Close
Faqja 18 prej 63 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 1258
  1. #341
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    loool

    per mua e dine tgjithe qe shkruaj me gabime ...... pranaj dhe smarrin mundin tmkorrigjojne. Sepse do kohe prej 500 fjalive ...... 450 gabim.lol.

    Translate:

    Për mua e dijnë që të gjithë, që shkruaj me gabime, prandaj dhe nuk marrin mundin që të më korrigjojnë, sepse do kohë që nga 500 fjali, të gjejnë 450 gabime.lol.


    Ja unë e mora mundimin. Fjalitë nënrenditëse ftilluese dhe përcaktore nuk kërkojnë presje. Kjo e thënë shqip: përpara nyjeve se dhe nuk vendoset presje.

    Mos u mërzit se unë vetëm tek kjo tema tentoj të mos bëj gabime e dua dy orë në formulimin e fjalisë. Nëpër temat e tjera shkruaj shkel e shko.

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    e dine eshte e sakte
    jo e dijne

    edhe "prej" me duket me e sakte se "nga" ne kete rast.
    Prej kaq fjaleve aq jane te sakta.
    Mundi ne kete rast mund te behet mundimi- s'marrin mundimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 26-05-2010 më 17:50

  3. #343
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    e dine eshte e sakte
    jo e dijne

    edhe "prej" me duket me e sakte se "nga" ne kete rast.
    Prej kaq fjaleve aq jane te sakta.
    Mundi ne kete rast mund te behet mundimi- s'marrin mundimin.
    A e din se shpesh here jam ne medyshje kur me duhet te perdor veten e dyte deftorete kohes se tashme te disa foljeve?????
    Si psh "ti di" apo " ti din"...."ti do" apo " ti don"?????
    Jarigas

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    me gjuhe letrare eshte di dhe do

  5. #345
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Rrrofsh....kete e dija fort mire..
    Mirpo ndodh qe ne situata te ndryshme, nuk mjafton te perdoresh rregullat e letrares, si psh pyetja:"Ti do te shkosh ne Tirane apo jo"?, nuk shpreh qarte nese "do te shkosh" eshte deftorja e se ardhshmes e foljes "shkoj" apo deftorja e tashme e foljes "dua" bashke me pjesoren e foljes "shkoj"!!!!!
    Ti si e zgjidh ne keto raste????
    Jarigas

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Rrofsh.... kete e dija fort mire..
    Mirpo ndodh qe ne situata te ndryshme...

    Jarigas, të thashë edhe më lart që kjo temë nuk është për të kundërshtuar rregullat e gjuhës zyrtare, por është për të gjithë ata që duan t'i mësojnë këto rregulla.

    Kur do ta pyesësh tjetrin nëse dëshiron të shkojë, në gjuhën e folur folja "do" theksohet më shumë dhe kështu ajo kuptohet. Ndryshe mund të themi edhe "dëshiron të shkosh?" ose "ke qejf të shkosh?"

    mirpo - mirëpo

    Përveç kësaj, fjalia nuk mund të fillojë me lidhëzën "mirëpo". Kjo lidhëz përdoret në fjalitë e bashkërenditura që shprehin kundërshtim ndaj njëra-tjetrës.
    Ja si duhet ta kishe filluar ti shkrimin tënd:

    Rrofsh!
    Këtë e dija fort mirë, mirëpo ndodh që në situata të ndryshme ...

  7. #347
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Fjala-Mirë se erdhe-a shkruhet e ngjitur apo kështu si e postova!flm.
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #348
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Shkruhet bashkë.
    Në rastin e "mirë se erdhe", bashkohen bashkë dy "e", kështu që njëra hiqet dhe shkruhet "Mirëserdhe"

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    me c'kam pare ne internet nga menyrat e ndryshme te komunikimit me shqipet, 3/4 e shqiptareve jane ignorantus ne gramatike.
    Me ka bere shume pershtypje nje X qe ka qene drejtoreshe gjimnazi ne Tirane dhe e kam ne facebook. Cfare shqipeje.... grua e mire, mos ta shaj, lol, po drejtoreshe qe nuk shkruan shqip sakte? uee ueee ueee. Lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 27-05-2010 më 08:27

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shkruhet bashkë.
    Në rastin e "mirë se erdhe", bashkohen bashkë dy "e", kështu që njëra hiqet dhe shkruhet "Mirëserdhe"
    Kur hyn ne forum,sa hapet faqja ,eshte e shkruar gabim fjala mireserdhe dhe une kam dyshuar nese shkruhet mireseerdhe apo mireserdhe,faleminderit per sqarimin.

  11. #351
    Jarigas, te ajo fjalia "Ti do te shkosh ne Tirane apo jo" eshte theksi ne fjali qe e tregon kuptimin. Nese eshte folja "dua" atehere theksi eshte te "do" dhe nese eshte e ardhshme athere thkesi eshte te "Tirane".

    Ashtu si fjala "bari" si pershembull qe duke e lexuar nuk mund te merret vesh nese e ke fjalen per bariun apo barin.

  12. #352
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Postimet e atyre që nuk duan të njohin rregullat e shqipes, janë jashtë teme dhe do të fshihen.

    Tema nuk është për të kundërshtuar rregullat e shqipes së shkruar.

  13. #353
    Per "Mireserdhe" me duket cudi te shkruhet ashtu dhe nese eshte me verte ashtu, atehere une e lexoj gabim per vete se e them me dy "e" rresht.

  14. #354
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ti mund ta shqiptosh ashtu, por ka dhe të tjerë që nuk e shqiptojnë ashtu. Këtu po themi si shkruhen.

    Për fjalë që gjenden në fjalor, nuk ka nevojë që të kundërshtojmë e të mbushim faqet e temës me debate të kota. Nuk është faji im se ju nuk doni të hapni fjalorin.


    NGA FJALORI SHQIP:

    MIRËSERDHA kal., vet. kr. thj.

    I urova mirëseardhjen (dikujt). E mirëserdhi me përzemërsi.


    Ja si shkruhet kjo fjalë:

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...rdhe-President

  15. #355
    Bato pershendetje
    Kur duam te themi fjalen
    '' njerezve'' shkruhet keshtu?
    Dicka sme pelqen me duket se e shkruaj gabim....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  16. #356
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shkruhet bashkë.
    Në rastin e "mirë se erdhe", bashkohen bashkë dy "e", kështu që njëra hiqet dhe shkruhet "Mirëserdhe"
    Duhet bërë dallimi midis emrit mireseardhje, apo foljes kalimtare mirëserdha dhe urimit "Mirë se erdhe!".

    Edhe nuk bashkohen dy e-të, por njëra bie dhe merr theksin logjik vetem e-ja e mbetur. Thjesht meqë vetë je penibël kundrejt gabimeve të të tjerëve të korrigjova formulimin tek kjo e dyta.

    Korrigjoj dhe veten:
    Kjo e thënë shqip: përpara nyjeve se dhe nuk vendoset presje.
    Jo nyje, por lidhëza, ose përemër lidhor në rastin e fjalisë së nënrenditur përcaktore.

  17. #357
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Në këtë temë do doja të korrigjojmë gabimet drejtshkrimore të njëri-tjetrit.

    Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar të shkruajmë gjuhën letrare pa gabime.

    ,

    Ganimet ku je ,lajmerohu te lutem,ke nevoje urgjente per shume leksione , ku i dihet edhe ti mund te mesosh

  18. #358
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Bato pershendetje
    Kur duam te themi fjalen
    '' njerezve'' shkruhet keshtu?
    Dicka sme pelqen me duket se e shkruaj gabim....
    njerëzve shkruhet, mire e ke

  19. #359
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ti mund ta shqiptosh ashtu, por ka dhe të tjerë që nuk e shqiptojnë ashtu. Këtu po themi si shkruhen.

    Për fjalë që gjenden në fjalor, nuk ka nevojë që të kundërshtojmë e të mbushim faqet e temës me debate të kota. Nuk është faji im se ju nuk doni të hapni fjalorin.


    NGA FJALORI SHQIP:

    MIRËSERDHA kal., vet. kr. thj.

    I urova mirëseardhjen (dikujt). E mirëserdhi me përzemërsi.


    Ja si shkruhet kjo fjalë:

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...rdhe-President
    ose te e njejta faqe

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...3-pa-Megan-Fox shkruhet edhe mireseerdhe

    Ti the si shkruhet dhe une thashe si e them une. Se kuptoj konfliktin ketu. Keshtu qe qetesohu pak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 27-05-2010 më 14:13

  20. #360
    BATO fjalor nuk kam ketu per ta kontrolluar si eshte dhe nuk e di nese po i lexon ti ne ndonje fjalor apo jo.

    Une per vete e them si "mire se erdhe".

    Ti e thua ashtu si "mire s'erdhe" ?

Faqja 18 prej 63 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •