Close
Faqja 10 prej 49 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 979
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Keshtu shkruan nje person nga peja ne nje forum shqiptar:

    Pasi vi nga Peja desha te shkruaj ate qka une di dhe e dine e gjithe qyteti i Pejes, njerzit qe kane bashkpunuar me Serbine pra direkt me Arkanin me biznes (kotrabande) dhe tani bashkpunojne me Serbine.

    Ekrem Lluka boshnjak perpara thirrej me mbiemrin Llukiq.
    Njeri nder kotrabandistet me te medhenje qe ka pasur ndonje here Kosova, para lufte ka qene njeri me i afert i Arkanit ku se bashku me Arkanin kontrollonin kotrabanden me derivate te Naftes dhe cigareve ne gjithe teritorin e Kosoves, si mbulese kishte shtyp shkronjen Dukagjini.
    Pas lufte ne Peje u muar nen mbrojtjen e Ramush Haradinaj, ky njeri kontrollon kotrabanden e Naftes dhe Cigareve per teritorin e Kosoves ku kotrabanda vien nga te njejtat rruge qe vinte dhe para lufte, Nafta nga Greqija-Shqipari-Mal te Zi-Kosove, Cigaret Serbi-Kosove. KFORI para ca muajve konfiskoj 40 ton cigare ku u arrestua vellau i Gjeneral Qekut.

    Ekram Lluka posedon tani me:
    1.shtyp shkronjen Dukagjini
    2.TV Dukagjini ku kryesisht behet propagande per Ramush Haradinaj dhe vlerat e luftes.
    3. Radio Dukagjini
    4.Privatizoj klubin baskedbollistik ne Peje ku tani thirret me emrin Dukagjini.
    Truprojet e keti biznismeni jane ish ushtar te Ramush Haradinajt, pra ky njeri eshte i pa prekshem nga qdo regjim.
    Pasi ky "biznismen" meret me kotrabande dhe nuk i paguan shtetit te Kosoves asnje tatim, tatimin e paguan tek Ramush Haradinaj, pra ne stilin e mafis Italiane
    Njerzit me te afert dhe bashkpuntoret e tij jane: Ramush Haradinaj, Ethem Qeku AAK tani ne parlamentin e Kosoves, velau i Agim Qekut gjeneralit, ku KFORI ne rastin e kapjes se kotrabandes burgosi 2 dite kete njeri.

    Naser Kelmendi
    Njeri para lufte merej me kotrabanden e Droges ne bashkpunoi me Arkanin, ne martesen e djalit te tij ne vitin 1996 ne diten e Hene beri nje banket te madhe ku ishin te thirrur kreret me te medhenje te policise se Jugosllavise ku ne ate darsem muar pjese dhe vete Arkani.
    Pas lufte Ramush Haradinaj muar kete "biznismen ne mbrojtje dhe e shpalli permes gazete dhe radios qe Naser Kelmendi ndihmoj TMKen me 6.000 dm dhe ky njeri u be i pa prekshem, dhe tani Naseri posedon shume pasuri te pa tundshem ne Peje dhe Bosnje (sarajeve) ku dhe jeton diali i tije me te shoqen, Naseri dhe sote eshte bos i Droges ne Kosove dhe rajon me lidhje shum te ngushta me Serbine.
    Tatimin apo haraqin e paguan tek Ramush Haradinaj.

    Keta dy individ Ekrem Lluka dhe Naser Kelmendi posedojne nje rrjete shum kriminalitetit shum te forte ne Kosove dhe jane direkt ne lidhje me Serbine dhe te keqijat qe ndodhin ne Komunen e Pejes mendoj qe lidhen ngusht me keta individ (BOSA)

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NË BUJANOC U VRA SERVER FAZLIU PJESËTAR I ASI | 14:53 | B92
    Bujanoc -- Pas vrasjes së Server Fazliut, pjesëtar i Agjencisë së Sigurimit Informativ nga Bujanoci, Qendra koordinuese e shtetit vlerësoi se situata në Jug të Serbisë po përkeqësohet dhe që tani është serioze. Siç njohtoi korrespondenti i B92 Radoman Iriq, dy sulmues me maska të marten pasdite nga arma automatike kanë shtënë ndaj Server Fazliut në një dyqan dhe pastaj kanë ikur. E tërë kjo ka ndodhur në pjesën e qytetit të banuar me shqiptarë, gjë që shpie në përfundim se kjo është vepër e shqiptarëve ekstremë, pjesëtarëve të ish-UÇPBM. Shefi i Qendrës koordinuese, Nebojsha Çoviq deklaroi se ky është akt klasik terrorist dhe që terroristëve nuk u përgjigjen shqiptarët lojalë ndaj Serbisë. Fazliu i ka kaluar 14 vjet në Sigurimin Shtetëror, ka qenë i martuar dhe i ka 3 djem. Vendin e krimit e kanë vizituar anëtarët e Qendrës koordinuese dhe ekipet e misioneve vëzhguese të Bashkimit Evropian.




    BEOGRAD (5 Shkurt) - Zëvendëskryeministri serb Nebojsha Çoviç e cilësoi sot si akt terrorist vrasjen e një agjenti kosovar të shërbimeve sekrete, i cili u qëllua më armë zjarri ndërsa po udhëtonte me të birin. Çoviç u shpreh se ka informaicone të sigurta se vrasja mban firmën e anëtarëve të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjeës dhe Bujanovcit (UÇPMB). "Ata nuk duan që të jetojnë në një shtet i cili ka ligje dhe rregulla dhe nuk duan që të punojnë dhe jetojnë në jetë normale", tha ai. (Ballkan Web)

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Flet Ramë Maraj

    Këshilltari special i presidentit Ibrahim Rugova ka vendosur të flasë në një intervistë me vazhdime ekskluzivisht për “Kosova sot”. Ai tregon për institutin e tij që kohë më parë u bastis nga policia, për dosjet e dorëzuara nga PDK-ja në UNMIK, për raportet me presidentin Rugova, për aktivitetin e tij para dhe pas luftës dhe për shumë gjëra të tjera….

    Kosova Sot : Çfarë bënë instituti juaj ?

    MarajHPSO është themeluar në shkurt të vitit 2000 dhe funksionon tani e pesë vite radhazi. Përpos certifikateës së regjistrimit kemi edhe dokumente të statutit të beneficuar. Në fillim por edhe tani IHPSO ka punuar në hartimin e programit dhe planeve të punës si dhe në anën tjetër me infrastrukturë dhe resurse kompetente profesionale. Pas një faze të konsilidimit për çdo vit kemi bërë hulumtime në tema aktuale që
    kanë lidhje me tranzicionin në Kosovë, analiza, vlerësime dhe konkluzione.Janë publikuar raporte në konferenca, konferenca për shtyp, disa raporte janë publikuar edhe në mediumet e shkruara. Në disa
    konferenca për shtyp kanë qenë edhe gazetarë të gazetës “Kosova Sot ”. Megjithat mediat kanë mundur të na përcjellin edhe më me korrektësi. Disa nga këto raporte i kemi shpërndarë edhe në disa zyra të aleatëve në Prishtinë.

    Kosova Sot: A mund t’i përmendni disa hulumtime që i keni bërë dhe kush ju financon?

    Maraj: Puna jonë gjer me sot është e financuar vetëm nga donatorë vendorë.Për të gjitha donacionet kemi dokumentacion adekuat të cilin mund ta keni në shikim edhe ju. Në vitin 2001 kemi patur projekt hulumtimi : Efektet dhe karakteristikat e fushatës elektorale parlamentare në limitet e administrimit ndërkombëtarë në Kosovë, hulumtimi ka përfshi rreth 1789 respodent. Ky projekt ka përfshir rreth 60 pyetje në pyetsor me gjashtë kaptina si psh kaptina e parë ishte organizimi, funksionimi, efektet, si dhe vërejtjet eventuale të qytetarëve në funksionim, kjo përafërsisht është bërë edhe për UNMIK-un,OSBE-në, faktorët politik vendor me ndikim në proceset politike, minoritetet si dhe një kaptin ishte edhe rreth fushatës-zgjedhjeve. Këso hulumtime nga IHPSO janë bërë edhe në vitin 2003 dhe 2004. Në vitin 2004 ishte kohë e transferimit të kompetencave në disa lëmi nga ndërkombtarët tek vendorët dhe vet projekti jonë hulumtues ishte:
    Karakteristikat dhe efektet e zhvillimeve mes dy parë zgjedhjeve parlamentare në udhëkryqin e radhës së administrimit ndërkombtarë në Kosovë,etj.

    Kosova Sot: Sa njerëz punojnë për ju ?

    Maraj: Në bazë të projekteve vlerësohet edhe numri i njerëzve të cilët grupohen në divizione hulumtuese. Me çdo projekt njerëzit angazhohen me kontrata të nënshkruara.Kështu që numri variron, Me numrin e njerëzve të angazhuar jemi të kënaqur,tjetër është se për punët e mëdha që i kanë bërë nuk kemi mundur të ju krijojmë kushte si e meritojnë dhe si ne dëshirojmë,por tek shqipëtaret ende është gatishmëria e shfrytëzimit të resurseve humane.

    Kosova Sot:A keni lidhje me ndonjë parti politike kosovare?

    Maraj: A kemi lidhje! Nëse mendoni kontakte atëherë mund të ju themi se qysh me themelimin e institutit kemi patur në vijim kontakte me LDK-në,PDK-në e sotme,AAK edhe te tanishmen ORA. Kryetari i LDK-së dhe Presidenti i Kosovës Prof.Dr. Ibrahim Rugova na i ka lënë dyert e hapura që me projekte të caktuara për reforma e zhvillim mund të qasemi sa herë që ne kemi me çka të qasemi,për fat të keq edhe pse në fillim kontakti me PDK-në ishte premtues, nuk ndodhi një bashkpunim. Nuk dua të hy në arsyet. Kjo ishte një dëshirë e jona që të kontribuojmë pa kushte. Me AAK-në ka shkuar më mirë, me Ylber Hysen kemi patur një kohë kontakte ku bisedat ishin konstruktive.

    Kosova SOT: A është kërkuar prej IHSOP-it ndonjë shërbim nga shërbimet sekrete rajonale?

    Maraj: Nga IHPSO asnjëherë nuk është kërkuar një gjë e tillë.

    Kosova Sot: Partit kryesore në Kosovë LDK dhe PDK thuhet se kanë shërbime informative A dini gjë për këtë qështje?

    Maraj: Për partitë tjera mund të flasin përgjegjësit e tyre. LDK-ja nuk ka shërbim partiak. Ju besoj se e dini se me 1990 LDK-ja në krye me themeluesin e vet pra Presidentin Rugova kishte inicuar formimin e dy
    ministrive: asaj të Mbrojtjes dhe Punëve të Bbrendshme. Aty ishin të kyqyra në mënyrë selektive gati të gjitha segmentet politike, partiake e grupore.
    Pra nismat e LDK-së asnjëherë nuk kanë patur karakter të kufizuar partiak.Ato kanë qenë nisma institucionale.Pra iniciativë për shtet.

    Kosova Sot: A është përzier ndonjëherë instituiti juaj në veprimtarit e këtyre shërbimeve?

    Maraj: Më logjike më duket sikur të kishit pyetur a janë përpjekur apo përzier te tjerët në punët e IHPSO-së nëse diçka e tillë ekziston .

    Kosova Sot: Kthehemi pak, para lufte. Cili ka qenë Ramë Maraj në atë kohë? Dhe çfarë aktiviteti keni patur me fillimin e luftës?

    Maraj: Lufta rrëmbeu edhe katër antarë të familjes sime babain Fazli Maraj,djalin e axhës Skënder Marajn i cili u vra me uniformë të UÇK-së ,axhën Ahmet Marajn ,Mehmet Marajn. Ish njëri ndër themeluesit e Ministrisë se parë të Mbrojtjes së Kosovës me ministër Hajzer Hajzeraj,gjashtë vite kam jetuar në Tiranë. Në prag të luftës ku kam patur mundësi e kam ndihmuar luftën në Kosovë,kam patur relacione të rëndësishme me Ilir Konushevcin “Mërgimin” emrin e të cilit e ka patur edhe Brigada “Mergimi”.Në vitin 1999 kyqet prap në ministrinë e Mbrojtjes me Ministër Halil Bicaj,në të cilën kohë inkurajuam edhe një herë ministrin që të bëheshin negociata me krahun tjetër të UÇK-së për integrim ku veqohet një tentativë me Jakup Krasniqin dhe një tjetër me Azem Sylajn atë kohë ministër i krahut tjetër. Në Prishtinë në objektin e Sllovenija
    Sportit ku ishte vendosur ministria e mbrojtjes jam kthyer në pozitën e ndihmësit të ministrit për siguri.

    Kosova Sot: A jeni takuar ndonjëherë me ish-komandantët e UCK-së?

    Maraj: Po jemi takuar dhe atë pa dallim.Ruaj kujtime të mira por edhe të dhimbshme.Përpos në strukturen ku vepruam në Tiranë jemi takuar edhe kemi vepruar me eksperiencën tonë pa dallim me komandant apo ushtarë dhe njerëz të strukturës.Mund të permend disa si me Sali Çekun, Agim Ramadanin,Ilir Konushevcin dhe pothuaj gati me shumicën e shokëve të tij më të ngushtë, me Azem Sylen, njëherë edhe me Zahir Pajazitin, Mujë Krasniqin, Adrian Krasniqin, kam takuar dhe disa djem të vyeshëm të LKÇK-së etj, shumicëen prej tyre kryesishtë në Tiranë por edhe në Kosovë. Është shumë e lehtë për mua dhe për disa të gjallë të cilët jetojnë me familjet e tyre bnë Kosovë. Pyetni se ku është familja e dëshmorit Ilir Konushevci, bashkëshortja e tij Lulja dhe vajza etij Nertila të cilat tani më jetojnë në Zvicërr.Iliri ka luftuar për Kosovën dhe jo për jetën në Zvicërr. Sot ende shumë familje të dëshmorëve janë duke jetuar nën tenda, por a janë duke jetuar nën tenda përfaqësuesit e tyre? Pra këta që janë lëshuar në betejë që ti përvetësojnë politikishtë edhe të rënët për Kosovën.

    Kosova Sot: Çfarë aktiviteti keni pasur menjëherë pas luftës?

    Maraju e dini se pas luftës një ndër sfidat tona ishte edhe deminimi ku nga minat kanë pësuar megjithatë shumë njerëz. Por bëhet pyetje se a ka edhe sfera tjera të minuara nga pushteti serb-aka përfunduar deminimi politik serb në Kosovë.Sërbisë me vështirësitë që ju krijuan nga NATO me në krye SHBA-të dhe OKB e BE pjesërisht i është imponuar ndërrimi i strategjisë ndaj Kosovës por jo edhe i qellimeve.Ka strategji në botë për teritoret përkohësisht të okupuara.Sërbia pa të drejt dhe pa legjitimitet e nganjëherë edhe para syve të disa segmenteve ndërkombëtare në Kosovë ka patur sukses pjesërisht edhe të vijë në shprehje me këtë strategji.Në këtë kuader qellimi i saj ndër të tjera është edhe bllokimi i energjive pozitive(unitet,bashkpunim e bashkëveprim integrues) dhe nxitja e energjive negative që jep rezultatet- shanse të vetme për të cilat ajo punon dhe kujdestaron.Pra të formimit të fronteve brendashqiptare.Ne nuk do të jemi kurrë palë e dytë apo ndonjë tjetër, të shpresojmë se nuk do të ketë as palë të parë. Thuhet mos pyet se ]farë po të thonë por kush pa ta thotë apo jo?

    Kosova Sot: Të dalim tani tek akuzat e shtypit për ju. Në disa dosje të botuara më herët, emri juaj është mjaftë i përfolur. Cili është komenti juaj për to? Jeni ankuar për këtë?

    Maraj:Po sipas ligjit për media së pari kamë bërë kërkesë apo ankesë të vet mediat me shkrim të cilat kanë shkruar dezinformuar bile edhe shpifur për mua dhe për ne-IHPSO-në.Nga ato nuk kamë marrur asnjë përgjigje.Pastaj kamë bërë ankesë edhe të Komisioneri i Përkohshëm për media dhe për fat të keq gjer me sot nuk kam përgjigje të cilen e meritoj.Një shkresë të cilën e kam marrur nga Z.Zhilet shkruan se ka një
    shembull të iniciativës por më duken indicative disa fjalë në shkresen e Robert Zhiletit ku ai më drejtohet me një statistikë: thotë se ju jeni record i vetëm në Kosovë që një përson të bej 24 ankesa.Për të vazhduar
    më tutje se duhet ti përmblidhni në formë të shkurtuar dhe ne një vend thotë “ sa më pak ankesa aq më mirë “ këtë shkresë mund ta keni.Tani po kam dro se mos këto shkrime (me shpifje me qellim-intriga)kanë arritur kaq larg. Pas kësaj vakije unë jam i detyruar tju drejtohem organeve të drejtësisë dhe këtë do ta bëjë e në disa raste gjer edhe në instance ndërkombëtare.Si duket ky kualicion i së keqës gabimisht ka llogaritur kur e ka nisur këtë front ndaj neve.

    Kosova Sot: Disa gazeta kosovare kanë raportuar se në vitin 2004 jeni takuar me hetues të policisë. A është kjo e vërtetë?

    Marajjo është një manipulim që KTV-ja dhe Koha ditore me koalicionin e së keqës janë munduar ta plasojnë në teren.Merreni me mend vetëm një moment. Një polic ndërkombëtarë që thuhej se është amerikan së pari ai ishte nga Kanada dhe ishte angazhuar në UN përmes kompanive private.Opinionit i kujtohet se ky polic nga vetë UNMIK-u ishte arrestuar për dekonspirim.Dhe tani KTV-ja dhe Koha ditore këtu bën dy potezaotezi i parë mereni me mend cilin polic e ka intervistuar? pra një polic të arrestuar nga vetë ndërkombëtaret dhe atë për dekonspirim në detyrë zyrtare,potezi i dytë policet në Kosovë si vendoret ashtu edhe ndërkombëtaret e kanë të ndaluar të japin intervista të pa autorizuar dhe e treta intervista bëhet ne një lokal të një personi i cili ka punuar në vend shumë të rëndësishëm në masat e dhunshme të Serbisë para lufte.Ky është një guxim i madh. Edhe më të guximshëm më duken disa subject të rëndësishëm që e përkrahin bosin e këtyre dy me-di-ja-ve.Pronarin pas lufte të 40 milion eurove që asnjëherë as publikisht e as në parlament nuk e ka bërë transparent burimet e kësaj prone: si i ka dhe nga i ka apo kemi të bëjmë me një fenomen tjetër ndoshta edhe më të rëndë në traditen tone-mashtrim.

    Kosova Sot:A keni dëgjuar ndonjëherë për Sigurimin e Atdheut? Sipas disa komunikatave kjo organizatë fantome mbron presidentin Rugova. Ju si një njeri i afërt me presidentin jeni interesuar ndonjëherë të dini më shumë për SIA-n?

    Maraj: Po kam dëgjuar dhe jam munduar të mësoj për te.Me ka rënë në dorë një faqe gazete serbe “Svedok “që është botuar në mars 2003 në Sërbi ku përmendet kjo organizatë.Në vitin 2004 kjo fantazmë mbiu në serat e disa mediumeve shumë të diskutueshme në Kosovë pikërisht këto media me boset e tyre qe po na sulmojnëU kultivua dhe tani po servohet në opinion-qellimet dihen. Sërbia disa herë ka dhënë deklarata se ajo po e mbron popullin shqiptarë nga terroristet.Ne e dimë si ajo i mbrojti.Këto shkrime të këtyre gazetave të kujtojnë kohën e vështirë që e kaluam.

    Kosova Sot: T’i kthehemi prapë akuzave në disa gazeta. Pas publikimit të tyre jeni marrë ndonjëherë në pyetje nga organet e hetuesisë?

    Maraj: Unë tani Ju thash se kam bërë ankesa të vetë këto gazeta dhe të vetë komisioneri dhe s’kam përgjigje as nga gazetat e as nga komisioneri.A e keni të qartë tani? Veprimet që i ka ndërmarrë paraprakisht ky koalicion i së keqës të krijon përshtypjen e një skenari ku është kujdesur që viktimës së mundshme së pari tia mbyllë gojen.Kjo per aresye se ne në fillim reaguam por reagimet shumica nuk na i botuan, disa edhe kur na i botuan tezat i ndërruan në interes të tyre. ICG-ja në Prishtinë krijohet përshtypja se ka rënë në kurth si thojmë ne shqiptaret është pre në besë prej disa zishëndritësve të demokracisë kur për
    mua shkruan duke u bazuar në këtë arsenal të disa gazetave të koalicionit të së keqës.Ajo si parim demokracie për mendimin tim është dashur ti respektoi disa rregulla tradicionale demokratike e kjo është që
    në atë mori pseudofaktesh e shpifjesh nuk e ka gjetur të rrugës të intervistoi edhe viktimen para linqimit.Nuk ka konsultuar edhe publikimet e raporteve tona te punes për të parë veprimtarinë e IHPSO.Puna
    jonë daton tani pesë vite,ka qenë e publikuar në disa gazeta dhe ICG-ja nuk e ka parë?e ka rast kur ICG-ja është thirrur për disa ceshtje tjera edhe nga viti 1997 .Raportet për ne kryesishtë i ka të bazuara kryesisht nga shpifjet për ne që i bënë disa gazeta ditore të Kosovës si Epoka,Koha ditore, Ekspresi etj,kurse nga ne ska marrur intervju kjo është për
    keqardhje.Por duke e ditur vlerën e ICG-së jashta Kosovës për Kosovë dhe për botë qendren e ICG-së në Prishtinë ne nuk e kemi ndermend ta denoncojmë në këtë kohë.Për më tepër zoti Morton Abramoviq mik i
    imi,njeri i respektuar nga krejt Kosova është i njohtuar.Ai është njeri i madh.Ai ka bërë shumë për Kosovën. Aty ka edhe shumë figura të larta që kanë bërë shumë për Kosovë dhe demokraci.Mikut ICG ndër shumë të mira duhet ti falen edhe gabimet.Baba me thoshte falë i forti.

    Kosova Sot: Kur jeni takuar për herë të parë me presidentin?

    Maraj: Në vitin 1990-të. Në vitin 1989 unë kisha shkruar një letër z.Xhorxh Bush.Kur e mora konfirmimin më duket momenti më i lumtur në jetë gjer atherë.Raportet të shqiptaret kanë qenë traditë e njohur dhe e vlerësuar edhe në botë.Uroj që ti ruajm ato.Nuk ka qenë në traditën e shqiptarve që të ndërhyhet në këto raporte.Tani në shekullin 21 disa individ dhe media sikur kanë filluar të sulmojnë mu në disa vlera tona të veçanta shqiptare?!.

    Kosova Sot: Çfarë raportesh keni me presidentin Rugova?

    Maraj: Presidentin e dua shumë,në këtë vijë jam tani 15 vite,ai ka një familje të shenjt.Disa qarqe dhe disident të rrejshëm duhet të turpërohen për kushtet në të cilat u zhvillua dhe po zhvillohet familja e
    Presidentit.Por gëzon fakti se këto sjellje janë të një grupi.Qytetarët e kanë shprehur me votë tani e katër herë pas lufte respektin ndaj Presidentit dhe edhe familjes së tij. Ka një familje të bekuar.

    Kosova Sot: Çfarë raportesh keni me zyrtarë të tjerë të LDK-së?

    Maraj: Të shkëlqyeshme i kam raportet me zyrtarët që punojnë për LDK-në. Dikur LDK-ja sulmohej se në mesin e saj nuk ka të rinjë. Presidenti Rugova në zgjedhjet e fundit partiake me organet e larta të LDK-së soli shumë të rinj në këtë parti dhe tani do ta quaja një pjesë e shtypit i sulmon mu këta të rinjë.

    Kosova Sot: Sivjet është raportuar në të gjitha mediat për një bastisje që i është bërë IHSOP-it?Ku ishit ju në atë kohë?

    Maraj: Ishte një kontrollë dhe në autorizimin e prokurorit më duket se ceki mes tjerash se ishin bazuar dhe në një shkrim të Ekspresit. ëse mund të thuhet se nuk janë competent apo pa sens njeriu me mendje të shëndoshë ska se si mos të dyshojë se kanë rënë nën intrigat e koalicionit të së keqës. Në ato momente unë isha duke pirë kafe me miq ne restorant “Rroni ”. Policët me thirren pasi kishin hyrë në zyre.Korrekt ishin në thirrje dhe me thanë se a doni të vini në zyrë. Kur më thanë se në zyre kemi hyrë por nuk kemi filluar të kontrollojmë isha pak i hatruar dhe Ju thash se kryjeni kontrollën e kur ta kryeni edhe unë pasi të lirohem nga shoqëria do të vijë. Kur e kryen kontrollen e dirigjuar më thanë që të shkoi nesër në prokurori. Kur shkova aty isha thirrur në cilësinë e deshmitarit merreni me mend kaq.Ky process është ndër shumë procese që UNMIK-u si duket nuk i ka nën kontroll. Kur kishin ardhur policia në Institut në të njejten kohë ishin edhe disa gazetare.

    Kosova Sot: E keni ditur se do të ndodhte kjo bastisje?

    Maraj: Po kam qenë i njoftuar nga një aktivist –anëtarë i partisë ORA por nuk kam besuar dhe me vjen keq që nuk i kam besuar.Nuk i kam besuar dhe kam të drejtë sepse çka do të thotë për qytetarët e Kosovës kur disa gjana arrijnë gjer në këtë nivel.

    Kosova Sot: A është e vërtetë se u janë konfiskuar kompjuterët me të gjitha të dhënat që mbanit në to dhe nëse po çfarë të dhënash keni pasur aty?

    Maraj: Kompjuterët janë marrur, kamerat dhe shumica e aparateve nuk janë marrur. Kompjuterët i kanë këthyer shumicën në gjendje jo të rregullt dhe mund ti shihni ku i kam në gjendje të pa përdorshme. i kanë kthyer të gjitha CD-të. Kompjuterët dhe CD-të, kanë regjistrime të lajmeve, intervistave, fushatave në Kosovë, daljeve të Presidentit për çka ishim të autorizuar me shkrim nga vetë Presidenti,por edhe mos te ishim kush i pengon fotoamatoret në fushata e ceromoniale.

    ICG RA NË KURTH SIPAS MARAJT

    ICG-ja në Prishtinë krijohet përshtypja se ka rënë në kurth si thojmë ne shqiptaret është pre në besë prej disa zishëndritësve të demokracisë kur për mua shkruan duke u bazuar në këtë arsenal të disa gazetave të koalicionit të së keqës.Ajo si parim demokracie për mendimin tim është dashur ti respektoi disa rregulla tradicionale demokratike e kjo është që në atë mori pseudofaktesh e shpifjesh nuk e ka gjetur të rrugës të intervistoi edhe viktimen para linqimit.Nuk ka konsultuar edhe publikimet e raporteve tona te punes për të parë veprimtarinë e IHPSO.Puna jonë daton tani pesë vite,ka qenë e publikuar në disa gazeta dhe ICG-ja nuk e ka parë?

    Kosova Sot: Si e shihni të ardhmen e dosjeve pas të gjitha këtyre zhvillimeve?

    Maraj: Të ardhmen e dosjeve nuk mund ta prognozoj ndaras pa të ardhmen e një pjese të UNMIK-ut. UNMIK-u duhet jo vetëm të deklarohet si neutral. Edhe neutral nuk është parimore sepse ai nuk duhet të jet neutral në mes te momenteve konstruktive dhe destructive.Në momentin kur si disa pjestarë të lartë të UNMIK-ut dhe në disa parti deklarojnë askush mbi ligjin ndodhë fenomeni: segmente të UNMIK-u pranojnë në “sportelin e tijë” një dosje nga PDK ku pas një kohe zyrtarë të lartë të PDK-së pranojnë se këto dosje janë përpiluar edhe nga një sherbim i formuar prej tyre por i popullit.Njerëz nga kjo parti tani disa vjet shpifnin se LDK-ja po bën dosje.Tani qytetarët besoj se e kan dëgjuar nga goja e po këtyre njerzve së kush po bëjka dosje.Por unë lus qytetaret që kjo deklaratë edhe pse ka dalur nga vetë goja e liderve më të lartë të PDK-së mos te mirret seriozisht,sepse ata shpeshherë nuk e thonë te vërtetën dhe në këtë rast dosje për shqiptarë nuk ka bërë PDK-ja se edha ata janë shqiptarë dhe vëllezër por uzurpuesit e kësaj partie. Shyqyr qe është kështu.I quaj uzurpues për shkak se ata qysh prej vjet nuk kanë bërë zgjedhje në parti dhe janë të pakonfirmuar që nga kryetari i partisë.OSBE-së do tia falim këtë hile por edhe disave të tjerë që para zgjedhjeve të vjetme nacionale deklaruan se kush nuk i bën zgjedhjet partiake nuk do të certifikohet për zgjedhjet nacionale.Çka ndodhi: PDK-ja i shtyu vjet për nëntor e si ka kryer as këtë vit. E flasin për demokraci dhe gjejnë guzimin të kritikojnë për mungesë culture demokratike edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës.Në anën e kujt janë në këtë moment disa segmente në pakicë ndërkombëtar. Disa organizime moren pjesë në zgjedhje gati si NGO-ku i ka degët ORA dhe lavdërohet për fat të keq edhe në raportin e ICG-së ne një kohë kur të tjerat parti kritikohen-ani se ka patur edhe vend per disa kritika por si nuk lavdërohet në asnjë vend LDK-ja,kjo është njëanshmëri që besojmë se në raportet e ardhshme do të korigjohet.Nëse nuk është askush mbi ligjin UNMIK-u nuk ishte dashur të pranoj dosje e të bëhet “Dosje pranues” sepse sipas ligjit ato duhet të dorëzohen në polici apo prokurori.Në këtë rast LDK-ja dhe qeveria (që si duket për dike ende po konsiderohet si një foshnje e lindur nga një shtatzani e pa deshiruar) u denoncuan nga UNMIK-u me dosje të PDK-së.Kush tani doli mbi ligjin? E kush mbeti jashta ligjit,kënd po e godet ligji. Segmente të UNMIK-ut që po kërkojnë transparencë duhet të marrin kurajo që ta deshmojnë me shembullin e vet dhe në këtë rast të kërkojnë falje sepse ne në këto momente nuk kemi mundësi tjetër. Të kërkojmë përgjegjësi ne nga disa segment të UNMIK-ut është gati si tju bëjmë padi disa yjeve tani të shuar në qiell.Por kjo kurrsesi nuk mund tia humbë imigjin dhe punën e madhe që UNMIK-u me pjesën më të madhe e ka bërë në Kosovë.Ai filloi gati nga zero me vehten dhe me Kosovën ,dhe si strukturë heterogjene edhe duhet dia dijmë hallet.Unë i jam megjithatë mirnjohës. Ne këtë edhe në hulumtimet tona e kemi përmendur disa herë.Kurse këta disa të tjerë në UNMIK- lutim Zotin mos me i ra hise ndonjë situate tjetër si tek ne. E ardhmja e dosjeve është epilog i mbetjes së preshit në dorë.Të gjithë ruani xhepat në qoftë se në mëngjes nuk do ti gjeni në xhep.Qysh ka ardhë puna dikush edhe kështu është deklaruar.

    Kosova Sot: A i frigoheni ndonjë arrestimi?

    Maraj: Nuk i frikësohem, asaj aspak. Për më tepër ne një lloj arresti janë vetë disa pjestarë të mirë në kuptim disproporcioni gatishmëri-mundësi që i kanë. Numri më i madh i vrasjeve me autor të panjohur është i pa zbuluar ata janë të pa arrestuar. Nëse mund të mirret si shaka në këso rastesh arrestimi i disa të mirëve mund të mirret edhe si shpetim jete,kur ajo nuk mund të mbrohet ndryshe.

    Kosova Sot: Kalojmë në disa pyetje të tjera Sot duke u folur shumë për krijimin e një shërbimi sekret të Kosovës. Jeni i interesuar të merrni pjesë në këtë shërbim? A duhet sipas jush sherbimet e partive të shkrihen në këtë shërbim kombëtar të vendit?

    Maraj: LDK-ja nga niveli competent nuk është konsultuar me kohë dhe ku e si duhet për disa iniciativa në këtë drejtim të cilat janë gjithsesi të mira dhe të domosdoshme.Për këto institucione besoj se pas korrektimit të procedurave e principeve të inicimit do të merrën faktoret relevant politik të Kosovës.Nëse dikush mendon që një parti më e madhe të lihet anash në këtë proces për çka në këtë fillim ka argumente, kjo iniciativë do të mbetët e kufizuar dhe pa mbështetje të fuqishme politike çka supozon edhe fatin e sajë.Dua të besoj se do të ndodhë e mira. Nuk është më rëndësi a marr pjesë në këtë sherbim,rëndësi ka që pyetja të jetë çfarë do të jetë ai. Ka një kohë që Serbia ka organizuar sisteme paralele në Kosovë.Për këtë me plot gojë e me gjysmë goje është akuzuar edhe në disa nivele ndërkombëtare. Tani si duket po ka përpjekje që asaj ti krijohen argumente nga dikush prej nesh se dhe shqiptaret edhe pse kanë organizuar zgjedhje e kanë qeveri prap edhe ata smunden pa sisteme paralele.Të kujtojmë disa deklarata të gazetave që më sulmuan një kohë dhe disa lider partishë që thanë se LDK-ja ka sherbime apo sisteme paralele,apo paramilitare dhe kur më në fund LDK-ja nuk i pranoi gjerat që nuk i ka,ato çuditërisht i pranuan se i kanë vet dhe ia ndreqen letrat Sërbisë dhe ishalla ajo nuk i paditë institucionet ndërkombëtare ne Kosovë që e kanë akuzuar atë për sistem paralel në Kosovë e tani po del që edhe shqiptaret paskan patur.Ata që gjer me tani kanë dhënë këso deklaratash po shpifin edhe për vete e sasht me te mbetë hatri prej tyre. Më e shumta shqiptarët apo ndonjë parti ka mundur të ketë rudimente apo vlera të ruajtura por për Pazar-duhet me ua rritë vlerën sip po duket. Cilat do vlera positive qofshin ato kur te bashkohen janë në interes të vendit. Ishalla e kemi tejkaluar përrallen e shtatë thuprave.Si thot populli ai që thotë jam më se paku është. Nëse flitet për ndonjë shërbim sekret partiak nuk është vështirë të dimë përafërsishtë . i kujtoni disa shkrime të Kohës Ditore në të cilën janë botuar edhe fotot e mia në disa lokale me miq dhe shokë dhe përfaqësues të kompanive të presidentit, ku isha duke ndejtur në Prishtinë me ta. A është kjo një survejiim a gjason kjo në në punën e një shërbimi sekret, e unë e di se do ta quajnë gazetari hulumtuese atëherë pse neve na mohohet e drejta si institut për të hulumtuar?

    Kosova Sot: Thuhet se keni raporte të mira me Simon Hascelok,ish-zëdhënës në UNMIK, tani drejton shoqatën “Albany”. Është kështu?

    Maraj: Po kam raporte të mira që nuk janë të sotme,dhe nuk është i vetmi raporte të mira dhe respect të lartë kam dhe duhet të kemi për të gjithë ata që ndihmojnë Kosovën. Kosova kurrë nuk ka qenë me më shumë miq se sot.

    Kosova Sot: Keni ndikuar ju që kjo organizatë të lobonte për Kosovën duke marrë një shumë të mirë nga buxheti i Kosovës?

    Maraj: Kjo kompani nuk është humanitare.Ajo legalisht ka lidhë kontratë me dy institucionet më të larta të Kosovës.Paralel kësaj është edhe një kompani amerikane që asiston poashtu këto dy institucione. Puna e tyre në jetën e brendshme institucionale është e dukshme.Puna e tyre nuk është e kufizuar vetëm në Kosovë. Buxhetin e Kosovës duhet ta veni në conteste tjera si në KEK ku nganjëherë edhe digjet buxheti i Kosovës,mjetet e PTK-së, pensionet e tanishme dhe ato të djeshmet që i mban Serbia,paratë disa milionshe që i hargjoi UFORK-u dhe ende nuk është ushtruar ndonje kontroll transparent e institucional gjer me sot as në shumen të cilën Bukoshi e ka deklaruar vetë sa i ka ra rahmet me thanë e lërë më cila do te ishte shuma reale e mjeteve te grumbulluara vite me radhë, ku janë paratë e privatizimit kur dihet gjendja e bankave vendore në Kosovë. Kurse këto dy kompani po punojnë për Kosovën në prag të statusit.Rezultatet e këtyre kompanive konsultoni te ministritë.Kur të tjerët lobojnë për ne a bëhet pyetje a të lobojmë ne për nevojat e institucioneve tona.

    Kosova Sot: T’i kthehemi në fund një kontrolli që është bërë para disa muajsh në presidencën e Kosovës. Ku keni qenë ju gjatë atij kontrolli?

    Maraj: Më pyeti një mik para një kohe ku po banon. Për momentin i thash në Koha ditore,Epokë,lajm dhe Ekspres.Ka disa ditë që më kanë largu nga aty. Duke menduar se shpifjet e këtyre gazetave duke menduar të influencojnë grupet eventuale ekstreme në Kosovë kundër nesh dhe pasi që këtu dështuan me një shkrim me një shkrim kohëve të fundit në njërën nga gazetat shkruan se R.M dhe instituti luftojnë terrorizmin ndërkombëtarë dhe tash në këtë mendojnë të na bëjnë shënjestër të terrorizmit ndërkombëtarë.

    MEGJITHATË, I JAM MIRËNJOHËS UNMIK-UT

    Të kërkojmë përgjegjësi ne nga disa segment të UNMIK-ut është gati si tju bëjmë padi disa yjeve tani të shuar në qiell.Por kjo kurrsesi nuk mund tia humbë imigjin dhe punën e madhe që UNMIK-u me pjesën më të madhe e ka bërë në Kosovë.Ai filloi gati nga zero me vehten dhe me Kosovën ,dhe si strukturë heterogjene edhe duhet t’ia dijmë hallet.Unë i jam megjithatë mirnjohës. Ne këtë edhe në hulumtimet tona e kemi përmendur disa herë.Kurse këta disa të tjerë në UNMIK- lutim Zotin mos me i ra hise ndonjë situate tjetër si tek ne. E ardhmja e dosjeve është epilog i mbetjes së preshit në dorë.

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    qka thon ish-Institucionet për Ramë Marajn :

    Adem Salihaj, thekson se Ramë Maraj ishte njëri ndër figurat kryesore në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njëri ndër ata që themeloi këtë ministri.
    ”Ata që e akuzojnë Ramë Marajn, janë të mjerë, sepse të akuzohet një njeri i cili tërë jetën ia dha Kosovës. Prandaj është turp. Ramë Maraj është një burrë i madh i Kosovës”, thotë akademik Mark Krasniqi, i cili së bashku me presidentin Rugova paraqesin shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës.”
    .”Ramë Maraj është një personalitet i çmuar dhe shumë i respektuar i Kosovës”, thotë Adem Salihaj. Sali Caca, njëri nga këshilltarët kryesorë të presidentit Rugova, thotë se Ramë Maraj është një njeri i cili tërë jetën e tij ia kushtoi pavarësisë së Kosovës. ” Rama ka dhënë dhe vazhdon të japë tërë qenien e tij për realizimin e plotë të pavarësisë së Kosovës”, thotë z.Caca.
    ish-Ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës, z.Lutfi Haziri, tha se njerëzit si Rama i duhen Kosovës dhe i duhen së ardhmes së ndritur të këtij vendi. ”Ramë Maraj është njëri ndër personalitetet më të çmuara të shtetit tonë” , thotë Lutfi Haziri.
    ish-ministrja e Shërbimeve Publike, znj.Melihate Tërmkolli, Ramë Maraj është një njeri që gjithçka dha për Kosovën dhe kurrë asgjë nuk mori nga ajo. ”Ramë Maraj është një atdhetar i madh i Kosovës”, tha Melihate Tërmkolli, njëra nga figurat më të shquara të LDK-së në Kosovë..
    ”Njerëzit si Rama njëherë lindin dhe nuk vdesin kurrë”, thotë ish-ministri i Kulturës, i Rinisë, i Sporteve dhe i Çështjeve Jorezidente z.Astrit Haraçia.
    ”Gjithçka që lidhet me emrin e pavarësisë së Kosovës, lidhet edhe me emrin e Ramë Marajt”, thotë ish-ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, z.Agim Veliu.
    keshtu folen keta njerz pernjeriun ma te dyshimet te Kosoves...

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    N'lidhje me R.Marajn dhe krijimin apo përpjekjën për te krijuar "Ministrinë e mbrojtjes së kosovës" në vitin 1991 ka shumë për t'u thënë dhe ata qe duhet te flasin-nuk flasin!Opinjoni kosovar,apo një pjesë e kosovarve e dinë qe kjo ministri s'u krijua kurrë,shumë njerëz u denuan,thënë ma qartë ky aktivitet u zbulua nga UDB-ja sepse shumë njerëz qe ishin përfshi në këtë përpjekje ishin UDB-ash te vërtetë.Viktimë e këti zbulimi ishin shumë te ri qe ua mbathën këmbëve pa fajin e tyre,e një nder ta ishte edhe R.Maraj.Ua them me përgjegjësi te lartë morale dhe njerëzore se disa qe u denuan,u denuan formalisht dhe me kushte,do t'ju jap dëshmi origjinale nga këto procese gjygjësore po qe se ndokush i dëshiron.Dhe vallë Rama si di këto gjëra?Nuk e di se nga e kanë burimin,nuk e di se kush e la n'lloq,se di se ku punojnë sot këta njerëz,qe dje ishin shërbëtor te serbisë dhe kush i ngriti e i favorizoi,kush i bëri "patriot" "brenda natës.Unë në afishimin tim te parë nuk i dhash detajet se për çka jam takuar me Ramën,por tani është e qartë se rreth kësaj pune ka qenë,por ai ,as atëherë dhe as tani s'do ta pranoj se ka qenë i shantazhuar!Ai e di nga kush,po se thot,sepse i djeg,ashtu siç po u djeg shumkujt,e ma se shumti atyre qe nga asgje u ngritën në piedestal të politikës kosovare.Unë s'po flas me anime politike,sepse s'është temë diskutimi këtu,as nuk e di se ky njeri a është shantazhuar edhe nga PDK-ja,por njerzit qe e ngrisin në qiell,spektri qeveritar i LDK-së,jam shumë i bindur se;ose manipulojn me te ,ose ja kanë frigën dhe janë tutor apo vegla te tijë,dhe pa dyshim se bërthamë e të gjitha spekulimeve ka qenë shtëpia e bardhë në Velani,e Rama është vendas i ishkrye shtepiakut te kësaj shtëpie.Por te kthehemi mbrapa.Pse u shantazhue krijimi i "Ministrisë se mbrojtjes"dhe nga kush?Pas kaq vitesh,pas analizave dhe kontakteve me shumë njerëz qe ishin përfshirë në këtë aktivitet mendoi dhe jam shumë i bindur se;serbia e vrente se po levizte diçka,e dinte se populli po organizohej dhe se revolta po rritej dita ditës-fjalëve u kishte ardhë fundi.Gjithnjë me leje të serbisë,regrutuan UDB-ash dhe kjo çështje u masovizua tej mase.Popullata e dinte dhe flitej hapur,pa e kuptuar kurthën.Në momente qe priteshin rezultatet e para,filluan ndjekjet,bastisjet dhe burgosjet.Rugova" s'dinte asgjë"s'ishte për luftë erifi dhe serbia se ngacmoi fare,Bukoshi nepërmjet zyrës në Tiranë organizoi depërtimin e shumë djemve në shtetët e ndryshme te europës duke u rregulluar dokumenta e duke i lënë në mëshirën e kohës.Më se miri dinë ta spjegojnë ata që e jetuan këtë poshtërsi,dhe....dhe shtrohen logjikisht pyetjet?Nëse Rugova ka qenë organizator dhe me leje te tijë është bërë kjo punë,serbia ishte aq e dobët politikisht qe t'i shantazhoi Rugova!Përse i adhuruari i Rugovës, R.Maraj insistonte aso kohe qe te futeshin në organizim njerëz-shërbëtor te sërbisë dhe....logjikisht cilat ishin sukseset e këti organizimi,përse z.Rugova dhe klani i tijë thirren në fitore,kur dihet se ky ka qenë deshtim total dhe pse këta zotërinjë me çdo kusht u përpoqën ta ngulfasin lindjen e UCK-së,logjikisht dihet se ;nuk e kishte në dorë më serbia dhe as Rugova,prandaj i dekorojnë deshtimet e tyre,e pjesë e këtij dekori është edhe R.Maraj qe këto i di shumë mirë,por ja kana sigurisht.por mos te harroi as Rama dhe klani i tij se edhe sërbet kremtuan luftra te humbura në Kosovë dhe dështuan me turp bile,prandaj edhe kjo farsë e tyre do të dështoi

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-ja dhe spiunët e sotëm serb në Kosovë

    Aftësitë profesionale të shërbimit sekret serb i kanë shoshitur lidhjet e veta në Kosovë e Maqedoni, Mal të Zi e Bujanovc dhe kanë nxjerrë strukturat e nevojshme duke i kyqur në nyjet kyqe të shoqërisë sonë, të cilët nganjëherë edhe paraqiten në forma shumë prefide me kundërshtitë e tyre, kuptohet, të përgatitur nga truri i shërbimit të sigurimit shtetëror serb (SDB) shërbim ky që punon sipas projeksioneve të Akademisë së Shkencave Serbe, sipas instruktorëve ushtarakë të ish OZN-ës dhe UDB-së të përgatitur si gjenerata në të kaluarën në detyra afatgjata, të cilët kontrollohen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) dhe nga strukturat e ish shërbimit federal të cilët kanë marrë detyra të reja në ish republikat dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë, por tani të drejtuara dhe të kontrolluara nga instruktorët e qeverisë serbe, të ndihmuara nga linjat e shërbimeve ruse, greke etj. Në këtë drejtim ekzistojnë linja zyrtare të shërbimit serb në Mal të Zi me një fushëveprim mjaft të gjërë që përfshin kontrollimin e një pjese të Kosovës, veçanërisht Rrafshit të Dukagjinit dhe të Shqipërisë duke filluar nga Shkodra e pjesë tjera të brezit kufitar. Po ashtu, edhe në Maqedoni shërbimet sekrete serbe kanë të instaluar qendra të fuqishme të zbulimit, kundërzbulimit dhe të kontrollimit dhe analizave të informatave të ndryshme duke përfshirë edhe pjesën e Kosovës në kufi me Maqedoninë dhe duke i kordinuar punët me shërbimet greke, të cilat u japin ndihmesë të madhe. Sikurse që në Kosovë shërbimi sekret serb ka të instaluar rrjetin e vet nëpër enklava, ky konfiguracion ekziston edhe në Kroaci dhe Bosnjë në pjesët me donimin serb.Edhe në Kosovën Lindore (Preshevë e Bujanoc) si pjesë kufitare me Kosovën, të frekuentuara edhe nga luftimet e bëra kohë më parë, shërbimet serbe kanë konsoliduar baza të forta të MUP-it dhe njerëzve tjerë me detyra të veçanta dhe strategji te fuqishme veprimi. Edhe shumë pjesë të Kosovës në kufi me Preshevë e Bujanoc, e njëjta gjë është edhe me Merdare, kufirin serb që përfshin pjesën e Podujevës, vend ky që është shndërruar në një laborator informativ dhe kontaktesh me të gjitha strukturat.Një kohë, zyrtarisht këto shërbime i kontrollonte rrjeti i DB-së në krye me gjeneral kolonelin Radomir Markoviç (53). Ndërsa përgjegjës për drejtorinë e Kosovës në këtë lëmi ishte gjeneral nënkolonel Obrad Stefanoviq (46). Dy të lartëpërmendurit kujdeseshin për sigurimin e fondeve për t?i mbuluar shpenzimet e këtij sektori, pra për ta siguruar buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, fond ky i cili është plotësuar nga fondet sekrete që burojnë prej trafikimit të paligjshëm të drogës, armëve, cigareve, alkoolit etj., të cilat përdoren për t?i paguar punëtorët operativë të linjave të ndryshme sekrete që punojnë për këto shërbime. Shërbimet e brendshme të MUP-it serb i kanë degëzimet e këtyre trafiqeve në tërë Europën Perëndimore. Që nga vitet e 80-ta kanë siguruar një monopol në këtë drejtim. Duhet cekur se në këto vorbulla janë luajtur shumë role për likuidimin ? anashkalimin dhe mosavancimin e linjave të padëgjueshme. Padyshim, sekretariati i punëve të brendshme gëzonte një qasje të pakufizueshme edhe tek shumica e sektoreve të ekonomisë zyrtare, siç është fjala tek këmbimet komerciale, shërbimet bankiare, digasteret e mëdha ekonomike etj. Nga kjo del se formacionet e DB-së, MUP-it, KOS-it etj., pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë janë zvogëluar si shumë formacione masive dhe janë riorganizuar në grupe operative, duke caktuar grupe ekspertësh për lëmitë e ndryshme përkatëse. Supozojmë se këto shërbime përgatitin një grup të agjentëve për ta instaluar në Kosovë. Këta përgatiten enkas për këtë çështje duke i studiuar rrethanat e atij vendi, duke punuar në rekrutimin e agjentëve të fshehtë në strukturat e të gjitha shkallëve të shoqërisë, duke filluar nga qarqet intelektuale e politike të gjitha qendrave shoqërore ku ka shqiptarë, duke i përfshirë këtu edhe romët, goranët e kufirit, e struktura të tjera. Këta merren me mbledhjen e

    informatave duke filluar nga më të thjeshtat, duke përhapur dezinformata, kanë për detyrë të mbajnë aktuale luftën e ftohtë dhe luftën speciale ndaj Kosovës. Përgjegjës për këto linja në fillim të vitit 1998 dhe 1999 ishte ministri Vlajko Stoilkoviq. Ky kishte ndërtuar një rrjet mjaft aktiv edhe në botën e jashtme në formë direkte përmes bashkëpunëtorëve të cilët i përdorte për të luajtur lojëra politike dhe propagandistike. Pastaj kishte rregulluar punën me shumë kanale diplomatike, në adresat e Beogradit në shumë vende të Evropës, duke i krijuar disa qeliza të shërbimit të DB-së edhe në SHBA me detyra të kundërzbulimit, infiltrimit dhe operacioneve speciale.Rrjetet e kundërspiunazhit që kishte ndërtuar gjenerali Aleksandër Vasileviq i cili një periudhë ishte zëvëndësshef i drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit të udhëhequr nga gjeneral majori Millan Vasiq, nga Veselin Slivançanin, oficer i sigurimit për Korpusin e Pçinjit, pastaj Radomir Marjanoviq të cilin e zëvendëson Vlladimir Llazareviq, i caktuar në krye të komandës së Armatës III-të, Nebojsha Pavkoviq shef i komandës së lartë në shtabin e përgjithshëm, kanë aktivizuar të gjitha linjat komanduese ta mbajnë Kosovën dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë me interes të veçantë nën presione dhe nën llupën e shërbimit të kundërzbulimit dhe informimit. Grupi i lartëcekur kohë pas kohe u bën vizita nëpër zonat operative në drejtim të Kosovës duke përfshirë Sanxhakun e Malin e Zi, pjesët verilindore dhe lindore të Kosovës. Në këto vizita vazhdimisht marrin pjesë edhe shefat e lartë të sigurimit si Geza Farkash, shef i sigurimit në Aviacionin Luftarak dhe mbrojtjen kundërajrore, pastaj Branko Gerga, Aleksandër Vasileviq etj. Ky kuadër i eprorëve të lartë të shërbimit informativ ushtarak (VOS) tentojnë t?i realizojnë objektivat e parashikuara për Kosovë, duke riorganizuar pothuajse të gjitha fuqitë në këtë aspekt. Këtu duhet cekur se janë duke i futur në funksion shumë stacione të radiove të fshehta, janë duke i aktivizuar disa stacione lokale.Mirëpo me fillimin e reformave në Serbi nën presionet e shtuara nga popullsia serbe dhe Bashkësia Ndërkombëtare për demokratizimin e Serbisë, disa kuadro të rrethit të ngushtë të Millosheviqit fillojnë të lëshojnë pe në shumë segmente, për çka ky i fundit fillon me ndërrimin e pozitave drejtuese dhe suspendimin e tyre edhe pse ishin kuadra të larta, siç është rasti me kryeshefin e shërbimit të sigurimit të UJ-së, gjeneralin Aleksandër Dimitrieviq, të cilin Millosheviqi e largoi nga posti më 24 mars 1999. Sikurse që ndodhi më vonë me gjeneralin Pavkoviq, dhe ministrin serb të policisë Dushan Mihajloviq.Gjeneral kolonelit të drejtorisë së shtabit qendror të ushtrisë serbe, Zhivorad Vujiçiç i ngarkuar për financa, ju kishte caktuar një muaj paraburgim për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe korrupsionit. Vlen të ceket se Vujiqiq ishte lidhje e ish ministrit serb të mbrojtjes Pavle Bullatoviq. Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë gjithaq për korrupsion por, më tepër bëhet fjalë rreth luftës së ashpër që po zhvillohet në Serbi mes forcave të ashtuquajtura ?reformiste" dhe ithtarëve të Millosheviqit, të cilët edhe më tutje e kanë ndikimin në radhët e ushtrisë, policisë, si dhe tek shumë drejtues të MUP-it serb.Të gjitha shpenzimet e shërbimit të sigurimit shtetëror serb në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Bujanoc e më gjerë janë bërë e bëhen me qëllim që Serbia ta mban nën kontroll çështjen e këtyre pjesëve duke aluduar që t?i pengon në shkëputjen e tyre dhe në pavarsimin total. Në këtë drejtim Serbia është e lidhur drejtpërsëdrejti me Rusinë e cila e mbështet ndërkombëtarisht, financiarisht, ushtarakisht etj. Pos kësaj ka edhe interesa strategjike që Rusia tenton ta realizon përmes Serbisë, për të mbetur në Ballkan. Në përgatitjen e kuadrove të shërbimit serb por edhe të bashkëpunëtorëve të shërbimit serb në vende të ndryshme një numër të vogël e përgatitin edhe instruktorët e lobit serbo-izraelit.

    E Merkure, 16 Maj 2007

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Periudha e viteve 1981-1989

    Periudha e viteve 1981-1989 pikë kulminante e dhunës serbe apo tentativë për zgjimin përfundimtar të shqiptarëve nën rrobërinë e Jugosllavisë

    Çështja shqiptare quhet çështja kombëtare e popullit shqiptar sepse këtu burron fryma e këtij populli më të vjetër në hapsirën e Gadishullin Ballkanik,ku shqiptarët si komb dallojnë krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor,gjuhësor e atë kombëtar. Populli shqiptarë ka pasur dëmtim të rëndë,tragjik prej politikës së Fuqive të Mëdha evropiane e sidomos prej Rusisë cariste e cila ka punuar e vepruar pandërprerë në dëm të kombit shqiptar e në favor të fqinjëve tonë shovinist.Gjatë sundimit shekullor Otoman mby trojet etnike shqiptare rrezikimi i popullit shqiptar gjithmonë rritej prej fqinjëve tonë shovinist të cilët kishin lakmitë e tyre mbi tërësinë territoriale të popullit shqiptar.

    Fqinjët tonë shovinist gjithmonë kajnë punuar e vepruar me programe,anti shqiptare këtë më së miri e treguan me hapjen Kongresin e Berlinit gjatë vitit 1878 ku i filluan lakmitë e tyre ndaj trojeve etnike shqiptare, politika pansllaviste ndaj kombit shqiptar dhe trevave shqiptare vazhdoi përsëri ku në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 shtetet ballkanike me mbështetjen e Rusisë cariste dhe të Francës arritën ty realizojnë programet e tyre të cilët i kishin formuar shumë dekada më parë siç ishte programi Serb i Naçertanisë dhe ai Grek Megali Ideja, këto programe u formuan në të njetin vit 1844,dhe ëndronin që për një periudhë të shkurtër kombin shqiptar ta shuanin prej hartës politike dhe gjeografike të Gadishullit Ballkanik.Çështja shqiptare dhe kufijtë e saj etnik që u diskutuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e hapën rrugën e programeve që ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist,ndërsa kërkesat e drejta dhe të realta të kombit shqiptar fare nuk u morën parasysh në këtë Konferencë famëkeqe.Konferenca e Londrës pati karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar me vendimet që i mori ku fatin e popullit shqiptar e futi në një humnerë të pakthyeshme dhe i realizojë aspiratat e fqinjëve tonë shovinist ku më shumë se gjyma e tërësisë territoriale e Shqipërisë hyri nën rrobërinë sllave dhe atë helene,tërë Kosova heroike hyri nën sundimin serb,ndërsa pjesa e Shqipërisë jugore Çamëria hyri nën sundimin Grek.

    Çështja shqiptare troket sot fortë në dyert e politikës evropiane dhe të asaj botërore,çështja shqiptare është çështje e rëndë kombëtare ku Historisë së re i ka sjellë një mësim të shtrejntë.Çështja e pazgjidhur kombëtare shqetëson sot jo vetëm shqiptarët por edhe Kontinentin e vjetër Evropian,nuk munt të kuptohet se sa e pambarueshme është padrejtësia historike që i është bërë popullit shqiptar prej Fuqive të Mëdha nëpër periudha të ndryshme.Duke parë se me gjithë potencialet e ndërmarra Serbia nuk pë bënte lëshimet e duhura për ti dhënë Kosovës dhe popullit shqiptarë në kuadër të Federatës Jugosllave të drejtat legjitime siç i kajnë të gjithë popujt e Evropës dhe të Botës.Federata Jugosllave fare nuk i mori parasysh kërkesat e drejta dhe të realta të popullit shqiptar,ku pati një karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar dhe bëri krijimin e shteteve sllave mbi popullsinë shqiptare dhe mbi trojet etnike shqiptare.Viti 1981 është momenti final kur populli shqiptar u bind se me Serbët nuk mund të kishte marrëveshje dhe mirkuptim,me ta mund të zgjidheshin çështjet jetike e kombëtare vetëm me gjuhën e forcës.Periudha e vitit 1981 ngriti zërin e popullit shqiptar që jetonte në trevat e veta etnike në mbarë arenën ndërkombëtare dhe tërhoqi deri diku vëmendjen e Fuqive të Mëdha për padrejtësitë që i ndodhnin kombit shqiptar.

    Ngjarjet e vitit 1981 treguan provën e popullit shqiptarë dhe testuan mundësinë serbe për kundërveprim,kjo u tregua më së miri se kushtetuta e vitit 1974 e kishte mashtruar popullin shqiptarë në Jugosllavi dhe shqiptarët nuk ishin të barabartë në asnjë aspektë politik e diplomatik me popujt tjerë që gjendeshin në kuadër të Federatës famëkeqe të Jugosllavisë Titiste.Gjithashtu gjatë periudhës të vitit 1981 problemet ekonomike e sociale në vazhdimësi vështirsoheshin duke sjellë pasoja të rënda në jetën e vendit shfrytëzimi kishte marrë përmasa skllavërimi. Në pranverë të vitit 1981 rinia shqiptare dhe mbarë kombi shqiptarë filluan demonstratat paqësore të organizuara në shumë vende të Kosovës heroike,këta demonstrata mbarë kombëtare udhëhiqeshin nga atdhetarë të flaktë të kauzës kombëtare,demonstratat filluan mars të vitit 1981 në Prishtinë,vazhduan në Prizren nga studentët dhe nxënësit,ndërsa një nga demonstratat më masive ishte ajo e 1 prillit që u organizua në Prishtinë ku morën pjesë me mijëra veta nga të gjithë shtresat e popullësisë shqiptare në këtë demonstratë masvive kombëtare pati shumë të vrarë e të plagosur,nga dora famëkeqe serbe.Kërkesat dhe parullat që u paraqitën në demonstratat e vitit 1981 ishin të njeta me ato të vitit 1968-Duam Republikë,Roftë Republika e Kosovës,jemi shqiptarë e jo jugosllavë,roftë Adem Demaçi,Trepça punon Beogradi ndërton,roftë bashkimi kombëtar shqiptarë etj.Në këtë periudhë pushteti serbo-jugosllav bëri padrejtësi të madhe ndaj kombit shqiptar ku filloi me shpërnguljen e shqiptarëve,me vrasje masive,me burgosje,plaçkitje,bastisje etj.pushteti Titist intelektualët e mëdhej shqiptarë gjatë asaj periudhe i konsideronte si nacionalistë,terroristë, ku një pjesë bukër e mirë e atdhetarëve shqiptarë u largua në Evropë dhe në SHBA dhe u emruan si azil politik të përndjekur nga pushteti i atëhershëm Jugosllav.Gjatë periudhës së viteve 1981 numri i grupeve dhe organizatave ilegale që vepronin në Kosovë dhe në emigracion ishte mjaft i madh-si Lëvizja e Republikës shqiptare në Jugosllavi,Fronti për Republikën e Kosovës,Fronti i kuq popullor,Lëvizja për çlirim kombëtar të Kosovës etj.

    Këta lëvizje dhe veprimtarët e saj ndiqeshin,burgoseshin dhe likujdoheshin nga UDB-ja jugosllave si mbrenda vendit ashtu edhe jashtë.një nga rastet më të rënda ka qenë ai i janarit të vitit 1982 kur UDB-ja jugosllave vrau në Shtutgart të Gjermanisë 3 nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes ilegale shqiptare vllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën,ndërsa dy vjet më vonë në janar të vitit 1984 në Prishtinë ranë heroikisht duke luftuar me forcat e mëdha ushtarake e policore, Rexhep Mala e Nuhi Berisha,ruga antishqiptare me vrasje përsëri vazhdonte ku në vitin 1989 në Prishtinë nga dora serbo sllave u vranë Afrim Zhitia dhe Fahri Fasliu.

    Udhëheqja politike në Kosovë që nga viti 1981-1989 ishte një instrument në duart e politikës serbe,ku fillojë ta kuptojë lojën për suprimimin e autonomisë së Kosovës,në diskutimet për ndryshimet e kushtetutës në Kosovë ku morën pjesë të gjitha shtresat e popullsië e në veçanti minatorët e Trepçës,ku patën një revoltë të madhe në çdo aspekt dhe kërkuan nga Serbia ruajtjen dhe forcimin e autonomisë së Kosovës.masa shtërnguese të ngjashme u morën edhe ndaj shqiptarëve të Maq edonisë të cilët u privuan edhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën publike e shtetërore,dhe në shkollat fillore e të mesme,nga vitet 1987-1988 nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme i detyruan të vijonin mësimet në gjuhën maqedone,intelektualët shqiptarë të cilët i kundërshtonin këta ligje antishqiptare,largoheshin nga puna,burgoseshin apo vriteshin nga UDB-ja sllavo maqedone,të tilla raste ndodhën gjatë viteve 1988 me demonstratat e Kumanovës dhe të Gostivarit ku organet sllavo maqedone i quajtën kundërrevolucionar dhe bënë burgosje masive ndaj popullsisë shqiptare,në këtë periudhë pati rënime të mureve të shtëpive shqiptare si në qytete,fshatra,gjatë kësaj fushate sllavo maqedone pati edhe rrënime të xhamive,vrasje në njerëz,burgosje masive,plaçkitje etj.

    Bazuar mbi këto fakte mendoj se lëvizja e vitit 1981 është pasqyrim i këtij momenti që vetëdija kombëtare të sensibilizohet dhe të jetë unike e pandarë për të avansuar çështjen kombëtare drejtë rrugës pozitive,për çlirimin kombit shqiptar nga okupatori pansllavist serb.Gjatë periudhës së viteve 1981 Serbia kishte disa epërsi ndaj popullit shqiptar,epërsia qëndronte në faktin se gjithë pushtetarët dhe politikanët ose ishin serbë,ose shqiptarë serbofil,të cilët ishin të betuar për besnikëri ndaj Serbisë dhe pushtetit Titist.

    Gjithashtu UDB-ja kishte bërë një organizim të veçantë të rrjetit të informacionit nëpërmjet të cilit mbahej në përgjim dhe vëzhgim për çdo qytetar shqiptar që konsiderohej si antiserb.Ngjarjet e vitit 1981 për kombin shqiptarë që jetonte nën rrobërinë Jugosllave konsiderohen si ngjarjet më madhore të asaj periudhe,dhe këto ngjarje hapën shtegun e vazhdueshëm të shqiptarëve dhe vunë gurrë themelin për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.



    Shkruar nga Jeton Ahmeti

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Milici shqiptar që banoj tre vite në Polin e Veriut, vetem te ju ikte urdherave te UDB-se

    “Të qëlloja mbi vëllezërit e mi se demonstronin paqësisht kundër represionit shovinist! Nuk mund ta bëja kurrsesi. Ani se rrezikoja shumë nga eprorët e Beogradit...

    Isha polic e çdo kundëarshtim urdhri paguhej shtrenjtë. Duhej të gjeja rrugën e ndërmjetme. Aty për aty vendosa me ik…”Teksa rrëfen thelbin e ngjarjes tronditëse, 50-vjeçari Agim Spahiu nga Kosova, u rikthehet peripecive që ka përjetuar vite me radhë nga gjurmimi i inspektorëve të UDB-së, të cilët e kërkonin edhe në “vrimë të miut” për të dhënë llogari për tradhtinë e lartë të braktisjes së detyrës. E parandiente ndëshkimin fatal po të binte në duart e tyre, prandaj ikte e ikte sa më larg. Si rrallëkush tjetër kishte guxuar të dezertonte nga radhët e policisë speciale në pikun e një misioni special.

    E papritura ndodhi kur reparti i tij mori detyrë për të shtypur me dhunë protestat e studentëve të Prishtinës. Ishte pranvera e vitit ’81, kur Agim Spahiut, të rekrutuarit rishtas në forcat e sigurisë, i qëlloi fati i keq për t’u përballur me bashkëkombësit e vet. Një përballje e tmerrshme madje. Duhej të qëllonte mbi ta me armë zjarri. Çastet kur vendosi t’i largohet këtij momenti, kishin qenë të rënda. Zgjedhja e bërë aty për aty, ishte e vetmja mundësi që do ta ruante nga mallkimi i njerëzve të të njëjtit gjak.

    Prandaj iku pa mëdyshje, duke rriskuar madje jetën e vet. Aventura sfiduese e Agim Spahiut, ish-policit nga Kastrioti i Skënderajt të Kosovës, do të mbyllej në akullnajat e Polit të Veriut, ku do të gjente strehën e sigurt për tre vite me radhë. Në rrëfimin për “Panorama”, për herë të parë ai tregon rrjedhën e jetës në vendin e skajshëm, duke sjellë ndërkaq një pamje të zgjeruar me të veçantat e rajonit të largët… Zoti Agim! Në cilat rrethana u lindi mendimi për të shkuar në Polin e Veriut? Halli, miku em, asgjë tjetër nuk më ka shtyrë.

    Bile një hall i madh, hall koke, siç i themi ne kosovarët. Ishte nevoja që më thirri dhe aty gjeta strehën për t’i shpëtuar të keqes që më kanosej, pavarësisht jetës ndryshe, katërcipërisht ndryshe që bëhej aty… Një shqiptar kërkoi të zgjidhë hall në Polin e Veriut… Aty, vetëm aty munda të qetësohem përkohësisht. Ata që më ndiqnin nuk e mendonin kurrë që një shqiptar i Drenicës mund të arrijë deri te Poli i Veriut. Çdo gjë erdhi spontanisht dhe fati e deshi të mbërrija, bile të sistemohesha e të jetoja për gati tre vjet në shtëpinë mbi akullnajë që nuk e kisha parë as në ëndërr…

    Çfarë e kërcënonte jetën e Agim Bajramit në Kosovë? Shkau, UDB-ja, kush tjetër mund të rrezikonte jetën e një shqiptari të Kosovës. Kështu ndodhi edhe me mua. Gjithçka erdhi papritur kur shërbeja si polic, vëllau em. Një përplasje me eprorët gjatë një misioni në Prishtinë, desh më kushtoi shtrenjtë. U desh të dezertoja për mos t’u përballur me ndëshkimin penal. Gjykata Ushtarake në të tilla raste e kishte standard vendimin, sidomos për ne shqiptarët. I ktheva krahët dhe braktisa uniformën, duke marrë në sy rrezikun që më kanosej. Se nuk kishte rrugë tjetër me mbajt faqen e bardhë…

    E gjitha kjo gjatë një misioni të veçantë në Prishtinë. Me çfarë kishte të bënte ky mision në kryeqytetin e Kosovës? Ishin ditët e tensionuara të pranverës së ‘81-shit. Përndryshe të pranverës së rizgjimit kombëtar. Gati tërë studentët e Prishtinës ishin ngritur në këmbë kundër regjimit represiv të Millosheviçit. Si asnjëherë tjetër, revolta e iniciuar prej tyre tronditi themelet e Beogradit. Shtypja e dhunshme e demonstratave për t’u kthyer qetësinë autoriteteve të Jugosllavisë, ishte thelbi i misionit tonë… Pra, qëlloi që detyra t’u vinte në anën tjetër të barrikadës me bashkëkombësit shqiptarë të Kosovës…

    Unë isha një polic i thjesht i një reparti special të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Reparti ku bëja pjesë u urdhërua për të shpërndarë me dhunë protestat që kishin ndezur Prishtinën. Fillimisht reaguam me mjete të zakonshme, pastaj me gaz lotsjellës. Por pa efekt. Shpërthimi i turmave sa vinte e bëhej më solid, zemërimi më agresiv. Bllokimi i tyre ishte gati i pamundur. Pikërisht në këto momente, dikush nga komanduesit shqiptoi në formë urdhri fjalën “Zjarr!”. Mjaftoi kaq dhe filluan breshëritë e armëve. Viktimat e para ranë përdhe. I kam parë me sytë e mi trupat e tyre.

    I kam dëgjuar me veshët e mi rënkimin e të plagosurve. Tanimë bëhej fjalë për gjak e të vrarë, për të plagosur e të lënduar rëndë. Një gjendje e rëndë, shumë e rëndë. M’u veshën sytë e nuk dija çfarë të bëja. Mallkova veten që u gjenda në krahë të vrasësve të vëllezërit të një gjaku. Indinjata ndaj veprimeve të tilla çnjerëzore, ishte e pakta që mund të demonstronim në ato momente… Çfarë mendonit kur shikonit kolegët që qëllonin me armë zjarri mbi studentët e Prishtinës? Guxova së pari ta shpreh revoltën në analizën e situatës që bëmë në mbrëmje. Bashkë me kolegun tjetër, Shefqet Berisha, u ngritëm dhe denoncuam kapërcimin e kompetencave gjatë përballjes së policisë me demonstruesit. Madje, shprehëm haptazi mendimin që shkelësit e ligjit të RSFJ-së të viheshin në bankën e të akuzuarve, se kishin urdhëruar hapjen e zjarrit mbi njerëz të paarmatosur, mbi demonstrues paqësorë…

    Cili ishte reagimi i eprorëve kur denoncuat sulmin me armë zjarri mbi demonstruesit shqiptarë? Aty për aty nuk na thanë gjë. Askush nuk kundërshtoi ato që ngritëm ne, pavarësisht se të gjithë na shikonin vëngër. Komandanti që rrinte i vetëm në podiumin e mbledhjes, gjatë tërë kohës mbante shënime në një bllok të trashë. Reagimi i parë do të vinte të nesërmen. Me sa dukej denoncimi ynë nuk kishte kaluar pa lënë gjurmë. Na thirri në zyrë shefi i sektorit që e thërrisnin Rasha Llakusheviq, dhe pa na dëgjuar fare na komunikoi zyrtarisht pushimin nga puna… Megjithatë kjo nuk parashikonte ndonjë rrezik për jetën…

    Të mbyllej historia me kaq, padyshim që nuk rrezikoheshim, pavarësisht situatës kritike që vijoi pas kësaj. Nuk kaluan pak ditë dhe na rithirrën në repart. Tjetër situatë do të përjetonim aty. Kur shpresonim rikthimin në detyrë, na kishin rezervuar një surprizë tjetër. Sa futëm këmbën në komandë, na morën forcërisht e hodhën në dhomën e izolimit. Pastaj aty filluan nga regjimi i torturave. Nga më të tmerrshmet e më çnjerëzoret, madje. Për 72 orë do t’u bënim ballë atyre, pa as më të voglin shpjegim.

    Diku më pas na lanë të lirë. Te porta na komunikuan vendimin për ndjekje penale. Do të bëheshim klientë të hetuesisë kriminale. Pas kësaj kuptohej se çfarë na priste. Prandaj duhej larguar sa më parë nga Prishtina. Udbashët kishin marrë detyrë për t’i larë hesapet me ne. Kështu, bashkë me kolegun tjetër, Shefqet Berisha, kaluam në ilegalitet duke u fshehur në baza të sigurta… A kishte policë të tjerë të etnisë shqiptare që u përjashtuan nga puna në këtë periudhë? Revolta dhe demonstrimet e Prishtinës së ‘81 u shoqëruan me një pastrim masiv të radhëve të policisë nga ushtarakët shqiptar.

    Autoritet e kishin humbur besimin ndaj tyre dhe në mënyra nga më të ndryshmet komunikonin largimin nga puna për ta. Aty nga mesi i prillit të vitit ‘81, bashkë me ne janë përzënë edhe 150 policë kosovarë. Mjaft syresh u dënuan me 5 deri në 15 vite burg. Pati madje të tjerë që “u zhdukën” barbarisht nga dora e policisë sekrete serbe… Çfarë e kërcënonte një të përjashtuar nga radhët e policisë serbe në Kosovë? Mbi të gjitha kërcënohej si dëshmitar i dhunës dhe revanshit barbar të organeve policore të Beogradit. Ishte një strategji e fshehtë për të tilla raste, që parashikonte zhdukje pa lënë gjurmë. Largimi nga policia nuk ishte thjesht humbje besimi, por shumë më tepër se kaq.

    E provova këtë në kurrizin tim. Ende kur shpresoja rikthimin në detyrë, më lajmëruan se po ndiqesha nga njerëzit e UDB-së. Në gjuhën e profesionit kjo do të thoshte se ishte ngritur një plan për të më eliminuar fizikisht. Prandaj duhej të ikja ilegalisht. Dhe nuk e zgjata. Me ndihmën e mikut të familjes, Selami Mehmeti nga Llojani i Kumanovës, lashë banesën në Prishtinë dhe u sistemova në shtëpinë trekatëshe të vëllait të tij. Vetëm pak ditë pas kësaj, një tjetër miku ynë, Shemsi Cenolli, më solli atje gruan me fëmijët. Sidoqoftë edhe aty nuk ishim fort të sigurt, pasi në fund të fundit ishim brenda territorit të Jugosllavisë… Prej aty dolët në Perëndim… Me shumë telashe mundëm me dalë në Evropë, familjarisht në Suedi. Më në fund mund të merrnim disi frymë lirisht, po dhe këtu kishte ndodhur, që UDB-ja e kishte ndjekur “gjahun” e vet.

    Duhej menduar për të shkuar aty ku nuk kishte gjasa të të gjente zbuluesi i Beogradit. Duhej ikur sa më larg… Mbërritët më në fund në Polin e Veriut… Nuk kishim si të shkonim menjëherë në Pol. Para se me mbërrit aty u sistemuam përkohësisht në Malmoe, në skajin jugor të Suedisë, ku ishte vendosur pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë në Suedi. Pas dy ditëve, morëm rrugën drejt pikës polare, Abisko, 2600 kilometra larg kampit të refugjatëve. Qyteza e Krunës u bë stacioni fundor i këtij shtegtimi për të shpëtuar kokën dhe familjen nga përndjekja e bishave serbe. Gjetëm aty familjen e Afrim Krasniqit nga Prishtina dhe atë të Feti Selimovskit prej Manastirit. Me sa më kujtohet ka qenë edhe një familje tjetër nga Peja... Si ishte jeta në Polin e Veriut?

    Në Kirunë ka vetëm dy stinë, verë dhe dimër. Gjashtë muaj janë ditë pa net dhe gjashtë muajt e tjerë net pa pikë drite. Nga tetori deri në mars bën terr non stop. Në fund të marsit e deri në fillim të prillit, dalin në qiell do re shumëngjyrëshe, dhe shkëlqejnë me një rrezatim të rrallë. Prej prillit e deri në fund të shtatorit nuk ka asnjë dekikë terr. Veç ditë dhe dritë. Është koha që aty bëhet plazh… Plazh në Polin e Veriut… Plazhi preferohet gjatë dy muajve të verës, ku temperatura shkon rreth 20 gradë. Një plazh i veçantë madje. Është kjo periudha ku ndodh dhe një fenomen i jashtëzakonshëm. Njerëzit kanë rastin të shikojnë diellin që të niset të perëndojë dhe, sapo ka përfunduar gjysma e tij, ajo gjysmë dielli e zhytur në det, në vend që të marrë me vete gjysmën tjetër, merr hov dhe ngrihet përpjetë sërish, duke ndriçuar më fort.

    Pra, dielli nis të lindë edhe një herë, kur ka perënduar vetëm gjysma e tij. Është mrekullia vet që nuk ma do mendja se përsëritet diku gjetkë… Keni jetuar tre vjet në Polin e Veriut, çfarë kujtoni prej tyre? Mbi të gjitha njerëzit e sjellshëm e bujarë, që nuk i gjen kund. As në Kosovë, do të thosha, nuk ka të tillë. Ta lënë çelësin e shtëpisë pa pikë droje e të përgjigjen për çdo hall si me qenë vëllau i tyre. Çiltërsia e mirëbesimi, solidariteti e mirësia janë “pronë” e gjithsecilit dhe shfaqen natyrshëm në çdo komunikim. Befasuese është pamja e dyqaneve pa shitës. Po, po, pa shitës. Marrin aty njerëzit çfarë u duhet dhe lënë shumat përkatëse. Një mjedis i veçantë e shumë interesant, me njerëz të mrekullueshëm, do të thosha. Kam lënë aty shumë shokë e miq të shtrenjtë, me të cilët kontaktoj shpesh. Të tillë si gazetari i talentuar Age Elsberg, drejtori i kulturës e të sportit të Kirunës, Lennart Lantto, mësuesja Elisabeth Erikson etj…

    Me se merreshin banorët e Kirunës dhe çfarë kultivohej kryesisht në viset mbi akull? Pjesa më e madhe e komunitetit aty i përket etnisë “SAM”, që merret kryesisht me kultivimin e drerëve. Çdo njëri ndër ta kultivon deri te 5000 të tillë. E përhapur është gjuetia e fokave, nga përpunimi i lëkurës së të cilave prodhohen veshje të rralla. Njerëzit merren shumë me peshkim. Është një lloj peshkimi i veçantë. Çahet trashësia e akullit dhe pastaj gjurmohet gjahu që është me shumicë poshtë tij... Nuk bëhet fjalë për industri në Polin e Veriut? Në Kiruna është një minierë shumë e madhe, nga e cila nxirret zink e plumb. Miniera e Elkabetit, quhet. Qysh nga fillimi ka qenë në pronësi shtetërore.

    Si rrallëkund tjetër minatorët trajtohen me rroga të larta deri në 10 mijë ero në muaj, pa përmendur këtu shërbimet sociale falas. Miniera i ngjan një qyteti të madh të fshehur nëntokë, me metro, stacione autobus, bar-restorante, supermarkete, teatro, kinema, deri edhe disko. Thonë se jetesa është shumë e vështirë në Pol… E vërteta është se temperaturat janë shumë të ulëta. Normalisht variojnë nga -47 në -50 gradë celsius. I ftohti të ngrin qerpikët e syrit. Ka pastaj veçori të tjera, siç është mjedisi i akullt dhe lagështira. Veçanërisht prania e mushkonjave të shumta është tejet bezdisëse. Pa vendosur rrjetë mbrojtëse në fytyrë, nuk mund të lëvizësh, pasi në çast të sulmojnë me miliona insekte… Diçka për kushtet në shtëpi, flitet për pallate akulli…

    Në Kiruna, në këtë qytet polar të Suedisë, banorët jetojnë në pallate prej akulli. Zakonisht ato janë tre-katërkatëshe dhe mënyra si është sendërtuar ngrohja në to është krejtësisht origjinale. Në çdo kohë temperature brenda tyre është konstante e mund të jetohet normalisht. Unë vetë kam jetuar në një banesë trekatëshe. Gjithçka ka qenë për mrekulli. Ujë e drita pa ndërprerje, sistemi i ajrimit dhe i ngrohjes funksiononte pa ndërprerje non-stop. Sikur një ditë të ndodhë që ato të kenë defekt, pasojat janë katastrofike…

    “Protestat e ‘81, preludi i lëvizjes evropiane antikomuniste” Për një polic të divorcuar me profesionin kur i kërkuan të qëllonte me armë mbi bashkëkombësit e tij, demonstrimet e ‘81 ishin lajmi i parë për shkërmoqjen e Jugosllavisë. Agim Spahiut i ka qëlluar t’i kundrojë nga afër dhe thotë se eprorët e tij i vlerësonin si protestat më të mëdha të të gjitha kohëve. “Tronditjet e Prishtinës atë pranverë, shton ai, do të dëgjoheshin përtej federatës së Beogradit”. Teksa i ka ndjekur zhvillimet e mëtejshme nga larg, ish-polici nga Kosova u është rikthyer disa herë revoltave të ‘81-shit, duke u ndjerë krenar për qëndresën e vëllezërve të tij të një gjaku. Për të, ato kanë qenë preludi i lëvizjes antikomuniste të Evropës Lindore.

    Panorama

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Veni, Vidi, Vici për udbashët...

    Të dashur lexues,

    Nëse keni kohë vizitoni blogun virtual www.savekosovo.org dhe do të shifni qartë se propaganda e Beogradit(shërbimet sekrete të BIA-së,MUP-it,MIP-it dhe mediat)nuk kanë ndonjë dallim nga propaganda e disa ueb faqeve shqiptare në internet!
    Pra, më vetëdije apo pa te disa blogje shqiptare nuk kanë dallim nga propaganda serbe!Sinqerisht këtë e them se gjithçka çka vizitori e shef në faqen e serbëve këtë edhe e gjenë në faqen shqiptare(http://www.zeriyt.com,www.prishtina-...,www.kosova.de etj).Pra,individet(lexoni UDB-ashët e vjetër dhe të ri)kanë mendime të njëjta dhe mbështetën në informacionet propaganduese të Beogradit.

    PASI TA VIZITONI FAQEN E SERBËVE DO TE BINDENI SE FJALËT JANË TË NJAJTA ( VIZITOJE FAQEN E SHQIPTAREVE WWW.SAVEKOSOVA.ORG DHE ATY KE MATERIAL QE DO TE MESON SI TE FLASËSH SI NJË SHQIPTARE I VËRTET I CILI I MBRON INTERESAT E KOMBIT TE VET)!
    Përpiluesit e listave kanë bindjen e tyre të gabuar kur udbashet thonë se në Kosovë ka Xhihadista! Vallë a nuk e vëreni se duke pohuar se në Kosovë ka grupe te tilla i bëni vërtet dem pavarësisë se saj !

    Ata që ne ngjarjet e marsit 2004 dogjen Kishat Serbe pa dyshim se kanë qenë qytetar te thjeshtë të cilët nuk kishin mënyrë tjetër ta shprehnin revolten dhe si mund të themi se ato demonstrata ishin të organizuara në mars 2004 nga ndonjë grup Islamik. Fjala vjen ne Gjakovë djegjen e Kishave e kanë bërë të rinjtë e revoltuar ngase dihet se çfarë bëri shteti vrastarë serb në këtë Komunë buzë Alpeve Shqiptare.

    Shpresojë që ju përpiluesit e Listave të keni kujdes se si veproni, së vërtet:

    Akuzat bëhen në GJYQ, jo ne INTERNET, apo ne kafene, apo çajtore, apo ne mal duke prerë dru!!!


    Këtë mentalitet banal, jo-intitucional, këtë mentalitet naiv-primitiv duhet NDËRRUAR njëherë e përgjithmonëë, nëse dëshirojmë të bëhemi shtet përparimtar, funksional dhe të fortë(vetëm fanatiket religjioz, pro-regjimeve talibanezë, mund te përkrahin këto forma diktaturale të funksionimit shoqërorë)

    Format qeverisëse te komunizmit, duhet TEJKALUAR sa më parë nga mënyra e te menduarit....ka qene Stalini ai që ka bërë LISTA/DOSJE madje edhe për njerëzit me te afërt/bashkëpunoëtoret me te mëdhenjë...të cilët i ka likuiduar një-nga-një, me shumë i nxitur nga PARANOJA, sesa nga faktet....

    Dhe njekohesisht ka motivuar shume komuniste tjerë te "forte" ne terë Botën, (përfshirë edhe komunistët shqiptarë në të dy anët e kufirit), te mësojnë taktikat e tij.

    Të mos përsërisim marrëzira të këtilla..sepse ASKUSH nuk do të tolerojë zhytjen e Kosovës ne errësirën e periudhës komuniste....
    Edhe pas Pavaresisë së Kosovës, ekzistojnë plane te detajuara për mbajtjen e një kontrolle ndërkombëtare në punën e institucioneve në Kosovë.

    Disa sorollap interneti më ca ueb faqe fashiste shqiptare i japin material Serbisë për propagandën e vet. Dhe falë IDITIOZMAVE të ndryshëm POSHTEROHEN të gjithë shqiptaret në përgjithësi...


    Esenca e shkrimëve të mia për ketë temë është e bazuar në fakte historike .Faktet në çdo shkrim timin janë të verifikuara , përderisa në kategoritë e atyre blogjeve virtuale fashisto-sorosiste s’ka nevojë te verifikohet asgjë – ato kanë dhën Ishmitë me shkrim .

    Unë në shkrimet e mija të bëra publikisht për agjitropët komunistë UDB-ashet , i kam berë në bazë të fakteve historike që më pastaj i kam plasuar në internet.Lista më vonë është falsifikuar nga disa përsona(nofka) Atëbotë unë theksova shum udbashë që kanë pasë gisht në burgosjen e Grupit te Demaçit.

    Thash se kjo temë mund ta prek shumëkend sepse koha e gjatë nnn sundimin serb ka berë që të ketë edhe shumë bashkëpunëtorë, ose servil të serbit, por vërtet nuk e paskam ditur qe kaq shumë paska të tille (bile edhe tash në funksione qeveritare)...

    Gjatë vitëve 1981-1990 janë maltëretuar në menyën më të egër dhe dënuar me mijëra të rinjë shqiptarë në Kosovë, te pakët kanë qenë ata inspektorë të Sigurimit shtetërorë Serb (U D B) që kanë perdorë forcën, jo pse kanë qenë të mirë, po pse kanë pasur veglat e tyre të ndyta –shqiptarët që punonin aty dhe qe për tiu hyrë ne hatër apo për një pagë të majme , shumë djem te ri edhe kanë mbetë të pa aftë për jetë pikërisht nga këta udbashët qe unë i kam cekur më lartë, këta nuk i njef vetëm unë, por çdo shqiptarë...

    Kur lexohen me kujdes kundër-reagimet për publikimin e kësaj liste (sigurisht të mangët), venerohet se ajo është e falsifikuar dhe trishtuese. Ata që sulmojnë në mënyrën më të paskrupulltë, vlerat e dëshmuara të personaliteteve dhe strukturave të ndryshme, që kanë dhënë gjithçka për kauzën shqiptare, mbrojnë TURPIN që ka emër e mbiemër! Ata që shajnë UÇK-në, Adem Demaçin, Albin Kurtin, Ramush Haradinajn etj. mbrojnë Daut Morinën dhe sojin e sorollopin e tillë!!!

    Franca, pas Luftës së Dytë Botërore, më urdhër të Dë Golit me gjyq e pa gjyq ekzekutoi hiç më pak se 20 000 francez, bashkëpunëtor të nazistëve.
    Kosova ka të drejtë t'i publikoj emrat e tyre,por më fakte?!
    Kush mbron turpin, turpin e ka fat.

    Nofka virtuale ” i_retardumi”/Nezir Myrta/ më disa të tjerë Dosjen e falsifikoi,
    shtoi emra pa fakte!

    Listën nuk e ka përpliluar Adem Demaçi, po me "Dosje të Adem Demaçit", kam theksuar se gjykatësit në fjalë kishin qenë pjesëmarrës në Dosjen a aktakuzave ndaj bacës Adem Demaçi.

    Një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe publicisti prishtinas Bektesh Rudhani.

    E kush na qenkan ata "gjykatës"??? Cka është "gjykates" sipas tyre???
    E kush na qenka Adem Demaçi, të krijojë "dosje"??? Kush e ka “porositur” atë te krijojë "dosje"???

    Çka është "dosje"sipas të “retardumit”, dhe sipas autoreve tjerë ,që këto dosje i falsifikuan në internet ???

    Mendon se dosje janë shpifjet e shpikura te disa te krisurve(retardumëve) ndaj kushërinjëve te tyre?

    Spinuazhët dhe xhelozitë ndër-vëllëzërore???

    Pse dosjet i falsifikoi i “retarduari”,” Ukë Lushi,etj.

    Ja po ua punojë një "dosje" unë N.N, dhe po e publikojë diku!!!
    Si ua merr mendja juve ? A është ide e “ ndershme “???

    ***

    Secili qe nuk pajtohet me tjetrin nuk i jipet, as nuk i miratohet e drejta e spiunimit dhe e fajësimëve (shpëshëherë të pabaza) dhe te natyrave te ulëta...

    Një mori luftëtaresh te UÇK-së përfunduan në Hage, krejtësisht duke iu falendëruar "dosjeve" Staliniane te disa kokëzbrazurve, ish shokeve e bashkeluftetareve me te cilet kane ndare secilen gje, te motivuara nga xhelozia, ndjenja per pushtet, dhe se "po u nxinet rruga diku"...


    Kombi shqiptar, nuk eshte prone INDIVIDUALE e dikujt, qe secilen here ai dikush eshte i paknaqur, ka te drejten e denimit/persekutimit ndaj secileve qe nuk i shkojne per shtati.

    Secilen here qe dikush humb zgjedhjet, krijohen "dosje" te reja, qe iu dergohen organeve nderkombtare.

    Derisa sa u be publike, nga zevendes-shefi i Misionit te OBB-se ne Kosove, i cili iu drejtua Hashimit, se secilen here qe ben AKUZA, qe ato te jene VALIDE, ka nevoje per FAKTE percjellese!!!

    Hajt ngutnu, merrni lopatat, koburet, sopatat dhe filloni te sillni!!!
    kush del fitimtar do ta shpallim te pafajshem, te tjeret gjithe spiune, tradhetar, UDBAsh..bla, bla, bla...(Mos harrova ndonje shprehje tejter te MADHE permes te ciles shqiptaret e "perkdhelin" njeri-tjeterin gjate komunikimit te tyre??? )
    ****

    Gjithashtu, konsideroj se deponimet, me shkrime, fakte dhe argumente, për secilin, pra edhe për ish OZNistët, UDBashët, KOSistët apo ata të rrjeteve të tjera të shërbimeve sekrete serbo - sllave, do të duhej deponuar në arkiva ose edhe në institucionet përgjegjëse të Kosovës (pse jo edhe në mendjen e popullit).

    E nesërmja, historia është gjykuesi më i mirë, më i saktë dhe më i drejtë. Së paku kështu do të dyhej të ishte.


    Psh. Nga cili kënd na paraqitet sot personaliteti dhe figura madhore e Avni Rrustemit, në njërën anë, dhe, në tjetrën, ajo e vrasësit të tij.

    Apo ajo e Luigj Gurakuqit, e Bajram Currit.... Ne, brezi ynë, do të duhej ti këndonim Fan S. Nolit, që A. Zogut i shtronte rrugën me hitha (Marshi i Barabait) apo A. Zogut që e ndiqte për ta vrarë, sikurse që i vrau të sipërshënuarit apo edhe të tjerët atdhetarë .

    Dikush mendon se e kaluara e udbashëve duhet të mbetet ndofta kapitull për histori.

    Në vitet 1996-97 ka pasur disa raste kur shqiptarë që i shërbenin Serbisë, janë vrarë. Zaten edhe me eliminin e kësaj kategorie, rezistenca e shqiptarëve fillon të marr kahjen drejt një konflikti të hapur, të armatosur me armikun.
    Vrasjet kanë vazhduar edhe pas lufte. Unë mendoj që është bërë gabim i madh. Sidomos për të vrarët pas vitit 1999.

    Në mesin e tyre ka pasur edhe të tillë që kanë mundur të zbardhin shumë ngjarje. P.sh. vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Njeriu i cili supozohet të ketë qenë i implikuar në këtë ngjarje makabre, pa fije dyshimi ishte edhe agjenti i MUP-it i ndjeri Selim Brosha.

    Këtë e konfirmojnë edhe familjarët e Kadriut. Dy-tre muaj para vrasjes së Kadri Zekës , Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës , familjarët e Kadriut i ishin nënshtruar një presioni permanent nga UDB-ja. Këtë trysni personalisht e kishte bërë Selim Brosha. Përveç kontrollove, bastisjeve, shantazheve të ndryshme, kjo familje i ishte nënshtruar edhe formave të tjera të torturës psikologjike.

    Duke e pare që trysnia nuk po sjell efektin që kishte dëshiruar UDB-ja, Selimi i thotë troç, vëllaut të madh të Kadriut; “O, ktheje vëllain, o do ta vrasim”. Vetëm pas dy-tre muajve kërcënimi realizohet.

    Pra, njeriu që sigurisht ka ditur shumëçka (në mos e kishte organizuar vetë) për këtë atentat, ka pasur se çka të rrëfej. Nga ky këndvështrim, mendoj se nuk është dashur të vritet. Të gjithë ata që hapur i kanë shërbyer Serbisë, kanë mundur të zbardhin shumë ngjarje, sepse secili ka pasur një sasi të caktuar informacionesh.
    Në fund të fundit, dënimi më i madh për këta njerëz, është jeta.

    Të jetosh pa fije dinjiteti njerëzor, të jesh i përbuzur, i përjashtuar nga rrethi, fqinjtë, me frikë, dyshim, ankth, pa shpresë se mund të kthehet ajo kohë, doemos që është dënim i madh. Dhe sa më shumë që jetojnë, dënimi bëhet edhe më kuptimplotë. Shprehur me gjuhën e Dantes, për ta jeta është një lloj Purgatori...

    Flori Bruqi

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Intervistë ekskluzive për "Kosova e re" me gjeneralin e mirënjohur shqiptarë Kudusi Lama

    Intervistë ekskluzive për "Kosova e re" me gjeneralin e mirënjohur shqiptarë Kudusi Lama

    Gjeneral LAMA: "Do ti bijnë puplat edhe Beogradit..."

    Mitrovica është një sfide shqiptare për momentin. Të bëjmë kujdes me trevat që kanë bërë histori. Ai qytet dhe ato treva një ditë do të jenë të lira. Se kur nuk e di. Se si mund të arrihet kjo e di mirë. Jam i sigurt që politika e Beogradit nuk do të ecë edhe për shumë kohë. ,Unë vërtetë bëhem nervoz kur shikoj se luftëtarët e kaluar në politikë nuk janë në nivelin e duhur për të bërë politikën që kanë marrë përsipër. Kur ata duke u thirrur në emër të luftës, përpiqen të rrisin abuzivisht vlerat e vetvetes dhe vihen në shërbim të rrethit të tyre familjar. Kjo vërtetë më revolton, pasi nuk dua që pjesa ime e luftës të bjerë në nivelin e shërbimit ndaj interesave individuale të individëve abuziv"-tha ndër të tjera gjeneral Lama.
    Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama në një intervistë ekskluzive për gazetën e diasporës "Kosova e re", flet për detaje të luftës së UÇK-së në Kosovë, për luftën në Maqedoni, Luginë të Preshevës, për situatën në Mitrovicë, Marrëveshjen e Ohrit, si dhe zhvillimet aktuale dhe të sigurisë në rajon.Të nderuar, lexues kudo që gjendeni, po ua plotësojmë kërkesën tuaj, që shumë prej Jush e keni kërkuar, që kjo intervistë të ribotohet, sepse kjo intervistë u publikua në gazetën tonë dhe tuajën "Kosova e re" në numrin e parë, me që ishte numri i parë, ate ditë vështirë e kanë patur që të gjithë Ju ta shihni këtë intervistë, me që gazeta shumë herët ishte shitur nëpër shumë pika të shitjes në tërë Evropën. Prandaj, kemi kënaqësinë, që sot, po ua publikojmë përsëri, por kësaj here, po e japim si lajm kryesor, duke ditur, se ky gjeneral ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe për çdo pëllëmbë të tokës së Shqipërisë etnike. Ta lexojmë me kënaqësi. Kudo që jeni bashkatdhetarë, gjitha të mirat, ne do jemi në shërbimin tuaj gjithnjë.

     

    Biografia në pika të shkurtërta

    Jam Kudusi Halit LAMA, kam lindur më 09 maj 1951 në fshatin Kalis të Lumës, shkollën e ciklit të ultë e kam kryer në fshatin e lindjes, shkollën e mesme në Peshkopi, ndërsa shkollën e oficereve në Tiranë. Karrierën e oficerit e kam filluar në korrik të vitit 1972, prej asaj kohe kam patur një karriere të mire, duke arritur deri në gradën e gjeneralit. Kam kryer disa kualifikime me rezultate te shkëlqyera, si janë Akademia 2 vjeçare e mbrojtjes, Kolegji i Mbrojtjes, Akademia Diplomatike etj. Njëkohësisht kam mbrojtur edhe provimet pas universitare dhe në vitin 1996 kam mbrojtur disertacionin për gradën e Doktorit te Shkencave Ushtarake. Kam punuar në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura, ku kam patur në vazhdimësi rezultate të mira dhe shumë të mira. Karrierën e kam mbyllur në qershor të vitit 2006, kur kam dalë në rezervë.

    I nderuar Gjeneral Kudusi Lama, po mbushen 10 vjet nga çlirimi i Kosovës, cili është mendimi juaj nga dita e sotme, mendoni se UÇK-ja mund të bënte më tepër gjatë luftës së vitit 98-99?

    Gjeneral Kudusi Lama: Së pari duhet saktësuar se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk ka filluar në vitin 1998, por shume kohë më herët. Ndërsa më 28 Nëntor 1997, përfaqësues të UÇK-së kanë dalë hapur para popullit. Prandaj duhet saktësuar mirë, për arsye se ka edhe nga ata që kur flasin për luftën, shprehen qe ajo ka filluar me fillimin e goditjeve ajrore të NATO-s dhe të tillë për çudi gjen edhe në Tiranë, por edhe në Prishtinë, pa folur që në Prishtine gjen edhe nga ata që janë krejt jashtë standardit kombëtar shqiptar, që nuk e pranojnë fare luftën. Ashtu siç ka edhe nga ata që edhe sot akoma nuk kanë preferuar të vënë e të bëjnë homazhe tek varri i Adem Jasharit. Por them se mirë bëjnë që nuk shkojnë, se të tillët vërtetë janë të pa vlefshëm për të shkelur te ato ambiente. Sidoqoftë, le të kthehemi tek pyetja juaj: Të jeni i sigurt, Ju dhe gjithkush që merret me këto analiza, se NATO me goditjet që i dha Serbisë e shpëtoi atë. Populli i Kosovës kishte vendosur të fitonte lirinë cilido që të ishte çmimi. Kështu që Serbia është e qartë se do të shkaktonte më shumë dëme dhe do të vriste më shumë civilë, por do të vinte një ditë që do të mposhtej me turp. Ndërhyrja e NATO-së, bëri që Serbia të iki më shpejtë dhe të ruaj jo vetëm nderin e saj, por të mbajë edhe disa territore shqiptare, ashtu sikurse të jetë pjesëmarrëse në mjaftë diskutime, për të diktuar mjaftë kufizime të cilat janë të dukshme edhe aktualisht. Pra UÇK-ja nuk u lejua të parakalojë fitimtare në paradën e përfundimit të luftës në Prishtinë. Kjo është ajo që nuk arriti të bënte UÇK-ja, por jo për faj të saj.

    Megjithatë gjithmonë kur bëhen analiza të veprave të kryera, gjenden edhe mjaftë defekte e mangësi, ashtu si edhe mundësi të pa shfrytëzuara. Prandaj nëse vërtetë duam të bëjmë një analize profesionale politiko – ushtarake, duhet të ndalemi të analizojmë kushtet në Kosovë, në rajon dhe më gjerë. Pa një analizë të tillë, nuk mund të kemi një vlerësim real për arritjet dhe mosarritjet.

    Megjithëse ne nëpërmjet këtyre luftërave nuk arritëm ta çlirojmë plotësisht dhe ta bashkojmë kombin tonë, duhet të pranojmë se në këtë fazë është kryer një detyrë e rëndësishme. Autore e kësaj arritje, siç është pavarësia e Kosovës, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Çdo mendim ndryshe nuk është shkencor.

    "BAC U KRY" ishte parulla kryesore në ditën e shpalljes se pavarësisë së Kosovës vitin e kaluar, mendimi juaj ju lutem?

    Gjeneral Kudusi Lama: Me thënë të drejtën vihem në pozitë të vështirë me këtë pyetje, sepse dihet që në pikëpamje ideale, ajo detyrë kombëtare për të cilën janë bërë betimi dhe sakrificat e luftëtarëve të UÇK-së, ishte çlirimi dhe bashkimi i gjithë trojeve kombëtare shqiptare. Ndërsa UÇK u ndal në mes të rrugës, por si hap i parë, realisht pavarësia e Kosovës u realizua, kështu që në këtë kuptim parulla "BAC U KRY" më duket e saktë.

    Nëse mund të na përshkruani disa detaje të luftës së Kosovës, për vështirësit e saj dhe si u zhvillua koordinimi i UÇK me NATO-n?

    Gjeneral Kudusi Lama: Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte kurorë e lavdisë shqiptare. Ajo ishte një kompleks trimërie, zgjuarsie, qëndresë, sakrificë, uniteti, disiplinë, dashurie, intelekti, etj. Nuk mund të thuhen element historik të saj në një intervistë të tillë. Unë po punoj që të nxjerrë në dritën e diellit gjithçka që unë di për këtë luftë. Çdo prononcim në këto kushte do të varfëronte idenë për madhështinë e kësaj lufte. Një ditë do ti keni të gjitha ato që dëshironi, nëse do të jem gjallë.

    Të bëjmë kujdes me trevat që kanë bërë histori.

    10 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, Mitrovica akoma e ndare në dy pjesë, si e shihni të ardhmen e këtij qyteti?

    Gjeneral Kudusi Lama: Një ditë dëgjoja një këngëtare kosovare e cila këndonte një këngë, ku kishte një varg që me erdhi shumë provokative, kur thuhej: "jo nuk ndahet Mitrovica" dhe unë thash me zë "ah sikur të arriheshin fitoret me këngë...". Vërtetë në Mitrovicë duhet punuar fortë. Vetëm duke qëndruar pa u lëkundur para askujt mund të arrihet në fitore. Mitrovica është një sfide shqiptare për momentin. Të bëjmë kujdes me trevat që kanë bërë histori. Ai qytet dhe ato treva një ditë do të jenë të lira. Se kur nuk e di. Se si mund të arrihet kjo e di mire.

    Jam i sigurt që politika e Beogradit nuk do të ecë edhe për shumë kohë. Do ti bijnë puplat edhe Beogradit, se nuk ka kush kohë me të shkojë pas politikës mesjetare të tij. Megjithëse Europa akoma vazhdon ta përkëdhele dhe kjo është një tregues rreziku për shqiptarët që kërkon prej tyre të jenë shumë vigjilent për të mbrojtur veten, pasi Europa jam i sigurt se po të kishte fuqi edhe një herë i kishte shitur si bagëti për interesat e Serbisë.

    Mendimi juaj si Gjeneral i Divizionit të Kukësit, sa janë të vërteta akuzat se në Kukës gjatë luftës në Kosovë ka patur qendra ku janë ekzekutuar civilë serb. Nga kush mendoni se dalin këto akuza dhe sipas jush cili është qëllimi?

    Gjeneral Kudusi Lama: Ajo kohë ishte koha e lavdisë kombëtare shqiptare. Nuk ka qenë kohë kriminelësh. Në atë kohë kishte madhështi dhe jo shfrytëzim vrimash, sic po tenton dikush të deklaroj. Por kjo është një temë në vete nuk mund të sqarohet me një pyetje tuajën. Në Kukës nuk ka patur serbë. I vetmi serb që është zënë, është sjellë në Kukës dhe i është dorëzuar OSBE-së para gjithë medieve të botës. Mos harroni, në Kukës në atë kohë, përveç popullit të Kukësit ishin edhe 120 mijë të shpërngulur, që jetonin brenda në qytet. Ishte media e gjithë botës nga një cep i botës në tjetrin, ishin gjithë shërbimet informative të botës deri edhe CIA, KGB-ja, UDB-ja, Asfalia e mjaftë të tjera, sepse aty në atë kohë ishte qendra e informacionit botëror. Aty ishte shërbimi informativ shqiptar dhe ai i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, etj. Si mund të mendohet se mbeti një diçka e tillë e pa zbuluar në atë kohë dhe mbeti për ta zbuluar një palogazetar sot? Vetëm kjo nuk është e besueshme e as e pranueshme. Çdo gjë është e montuar nga ata që duan të krijojnë duetin kriminal shqiptaro-serb. Por kjo nuk do të ecë.

    Mua nuk më shqetëson kjo se ç’po bëjnë serbët e bashkëpunëtorët e tyre. Por kur gazetarët shqiptar, në mediat shqiptare, nuk shqetësohen fare se akoma në Kosovë janë rreth 2000 shqiptar të zhdukur, por shqetësohen shumë se Serbia pretendon se i janë zhdukur në Kosovë 300 serb, që mund të jetë thjeshtë një montim. Realisht dhe shpirtërisht të tillë gazetarë bëjnë mirë të shkojnë në mediat serbe në Beograd a diku tjetër dhe të mos lënë gjë pa thënë kundër bashkëkombësve të tyre shqiptar, sepse ata a kanë shitur jo trupin, por edhe gjakun e tyre. Ndërsa kur ata deklarohen nga mediat shqiptare e në disa momente edhe me pagat e shteti shqiptar, kjo më duket shumë banale dhe poshtëruese.



    I nderuar Gjeneral juve keni dhënë kontributin tuaj edhe në Luginë të Preshevës, vlerësimi juaj çfarë u arrit dhe çfarë nuk u arrit me luftën e UÇPMB?

    Gjeneral Kudusi Lama: UÇPMB-ja ishte një ushtri shumë simpatike, unë i kam njohur shumë prej atyre djemve, veçanërisht drejtuesve të saj. Por unë kam thënë që në atë kohë që ajo nuk mund të ishte Ushtri Çlirimtare. Ajo ka qenë ushtria e vetë sakrificës, që është vepër shumë më madhështore. Ushtria e vetësakrificës nuk mund ta çlirojë vendin. Ajo vetëm mund të identifikojë të vërtetën e qenies së asaj toke shqiptare të pushtuar dhe këtë ajo ushtri e lavdishme e bëri shumë mirë.

    E keqja në ato treva është sot kur ish luftëtarët po masakrohen nga serbët. Kështu që duke parë këtë situatë është mirë që shqiptarët të ndërgjegjësohen e të binden se mentaliteti sllav për shqiptarët edhe aktualisht nuk ka ndryshuar fare, prandaj duhet të jenë vigjilent dhe të kërkojnë unitetin e tyre për të siguruar akoma mbijetesë në marrëdhëniet me sllavoballkanasit. Po ashtu, gjatë vitit 2001 keni ndihmuar luftën e UÇK në Maqedoni të drejtuar nga Ali Ahmeti, mendimi juaj a u arritën qëllimet e luftës me Marrëveshjen e Ohrit?

    Gjeneral Kudusi Lama: Jo. Nuk mund të them se Marrëveshja e Ohrit, ishte plotësisht ajo që kërkonin shqiptarët me grykën e pushkës. Por ajo ishte një kompromis dhe kompromiset asnjëherë nuk janë të kënaqshme. Dhe mirë që u arrit në një kompromis, sepse unë mendoj që bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe sllaveve në Maqedoni duhet të vazhdojë. Ajo që më shqetëson mua është fakti që ajo marrëveshje nuk po implementohet as me dëshire, as pa dëshirë dhe nuk ka një ekip mbrojtës së saj. Ajo marrëveshje e pa implementuar i ka lënë akoma shume djem në arrati, i ka lënë shumë djem pa identitet, i ka lënë shumë familje në rrezik, i ka lënë disa krahina nën pushtim, e ka lënë gjithë popullin shqiptar në pozitat e para luftës. Kjo nuk është vlerë politike, kjo nuk mund të pretendohet se është politike dhe respekt për një popull që ngre pushtetin në Maqedoni, sic janë shqiptarët.Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishte objektiva madhore kombëtare. Ato i di shumë mirë Ali Ahmeti. Nëse i ka realizuar le tu thotë shqiptarëve që objektivat e luftës u realizuan, edhe unë do të isha shumë i gëzuar, nëse nuk i ka realizuar prap është në madhështinë e tij, tu thotë shqiptareve që mbeta në rruge e nuk po mundem tu qoj më tej.

    Shqiptarët historikisht i kanë zgjidhur problemet e tyre. Edhe këtë problem do të dinë ta zgjidhin. Për këtë jam i sigurt.

    Nuk duhet të vazhdohet më që të bëhet politike e "mirëkuptimit", vetëm që të qëndrohet në pushtet

    Të ndalemi më tepër këtu në Maqedoni, edhe pas 8 viteve nuk kemi ligj për familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, shumë epror të UÇK janë vrarë në rrethana akoma të pandriçuara, shumë të tjerë mbahen nëpër burgje dhe për disa tjerë si Hoxha dhe Kushtrimi janë në arrati për procese të montuara, mendimi juaj?

    Gjeneral Kudusi Lama: Kjo është dobësia e qytetarisë shqiptare. Më duket se në kushtet tona të gjitha arritjet kombëtare i kemi produkte të politikave ilegale. Dhe këto politika ilegale, sapo legalizohen bëhen formale dhe humbasin forcën shtytëse për arritjen e synimeve të nevojshme. Nuk duhet të vazhdohet më që të bëhet politike e "mirëkuptimit", vetëm që të qëndrohet në pushtet. Vërtet e njoh këtë fakt dhe më vjen keq. Po të isha në pozicionin e politikanëve sllavomaqedonas, do ti kisha fyer politikanët shqiptar. Do të kisha bërë një ligj, ku do ta kisha shpallur luftën e vitit 2001 vlerë qytetare maqedonase dhe të gjithë pjesëmarrësit do ti kisha nderuar, të dy krahëve. Do të kisha nderuar dëshmorët dhe do të kisha pensionuar veteranët dhe invalidët. Pra, këtë e them se do ta kisha bërë si sllav i Maqedonisë, nëse do të isha i tillë. Ndërsa se çfarë do të kisha bërë si shqiptar, këtë unë e kam shumë të qartë, por kjo punë nuk u bëka me receta.Realisht pa vlerësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nuk mund të ketë arritje serioze në Maqedoni për shqiptarët e politikën e tyre. Mënyra si po vlerësohet ajo deri tani duket sikur është bërë një veprimtari për interesa private.

    Qeveria e Maqedonisë ka hapur debat për identitetin e saj se janë me origjinë antike maqedonase dhe se janë pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë, por ka edhe të tillë si ish kryeministri Ljupco Georgievski të cilët mendojnë se maqedonasit janë sllavë të ardhur nga Karpatet, mendimi juaj, cila është e vërteta? dhe çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në këtë rast?

     

    Gjeneral Kudusi Lama: Duke filluar përgjigjen nga fundi i pyetjes do të thosha, se shqiptarët është mirë të flasin si Ljupco Georgievski. Shqiptarët e kanë për detyrë të mos lejojnë ndryshimin e emrit të Maqedonisë as për hatër të grekëve e as për hatër të sllavëve. Nëse grekeve u prishet interesi keq për ta. Maqedonia duhet të mbaj emrin e saj. Ndërsa porsa i përket identifikimit të sllavomaqedonasve me Aleksandrin e madh, ky është një bllof. Dhe mos kujtoni se nuk e dinë këtë edhe sllavomaqedonasit. Ata e dinë shumë mirë që me Aleksandrin i ndajnë 13 shekuj. Kur kanë ardhur sllavët në këto treva Aleksandri kishte rreth 1300 vjet që kishte vdekur. Kështu që mes tyre nuk ka asnjë lidhje. Këtë histori e dinë edhe sllavët e Maqedonisë e edhe gjithë evropianët. Por heshtin dhe bëjnë veprime anti historike për ti dhënë vetës identitet nga pozitat e forcës.

    Identifikimi i sllavomaqedonasve me Aleksandrin e madh është vërtet një akt qesharak. Por është një akt që ata e ndërmarrin për tu mbrojtur mbas gishtit. Banorët e vërtetë të atyre trevave që quhet Maqedoni, janë shqiptarët. Ata janë pasardhësit e Aleksandrit të Madh, ata kanë të drejtën të jenë krenar me paraardhësin e tyre. Sidoqoftë, kjo është diçka që nuk kërkon vërtetim historik. Është një hap i bërë nga dëshpërimi i sllavëve, se nuk gjejnë asgjë për të vërtetuar identitetin e tyre dhe duan të hyjnë në trupin e identitetit tonë. Kjo është keq për ta.

    Nuk mund të jenë ata aq të fuqishëm sa të ndërrojnë origjinën e Aleksandrit të Madh, sepse jetojmë në kohët moderne, kur është vështirë të mashtrosh. Sot kush tenton tq mashtroje, e vetmja gjë mund të bëjë është që të mashtrojë veten. Këtë po e bëjnë edhe sllavomaqedonasit, se të kishin vepruar ndryshe duke u vëllazëruar me shqiptarët, shumë gjëra do të ishin ndryshe sot e shumë gjëra do të bëheshin shumë më mirë për të ardhmen. Ndërsa ata edhe aktualisht tentojnë tu vjedhin historinë. Kjo ndodhë vetëm me sllavët dhe greket. Nuk di tjetër se mundohet ndonjë komb të vjedhë historinë e një tjetri. Megjithatë, jam i sigurt se historia kombëtare shqiptare do të dalë në dritën e diellit, ne gjithë përmasat e saj, duke evidentuar edhe faktin se edhe perandorët e Romës e të Bizantit flisnin shqip e se edhe në sheshet e Athinës së lashtë leksionet e filozofëve mbaheshin në gjuhën shqipe.

    Mendimi juaj për subjektet politike në Maqedoni, BDI, PDSH dhe DR?

    Gjeneral Kudusi Lama: Dua t’i nderoj por më duket sikur në mjaftë raste bëjnë gabime që janë me pasoja të rënda kombëtare. Në zgjedhjet e fundit për presidentin e Maqedonisë, nuk e di me qëllim apo pa qëllim nuk mund ta di ata vepruan kundër interesave kombëtare.

    Thjeshte dalja në zgjedhje me 3 kandidate, bëri që për shqiptarët këto zgjedhje ta humbasin vlerën.

    Nëse do te kishin dalë në zgjedhje me një kandidat për president, jam i sigurt se populli shqiptar që vërtetë në Maqedoni përbën shumicën, pavarësisht nga mënyrat e numërimit që bëhen atje, do te kishte dalë 100 për qind në zgjedhje dhe kandidatin e tij do ta kishte dërguar në balotazh. Jam i bindur që edhe presidenti i SHBA do të kishte ardhur në Shkup për të ndikuar që të zgjidhet një sllav si president sepse do të konsiderohej e rrezikshme që në Ballkan të krijohej edhe shteti i tretë shqiptar. Unë e di që partitë politike pushtetin e kërkojnë për interesat e tyre dhe mirë bëjnë. Por shtetin duhet ta ndërtojnë për popullin që i dërgon në pushtet.Dua të shpresoj që politikanët në Maqedoni të drejtojnë luftën e tyre në radhë të parë kundër atyre që janë vërtetë kundërshtarët e tyre, sllavomaqedonasit. Nëse ata do të dinë ose do te duan ta bëjnë këtë do të jenë të nderuar prej popullit të tyre dhe do të jenë shumë të fuqishëm, nëse jo do të jenë të përkohshëm dhe kombit do ti bëjnë shumë dëm.

    Politika e partive politike në Maqedoni është më e vështirë se e atyre në Tiranë apo Prishtinë. Prandaj edhe Tirana e Prishtina duhet të jenë në ndihmë të tyre. Por kjo më duket se nuk është në nivelin e duhur.

    Kohë më parë nga ana e Këshillit Komunal të Prizrenit, u shpallet qytetar nderi i Prizrenit, çdo të thotë kjo për ju?

    Gjeneral Kudusi Lama: Një përkëdhelje që më ka dhënë shumë kënaqësi. Prizreni është kryeqyteti i vërtetë i shqiptarëve kudo ku janë. Të respektohesh në këtë kryeqytet mua më duket sikur të ka përkëdhelur perëndia. Unë vetëm lus zotin që të kem forcë për të qene ai të cilin e donë vërtetë Prizreni. Që unë të përmbush ato standarde për të cilat më ka zgjedhur ky qytet si qytetar nderi të tij. E konsideroj vetëm shumë me fat, që kam mundur të jem në këtë nivel sa të meritoj këtë nderim.

    Shumë mirënjohje keni marrë në Kosovë për kontributin tuaj për çlirimin e Kosovës, ndërsa në asnjë moment nga ana OVL së UÇK në Maqedoni nuk është përmendur emri juaj, ju bën nervoz kjo apo?...

    Gjeneral Kudusi Lama: Jo, sepse unë nuk kam bërë asgjë që t’u shërbejë individëve dhe nuk pres asgjë nga individët. Unë kam punuar e luftuar për të kryer detyrën time para atdheut e kombit. Dhe nëse atë e kam kryer në një farë mase jam krenar. Nuk më intereson nëse të tjerët më falënderojnë për këtë, sepse askush nuk është aq i madh sa të falënderojë një luftëtar për veprën e tij përveç atdheut e kombit. Unë vërtetë bëhem nervoz kur shikoj se luftëtarët e kaluar në politikë nuk janë në nivelin e duhur për të bërë politikën që kanë marrë përsipër. Kur ata duke u thirrur në emër të luftës, përpiqen të rrisin abuzivisht vlerat e vetvetes dhe vihen në shërbim të rrethit të tyre familjar. Kjo vërtetë më revolton, pasi nuk dua që pjesa ime e luftës të bjerë në nivelin e shërbimit ndaj interesave individuale të individëve abuziv.

    Nëqoftëse në Maqedoni, punohet fortë për zbatimin e normave kombëtare shqiptare dhe për vlerësimin e shqiptareve si force vendimtare për shtetësinë, unë ndihem shumë i vlerësuar. Nëqoftëse do të punohet shumë për të drejtat qytetare të shqiptarëve, për mbrojtjen e trojeve etnike kombëtare, për mbrojtjen e simboleve kombëtare, për gjuhën shqipe, për lirinë e plotë kombëtare, unë do të kuptojë se ish-luftëtarët janë gjallë dhe dinë të mbrojnë kombin e atdheun e aty jam edhe unë. Nëse do të punohet fortë, për të vlerësuar Luftën Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si bartëse e saj, unë do të ndihesha tepër i vlerësuar dhe i falënderuar. Nëse do të punohet që dëshmorët të vlerësohen me ligj si krenari e Maqedonisë, që ish luftëtarët të vlerësohen më ligj si siguri e ardhmërisë së Maqedonisë, që invalidët të nderohen se me sakrificën e tyre kanë bërë që Maqedonia të jetë më e fortë, që familjet e ish luftëtarëve, invalidëve e dëshmorëve të jenë krenarë për veprën e familjarëve të tyre, unë do të ndihesha tepër i respektuar. Por nëse ata nuk i bëjnë këto, unë nuk dua të më vlerësojnë e respektojnë fare. Sepse ka një logjikë, se ai që nuk di e nuk mundet të vlerësojë e respektojë veprën e tij, nuk mundet me vlerësuar askënd. Të tillët është keq që kanë qenë në luftë, se turpërojnë edhe luftën.

    Si e shihni të ardhmen e shqiptarëve në rajon?

    Gjeneral Kudusi Lama: Nëpër rrugën e vështirë por të pakthyeshme për të fituar vlerat e tyre si themelues të kulturës botërore. Kjo është pamja që kam çdo ditë në sy e në mendje për shqiptarët. Jam i sigurt se shqiptarët do të shkojnë drejtë një të ardhme shumë të ndritur.Kjo nuk është dëshirë. Kjo është e vërtetë. Duhet të kemi parasysh se ka jo pak por mbi 3 mijë vjet që njihet historia e shqiptarëve në këtë rajon. Ata kanë kaluar 2600 vjet duke luftuar për mbrojtjen e trojeve të tyre prej pushtuesve të ndryshëm. Nuk ka profesion tjetër që shqiptarët e njohin më mirë se luftën. Prandaj edhe gjeni i tyre ka fituar shumë siguri. Mua më rezulton se prej vitit 1844 e deri në vitin 1999, në trojet shqiptare nën ish jugosllavi janë zhdukur 77 për qind të shqiptarëve dhe shqiptarët që i banojnë sot këto troje janë pasardhës të vetëm 23 për qind të shqiptarëve të këtyre trevave në këtë periudhe kohore dhe nuk janë pak, por plot 4 milion. Ky është treguesi më domethënës se shqiptarët janë vital dhe do të dinë të nxjerrin në dritën e diellit gjithë vlerat e tyre.

    Pa folur që shqiptarët janë sot një komb i madh, sepse janë vetëm në Ballkan mbi 7 milion indipendent dhe shumë shpejt do të jenë mbi 10 milion, të jeni të sigurt, duke u bërë kombi më i madh në këtë rajon.

    Mesazhi juaj drejtuar lexuesve tanë?

    Gjeneral Kudusi Lama: Do të dëshiroja që të kishit shumë lexues. Dhe nëse vërtetë keni të tillë, do tu them që të jenë të qartë në qëndrimet kombëtare. Nuk është e thënë që të gjithë duhet të jenë patriotë dhe trima, por është vlerë edhe kur këta që nuk i kanë cilësitë e patriotit e të trimit, nuk u zënë rrugën atyre që kanë lindur të tillë.

     

    Intervistoi enkas për "Kosova e re": Suat Saqipi, Shkup

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kosmetell,

    A mos eshte SHIK-u pjese e Sherbimeve Sekrete Serbe?

    Kadri Veseli na tha se kemi siguri materiale edhe nga Kabineti i Tadicit. Thashe mos i kane vjedh ne takimet qe kane pas me vellezerit e tyre cetnike.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Kosmetell,

    A mos eshte SHIK-u pjese e Sherbimeve Sekrete Serbe?

    Kadri Veseli na tha se kemi siguri materiale edhe nga Kabineti i Tadicit. Thashe mos i kane vjedh ne takimet qe kane pas me vellezerit e tyre cetnike.
    Branko alias arb eshte ardhe momenti me jau kall daten juve te BIA-s te ishe UDB-se edhe me ju zhduk njeher e pergjithmon. Pse po mshefeni neper enklava? do te ju gjejm dhe nuk do tu lem vende ne kosove ateher as rrjet ne internet nuk do te keni dhe do tu a ndalojm te flliqni neper forume shqiptare..

  13. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Kosmetell,

    A mos eshte SHIK-u pjese e Sherbimeve Sekrete Serbe?

    Kadri Veseli na tha se kemi siguri materiale edhe nga Kabineti i Tadicit. Thashe mos i kane vjedh ne takimet qe kane pas me vellezerit e tyre cetnike.
    më vetëdije apo pa te disa blogje shqiptare si ti arb (qe pretendon se je shqiptar) nuk kanë dallim nga propaganda serbe

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KU PËRFUNDOI SINAN VITIJA?

    Të rikujtojmë opinionin për rastin e zhdukjes së Sinan Vitisë


    Dëshmitarë i arrestimit të Sinanit është vëllai i tijë Hashim Vitija. Deportimi (s)është bërë për shkak se Sinan Vitija ka qënë në listën e oficerëve të kërkuar shqiptar nga ish APJ. Miqësia, kooperimi dhe bashkëpunimi MPB-së së Maqedonisë, me organet e athershme sekrete serbe, (s)e ka dorëzuar Sinanin. Kjo është bërë me dijeninë e plotë të ministrit të athershëm të brendshëm Lubomir Frçkovski. Ç’thonë institucionet kroate?

    Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarak, Sinan Abedin Vitija ( 1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë, dhe me shtetësi kroate, që nga dita e zhdukjes mban në ankth familjen, shokët, miqët dhe më gjërë.

    Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it famoz, (Shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qënë një ndër ata oficer shqiptar të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi-i ndjerë, etj. Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet rigjide të asaj ushtrie vrastare, nuk kanë mundësuar demobilizim në gjendje lufte. Sinani, duke përdorur shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë e vet, ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe “Deklarata solemne” që është bërë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marë pjesë aktive në çlirimin e “Urës së Maslenicës”, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brëndisë së Kroacisë, (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar, me emrin “Skenderbeu”, komandant i se cilit njesit ishte Sinan Vitia).

    Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija, për një kohë demobilizohet, për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijve; djalit Fisnikut (4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani. Me 28 nëntor 1993, ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Zbritjen e tijë në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija.

    Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qënë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, rezulton se ai është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave. Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qënë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës.

    “Sinan Vitia është arrestuar në bazë të konstatimit të pasaportës së rreme kroate dhe meqenëse ai është shtetas i Jugosllavisë, u është dorëzuar organeve policore jugosllave”, shkruan ministri i athershëm i brëndshëm i Maqedonisë, Tomisllav Çokrevski, duke iu përgjigjur me shkrim pyetjes së deputetit të athershëm Nazmi Maliqi, lidhur me Sinan Vitinë. .
    Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim(?) i pilotit Vitia në duart e policisë serbe konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi apo deportimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasiqë autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qënë e rregullt dhe ai ka qënë shtetas kroat, duke mos patur asnjë shtetësi tjetër.

    Sipas njohurive dhe informacioneve që disponojmë, pas dorëzimit (?), Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellur” në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tijë! Ka thashë e thëna se është dërguar në “CZ” (burgu qëndror”) në Beograd, por këtë askush nuk e konfirmon.

    Dilemat janë: Mbi bazë të cilave konventa ndërkombëtare, kritere dhe dispozita ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve policore serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas serb? Pse kanë vepruar organet policore maqedonase në këtë rast kësisoji dhe cili është motivi? Mbase, kooperimi dhe marëdhëniet “aq të mira” të ministrit të athershëm të MPB-së Lubomir Fërçkovski (ministër i brëndshëm 1992-1995), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe. Shqiptari, Sinan Abedin Vitija, pilot dhe shtetas i Kroacisë, i dorëzohet Serbisë, me procedurë zyrtare konform “normave ndërkombëtare”, pa letër kthyese-konfirmuese për pranim-dorëzim të personit dhe nuk ka asnjë sqarim zyrtar se kujt i është dorëzuar, dhe cili është fati i tijë? Habitë edhe indiferenca e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve, të dala nga lufta. Habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci. Habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror, (kryetar i së cilës ishte akademiku Zvonimir Sheparoviq nga Kroacia). Habitë fakti i sjelljes indolente e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, kolonelit Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci.Ai, Ivan Grujiq, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (e shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjençiq, ngjashëm si më parë gjatë kontakteve shprehet: “Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, ndaj preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijtë, të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj, duke dhënë materiale për ADN (DNK) analizën”. E gjithë kjo, nuk jep shpresë për familjen e Sinan Abedin Vitisë, por shton ankthin. Për këtë askush nuk e ngrenë zërin e arsyes. Përpjekjet e parreshtura, megjithate nuk e sollën Sinanin, e as nuk sollën njoftime fatlume.

    Lubomir Fërçkovski, pas dorëzimit të detyrës së ministrit të brëndshëm-më 1995, avancohet në ministër të jashtëm! Lubomir Fërçkovski dhe Tomisllav Çokrevski, që të dy, doktor të shkencave juridike, profesor universitar (Çokrevski ka qënë bile edhe Rektor në Universitetin e Shkupit), kanë ushtruar detyrën e ministrit të brëndshëm, e para kësaj, që të dy, kanë qënë Kryetar të Komitetit të Helsinkit, për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut! Kjo mbase është dëshmia më e mirë pse është dorëzuar Sinan Vitija në duart gjakatare të organeve policore serbe.

    Bashkëshortja e tij Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve tashmë po mbushen 16-të, është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale dhe ndihmën që i ofrojnë disa familje shqiptare në Zarë. Ka një arkiv, një grumbull shkresash, nga letërkëmbimi me organet zyrtare dhe organizatat joqeveritare, brënda dhe jashtë Kroacisë, në pamundësi për të hulumtuar rastin duke lëvizur-kuptohet në mungesë të mjeteve materiale, që në masë të madhe ia vështërson edhe gjendjen jo të lakmueshme shëndetësore.

    Në bazë të informacioneve supozuese, për të gjetur gjurmë të Sinan Vitisë, përkundër rrezikut të paimagjinuar, në dhjetor të vitit 2000, personalisht kam vizituar disa azile dhe spitale neuropsikiatrike të Serbisë, si në Vrshac, Sremska Mitrovicë, Pozharevc, Padinska Skelë, për të hulumtuar mos vallë, gjindej aty, ky djalë shqiptari, por, fatkeqësisht u këtheva bosh. Gjurmët, mbase i kishte mbuluar bora e nëntorit 1993, pluhuri dhe harresa. Tani, edhe pas 16 viteve të arrestimit të Sinan Vitisë, deportimit ose jo, të tijë, dorëzimit ose jo, në duart e policisë famëkeqe serbe, mbetet i paqartë rasti, mbetet dhimbja dhe errësira.

  15. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zhdukja e Kryeziut, “dosje” spiunazhi

    Zhdukja e 54 vjecarit Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetëm policinë, por edhe shërbimin informativ.

    Aktivisti kosovar për cështjet kombëtare, prej kohësh në listat e shërbimeve sekrete, si person me shumë informacione, me zhdukjen e tij ka tronditur gjithë strukturat e shtetit shqiptar, të cilat kanë nisur punën për mbledhjen e informacioneve për këtë rast të rëndë.

    Ne vitet ’80, Ismet Kryeziu, ashtu si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë në Kosovë, u arrestua nga UDB-ja serbe**, por u lirua sërish. Në vitet ‘90 u sulmua nga drejtësia shqiptare me fakte të fabrikuara për spiunazh, e në vitin 2002 mori goditje edhe nga UNMIK-u në Kosovë, por në të gjitha rastet doli i pafajshëm.

    Ish-eksponenti i Frontit të Rezistencës për Kosovën dhe UÇK-në, rezulton i zhdukur prej afro shtatë muajsh. EULEX i kërkon familjes informacion të detajuar për ngjarjen dhe rrjedhën e hetimeve të deritanishme.
    Familjarët e Ismet Kryeziut, ish-eksponentit të UÇK-së, denoncojnë zhdukjen e të afërmit të tyre pranë misionit nderkombetar policor në Kosovë, EULEX.

    Lajmi është publikuar kohë më parë në Gazeta “Shqiptare” e cila citon burime pranë familjes Kryeziu. Ata theksojnë se pak ditë më parë, e motra e të zhdukurit ka trokitur në zyrat e EULEX-it, duke u kërkuar të nisin hetimet për zhdukjen e të afërmit të tyre. Në fakt, edhe më parë Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmën e misionit policor në Kosovë për të bërë verifikime në lidhje me rastin e zhdukjes se ish- eksponentit të Frontit të Rezistencës për Kosovën, për shkak se është dhe shtetas kosovar dhe kishte të dhëna se mund të ishte zhdukur në drejtim të Maqedonisë.

    Denoncimi i rastit nga motra e Kryeziut duket se ka vënë në lëvizje misionin policor, pasi familjes i është kërkuar informacion i detajuar për ngjarjen dhe rrjedhën e hetimeve të deritanishme. Avokati i familjes Kryeziu, Idajet Beqiri së shpejti do të udhëtojë drejt Kosovës për të kontaktuar me forcat e EULEX-it . Ish-eksponenti i Frontit të Rezistencës për Kosovën dhe UÇK-në, Ismet Kryeziu rezulton i zhdukur prej afro shtatë muajsh.

    Ismet Kryeziu njihet si një ndër miqtë me të ngushtë të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, i cili dyshohet të jetë zhdukur nga SHIK-u. Remzi Hoxha u rrëmbye me 21 tetor 1995 në Tiranë, dhe prej atëherë për fatin e tij nuk u mësua me asgjë.

    Bashkëshortja e tij, gazetarja Anila Leli, denoncoi zhdukjen e Kryeziut. Ajo i tha policisë së Ismeti kishte dalë nga shtëpia për të takuar disa miq dhe nuk ishte kthyer më. Dyshimet e para ranë mbi një largim të mundshëm të Kryeziut me dëshirë, pasi mendohej se kishte borxhe të mëdha. Por, kjo pistë u rrëzua nga familjarët dhe pas disa verifikimeve, policia e klasifikoi si rrëmbim. Për zhdukjen e Ismet Kryeziut janë njoftuar krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por pavarësisht hetimeve nuk është zbuluar asgjë rreth fatit të tij.

    ****


    Ish-furnitori i UÇK-së, Ismet Kryeziu, pak kohë se të denoncohej si i zhdukur në polici nga bashkëshortja Anila Leli, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “News 24”. Ai rrëfen për lidhjet me Remzi Hoxhën dhe aktivitetin si drejtues i Frontit të Rezistencës Shqiptare. Kryeziu, i njohur në Kosovë edhe si një nga mbështetësit e Rramush Haradinajt, është konsideruar nga miqtë si një arkivë e gjallë për ngjarjet pas vitit 1991. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet e Kosovës, periudhën e rezistencës, të luftës e pas saj, si edhe për përgatitjet për organizimin e AKSH-së. Ismet Kryeziu njihet edhe si mik i ngushtë i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i zhdukur nga SHIK-u në Shqipëri në vitin 1995.
    Ç’ju shtyu të organizoheshit?
    Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk kishim pse të mos organizoheshim edhe ne shqiptarët në ish-Jugosllavi, por filloi me thënien e ish-Presidentit të ndjerë kroat, Franjo Tuxhman i cili në një takim me kolegët e tij gjeneralë, iu drejtua atyre me këtë thënie: Gjeneralët e shkatërrimit të Jugosllavisë janë studentët shqiptarë, ata që na mësuan sesi duhej luftuar e shkatërruar Jugosllavia. Që nga viti 1981 ishim ata që i vumë kazmat për shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1990 duhej krijuar një lëvizje apo mekanizma për të përgatitur popullin për një kundërvënie ndaj okupatorit serb. Në fillim u bë pajtimi i gjaqeve, i cili pati jehonë të madhe në unifikimin e popullit shqiptar. U krijua në fillim LDK-ja, e cila ishte shpresa e vetme për ta çuar realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar dhe LDK-ja me zgjuarsi e përdori këtë lëvizje duke u futur në organizmat drejtuese për të realizuar programin e saj. Ne, duke e njohur mirë okupatorin serbo-sllav ishim të bindur se çlirimi dhe bashkimi i shqiptarëve jashtë trojeve të Shqipërisë amë, vetëm me luftë mund të arrihej. Atëherë e krijuam frontin e rezistencës shqiptare. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe ish- presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova e përfaqësoi në fillim FRSH-në.
    Cili ishte misioni i FRSH-së?
    Misioni i FRSH-së ishte që të krijohet një organizim politiko-ushtarak i cili do të koordinonte interesat dhe aktivitetin e të gjitha partive dhe lëvizjeve në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi. Krahas këtij organizimi, u krijuan shtabet rajonale, komunale dhe lokale, të cilat merreshin me organizimin tipik ushtarak. Themeluesit e frontit të rezistencës janë: Mentor Kaçi, Sokol Dobruna, Halil Alidemi, Ukshin Hoti, Sejdir Veseli, Naim Krasniqi, Avdyl Krasniqi, Fatlik Lilaj, Bardhyl Caushi, i ndjerë, Afrim Morina, etj, etj. Pra, përfshihen të gjithë ata që ishin dëshmuar në dekada dhe ishin të gatshëm dhe të pathyeshëm në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duhet përmendur këtu se në organet drejtuese politike e ato ushtarake ishin të përfshirë edhe shokët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Por tani është akoma herët për të përmendur emra. Shokët dhe bashkëluftëtarët e mi më kuptojnë drejt, se ende është herët për emra e rrahagjoksa. Unë gjykoj se akoma jemi në gjysmë të rrugës. Unë nuk jam dhe nuk kam guxim të them; “Bacë u kry”, duke pasur parasysh atë për të cilën u krijua Fronti i Rezistencës.
    Pasi kishim krijuar strukturat drejtuese të FRSH-së dhe ajo kishte marrë një formë organizimi të mirëfilltë ushtarak, ne që merreshim me drejtimin e tij ishim të vetëdijshëm se përveç faktorit njeri, duheshin me bollëk dhe të predispozuar edhe shumë faktorë për luftë. U caktuan dy shokë për të ardhur në Shqipëri për të informuar dhe për të koordinuar punët në shtetin amë. Erdhën Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu, i cili ishte nga Presheva, por fatkeqësisht nuk arritën shumë sukses. Herën e dytë me Mentorin, i cili ishte kryetar, u përcaktova të vija unë. Në fillim bëmë një turne në Evropë ku njoftuam bashkatdhetarët e diasporës për misionin tonë. Por askush nuk guxonte të dinte se ne do të vinim në Tiranë. Kur arritëm, jo vetëm që na u hapën dyert, por as vetë nuk e besoj edhe sot sesi shteti shqiptar u tregua aq i gatshëm për të na ndihmuar në misionin tonë. Takimin e parë e bëmë me ministrin Shëndetësisë, Alia Alushani, drejtorin e Akademisë Ushtarake, me ministrin e Mbrojtjes, Perikli Teta, zv/ministrin e Mbrojtjes, Halil Hyseni, e deri tek ish-presidenti Ramiz Alia.
    Kush ishin emrat e djemve të parë dhe si erdhën ata në Shqipëri për t’u stërvitur?
    Përfaqësuesi legjitim dhe kryetar ishte Mentor Kaçi, ndërsa unë isha sekretari i përgjithshëm i FRSH-së. Marrëveshjen me shtetin shqiptar e bëri Mentor Kaçi, me bekimin e Ramiz Alisë, natyrisht dhe me ish-kryeministrin Fatos Nano. Por Ramiz Alia do të mbetet komandanti i parë i luftës së Kosovës. Për stërvitjen dhe organizimin u mor ish- ministri i ndjerë, zoti Perikli Teta dhe zv/ministri Hyseni, si dhe shumë oficerë madhorë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën në Kosovë. Të më falin oficerët dhe profesorët e mi që akoma gjykoj se është herët për t’i përmendur.
    Cila ishte përfshirja?
    FRSH-ja, veç strukturave ushtarake merrej edhe me koordinimin e organizatave të tjera, mes të cilave edhe lëvizjen sindikaliste që e drejtonte profesori i nderuar Hajrulla Gorani, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në organizimin e rezistencës. Në këtë lëvizje bënte pjesë edhe Remzi Hoxha, i cili njëkohësisht ishte angazhuar në frontin e rezistencës. Për herë të parë jam takuar me të në mbledhjen e shtabit operativ të karadakut në Ferizaj. Pas dy netësh, Remziu me Basri Zukën kishin ardhur në Suharekë tek Afrim Morina, i cili ishte edhe anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aty isha i ftuar zyrtarisht për organizim. Pas mbledhjes, Basriu dhe Remziu më ftuan që të shkoja në Ferizaj. Mbaj mend se gjatë rrugës Remziu fliste shumë pak, por ishte shumë i prerë. Kur hymë në Ferizaj, ata devijuan rrugën dhe shkuan në një shtëpi në Grykë të Kaçanikut. Aty ishte një shok i ngushtë i Remziut, i cili ishte i përfshirë në strukturat e FRSH-së dhe lëvizjen sindikaliste. Ai është Sefedin Mjaha. Mesa di unë, Sefa punonte ngushtë edhe me biznes me Remziun. Në këtë takim, përveç punëve operative u bisedua edhe për udhëtimin e tretë në Shqipëri dhe për grumbullimin e mjeteve financiare. Mbaj mend se këta të dy dolën në korridor dhe kur u kthyen, më pyetën se sa mjete duheshin. Unë iu thashë se duhej biseduar me Kryesinë e FRSH-së. Pas këtij takimi shumë të suksesshëm sipas meje, Remziu dhe Sefa sollën 50 mijë marka gjermane dhe iu lutën kryetarit që unë të shkoja në Shkup në një mbledhje që ishte organizuar në Gazi BABA. Aty pashë një organizim të mirëfilltë lufte. Takimi u bë në një fabrikë. Dy ditë e dy net qëndrova në shtëpinë e Remzi Hoxhës, kuptohet ilegalisht. As familja e tij nuk e dinte pse ndodhesha aty dhe cili isha. Pasi mora miratimin e kryesisë me iniciativën e Remziut, u nisëm për në Bullgari. Remziu deri në fund të kufirit të shtetit bullgar erdhi me mua. Aty ndërruam makinat për shkaqe sigurie. Remziu e kaloi kufirin në këmbë pasi kishte një shumë të madhe parash. Pasi arritëm në Sofje, e kuptova se përveç parave kishte edhe një shumë të madhe floriri. Kur e pashë e pyeta: Po këto përse na duhen? Ai u përgjigj: Edhe këto janë hiç për kontratën që do të realizojmë nesër.
    A ekziston ndonjë gjë e regjistruar për këto lëvizje ilegale me Kosovën?
    Natyrisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe janë mbajtur dokumente. Ishim të vetëdijshëm se më vonë do të shkruhej edhe historia e Luftës së Kosovës. Këtë dokument e ka nënshkruar Remziu dhe Sefa. Natyrisht edhe unë si përfaqësues i frontit. Për çdo cent që kemi në dispozicion brenda dhe jashtë Kosovës, shpeshherë është bërë transparenca dhe me hollësi janë dhënë llogari. Për këtë kishim një komision të veçantë mbikëqyrës. E them me krenari, se jemi e vetmja organizatë politiko-ushtarake në Kosovë e cila ka justifikuar të gjitha mjetet materiale dhe financiare që ka pasur në dispozicion.
    A keni pasur lidhje të vazhdueshme?
    Me Remziun kemi punuar së bashku deri në ditën e rrëmbimit të tij. Që nga viti 1991, ku u njoha me Remziun kemi pasur lidhje të vazhdueshme pune. Ai kishte dhe funksione të rëndësishme në FRSH. Pas arrestimit të shokëve në Kosovë, Remzi Hoxha si dhe shumë të tjerë u detyruan të kalonin nga Kosova në Maqedoni. Remziu në atë kohë qëndroi në Shkup, meqë kishte shtëpi dhe familje. Vlen të përmendet se Maqedonia atëherë ishte bërë strehë për ne, sepse marrëdhëniet Maqedoni-Serbi ishin tejet të acaruara. Pas krijimit të aferës së armëve dhe rënies në burg të disa drejtuesve të FRSH-së në Maqedoni, Remziu u vendos në Tiranë së bashku me familjen. Por punën dhe aktivitetin e kishte në territorin e Maqedonisë.
    S’do mend që kjo është ditur, se të krijosh një organizatë politiko- ushtarake në kohën e okupimit, je i detyruar domosdoshmërish të krijosh një organizatë të tillë. Me keqardhje them se sot në Kosovë nuk ka nivel të këtij organizimi, siç e kishte FRSH-ja. Përveç djemve më të mirë që punonin në këtë sektor dhe specialistëve të cilët punonin me shpirt dhe u bënë idealistë të vërtetë, vlen të përmendet se ata punonin vullnetarisht dhe pa para. Natyrisht, literaturën dhe kurset private i bëmë jashtë Kosovës. Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë punë të rëndësishme kombëtare. Askush deri tani nuk foli dhe ende është herët të flitet për këtë. Vlen të përmendet thënia e vyer, patrioti dhe oficeri i vërtetë, shpeshherë sekretin kombëtar dhe shtetëror e marrin me vete në varr. Edhe Remziu, shumë gjëra i mori me vete atje ku është.
    Çfarë bëri fronti i rezistencës pas rrëmbimit të Remzi Hoxhës?
    Për rrëmbimin e R. H. janë ngritur shumë versioni dhe të gjitha këto i kemi studiuar me shumë kujdes për gjurmët dhe punën e tij. Kujdes të veçantë i kemi kushtuar rrëmbimit të tij, por për ne më e mundshmja është se UDB-ja duke e ditur dhe duke pasur parasysh mundësinë financiare të Remziut, ka përdorur alibi nga më të ndryshme për ta likuiduar. Ne kemi pasur dijeni dhe janë të njohura të gjitha ato që janë dhe janë shkruar deri tani, por asnjë nuk është e vërtetë. E vetmja e vërtetë është se Remzi Hoxha ka punuar e ka kontribuar jashtëzakonisht për çështjen kombëtare dhe me aktivitetin e tij ka mundur shumë lehtë të binte në sy për okupatorin dhe armikun. Detyra e Remzi Hoxhës nuk ishte të filmonte takimin e Gazidedes me Arkanin, as të merrej me takimin Millosheviç-Gligorov-Berisha. dhe nëse ka konstatuar një gjë e tillë, do të ketë qenë e rastësishme. E them me bindje se Remziu dhe askush nga FRSH-ja, nuk kishte nevojë të financonte atentatin ndaj Kiro Gligorov, pasi vetë programi i FRSH-së e përjashtonte terrorizmin dhe teorikisht në programet tona nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Ne po të kishim dashur terrorizëm, kishim mundur ta shkatërronim në Kosovë ndaj okupatorit, por këtë nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk kishim nevojë të merreshim. Këto i ngarkohen Remziut për të justifikuar zhdukjen e tij. Unë si ish-shef i tij, ju them me bindje dhe me shumë përgjegjësi, se ai nuk i meriton këto epitete. Ai që ka pak ndërgjegje e gjak shqiptari, të tregojë të paktën se ku ndodhen eshtrat e këtij dëshmori të lirisë.
    FRSH-ja ka pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie shtetërore institucionale me shtetin shqiptar. Furnizimin me armë e kemi bërë në rrugë shtetërore. Unë ju shpjegova dhe më lartë për këto marrëveshje dhe kush i ka nënshkruar. Është e vërtetë që nga 1990 janë futur dhe ftuar jashtë për të ardhur në stërvitje dhe për t’u marrë me këtë punë. Të gjitha janë bërë në rrugë shtetërore dhe me marrëveshje. Këto janë të deklaruara dhe pranuar edhe në parlamentin shqiptar nga ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Teta i akuzuar nga opozita e atëhershme për dhënie të armëve kosovarëve. Atëherë Zoti Teta qe përgjigjur: Kam dhënë dhe do jap prapë kur të vij. Fati e deshi që Teta në kohën e luftës së Kosovës e realizoi këtë dëshirë së bashku me shumë ministra të tjerë të shtetit shqiptar.
    Çfarë të dhënash ka Fronti i Rezistencës për likuidimin fizik të disa anëtarëve të tij, përfshi edhe Remziun?
    FRSH-ja e kishte të pamundur të zbardhte të vërtetën e vrasjeve tragjike të disa prej veprimtarëve më të mirë. Rasti i Remziut nuk është i vetmi, por po përmend në ’92, kur u vra me pistoletë në gojë një nga veprimtarët e diasporës në “Mine Peza”, pranë Rajonit 3 të Policisë. Ai është Shaip Gashi, vrasësi u lirua me urdhër politik dhe sot bredh në disa institucione të Kosovës. U dogj i gjallë në lokalin e tij në Tiranë të Re, dhëndri i Bredri Dedës, të më fal nuk më kujtohet emri. U masakrua gazetari i “Gazetës Shqiptare”, njëkohësisht edhe zëdhënës i parë i luftës së Kosovës, Ali Uka. Në masa presioni e kërcënime u dënuan shumë veprimtarë të largoheshin në diasporë dhe nuk janë kthyer ende në Kosovë dhe kjo është fatkeqësi.
    A keni konstatuar ndërhyrje të shërbimit sekret serb apo SHIK-ut për të goditur aktivitetin ilegal të lëvizjes tuaj?
    Këto janë çështje të niveleve të larta shtetërore që bëhen me përgatitje, kushte dhe persona të caktuar. Neve nuk na interesonte të merreshim me këtë punë dhe aq më tepër kur ne shpresonin që shteti dhe strukturat e tij të na ndihmonin në misionin tonë të shenjtë. Ka pasur qytetarë nga Kosova në shërbim të SHIK-ut që na survejonin. Për këtë kemi fakte dhe dokumente, ashtu siç kemi dhe posedojmë dokumente për disa njerëz të Kosovës që punonin në shërbim të UDB-së. Dua të theksoj se FRSH-ja ishte me dijeninë dhe kishte bekimin e strukturave më të larta shtetërore shqiptare. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo ndërmerrnim asnjë veprim pa dijeni e shtetit amë. Po e theksoj dhe një herë, se udhëheqja e lartë e FRSH-së ka pasur takime me udhëheqjen e lartë shtetërore shqiptare. Edhe para vitit ‘90 dhe pas ’92, ne vazhduam me këto marrëdhënie dhe struktura të larta. Por fatkeqësia filloi në vitet ‘92-’93, me arrestimin e Mentor Kaçit me shokë. Për të gjitha këto ishin në dijeni drejtuesit më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë.
    Çfarë ndodhi në mars ‘93?
    Isha në manifestimin ku ishte presidenti Rrugova, presidenti Berisha dhe kryeministri Bukoshi dhe shumë personalitete e intelektualë nga Kosova e diaspora. Pas një orë, pasi mbërrita në shtëpi jam arrestuar në banesën time nga SHIK-u. Akuza dihet tashmë, ka shkruar shtypi atëherë. Atë natë dhe më pas janë arrestuar shumë të tjerë, mes tyre Adem Jashari, Islam Caka, Ahmet Bytyçi e disa oficerë madhorë të shtetit shqiptar. Atëherë është sulmuar që në akuzën time të më bashkojnë ish- presidentit Alia, Deputetin Gramoz Ruçi, ish-ministrin Teta, zv/min. e Mbrojtjes, Halil Hyseni e shumë të tjerë. Arrestimi im nuk ishte akuzë e thjeshtë, shkelje ligji, por pasojë e një politike të caktuar. U bë sepse ne iu kundërvumë politikës dhe strategjisë për Kosovën. Para meje ishte arrestuar Kaçi, dhe kisha mbetur unë që merresha me stërvitjen e shokëve në Shqipëri dhe diasporë. Arrestimi im u bë për të eliminuar krejt udhëheqjen. Çanta ime ishte thjesht çështje teknike ku pritej të merrnin ato dokumente dhe mjete që u interesonin.
    A keni pasur informacion se ka pasur dyshime për një takim me Millosheviçin, presidentin e Maqedonisë, Gligorov dhe Berishën në tetor të vitin ’95, dhe nga informacionet, cila do të ishte tema e takimit?
    Ishim të njoftuar për të gjitha lëvizjet që bëheshin në dëm të Kosovës. Normalisht atëherë ishim më aktivë. Unë kisha dalë nga burgu dhe FRSH-ja merrej me drejtimin e luftës. Por misioni i Remziut nuk ishte të vëzhgonte takimin e treshes në Shën Naum, por ka mundur të ndodhë edhe gjatë kësaj, që rastësia është mbreti i botës. Dhe Remziu është ndodhur në këtë rastësi. Por ne nuk kishim detyrë, pasi misioni ynë ishte tjetër dhe jo të përgjonte ish- presidentin Berisha, pasi ishte shteti shqiptar dhe strukturat e shtetit shqiptar që do të vendosnin. Natyrisht që Millosheviçi dhe Gligorov po aq ishin për ne armiq, që çdo lëvizje e atakim të tyre e gjykonim në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në ish- Jugosllavi.
    Unë di vetëm një gjë t’u them dhe është shumë e vërtetë që marrëdhëniet mes Rugovës e Berishës ishin tejet të ftohta dhe Berisha kërkonte aleat të tjerë, siç e përdori për fat të keq simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, Hidajet Hysenin dhe shumë të tjerë, përfshi dhe ish-kryeministrin e qeverisë, Bujar Bukoshin për t’ju kundërvënë politikës së Rugovës, i cili i kishte marrëdhëniet tejet të ftohta. Këto janë gjëra të vërtetë dhe na kanë kushtuar shumë rëndë.
    Një ditë, të gjitha këto dokumente që ekzistojnë do të hapen. Ne jemi duke e shkruar historikun e rezistencës dhe luftës së Kosovës dhe të gjitha do t’i dokumentojmë me fakte e dokumente të padiskutueshme. Por tani mendoj se është herët të flitet për këtë takim. Por ne kemi qenë në dijeni.
    Remziu ka njoftuar shokun tonë të veprimtarisë, Basri Zukën i cili ka njoftuar me shkrim atëherë ish- presidentin Rugova, por më tutje ne nuk e dimë se çfarë ka ndërmarrë Rugova për një takim të tillë.
    Pse u takove me ministrin e Shëndetësisë, Ali Alushani?
    Ju gazetarët e keni princip të gërriceni shumë, por unë jam i detyruar të përgjigjem. Ne kishim në program të përgatisnim terrenin për luftë. Dhe për këtë duhej të përgatiteshin spitalet në Kukës, Tropojë dhe Burrel. Ndaj u takuam me të, na ndihmoi në pajisjen e spitalit të parë të Tropojës, synuam të përgatisnim spitalin e Kukësit dhe filluam atë në Burrel. Por derisa na ranë shokët në burg, nuk mundëm. Por e di që në spitalin e Tropojës, dhe drejtori Din Selimi na ndihmoi shumë dhe përgatiti spitalin si për luftë. Për këtë, veç ministrit të Shëndetësisë pati dijeni dhe presidenti R.Alia dhe kryeministri Nano.

  16. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Si vepron agjentura serbe në Kosovë

    Fillimisht dua të theksoj se ky shkrim ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të brendshëm,

    atij të jashtëm dhe minoritetit serb, që të mos bien pre e trysnisë së Beogradit dhe mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, po i përdorin për t’i arritur qëllimet e veta, duke i futur edhe vet ata në një rrugë pa dalje. Është koha e integrimeve dhe jo e urrejtjes ndaj etnive tjera. Minoriteti serb në Kosovë ka favore të mëdha, që si të tilla nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet të botës. Por, duke qenë gjithnjë të instrumentalizuar nga Beogradi, këto të drejta i kanë keqpërdorur. Toleranca e tepruar secilën ditë po vjen duke u zvogëluar për të gjithë ata që nuk i respektojnë ligjet dhe bien ndesh me rregullat e caktuara të shtetit. Megjithatë, të gjithë qytetarët pa dallim etnie duhet të jenë të barabartë para ligjit, si për privilegje ashtu edhe për përgjegjësi, sepse ka filluar të ndjehet haptazi se tolerimet e veprimeve diferencuese, qoftë ky edhe “diskriminim pozitiv” i aplikuar vetëm ndaj minoritetit serb në Kosovë deri në pakufi, janë brengat kryesore të sigurisë pas fazës fillestare të pavarësisë.

    Lidhur me këtë, nga tolerimet dhe respektimi deri në përulje i palës serbe, mund të ndodhin keqkuptime në kampin tjetër - te pala shumicë shqiptare, por edhe te pakicat tjera etnike që jetojnë në Kosovë. Pakënaqësia e shqiptarëve, popullsisë me shumicë dërmuese të Kosovës, bazohet në mungesën e deklarimit eksplicit të shtetit nacional shqiptar. Përderisa elementi serb i Kosovës nuk integrohet natyrshëm në institucionet dhe në jetën shoqërore të vendit, por vazhdon të jetë element i instrumentalizuar në duart e Beogradit, i cili në vazhdimësi po i përdorë kundër Kosovës, padyshim se kërcënimet për mjedisin e sigurisë do të jenë evidente. Prandaj, është domosdoshmëri që institucionet vendore të Republikës së Kosovës, e veçanërisht ato ndërkombëtare, të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të dëmshme jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë.

    Sepse, tolerimi deri në paskajshmëri ndaj minoritetit serb në Kosovë, ka shkaktuar përkeqësim të disponimit si te pjesëtarët e komunitetit me shumicë shqiptare, por edhe në mesin e komuniteteve tjera pakicë. Për hir të minoritetit serb, i cili përkundër të gjithave refuzon të njohë shtetin e Kosovës në të cilin jeton dhe në shumicën e rasteve ushtron pushtet paralel në vend, ka bërë që popullsia shumicë e Kosovës, të jetojë në kushte të “getos” artificiale.

    Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi, e kjo minoritetit serb po i mungon në sjelljet e përditshme. Ata kanë krijuar sisteme paralele të sigurisë dhe pushtetit, të cilat vazhdojnë të jenë aktuale edhe gati dy vjet pas shpalljes së pavarësisë.

    Tashmë dihet se skenarët dhe planet operative të provokimit të situatave të sigurisë në Kosovë janë hartuar në Beograd qysh para shpalljes së pavarësisë, si plane rezervë (nëse ndodh), me qëllim të destabilizimit të brendshëm të Kosovës dhe me qëllim të krijimit të një situate e cila do të ishte e vështirë për t’u menaxhuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Për t’i koordinuar veprimet në të gjitha fushat kundër shtetit të Kosovës, qeveria e Serbisë, kishte hapur zyrat e të ashtuquajturës “Ministri për Kosovë dhe Metohi”, në veri dhe në perëndim të Kosovës, pastaj formoi të ashtuquajturën “Qendër Koordinuese për Kosovë”, caktoi udhëheqësit “e qarkut”, “Kuvendin e Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë” me “qëllim të shtrirjes së mandatit institucional” (të Serbisë) në territorin e Kosovës, duke pasur synim kryesor pengimin (paralizimin) e funksionimit të institucioneve legjitime të Kosovës.

    Siç do të shihet edhe më poshtë në këtë punim, forcat paramilitare serbe i shfrytëzojnë edhe format “legale” të organizimit. Mekanizmi i lartcekur, i formuar dhe i ndikuar politikisht nga Serbia, i financuar dhe i mbështetur edhe me teknikë luftarake, po tenton edhe më tutje ta paraqet praninë e Serbisë në Kosovë.

    Këtë prani, Serbia po përpiqet ta paraqesë nëpërmjet strukturave paralele serbe brenda Kosovës. Shumëkush në Kosovë praninë e strukturave paralele serbe, e sheh si një lloj pranie të Serbisë në disa pjesë të Kosovës, sepse këto struktura ndërlidhen direkt me shtetin serb, prandaj kanë arsye të frikësohen për ndikimin e Serbisë në Kosovë. Vet UNMIK-u, nëpërmjet Rezolutës 1244, i ka konsideruar këto struktura të Serbisë si ilegale, por në të njëjtën kohë UNMIK-u gjithnjë e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e pranisë institucionale të Serbisë brenda vendit tonë. Serbia, nëpërmjet mekanizmave të saj, e ka futur në veprim vijën vertikale të ndikimit.

    P.sh: një numër i pjesëtarëve të SHPK-së (Shërbimit Policor të Kosovës) janë suspenduar, siç thuhet, “për shkak të biografisë së tyre”, apo “fshehjes” së ndonjë pjese të biografisë. Aplikimi i masave të tilla ndëshkuese nuk ka ndodhur për pjesëtarët serbë të SHPK-së, ish-policët, udbashët, militarët e paramilitarët - pjesëmarrës në krime lufte e gjenocid mbi shqiptarët. Ky fakt vlen vetëm për suspendimin dhe largimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nuk vlen as për ata që e vazhduan punën në policinë serbe edhe pas bojkotimit masiv të pushtetit okupues serb që ia bëri populli i Kosovës, megjithëse disa prej tyre e vazhduan aktivitetin në kuadër të aparatit shtetëror serb të Millosheviqit deri në mbarim të luftës në Kosovë. Në këtë rast bëhet fjalë edhe për një grup të vogël të shqiptarëve që ishin pjesë e atyre strukturave. Disa sish e kanë vazhduar aktivitetin e tyre edhe pas luftës, siç është rasti me Osman Musën, i cili siç dihet në Shërbimin Policor të Kosovës kishte pozitë kyçe dhe ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim të pjesëtarëve të SHPK-së.

    Kapiteni Osman Musa (1961), shef i Njësitit për Standarde në SHPK, më 15 prill 2005, pa asnjë paralajmërim ishte larguar nga Kosova, duke kërkuar azil politik në Londër, ku ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA). Musa, është larguar për shkak se ka dërguar dokumente dhe dosje të SHPK-së në Agjencinë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë – BIA. Kurse për pranimin e serbëve në SHPK, pothuajse asnjëherë nuk janë kontrolluar listat se kush janë, as nuk iu është verifikuar biografia. Në një mënyrë ka pasur amnistim të vazhdueshëm të kriminelëve serbë, të cilët kanë kandiduar në SHPK dhe janë bërë pjesëtarë të saj.

    P.sh., ish-polici serb Boban, i cili kishte kaluar në SHPK, në rajonin e Prishtinës, ishte i njohur si kriminel i luftës bashkë me Novicën, ish-komandant i burgut dhe inspektorët e atëhershëm serbë Momqillën, Qanoviqin dhe Bjeliqin si dhe drejtorin gjeneral të burgut të Prishtinës, Lubo Qumburoviq. Të lartpërmendurit, sipas dëshmitarëve okularë, kishin marrë pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Vetëm në një konkurs (të shpallur në qershor 2006), për pranimin e pjesëtarëve të MUP-it serb në SHPK, kanë konkurruar 466 ish-policë të MUP-it serb. Askush nuk e garantoi popullin e Kosovës se ndonjëri nga ta është i përzier në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk mundi të garantojë as komisionari i atëhershëm i policisë, Kai Vittrup.

    Pos në polici, një numër i tyre mbajnë uniformat e kompanive të sigurimit privat, të licencuar në Kosovë. Ka edhe të tillë që mbajnë uniforma të policisë serbe, mbrojtjes civile etj. Një pjesë e qytetarëve serbë, nën ndikimin e propagandës së Beogradit, e konsiderojnë ndarjen e Kosovës si punë të kryer, prandaj ata edhe besojnë se së bashku me njësitet e xhandarmërisë serbe dhe strukturat tjera, do të vendosen në urë dhe do ta “mbrojnë” kufirin e ri te ura.

    Mentalitete të tilla ishin shfaqur edhe gjatë vitit 1990, ku në raportet zyrtare të Perëndimit konstatohej se Serbia funksiononte vetëm si një shtet militarist, pa ekonomi dhe pa industri civile. Ky konkluzion mbështetej në faktin se vetëm buxheti zyrtar shtetëror i Serbisë në masën 97 për qind i kushtohej makinerisë së luftës, 3 për qind aparatit nëpunës shtetëror, ndërsa ekonomia, kultura, shëndetësia nuk figuronin në atë buxhet. Konceptet e egërsisë dhe kërcënimit ndaj të tjerëve, Serbia i bën në emër të shtetit të pademilitarizuar dhe të përkrahjes së Rusisë dhe aleatëve të saj, që ka qenë dhe mbeten inspirim për t’i sfiduar të tjerët.

    Sipas të dhënave tashmë të ditura, policia e UNMIK-ut i ka raportuar policisë së Serbisë (MUP) edhe për detaje. Raportet kanë qenë mujore por edhe përmbledhëse çdo gjashtë muaj. Kryesisht, policia e Serbisë është furnizuar me informacione që kanë pasë të bëjnë me strukturat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në bazë të këtyre informacioneve janë ngritur qindra aktakuza kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Serbia ka pasë aq informacione të përimtuara, duke i përfshirë edhe gjobat e shqiptuara në komunikacion ndaj personave të caktuar. Se a ka qenë marrëveshje mes UNMIK-ut dhe Serbisë për t’ia dhënë policisë së Serbisë të gjitha informacionet që i ka poseduar UNMIK-u, mbetet të vërtetohet në të ardhmen.

    Ka dyshime të bazuara se edhe gradimi i disa pjesëtarëve të SHPK-së, është bërë jo në bazë të meritave të punës, por sipas përzgjedhjeve tjera. Krahas kësaj, thuhet se shërbimi sekret serb e ka dërguar në UNMIK një “listë” me emrat e kandidatëve me prioritet në gradime. Mbase kjo “listë” nuk është zbatuar me përpikëri, por ndikimi i preferencave të saj është parë haptas. Nëpërmjet ndikimit të UNMIK-ut dhe sugjerimeve të ndryshme janë sistemuar në SHPK, pa ndonjë pengesë strukturat e ish-MUP-it serb (këtu hyjnë ish-policë, ish-pjesëtarë të UDB-së e të sigurimit, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës së atëhershme të Sekretariateve të Punëve të Brendshme), policë të MUP-it serb, të cilët kanë qenë të uniformuar gjatë luftës së fundit, që në fakt e përbëjnë numrin më të madh të pjesëtarëve të SHPK-së, apo të atyre që janë në pozitat kyçe. Pjesëtarët e minoriteteve kanë qenë kurdoherë të privilegjuar si në konkurse për pranim në SHPK, po ashtu edhe në ngritje profesionale apo përparime gradash. Shpesh herë ata i kanë shkelur ligjet dhe nuk i kanë respektuar ato, por, siç dihet, janë bërë tolerime për shkak të natyrës specifike që kanë pasur në kuadër të SHPK-së.

    Flitet nëpër mediume, analiza, komente por ka edhe mendime se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, mund të mos jetë duke iu nënshtruar urdhrave të Drejtorit të Policisë.

    Edhe pse zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, e ka përgënjeshtruar faktin se i përgjigjet policisë serbe dhe EULEX-it, koncepti i qeverisë së Beogradit se zëvendësdrejtori serb i Policisë së Kosovës do t’i raportojë vetëm EULEX-it dhe Serbisë disi po merr konotacione të një koncepti normal të funksionimit të kësaj ideje, e cila, sipas tyre, është në funksion të implementimit të gjashtëpikëshit në Kosovë. Ky fakt deklarativisht është mohuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, por mbetet të shihet se çka po ndodh me të vërtetë me këto situata konfuze që janë krijuar.

    Në këtë kontest, janë bërë qindra shkrime dhe analiza rreth protokollit për bashkëpunim policor, brenda së cilit, parashihet një marrëveshje e policisë së Kosovës me atë të Serbisë, i vënë në jetë nëpërmjet protokollit EULEX-Serbi, pastaj parashihet edhe fuqizimi i protokolleve tjera për dogana dhe drejtësi, gjë që Serbisë do t’i krijonte një hapësirë të favorshme për kontroll të policisë, doganave dhe kufirit.

    Pos kësaj, Ligji për policinë, neni 38 i kreut IV, e parasheh saktësisht se policia duhet të ketë vetëm një drejtor, një zëvendësdrejtor (e jo dy të tillë) dhe katër ndihmës të drejtorit të policisë, pa u specifikuar kombësia e zëvendësdrejtorit. Një pjesë e madhe e policëve serbë që janë të punësuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk e respektojnë këtë rregull. Te policët serbë që punojnë në kuadër të Policisë së Kosovës ka disa ndasi dhe mospërfillje ndaj institucioneve të Kosovës, zbatimit të ligjit dhe të ligjeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Policëve serbë të angazhuar në Policinë e Kosovës (PK) edhe më tutje u mungon ky vullnet.

    Siç dihet, në ditët e para pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka qenë se në Kosovë mund të qëndrojnë UNMIK-u dhe KFOR-i, sepse këto dy misione, janë të autorizuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa misionet e tjera çfarë janë EULEX-i (misioni i BE-së për forcimin e rendit dhe ligjit), apo ICO (Zyra Civile Ndërkombëtare), janë ilegale në Kosovë dhe, si të tilla, nuk kanë çfarë kërkojnë, veçmas në rajonet e banuara me serbë. Përfaqësuesit e komunitetit serb në polici, siç u tha, i kanë kundërshtuar vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës. Ata ende mendojnë se Qeveria e Serbisë është ajo që duhet të vendosë brenda territorit të Kosovës.

    Imponimi për ta lejuar UNMIK-un të qëndrojë në disa pjesë të Kosovës (të banuara me serbë) dhe vendosjen e EULEX-it në pjesët tjera (të banuara me shqiptarë), por në cilësinë e “mision neutral” që nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur, paraqet një kundërshtim të haptë në raport me ligjet dhe rregullat në fuqi të shtetit të Kosovës.

    Në shtator të vitit 2008, flitej dhe diskutohej për një marrëveshje ndërmjet UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë, brenda të cilës përfshihej edhe ndarja e policisë dhe krijimi i dy komandave të veçanta. (Është koha kur bisedohej për gjashtëpikëshin). Në marrëveshjen gjashtëpikëshe të OKB-së, e hartuar ekskluzivisht sipas kërkesave të Serbisë, në mesin e gjashtë pikave, Serbia kishte paraparë kontroll mbi doganat, drejtësinë, kufijtë, transportin, trashëgiminë kulturore, duke përfshirë këtu edhe policinë. Një marrëveshje e tillë, në rastin konkret, protokolli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, u nënshkrua në shtator të këtij viti, edhe përkundër kundërshtimeve të palës kosovare. Sipas kësaj marrëveshje, që kur fillon zbatimi i saj, priten të hapen edhe shumë nënstacione policore në vendbanimet me shumicë serbe, të cilët do t’u japin llogari zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Ky plan sqaron më tutje se edhe emërimet dhe shkarkimet e pjesëtarëve serbë të policisë duhet të bëhen nga eprorët ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe raportin që duhet t’u bëhet zyrtarëve ndërkombëtarë. Proceset e tilla e komplikojnë shumë funksionimin e forcave të rendit duke përfshirë këtu edhe cenimin e sigurisë së qytetarëve.

    Dihet botërisht se një pjesë e madhe e policëve serbë nuk i përgjigjen zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës. Ata, siç dihet, u larguan masovikisht në shenjë proteste pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke marrë pjesë edhe në djegien e pikave doganore në dy portat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, dhe në trazirat e organizuara më 17 mars 2008, ku u vra një polic i UNMIK-ut, ndërsa u plagosën dhjetëra policë të tjerë ndërkombëtarë dhe ushtarë të KFOR-it. Një pjesë e policëve të komunitetit serb ishin pjesëmarrës në këto përleshje. Veçanërisht, rezervistët e ushtrisë dhe të policisë serbe ishin ata që e shkaktuan problemin në Mitrovicë, gjegjësisht në gjykata dhe dogana, si dhe i sulmuan dhe dogjën ambasadat e huaja në Serbi, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për shkaqe subjektive, e gjithë dosja e 17 marsit të vitit 2008 do të mbetet e mbyllur deri në një kohë kur OKB-ja e sheh të udhës të kërkojë t’i ndjekë penalisht personat e përfshirë në sulm ndaj paqeruajtësve në Kosovë. Duhet cekur se ish-komisari i policisë, Larry Willson, ishte larguar pikërisht për shkak të mospajtimeve, në lidhje me urdhrin që është dhënë më 17 mars për ta marrë gjykatën nën kontroll. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal kundër 21 serbëve, shumica zyrtarë institucionesh në Kosovë, pasi ishin gjetur të kenë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 në Jarinje të Leposaviqit dhe në Banjë të Zubin-Potokut, në mesditën e 19 shkurtit 2008.

    Sipas opinioneve të hapëta, një pjesë e pjesëmarrësve që kanë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 kanë qenë me maska, disa të tjerë me kapela që kanë menduar të kamuflohen. Pas djegies dhe shkatërrimit të dy pikave kufitare në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok), më 19 shkurt 2008, komandantët e stacioneve policore në Zubin Potok dhe në Leposaviq, togerët Drazha Bozhoviq e Dragan Stefanoviq, janë deklaruar se janë komandantë edhe të policëve serbë të SHPK-së në dy pikat kufitare, edhe pse kufijtë janë në kompetencë të Policisë Kufitare e jo të Policisë së Rendit Publik.

    Strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u përforcuan edhe me një mijë (1 000) pjesëtarë të MUP-it serb, të ardhur nga Serbia, të cilët morën pjesë edhe në djegien e dy pikave kufitare, duke u futur në brendi të Kosovës dhe duke u shpërndarë për veprim kryesisht nëpër enklavat serbe, për të vepruar konform planit sekret të Qeverisë së Serbisë, të shifruar “ AKSIONI ”.

    Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK-së, është në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni” të Qeverisë së Serbisë. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, u ka deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”.

    Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, shërbimet sekrete serbe, në shumë pjesë të Kosovës, kanë aktivizuar edhe strukturën e “spiunëve të fjetur”.


    Gjatë trazirave në veriun e Mitrovicës, në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë vërejtur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale për Veprime Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, sidomos nëpër enklava. Pjesëtarët e kësaj njësie kanë qenë të përqendruar edhe në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), në pjesën e kufirit me Kosovën dhe me Maqedoninë. Eprorët e këtij formacioni kanë pasë kontakte të vazhdueshme me të ashtuquajturat “Shtabe të Mbrojtjes Territoriale”, përkatësisht “Shtabe të Krizës” në enklavat serbe, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen nga rezervistë të UJ-së (ushtrisë jugosllave) dhe pjesëtarë të JSO-së (njësive për operacione speciale). Disa prej tyre operojnë në kuadër të të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit”, e cila i ka celulat e veta në disa pjesë të Kosovës, siç është thënë edhe në disa komunikata të kësaj organizate. Vlen të ceket se “Garda e Car Llazarit”, organizatat tjera ilegale paraushtarake serbe, pastaj ndikimi i politikës serbe dhe cytja e këtyre strukturave drejt Kosovës si dhe bojkotimi i punës nga radhët e policëve të minoritetit serb në SHPK, e kanë mbajtur gjendjen në vend nën tensione të vazhdueshme, duke shkaktuar kriza të sigurisë së brendshme, të cilat gjithherë e kanë provokuar gjendjen për ta quar drejt destabilitetit të përmasave të mëdha, siç ishte kriza e marsit 2004. Instancat ndërkombëtare, por edhe ato vendore, kohë më parë, lejuan formimin edhe të 14 nënstacioneve të reja policore, 12 prej të cilave në vendbanimet me shumicë serbe. Ky projekt ndërlidhet me pranimin e një numri të caktuar të policëve të MUP-it serb brenda strukturave të Policisë së Kosovës.

    Në një raport të datës 15 nëntor 2008, KMDLNJ - Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkonte nga organet e sigurisë, policia e UNMIK-ut, ajo e SHPK-së dhe KFOR-i që sa më parë t’i kapin akterët e të shtënave të datës 14 dhe 15 nëntorit 2008, në mënyrë që të nxirren para drejtësisë. Është e ditur botërisht se akterët e të shtënave të 14 nëntorit 2008, së paku policët serbë - pjesëtarë të SHPK-së, i njohin shumë mirë. Po ashtu i njohin edhe disa policë shqiptarë, të cilët patrullojnë në pjesën e okupuar të qytetit së bashku me policët serbë. Pra, edhe këta i dinë saktësisht çerdhet e atyre që shkrehin breshëri plumbash kur dhe ku t’iu teket.

    Duhet të përmendet se në lokalitetet ku shkrepen armë të ndryshme nga serbët, vepron lirshëm MUP-i serb, ku shef i operativës është Zharko Kosovac, i cili sipas raporteve të KMDLNJ-së, ishte i njohur si ushtrues i dhunës mbi popullatën shqiptare, gjatë viteve të ‘90-ta, gjatë luftës 1998/1999 dhe pas lufte. Po ashtu, epror i policisë së SHPK-së është edhe Xhavit (Rexho) Dervisheviq, i cili po ashtu është i njohur si ushtrues i dhunës mbi shqiptarët që nga viti 1990 e këndej. Këta të dy me shumë serbë të tjerë, kanë qenë ushtrues të dhunës, posaçërisht mbi arsimin shqip.

    Kur flasim për këtë çështje duhet pasur parasysh edhe faktin se një pjesë e policëve të minoritetit serb që punojnë në Policinë e Kosovës, kanë qenë në marrëdhënie pune deri në përfundim të luftës.

    Nga bastisjet që janë bërë nga ana e SHPK-së, është vërejtur se ata janë të armatosur mirë, të uniformuar dhe kanë emblemat e tyre. Mirëpo, për hir të situatës së tensionuar nuk janë marrë masa tjera ndaj tyre. Në një rast, pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, Vllade Nedelkoviq, në fund të vitit 2008 është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij në fshatin Preoc, ishte gjetur sasi e konsiderueshme e armatimit pa leje, pajisje të ish-ushtrisë jugosllave, uniforma, radiolidhje etj.

    Vet fakti i përdorimit të simboleve që i ka përdorur organizata paramilitare “Garda e Car Llazarit” në tubime dhe në promovimin e saj, si shenjat e njësisë famëkeqe të drejtuar nga Sigurimi Shtetëror Serb – JSO flasin mjaft. Dihet se një pjesë e kësaj njësie janë të afërt apo pasues të njësisë famëkeqe JSO e njohur edhe si “Beretat e Kuqe” apo edhe “Djemtë e Frenkit” (sipas Frenki Simatoviqit, themelues i këtij grupi). JSO u komandua gjatë luftës nga Millorad Ulemek - “Legija”, i dënuar së fundi me 40 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Vitin e kaluar “Garda e Car Llazarit” ka marrë përgjegjësinë për djegien e punktit kufitar në Runicë, mes Kosovës dhe Serbisë. Të njëjtin vit organizata paraushtarake serbe “Mlada Bosna” mori përgjegjësinë për një varg sulmesh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në të gjitha këto zhvillime, koloneli Dragan Terziq, zyrtarisht mban postin e këshilltarit policor në Drejtorinë Koordinuese për Kosovën. Siç bëhet e ditur, Terziq komandon me policinë serbe në Kosovë, kurse me “Mbrojtjen Territoriale” komandon koloneli Radisav Janiqijeviq. Nga të dhëna të publikuara me kohë në media, del se në Mitrovicë, në tri-katër vende ka pasur depo armatimi, të dedikuara posaçërisht për këto struktura. Sensibilizimi i situatës për veprimet e lartcekura është bërë edhe nga Marko Jakshiq, i cili e ka rolin e kryetarit të “Kuvendit të komunave dhe lokaliteteve serbe në Kosovë”. Kurse Millan Ivanoviqi është kryetar i “Këshillit Nacional Serb për Veriun e Kosovës”, njëkohësisht njëri ndër drejtuesit e spitalit regjional në veri të Mitrovicës. Ai është i dyshuar për pjesëmarrje në disa veprime kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, raciale e fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në masën që kishte bërë vepra penale. Strukturat e tyre janë prodhues të dhunës dhe destabilitetit në Kosovë. Ata kanë bërë thirrje për rezistencë dhe për të shkaktuar dhunë.

    Më 10 shkurt 2009, në Mitrovicë, sipas mediave kosovare, Marko Jakshiq dhe Millan Ivanoviq kanë bërë thirrje që të digjen pikëkalimet kufitare. Lidhur me këtë policia ka hetuar rastin dhe kallëzimin penal ia ka proceduar prokurorisë. Sipas policisë, është çështje e prokurorit (ndërkombëtar) nëse ndaj tyre do të ngre apo jo akuzën. Sidoqoftë, secili qytetar i ka parë dhe vërejtur përmes ekranit, në fotot në internet dhe shtyp autorët e ngjarjeve që shkatërruan pikën doganore 1 dhe 31 në veriun e Kosovës, duke hedhur mjete shpërthyese apo duke djegur objekte. Akterët e këtyre ngjarjeve janë të ditur.

    Që nga ajo kohë, madje edhe pas kthimit të policëve serb në punë, mungon qasja e zyrtarëve apo vijës komanduese të Policisë së Kosovës në stacionin policor në veri. Madje, këto struktura kanë penguar edhe vizitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, që t’i vizitonte pikat policore kufitare në veri.

    Në Shërbimin Policor të Kosovës, komunitetet përfaqësohen me 17 për qind, 10 për qind prej të cilëve janë të komunitetit serb.

    Rreth 350 policë serbë, bashkë me stafin civil u suspenduan pasi e lëshuan punën demonstrativisht në mars të vitit 2008. Ndryshe, të vetmit policë serbë që nuk janë suspenduar për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave të SHPK-së, ishin ata që punojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, meqë në stacionet e atjeshme policore nuk ishte bërë bartja e kompetencave nga UNMIK-u te SHPK-ja dhe ishin nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Kërkesa kryesore e policëve serbë të suspenduar ka qenë që të punojnë nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Që nga ajo periudhë, atyre nuk iu ndërpre pagesa, edhe pse shumica e këtyre policëve, pas urdhrit të prerë të Beogradit, i kishin mbyllur edhe xhirollogaritë personale në bankat e Kosovës,. Megjithatë, në administratën e Policisë së Kosovës gjatë tërë kohës ata figurojnë të suspenduar me pagesë. Vetëm për tre muaj, nga buxheti i Kosovës, për pagat e këtyre policëve serbë të rebeluar ndaj shtetit të Kosovës, janë shpenzuar rreth 223 mijë euro. Minoritarët serbë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e bojkotuan punën për 17 muaj me radhë, çka do të thotë se shpenzimet e buxhetit të Kosovës për këtë kategori janë milionëshe.

    Inspektorati i Policisë së Kosovës ishte marrë me hetimin e këtij rasti një kohë të gjatë. Disa herë i kishte ftuar ata të kthehen në punë, me pretekst se do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës, por policët e komunitetit serb nuk qenë të dëgjueshëm. Me qëllim të bindjes për t’i kthyer në punë, gjenerali i PK-së, Sheremet Ahmeti, kishte marrë një vendim për suspendim pa pagesë. Mirëpo ndaj këtij vendimi kishte reaguar Qeveria dhe pas kësaj ishte marrë vendimi tjetër nga MPB-ja që t’u vazhdohet suspendimi me pagesë.

    Sipas Rregullores në fuqi të Inspektoratit të Rendit, do të duhej që në afat jo më të gjatë se 90 ditë, të merrej një vendim lidhur me largimin e policëve serbë nga Policia e Kosovës. Siç u tha, policët e komunitetit serb, pas 17 shkurtit, për arsyet tashmë të ditura, e kishin refuzuar komandën e SHPK-së dhe kishin kërkuar si alternativë, që urdhrat t’i marrin nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. Menjëherë pas kësaj, policë serbë të regjionit të Prishtinës, që i braktisën radhët e SHPK-së, tentuan ta uzurponin Stacionin Policor të Graçanicës, për t’u bërë presion strukturave vendore dhe ndërkombëtare, që të përmbushin kërkesat e tyre.

    Sipas burimeve të konfirmuara, njëri ndër organizatorët që ka organizuar bojkotimin e punës së policëve serbë të SHPK-së në anën e Anamoravës është Dragutin (Velibor) Naskoviq, i lindur më 1952, në fshatin Kmetovc të Gjilanit. Naskoviq është ish-pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili tani ka statusin e pensionistit. I njëjti është oponent i BIA-s, dhe mbanë lidhje me ish-strukturat që kanë punuar në organet e rendit të Serbisë. Këto struktura, në shumicën e rasteve, janë persona të instrumentalizuar nga qeveria e Serbisë. Naskoviq ishte caktuar të jetë “Komandant i Anamoravës” për serbët, gjegjësisht për formimin e policisë paralele. Në sistemin e strukturave paralele është edhe Iliq me nofkën “Iliri”, nga rrethi i Gjilanit, më herët inspektor i lartë në policinë e Serbisë, njëherësh konsiderohet edhe zëvendës i Naskoviqit. Gjatë një vizite të të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, Iliqi gjithnjë ka qenë afër tij. Kurse në sy të opinionit këtë rol është caktuar ta kryejë Stojadin Notkoviq, major në policinë e SHPK-së. Pas bojkotimit të punës nga ana e policëve serbë të SHPK-së, struktura të ndryshme ekstreme nga ana e serbëve të Anamoravës kishin planifikuar ta sulmojnë stacionin policor të Novobërdës. Kërcënime se do të sulmohet stacioni policor në Novobërdë ka pasur edhe përmes telefonit.

    Edhe sot e kësaj dite në veriun e Kosovës, katër stacione të policisë nuk e përfillin zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës. Komunikimi me policët serbë të Policisë së Kosovës, në katër stacionet policore në veriun e Mitrovicës dhe komunave tjera veriore, ndërmjetësohet nëpërmjet EULEX-it dhe misionit të BE-së në Kosovë. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me ndihmën e EULEX-it pritet që të integrohen edhe policët serbë në veriun e Mitrovicës dhe komunat tjera veriore, si dhe pjesët tjera të Kosovës të banuara me serbë, që nuk e përfillin gjithaq zinxhirin komandues të SHPK-së.

    I ashtuquajturi ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kishte deklaruar se të gjithë pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës do të jenë nën zinxhirin komandues të EULEX-it, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë dhe veprojnë. Për ne, deklaroi Bogdanoviq, është i pranueshëm zinxhiri komandues i cili vjen nga EULEX-i e jo nga Prishtina.

    Madje, më herët, nga vet shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pas një takimi me të ashtuquajturin ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, u bë publike ideja për krijimin e policisë serbe brenda policisë së Kosovës!

    Propozimi i Bogdanoviqit që të formohen struktura të veçanta të policisë për serbët lokalë në Kosovë, do të thotë se ka tendenca për krijimin e komandës së ndarë të policisë serbe, sipas shembullit të Bosnjës, që është një skenar tepër i dëmshëm dhe i rrezikshëm dhe, si i tillë nuk duhet toleruar.

    Krahas Bogdanoviqit, në maj të këtij viti, 16 muaj pas vetlargimit të policëve serbë nga SHPK-ja, Oliver Ivanoviqi, në cilësinë e të ashtuquajturit sekretar shtetëror në Ministrinë e Serbisë për Kosovën, kërkoi që të formohet një “komandë e posaçme zinxhirore policore serbe” në kuadër të SHPK-së, përkatësisht si institucion paralel i Policisë së Kosovës.

    Duhet theksuar se Oliver Ivanoviqi dhe Goran Bogdanoviqi, të konsideruar për më se tetë vjet si “liderë të moderuar” të serbëve të Kosovës, në të cilët bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në vitet e pasluftës, me t’ju dhënë rasti për t’u pozicionuar në Qeverinë e Serbisë, njëri si sekretar shteti e tjetri si ministër, braktisën institucionet e Kosovës e bashkë me to edhe “bindjet liberale” aq shumë të proklamuara.

    Krerët politikë pothuajse gjithnjë kanë folur për një polici të unifikuar. Por, në realitet gjendja në terren nuk ka treguar se ka qenë gjithherë kështu. Në qershor të vitit 2008, në një letër të Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon, për të cilën qeveria dhe policia kanë qenë në dijeni, përmendej se policia në vendet e banuara me shumicë serbe do të veprojë nën komandën e policisë ndërkombëtare, e jo të asaj të SHPK-së (përkatësisht PK-së). Letra në fjalë legjitimonte funksionimin e tillë, jo vetëm shkëputjen nga komanda kryesore e policisë që tashmë ka ndodhur në veriun e Kosovës, por edhe në rajonet tjera. Shkëputja e policisë nëpër enklavat serbe ishte pjesë e planit të cekur më lart. Ndonëse këto koncepte janë kundërshtuar zyrtarisht, në anën tjetër ka pasë tolerime në terren.

    Një gjendje e tillë edhe më tutje vazhdon të jetë sfidë për institucionet vendore, për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të strukturave paralele, të cilat mbështeten dhe udhëhiqen nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë, të cilët përmes grupeve të organizuara dhe organizatave të ndryshme (i)legale në momente të caktuara po ndikojnë drejtpërdrejt në destabilizimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

    Nuk është konfidencial fakti se një pjesë e madhe e policëve serbë të SHPK-së, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, kanë marrë paga të dyfishta, nga buxheti i Kosovës dhe nga MUP-i i Serbisë. Madje, në një kërkesë të mëhershme zyrtare të bërë nga Këshilli Nacional Serb (KNS) dhe Kisha Ortodokse Serbe, kërkohej që të largoheshin policët shqiptarë nga Mitrovica.

    Nga të dhënat e proklamuara në media, por edhe nga burimet e SHPK-së, konstatohet se gjatë vitit të kaluar në rajonin e Gjilanit, por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë hyrë forca të konsiderueshme të pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë, të cilët janë takuar vazhdimisht me lidhjet e tyre, që kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorëve, disa prej të cilëve figurojnë në listat e pagave të MUP-it serb. Kjo mbase nuk është ndonjë befasi sepse që nga paslufta e këndej, me pak ndryshime Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, në rregulloren e miratuar të këtij shërbimi, mbi parimet e rregullimit të brendshëm të Serbisë, ka pasë edhe të ashtuquajturin “Sekretariatin për Kosovën”, brenda të cilit funksionon “Drejtoria Koordinuese për Kosovën”. (Shih për këtë faqen zyrtare të MUP-it të Serbisë).

    Policët serbë në pikën kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, u përgjigjen vetëm zyrtarëve të EULEX-it. Policët e komunitetit serb, që punojnë në këto dy pika kufitare, nuk i përgjigjen sistemit të komandës së unifikuar të Policisë së Kosovës, por i përgjigjen policisë së EULEX-it. Kjo gjendje ishte aktuale edhe para djegies së dy pikave kufitare, kur u raportonin strukturave të UNMIK-ut.

    Qeveria e Kosovës, në kornizën e shpenzimeve për vitin 2009, e ka futur si prioritet edhe shpenzimin e 420 mijë eurove për rindërtimin e dy pikave kufitare 1 dhe 31 në kufirin me Serbinë, por kjo çështje duket se nuk do të rregullohet shpejt.

    Është fakt i ditur botërisht dhe është raportuar qindra herë se strukturat paralele serbe, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, gjatë tërë periudhës së pasluftës i kanë shantazhuar dhe kërcënuar të gjithë qytetarët serbë që e pranojnë realitetin në Kosovë, në raste të caktuara duke marrë edhe masa radikale ndaj tyre. Atëherë bie fjala, pse tolerohen këto struktura dhe pse lejohet funksionimi i pushtetit paralel?!

    Të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë gjatë gjithë kohës janë formuar, financuar dhe drejtuar nga Beogradi zyrtar. Strukturat paralele serbe në veri por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë punuar në dy drejtime:

    - në ndarjen e serbëve prej institucioneve të Kosovë dhe,

    - në rritjen e varësisë së tyre prej Serbisë.

    Për strukturat paralele serbë të sigurisë flet edhe “Raporti për strukturat paralele 2006-2007” i OSBE-së. Veprimet e tilla po nxiten, sponsorizohen, organizohen dhe kryhen nga ekstremistë, militantë, zyrtarë qeveritarë nga Beogradi etj. dhe mund të sfidojnë sigurinë edhe përmes formave të ndryshme të sulmeve dhe inkursioneve kufitare të ushtrisë, policisë apo forcave paramilitare nga Serbia me pretekst të mbrojtjes së minoritetit serb. Radiot, televizioni lokal në gjuhën serbe si dhe mjetet tjera të informimit, janë pothuajse tërësisht nën ndikim të Beogradit. Një politikë të tillë kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e minoritetit serb në Kosovë. Sllavisha Petkoviq, ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, i cili qe shkarkuar për shkak të skandaleve të shumta, në një intervistë dhënë gazetës beogradase “Svedok”, tregonte se sa është i angazhuar për destabilizimin dhe ndarjen e Kosovës. Në atë intervistë, Petkoviq paraqitet madje edhe si lider dhe shpëtimtar i serbëve të Kosovës (!). Më tutje, në intervistën dhënë “Svedok”-ut ai kishte cekur se “serbët e Kosovës janë mbështetur për muri, se ata nuk dëshirojnë të jetojnë në një Kosovë të pavarur, se ata dëshirojnë të shkëputen nga Kosova përmes organizimit të një referendumi” etj. Shikuar nga aspekti i sigurisë, paraqitjet e tilla janë nxitje, reflektime që shkaktojnë pakënaqësi, tendenca për ta krijuar një terren të pasigurt.

    Më 15 tetor 2007, ish PSSP-ja i atëhershëm, Joachim Ruecker, i kishte dërguar një letër selisë së OKB-së në Nju Jork por edhe ish-ndërmjetësit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, nëpërmjet të cilës ankohej në një mënyrë për strukturat e Serbisë që veprojnë gjithandej Kosovës. Letra përmbante afërsisht 30 faqe, përfshirë edhe fotografi të objekteve e ndërtesave të uzurpuara nga Serbia, ku veprojnë strukturat e saj prej agjencive pyjore e deri te zyrat e ministrave të Serbisë. Pjesë të këtij dokumenti i pati botuar “Koha Ditore”.

    Edhe ashtu ka të dhëna të prekshme për ekzistimin e forcave të MUP-it serb në Kosovë, për veprimtarinë e njësive të Brigadës së 58 serbe të Këmbësorisë, të cilat operojnë në disa pjesë të vendit, si p.sh, në Zveçan, Zubin Potok, në veri të Mitrovicës, në disa pjesë të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Ranillugut dhe Shtërpcës. Pos kësaj, në Kosovë operojnë rreth 7-8 organizata ilegale serbe, të cilat duket se dirigjohen nga shërbimet sekrete ushtarake, të cilat aktivizohen herë pas here në momente të caktuara.

    Një kohë qendrën e policisë paralele serbe në Zubin Potok e drejtonte kapiteni Zhivojin Gjuriq, bashkë me asistentin e tij Zvezdan Mihajloviq. Brenda kësaj qendre përfshihej edhe Departamenti i Gazivodës që numëronte rreth 35 policë, duke përfshirë këtu qendrën operative, një patrullë në terren dhe një patrullë në Gazivodë. Këto pika të policisë paralele serbe kanë pas mjetet për qarkullim dhe komunikim. Policia paralele, apo siç është quajtur “policia komunale”, ka funksionuar edhe në Leposaviq. Komandant ka qenë Dushan Ivanoviq, ndërsa zëvendës i tij, Zhivan Nestoroviq. Ata janë ndihmuar edhe nga Radenko Nedelkoviq dhe Sasha Arsiq. Në mesin e tyre dyshohet të ketë edhe pjesëtarë të BIA-s. Kjo bazë ka pas një Departament në Soçanicë dhe në Leshak, dhe ka numëruar rreth 90 policë.

    Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare kishin shpallur të pavlefshme zgjedhjet ilegale serbe të 11 majit 2008 në Kosovë, në të cilat banorët serbë të komunave me shumicë serbe zgjodhën përfaqësuesit e tyre. Këto zgjedhje i forcuan strukturat paralele serbe, të cilat vazhdojnë të mbeten sfidë për Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë.

    Nën drejtimin e strukturave të shërbimeve sekrete serbe, sidomos të ish-strukturave të vjetra të ish-punëtorëve të MUP-it, SUP-it, KOS-it, DB-së etj, në dhjetor të vitit të kaluar mbi 1 000 veteranë serbë të luftës, pjesëmarrës edhe në luftën e Kosovës, i kishin mësyer pikat kufitare Serbi-Kosovë, konkretisht pikën kufitare në Mendar, me kërkesën që Qeveria e Beogradit t’ua paguajë nga 500 mijë dinarë të mbetura borxh për shërbimin që kanë bërë gjatë luftës në Kosovë. Në një rast të tillë pati edhe disa policë shqiptarë të plagosur në pikën kufitare me Serbinë.

    Analistë të ndryshëm të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se gjendja në veri tash e dhjetë vite është një “konflikt i ngrirë” me pak gjasa të integrimit të plotë në sistemin qeverisës të Kosovës.

    Strukturat paralele serbe që si të tilla edhe më tutje vazhdojnë të funksionojnë në veri të Mitrovicës, të cilat i përfaqësojnë institucionet e shtetit serb, vazhdimisht e provokojnë elementin shqiptar që jeton në veri. Vitin e kaluar këto struktura e kanë bërë regjistrimin e popullatës së atjeshme, për ta paraqitur se Serbia është funksionale në atë pjesë. S’do koment se serbët e veriut të Mitrovicës, por edhe të pjesëve tjera të Kosovës, janë të ndikuar dhe të shantazhuar nga politika e Beogradit. Por u bënë dhjetë vite që shkaktojnë trazira, pasiguri dhe tensione ndëretnike.

    Dihet botërisht se në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë gjetur strehë shumë kriminelë serb e shqiptarë që kërkohen nga drejtësia. Disa prej tyre japin dokumente false, duke filluar nga patentshoferët, letërnjoftimet, dëftesat shkollore, fletkurorizimet, kontratat për shitblerje të ndryshme të pronave të serbëve dhe shqiptarëve, vizat por edhe të një varg manipulimeve rreth regjistrimit të automjeteve në veriun e Mitrovicës. Sipas burimeve të hapëta shumica e automjeteve që numrin e parë e kanë 519-KS janë të regjistruara fals në atë qendër. Rreth këtyre rasteve policia në Mitrovicë, ka hasur në shumë parregullsi rreth regjistrimit të veturave me targa KS dhe shumica e këtyre veturave regjistrohen pa proces të verifikimit me libreza të falsifikuara në Beli Manastir, Vukovar, Zvornik etj. Atje me pak euro mund të regjistrosh çfarëdo lloj të veturës në atë qendër dhe të lëvizësh nëpër territorin e Kosovës.

    Pos kësaj, për pesë vite në Fakultetin Filozofik që funksionon në kuadër të “Universitetit të Prishtinës”, me seli në veri të Mitrovicës, gjatë periudhës 1999-2004 janë dhënë 1 000 diploma të falsifikuara. Kështu u ka deklaruar mediave dekani i këtij fakulteti, Dragi Malinkoviq. Për lëshimin e këtyre diplomave janë ngritur mbi 54 akuza penale ndaj pesë personave të këtij fakulteti. Me diploma false të lëshuara në këtë fakultet janë punësuar një numër i caktuar njerëzish nëpër institucionet e ndryshme.

    Zyrtarët e doganave në Mitrovicë, pos që i kanë dhënë hapësirë krimit të organizuar dhe kontrabandës në atë pjesë, strukturat paralele serbe nuk i lejojnë mallrat kosovare që të eksportohen në Serbi me dokumente që lëshohen nga Doganat e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë, në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, funksionon një zyrë e Serbisë, e cila lëshon dokumente për mallrat kosovare që eksportohen në Serbi.

    Veçanërisht që nga vitet ‘90-të e këndej, minoriteti serb në Kosovë po e luan rolin e shumicës dhe po e dikton ligjin. Edhe ky element ka shkaktuar tensionime të vazhdueshme në fushën e sigurisë. Drejtuesit post-millosheviqianë, me përjashtim të të ndjerit Gjingjiq, jo vetëm që de facto nuk e kanë pranuar realitetin e ri të Kosovës, por në mënyrë makiaveliste kanë përdorur serbët e Kosovës për të penguar çdo hap të këtij vendi në drejtim të rimëkëmbjes dhe vënies së tij në rrugën e progresit dhe të integrimit. Radikalizmi serb dhe mbështetja e tij nga institucionet qeveritare, të cilët vazhdojnë të mbështesin programet shtetërore antishqiptare, kanë për qëllim t’i kthejnë shqiptarët në një “bombë njerëzore” për ta destabilizuar rajonin, kuptohet duke vënë në lëvizje edhe elementin e vet të instrumentalizuar me kohë. Origjina e këtyre organizatave apo grupacioneve strukturohet nga ish-strukturat e segmenteve të caktuara të MUP-it serb, disa sish të kërkuar për krime edhe në Serbi por edhe më gjerë, nga ish-ushtarakë të ushtrisë serbe të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë, nga ish-paramilitarë dhe ultranacionalistë serbë, të cilët në shumicën e rasteve kontrollohen nga segmente të caktuara të strukturave të inteligjencës civile e ushtarake por edhe të sektorëve tjerë të sigurisë në Serbi. Sipas burimeve serbe, qysh nga muaj maj i vitit të kaluar, 385 shërbyes të ish-Ushtrisë Jugosllave janë paguar që të organizojnë forcat serbe të mbrojtjes qytetare në veri të Kosovës. Në anën tjetër, Dragan Mihajlloviq, kryetar i Komunës, strukturave paralele në Zveçan, kishte deklaruar se ne edhe ashtu funksionojmë si pjesë e Serbisë. Zyrtarë të Serbisë e kanë pranuar madje edhe publikisht se në Graçanicë vepron Sigurimi Shtetëror i Serbisë, i cili monitoron të gjitha lëvizjet e serbëve të kësaj pjese të Kosovës dhe çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët, është e dyshimtë për ta. Nga kjo strukturë në biseda informative thirren shpesh edhe serbët e dyshimtë, madje ata thirren edhe në zyrat e Sigurimit Shtetëror në Nish, zëvendëskryeshef i të cilit është Nikolla Iliç, ish-kryeshef i Stacionit policor në Lipjan. Lidhur me këto situata, vitin e kaluar, komandanti i NATO-s, Harry Ulrich, është alarmuar pasi që kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, e kishte njoftuar atë se uniforma të zeza ushtrojnë në veri të Kosovës.

    Në janar të këtij viti, pasi tensionimet ishin rritur në masë të madhe nga provokimet dhe sulmet e shpeshtuara të serbëve, banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës u detyruan të vetorganizohen dhe të bënin rojë gjatë natës për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme. Për shkak të paraqitjeve dhe veprimeve të njëanshme dhe joefikase, banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës, deklaruan se nuk kanë besim te policët e stacionit verior në Mitrovicë, sepse, sipas tyre, policia e këtij stacioni e bën politikën e Beogradit në Kosovë.

    Gjatë problemeve të fundit në veriun e Mitrovicës, të ndërlidhura veçanërisht me kthimin e banorëve shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut, për të rindërtuar shtëpitë e tyre të djegura nga forcat serbe para dhjetë vjetësh, u pa qartë se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, pos që nuk e respektojnë vijën e zinxhirit komandues, u pozicionuan në anën e demonstruesve të dhunsh

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SIGURIA PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË

    Shkruan: Faton Mehmetaj

    Aksionet e ndërmarra në mënyrë zinxhirore nga ana e strukturave serbe, të menaxhuara nga qarqet më të larta të shërbimeve sekrete serbe, të ndërlidhura me BIA-n dhe VBA-në, kinse për ta shprehur pakënaqësinë e tyre kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë veprime të pritura, por mbase jo me këtë intensitet dhe në këto dimensione.

    Organizimi i protestave në Serbi por edhe në shtete të ndryshme evropiane e më gjerë, u përcollën me incidente të rënda. Paralelisht, në një mënyrë, këto protesta që eskaluan në dhunë, kishin për synim kërcënimin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo ka bërë që situata të merr dimensione serioze sa i përket përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në rajon.

    Deri më tani kjo gjendje është e menaxhueshme dhe nën kontroll por kërkesat dhe procesimet, sa i përket stabilitetit, janë të eskalueshme në rast se nuk i kushtohet kujdes më i madh dhe nuk trajtohen më seriozisht.

    Një pjesë e protestuesve, siç është parë, faktikisht janë rezervistë të policisë dhe të ushtrisë serbe, disa të tjerë janë nga strukturat paralele në Mitrovicë e qendra tjera, ku kanë ekzistuar këto struktura si dhe tifozë të partive ultranacionaliste serbe. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, kanë sulmuar pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, madje duke shkatërruar disa prej tyre, për të treguar se Kosova qenka pjesë e Serbisë.

    Për jetësimin e këtyre veprimeve, serbët vendosën kontejnerë në dy magjistralet e veriut për nevoja të policisë me qëllim të jetësimit të ndarjes së veriut të Kosovës. Me vendosjen e kontejnerëve në pika të caktuara menjëherë në to u vendosën serbë, të cilët u takojnë strukturave paralele që veprojnë tash sa kohë atje.

    Që nga shpallja e pavarësisë e gjer më sot qarkullojnë informacione të dorës së parë, se policët serbë të SHPK-së, në tri komunat e veriut të Kosovës nuk po marrin urdhra nga Prishtina. Ata u përgjigjen majorëve serbë dhe shefit të policisë serbe në Mitrovicë, i cili pastaj i koordinon aktivitetet me Policinë e Kombeve të Bashkuara (UNMIK) dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s. Madje komandant i këtyre policëve serbë të SHPK-së në veri është vetëshpallur Goran Stojanoviq, i cili qysh disa ditë para shpalljes së pararësisë nuk është paraqitur në vendin e tij të punës si komandant i Drejtorisë së Trafikut të SHPK-së në Shtabin Kryesor në Prishtinë.

    Në anën tjetër, në veri të Kosovës, siç është bërë e ditur, nuk ka më asnjë polic shqiptar.
    Disa ditë para shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga analistë të çështjeve të sigurisë është trajtuar në mediet ndërkombëtare dhe vendore rreziku i mundshëm i shpërbërjes së SHPK-së në veriun e Kosovës, ku shumica e pjesëtarëve të SHPK-së janë të kombësisë serbe.

    Qeveria e Serbisë pa kurrfarë hezitimi po vazhdon me provokime ndaj Kosovës duke ngritur tensione të vazhdueshme si brenda territorit të saj ashtu edhe jashtë saj.
    Me tendenca të konfirmimit të kësaj situate para opinionit serb, u bë edhe vizita e të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, në Kosovë, pa ndonjë paralajmërim protokollar apo ngjashëm, duke e konsideruar Kosovën si territor të Serbisë. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Samarxhiq, e arsyetoi haptazi dhunën e përdorur nga serbët e veriut të Kosovës, të cilët pos që i shkatërruan disa pika doganore, dogjën vetura e objekte tjera. Akterët e këtyre akteve vandale, ngjashëm si kryeministri serb Koshtunica, edhe Samarxhiq i quajti “heronj serbë” ndonëse brutaliteti i tyre dhe përdorimi i dhunës bëri që të lëndohen dhjetëra policë të SHPK-së, disa gazetarë dhe zyrtarë tjerë të cilët ishin në detyrë. Samarxhiq, të gjitha këto i cilësoi si “veprime legjitime”. Pos kësaj kërkoi njohjen dhe legjitimimin edhe të disa vendeve tjera të banuara me serbë në Kosovë.

    Shikuar realisht, veprimet e fundit të palës serbe, të cilat janë në kontinuitet me veprimet që kanë ndodhur para dhe pas luftës së fundit në Kosovë, paraqesin vazhdimësinë e veprimeve të Serbisë me qëllim të ndikimit negativ për ta dekompozuar progresin e Kosovës pas pavarësimit, duke tentuar të krijojnë konfuzion në opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

    Për shkaqe të sigurisë janë larguar edhe punëtorët shqiptarë të gjykatës, gardianët e të burgosurit shqiptarë nga burgu i Mitrovicës dhe të gjitha strukturat tjera zyrtare që vepronin atje.

    PARALAJMËRIMI I STATUS QUO-SË AFATGJATË

    Krahas problemeve tjera, ndodhi edhe tërheqja e misionit të Bashkimit Evropian nga veriu i Mitrovicës, gjë që është cilësuar si shenjë shqetësuese nga përfaqësuesit vendorë dhe institucionet e sigurisë. Vlen të theksohet se bojkotimin e këtij misioni, komuniteti serb e ka paralajmëruar qysh në fillim, duke thënë se do ta trajtojë si “okupator”. Duke parë zhvillimet e deritashme, shihet qartë se situata atje do të merr përmasat e një status quo-je në aspektin kohor më afatgjatë se sa në fakt po paraqitet nga komentues të ndryshëm të situatës së atjeshme, sikurse ndodhi gjatë vitit 1999, ku autoritetet e Kosovës nuk kanë pasë qasje.

    Në vazhdën e implementimit të situatave konfliktuoze sipas kutit të Serbisë ka dalë edhe kërkesa e disa liderëve serbë për krijimin e një “Republika Srpska” në veri të Kosovës, tendencë kjo që shtron dilema të mëdha në shumë aspekte. Situata në veriun e Kosovës dhe rrethanat e krijuara lënë të kuptohet ndërtimi i një strategjie nga ana e Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës përmes lumit Ibër. Edhe pse veriu i Kosovës gati se ka ekzistuar si i tillë, lidershipi kosovar asnjëherë nuk e ka pranuar gjendjen reale, duke krijuar gjer më tani alibi të rreme rreth situatës së atjeshme.

    ORGANIZATAT EKSTREME

    Brenda kufijve të Kosovës ka tendenca të përgatitjes së strukturave paralele dhe forcave tjera, të dedikuara posaçërisht për operacione speciale, me qëllim që këto struktura ta bëjnë legjitimimin e tyre edhe në pjesë tjera të Kosovës, sipas modelit të veriut të Kosovës. Implikimet e deritashme lidhur me situatat që kanë ndodhur në Kosovë dhe përreth saj nga ana e protestuesve serbë dhe zhvillimet politike që kanë të bëjnë me neglizhimin e situatave pas pavarësimit të Kosovës, kanë qenë në koordinim të drejtpërdrejtë me shërbimet sekrete serbe dhe strukturat më të larta të Qeverisë Koshtunica.

    Mekanizmat e lartcekur që në fillim kanë aktivizuar disa organizata ekstreme serbe, siç është organizata e ashtuquajtur “Mllada Bosna” (e cila si e tillë në fillim të shekullit të kaluar ishte degë e organizatës terroriste serbe “Crna Ruka” (Dora e Zezë) e kontrolluar direkt nga shteti serb) e cila ka marrë përsipër përgjegjësinë për bombat që kanë shpërthyer para qendrës tregtare sllovene “Merkator” në Beograd dhe para selisë së misionit evropian në veri të Mitrovicës. Ndërsa përgjegjësinë për djegien e punktit kufitar në Runicë (mes Kosovës dhe Serbisë) e ka marrë e ashtuquajtura “Garda e Car Llazarit”.
    Këto organizata, sipas njoftimeve dhe paraqitjeve të tyre, grumbullojnë rininë ultranacionaliste serbe nga tërë bota. Ato kanë tërhequr vërejtjen se pas shpalljes së pavarësisë ekziston rreziku i vërtetë që të vije deri tek përballja dhe konflikti i qytetarëve mes veti.

    Që nga e kaluara e gjer më sot shqiptarët kanë përvojë të hidhur nga organizatat e tilla terroriste, të cilat ishin të kontrolluara, të financuara e të drejtuara direkt nga qarqet më të larta shtetërore serbe. Struktura të tilla, përfshirë edhe televizionin shtetëror rus, kanë bërë thirrje edhe për vrasjen Tadiqit, të cilin e krahasojnë me Zoran Gjingjiqin, i cili, sipas tyre, “e kishte shkatërruar ushtrinë legjendare serbe, dhe shërbimet e sigurimit si dhe e kishte dorëzuar Millosheviqin në Hagë në këmbim të ndihmës abstrakte ekonomike”.

    Ekziston droja se strukturat e lartcekura, me qëllim të thellimit të konfliktit të mëtutjeshëm ndëretnik, mund të krijojnë edhe organizata ekstreme shqiptare, duke instaluar në to elementë të rrjetit të tyre, me qëllim të krijimit të një arene në të cilën do të krijoheshin kriza të menaxhuara për llogari të zbatimit të politikave serbe për t’i bërë presion Kosovës në zhvillimet e saj pas pavarësisë.

    Harmonizimi i situatave të Rusisë për nxitjen e situatave ekcesive dhe inkurajimin e Serbisë për pengimin me çdo kusht të zhvillimit normal të Kosovës është mjaft kompleks. Ky është një tjetër sinjal se Serbia më shumë është e interesuar në akumulimin e fuqisë sesa në ushtrimin e lidershipit.

    Implikimin e strukturave të shërbimit sekret serb në trazirat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e tregon edhe fakti se policia serbe e kishte lënë të pambrojtur objektin e Ambasadës Amerikane në Beograd, duke u dhënë hapësirë të lirë turmave për ta sulmuar dhe djegur atë dhe disa ambasada të shteteve tjera të akredituara në Beograd, të cilat e përkrahën dhe e njohën shtetin e pavarur të Kosovës. Në kuadër të kësaj, ministri i jashtëm i Serbisë, Jeremiq, ka urdhëruar tërheqjen e ambasadorëve të Serbisë nga vendet që e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Në kuptimin e presionit ndaj vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës, situata ka shkuar aq larg sa që i deleguari i Rusisë në NATO tërhoqi vërejtjen se për shkak të Kosovës, Moska do të mund të përdorë forcën e plotë ushtarake nëse aleanca e zgjeron forcën paqeruajtëse në Kosovë. Ndonëse ka ndodhur që lidhur me rastin e Kosovës rusët të kërcënojnë paradite dhe ti tërheqin kërcënimet pasdite.

    PLANI SERB NË VEPRIM

    Beogradi zyrtar ka bërë dhe po bën thirrje institucionale për dhunë. Një gjë e tillë është tregues i qartë se liderët serbë pa marrë parasysh të cilës parti janë, sa i përket Kosovës dhe vlerësimeve rreth Kosovës, nuk janë shkëputur fare nga e kaluara.
    Dhuna që shpërtheu brenda në Kosovë dhe jashtë saj është e dirigjuar nga Beogradi, me përkrahjen edhe të Rusisë. Serbët pos protestave të vazhdueshme kundër pavarësimit të Kosovës kanë filluar t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës. Dy ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës por edhe zyrtarët tjerë që nga ajo ditë nuk janë paraqitur në punë. Policët serbë të SHPK-së pos në veriun e Kosovës, e kanë bojkotuar punën edhe në rajonin e Anamoravës, siç ka ndodhur edhe në Graçanicë. Në rajonin e Gjilanit policët serbë e kanë lëshuar punën demonstrativisht dhe janë mbledhur në fshatin Kufcë (afër Gjilanit) duke shprehur revoltë kundër institucioneve të Kosovës me pretekst se dëshirojnë të punojnë sipas Rezolutës 1244 e cila e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Situata e krijuar në policinë e SHPK-së në rajonin e Anamoravës paraqet konfuzitet në administratën e re të Kosovës dhe një tendencë të haptë që me vete bartë pasoja për të krijuar territore të reja krize sikurse në veri nëpër vendet e banuara me serbë në Kosovë, me qëllim të shkëputjes nga administrata qendrore dhe institucionet e Kosovës, dhe legjitimimit të institucioneve paralele serbe në Kosovë. Këto bojkotime kanë ndodhur pas vizitës së Samarxhiqit në Kosovë. Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK-së, është në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni” të Qeverisë së Serbisë. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, u ka deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”.

    Duhet kujtuar se edhe në të kaluarën e afërt kishte provokime të vazhdueshme por edhe paraqitje të ndryshme të organizatave ushtarake dhe policore serbe, siç ishte e ashtuquajtura Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbe (SOAP), si komandant i të cilës është paraqitur Mikan Velinoviqi, cili bashkë me disa pjesëtarë të kësaj organizate (SOAP), i kishin mbajtur të rrethuar nën bllokadë të plotë fshatrat shqiptare Firajë dhe Brod, ku kishin ndodhur një varg problemesh. Sipas deklarimeve mediale organizata në fjalë (SOAP) numëronte t’i kishte 7500 pjesëtarë me veprim në Kosovë. Një organizatë tjetër e quajtur Garda Vullnetare Serbe - “Tigrat”, (e cila sipas komunikatës vepron me moton: “Për Kosovë – bashkim ose vdekje” (‘Za Kosovo – ujedinjenje ili smrt’), moto kjo e njohur e organizatës terroriste serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezë”), gjatë gjithë shekullit XX), e kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e Dejan Jankoviqit, ish-komandant i SHPK-së në regjionin e Gjilanit. Sipas kësaj organizate terroriste serbe plagosja e Jankoviqit ishte bërë për t’ua tërhequr vërejtjen serbëve që të mos bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

    Duhet vënë në dukje se në Shtërpcë disa herë janë shpërndarë afishe në emër të të ashtuquajturës “Srpska Garda”, e cila u bënte thirrje serbëve që të mos shiheshin duke kontaktuar apo bashkëpunuar me shqiptarët.

    Me këtë dua të them se, pos tjerash, që nga largimi i forcave serbe nga Kosova e gjer më sot është përgatitur një mendësi e tillë e mosnjohjes dhe mosrespektimit të bashkëjetesës dhe fqinjësisë me shqiptarët. Sigurisht, përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën do të dështojnë me kalimin e kohës, por në një mënyrë pasojat janë të dukshme dhe nuk do të evitohen lehtë. Sidoqoftë shqiptarët besojnë se pjesëtarët e pakicës pesëpërqindëshe serbe herët a vonë do ta kuptojnë realitetin, do të lënë anash manipulimet dhe instrumentalizimet e tmerrshme që po u bën Beogradi për nevoja të vetat dhe do të integrohen në shtetin e ri të Kosovës.

    (Autori është drejtor i OJQ HNH ANATEMA me seli në Prishtinë)

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Paralajmërimet për zgjedhjet e (jashtë) zakonshme serbe në Kosovë!



    A DO TË LEJOHET ME 16 GUSHT SHKELJA E

    SOVRANITETIT TË KOSOVËS?!



    Strukturat e shërbimeve sekrete serbe në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë, janë duke tentuar që të bëjnë legalizimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, duke tentuar ta bëjnë realitet krijimin e entitetit serb në Kosovë… Sërish Serbia paralajmëron zgjedhje në Kosovë, pikërisht mbajtjen e “zgjedhjeve të parakohshme” në komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës, më 16 gusht 2009, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës…. Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, në një mënyrë, i rilegjitimon edhe një herë strukturat paralele serbe në Kosovë, duke lejuar funksionimin e pushtetit paralel.



    Shkruan: Faton MEHMETAJ - Prishtinë, 11. 08. 2009

    ____________________________________

    SHIKONI : ORGANOGRAMIN E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË KOSOVË!




    Kriza e përgjithshme sociale ka filluar ta përfshijë edhe Serbinë dhe po përhapet në përmasa të dukshme brenda territorit të saj. Njerëzit duken të uritur dhe të hidhëruar në pushtetin aktual. Trazirat rreth çështjeve sociale në Serbi janë të pashmangshme, madje mund të jenë të përmasave edhe më të mëdha se trazirat që ndodhën në Greqi. Nëse ndodhë kjo, sigurisht se në Serbi do të ketë zgjedhje të parakohshme, apo krijim të qeverisë së unitetit.

    Përkundër kësaj, pushteti aktual në Serbi, po tenton që edhe këto sfida t’i tejkalojë nëpërmjet fenomenit Kosovë. Qeveria e Serbisë, duke provokuar e bartur kriza në Kosovë e rreth Kosovës, po përpiqet të justifikohet, për të shmangur goditjet nga brenda të grupeve të revoltuara. Kjo ndoshta është edhe njëra ndër arsyet kryesore të Serbisë, që tema e Kosovës, madje edhe artificialisht, të gjendet në krye të listës së problemeve politike në Serbi, veçanërisht nga Vuk Jeremiqi, ministër aktual i Punëve të Jashtme të Serbisë, ngase gjithnjë e më shumë në Serbi po kuptohet se Kosova është e humbur dhe se preokupimi me këtë çështje nuk sjellë kurrfarë përmirësimi të jetës në Serbi. Krijimi i një gjendjeje të tillë në Serbi dhe veçanërisht tendencat e vazhdueshme serbe për ta mbajtur edhe më tutje kontrollin mbi Kosovë, sjellin telashe shtesë për Kosovën. Struktura të caktuara të këtyre grupeve janë të pranishme edhe brenda partive politike serbe. Pra, ky fenomen reflektohet edhe në partitë politike, ku dallimet duken të jenë të mëdha.

    Problemet e një krize të thellë që po e përfshinë Serbinë, ku kriza më e thelluar do të jetë gjatë vjeshtës së këtij viti, kohëve të fundit kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Inflacioni dhe papunësia kanë shënuar një shtim të jashtëzakonshëm. Për ta përballuar këtë krizë qeveria e Serbisë ka kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar një ndihmë prej 3 miliardë eurosh. E gjithë kjo po ndodhë kur Ballkani është goditur nga një krizë e rëndë globale. Duhet cekur se Serbia shumë më shumë është goditur nga kriza globale financiare sesa Kosova. Në ngjarjet e këtij rrafshi, vija e nacionalistëve serbë në shumë drejtime po vazhdon të bëjë trysni që Beogradi të lidhet me Rusinë e t’ua kthejë shpinën ambicieve për anëtarësim në BE. Për ta përfituar përkrahjen e Rusisë për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, Serbia bëri marrëveshjen e njohur për shitjen e NIS-it (Industrisë së Naftës së Serbisë) Gazpromit rus, për 550 milionë euro, edhe përkundër faktit se vlera reale e NIS-it ishte mbi 2 miliardë euro. Pra, shumë më lirë se sa çmimi real i tregut. Edhe pse kjo marrëveshje është në disfavor të Serbisë, Tadiq dhe Jeremiq, llogarisin se në këtë mënyrë do ta sigurojnë vazhdimin e përkrahjes së Rusisë për pozicionet e Serbisë rreth Kosovës.

    Pos krizës ekonomike që ka filluar ta pllakosë Serbinë, siç u tha edhe më lart, Serbia në vazhdimësi gjendet në krizë politike. Edhe pse Brukseli dhe Perëndimi përgjithësisht i kishin varur shpresat dhe donin të besonin se skena politike në Serbi pas zgjedhjeve të 11 majit 2008, do të jetë më stabile, ndodhi e kundërta, pikërisht për shkak të mungesës të reformave të mirëfillta politike në Serbi, të cilat po ballafaqohen me probleme të mëdha politike dhe ekonomike. Grumbullimi i këtyre problemeve në një vend nuk po lejon dot të krijojë një pushtet funksional, i cili do të siguronte stabilitet politik dhe ekonomik në vend.

    Në anën tjetër, me gjithë problemet e mëdha të brendshme që e kanosin Serbinë, ajo është duke e përmirësuar pozicionin e saj në BE, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Brukselit dhe vet Bashkimit Evropian dhe ka gjasa që gjatë vitit 2009, ta fitojë statusin e “shtetit kandidat” për të hyrë në Bashkimin Evropian, edhe pse kushti kryesor për këtë nuk është plotësuar - arrestimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i cili akuzohet për krime të rënda në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore, dhe dorëzimi i tij në Tribunalin e Hagës për krime lufte.

    Me gjithë krizën e madhe që ka përfshirë Serbinë dhe problemet politike të brendshme, duke filluar nga divergjencat e mëdha mes partive politike dhe mosfunksionimin si duhet të koalicionit të tanishëm qeverisës në Serbi, ajo edhe më tutje vazhdon ta luajë rolin e “viktimës” në raport me çështjen e Kosovës. Loja e Serbisë me Kosovën vazhdon të jetë aktuale edhe pas 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës e shpalli Deklaratën e Pavarësisë, duke marrë për bazë Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Ardhshëm të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Edhe përkundër kësaj shpalljeje, UNMIK-u vazhdon të mbetet në Kosovë edhe pse me mandat të rikonfiguruar. Në anën tjetër, pothuajse 1/3 e territorit të Kosovës është sërish e kontrolluar nga strukturat paralele të Beogradit, të cilat mjaft mirë janë të organizuara dhe të mbështetura në shumicën e rasteve nga partitë opozitare radikale serbe.

    Ditë më parë i ashtuquajturi Kuvend i Komunave Serbe në Kosovë ka kritikuar politikën e Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, duke i cilësuar veprimet e Beogradit zyrtar si tradhti. Deklarimet e tilla të këtij kuvendi kanë shënuar pikën më të lartë të përkeqësimit të raporteve të Qeverisë së Beogradit me përfaqësuesit e strukturave paralele serbe në Kosovë. Në shumicën e rasteve, Qeveria e Serbisë ka deklaruar se nuk e ka ndikimin mbi strukturat paralele, ngase ato kontrollohen nga partitë opozitare radikale serbe. Kjo politikë i mundëson Serbisë të bëjë veprime radikale në Kosovë dhe të mos merr përgjegjësi shteti direkt.

    Pos çështjeve që u përmendën më lart, brenda Serbisë ekziston edhe një krizë tjetër, ajo e Vojvodinës dhe e Kosovës Lindore të cilat kanë filluar të paraqesin opsionet e hapëta për pavarësim dhe ndarje nga Serbia. Madje, liderët politikë të Kosovës Lindore kanë paraqitur opsionet e tyre për t’ju bashkangjitur Kosovës, duke u mbështetur në vullnetin e shqiptarëve, të shprehur me referendum në vitin 1992.

    Mu në këtë kohë nga kongresisti amerikan, Rohrabaker, ka dalë propozimi për shkëmbim territoresh, përkatësisht që Kosova Lindore (Lugina e Preshevës) t’i takojë Kosovës, kurse veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë. Megjithatë, shkëmbimi territorial është opsion, ngase siç është parë historikisht gjer më tani, Serbia është mësuar të bëjë gllabërime të territoreve në dëm të trojeve shqiptare, e mbështetur nga Evropa dhe aleatët e saj. Pos tjerash, Serbisë i duhet që deri në fund të këtij viti të integrojë kufijtë për shkak të liberalizimit të vizave, që do të thotë se Serbia në bashkëpunim edhe me EULEX-in, të vendosin doganat me Kosovën. Kjo e bën situatën edhe më delikate në shumë fusha.

    Strukturat e shërbimeve sekrete serbe në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë, janë duke tentuar që të bëjnë legalizimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, duke tentuar ta bëjnë realitet krijimin e entitetit serb në Kosovë. Në këtë kontekst kanë qenë tendencat e Serbisë për të organizuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë (më 11 maj 2008) edhe në Kosovën e pavarur. Edhe pas mbajtjes së atyre zgjedhjeve kemi struktura paralele serbe të cilat nuk e njohin pushtetin e Kosovës, nuk e njohin kushtetutën dhe ligjet në fuqi, kemi gjykata paralele, arsim paralel dhe pushtet serb që dirigjohet nga Beogradi në Kosovë.

    Sërish Serbia paralajmëron zgjedhje në Kosovë, pikërisht mbajtjen e “zgjedhjeve të parakohshme” në komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës, më 16 gusht 2009, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme serbe, parashihet të mbahen në komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës, pasi që për këto komuna ishte anuluar rezultati i zgjedhjeve të 11 majit të vitit 2008. Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve bartë mbi vete rreziqe të shumta. Kjo është edhe një sprovë tjetër që i vë në dyshim disa koncepte të pavarësisë dhe legjitimitetit tonë, të krijuar pas shpalljes së pavarësisë. Tolerimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme, kërcënim i sigurisë dhe shkelje e sovranitetit të Kosovës. Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, në një mënyrë, i rilegjitimon edhe një herë strukturat paralele serbe në Kosovë, duke lejuar funksionimin e pushtetit paralel.

    Kosova ka arsye të plotë dhe kapacitete të mjaftueshme që të mos e lejojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve serbe në Kosovë. Edhe ashtu faktori ndërkombëtar ka qenë duke zhvilluar konsulta dhe negociata të gjithanshme për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit që do të zhvillohen në Kosovë. Megjithatë, Serbia zyrtarisht ka apeluar tek qytetarët serbë në Kosovë që t’i bojkotojnë këto zgjedhje. Edhe përkundër presioneve që vijnë nga Serbia, një pjesë e lidershipit serb të Kosovës është përcaktuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, më 15 nëntor, të paktën kanë paraqitur subjektet e tyre politike pranë Komisionit Qendror Zgjedhor. Në anën tjetër, institucionet tona vendore kanë kërkuar shuarjen e strukturave paralele, me çka do t’i hapej rrugë krijimit të komunave të reja me shumicë serbe, të parapara me pakon e Ahtisarit. Mu në këtë kohë Beogradi zyrtar paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

    Ndonëse Beogradi ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për institucionet paralele serbe në dy komuna të Kosovës, për Komunën e Prishtinës (në Graçanicë) dhe atë të Pejës (në Gorazhdec), lidhur me këtë, Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka dalë me ndonjë qëndrim të prerë.

    Secili prej nesh e di se në asnjë shtet nuk lejohet organizimi i zgjedhjeve të shtetit tjetër. Në këtë rast, Beogradi nuk ka kurrfarë mandati që të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës, qofshin ato të rregullta apo të jashtëzakonshme. Ne duhet t’i tregojmë Serbisë se jemi shtet i pavarur dhe sovran, i cili ka institucionet e veta, të cilat nuk tolerojnë mbajtjen e kurrfarë zgjedhjeve të shteteve tjera në territorin e Kosovës dhe shkeljen e sovranitetit të vendit. Edhe institucionet kompetente ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë (BE dhe ICO), këtë çështje duhet ta trajtojnë me seriozitetin e duhur. Është jologjike dhe joligjore që organizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, të vazhdojnë me avazin e UNIMK-ut se “nuk i organizojnë, por as nuk i pengojnë zgjedhjet serbe në Kosovë”.

    Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kësaj radhe duhet të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Lejimi eventual i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve nënkupton lejim të qëllimshëm të shkeljes së sovranitetit të shtetit të Kosovës.



    · Autori është drejtor i OJQ-së për Hulumtime dhe Ndriçime Historike “ANATEMA” - Prishtinë

  19. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PSE SHPIF MUP-I (BIA)SERBE…

    Serbia sundimin e Kosovës e kishte nisur me dhunë, vrasje e masakrime. Vetëm gjatë periudhës tetor 1912 - mars 1913 në Kosovë kishte ekzekutuar dhe masakruar mbi 25 mijë shqiptarë. Sikur tani William Walker edhet atëherë gazetari i “New York Times”-it, Pickthal, duke qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve të tmerrshme kishte shkruar “masakrat që kanë bërë serbët në Kosovë, kapërcejnë çdo instinkt gjakpirës”.





    Krimet serbe kundër shqiptarëve ishin shumëdimensionale, të shtrira në hapësira dhe kohëra të ndryshme. Ndërkaq, format e krimeve ishin nga më të ndryshmet: vrasje me armë zjarri, vrasje dhe pastaj shpallje si vetëvrasje, përdorim i helmeve luftarake, madje edhe kundër fëmijëve nëpër shkolla, implikim në vrasje i kolonëve serbë të ardhur në Kosovë, etj. Këto njoftime na i thotë autorja në pjesën e parë të librit, duke vazhduar në pjesën e dytë me përshkrimin real të pjesëmarrjes së ushtrisë jugosllave (serbe) në luftë në Kosovë, duke nxjerrë në pah, në mes tjerash, faktin tragjik të vrasjes së të paktën të 800 fëmijëve ku si fajtorë të drejtpërdrejtë ngarkohen forcat serbe. Ekzekutimi i fëmijëve bëhej me motivacion sepse ata ishin “armiqtë e ardhshëm të Serbisë”.



    Pjesa e tretë e librit i kushtohet manipulimit nga ana e Serbisë me të vrarët gjatë luftës, ku paraqitet dhe demaskohet me fakte krimi dhe politika serbe që ishte aplikuar ndaj shqiptarëve, e mbështetur në thënien famëkeqe tanimë të njohur të Dobrica Çosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore”.



    Gjate historisë nuk ishte treguar e pasuksesshme loja e Serbisë që vrasjet dhe krimet e kryera nga vet ajo, t’i paraqet si vepra të të tjerëve apo që krimet t’i mbajë të fshehura. Duke parë vendosmërinë për rezistencë të UÇK-së, forcat serbe u bënë edhe më të ashpra, më tinëzare. E bartën luftën nga fronti në qytete, e futën atë në mesin e fëmijëve, pleqve, plakave, vajzave e grave. Serbia e futi luftën në qytete pa ndonjë arsye strategjike por vetëm që ta kishte atë si pretekst për vrasje, dhunime e maltretime. Është meritor fakti se në këtë libër dëshmohet se krimet serbe nuk ishin raste individuale të kryera nga individë të rastësishëm, por ishin pjesë e planeve operative shtetërore serbe, me qëllim zhdukjen e shqiptarëve. Operacioni “Djegie dhe vdekje” i kryer ne Gjakovë si dhe operacioni “Spastrimi”, “Patkoi”..., të përshkruar në mes tjerash në pjesën e katërt të këtij libri janë dëshmia më e mirë që flet për krimin e organizuar shtetëror serb.





    Në mesin e planeve operative serbe kundër qenies shqiptare si formë më brutale dhe më çnjerëzore ishte edhe dhunimi i femrave shqiptare nga forcat serbe. Urrejtja patologjike kundër nënës dhe familjes shqiptare, propaganda kundër gruas shqiptare dhe lindshmërisë së saj, bënë që dhunimi të përdoret si instrument për ta terrorizuar popullsinë civile dhe si mjet për spastrim etnik.





    Shërbimet sekrete serbe si dhe disa web faqe sllave editojnë herë pas herë lista emrash të luftëtarëve shqiptar(të UÇK-së) së gjëja ata kanë bërë krime të rënda në luftës e të famshmës çlirimtare në Kosovë(1998-1999).Luftëtarët e lirisë(UÇK-ja shqiptare) nuk ka bërë krime ndaj popullësisë civile (serbe etj),prandaj edhe këto lista janë shpifje ordinere të shërbimit secret serb. He për he ,po e botojmë listën e botuar shpifëse të siteve serbe



    me biografitë gjëja kriminale të e luftëtarëve trima të UÇK-së.



    Armiqët e kombit tonë edhe pse janë të vetdijshëm se koha po punonë për ne, edhe pse po e kuptojnë se faktori shqiptar në Gadishullin Ilirik do të luaj rolin kryesor në një të afërme jo të largët, ata i kanë shumfishuar forcat që të na godasin me të gjitha mjetet që mund t’i vejnë në veprim, që sëpaku të na pengojnë, që rruga deri në realizimin e synimeve tona të jetë sa më e gjatë dhe shumë e mundishme.



    Fatkeqësishtë edhe pas çlirimit të Kosovës çetnikët e Beogradit po i shfrytëzojnë mbeturinat e shoqërisë shqiptare, nanoistët e gjorë, për të ju ndihëmuar në realizimin e skenarit të ndyrë antishqiptarë, për t’a bindur botën në kopallat e tyre të vjetra se ‘’shqiptarët janë popull jo shtetfrmues’’. Siç dihet serbo-grekët dhe aleatët e tyre qysh kur ia vunë flakën Shqipërisë nepërmjetë bajraktarëve të farës ruse dhe kriminelëve të kuq me të ashtuquajturin’’revolucion i vonuar demokratik’’më 1997, realizuan gjysmën e skenarit dhe e bindën një pjesë të opinionit botërorë në shpifjet e tyre se ne shqiptarët ‘’nuk dijmë të mbajmë shtet’’ , se ne shqiptarët ‘’jemi destabilizues të Ballkanit’’dhe shpifje tjera të ngjajshme. Fatmirësishtë pjesa e dytë e skenakit ju mbet e pa e realizuar, në saje të ndihmës së të Madhit Zot, që i detyrojë SHBA-të dhe aleatët e saj, për t'i bërë pluhur dhe hi skenaret antishqiptarë të serbo-ruso-grekëve dhe aleatëve të tyre, kur me forcën e tyre të përbashkët NATO-s na e çliruan Kosovën. Populli ynë me pjekurinë e tij të lartë politike dhe atdhedashurinë e flaktë e habiti botën, kur mbrenda një kohe të shkurtër u kthye në vatrat e tia të shkrumbuara dhe të plaqkitura nga kriminelët serb. Fatmirësisht serbo-ruso-grekët dështuan, por përpjekjet e tyre për realizimin e skenarit të tyre të pa kryer i shumfishuan, duke i vu në veprim bishtat e tyre që i kishin lënë të pa prekur në subjektet shqiptare, politiko-ushtarake. Veçmas u treguan të suksesshëm dhe të fuqishëm, siç ishin edhe gjatë luftës, bishtat e tyre që i kishin futur në strukturat udhëheqëse të UÇK-së.





    Për hire të lexuesve të Agjencionit Floart-Press po e riciklom edhe një here sitet dhe krimet serbe:





    Krimet dhe kriminelët në Rajonin e Pejës

    http://floart-press.blogspot.com/200...rajonin-e.html



    Shkrimi tendencioz i Joel Simon-it mbron krimet e BIRN-it

    http://floart-press.blogspot.com/200...-simon-it.html



    Për krimet makabre në Kosovë (të përmasave gjenocidi dhe etnocidi), përveq rangut të lartë shtetëror të Serbisë,përgjegjës janë edhe institucionet akademike serbe, siç është Akademia e Shkencave e Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe,por mbi të gjithë përgjegjës për shfarosjen e shqiptarëve, është kisha serbe në krye me patriarkun Pavle,e cila vazhdimisht ka qenë promotore shpirtërore e realizimit të platformave politike antishqiptare që nga Car Dushani…,…e „Naçertanija“e Ilia Garashaninit“ 1844,e deri në qershor 1999…!!!

    Duke i pasur në dorë të gjitha dëshmitë (inçizime e fotografi të të gjitha krimeve në Kosovë, dëshmi për djegjet dhe plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve, dëshmitarë që mbijetuan krimin dhe emra të shumtë të kriminelëve serb,që morën pjesë drejtëpërdrejt në krime…, është e pajustifikueshme neglizhenca e institucioneve të Kosovës dhe organizmave të tjerë të shoqërisë sonë, lidhur me ngritjen e aktpadive penale,kundër kriminelëve veç e veç, në grupe, si dhe mgritjen e një padie penale kundër vetë Serbisë (shtetit serb).



    dhepse janë bërë publike emrat e kriminelëve serb,askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,(policia e UNMIK-ut,SHPK-ja…)dhe as institucionet tjera ndërkombëtare të UINMIK-ut dhe ato vendore,të Kosovës,deri më tani(të paktën) nuk kanë treguar interesim,për të bërë kallzim penal, për t´i arrestuar dhe sjellë ata, para drejtësisë.

    Kjo neglizhencë duket se ekziston edhe te organizmat tjerë të Kosovës,siç është.Oda e Avokatëve të Kosovës,Shoqata e Juristëve të Kosovës….etj etj.



    Pas përfundimit të luftës,në Kosovë janë kryer shumë hulumtime për krime të luftës,nga organizata të ndryshme joqeveritare vendore dhe nderkombëtare,për më tepër me këtë punë janë marrë hetues të OKB-së për krime të luftës.



    Në një shkrim hulumtues për masakrën e Qyshkut(14 maj 1999) të shkruar nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith,hetuesi i OKB-së për krime të luftës, z.Dennis Milner, ka theksuar se puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte,kryetarit 'jugosllav" Sllobodan Millosheviq.



    "Mund të thuhet se Tribunali as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta", thotë Milner. "Ne do të insistojmë në atë se ata në krye janë personat përgjegjës... dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën".





    Edhe M. Cherif Bassiouni, ish-hetues i OKB-së për krime lufte, i cili tash ligjëron në Universitetin De Paul në Chicago, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës mbi Slobodan Milosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Çështja themelore, thotë ai, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme.







    Ndërsa sitet serbe lansojnë fjalë boshe dhe gënjeshtra për shqiptarët-luftëtaret rima të UÇK-së.





    Ja se çfarë thonë:

















    Thursday, October 22, 2009













    List of terrorists and members of organized criminal organizations in Kosovo & Metohiya







    http://www.serbianna.com/features/lawless/index.shtml







    http://www.srb-obraz.org/







    http://forum.krstarica.com/showthread.php?p=1182475





    Kosovo's 156 lawless

    Biographies of the men in the Albanian-dominated Serbian province of Kosovo





    1. Hajdin Abazi

    2. Ekrem Avdija

    3. Alush Agushi

    4. Rasim Agushi

    5. Nazmi Ajeti

    6. Hisni Ahmeti

    7. Abdulah Babalija

    8. Masar Bakija

    9. Idriz Bala

    10. Afrim Basha

    11. Sokol Bashota

    12. Bajram Bega

    13. Gjemajl Bejta

    14. Avni Berisha

    15. Rustem Berisha

    16. Shefik Beqiri

    17. Lahi Ibrahimi

    18. Ram Buja

    19. Shukri Buja

    20. Jah Bushati

    21. Jusuf Velia

    22. Azem Veseli

    23. Kadri Veseli

    24. Rexhep Veseli

    25. Sali Veseli

    26. Skender Veseli

    27. Besim Vokshi

    28. Latif Gashi

    29. Fahrudin Gashi

    30. Jetulah Gecaj

    31. Sabit Gecaj

    32. Gani Geci

    33. Adem Grabovci

    34. Jahir Demaku

    35. Milazim Derguti

    36. Jetulah Dibrani

    37. Sokol Dobruna

    38. Shaban Dragaj

    39. Florim Ejupi

    40. Agim Elshani

    41. Xhabir Zharku

    42. Dritton Zhjeqi

    43. Tahir Zemaj

    44. Genc Zogaj

    45. Bislim Zyrapi

    46. Nuredin Ibishi

    47. Imri Ilazi

    48. Gani Imeri

    49. Elisah Imeri

    50. Bexhet Imishti

    51. Ahmet Isufi

    52. Lirim Jakupi

    53. Januz Januzaj

    54. Bashkim Jashari

    55. Musa Jashari

    56. Rifat Jashari

    57. Sahit Jashari

    58. Naim Kadriu

    59. Giner Kamberi

    60. Ajvaz Karpuzi

    61. Ajet Kastrati

    62. Kadri Kastrati

    63. Mensur Kasumi

    64. Naser Kelmendi

    65. Hisni Kilaj

    66. Anton Kitaj

    67. Fadhil Kodra

    68. Arif Krasniqi

    69. Gani Krasniqi

    70. Gjimshit Krasniqi

    71. Emin Krasniqi

    72. Jakup Krasniqi

    73. Skender Krasniqi

    74. Bajram Kryeziu

    75. Mazlom Kumnova

    76. Mirsad Kurteshi

    77. Agim Kuqi

    78. Ramiz Lladrovci

    79. Fatmir Limaj

    80. Ekrem Lluka

    81. Isa Latifi

    82. Muhamet Latifi

    83. Lulzim Leci

    84. Afrim Lulaj

    85. Nuredin Lushtaku

    86. Sami Lushtaku

    87. Enver Mavriqi

    88. Naim Maloku

    89. Faton Mehmetaj

    90. Nazif Mehmeti

    91. Fadil Mujota

    92. Shefqet Musliu

    93. Isak Musliu

    94. Rustem Mustafa

    95. Salih Mustafa

    96. Arif Muqoli

    97. Maliq Ndrecaj

    98. Selami Neziri

    99. Jakup Nura

    100. Enver Oruçi

    101. Gjumshit Osmani

    102. Nebih Preniqi

    103. Rahman Rama

    104. Illmi Ramusholi

    105. Elmi Reqica

    106. Ekrem Rexha

    107. Bedri Rexhaj

    108. Ismet Sadiku

    109. Ruzhdi Saramati

    110. Rexhep Selimi

    111. Sylejman Selimi

    112. Abedin Sogojeva

    113. Fatmir Sopi

    114. Azem Syla

    115. Shemsi Syla

    116. Fadil Suljevic

    117. Emrush Suma

    118. Rufki Suma

    119. Ismet Tara

    120. Gani Thaqi

    121. Hashim Thaqi

    122. Ahmet Qeriqi

    123. Ramiz Qeriqi

    124. Sami Ukshini

    125. Avni Feta

    126. Adem Hagjocaj

    127. Abit Haziraj

    128. Sadik Halitjaha

    129. Xhavit Haliti

    130. Bujar Haradinaj

    131. Daut Haradinaj

    132. Ramush Haradinaj

    133. Nait Hasani

    134. Safet Hasani

    135. Xhabit Hasani

    136. Zeqir Haxhija

    137. G¸zim Haxhimusa

    138. Hekuran Hoda

    139. Fatmir Humolli

    140. Sabajdin Cena

    141. Agim Çeku

    142. Ethem Çeku

    143. Muhamet Çerkezi

    144. Emrush Xhemajli

    145. Idriz Shabani

    146. Besnik Shala

    147. Shaban Shala

    148. Shaban Shala

    149. Naser Shatri

    150. Xhafer Shatri

    151. Mustafa Shaqiri

    152. Shaqir Shaqiri

    153. Adem Shehu

    154. Elbasan Shoshaj

    155. Bekim Shuti

    156. Met Shuti









    Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Serbia kontrollon hekurudhat në veri

    Hekurudhat në pjesën veriore të Kosovës, nga mëngjesi i sotëm nuk janë duke u kontrolluar nga Hekurudhat e Kosovës, por nga ato të Serbisë. Kjo pohohet nga vetë drejtori i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj, si dhe zyratrët serbë. UNMIK-u mohon.

    Hekurudhave të Kosovës që nga mëngjesi i sotëm u është ndaluar qasja në hekurudhat në veri të Kosovës dhe, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, ato tashmë kontrollohen nga qeveria e tyre.

    Ndalimin e qasjes në veri e ka pohuar edhe vetë drejtori i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj.

    “Për fat të keq, hekurudhat në veri nuk janë duke u kontrolluar nga Hekurudhat e Kosovës dhe ne presim veprime të mëtutjeshme të UNMIK-ut, në mënyrë që këto hekurudha të kontrollohen prapë nga Hekurudhat e Kosovës dhe të shikojmë se si të veprojmë me operime të trenave”, i tha Radios Evropa e Lirë, Xhevat Ramosaj.

    E tëra ka ndodhur pas protestës së ish-punonjësve serbë të hekurudhave, të cilët në Zveçan kanë ndaluar trenin, i cili po qarkullonte në drejtimin Fushë Kosovë-Leshak dhe me këtë edhe kanë ndaluar qasjen e Hekurudhave të Kosovës në veri.

    Në veri të Mitrovicës, kreu i Bordit Ekzekutiv të Hekurudhave të Serbisë, Branislav Ristivojeviq, ka deklaruar se është marrë kontrolli mbi infrastrukturën hekurudhore, përkatësisht linjën Leshak-Leposaviq-Sllatinë e Ibrit-Zveçan.

    “Sot, ndërmarrja publike Hekurudhat e Serbisë e ka marrë kontrollin mbi infrastrukturën në veri të Kosovës, pas nëntë vjetësh. Në ditët e ardhshme, presim të sjellim kualitet më të mirë të qarkullimit hekurudhor, pasi që për nëntë vjet nuk kemi pasur kontroll mbi hekurudhat tona dhe ato janë në gjendje të keqe”, ka thënë Ristivojeviq.

    Pas kësaj, rreth 40 punëtorë serbë të hekurudhave nuk kanë përfillur urdhrat e drejtorisë së Hekurudhave të Kosovës dhe, sipas drejtorit Xhevat Ramosaj, kanë deklaruar se do të braktisin punën.

    “Gati të gjithë punonjësit serbë që kanë punuar për hekurudhat e Kosovës, në mënyrë jozyrtare, na kanë informuar se nuk do të punojnë më për Hekurudhat e Kosovës, sepse që nga sot ata do të jenë punonjës të Hekurudhave të Serbisë. Unë, në mënyrë të menjëhershme, i kam informuar autoritetet e UNMIK-ut, duke kërkuar nga ata që të kërkojnë nga KFOR-i, SHPK-ja dhe Policia e UNMIK-ut që të intervenojnë dhe t’i marrin nën mbrojtje stacionet hekurudhore, që ndodhen nga Mitrovica deri në Leshak”, tha Ramosaj.

    Por, zyrtarët e UNMIK-ut mohojnë se kontrollin mbi hekurudhat në veri të Kosovës janë duke e ushtruar Hekurudhat e Serbisë.

    “Situata është e tillë, që këtë mëngjes treni i lëvizjes së lirë nuk është lejuar që të shkojë në Zveçan, meqë protestuesi serbë kanë bllokuar hekurudhën dhe për shkak të sigurisë, treni i pasdites është anuluar. Sa i përket të ardhmes, Shtylla e Katërt dhe Hekurudhat e Kosovës do të vendosin nëse do të jetë e sigurt që trenat të qarkullojnë në linjën e zakonshme Fushë Kosovë-Leshak. Unë nuk e di nëse treni që vjen nga Serbia ka kaluar stacionin në Leshak, kështu që UNMIK-u dhe Hekurudhat e Kosovës ende kanë kontroll në hekurudhat në veri”, thotë zëdhënësja e Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut, Mehtild Henneke.

    Por, treni serb, sipas Ramosajt, ka kaluar stacionin e Leshakut, edhe pse këtë gjë e kishte të ndaluar.

    “Unë kam kërkuar nga stacioni hekurudhor i Leshakut që të mos i lejohet hyrja në Leshak trenit që vjen nga Serbia. (Në bazë të orarit të trenave, kemi trenin që çdo ditë vjen nga Serbia deri në stacionin e Leshakut dhe në stacionin e Leshakut shkon treni ynë nga Kosova dhe aty bëhet transferimi i udhëtarëve nga njëri në trenin tjetër). Por, për fat të keq, përkundër kësaj kërkese, treni nga Serbia ka hyrë në Leshak, ndërsa treni ynë, që do të duhej të shkonte deri në stacionin hekurudhor të Leshakut, nuk është lejuar që të qarkullojë atje”, tha Ramosaj.

    Ndryshe, Zoran Bogavac, koordinator për kryqëzimin e hekurudhave në Fushë Kosovë, ka thënë se aksioni i sotëm ka synim që t’i kthejë në punë 460 serbë, që nuk punojnë në hekurudhë që nga viti 1999.

    “Në perspektivë mendojmë që të fusim trena më të shpejtë, në relacionet Mitrovicë-Beograd, në mënyrë që qarkullimi të jetë më i shpejtë dhe më i mirë”, thotë Bogavac.

    Marrja e hekurudhave në kontroll në veri të Kosovës është një ndër veprimet e shumta që serbët e Kosovës po i bëjnë në bashkëpunim me Qeverinë serbe, që pas shpalljes së pavarësisë.

    Qeveria e Serbisë me vizitat e përditshme të ministrave të saj në Kosovë është duke synuar që t’i forcojë strukturat e saj paralele në pjesët e banuara me shumicë serbe.


    Radio Evropa e Lirë © 2008 RFE/RL, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Faqja 10 prej 49 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •