Close
Faqja 56 prej 63 FillimFillim ... 6465455565758 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,101 deri 1,120 prej 1258
  1. #1101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-01-2012
    Postime
    7
    shkruhet "nuk kalon" apo "nuk kalonë" ?

    tung si ja kaloni ,,,,
    kam nje dyshim ,,,,
    Psh kur themi : ai e kalon rrugen ,,, shkruhet keshtu apo ,,,
    sepse nje shok sdi si e permendem kete fjale dhe ai instiston qe fjala kalon shkruhet me "ë" kurse une them pa "ë"

    besoj do te marr pergjigje te sakte ,,,

  2. #1102
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Arben,

    Mirë e ke ti, pa shkruhet.

  3. #1103
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Po pra, me ty jam Jarigas, ne duhet te dijme/mesojme se pari te shkruajme ne gjuhen shqipe, e pastaj (mundesisht) te mesojme ta shkruajm drejt. Mua me shume me pengon perdorimi i fjaleve te huaja ne vend te fjaleve tona, se sa mynyra, forma apo trajta e fjaleve.

    Ne rastin e Kapllanit, p.sh. me lart, per mendimin tim nuk ka fare rendesi, a duhet te shkruhet/thuhet shkurtera apo shkutra, kuptimi eshte i njejt-Shqip, ndersa problem, per mua eshte, te perdoret fjala "cinque" ne vend te "pese apo "komperative" ne vend te "krahasuese", e shume e shume fjale te tjera te huaja...
    asht e randesishme, sepse duhet me pase nji drejtshkrim te sakte...

  4. #1104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    tigri, mos ëm thuej mue leri nazet, se sjam cuc un
    apo më ngatrron me vetin?

    qka osht puna me ty bre nieri?
    kaq keq të paskan zën krizat?
    kjo tem nuk osht për me-me-me
    "Për të thënë të vërtetën, është vështirë për të bërë një..."

    Sipas standardit të gjuhës shqipe, në këtë fjali s'ka me-me-me,
    por ka ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë...

    Ndoshta fajin e kanë përtë-përtë-të e shpeshta!?

  5. #1105
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    gjuhën e pastër shqipe nuk ka fjalë "eshtë" e as "krejt". Mos shit shumë mend, se s'kam para t'i blej!
    Gabim në të trija çështjet!
    Në radhë te parë, nuk ka gjuhë të pastër apo të pistë shqipe, por vetëm gjuhë shqipe!
    Në radhë të dytë, në gjuhën shqipe, në të folmen korçare, ekziston fjala "eshtë", ani se i imi qe vetem gabim shtypi!
    Në radhë të tretë, je krejtësisht gabim për sa i përket qënësisë së fjalës "krejt" në gjuhën shqipe!
    E së fundi, nuk t'i shes mendtë e mija, por t'i jap falas......
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 14-04-2012 më 04:54
    Jarigas

  6. #1106
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Po pra, me ty jam Jarigas, ne duhet te dijme/mesojme se pari te shkruajme ne gjuhen shqipe, e pastaj (mundesisht) te mesojme ta shkruajm drejt. Mua me shume me pengon perdorimi i fjaleve te huaja ne vend te fjaleve tona, se sa mynyra, forma apo trajta e fjaleve.
    Do të pajtohesha me ty nëse do të ishte ne diskutim përparësia e problemeve ne gjuhën shqipe, por në rastin tonë, bëhet fjalë për temën e drejtshkrimit të gjuhës!
    Ne rastin e Kapllanit, p.sh. me lart, per mendimin tim nuk ka fare rendesi, a duhet te shkruhet/thuhet shkurtera apo shkutra, kuptimi eshte i njejt-Shqip, ndersa problem, per mua eshte, te perdoret fjala "cinque" ne vend te "pese apo "komperative" ne vend te "krahasuese", e shume e shume fjale te tjera te huaja...
    Në drejtshkrim, edhe pozicioni i presjes në një fjali, është i rëndësishëm! Patjetër se problemi që shtroni ju, është i drejtë, por kjo nuk do të thotë se duhet të lëmë mënjanë drejtshkrimin!
    Jarigas

  7. #1107
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Gabim në të trija çështjet!
    Në radhë te parë, nuk ka gjuhë të pastër apo të pistë shqipe, por vetëm gjuhë shqipe!

    Në radhë të dytë, në gjuhën shqipe, në të folmen korçare, ekziston fjala "eshtë", ani se i imi qe vetem gabim shtypi!

    Në radhë të tretë, je krejtësisht gabim për sa i përket qënësisë së fjalës "krejt" në gjuhën shqipe!

    E së fundi, nuk t'i shes mendtë e mija, por t'i jap falas...
    ¹ Nuk thashë se ka gjuhë të pastër në kuptimin e pastërtisë, por të pastër nga fjalët e huaja e të papërzgjedhura - (ǝpɹɐpuɐʇs).

    ²gjuhën e pastër (ǝpɹɐpuɐʇs) shqipe nuk përzgjedhen fjalët e të folmeve.

    ³gjuhën e pastër (ǝpɹɐpuɐʇs) shqipe ekziston fjala "plotësisht" e jo "krejtësisht".

    ° Edhe mendtë i blej lirë, por pa para si marr aspak, sepse nuk janë cilësore ato që jepen falas.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermedin : 14-04-2012 më 09:55

  8. #1108
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    ¹ Nuk thashë se ka gjuhë të pastër në kuptimin e pastërtisë, por të pastër nga fjalët e huaja e të papërzgjedhura - (ǝpɹɐpuɐʇs).

    ²gjuhën e pastër (ǝpɹɐpuɐʇs) shqipe nuk përzgjedhen fjalët e të folmeve.

    ³gjuhën e pastër (ǝpɹɐpuɐʇs) shqipe ekziston fjala "plotësisht" e jo "krejtësisht".

    ° Edhe mendtë i blej lirë, por pa para si marr aspak, sepse nuk janë cilësore ato që jepen falas.

    Po te jap nji keshill: Lexo artikuj gazetash, romane, revista dhe te gjithe ata libra qe te bien ne duer, dhe do te shohesh se fjala "krejtësisht", jo vec se perdoret dendun ne te tana shkrime publike, por asht shenue edhe ne fjalor, si fjala "krejt".
    Nuk kuptoj, pse aq shume njerez po kane frike nga perdorimi i fjaleve te reja.

  9. #1109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    ¹

    ³gjuhën e pastër (ǝpɹɐpuɐʇs) shqipe ekziston fjala "plotësisht" e jo "krejtësisht".
    Nga fjalori shqip:

    KREJT
    I. ndajf.
    1. Plotësisht, tërësisht, fare. Harroi krejt. U dogj
    krejt. Humbi krejt.
    2. Përdoret për të shënuar një shkallë të lartë të
    një tipari cilësor që shprehet nga mbiemri ose nga
    ndajfolja; fare. Krejt i ri. Krejt i lagur. Krejt
    budalla. Krejt të ndryshme. Krejt afër.
    II. pakuf.
    1. Që të gjithë, pa asnjë përjashtim, tërë. Krejt
    populli. Krejt vendi.
    2. Tërë, gjithë. Krejt lule (bar). Krejt ujë.
    3. Përd. pj. Njësoj si dikush tjetër nga vetitë fizike
    a morale, gjallë, tërë. Krejt i ati
    (e ëma, i vëllai).

    KREJTËSISHT ndajf.
    Krejt; plotësisht, fare. Krejtësisht i ri (i vjetër).
    Krejtësisht të ndryshme.

  10. #1110
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nga fjalori shqip:

    KREJT
    I. ndajf.
    1. Plotësisht, tërësisht, fare. Harroi krejt. U dogj
    krejt. Humbi krejt.
    2. Përdoret për të shënuar një shkallë të lartë të
    një tipari cilësor që shprehet nga mbiemri ose nga
    ndajfolja; fare. Krejt i ri. Krejt i lagur. Krejt
    budalla. Krejt të ndryshme. Krejt afër.
    II. pakuf.
    1. Që të gjithë, pa asnjë përjashtim, tërë. Krejt
    populli. Krejt vendi.
    2. Tërë, gjithë. Krejt lule (bar). Krejt ujë.
    3. Përd. pj. Njësoj si dikush tjetër nga vetitë fizike
    a morale, gjallë, tërë. Krejt i ati
    (e ëma, i vëllai).

    KREJTËSISHT ndajf.
    Krejt; plotësisht, fare. Krejtësisht i ri (i vjetër).
    Krejtësisht të ndryshme.
    Flm per mbeshtetjen Bato.

  11. #1111

    Fjalor i kohës së komunizmit - e di! E di, por fjalori nuk është pasqyrë e gjuhës së pastër shqipe, sepse aty patjetër të sqarohen edhe fjalët e huaja (barbarizmat) dhe krahinorizmat!

    Sidoqoftë, falënderit sepse ke të drejtë që ekziston si fjalë, por jo në gjuhën e pastër shqipe, sepse është fjalë dialektore (e të folmeve) - krahinorizëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermedin : 14-04-2012 më 10:17

  12. #1112
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    Po te jap nji keshill: Lexo artikuj gazetash, romane, revista dhe te gjithe ata libra qe te bien ne duer, dhe do te shohesh se fjala "krejtësisht", jo vec se perdoret dendun ne te tana shkrime publike, por asht shenue edhe ne fjalor, si fjala "krejt".
    Nuk kuptoj, pse aq shume njerez po kane frike nga perdorimi i fjaleve te reja.
    Kapllani,

    Mos e merr seriozisht bre burrë se e di që ekziston si fjalë,
    por "haheshim" (sulmoheshim shoqërisht) me Jarigasin.

    Falënderit e respekt, por me atë sulmoheshim në formë shakaje.

    Kalofsh mirë dosti jem.

  13. #1113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E së fundi, nuk t'i shes mendtë e mija, por t'i jap falas......
    mendtë e mia

  14. #1114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    "Për të thënë të vërtetën, është vështirë për të bërë një..."

    Sipas standardit të gjuhës shqipe, në këtë fjali s'ka me-me-me,
    por ka ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë-ë...
    Shikoni edhe shkrimin në:

    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Përgjigjja ime ishte vetëm një kundërveprim ndaj mënyrës së pasjellshme të
    komunikimit...
    Përemri "kush" përdoret për të pyetur vetëm për
    njerëz, por jo edhe për fjali (shtazë, gjësende) të ndryshme!

    (Ky tekst nuk ndërlidhet me tekstin e mëparshëm pak më lart nga Bato.
    Prandaj mos të keqkuptohet si ofendim.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsimtari : 15-04-2012 më 03:38

  15. #1115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari
    Përemri "kush" përdoret për të pyetur vetëm për
    njerëz, por jo edhe për fjali (shtazë, gjësende) të ndryshme!
    Sigurisht që "kush" përdoret vetëm për njerëz.
    Në shkrimet e mia serioze nuk do të gjesh asnjë rast ku unë ta kem përdorur gabim.

  16. #1116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Pyetja tende eshte nje pyetje budallacke, dhe me e bukura eshte se ti nuk e kupton kete gje. Eshte njesoj si une te te pyes ty: Ku i gjete parate qe ndertove/bleve shtepine ku banon? Ose me mire akoma: Ku i gjete parate qe shkon ne universitetin ku studion? Ty mund te te duket si pyetje normale, por ne fakt nuk eshte aspak normale, pasi njerezit nuk te japin llogari ty se ku i gjejne parate qe i investojne per te blere nje shtepi apo per te shkolluar femijet. Pergjigjia qe do te merrje po te pyesje njerezit e thjeshte per keto gjera do te ishte: "Ik tutje or budall se nuk te jap llogari ty se si e fitoj buken e gojes apo jetoj jeten time."

    Tani ka njerez budallenj, qe kembengulin ne te tyren ka edhe njerez injorante. Dallimi mes budallait e injorantit eshte se budallai asnjehere nuk pyet per te mesuar, por pyet per te kembengulur ne budallallekun e tij, kurse injoranti pyet pasi nuk di dhe do te mesoje. Shpresoj qe ti te jesh injorant qe vertete do te mesosh, e jo nje cope budall i pandreqshem. Po te jap nje pergjigje per ate qe pyet.

    .......

    Albo

    http://www.forumishqiptar.com/showth...81#post3228281
    pyetja tënde -> pyetja jote

    Kam parë që e bën shpesh këtë gabim. Përemri pronor tënde është rasa kallëzore e përemrit pronor jote. Duhet thënë pyetja jote dhe pyetjen tënde.

    budall -> budalla
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 15-04-2012 më 09:13

  17. #1117
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    mendtë e mia
    Ku i ke?!

    Drejt, Bato!
    Jarigas

  18. #1118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Fiori

    Sa me shume kalojne vitet aq me shume e kuptoj se nuk ka gje me te shtrenjte ne Bote se familja. Ne shoqerine e sotme koncepti i familjes ka marre ngjyra te shumellojta per shkak te 'globalizimit shoqeror' ndaj besoj ne kete 'gjullurdi' secili duhet te gjeje balancen dhe te krijoje nje rreth familjar qe i pershtatet dhe e ben te lumtur. Jam plotesisht e mendimit qe femija ka nevoje per nje nene dhe per nje baba, sepse secila pale ka influencat e tij por duhet pasur parasysh se rolet nuk mund te ndahen me gershere. Eshte dicka qe duhet te behet natyrshem.

    Nje nene qe i kushtohet 100% familjes, nuk mund te quhet e pa vlere, gjithsesi mendoj se ne kete mes ajo humb disi vetveten. Cdo prind ne fund te dites eshte nje individ me vete dhe si i tille duhet te vazhdoje te enderroje dhe te realizoje enderrat e tij paralel me detyrimet familjare. Nuk eshte e thene qe kjo te arrihet duke punuar por sidoqofte individualizmi duhet te explorohet ne nje lloj menyre. Femijet do te rriten nje dite dhe si prind per aq kohe sa i shikon mire ja ke arritur qellimit, por kjo nuk do te thote qe t'i vete te vdesesh' ne momentet kur femija rritet dhe largohet nga familja. Duhet pasur parasysh se dhe jo te gjithe kane enderrat e tyre apo egzistojne si njerez jashte guaskes se familjes. Ndaj e permend perseri se vendimet jetike nuk mund te priten me gershere.

    Personalisht pas lindjes se djalit i provova te dyja, qendrimin ne shtepi per dy tre muaj dhe punen. Edhe pse jam shume shtepiake dhe nuk besoj se dua gje tjeter ne Bote aq sa djalin, perseri nuk mund te qendroja dot 24/7 duke qene thjesht nene dhe grua. Ne fund te dites kur kthehem nga puna dhe kam zgjidhur dicka ketu, edhe pse sigurisht qe ankohem se ky dhe ai me ngriti nervat ndihem e plotesuar, pjese e shoqerise. Rolin si nene nuk e kam anashkuar aspak, sepse ato qe duhen bere duhen bere qofte ne pune apo shtepi. Ne kete mes ne ishim dhe me fat qe kemi prinder afer dhe na ndihmojne gjate dites me djalin, ndoshta po te mos ishim ne keto pozita do kishim bere dhe zgjedhje te tjera. Pra ndonjehere zgjidhja me e mire fatkeqsisht nuk eshte ne doren tone.

    Ne fund te dites shpresoj qe te gjithe te jene te lumtur me zgjedhjet qe kane bere ne jete. Ndersa atyre qe nuk jane ende prinder do ju lutesha mos shkruanin me tek ky nenforum. Dallohen me gisht ata qe nuk jane prinder sepse flasim akoma si kalamaj te llastuar me ideale dhe citime librash. Nuk ka me keq se nje dikush qe nuk i ka provuar kepucet tende te te mesoje si te ecesh ne to

    http://www.forumishqiptar.com/showth...13#post3371313
    Botë -> botë
    secila palë ka influencat e tij -> secila palë ka influencat e saj
    e pa vlerë -> e pavlerë
    ëndërrat -> ëndrrat
    explorohet -> eksplorohet
    ja ke arritur -> ia ke arritur
    egzistojnë -> ekzistojnë
    dy tre -> dy-tre
    do kishim -> do të kishim
    fatkeqsisht -> fatkeqësisht
    atyre do ju lutesha -> atyre do t'u lutesha
    këpucët tënde -> këpucët e tua (është i njëjti gabim si ai i Albos më lart)

  19. #1119
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Nejse,perdhunim qe i bejme ne gjuhes,nuk ma pret mendja t'ia bej ndonje popull tjeter.

  20. #1120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Postuar më parë nga -BATO-

    tigri, mos ëm thuej mue leri nazet, se sjam cuc un
    apo më ngatrron me vetin?

    qka osht puna me ty bre nieri?
    kaq keq të paskan zën krizat?
    kjo tem nuk osht për me-me-me
    Bato ,me shkrin mua ti me kete gegrishten tende.Si duket paske hedhur sevdane me ndonje cik prej malesije.Lab qe te flasi gegerisht se si me duket ,sikur i merret goja .Me duhen dhe mua ca leksione ne gegerisht lol

Faqja 56 prej 63 FillimFillim ... 6465455565758 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •