Close
Faqja 57 prej 63 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,121 deri 1,140 prej 1258
  1. #1121
    Si thuhet:

    e rrafsh
    apo
    e rrafshët
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  2. #1122
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Si thuhet:

    e rrafsh
    apo
    e rrafshët
    e rrafshte. tsk tsk. lol

  3. #1123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Si thuhet:

    e rrafsh
    apo
    e rrafshët
    thuhet "E rrafshët"

  4. #1124
    Pyeta dikë sot që ja thotë pak nga këto gjëra dhe më tha:
    Përdoren të dyja në gjuhën Shqipe,ashtu siç përdoret edhe

    gjys/gjysëm
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #1125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Fjalori qe po shoh une tani e ka te shkruar 'Gjysme'o shoku .Shikojme e kontrollojme fjaloret tani se na kane futur frike keta gjuhetaret

    O Pink ca eshte ajo tsk tsk se kst kst e di une

  6. #1126
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Bato ,me shkrin mua ti me kete gegrishten tende.Si duket paske hedhur sevdane me ndonje cik prej malesije.Lab qe te flasi gegerisht se si me duket ,sikur i merret goja .Me duhen dhe mua ca leksione ne gegerisht lol

    : )
    Si te te ngacmoj une tani, pa perdorur dialektizma

    Moj qelbesire, ti qe ja thua Batos, do kesh hedhur sevdane per vete, se kot nuk te duhen leksionet. Po pse o dreq, u mbaruan te fushes lol
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #1127
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Fjalori qe po shoh une tani e ka te shkruar 'Gjysme'o shoku .Shikojme e kontrollojme fjaloret tani se na kane futur frike keta gjuhetaret

    O Pink ca eshte ajo tsk tsk se kst kst e di une
    Kst kst? Kjo cfare eshte moj?! tsk tsk ashtu shkruhet.

  8. #1128
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Fjalori qe po shoh une tani e ka te shkruar 'Gjysme'o shoku .Shikojme e kontrollojme fjaloret tani se na kane futur frike keta gjuhetaret

    O Pink ca eshte ajo tsk tsk se kst kst e di une
    Më jep gjys fete buke ?
    apo
    Më jep gjysëm fete buke ?

    Sipas teje,është e para(dmth sipas fjalorit) ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #1129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Është e para, sepse kur e përdorim në trajtën e shquar, themi: është gjysma e së vërtetës.

    gjysmë (trajta e pashquar)
    gjysma (trajta e shquar)

  10. #1130
    i/e regjistruar Maska e Kevin21
    Anëtarësuar
    13-05-2012
    Postime
    56
    Varet nga djalekti qe perdoret

  11. #1131
    Per mendimin tim me kollaj thuhet gjysem, po mesa duket u dashka thene gjysme.

  12. #1132
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Është e para, sepse kur e përdorim në trajtën e shquar, themi: është gjysma e së vërtetës.

    gjysmë (trajta e pashquar)
    gjysma (trajta e shquar)
    bato mavria .gjysmë eshte ne dialektin e jugut.

    gjysëm--gjysma

    te mjeret ju çfare shqipe keni mesuar

  13. #1133
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Më jep gjys fete buke ?
    apo
    Më jep gjysëm fete buke ?

    Sipas teje,është e para(dmth sipas fjalorit) ?
    Me 1 fjale behen lemsh gjithe dynjaja. Lol. ---> me jep gjysem fete buke me djath te bardh o Bloody Boy!

  14. #1134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Per mendimin tim me kollaj thuhet gjysem, po mesa duket u dashka thene gjysme.
    Që të kuptosh se cila është e saktë, shiko lakimin e emrit:

    Emërore: gjysmë
    Gjinore: i/e/të gjysmës
    Dhanore: gjysmës
    Kallëzore: gjysmën
    Rrjedhore: prej gjysmës

    Në katër rasat e fundit, shihet që rrënja është gjysmë.

  15. #1135
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Lol
    Po fjales leter si I behet
    Ose keter
    Te ngaterron dialekti ty bato
    Eshte gjysem me drejtshkrim

  16. #1136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Lol
    Po fjales leter si I behet
    Ose keter
    Këto nuk janë fjalë të njëjta me gjysmën. Në trajtën e pashquar bëjnë letër dhe ketër, e në të shquarën letra dhe ketri.


    Te ngaterron dialekti ty bato
    Eshte gjysem me drejtshkrim
    Nuk është çështje dialekti. Në dialektin verior shkruhet gjysë, jo gjysëm.
    Meqë përmende drejtshkrimin, ja ç'thotë fjalori:

    GJYSMË f. sh.
    1. Çdonjëra nga dy pjesët e barabarta ose
    afërsisht të barabarta, në të cilat ndahet diçka a
    një sasi; njëra pjesë e diçkaje a e një sasie të
    ndarë në mes a përgjysmë; një e dyta. Gjysma e
    bukës (e mollës). Gjysma e klasës (e nxënësve,
    e njerëzve). Gjysmë kilogrami (metri). Gjysma e
    peshës (e sipërfaqes, e vëllimit). Gjysma e orës.
    Gjysma e rrethit. Gjysma e vitit (e shekullit, e
    muajit). Gjysma e çmimit. Gjysmë leku. Gjysma e
    jetës. Në gjysmën e parë të vitit (të muajit, të
    ditës). Gjysma e parë (e dytë) e lojës. Një
    kilogram e gjysmë. Një orë e gjysmë. Në orën
    dy e gjysmë. Ndaj në dy gjysma. I heq (i marr, i
    pres) gjysmën. I jap gjysmën. I takon gjysma.
    Bëj gjysmën e rrugës (e punës). Ka kaluar
    gjysma. Fillimi i mbarë është gjysma e punës. fj.
    u.
    2. bised. Kufiri ku ndahet diçka e tërë në dy pjesë
    të barabarta, mesi i diçkaje a i një periudhe kohe.
    Në gjysmë deri në mes; përgjysmë. Në gjysmë të
    rrugës. Në gjysmë të vitit (të shekullit). Këtu
    është (i bie) gjysma. I vjen deri në gjysmë. E lë
    në gjysmë edhe fig. Nuk e zuri gjysma e muajit.
    Jam aty nga gjysma.
    3. zakon. sh. Copa të plota shualli ose gome që u
    vihen tabanëve të këpucëve, kur i ndreqim. U vë
    (u shtie, u hedh) gjysma këpucëve.
    4. bised. Këpucë të zakonshme pa qafa. Bleva
    një palë gjysma.
    5. vjet. Gjysmare. Mat me gjysmë.
    6. bised. Shami koke për gra në trajtën e një
    katërkëndëshi.
    7. përd. ndajf. Në një farë mase, jo plotësisht, jo i
    tërë ose deri në fund; përgjysmë. Gjysmë i hapur
    (i mbyllur). Gjysmë i gatshëm (i përgatitur).
    Gjysmë i zhveshur. Gjysmë i fjetur (i dehur).
    Gjysmë i egër. Gjysmë i leshtë (i mëndafshtë, i
    pambuktë). Gjysmë i mekanizuar. Gjysmë me
    shaka. Gjysmë me të qeshur.
    8. përd. ndajf. Përgjysmë, në njërën nga dy
    pjesët e barabarta (zakonisht e përsëritur).
    Gjysma lesh, gjysma pambuk. Gjysma ujë,
    gjysma verë. Gjysma e zezë, gjysma e bardhë.
    * Gjysmë për gjysmë
    a) në gjysmën e sasisë, të vëllimit, të kohës etj.;
    sa gjysma, përgjysmë;
    b) në dy pjesë të barabarta për secilin,
    përgjysmë. Një djall (një dreq) e gjysmë
    thjeshtligj. shih te DJALL, ~I. Me gjysmë fjale shih
    te FJAL/Ë,~A. Me gjysmë fryme gati si i vdekur.
    Me gjysmë goje
    a) jo me gjithë zemër, sa për të mos thënë «jo»;
    b) pa qenë i bindur plotësisht, jo me siguri, si me
    dyshim, me druajtje, me gjysmë zëri. Me gjysmë
    hapi ngadalë; në mënyrë të pasigurt. Gjysma e së
    keqes nuk është një e keqe edhe aq e madhe,
    nuk është a nuk del edhe aq keq. Me gjysmë
    shpirti shumë i dobët, sa mezi mbahet në këmbë.
    Me gjysmë zemre jo me dëshirë, pa qejf. Me
    gjysmë zëri me druajtje a jo me siguri. Ka ngrënë
    me gjysmë luge iron. shih te LUG/Ë,~A. Është (e
    bën) me gjysmë mendjeje nuk është i vendosur
    plotësisht, është i lëkundur, është mëdyshas.
    Është bërë (u bë) gjysmë njeriu
    a) është dobësuar shumë, është tretur e ka
    mbetur fare pa fuqi;
    b) është i metë nga mendja. Ishte me gjysmë
    opinge shih tek OPING/Ë,~A. Hëngri (i dhanë,
    mori) gjysmën e lekut përçm. shih te LEK,~U. Nuk
    tha asnjë gjysmë fjale nuk foli fare.


    GJYSMË- fjalëform.
    Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimet:
    1. Gjysma e diçkaje; p.sh. gjysmëfushë,
    gjysmëhënë, gjysmëlëmsh, gjysmërreth,
    gjysmërruzull, gjysmëkupëz, gjysmëshekull etj.
    2. Përgjysmë; në një farë mase, jo plotësisht, jo
    deri në fund; p.sh. gjysmacid, gjysmëbujqësor,
    gjysmëdiplomatik, gjysmëfitore, gjysmëlakuriq,
    gjysmëmalor etj.

  17. #1137
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Po pra meqe lakohen letres dhe letren psh sipas teje duhet ti thuhet letre jo leter. Nuk e di ca fjalori eshte ky. Po te lexosh libra shqip do e shikoje qe perdoret gjysem.

    Ose te marr nje fjale me shqip "zemer". Megjithese lakohet zemren zemres trajta e pashquar eshte zemer jo zemre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 18-05-2012 më 12:22

  18. #1138
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Vetem kur perdoret ne fjaleformim perdoret gjysme psh gjysmehena
    Si duket del me mire intonacioni.

  19. #1139
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Gjysem eshte gabim. Nuk perdoret me.
    Feelings change - memories don't.

  20. #1140
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ja dhe kjo kompetentja tjeter qe thote adoloshentet lol

Faqja 57 prej 63 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •