Close
Faqja 46 prej 63 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 901 deri 920 prej 1258
  1. #901
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Si e ka ai fjalori yt Bato: unë "gatis" apo "gatit"??!
    Ma thuaj ti si duhet të thuhet, përshpëris apo pëshpëris?
    Love has no limits

  2. #902
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Ma thuaj ti si duhet të thuhet, përshpëris apo pëshpëris?
    Pa "r"......!
    Jarigas

  3. #903
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pa "r"......!
    Të falemnderit jarigas. (:
    Love has no limits

  4. #904
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Të falemnderit jarigas. (:
    Eshtë një kënaqësi e veçantë të diskutosh gjuhën e nënës me një person kaq të ëmbël sa ti!
    Jarigas

  5. #905
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Eshtë një kënaqësi e veçantë të diskutosh gjuhën e nënës me një person kaq të ëmbël sa ti!
    Kënaqësia është e gjitha e imja. (:
    Love has no limits

  6. #906
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Një nga gabimet më të shpeshta që shikoj këtu është përdorimi i gabuar i shkronjave të mëdha. Kam parë që shumë anëtarë dhe moderatorë nuk dinë t'i shkruajnë titujt e temave që hapin dhe i fillojnë të gjitha fjalët e titullit me shkronjë të madhe. Kjo jo vetëm që është gabim nga ana drejtshkrimore, po nuk duket mirë dhe nga ana estetike.

    Ja një titull që e lexova tani, po ka qindra si ky:

    Disponoj Nje Nga Tre Kopjot Orgjinale Te Piktures Me Te Famshme te Vinsent Van Gogh

    Duhet shkruar:

    Zotëroj një nga tri kopjet origjinale të pikturës më të famshme të Vinsent Van Gogut

    Në fundin e titullit nuk vihet pikë, ndërsa në rastet kur titulli është pyetës ose shpreh habi të madhe, vihet pikëpyetje ose pikëçuditje.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 11-06-2011 më 04:55

  7. #907
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Ke shumë të drejtë dhe janë sidomos forumistët nga trevat tej Shqipërisë që bëjnë të tilla gabime.
    Besoj se pjesëza "van" shkruhet me gërmë të vogël!
    Mendoj se nuk mund te vihet shenja e barazise ndërmjet fjalëve "disponoj" dhe "zotëroj" e kam shume dyshime mbi drejtshkrimin e emrit te tij te shqiperuar,- nese do ta shkruajme sipas shqiptimit ne gjuhen flaminge, do te na duhej ta shkruanim "Vincent fan Hoh", ndersa do te duhet ta shkruajme "Vincent van Gogh" sipas grafise origjinale!!
    Bato, shqipja e mirëfilltë nuk është kristalizuar akoma dhe ne duhet te japim ndihmesën tonë përderisa të kemi mundësi dhe njerëz të aftë si ti, nuk duhet të ndjehen vetëm si roje te saj, por sidomos si bletët punëtore qe punojnë për zhvillimin.
    Jarigas

  8. #908
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Disponoj Nje Nga Tre Kopjot Orgjinale Te Piktures Me Te Famshme te Vinsent Van Gogh

    Duhet shkruar:

    Zotëroj një nga tri kopjet origjinale të pikturës më të famshme të Vinsent Van Gogut

    .
    Shumë mirë kjo por edhe pse sipas rregullave të drejtshkrimit emrat e huaj, deformohen ose shqiptarizohen me rastin e shkrimit të tyre, mua më duket ma e natyrshme që emrat të cilët përdorin shkronja latine që të shkruhen në formën origjinale.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  9. #909
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Besoj se pjesëza "van" shkruhet me gërmë të vogël!
    E drejtë, po përveç kësaj shkruhet Vincent, jo Vinsent. Kur emri jepet i plotë, shkruhet Vincent van Gog, ndërsa kur nuk jepet i plotë, shkruhet Van Gog. Shkruhet Honore dë Balzak, po kur japim vetëm mbiemrin, shkruhet Dë Balzak. Ja dhe rregulla:

    Nga libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" fq. 142-143:

    S h ë n i m . Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj
    shkruhen me shkronjë të vogël, kur jepet i plotë emri dhe
    mbiemri i personit, por shkruhen me shkronjë të madhe, kur
    përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element
    i domosdoshëm i tij:

    Kalderon de la Barka, por De La Barka, Leonardo da
    Vinçi, por Da Vinçi; Lope de Vega, por De Vega; Mahmud
    al Kazhgari, por Al Kazhgari; Sharl dë Koster, por Dë Koster;
    Vincent van Gog, por Van Gog etj.

    Me shkronjë të madhe shkruhen edhe pjesët O, Mak, San,
    Sen të mbiemrave të huaj të personave:
    O Brien, O Konor, O Kejsi; Mak-Dopell, San-Martin, Sen-
    -Simon etj.

    Mendoj se nuk mund te vihet shenja e barazise ndërmjet fjalëve "disponoj" dhe "zotëroj"
    Pse mendon kështu dhe cilën fjalë do të zgjidhje ti për ta zëvendësuar?
    Disponoj është një fjalë që nuk gjendet në fjalorin shqip dhe unë mendoj se zotëroj ose kam e zëvendësojnë atë plotësisht.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 12-06-2011 më 08:40

  10. #910
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    U bu bu mburremi ne se dime te flasim dhe te shruajme gjuhen Shqipe.
    Duhet te punojme me te vertet te flasim paster gjuhen e memes , gjuha eshte pasuria me e madhe qe ne kemi , ajo na ben te veçante nga popujt e tjere duke na dhuruar emrin Shqipetar.

    Une ju uroj pune te mbare, hidhini nje sy edhe gabimeve nga shkrimet e mija pasi me ben mire edhe korrigjimi qe te mos i perseris here tjeter ( ose te mundohem te pakten ti shkruaj paster).
    Kalofshit mire !!

  11. #911
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    E drejtë, po përveç kësaj shkruhet Vincent, jo Vinsent. Kur emri jepet i plotë, shkruhet Vincent van Gog, ndërsa kur nuk jepet i plotë, shkruhet Van Gog. Shkruhet Honore dë Balzak, po kur japim vetëm mbiemrin, shkruhet Balzak. Ja dhe rregulla:
    Ti pate shkruajtur "Vinsent" dhe pate vënë shkronjë të madhe ne emrin e plotë! Tani, ki mirësinë të na shpjegosh se pse shkruajme "dë" dhe jo "fan"?!
    Ky ishte thelbi i diskutimit tim dhe jo rregulla e gjuhes shqipe.

    Pse mendon kështu dhe cilën fjalë do të zgjidhje ti për ta zëvendësuar?
    Disponoj është një fjalë që nuk gjendet në fjalorin shqip dhe unë mendoj se zotëroj ose kam e zëvendësojnë atë plotësisht.

    .
    Folja "kam" do të ishte më se e mjaftueshme.
    Jarigas

  12. #912
    i/e regjistruar Maska e Skikis
    Anëtarësuar
    04-06-2011
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ti pate shkruajtur "Vinsent" dhe pate vënë shkronjë të madhe ne emrin e plotë! Tani, ki mirësinë të na shpjegosh se pse shkruajme "dë" dhe jo "fan"?!
    Ky ishte thelbi i diskutimit tim dhe jo rregulla e gjuhes shqipe.

    Folja "kam" do të ishte më se e mjaftueshme.
    Ose, Posedoj?

    __________________________________________



    Ti pate shkruajtur (shkruar) "Vinsent" dhe pate vënë shkronjë të madhe ne emrin e plotë! Tani, ki mirësinë të na shpjegosh se pse shkruajme "dë" dhe jo "fan"?!
    Ky ishte thelbi i diskutimit tim dhe jo rregulla e gjuhes shqipe.

    Folja "kam" do të ishte më se e mjaftueshme.
    ____________________________________________

    Une shkruaj
    Ti shkruan
    Ai shkruan
    Ju shkruani
    Ne shkruajmë
    Ata shkruajnë

    Une shkrova
    Ti shkrove
    Ai shkroi
    Ju shkruat
    Ne shkruam
    Ata shkruan

  13. #913
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Skikis Lexo Postimin
    Ose, Posedoj? A është kjo, fjalë shqipe?

    __________________________________________



    Ti pate shkruajtur (shkruar) "Vinsent" dhe pate vënë shkronjë të madhe ne emrin e plotë! Tani, ki mirësinë të na shpjegosh se pse shkruajme "dë" dhe jo "fan"?!
    Ky ishte thelbi i diskutimit tim dhe jo rregulla e gjuhes shqipe.

    Folja "kam" do të ishte më se e mjaftueshme.
    ____________________________________________

    Une shkruaj
    Ti shkruan
    Ai shkruan
    Ju shkruani
    Ne shkruajmë
    Ata shkruajnë

    Une shkrova
    Ti shkrove
    Ai shkroi
    Ju shkruat
    Ne shkruam
    Ata shkruan

    Ehe! Ku e ke trajtën e asaj që ke shënuar me të kuqe?!
    Jarigas

  14. #914
    i/e regjistruar Maska e Skikis
    Anëtarësuar
    04-06-2011
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    18
    Padyshim se fjala "Posedoj" nuk eshte shqipe por e huazuar.


    Unë kam shkruar deri sot, por më s'do të shkruaj

    Ti ke shkruar deri sot, por më s'do të shkruash

    Ai ka shkruar deri sot, por më s'do të shkruajë

    Ne kemi shkruar deri sot, por më s'do të shkruajmë

    Ata kanë shkruar deri sot, por më s'do të shkruajnë

    Ju keni shkruar deri sot, por më s'do të shkruani



    Unë shkruaja

    Ti shkruaje

    Ai shkruante

    Ju shkruanit

    Ne shkruanim

    Ata shkruanin





    Unë të shkruaj

    Ti të shkruash

    Ai të shkruajë

    Ne të shkruajmë

    Ju të shkruani

    Ata të shkruajnë




    Unë shkruakam

    Ti shkruake

    Ai shkruaka

    Ju shkruakeni

    Ne shkruakemi

    Ata shkruakan



    Unë edhe në shkruakësha me gabime, shkruafsha vetëm për gjëra pozitive.

    Ti edhe në shkruakëshe me gabime, shkruafsh vetëm për gjëra me vlerë.

    Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.

    Ne edhe në shkruakëshim me gabime, shkruafshim gjëra vetëm të vërteta.

    Ju edhe në shkruakëshit me gabime, shkruafshi për ngjarje që s'duhet harruar.

    Ata edhe në shkruakëshin me gabime, shkruafshin sado pak qartë dhe në shqip.



    Shume njeriu e vë në dyshim pikërisht këtë "Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.", ama njëherësh pretendohet te jetë e shkruar saktë. Nëse do të vendosja unë, do ta ndryshoja në "shkruakët", ngase, sipas meje, tingëllon paksa më bukur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Skikis : 16-06-2011 më 20:10

  15. #915
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Shume njeriu e vë në dyshim pikërisht këtë "Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.", ama njëherësh pretendohet te jetë e shkruar saktë. Nëse do të vendosja unë, do ta ndryshoja në "shkruakët", ngase, sipas meje, tingëllon paksa më bukur.
    A mund ta formulosh pak më qartë/kjartë fjalinë?
    Love has no limits

  16. #916
    Citim Postuar më parë nga Skikis Lexo Postimin
    Padyshim se fjala "Posedoj" nuk eshte shqipe por e huazuar.


    Unë kam shkruar deri sot, por më s'do të shkruaj

    Ti ke shkruar deri sot, por më s'do të shkruash

    Ai ka shkruar deri sot, por më s'do të shkruajë

    Ne kemi shkruar deri sot, por më s'do të shkruajmë

    Ata kanë shkruar deri sot, por më s'do të shkruajnë

    Ju keni shkruar deri sot, por më s'do të shkruani



    Unë shkruaja

    Ti shkruaje

    Ai shkruante

    Ju shkruanit

    Ne shkruanim

    Ata shkruanin





    Unë të shkruaj

    Ti të shkruash

    Ai të shkruajë

    Ne të shkruajmë

    Ju të shkruani

    Ata të shkruajnë




    Unë shkruakam

    Ti shkruake

    Ai shkruaka

    Ju shkruakeni

    Ne shkruakemi

    Ata shkruakan



    Unë edhe në shkruakësha me gabime, shkruafsha vetëm për gjëra pozitive.

    Ti edhe në shkruakëshe me gabime, shkruafsh vetëm për gjëra me vlerë.

    Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.

    Ne edhe në shkruakëshim me gabime, shkruafshim gjëra vetëm të vërteta.

    Ju edhe në shkruakëshit me gabime, shkruafshi për ngjarje që s'duhet harruar.

    Ata edhe në shkruakëshin me gabime, shkruafshin sado pak qartë dhe në shqip.



    Shume njeriu e vë në dyshim pikërisht këtë "Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.", ama njëherësh pretendohet te jetë e shkruar saktë. Nëse do të vendosja unë, do ta ndryshoja në "shkruakët", ngase, sipas meje, tingëllon paksa më bukur.
    Po më bën përshtypje pse po ua ndryshon renditjen përemrave vetorë. Pra duhet të jetë: uni, ti, ai ( ajo ); ne, ju, ata ( ato ). ( dhe jo: ju, ne, ata)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #917
    i/e regjistruar Maska e Skikis
    Anëtarësuar
    04-06-2011
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    A mund ta formulosh pak më qartë/kjartë fjalinë?

    Gjithsesi.

    Une mora si shembull kete fjali; "Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.". Mirëpo, megjithëse e shkruar saktë, për shumicën tingëllon sikur e pakutpimtë trajta "shkruakësh" në këtë mënyrë. Per sa me perket mua, më bukur do të tingëlloje që në vend të mundnim ta shkruanim "shkruakët".

    Besoj kësaj here isha me i qartë.

  18. #918
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga Skikis Lexo Postimin
    Padyshim se fjala "Posedoj" nuk eshte shqipe por e huazuar.


    Unë kam shkruar deri sot, por më s'do të shkruaj

    Ti ke shkruar deri sot, por më s'do të shkruash

    Ai ka shkruar deri sot, por më s'do të shkruajë

    Ne kemi shkruar deri sot, por më s'do të shkruajmë

    Ata kanë shkruar deri sot, por më s'do të shkruajnë

    Ju keni shkruar deri sot, por më s'do të shkruani



    Unë shkruaja

    Ti shkruaje

    Ai shkruante

    Ju shkruanit

    Ne shkruanim

    Ata shkruanin





    Unë të shkruaj

    Ti të shkruash

    Ai të shkruajë

    Ne të shkruajmë

    Ju të shkruani

    Ata të shkruajnë




    Unë shkruakam

    Ti shkruake

    Ai shkruaka

    Ju shkruakeni

    Ne shkruakemi

    Ata shkruakan



    Unë edhe në shkruakësha me gabime, shkruafsha vetëm për gjëra pozitive.

    Ti edhe në shkruakëshe me gabime, shkruafsh vetëm për gjëra me vlerë.

    Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.

    Ne edhe në shkruakëshim me gabime, shkruafshim gjëra vetëm të vërteta.

    Ju edhe në shkruakëshit me gabime, shkruafshi për ngjarje që s'duhet harruar.

    Ata edhe në shkruakëshin me gabime, shkruafshin sado pak qartë dhe në shqip.



    Shume njeriu e vë në dyshim pikërisht këtë "Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.", ama njëherësh pretendohet te jetë e shkruar saktë. Nëse do të vendosja unë, do ta ndryshoja në "shkruakët", ngase, sipas meje, tingëllon paksa më bukur.
    Nuk besoj se thuhet "Shkruakesh" apo "Shkruafte"; s'i kam degjuar ndonjehere.
    Kjo e fundit quhet menyra deshirore e zgjedhimit te foljes dhe per mendimin tim duhet thene "Shkrofsha".

    Unë edhe në shkrofsha me gabime, shkrofsha vetëm për gjëra pozitive.

    Pastaj kur vendos te shkruash zgjedhimin e nje foljeje, duhet te vesh edhe kohen per te cilin e ben ate zgjedhim.

    Per me teper kur thua "Unë kam shkruar deri sot, por më s'do të shkruaj" ajo vendoset ne fund e jo ne mes te fjalise. Dmth duhet thene "Unë kam shkruar deri sot, por s'do të shkruaj me
    Ndryshuar për herë të fundit nga BOKE : 17-06-2011 më 09:26

  19. #919
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Pershendetje.

    Kur shkruhet/thuhet "tij" dhe kur "vet"?

  20. #920
    i/e regjistruar Maska e Skikis
    Anëtarësuar
    04-06-2011
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Nuk besoj se thuhet "Shkruakesh" apo "Shkruafte"; s'i kam degjuar ndonjehere.
    Kjo e fundit quhet menyra deshirore e zgjedhimit te foljes dhe per mendimin tim duhet thene "Shkrofsha".

    Unë edhe në shkrofsha me gabime, shkrofsha vetëm për gjëra pozitive.

    Pastaj kur vendos te shkruash zgjedhimin e nje foljeje, duhet te vesh edhe kohen per te cilin e ben ate zgjedhim.

    Per me teper kur thua "Unë kam shkruar deri sot, por më s'do të shkruaj" ajo vendoset ne fund e jo ne mes te fjalise. Dmth duhet thene "Unë kam shkruar deri sot, por s'do të shkruaj me


    Te lumte, "më" vendoset ne mbarim te fjalise. Ndersa, pajtohem me ty se kam bere gabim te "shkruafsha", sakte eshte:

    Unë shkrofsha

    Ti shkrofsh

    Ai shkrofte

    Ne shkrofshim

    Ju shkrofshi

    Ata shkrofshin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Skikis : 17-06-2011 më 09:53

Faqja 46 prej 63 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •