Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Identiteti Shqiptar

    Ka disa zėra qė thonė se pavarėsia e Kosovės si projekt i njė tė ardhmeje jo fort tė largėt, do tė mund tė ndikonte nė thellimin e dallimeve ekzistuese mes "shqiptarėve" dhe "kosovarėve". "Kosovarėt" do tė mund tė bėheshin diēka si austriakėt krahas gjermanėve, nėse pavarėsia e Kosovės do tė ishte njė fenomen mė afatgjatė dhe me ndikime pėrcaktuese pėr identitetin. Mirėpo, edhe pse mund tė parashikojmė njė perspektivė tė tillė tė zhvillimeve politike, pėr momentin nuk shihen elementet ndikuese qė do tė mund tė ēonin nė ēarjen e identitetit kombėtar

    Shkėlzen MALIQI

    1 A ekziston identiteti i veēantė kosovar? Pėrgjigja nė kėtė pyetje kėrkon njė sqarim se pėr ē'identitet e kemi fjalėn? Para sė gjithash, duhet tė shihet ēėshtja e bartėsit tė kėtij identiteti, e ky ėshtė kosovari. Nėse e kemi tė qartė se kush ėshtė kosovari, mė me kompetencė do t'i hynim edhe identitetit eventual tė tij tė veēantė.

    2 Paraprakisht ėshtė i domosdoshėm edhe pėrcaktimi i nocionit identitet. Identiteti nė kuptimin mė tė gjėrė (nga lat. Idem) shėnon njėjtėsinė, barazinė dhe pėrgjasimin e plotė. Identiteti mė i plotė i njė gjėje ose qenieje ėshtė ai me vetveten, qė shprehet mė barazimin matematikor A=A, i cili nė logjikė quhet tautologji. Por, zakonisht, identiteti mund tė shprehet edhe me formulat e barazisė jo - tautologjike: A = B; A = A + B + C etj. Por ka edhe formula barazie mė komplekse, si p.sh. A + B + C = D + E + F... Po kėshtu, nuk janė tė rralla edhe formulat e ndėrthurura pozitive - negative tė identitetit / barazisė, tė shėnuara me plusa (+) dhe minusa (-), p.sh. A = B - C; A = B + C - D - E, etj.
    Por, nė kėtė rast ne flasim pėr identitetin nė njė kuptim mė konkret tė tij, si njė fenomen shoqėror. Tė gjitha elementet pėrbėrėse tė shoqėrisė njerėzore kanė identitetin e tyre, duke u nisur prej individit, deri te grupet, klasat dhe bashkėsitė mė tė pėrbėra shoqėrore si etnitė, popujt dhe kombet (nė anglisht dallimi mes ethnic group, people dhe nation ėshtė mė i qartė dhe mė i shkallėzuar nė pėrmbajtje).

    3 Nuk ka identitet shoqėror pėr tė cilin do tė mund tė thonim se ėshtė identitet burimor dhe krejtėsisht autentik. Ēdo identitet ėshtė njė ndėrtim historik dhe shoqėror. Sidomos nuk ka identitet shoqėror tė thjeshtė, tė njėtrajtshėm dhe tė pandėrmjetėm. Tė gjitha identitetet, edhe ato tė individėve, janė identitete tė strukturuara dhe komplekse. Pėrjashtim prej kėsaj bėjnė vetėm grupet shoqėrore mė primitive, tė shkallės sė zhvillimit fisnor, nė rastet kur jeta e tyre zhvillohet nė izolim tė plotė, pa kontakte dhe ndėrveprime me grupet dhe shoqėritė e tjera. Deri vonė, grupe tė tilla kanė ekzistuar nė xhunglat e Afrikės dhe tė Amerikės Jugore.

    4 Edhe identiteti kosovar, nėse ekziston si i tillė, duhet tė jetė njė ndėrtim, rrjedhojė e proceseve tė caktuara historike. Vetė nocioni "kosovar" edhe ashtu ėshtė i ri dhe jo shumė i qartė pėr nga pėrmbajtja. Nė pėrdorim mė tė gjėrė ėshtė futur nė tri dekadat e fundit tė shekullit XX, krahas ngritjes sė autonomisė politike dhe territoriale tė Kosovės nė ish - federatėn e Jugosllavisė. Banorėt e Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės (emėrtim ky qė kishte zėvendėsuar ndėrtimin e mėhershėm "Krahina Autonome e Kosovės dhe Metohisė", i riaktualizuar dhunshėm nė vitet '90) kanė nisur tė quhen mė shpesh "kosovarė", edhe pse ky nocion nuk ishte zyrtarizuar. Meqė Kosova ishte dhe ende ėshtė territor shumetnik, emėrtimi "kosovar" nė shumicėn e rasteve ėshtė pėrdorur si emėrtim pėrmbledhės pėr banorėt e territorit tė Kosovės, ku janė pėrfshirė shqiptarėt, serbėt, muslimanėt / boshnjakėt, turqit dhe pjesėtarėt e minoriteteve tė tjera qytetare tė Kosovės.
    Nėse do tė detyroheshim qė nocionin e "identitetit kosovar" ta zbėrthenim nga kjo pėrmbajtje e tij, pra tė qenit e rreth 2,2 milionė frymėve banorė ose qytetarė tė Kosovės, ky "identitet" do tė dilte si njė ndėrtim mjaft i ēuditshėm, sepse ky "identitet" do tė kishte shumė pak elemente tė pėrbashkėsisė nga ato qė zakonisht pėrcaktojnė identitetin e veēantė tė njė bashkėsie njerėzore. Pos territorit, si njė element pėrcaktues i pėrbashkėt, ne do tė mund tė projektonim edhe elementin e tė qenit pjesėtarė tė njė bashkėsie politike, e cila ėshtė pėrndryshe nė ndėrtim e sipėr. Kėsaj do tė mund t'ua shtonim, mjaft artificialisht dhe nė mėnyrė tejet tė pėrgjithėsuar, elementet e rėndėsisė dytėsore, p.sh. tė mentalitetit tė pėrbashkėt tė etnive dhe grupeve qė bėjnė pjesė nė popullsinė e Kosovės, dhe qė pėrndryshe janė kėmbėngulės nė identitetet e tyre tė ndara kombėtare, fetare dhe kulturore. Po kėshtu, njė element i identitetit kosovar do tė mund tė bėhej edhe tė qėnit e tyre shtetas tė Republikės sė Kosovės, nė momentin kur do tė shpallej kjo republikė, qoftė si shtet i pavarur, qoftė me disa kufizime dhe kushtėzime tė pėrkohshme.

    5 Ėshtė i qartė artificialiteti dhe paqėndrueshmėria e identitetit kosovar nė kėtė kuptimin e tij territorial. Nė kėtė trasė tė kėrkimit, nocioni "identiteti kosovar" vėshtirė se mund tė kuptimėsohet. Emėruesi i pėrbashkėt nė nocionin "kosovar" as nė variantin mė optimist projektues tė tij nuk do tė prodhonte ndonjė identitet tė fortė dhe tė qėndrueshėm, i cili do tė mund tė ishte mė funksional dhe mė kuptimplotė se emėrtimet mė tė sakta "qytetar i Kosovės" ose "shtetas i Kosovės". Emėrtimi "kosovar" do tė mund tė shėrbente edhe mė tej si njė nocion pezhorativ pėr banorin, qytetarin dhe shtetasin e Kosovės, por jo edhe si pėrcaktues i identitetit tė tij, pos nė njė kuptim tė lastikėt tė identitetit territorial, i cili do tė ishte i barazvlerėshėm me nocionet po aq tė dyshimta dhe tė paqendrueshme si "identiteti transilvanas", "identiteti alsasian", "identiteti libanez" "identiteti veri - irlandez" dhe shumė tė ngjashėm, ku nė territoret e caktuara nė tė vėrtetė bashkėjetojnė nė kushte tė ndryshme (deri nė ato tejet konfliktuoze) kombet dhe grupet etnike dhe fetare me identitete mė tė pėrcaktuara dhe nė thelb tė pashkrishme nė njė identitet tė pėrbashkėt.

    6Njė kuptim tjetėr dhe njė trasė tjetėr e zbėrthimit tė nocionit "identiteti kosovar" ėshtė ai i barazimit tė tij me identitetin e veēantė tė shqiptarėve tė Kosovės. Me nocionin kosovar, nė kėtė kuptim, nuk do tė nėnkuptoheshin tė gjithė qytetarėt e Kosovės, por vetėm shqiptarėt qė janė banorė tė Kosovės, ose qė janė me prejardhje nga Kosova. Nė pėrdorimin e pėrditshėm dhe nė publicistikėn e kohės, jo rrallė nocioni ėshtė pėrdorur nė kėtė kuptim mė tė ngushtė. Nė Shqipėri, nė njė periudhė tė caktuar, nocioni kosovar ėshtė pėrdorur pėr emėrtimin e tė gjithė shqiptarėve qė jetonin nė Jugosllavi, pra jo vetėm tė atyre qė kanė qenė banorė tė Kosovės, por edhe tė atyre nga Maqedonia, Lugina e Preshevės dhe Mali i Zi. Ky emėrtim jo i saktė ka qenė pasojė e mungesės sė informimit nė Shqipėrinė komuniste mbi shtrirjen dhe kushtet e jetės sė shqiptarėve nė Jugosllavi. Pėr regjimin e ngurtė enverist, edhe gjeografia e Jugosllavisė, si njė shtet armiqėsor, ka qenė subjekt i ndaluar, dhe vetėm nė periudhėn e liberalizimit relativ tė marrėdhėnive kulturore mes Shqipėrisė dhe Kosovės, nė vitet '70, opinioni i gjėrė i atjeshėm ka filluar tė kuptojė se pėrtej kufirit po ekzistoka njė bashkėsi e madhe shqiptare, pjesė e kombit tė ndarė, me tė drejta tė caktuara politike dhe kulturore. Meqė Kosova ishte bėrė edhe realisht qendėr dhe piemont i shqiptarėve tė Jugosllavisė, nė Shqipėri ėshtė pėrhapur emėrtimi kosovar i pėrbashkėt pėr shqiptarėt nė Jugosllavi. Kjo ėshtė arsyeja pse deri vonė, e edhe sot, nė publicistikėn shqiptare ėshtė i mundshėm pėrdorimi i frazave me togfjalshin "shqiptarėt dhe kosovarėt", i cili pėr shqiptarėt jashtė kufirit tė Shqipėrisė dukej jo vetėm absurd, por edhe ofendues dhe skandaloz. Pse, a kosovarėt nuk na qenkan shqiptarė?, klithnin ata gjithė zemėrim, duke mos kuptuar se me kėtė togfjalėsh nė tė vėrtetė, nė shumicėn e rasteve, nuk bėhej veēimi i "kosovarėve" nga kombi shqiptar, por vetėm pėrcaktohej nė mėnyrė pezhorative, dallimi mes "shqiptarit" si shtetas i Shqipėrisė, nga kosovari, i cili nuk ėshtė shtetas i Shqipėrisė. Nė ndėrkohė, nė Shqipėri ėshtė kuptuar, edhe nė opinionin mė tė gjėrė, se shqiptarėt e jashtėm (ta pėrdorim edhe ne njė shprehje teknike), janė shumė tė ndjeshėm pėr ēdo formulim qė tingėllon si veēim i tyre nga trupi unik i kombit shqiptar, ku gjysma e tij jeton jashtė Shqipėrisė.

    7Nė studimin e Antoni D. Smith "Identiteti kombėtar" (National Identity, London 1991) veēohen 6 atribute kryesore tė njė bashkėsie kombėtare ose kombi, dhe kėto janė: 1. Emri kolektiv i pėrbashkėt; 2. Miti mbi prejardhjen e pėrbashkėt; 3. Kujtesa e pėrbashkėt historike; 4. Njė ose mė shumė elemente diferencuese tė kulturės sė pėrbashkėt; 5. Lidhja me njė atdhe (ose mėmėdhe) tė caktuar; dhe 6. Ndjenja e solidaritetit dhe pėrbashkėsisė te njė pjesė e rėndėsishme e popullsisė. Kombi shqiptar, edhe pse me njė histori tė gjatė tė robėrisė ndėr otomanėt dhe i ndarė nė disa pjesė gjatė shekullit XX, i "pėrmbush" tė gjitha atributet nga lista e parafrazuar e A. Smithit. Disa nga kėto atribute nė rastin e kombit shqiptar do tė mund tė kėrkonin nuanca riformulimesh referuese ndaj realitetit nė tė cilin ata jetojnė, si komb i ndarė, por kėto nuanca nuk janė tė karakterit cėnues pėr identitetin e pėrbashkėt. Historikisht, e as nė momentin aktual, prejse ėshtė krijuar vetėdija mbi identitetin kombėtar, ndėr shqiptarėt, posaēėrisht ndėr kosovarėt, nuk ka pasur asnjė lėvizje qė do tė tematizonte edhe intencėn pėr ndonjė identitet tė veēantė. Identiteti i veēantė kosovar ėshtė vetėm nė nivelin e disa paragjykimeve tė karakterit mjaft dispersiv dhe jo - konsistentė qė lidhen mė shumė me karakterologjinė dhe rivalitetet rajonale, pėrndryshe dukuri kjo e zakonshme pėr identitetet e pėrbėra dhe komplekse ēfarė ėshtė edhe identiteti shqiptar. Nėse ka veēori qė lejojnė bėrjen e dallimit mes njė identiteti tė pėrgjithshėm shqiptar dhe identitetit kosovar, ato janė tė natyrės dytėsore, jo nga lista bosht e atributeve tė identitetit tė njė kombi.
    8Shqiptarėt, ēuditėrisht, kanė krijuar njėrin prej identiteteve kombėtare mė komplekse nė rajon e mbase edhe nė planet. Trojet shqiptare tė thyera prej maleve dhe luginave nė disa dhjetėra rajone, ku komunikimi mes tyre ka qenė mjaft i vėshtirė, pėrkundėr pushtimeve, ndarjeve dhe rrudhjeve tė tyre, kanė mbetur deri mė sot troje me popullsi kompakte shqiptare. Nė trojet ku jetojnė, pa marrė parasysh shtetin dhe statusin e tyre, shqiptarėt janė shumicė. Janė shumicė dėrrmuese nė Kosovė, nė pjesėn e Maqedonisė ku jetojnė, nė Luginėn e Preshevės, nė rrypin kufitar tė Malit tė Zi me Shqipėrinė. Shqiptarėt nuk kanė zaptuar toka tė huaja, por tokat e tyre janė zaptuar nga shtetet fqinje. Shqipėria etnike, vetėm politikisht dhe gjeostrategjikisht paraqitet si njė fantazėm dhe ėndėrr e parealizueshme, ndėrkaq qė ajo ėshtė njė realitet i pamohueshėm i rajonit. Nėse shqiptarėt sot nuk kanė mundėsi tė krijojnė njė shtet tė pėrbashkėt, kjo nuk do tė thotė se ata nuk kanė tė drejtė tė thonė se janė njė realitet i rajonit qė i ka tė gjitha elementet e duhura tė identitetit dhe tė kulturės sė pėrbashkėt. Njė Shqipėri etnike idealiter ekziston si e tillė. Dhe kjo nuk bie aspak ndesh me realizmin e shqiptarėve, qė nė kushtet e sotme kėrkojnė zgjidhjen policentrike tė statusit tė tyre, me nė bosht pavarėsinė e Kosovės dhe sigurimin e tė drejtave tė barabarta nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi.

    9Ēudia tjetėr edhe mė e madhe e identitetit tė pėrbėrė shqiptar, ėshtė ajo e tolerancės fetare tė shkallės sė lartė. Shqiptarėt kanė nė korpusin e identitetit tė vet tė gjitha mesimet e mėdha evropiane. Dinamiti i tri feve, i ndezur me fitilat e zgjatur tė nacionalizmave serbė dhe kroatė, qė shkatėrroi e ndau Bosnjėn nė tri kombe dhe tri entitete shtetėrore, nė rastin e shqiptarėve ka dhėnė njė rezultat tė kundėrt, duke dėshmuar mundėsinė e krijimit tė identitetit unik kombėtar pėrkundėr pranisė sė shumė feve dhe kishave ndėr shqiptarėt. Veēantia relative e Kosovės nė korpusin shqiptar, qė ėshtė para sė gjithash veēanti e njė nacionalizmi shumė mė tė theksuar dhe mė imponues se nė Shqipėri, nuk ka ndonjė forcė shpėrthyese tė madhe, krahas kompleksitetit dhe diversitetit tė pėrgjithshėm tė identitetit shqiptar nė pėrgjithėsi. Kosova me veēantitė e saj njėfarėdore i pėrshtatet si e tillė botės sė ēuditshme shqiptare, ku veēimet dhe dallimet, paradoksalisht, bėhen jo element pėrēarės dhe copėtues, por ēimentues tė identitetit.

    10Ka disa zėra qė thonė se pavarėsia e Kosovės si projekt i njė tė ardhmeje jo fort tė largėt, do tė mund tė ndikonte nė thellimin e dallimeve ekzistuese mes "shqiptarėve" dhe "kosovarėve". "Kosovarėt" do tė mund tė bėheshin diēka si austriakėt krahas gjermanėve, nėse pavarėsia e Kosovės do tė ishte njė fenomen mė afatgjatė dhe me ndikime pėrcaktuese pėr identitetin. Mirėpo, edhe pse mund tė parashikojmė njė perspektivė tė tillė tė zhvillimeve politike, pėr momentin nuk shihen elementet ndikuese qė do tė mund tė ēonin nė ēarjen e identitetit kombėtar. Njė element ēarės qė pėrmendet, ai i standartit tė gjuhės qė i ėshtė imponuar kosovarėve, nuk e veēon Kosovėn nga Shqipėria. Ky standart i ėshtė imponuar edhe gjysmės sė Shqipėrisė, dhe nėse do tė ketė qėndresė gjuhėsore, ajo do tė jetė e pėrbashkėt, e gjysmės sė Shqipėrisė me Kosovėn, dhe jo vetėm e Kosovės. Lėvizja gjuhėsore nė tė vėrtetė nuk shkon nė drejtim tė ndarjes sė saj, por nė drejtim tė ndreqjes ose ndryshimit tė standartit tė gjuhės kombėtare, duke e pėrshtatur atė me tė folmen e shumicės sė kombit. Gjuha kėshtu mund tė jetė element mė shumė unifikues, dhe jo ēarės, nė vetėdijen pėr identitetin, i cili edhe ashtu nuk ėshtė ndonjė identitet monolit dhe i ndėrtuar prej ekskluzivizmave, por ėshtė identitet i akomodimit ndaj dallimeve. Fundja, edhe nėse do tė kishte dy standarte gjuhėsore, mbi bazėn e dy dialekteve tė shqipes, as kjo nuk do tė ēonte doemos drejt ēarjes sė identitetit shqiptar. Fuqia e vėrtetė e botės shqiptare qėndron nė diversitetin e saj, dhe jo nė ndonjė kategori tė veēantė pėrcaktuese e identitetit, cilado qė tė jetė ajo, e cila do tė shtrinte mbizotėrimin e saj mbi mbarė kombin.

    11 Njė paradoks tjetėr ka ndodhur me shqiptarėt pas rėnies sė komunizmit dhe krizės qė pasoi nė rajon. Edhe pse ishin mė tė papėrgatiturit pėr kthesėn qė ndodhi, tė bėrė pikė e pesė, tė ballafaquar me kolapsin e sistemit, katandisjen ekonomike dhe anarkinė nė Shqipėri, si dhe format e ndryshme tė represionit dhe tė nėnshtrimit nė vendet e ish federatės jugosllave, shqiptarėt arritėn qė tė rikonfirmojnė dhe riforcojnė identitetin e tyre kombėtarė dhe politik. Nė vitin 1997 kombi shqiptar dukej se ishte katandisur fare, se ėshtė nė fund tė humnerės. Shteti shqiptar ishte shembur dhe nė rrėmujė. Nė Kosovė rezistenca paqėsore po shndėrrohej nė njė mashtrim kolosal kundrejt regjimit tė egėr serb i cili po punonte nė shfarosjen e shqiptarėve. Nė Maqedoni, pas trazirave dhe intervenimit brutal tė policisė sllave nė Gostivar, shqiptarėt kishin marrė njė leksion fyes pėr pafuqinė e tyre prej popullatės minoritare e lėnė nėn mėshirėn e nacionalizmit maqedonas…

    12 Mirėpo, po nė kėtė vit, mė 1997, spontanisht dha pa ndonjė koordinim nga qendrat e atėhershme tė vendosjes politike, tė cilat ishin tė shpartalluara dhe nė huti, nisin projektet kėndellėse. Nė Shqipėri, intervenuan forcat ndėrkombėtare dhe zuri fill rimėkėmbja e mundimshme e shtetit dhe e shoqėrisė. Nė trojet shqiptare tė sunduara nga sllavėt, filloi seria e kryengritjeve tė UĒK-ve nė Kosovė, nė Luginėn e Preshėvės dhe nė Maqedoni. Nė fillim kryengritjet dukeshin si rebelime tė desperadosėve, ngase forca imponuese e tyre konsiderohej relativisht e vogėl. Pėr ēudi, ato kishin ndodhur nė momentet e duhura dhe nė rrethanat e volitshme ndėrkombėtare. Faktorėt e jashtėm intervenojnė dhe ndėrmjetėsojnė nė konfliktet e shqiptarėve, kuptohet me shkallėt e ndryshme tė angazhimit, duke treguar respekt jo aq ndaj forcės militare tė tyre, sa ndaj realitetit shqiptar nė rajon, faktit se ata vėrtet kishin qenė tė diskriminuar dhe tė rrezikuar. Intervenimet e bashkėsisė ndėrkombėtare nuk kishin vetėm karakter humanitar ose tė mbrojtjes tė status kuos, por qėllimisht apo si pasojė kishin rimėkėmbjen dhe riafirmimin e shqiptarėve si faktorė tė paanashkalueshėm rajonal. Falė rrethanave tė volitshme qė nga viti i rrėmujės e deri mė sot nė tė vėrtetė ndodhi njė rilegjitimim i plotė ndėrkombėtar i identitetit shqiptar. Nė fazat e ndryshme tė kėsaj kthese ka pasur reagime tė ndryshme, herė dashamirėse, herė konfuze, herė qortuese dhe kėrcėnuese, madje edhe tė pėrcjellura me pėrbuzje, por nė pėrgjithėsi ato kanė reflektuar dhe respektuar realitetin shqiptar dhe domosdonė e korrigjimit dhe avancimit tė pozitės sė tyre. Pėr kėtė ka kontribuar edhe realizmi politik i forcave militante shqiptare, qė kanė ditur t'i ndalin konfliktet e armatosura pas ndėrmjetėsimeve tė ndėrkombėtarėve, kur ato kanė hapur rrugėt pėr avancimin e shkallėzuar tė pozitės sė shqiptarėve nė vendet dhe shtetet ku ata jetonin.

    13 Nga jashtė, e edhe nė pėrfytyrimet e brendshme, krijohet pėrshtypja se fuqitė e mėdha, para sė gjithash, ato perėndimore, sikur tentonin qė tė korrigjohen pėr neglizhimin e ēėshtjes shqiptare nė tė kaluarėn, kur njė pjesė e tyre ishte lėnė nėn sundimin e fqinjėve sllavė dhe Shqipėria ishte lėnė qė tė bėhet pre dhe njėra prej viktimave mė tė mėdha tė komunizmit. Mirėpo, kjo kthesė nuk duhet tė paragjykohet vetėm si njė zgjim i ndėrgjegjės historike tė "Perėndimit". Respektimi i realitetit dhe faktorit shqiptar mė shumė ka qenė njė zgjidhje pragmatike nė sfondin e neveritjes sė pėrgjithshme tė qendrave tė vendosjes nė botė me eksplodimin e nacionalizmave nė ish-Jugosllavi, shtet i cili gjatė luftės sė ftohtė ka shėrbyer si shtyllė e arkitekturės sė sigurisė nė rajon. Faktori shqiptar ka filluar tė respektohet jo pėr shkak se papritmas janė zbuluar virtytet shqiptare, por thjesht ngase njė sistem i ri mė i qėndrueshėm i sigurisė nuk do tė mund tė imagjinohej pa emancipimin politik dhe kombėtar tė tyre. Kuptohet, nė kėtė ka ndihmuar edhe orientimi dominant properendimor i shqiptarėve. Edhe pse shoqėria shqiptare ėshtė e fragmentuar dhe ka dallime tė thella nė orientimet politike, madje ka probleme tė mėdha nė ndėrtimin e konsensuseve tė brendshme politike, tė domosdoshme pėr ndėrtimin e institucioneve politike moderne dhe stabile, asnjė forcė relevante politike, ndėr tė shumtat qė veprojnė nė hapėsirėn shqiptare, nuk mban qėndrim antiperėndimor. Pėrkundrazi, ato mburren me orientimet e tyre properėndimore. Nė tė vėrtetė, tek ato forca politike shqiptare vėrehen shpesh konceptimet e gjymta se ēka ėshtė nė tė vėrtetė "Perėndimi", ngase ato nė luftėn e brendshme pėr dominim dhe pushtet idenė e Perėndimit e ngjyrosin me paragjykimet ideologjike, duke denoncuar taboret kundėrshtare, ndonjėherė mė zėshėm se edhe faktorėt antishqip tar, si forca "antiperėndimore" dhe njėkohėsisht "antikombėtare". Mirėpo, ky fenomen i rreshtimeve dhe ndasive shqiptare nuk i takon esencės sė identitetit dhe tė orientimit tė tyre. Ėshtė njė epifenomen i shoqėrisė sė dalur nga sistemi totalitar.

    14 Paradoksi aktual i shqiptarėve, se kanė formėsuar njė identitet tė padyshimtė tė pėrbashkėt kombėtar (si ombrellė e tolerancės qė qėndron mbi bazat e diversiteteve tė shumta), ndėrkaq qė politikisht raportet mes tyre janė tė stėrkequra deri nė pėrmasat e bllokadave tė funksionimit tė institucioneve dhe tė shoqėrisė (shembujt mė tė ri janė bllokada e qeverisjes nė Shqipėri dhe bllokada e krijimit tė institucioneve tė administratės vendore nė Kosovė, shkaku i mungesės sė konsensuseve ndėrpartiake, madje dhe brendapartiake), mund tė shpjegohet po kėshtu si pasojė e tranzicionit tė papėrfunduar tė tyre nga shoqėria paramoderne dhe totalitare e bazuar nė vlerat dhe normat "kolektiviste" nė shoqėri moderne individualiste. Pse ka tolerancė dhe pse funksionon ombrella e identitetit tė pėrbashkėt, dhe pse nuk ka tolerancė ndėrmjet kampeve politike, mes tė majtės dhe tė djathės, si dhe orientimeve tė tjera, nė botėn shqiptare? Kjo mund tė shpjegohet pėrmes modelit tė skrrajės, e cila ruan tėrėsinė e funksioneve edhe nėse ndahet nė disa pjesė. Forcat politike shqiptare aktualisht sillen si pjesėt e njė organizimi posttotalitar, tė mbėrthyera ende nė mendėsi dhe mentalitet totalitar, duke kujtuar se ato pėrfaqėsojnė tėrėsinė e interesit kombėtar, dhe jo njė ideologji ose interes tė pjesshėm brenda shoqėrisė a shtetit. Partitė politike shqiptare, cila mė shumė dhe cila mė pak, ende janė karikatura tė pretendimeve monopoliste, ku secila nė mėnyrėn e vet pretendon qė tė sundojė tėrėsinė, kombin. Kėshtu, ideja e identitetit dhe unitetit kombėtar nuk kontestohet si e tillė, por lufta zhvillohet rreth primatit nė udhėheqjen e kombit, se cila forcė duhet ta ketė bajrakun e kombit dhe tė demokracisė. Ky fenomen i dominimit tė partikulariteteve tė ēoroditura nė arenėn politike nuk ėshtė ndonjė veēanti e shqiptarėve, por ėshtė njė fazė e zhvillimit tė tyre shoqėror, nėpėr tė cilėn kanė kaluar edhe shoqėrite qė sot konsiderohen si zhvilluara dhe demokratike. Te partitė politike ende nuk ka ndryshuar mentaliteti kolektivist dhe autoritar nė aspektin e njohjes tė tė drejtės qė edhe tė tjetrėt (qoftė organizatat qoftė individėt) tė kanė ide tė ndryshme dhe konkuruese pėr interesin e pėrbashkėt. Fryma e pėrgjithshme kolektiviste e inspiruar dhe krijuar nga rrymat e ndryshme atdhetare dhe nacionaliste, ka shėrbyer si ombrellė e mirė pėr derdhjen e tė gjitha diversiteteve fetare dhe rajonale shqiptare nė njė lum dhe njė det tė identitetit. Por tani prej partive dhe intelektualėve kėrkohet qė tė ndėrtojnė njė model tė ri tė tolerancės, i cili nuk ėshtė i tipit tė vjetėr kolektivist dhe organicist, por ėshtė individualist, pragmatist dhe funkcional.

    15 Edhe pse qenia dhe identiteti i shqiptarėve nė asnjė aspekt nuk vihet mė nė dyshim, kjo nuk do tė thotė se ata nuk kanė ose nuk do tė kenė sfida tė ndryshme qė dalin nga mobiliteti marramendės i shoqėrisė (ose mė sakt, shoqėrive) shqiptare nė tranzicion. Trandjet e thella qė aktualisht kapėrcejnė shqiptarėt nė jetėn politike, ekonomike dhe kulturore nuk mund tė kalojnė pa pasoja, ose tė paktėn pa njė redifinim serioz tė identitetit tė tyre. Nė aspektin e tyre pozitiv proceset aktuale do tė duhej tė ēonin drejt rindėrtimit tė shtetit dhe institucioneve mbi themelet mė tė shėndosha dhe mė tė qėndrueshme seē kanė qenė ato tė shekullit XX. Pas kolapsit tė institucioneve tė ndėrtuara nga miksimi i ideologjive komuniste dhe nacionaliste, tani duhet tė instalohen ligjet dhe institucionet e reja, tė bazuara mbi tė drejtėn e individit dhe mbi parimet liberale.

    (Autori asht filozof dhe publicist)

    Artikull eshte marre nga gazeta javore "Java" qe botohet ne Prishtine
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    identiteti shqiptar dhe identiteti kombtar shqiptar

    (nese mundet dikush ta sielli kėtu shkrimin tim -Identiteti kombėtar - nga forumi i vjetėr)

    ABSTRAKTI:
    Nuk e dij si siellen me filozofime boshe rrotull termit - kosovar, duke krijuar njė si ftofje kombėtare shqiptare nė opinion - gjoja si identitet kombėtar dhe po u dashka tė jemi si austriakėt karshi gjermanėve, duke aluduar se ky term - kosovar, po e ndajka Kosovėn e Shqipėrinė nė dy popuj apo kombe. - Kur ky term gjeografik - kosovar, nuk mund ta plotėsojė konceptin - identitet kombėtar, respektivisht, si identitet shqiptar, por vetėm si njė banor i njė krahine shqiptare - shqiptar i Kosovės - kosovar (Kosova, Kosova Lindore, Malėsia e Madhe, Pollogu, Ēamėria - kosovar, malėsor, pollogias-pollogas, ēam etj.) dhe nuk ka tė bėjė asgjė me metodėn tautologjike nė Logjikė A=A, as me atė jo-tautologjike A=B, ku dihet se termi kosovar ėshtė vetėm njė term gjeografik provincial, ku ka tė drejtė tė jetė kosovar secili
    njeri qė jeton nė Kosovė (shqiptari, serbi, malazezi, turki, boshnjaki, rromi, etj., tė gjithė kėta qė jetojnė nė Kosovė, janė banorė kosovarė).

    Ndėrsa, identiteti shqiptar, e dallon kosovarin si shqiptar, prej kombėsive tjera qė jetojnė nė Kosovė. Ky do tė ishte abstrakti pėr identitetin - kosovar, qė ka fillua sot zhurma rreth tij.

    IDENTITETI

    Identiteti ėshtė origjinaliteti psiko-fizik i njeriut, apo qenies, si duplikat psiko-fizik i origjinalit tė tij, ku nuk vlen as si kopje, barazim apo ngjashmėri. Identiteti ėshtė origjinaliteti duplikat.

    Njeriu - qė flet njė gjuhė, ka njė zakon, doke, kulturė, mentalitet, historiografi me njė grup njerėzish tė tij, qė ėshtė pjesėtar i asaj shoqėrie, me tė gjitha kėto komponente pėrkatėse nė fjalė, ku ajo shoqėri ėshtė formuar sėpari si popull - nocion i pėrgjithshėm (people) dhe me ngritjen e atyre komponenteve nė shkallė inteligjencie, si tė veēanta prej popujve tjerė - ku formohet nocioni kombi (nation) - ai njeri ka njė identitet popullor, duke u ngritur nė identitet kombėtar.

    Njeriu shqiptar, qė flet gjuhėn shqipe, ka doke e zakone shqiptare, kulturė shqiptare, mentalitet shqiptar, historiografi shqiptare - ka identitet shqiptar dhe me kėto komponente njihet si shqiptar. Termi shqiptar, i pėrket nocionit - popull (populli shqiptar), ku nė nocionin - popull, bėjnė pjesė tė gjithė pjesėtarėt e popullit (tė mirėt e tė kėqinjt - tė drejtit e tė shtrėmbėtit, realėt e irealėt, atdhetarėt e tradhėtorėt, dijetarėt e budallajt, bėmirėsit e kriminelėt, tė ndershmit e tė poshtėrit, punėtorėt e parazitėt etj.

    Kurse, ngritja e vetėdijės sė popullit, pėrmes tė njohurit shkencor, shkollimit, studimeve, ngritjes institucionale shoqėrore, kulturore, ekonomke, politike e shkencore, nga turmat e popullit - krijon tė vetėdijshmit e popullit, inteligjencinė e popullit, mėsuesen e popullit, udhėrrėfyesen e popullit drejt integritetit popullor, apo, ajkėn e popullit (yndyrėn diturore), duke e ngritur e formuar vet popullin si - komb (nation), nga ajo pjesa mė vitale intelektuale dhe nga nocioni - popull, formohet nocioni - komb dhe formohet - vetėdija kombėtare. Kėshtuqė, nocioni - komb, qėndron mbi nocionin - popull dhe njeriu me vetėdije kombėtare (me atė dije, dituri tė vet, qė e ka zhvilluar nga temperamenti gjenetik, trashėgimia e tij, e rrethi shoqėror i tij), ai ka identitet kombėtar.

    Fjalėt: dent dhe ident (dem dhe idem, si fjalė latine tė huazuara nga illirishtja e lashtė), mund tė zbėrthehen fonomorfologjikisht nga diftongjet - de - id-e, pėrmes spjegimit tė shqipes sė vjetėr (illirishtes paragreke), janė dy diftongje tė kundėrta - de - id, ku diftongu - de, paraqet figurė, kurse, diftongu - de, me prefiksin fonetik - i, i+de=ide, paraqet, ide, ku formon emėrtimet si rrėnjė fjale: idea (ideja), ideal-i-e-et, idelizėm-mi-ma-mat, ideo, ideolog-u-e-et-ėt, ideologji-a-tė-zma-t (ideologji fetare, politike, shkencore etj.).

    Fjala - dent, formoi emėrtimin pėr dhėmbin (denta-dental-dentist), dentalet (dhėmbėzoret e gjuhės - fonema dhėmbėzore)
    kurse, fjala - ident, nga - ide+n+t =ident, formoi, idenė e figurės, qenies, pėrbėrjen psiko-fizike tė origjinalitetit tė qenies (njeriut)
    si duplikat trashigimie tė personit, me kompletimin e tij me komponentet: gjuha, gjaku, doket e zakonet, mentaliteti, kultura, historiografia etj., duke formuar - identitetin personal, nga identiteti shoqėror i popullit, kombit tė tij, identitet shqiptar, identitet kombėtar.

    (pjesė nga studimi im origjinal) - vijon -

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    IDENTITETI SHQIPTAR - IDENTITETI KOMBĖTAR SHQIPTAR

    Pershendetje Ilirian01


    Duke qene se te njejtin shkrim e kishit postuar dy here nderhyra ne shkrimin e dyte duke e fshire dhe ne vend te tij po shtoj tani ate qe ju keni shkruar ne forum e vjeter mbi identitetin kombetar shqiptar.


    Pershendetje!
    Dita



    --------------------------




    illiriani01
    Deputet
    Posts: 163
    (4/12/02 8:41:56 pm)
    Reply Re: > Cfare eshte ne vetvete "identiteti kombetar&am
    --------------------------------------------------------------------------------


    IDENTITETI KOMBETAR SHQIPTAR

    Separi, identiteti kombetar, nuk eshte togfjalesh,(togfjalesha jane dy e me shume fjale perberese te nje togfjaleetedija, pranvera, bashkekohesia, kryekrimineli, shumekombesia, kembadoras, krahperkrahu, hapekrah, bashkdyzimet, properendimor...), as qe ka te beje me fjalen 'injejte', sepse nuk eshte ketu fjala, per analogji identike, i ngjajshem (i njejte apo i panjejte), as qe perzihet me identitete tjera si social, ekonomik ej., - por, koncepti - identitet kombetar - eshte shprehja filozofike, per njeriun si pjelle e atij kombi qe i takon, me te gjitha karakteristikat sublime psiko-fizike te kombit te tij. Koncepti identitet kombetar, eshte mbi nocionin - popull (mbase ne popull ka shumecka, te mire e te kqije). Me kjarte, a je ti: gjak, gjuhe, kulture, origjine, mentalitet, inteligjence, rod(soj), mencuri, heroizem, guxim, karakter, tradite, ves, doke, zakon - mbi nocionin popull qe i takon, ne shkalle kombetare, kur ke nje vetedije kombetare te ngritur e persosur, si ajka e popullit tend. Identiteti kombetar edhe si koncept psiko-filozofik, nuk eshte vetem kuptimi i fjales - i njejte (si ne foto, kur krahasohet ngjashmeria fizike e jashtme, sepse kemi edhe vllazer, qe nuk jan te njejte as pernga pamja e jashtme, as pernga psika e tyre, pra, nuk eshte krahasim portretesh te njejta).

    Konceptit - identitet kombetar, i prine vetedija e ngritur mbi nocionin popull, qe i thome vetedije kombetare. E vetedija eshte dija jote (e tij/saj), cfare dije diturie shprehe ne lidhje koherente, para opinionit Pra eshte opinioni yt, para opinioneve tjera. Pa vetedije kombetare, nuk mund te keshe identitet kombetar te zhvilluar, por, thome, se ka apo nuk ka identitet kombetar, sepse ka, apo nuk ka vetedije kombetare!

    Vetedija kombetare eshte bazamenti i identitetit kombetar.

    Vetedija eshte dituria jote, e perfituar nga tre faktoret e formimit te personalitetit (psikologjia e personalitetit), a) trashegimi, b) temperamenti dhe c) rrethi shoqeror - cka ke trasheguar nga rodi (soji) yt familjar e shoqeror, cfare temperamenti ke formuar nga njohurite e shkathtesite shkollore
    dhe cka ke mesuar si teori njohese nga rrethi yt shoqeror!

    Koncepti - identitet kombetar eshte shkalla e pare e vetedijes kombetare, pa te cilen kurre nuk mund te ngritet ne personalitetin e njeriut, si pjesetar, trashegimtar i kombit tend!

    Koncepti - identitet kombetar u lind vetem pas persosjes se vetedijes kombetare, atehere, kur njeriu u formua si personalitet i ngritur me njohje gjeo-historike e poli-historike mbi popullin e vet; kur u zhvillua mentaliteti i njeriut ne shkalle kombi, si ajka (yndyra) e popullit te tij.

    Vetedija e formon identitetin, te formohen konceptet vetedije kombetare dhe identitet kombetar!

    Ruajtja e identitetit kombetar formohet tue percielle e perserite me vepren tende, kudo qe ndodhesh, ne atdhe e bote, neper gjenerata te kombit tend dhe tue personifikuar figuren psiko-fizike te kombit, si opinion vetedijesor para opinioneve tjera boterore - si identitet kombetar, qe mund ta quaja - leternjoftim kombetar, ne ballafaqime me identitetet kombetare te kombeve tjera - si identitet kombetar i vecante.

    Identiteti kombetar shqiptar, me vepra duhet te tregohet para tjereve kudo qe ndodhesh, qe te jeshe e ndihesh krenar per kombin qe i takon dhe si kombetar (nacionalist), te mbajshe e riformosh admirmin e botes, ne cfaredo kushtesh qe jeton e vepron (aty njihet fuqia jote kapitale - me dituri, drejtesi e guxim). Sepse, koncepti - identitet kombetar i takon secilit komb te botes, por kur percaktohet si - identitet kombetar shqiptar (si identitetet kombetare: amerikan, gjerman, francez etj.), atehere, verteton kombin shqiptar!
    (ketu fillon)

    pa pare


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 11-05-2002 mė 08:29

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pike se pari nuk egziston "identiteti kosovar", ata njerez qe te tjeret i quajne "Kosovare", pasi jetojne ne krahinen me emrin Kosove, JANE SHQIPTARE. Shqiptaret mund te therrasin njeri-tjetrin pa te keq me emerime krahinash, si vlonjat, permetar, kuksian, tirans, kosovar, shkupjan por keto nuk ngrihen ne baze "identitetesh" ngrihen ne baze krahinash.

    Cfare permban ne vetvete identiteti kombetar shqiptar?

    - Gjaku
    - Toka
    - Gjuha
    - Historia
    - Tradita

    Gjaku eshte mbartesi i shpirtit i cdo qenie te gjalle, ashtu sic eshte mbartesi i shpirtit te nje kombi. Kombi Shqiptar ngrihet mbi GJAKUN SHQIPTAR, qe kaq shume veta e kalojne pa i kushtuar rendesine e duhur. Ne mesin e shqiptareve ka shume shqipfoles, qe edhe pse mund te flasin shqip, edhe pse mund te hiqen patriote e nacionaliste, ata nuk kane gjak e prejardhje shqiptari. Ne mesin e shqiptareve ka turq, greke, rome, rumune, malazeze, maqedonas, serbe qe nuk perbejne me pakica, por kane penetruar ndjeshem dhe maskuar bukur ne shoqerine shqiptare. E theksoj fort kete pike, se sado te perpiqen keta njerez te "behen shqiptare", ata asnjehere nuk do te mund te fitojne ate qe shqiptaret me gjak shqiptari kane, Shpirtin e Shqiptarit.

    Toka eshte trupi i nje kombi. Nje trup i cunguar, do te thote nje komb i cunguar. Per gati 1 shekull, shqiptaret u ndane, pushtuan, robtuan duke punuar per te tjere. Kalvari i vuajtjeve eshte i gjate dhe pasoja me e rende e tij, ishte goditja ne ndergjegjen kombetare: vellezer qe ndihen si te huaj ne pranine e njeri-tjetrit. Pa nje trup te shendoshe, shqiptaret nuk do te mund te bejne qofte e nje hap ne rrugen e aspiratave te tyre kombetare.

    Gjuha eshte zeri i shpirtit te nje kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhen qe flasin, dhe gjuha jone shqipe eshte nje nder gjuhet me te lashta te vete njerezimit. Pasuria me e madhe qe prindi shqiptar i le femijve te vet, eshte gjuha shqipe pasi ajo gjuhe eshte gjuha qe foli babai, gjyshi, stergjyshi .... e me dhjetra breza para. Kjo gjuhe na vecon nga popujt e tjere dhe flet per madheshtine e Shpirtit te Shqiptarit. Pa te, do te ishim nje popull me nje te shkuar te panjohur, dhe me nje te ardhme te pasigurt.

    Historia eshte testamenti i nje kombi. Historia shqiptare i perngjan shume historise se vuajtjeve biblike pasi kalvari i vuajtjeve i popullit shqiptar ka qene i gjate. Por ne vend qe keto vuajtje te dobesonin aspiratat e shqiptareve, ato jane rritur e lartesuar. Dhimbja te burreron. Vetem pas gati nje shekulli te ndare, Kosova sot eshte e lire duke vene keshtu ne vend nje padrejtesi shekullore qe rendote mbi ne shqiptaret. Nje popull qe nuk e di nga vjen, nuk mund te shikoje rrugen e drejte qe duhet te ndjeki.

    Tradita eshte bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita meshirohet ne sjelljen, veshjen, festat, tragjedi, lufte, dasma, vaje, nga nje krahine ne tjetren. Duke qene nje popull i mocem, shqiptaret kane akumuluar ne vitet e egzistences se tyre nje tradite sa origjinale edhe te pasur. Tradita zbukuron karakteret e cdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh, dhe na fal hijeshi ne syte e popujve te tjere. Ky eshte ai thesari qe popujt e tjere na e lakmojne, kurse ne shqiptaret shume pak e vleresojme. Trashegimia jone kombetare perbehet pikerisht nga keto tradita qe brezat aktual duhet tua kalojne brezave te rinj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    IDENTITETET

    identiteti shqiptar dhe identiteti alban (albaner,albanian, albanac)

    njihet vetem mbrenda popullit shqiptar, i izoluar nga bota, ku qellimisht nuk u njoft, anipse disa linguist te huaj Shqiperine e thirren Eagleland, Land der Skipetaren etj.

    Pse nuk njihet identiteti shqiptar, si shqiptar boterisht, por njihet albaner, albanian, albanaise, albanac etj.?

    cka ka te beje identiteti - albanian, me ate - shqiptar?

    a eshte identik emri - shqiptar, me emrin - alban?

    pse u be ky ndryshim?

    mos te aludojme ne identitete te popujve tjere...dihen

    etninomet: shqiptar - alban - arban(arber-arberesh)?
    toponomet: Shqiperia - Albania - Arbania (Arberia) ?

    ???

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Po nga "Java"

    Transformimi i nacionalizmit etnik-bashkimit dhe identiteti "kosovar"


    Transformimi i nacionalizmit etnik-bashkimit si dhe mundėsia e paraqitjes sė identitetit "Kosovar"




    Nji nacionalizėm i fuqishėm qytetar, siē asht ai i ndėrtuem mbi identitetin "Kosovar", asht e vetmja rrugė pėr me e ulė dominimin aktual tė etno-nacionalizmit (Brown 2000 erdhi te po tė njajtat konkludime). Identiteti "Kosovar" e ka ate fuqi me e tejkalue etno-nacionalizmin regjional. Nevoja e nji nacionalizmi qytetar ndoshta edhe s'mundet me u realizue nga shteti i UNMIK-ut



    Aasmund ANDERSEN


    Etnia shqiptare si kategori asht nė nji pozitė dominante nė tanė Kosovėn, tue pėrfshi edhe kryeqytetin dhe shumė pjesė tjera urbane (hiq Mitrovicėn Veriore dhe Graēanicėn). Tue e hulumtue rolin qė identiteti "Kosovar" kishte me e pasė nė pėrpjekjet pėr bashkimin e tana grupeve etnike nė Kosovė, observimet tona kritike duhen koncentrue nė shqiptarėt si kategori etnike, sepse transformimet kulturore nė Kosovė varen shumė nga sentimentet e grupit ma tė madh. Ne do tė determinojmė se ndaj kujt dhe kur etnia shqiptare si kategori asht aplikue, se deri nė ē'shkallė asht primordiale dhe do ta pėrshkruejmė dinamikėn e raporteve mes shqiptarėve dhe grupeve tjera etnike. Eventualisht do ta shikojmė mundėsinė e nji identiteti 'Kosovar' tue i shikue strategjitė e ndryshme qė kishin me e transformue etno-nacionalizmin shqiptar e pėrforcue identitetin territorial si kategori mbietnike.
    Kur Fridrik Barth e kishte pėrcaktue kuptimin e etnicitetit, ai e kishte gjetė me randėsi me i shkue deri n'skaj kufijve t'etnisė si kategori. Sidomos e gjen me interes Barthi faktin se janė "kufijtė etnikė qė pėrcaktojnė grupin, e jo materia kulturore qė i kapėrthen" (Barth 1969:15). Ky kufi asht definue me mekanizmin e inkludimit dhe ekskludimit. Kėshtu, projekti i Barthit ka pėr qėllim me i identifikue "kriteriumet qė pėrcaktojnė anėtarėsinė dhe rrugėt qė sinjalizojnė anėtarėsimin dhe pėrjashtimin" (Barth 1969:15)(…)
    Identiteti etnik dhe kultura pėrgjithėsisht nuk janė njilloj tė pėrhapuna. Klasifikimi kulturor bile mundet me krijue edhe anomali si - individualistėt qė s'un i fut e nuk i ze askund. Ardener (1989) thotė se disa kategori madje janė tė shprasta, 'kategori boshe' (hollow categories), pa pėrmbajtje etnike, qė me gjasė s'un i referohen asnji popullate ekzistuese (Ardener 1989:70). Nga ana tjetėr, janė ato kategori tė cilat, simbas Gellner (1989) janė rezistuese ndaj entropie, janė entropi-rezistente, a thue se ta zamė disa njerėz kishin me pasė lėkurė me ngjyrė tė kaltėr…Nji pyetje me interes kishte me qenė kėshtu tue e investigue identitetin se si dhe kur po ky identitet bahet relevant n'interakcionet shoqnore?
    Para se me iu gjegjė kėsaj pyetje, duhet me e ba dallimin mes rrethanave shoqnore dhe situatės shoqnore. Okamura, tue e mbėshtetė Mitchellin, e pėrshkruen kėtė dallim kėshtu:
    "Tė dhanat strukturale tė rrethanave na e krijojnė nji kornizė tė pėrgjithshme tė relacioneve shoqnore, ndėrsa nė nivelin e situatės interesimi bie mbi akcionet e ndryshme qė akterėt i ndėrmarrin tue u bazue nė njohjen personale tė rrethanave mbrenda kėsaj kornize." (Okamura 1981:453)
    Tue u mbėshtetė n'aspektin situacional, Okamura e ka zhvillue edhe termin "etnia situacionale", i cili i referohet edhe aspektit struktural edhe atij kognitiv/njohės t'etnicitetit mbrenda situatės sociale. (Okamura 1981:452f).
    Dimensioni struktural i etnicitetit situacional i ve disa kufizime mundėsisė sė individit me zgjedhė, ndėrsa dimensioni kognitiv asht percepcioni subjektiv qė akteri ia ban situatės dhe si ai/ajo vendosin me e ba etninė relevante nė nji situatė tė caktueme (Okamura 1981:454). Kjo na le me nji dorė pyetjesh tė reja. Mes tyne: Sa entropi-rezistente asht etnia shqiptare nė Kosovė? Nė ē'shkallė asht e mundun minoritetet me e pėrdorė etninė situacionale dhe nė ē'rrethana shoqnore? A mund krijohen aso rrethanash shoqnore ku etnia simbas situatės tejkalohet? Asht lehtė me e pa se kėto pyetje janė vitale pėr ēashtjen e ngėrthimit dhe/ose asimilimit tė minoriteteve etnike nė Kosovė.
    Nji koncept kyē kur flasim pėr asimilimin ja participimin e grupeve minoritare asht ai i monopolit qė grupi ma i madh ka mbi statuset dhe institucionet legjitime. Me fjalėt e Barthit:
    "E nji randėsie tė madhe pėr situatėn e minoriteteve asht organizimi i aktiviteteve dhe interakcioni: Nė totalitetin e sistemit shoqnor, tana sektoret e aktivitetit janė t'organizueme pėrmes statuseve qė janė tė hapun ndaj anėtarėve tė grupit ma tė madh, ndėrkaq sistemi statusor i minoriteteve asht i randėsishėm vetėm pėr relacionet mbrenda minoritetit dhe vetėm pėr disa sektore t'aktivitetit, dhe nuk ofron bazė pėr akcion nė sektoret tjera, po aq tė vlefshme pėr kulturėn minoritare(…)Interakcionet mes grupeve tė ndryshme tė kėsaj natyre zhvillohen fund e maje mbrenda kornizės sė grupit dominant, mbrenda institucioneve dhe statuseve tė grupit ma tė madh, dhe identiteti i pakicės s'tė krijon asnji bazė pėr akcion." (Barth 1969:31)
    Shqiptarėt e Kosovės kanė jetue nėn dominimin dhe diskriminimin institucional serb. Sot, kur Kosova asht nėn protektoratin e Kombeve tė Bashkueme, shqiptarėt i dominojnė institucionet legjitime. Derisa dikur shqiptarėt duheshin me e mėsue serbishten pėr me participue nė instutucionet legjitime, sot asht gjuha shqipe ajo qė tė jep bazėn legjitime pėr akcion. Ndaj, serbėt zakonisht interaktojnė me shqiptarėt nė gjuhėn angleze se sa nė gjuhėn serbe, tue e mbrojtė kėshtu mbrapa kuptimit tė fjalės - ndėrkombėtar. Grupet tjera etnike qė flasin gjuhė tė pėrafėrta me serbishten kanė probleme tė shumta me u pranue n'shoqni, p.sh. goranėt, boshnjakėt dhe torbeshėt.
    Ēelėsi qė tė ban me u pranue nga mazhoranca shqiptare asht vuejtja e grupit nga diskriminimi i shtetit serb, si dhe pjesėmarrja nė rezistencėn civile kundėr tij. Romėt janė nji shembull grupi etnik qė shqiptarėt pėrgjithėsisht i kosiderojnė se e kanė huq kėtė kriter. Kur 90% e fuqisė punėtore shqiptare u dėbue nga puna gjatė vitit 1991, romėt zakonisht ua zinin vendet e punės (Clark 2000). Shumica e romėve e flasin nji gjuhė tė pėrafėrt me serbishten dhe janė kualifikue si t'atillė qė kanė bashkėpunue me serbėt pėr me pėrfitue nga situata. Sapo mbaroi lufta, grupe shqiptarėsh atakuen dhe dogjėn lagje tė tana romėsh, si bie fjala nė pjesėn jugore tė lumit Ibėr nė Mitrovicė. Disa grupe tė romėve nė Kosovė, sidoqoftė, flasin shqip. Menjihere mbas lufte, kur sulmet revanshiste kundėr romėve po zhvilloheshin, nji grup nisi me thanė se dallon nga grupi etnik i quejtun rom, dhe me e konsiderue veten shqiptarė. Ata folshin shqip dhe e quejtėn veten "hashkali".
    Nė qarqet e moderueme politike hashkalitė janė pranue. Reprezentėt e tyne, pėr shembull, janė ftue me e observue fushatėn e LDK nė Malishevė, ku liderėt e LDK deklaronin se hashkalitė kanė vuejt po si shqiptarėt….Shqiptarėt nuk i konsiderojnė hashkalitė shqiptarė, por romė qė flasin shqip….

    Mbas lufte, ndodhi nji ndryshim drastik me ēashtjen e inkorporimit tė grupeve etnike nė Kosovė. Nga viti 1999 deri nė vitin 2000 tana grupet u ngjitėn nji shkallė ma nalt nė procesin e inkorporimit. S'asht e lehtė aspak me e pėrcaktue se a ishte kjo ngjitje vetėm meritė e UNMIKut apo ishte rezultat i ndryshimeve nė rrethanat shoqnore qė po bahen anekand Kosovės, ku inkorporimi i grupeve etnike asht tue u favorizue. Sidoqoftė, UNMIKu dhe sidomos OSBE kanė pasė nji strategji tė qartė qė grupet etnike tė kenė reprezentim legjitim pėrmes partive politike nė instutucionet e sapozgjedhuna tė vetėqeverisjes. Ky pėrparim asht nji refleks i nji zhvillimi ma tė gjanė n'Evropėn Perendimore dhe Amerikėn Veriore, ku reprezentimi proporcional i etnive, racave dhe gjinive, u ba ēashtje dominante politike dhe ēoi drejt strategjisė sė ashtuquejtun tė "pilarizimit" (strategji shtyllash), me tė cilėn grupet e popullatės reprezentohen me anė tė organizatave joqeveritare dhe partive politike tė suportueme nga qeveria (Rex). Nė Kosovė partive politike tė regjistrueme u janė mundėsue burime tė shumta nga ana e OSBE-sė. Serviseve tė partive politike u asht dhanė nji akomodim i ngjashėm me ate qė kompanitė ia sigurojnė vetes nėpėr hotele, ndaj edhe quhen "zyre si hotel" - tė hapsirshme, me telefon, me fax, email e internet, me servis sekretarie dhe me akses nė sistemin qarkullues tė informatave. Kėso mundėsi me siguri patėn ndikim qė tė zhvillohet inkorporimi i grupeve tė ndryshme etnike.
    Kategoritė etnike zakonisht i kanė dy strategji tė mundshme: asimilimin ose inkorporimin nė nji shkallė ma tė naltė organizimi etnik dhe pranimin e statusit tė minoritetit. Po e zgjodhėn tė dytėn, kategoritė munden me e shfaqė identitetin e tyne, tue e shfrytėzue ate pėr me i zhvillue pozitat e reja e modelet e aktiviteteve nė ato sektore tė cilat s'i kishin gjetė nė shoqninė e tyne (Barth 1969:33).
    Nė shembullin e Kosovės sot, kėto grupe janė favorizue qartazi qė ta zgjedhin strategjinė e inkorporimit, sepse kjo asht edhe strategjia e UNMIK-ut. Inkorporimi, sidoqoftė, kėrkon njifarė shkalle tė caktueme pajtimi e pranimi nga ana e mazhorancės. Nėse pranimi i tyne s'asht i rranjosun thellė nė sentimentet nacionaliste tė etnisė mazhoritare, atėhere enklavizimi i komuniteteve bahet nji proces i natyrshėm qė nisė me marrė formė, njashtu siē serbėt sot janė ba subjekte tė kėtyne bazave territoriale nė Kosovė. Kategoritė etnike qė s'kanė bazė territoriale, s'e kanė kėtė mundėsi. Njashtu siē ndodhi me romėt, tė cilėt si opcion patėn azilin nė Serbi e Maqedoni. Prandaj, duhet me i dallue kėto kategori tė cilat janė pranue si minoritete dhe ato kanė nji bazė territoriale si komunitet. E sjellim nji figurė tė simplifikueme e cila tregon vijėn e konfliktit njashtu si e kanė kuptue grupet e ndryshme etnike.

    Asht me randėsi me i hetue ndryshimet e ambientit tė shqiptarėve, kufijtė e tij dhe relacionet me grupet tjera. Derisa ma para shqiptarėt ishin pakicė, ata sot reprezentojnė shumicėn e cila vendosė se kush ka me u pranue si pakicė. Shqiptarėt janė ba objekt presioni nga komuniteti ndėrkombėtar shkaku i nevojės sė pranimit dhe asimilimit dhe/ose inkorporimit tė grupeve minoritare. Si e afekton kjo gja kategorinė etnike shqiptare? A i trajtojnė shqiptarėt grupet ma tė vogla (turqit, romėt, ashkalitė, goranėt, serbėt) si kategori etnike mbrendashqiptare, apo si grupe etnike qė janė inkorporue e pranue nga shumica shqiptare? As shqiptarėt vetė s'janė tė sigurtė se si duhet me u pozicionue ndaj kėsaj situate. Vetėkuptohet pra se s'qenka e lehtė me u identifikue kufijtė e kategorive etnike kur anėtarėt e saj nuk janė pajtue mes vedi sė pari, njashtu siē si duket ishte situata edhe nė Gjermani (Forsythe 1989:139ff). Besoj, sidoqoftė, se koncepti se si duhet me iu rrekė kėsaj situate shihet tashma nė horizont: formimi i kombit tė ri "Kosovar", qė do tė shtrihej matanė kufijve tė etnosit shqiptar. Turqit e Kosovės ndoshta s'do tė bahen shqiptarė, por me siguri ata do jenė kosovarė. Ky asht rezultat i ndryshimeve dramatike tė statusit etnik shqiptarė, sot mazhorancė e cila asht legjitimie pėrmes Shtetit. Meqenėse grupet minoritare pranohen nga mazhoranca shqiptare, ato kėshtu janė inkorporue. Dhe, meqenėse minoritet s'mund asimilohen mbrenda kategorisė etnike shqiptare, atėherė na duhet nji term ma i gjanė tė cilin Shteti kishte me e pėrdor aktivisht pėr me e legjitimue veten pėrmes projekcionit tė qytetarėve tė vet qė jetojnė dhe janė pjesė e nji komuniteti (t'imagjinuem).

    Tue qenė se struktura shtetnore asht pėrcaktue e zhvillue nėn Kombet e Bashkueme nė nji territor tė caktuem, atėherė e gjithė kjo krijon nevojėn e zhvillimit tė nji identiteti me simbolet e veēanta tė tij tė reprezentimit. Me i pėrdorė emblemat jugosllave nga ana e administratės sė Kombeve tė Bashkueme s'kishte me qenė vetėm problematike legalisht, por, po ashtu, kishte me u refuzue nga ana e popullit shumicė, i cili qartazi nuk e identifikon ma veten me shtetin jugosllav. Me u pajtue rreth kėtyne simboleve asht nji detyrė e randė, sepse ajo do duhej me reprezentue tanė popullatėn e jo vetėm nji grup etnik. Pėrderisa janė edukue e vu nė detyrė forcat policore, ato donė edhe nji emblemė. Po kėshtu edhe TMK e tė tjerė, e tė tjerė. Meqenėse kufijtė e institucioneve shtetnore janė edhe kufijtė e Kosovės, atėhere asht e natyrshme se nji skicė e thjeshtė e po kėtij territori asht pėrdorė si pjesė e kėtyne emblemave. Nė fillim tė viteve 2000 Forcat Policore tė Kosovės fituen nji skicė tė vocėrr territori tė Kosovės ngjyrue me ngjyrat e logos sė Kombeve tė Bashkueme pranė atyne germave. Ky simbol kėshtu pėrcakton territorin ku shtrihet autoriteti i tyne si dhe protektoratin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkueme. TMK ka shfrytėzue logon e UĒK-sė, por me nji skicė tė zezė tė Kosovės nė vend tė shqiponjės dykrenare. Kėshtu kjo pėrmban nji referencė tė qartė shqiptare pėrderisa pėrdorė tė zezėn nė tė kuqen si nė flamurin shqiptar, si dhe ka strukturė tė njajtė po si emblema e UĒK-sė. Por ky asht i vetmi institucion shtetnor qė ka referenca etno-nacionale. Skica e territorit tė Kosovės ka nisė me u pėrdorė gjithnji e ma shumė dhe paraqitet edhe nėpėr ndeja partish politike e ato tė OJQ-ve. Ja disa shembuj. Disa parti politike i kanė ndryshue edhe emėrtimet nė mėnyrė qė tė ngėrthejnė edhe referencat ndaj territorit tė Kosovės. Nė zgjedhjet e vitit 2000, parti politike turke quhej Unioni Demokratik Turk. Nė ato tė vitit 2001, kjo parti u quejt Parti Demokratike e Turqve tė Kosovės. E njajta gja ndodhi edhe me partinė boshnjake. Kėto zhvillime vėrtetojnė se identiteti territorial asht forcue si rezultat i nji shteti funksional dhe institucioneve me tė cilat popullata ka nisė me u identifikue.
    Krijimi i asambleve komunale mbas zgjedhjeve tė vitit 2000 dhe parlamentit mbas atyne tė vitit 2001 do tė kontribojnė edhe ma nė zhvillimin e asaj qė popullata me u identifikue me liderėt legjitimė tė shtetit, gja e cila e do ta forcojė edhe identifikimin e tanė popullatės sė cilės ky shtet i shėrben me territorin ku ai shtrinė autoritetin e vet.
    Asht evidente se sentimentet nacionaliste kanė krijue nji orientim tė randėsishėm drejt nji shteti shqiptar, tue i pasė parasysh simbolet, dhe tue u mundue me qenė ato tė tyne. Ky proces mundet me pėsue nji kundėr-reagim nėse Kosova bahet e pavarun, tue pasė parasysh se ma sa lehtėsi elita politke ia del me mbėrri konsensus pėr qėllimet e pėrbashkėta. Ndaj, shkaku i qėllimeve analiktike, kėtu e andej do tė fokusohemi nė zhvillimin e identitetit 'Kosovar', simbolet e reprezentimit qė referojnė territorin e Kosovės dhe shtetin e saj (UNMIK) dhe me iu referue pėrpjekjeve me e pėrcaktue kulturėn e kėtij shteti si kongruente me nacionalizmin shqiptar.

    Nacionalizmi, simbas Gellerit, asht parimi qė mban balansin e karakterit homogjen tė kombit. Pėrceptimi i kėtij homogjeniteti kulturor tė pėrbashkėsisė sė nji popullate asht abstrakt, plotėsisht ndryshe nga relacionet tradicionale sy mė sy, qė kontrollonin jetėn e njerėzve nė kohnat e hershme. Andersoni e definon ndjenjėn e pėrbashkėsisė si "nji pėrbashkėsi e imagjinueme politike - e cila njashtu e imagjinueme asht e pėrkufizueme dhe sovrane"(Anderson 1983:15). Asht e imagjinueme sepse vetėm nji pjesė e vogėl e qytetarėve munden me qenė nė kontakt me nji pjesė tė vogėl tė popullatės totale me tė cilėn ata identifikohen. Asht e pėrkufizueme sepse kombi asht territorialisht i definuem me kufijė ndėrkombėtarė tė shteteve kombe. Asht e mendueme si sovrane sepse koncepti i kombit ka lind si kundėrreagim i suksesshėm ndaj absolutizmit tė shejtė. E tanė kjo mendohet e pėrjetohet si nji pėrbashkėsi sepse kombi asht nji vertikale e thellė vllaznie (Anderson 1983:16). Komuniteti asht i definuem qartė si diēka e pėrbame nga individualėt me status qytetarėsh tė shtetit. Ky asht fundamenti i dikotomisė "Ne" dhe "Ata". Fundamentale pėr nji komb asht funksionimi i mass-mediave si mjet komunikimi, qė ofron ndjenjėn e komunikimit mes pjesėtarėve. Kombi u jep pjesėtarėve ndjenjėn e nji homogjeniteti kulturor tė naltė. Faza e implementimit, qė Geller e quente 'nacionalizmi i hershėm', asht kritike, sepse qytetarėt kanė pretendime egalitare qė zakonisht janė tė konfrontueme me nji realitet jo-egalitar, ndėrkohė qė homogjeniteti kulturor ende s'asht arritė. Qytetarėt munden me e pėrjetue nji diversitet tė madh mes atyne qė marrin pjesė nė kulturėn e naltė dhe atyne qė s'marrin (Gellner 1983:73ff). Nė kohnat e ndryshimeve dhe pabarazive, lėvizjet politike qė bazohen n'etnicitet munden me u rritė (Llobera 1994:104, Bowman 1994, Eriksen 1993:100). Po u kthyem atje nga u nisėm, nė kontekstin e Kosovės, ne jemi dėshmitarė tė nji sentimenti tė fuqishėm etno-politik nė kėtė kohė tranzicioni nga nji shtet-komb jugosllav nė nji shtet-komb potencial kosovar. Me fjalė tjera, nji shtet me kufij ku i jepet randėsi identitetit politik, dhe ku etniciteti ka fitue. Nji pyetje e natyrshme kishte me qenė: Ēka kishte me qenė pengesa kryesore qė kishte me e ndalue procesin e tranzicionit nga nji politikė e orientueme etnikisht drejt nji politike tė formimit tė shtetit komb kosovar?
    Janė tri probleme dhe qė tė trija i referohen zhvillimit tė identitetit "Kosovar". I pari, fuqia e sentimenteve etno-nacionaliste shqiptare nė Kosovėn e predominueme me popullatė shqiptare. I dyti, serbėt e Kosovės qė kishin me e refuzue ēfarėdo reference nė farė identiteti territorial qė kishte me u krijue pėrshtypjen se po ndahen nga Jugosllavia. I treti, komuniteti ndėrkombėtar mundet me qenė refuzues ndaj fuqizimit tė identitetit territorial sepse riintegrimi nė Jugosllavi, bazue nė Rezolutėn 1244, mundet me u ba gjithnji e ma i pamundshėm.
    Pika e parė i referohet marrėdhanieve mes shqiptarėve tė Kosovės dhe shtetit shqiptar. Tue qenė koshient pėr nji randėsi tė madhe qė ekonomia ka nė relacionet ndėrkombėtare, si dhe pėr faktin se edhe nacionalizmi "ekonomik" mundet me u shndėrrue nė nji lėvizje tė fuqishme separatiste dhe nė nji nacionalizėm tė suksesshėm (Rex), atėhere mundemi me konkludue se kėto marrėdhanie varen shumė nga zhvillimet ekonomike. Shteti komunist shqiptar s'ka qenė pa arritje ekonomike (ta zamė, nė industri dhe edukim), por tana ato pėrpjekje kanė pėsue nga nji menaxhment joefikas dhe kontrolli shtetnor. Standardi jetėsor, qė nuk shihej sepse ajo ishte e mbyllun, u ba nji pėrjetim shokant pėr 400.000 kosovarė qė ikėn nė Shqipni gjatė bombardimeve tė NATO-s, tė cilat filluen me 24 mars 1999 (fluksi i refugjatėve filloi me 28 mars). Kjo domethanė se pjesa ma e madhe e kosovarėve tashti e dijnė nga eksperienca personale, ose nga eksperienca e miqėve dhe familiarėve, se sa ma e varfun popullata e Shqipnisė asht sot, si dhe se ē'shtet joefikas nė kuptimin organizativ e politik asht ai. Simbas mendimit tem, kjo eksperiencė konkrete pati nji ndikim tė madh te kosovarėt dhe percepcionet e tyne pėr diversitetin etnografik shqiptar. Si konkludohet edhe nė raportin e ICG (International Crisi Group 2000) pėr kėtė ēashtje:
    "Pjesa ma e madhe e shqiptarėve pajtohet se rruga historike e shqiptarėve nga Shqipnia ishte e ndryshme me ate tė shqiptarėve nė Jugosllavi, ndaj duhet me kalue nji pjesė e konsiderueshme kohe para se cilido grup do tė pėrballet me problemet qė ata vetė sė pari, e mos t'i pėrmendim fqijtė, kanė me i pasė gjatė pėrpjekjeve me i bashkue gjeografikisht tanė shqiptarėt e Ballkanit. Sidoqoftė, nji identitet i ri politik e kombėtar asht ende nė proces formimi" (ICG 2000a)
    Edhe pse shqiptarėt e Kosovės dhe shqiptarėt e ndjejnė se ēdo ditė e ma shumė po afrohen me njani tjetrin (po e krahasove me kufijtė e mbyllun tė Jugosllavisė sė Titos dhe Shqipnisė sė Hoxhės), diferencat kulturore mes tyne, po ashtu, ēdo ditė e ma shumė po shfaqen. Si e diskutuem ma para, kjo diferencė asht kryesisht e bazueme mbi diferencat e identiteteve shtetnore dhe percepcionet e udhėheqjes sė shtetit (ref.)
    Pengesa e dytė pėr identitetin "Kosovar" asht minoriteti serb i Kosovės. Edhe pse liderėt e serbėve tė Kosovės a banė tė ditun se komuniteti i tyne asht pjesė e kategorisė "Kosovar" ose i "Kosovės", po ashtu, u cek prej disa liderėve se ata nuk kanė me e pėrkrahė zhvillimin e identitetit territorial tė Kosovės. Peshkopi Artemije, pėr shembull, thuhet se ka deklarue se "s'ka diēka t'atillė si Kosovar, vetėm shqiptarė e serbė" (ref.) Gjatė pregatitjeve pėr zgjedhje, ku serbėt do duhej me participue…OSBE u pėrcaktue mos me i quejt "minoritet", "kosovarė" ose grup etnik. Ata pėrdorėn termin "komunitet" pėr cilindo katund e mandej i referoheshin varėsisht se cili etnitet ishte aty. Shtylla e Administratės Civile tė UNMIK-ut, sidoqoftė, nuk hezitonte me i quejtė me termin "minoritet". …Me nisjen e punės sė Parlamentit edhe diskutimet politike rreth kėtyne termeve me siguri kanė me zanė vend. Atėhere mundet me u shfaqė rreziku i pėrēamjes n'orientimin politik tė Koalicionit "Povratak". Lista e kandidatėve duket se reflekton pėrpjekjet mes dy forcave, njana e presidentit Koshtunica dhe Federatės Jugosllave, dhe tjetra e Qeverisė serbe dhe kryeministrit Gjingjiq. Disa mendojnė se grupi i parė asht shumė ma refuzues ndaj idesė sė zhvillimit tė identitetit territorial se sa grupi i dytė. Kritike pėr kėtė proces ka me qenė se a beson popullata serbe se interesat e saj janė tė reprezentueme dhe se UNMIK-u me institucionet shtetnore ka me u shėrbye atyne mbi baza tė njajta si shqiptarėve. Kjo po ashtu varet mandej edhe nga puna konstruktive dhe funksionale e Parlamentit.
    Pengesa e fundit pėr identitetin "Kosovar" asht komuniteti ndėrkombėtar. Siē e pamė ma para, ndėrkombėtarėt qė punojnė nė UNMIK janė tė ndamė mes atyne qė kanė simpati pėr serbėt dhe atyne qė kanė simpati pėr shqiptarėt. Kjo ndamje deri nė nji shkallė reflekton edhe qėndrimet e qeverive tė tyne pėr kėtė ēashtje, sidomos nė OSBE, ku tanė ndėrkombėtarėt me pėrjashtime tė vogla janė t'emnuem nga shtetet e tyne respektive. Kėshtu, gjatė ndėrtimit tė institucioneve shtetnore nė Kosovė, me gjasė skepticizmi qė dominon nė mesin e tė punėsuemve ndėrkombėtarė pėr sa i takon njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, nuk ka mund me e ndalue zhvillimin e simboleve unike reprezentuese tė Kosovės. Nė kėtė fazė, kur autoriteti u asht besue reprezentėve tė popullit, detyrė kryesore mbetet regullimi dhe funksionimi normali institucioneve. Simbas diskursit politik duket qartazi se po dėshtoi pėrforcimi i kongruencės mes kulturės dhe qeverisjes shtetnore atėherė kjo ka me i shtye shqiptarėt prapė atje ku ishin nė situatėn e vitit 1989. Ndaj qėllimi i komunitetit ndėrkombėtar asht me e parandalue kėtė derisa vetėqeverisja s'asht arritė. Raporti i ICG pėr Kosovėn dhe rekomandimi i tyne qė Kosovės t'i ofrohet nji pavarėsi e "kondicionueme" po ashtu mundet me u pėrmend si nji indikacion se limitet qė komuniteti ndėrkombėtar asht i gatshėm me i aprovue ende s'janė arritė. Kjo varet edhe nga zhvillimet politike regjionale. Deri sot, zhvillimet e pėrgjithshme e pėrforcojnė pėrshtypjen se "ma shumė pavarėsi" do ofrohet gradualisht. Po u shfaq ky trend, e pėrshtypja e pėrgjithshme kish me qenė se ky qėllim u arrit (dhe kjo s'asht pavarėsia), ne do tė shohim pėrkrahje tė shtueme pėr orientimin politik Pan-shqiptar dhe etno-nacionalizmin.
    Nji nacionalizėm i fuqishėm qytetar, siē asht ai i ndėrtuem mbi identitetin "Kosovar", asht e vetmja rrugė pėr me e ulė dominimin aktual tė etno-nacionalizmit (Brown 2000 erdhi te po tė njajtat konkludime). Identiteti "Kosovar" e ka ate fuqi me e tejkalue etno-nacionalizmin regjional. Nevoja e nji nacionalizmi qytetar ndoshta edhe s'mundet me u realizue nga shteti i UNMIK-ut.




    (Ky dokument asht pjesė e nji punimi shumė ma tė madh shkrue nga Aasmund Andersen, Instituti i studimeve Antropologjike, Osllo)

    marre nga Java

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHTHURJA DHE SHPĖRBĖRJA E IDENTITETI TONĖ KOMBĖTAR, shkruar nga Halil Katana

    Nė debatin e hapur pėr ēėshtjen e identitetit kombėtar, bashkohem me shqetėsimin e akademikut Rexhep Qosja pėr tatėpjetėn qė ka marrė ky identitet nė kohėn e sotme, pėr luftėn e madhe qė bėhet hapur e nėn rrogoz pėr shpėrbėrjen e tij, nėn parullėn e luftės kundėr nacionalizmit si e keqja e madhe nė epokėn e globalizmit. Pas vitit 1990, me pėrmbysjen e sistemit socialist, u hodh parulla “tė shkatėrrohet ēdo gjė qė ėshtė ndėrtuar e ėshtė formuar nė kohėn e komunizmit”! Kjo parullė pėrbėn bazėn e formimit tė njė ideologjie tė re, tė ideologjisė sė shkatėrrimit nė tė gjitha fushat.
    Cilat janė disa drejtime tė shthurjes sė identiteti:
    1. Lufta pėr shkatėrrimin e familjes shqiptare. Po tė shprehemi me terma ushtarake, kėtu ėshtė pėrqendruar goditja kryesore, sepse thelbin e shqiptarizmit e ka trashėguar, ruajtur e zhvilluar familja. Ajo, me moralin e saj, ka ruajtur gjenin, gjakun e pastėr shqiptar, racėn shqiptare. Nėna shqiptare, besnike e kurorės, i ka mėkuar fėmijės, bashkė me qumėshtin e gjirit, edhe elementet mė tė qenėsishme tė identitetit kombėtar, gjuhėn, sjelljet, traditat e virtytet e pastra shqiptare. Familja e shėndoshė shqiptare ka qenė vatra kryesore e edukimit atdhetar e kombėtar. Familja e shėndoshė shqiptare ka pėrgatitur brezni me dashuri pėr atdhe, pėr trojet e tyre dhe trima pėr luftė pėr mbrojtjen e Atdheut.
    Po tė shqyrtosh me vėmendje gazetat, revistat e ilustruara dhe emisionet qė organizohen nė disa studio televizive, si dhe serialet e pafund tė telenovelave, kuptohet fare lehtė qėllimi pėr tė shkatėrruar familjen shqiptare. Bėhet thirrje hapur pėr njė jetė tė shthurur seksuale, pėr tradhti bashkėshortore, pėr divorcim. Nxitet urrejtja e nuses ndaj prindėrve tė djalit. Dhe e gjithė kjo punė frontale, qė askush nuk po i thotė “ndal”, nuk ėshtė pa rezultate. Janė shtuar sė tepėrmi divorcet, janė shtuar fėmijėt pa prindėr, janė shtuar vajzat e gratė e mbetura, janė shtuar prostitutat... Familja e shenjtė shqiptare po futet nė krizė.
    E gjithė kjo luftė shkatėrruese e moralit shqiptar, qė bėhet me motivet e demokracisė e tė lirive tė pakufizuara tė individit, nuk mund tė jetė spontane. Dikush e programon dhe e dirigjon kėtė luftė antikombėtare. Se kush qėndron prapa, kush e nxit dhe e financon kėtė strategji shkombėtarizimi, ky ėshtė problemi shtetit dhe i shoqėrisė qė duhet ta zbulojnė e ta ndalojnė.
    Inteligjencia e shėndoshė shqiptare, njerėzit e ndershėm patriotė, duke e bashkuar zėrin me atė tė Papa Vojtilės pėr ruajtjen e familjes si bazė e shoqėrisė njerėzore, duhet tė ngrihemi nė mbrojtje tė nderit e tė dinjitetit tė femrės shqiptare, si themeli i familjes shqiptare.
    2. Duke shfrytėzuar vėshtirėsitė ekonomike tė shqiptarėve, segmente tė caktuara politike, por edhe fetare qė veprojnė nė Shqipėri, i kanė detyruar shumė shqiptarė, qė pėr tė marrė njė vizė pune, tė ndėrrojnė jo vetėm fenė, por edhe emrin e kombėsinė. Tė joshur nga paratė qė u jep Greqia minoritarėve si pension, nuk janė tė paktė shqiptarėt nė zonat e Jugut, qė janė konvertuar nė kombėsi greke. Ideja e “megalidhesė”, ideja e “Vorio Epirit”, ėshtė e gjallė nė Greqi dhe aktive, e vepron pa fre nė Shqipėri, me pretendime tė mėdha.
    Ngritja e kishave ortodokse kudo, edhe atje ku s’ka asnjė ortodoks, ngritja e kryqeve nė majė tė maleve dhe gjatė rrugėve, si gurė kilometrikė, futja nėn kontroll e burimeve ekonomike strategjike dhe e bankave etj., janė pėrpjekje tė lexueshme pėr shfrytėzimin e shqiptarėve, por edhe pėr asimilimin e tyre, duke i detyruar nė mėnyrė tė sofistikuar tė shpallen ortodoksė, sepse sipas predikuesve, “ēdo ortodoks nė Shqipėri ėshtė grek”.
    3. Shformimit tė identitetit kombėtar i shėrbejnė sot jo pak politikanė, shkrimtarė e kalemxhinj tė ndryshėm, tė cilėt po deformojnė historinė, duke ngritur nė piedestal tradhtarėt e duke mohuar heronjtė e vėrtetė. Kėta janė venė nė shėrbim tė atyre forcave politike, tė cilat gjatė Luftės Anifashiste Nacionalēlirimtare, pėr interesat e tyre pushtetare, i tradhtuan interesat kombėtare, duke u bashkuar me pushtuesit nazifashistė.
    Nė rrugėn e kėtyre tradhtarėve, qė pėrpiqen tė shlyejnė njollat e turpit historik, ka forca politike qė ecin edhe nė Kosovė. Qosja me tė drejtė e demaskon politikėn e tyre, politikėn qė synon margjinalizimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė e ēliroi Kosovėn nga pushtimi i Serbisė, ndėrsa qarqe tė caktuara glorifikojnė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe satelitėt e saj, qė ishin kundėr UCK-sė.
    4. Nė jetėn tonė politike e shoqėrore, pėr fatin tonė tė keq, ka pasur e ka njerėz tė shitur. Tezat e hedhura pėr njė identitet tė ri kombėtar, tė popullit shqiptar tė Kosovės, pėr njė komb hibrid, tė quajtur “kosovarizėm” me gjuhė e simbole tė tjera janė shumė tė rrezikshme. Kėto ide i shkojnė pėr shtat politikės serbe, e cila i ka frymėzuar dhe i mbėshtet pa rezerva. Por nuk besoj se mund tė bėhen realitet. Populli shqiptar i Kosovės, ka mundur ta ruaj identitetin e vet, shqiptarizmin gjatė 100 vjetėve nėn Serbi, nė kushtet i njė trysnie tė madhe tė kishės serbe dhe tė ideologjisė titiste tė “bashkim - vėllazėrimit”, qė kėrkonte asimilimin e shqiptarėve, si dhe nė kushtet e kufirit tė mbyllur me Shqipėrinė.
    Sot, nė kushtet e krijuara si rezultat i Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, ėshtė e pamundur tė ndryshohet identiteti i vėllezėrve tanė nė Kosovė.
    5. Ne, shqiptarėt sot, nė kushtet e integrimit evropian e tė globalizmit nė tėrėsi, duhet tė punojmė pėr afirmimin e identitetit tonė kombėtar me vlerat e tij tė larta njerėzore, siē ėshtė ndershmėria, besnikėria, humanizmi, bujaria, energjia e madhe shpirtėrore me ndjenja tė fuqishme dhe ekspresivitete etj., tė cilat rrallė popull nė botė i ka nė lartėsinė e shqiptarėve.
    Por, njėkohėsisht, duhet tė punojmė shumė pėr tė zhdukur edhe veset e kėqija, qė janė pjesė e identitetit tonė dhe si tė kėqija qė janė, bien nė sy mė tepėr dhe pėr kėto, nė Evropėn e qytetėruar na tregojnė me gisht. Ne duhet tė punojmė shumė pėr rrėnjosjen e njė kulture qytetare bashkėkohore, sidomos nė mjediset publike. Sepse nė qoftė se nė jetėn familjare, brenda mureve tė avllisė, ēdo shqiptar ka ndėrtuar njė komoditet modern, nė jetėn publike, ka mjaft probleme. Mungon edukata qytetare nė autobus, nė rrugė, nė lokale etj. Ėshtė harruar pėrshėndetja, respekti pėr tė moshuarit, nė tavolinat e mejhaneve dėgjon fjalė banale, qė nuk t’i zė goja t’i shprehėsh etj. Nė qoftė se mjediset e shtėpisė gjithė se cili, i mban tė pastra, mjediset publike janė tepėr tė ndotura, si asnjė vend tjetėr nė Evropė. Tė gjitha qytetet e Shqipėrisė sot janė tė mbytura nga plehu, nga balta e nga pluhuri. Ndėrsa sipėrfaqet e gjelbra thuajse janė zhdukur fare. Kjo gjendje bie menjėherė nė sy dhe tė huajt, ndaj evropianėt nuk i tolerojnė kėto pamje si nė vendet e Afrikės, kanė tė drejtė tė na pėrbuzin.
    Ishte njė kohė kur organizatat shoqėrore merreshin me mjedisin, sepse mjedisi ėshtė njė problem, nė radhė tė parė shoqėror dhe pastaj, ligjor. Nė ēdo rrugicė e nė ēdo lagje njė herė nė javė bėhej njė pastrim i pėrgjithshėm, me aksion dhe ditė pėr ditė pastrim i zakonshėm. Qytetet tona ishin shumė tė pastra e tė gjelbėruara, si rrallė ndonjė qytet nė Evropė. Ndėrsa rrugėt nacionale ishin fantastike. Rrugėtoje nga Shkodra nė Vlorė, nga Tirana nė Korēė, nga Durrėsi nė Berat pėrmes tunelit tė gjelbėrimit...
    Duhet njė punė e madhe edukative, por edhe ligjore pėr kulturėn e mjedisit e tė sjelljes qytetare, qė tė bėhemi evropianė tė vėrtetė.
    Pėrvojė kemi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    koncepti i erikson per identitetin

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •