Close
Faqja 54 prej 63 FillimFillim ... 4445253545556 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,061 deri 1,080 prej 1258
  1. #1061
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Përshëndetje të gjithëve,
    nuk e di nëse kjo është tema më e përshtatshme ku unë të bej këtë pyetje që kam por, sidoqoftë po e bej. Pse në disa raste shoh tek shkruhet Lagja e jo Lagjja? P.sh. "Lagja e varfër".
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  2. #1062
    i/e regjistruar Maska e Maya Maya
    Anëtarësuar
    03-03-2012
    Postime
    105
    fjala e sakte eshte Lagjia
    Truth is, everybody is going to hurt you; you just gotta find the ones worth suffering for

  3. #1063
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Faleminderit shumë megjithëse jeni gabim. Të presim se mos po marrim ndonjë përgjigje të saktë.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  4. #1064
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Në të vërtet nuk është as lagja e as lagjja por është një lagje dhe lagjeja.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  5. #1065
    Shkruhet lagjja

    eshte si

    faqe - faqja
    lagje - lagjja
    paqe - paqja
    sufllaqe - sufllaqja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 05-03-2012 më 15:22

  6. #1066
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shkruhet lagjja

    eshte si

    faqe - faqja
    lagje - lagjja
    paqe - paqja
    sufllaqe - sufllaqja
    Kështu mendoj edhe unë por kam pak dyshime..
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  7. #1067
    Te presim per ndonje tjeter. Te shofim ca do thote BATO.

    Po dhe ne shqiptim thuhet me shume si lagjja dhe jo thjeshte lagja.

  8. #1068
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Xeroxi ka të drejtë që pyet. Ka shumë që e shkruajnë lagja, edhe pse të gjithë e shqiptojnë si lagjja.
    Shkruhet lagjja. Ja të sjellim dhe fjalorin që të mos diskutojmë kot.

    LAGJE f. sh.
    1. Pjesa e një qyteti ose e një fshati që merret
    edhe si ndarje administrative brenda qytetit a
    fshatit; njerëzit që banojnë në këtë pjesë. Lagje e
    madhe (e vogël).
    Lagjja kryesore. Lagjja e sipërme (e poshtme).
    Lagjet e jashtme. Lagjja numër nëntë. Lagje e
    qytetit (e fshatit). Banorët e lagjes. Këshilli i
    lagjes. Doli tërë lagjja.

  9. #1069
    Ju vu vula besoj

  10. #1070
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ju vu vula besoj
    ''Iu'' apo ''ju'' vu vula? Ose ''Iu'' apo ''ju'' dedikohet? Edhe këto janë disa dilema që i kam dhe dëshiroj t'i diskutoj me ju.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  11. #1071
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ju vu vula besoj
    Iu vu vula!
    Jarigas

  12. #1072
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga xerox Lexo Postimin
    ''Iu'' apo ''ju'' vu vula? Ose ''Iu'' apo ''ju'' dedikohet? Edhe këto janë disa dilema që i kam dhe dëshiroj t'i diskutoj me ju.
    Iu vu vula dhe kjo ju dedikohet!
    Jarigas

  13. #1073
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Iu vu vula dhe kjo ju dedikohet!
    Ju faleminderit shumë.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  14. #1074
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    7
    Diku, me siper, kam shkruar " U lumte!"
    Shkruhet "U lumte!", apo "Ju lumte!"

  15. #1075
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga benmeçe Lexo Postimin
    Diku, me siper, kam shkruar " U lumte!"
    Shkruhet "U lumte!", apo "Ju lumte!"
    Shkruhet Ju lumte.
    vari leshte

  16. #1076
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Lejome te mos pajtohem me ty mbi kete pike!
    Fjala "rrace" qe perdorim ne shqip, rrjedh nga neolatinishtja "razza" e te siguroj se shqiptimi i "r" nuk eshte aspak si ai ne shqip, por i afrohet shqiptimit te "rr"se! Perveç kesaj, nese e shqiptojme "r" si ne shqip, kemi nje ç'ekuiliber me shqiptimin e "c", qe eshte shume me e forte se "r"!
    Eshte njesoj si sikur te themi "ralle" e jo "rralle", "rëzë" e jo "rrëzë","reze" e jo "rreze", "reth" e jo "rreth", etj..!
    Une mendoj se balancimi fonetik i fjales, eshte i rendesishem ne ruajtjen e tipareve te nje gjuhe e sinqerisht me duket se shnderrimi i "rr"-se ne "r", eshte vetem nje tentim per ta "feminizuar" paksa kete gjuhe burrash!!
    (pa dashur te fyej femrat, eh)

    Shprehje tipike per shembull: Hik mër rracë e keqe!!
    Pajtoj plotësisht me mendimin tëndë, në këtë rast, Jarigas...po kjo "Hik" e nënvizuar me të kuqe, ç`kuptim ka?...Ik, ndoshta?

  17. #1077
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk ka hik Sami. Eshte ngaterruar jarigasi.
    Feelings change - memories don't.

  18. #1078
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Është një veti e gjuhës shqipe që, kur shajmë, zanoret, bashkëtingëlloret e fjalët në përgjithësi, theksohen më shumë. Jo më kot edhe ti zgjodhe një sharje si shembull.

    Kur themi rracë, me rr të fortë, kjo fjalë merr një kuptim negativ. Kur dikush shahet nga raca, mund të shqiptohet aq fort saqë mund të shkruhet edhe me tri apo katër rr bashkë.

    Jo çdo fjalë fillon me rr. Ka mijëra fjalë që fillojnë me r dhe po të qe se nuk është e bukur ose nuk duhej, nuk do ta kishim fare në abëcë.

    Kur duam ta përdorim pa kuptim negativ, racë është më bukur, por kjo është dhe çështje veshi. Dihet që njerëzit kanë vesh dhe mendje të ndryshme, prandaj këto punë u lihen në dorë akademive, të cilat kanë njerëzit më të aftë. Akademitë kanë njerëz të aftë e të përgatitur që e shoshitin mirë çdo fjalë, qoftë nga prejardhja e muzikaliteti, qoftë nga shumë gjëra të tjera. Çdo fjalë që gjendet në fjalor, është e shoshitur me kujdes, nuk është hedhur ashtu kot, siç mendon ti apo Baptisti.

    Sidoqoftë, tema është për rregullat e gjuhës shqipe sipas librave të gramatikës dhe fjalorit, jo sipas rregullave të mia, të Jarigasit apo të Baptistit.
    Kemi rr të fortë, Bato, në Alfabetin tonë?!

  19. #1079


    Kemi, rrrr

  20. #1080
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Pajtoj plotësisht me mendimin tëndë, në këtë rast, Jarigas...po kjo "Hik" e nënvizuar me të kuqe, ç`kuptim ka?...Ik, ndoshta?
    I dashur Sami, ka te drejte mia@!!Fjala "hik" nuk egziston ne gjuhen letrare, por eshte vetem nje dialektalizem i Shqiperise se mesme qe perdoret per te perforcuar urdheroren e "foljes "ik"!!
    Jarigas

Faqja 54 prej 63 FillimFillim ... 4445253545556 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •