Close
Faqja 0 prej 63 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1258
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    Të mësojmë të shkruajmë pa gabime

    Në këtë temë do doja të korrigjojmë gabimet drejtshkrimore të njëri-tjetrit.

    Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar të shkruajmë gjuhën letrare pa gabime.

    Po kështu, do doja të zëvendësonim edhe fjalët e huaja me fjalë shqipe (për aq sa është e mundur).



    Citim Postuar më parë nga PINK
    mi piace kjo tema, subjekti flas. shume real . Une do thoja zotesi po e lidhur dhe me fat. Po ama, zduhet harruar vullneti. Po vullneti vjen me pozivitet, optimizem. E te jesh optimist duhet ti shohesh gjerat tamam sic jane, e jeta ka raste te perplas lart e poshte , po prape ne fund po pate zotesine, mendoj se duhet tja dalesh, Te arrish ate qe i ke vene vetes si qellim. Eshte e lodhshme, po jo e pamundur. Ne fund a jemi happy mbas gjithe ketyre peripecive

    http://www.forumishqiptar.com/showth...49#post2511749

    real -> i vërtetë, i kohës
    tamam -> ashtu
    zduhet -> s'duhet
    tja -> t'ia

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga INFINITY©
    Eh c't'i paska futur kembet ne nje kepuce cupe e botes.
    Te do mo dreq, te do, po he fli gjume.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...63#post2516363
    c't'i - ç'ti

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    c't'i - ç'ti
    Me te vertet?! Se mos tallesh? Lexoje dhe njehere fjaline, lexoje, se mos te del ndryshe.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    lol po korrigjove pinkun, kam frik te shikoj rezultatin te postimeve te mia
    frik - frikë

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Me te vertet?! Se mos tallesh? Lexoje dhe njehere fjaline, lexoje, se mos te del ndryshe.
    Fifi, këtu nuk ka arsye për t'u nervozuar, sepse të gjithë bëjmë gabime.
    Kjo temë ka qëllim të mirë dhe edukativ.

    Nuk mund të përdorësh apostrof dysh.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Me te vertet?! Se mos tallesh? Lexoje dhe njehere fjaline, lexoje, se mos te del ndryshe.
    me te vertet - me të vërtetë

    Ndërsa kur përdoret e vetme si fjalë, shkruhet pa "ë". Psh: vërtet?

  7. #7
    BATO!
    Bejme nje marrveshje? Ne fakt, kam lexuar nje teme te tille ketu ne forumin shqiptar, por nuk me kujtohet titulli dhe anetari hapes i temes ne fjale.
    Atehere. Juve shkruani kater fjali te perbera (me me shume se nje kallzues, per kujtese), une do te gjej minimum pese gabime. Huazimet duhet te menjanohen ne maksimum, perdorimi i tyre ne rast mungese te fjales (kuptimit ose pershtatjes ne shqip), nuk do te konsiderohet gabim.

    Arsyet teknike, psh: shkronjat qe nuk ndodhen ne keyboard, nuk konsiderohen gabim, apo distanca e shenjes se pikesimit nga germa e fundit e fjales nuk konsiderohen gabim.
    Fjalite(per te menjanuar copy- paste) duhet te pershkruajne (nuk eshte nevoja artistikisht) nje pamje te nje qyteti shqiptar. Tema e fjalive mund te ndoshoje nga cdokush qe do te marre pjese ne ''loje".
    Nuk drejtohem vetem tek BATO-ja.
    Si fillim jam i bindur se do te kete heshtje ne kete teme. Vetem 2.5 % e anetareve shkruajne pa gabime. Le ta thyejme kete mith.
    Pa dyshim me bekimin e Perendise, per nje shqipe te bukur.


    Te pershendes per idene, sinqerisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 12-12-2009 më 02:34
    Paqe!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Bato!
    Bejme nje marrveshje?
    Juve shkruani pese fjali te perbera (me me shume se nje kallzues per kujtese), une do te gjej minimum pese gabime.
    Nje nga lojerat me argetuese me brume.
    Te pershendes per idene, sinqerisht.
    Shkronjat qe nuk ndodhen ne keyboard, nuk konsiderohen gabim.
    marrveshje - marrëveshje
    kallzues - kallëzues
    minimum - minimumin

    Elinokton, të falenderoj për idenë, por kam dëshirë që këtu të shqyrtojmë vetëm shkrime të njëri-tjetrit.

    Do më bëhej qejfi nëse do korrigjoje këtu shkrime nga ato që shkruajmë në forum.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    marrveshje - marrëveshje
    kallzues - kallëzues
    minimum - minimumin

    Elinokton, të falenderoj për idenë, por kam dëshirë që këtu të shqyrtojmë vetëm shkrime të njëri-tjetrit.

    Do më bëhej qejfi nëse do korrigjoje këtu shkrime nga ato që shkruajmë në forum.
    E shkelqyer si ide , bravo
    Keshtu te pakten i sensibilizon me shume nejezit te mos shkruajne ashtu si flasin ne rruge.
    Edhe une nuk eshte se shkruaj mire , por te pakten perpiqem .
    C'do korrektim do jete i mirepirepritur.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    marrveshje - marrëveshje
    kallzues - kallëzues
    minimum - minimum-in

    Elinokton!
    Ju falenderoj për idenë, por kam dëshirë që këtu të shqyrtojmë vetëm shkrime të njëri-tjetrit.

    Do te më bëhej qejfi nëse do te korrigjonit këtu shkrime nga ato që postojme në forum.
    BATO!
    Me kenaqesi do te jem i pranishem ne kete teme, per aq sa me lejon koha.
    Ketu eshte 02:00 dhe jam duke abuzuar me shendetin, por kam shume deshire te te lexoj dhe harrohem duke ''shfletuar'' forumet.

    Pershendetje Marya!

    Shpresoj te lexohemi se shpejti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 12-12-2009 më 03:07
    Paqe!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Elinokton!

    Ju falenderoj për idenë, por kam dëshirë që këtu të shqyrtojmë vetëm shkrime të njëri-tjetrit.

    Do te më bëhej qejfi nëse do te korrigjonit këtu shkrime nga ato që postojme në forum.
    Nuk jemi të detyruar që pas emrit të vendosim gjithnjë pikëçuditje. Edhe ashtu siç e shkruajta unë, nuk është gabim.

    Nuk jemi të detyruar që t'i drejtohemi një anëtari të forumit në numrin shumës.

    Për "do të më bëhej" dhe "do të korrigjonit" ke të drejtë, por jo se nuk e dija. Më shkoi njëherë mendja ta ndreqja, por e lashë.
    Ajo është një formë e shkurtuar që përdoret në gjuhën e folur, por në gramatikë është gabim.

    Postoj ose shkruaj në forum, është e njëjta gjë. Nuk është gabim të thuash "shkruaj ne forum". Këtu po diskutojmë për gabime drejtshkrimore dhe fjalë të huaja, jo për përzgjedhje fjalësh.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    E shkelqyer si ide , bravo
    Keshtu te pakten i sensibilizon me shume nejezit te mos shkruajne ashtu si flasin ne rruge.
    Edhe une nuk eshte se shkruaj mire , por te pakten perpiqem .
    C'do korrektim do jete i mirepirepritur.
    Sensibilizon ndergjegjeson
    korrektim korrigjim
    C'do cdo

    Urime per temen!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Bato,
    jam kurioz te shoh gabimet e mia,
    a ma korrigjon ndonje shkrim timin?

    perfshire dhe kete qe shkruajta.
    mos merr parasysh shkronjen "ë" se nuk e kam dhe perdor "e" ne vend te saj.

  14. #14
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anëtarësuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nën hijen e qerpikut tënd...!!!
    Postime
    1,956
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    kam frike se te gjithe po dalim analfabeta
    Ndryshe është kur të shkruash në një forum se s’ke kohe shumë kohë të korrigjosh shkronjat “ë” apo ndonjë fjale kur ja ndërron vendin.
    Mendo dhe Pasurohu

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Bato,
    jam kurioz te shoh gabimet e mia,
    a ma korrigjon ndonje shkrim timin?

    perfshire dhe kete qe shkruajta.
    mos merr parasysh shkronjen "ë" se nuk e kam dhe perdor "e" ne vend te saj.
    Përveç shenjave të pikësimit dhe fjalëve që fillojnë me shkronjë të madhe, në shkrimin e mësipërm ke bërë një gabim.

    Nuk përdoret shkronja "a" në fillim të fjalive pyetëse.

    Do ta korrigjoj ndonjë shkrim të gjatë tëndin, por jo sot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 12-12-2009 më 04:57

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    kam frike se te gjithe po dalim analfabeta
    analfabeta - analfabetë

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e milena123
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    101
    Ide shume e mire, por besoj se do te kesh goxha pune me anetaret .

    Ne fakt une perpiqem te shkruaj pa gabime, por shpeshhere dialekti tiranas (tirons) te jep mundesine qe te shkurtosh fjalet ... psh (ndonje-noj, apo bere-bo, ose autobus-sata)

    Sa gabime kam bere ne kete postim ?
    If you love something, set it free. If it comes back to you, it's yours. If it doesn't, it never was

  18. #18
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Bato....shume here ne forum,sidomos kur ka replika, edhe pse shkruajme duket ne fakt sikur flasim,sikur ta kemi perballe tjetrin!...keshtu regullat kane pak vlere,e rendesishme eshte ajo cfare thuhet.
    tani une po te flas ty,nuk po shkruaj artikull...perpara se te ma thuash ti,e them vete,s'kam nisur fjalite me germe te madhe...si dhe kto pikat qe tregojne pauze.

    the rules are made to be broken lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 12-12-2009 më 05:23
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Edhe mua me pelqen si teme.
    Por ngaqe jam zevzek nga natyra,kisha shume deshire te merrnin pjese edhe te tjere.
    @Bato dhe elinokton
    Edhe une kam vetem 'e, beheni nje sy qorr kesaj rradhe.
    C'do korrigjim ja vlen
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  20. #20
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Juhuuu saktesisht teme per mua. Tani s'kam nevoje te hap tema enkas ku pyes ndogje, por vetem kycem ketu dhe shkruaj nje fjale qe te me korigjohet. Bato, ku je? Si eshte puna me "kycem"? Se s'jam i sigurt.

    Edhe dicka:
    Ne lidhje me biseduesen Infinity nuk me duket se je drejte.
    Edhe nuk e di a eshte e sigurt qe nje pyetje nuk guxon te fillohet me fjalen/shkronjen "A" ne fillim. I verifiko keto dy raste edhe nje here.



    *

Faqja 0 prej 63 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •