Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Baleti "Arrėthyesi"

    “Arrėthyesi”, vjen nė Teatrin e Operas “baleti i fundvitit”

    Fillimisht njė balet i porosi tur nga drejtori i Teatrit tė Moskės me kėrkesėn specifike tė mbretėrve rusė, "Arrėthyesi" menjėherė u bė vepra mė popullore qė vihet nė skenė nė periudhėn e festave tė fundvitit. Historia rrjedh nga tregimi "Arrėthyesi dhe Mbreti i minjve", i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann.

    Njė balet me dy akte, "Arrėthyesi" shqiptar vjen me koreografinė e Ilir Kernit, skenografi tė Zorz Drausnik dhe kostume tė Elva Bellės. Nė rolet kryesore tė kėsaj premiere janė Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ilir Kerni, Ledia Sulaj, Elton Merja, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Muēollari, Greta Hushi etj.

    Pjesa e baletit kur ėndrra vjen pėr t'i zėnė vendin realitetit, ėshtė ēasti kur Klara, e lodhur nga vallėzimet e darkės, pasi tė ftuarit largohen, bie nė gjumė dhe nis tė ėndėrrojė. Ėshtė mesnatė dhe gjithēka rreth saj nis tė marrė pėrmasa tė mėdha. Salla, pema e Vitit tė Ri, lodrat.... dhe mbi tė gjitha njė ushtri me minj qė kėrkojnė t'i vjedhin arrėthyesin....

    Historia e baletit

    Peter Ēajkovski kompozoi muzikėn e baletit mes viteve 1891 e 1892. Vėnia e parė skenike qė u realizua nė tė njėjtėn kohė me operan "Iolanta", po e kompozitorit Ēajkovski, u realizua nė 18 dhjetor 1892 pranė Teatrit "Mariinskij" tė Shėn Pjetėrburgut nė Rusi. Shfaqja me koreografi tė balerinit rus Lev Ivanovi, u drejtua nga kompozitori italian Riēardo Drigo. Mes interpretuesve tė kėsaj shfaqjeje spikasin italiania Antonietta Dell'Era, nė rolin e Fata Confetto, rusi Pavel Gerdt, Olga Preobrajenska dhe i riu Nikolai Legat. Suita e kėtij baleti u bė mjaft popullore nė ambientet e koncerteve, aq sa vetė Ēajkovski vendosi tė nxjerrė shtatė lėvizje. Njė prurje e re nė kėtė vepėr ėshtė prezenca e instrumentit tė celestes; Ēajkovski dėshironte shumė ta fuste nė vepėr dhe e shtoi nė disa pasazhe tė aktit tė dytė. Nė vitin 1934 nė Mariinsky, (Kirov) Teatri i Operas dhe Baletit u inskenua edicioni i Vassilij Vajnonen dhe po atė vit u pa inskenimi europian i baletit, nė Londėr nė Sadler's Ėell, sipas koreografisė sė Ivanov. Nė Itali mbėrriti vetėm pas 4 vitesh tė prezantimit tė parė tė tij, nė 1938 nė teatrin "La Scala" tė Milano-s.

    Arrėthyesi modern

    Arrėthyesi ėshtė realizuar nė kinema, teatėr dhe madje edhe nė sport, sidomos muzika dhe drama e tij. Njė shembull kinematografik ėshtė filmi "Fantasia" e Disney-t, nė tė cilin zana, kėrpudha tė animuara dhe peshq vallėzojnė nėn ritmin e notave tė "Arrėthyesit". Nė ēdo lloj trajtimi, partitura muzikore e Ēajkovskit ėshtė riprodhuar pa asnjė ndryshim. Popullariteti i "Arrėthyesit" nė njė farė mase i dedikohet Ėillam Christensen, themelues i kompanisė se baletit San Francisco, i cili e ēoi kėtė vepėr nė SHBA nė vitin 1944. Suksesi i baletit dhe koreografia e George Balanchine krijoi njė traditė tė vėrtetė dimėrore nė veprat skenike tė USA. Muzika e baletit ėshtė ndėr kompozimet mė popullore tė traditės ruse. Ajo nė fakt i pėrket traditės romantike dhe pėrmban disa nga pjesėt mė tė paharrueshme tė kėsaj tradite: Il Trepak ose Danza russa, janė nga pjesėt mė tė njohura tė baletit, sė bashku me tė famshmin Valzer dei fiori, ashtu si i gjithmonėgjeturi "Danza della fata confetto". Baleti nė mėnyrė befasuese pėrmban harmoni e ngjyra orkestrore moderne, pėrveēse njė pasuri tė mrekullueshme melodish.

    Subjekti

    Libreti ėshtė nxjerrė nga njė tregim i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann, por jo nė formėn e tij origjinale sepse do tė ishte shumė e pėrgjakshme. Tregimi i nxjerrė nga libreti bazohet mbi njė redaktim mė pak tė dhimbshėm tė Alexandre Dumas. Nė aktin e parė nė vigjilje tė Vitit tė Ri, nė fillim tė shekullit tė 19-tė, kryetari i Bashkisė organizon njė festė pėr miqtė dhe fėmijėt e tij tė vegjėl. Kėta, nė pritje tė dhuratave dhe tepėr tė entuziazmuar, vallėzojnė teksa mbėrrin zoti Drosselmeyer, njė mik i familjes, qė u sjell dhurata gjithė fėmijėve dhe i zbavit me lojėra shpejtėsie, megjithėse nė fillim u shtinė frikė fėmijėve. Tė pėrkėdhelurės sė saj, Klarės, i dhuron njė arrėthyes nė formėn e njė ushtari, lodėr tė cilėn Fritz, vėllai i vajzės e thyen nga inati. Nė festė arrijnė edhe prindėrit, tė cilėt i bashkohen festės duke vallėzuar. Klara, e lodhur nga vallėzimet e darkės, pasi tė ftuarit largohen, bie nė gjumė dhe nis tė ėndėrrojė. Ėshtė mesnatė dhe gjithēka rreth saj nis tė marrė pėrmasa tė mėdha. Salla, pema e Vitit tė Ri, lodrat.... dhe mbi tė gjitha njė ushtri me minj qė kėrkojnė t'i vjedhin arrėthyesin. Klara tenton t'i ndjekė, kur papritur "Arrėthyesi" merr jetė dhe nis tė luftojė sė bashku me ushtarėt e Fritz: nė fund ngelen vetėm ai dhe mbreti Topo, i cili e vė vėrtet nė vėshtirėsi.. Klara, pėr tė shpėtuar Arrėthyesin e saj, merr kėpucėn e vet dhe ia hedh mbretit Topo, i cili bie nė tokė. Dhe ja, papritur Arrėthyesi shndėrrohet nė njė Princ, dhe Klara i shkon nga pas duke hyrė nė njė pyll tė mbuluar nga bota. Kėtu zhvillohet valsi i Flokėve tė Borės. Ndėrsa nė Aktin e dytė, dy tė rinjtė hyjnė nė Mbretėrinė e Ėmbėlsirave, ku i pret Zana e sheqerkave. Arrėthyesi i tregon asaj gjithė aventurat dhe se si e mposhti mbretin e minjve. Menjėherė pallati gjallėrohet nga njė numėr i madh vallėzimesh, qė janė nga mė tė njohurit e muzikės sė Ēajkovskit, dhe arrijnė kulmin me tė njohurin, "Valsi i Luleve". Mė vonė, Princi dhe Zana e Sheqerkave ekzekutojnė njė Pas de deux. Baleti mbyllet me njė vals dhe ėndrra e Klarės mbaron. Sapo zgjohet, Klara rimendon edhe njė herė ėndrrėn qė ka parė dhe pėrqafon Arrėthyesin e saj.

    Fatmira Nikolli - BalkanWeb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Pata rastin ta shoh se fundmi ne nje realizim shume te bukur. Me erdhi mire qe do jete edhe ne TOB. Ka disa pjese te njohura, dy prej tyre jane

    "Valsi i luleve" (Waltz of the Flowers)



    "Kercimi i zanes se sheqerkave" (Dance of the Sugar Plum Fairy)

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938
    Gjeja me e bukur ka qene qe kam pare Ilir Kernin per here te pare si primo balerin ne shfaqjen Arrėthyesi ne teatrin e sarandes. Per mua eshte me i miri ne absolut jo vetem ne rang kombetar por edhe ne ate internacional. Eshte misherim i krenarise shqiptare jo vetem si profesionist, por edhe si njeri me ide dhe vullnet te forte, me edukaten e tij dhe perkushtimit ndaj publikut. Shigjeta komplimentet e mia per temėn dhe per nje balerin te madh te pazevendesueshem me te cilin do te krenohemi gjithmone.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •