Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 194
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    GJENOCIDI SERBO-MALAZEZ NË KËNGËT TONA POPULLORE

    Vërtetë , odat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në të kaluarën tonë historike, sidomos në atë kohë kur shqiptarët nuk kishin të drejta shkollimi e arsimimi , nga dielli i lirisë shqiptare ishte i mbuluar nën vellon e rëndë të okupimit dhe robërisë klasike.
    Odat popullore ishin logje burrash dhe kuvende popullore, në të cilat organizohej mikpritja, bujaria dhe bukë-dhënia , si për mikun e dashamirin, ashtu edhe për kalimtarët e largët nga vendbanimet tjera shqiptare. Aty, bisedohej shtruar për çdo gjë që kishte të bënte me problematikën dhe jetën shqiptare. Aty dëgjohej fjala e urtë e njerëzve të mençur, filozofia popullore, historia kombëtare, strategjia e mbrojtjes dhe qëndresës. Flitej për moralin, nderin , mençurinë, urtësinë, trimërinë, drejtësinë dhe për gjithçka që ishte në dobi e interes të popullit dhe të kombit.
    Në odat tona popullore mbaheshin edhe kuvende burrash mendjendritur, ku zgjidheshin shumë probleme, ngatërresa, pajtime gjaqesh…por edhe strategji për luftë, vetëmbrojtje dhe rezistencë ndaj armikut.
    Nisur nga këto funksione të cilat i kanë luajtur odat tona popullore, me të drejtë , ato janë quajtur:”Odat e burrave “ dhe në to asnjëherë nuk kanë pasur vend fëmijët, të rinjtë e moshave të mitura dhe bota femërore. Kjo, nga se bisedat dhe problemet të cilat janë trajtuar nëpër odat e burrave, nuk kanë guxuar në asnjë mënyrë që të bien në veshët e fëmijëve, të rinjve dhe botës femërore !
    Me që thamë se odat e burrave janë quajtur “Universitet popullor”, aty në rolin e ligjëruesve kanë qenë “pleqnarët” , apo burrat e ngritur me përvojë dhe dije të pa kontestueshme. Andaj, të gjithë burrat që kishin nderin dhe privilegjin që të jenë pjesëmarrës të odave, ishte traditë dhe zakon që kur ta merr fjalën kryeplaku, pleqnari, apo njeriu i ngritur me autoritet, përderisa ai e kishte fjalën – të tjerët duhej të dëgjonin me vëmendje dhe qetësi absolute!
    Krahas kryepleqve, pleqnarëve dhe njerëzve autoritativ të odave, që ishin në rolin e ligjëruesve dhe edukatorëve popullor, menjëherë pas tyre radhiteshin rapsodët popullor, të cilët nëpër shekuj e kënduan historinë tonë kombëtare, përmes vargjeve epike, përmes këngës dhe përmes veglave muzikore autoktone.
    Sipas zakoneve dhe traditave tona kombëtare, edhe gjatë këndimit të rapsodëve nëpër odat tona popullore, është dëgjuar me vëmendje, me respekt shumë të lartë njerëzor dhe me një disiplinë absolute.
    Por, odat tona popullore, përveç që luanin rolin e universiteteve popullore, rolin e kuvendit të burrave, ato gjithmonë ishin edhe arenë, apo amfiteatër popullor, ku zhvilloheshin edhe shumë aktivitete kulturore popullore, duke filluar prej ndejave popullore, ahengjeve , fejesave e dasmave popullore, në të cilat kultivoheshin vlera artistike popullore, si: fjalë të urta popullore, tregime, mahi popullore, lojëra të ndryshme popullore, humore, këndime, vallëzime, luajtje me instrumente muzikore…ku njerëzit argëtoheshin dhe disponoheshin në mënyrë kulmore.
    Por, po i kthehemi rolit të rapsodëve popullor në odat dhe gazmendet tona popullore.
    Përderisa në krahinat rurale shqiptare, mungonte liria, shkollimi, libri, informimi, mosnjohja e historisë kombëtare, komunikimi mes njerëzve nga vendbanimet më të largëta, i vetmi burim i dijes dhe mësimit të historisë kombëtare, ishte kënga rapsodike e kënduar nga rapsodët popullor.
    Horizonti i dijes së rapsodëve popullor ishte i gjerë sa oqeani, nga se ata në mënyrën më besnike dhe më autoktone , iu kënduan ngjarjeve të ndryshme historike, luftërave të përgjakshme, trimave, heronjve, por edhe traditave e zakoneve tona popullore.
    Kësaj radhe, do të ndalemi në njërën ndër temat më të dhimbshme dhe më të përgjakshme të historisë sonë. Pra, do të ndalemi tek gjenocidi serbo-malazezë në këngët tona popullore, ku do të shkoqisim disa fragmente nga rapsoditë tona popullore, në mënyrë që të shohim e të bindemi se si janë trajtuar këto tema dhe ngjarje të kobshme , nga ana e rapsodëve tanë popullor.
    Në analet e folklorit tonë muzikor, shpeshherë na ka rënë të dëgjojmë nga rapsodët tanë popullor, një rapsodi e cila në popull njihet me dy emërtime: “Kanga e Junanit” (Greqisë) dhe “Kanga e Brahim pashës”. Që të dyja këto emërtime përmbajnë në veti të njëjtin tekst dhe të njëjtën ngjarje. Në këtë këngë , në mënyrën më rrëqethëse përshkruhet gjenocidi grekë i ushtruar gjatë periudhës së sundimit osman në tokat ballkanike, me theks të veçantë, mbi popullatën myslimane.
    Ndonëse , krijuesi rapsodik popullor, brenda kësaj kënge nuk na jep të dhëna se cilit komb i përkasin viktimat myslimane të gjenocidit grekë , po qe se e analizojmë mirë tekstin e kësaj kënge, do të vijmë në konkluzion se këtu është fjala për gjenocidin grekë të ushtruar mbi popullatën myslimane shqiptare:

    Brahim pasha keq koka ngushtue,
    T’ mirë ni letër, pasha e ka shkrue ,
    Shumë selamet mretit ja ka que -
    Aman, babë, dertin kqyrma mue ,
    N’ shpinë Junani mu ka lshue,
    Shumë zullumet babë, i ka punue ,
    Se n’ xhirit çka ka damtue ,
    Gratë me yzër na i ka coptue,
    Thminë në djep na i ka shkurtue,
    Motrat tona n’ Junan na i ka que !…
    Ni sandak , pasha, e ka marue,
    N’ qatë sandak çka ka palue,
    Duert e sabive - çka i kanë shkurtue,
    Sytë e femnave i kanë palue,
    Krejt Junani çka i ka damtue !…

    Kryeprotagonisti i gjenocidit serbo-malazez që është ushtruar mbi popullatën myslimane dhe shqiptare në krahinën e Sanxhakut, në qytetin e Novi Pazarit (Tregut të Ri) dhe në qytezën e Rozhajës, pa dyshim është Komandanti i Forcave Çetnike Serbo – Malazeze , Drazha Mihajlloviqi.
    Edhe plojat e përgjakshme gjenocidale të ushtruara mbi popullatën e pambrojtur dhe të pafajshme shqiptare, nën drejtimin e Drazha Mihajlloviqit, rapsodët popullor shqiptarë i kanë kënduar në mënyrën më besnike, pa iu shmangur për asnjë çast të vërtetave historike. Po e shkëpusim vetëm një fragment nga rapsodia popullore që i këndon ngjarjeve tragjike nga luftërat e përgjakshme të Drazha Mihajlloviqit:

    Haj medet për Rozhajë të zi,
    Drazhë Mihajli, n’ Pazar ka hi,
    Po grinë robë e po grinë thmi,
    Nuse e çika i ka shti n’ Serbi,
    I kanë nxjerrë katër killa sy,
    I kanë pre nandë killa gji –
    Ja kanë çue Drazhës n’ Cetinë!…
    Drazhë Mihajlit ja paskan que ,
    Fort ky Drazha koka gzue,
    Jallah bani n’ kamë na u que –
    Rrnofshi vllazën, asqert e mi,
    N’ myslimanë paski banun zi!

    Dhe ja se ç’ na thotë rapsodia shqiptare në vazhdim, për planet dhe ambiciet gjenocidale të Drazha Mihajlloviqit, kundër popullit shqiptarë të Kosovës:

    Tash po vjen kjo vera tuj dalë,
    Mbushen malet me dushk e barë,
    Se n’ Kosovë , kemi me dalë,
    Kem mej marrë kah ka shqiptarë !
    Nëpër shehre do t’i tubojmë,
    Thminë e vogël - n’ furra do t’ jav çojmë,
    Nëpër furra kemi me jav pjekë,
    Kanë mej hangër nana e baba i vet!
    Nana e baba, thminë kur t’ i hanë –
    Zemra n’ bark ka me ju plasë!
    Pleq e plaka se çka janë –
    Nëpër prroje patare do t’i bajmë!
    Nuse e çika se çka janë –
    Do t’ jav japim asqerit tanë!
    Djemtë e ri se çka janë –
    Do t’ jav lidhim duer e kamë,
    Nëpër soba t’ veta do t’ i çojmë,
    Me gra t’ tyne n’ soba na do t’ shkojmë!
    Me gra t’ tyne kur t’ deshmi me ra –
    Me sy t’ vet kanë me na pa,
    Zemra n’ bark ka me ju plasë !
    Kërkujt bukë s’ kemi mej dhanë,
    Me dru shpirtin kem me jav marrë!

    Kolonizimi i tokave shqiptare me serbë e malazezë, ishte një plagë e madhe historike për popullin vendor shqiptarë. Andaj, edhe këtë elaborat famëkeq të gatuar nga kuzhinat fashiste të Beogradit dhe Podgoricës, nuk e lanë pa e vu në vargje rapsodike dhe pa e kënduar mbi telat e çiftelive, rapsodët tanë popullor.
    Njëra ndër ngjarjet më tragjike të kolonizimit serbo- malazez mbi tokat shqiptare të Kosovës, pa dyshim se ishte kolonizimi i fshatit Brezhnicë, në mes të Prishtinës dhe Vushtrrisë, ku para se të kolonizohej ky fshat me malazezë, kishte vetëm 30 shtëpi. Mirëpo, okupatorët , gllabëruesit dhe pushtuesit serbo-malazezë, gjithmonë kishin në shënjestër dyfishimin e banorëve me kolonë – karshi numrit të banorëve autokton shqiptarë, në mënyrë që kolonët të mbisundojnë dhe të jenë në epërsi të fuqisë njerëzore!
    Kolonët ardhacakë serbo-malazezë, nuk zgjidhnin mjete, as metoda të barbarisë së tyre të egër, për ta thyer moralin dhe dinjitetin e vendorëve autokton shqiptarë! Ata, gjithmonë i kanë përzgjedhur njerëzit më autoritativ, për t’ ua cenuar moralin, nderin dhe pronën, me qëllim që të bëjnë trysni mbi popullatën shqiptare për t’ i braktisur tokat e tyre dhe për t’ i shpërngulur me dhunë në shkretëtirat e Anadollit!
    Kështu, në fshatin Brezhnicë, e zgjedhin për ta viktimizuar imamin e këtij fshati, duke ia përdhosur moralin dhe nderin e familjes së tij, madje duke ia kërcënuar gratë tek bunari i fshatit, ku ato pa tjetër duhej të shkonin për ta furnizuar familjen me ujë të pijshëm:

    Kjo Brezhnica, tridhetë shpi -
    Gjashtdhetë shpi cërrnagorë janë hi!
    Gjashtdhetë shpi cërrnagorë poj çojnë,
    Shpijat me pllan po jav marojnë !
    N’ ni bunar kishin ujë me marrë,
    Gratë e hoxhës po shkojnë n’ bunar,
    Vrajmi zot, carrnagort ç’ po bajnë –
    Ju kanë ra grave n’ bunar,
    Gjithë çka a zi, nër sy tu ju thanë,
    Tana kënatat llom po jav bajnë !

    Invadimi serbo-malazezë mbi tokat shqiptare, më 1912, mori me veti shumë viktima të pafajshme dhe të pambrojtura shqiptare gjithandej trojeve etnike në Kosovë dhe Maqedoni. Për këto ngjarje tragjike, vrasje, therje, përndjekje dhe shpërlarje të tokave shqiptare me gjak, ja një fragment nga një rapsodi popullore:

    Kjo Morava po banë gjak,
    Po na pret shkau ditë e nat’!
    Po hecë Ibri tuj vajtue –
    Gjak shqiptarie shkon tuj que !
    Në Lepenc gjaku shkumon –
    Gjak shqiptari sun po çon!
    Çka Vardari qi po gjumon –
    Gjak shqiptari shumë po banë !
    Po vajtojnë fusha e male –
    Qi naj prenë këta shqiptarë !
    Po vajtojnë burra e gra –
    Shqiptarinë e preu ky shka !
    Vajtojnë çika e vajtojnë djem –
    Shkavi shumë ne po na prenë !
    Pleq e thmi shumë po vajtojnë –
    T’ mjertë na t’ mjertë pa vatan !

    Ushtrimi i gjenocidit serbo-malazezë , mbi popullatën autoktone shqiptare në Kosovë, ushtrohej në mënyrat më perfide barbare, të pa para në historinë e civilizimit njerëzor. Kolonizatorët nuk ngopeshin me gjak të shqiptarëve, as me përndjekjet e tyre nga vatrat shekullore. Ndaj atyre që mbeteshin të gjallë dhe nuk shpërnguleshin dot, ata shkonin aq larg, sa deshën që t’ ua ndërrojnë edhe fenë me anë të dhunës, vrasjeve dhe torturave, në mënyrë që shqiptarët autokton të detyroheshin ose të bëhen ortodoks, ose të ikin brenda natës nga trojet e tyre !
    Një shembull i këtillë , me përmasa tragjike kishte ndodhur në Lugun e Baranit, përkatësisht në fshatin Gorazhdevc, ku një udhëheqës i bandave çetnike, i quajtur Sava i Basanit, i tubon të parët e fshatit Baran të Epër dhe i kërcënon me dhunë që ta ndërrojnë fenë!
    Me që , shqiptarët nuk pranojnë me asnjë kusht dhe asnjë çmim për ta ndërruar fenë e tyre, atëherë Sava i Basanit, me ekspediten e vet prej xhelatëve çetnikë, i urdhëron shqiptarët e atij fshati që më parë t’ i gropojnë varret e veta në një mal afër kishës së Gorazhdevcit dhe i pushkaton të gjithë!
    Nga rapsodia popullore që e përshkruan këtë ngjarje të llahtarshme, po e shkëpusim vetëm një fragment:

    Savë Basani n’ kamë na u çue ,
    N’ Baran t’ Epër koka shkue,
    Te tanë kmetat i ka tubue ,
    Mejherë Sava i ka kallxue –
    M’ ka ardhë emri fenë me jav ndrrue,
    Nestra e dielle asht qillue,
    Tanë në kishë kena me shkue,
    Mej ngue popat çka u thonë juve,
    Si mos dishit me u kryque ,
    Unë vet, Sava, kam me ju msue !

    Hazir Alija, n’ kamë na u que,
    Ktheu bre Savë e fol me mue,
    Ku ke nije shqiptartë fenë me ndrrue?
    Pa na gri, pa na coptue ,
    Tybe n’ mundesh fenë me na e ndrrue !
    Savë Basani koka idhnue,
    Xhanarisë ju ka ngërmue,
    Xhanarija i kanë rrethue,
    Duert në bleqe jav kanë vnue,
    N’ Garazhdec te kisha i kan çue,
    Ngat ni mal asht qillue,
    N’ at mal t’ shkretë i kanë ngujue,
    I kanë shti vorret mej marue,
    Se te vorret Sava i ka çue,
    Edhe i herë ju kish kallxue –
    Kqyrni vorret ku i keni marue,
    A po doni fenë me qef me ndrrue,
    Kapetana kam me ju marue,
    N’ Koloshin kam me ju çue,
    Koloshinin kini me sundue !
    Pra, mos dashi fenë me qef me ndrrue –
    Krejt batare kam me ju marue,
    N’ qito vorre kam me ju gjue!

    Hazir Alija ni fjalë pe flet,
    Shokve t’ vet po u jep gajret –
    Çone vllazën ka i gisht përpjetë,
    Ta bajmë Zotin me isharet,
    Se ky Sava sod po na pret !

    Tanë pe qojnë ka ni gisht përpjetë,
    Pe bajnë Zotin me isharet -
    Ni batare Sava po jav jep !
    Ni batare Sava jav ka lshue,
    Te tanë trimat n’ vorre kokan rrxue !
    Se për s’ dyti, batare jav lëshojnë –
    Te tanë trimat jetë po ndrrojnë !
    Te tanë trimat kanë ndrrue jetë,
    Se për komb, trimat kanë vdekë !

    Njëra nga ngjarjet më tragjike të gjenocidit serbo-malazezë, të ushtruar në vazhdimësi mbi popullin shqiptar, pa dyshim është edhe ploja mbi fshatin Kabash të Prizrenit, ku Kryeçetniku i quajtur Spiro Kapetani nga fshati Dellovc, i mbledh me emër e mbiemër djemtë dhe burrat më të mirë të këtij fshati dhe i vret pa kurrfarë gjyqi, as faji, hiq më pak se 90 shqiptarë !
    Edhe kjo ngjarje tragjike, sipas të dhënave të rapsodisë popullore, do të ketë ndodh menjëherë pas okupimit të Kosovës nga ana e Serbisë, më 1912.
    Nga kjo rapsodi, po e shkëpusim vetëm një fragment:

    Serbi i parë n’ këtë ven kur ka hi –
    Shumë kanë hjekë shqiptarët e zi,
    Tanë tuj pre e tanë tuj gri,
    Spirë Dellovci u paska pri!
    Spirë Dellovci, ushtarëve ju pri –
    Se n’ Kabash naj paska shti!
    Se n’ Kabash, ata kur po hinë,
    Spirë Dellvci vet po ju prinë!
    Me defterë te tanë naj ka thirrë –
    Kah janë kanë burrat ma t’ mirë ,
    E te tanë t’ shkretit poj lidhë !
    Poj lidhë burrat, o haj medet,
    E te kisha te tanë poj qet,
    Me defterë te tanë poj thrret!
    Kamë e duer , Spira i kish përvjelë –
    Pret shqiptarë, si me pre berrë!
    Me dorë t’ vet , Spira poj pret,
    Rrokotel krenat po jav qet ,
    Gjak e krye po u rajke n’ rekë!
    Poj pret Spira, shqiptarët e shkretë,
    I ka pre Kabashin nandëdhetë,
    Kah janë kanë burra t’ vërtetë !

    Pas çdo krimi të organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar, udhëheqësit e këtyre masakrave , gradoheshin nga ana e krajlit të tyre në Beograd !
    Ja se si i lavdërohet Spiro Kapetani, bashkëveprimtarit të tij – Files, pas masakrës së kryer në fshatin Kabash:

    Po vjen Spira në kali t’ bardhë,
    Bashkë me Filen, si bajraktarë !
    Po vjen Spira tuj u livdue ,
    Për shqiptarë sa i ka shkurtue -
    Krali s’ ka kapetan si mue,
    Gradat flakë, mue mi ka çue!
    Flakë, mue gradat qi m’ kanë ardhë,
    Se i kam pre nanddhetë shqiptarë !
    Po kallxojke me gojë t’ vet –
    I kam pre Kabashin nandëdhetë ,
    Kah janë kanë shqiptarë t’ vërtetë !

    Kasapët e tërbuar serbo-malazezë , nuk i kursenin shqiptarët për t’ i kasapitur as gjatë festave të tyre fetare! Ata e dinin mirë se shqiptarët janë besimtarë të paepur të fesë dhe të festave fetare.
    Kështu që diku rreth vitit 1885, Kryeçetniku i Serbisë, i quajtur Novica i Zi, mu në Ditën e Bajramit, iu prinë forcave çetnike prej 300 vetash dhe hynë në pabesi në fshatin Mavriq të krahinës së Llapit, mu në kohën kur e dinte se të gjithë burrat gjenden në xhami duke e falur namazin e Bajramit dhe e sulmojnë familjen e Demë Ahmetit, me qëllim që t’ ia grabisin vajzën e tij – Ajetën !
    Me atë rast, fillon lufta e përgjakshme në mes të forcave të armatosura çetnike dhe rezistencës së familjarëve të Demë Ahmetit, të cilit atë ditë ia presin 30 anëtarë të familjes, shumë mysafirë të rastit që kishin shkuar për t’ a uruar festen e Bajramit, ku prej tyre shpëtojnë të gjalla vetëm dy rejat me një nip të vogël të Demë Ahmetit, të cilat Novica i Zi me çetnikët e tij, i merr dhe i çon për në Serbi!

    Zoti e vraftë kaurreshën plakë,
    Po del para Novicën pe mëson!
    Pe mson Novicën , çka me punue:
    “N’ëm ngofshi mue, vetit za mej çue,
    Ju, si n’ dashi me hi n’ Shypni,
    Qi e kceni hudutin me dalë n’ atë anë,
    Ju mej ra për rreth Mitrovicës,
    Për rreth bjeshkës së Vuçitërrnës,
    Ju mej ra katunit t’ Mavriqit !
    Ju, n’ Mavriq, biro keni me shkue,
    Demë Ahmetin, n’ Mavriq me e rrethue!
    Tridhetë robë, Dema na i ka ,
    Të përmendun , biro, shpi me za ,
    Ni çikë n’ bylyk , Dema e ka ,
    Ju , Ajetën , n’ mujshi me ja marrë!
    Me ja marrë e n’ Serbi me e prue ,
    Ni djalë t’ ri me ta me e martue,
    Lavd i madh, biro, ka me u dalë!”…

    Zoti e vraftë, Novica ç’po banë,
    E thirrke n’ emën, si ta kishte nanë!
    Oj Hanife, n’ shami t’ bardhë,
    A po m’ vetë për çka jam ardhë?
    Nuk jam ardhë me ba Bajram,
    Me treqin vetë rrethue ju kam ,
    Jam ardhë Ajetën sot me jav marrë !

    Luftë e shtirë atë ditë ish marue,
    Mashqit e Demës, krejt janë damtue,
    Musafirtë krejt çka janë qillue,
    Kulla e shpija, rrafsh ja kanë rrafshue,
    Tridhetë robë, Demës, ja kanë shkurtue,
    Veç dy rejat i kishin pshtue!
    Veç dy rejat me ni sabi,
    E ja marrke Novica i Zi,
    Poj çon lidhun tuj i rrehë kamxhi,
    Kcejnë kufinin e i çon n’ Serbi!…

    Bishat e egra gjakatare serbo- malazeze, nuk dinin të ngopur me gjakun e shqiptarëve. Ata suleshin në gjah mbi shqiptarët me të gjitha forcat dhe mënyrat më të egra të barbarisë dhe të çmendurisë! Sulmonin familjet më të njohura nëpër rrethe të ndryshme, ku përveç vrasjeve e therjeve të njerëzve, ua digjnin shtëpitë dhe gjithë çka kishin para veti. Ua plaçkitin tërë pasurinë që kishin, madje edhe shtazët shtëpiake!
    Njëra nga ngjarjet më tragjike të gjenocideve të kësaj natyre, është rasti i familjes së Selman Lites, që ishte njëra ndër familjet më të pasura dhe më autoritative në Rrethin e Rekës së Keqe .
    Selman Lita ishte një njeri i njohur për pasuri në atë rreth, sidomos për kultivimin e deleve, të cilat i mbante në një numër të madh nëpër stane të bjeshkës.
    Hajdutët dhe kriminelët gjakatarë serbo-malazezë , ia kishin vu syrin kopeve të deleve të Selman Litës, për t’ ia vjedhur, por për ta kryer këtë akt barbar, sulmuesit dhe hajdutët çetnik, ia kishin ruajtur ditën më të gëzuar familjare, pronarit të deleve – Selman Litës, mu në ditën e dasmës, kur ai po i martonte dy djemtë e tij dhe po bënte dasmë të madhe me 300 krushq e tri palë tupanë!
    Kriminelët çetnikë hajdutë, e kishin përcjell gjendjen, kur dasmorët e Selman Litës, kishin shkuar për rrugë për t’ i marrë dy nuset e djemve të Selmanit dhe mu në ato momente, ia sulmojnë stanet e deleve, me ç’ rast ia vrasin çobanët e deleve, ia vrasin 12 qentë dhe ia plaçkitin 300 copa dele!
    Selman Lita, sikur ta dinte se do t’ i ndodhte kjo tragjedi dhe nuk kishte shkuar krushkë bashkë me dasmorët, por kishte ndej për t’ i ruajt djemtë dhe familjen.
    Me të hetuar se hajdutet çetnikë ia morën delet , ia vranë çobanët dhe qentë, e merr martinën dhe niset për t’ iu bërë rezistencë . Pas tij, i shkojnë në ndihmë edhe dy djemtë e tij, të cilët po i prisnin nuset për t’ u martuar atë natë. Mirëpo, forcat armike ishin shumë herë më të forta dhe ia vrasin edhe dy djemtë e Selmanit:

    Selman Lita po rrin n’ krevet ,
    Poj shkojnë sytë te stani i vet –
    Ranë komitat ja muerën dhentë !
    Ranë komitat ja kanë marrë gjanë,
    Ja kanë vra edhe dy çobanë,
    Ja kanë vra edhe dymdhetë qenë,
    Ja kanë marrë treqin copa dhenë !…

    Çka ka Reka qi po ushton –
    Selman Lita po lufton!
    Thërret Musaja, more Rexhep –
    Ku i kem armët, he i lashim shkret,
    Se na i muerën berret në bjeshkë!
    Sa po mujnë djemtë po shpejtojnë,
    Babës s’ vet në ndihmë poj shkojnë!
    Luftë e madhe po kërset –
    Selman Litës , ju vranë dy djemtë !

    Gjenocidin serbo- malazez , mbi shfarosjen dhe përndjekjen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike e vazhdoi edhe Nënkryetari i Jugosllavisë titiste – Aleksandar Rankoviqi, i cili në muajin Janar të vitit 1956, organizoi në Kosovë, Aksionin gjithë popullor për grumbullimin e armëve. Aksion ky, që kishte të bënte ekskluzivisht vetëm për shqiptarët!
    Nën pretekst të kërkimit të armëve, shqiptarët i rrihnin, maltretonin e torturonin në mënyrat më brutale , kurse qëllimi final i këtij Aksioni, ishte presioni mbi shqiptarët që me dhunë t’ përndjekin nga vatrat e veta stërgjyshore dhe të arratisen për në shkretëtirat e Anadollit të Turqisë!
    Edhe për këtë ngjarje të kobshme tragjike, rapsodët popullor shqiptarë thurën dhe kënduan shumë këngë, prej të cilave e shkëputëm këtë fragment:

    Vjeshtë e zezë , dimën i gjatë,
    Ish kanë viti pesëdhjetë e gjashtë,
    Ishin çue UDB-at në hajkë,
    Mej mundue shqiptarët e ngratë,
    Tanë për arme i kanë kapë,
    N’ borë e n’ shi, deshë e dathë,
    Rrehshin gjinën me dajak,
    Si e pat e si se pat,
    Hiq s’ ju jepshin, medet, afat,
    Dogri i shtirshin nër dajak,
    Shumë janë mbetë, për jetë sakat,
    Brijtë e thyeme tuj qitë gjak !
    Ashtu i rrehshin nëpër stanica ,
    Kur ju shkojke letërthirrja ,
    Lmerim t’ madh kishin familja,
    Marrshin vajin robtë e thmija –
    S’ na vjen baba ma te shpija !
    S’ na vjen baba ma në shpi,
    Rankoviq, he kofsh i zi,
    Fort e shkepe këtë anmiqësi,
    N’ mbarë Kosovën në shqiptari !…

    Marrë në tërësi analizën e këtyre rapsodive dhe shumë të tjera, që ende nuk i kemi publikuar, nuk mund të mos e themi të vërtetën se një copë të historisë sonë kombëtare arritëm që ta mësojmë vetëm falë talentit dhe guximit të rapsodëve tanë popullor dhe nëpër odat tona popullore, nga se historia e vërtetë e popullit shqiptar në baza shkencore , profesionale dhe institucionale, fatkeqësisht , ende nuk është shkruar dhe as që dihet se kur do të shkruhet?!

    Gjilan, tetor 2008. Demir KRASNIQI

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    25/09/2001 - Trepça.net

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gjurmëve të barbarisë serbe

    GJENOCIDI SERB MBI BASHKËSINË ISLAME TË KOSOVËS - GJENOCID MBI SHQIPTARËT


    --------------------------------------------------------------------------------

    HAMBURG (Gjermani), 24 shtator 2001

    " Ç´është e vërteta, fundamentalizmi islam nuk ka ekzistuar në Kosovë, në dallim nga fundamentalizmi ortodoks serbë". ( Janosh Bugajski)

    Shkruan: Arif MOLLIQI / Hamburg

    Gjenocidi dhe etnocidi serb ndaj shqiptarëve është shumë i vjetër dhe paraqitet në forma të ndryshme. Për ta indoktrinuar masen e popullit gjatë shekujve mbi të drejtën historike të serbëve në Kosovë, shkenca dhe politika serbe përmes trillimeve, gënjeshtrave dhe falsifikimeve janë përpjekur dhe, përpiqen që luftërat e tyre për pushtimin e trojeve shqiptare ti paraqesin si luftëra të shejta çlirimtare. Idetë e përtrirjes së perandorisë së car Dushanit apo Nemanjiqëve, shkenca dhe qeveritë serbe i përdorin pa zgjedhur mjete për të krijuar një Kosovë me shumicë serbe.

    Zbatimi i këtyre ideve u bë me gjenocid shtetëror, ushtri dhe polici e, çka është edhe më keq, në këtë barbarizëm për pastrimin etnik të popullësisë shqiptare u angazhua edhe popullata serbe. Ajo tregoj se nuk qëndron aspak më poshtë se kriminelet qeveritarë.Ndërsa intelektualët serbë qëndrojnë në shkallën më lartë të kriminalitetit,të etnogjenocidit serbë ndaj shqiptarëve, sepse ata tërë potencialin intelektual e hargjuan për të përpiluar plane dhe programe për zhdukjen e popullit shqiptarë.

    Në këtë drejtim akademikët serbë ishin dhe mbeten ata që e ushqyen këtë gjenocid serbë ndaj shqiptarëve duke përpiluar programe për krijimin e "Serbisë se Madhe", në bazamentin e të cilit program ishte pastrimi i tokave kinse të shenjta serbe nga shqiptarët. Ky program u quajt me emërin "Naçertanjen" dhe e përpiluan bashkarisht kreret e ortodoksizëmit duke ia mveshur autorësin një monstrumi të policisë serbe Garashaninit. Më vonë ky program u bë abetare e vetë Akademisë Serbe te Shkencave, e cila e përdori deri në ditët e sotme kundër shqiptarëve.

    Kjo akademi u inkuadruar gjërë në pafundësi në fushatën serbomadhe për zhdukjen e shqiptarëve me " Memorandumin" e saj famëkeq dhe fund e krye shoviniste, në krye të se cilës qëndronin akademikët tashmë të njohur si: V. Çubrilloviq, I. Andriq, D.Qosiq, D.Bogdanoviq etjerë. Mirëpo, rolin kryesor dhe prise e gjitha këtyre pastrimeve etnike ishte dhe mbeti kisha ortodokse serbe e ndihmuar nga ortodoksizëmi sllavë në përgjithësi. Dihet se, qysh nga formimi i kishës nacionale ortodokse serbe nga Sveti Sava (1219), kjo kishë ka pasur qëndrim armiqësor ndaj feve joortodokse dhe popujve joserbë, e sidomos ndaj shqiptarëve pa marr parasysh se cilës fe i takonin.


    Serbët në emër të ortodoksizëmit vrasin, therin ,... e djegin objektet e shenjta fetare shqiptare

    Si rezultat i programeve djallëzore dhe antinjerëzore të kishës ortodokse, në dimrin e vitit 1877/78 nga Toplica dhe vendet tjera shqiptare në Serbinë Jugore u detyruan që mbi 630 fshatra të banuara me popullatë të besimit islam, kryesisht shqiptarë u detyruan t´i lëshonin përgjithmonë trojet e tyre etnike.

    Ky gjenocid dhe etnocid me përmasa të mëdha që u ushtrua nga ortodoksizëmi serbë, e duke përdorur mekanizma shtetrorë si polici, ushtri dhe çeta vullnetare të specializuara për masakrime mbi shqiptarët, vazhdoj deri në ditët e sotme. Fatkeqësisht ky gjenocid kaloi në heshtje nga qarqet politike evropiane të kohës sepse në këtë hapësirë ndikonte politika shoveniste ortodokse ruse dhe greke.

    Edhe, ajo që ndodhi me shqiptarët gjatë viteve të fundit, s´ishtë asgjë tjetër pos vazhdimësi e politikës represive serbe e mbeshtjellur me ortodoksizëmin sllavo- grek kundër shqiptarëve në përgjithësi, e sidomos kundër shqiptarëve të besimit aslam.

    Kështu që edhe gjatë ofenzivës së serbëve (1998/99) në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës si institucion pësoi shumë. Në mesin e të rënëve dëshmorë (shehidë) janë më se 30 imamë, studentë dhe nxenës të Fakultetit të Studimeve Islame dhe të Medresës së Mesme " Alaudin" në Prishtinë. Në shënjestër të soldateskës serbe dhe paramilitarëve serb ishin edhe objektet fetare islame si; xhamitë, mesxhidët, medreset dhe teqet. Poashtu kanë pësuar edhe shumë dokumente të rralla me vlera të mëdha arkivore për kulturën tonë kombëtare dhe fetare.

    Se ortodoksizmi sllavë kishte ndërmarr kryqëzatë kundër tërë asaj që ishte shqiptare dhe kishte besim islam, u vërtetua kur edhe selisë së Kryesisë së Bashkësisë Islame në Prishtinë ortodoksizëmi paranoid serbë ia kishte vua zjarrin.

    Duke ju referuar disa të dhënave të Bashkësisë Islame në Prishtinë dhe, të dhënunave të nxjerrura nga " Dituria Islame" nr. 111-112, ne këtu po i japim disa shënime për dëshmorët (shehidet) klerik shqiptar, si dhe për objektet e fesë islame në Kosovë që u dëmtuan nga fundamentalizmi ortodoks serbë.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lista e imamëve të rënë dëshmorë (shehid)
    1 Mulla Sylejmani- Novosellë (Pejë)
    2 Beqir Krasniqi- Lëbushë(Deçan)
    3 Shaban Gashi- Vërmicë(Malishevë)
    4 Mulla Hajdini- Llaushë( Skenderaj)
    5 Zenel Hoxha- Korroticë
    6 Ismail Morina- Mitrovicë
    7 Hajrulla Bega-Bellacërkë
    8 Arif Shala- Celinë
    9 Nusret Hajdari- Dobërçan
    10 Fadil Rashiti- Petrovë
    11 Ramush Shatri - Tomoc
    12 Sylejman Ramcçaj- Shushicë (Istog)
    13 Hasan Hasallari - Seqishtë ( Kaçanik


    Lista e imamëve, puntorëve dhe studentëve që konsiderohen të humbur ose mbahen në burgjet serbe

    1 Ismet Limani- Hajvali, i zhdukur
    2 Nuhi Ismaili- Miradi, i zhdukur
    3 Muharrem Gashi-B.I, i zhdukur
    4 Kadri Dërguti-Rahovec, i burgosur
    5 Bekim Begolli- Tërnavë, i burgosur
    6 Baki Namani-Prapashticë, i burgosur

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nxenës dhe student të vrarë

    Fakultetit të Studimeve Islame
    1. Fadil Rashiti- Petrovë,

    Medreseja e Mesme "Alaudin", Prishtinë

    1. Januz Zejnullahu- Viti,
    2. Sami Pllakolli- Podjevë
    3. Nysret Musa- Mitrovicë,
    4. Shefqet Zeka-Prishtinë
    5. Arben Hyseni- Shtime
    6. Behar Abdylmexhidi-Prizren
    7. Selim Selimi-Shtime
    8. Muhamed Ukshini-Gjakovë
    9. Mustafë Veseli-Reçan
    10.Muhamet Biçku-Kamenicë
    11.Feti Sofiu- Kosavë
    12.Sali Selmani- Gllamnik
    13.Habib Hoxha- Bllacë
    14.Hysen Zeka- Vërmnicë
    15.Halim Bajraktari- Gllogoc

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Xhamitë e dëmtuara, të djegura dhe të shkatërruara nëpër KBI

    Prishtinë Podujevë
    1 Xhamia e Llapit- e djegur 1 Orllan- e djegur
    2 Lismir- e djegur 2 Llapashticë- e djegur
    3 Bardh i Madh- e djegur 3 Dobratin- e djegur
    4 Hamidi, e dëmtuar rëndë 4 Halabak, - e djegur
    5 Miradi e Epërm- e djegur 5 Bredash- e djegur
    6 Keçekollë- e djegur 6 Luzhan - e dëmtuar
    7 Halilaç- e shkatërruar 7 Penuhë - e granatuar
    8 Besi- e dëmtuar 8 Dumosh - e demoluar
    9 Sllatinë- e dëmtuar 9 Bellopojë- e demoluar
    10 Prapashticë- e dëmtuar




    11 Grashticë- e demoluar
    12 Barilevë- e e dëmtuar


    Pejë Istog
    1 Xhamia e 0arshisë- e djegur 1 Xhamia e Istogut- e djegur
    2 Xhamia e Kuqe- e djegur tërisht 2 Vrellë- e dëmtuar
    3 Xhamia e Kurshumlisë- e djegur 3 Studenicë- e djegur
    4 Xhylfatyn- e demoluar 4 Shushicë- e djegur
    5 Xhamia e Puhovcit- e demoluar 5 Uçë - e demoluar
    6 Xhamia e Hamamit- e djegur tërsisht 6 Kaliqan - e djegur
    7 Xhamia e Pelivan Mejdanit-e demoluar Gjakovë
    8 Xhamia e Tahtalisë- e demoluar 1 Xhamia e Hadumit- e djegur
    9 Xh.. e Defterdarit- e djegur 2 Xh. e Fetah Agës- e dëmtuar
    10 Mesxhidi- e demoluar 3 Xh. e Qylit- e dëmtuar
    11 Loxhë- e shkatërruar me themel 4 Xh. e Gecës- e dëmtuar
    12 Raushiq- e djegur 5 Irzniq- e djegur tërsisht
    13 Lybeniq- eshkatërruar 6 Rogovë- e shkatërruar
    14 Strellci i Epërm- e dëmtuar 7 Deçan- e djegur e rrënuar
    15 Strellci i Poshtëm- e dëmtuar 8 Carrabreg- e rrënuar
    16 Lëbushë- e dëmtuar 9 Junik- e dëmtuar nga granatat
    17 Isniq- e dëmtuar 10 Jabllanicë- e djegur
    18 Kryshec - e djegur 11 Prelep- e djegur
    19 Baran- e rrënuar me themel 12 Brovinë- e dëmtuar
    20 Vranoc- e rrënuar 13 Botushë- e dëmtuar
    21 Leshan- e djegur 14 Baballoq- e dëmtuar
    22 Ruhot- e dëmtuar 15 Ponoshec- e dëmtuar
    23 Dubovë- e djegur 16 babaj të Bokës- e dëmtuar
    24 Vitomiricë- e djegur 17 Rashkoc- e djegur
    25 Novosellë- e djegur 18 Smolicë- e djegur
    26 Jabllanicë e Madhe- e shkatërruar 19 Mulliq- e djegur
    27 Jashanicë- e dëmtuar 20 Cermjan- e dëmtuar
    28 Xhyrxhevik i Madh-e shkatërruar 21 Teqeja e Bektashive (Axhizi Baba)
    29 Sverkë e Gashit- e djegur Dragash
    30 Bubavec- e djegur 1 Xhamia e Buqës- e djegur brenda
    31 Vërmnicë- e rrënuar në Gjakovë e djegur






    32 Shtypeqi i Vogël- e rrënuar
    33 Drelaj- e dëmtuar
    34 Medreseja e Vjetër-Pejë e djegur

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Prizren Gllogoc
    1 Atmaxhë- e djegur dhe e rrënuar 1 Xhamia e Gllogocit- e dëmtuar
    2 Landovicë- e shkatërruar 2 Krajkovë- e djegur dhe e shkatërruar
    3 Poslishtë- e dëmtuar rëndë 3 Arllat- e djegur dhe e shkatërruar
    4 Korishtë- e rrënuar 4 Kishnarekë- e dëmtuar
    5 Medvec- e rrënuar 5 Korroticë - e dëmtuar
    6 Pllanejë- e rrënuar 6 Komoran- e djegur dhe e shkatërruar
    7 Romajë- e shkatërruar 7 Vërboc- e dëmtuar
    8 Jeshkovë- e dëmtuar rëndë Vushtrri
    9 Vlashnjë - e dëmtuar 1 Xh.. e Çarshisë- e rrënuar me themel
    10 Kobajë- e dëmtuar 2 Gazi Ali Beg- minareja e shkatërruar
    11 Piranë- minareja e rrëzuar 3 Xh.. Karamanli- e shkatërruar
    12 Vërmnicë- e dëmtuar 4 Stanoc i Epërm- e djegur
    13 Gjonaj- e demoluar 5 Beçuk- e dëmtuar rëndë
    14 Lez- e dëmtruar 6 Zhilivodë- e djegur
    15 Jabllanicë- e dëmtuar rëndë 7 Stanovc i Poshtëm- e dëmtuar
    16 Medreseja e Mehmet Pashës 8 Dumnicë- muret janë çarë
    17 Ndërtesa e Komleksit të Lidhjes së Prizrenit


    Mitrovicë Skenderaj
    1 Xh..e Zallit( Isa Beg)- e djegur 1 Llaushë- demoluar
    2 Haxhi Veseli( Hysen Qaushi)- e djegur 2 Brojë- e shkatërruar
    3 Xh. e Bajrit( Hamidi)- e djegur 3 Polac- e djegur
    4 Xhamia e Ibrit- e rrënuar me themel 4 Qirez- e rrënuar
    5 Bare- e djegur dhe e granatuar 5 Prekaz- e djegur( e shkatërruar)
    6 Vllahi- e dëmtuar rëndë 6 Plluzhinë-e djegur( shkatërruar)
    7 Dedi- e djegur 7 Arbri- e dëmtuar
    8 Koshtovë- e dëmtuar 8 Suhogërllë-e dëmtuar
    9 Shipol- e dëmtuar dhe e demoluar


    10 . Zhabar- e djegur


    Suharekë Rahovec
    1 Xh. e Bardhë- Suharekë e dëmtuar 1 Xh.. e Kasumit- e dëmtuar
    2 Gjinoc- e djegur 2 Kadirit- e dëmtuar
    3 Grejkoc- e shkatërruar 3 Haxhi Sokolit- e dëmtuar
    4 Mushtisht- e rrënuar 4 Krushë e Madhe- e shkatërruar
    5 Vraniq- e dëmtuar rëndë 5 Bellacerkë- e shkatërruar
    6 Reqan- e dëmtuar 6 Astrazubë- e shkatërruar
    7 Bllacë- e dëmtuar rëndë 7 Zoqishtë- e djegur
    8 Budakovë- e shkatërruar 8 Opterushë- e shkatërruar tërsisht
    9 Grejqec- e djegur 9 Celinë- e rrënuar me themel
    10 Ngucat- e dëmtuar nga bombardimet 10 Brestoc- e djegur
    11 Bellanicë- e shkatërruar 11 Marali- e dëmtuar rëndë
    12 Bajë- e djegur 12 Drenoc- e dëmtuar
    13 Peçan-e shkatërruar 13 Zatriq- e dëmtuar
    14 Studençan- e shkatërruar 14 Reti- e djegur dhe e shkatërruar
    15 Doberdolan- e shkatërruar 15 Reti e Ulët- e shkatërruar
    16 Samadrazhë- dy minarët e xhamisë të shkatërruara 16 Shkozë- e dëmtuar
    17 Neperbisht- e shkatërruar 17 Pagarushë- e dëmtuar




    18 Pastasel- e dëmtuar
    19 Nagavc- e dëmtuar
    20 Hoqë e vogël- e djegur


    Gjilan Lipjan
    1 Përlepnicë- e shkatërruar 1 Shalë- e djegur nga brenda
    2 Dobërçan- e djegur dhe e shkatërruar 2 Ribar i Vogël- e djegur nga brenda
    3 Cërnicë- e djegur dhe e shkatërruar 3 Magurë- e dëmtuar
    4 Llashticë- e djegur 4 Gadime e Elshanëve-e dëmtuar
    5 Stançiq- e djegur 5 Gadimë e Tashollëve- e dëmtuar
    6 Zhegër- e djegur dhe e shkatërruar Kaçanik
    7 Bresalc- e djegur dhe e shkatërruar 1 Ivajë- e djegur dhe e shkatërruar
    8 Livoç i Ulët- e djegur tërsisht brenda 2 Stagovë- e djegur nga brenda
    9 Sllakovc- e dëmtuar 3 Pustenik- e shkatërruar
    10 Muçibabë- kulmi i rrënuar 4 Glloboqicë- e dëmtuar
    11 Bukovikë- e dëmtuar


    12 Makresh- e dëmtuar

    Ferizaj Viti
    1 Cërnillë- e djegur dhe e shkatërruar 1 Budrigë- e djegur
    2 Komogllavë(Xh. e Re)- e dëmtuar 2 Ballancë- e djegur
    3 Komogllavë(Xh. e vjetër)- e shkatërruar 3 Novosellë- e djegur
    4 Medreseja e Vjetër (Ferizaj) 4 Radivojcë- e djegur
    5 Carralevë- e shkatërruar rëndë Kamenicë
    6 Petrovë- e dëmtuar rëndë 1 Petrit- e demoluar
    7 Reçak- e demoluar 2 Krilevë- e dëmtuar
    8 Shtime- e demoluar tërsisht


    Preshevë Bujanoc
    1 Miratoc(Xh.e Vjetër)- e dëmtuar 1 Asllarë- e djegur
    2 Miratoc( Xh. e Re) e dëmtuar Medvegjë
    3 Tërrnavë- e dëmtuarë 1 Sijarinë- e dëmtuar rëndë
    4 Carravajkë- e dëmtuar 2 Kapit- e dëmtuar rëndë

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përveç këtyre xhamijve që janë djegur, dëmtuar dhe shkatërruar me themel, soldateska ortodokse serbe ka shkatërruar në çdo qytet dhe fshat të Kosovës shtëpitë e imamëve. Pastaj, janë djegur selitë e Këshillave të Bashkësive Islame Shqiptare, dhe qinda lokale afariste, shtëpi banimi që i takonin kësaj bashkësie.

    Është më rëndësi të thëmi edhe një të dhënë (marr po ashtu nga Dituria Islame), se fundamentalizmi ortodoks ishtë më shkatërrimtari i botës se qytetëruar në shekullin e fundit. Në shekullin e fundit, Beogradi kishte 270 xhamia, sot ka mbetur vetëm një. Nishi kishte 22, sot ka mbetur vetëm një. Piroti kishte 9 xhami të e disa mesxhide, sot nuk e ka asnjë; Leskovci kishte 8 teqe, sot nuk e ka asnjë(?!)

    Po, sa kisha ortodokse i shkatërruan shqiptarët në Kosovë, edhe kur kishin mundësi? Asnjë. Bile janë të njohura familjet shqiptare të fesë islame që më aq sakrifica i ruajten kishat serbe ortodokse.

    E gjithë kjo e vërteton thënjën e Janosh Bugajskit se fundamemtalizmi islam nuk ka ekzistuar në Kosovë, por ka ekzistuar fundamentalizmi ortodoks serbo- grek.

    --------------------------------------------------------------------------------


    P.S.
    Shënimet janë marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe emërtimet e fshatrave dhe qyteteve kanë mbetur ashtu siq ishin në dokumentacionin e përdorur për këtë shkrim. Shënimet janë marr para një vit e gjysëm, prandaj çdo ndryshim i këtyre të dhënave është i mundshëm dhe kërkojmë falje nese ndër kohë ka pasur ndryshime.
    a. molliqi

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    HARESA HISTORIKE DEBIMI DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE NË SANXHAKUN E NISHIT DHE RRETHE TË TJERA

    Çlirimi I viseve te pashallakut te Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800 e deri nevitet 1875 ishte e drejt legjitime serbe..Mirpo,ne anen tjeter, ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva.Keshtu sipas nje shenimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siq thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare.
    Regjimet e dinastis se Obrenoviqeve (1817-1903) vazhduan politiken teroriste shtetrore ndaj shqiptareve e boshnjakeve, e gjat’30 te shekullit XIX, me qellim te spastrimit etnik. Ne frymen e kesaj politike,qeveria e Principates se Serbis urdheroi me 1832 qe çdo shqiptari dhe boshnjaku, qe kapet ne territorin e Serbis,ti meshohen nga 25 te rena me shkop,ndersa me 1834 urdheroi qe te perdoret ushtria per t’iu djegur fshatrat.
    Pushteti serb me 1856, me marveshjen e Paqes se Parisit kishte fituar njefar te drejte qe ti largoj te gjith shqiptaret nga qytetet Shumadise,si dhe nga Hercegovina.Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin per kolonizimin e te huajve.Me ate ligj territoret te cilet i posedonin shqiptaret,sidomos nga Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan(jane kolonizuar menjeher pas Kongresit te Berlinit,sepse ketu Serbia pranohet si shtet.
    Duhet theksuar se shqiptaret deri kah fundi i shekullit XIX qene te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut teNishit e me gjer.pjesa derrmuese e familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices(Rethi I Prokuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qarkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogos htetj.),si dhe ne qarkune e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si psh.ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kral eve) e deri te beogradi.
    Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne keto vendbanime:
    -Alikinci,Alabana,Arbanashka,Arbanashci,Araqa,Hasan ovci; -Balltiqi,Barllova,Bajshtica e Eperme,Bajshtica e
    Poshtme,Balinovci,Baca,Banjska,Bajqiqi,Bajqinca,Bu ci,Borova,Banja e Repanjes,Bajqinovci,Bardyzi,Banja,Babviqevci,Babat ica,Babishevci,Banjabara,Bajra,Batushica,Barlova,B erila,Bedila,Bellanica,Belibregu,Bellotini,Bellobr egu,Bellanovci,Berxhika,Beselica,Berbatofci,Bellpo la,Belegu,Bubavci,Berjana,Beashtica ePoshtme,Binovci,Bllaca,Boka,Borovci,Borinci,Bojni ku,Bunovci,Bogujevci,bujanovci,Bugujevci(ne rrethin e Jabllanices),Buzhurana,Breznica,Bresternavi,Brallo va,Brajshori,Branina,bresi,Brezniqiqi,Breznica,Bul latovci,Buqinca,Bublica,Bufca,Burevica,Burinci,Bud eci,Bumbereku,Bullaini,Bukollrami,Bukozhani,Bukova gllava,bushtrani,Buqinca,Byqmeti i Eperm,Byqmeti i Poshtem,Byqmeti i Mesem,Bugunuvci; -Cervaneku,Cernoverni,Cerrcavci i Eperm,Cerrcavci i Poshtem,Cerrnatova;
    Çestelina,Çiftliku,Çokoti,9nje ne qarkun e Nishit e nje ne Jabllanic),Çukovci; -Dankoviqi,Devotini,Dedinca,Devqa e Eperme,degermeni,Dediqi,Dekutina,Deshullovci,Dedis hka,Dikovci,Dllugojnica,Dobratiqi,Debrejance,Dobra sheva,dobridolli,Dragideli,Dragusha e Eperma,dragusha e Poshtme,Dranica,Dragobuzhda,draganci,drevina,Dreno va,Drenci,Drenovci,Dubrava,Dubranja,Dubnica,Durnja ci,Dubova,Dugidelli,Dugolluka,Dublica,dukati,Druga levci,Dubulevi; -Gazdara,Gajtani,Gabinca,Graica,Granica,Gesolica,Ge gla,Gerguri(ne Jabllanic),Gerguri(ne rrethin te Prokuples),Gojnofci,Gopnja,Gollaku,Govori,Grabofci ,Gragoqevci,Grabovica,Gerbafci,Grebolica,Gllasovik u,Gllasnoviqi,Gradni,Gunjaraku,gurivica,Gubetini,g urgurofci,gurgurova,Gurgora;
    -Gjemnica,Gjelekari,Gjelekara,Gjaka e Eperme,Gjaka e Poshtme,Gjukella,gjorgjefci,Gjushica,Gjingjusha,Gj urkofci,Gjurefci,Gjikolli,Gjurgjefci;
    -Hergaja,Huruglica e Eperme,Huruglica e Poshtme; -Igrishta(e Vranjes),Igrishta( e Pusta Rekes),Ivankulla,Ivanja,Izumna; -Jabuqa,Jakofci,Jashanica e Eperme,Jashanica e Poshtme,Jellashinca; -Kamenica,Katundmorina(rrethi i Nishit),Komotena,Kumareva,Kallabofci,Katuni,Kacaba qi,Katiqi,Kapiti,Klaiqi,Klisurica,Konjufci,Koprani ,Konxheli,Korbevci,Kodra,Konjuva,Konjuhi,Kojqiqi, Koqane,Kremenata,Kertoku,Krivaqa,Krushevica,kerqma ra e Eperme,Kerqmara e Poshtme,Kovanlloku,Kutllovci i eperm,Kutllovci I Poshtem,Kuqi,krushevica,Kutllova,Kutllat,Kozmaqi,K oznica,Kordinci i Poshtem,Kordinci i Eperm,Kastrati,Kallabovci,Kalimanca,Koshareva,Konj ina;
    -Legatica,Lebofci,Levqa e Eperme,Lebana,leci,Leskovabara,Lepanja,Leboshtica, Letovnishte,Leturna,Lumeqi,Lepenica,lipovica,Lusha ;Llallinca,Llazalla,Llapashtica,Llozana,Llozna,Llo petinca,

    Llugiqi,Llumnica,Llukova,Llugari;
    Manistirishta,Masurica,Magashi,Mazareqi,Maleivci,M akovci,Magova,Magarenja,marovci,maqedonci,Maqesten a,Magjera,Maqina,Maqkovci,Matarova,Matajevci i madh,Matajevci I Vogel,merqezi,Megja,Maqkovci,Mekishi,Merofci,Mesgr aja,Megjuana,mehanja,Mealica,Mernica,Medveci,(Merq a,Mellova,Merveshi,Mekishi,Meshica,Merkonja,Merlak u,Merkoviqi),te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pas M),Megjurova,Milina,Miroqica,Mikullofci,Mikulani,M irovci,Miroshevci,Milivojci,Miskiqi,Mirosllavi,Mir inca,Mihalica,Molla e Kuqe,Momqilli,Mugosha,Muzaqa,Muqena,Muleviqi;
    -Novosella,Neredovci i Eperm,Neredovci i Poshtem,Negosavla,Novosella( nje ne qarkune e Toplices e nje ne at te vranjes),Neveda,Nelaku,Nesushta;
    -Orlishte,Orana,orlana,Oraqi,Obertinca,Obllaqina,Os trogllava,Obarda,Orashci;
    -Paqarada,Parada,Pasjaqa,Pasjaqa(Nish),Pavllovci,Pa llata,Pashici,Petrovci,pevatica,Perunika,Pestishi, pestini,Petrila,Pertata,Peqenci,Pokofci,Pervetica ,Peroshtica,Pllana e Madhe,Pllana e Vogel,Plakova,Plloqniku,perkatesishtPllashniku i Eperm,Pllashniku i Poshtem,Poterzhani,Popofci,Popova,Poturqoi,Pareqi, Pollomi,Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples),Prebeza e Eperme,Prebeza e Poshtme,Prekoqna,Pretreshnja,Prekodelli,Prekedini, Prevallci,Preboji,Preseka,Prekopqellnika,Prekopuca ,Prekorogja,Prekashtica,Preobrazhenja,Preopollci,P iskala,Pishteva,Pustoshillova,Pustovojllovci,Pukov ci,Pupovica; -Qyqalla,Qunglla;
    Radeci,Radovci,Rabovci,Rafuna,Rakovica,rashka,Rash ica,Rastelica,raqa,rasuhaqa,Ramabaja,Ramnishta,Rav nishori,Ravnareka,Rashevci,Rataji,rastavica,Ruman ovci,Raputofci,Rastavica,Rasturrula,ragjenovci,Rad inovci,Ramadeni,Relinci,Reqica e Eperme,Reqica e Poshtme(ne Toplic),Teqica e Leskovcit,Retkoceri i Eperm,Retkoceri i Poshtem,Resinci,Ribinci,Rudari,rukofci,Runjiku,Rub ofci;
    -Samakova,Sellova,Seoce,Sekicolli,seqinica,Selishta ,Sekiraqa,Sllavnica,Sllamniku,Sllabniku,Sllatina,S iarina,Slishani,Slivnica,Slivova,Simnica,Sinanova ,Sodarca,Skobari,Skoverqa,Statovci,Stublla,Stashil lova,Starasella,Starobanja,Surdulica,Suvidolli,Suv ojnica,Suvamorava,Sudimla,Svinjisishte,Sfirca,Svin jarina,Sfarqa e eperme,Sfarqa Poshtme,Sagonjeva,Samarinci,Sagorjeva,Studenci,Spa nca,Smrdani,Stropska,Smiloviqi,Stullca; -Sharprinci,shahiqi,Shqrrlinci,Shahinovci,shatra e Eperme,Shatra e Poshtme,Sharci,Shanalluka,Shuliqi,perkatesisht Shylyshi,Shillova,Shipovci,Shishmanovci,Shirokonje va,Shulemaja,Shushnjaku,Shtullca;
    -Talirofci,Terstena,(Ternava e Poshtme,Ternave e Eperme,Ternava(Nish),terpeza,Terrha,Termkolli,Terb unja e Eperme,Terbunja e Poshtme,Ternavillazi) te gjith keta emra ne kllapa jan me e-paza pas T,Tena,Tihofci,Toqani,Toverlani,Toshi,topllaci,Top anica,Togaqevci,Treqaku,Trebinja,Tullari,(Jabllani c),Tullari(Prokuple),Tmava,Turjana,Tupalla,Tupalla (Nish),Turqica,Tubuzhde; -Umi,Uzllok,Ushi;
    -Vardeniku,Vardini,Vasiqevci,(Verbica,Verbova,Verbo vci,Vertopi) keta emra ne kllapa jan me e-paza pas V,Vrella,Vagermeni,Veqa,Vllasa e Eperme,Vuqaku,Vishesella,Vitosha,Vllahinja,Vllasa( e Prokuples),Vllasa(e qarkut te Vranjes),Vllahova,vova,Vojllovci i Eperm,Vodica,Vojiznova,Verbovci i Eperm,Vrezhina ePoshtme,Visoka,Vershefci,Vranovci,Vuqjaku,Vukojef ci,Vuqa,Vujanova,Vujiznova(Nish); -Zagragja,zaravinja,Zllatokoni,Zakishenje,Zuqa,Zlla ta,Zubuvci,Zebica;
    -Zhapska,Zhegrova,Zhdelova,Zhinipoyoku,Zhitorogja,Z huqa,Zhuqi.
    -Qytetet:Prokupla,Kushumlia,Leskoci,Vranja,Nishi,Sh arqoj Sheherqoj(Piroti),Bellapallanka,Tërni. Gjithsej:551 vendbanime.Mirpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera.Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime.
    Procesine e kolonizimit te trojeve shqiptare me elementin sllav dhe te shpernguljes me dhun te shqiptarve per realizuar transformimin e hartes etnike ne favor te vet,Serbia dhe Mali i Zi gjat periudhave me te reja historike,kane vazhduar te zbatojnë sidomos nga vitet e Krizes Lindore(1875),respektivisht qe nga lufta ruso-turke(1877-1878),kur Serbia pushtoi Sanxhankun e Nishit,ku benin pjes edhe viset etnike shqiptare si ;Toplica,Kushumlia,Vranja,Masurica,Krahina e Leskocit,Prokupla etj.Serbia ushtroi nje gjenecit masiv ndaj popullsis shqiptare,qe u mbeshtet edhe ne forcat ruse.ushtaraket serb per te realizuar ket qelllim kishin perdorur mjetet me brutale te likuidimit fizik te shqiptarve duke mos kursyer as femijet,grat e pleqet.Mbi 35.000 shqiptar te moshave te ndryshme gjeten vdekjen nga zjarri i armeve,i bajonetave , nga djegjet per se gjalli,nga ngrirjet ne debor e akulli.Pati edhe shum nena te ngrira me foshnje ne gji.Pastaj ata plaqkiten,dogjen e shkaterruan shum fshatra shqipatre.Djegjet e shkatrrimet e shtepive te shqiptarve qen te pa llogaritshme gati te gjitha fshatrat shqiptare u ben shkrum e hine kulm te dimrit te ashper.vetem ne njeren nga lagjen e qytetit qene ber shkrum e hi 300 shtepi shqiptare.Grabitjet e pasurive ishin masive duke nisur qe nga stolit e deri te mobiljet,shtroj-mbuloj,veshjet,parat,drithrat,bulmetrat,bagtit etj.
    Kolonizimi dhe shfarosja e shqiptarve behej ne menyrat dhe metodat me mizore dhe me barbare,per qka deshmojn edhe vet serbet;
    “Disa familje shqiptare iknin dhe terhiqeshin ne lugin e lumit te Moraves Jugore,neper te ftoftit të madh,pran rruges neper gryken e Gerdelices deri te Vranja dhe Kumanova,shiheshin femijë te hedhur dhe te vdekur dhe pleq te ngrir.terheqja ka qen tragjike,kuajt dhe qet terhiqeshin ngadale qerret neper borë,sepse qerre kishin pak.Disa femij te hedhur,te humbur apo gjysm te vdekur nga lodhja dhe uria kane qen te enjtur dhe te fryr si daullja,disa i linte shpirti ateher kur tanet i ushqenin ose pas ngrenjes”(Te dhenat nga Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbie,(Udhtimi neper Serbin e Re) Beograd,1950,fq.345).
    Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq,shpjegon qellimet e qeveris serbe per pushtimin e territoreve ne Jug.Ai shkruan se debimi i shqiptarve u be me qellim”qe Serbia te behet shtet i paster nacional dhe te krijohet mundsi qe aksioni serb ne te ardhmen te drejtohet ka pjeset e Kosoves”.
    Me ndjekjen e shqiptarve disa fshatra ne ato an mbet plotesisht te shkreta,disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush ti tregonte.Nga keto vise per nje koh te shkurter u be pastrimi etnik mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me nje popullsi rreth 300.000 veta.Ne vend te tyre u vendosen serbet dhe malazezet besnik te regjimit.
    Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit,kryesisht u vendos ne territorin e Kosoves se sotme,disa u vendosen ne territorine e maqedonis e shum prej tyre te mjer perfunduan jasht Kosoves,pertej Bosforit,ne shkretetirat e Anadollit e me gjer.
    Disponojmë edhe me te dhenat e fshatrave ne Kosovë,ne te cilat u vendosen kjo popullat.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Krimet e luftës
    Nuk ishte gjenocid?

    Fjala gjenocid, e rezervuar për shumicën e krimeve të tmerrshme kundër njerëzimit, gjindet shumë shpesh në të folurit e zakonshëm-veçanërisht kur diskutohet për luftërat e Ballkanit. Juridikisht, zakonisht ata të cilët e përdorin këtë fjalë gabojnë.

    Kohën e fundit, në Kosovë u shfaq një debat lidhur me atë se a është kryer këtu gjenocid apo jo gjatë vitit 1999. Posaçërisht, aktpadia e cila e solli Sllobodan Millosheviqin para Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavi (ICTY), nuk përfshin akuzën për gjenocid, por më saktë për krime kundër njerëzimit.

    Fjala gjenocid është zbuluar në vitin 1944 nga një fjalë greke "genos" (raca) dhe nga fjala latine "cide" (vrasje), duke iu referuar holokaustit nazist. Në vitin 1948, Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që po zinte fill, e definoi gjenocidin si një "akt të kryer me qëllim të shkatërrimit, të plotë ose të pjesërishëm, të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar." Kjo mund të bëhej me: (a) vrasjen e pjesëtarëve të grupit; (b) shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor apo mental të anëtarëve të grupit; (c) imponimin e qëllimshëm të kushteve të jetesës së grupit me qëllim të shkatërrimit të plotë apo të pjesërishëm fizik të grupit; (d) imponimin e masave me qëllim të parandalimit të lindjeve brenda grupit; dhe (e) bartjen me forcë të fëmijëve të grupit në një grup tjetër.

    Për ICTY, gjenocidi është më skandalozi nga të katër kategoritë e krimeve të luftës: të tjerat janë shkelje serioze të Konventës së Gjenevës të vitit 1949; shkelje e ligjeve apo zakoneve të luftës; dhe krimet kundër njerëzimit.

    Deri më tash, ICTY ka paditur një numër të vogël të personave për gjenocid dhe ka dënuar vetëm një (në gusht të vitit 2001)-gjeneralin Radisllav Kërstiq, një serb nga Bosnja, për rolin e tij në vrasjen apo zhdukjen e 7,475 meshkujve muslimanë të Bosnjes nga qyteti i Srebrenicës.

    Tribunali i Ruandës në Tanzani, gjithashtu një gjykatë e KB-ve, ka miratuar nëntë dënime për gjenocid.

    Në përgjithësi është pranuar se gjenocidi ka ndodhur gjithashtu edhe në Kamboxhë prej vitit 1975-1979; gjatë holokaustit nazist prej vitit 1938-1945, gjatë të ashtuquajturit "Dhunimi i Nankingut," prej vitit 1937-1938; gjatë urisë së detyruar të Stalinit, 1932-1933; dhe gjatë spastrimit të armenëve në Turqi prej vitit 1915-1918.

    Pjesa më e madhe e këtyre "gjenocideve" është kryer nga një grup i njerëzve, të cilët kanë vrarë në shkallë masovike. Por, dënimi i gjeneralit Kërstiq vuri në pah se gjenocidi mund të udhëhiqej nga një individ. Kërstiqi ishte komandanti i dytë i korpusit Drina, i udhëhequr nga gjenerali Ratko Mlladiq. ICTY mund të bëjë përpjekje për ta akuzuar Millosheviqin për gjenocid në Bosnje, si komandanti i fundit i Kërstiqit.

    Në Kosovë, gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1999, disa serbë të Kosovës, të kapur nga KFOR-i dhe të vënë para gjyqësisë kosovare që po zinte fill-të gjithë shqiptarë të Kosovës-ishin akuzuar për gjenocid.

    Gjykatat e Kosovës përdorën ligjet e RFJ-së në ndjekjen penale të rasteve të supozuara të gjenocidit, ndonëse ata e kishin refuzuar në tërësi përdorimin e ligjit të RFJ-së si një ligj diskriminues. Neni 141 i Kushtetutës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë e definon gjenocidin njësoj sikur edhe KB-të, dhe shkalla e dënimit sillet prej pesë vjetë burg deri në dënimin me vdekje.
    Dy gjykime janë kryer dhe në të dy rastet dëshmitë për gjenocid mungonin. Në fakt, të dy meshkujt e akuzuar nuk mund të shpalleshin fajtorë madje as për një vrasje të vetme.





    Mirosllav Vuçkoviq, akuzën e të cilit për gjenocid e hodhi poshtë kohëve të fundit Gjykata Supreme e Kosovës, sipas dëshmitarëve, ia kishte këputur kokën një gruaje dhe e kishte hedhur kokën e saj duke kënduar këngë çetnike. Megjithatë, nuk janë gjetur dëshmi materiale të gruas së vdekur e as të rolit të Vuçkoviqit në këtë vrasje. Si rezultat i kthimit të rastit të tij në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, Gjykata Supreme e Kosovës më 11 shtator 1999, nxorri një vendim në tekstin e të cilit deklarohej se veprimet e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë në vitin 1999 nuk përbënin gjenocid.
    Mediat e shqiptarëve të Kosovës dhe udhëheqësit politikë reaguan me nervozizëm ndaj këtij vendimi, i cili është shkruar nga një gjykatës ndërkombëtar dhe, pas disa ditëve, Gjykata Supreme ka thirrur një mbledhje të përgjithshme, duke lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se me rastin e vendosjes se a ka kryer Millosheviqi gjenocid në Kosovë apo jo, gjykata ka vepruar "nga konteksti i rastit në fjalë… dhe ka shprehur mendimin e vetëm një pjese të trupit gjykues, që i kishte tejkaluar kompetencat e veta…"

    Akuzat për krime lufte me të cilat tani ballafaqohen Millosheviqi dhe katër të tjerë nuk janë çështje të ndriçuara: ato përshkruajnë fushatën sistematike të dëbimit, terrorin, vrasjet, gërmadhat, dhunën, shkatërrimin e pronës, bombardimin me artileri, djegien, shqetësimin dhe poshtërimin-krimet kundër njerëzimit, qëllimi i të cilit, për çka ICTY debaton për momentin, ishte të dëbohej, më parë se sa të eliminohej, popullata shqiptare e Kosovës.

    Susan Manuel

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ndëshkime hyjnore kundër gjenocidit serb në Kosovë

    Ditari i Besa Salihut në gjuhën rumune

    Ndëshkime hyjnore

    Vlera më e madhe e këtij ditari qëndron në faktin se ngjarjet pasqyrohen në mënyrë besnike dhe me gjakftohtësi maksimale. Jo vetëm që nuk ka elemente predimensionimi të situatave, por përkundrazi vërehet një zbutje në paraqitjen e tyre, që dëshmon se Besa nuk kishte në shpirt të kultivuar kurrfarë urrejtje, por ishte një fëmijë që e donte jetën dhe që luftonte ta ruante shpresën edhe në situatat më të vështira..

    Baki Ymeri (Bukuresht)



    Këto ditë, në prag të Vitit të Ri, me rastin e dhjetëvjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër gjenocidit serb në Kosovë, nën përkujdesjen e redaksisë së revistës Shqiptari, e pa dritën e botimit në Bukuresht libri i Besa Salihut, Ndëshkime hyjnore/Pedeapsã divinã. Fjala është për një ditar lufte të cilin e përkthyen nga shqipja në gjuhën rumune, Adriana dhe Sherban Tabaku. Ideator dhe autor i parathënies është poeti dhe gazetari i mirënjohur kosovar, Bardh Frangu, ndërsa pasthënien e shkroi eseisti rumun, Marius Qelaru. Këshilltar libri është filoshqiptari Tiberius Puiu (ish/këshilltar qeveritar). Redaktor është autori i këtij shkrimi, ndërsa lektorë: Marilena Lica dhe Hajro Hajra.
    Ditari i Besës e pa dritën e botimit (në gjuhën shqipe dhe rumune), në sajë të përkrahjes fisnike të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj. Kjo ishte surpriza dhe dhurata më e bukur që mund t’ia bëjë Bukureshti Kosovës dhe Kosova Rumanisë. Fjala është për një libër me vlera të mirëfillta letrare i cili del në sajë të një angazhimi dhe përkthimi të shkëlqyeshëm, për te cilin ekziston nevoja që krijimtaria e krijuesve tanë të depërtojë tejmatanë kufinjve të truallit shqiptar, sidomos në gjuhët e qarkullimit ndërkombëtar. Ditari i Besës strukturohet në disa kapituj: Burgu magjik, Nganjëherë kisha përshtypjen se jetojmë në ferrin e Dantes, Ujku i prishur, Engjëjt afroheshin derisa qiellin e mbulonte një dritë magjike, pas të cilëve pasojnë tre tregime dhe një poezi: Unë jam këtu përgjithmonë, Balena, shpëtimtarja e peshqve, Buzëqeshja e hënës, Hapet një zbrazëti në terr.



    Dëshmi e një kohe të mbushur tmerr dhe ankth



    Në kuadrin e parafjalës, Bardh Frangu bën fjalë për fëmijën “që nga universi i vet kishte dëbuar frikën nga vdekja”. Besa Salihu sipas tij është një fëmijë i jashtëzakonshëm, një nxënëse e shkëlqyeshme, një fëmijë i pasionuar pas dijes, një kompjuter i gjallë prej mishi dhe ashti: “Kur e lexon ditarin e Besës për 78 ditët e tmerrit dhe ankthit të luftës, të bombardimeve të NATO-s, s’ka si të mos të kujtohet ditari i Ana Frankut, shkruar gjatë kohës së tmerrit të Luftës së Dytë Botërore. Vërtet mes këtyre dy ditarëve ka shumë analogji, por ka edhe shumë dallime. Së pari, Besa kur e shkroi ditarin ishte më e re se Ana, së dyti Besa, ndryshe nga Ana, ishte e detyruar që disa herë të kalonte nëpër tytat e barbarëve serbë për të kërkuar strehim nëpër fshatrat përreth qytetit të Ferizajt. Kjo bredhje e saj me familjen i jep një dimension edhe më dramatik këtij ditari, ndërsa në anën tjetër ka ndikuar që Besa të mos ketë mundësi ta mbajë me rregull ditarin e saj, kaq të nevojshëm për një dëshmi të një kohe të mbushur tmerr dhe ankth”.

    Ditari i Besës, sipas autorit të parathënies, dëshmon për të gjitha instinktet, emocionet dhe preokupimet e njeriut të ndodhur para vdekjes. Diku në një vend Besa edhe vetë do të dëshmojë se me kohë e kishte kapërcyer frikën nga vdekja, madje ishte mësuar me këtë hije që lëvizte ngado.. Ditari në një anë dëshmon gjendjen e përgjithshme të atyre që kishin këmbëngulur të mos i lëshonin vatrat e tyre, ndërsa në anën tjetër dëshmon për një karakter të veçantë çfarë është ai i Besës, ndërsa ajo shfaq refleksione edhe filozofike, që për një moshe fëmije është diçka tepër e veçantë. Sigurisht që vlera më e madhe e këtij ditari qëndron në faktin se ngjarjet pasqyrohen në mënyrë besnike dhe me gjakftohtësi maksimale. Jo vetëm që nuk ka elemente predimensionimi të situatave, por përkundrazi vërehet një zbutje në paraqitjen e tyre, që dëshmon se Besa nuk kishte në shpirt të kultivuar kurrfarë urrejtje, por ishte një fëmijë që e donte jetën dhe që luftonte ta ruante shpresën edhe në situatat më të vështira.

    Dimensionin e tmerrit Besa do ta paraqesë figurativisht edhe nëpërmjet qenieve të tjera të gjalla, siç janë zogjtë, bie fjala. E veçanta më e veçantë e këtij libri pa dyshim është mënyra e ndërthurjes së shkëlqyeshme të faktit me fiksionin, ndërsa ajo fakton ngjarjet e ditës duke i veshur në fund, si me një lloj post skriptumi me ëndrrat, të cilat mundësojnë një observim shumë të gjerë të njohjes së ndjenjës dhe refleksionit brenda universit të këtij fëmije. Tri tregime dhe një poezi, të shkruara gjatë 78 ditëve të ankthit dhe tmerrit, janë dëshmi se Besa bënte jetën e vet të lirë në universin e saj, duke dëshmuar kështu se e kishte mundur frikën nga vdekja dhe fuqishëm mbahej e mbështetur mbi shpresën. Në këto shkrime artistike Besa njëherazi dëshmon edhe talentin e saj të jashtëzakonshëm për artin letrar. Gjuha e saj e pasur letrare-poetike si dhe shkrimi me një siguri të jashtëzakonshme janë e veçanta e këtij ditari, i cili botohet pa asnjë ndërhyrje. Në përgjithësi ky libër ka vlerë shumëdimensionale, sepse jo vetëm që është i pari i këtij lloji, por është një dëshmi e mrekullueshme se nëpër çfarë rrathë të tmerrit kaluam ne si popull, e veçmas fëmijët tanë, të cilët ende vazhdojnë të shërohen nga traumat e luftës. Në fund, duhet thënë se Besa shkëlqyeshëm e ka regjistruar kujtesën tonë, prandaj edhe meriton mirënjohje dhe lëvdata. Në fakt Besa na e fali një nga librat më të mirë që kemi në letrat tona.

    Ky portretizimi i Besa Salihut, i përket vitit 2001, kur iu botua në Ferizaj, libri i saj i parë (Ditari: Ankthi dhe tmerri i 78 ditëve). Është fat i saj dhe kulturës shqiptare që ky ditar tani del edhe në gjuhën e një populli të afërt me të cilin kemi lidhje të lashta farefisnore, duke u nisur nga premisa se i vetmi popull në botë, i fisëruar përmes linjës trako/dako/ilire me popullin rumun, është populli shqiptar, gjë të cilën të gjithë e dinë, përveç injorantëve të forumit Çamëria që në vend të atdhetarizmit e kultivojnë fanatizmin e infektuar me fyerje monstruoze kundër vlerave të kombit. Përndryshe, Besa Salihu u lind më 1 mars 1986 në Ferizaj, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë, ku vazhdoi edhe studimet në Universitetin e Prishtinës, duke absolvuar Fakultetin e Psikologjisë. Aktualisht vijon studimet edhe në Fakultetin e Gjuhës Angleze. Gjatë viteve të shkollimit është marrë me punë të ndryshme, kryesisht me përkthime, duke shkruar në ndërkohë ese të shkurtra, përkatësisht refleksione gjysmë/filozofike në formë rrjedhe asociacionesh.

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    MOS U SHMANGNI NGA THELBI I KOSOVES ...

    Ketu ne dhe te huaj me ka rene rasti disa here dhe sidomos tani me pavaresimin e Kosoves qe te perfshihem ne debate te ndryshme me individe qe nuk e aprovojne pavaresine e Kosoves. Arsyet sipas tyre pak a shume jane :


    Kosova qenka pjese e Serbise.
    2 shtete shqiptare qe sipas tyre eshte paradoks
    do te perbeje precedent per levizje te tjera separatiste
    Shqiperia e madhe ( qe e konsiderojne si nje shprehje shoviniste )
    Kosoven e beri shtet USA

    Si ne duhet te pergjigjemi:


    Le te mos hyjme ne debatet historike sepse nje te huaji nuk ke kohe ti shpjegosh historine. Por te flasim me faktet e kohes tone. Kosova nuk ka si te jete pjese e Serbise! Kosova nga ana juridike ka qene subjekti i Jugosllavise. Ashtu si dhe 6 republikat e tjera. Ne momentin qe Jugosllavia nuk jeton me, Kosova eshte ne te njejtin nivel te drejte me republikat e tjera.
    Ne kohen e Jugosllavise kishim 6 republika. Shqiptaret e Kosoves qe ishin populli i trete ne numer nuk ishin republike. PARADOKS!. Mali i Zi me 600 000 ishte republike dhe Kosova me 2 000 000 nuk ishte.

    Ka 2 shtete greke (Greqi + Qipro), 2 shtete rumune (Ruani, Moldavi). Ka pas dhe 2 shtete gjermane. Pra ne kete pike nuk kemi precedente.

    Kosova nuk mund te perbeje precedent per levizje separatiste ne bote ashtu sikuder thote dhe Rusia. Kosova nuk doli nga Serbia por nga shkaterrrimi i Jugosllavise. Nga ana e saj vete Rusia eshte duke nxit levizje te tilla ne Gjeorgji, Moldavi.

    Per cdo komb ne Ballkan ka nje term te ngjajshem me Shqiperine e Madhe. Kemi Megalidene greke, Nacertanian serbe dhe Rumanine e Madhe, Bullgaria e madhe. Por ajo qe zhvlefteson akoma me teper shqEtesimin nga termi Shqiperia e Madhe, eshte se Shqiperia kurre nuk u be e madhe ne ekspansion te te tjereve. Termin Shqiperi te madhe duhet ta luftojme dhe ta zevendesojme me termin Shqiperi etnike.

    Kosoven e beri shtet USA. Eshte e vertete qe ndihme te madhe na dhane. Pro Kosoven e beri shtet qendresa e sja ku cdo 10 vjet kish protesta ne shekullin e kaluar. Kosova e mbajti te padryshuar raportin etnik perballe shpernguljeve qe Jugosllavia u beri shqiptareve ne vite. Pastaj dhe kur shpallen pavaresine shtetet ballkanike e kishin nga nje perkrahes ne Fuqite e Medha. Pra nuk ka asgje te keqe...

    Por pasi te kemi renditur gjithe keto fakte duhet te harrojme se gjeja me e rendesishme nuk eshte e drejta per vetvendosje. Por e drejta per ekzistence. Nje e drejte qe u vu ne dyshim nga gjenocidi serb i 1998.

    Ndaj dhe ne me kete teme bisede duhet te fillojme debatin tone per Kosoven. Ne Kosove ndodhi nje gjenocid dhe spastrim etnik ne mes te Evropes dhe para as me shume se 10 viteve. Ata qe diskutojne pavaresine e Kosoves dhe nuk njohin keto fakte jane thjesht injorante te cileve duhet tu hapim syte. Kjo eshte arsyeja primare pse duhet te jete Kosova e pavarur. Qe ai gjenocid te mos ndodhe me. Ketu ne duhet te insistojme para se te hyjme ne debatet historike apo te se drejtes nderkombetare.
    Ata qe nuk duan ti njohin krimet duhet tu themi vec TURP!

  12. #112

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Desha te pyes dikend e posaqerisht ty Kosovelli mos e ka ndokush videon e Milaim Bellanicces,i cili i incizoi vrasjet ne Krushen e Madhe.E di qe menjehere kete video e ka pasur BBC-ja mirepo spo mund ta gjej as ta shoh askund.Dhe faleminderit per keto te dhena
    pershendetje fattlumi

    Keto linke jane pe disa nga masakrat.

    http://edition.cnn.com/WORLD/europe/990 ... fugees.04/

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/368524.stm

    http://www.glypx.com/BalkanWitness/graves.htm

    http://news.monstersandcritics.com/euro ... _in_Serbia

    http://www.reuters.com/article/latestCr ... SL04698505

    nese ke ndonje material dergoje edhe me foto edhe me shkrime
    flm per perkrahjen

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nje studim qe flet se serbet manipulojn te verteten me shktarremin e objekteve te kultit ne Kosove


    BEQIR SINA/ NEW YORK

    Kisha sllave i hodhi benzine zjarrit te luftes ne Kosove

    (Autori i këtij studimi është një nga personalitetet me të njohura të kësaj fushe në Amerikë . Ai është Majkëll Sellz, autori i librit"Ura e tradhtuar: feja dhe gjenocidi në Bosnje", botimi i dytë, 1998. Aktualishtë është profesor i feve krahasuese në Kolegjin Haverford, Pensilvani.)

    Hadford Pensilvani: Anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe dhe qeveria serbe janë duke bërë një akuzë të rëndë. Ata pretendonin gjatë luftës në Kosovë se NATO-ja, ishtë duke bombarduar manastiret e mëdha ortodokse serbe, që datojnë në mbretëritë serbe të mesjetës.

    Web-sajti i Institutit të qeverisë së Beogradit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës të Serbisë, tregojn ende fotografi manastiresh gjysme të dëmtuara ne vitin 1999-të, nga goditjet ajrore të NATO-s, duke përfshirë edhe dy hapësira të zeza me fjalën "të shkatërruara" që shkruhet në to në mënyrë kobndjellëse. Faqja e internetit e Kishës Ortodokse Serbe, e titulluar "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe" është edhe më provokues. Në këtë faqe tregohet një hartë me faltoret më të mëdha serbe në Kosovë, me ikona që tregojnë shpërthime bombash në secilën prej tyre, sikur bombat e NATO-s të kenë rënë drejt e mbi to.

    Rëndësia fetare dhe historike e manastireve në Kosovë -- një zonë që disa e quajnë "Jeruzalemi Serb" -- bën që pretendime të tilla të kenë një efekt të madh, veçanërisht në vendet me popullsi të mëdha të krishtere ortodokse. Kështu që kërcënimet ndaj qendrave të shenjta simbolizojnë kërcënimet ndaj popujve që i vlerësojnë ato.



    Megjithatë, në këto faqe të internetit nuk jepet asnjë provë për të përligjur etiketimet "të shkatërruara" apo titullin "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe". Faqet paraqesin fotografi të monumenteve përpara shkatërrimit të supozuar, por asnjë pamje të dëmtimeve që ata pretendojnë se janë shkaktuar nga NATO-ja -- me përjashtim të figurave me të çara muresh që mund të jenë shkaktuar nga çdo gjë. Autoritetet serbe nuk kanë ngurruar të tregojnë detaje grafike të shkatërrimeve, civile të shkaktuara nga bombat e NATO-s të rëna gabimisht. Sikur NATO-ja të kishte bombarduar manastiret, pamjet e rrënojave do të ishin transmetuar në të gjithë botën.



    Këto akuza kundër NATO-s, janë qëllimisht të ngjashme me akuzat e nacionalistëve serbë të vitit 1986 se shqiptarët kosovarë, po shkatërronin manastiret. Kjo akuzë gërshetohet me pretendime të tjera zjarrvënëse se shqiptarët kosovarë na qenkan emigrantë të paligjshëm që duhen dëbuar; se shqiptarët përdorkan natalitetitn si mjet për të kryer një "gjenocid demografik" kundër pakicës serbe të Kosovës; dhe se na paskan kryer përdhunime të grave serbe në masë. Më 1986, peshkopët ortodoksë serbë i përsëritën këto akuza duke pretenduar se kundër serbëve të Kosovës, po kryhej një genocid. Të njëjtat akuza u përsëritën në të famshmin "Memorandum" të shkruar nga disa intelektualë serbë që sulmonin kushtetutën ish -jugosllave dhe autonominë e Kosovës. Në këtë mjedis të nxehtë, Slobodan Milosheviçi - kërceu në pushtet duke premtuar se do të mbronte popullin serb dhe vendet e tij të shenjta nga armiqtë e tij.

    Cila është e vërteta e këtyre akuzave frikësuese?

    Në Kosovë, qoftë nga shqiptarët, qoftë nga serbët, kanë ekzistuar fërkime e pakënaqësi reale dhe të dy grupet e kanë ndier veten të kërcënuara. Por gazetarët e pavarur serbë dhe punonjësit e të drejtave të njeriut kanë konstatuar se akuzat më zjarrvënëse kanë qenë kryekëput sajime. Nga një studim të fakteve të policisë në Kosovë rezulton se në një vit të tërë ka ndodhur vetëm një përdhunim i një serbeje etnike nga një shqiptar. Po ashtu, gjoja shkatërrimi i altareve serbe doli se në të vërtetë kishte të bënte vetëm me raste të izoluara vandalizmi, me shkrime të pahijshme në mure apo me prerje pemësh në oborrin e kishës -- gjë që ka të bëjë ndofta me krime të diktuara nga urrejtja, po kurrsesi me një asgjësim të organizuar genocidal të pretenduar.


    Mirëpo akuza se shqiptarët na paskan praktikuar qëllimisht shkatërrimin e trashëgiminë fetare serbe ka gjetur jehonë, pavarësisht nga provat për të kundërtën. Kjo akuzë është mishëruar në një histori të mitologjizuar, në të cilën turqit otomanë dhe muslimanët ballkanas autoktonë paraqiten si të dalldisur nga dëshira për të çrrënjosur si serbët, edhe qendrat e shenjta serbe. Nacionalistët serbë e përsërisin pareshtur këtë akuzë -- pavarësisht nga mbijetesa e kësaj trashëgimie të mrekullueshme gjatë pesë shekujve të sundimit otoman mu në mes të fqinjëve shqiptarë, dhe pavarësisht nga dëshmitë otomane që vërtetojnë mbështetjen e patriarkatit ortodoks serb dhe autorizimin e tij për të ndërtuar e riparuar kishat serbe.



    Për të kuptuar të gjithë potencialin e akuzave, për shkatërrimin e manastireve, duhet të vëmë në dukje edhe simbolet e tjera që u bashkangjiten këtyre manastireve. Princi serb mesjetar, Llazari, është portretizuar si figura e Krishtit dhe vdekja e tij në betejën e Kosovës më 1389 është paraqitur si "Golgota e Serbisë". Nacionalistët serbë kanë filluar të akuzojnë sot muslimanët e Ballkanit, se i kanë duart të lyera me gjakun e princit-Krisht Llazar. Në të njëjtën kohë, eshtrat e serbëve të vrarë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre ustashë gjatë Luftës II Botërore ç'varroseshin ritualisht nën trumbetimin e propagandës nacionaliste që i demonizonte të gjithë shqiptarët, muslimanët sllavë dhe kroatët si gjenocidistë të lindur. Koha mitologjike (1389), kujtesa historike (Lufta II Botërore) dhe akuzat e rreme për gjenocidin bashkëkohor shqiptar u janë bashkangjitur simbolikisht këtyre manastireve.


    Në 28 qershorin lapidar të vitit 1989, në 600-vjetorin e betejës së Kosovës, reliket e Llazarit u brodhën solemnisht nga një manastir në tjetrin, derisa mbërritën në manasatirin e Graçanicës (një nga vakëfet që sot pretendohet se kanë qenë në shënjestër të sulmeve të NATO-s). Një turmë e pafund vështronte zbulimin e relikeve në manastir për të shkuar pastaj pranë fushës së betejës. Atje, një turmë akoma më e madhe prej një milion serbësh, dëgjoi fjalimin luftënxitës të Millosheviçit, që vuloste planin e tij për të anuluar autonominë e Kosovës. Simbolet e demontuara me kujdes dhe të ekspozuara me një forcë të tillë ritualiste e teatrale u instrumentalizuan më pas në spastrimin e radhëve të ushtrisë jugosllave, në mbrojtjen e grupeve ekstremiste paraushtarake nga qeveria dhe në propagandën e mediave.

    Në vorbullën e një psikologjie frike e tërbimi masiv, shoqëria serbe u radikalizua. Personi më popullor serb në ditët e sotme është krimineli i akuzuar për krime lufte, Arkani( i vrarë), dhe politikani serb më popullor është Vojislav Shesheli(i burgosur në Hagë), një mbrojtës i hapur i asgjësimit të shqiptarëve kosovarë dhe i të gjithë muslimanëve të Ballkanit.

    Dhuna e konceptuar për Kosovën fillimisht u materializua në konfliktet në Kroaci e Bosnje.

    Në Bosnje, militarët serbë -- të nxitur nga akuzat për shkatërrimin e manastireve serbe -- asgjësuan vende të shenjta joserbe. U shkatërruan të gjitha xhamitë dhe vakëfet e tjera muslimane (mbi 1.400 të tilla), ndër të cilat përfshiheshin edhe disa kryevepra të klasit botëror të ndërtuara në shekujt e 15-të e të 16-të. Në disa qytete, të gjitha xhamitë u shkatërruan brenda një nate të vetme duke përdorur vënien e njëkohshme të dinamitit. Xhamia e Ferhat Pashait (1583) në Banjallukë u shpërthye me dinamit tri herë, rrënojat e saj u kthyen në pluhur me çekiçë shpimi dhe u transportuan me kamionë për t'i mohuar bashkësisë muslimane të mbijetuar që ta gëzonte atë trashëgimi të përbashkët.

    Në qytetin e Foçës, kryevepra e shekullit të 16-të, e njohur si "Xhamia me Ngjyra", si dhe të gjitha vakëfet e tjera muslimane u hodhën në erë dhe vendet bosh të tyre u kthyen në parkinge. Kur kryebashkiakët e rinj nacionalistë të Foçës dhe Zvornikut u pyetën se pse ishin shkatërruar të gjitha xhamitë, ata u përgjigjën se në ato qytete nuk kishte patur kurrë xhami. Në rastin kur ushtria serbe nuk mund ta pushtonte dot një zonë, ajo vinte në shënjestër qendrat kulturore duke i goditur me artileri, kurse në Sarajevë dogji Institutin Oriental -- bashkë me koleksionin e tij të paçmuar me dorëshkrime arabe, persiane, turke e sllave -- si dhe Bibliotekën Kombëtare që kishte patur mbi një milionë vëllime -- djegia më e madhe e librave në histori. Në tre vjet, militarët serbë çrrënjosën pesë shekuj të trashëgimisë muslimane të Bosnjes si dhe të gjitha dëshmitë se muslimanët dhe serbët i përkisnin të njëjtit qytetërim.


    Ndërkohë, manastiret serbe në Kosovë, mbetën të pacënuara, siç u kishin rezistuar shekujve të tërë nën sundimin otoman dhe fqinjëve shqiptarë.

    Mirëpo tani po dëgjojnmë akuza të ngjashme zjarrvënëse se NATO-ja na qenka duke bombarduar manastiret serbe. Në të gjithë këtë histori për manastiret, ne priremi të harrojmë se edhe bashkësia shqiptare ka qendrat e veta muslimane e katolike. Qendrat muslimane përfshijnë xhamitë, medresetë (shkollat fetare, shpesh të pajisura me biblioteka dorëshkrimesh), teqetë (vakëfe dervishësh), tyrbetë (mauzoleume, shpesh qendra pelegrinazhi) hamamet (komplekse banjash për burra e gra) dhe pazaret (shpesh të ndërtuara pranë ndonjë xhamie për të nxitur kontributet e përshpirtshme). Shumë prej tyre datojnë në shekullin e 15-të e të 16-të. Refugjatët kosovarë të intervistuar në kufi shpesh sillinin ne ate kohe rrefime që përputhen me njoftime të tjera se kanë parë me sytë e tyre se si u ishin shkatërruar xhamit dhe vakëfet. Në rastin e Bosnjes, dëshmi të tilla dolën se ishin tmerrësisht të vërteta.


    Beogradi ende ngul këmbë, se forcat serbe duhet të kthehen në Kosovë, për të mbrojtur manastiret. Manastiret serbe mbijetuan gjatë pesë shekujve pa ushtrinë e Milosheviçit dhe forcat e policisë speciale. Në këtë Kosove, popujt jo-serbë dhe monumentet e tyre, nuk kanë parë asnjë të mirë, edhe pse nën "mbrojtjen e monumenteve" nga ish - regjimi i Beogradit. Që nga viti 1986, nacionalistët serbë e kanë manipuluar shqetësimin për vendet e shenjta për të motivuar, përligjur e zbatuar "spastrimin etnik" dhe asgjësimin e monumenteve artistike e fetare joserbe shekullore. Duke shfrytëzuar manastiret serbe dhe trashëgiminë serbe, ata kanë synuar të nxitin urrejtjen e dhunën, kanë shpërshenjtëruar një trashëgimi serbe të madhe që përkundrazi meriton vlerësime.


    (Shkrim i huazuar :
    gazetashkodra )

    __________________

    Jezuesi jeton!
    Ai u mundua dhe e prejetoi vdekjen ne kryq,
    por ai u ngjall dhe jeton,eshte ne mesin tone:
    me ty ,me mua, me ne te gjithe.
    Jezuesi tha:
    " Une jam Ringjallja dhe Jeta:
    Kush beson ne mua,edhe nese vdes,do të jetoj.
    Edhe kush jeton edhe beson në mua ,
    nuk do te vdesüe kurrë"(Gj11.25-26).

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nga “Naçertania” deri te Pavarësia e Kosovës
    Që nga ajo kohë e deri sot, Serbia asnjëherë nuk u ndal së vepruari në dëm të shqiptarëve.




    Shkruan: Nuridin Ahmeti, Prishtinë



    "Rruga jonë është e shtruar me gjemba, por qëllimi ynë është aq i lartë sa ia vlen të ecësh nëpër gjemba. Të ecim së bashku!

    (Naim Frashëri)




    E kaluara e popullit të Kosovës, krahasuar me atë të vendeve të rajonit, por edhe me gjerë, ka qenë ndër më të rëndat; të këtillë e kanë bërë luftërat e vazhdueshme të pabarabarta, shfarosëse, ndër më të egrat që i njeh historia e njerëzimit. Shqiptarët duke e mbrojtur tokën e nderin e tyre dhe asnjëherë duke mos pasur qëllime ekspansioniste, u copëtuan në territore, u dogjën, u masakruan nga gllabëruesit e Ballkanit – serbo-sllavët.

    Me dobësimin e Perandorisë Osmane dhe me ndihmën e fuqive të mëdha të asaj kohe, në Ballkan u formuan disa shtete të reja, si: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria etj.

    Që nga ajo kohë e deri sot, Serbia asnjëherë nuk u ndal së vepruari në dëm të shqiptarëve.

    Mirëpo, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve i mori konturat e një programi zyrtar me "Naçertanien" e Ilija Garashaninit më 1844. Nga ajo kohë Serbia, në vijimësi, i hartoi mbi 20 programe antishqiptare.[1]

    Me krijimin e shtetit serb, Serbia e shfrytëzoi këtë qëndrim jokorrekt të fuqive të mëdha të kohës ndaj popullit shqiptar, me ç'rast okupoi, dogji dhe shkatërroi mbi 700 fshatra të Sanxhakut të Nishit.[2]

    Nga themelimi i shtetit serb politikën e tij zyrtare e përshkoi ideja e "Serbisë së Madhe", e cila mbështetej nga themeluesi i gjuhës letrare serbe, Vuk Karaxhiq, përkatësisht te thënia e tij: "Vendi ku jeton qoftë edhe një serb është tokë serbe"![3]


    Programet e njohura serbe për shfarosjen e shqiptarëve të periudhës 1844-1995

    "Nacertania", 1844,

    "Programi i depërtimit në det", 1881,

    "Programi i likuidimit të shqiptarëve",1920,

    "Elaborati i Çubriloviqit",1937,

    "Programi i Ivo Andriqit", 1939,

    "Programi i Moleviqit", 1941,

    "Programi i Drazha Mihajloviqit", 1942,

    "Elaborati i Çubriloviqit", 1944 dhe 1945.

    "Programi i likuidimit të shqiptarëve", 1950,

    "Memorandumi i Akademisë Serbe", 1986.[4]

    Këto plane, por edhe të tjera të më vonshme, gjithnjë patën mbështetjen e elitës intelektuale serbe dhe të klerofashizmit ortodoks serb. Me një fjalë, planet dhe idetë i hidhnin në letër intelektualët serbë, konkretisht institucionet e tyre shkencore, i bekonin kleri dhe kisha ortodokse serbe, pastaj e merrnin aprovimin e politikës zyrtare, kurse përfundimisht i zbatonin ushtria dhe policia serbe.

    Institucionet e lartpërmendura, ndonëse mund të kenë pasur kundërthënie për çështje të tjera, kur është fjala për planet antishqiptare, prore ishin unike në qëllimet e tyre djallëzore.


    Kosova dhe lufta e vitit 1999

    Gjenocidi është krimi i organizuar, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të identitetit, të zhdukjes së shenjave të kulturës shpirtërore dhe materiale, në mënyrë që të ndërpritet zhvillimi normal i procesit historik në jetën e një populli.[5]

    Lufta e fundit në Kosovë, e vitit1998-1999, ngjarjet që ndodhen brenda kësaj kohe, si: dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, masakrat e forcave serbe mbi familjen Jashari më 5-7 mars 1998, por edhe mbi shumë familje të tjera në Kosovë, masakra e Reçakut, bombardimet 77-ditëshe të NATO-s e deri te fitorja e koordinuar e UÇK-së dhe NATO-s, kundër caqeve të forcave paramilitare dhe çetnike serbe, në qershor të vitit 1999, po shënonin një etapë të re për popullin e Kosovës.
    U vranë e u masakruan me qindra gra, pleq e fëmijë, u dhunuan me dhjetëra femra, u shkatërruan më se 240 xhami e objekte të tjera të kultit. Çmenduria serbe shkoi deri në atë masë sa edhe foshnja u nxor nga barku i nënës[6]. Megjithatë, populli i Kosovës mbijetoi përsëri.

    Me gjithë këtë zullum, Serbia prapë nuk u ndal së vepruari kundër popullit shqiptar të Kosovës. Më 2003 Sinodi i Shenjtë i Kryepeshkopatës së Kishës Ortodokse Serbe nxori memorandumin me titull: "Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë", Beograd, 2003, fq. 215, redaktuar nga peshkopi Anastasije Jevtiq.[7] Ndërkaq, më 2004 Dobrica Qosiqi ua propozoi politikanëve serbë ndarjen e Kosovës.[8] Edhe pas të gjitha këtyre vështirësive të mëdha, populli i Kosovës, nëpërmjet institucioneve të veta dhe me ndihmën e vendeve të liridashëse të botës, e shpalli Pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

    Për fund mund të themi se, edhe pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, populli i saj vazhdon të përballet me vështirësi të natyrës politike, ekonomike, sociale etj. Nga ana tjetër, Serbia vazhdon me të vjetrën, duke u bërë pengesë e realizimit të aspiratave të popujve të shtypur të Ballkanit. Sidoqoftë, edhe pse populli i Kosovës e ka hequr nga qafa lakun e robërisë, lufta e madhe diplomatike për njohjen ndërkombëtare është në vlugun e saj.





    "Armikun fale, por emrin mos ia harro kurrë".

    (Jon Kenedy – president i SHBA-së).







    --------------------------------------------------------------------------------


    [1].Prof. dr. Hakif Bajrami, "Gjenocidi serb në Kosovë 1878-1912, (Terrori i Serbisë pushuese mbi shqiptarët 1844-1999), Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2001, fq. 11.(Përgatiti Nysret Pllana).
    [2] Shih. dr. Sabit Uka,"Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912), 6 (vëllime), Prishtinë, 2004.
    [3] Rexhep Qosja, Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe",Toena,Tiranë, 2005,fq. 3.
    [4].Shih.Hivzi Islami, "Spastrimet etnike –politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve", Dukagjini, Pejë, 2003; Prof. dr. Hakif Bajrami,"Gjenocidi serb në Kosovë 1878-1912, pun.i cit. fq,11; "E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi".ASHSH,Titanë,1990, fq. 318-331.
    [5] Prof. dr. Hakif Bajrami,"Gjenocidi Serb në Kosovë 1878-1912, (Terrori i Serbisë pushuese mbi shqiptarët 1844-1999), Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2001, fq,11. (Përgatiti Nysret Pllana).
    [6].Shih Terrori i Serbisë pushuese mbi shqiptarët 1844-1999, Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2001. (Përgatiti Nysret Pllana); Bashkësia Islame e Kosovës, "Barbaria serbe ndaj monumenteve Islame në Kosovë (Shkurt 98 - Qershor 99), Prishtinë, 2000.
    [7].Shih. prof. dr.Hakif Bajrami, "Antimemorandum", Prishtinë. 2004. [8] Rexhep Qosja, "Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe",vep. e cit,fq. 279.




    http://www.mesazhi.com/ E shtypur më 04.01.2010

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shqiptarët nëpër kampet e përqendrimit në Vranjë. Gjuetia serbe në shqiptarët e Kosovës

    Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.

    Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.

    I interesuar për zhvillimet në Ballkan, që nga viti 1992, Brenderup kishte përcjellë me vëmendje marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Madje, ai kishte lexuar me vëmendje vepra historike mbi këtë çështje. “Një ditë jam ulur me studiuesin letrar Robert Elsie, i cili ka shkruar librin “Kosovo in the Heart of the Poeder Keg” (New York 1997 ). U befasova kur gjeta një citat nga një gazetar danez, Fritz Magnussen, që ishte korrespondent i gazetës daneze “Riget” për Luftën e Parë Ballkanike, në vjeshtën e vitit 1912”, shkruan Brendrup, pasi kishte lexuar Elsienë dhe kishte shkuar për të lexuar shkrimet e gazetarit Fritz Magnussen.

    Gazetari Fritz Magnussen

    Viti 1912 ishte një vit i vështirë, kur njerëzit mund të merrnin informata për luftën, sidomos nga vijat e para të frontit të Luftës se Parë Ballkanike. Kështu ka qenë edhe për gazetarin Fritz Magnussen (1878-1920). Ai ka qenë piktor dhe artist i arteve figurative. Që në artikullin e tij të parë ai është skeptik mbi censurën dhe ai humbet shpejt besimin për konferencat zyrtare të shtypit. Kur ai përmend dekretin mbi lirimin e të burgosurve të Mbretit Petar, është një informacion që ai e ka marrë nga burime zyrtare, por është hera e vetme që ai përdor informacione të tilla direkt.

    Në herët e tjera ai u drejtohet burimeve vetjake ose përmbledh përshtypjet e tij. Me 12.11.1912 përmend masakrën shqiptare pranë Kumanovës (Gra dhe fëmijë të shpuar me bajoneta), ku thotë se “nuk mund ta dimë nëse kanë qenë bandat shqiptare që e kanë marrë këtë veprim, apo bëhet fjalë për një propagandë serbe”. Por mund të kuptohet që gazetari e ka marrë këtë tregim nga një ushtar që ka jetuar tetë vitet e tij të fundit në Berlin. Këtu ka mundësi që është ajo pjesë, e cila e bën Freundlich të shkruajë pikëpamjet e tij proserbe. 3000 shqiptarët e vdekur përmenden këtu si të vdekur në luftë.

    Më 15 nëntor ai shkruan: “Serbët kanë të drejtë që të gëzohen”. A është mendimi i tij apo duhet të jemi të vëmendshëm të besojmë që, siç ka bërë të ditur, vetë korrespondentët e luftës janë të regjur me shpërthimet të fuqishme të gëzimit kombëtar? Në një moment, kur ai bëhet i qartë për masakrën dhe shfarosjet, ai zgjedh që fshehurazi të dërgojë mesazhin. Ai shkruan telegram special jo më vonë se data 3 nëntor (1912) dhe ky mesazh u shtyp në “Riget” më datë 7 nëntor. Nuk është e lehtë të kuptosh sesi ka punuar censura. Por puna e tij nuk ka qenë efektive dhe ka pasur mungesë të përkthyesve danezë. Por, a mund të themi se vonesa në informacion është vetëm për shkak të kaosit dhe konfuzionit? Apo bëhet fjalë për një arrogancë të pastër? Apo ndoshta “gardianët e burgut“ e kanë vonuar dërgesën e informacioneve vetë?


    Lufta e Parë Ballkanike

    Shumica e historianëve thonë se arsyeja e Luftës së Parë Ballkanike ka qenë dobësimi i Perandorisë Osmane. Italia në shtator 1911 i kishte deklaruar luftë Turqisë dhe kishte arritur në Tripolis. “Riget” raporton në mënyrë të vazhdueshme mbi luftën.

    Pas kësaj Bullgaria, Greqia dhe Serbia i shpallën luftë Turqisë. Mali i Zi ishte anëtari i katërt i aleancës së re që i hapi luftë në tetë tetor 1912. Është me interes të shihet se këto katër vende të krishterë i shpallën luftë Turqisë pa u këshilluar me Fuqitë e Mëdha. Serbët e mbështetën shpalljen e luftës, me arsyen se donin të siguronin zbatimin e Traktatit të Berlinit të vitit 1878 dhe shpallën autonominë për të krishterët. Të 10 artikujt që janë botuar në gazetën “Riget” duken interesante si nga gjuha, ashtu edhe nga përmbajtja. Përkthyesit e dokumentit kanë gjetur probleme me gjuhën, pasi sipas tyre, është përdorur gjuhë e vjetër, por që gjatë leximit duken si pjesë pikante të mënyrës së të shkruarit. Gazetari ka përdorur fjalën moderne Albansk, në vend të fjalës që ai përdorte shpesh në artikuj, që ishte Albanesisk.


    Gazeta “Riget”

    Gjuhëtari Elsie kishte marrë citate nga austriaku Leo Freundlich dhe nga librin i tij “Albanians Golgatha - Anklageakten eide die Vernichter des Albanervolkes” (Eien 1913), dhe e gjithë përmbajtja e librit është një ripublikim i “Poeder Keg”, faqe 338-360.

    Përndryshe, “Riget” në atë kohë ishte një gazetë me një projekt ambicioz, që pati një jetë shumë të shkurtër. Ajo u botua nga viti 1910 deri në vitin 1913. Kryeredaktori i parë ishte Franz von Jessen, i cili kishte bërë një pjesë të madhe të punës përgatitore për të gjetur para dhe gazetarë. Përmbajtja e gazetës duhet të ishte kombëtare. Një pjesë e rrethit të botuesve kishin dëshirën që të ishte një gazetë e majtë, mbështetëse e qeverisë së Berntsen-Neergaard. Në të kundërt, Franz von Jessen dëshironte një gazetari të pavarur.

    Gazeta pësoi tronditjen e parë, ku pas 38 ditësh shkrimtarët L. C. Nielsen, Johannes V. Jensen dhe Ludvig Holstein duhet të largoheshin nga gazeta me propozim të Von Jessen. Për këtë çështje u shkruan shumë artikuj, të cilët dëmtuan imazhin e gazetës.

    Përveç kësaj, gazeta u prezantua si një gazetë cilësore dhe serioze, që u kushtonte shumë vëmendje çështjeve të jashtme dhe kulturës.



    Shkrimi i parë i Fritz Magnussen për Ballkanin

    Kryeshtabi në Vranjë - Të burgosurit e parë arnautë
    Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912

    “Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

    Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

    Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, - thotë princi, - është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.

    Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.

    Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta.

    Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.

    Botimi në “Riget” më 7.11.1912


    Gjueti serbe njerëzish

    Trupat serbe drejtojnë një luftë shfarosëse të frikshme ndaj popullsisë arnaute, ndërsa banorët hidhen jashtë nga shtëpitë dhe qëllohen me armë si minj: telegram special nga korrespondenti ynë i dërguar pranë komandës serbe


    Yskyb mbi Semlin, e mërkurë

    Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.

  17. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Burgu i Dubravës edhe më tutje më duket se është një varr i pambyllur

    Institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë të pamundshmen që burgun e Dubravës ta tjetërsojnë nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet ligjërisht si kamp përqendrimi për periudhën dhjetor 1998 deri në qershor 1999, dhe një pjesë të ambienteve të burgut t’i shndërrojnë në një muzeum të holokaustit shqiptar të fundshekullit njëzet, ka thënë në një intervistë për Kosovapress Besim Zymberi, njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Burgut të Dubravës.

    Kosovapress: Janë disa mendime që masakrën e burgut të Dubravës e konsiderojnë si aksident, bëhet fjalë këtu për racizëm apo për kompromis politik?

    Zymberi: Është paradoksale dhe e papranueshme profesionalisht, politikisht, moralisht dhe historikisht, që krimi shtetëror serb të trajtohet edhe më tutje vetëm një aksident regjimor. Gjithashtu në Tribunalin e Hagës ndodhi që lufta e drejtë e popullit shqiptar po gjykohet, derisa gjenocidi serb anti-shqiptar nuk po ndëshkohet. Nuk mund të konstatojmë nëse është fjala për një racizëm apo vetëm për një kompromis politik, siç ka ndodhur shpesh gjatë historisë jo të largët.

    Kosovapress: Një vit më parë Tribunali i Hagës hoqi aktakuzën për masakër në burgun e Dubravës, kundër Millutinoviqit, ish-kryetarit të shtetit serb dhe zyrtarëve tjerë të lartë. Çka mendoni, a ka pasur thjeshtim të procedurave?

    Zymberi: Në pranverën e vitit të kaluar Tribunali i Hagës bëri një hap të rrezikshëm, duke hequr aktakuzën kundër Millutinoviqit, ish-kryetarit të shtetit serb dhe zyrtarëve tjerë të lartë serb, lëndët e masakrës së Dubraves dhe masakrës së Reçakut, me arsyetimin banal për gjoja thjeshtimin e procesit. Prandaj, është fare e qartë se kontesti individual dhe regjimor i zhvendosjes së çështjes, e cila ka deformuar rëndë ndjesinë shkencore të normave formale të drejtësisë ka shkuar në favor të krimit të organizuar të shtetit.

    Kosovapress: A kanë bërë institucionet tona sa duhet për ndriçimin e detajeve të shumta të krimit që ka ndodhur në Burgun e Dubravës?


    Besim Zymberi

    Zymberi: Mekanizmat e Kosovës të formuara pas luftës, ndërkombëtar apo vendor, sikur kanë hezituar që ta trajtojnë drejt përgjegjësinë e shtetit serb për gjenocid në Kosovë. Në vijën institucionale nuk ka asnjë hap konkret drejt ndërmarrjes së hapave për ndriçimin e tërësishëm të detajeve të shumta të krimit dhe gjenocidit që ka ndodhur në Burgun e Dubravës gjatë periudhës së bombardimeve, më konkretisht 19 maj deri më 23 maj të vitit 1999. Unë kam një informacion të besueshëm se Arkivi i Kosovës ka marrë një autorizim nga Këshilli i Evropës për t’i hulumtuar krimet serbe kundër shqiptarëve që nga viti 1989 e deri në fund të luftës, dhe nuk e di për çfarë arsye asnjëra nga qeveritë në Kosovë nuk kanë pranuar t’i financojnë këto hulumtime, ndërsa Këshilli i Evropës kishte premtuar që rezultatet e këtyre hulumtimeve do të ishin valide dhe të vlefshme që të merren në shqyrtim gjatë procesit për të ardhmen e Kosovës. Në këtë kontekst unë mendoj që nuk ka pasur një organizim institucional për ndriçimin e përmasave dhe përmbajtjes së gjenocidit. Ka pasur nisma grupore, individuale, por nuk pasur në mënyrë institucionale.

    Kosovapress: Pse pikërisht Burgu i Dubravës është objekti i parë i rindërtuar pas luftës?

    Zymberi: Burgu i Dubravës u rindërtua dhe u izolua prapë, jo për shkaqe praktike, por për shkaqe politike të thella. Duket që kishte shumë të interesuar që të shuheshin gjurmët materiale të një Aushvici të fundshekullit njëzet dhe po ashtu duket të ketë pasur shumë të interesuar që masakra e Dubravës të fshihet nga kujtesa historike. Thënë më shkurt, duket që kishte shumë të interesuar që dëshmitë më të prekshme të ekzekutimit të gjenocidit serb antishqiptar të zhdukeshin.

    Kosovapress: Grupi i të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravës ka disa kërkesa. Cilat janë ato?

    Zymberi: Ne si të mbijetuar i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që së paku tani në prag të një vendimi për Kosovën ta nisin miratimin e një akti ligjor nëpërmjet të cilit burgu i Dubravës të tjetërsohet nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet ligjërisht si kamp i instaluar përqendrimi për periudhën dhjetor 1998 deri në qershor 1999.

    Kosovapress: Megjithatë tash Burgu i Dubravës, sipas ministrit të Drejtësisë, Jonuz Salihaj, është një burg me standarde dhe siguri më të larta në rajon?

    Zymberi: Ne pas tetë vjetëve ishim në Burgun e Dubravës dhe mua edhe më tutje më duket se ky burg është një varr i pambyllur. Shumicës prej shokëve që ishin aty, ne nuk arritëm t' ua mbyllnim as sytë. Pikërisht kjo është arsyeja që ky burg duhet të tjetërsohet nga funksioni i tij, sepse është një varrezë dhe një dëshmi historike e krimit të një gjenocidit të tmerrshëm që e ka kryer Serbia, dhe institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë të pamundshmen që ta tjetërsojnë nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet ligjërisht si kamp përqendrimi për periudhën dhjetor 1998 deri në qershor 1999, dhe një pjesë të ambienteve të burgut t’i shndërrojnë në një muzeum të holokaustit shqiptar të fund shekullit njëzet.

    Kosovapress: Keni edhe kërkesa tjetër drejtuar institucioneve?

    Zymberi: Po ashtu, ne kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të ndërmarrin nismën e shpejtë të miratimit të një akti ligjor, nëpërmjet të cilit do të konstatohej ligjërisht gjenocidi serb kundër shqiptarëve në vitin 1999 dhe në të gjitha periudhat në të cilat është ekzekutuar populli ynë.

    Kosovapress: Kaluan tetë vjet që kur ndodhi masakra e Burgut të Dubravës. Cilat janë momentet që kanë mbetur në kujtesën tuaj?

    Zymberi: Unë pata bërë edhe një vjershë për masakrën e Burgut të Dubravës me titull “Tragjedia në uazë”. Vetë mënyra se si ka ndodhur masakra tregon për një platformë shekullore të shtetit serb, që gjenocidin kundër shqiptarëve ta bëjë në çdo situatë që është e mundshme. Së pari në prill të vitit 1998 të gjithë të burgosurit politik dhe ordiner që kanë qenë në burgun e Dubravës janë transferuar nga organet serbe për në burgjet e Serbisë, me motive të gjoja sigurisë së tyre, për shkak që sipas serbëve UÇK-ja paska mundur ta rrezikojë burgun, ndërsa jo për çudi në prill të vitit 1999 prapë në mënyrë të organizuar nga të gjitha burgjet e Serbisë dhe burgjet hetuese të Kosovë të burgosurit ritransferohen në burgun e Dubravës. Qëllimi ka qenë shumë i qartë, duke ndodhur ajo që është e projektuar dhe e dhimbshme me pasoja të tmerrshme, e që nuk ka qenë diçka që nuk kemi menduar që vije nga Serbia, veçanërisht ne që kemi qenë të burgosur në atë kohë, çdo çast e kemi ndierë veten në rreshtin e ekzekutimit dhe unë nuk mund ta shpjegoj faktin se si ne të tjerët mbijetuam.

    Kosovapress: Në burgun e Dubravës përveç mbi 120 të vdekurve ka qenë edhe një numër i madh i të plagosurve. Sa keni arritur t’i ndihmoni të plagosurit?

    Zymberi: Numri i të plagosurve ka qenë shumë i madh. Ka pasur mbi 350 të plagosur rëndë, por unë mund të them se në një periudhë të shkurtër pengjet shqiptare që kanë qenë aty janë organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit me ato që kemi gjetur në burg, apo me ato gjësende që kemi mundur t’i improvizojmë si ndihmë të parë. Dhe unë mendoj se pikërisht kontributi i Bislim Zogaj, Frashër Shabanit, i djemve të rinj nga Prizreni, por edhe i shumë të tjerëve ka qenë vendimtar që një pjesë e pengjeve që kanë qenë të plagosur rëndë të mbijetojnë, por fatkeqësia ka qenë se edhe një pjesë e pengjeve ndoshta nuk kanë pasur plagë të rënda për momentin, por meqenëse nuk kemi pasur mundësi që të ndërhyjmë me medikamente, nuk ka pasur kujdes adekuat shëndetësor, disa prej tyre mund të kenë vdekur vetëm nga gjakderdhja.

    /Intrevistoi: Labinot Gashi/(23.05.2007)

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    VARRMIHËSIT E KOSOVËS



    Sheradin Berisha

    sheradini@web.de





    Më 10 korrik 2006 në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, filloi gjykimi kundër gjashtë ish-pushtetarëve të lartë politik e ushtarak serb:ish-presidentit serb Milan Milutinoviç, ish-kryeministrit Nikola Shainoviç, ish-shefit të ushtrisë serbe Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralëve tjerë:ish-Komandantit të Armatës së tretë serbe Nebojsha Pavkoviç, ish-Komandantit të trupave të ushtrisë serbe në Prishtinë Vlladimir Lazareviç dhe ish-Shefit të Shtabit për Kosovë të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme Sreten Lukiç. Aktakuza e ngritur nga prokuroria e tribunalit, ata i bënë përgjegjës për “pjesëmarrje në projektin e përbashkët kriminal” kundër shqiptarëve. Ky proces gjyqësor ka filluar katër muaj pas vdekjes së kryekriminelit serb Millosheviq, në qelinë e tij në Hagë.

    Po të lexohet me kujdes Aktakuza e ngritur kundër gjashtë ish-zyrtarëve serb, me lehtësi mund të vihet re, se ata akuzohen: për vrasje, deportim të shqiptarëve nga Kosova, përdhunime seksuale dhe shkatërrim të vendbanimeve shqiptare, gjatë periudhës mars-qershor 1999,(pikërisht në periudhën kur janë zhvilluar bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe), por jo edhe për vrasjet dhe masakrat më mizore të mijëra shqiptarëve, që u kryen më herët, gjatë periudhës shkurt 1998 - mars 1999.Përveç kësaj në aktakuzë, askund nuk përmendet termi gjenocid, i cili përcakton qartë shkallën e inkriminimit(jo vetëm të të akuzuarve), por edhe të gjithë strukturës shetërore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, në spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike të popullit shqiptarë në Kosovë.

    ***

    Historikisht dihet, se të gjitha platformat antishqiptare serbe, nga „Naçertanija” e Garashaninit e deri te “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbis, regjimet serbe i përdorën si program politikë, për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj, një program i tillë politik (i mishëruar me këto platforma antishqiptare), u zbatua me fanatizëm edhe nga regjimi i fundit pushtues serb, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Gjatë dhjetëvjetshit të fundit të shek.XX, veçanërisht gjatë viteve 1998-1999, ushtrimi i dhunës nga regjimi pushtues serb në Kosovë mori përmasa kriminale, dhe me kalimi e kohës u zhvesh nga çdo normë civilizuese dhe kështu kaloi në dimensionin gjenocidal, shfarosës kundër shqiptarëve. Varrmihësi Millosheviq, me qëllim të realizimit të projekteve gjenocidale, gjatë luftës në Kosovë ka dislokuar “rreth 20 mijë forca të rregullta ushtarake dhe afërsisht 30 mijë policë dhe forca paramilitare serbe”, -kështu thuhet në kapitullin 3 të një raporti të OSBE-së më 6 dhjetor 1999.

    Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) forcat kriminale serbe, vranë, ekzekutuan apo masakruan në format më mizore, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të paarmatosur, kryesisht gra, fëmijë, foshnje dhe pleqë. Ndërsa në anë të ndryshme të Kosovës kanë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Ndërkaq 3 mijë shqiptarë janë rrëmbyer dhe shumica prej tyre janë gjetur të vdekur nëpër varrezat masive në Serbi. Njësitë kriminale serbe, pas ekzekutimit të shqiptarëve gjatë tërë kohës janë përpjekur t´i fshehin gjurmët e krimeve, duke varrosur e zhvarrosur disa herë trupat e shqiptarëve nga një vend në një vend tjetër, ose duke i djegur e asgjësuar ato në mënyra të ndryshme.



    Të gjithë jemi dëshmitarë, se pas luftës në Kosovë janë zbuluar mbi 550 varreza masive, janë gjetur trupa të vrarë e të masakruar në varreza publike të qyteteve e të fshatrave, por edhe në gropa e humnera të ndryshme, në fusha e male, në puse uji e furra të gëlqerës, në krematoriume të improvizuara e objekte të fabrikave e të uzinave etj.Ndërkaq ka shumë dëshmi, se qindra kufoma të shqiptarëve janë djegur në furrat e shkritores së minierës „Trepça“ në Zveçan të Mitrovicës, si dhe në furrat e Kombinatit të bakrit në Bor, Maçkaticë e në vende tjera të Serbisë, gjithnjë në përpjekje të varrmihësit Millosheviq, për të fshehur dhe zhdukur gjurmët e gjenocidit të kryer në Kosovë.

    Për më tepër, vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 - qershor 1999) varrmihësit e Kosovës kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare; kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj, kanë shkatërruar dokumentet e identifikimit: letërnjoftimet e pasaportat, ndërsa pas përfundimit të luftës administrata pushtuese serbe ka sekuestuar, dhe i ka dërguar në Serbi: domumentet e amzës, tapitë e dokumentet e tjera të pronësisë private e koletkive të shqiptarëve.

    ***

    Populli Shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegjeve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë nga Kosova. Varrmihësit e Kosovës, duket se fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999) e kanë përdorur si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“ për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.

    Sipas raportit të UNCHR-s, të publikuar në fillim të qershorit 1999, mësohet se 443.300 refugjatë shqiptarë të Kosovës ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, 5-6000 në Kroaci…, ndërkaq në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj kishte në Australi, Zvicër, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe,Zelandë të Re, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.

    ***



    Dihet mirëfilli, se në kohën kur NATO-ja kishte intensifikuar bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe, Kryeprokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës Louise Arbour e tronditur nga vrasjet dhe masakrat mizore serbe që kryheshin në Kosovë, më 27 maj 1999 bëri publike një aktakuzë të ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij më të afërt: Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit.



    Pas ndryshimeve kozmetike që ndodhën në rotullimin e pushtetit në Serbi, Millosheviqi (nën presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare) arrestohet dhe në fund të qershorit 2001 transferohet në Hagë. Së këndejmi më 12 shkurt 2002 nis gjykimi kundër tij, por jo edhe ndaj katër të akuzuarve tjerë, të rreshtuar përkrahë tij në aktakuzë, sepse kryeprkurorja e re Karla Del Ponte kishte veçuar lëndën e Millosheviqit nga të akuzuarit tjerë, ndaj të cilëve këto ditë ka filluar një proces i ri gjyqësor.

    Vetëm pakë ditë pasi kishte filluar gjykimi kundër Millosheviqit, pasardhësi i tij Vojisllav Koshtunica në një konferencë për media, me fjalë të përzgjedhura doli në mbrojtje të Millosheviqit. z.Koshtunica ndër të tjera patë thënë:”se ky gjykim është një proces, në të cilin po shkruhet Historia e Jugosllavisë dhe se në këtë shkrim ne duhet të jemi pjesëmarrës me versionin tonë". Dhe këtë qëndrim z.Koshtunica në mënyrë konstante e ka ripërsëritur shumë herë gjatë këtyre viteve.

    Gjatë procesit gjyqësor kundër Millosheviqit, u dëshmua qartë se ky varrmihës i Kosovës kishte kryer krime të rënda makabre në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, mirëpo vdekja e papritur e tij në mars të këtij viti, bëri që ai të shkoi nga kjo botë pa e marrë dënimin e merituar.

    ***



    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, mësohet se, në disa komuna janë zbuluar emrat e policëve, të ushtarakëve dhe të paramilitarëve serbë, janë gjetur qindra fotografi të kriminelëve që kanë bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve. Ta zëmë, në një raport të KMDLNJ-së(shkurt 2000), thuhet se menjëherë pas luftës “janë evidencuar me emër e mbiemër ose vetëm me pseudonime mbi 1426 persona e janë denoncuar shumë të tjerë (kryesisht serbo-malazez, por edhe të tjerë), të implikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në vrasjet e maskrimet e shqiptarëve dhe plaçkitjet, djegiet dhe shkatërrimet e shtëpive, vendbanimeve, lokaleve dhe të pasurisë tjetër të shqiptarëve.” Kjo listë e emrave të kriminelëve dhe qindra emra të tjerë që janë identifikuar nga të mbijetuarit e krimeve, në këto vitet e pasluftës, u janë dorëzuar hetuesve të Tribunalit të Hagës, KFOR-it, policisë së UNMIK-ut, organeve të gjyqësisë në Kosovë si dhe lidershipit politik e institucional të Kosovës, por për çudi nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret që ata, të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.



    Sa i përketë arrestimit dhe gjykimit të kriminelëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krime, hetuesit e Tribunalit të Hagës gjatë hetimeve për krime në Kosovë, kanë deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelëve në nivele të ulëta, veç se merren me rangun e lartë të regjimit serb.



    Një hetues i OKB-së për krime të luftës, z.Dennis Milner – gjatë punës së tij në hetimin e masakrës së Qyshkut(14.05.1999) ka deklaruar se „puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq.“ Dhe madje thotë z.Milner “Tribunali i Hagës as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta dhe ne do të insistojmë, në atë se ata në krye janë personat përgjegjës dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën". Ndërkaq edhe hetuesi M. Cherif Bassiouni, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës vetëm mbi Sllobodan Millosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Për më tepër z. Bassiouni thekson se: „Çështja themelore, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme“…!!!



    Po të merren për bazë këto deklarime, del se mijëra kriminelë serbë e komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, që janë përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve, nuk do të arrestohen kurrë dhe as që do të dalin ndonjëherë para drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore.



    ***





    Në të vërtet pas përfunimit të luftës janë mbajtur tri apo katër gjykime kundër serbëve lokal për krime të kryera ndaj shqiptarëve, siç ishte burgosja e tetë të akuzuarve serb në Prizren, për krime të rënda lufte të kryera në fshatrat e Rahovecit, mirëpo prej tyre vetëm dy kriminelë dolën para gjyqit, ndërsa gjashtë të tjerët pas transferimit në burgun e “fortifikuar” në veri të Mitrovicës, u arratisën pa shej pa dok !!!



    Janë mbajtur edhe dy gjykime tjera, një në Mitrovicë e një tjetër në Gjilan, ku dy kriminelë serbë akuzoheshin për vrasje të civilëve shqiptarë dhe djegie të shtëpive të tyre, mirëpo në këto procese, është parë qartë se prokurorët ndërkombëtar kanë devalvuar dukshëm peshën e krimeve të kryera, edhe përkundër dëshmive të pakontestuara nga dëshmitarët që kishin mbijetuar krimin.Ka pasur raste kur kriminelët në përfundim të gjykimit janë shpallur edhe të pafajshëm, siç ka ndodhur para disa muajësh në një gjykatë në serbi, kur ish-pjestari i policisë speciale Dejan Demiroviq, lirohet si i pafajshëm (për munges provash), a në të vërtet kishte dëshmitarë të gjallë që faktuan në gjykatë, se krimineli Demiroviq ka marrë pjesë në vrasjen e 19 civilëve shqiptarë(përfshirë këtu gra dhe fëmijë) në mars të vitit 1999 në Besianë!




    Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okular për gjenocidin e kryer në Kosovë, konsideroi se përveç rangut më të lartë pushtetor të Serbisë, për këtë katrahurë gjenocidale ndaj shqiptarëve, janë përgjegjës edhe strukturat tjera politike e shtetërore të saj, institucionet intelektuale serbe, siç janë Akademia e Shkencave të Serbisë[…]



    Prandaj është i pajustifikueshëm dhe krejtësisht i pakuptimt hezitimi i deritashëm i lidershipit politik e institucional të Kosovës dhe i organizmave tjerë brenda shoqërisë shqiptare, për ngritjen e një kallximi penal kundër shtetit serb për gjenocid e spastrim etnik në Kosovë.







    GJENOCIDI I “VARRMIHËSVE TË KOSOVËS” PËRMES FOTOGRAFIVE:



    Për ta parë gjenocidin serb nga afër, ju ftojë të hapni këtë videoklip.

    Kujdes: videoklipi hapet pasi te jetë mbushur shirit i bardh (nën ekran)

    me ngjyrë të kuqe:

    http://www.kosovaevidence.com/



    Në vijim ju ftojë të shihni këtë videoklip përmes “RealPlayer”: :
    http://news.bbc.co.uk/olmedia/105000...ex_nine_vi.ram


    Në vijim ju ftojë të klikoni linkun e mëposhtëm, për t´i lexuar emrat e 35 kriminelëve serb që janë përgjegjës, për vrasjen dhe masakrimin e 750 shqiptarëve të Gjakovës dhe rrëmbimin e 680 shqiptarëve të tjerë , të cilët janë zhdukur pa lënë gjurmë.

    Këta kriminelë edhe pse janë të njohur për policinë e UNMIK-ut, nuk arrestohen, përkundrazi levizin të lirë kudo e kahdo nëpër Kosovë e jashtë saj.

    http://www.kan-ks.org/carcafet.htm



    Fotografitë e personave të pagjetur...

    http://www.kan-ks.org/Missing.htm

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    MARRËDHËNIET SHQIPTARE-SERBE-MAQEDONE NDËRMJET KRIMIT DHE NDËSHKIMIT

    Prof. asc. dr. Begzad Baliu
    Universiteti i Prishtinës
    Fakulteti i Edukimit


    MARRËDHËNIET SHQIPTARE-SERBE-MAQEDONE NDËRMJET KRIMIT DHE NDËSHKIMIT

    Dëshiroj që marrëdhëniet shqiptare-maqedonase në këtë sesion shkencor, e në kontekst të tyre edhe ndikimin e pashmangshëm serb, t’i shikoj në dy linja: në kontekstin historik të trashëgimisë së këtyre marrëdhënieve dhe sipas gjendjes së sotme në kontekst të reflektimit të saj si një praktikë e re e politikës moderne maqedonase. Në linjën e parë dua të sjellë sintezën historike të kësaj trashëgimie, ndërsa në linjën e dytë reflektimin në institucionet akademike dhe pasqyrimit të saj në rrethana të reja.

    Kriza e këtyre marrëdhënieve fillon me Krizën Lindore të gjysmën e dytë të shekullit XIX, në Motin e Madh të mbrapsht të gadishulli tonë të vogël, kur Serbia, e ndihmuar nga Rusia, gjoja në emër të hakmarrjes kundër Perandorisë Osmane, ndëshkon shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, ndërsa hapësira lindore e tokës maqedonase, kryesisht rreth Vardarit, bëhet hapësira e përndjekjes së shqiptarëve drejt portit të Selanikut dhe qendrës së Perandorisë.

    Cili është roli i Maqedonisë këtu? Analizat mungojnë plotësisht, sigurisht për arsye se maqedonasit gjendeshin ndërmjet identitetit të tyre, ndikimit bullgar dhe kërcënimeve serbe. Krize e këtyre marrëdhënieve dhe muri i gjakut lartësohet me pushtimin e tërësishëm të Kosovës nga Serbia në fillimin e dekadës së dytë të shekullit XX. Ndëshkimi dhe gjenocidi serb mbi shqiptarët, në emër të kinse luftës kundër mbeturinave turkofile në Kosovë dhe Maqedoni, është i tmerrshëm jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni. Hapësira maqedonase identifikohet kryesisht me zonën ushtarake serbe[1].

    Në marrëdhëniet shqiptare-maqedonase, roli maqedonas i pjesëmarrjes së strukturave ushtarake identifikohet ashpër kur forcat ushtarake maqedonase nën tutelën serbe ndëshkojnë shqiptarët në emër të mbeturinave fashiste. Në dimrin e vitit 1944-1945 ata bëjnë krime të njëpasnjëshme në qytetet dhe në fshatrat etnike shqiptare të Maqedonisë e të Kosovës dhe këtë e bëjnë në emër të ndëshkimit të grupeve antikomuniste, që në të vërtetë ishin grupe proevropiane shqiptare dhe luftën e bënin në emër të parullës “Inglizi te thana”[2].

    Është koha kur në politikën jugosllave nxitet nacionalizmi slloven dhe maqedonas,[3]frenohet nacionalizimi kroat dhe serb,[4]ndalohet nacionalizimi shqiptar,[5]shikohet me indiferencë nacionalizimi malazez dhe punohet në shkallë ndërkombëtare për formimin me kujdes të jugosllavizmit boshnjak.

    Le të theksojmë se pjesëmarrja e ushtrisë maqedonase është evidente edhe në brigadat partizane, të cilat marrin pjesë në krimin në Tivar,[6]po në emër të likuidimit të mbeturinave antipopullore të Luftës së Dytë Botërore.

    Kujtojmë këtu kthimin e Shkupit në një pikë reference për të mos thënë në një laborator serb për të përpunuar idetë dhe për të realizuar veprimet maqedonase: likuidimin e grupeve dhe individëve të NDSH-së, shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi 1952-1956, mbledhjen e armëve,[7]burgosjen e mësuesve (1963), mbylljen e shkollave shqipe, ndalimin e librave, praninë e njërit prej burgjeve më të ashpra në rajon: Burgun e Idrizovës, ndërrimin dhe ndalimin e toponimisë dhe antroponimisë,[8]përbuzjen e shqiptarëve, ndalimin e përdorimit publik të gjuhës shqipe, vrasjen e ushtarëve[9]etj.
    Pasi e shikojnë me indiferentizëm gjenocidin serb mbi shqiptarët, i cili si edhe në fund të shekullit XIX bëhej në emër të ndëshkimit të shqiptarëve për identifikimin e tyre si proevropian dhe proamerikan, strukturat politike dhe ushtarake e pse jo edhe akademike maqedonase bëjnë një gabim të cilin mbase nuk do ta bënin mësuesit e tyre: strukturat shtetërore dhe intelektuale serbe. Në emër te proevropianizimit dhe amerikanizmit, në fillim të shekullit XXI, provuan të shtypin kryengritjen shqiptare me mekanizma ushtarake te ish-republikave ruse.
    Pra, sikur mund të shihet prej të dhënave mjaft të përgjithësuara, pas Luftës së Dytë Botërore, pjesëmarrja maqedonase në krimin serb mbi shqiptarët, që zakonisht identifikohet si ndëshkim, pothuajse institucionalizohet, pavarësisht se është plotësisht nën tutelën ideologjike, komanduese dhe mbrojtëse serbe, gjë që kuptohet më së miri me mungesën e plotë të pjesëmarrjes masive popullore maqedonase kundër shqiptarëve, një veçori kjo e pranishme dendur në opinionin serbe dhe qëndrimin homogjen të tyre në të gjitha lëvizjes antishqiptare. Mungesa e këtij homogjeniteti antishqiptar të popullit maqedonas mendoj se e bën të mundur rindërtimin e urave mes tyre, por me vjen keq që këtë rindërtim, të cilin në shikim të parë duket sikur po përpiqen ta ndihmojnë strukturat politike shtetërore, vazhdojnë ta pengojnë qarqet çuditërisht akademike.
    Si e bëjnë këtë akademikët maqedonas? Kohë më parë, Akademia e Shkencave e Maqedonisë filloi një fushatë të gjerë kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare. Fjala është për kundërshtimin e saj rreth barazisë së gjuhës shqipe në strukturat qeveritare të shtetit të ri: ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ndonëse ky angazhim duket i mbështetur vetëm nga disa pjesëtarë të saj dhe përkrahet gjithashtu nga disa parti politike, organizata joqeveritare dhe madje fetare, për shkak të heshtjes së pjesëtarëve të tjerë të saj, mund të thuhet se në gjithë këtë fushatë Akademia ka qenë dhe ka mbetur vetë boshti dhe rrezatuesi i kundërshtimit të pranisë së vlerave kulturore shqiptare në institucionet më të larta shtetërore të Maqedonisë, duke filluar me gjuhën shqipe dhe rrjedhojat e saj.
    Nuk është hera e parë dhe nuk është hera e vetme e sjelljes së këtillë të disa akademikëve maqe*do**nas ndaj gjuhës shqipe dhe gjithë trashëgimisë së saj, të cilët zakonisht thirren në emër të kësaj akademie. Pasqyra e ‘kontributeve’ të saj në këtë drejtim historikisht është e gjerë dhe vëllimisht e madhe, aq sa është vetë historia e saj dhe e atyre që e kanë themeluar.
    Radhitja e këtyre ‘kontributeve’ do të na merrte shumë hapësirë dhe do të na nxirrte nga qëllimi i tekstit tonë, por disa nga këto duhet shënuar:
    ·Koncepti politik në vend të konceptit shkencor për prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe;
    ·Koncepti ekstrashkencor për histo*rinë e shqiptarëve në trojet e tyre etnike shqiptare sot nën Maqedoni, tezë e bartur drejtpërdrejt nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë;
    ·Përpjekja dhe përkrahja dhënë institucioneve shtetërore për eliminimin e gjurmëve kulturo - historike shqiptare në Maqedoninë Perëndimore;
    ·Satanizimi i antroponimeve etnike me bazë në leksikun shqiptar;
    ·Përjashtimi i vlerave kulturore shqiptare të pranuara në universin kulturor kudo në botë;
    ·Veprimi i saj si një laborator i dikurshëm i Akademisë Mbretërore Serbe me qendër në Shkup etj.
    Nuk e dimë a është e rëndësishme të thuhet se në këtë Akademi, si kudo në ish-Jugosllavi dhe madje në ish-shtetet komuniste, kanë hyrë më shumë politikanë sesa shkencëtarë. Akademia e Maqedonisë është një shembull par excellens, prej së cilës ka dalë madje edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Në përbërjen e saj nuk ka pasur asnjë anëtar të deklaruar ‘shqiptar‘, apo të ndonjë etnie tjetër, pavarësisht se disa nga ata, në pleqërinë e thellë kanë guxuar që nga ndërdija dhe kujtesa e fëmijërisë, të theksojnë prejardhjen ‘tjetër’ të tyre.
    Në këtë tekst duam të shtrojmë disa premisa të komunikimit të institucioneve tona shkencore me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë. Ky komunikim natyrisht do të duhej mbështetur mbi një komunikim jo vetëm institucional, shkencor e pragmatik, por edhe mbi disa premisa të natyrës largëvajtëse historike dhe etnike.
    Së paku, dekadën e fundit kemi besuar se Akademia maqedonase, në parim do të heqë dorë nga konceptet e saj antishqiptare, por kjo nuk ndodhi, përkundrazi. Ajo, për një kohë të gjatë mbeti zëdhënësja dhe bartësja e prirjeve më destruktive të individëve, grupeve, partive dhe lëvizjeve politike të frymës antishqiptare në Maqedoni dhe madje jo vetëm atje. Duke i njohur këto sjellje të saj në ish-Jugosllavi dhe pas shpërbërjes së saj, institucionet kulturore, arsimore dhe shkencore në Kosovë janë kujdesur shumë për mënyrën se si do të komunikojnë me institucionet omonime në Maqedoni, ndërsa po këto institucione në Tiranë, në komunikimin e tyre me Shkupin, çështjen shqiptare përgjithësisht, jo njëherë e kanë shikuar mes gishtave. Madje, nëse në komunikimin mes dy akademive Tiranë - Prishtinë, kur e kur janë shprehur fërkime ‘për prirje paternalizmi’, ‘imponimi’ e madje ‘arrogance’,
    komunikimin i Tiranës me Shkupin duket shumë më stabil. Në këtë rrjedhë Akademia e Shkencave e Tiranës vazhdon të udhëheqë ‘marrëdhënie të mira dhe stabile’, sikur këto të ishin marrëdhënie diplomatike të ndërtuara mbi premisat e diplomacisë ndërkombëtare e jo marrëdhënie të ndërtuara mbi koncepte intelektuale të një vetëdijeje historike për të kaluarën dhe të ardhmen e dy popujve fqinjë.
    Për këtë arsye, mendojmë se krijimi i një strategjie mbi parimet me të cilat do të duhej të komunikohej me Akademinë maqedonase, e madje jo vetëm me të, janë të një rëndësie bazë, jo vetëm për nivelin e barabartë të këtij komunikimi, por edhe të një rëndësie nacionale për komunikimin kulturor, arsimor, shkencor dhe ndëretnik në rajon.
    Le t’i theksojmë disa nga këto:
    ·Akademia e Maqedonisë është insti*tucion nacional, me një trashëgimi tipike të vendeve të ish-sistemit komunist dhe me rezultate modeste shkencore, të cilat nuk paraqesin ndonjë rëndësi të veçantë për kërkimet shkencore shqiptare të kohës sonë.
    ·Akademia e Maqedonisë në shumë aspekte ka përkrahur më parë dhe vazhdon të përkrahë edhe më tej ide, të cilat kanë shkaktuar luftëra dhe gjenocid në Ballkanin e shqetësuar.
    ·Akademia e Maqedonisë ende nuk është liruar nga shtimungu i ngushtë nacional, me premisa ultraortodokse.
    Ndonëse ajo është përfshirë në gjeografinë e Ballkanit Perëndimor dhe bën përpjekje të përfshihet në Bashkësinë e Shteteve të Evropës Perëndimore, akademikët e saj vazhdojnë të kundë*rshtojnë gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj latin, e kjo do të thotë vazhdojnë të kundërshtojnë komunikimin perëndimor, me të cilin i lidh kultura shqiptare dhe ajo greke.
    Maqedonaasit kundërshtojnë bashkë*shte**tësinë me popullin shqiptar, por në esencë ata ende nuk paraqesin një njësi homogjene nacionale. Ndonëse, në dukje të parë kanë krijuar etnikumin e tyre nacional-vendor apo pro-bullgar, në disa institucione të larta shkencore sikur është Akademia e Shkencave, politikisht, intele*ktua*lisht dhe ideologjikisht, vazhdojnë të drejtohen nga personalitete dhe grupe të proviniencës serbo-ko*muniste. Nuk ka dyshim se ky klan i stërforcuar gjatë, për më shumë se një gjysmë shekulli, paraqet rrezikun më të madh për popullin maqedonas dhe Maqedoninë. Për më shumë se një dekadë pas rënies së sistemit komunist, ky ishte klani më i rrezikshëm, në kurthet e të cilit kanë rënë shumë intelektualë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë. Prandaj, përpjekja e disa individëve dhe klaneve të Kosovës për të ‘ndërmjetësuar’ afrimin e institucioneve kulturore, arsimore
    dhe shkencore të Shkupit dhe të Tiranës, duke prezantuar kryesisht krijues, intelektualë dhe vlera shpirtërore të krijuesve që kanë dhënë shembullin e bashkim-vëllazërimit në ish-Jugosllavi, ka mbetur pa asnjë rezultat. Është dashur më shumë se një dekadë për të kuptuar pabesinë e tyre. Është dashur të ndodhë një luftë për të nxjerrë nga tryeza e bashkëbi*se*dimeve konvertuesit e përditshëm të shkollës serbe në Maqedoni. Sado ‘shoven’ (pro-bullgar apo ultramaqedonas) të ishin bashkëbiseduesit tanë nga radhët e intelektualëve dhe politikanëve maqedonas, që nuk ishin prekur nga virusi serb, komunikimi ynë do të ishte më i drejtë, më i sinqertë dhe më i sigurt.
    Komunikimin ynë kulturor, arsimor dhe shkencor, pra komunikimi ynë nacional nuk ka pse të bëhet me mbetje të byrove e laboratorëve komuniste të Beogradit. Por edhe nacionalistët më të përbetuar maqedonas e dinë se në këto rrethana, si edhe më parë gjatë historisë, vetëm shqiptarët dhe kultura e tyre kanë paraqitur dhe vazhdojnë të mbeten një portë e hapur për rrugëtimin e tyre drejt perëndimit. Shqiptarët nuk vuajnë nga kompleksi i rrezikimit të kulturës së tyre nga ajo maqedonase. Së pari, sepse atë kompleks nuk e kanë trashëguar nga periudha e romantizmit nacional dhe së dyti, sepse kulturën e tyre e konsiderojnë si një nga shtresat më të rëndësishme të kulturës ballkanike, të cilën nuk kanë mundur ta tëhollojnë edhe popujt me kultura shumë më të mëdha, prandaj nuk do të mund ta bëjnë këtë as popujt minorë dhe të pahomogjenizuar ende në përmasat e sotme nacionale, sikur është populli
    maqedonas.
    Më në fund, të kthyer me fytyrë kah Europa, shqiptarët nuk kanë pse të imitojnë asgjë nga akademitë e popujve fqinjë: maqedonase, serbe a malazeze. Ata kanë nevojë të dëshmojnë kulturën e tyre të lashtë perëndimore (simotër të helenëve e romakëve të vjetër) dhe të komunikojnë me të gjithë pa përulje, natyrisht edhe akademike.[10]
    Në këtë kontekst dhe madje brenda këtyre kushteve duhet parë dhe vlerësuar edhe marrëdhëniet tona me fqinjët, e kjo domethënë edhe me serbët e maqedonasit.
    Kumtesë e lexuar në Konferencën shkencore “Kumanova për flamur”, më 28 tetor 2007. Autori është Profesor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës.




    ________________________________

    [1]Shihni: Serbia ka bërë gjenocid sistematik mbi shqiptarët (Rreth librit “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej (me vështrim të veçantë mbi burimet serbe të fakteve), ASHA e Kosovës, Prishtinë, 1995, Bota sot, 1995.
    [2]Shih, Plaçkitën dhe vranë, (Gjurmëve të fejtonit “Tmerret e luftës në Karadak”(1), “Bujku”, nr. 176, 8 nëntor 1991, Prishtinë, f. 13; I morën të gjithë meshkujt mbi 15 vjet (2) “Bujku”, nr. 177, 9 nëntor 1991, Prishtinë, f. 13; Kur i nxorën nga burgu ishin të zbathur (3), “Bujku”, nr. 178, 10 nëntor 1991, Prishtinë, f. 13; Jeta në kufi (Rreth krimeve serbe në kufi, më 1944-1945), në «Shkëndija», gusht 1992.
    [3]Vepra e Kardelit për zgjidhjen e çështjes slloven bëhet model i popullarizuar i mendimit teorik, kritik dhe praktik në politikën jugosllave me qëllim të afrimit të popullit slloven me popujt e sllavëve të jugut dhe refuzimit të koncepteve demokratike, ekonomike dhe kulturore që ofronte për ta Europa. Po kështu, në kohën kur ndalohej dhe dënohej me hekur nacionalizimi shqiptar, njëri prej politikanëve maqedon Llazar Kolishevski në vitet ’80 shkruante veprën për çështjen maqedone, në të cilen veç tjerash shprehte kënaqësinë që populli maqedon tashmë në mënyrë unike identifikohej me vlerat etnike kombëtare e jo me ato bullgare.
    [4]Ndonëse nën ombrellën e ngjyrimeve ideologjike në vitit 1948-1952 është zhvilluar një fushatë e rrufeshme kundër nacional-stalinistëve serbë, me të cilët qe themeluar burgu i Goli Otokut, ndërsa në vitin 1971 një fushatë e tillë qe ndërmarrë kundër “Pranverës kroate”.
    [5]Lufta kundër nacionalizimit shqiptar ka qenë e përhershme.
    [6]Shih, Disa probleme relevante rreth organizimit dhe krimit në Tivar, “Bota e re”, organ i studentëve të Universitetit të Kosovës, qershor 1990; Nga Makreshi në Ajdovçinë (Rrëfime nga të mobilizuarit e Tivarit), I-III, “Shkëndija”, shkurt-mars 1992, f. 13.
    [7]Shihni, Aksioni i mbledhjes së armëve në Llap 1955-1956, e lexuar në sesionin shkencor “Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit”, në Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1992, dhe e botuar po në këtë vëllim ne vitin 2004.
    [8]Shihni, Onomastika shqiptare dhe etnocidi ballkanik i fqinjëve të tyre, “Bashkimi sindikal”, Prishtinë, 4 nëntor 1997, f. 14 dhe sidomos veprën tonë Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan (Sprovë),“Era”, Prishtinë, 2004; Konteksti shqiptaro-serb i toponimisë së Kosovës,në “Gjuha shqipe”, nr. 1/2005, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtine, 2005, f. 79-85;
    [9]Shihni, Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, Prishtinë, 1996-2000; Ubijeni vojnici (albanci) u jugoslavenskoju vojsci, në librin: Nihad Halilbegovic, Mama, moram im glavu dati… (Stradanje vojnika-regruta u bivshoj JNA i njihovo spasavanje, «Halkomex», Sarajevo, 2002, f. 335-351; Përmasa gjeografike e një kujtese historike, (E, Kabashi, Batalioni Atlantiku i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, “Zëri ditor”, 18 shtator 2004, f. 27 dhe “Epoka e re”, Prishtinë, 18, 9. 2004, f. 18.
    [10]Shihni, Komunikimi i përulur ndërakademik, “Ars”, Tiranë, 2004, nr. 8 (30), f. 2.

  20. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    D.Preqi


    ZËRI I NËNAVE KOSOVARE AKOMA THËRRET BIJTË E VET


    "Mosidentifikimi i gjetjeve mortore është një problem i cili na kthen në vitet 1999-2ooo,sepse në këtë periudhë janë bërë identifikime klasike,pa analizën e ADN-esë,dhe aty ekziston mundësia e gabimëve dhe tani na dalin probleme sepse nuk përputhën mostrat e gjakut të familjarëve me mostrat e eshtrave të mbetjeve mortore",thotë Prenkë Gjetaj,kryetar i i Komisionit Qeveritar për Përsona të Pagjetur.Lufta e pushtuesit serb e vitit 1999,ndaj popullatës shqiptare në Kosovë,ishte lufta ma barbare e gjithë shekujve,apo mund të quhet "lufta e të çmendurve",çka njeriu normal nuk mundet ta merr me mend këtë lloj gjenocidi ,njeriu ndaj njeriut,jo vetëm që e mbyt,e masakron por edhe ia merr eshtrat ia djeg,ia mësheh dhe luan një lloj biznesi politik.Këtë lloj gjenocidi të rëndë çnjerëzor e bëri regjimi serb,dhe po e bënë akoma në një mënyrë jo njerëzore,në një mënyrë të çoroditur,në mënyrë të egër,që njeriu bashkohor nuk i mendon dhe nuk i bënë sot me vetëdije.Fshehja e kufomave të shqiptarëve në arkivat e Serbisë janë ruajtur si sekrete të veçanta me shifren"Thellësija 2",që krimineli i luftës Millosheviq kishte urdhëruar fshehjen e të gjitha gjurmëve që mund të dëshmonin ekzistimin e provave për krimet e kryera me popullatën shqiptare të Kosovës.Sipas informatave të sakta,kufomat e shqiptarëve janë marrë nga vendi i ngjarjeve në Kosovë dhe janë transportuar me disa kamiona-frigorifer,në drtejtime të ndryeshme të Serbisë,të cilat një pjesë të tyre i kanë gjuajtur në ujra rrembyes,të tjerat i kanë djegë,dhe disa prej tyre i kanë shtie në varre masive,që të bëhet asgjesimi i tyre,me qëllim që të pengohen hetimet nga Gjykata e Hagës.Pushtetarët e tanishëm të Serbisë,në vend që të turpërohen para botës dhe të ndjehen të prekur për këtë lloj makabre të një regjimi totalitar fashist,dhe të kërkojnë falje shqiptarëve,ata insistojnë që ndërkombëtarët tua mundësojnë riokopimin e Kosovës,dhe ta administrojnë tokën e Kosovës pa shqiptarë.Kjo platfomë kriminele nuk u ngop me gjenocidin që shkaktoi në Kosovë sidomos në vitët 1998-99,kur Serbija sipas programit makabër të quajtur"Patkovica"të Millosheviqit,bashkë me kishën ortodokse serbe,vranë e masakruan e kidnapuan rreth 2o mijë shqiptarë dhe afro 800 mijë i dëbuan nga vatrat e tyre.U bënë 10 vite,që nënat shqiptare po i kërkojnë bijtë dhe bijat e veta,të gjallë ose të vdekur të kthehen nga Serbija në vendin e vet.Thirrjet e nënave e ngrisin zërin përditë,dhe zëri i tyre është i veqantë dhe prekës,i cili dhembë deri në shpirt,dhe kjo plagë e rëndë mbetët e hapur për tërë Kosovën.Në morgun e Prishtinës janë 435 mbetje mortore,të cilat kanë mbetur disa kohë më herët të zhvarrosura nga vorrezat e Serbisë,dhe presin të identifikohen dhe të varrosën në vendlindjet e veta në Kosovë.Në këtë proces ka ngecje edhe në Institucionet e Kosovës të cilat arsytohen se nuk përputhën mostrat e gjakut të familjarëve.Thirrjet e nënave janë të vazhdueshme,ato nuk mund të qetësohen,dhe nuk mund të pajtohen me përgjegjet e qeveritarëve të vendit.Shumë gjëra i ka zvarritë UNMIK-u,e një ndër ato edhe qështjen e të zhdukurëve e ka lënë shumë anash,ndërsa sot e ka në kompetencë EULEX-i,por gjërat kanë mbetë pezull,sepse nuk dihet ende fati edhe i 2mijë të tjerëve,të cilët i mbanë peng Serbija për të luajtur ndonjë biznes politik me eshtrat e tyre.Nga shoqata"Thirrjet e Nënave",është kërkuar që qeveritarë të kenë prioritet zbardhjen e të të pa gjeturëve dhe të rregullohet ligji për përkrahjen e familjarëve të viktimave ,por këto kërkesa në qeverinë e sotme kanë mbetë vetëm premtime.Nënat kosovare përditë shprehin brengat e tyre,kur kalojnë pranë Kuvendit të Kosovës,ku në rrethojën e Kuvendit janë të varura fotografitë e të pa gjeturëve,të cilët thërrasin me zërin e tyre"Mos na lini kështu të varur",sepse në këtë mënyrë "ndjehemi edhe më të vrarë".Ka qeveritar që nuk e prekin këto fotografi apo këto dhembje,sepse ka fillue lufta e ka mbarue,as një pulë nuk ju ka dëmtuar,prandaj ai nuk e di se qështë jeta me dhembjet e saja,kur të gjitha të mirat i ka sot dhe di të tregoj vetëm për jetën luksoze.Edhe në Kuvendin e Kosovës,fare pak dhe aspak nuk bëhët fjalë për fatin e të pa gjeturëve,sepse kanë gjëra të tjera dhe më të rëndësishme,siq janë problemet partiake,duke e hargjuar kuvendin me thash e të thënme,dhe nuk u bie ndërmend se me gjakun e dëshmorëve dhe të atyre njerëzve të pa gjetur të kombit u fitue lirija dhe u fitue Kuvendi i Kosovës.Por,nënat shqiptare janë shumë të forta,ato e ushqejnë shpresën se një ditë do të arrihet qëllimi i tyre,ti gjejnë të dashurit e vet,të cilët i presin me pa durim afro 10 vite me radhë.Pas vitit 1999,me largimin e pushtuesit serb nga fuqia ushtarake e NATO-s,u mendue se mbaroi kjo periudhë e turpit serb,dhe shumë ofshamje ia lam të kaluarës,duke thënë se tani do të fillon një e ardhme e mbarë për popullin shqiptarë,mirëpo ujku e heqi lëkurën qengjit dhe u bë përsëri ujk,sikur ishte më herët.Në prag të festave të vitit ,këto nëna nuk mund të gëzohen dhe të festojnë,kur shpirti i tyre është i mbushur me ankth dhe pritje,për festën më të madhe që presin për ta festuar një ditë kur të kthehen eshtrat apo simbolet e lirisë së Kosovës.Kjo që bënë shteti serb me kufomat shqiptare,është një fyerje dhe etiketim i tërë një populli,nënçmim i vazhduar të identitetit dhe historisë kombëtare.Kjo situatë tragjike nuk mund të qetësohet me një politikë e cila pjellë englizhencë,dhe kjo nuk mund të arrihet as me kopromiset e kalbura të cilat qeverija e sotme i bënë duke jetuar në iluzione,se ndoshta do të arrihet një marrëveshje me qeverinë serbe,nga se ajo do ta ndërron dikur në të ardhmën kursin politik ndaj Kosovës.
    Nënat shqiptare e kanë dëshmuar fisnikërinë e tyre,ajo është krenarija e kombit tonë.Edinë bota mbarë çfarë trima kanë lindur nënat shqiptare.Edinë bota kur femra e Ballkanit ishte analfabete,ndërsa Elena Gjika jonë kishte një rrol të veqantë.E njohi bota rrolin e Nënës Tereze dhe veprën e saj dhe u bë Nëna e gjithësisë.Është vështirë të fashitet deti,dhe më vështirë të pajtohet zemra e nënave kosovare për bijtë dhe bijat e veta,ato derdhin lot përditë e nuk teren kurrë ata lot në shpirtin e tyre,duke ruajtur kujtimn e pa vdekshëm të lule diejve.Është vështirë të përshkruhet pikëllimi i nënave ,dhe pikëllimi i një populli,të cilët nuk kërkojnë më shumë se tu kthehen eshtrat e bijve dhe bijave të tyre në atdhe,në shenjë respekti të nderohen dhe të çmallën nënat dhe familjarët e tyre për herë të fundit ,në atdheun e tyre të varrosën dhe të pushojnë të qetë.Përndryshe,këto nëna jetojnë me nga një copë dhembje,me nga një copë shpresë,dhe se cila mundohet të bëhët e fortë,me nga një varr dhe më shumë,të hapur në zemrat e tyre.

    Grafika nga Alba-Davo ®



    Webfaqja *rrezore.com* është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese,për kulturën dhe artin (shqiptarë) në përgjithësi,për një të kaluar,të tashme dhe një të ardhme të popullit shqiptarë kudo që jeton dhe vepron në botë,për një komunikim reciprok,njohjen dhe zgjërimin e rrethit,për një shoqëri që prosperon për zhvillim ekonomik ,për biznesin tuaj,për një rini mirë të edukuar dhe argetimin e saj;pra ne do të jemi edhe aty ku rrezet e diellit mungojnë-terrin tá bëjmë dritë! -Me rrezore.com , kudo në botë!



    Pse, rrezore.com ?!*Rrezore.com,Argetohu me Ne!*Krenaria e KombitArgëtohu me Ne!
    Sot është e Hënë, dt. 17.Maj 2004.
    Ora është 4:00

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •