Tirana-kryeqytet, zbulohet qarkorja e Ahmet Zogut
Si sot 92 vjet mė parė u shpall Tirana kryeqytet dhe ky vendim do tė hynte nė fuqi menjėherė, kur qeveria e zgjedhur nė Kongresin e Lushnjės do tė vinte kėmbė nė qytet, mė 11 shkurt. Edhe pse Kongresi u zhvillua nė Lushnjė, vendimet e tij do tė kishin jehonė mė tė madhe nė kryeqytetin e porsazgjedhur, i cili priti qeveritarėt e rinj. Ti bahet me dijt popullit atjeshėm se kabineti ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes, mė 11. tė k. muajit mrriti nė Tiranė e filloji nga puna. Tirana u shėnua pėr kryeqytet. Kėshtu shkruante nė njė qarkore drejtuar tė gjitha prefekturave tė Shqipėrisė, ministri i Brendshėm i asaj kohe, Ahmet Zogu. Shefi i sektorit tė protokollit dhe ceremonialit pranė Bashkisė sė Tiranės, Valter Gjoni, na vė nė dispozicion njė sėrė dokumentesh, mes tė cilave qarkore apo fotografi, qė tregojnė se si u vunė nė jetė, pikėrisht nė Tiranė, vendimet e Kongresit tė Lushnjės. Kongresi i Lushnjes u ndie mė sė shumti nė Tiranė, ku ruhet mė sė miri elementi historik. Kemi godinėn e Regjencės (Kėshilli i Naltė), sot Akademia e Shkencave, kemi disa pllaka pėrkujtimore, pėr godinėn e qeverisė, pastaj mė vonė tė Bashkisė, ndėrkohė qė ėshtė kryetari i bashkisė sė Tiranės, Ismail Efendi Ndroqi, qė e priti dhe e sistemoi qeverinė qė doli nga ky kongres. Ishte Bashkia e Tiranės qė mbėshteti tė gjitha veprimet patriotike tė Kongresit tė Lushnjės, thotė Gjoni. Pikėrisht ky moment, ai i hyrjes sė qeverisė sė zgjedhur nė Lushnjė, ėshtė fiksuar nė njė fotografi, e cila na vjen e dėmtuar nga koha, por ku mund tė shquhen disa prej protagonistėve tė saj. Janė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, i cili do tė mbesė nė histori si kryetari i parė i kryeqytetit tė ri, Ismail Efendi Ndroqi, por edhe Aqif Pashė Elbasani, Abdi Toptani, Ahmet Zogu, Eshref Frashėri dhe Mytesim Kėlliēi. Nė arkivin e Bashkisė, por edhe nė tė tjerė arkiva, gjenden dokumente shumė interesante nė lidhje me kėtė. Njė ndėr to ėshtė procesverbali i Kongresit tė Lushnjės, thotė Valter Gjoni. Nė kėto procesverbale mėsojmė pėr zhvillimin e kėsaj ngjarjeje. Duket se protokollarėt e asaj kohe ishin shumė tė kujdesshėm pėr tė mbajtur mirė tė dhėnat, datat, orėt, pjesėmarrėsit. Edhe mėnyra se si quheshin deklaratat apo udhėzimet asokohe. Gjejmė termat zėdhėnie e qarkore, ndėrsa pėr seancat plenare pėrdorej termi ēelje. Dhe jo vetėm pėr dėshmitė historike qė mbartin, por edhe nga mėnyrat e formulimit, ato do tė ngjallnin mjaft kėrshėrinė e publikut. Tė gjitha kėto i japin njė shtysė tė mėtejshme idesė pėr ngritjen e njė hapėsire pėr ekspozimin e kėsaj historie tė vendit. Po shkojmė gradualisht nė 100- vjetorin e Tiranės kryeqytet dhe ėshtė e domosdoshme qė kjo ngjarje e pėrjetėsuar edhe nė emrat qė mbajnė rrugėt e kryeqytetit, tė ketė hapėsirėn e vet, qoftė nė muzeun qė Bashkia ka kohė qė po mendon ta ngrejė apo si njė muze mė vete, thotė Gjoni.
DOKUMENTET
Nė kėtė 92-vjetor tė Kongresit tė Lushnjės, por edhe tė shpalljes sė Tiranės kryeqytet, studiuesi Valter Gjoni na ofron njė sėrė dokumentesh interesante, tė cilat pak ose aspak janė publikuar. Por edhe njė informacion tė shkurtėr se cilėt ishin katėr burrat qė pėrbėnė Kėshillin e Naltė apo Regjencėn, qė kishte pushtetin e kryetarit tė shtetit. Bėhet fjalė pėr Aqif Pashė Elbasanin, Imzot Luigj Bumēin, Abdi Toptanin dhe Mihal Turtullin, emrat e tė cilėve i mban edhe nga njė rrugė e Tiranės. Por ato qė pėrbėjnė mė shumė kuriozitet, janė dokumentet. Krahas qarkores qė ministri i asaj kohe, Ahmet Zogu, u dėrgon prefekturave pėr shpalljen e Tiranė Kryeqytet, kemi edhe disa faqe nga procesverbali i Kongresit tė Lushnjės. Ndėr tė tjera nė kėtė procesverbal janė shėnuar edhe formulat e betimit tė delegatėve tė Kongresit, por edhe tė Kėshillit tė Naltė. Asokohe shqiptarėt betoheshin para Perėndisė, por edhe mbi besėn e shqiptarit. Interesante ėshtė fjala qė Regjenca ka mbajtur nė Parlamentin shqiptar, ku nė emėr tė saj Eshref bej Frashėri shpreson qė tė ketė njė fqinjėri tė mirė me Jugosllavinė e Greqinė, se Italia do tė njohė vullnetin e shqiptarėve e do tė ndryshojė politikėn ndaj saj, se Ingliterra e Franca do tė vazhdojnė tė mbėshtesin interesat e popujve tė vegjėl Njė lumė falėnderimesh vjen pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe presidentin Wilson pėr rolin qė kanė luajtur nė indipendencėn e Shqipėrisė. Njė tjetėr dokument na bėn me dije vėshtirėsitė e mėdha me tė cilat u pėrball qeveria e re shqiptare. Aq sa u detyrua tė merrte njė hua tė brendshme nėpėr qarqet e vendit dhe, siē na dėshmon, ky dokument i quajtur Zėdhėnie, Gjirokastra, Shkodra e Korēa ndihmuan qeverinė e re me nga 1 mijė apo 2 mijė lireta, tė cilat do tė ktheheshin me pėrqindje.
QARKORE MINISTRISE SE BRENDSHME
Ti bahet me dijt popullit atjeshėm se kabineti ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes, mė 11. tė Muajit mrriti nė Tiranė e filloji nga puna. Tirana u shėnua pėr kryeqytet. Pėr dorėzimin e aktevet nė Durrės masat e nevojshme janė marrė. Jeni tė porositun qarkoret e lidhuna sa ma shpejt tė ndahen nė nėnprefekturat e katundarit tė qarkut tuaj. Tiranė mė 13. II. 920 Ministri i P. Brendshme, Ahmet Zogu
BETIMI I DELEGATĖVE
Nė procesverbalin e Kongresit tė Lushnjės, ndėr tė tjera gjejmė dhe formulėn e betimit tė delegatėve: Mbledhja kombtare jep fjalėn e nderit e besėn e shqiptarit duke u betuar nė emėn tė perėndis se deri sa Kėshilla e Naltė vepron mbas ligjet tė Shtetit tue ruejtun indipendencėn e plotė tė Shqipnis me mish e me shpirt, do tė jetė mprojtės e pėrkrahės i gjithhershėm i kėsaj Kėshille.
BETIMI I KĖSHILLIT TĖ NALTĖ
Pas betimit tė delegatėve, ėshtė radhė e regjentėve tė betohen para Perėndisė: Betohem nemėr tė Perėndis, tue dhanė besėn Shqiptare e fjalėn e nderit para mbledhjes sė Kombit se do shėrbej popullit dhe Shtetit Shqiptar drejtėsisht, do tė mbrojė ligjet dhe indipendencėn e plotė tAtdheut Shejt.
Kreu i parė i kryeqytetit
Myderiz Ismail Efendi Ndroqi
Lindi nė vitin 1876, nė Tiranė. Mėsimet fillestare i ndoqi nė Tiranė nė shkollėn Ruzhdie, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, studioi pėr teologji nga viti 1893-1908. Gjatė kėsaj kohe u bė njė veprimtar nė Lėvizjen Kombėtare, duke u shoqėruar me atdhetarėt Ismail Qemali, vėllezėrit Frashėri etj. Ismail Efendi Ndroqi ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė Lėvizjes Kombėtare Ēlirimtare nė Tiranė. Gjatė viteve 1914-1915, u burgos me shumė atdhetarė tė tjerė nga forcat e Haxhi Qamilit. Nė vitin 1917 u zgjodh kryetar i Bashkisė sė Tiranės, ku shėrbeu me ndershmėri deri mė 1922-shin. Ka qenė njė nga nismėtarėt kryesorė nė organizimin e Kongresit tė Lushnjės. Dhe ishte pikėrisht ai qė priti, me shumė luftėtarė tė tjerė, nė Qafė-Kashar, qeverinė e Lushnjės, duke hyrė nė Tiranė nė krye tė saj, pėrmes ushtarėve italianė qė pėrpiqeshin ta pengonin. Pas 92 vjetėsh, Tirana mbeti kryeqytet dhe kleriku Imail Efendi Ndroqi ka hyrė nė histori si kryetar i parė i kryeqytetit Tiranė dhe si kryetari qė i hapi dyert qeverisė sė Kongresit tė Lushnjės.
AQIF PASHĖ ELBASANI
Lindi nė Elbasan, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme, ndėrsa studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr drejtėsi. Veprimtarinė politike e nisi qysh se Shqipėria ishte nėn Perandorinė Osmane. Pas shpalljes sė Pavarėsisė u emėrua nė administratėn e shtetit. Nė vitin 1913 u bė prefekt i Elbasanit. Nė kohėn e regjimit tė Vilhelm Vidit, pėr gjashtė muaj u emėrua ministėr i Punėve tė Brendshme. Pas kėsaj u detyrua tė linte vendin e tė kalonte nė emigracion politik, nė Bari tė Italisė, por nuk qėndroi gjatė. Nė mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore u radhit nė krah tė forcave politike qė organizuan Kongresin e Lushnjės. U zgjodh kryetar i punimeve tė Kongresit dhe anėtar i Kėshillit tė Lartė.
IMZOT LUIGJ BUMĒI
Lindi nė Shkodėr 6 nėntor 1872 dhe vdiq mė 1 mars 1945. Ishte peshkop i Kishės Katolike dhe diplomat shqiptar. Kreu arsimin fillor nė shkollėn e Jezuitėve dhe mė pas Kolegjin Saverian tė Shkodrės. Pėrfundoi studimet universitare nė Itali, ku u shugurua prift. Kthehet nė Shqipėri, ku fillon veprimtarinė patriotike dhe luftėn kundėr pushtimit osman. U bė nxitės i kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. U emėrua peshkop i Lezhės mė 11 shtator 1911 nga Papa Piu X. Nė 1919-n kryeson delegacionin e qeverisė shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku u zgjodh njė nga katėr anėtarėt e Kėshillit tė Lartė.
ABDI TOPTANI
Lindi nė Tiranė (1864 -1942) ku kreu shkollėn fillore, ndėrsa tė mesmen nė Stamboll. Shumė shpejt do ti bashkohej lėvizjes kombėtare. Si veprimtar i ēėshtjes kombėtare, bashkohet dhe bashkėpunon ngushtė me Ismail Qemalin nė periudhėn e shpalljes sė Pavarėsisė. Firmėtar i Deklaratės sė Pavarėsisė, ministėr i Financave nė qeverinė e parė shqiptare. Mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku u zgjodh edhe anėtar i Kėshillit tė Lartė. Si kundėrshtar i regjimit tė Zogut, dėnohet me vdekje, por ky vendim nuk u zbatua si pasojė e reagimit tė madh publik.
MIHAM TURTULLI
Lindi nė Korēė (1847-1935), ku edhe mori arsimin fillor e tė mesėm. Studimet e larta pėr mjekėsi (okulist) i kreu nė Greqi dhe nė Francė. Jetoi pėr shumė vite jashtė vendit, kryesisht nė Egjipt dhe Zvicėr. Veprimtar politik i ēėshtjes kombėtare, disa herė ministėr nė qeveri tė ndryshme dhe publicist nė organet e diasporės. Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit tė Lartė. Pėrveēse veprimtar i ēėshtjes kombėtare, Mihal Turtulli vlerėsohet edhe si filantrop i madh, pasi kontribuoi mjaft pėr qytetin e Korēės, veēanėrisht nė fushėn e zhvillimit tė arsimit.
Alma Mile - Panorama
Krijoni Kontakt