nik Sokoli, Cen Mala, Hasan Isufi, Ram Tahiri, Mark Tunxhi, Tahir Hoxha etj, që drejtoheshin nga oficerat e UDB-së: Çedo Mijoviç, Vllado Popoviç, kapiten Mazllum Nimani etj.

    c) Në Maqedoni, me qëndër pune në Ohër, Dibër, Strugë. Edhe në këto qëndra ishin grumbulluar grupe spiunazhi të armatosura nga të cilët një pjesë ishin kriminelë lufte dhe një pjesë të gabuar e të gënjyer prej tyre që kryesoheshin nga: Qazim Lusha, Ferik Maliqi, Shaban Tormazi, Qemal Zagorçani, Abaz Tormazi, dhe drejtoheshin nga udbashet: kapiten Jaçe Popodanov, kapiten Mile Gortiq, Svetko Jovanofski etj.

  17. #217
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kosmetelli,

    Vec dikush qe punon per sherbimet sekrete te shkijeve mund te siguroj keto te dhana.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-a dhe shqiptarët

    ... Me kujtohet në një raport të SDB federative të atyre viteve të cilin e lexova gjatë qëndrimit tim në kursin për kuadro të zgjedhur të këtij Shërbimi në nivel federativ me Qendër në Batajnicë afër Beogradit, në të cilin thuhej se vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit në Jugosllavi ishin të vëzhguar me metoda operative dhe të evidentuar në kartotekat për punë në vazhdimësi afro l800 persona, e një pjesë prej tyre janë vënë si informatorë të disa Shërbimeve të huaja, si p.sh. afro 246 persona janë të angazhuar në rrjetin agjenturor të Bullgarisë, mbi 38o vetë për KGB ruse, 152 veprojnë si agjentë të BND gjermane, kurse mbi 216 persona nga mbarë Jugosllavia (pjesa më e madhe janë nga Kosova) të cilët më së shumti në baza ideologjike dhe patriotike janë mjaft aktiv dhe në mënyre shumë konspirative veprojnë për interesa të AOS- (Albanska obavestajna Sluzba) në gjuhën serbe, ose ARS (Albanska Razuznavacka Sluzba) e quanin Shkupi me maqedonishten e tyre - Sigurimin shqiptar… Gjersa për CIA amerikane nga trojet e Jugosllavisë janë të evidentuar 320 informatorë (pjesa më e madhe janë kroat dhe shqiptarë). Por këtu duhet të theksojmë se një numër i konsiderueshëm i personave nga Jugosllavia (sidomos myslimane nga Bosnja e Hercegovina, por edhe nga Sanxhaku) janë duke vepruar në linjat agjenturore dhe të spiunazhit për interesa të Teheranit dhe disa vendeve të tjera të Arabisë dhe Shërbimeve sekrete të Afrikës së Jugut, por ka ca të cilët janë dëshmuar si informatorë të MOSSADIT izraelit ose të ndonjë shteti tjetër si ai grek ose Sigurittatin rumun, Italian dhe për Britaninë e Madhe etj.

    Dhe të gjitha informacionet, raportet dhe analizat të cilat bëheshin dhe e tërë e verifikuar nga tereni nën ombrellën e një hijerarhije rigoroze dërgoheshin në forma analizash dhe ne shumtën e rasteve depeshe të shifruara për raste urgjente dhe me postë speciale për mes linjave ajrore, organeve dhe sektorëve të fushave të veçanta të nivelit federativ dhe anasjelltas tek kryeshefat e Shërbimeve të UDB dhe KOS-it, të cilët mbulonin republikat dhe krahinat autonome,veçmas për Kosovë (ku gjendeshin Mehmet Shoshi, Selim Brosha, Medenica, Muharem Dana, Xhevdet Hamza, Jusuf Karakushi, Bashkim Hisari, Danush Luri, dhe një listë e gjatë e atyre të cilët ishin betuar dhe se do të udhëhiqnin me devotshmëri operacionet sekrete të UDB dhe KOS jugosllav në tërë territorin e Kosovës dhe jashtë saj, sidomos në radhët e emigracionit shqiptar ne disa shtete te Evropës perëndimore gjer në Amerikë, e paralelisht në këtë front dhe linjë krahas shqiptarëve ishin të angazhuar edhe ekspertë të UDB-së nga Shkupi dhe Beogradi, të nivelit federativ jugosllav (duke mbajtur në “linjë” edhe shumë persona nga radhët e emigracionit kroat).

    Një numër i madh operativistësh të UDB dhe KOS-it punonin edhe nën petkun diplomatik, si atashe ushtarak, kulturë ose ekonomi, dhe në mënyrë të perfeksionuar informonin përmes Sektorit të Informacionit që gjendej pranë përfaqësive diplomatike jugosllave në shumë vende të botës… Kështu agjentura jugosllave kishte të infiltruar informatorë dhe spiunë të vërtetuar nga radhët e shqiptarëve vetë brenda për brenda radhëve të emigracionit shqiptar si në Amerikë, Belgjikë, Francë, Itali, Gjermani, Spanjë dhe gjer në Kanada e Australi, për çka do të bëjmë fjalë më gjerësisht në faqet e librit në dorëshkrim me titull “UDB-a DHE SHQIPTARET”.

    Dhe për të gjitha këto operacione të fshehta të sektorëve për zbulim dhe kundërzbulim si në nivel të SDB republika e krahinore dhe asaj federative kishin hapur disa dosje të veçanta ku grumbulloheshin materiale dhe raporte operative brenda dhe jashtë vendit nga të gjitha meridianët e globit ku mbuloheshin nga rrjeti agjenturor nën aksionin e koduar “Stuhia ballkanike” etj. Prandaj, mu për këtë u shkruajt edhe libri “Crveni horizonti” (Horizonti i kuq) kurse Milan Obradoviq, një kuadër federativ i UDB-s në Beograd shkroi librin me titul “Tajni frontovi na Kosovo” (Frontet e fshehta në Kosovë), të cilët ruhen nëpër arkivat e UDB-s dhe KOS-it jugosllav për nevoja interne të shërbimeve në fjalë, sidomos kur është nevoja për mënyra dhe përvojë metodash në survejimin e shqiptarëve në shtigjet e errëta të brengës ballkanike udbashiane… Po kështu për një plan afatgjatë operativ në fushën e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav në këto anale i vë në funksion edhe dy projekte aksionesh të koduara “Tenis 1” dhe “Tenis 2” në radhët e të cilëve u angazhuan mbi 160 operativistë eminent të SDB-së federative, por merrnin pjesë edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga SDB e republikave dhe krahinat autonome të Jugosllavisë, sepse tanimë me ardhjen e Lluka Banoviqit, pastaj të Franjo Herleviqit, Petar Gracaninit dhe Stane Dollancit, e sidomos pas rënies së Rankoviqit në SDB dhe në radhët e KOS-it ishin bërë disa transformime të reja dhe shkrirje sektorësh, vënie në funksion të disa metodave të tjera më ndryshe, por që nuk dallonin shumë nga ato të mëhershmet, të cilat ishin kryekëput të stilit dhe shablloneve të KGB ruse. Këtu me duhet të përmendi se në krye të Shërbimit për informacion dhe dokumentim, i cili vepronte në analet e diplomacisë jugosllave ishte Maksimilijan Bace me nofken Maksi, gjersa shef i KOS (Kontra obavestajna Sluzba JNA) ishte gjenerali Jefto Shashiq, i cili direkt i referonte Titos. Por kishte edhe një hordhi tjetër e njerezve të rangut më të lartë, disa prej tyre vepronin edhe në stilin e Xhems Bondit, si në filmat ,,007,, etj. Por tejet të bazuar në baza të teorisë së fshehtë dhe të një konspiracioni të paparë, duke bërë edhe sfida kombinimesh operative, plane dhe projekte mahnitëse të një përvoje, njëkohësisht edhe të një tmerri të çuditshëm, psh siç vepronin operativistët e SDB së Shkupit në bashkëpunim me ata SDB për Kosovë gjatë zhvillimit të aksionit “Kosova trans”, ose të asaj “Kacanicka krisura” apo të asaj “Bugarska vrska”, kur vitet l969-72 mbaheshin në vëzhgim dhe përcjellje të vazhdueshme profesori i drejtësisë në Shkup, Gaber, ku merrja pjesë edhe unë si operativ për përcjellje dhe ndjekje të tij deri në Sofje dhe ca vende të tjera të Bullgarisë…

  19. #219
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    mos u mundo me gjuajt hi
    per ty nuk eshte i rrezikeshem sherbimi sekret serb pse?
    per ty eshte i rrezikshem UCK dhe SHIK pse?
    qka te pengon ty identifikimi i rrjetit te sigurimit serb ne Kosove pse?
    hahahahahaaa
    po vetem keto pyetje poe tregojn kush je ti
    o drenicak zdralani o kotari i thive
    hahahhaaa
    a mos o kosovell mose se ne nji oborr mund te jen edhe katari po se besoj se esht drenicaki i till kurre, po ruju se po te nine thaqi eeeeee dije .

  20. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Kosmetelli,

    Vec dikush qe punon per sherbimet sekrete te shkijeve mund te siguroj keto te dhana.
    e more Branko alias arb mendoni se po boni diqka kunder shqiptarve dhe ne kurr mos me dite. Juve shkieve ju ka humbe orjentimi ne kohe dhe hapsir.
    nese ke fakte qite kunder
    se une nuk do te ndalem kurr dhe do ti publikoj
    a te dual emri naj kun Branko alias arb?
    shume shpejte edhe ty do te qes ne fush kot mshefsh pas nikave Arb... etj
    e dim kush je
    mos prek ne privat
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 11-01-2010 më 11:52

Faqja 11 prej 49 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •