Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 194 prej 194
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    nese te kuptova une ty fattlum se te pengojn permendoret e herojve me pushke ne dore
    ty turpi kurr mos tu hjekt prej zemre e prej shpierti
    e sa per permendoret qe e di une
    ku jane bere per herojt aty jane gdhendur edhe emrat e martirve
    Jo jo ti me kuptove fort mire,por ndoshta spo te pelqen se qka thashe.

    Jane te ngritura me qindra permendore dhe ne nuk kemi nje permendore te vetme per 12 mije civilet e vrare.

    Kupton ti kupton.

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    GJENOCIDI DHE KRIMI NUK JANË KATEGORI ABSTRAKTE

    Ne vijim ju ftoje te lexoni me gjeresisht nje rrefim rrenqethes te Xajë MUSTAFES nga Mitrovica qe kishte perjetuar gjate luftes,te cilin e ka shkruar Fazli Hajrizi.

    Plani serb – shfytyrimi dhe shkallmimi i qenies shqiptare

    (...)
    Realizatorët e projektit të hartuar nga Akademia e Shkencave e Arteve Serbe, Kisha Ortodokse Serbe etj., policët, ushtarët, paramilitarët, madje edhe mercenarët rusë, bullgarë, rumunë, grekë etj., dërguan drejt vdekjes kolona të pafundshme shqiptarësh. Xhelatët nuk duronin qëndresën shpirtërore të shqiptarëve, prandaj, për të nënshtruar shpirtin e ndërgjegjës, ushtronin gjenocid të paparë.

    Masakrat asgjësuese në Qirez e Likoshan, në Reçak e Izbicë, në Studime e Cerkolez, në Meje e Korenicë, në Gjakovë e Suharekë, në Çikatovë e Abri, në Mitrovicë, në Burgun e Dubravës etj., djegiet e fshatrave e qyteteve, asgjësimi i çdo gjëje historike e kulturore me vlerë, trokisnin në ndërgjegjen e botës. Ajo, më në fund u ndërgjegjësua, e kuptoi se urrejtjen patalogjike ndaj shqiptarëve dhe jo vetëm ndaj shqiptarëve, e kishte ushqyer regjimit kriminel, se, në këtë drejtim përgjegjësinë e mbante edhe populli serb, i cili, meqë kishte krijuar bindjen se liria e tij mbaron atje ku fillon liria e shqiptarëve, e kishte mbështetur atë. Historia e popullit serb është histori e krimit të institucionalizuar, rrënjët e të cilit i gjejmë shumë herët, ndërsa historia e popullit shqiptar është historia e lirisë. Edhe pse nuk u ka prirë fati kurrë, shqiptarët kanë qenë të jashtëzakonshëm në mbijetesë…

    Ilirida ishte kthyer në lëmë gjaku e krimi

    Gjatë luftës së tmerrshme lagjja “ILIRIDË” në Mitrovicë ishte kthyer në lëmë gjaku e krimi. Ngjarjet që lidhen me këtë mjedis shqiptar, i kalojnë kufijtë e hiperbolës e metaforës… Ata që kanë mbijetuar dhunën, terrorin e vdekjen, me kujtimet e tyre na çojnë nëpër nëntë rrathët e ferrit të vuajtjeve për të thënë: “Ja ku ishte ajo antibotë! Mund të gjallërohet e të popullohet me banorë të lirë të erës e të qiellit!...” Kujtimet dhe rrëfimet e tyre na çojnë në majë të Golgotës për ta zhgozhduar Krishtin. Jeta e rrëfyer në bisedat me ta na shfaqet para syve si një dramë në realitetin shqiptar: gjithkund udhëton Sizifi me gurin e mundimit në shpinë…

    Njëri ndër dëshmitarët e tmerrit është edhe protagonisti i këtij shkrimi, Xajë MUSTAFA. Fati dhe jeta e tij, thënë figurativisht, është fati dhe jeta, në miniaturë, e popullit tonë. Ai ka pasur një jetë të ngarkuar me ngjarje dhe shumë të trazuar, me dhembje, zhgënjime, si ajo e popullit tonë që nuk i ka prirë fati kurrë, por që ka mbijetuar… E ka përjetuar dhe e ka parë vdekjen me sy. Për tragjedinë që u zhvillua këtu, për atë se si e përjetoi përsegjalli vdekjen, kalvarin, duke kaluar nëpër rrethin e nëntë të Ferrit, shpesh ka rrëfyer edhe para gazetarëve e mjeteve të informimit. Do të dëshironte të dëshmonte, si shumë të tjerë, në Gjykatën e Hagës, sepse çdo fjalë e thënë ngjeti sikur e e merr era dhe e tret dikah… Le të ecim së bashku si në Ferrin e Dantës: “Per me si va nell’eterno dolare!” (Këtej kalohet me dhimbje pa kufij).

    “Gjenocidi e krimi nuk janë kategori abstrakte, por veprime konkrete të kryera nga njerëz të caktuar për motive politike, ideologjike, fetare, gjenetike!- nis rrëfimin e tij Xajë Mustafa. Krime janë bërë në Kartagjenë, në Trojën e lashtë, në Romën e Neronit… Krimet e institucionalizuara serbe në Bosnje e në Kosovë ua kaluan të gjithave… Ato kohë, ato ditë, ato vuajtje, ato tmerre, ato skena makabre nuk do t’i harrojmë kurrë. Nuk guxojmë të harrojmë të kaluarën. Harresa është antikulturë. Ne kemi nevojë për më shumë kujtesë, bile më shumë për një kujtesë kushtrimtare.

    Duhet të denoncohet e ndëshkohet gjenocidi serb, përndryshe nuk do të parandalohet krimi në të ardhmen. Po u harruan krimet, ato përsëriten. Kriminelët duhet të ndëshkohen. Nuk duam më luftë e gjak, kriminelë e viktima. Duam drejtësi. Ata që kanë bërë krime, duhet t’i dorëzohen drejtësisë. Xhelatët serbë domosdo duhet t’i gjykojë drejtësia, pra historia… Institucionet e drejtësisë duhet t’i drejtpeshojnë veprimet kriminale që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, kanë sjellë pasoja të rënda, përndryshe ato do të përsëriten. Njerëzit kurrë nuk do të jenë të qetë dhe të sigurt… Megjithatë, po të kisha forcë, urrejtjen do ta shkruaja në akull dhe do të prisja rrezet e diellit…
    (...)
    Jeta në një “ëndërr” të gjatë e të frikshme
    është roman me shumë faqe...


    Më quajnë Xajë. Kështu më kanë pagëzuar prindërit e mi kur erdha në jetë para dyzet vjetësh. Jeta ime është roman dhe romani nuk mund të shkruhet me dy-tri faqe. Më duket se kam jetuar një shekull në një ëndërr të gjatë e të frikshme.

    Fëmijërinë dhe rininë i kam kaluar në vendlindjen time që tash quhet Bardhanë, fshati më verior i Kosovës deri ku flitet shqipja e që i takon komunës së Albanikut. Pasi kam mbaruar shkollën fillore “Kadri Bistrica” dhe klasën së parë të SHMT “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, m’u desh t’i ndërpres mësimet.

    Gati njëzet anëtarë të familjes me ata njëzet ari tokë të kategorisë së tretë ballafaqoheshim me urinë e skamjen. Pa i mbushur 15 vjet u pajtova rrogtar. I ruaja mbi 100 kokë dhi të fshatit. Dy vjet i kalova si bari në borë e në shi. Më 1977 u hap kuzhina e shkollës. Mua më caktuan që ta bartja bukën për nxënësit e fshatit çdo ditë nga Sllatina. Herë me një kalë e herë me një gomar udhëtoja nëpër ato dhiare e gryka të thella. Punoja mirë prandaj të gjithë më uronin. Në fillim të viteve tetëdhjetë fillova punën në minierën “Cërnac” afër Pazarit të Ri që ishte njësi e Trepçës.

    Pa shkëputje nga puna arrita t’i kryej edhe dy vjet të shkollës teknike në degën e makinerisë. Pastaj më dërguan në shërbimin ushtarak. Tetëmbëdhjetë muaj shërbeva në Brione. As gjarpri nuk heq nën gur sa hoqëm ne shqiptarët në atë vend me natyrë të mrekullueshme ku shullëheshin të gjithë funksionarët e ish Jugosllavisë, duke filluar prej Titos e deri te politikanët tanë komunistë, se Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Sinan Hasani etj. Në Brionet që ishte një ferr, zbatohej një disiplinë e hekurt: hanim e pinim, visheshim a binim në gjumë me komandë. Bile edhe kur merrnim frymë. Kur shpërthyen demonstratat në Kosovë, vuajtjet na u shtuan edhe më shumë.

    Ne shqiptarëve, për t’u dalluar nga ushtarët e tjerë, na dhanë rroba të tjera. Na ndaluan të komunikojmë me njëri-tjetrin dhe me familjet tona. Edhe ne na akuzonin atje si fajtorë për “vuajtjet” e serbëve e shpërnguljen e tyre nga Kosova për shkak të “presioneve” që ua bënin bashkëkombasit tanë. Pas disa muajsh shtesë u ktheva në shtëpi. Fillova punën si farkëtar në fabrikën e autopjesëve në Leshak. Ishim gjithsej katër shqiptarë. Për shkak të grevës së 3 shtatorit 1990 na dëbuan nga puna. Kalova pak ditë në fshat dhe pastaj u vendosa në Mitrovicë. Zura një banesë dhe u martova. Për të mbajtur frymën gjallë m’u desh të kryej çfarëdo lloj punësh: preja dru, shkarkoja e ngarkoja miell, cimento, tulla, tjegulla… Më 1995 u punësova në shkollën fillore “Migjeni”. Që nga shtatori i vitit 1999 kalova në Gjimnazin “Frang Bardhi”. Shpesh më ka rënë të fle në shkollë sepse nuk kisha vendbanim të sigurt. Më 1997 sytë e mi i mbuloi nata. M’u ndalën dritat, u vërbova. Më dërguan në Beograd, ku qëndrova disa muaj. Më 5 mars 1998, pikërisht atë ditë kur filloi lufta në Drenicë e ku vranë shumë anëtarë të familjes Jashari në Prekaz, mua nuk m’u lejua të vazhdoj kurimin.

    (...)

    Vijon...

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Jo jo ti me kuptove fort mire,por ndoshta spo te pelqen se qka thashe.

    Jane te ngritura me qindra permendore dhe ne nuk kemi nje permendore te vetme per 12 mije civilet e vrare.

    Kupton ti kupton.

    Te une ku jetoi i respektojm edhe ata qe rane martir dhe ata e kan vendin e vete ne permendoret e ngritura
    por ma shume i respektojm deshmoret e rene me pushke ne dore dhe do te grisume permendore per ta se ende nuk jan perfundue
    dhe ne secilen permendore ne krye te asaj permendeore do ta shkruajm
    UCK
    do te ngrisum shkolla me emra te herojve
    rrug, sheshe
    pavarsisht qe dikujt i pelcet zemra
    ne nuk do te ndalem

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në rrethin e nëntë të Ferrit

    Erdhi pastaj marsi i vitit 1999. E pashë se nuk kisha kaluar as gjysmën e rrugës së mundshme. Megjithatë nuk ma merrte mendja se kjo pjesë tjetër e jetës do të jetë edhe më e zezë. Goditja e forcave të NATO-s i përhëni serbët, të cilët, në pamundësi të maten me më të fortin, shfrynin ndjenjat e tyre shtazarake mbi fëmijët, gratë e pleqtë… Më 14 prill me mijëra policë, ushtarë e paramilitarë serbë e futën lagjen “Iliridë në një unazë të hekurt. Gjithë qyteti ishte pastruar nga elementi shqiptar. Mua, gruan dhe dy fëmijët njëherë na nxorën në rrugë, po pastaj na urdhëruan që të hyjmë sërish brenda në dhomën përdhese ku banoja. Policët dhe ushtarët u sistemuan në disa shtëpi përreth. Dritaren e mbylla me një çebe sa mezi dallonim se kur është natë e kur ditë. Nuk ndiheshim për së gjalli. Kështu, të lodhur nga uria e frika, pesë javë qëndruam pa e parë dritën e diellit. Gjatë ditës kriminelët kalëronin dikah: vidhnin, plaçkisnin, digjnin… Në mbrëmje ktheheshin dhe deri vonë dëgjonim këngët, çirrjet, sharjet e tyre. Shpesh rraheshin mes veti për shkak të presë…

    Më 16 maj, ditë e diel, policë, ushtarë e paramilitarë serbë ndërmorën një aksion për pastrimin e qytetit. Hynë edhe në kasollen time. Më lidhën për trupin e një bagremi në fund të oborrit. Në këmbën time me litar e lidhen edhe djalin gjashtëvjeçar. Ajo ditë për banorët e Mitrovicës, pra edhe për mua ishte ditë kijameti. Binte shi, i cili përzihej me lot dhe gjak. E shihja veten dhe djalin si Krishtin e kryqëzuar. Gruaja dhe vajza qanin te këndi i shtëpisë dhe nuk pranonin t’i bashkoheshin kolonës, të cilën e kishin nisur për tek stacioni i autobusëve. Dikur ma liruan djalin. Për një çast m’u duk sikur qielli u hap e bota u bë imja. I pashë kriminelët tek i shtynin me tyta automatiku dhe i futën prapa shtëpisë. Pas pak u dëgjua një rafal. M’u bë se qielli u përmbys e toka më përbiu. Pas pak më solli në vete shqelmi i policit. Ai kishte nxjerrë thikën majën e së cilës ma kishte ngulur në zverk. “Tash do të të dërgoj në atë botë që t’i takosh njerëzit e tu që i nisem pak më parë!” Mendtë ishin me rrënjë. Mbi dymbëdhjetë orë më mbajtën lidhur. Kah mbrëmja më dërguan në stacionin e autobusëve, i cili ishte mbushur përplot me njerëz sa nuk kishe ku ta hidhje gjilpërën. Meshkujt nga mosha 13-14 e deri në 70-vjeçare i kishin ndarë nga gratë dhe po i ngarkonin nëpër kamiona. Më kishin dërrmuar duke më rrahur dhe disa njerëz ma dhanë dorën për t’u ngjitur lart.
    Çudi si mbeta gjallë...


    Na dërguan në burgun e Smrekovnicës, ku na përplasën 76 veta në një dhomë të vockël të shtruar me cimento. Aty ishte ferri vetë. Pas dy ditësh na dërguan në shkollën teknike në Mitrovicë ku na morën në pyetje dhe vazhduan të na torturojnë. Shkolla ishte shndërruar në një burg, ku xhelatët ushtronin inkuizicionin mesjetar. Ofshamat, klithjet, britmat dëgjoheshin larg. Mua m’i lidhën këmbët dhe mbi pesë orë më mbajtën me kokë teposhtë duke më rrahur madje edhe me stupca bejsbolli. Çudi si mbeta gjallë. Në urrejtjen patalogjike ndaj shqiptarëve një përgjegjësi mban edhe populli serb. Kur na nxorën nga shkolla përjashta ashtu të përgjakur e të dërmuar për të na kthyer në burgun e Smrekovnicës, serbët: gra, burra, pleq e fëmijë, që ishin rreshtuar në të dy anët e rrugës, në vend që të ndienin dhembje a keqardhje, na gjuanin me gurë e çkamos tjetër duke na sharë nënën shqiptare…

    Tek pas katër ditësh na dhanë nga një kore buke dhe nga pak ujë. Ishim të uritur e të dërrmuar. Nuk ngiheshim as me ajër. Për të ndërruar krahun këtë duhej ta bënim të gjithë përnjëherë. Kemi parë e përjetuar skena më makabre. Çetnikët serbë urdhëronin babanë që të qëllonte djalin, madje 14- vjeçar me thikë, vëllai të godasë vëllanë, djali babanë… “Përfytyro sikur ke përballë armikun tënd të urryer serb dhe qëlloje, silli me tërë forcën!” - urdhëronin çetnikët. Darka e parë që “hëngrëm”, qenë vetëm katër ve për 76 veta. Ato ua ndamë 4-5 të rinjve që sa nuk po vdisnin nga uria. Shumë njerëz dhanë shpirt në burg. Ne të gjallët i shoqëronim vetëm me sy e dhembje të vdekurit që i nxirrnin nga dhoma dhe i hedhnin diku në ndonjë hendek për t’i lënë gjithmonë eshtrahumbur…

    (...)

    Vijon...

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kështu në atë ferr e ndjeja lirinë...

    Rrahjet e torturat si të inkuizicionit përbënin kalvarin ngjethës të jetës sonë, nëse mund të quhej jetë a ne nëse mund të quheshim njerëz.Edhe në atë ferr ndërgjegja i çonte fjalë dinjitetit njerëzor, lirisë së domosdoshme për çdo qenie me frymë. Edhe në atë skëterrë qendisnim ëndrrën sipas bindjeve tona, mendonim për agimin e lirisë. Aty na vinin fytyrat e më të dashurve, prindërve, vëllezërve, motrave, fëmijëve, grave... Unë shpesh, për t'i "shpëtuar" kalvarit dhe për t'i takuar, së pakut, më të dashurit e mi në atë botë, që i dija për të vdekur, dëshiroja të shkoja tek ta.

    Megjithatë, njerëzit që mbështeteshin në njëri tjetrin, me shikimet e tyre të lodhura më jepnin zemër, më porositnin që të ruaj drejtpeshimin shpirtëror, të ushqeja shpresat... Kështu në atë dhomë të ngushtë si sarkofag, më vinte peizazhi i pazëvendësueshëm i vendlindjes sime. Aty më vinte fëmijëria që kisha kaluar në Bardhanë. Dhe për disa çaste lëshohesha në prehërin e saj. Hypja në krahët e fantazisë dhe fluturoja, por vetëm për një çast, sepse roja, polici... Duke ëndërruar lirinë e duke krijuar parajsën në fund të atij ferri, mendoja për të bukurën, njerëzoren... Kështu në atë ferr e ndjeja lirinë... Edhe ne në atë ferr po e ujisnim lirinë si një lule në një vazo të vogël. Edhe nga shpirti ynë i dërrmuar, nga shkrepëtimat e dhembjes buronte drita e lirisë...

    Të gjithë ishim të bindur se do të na nisnin drejt vdekjes...!!!

    Pas katërmbëdhjetë ditësh na ngarkuan nëpër autobusë. Nuk e dinim se ku do të na dërgonin: në ndonjë barikadë midis UÇK-së e forcave serbe, në ndonjë cak ushtarak ku mund të godiste NATO, në ndonjë vend për të hapur llogore a për të bërë varret tona... Mbi 500 njerëz sa dolem nga ky burg-varr e ku kishte mbetur një pjesë e qenies sonë, shikonin njëri tjetrin të hutuar. Të gjithë ishim të bindur se do të na nisnin drejt vdekjes, por asnjëri nuk mërziteshim sepse do të na shkurtoheshin vuajtjet. Nja shtatë kilometra pa hyrë në kufirin shqiptaro-shqiptar, pasi na bastisën edhe njëherë, duke na marrë çdo gjë që kishim me vete, na urdhëruan që t'i lidhim duart pas koke dhe të vazhdojmë me vrap drej kufirit. Unë arrita të fsheh një fotografi të vogël të dy fëmijëve të mi të vegjël. I dija për të vrarë, por duke mbajtur pranë zemrës fotografinë e tyre, më bëhej se i shihja dhe dëgjoja zërat e tyre...

    Në kufi prisnin shumë gazetarë. Kishte nga të gjitha anët e botës. Me aparatet e kamerat e tyre merrnin pamje të ndryshme të njerëzve që kërkonin të afërmit e tyre, që qanin, qeshnin, përqafoheshin kur takonin njëri-tjetrin... Këta njerëz dukeshin sikur ishin zgjuar nga një ëndërr e ligë e trishtuese... U ndala para një fotoreporteri duke mbajtur fotografinë e fëmijëve në dorë. Më dukej se ai mund të më ndihmonte, t'm'i gjente njerëzit e mi të dashur, apo t'i lajmëronte ata që kishin shpëtuar, se unë kisha mbetur gjallë. Atij sikur i pëlqente ai shfytyrim imi, prandaj nuk pushonte blici i aparatit të tij... Fotografinë time e pashë pas shumë muajsh. Atë ma solli gazetari Tomy Blair, i cili në faqet e gazetës së njohur "NEWSWEK-internacional" e kishte nxjerrë bashkë me një tekst të gjatë. Këtë fotografi, siç më thanë, e kishin reklamuar edhe BBS, ERTS, DSF e kanale të tjera televizive.

    Fotoreporterët që regjistronin edhe marrëzitë tona

    Pas qëndrimit të shkurtër në Kukës, më dërguan në fillim në Elbasan e pastaj në Tiranë ku qëndrova dy muaj e pesë ditë. Atje na pritën mjaft ngrohtë. Kurrë nuk e harroj plakun e mehallës në Tiranë. Ngadalë më shëroheshin plagët e trupit, po dregëzat e shpirtit kullonin dhembje... Në gjumë e në ëndërr më vinte ajo krisma e 16 prillit, thika e çetnikut me maskën e zezë në fytyrë. Kur shihja trupat e copëtuar të fëmijëve, ëndrra më përgjakej. Pastaj më kaplonte ankthi... As për nënën, vëllezërit e motrat nuk dija asgjë. Në muajin korrik, tek pas 105 ditësh, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar më njoftoi se familja dhe fëmijët e mi janë gjallë. Lufta kishte përfunduar dhe unë prisja me padurim orën e nisjes për në Kosovë. Kaluam nëpër kufirin ku për gati një shekull vetëm zogjtë kalonin pa pasaportë. Mbërrita në Mitrovicë, e cila ngjante me Trojën e lashtë, të djegur e të rrënuar. Pashë forcat e KFOR-it francez që ishin ndalur në Urën e Ibrit dhe vendosnin mbi të telat gjemborë, pashë fotoreporterë, gazetarë e kameramanë që interesoheshin më shumë të regjistronin me lapsin e syrin e kamerës marrëzitë tona...

    Pas disa ditësh në derën e kasolles që i kishte shpëtuar zjarrit, e ku, ndonëse s’ishte imja, sërish u strehova me fëmijët dhe gruan, trokiti gazetari i "NEWSWEEK-internacional", Tomy Blair. Biseduam disa çaste. Fëmijët dhe gruaja ishin shumë të lumtur. Gazetari na bëri një fotografi të përbashkët. E përgatiti menjëherë dhe na e dha. “Po këtë a e njihni?- iu drejtua djalit duke nxjerrë nga çanta fotografinë që ma kishte bërë në kufi, atë ditë kur na dëbuan në Shqipëri. Të gjithëve u erdhi keq dhe qanë kur më panë ashtu të shfytyruar. Megjithatë, në ndarje reporteri na tha se e ndjente veten shumë të lumtur që na gjeti bashkë. Premtoi se do të bëjë gjithçka për të na siguruar një strehë tonen.

    (...)

    Vijon...

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Xhelatët serbë kanë dhunuar e vrarë shumë femra shqiptare, shumë sosh pastaj i kanë djegur...!!!

    (...)

    Kaluan gati tri vjet dhe ai as s’u duk, as s’u lajmërua më. Bëri fotografitë, bëri edhe reklamë nëpër gazeta e media elektronike. Sigurisht edhe ka fituar honorar të majmë. Pas dy-tri ditësh atë dhe disa gazetarë e fotoreporterë i kam parë duke bredhur nëpër çdo skutë të qytetit. Më duket se disa prej tyre më shumë interesoheshin që me kamerat e tyre të regjistrojnë marrëzitë tona… Derisa unë vazhdoja të jetoja në kasollen e errët e të lagësht, fotografitë e mia zinin vende të dukshme në gazeta, revista dhe albume me emrin e NATO-s. Fotografia ime u shtyp edhe në reklamat e firmave të ndryshme, pra edhe në atë të çamçakëzave të fabrikës “Ersa” të Turqisë. Një ditë shtatë-tetë fëmijë u futën me vrap në oborr dhe ftuan djalin e vajzën për t’i pyetur për fotografinë, e cila ishte përdorur për marketing: “Kjo fotografi a është e babait tuaj dhe kjo që mban në dorë, a jeni ju në të?”

    Kur u hapën shkollat, dihet me një vonesë mjaft të madhe, unë vazhdova të punoj në Gjimnazin “Frang Bardhi” si pastrues. Marr vetën 70 euro në muaj. Ditëve të vikendit, kur ka punë, fitoj diçka, sepse ndryshe nuk përthekohet muaji. Ato kohë, ato ditë, ato vuajtje, ato tmerre, ato skena makabre nuk do t’i harroj kurrë. Nuk mund të harrohet e kaluara. Harresa është antikulturë. Po u harruan krimet, ato përsëriten. Kriminelët duhet të t’i kalojnë drejtësisë dhe të ndëshkohen. Me vetë faktin se kryekrimineli Milosheviq i është dorëzuar Hagës dhe sot është duke u përgjigjur para Tribunalit, se pas tij janë duke shkuar edhe të tjerët, është një dëshmi se në Kosovë është ushtruar një terror i paparë, se ka pasur gjenocid, se atë e kanë mbështetur serbët. Gjatë gjykimit të tij në Hagë kryekrimineli mbahet krenar dhe akuzon shqiptarët, UÇK-në, NATO-n… Gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë josllavë ai e paraqet si akt patriotik të tij dhe të qeverisë së tij. Në Gjyqin e Hagës ai paraqitet krenar, duke u përpjekur në këtë mënyrë që të mbulojë mjerimin e tij shpirtëror. Po, po ai që ushtron dhunën dhe u sjell mjerime të tjerëve, është shumë më i mjerë se viktimat e tij!...

    Xhelatët serbë kanë dhunuar e vrarë shumë femra shqiptare, shumë sosh pastaj i kanë djegur. Sot ndjej keqardhje kur shoh këtu ku punoj, disa nxënëse, nuk janë pak, që e denatyrojnë trupin, besa edhe shpirtin. Vijnë në shkollë të veshura në atë mënyrë thua kanë ardhur në disko. Nga pësimet tragjike të përmasave biblike shqiptarët, sidomos të rinjtë, duhet të nxjerrin shumë mësime. Kosovën, të cilën e çliruam me dashuri, mund dhe duhet ta bëjmë të madhe me punën tonë. Duhet të flemë më pak e të ëndërrojmë më shumë. Çdo minutë, kur i mbyllim sytë, i humbim gjashtëdhjetë sekonda të dritës…

    Mitrovicë, 12 maj 2002
    Shkruan: Fazli HAJRIZI

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1266160631
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #188

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 14-02-2010 më 11:42

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Barbaret nuk Njihnin Moshe,Gjini dhe as Te Semure

    Krahas forcave policore dhe ushtarake serbe,ne masaker e shumta ne lokalitetet e komunes se Rahovecit,kane "kontribuar"edhe serbet lokal,si ato nga Hoqa e Madhe,Retia,Aperusha,Krusha e Madhe etj,vetum mbreda nje dite,u vrane e masakruan 431 veta,ndersa u zhduken pa gjurme 130 te tjere.Banoret e fshatrave Brestoc,Fortese,Celine dhe Krush te Madhe dhe.
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1266164034
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1266164496
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1266170966
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1266171134

    Te Ekzektuuarit Ne Krushe Te Madhe
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 14-02-2010 më 14:10

  12. #192
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=128179&stc=1&d=1266171 424
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 14-02-2010 më 14:13

  13. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Eshte turp qe institucionet tona apo ndonje OJQ nuk doli me shifra te sakta te te vrareve dhe plagosurve ne Kosove.Priten qe kete ta beje Natasha Kandiqi e Serbise.

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Jo Kosovell nuk eshte vendi per me rrah gjoks mirepo neper krejt masakrat qe jane bere neper Kosove vetem jane permendur numri i te vrareve dhe neper perkujtime jane reciruar vjersha.

    Ne asnje rast gazetarucat tane,nuk e kane shtjelluar ose perkthyer nje te vetme masaker ne Kosove.Kjo eshte bere si me qellim sepse ndoshta kane menduar se nese tregohen edhe detajet mbi keto masakra mund te zbehet roli i dikujt qe ka rrah gjoks ,per ate vend ku jane bere masakrat.
    Sigurisht nuk e ke videon e bere nga Liri Loshi per masakren e Izbices,e aty e sheh se si kemi lufuar dhe sa kemi qene te forte.Jane 2 ore incizim i te vrareve dhe masakruarve aty,mbi 130 te vrare.Une e kam e ndoshta shpejt do ta uploadoj ne ndonje faqe.


    Ne postimet dhe temat qe i kam bere te gjitha jane te sqaruara deri ne detale se si kane ndodhur,bile ato edhe te folura nga vete kriminelet qe i kane bere ato.

    Ndersa sot ne Kosove nuk e kemi as te vetmen permendore mbi keta njerez qe u vrane,e gjaku i ketyre njerezve eshte ai qe e solli naton te bombardoj,ndersa ne anen tjeter kemi me qindra e mijera permendoreve te te vrareve me pushke.

    Turp
    do doja shume ti shihja keto materiale filmike dhe fotosh ,nese i ke te lutem mi dergo , pasi jane dokumenta te vlefshme dhe do nevojiten , per shume gjera qe smund ti them ketu.
    nese ke informacion te sakte dhe te dhena te sakta per ;

    civilet e vrare gjate ketij konflikti?
    ushtaret e e UCK te vrare dhe plagosur?
    ushtaret dhe paraushtaraket serbe te vrare ?
    demet ne ekonomine e kosoves se pas luftes?
    shkaterimet dhe djegjet e kuleteve fetare dhe shtepive ?


    dhe do doja shume te dija numrin e sakte te rekrutuarve ne uck gjate konfliktit
    sa mercenare dhe sa vullnetare?

    do doja te dija pergatitjen dhe taktiken luftarake te UCK?
    operacionet dhe sulmet e UCK?
    misionet shpetuese dhe mbrojtese ndaj civileve kosovare nga UCK?
    \
    do doja te dija se cfare armesh te renda posedonte UCK?


    sa para u kushtoi popullit kosovar ky konflikt?
    dhe sa para u kushtoi qeverise dhe ushtrise serbe ky konflikt?

    sa para u kushtoi NATOS bombardimi dhe operacionet e metejshme ?


    perkrahjen time per hapesin e temes, ke bere nje pune te madhe duke hapur kete teme te dobishme ,

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •