Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e unikali
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    227

    Si ndjehet fëmija përpara një sjellje të tepruar nga ana e prindit?!

    Eshte per mua nje teme shume e ndjeshme, e kete problem mund ta kuptoj e ndjej vetem ai qe e ka provuar.
    Mora shkas nga takimi me nje shok, i cili prej nje periudhe te gjate kohore kishte perdorur alkol pa mase. E takova dhe ai mori vetem kafe! Habise time iu pergjigj : "Nuk pi me. Nje dite kur po futesha ne shtepi, duke u futur ne shkalle, mezi po mbahesha ne kembe, djali po zbriste poshte, u ndalua, me futi krahun e me tha: - Boll pive raki, se na diskreditove ne sy te te gjitheve. Pasi me doli rakia, gruaja ne bisede me tregoj sa shume vuante djali, kur me shoket e vet, me shikonte mua neper qytet duke m'u marre kembet. Nga ajo dite nuk kam pi dhe jam tjeter njeri, jo vetem me djalin, por edhe me te gjithe familjen e shoqerine".
    Ne bisede ma femijet me tregojne se sa te veshtire e kane femijet kur nderkohe qe jane ne shetitje me shoket, shohin babain e tyre duke dale nga Bingo, Lotaria apo Lojrat e Fatit, i nxire ne fytyre nga humbja. Ata nuk merziten vetem nga prania e shokeve, por mendojne sherrin qe do te plase ne shtepi nga mungesa e parave te humbura kuturu.
    Nje shok me tregon se ne shtepine e fqinjit te tij ka vazhdimisht ngaterresa e flitet me ze te larte, por kur e pyet djalin e shtepise, ai pasi i kalon e skuqura e pare, te thote genjeshtren me te pare qe i bie ndermend.
    E diskutojme bashke: "Si mund t'i ndihmojme keta djem e vajza te mira, qe te mos e ndjejne veten kaq ne siklet e a kane ndonje mundesi zgjidhje nga kjo situate, pa pesuar trauma e tronditje nervore"
    Faleminderit
    Po nuk pate nje te kaluar te besueshme, nuk mund te kesh nje te ardhme te sigurte.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Urime per ndergjegjsimin dhe permisimin e jetes tende!
    persa i perket pyetjes suaj se si ndihet femija para babait imoral, ajo dihet ne fillim te gjykon dhe ne shumicen e rasteve e pandergjegjshmja e tij kopjon modelin qe edhe ne rastin e nje modeli te shtrembet serish mbetet nje model per femijen, pasi prindi eshte modeli i vetem qe femija imiton, kopjon, dhe kerkon ti ngjasoj. ti me veprimin qe ke bere nuk ke shpetuar vetem veten tende, por ke shpetuar jeten e tij gjithashtu duke i dhene modelin qe cdo femije meriton te kete, nje baba qe lufton vesin, dhe kerkon vlerat.
    failure is not an option!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e unikali
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    227
    Citim Postuar më parë nga unikali Lexo Postimin
    Eshte per mua nje teme shume e ndjeshme, e kete problem mund ta kuptoj e ndjej vetem ai qe e ka provuar.
    Mora shkas nga takimi me nje shok, i cili prej nje periudhe te gjate kohore kishte perdorur alkol pa mase. E takova dhe ai mori vetem kafe! Habise time iu pergjigj : "Nuk pi me. Nje dite kur po futesha ne shtepi, duke u futur ne shkalle, mezi po mbahesha ne kembe, djali po zbriste poshte, u ndalua, me futi krahun e me tha: - Boll pive raki, se na diskreditove ne sy te te gjitheve. Pasi me doli rakia, gruaja ne bisede me tregoj sa shume vuante djali, kur me shoket e vet, me shikonte mua neper qytet duke m'u marre kembet. Nga ajo dite nuk kam pi dhe jam tjeter njeri, jo vetem me djalin, por edhe me te gjithe familjen e shoqerine".
    Pershendetje DEA27 ! Se pari ky nuk eshte rasti im, po edhe n.q.se do ishte nuk ka fare problem, se nuk eshte e jashtezakonshme.
    Une kam mendim tjeter nga i Juaji, se nuk eshte e vertete (sipas meje dhe nga rastet qe kam verejtur), qe djali ne fjale, per te cilin ne mund te bisedojme nuk eshte ne rrugen e babait te tij. Po te ishte ashtu, edhe ai do merrte nga ana tjeter nje gote e do beheshin te 2 tape, pa patur merak se cfare do mendonin te tjeret.
    Une flas, e per kete kam shume shembuj, per ata femije te mire qe vazhdojne jeten e shkollen normal, e papritur ne kthese e ne shkalle u del babai i tyre ne gjendje jo normale."Nga ferra del trendafili" thote nje fjale e urte, por mundet qe "Kush lind nga macja, gjuan mi", qe nuk dua te diskutoj rastin e dyte.
    Problemin e ngre te diskutojme si mund t'u vijme ne ndihme femijve te mbare.
    Faleminderit.
    Po nuk pate nje te kaluar te besueshme, nuk mund te kesh nje te ardhme te sigurte.

  4. #4
    Titulli i temes eshte pak misleading ne fakt sepse kur thua "babai imoral", gjeja e pare qe te shkon ne mend eshte qe ai ka tradhetuar te emen e tij dhe bredh. Nejse.

    Sa per temen, femijet jane ata qe vuajne me teper nga nje situate e tille, por ne te njejten kohe, femijet mund te jene ata qe mund te ndryshojne nje prind. Ne nje familje te tille, fatkeqesisht femijeve u duhet te rriten para kohe. Sa me afer t'i qendrojne prindit me probleme femijet dhe ta ndihmojne ate qe te kuptoj se cfare po ben, aq me shpejt prindi mund te permiresohet. A eshte e lehte kjo gje? Aspak, por me vullnet te forte, mund te arrihet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga unikali Lexo Postimin
    Pershendetje DEA27 ! Se pari ky nuk eshte rasti im, po edhe n.q.se do ishte nuk ka fare problem, se nuk eshte e jashtezakonshme.
    Une kam mendim tjeter nga i Juaji, se nuk eshte e vertete (sipas meje dhe nga rastet qe kam verejtur), qe djali ne fjale, per te cilin ne mund te bisedojme nuk eshte ne rrugen e babait te tij. Po te ishte ashtu, edhe ai do merrte nga ana tjeter nje gote e do beheshin te 2 tape, pa patur merak se cfare do mendonin te tjeret.
    Une flas, e per kete kam shume shembuj, per ata femije te mire qe vazhdojne jeten e shkollen normal, e papritur ne kthese e ne shkalle u del babai i tyre ne gjendje jo normale."Nga ferra del trendafili" thote nje fjale e urte, por mundet qe "Kush lind nga macja, gjuan mi", qe nuk dua te diskutoj rastin e dyte.
    Problemin e ngre te diskutojme si mund t'u vijme ne ndihme femijve te mbare.
    Faleminderit.
    Cfare faji ka femija qe babai pine , sepse ashtu gjoja beka e gjithe bota.
    Cfare faji ka femija qe mamaja e tij nuk i pati syte ne balle qe te shikonte me ke po lidhte jeten.
    Prinderit nuk i zgjedhim, ata na rane.
    Tani mbetet prinderve ti zgjidhin problemet midis tyre dhe te dine ta ndajne shapin nga sheqeri.
    Nje njeri qe pin dhe eshte bere i varur nga pija , nuk ka per ta lene, kot shpresojne ca femra se do ti kthejne ne rruge te mbare burrat e tyre.
    I thashe njeres kete gje dhe me tha jam shume e keqe , nuk me jep fare kurajo dhe ka 17 vjet qe pret ta ktheje ne rruge te mbare te shoqin, por jo, ai vazhdon hesapin e tij sepse ndihet mire, ndersa te gjithe perreth familjaret vuajne.
    Pse duhet te me vije keq per keta njerez kur ata mendojne vetem per rehatine e tyre.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e unikali
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    227
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Pse duhet te me vije keq per keta njerez kur ata mendojne vetem per rehatine e tyre.
    Pershendetje Marya ! Te falenderoj qe po merr pjese ne kete diskutim, por megjithmend te na vije keq per femijet e ketyre prinderve te papergjegjshem. Si mund te ndihmohen keta, qe te mos mbeten me koke ulur e te turperuar ?
    Po nuk pate nje te kaluar te besueshme, nuk mund te kesh nje te ardhme te sigurte.

  7. #7
    dolce & gabi Maska e nihilist
    Anëtarësuar
    06-10-2009
    Vendndodhja
    aty ku zbret dhia me frena dore....hahaha
    Postime
    77
    me besoni se ne nuk mund te bejme asgje...e vetmja e mire qe mund te bejme eshte te mos i ''diskriminojme'' ata femije apo ti fusim ne siklet kur gjenden perballe kesaj situate, por ka njerez qe nuk e bejne kete..perkundrazi ndjejne kenaqesi qe ia ''thyejne turinjte'' femijes duke i thene ''i biri/e bija i/e pijanecit....''

    te vetmit qe mund ta ndihmojne femijen jane:
    1-familja duke iu gjendur prane dhe duke e larguar nga ai ambjent
    2-mamaja qe duhet te beje nje alamet divorci qe ti jape mundesine femijes qe te rritet larg ketyre momenteve te keqija qe ai ndodhet (nuk eshte gje e mire te arrihet deri ketu, por mund te jete nje zgjidhje)
    3-vete babai i cili duhet te ndergjegjesohet qe po turperon birin e tij
    4 vete femija te ndihmoje veten e tij ne rast se eshte ne nje moshe adoleshenceje...t'i jape kurajo vetes dhe te mundohet te ndjeke rrugen me te mire te mundshme qe nje dite te mos perfundoje si i ati i tij..(gje e veshtire kjo nqs ska mbeshtetje)

    p.s: keto fjale nuk i them ne ajer...une jam rritur vete me kete problem!
    Dashuria eshte gezimi i te qenit DY, tmerri se mos mbetesh NJE, frika se mos behesh TRE....!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e unikali
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    227
    Citim Postuar më parë nga nihilist Lexo Postimin

    4 vete femija te ndihmoje veten e tij ne rast se eshte ne nje moshe adoleshenceje...t'i jape kurajo vetes dhe te mundohet te ndjeke rrugen me te mire te mundshme qe nje dite te mos perfundoje si i ati i tij..(gje e veshtire kjo nqs ska mbeshtetje)p.s: keto fjale nuk i them ne ajer...une jam rritur vete me kete problem!
    Pershendetje nihilist !
    Jam shume dakord me mendimet e Tuaja, perjashtuar piken 2.
    Me mire femija me nje baba te keq, qe vetem nje dite te mire te jete i arsyeshem, do te jete shume me i gezuar se sa te mos e kete fare. Une njoh raste qe femija pa baba nuk perfundon mire. Une per vehte cdo dite i them femijes "si ? pse ? kur ?" e prape krijohet ndonje problem. Mendo pastaj sikur te mos i bej askush keto pyetje....
    Po nuk pate nje te kaluar te besueshme, nuk mund te kesh nje te ardhme te sigurte.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga nihilist Lexo Postimin
    me besoni se ne nuk mund te bejme asgje...e vetmja e mire qe mund te bejme eshte te mos i ''diskriminojme'' ata femije apo ti fusim ne siklet kur gjenden perballe kesaj situate, por ka njerez qe nuk e bejne kete..perkundrazi ndjejne kenaqesi qe ia ''thyejne turinjte'' femijes duke i thene ''i biri/e bija i/e pijanecit....''

    te vetmit qe mund ta ndihmojne femijen jane:
    1-familja duke iu gjendur prane dhe duke e larguar nga ai ambjent
    2-mamaja qe duhet te beje nje alamet divorci qe ti jape mundesine femijes qe te rritet larg ketyre momenteve te keqija qe ai ndodhet (nuk eshte gje e mire te arrihet deri ketu, por mund te jete nje zgjidhje)
    3-vete babai i cili duhet te ndergjegjesohet qe po turperon birin e tij
    4 vete femija te ndihmoje veten e tij ne rast se eshte ne nje moshe adoleshenceje...t'i jape kurajo vetes dhe te mundohet te ndjeke rrugen me te mire te mundshme qe nje dite te mos perfundoje si i ati i tij..(gje e veshtire kjo nqs ska mbeshtetje)

    p.s: keto fjale nuk i them ne ajer...une jam rritur vete me kete problem!
    jam dhe une dakord plotesisht me keto qe thua,
    perveç pikes 2, se eshte pak delikate, femija nuk gjen mire nga ndarja, perveç se ne rastet ekstreme te dhunes ne familje.

    Te gjithe kane probleme,
    dhe une kam pat ato te miat.

    Urime per temen.

  10. #10
    dolce & gabi Maska e nihilist
    Anëtarësuar
    06-10-2009
    Vendndodhja
    aty ku zbret dhia me frena dore....hahaha
    Postime
    77
    keni shume te drejte..ajo eshte nje pike shume e rrezikshme sepse varet sesi eshte mamaja..

    ajo pika dy ka ndodhur dhe me mua dhe me thene te drejten ishte zgjidhja me e mire qe mundi te bente mamaja ime..jeten me te mire e pata kur fillova te jetoja me te eedhe pse eshte shume normale qe e ndjeja mungesen e nje babai..

    por mua te pakten me kapi per mire...kjo sdo te thote qe te gjitheve mund tu ndodhe keshtu...!!

    ju keni te drejte, une thjesht u nisa me keto mendime duke patur parasysh eksperincen time..
    Dashuria eshte gezimi i te qenit DY, tmerri se mos mbetesh NJE, frika se mos behesh TRE....!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •