Hyjnesha Aferdite ne emrin e qytetit
Historia e Tiranes nuk ka pse te mbeshtetet ne legjenda
Nga Ilir Mati
Me vjen keq kur per historine e qytetit te Tiranes ku kam lindur, i meshohet fort deshmive gojedhanore, kur dihet shkencerisht se keto deshmi te rendesishme nuk merren kurre si te dores se pare. Historia e Tiranes nuk ka pse te mbeshtetet ne legjenda, nderkohe qe kemi faktet per te shqyrtuar. Ne rradhe te pare, persa i perket prejardhjes te vete emrit te Tiranes, me duket se ka deshmi me te favorshme per t'iu afruar se vertetes, se sa perralla e pashait turk qe mori pergjigje nga plaka e cila thuhet se po tirte, nderkohe qe emri i vendit eksistonte shume kohe me pare se turqit te dukeshin ne Ballkan. Une po ve ne dukje dy nga keto deshmi, te cilat shkenca i quan te dores se pare: ato arkeologjike dhe toponimite.
Nder deshmite arkeologjike rreth Fushes se Tiranes, po permendim Zgerdheshin, Persqopin dhe muret ne Malin e Dajtit, te tria qendra te rendesishme te kultures sone, shume pak, per te mos thene aspak te vizituara edhe nga njerez te pasionuar me historine. Keto vendbanime jane datuar nga specialistet si te shekullit te trete para Krishtit. Per Zgerdheshin ka zera qe mbeshtesin arkeologun austriak J.G.Han, i cili per here te pare shprehu mendinin se prane atij fshati duhej kerkuar Albanopolisi i hartes se Ptolemeut. Punimet arkeologjike ne kete vendbanim jane nderprere ka kohe, pa nxjerre ndonje rezultat te sigurte ne lidhje me emrin e tij. Nuk jane gjetur as varrezat e atj qyteti te math, te rrethuar me mure te forte, te cilat mund te nxirrnin ne drite material te pasur arkeologjik qe do te ndihmonte per historine edhe te treves. Muret ne malin e Dajtit, mbi ish kampin e punetoreve, jane te paprekura nga arkeologet. Miku im Genc Celo me ka vene ne dijeni, se dikur aty nga vitet gjashtedhjete, gjate nje eskursioni me Neritan Ceken, ky i fundit aty ka gjetur nje monedhe. Germimet ne Persqop, te pakta, kane dhjetvjecare qe jane nderprere, edhe ketu, pa arritur ne ndonje perfundim ne lidhje me emrin e vendbanimit. Meqenese pervec pozicionit te perafert ne harten e Ptolemeut, nuk ka shpjegime te tjera ne lidhje me hipotezen Zgerdhesh-Albanopolis, per Albanopolisin mund te ngerme edhe nje dyshim tjeter nisur nga toponimi Petralba, Petrela e sotme.
Petralba qe do te thote guri i albes. Ndoshta me marrjen ne konsiderate te ketij toponimi, shtojme nje argument me shume pervec aferise ne harten e Ptolemeut, per te gjetur Albanopolisin. Nese udhetoni duke ardhur nga veriu neper Fushen e Tiranes ose nga perendimi neper rrjedhen e poshtme te Erzenit, per te zene luginen e Shkumbinit, pra per te dale ne rrugen Egnatia, si shenje do t'iu sherbeje shkembi i Petreles, mbas te cilit ne faqen e malit eshte Persqopi. Ne kete rast mund te mendojme se edhe Persqopi ka gjase te jete Albanopolis i hartes se Ptolemeut, me gurin e madh dhe te larte perpara si shenje orjentimi. Edhe vendosja ne harte e qytetit nga vete Ptolemeu, aty ku eshte distanca me e vogel midis dy luginave te ndara me male, si edhe orjentimi i qytetit nga ana jugore e maleve, jep idene se Albanopolisi mund te jete edhe ne Persqopin e sotem.
Permenda sa me siper, per te ndaluar ne lidhjen midis emrit te vendqendrimit Albanopolis, dhe kohes se ndertimit te vendbanimeve Zgerdhesh dhe Persqop. Ne te dy rastet kemi te bejme me ndertime te fundit te shek.IV p.K.-shek.III p.K. mbi ndertime protourbane. Duke kerkuar ne historine e lashte te pellgut te Adriatikut te kesaj periudhe, kam vene re se ne kete kohe romaket, gjate luftes njeqindvjecare, perzune shume kundershtare te tyre nga Gadishulli Italik. Per te treguar se sa e ashper ka qene lufta e romakeve ne kete kohe ndaj kundershtareve te tyre, kam zgjedhur nje cope nga Historia e Italise e Indro Montanelit, Fabri Editore Milano 1994 :
"Ndryshe nga romaket e sotem qe bejne shaka te medha, romaket e antikitetit cdo gje e merrnin shume seriozisht. Dhe vecanerisht, atyre kur u hipte ne koke qe te shkaterronin nje armik, jo vetem i hidheshin me lufte, e nuk pushonin deri sa ta mundnin edhe pse ju kushtonte ushtri pas ushtrie dhe dinare mbi dinare, por i hynin pastaj ne shtepi dhe nuk i linin gure mbi gure... Ishte lufte e gjate dhe e panderprere, te mundurve nuk iu linin as sy per te qare. Rralle eshte pare ne histori te njerezimit te zhduket nje popull nga faqja e dheut dhe nje popull tjeter qe te fshij gjurmet e bemave te tij me aq armiqesi dhe egersi.." Asnjeri nuk di me saktesi se c'u bene keta njerez te trajtuar keshtu. Ne kete rast, bazuar ne ndertime te shekullit te IV-III p.K. dhe ne toponimin Albanopolis, qyteti i albaneve, kemi te drejte te ngreme hipotezen se mund te jene albanet, banore rreth liqenit Alban, te debuar nga Gadishulli Italik, te cilet ndertuan vendbanimin e tyre te ri Albanopolisin. Kjo hipoteze, mund te qendroje e ngritur aq sa edhe hipotezat e tjera, derisa te dhena te sigurta, nder te cilat rezultatet e studimeve te mbeshtetura nga germimet arkeologjike, te vertetojne te kunderten.
Me 398 p.K, gjate luftes njeqindvjecare ndermjet romakeve te Romes dhe etruskeve te Veios, ndodhi qe ujerat e liqenit Alban te ngriheshin gjate thatesires. Romaket e quajten si shenje te zotave, por, meqe nuk dinin te kuptonin shenjat, zune rob nje prift etrusk dhe e nxoren para senatit. Ja cfare iu tha prifti etrusk nga Veio : " Ne librin mbi fatin dhe ne disiplinen etruskeve eshte shkruar se pakesimi i ujerave te liqenit Alban, eshte e lidhur me shkaterrimin e qytetit etrusk te Veios." Por ujerat e liqenit kontrolloheshin fshehtesisht nga banoret me ane te nje kanali nentokesor shkarkimi. Ate vere ata i kishin mbyllur portat e kanalit ! Kanali ishte 1200 m i gjate dhe eshte aty edhe sot e kesaj dite. Ne luften 100-vjecare, etrusket u munden dhe u skllaveruan, u vrane ose u shiten nga romaket. Shume te tjere u larguan pergjithmone ne vende te reja. Turma te medha, disa mijera njerez, u hodhen edhe ne bregun lindor te Adriatikut. Ne historine e Romes keto shperngulje kane qene te shpeshta. Psh, mbas shkaterrimit te 70 qyteteve te Epirit, Roma mori me vete 150 000 skllever.
Po ashtu me vone Roma, shpesh ka kthyer ne vendin e tyre, matane Adriatikut, ne brigjet e Ilirise, me mijera njerez. Hipotezes se ngritur i vine ne ndihme edhe toponime te tjera te mberritura deri me sot. Gjate nje bashkebisedimi mbi formimin e qyteterimit etrusk ne Universitetin per te Huaj te Peruxhias, ne korrik 1999, profesor Camporeale me pyeti per raportin midis etruskeve dhe shqiptareve. Meqenese kisha kuptuar se profesor Camporeale, ashtu si edhe profesore te tjere, e njihte punen e "zhdukjes" te misterit etrusk nga francesi Majani me ane te shqipes, i shpjegova atij me shume kujdes se nuk me intereson ky kendveshtrim, madje e quaj te gabuar. Jam i prirur te kuptoj ne se ne gjuhen dhe ne kulturen shqiptare gjenden ose jo gjurme qe mund te deshmojne per roporte te hershme midis kulturave te dy popujve qe flisnin keto gjuhe ne basenin e Adriatikut.
Si shembull i permenda profesorit toponimet e me poshteme : ARBAN, ALBANOPOLIS, PRISKE, DAITI, TUJAN , TIRANE, TUFINA, TALE, LANA, LINXA, FAGU Shpreha mendimin se keto toponime duket se permbajne informacion direkt per mundesine e pranise te kultures etruske ne zonat ku ato ndodhen dhe i takon etruskologjise per t'i verifikuar. Profesori me dha te drejte. Toponimet e mesiperme ndodhen ne zonen e Tiranes. Priska, eshte emri i mbretit te pare etrusk, burrit te Tanes, i cili thuhet se ka themeluar Romen. Ne historine e Romes jane tre mbreter etruske. Turan, eshte hyjnesha Aferdite e etruskeve. Ita, eshte Zeusi I etruskeve. Vini re se sa afer gjeografisht jane toponimet e me siperme me Albanopolisin. Perendia me e larte e etruskeve ishte Tin ose Tinia, te cilen romaket e quajten Giove.
Ne nje vazo te gjetur ne Dodone e cila ruhet ne muzeun e Luvrit shkruhet : THEOZOTO. Theo ne greqisht eshte zot, pra kemi : zot- zoto. Te Buzuku kemi: tinzot.Te etrusket kemi: Tin, Tinia. Ne etruskologji, perendia Tin mban ne dore tre rrufe : me te paren lajmeron (bubullin), me te dyten shfaqet (vetetin) dhe me te treten qellon (shkrepetin). Ne fjalet shqip : vete-tin , shkrepe-tin, bubull-in , mos valle kemi edhe emrin e perendise Tin, simboli i te cilit ishte rrufeja? Perendi tjeter e etruskeve eshte dhe Ita. Vendin ne te cilin kjo perendi ka lere shqiptaret e therrasin Tale ose edhe Itale. Ne nekropolin e Durresit eshte gjetur emri Eitalia, datuar ne shekullin IV -III p.K. Nga keto qe permendem me siper, nxitemi te kerkojme nese toponimi Tufina ka lidhje me tu Tina, pra me kuptimin: te perendia Tina. Po ashtu te kerkojme nese toponimi Dajti ka lidhje me emrin e perendise Ita, Tu ita, Ta Ita, te perendia Ita. Ne se Priska e Madhe dhe dy Priskat e Vogla ruajne emrin e mbretit te famshem Prisko. Ne se Lana Fagu eshte Lana Fegu qe haset ne epigrafine etruske. Nese Tirane, Tirkan, Tyrann, Tujan ka lidhje me hyjneshen etruske Turan. Pra, ne se ne kete zone te Ilirise, kemi deshmi te mbrritura deri me sot te kontakteve kulturore te popullsise ndoshta etruske te ardhur me vendasit. Sot si emer vendi kemi Shkallen e Tujanit dhe fshatin Tujan, fshat strategjik ne nje nga grykat me te rendesishme te kalimit te rruges antike drejt lindjes. Ne fshatin Brar, kam degjuar se grykes i thone edhe Turan.
Ambasadori venecian, me 1591, kur udhetoj nga Shengjini i Lezhes per ne Oher, nuk e permend Tiranen. Ne zonen per te cilen po flasim, ai permend Lacin, Prezen dhe Petrelen, por Tiranen jo. Permend se rreze malit kishte qendra te banuara, por Tiranen, jo. Si qender e banuar, ketu ku eshte sot, Tirana mund te mos kete ekzistuar, sepse ambasadori do ta kishte vene re gjate kalimit te detyruar neper fushe, por fusha emerin e kishte ne ate kohe, pa ardhur turqit dhe pashallaret e tyre, emer te cilin na e thote Barleti Tyrann. Kerkimet arkeologjike ne qytete antike qe permendem me siper, do te ndihmonin te kuptonim ne se keto shenja jane te rastit, te keqinterpretuara ose kane vlere. Do te na ndihmonin po ashtu, te thellonim studimet tona per te kuptuar me mire shkembimet kulturore midis popujve te lashte qe banonin ne pellgun e Adriatikut, dy popuj prej te cileve ishin etrusket dhe iliret. Sa per mua, une jam i bindur se emri i Tiranes nuk ka te bej me krijime mesjetare. Ai mund te kete ardhur nga emri i hyjneshes te cilen iliret dhe greket e therrisnin Aferdite, latinet Venere, dhe etrusket te ndjekur nga romaket, ndoshta te shperngulur nga Italia dhe te vendosur rreze Dajtit ne shekullin e trete para Krishtit, i thonin Turan. Emer qe te Barleti del Tyrann dhe sot shqiptohet Tirane. Ky emer rezulton 2700 vjet i deshmuar ne epigrafine etruske.
11 February, 2000
Krijoni Kontakt