Cfare the zotrote? Njifemi gje qe me flet me kete gjuhe?
Cfare the zotrote? Njifemi gje qe me flet me kete gjuhe?
Feelings change - memories don't.
Ne fakt shkruhet gjymsa. lol
E themi gjys dhe si hym fare ktij muhabeti me ëm apo më ne fund
Nuk është e njëjta gjë. Në fjalët që mbarojnë me sm ndryshon puna. Nuk është vetëm fjala gjysmë, por të gjitha ku gjendet ky bashkim. Shkruhet dasmë e basmë (jo dasëm e basëm). Këta janë emra të gjinisë femërore dhe marrin ë në fund.Postuar më parë nga D&G Feminine
Emrat e gjinisë mashkullore nuk marrin ë në fund, prandaj hasmi në trajtën e pashquar shkruhet hasm (jo hasëm).
Në fjalorët shqip (libra) por edhe në fjalorin elektronik, shkruhet gjysmë, por duket që ti nuk ke fjalor. Nuk di ç'libra apo romane ke lexuar ti, por duhet kuptuar që redaktorët nuk janë të pagabueshëm dhe kjo është një hollësi që mund t'i shpëtojë kujtdo. Gjuhën pa gabime e di vetëm fjalori.Nuk e di ca fjalori eshte ky. Po te lexosh libra shqip do e shikoje qe perdoret gjysem
Më vjen mirë që këtu pajtohesh me fjalorin.Vetem kur perdoret ne fjaleformim perdoret gjysme psh gjysmehena
Si duket del me mire intonacioni.
Ku e pe ti që u nervozova unë?! Përkundrazi, jam shumë i qetë.Postuar më parë nga Qyfyre
Një, tani për momentin më kujtohet, që t'ua rikujtoj disave që se dinë!
Nxjerr, nxori, por assesi nxorri.
Si puna e merr, mori, por assesi morri, se na del insekt më pastaj!
Do shkojme ne dasme thua lool
Edhe ti kot kundershton bato me keq se qyfyrja
Dasem dasma
Hasem hasmi
Watch and learn
Lol
Rrugëmjet - një fjalë, që e kam përdorur herën e fundit e që s'gjendet në fjalorin e shqipes. Pra, ndoshta është përdorim i parë i një fjale të tillë, për shembull, shkrimi në
gazetë është një rrugëmjet për ta lëvduar ose falënderuar publikisht dikë!
Kujdes: shkrimi në gazetë është një rrugëmjet, por të shkruarit në gazetë është mënyrë!
Shumë kisha dashur mendimin e dikujt rreth këtij gjykimi!? Ju falënderit!
Sot kemi dasem, e te gjithe do festojme, se martojme qunin me te bukur n'Tiron! Lol
Mund të përdoren të dyja fjalitë.
Psh;
- Sa është ora?
- Tetë e gjysëm. (nuk mund të thuhet "gjysmë")
Ai eshte mbi akademike, me dialektin e lashte pellazgjik pa gramatike qe mbart. Shume nuk kuptojne dhe kundershtojne format e drejta te drejteshkrimit, kur harrojne se perballen me nje rregull, i cili eshte dhe qellimi temes. Zakonisht kur diskutohet se cila eshte forma e drejte drejteshkrimore, konsultohesh me fjalorin dhe preferencat apo hulumtimet shkencore forumore e personale nuk vlejne.
relata refero
Dolçe, duhet kuptuar që gjuha e folur ndryshon pak nga ajo e shkruar, dhe kjo për arsye gramatikore.
Shkruhet "do të shkojmë në dasmë" por flitet "do shkojm në dasëm". Po të ecim me logjikën tënde, atëherë pjesëza të duhet hequr, shkojmë duhet bërë shkojm dhe dasmë duhet bërë dasëm.
Ja ta sjell edhe njëherë fjalorin për të treguar që kam të drejtë.
HASM m. sh.
1. Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje,
ai që është në hasmëri me dikë (sipas zakonit të
kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy
familjesh a fisesh). Hasmi i vjetër. Në derë të
hasmit. E kishte hasm.
2. bised. Armik i dikujt; armik i brendshëm ose i
jashtëm. Hasmi i pabesë. M’u bë hasm. Lufta
kundër hasmit. Na kishte pushtuar hasmi.
Hasmin e kishim në derë. Ujët fle, hasmi s`fle. fj.
u.
DASMË f. sh.
Festë që bëhet me rastin e martesës, e
shoqëruar me një ceremoni të gëzueshme; festa
e martesës; dita kur bëhet kjo festë. Dasma
socialiste. Dasmë e madhe (e thjeshtë). Dita
(java) e dasmës. Zakonet e dasmës. Këngë
dasme. Ftesë dasme. I zoti i dasmës. Në dasmë
të djalit (të vajzës)! ur. Në dasmë të të
pamartuarve! ur. Bëj dasmë. Në shtator ka
shumë dasma. Kur e ka dasmën? Shkoj në
dasmë. Ftoj për dasmë.
Të ngrënçim dasmën! ur.
* Dasmë pa aheng shih tek AHENG,~U. Dasma e
argjendtë libr. shih tek ARGJENDTË (i, e). I bënë
dasmën dikujt iron. e vranë. Vjen (shkon, niset) si
në dasmë vjen (shkon, niset) në një punë i
papërgatitur, i shkujdesur, pa mjetet e pajisjet e
nevojshme. S'bëhet dasma me një fyell fj. u. shih
te FYELL, ~I. Dasmë pa mish nuk ka (nuk bëhet)
fj. u. nuk ka luftë e fitore pa gjak, në çdo luftë ka
edhe të vrarë. S'ka dasmë çdo ditë (për ditë) fj. u.
s'ka përherë të mira e gëzime. S'prishet dasma
për një qepë (për një limon)fj. u. nuk duhet
prishur a nuk duhet lënë një punë e madhe për
diçka të vogël e fare të parëndësishme. Nuk
shkohet me tre rupe në dasmë fj. u. shih te
RUP,~I. La dasmën e shkoi për shkarpa shih te
SHKARP/Ë, ~A. Lë të vdekurin e shkon në dasmë
shih te VDEKUR, ~I (i). Gjetkë daullet, gjetkë
dasma shih te DAULL/E, ~JA. Po dëgjove daullen,
dasmën e ke prapa (te dera) shih te
DAULL/E,~JA. Kur bënte dasmë (kërcente,
luante) fukarai, çahej daullja shih te
DAULL/E,~JA. Atje ku bëhet dasmë e madhe,
merr lugë të vogël! fj. u. shih te LUG/Ë,~A.
Krijoni Kontakt