Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Dixhitalizimi shpëton trashëgiminë gojore

    Më në fund trashëgimia kulturore shpirtërore mund të konsiderohet e shpëtuar. Mbi 1200 mijë orë regjistrime, pasuri e Institutit të Kulturës Popullore u dixhitalizua, falë një projekti të nisur tre vjet më parë në Institutin e Antropologjisë Kulturore në bashkëpunim me Arkivin audiovisual të Vjenës, me një fond prej 180 mijë eurosh. I pranishëm në mbylljen e projektit, pranë Qendrës Studimore Albanologjike, ishte drejtori i arkivave vjeneze, Dietrich Schuler. "Duhet të them se Arkivi i Institutit të Kulturës popullore ishte një nga më të mirëmbajturit e të gjitha arkivave të Evropës Juglindore. Pas përfundimit të këtij projekti, ne po lëmë në Shqipëri një studio të pajisur mjaft mirë për dixhitalizimin. Do të vijë edhe një server dhe kështu krijohet një bazë e mirë për punën regjistruese të 4-5 viteve të ardhshme", tha dje Schuler, i cili ka vizituar Shqipërinë në vitet '73 dhe '78 kur ka ndjekur Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Në fondin e shpëtuar llogaritet një numër i madh këngësh, rrëfenjash, proverbash, etj., material i pasur gojor, i mbledhur nga folkloristët nga ekspeditat e zhvilluara në të gjitha trevat shqiptare, gjatë 50 viteve të fundit. I pranishëm gjatë prezantimit të djeshëm ishte edhe Rudolf M. Brandl, drejtor i Fonogramarkivit të Vjenës, i cili në vitin '72 realizoi disa incizime në zonën e Korçës, të cilat ia dhuroi drejtorit të QSA-së Ardian Marashit.

    Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    me ne fund bene dicka te ngratet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •