11 vjetori i krimeve serbe ndaj popullatës shqiptare në komunën e PodujevëNë vend të përkujtimit
Muaji mars çdo vit shton dhimbjet në përkujtim të krimeve që bëri ushtria dhe policia serbe mbi
familjet shqiptare në komunën e Podujevës. Krimet më të rënda, filluan në mëngjesin e 25 marsit të
vitit 1999, atëherë kur filluan bombardimet mbi caqet serbe dhe kur ishte shtuar qëndresa e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.Me qëllim të dëbimit të popullatës nga trojet e tyre dhe
të spastrimit etnik, ushtria dhe policia serbe kishte mbyllur të gjitha daljet nga qyteti me përjashtim të
daljes për në drejtim të fshatit Shajkofc, që ishte paramenduar për ta grumbulluar tërë popullatën në
atë fshat . Ushtria dhe polica serbe për të fut edhe më friken tek popullata vazhdoi dhe ngriti ritmin e
krimeve në pjesë të ndryshme të qytetit.Qyteti ishte stërmbushur me banor, pasi që banorët e
fshatrave ishin shpërngulur në qytet duke menduar se qyteti ishte një vendstrehim më i sigurt dhe
me shpresën se do tu shpëtonin krimeve të cilat i bënte okupatori serb . Në orët e hershme të
mëngjesit të 25 marsit, policët serbe të stacionit policor në Podujevë të vendosur në një furgon
filluan aksionin për vrasjen e shqiptarëve që takonin nëpër rrugët e qytetit. Kështu u vranë dhjetëra
qytetar. Sipas një dëshmitari serb disa ua kishin vënë prangat dhe i kishin djeg në një stog sane.
Kështu ushtria dhe policia vazhdoj duke bërë krime shumë të rënda deri sa qytetit mbeti pa asnjë
banor shqiptar. Mirëpo, ushtrinë dhe policin serbe popullata e pengonte edhe në për male me shi
dhe bor, prandaj filloj të gjuaj me granata mbi civilët e pa mbrojtur. Qëllimi ishte që shqiptarët kurrë
më mos të kthehen ne trojet e tyre.Pushteti Serb në komunën e Podujevës kishte një plan të
veçantë. Krijoj tri kampe, dhe ate në fshatin Shajkofc, Metehi dhe Barilevë, kështu që detyroj
popullatën e Podujevës të futet në këto kampe. Në kampin e fshatit Shakjofc ishin mbi 50.000
banor, në fshatin Metehi mbi 20.000 dhe në fshatin Barilevë mbi 30.000 veta. Në këto kampe kishte
keqtrajtime ma të ndryshme deri te dhunimet. Sipas shumë analistëve por edhe deklaratave të
ushtarëve dhe policëve serb që i mbikëqyrshin ato kampe popullata ishte futur në këto kampe me
qëllim që nëse NATO-ja hyn në Kosovë me këmbësori këta njerëz te jen si mbrojtës të ushtrisë dhe
policisë serbe.Duke mos përmendur kësaj radhe dëmet shumë të mëdha materiale po japin
shënimet mbi numrin e të vrarëve dhe të zhdukurve në Komunën e Podujevës.. të vrarë dhe të
zhdukur janë 618 prej tyre 573 të vrarë dhe 45 të zhdukur. Kjo është gjendja momentale sepse të
zhdukur kanë qenë 85 mirëpo disa janë identifikua kohë pas kohe.111 ishin të gjinisë femërore dhe
52nxënës. Struktura sipas moshësëmijë deri në moshën 14 vjeçare 48Të rijë prej moshën 14 deri
27 vjeçar 119Persona prej moshës 27 deri 67 vjeçar 324Viktima tjera mbi moshën 65 vjeçare 82
Struktura familjare:36 familje i kanë nga dy të vrarë, 9 familje nga tre të vrarë, 3 familje na pesë të
vrarë, 2 familje nga gjashtë të vrarë, 1 familje shtatë dhe 1 familje tetë të vrarë.Sipas shumë
dëshmitarëve dhe dëshmive urdhrin për vrasje, dëbim nga shtëpitë, plaçkitjen dhe djegien e 4.881
shtëpive është dhënë nga i ashtuquajturi "Shabi i Krizës" i formuar nga pushteti i
instaluar serb në Podujevë. Këtë shtab e kanë përbërë : Kryetari i komunës i cili ka qen edhe kryetar
shtabi, komandanti i ushtrisë serbe për komunën e Podujevës, kryetari i këshillit ekzekutiv, shefi dhe
komandanti i stacionit policor në Podujevë, komandanti i mbrojtjes territoriale, komandanti i
mbrojtjes civile,drejtori i shtëpisë së shëndetit, drejtori i ndërmarrjes tregtare "Gërmia "
dhe drejtori i organizatës komunale shërbyese .Ky shtab ishte i instaluar ne ndërtesën e kuvendit
komunal. Derisa sa masakra ma e madhe kishe ndodhur jo ma larg se 50 metra nga ndërtesa ku
ishte instaluar shtabi dhe stacioni i policisë. Po ashtu ky shtab kishte formuar një shtab tjetër për
mbledhjen e kufoma dhe humbjen e gjurmëve. Po nga ky shtab është dhënë urdhri për plaçkitjen e
të gjithë pasurisë së shqiptarëve si bagëtitë, mobilet, automjetet,mjetet bujqësore dhe të gjitha të
mirat materiale. Këto te dhëna janë fakte bazë me te cilat mund te ngritët aktakuze kundër Serbisë
pasi qe për këto ka mjaft fakte ,dëshmi dhe argumente.
Krijoni Kontakt