Close
Faqja 63 prej 63 FillimFillim ... 1353616263
Duke shfaqur rezultatin 1,241 deri 1,258 prej 1258
  1. #1241
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Si mund te jesh "efikas" pa qene i frytshem, dmth pa dhene rezultate??!! A na jep ndonje shembull??!

    Sidoqofte, une mendoj se dashamiret e gjuhes shqipe, ne pergjithesi kane dy lloje qasjeje ndaj saj.
    Njeri lloj eshte ai i te menduarit se gjuha jone eshte baza e gjuheve evropiane, ide qe perkedhel edhe une me sedren time "nacionaliste" dhe qe nuk i sjell asnjefare demi levrimit te saj, perkundrazi! Elementi i gabuar ne kete lloj mendimi, eshte ai i te menduarit qe edhe leksiku i gjuhes shqipe te jete baze e gjuheve evropiane!
    Lloji tjeter , eshte ai i te menduarit se gjuha jone eshte sa e embel aq e varfer e, per kete arsye, nevojtare e huazimit te padallimshem te leksikut te gjuheve me te perparuara!Ky lloj i ben dem gjuhes, pasi frenon levrimin e thellesishem te saj, duke lene qe te bien ne mosperdorim terma qe do te mvishnin fare mire kuptimet qe na duken te pashprehshem ne gjuhen meme.Nje rruge e mesme do te ishte shume e frytshme.
    Une nuk jam gjuhetar, por e dua pa mase gjuhen time e perpiqem me aq sa eshte nxenesia (kapaciteti) ime per te dhene ndihmese ne ruajtjen dhe zhvillimin e saj!!Nje gje te tille duhet ta beje çdo dashamir e te mos niset asnjehere me deshiren per te vertetuar pregjykimin e tij se fjala per te cilen kerkon shqiperim, nuk mund te shqiperohet!!(rasti yt)
    Askush nuk na ndalon ne ndertimin dhe levrimin e fjaleve te reja, mveshese te kuptimeve me te zhvilluara te jetes se perditshme dhe asaj akademike!
    Jemi ne dhe vetem ne, Shqiptaret, qe duhet ta zhvillojme gjuhen tone !
    Dua te them se, ne disa raste, duke perdorur fjalen frytshem ne vend te fjales efikasitet ne krijojme nje situate shume konfuze, duke e bere te veshtire per lexuesin ta kuptoje se çfare kemi dashur te themi. Kjo ndodh pasi varesisht nga konteksti i fjalise, frytshmeria mund te ngaterrohet me plleshmerine (bonitetin), duke i nderruar komplet kuptimin e fjalise. Prandaj mendoj se fjala frytshmeri nuk eshte zgjidhje per ta zevendesuar fjalen efikasitet ne gjitha rastet.
    Mandej, ju me paragjykimet e juaja me keni vendosur ne nje grup me ata qe gjuhen shqipe e shohin si te varfer. Kjo per mua ka pak rendesi. Nese keni provuar t’i shprehni njohurite e juaja nga fusha e shkences, sidomos shkencave natyrore, medoemos keni hasur ne veshtiresi, por edhe pamundesi, per t’u sherbyer vetem me fjale te gjuhes shqipe. Po e them edhe nje here se ky nuk eshte nje kufizim vetem per gjuhen tone por e them pa fije dyshimi se ky vlen edhe per te gjitha gjuhet e botes.
    Frika e juaj nga huazimet do te na çoje pashmangshmerisht ne nje kaos ku do te ngreme teori qe nuk kane ekzistuar kurre dhe do t’i rrenojme themelet e shkences.
    Edhe une po supozoj qe ju nuk lexoni gje tjeter veç gazetes dhe mund te jeni nga ata qe e lodhin trurin duke menduar qe ta gjejne nje emer te bukur shqip edhe per kompjuterin, duke e zhvilluar keshtu gjuhen shqipe. Kjo mund te kete pak rendesi per ju.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xerox : 18-10-2012 më 17:36
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  2. #1242
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga xerox Lexo Postimin
    Dua te them se, ne disa raste, duke perdorur fjalen "frytshem" ne vend te fjales "efikasitet" ne krijojme nje situate shume konfuze(te çoroditur), duke e bere te veshtire per lexuesin ta kuptoje se çfare kemi dashur te themi. Kjo ndodh pasi vartesisht nga konteksti i fjalise, frytshmeria mund te ngaterrohet me plleshmerine (bonitetin), duke i nderruar komplet kuptimin e fjalise.
    Pse thoni se mund te ngaterrohet "frytshmeria" me "plleshmerine", kur jeni ju qe shkruani, i vetmi pergjegjes per kuptimin qe i jep fjalise?!Nuk shoh asnje problem t'i perdor te dyja fjalet shqipe, kuptohet, ne menyren me te pershtatshme!
    Prandaj mendoj se fjala frytshmeri nuk eshte zgjidhje per ta zevendesuar fjalen efikasitet ne gjitha rastet.
    Edhe fjala "efikasitet" nuk perdoret ne te gjitha rastet! E atehere?!
    Mandej, ju me paragjykimet e juaja me keni vendosur ne nje grup me ata qe gjuhen shqipe e shohin si te varfer. Kjo per mua ka pak rendesi.
    Jo, jo, i dashur xerox! Une nuk jam kerkush per t'ju vene ne ndonje grup, por thjesht shpreha nje vleresim timin vetjak(opinion)! Jeni ju qe duhet te hulumtoni mbi prirjet e natyres suaj!
    Nese keni provuar t’i shprehni njohurite e juaja nga fusha e shkences, sidomos shkencave natyrore, medoemos keni hasur ne veshtiresi, por edhe pamundesi, per t’u sherbyer vetem me fjale te gjuhes shqipe. Po e them edhe nje here se ky nuk eshte nje kufizim vetem per gjuhen tone por e them pa fije dyshimi se ky vlen edhe per te gjitha gjuhet e botes.
    Pajtohem gati plotrsisht me kete vrojtim, por kjo nuk i heq asnje presje çeshtjes ne trajtim e siper!
    Frika e juaj nga huazimet do te na çoje pashmangshmerisht ne nje kaos ku do te ngreme teori qe nuk kane ekzistuar kurre dhe do t’i rrenojme themelet e shkences.
    Ky eshte thjesht nje "gomarllek", lejomeni kete shprehje te kripur shqiptare, pasi nuk eshte ngritur asnjehere ky problem gjuhesor! Ne shkence, kemi perdorur dhe do te perdorim terma te huazuar qe nuk kane shqiperim, po ashtu siç ben tere bota e qyteteruar! Do te vazhdojme te perdorim fjale si "kimi", "biologji", "fizike", "matematike", etj.., po ashtu si "stomak", "trake", "plazme", etj.., po ashtu si "dialektike", "metafizike", "kulture", etj...!
    Edhe une po supozoj qe ju nuk lexoni gje tjeter veç gazetes dhe mund te jeni nga ata qe e lodhin trurin duke menduar qe ta gjejne nje emer te bukur shqip edhe per kompjuterin, duke e zhvilluar keshtu gjuhen shqipe. Kjo mund te kete pak rendesi per ju.
    Do te ishte shume gje e bukur nese une do te isha ne gjendje te gjeja nje emertim te bukur ne shqip per fjalen "komputer"("llogarites" eshte shume e shemtuar), e aq me teper t'i jepja popullit shtysen(induktoja) per ta perdorur, por kjo gje eshte shume e veshtire e ne te njejten kohe e pafrytshme(joefikase) per zhvillimin e gjuhes, pasi nuk do te percaktonte pasurim te saj! Diskutimi ketu behet vetem mbi fjalet e huazuara qe kane perkueset e tyre ne shqip! Natyrisht, kjo bie ndesh me mendimin e atyre qe me mendjemadhesine e hundederrave, na shtrojne pyetje mbi shqiperimin e fjaleve te huaja, me te vetmin qellim qe te provojne se kjo eshte e pamundur!

    P.S. Peveç leximit te gazetes ne shqip, italisht e anglisht, mendon se me duhet gje tjeter per te dhene gjykime mbi shqiperimin e fjaleve te huaja?!
    Jarigas

  3. #1243
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Të mësojmë të shkruajmë pa gabime

    --Citim--Do te ishte shume gje e bukur nese une do te isha ne gjendje te gjeja nje emertim te bukur ne shqip per fjalen "komputer"("llogarites" eshte shume e shemtuar),

    Informatori--s'do të ishte keq, --Mjeti (Aparatura) automatik për trajtimin (shtjellimin) e Informatave ,është punë e lehtë për Hulumtuesit (Gjuhëtaret) të cilët paguhen për këtë punë!!!

    Përshendetje

    Citim---Njeri lloj eshte ai i te menduarit se gjuha jone eshte baza e gjuheve evropiane, ide qe perkedhel edhe une me sedren time "nacionaliste" dhe qe nuk i sjell asnjefare demi levrimit te saj, perkundrazi! Elementi i gabuar ne kete lloj mendimi, eshte ai i te menduarit qe edhe leksiku i gjuhes shqipe te jete baze e gjuheve evropiane!

    Gjuha shqipe është e ëmbel dhe melodike atëhërë kur e flasim pa huazime ,mendimi im është se çdo fjale të huaj mundë ti gjindet në shqip një pershtatje,perputhje logjike që mos ti humbet kuptimi .
    Efikas(itet)= prodhim-fryt--sukses-realizim-rezultat-vlera e pritur nga një hulumtim

    Një Punëmarrës realizoj punën më sukses(ishte pra efikas)

    A
    Ndryshuar për herë të fundit nga K.i EPERM : 19-10-2012 më 12:18 Arsyeja: gabim ne perfundim

  4. #1244
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    -Citim--Do te ishte shume gje e bukur nese une do te isha ne gjendje te gjeja nje emertim te bukur ne shqip per fjalen "komputer"("llogarites" eshte shume e shemtuar),

    Informatori--s'do të ishte keq, --Mjeti (Aparatura) automatik për trajtimin (shtjellimin) e Informatave ,është punë e lehtë për Hulumtuesit (Gjuhëtaret) të cilët paguhen për këtë punë!!!

    Përshendetje

    Citim---Njeri lloj eshte ai i te menduarit se gjuha jone eshte baza e gjuheve evropiane, ide qe perkedhel edhe une me sedren time "nacionaliste" dhe qe nuk i sjell asnjefare demi levrimit te saj, perkundrazi! Elementi i gabuar ne kete lloj mendimi, eshte ai i te menduarit qe edhe leksiku i gjuhes shqipe te jete baze e gjuheve evropiane!

    Gjuha shqipe është e ëmbel dhe melodike atëhërë kur e flasim pa huazime ,mendimi im është se çdo fjale të huaj mundë ti gjindet në shqip një pershtatje,perputhje logjike që mos ti humbet kuptimi .
    Efikas(itet)= prodhim-fryt--sukses-realizim-rezultat-vlera e pritur nga një hulumtim

    Një Punëmarrës realizoj punën më sukses(ishte pra efikas)

    Një lojtarë ishte i suksesëshem (efikas) në sulmë,goli i shenuar ishte fryt i punës se palodhshme gjatë ushtrimeve etj.etj.etj

    P.S-Nuk jam Gjuhëtar ,e dua shumë gjuhën shqipe ;është e ëmbël dhe melodike .

    Përshëndetje

    (kerkoj falje se postova 2 hërë të njëjtin shkrim)
    Ndryshuar për herë të fundit nga K.i EPERM : 19-10-2012 më 12:22

  5. #1245
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pse thoni se mund te ngaterrohet "frytshmeria" me "plleshmerine", kur jeni ju qe shkruani, i vetmi pergjegjes per kuptimin qe i jep fjalise?!Nuk shoh asnje problem t'i perdor te dyja fjalet shqipe, kuptohet, ne menyren me te pershtatshme!
    Edhe fjala "efikasitet" nuk perdoret ne te gjitha rastet! E atehere?!
    Jo, jo, i dashur xerox! Une nuk jam kerkush per t'ju vene ne ndonje grup, por thjesht shpreha nje vleresim timin vetjak(opinion)! Jeni ju qe duhet te hulumtoni mbi prirjet e natyres suaj!
    Pajtohem gati plotrsisht me kete vrojtim, por kjo nuk i heq asnje presje çeshtjes ne trajtim e siper!
    Ky eshte thjesht nje "gomarllek", lejomeni kete shprehje te kripur shqiptare, pasi nuk eshte ngritur asnjehere ky problem gjuhesor! Ne shkence, kemi perdorur dhe do te perdorim terma te huazuar qe nuk kane shqiperim, po ashtu siç ben tere bota e qyteteruar! Do te vazhdojme te perdorim fjale si "kimi", "biologji", "fizike", "matematike", etj.., po ashtu si "stomak", "trake", "plazme", etj.., po ashtu si "dialektike", "metafizike", "kulture", etj...!
    Do te ishte shume gje e bukur nese une do te isha ne gjendje te gjeja nje emertim te bukur ne shqip per fjalen "komputer"("llogarites" eshte shume e shemtuar), e aq me teper t'i jepja popullit shtysen(induktoja) per ta perdorur, por kjo gje eshte shume e veshtire e ne te njejten kohe e pafrytshme(joefikase) per zhvillimin e gjuhes, pasi nuk do te percaktonte pasurim te saj! Diskutimi ketu behet vetem mbi fjalet e huazuara qe kane perkueset e tyre ne shqip! Natyrisht, kjo bie ndesh me mendimin e atyre qe me mendjemadhesine e hundederrave, na shtrojne pyetje mbi shqiperimin e fjaleve te huaja, me te vetmin qellim qe te provojne se kjo eshte e pamundur!

    P.S. Peveç leximit te gazetes ne shqip, italisht e anglisht, mendon se me duhet gje tjeter per te dhene gjykime mbi shqiperimin e fjaleve te huaja?!
    Ne mund ta vazhdojme kete debat edhe per shume gjate por une jam duke e humbur interesimin per t’u marre me te, duke e pare se ju po nderroni qendrim disa here brenda nje shkrimi dhe tani jeni ne kundershtim te plote me veten. Te pakten keni bere nje perparim te konsiderueshem nga ideja qe gjuha jone eshte baze e gjuheve evropiane, ide te cilen ju e perkedhelni me sedren tuaj nacionaliste, tani e pranoni se edhe gjuha shqipe, si edhe te gjitha gjuhet tjera, ka nevoje per huazime te cilat veç sa e pasurojne ate. Me vjen vertete mire qe edhe une i kam kontribuar ketij evoluimi qe ka ndodhur tek ju.
    Ju po provoni edhe ta deformoni qellimin e shkrimeve te mia duke paragjykuar se kam parashtruar pyetje mbi shqiperimin e fjaleve te huaja me qellimin qe te provoj se kjo eshte e pamundur te behet. As qe e kam menduar nje gje te tille, por ju lutem t’i lexoni komentet qe une kam bere me heret. Kam filluar duke kerkuar ndihmen e te tjereve qe te gjejme fjalet e duhurua te gjuhes shqipe qe i zevendesojne fjalet e huaja “efikasitet” dhe “efektivitet”. Pastaj, te them te drejten une nuk jam pajtuar me propozimet qe jane dhene pasi konsideroj se nuk mund te perdoren ne çdo rast. Ju me siguri do te thoni se edhe fjalet “efikasitet” dhe “efektivitet” nuk perdoren ne çdo rast, qe eshte goxha konstatim!
    Po mendoj se ndoshta ideja per te propozuar nje diskutim perreth kesa çeshtje ka qene e gabuar ose ne vendin e gabuar.
    Ndersa sa per gazetat dhe kompjuterin duket se kam qene shume i sakte ne supozimet e mia. Per kompjuterin te uroj sukses ndersa per gazetat te them me dashamiresine me te sinqerte se nuk mjaftojne.
    Me lejo te te bej nje pyetje ne lidhje me emrin e ketij forumi (forumishqiptar). Me intereson te di se a mos ke edhe per kete ndonje rezerve dhe se mos je duke menduar ta shqiperosh edhe kete?
    Po ndodh qe supozimet e mia po argumentohen.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  6. #1246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Xerox, ti jo vetëm që mendon se shqipja është e varfër, por duket qartë që ti nuk e do gjuhën shqipe. Kundërshtimet e tua të palogjikshme flasin vetë. Arrite deri aty sa the që efektivat ushtarake nuk zëvendësohen me trupat ushtarake, bile nuk e paske dëgjuar ndonjëherë si fjalë. Ç'të të thuash më ty?! E bukura është se ke vënë edhe një firmë atdhetari!

    Tjetra është se ti nuk i përmbahesh temës. Në vend që të merresh me drejtshkrimin, vjen vazhdimisht dhe propozon futjen e fjalëve të huaja, që sipas teje janë të domosdoshme. Duket sikur e bën qëllimisht, por nuk ke dhe shumë faj ti. Fajin e ka stafi që i ka bërë temat e forumit të gjuhës si tema sofrash ku flitet për gjithçka.

    Për të qenë më e kuptueshme, le të marrim si shembull forumin ortodoks. Në një temë që flitet për shën Kozmain, nuk mund të fillojmë të flasim për shën Spiridhonin, apo akoma më keq për Anastasin. Jo, çdo shenjtor ka vendin e tij dhe temat nuk përzihen. Nuk lejohen as postime gallatë nga gjysmë rreshti. Forumi i gjuhës duhet të trajtohet me të njëjtin seriozitet si forumi ortodoks. Në të vërtetë gjuha shqipe për ne shqiptarët është më e rëndësishme se sa forumi ortodoks, por të paktën le t'i trajtojnë me të njëjtin seriozitet.

    Ndoshta edhe nuk marrin vesh, se e kanë thënë edhe vetë që nuk marrin vesh nga gjuha, por le të vendosin një moderator. Iku një moderator, vendoset një tjetër. Nuk lihet forumi i gjuhës pa moderator. Kjo më kujton atë skeçin e Roman Atkinsonit (Mr.Binit) me dentistin. Kur dentistit iu ngul shiringa në këmbë dhe ra në tokë, Bini i mori veglat e dentistit dhe filloi të merrej vetë me dhëmbët, derisa iu ngjitën. Kështu janë ngjitur edhe temat e gjuhës, si dhëmbët e Z.Bin.

    Nëse nuk marrin vesh vetë nga gjuha, ose nuk kanë kohë, le të vendosin Jarigasin moderator, se ai e ka bërë një kërkesë. Nga të gjithë anëtarët që janë këtu, Jarigasi është më i përshtatshmi.

  7. #1247
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Kjo teme duhet te jete Sticky Thread
    Eshte sinqerisht shume e bezdishme te lexosh disa nga postimet ketu.

  8. #1248
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Xerox, ti jo vetëm që mendon se shqipja është e varfër, por duket qartë që ti nuk e do gjuhën shqipe. Kundërshtimet e tua të palogjikshme flasin vetë. Arrite deri aty sa the që efektivat ushtarake nuk zëvendësohen me trupat ushtarake, bile nuk e paske dëgjuar ndonjëherë si fjalë. Ç'të të thuash më ty?! E bukura është se ke vënë edhe një firmë atdhetari!

    Tjetra është se ti nuk i përmbahesh temës. Në vend që të merresh me drejtshkrimin, vjen vazhdimisht dhe propozon futjen e fjalëve të huaja, që sipas teje janë të domosdoshme. Duket sikur e bën qëllimisht, por nuk ke dhe shumë faj ti. Fajin e ka stafi që i ka bërë temat e forumit të gjuhës si tema sofrash ku flitet për gjithçka.

    Për të qenë më e kuptueshme, le të marrim si shembull forumin ortodoks. Në një temë që flitet për shën Kozmain, nuk mund të fillojmë të flasim për shën Spiridhonin, apo akoma më keq për Anastasin. Jo, çdo shenjtor ka vendin e tij dhe temat nuk përzihen. Nuk lejohen as postime gallatë nga gjysmë rreshti. Forumi i gjuhës duhet të trajtohet me të njëjtin seriozitet si forumi ortodoks. Në të vërtetë gjuha shqipe për ne shqiptarët është më e rëndësishme se sa forumi ortodoks, por të paktën le t'i trajtojnë me të njëjtin seriozitet.

    Ndoshta edhe nuk marrin vesh, se e kanë thënë edhe vetë që nuk marrin vesh nga gjuha, por le të vendosin një moderator. Iku një moderator, vendoset një tjetër. Nuk lihet forumi i gjuhës pa moderator. Kjo më kujton atë skeçin e Roman Atkinsonit (Mr.Binit) me dentistin. Kur dentistit iu ngul shiringa në këmbë dhe ra në tokë, Bini i mori veglat e dentistit dhe filloi të merrej vetë me dhëmbët, derisa iu ngjitën. Kështu janë ngjitur edhe temat e gjuhës, si dhëmbët e Z.Bin.

    Nëse nuk marrin vesh vetë nga gjuha, ose nuk kanë kohë, le të vendosin Jarigasin moderator, se ai e ka bërë një kërkesë. Nga të gjithë anëtarët që janë këtu, Jarigasi është më i përshtatshmi.
    Une kam kerkuar nga ju qe sidomos per temen ne fjale te propozoni fjalet qe ju i mendoni si me te pershtatshme per t'i zevendesuar ato te huajat. Ju nuk i jeni pergjigjur kurre asaj kerkese dhe tani justifikoheni duke thene per mua se, nuk i permbahem temes e deri te konstatimi se nuk e dua gjuhen shqipe. Nuk e kam ndermend te merrem me komentet e juaja por me keni obliguar qe edhe une t'i them disa fjale per ju.
    Jeni nje tip emocional qe ne shkrimet e juaja reflektoni influencen e kinematografise se kohes se Enverit. Kete e mbeshtes sidomos ne rekomandimet e juaja per t’i censuruar shkrimet e anetareve te forumit.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  9. #1249
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga xerox Lexo Postimin
    Une kam kerkuar nga ju qe sidomos per temen ne fjale te propozoni fjalet qe ju i mendoni si me te pershtatshme per t'i zevendesuar ato te huajat. Ju nuk i jeni pergjigjur kurre asaj kerkese dhe tani justifikoheni duke thene per mua se, nuk i permbahem temes e deri te konstatimi se nuk e dua gjuhen shqipe. Nuk e kam ndermend te merrem me komentet e juaja por me keni obliguar qe edhe une t'i them disa fjale per ju.
    Jeni nje tip emocional qe ne shkrimet e juaja reflektoni influencen e kinematografise se kohes se Enverit. Kete e mbeshtes sidomos ne rekomandimet e juaja per t’i censuruar shkrimet e anetareve te forumit.
    komentet e juaja -> komentet tuaja
    shkrimet e juaja -> shkrimet tuaja
    mbështes -> mbështet
    rekomandimet e juaja -> rekomandimet tuaja

  10. #1250
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Jarigas ose Bato mund te beni nje liste me fjalet qe perdoren me apostrof ne shqipe????
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #1251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    1) Kur ç-ja përdoret si shkurtim i përemrit pyetës çfarë, për shembull: ç'dobi, ç'është, ç'ke etj.

    2) Kur pjesëza s përdoret si mohim me kuptimin nuk: s'na, s'dua, s'do etj.

    3) Te trajtat e shkurtra: m'i, t'i, t'u, t'ia, t'ua, t'ju, t'jua. Nuk përdoret për ta dhe ma.

    Kaq më kujtohen tani, po duhet të ketë dhe të tjera.

  12. #1252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Jarigas ose Bato mund te beni nje liste me fjalet qe perdoren me apostrof ne shqipe????
    Ja një listë me 100 fjalë me një apostrof:
    1 t'i
    2 t'u
    3 s'ka
    4 s'e
    5 s'i
    6 m'u
    7 s'është
    8 t'ia
    9 s'më
    10 s'ia
    11 ç'është
    12 s'të
    13 ç'të
    14 s'di
    15 s'ke
    16 s'bëhet
    17 s'mund
    18 s'kam
    19 ç'e
    20 s'kishte
    21 s'u
    22 ç'i
    23 t'iu
    24 s'bën
    25 ç'ka
    26 s'lë
    27 s'merr
    28 s'la
    29 s'na
    30 ç'më
    31 ç'u
    32 ç'na
    33 s'do
    34 s'ma
    35 ç'bën
    36 t'ua
    37 m'i
    38 ç'bëhet
    39 s'del
    40 s'kemi
    41 s'mban
    42 s'ta
    43 s'duhet
    44 s'dua
    45 s'iu
    46 ç'do
    47 ç'duhet
    48 ç'kam
    49 s'ha
    50 s'kanë
    51 s'rri
    52 s'ëmës
    53 ç'ke
    54 s'dihet
    55 s'dinte
    56 ç'po
    57 s'jam
    58 s'janë
    59 s'po
    60 s'qullët
    61 t'et
    62 s'jemi
    63 ç'kishte
    64 ç'pati
    65 ç't
    66 ç'thotë
    67 s'duron
    68 s'mbahet
    69 s'vlen
    70 ç'janë
    71 s'bie
    72 s'bëri
    73 s'pyet
    74 ç'qe
    75 s'ngopet
    76 s'pushon
    77 ç'ishte
    78 s'lëviz
    79 s'mbeti
    80 t'ju
    81 ç'thua
    82 s'dëgjon
    83 s'ecën
    84 s'erdhi
    85 s'hahet
    86 s'kishin
    87 s'qëndron
    88 s'vjen
    89 ç'pret
    90 ç'paska
    91 s'duket
    92 s'foli
    93 s'gjen
    94 s'hyn
    95 s'ngjitet
    96 s'pa
    97 s'tundet
    98 ç'gjendje
    99 ç'ndodh
    100 s'bëhen

  13. #1253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Fjalët me dy apostrofa

    1. ç't'i
    2. ç'm'u
    3. s'm'u

  14. #1254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    LJanina, je i sigurt që përdoren dy apostrofa? A mund të na sjellësh ndonjë rregull të shkruar për këtë?

  15. #1255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    LJanina, je i sigurt që përdoren dy apostrofa? A mund të na sjellësh ndonjë rregull të shkruar për këtë?
    Ç'm'u bë lapsi?
    Ç'm'u desh që dola (që vajta, që shkova, që erdha!)
    S'm'u dha t'i përgjigjesha (t'i flisja, ta lajmëroja).
    Flet ç't'i vijë në mendje.
    S'ka ç't'i bëjë.
    S'kishte ç't'i hante miu pas darke.
    Ia dëshironte (ç't'i dëshirojë) zemra.

  16. #1256
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nuk e pata fjalën për shembuj, se me shembuj e se si mund të përdoret. E pata fjalën për ndonjë rregull gramatikore të shkruar.

    Te libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, 1973" nuk e kam ndeshur një rregull të tillë aty ku flitet për apostrofin.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 20-10-2012 më 09:38

  17. #1257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Përdorimit të fjalëve a fjalëzave me dy apostrofa

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e pata fjalën për shembuj, se me shembuj e se si mund të përdoret. E pata fjalën për ndonjë rregull gramatikore të shkruar.

    Te libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, 1973" nuk e kam ndeshur një rregull të tillë aty ku flitet për apostrofin.

    .
    Vërtet në në librin "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe", por edhe në ndonjë Gramatikë të gjuhës së sotme shqipe , për çudi, nuk përmenden rastet e përdorimit të fjalëve a fjalëzave me dy apostrofa. Por, në anën tjetër, në këto vepra normative asnjëherë nuk thuhet se nuk duhen përdorur rastet me dy apostrofa. Pra, nuk u vihet pikë këtyre rasteve në gjuhën tonë. Sepse vetë shembujt e lartshënuar, të nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980, dhe kudo në literaturën tonë, janë dëshmia më e mirë se në gjuhën tonë të folur e të shkruar përdoren dy apostrofa.. Kjo thjesht, bëhet për arsye të ekonomisë gjuhësore. Sepse, sikundër dihet, çdo elizion ose rënie e tingullit, duhet të plotësohet me një apostrof.

  18. #1258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Ja edhe një shembull:

    Nëntë djepe ç’m’i përmbyse
    nëntë pajë ç’m’i zhurite
    nëntë dyfekë ç’m’i shite!
    Kostandin, të ardhtë gjëma,
    martove Dhoqinën larg-
    larg e larg mërguar
    tre male kaptuar! ...(KËNGA E DHOQINËS)

Faqja 63 prej 63 FillimFillim ... 1353616263

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •