Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 120
  1. #41
    Tirana-kryeqytet, zbulohet qarkorja e Ahmet Zogut

    Si sot 92 vjet mė parė u shpall Tirana kryeqytet dhe ky vendim do tė hynte nė fuqi menjėherė, kur qeveria e zgjedhur nė Kongresin e Lushnjės do tė vinte kėmbė nė qytet, mė 11 shkurt. Edhe pse Kongresi u zhvillua nė Lushnjė, vendimet e tij do tė kishin jehonė mė tė madhe nė kryeqytetin e porsazgjedhur, i cili priti qeveritarėt e rinj. “T’i bahet me dijt popullit atjeshėm se kabineti ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes, mė 11. tė k. muajit mrriti nė Tiranė e filloji nga puna. Tirana u shėnua pėr kryeqytet”. Kėshtu shkruante nė njė qarkore drejtuar tė gjitha prefekturave tė Shqipėrisė, ministri i Brendshėm i asaj kohe, Ahmet Zogu. Shefi i sektorit tė protokollit dhe ceremonialit pranė Bashkisė sė Tiranės, Valter Gjoni, na vė nė dispozicion njė sėrė dokumentesh, mes tė cilave qarkore apo fotografi, qė tregojnė se si u vunė nė jetė, pikėrisht nė Tiranė, vendimet e Kongresit tė Lushnjės. “Kongresi i Lushnjes u ndie mė sė shumti nė Tiranė, ku ruhet mė sė miri elementi historik. Kemi godinėn e Regjencės (Kėshilli i Naltė), sot Akademia e Shkencave, kemi disa pllaka pėrkujtimore, pėr godinėn e qeverisė, pastaj mė vonė tė Bashkisė, ndėrkohė qė ėshtė kryetari i bashkisė sė Tiranės, Ismail Efendi Ndroqi, qė e priti dhe e sistemoi qeverinė qė doli nga ky kongres. Ishte Bashkia e Tiranės qė mbėshteti tė gjitha veprimet patriotike tė Kongresit tė Lushnjės”, thotė Gjoni. Pikėrisht ky moment, ai i hyrjes sė qeverisė sė zgjedhur nė Lushnjė, ėshtė fiksuar nė njė fotografi, e cila na vjen e dėmtuar nga koha, por ku mund tė shquhen disa prej protagonistėve tė saj. Janė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, i cili do tė mbesė nė histori si kryetari i parė i kryeqytetit tė ri, Ismail Efendi Ndroqi, por edhe Aqif Pashė Elbasani, Abdi Toptani, Ahmet Zogu, Eshref Frashėri dhe Mytesim Kėlliēi. “Nė arkivin e Bashkisė, por edhe nė tė tjerė arkiva, gjenden dokumente shumė interesante nė lidhje me kėtė. Njė ndėr to ėshtė procesverbali i Kongresit tė Lushnjės”, thotė Valter Gjoni. Nė kėto procesverbale mėsojmė pėr zhvillimin e kėsaj ngjarjeje. Duket se protokollarėt e asaj kohe ishin shumė tė kujdesshėm pėr tė mbajtur mirė tė dhėnat, datat, orėt, pjesėmarrėsit. Edhe mėnyra se si quheshin deklaratat apo udhėzimet asokohe. Gjejmė termat “zėdhėnie” e “qarkore”, ndėrsa pėr seancat plenare pėrdorej termi “ēelje”. Dhe jo vetėm pėr dėshmitė historike qė mbartin, por edhe nga mėnyrat e formulimit, ato do tė ngjallnin mjaft kėrshėrinė e publikut. “Tė gjitha kėto i japin njė shtysė tė mėtejshme idesė pėr ngritjen e njė hapėsire pėr ekspozimin e kėsaj historie tė vendit. Po shkojmė gradualisht nė 100- vjetorin e Tiranės kryeqytet dhe ėshtė e domosdoshme qė kjo ngjarje e pėrjetėsuar edhe nė emrat qė mbajnė rrugėt e kryeqytetit, tė ketė hapėsirėn e vet, qoftė nė muzeun qė Bashkia ka kohė qė po mendon ta ngrejė apo si njė muze mė vete”, thotė Gjoni.
    DOKUMENTET
    Nė kėtė 92-vjetor tė Kongresit tė Lushnjės, por edhe tė shpalljes sė Tiranės kryeqytet, studiuesi Valter Gjoni na ofron njė sėrė dokumentesh interesante, tė cilat pak ose aspak janė publikuar. Por edhe njė informacion tė shkurtėr se cilėt ishin katėr burrat qė pėrbėnė Kėshillin e Naltė apo Regjencėn, qė kishte pushtetin e kryetarit tė shtetit. Bėhet fjalė pėr Aqif Pashė Elbasanin, Imzot Luigj Bumēin, Abdi Toptanin dhe Mihal Turtullin, emrat e tė cilėve i mban edhe nga njė rrugė e Tiranės. Por ato qė pėrbėjnė mė shumė kuriozitet, janė dokumentet. Krahas qarkores qė ministri i asaj kohe, Ahmet Zogu, u dėrgon prefekturave pėr shpalljen e Tiranė Kryeqytet, kemi edhe disa faqe nga procesverbali i Kongresit tė Lushnjės. Ndėr tė tjera nė kėtė procesverbal janė shėnuar edhe formulat e betimit tė delegatėve tė Kongresit, por edhe tė Kėshillit tė Naltė. Asokohe shqiptarėt betoheshin para Perėndisė, por edhe mbi besėn e shqiptarit. Interesante ėshtė fjala qė Regjenca ka mbajtur nė Parlamentin shqiptar, ku nė emėr tė saj Eshref bej Frashėri shpreson qė tė ketė njė fqinjėri tė mirė me Jugosllavinė e Greqinė, se Italia do tė njohė vullnetin e shqiptarėve e do tė ndryshojė politikėn ndaj saj, se “Ingliterra” e Franca do tė vazhdojnė tė mbėshtesin interesat e popujve tė vegjėl… Njė lumė falėnderimesh vjen pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe presidentin Wilson pėr rolin qė kanė luajtur nė “indipendencėn” e Shqipėrisė. Njė tjetėr dokument na bėn me dije vėshtirėsitė e mėdha me tė cilat u pėrball qeveria e re shqiptare. Aq sa u detyrua tė merrte njė “hua tė brendshme” nėpėr qarqet e vendit dhe, siē na dėshmon, ky dokument i quajtur “Zėdhėnie”, Gjirokastra, Shkodra e Korēa ndihmuan qeverinė e re me nga 1 mijė apo 2 mijė lireta, tė cilat do tė ktheheshin me pėrqindje.
    QARKORE MINISTRISE SE BRENDSHME
    T’i bahet me dijt popullit atjeshėm se kabineti ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes, mė 11. tė Muajit mrriti nė Tiranė e filloji nga puna. Tirana u shėnua pėr kryeqytet. Pėr dorėzimin e aktevet nė Durrės masat e nevojshme janė marrė. Jeni tė porositun qarkoret e lidhuna sa ma shpejt tė ndahen nė nėnprefekturat e katundarit tė qarkut tuaj. Tiranė mė 13. II. 920 Ministri i P. Brendshme, Ahmet Zogu
    BETIMI I DELEGATĖVE
    Nė procesverbalin e Kongresit tė Lushnjės, ndėr tė tjera gjejmė dhe formulėn e betimit tė delegatėve: “Mbledhja kombtare jep fjalėn e nderit e besėn e shqiptarit duke u betuar nė emėn tė perėndis se deri sa Kėshilla e Naltė vepron mbas ligjet tė Shtetit tue ruejtun indipendencėn e plotė tė Shqipnis me mish e me shpirt, do tė jetė mprojtės e pėrkrahės i gjithhershėm i kėsaj Kėshille”.
    BETIMI I KĖSHILLIT TĖ NALTĖ
    Pas betimit tė delegatėve, ėshtė radhė e regjentėve tė betohen para Perėndisė: “Betohem n’emėr tė Perėndis, tue dhanė besėn Shqiptare e fjalėn e nderit para mbledhjes sė Kombit se do shėrbej popullit dhe Shtetit Shqiptar drejtėsisht, do tė mbrojė ligjet dhe indipendencėn e plotė t’Atdheut Shejt”.

    Kreu i parė i kryeqytetit
    Myderiz Ismail Efendi Ndroqi

    Lindi nė vitin 1876, nė Tiranė. Mėsimet fillestare i ndoqi nė Tiranė nė shkollėn “Ruzhdie”, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, studioi pėr teologji nga viti 1893-1908. Gjatė kėsaj kohe u bė njė veprimtar nė Lėvizjen Kombėtare, duke u shoqėruar me atdhetarėt Ismail Qemali, vėllezėrit Frashėri etj. Ismail Efendi Ndroqi ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė Lėvizjes Kombėtare Ēlirimtare nė Tiranė. Gjatė viteve 1914-1915, u burgos me shumė atdhetarė tė tjerė nga forcat e Haxhi Qamilit. Nė vitin 1917 u zgjodh kryetar i Bashkisė sė Tiranės, ku shėrbeu me ndershmėri deri mė 1922-shin. Ka qenė njė nga nismėtarėt kryesorė nė organizimin e Kongresit tė Lushnjės. Dhe ishte pikėrisht ai qė priti, me shumė luftėtarė tė tjerė, nė Qafė-Kashar, qeverinė e Lushnjės, duke hyrė nė Tiranė nė krye tė saj, pėrmes ushtarėve italianė qė pėrpiqeshin ta pengonin. Pas 92 vjetėsh, Tirana mbeti kryeqytet dhe kleriku Imail Efendi Ndroqi ka hyrė nė histori si kryetar i parė i kryeqytetit Tiranė dhe si kryetari qė i hapi dyert qeverisė sė Kongresit tė Lushnjės.
    AQIF PASHĖ ELBASANI
    Lindi nė Elbasan, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme, ndėrsa studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr drejtėsi. Veprimtarinė politike e nisi qysh se Shqipėria ishte nėn Perandorinė Osmane. Pas shpalljes sė Pavarėsisė u emėrua nė administratėn e shtetit. Nė vitin 1913 u bė prefekt i Elbasanit. Nė kohėn e regjimit tė Vilhelm Vidit, pėr gjashtė muaj u emėrua ministėr i Punėve tė Brendshme. Pas kėsaj u detyrua tė linte vendin e tė kalonte nė emigracion politik, nė Bari tė Italisė, por nuk qėndroi gjatė. Nė mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore u radhit nė krah tė forcave politike qė organizuan Kongresin e Lushnjės. U zgjodh kryetar i punimeve tė Kongresit dhe anėtar i Kėshillit tė Lartė.
    IMZOT LUIGJ BUMĒI
    Lindi nė Shkodėr 6 nėntor 1872 dhe vdiq mė 1 mars 1945. Ishte peshkop i Kishės Katolike dhe diplomat shqiptar. Kreu arsimin fillor nė shkollėn e Jezuitėve dhe mė pas Kolegjin Saverian tė Shkodrės. Pėrfundoi studimet universitare nė Itali, ku u shugurua prift. Kthehet nė Shqipėri, ku fillon veprimtarinė patriotike dhe luftėn kundėr pushtimit osman. U bė nxitės i kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. U emėrua peshkop i Lezhės mė 11 shtator 1911 nga Papa Piu X. Nė 1919-n kryeson delegacionin e qeverisė shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku u zgjodh njė nga katėr anėtarėt e Kėshillit tė Lartė.
    ABDI TOPTANI
    Lindi nė Tiranė (1864 -1942) ku kreu shkollėn fillore, ndėrsa tė mesmen nė Stamboll. Shumė shpejt do t’i bashkohej lėvizjes kombėtare. Si veprimtar i ēėshtjes kombėtare, bashkohet dhe bashkėpunon ngushtė me Ismail Qemalin nė periudhėn e shpalljes sė Pavarėsisė. Firmėtar i Deklaratės sė Pavarėsisė, ministėr i Financave nė qeverinė e parė shqiptare. Mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku u zgjodh edhe anėtar i Kėshillit tė Lartė. Si kundėrshtar i regjimit tė Zogut, dėnohet me vdekje, por ky vendim nuk u zbatua si pasojė e reagimit tė madh publik.
    MIHAM TURTULLI
    Lindi nė Korēė (1847-1935), ku edhe mori arsimin fillor e tė mesėm. Studimet e larta pėr mjekėsi (okulist) i kreu nė Greqi dhe nė Francė. Jetoi pėr shumė vite jashtė vendit, kryesisht nė Egjipt dhe Zvicėr. Veprimtar politik i ēėshtjes kombėtare, disa herė ministėr nė qeveri tė ndryshme dhe publicist nė organet e diasporės. Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit tė Lartė. Pėrveēse veprimtar i ēėshtjes kombėtare, Mihal Turtulli vlerėsohet edhe si filantrop i madh, pasi kontribuoi mjaft pėr qytetin e Korēės, veēanėrisht nė fushėn e zhvillimit tė arsimit.

    Alma Mile - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #42
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Tri hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės

    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.


    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.


    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.


    Pėr herė tė parė emri i Tiranės nė formėn e sotme pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.

    Pėr herė tė parė regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.

    Nė shekullin XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.

    Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20, 000 banorė.

    Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furre dhe njė hamam.

    Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe Rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.

    Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.

    Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

    Nė vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorė.

    Nė vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorė.

    Nė fillim tė shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ulliri, 400 mullinj vaji, ndėsa pazari i saj numėronte 700 dyqane.

    Nė vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorė.

    Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė. Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u pėrfundua mė 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtrit mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsine 35 metra. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.

    Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit u ndėrtua nė vitin 1780.

    Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakėve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugės sė Elbasanit), datojnė nė fillim tė shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashės, (pranė monumentit “Ushtari i Panjohur”), ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.

    Bibloteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.

    Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV, para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.

    Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 9 Shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.

    Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe pėrzunė nga Turqia.

    Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri. Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshė”. Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Atje, mė 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinė.

    Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt e njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

    Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.

    Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skėnderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.

    Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-Pazarin e Vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov mė 1959.

    Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit, nė bashkėpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paēon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.

    Monumenti “Nėnė Shqipėri”, 12 metra i lartė, u pėrurua nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit” mė 1971.

    Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.

    Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.

    Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė pjesėn ballore tė tij titullohet “Shqipėria”.

    Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u pėrurua mė 1988. “Piramida” u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.

    Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt kryeqytetit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė mbi 700.000 banorė.

    Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skėnderbej”, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Po atė vit, nė kėtė zonė filloi njė proces restaurimi i quajtur “Kthim nė Identitet”

    http://www.tirana.gov.al
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #43
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Qytetarė Nderi


    Individed e meposhtem jane shpallur qytetare nderi te kryeqytetit qe nga shpallja e Tiranes si e tille:

    SHEIK SABAH AL AHMAD AL JABAR AL SABAH
    George Soros
    Haxhi Hafis Sabri Koēi
    Kryepeshkopi Anastas Janollatos
    Arqipeshkvi Mitropolit Rrok Mirdita
    Baba - Reshat Bardhi
    Robert Shvarc
    Dritėro Agolli
    Hysen Kazazi
    Sadik Kaceli
    Hans Peter Furrer
    Shefqet Ndroqi
    Ismail Kadare
    Azem Hajdari
    Osman Kazazi
    Wolfgang Schussel
    Ibrahim Kodra
    Norman Wisdom
    Mahatir Bin Mohammed
    Nikita Khrushov
    Anton Jugov
    Konti Galeacio Ciano

    www.tirana.gov.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bayern : 25-02-2012 mė 23:22
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Bulevardi i ri, 7 projektet pėr zgjerimin e Tiranės deri nė Paskuqan

    Projektet

    DAR, biznes anės lumit

    Studioja e parė konkurruese, britanikja “Dar Grup” krahas zgjatimit tė bulevardit me dy parqe liqenorė e sheh veriun e kryeqytetit si njė koncept ekonomik pėr qytetin, ndėrsa lumin e Tiranės si njė mundėsi mė shumė pėr biznesin. “Mundėsia pėr Tiranėn e veriut ėshtė qė tė zgjerojmė qendrėn. Bulevardi do tė ketė dy parqe liqenore. Pėr sa i pėrket lumit, ne e shohim atė si njė mundėsi mė shumė pėr biznesin qė tė shtrihet pėrreth tij duke i dhėnė kėsaj zone njė dimension ekonomik. Projekti ynė inkurajon njė ekonomi tė re pėr Tiranėn dhe veriun e saj e shikojmė nė kėtė koncept pėr qytetin. Duke marrė tė gjithė elementėt e projektit deri nė vitin 2020, mendohet se do tė ketė 200 mijė vende tė reja pune. Nė lidhje me transportin dhe me infrastrukturėn, do tė jenė tė gjitha mundėsitė mė tė mira qė qyteti do tė ketė nesėr, tė cilat do tė lidhen domosdoshmėrisht me lumin e Tiranės”, – shpjegoi prezantuesi i studios “Dar Al-Handasah” (Shair and Partners).

    West 8, Parlamenti nė bulevard

    Pėr holandezėt “West 8”, bulevardi duhet edhe tė zgjerohet nga fillimi nė fund dhe tė krijohen hapėsira tė gjelbra, korsi tė veēanta pėr biēikletat dhe tramvajin. “Propozimi ynė ėshtė pėr zgjerimin e bulevardit. Lumi dhe Parlamenti do tė jenė pjesė e kėtij projekti dhe qytetarėt e Tiranės do i gėzohen peizazhit qė do t’u ofrohet, duke menduar njėkohėsisht edhe pėr mėnyrėn sesi kjo do tė realizohet. Sė pari, pjesa qendrore e bulevardit ėshtė rruga e Tiranės, ka njė simbolikė qė i pėrket kulturės sė kėtij qyteti. Qendra e bulevardit ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e qytetit dhe kėshtu do tė bėhet njė zgjerim i mėtejshėm. Sėrish pėr biēikletat do tė ketė korsi tė veēanta. Aksi mė i gjatė qė do tė sjellė pėrfitime pėr Tiranėn. Do tė jetė njė shesh urban. Do tė konsiderohet Opera dhe Baleti deri tek pazari”, – u shpreh pėrfaqėsuesi i studio “West 8”, e cila ėshtė themeluar nė vitin 1987 dhe ka fituar ēmimin ndėrkombėtar tė planit urbanistik dhe arkitekturės urbane.

    Grimshaw, Pallati i Drejtėsisė

    Edhe nė projektin e bėrė nga arkitektėt Grimshaw, qė kanė konceptuar edhe Pallatin e Drejtėsisė, mė shumė rėndėsi i ėshtė kushtuar bulevardit, por pa neglizhuar periferinė. “I rėndėsishėm pėr ne ėshtė bulevardi dhe Tirana si njė qytet me elemente kulturore. Elementi dytėsor janė institucionet publike. Tjetra ėshtė shtrirja deri nė Paskuqan, njė zonė bujqėsore e kulturore, duke i dhėnė asaj gjelbėrim, ndėrtesa tė vogla dhe shndėrrimin e saj nė njė qytet. Lumit tė Tiranės do i kushtojmė rėndėsi nė ēdo element, florės e faunės sė tij, shndėrrimin e tij nė njė lumė mė tė ri e tė pastėr. Do krijojmė mundėsitė qė Tirana tė jetė njė vend tėrheqės pėr turistėt dhe banorėt e saj. Elementi i dytė ėshtė Pallati i Drejtėsisė, do fokusohemi te hapėsirat qė do zėrė, si njė pjesė e rėndėsishme e projektit”, – pohoi pėrfaqėsuesi i studios sė hapur qė nė vitin 1980 nga Nicholas Grimshaw, e cila ishte njė nga pionieret e arkitekturės me teknologji tė lartė.

    Cino Zucchi, linja tramvaji

    Italianėt e “Cino Zucchi” kanė ndėrthurur qendrat e mėdha tregtare me sipėrfaqet e gjelbra dhe vendet e pushimit pėrgjatė lumit. “Bulevardi konceptohet me dy anė, nė pjesėn e djathtė tė qytetit kemi njė bulevard tė drejtė, njė shėtitore tė drejtė me dyqane, me elemente tė cilat janė pėrballė rrugės, por nga ana e majtė mund tė kemi njė shteg mė tė valėzuar me funksione tė ndryshme dhe ideja ėshtė qė kėto dy anė tė mbahen tė lidhura me njėra-tjetrėn. Ne propozojmė dy linja tramvaji, njėra qė shkon veri-jug pėrreth parkut dhe tjetra lindje-perėndim, e cila ėshtė saktėsisht nė mes tė pjesės ekzistuese. Kemi njė linjė autobusėsh, ideja ėshtė tė kemi dy linja perpendikulare, nė kėnd tė drejtė tė autobusėve nė kėtė zonė. Uji mund tė zhvillohet si njė strategji pėr tė ujitur parqet e reja dhe bulevardet. Pjesa kryesore e bulevardit ėshtė njė piacė me njė shatėrvan nė mes. Kėtu do tė ketė linja tramvaji, ku do tė jetė edhe bashkia e re, duke krijuar njė hapėsirė publike, ku shumė veprimtari mund tė zėnė vend”, – shpjegoi arkitekti i studios italiane.

    GMP, Tirana me dy liqene

    Pėr gjermanėt e“Gerkan Marg and Partners” (GMP), megjithėse shanset dhe mundėsitė janė qė Tirana tė zhvillohet mė shumė nė pjesėn veriore tė saj, kjo e fundit duhet tė lidhet edhe me jugun. “Ideja kryesore e qendrės sė qytetit ėshtė ideja unike pėr tė kombinuar kėto dy parqe, Parku i Liqenit nė jug dhe Parku i Veriut, me liqenin e Paskuqanit. Kėto tė dyja duhen lidhur me njėri-tjetrin. Vendosėm qė Unazėn ta pozicionojmė jo shumė nė veri, por nė jug tė lumit, sepse duam tė ulim trafikun. Ndėrtesat janė jo shumė tė larta 4-8 kate, vetėm nė pika tė rėndėsishme mund tė kemi ndėrtesa tė larta. Nė fazėn e parė mendojmė qė bulevardi tė lidhė Tiranėn ekzistuese me parkun ekologjik nė veri. Nuk duam qė bulevardi tė jetė shumė i gjerė, nuk duam qė lagjet tė jenė tė ndara, nė mes kemi njė brez 80 m tė gjelbėr qė ka funksione nga mė tė ndryshmet, nė fund pėrfundon tek lumi i Tiranės ku hapet vendi kulturor. Parku i Paskuqanit ėshtė njė tjetėr hapėsirė e gjelbėr, mund tė ndėrtohet edhe muze i shkencave”, – tha pėrfaqėsuesi i studios GMP, tė themeluar nė vitin 1965.

    KCAP, paku lidhet me bulevardin

    Njė tjetėr studio holandeze “Arkitektė & Urbanistė” (KCAP) nėpėrmjet projektit tė saj parashikon qė bulevardi i ri tė jetė i lidhur me parkun qė do tė ndėrtohet nė veri tė Tiranės. “Ne vumė re ēėshtje tė ndryshme sesi tė vepronim me aksin, ne pamė parkun verior dhe menduam pėr kombinimin e tė dyjave, prandaj kemi kombinimin e parkut me bulevardin. Ne punojmė me njė profil asimetrik, parku ėshtė nė tė majtė, bulevardi ėshtė nė tė djathtė. Ne kemi planifikuar njė linjė tramvaji, ka dy linja trafiku dhe ky ėshtė profili kryesor me tė cilin ne duam tė punojmė. Njėri ėshtė njė qendėr tregtare shqiptare, qė ėshtė njė qendėr administrative e re, gjithashtu tė kemi njė universitet, njė stadium kombėtar, kjo zonė kjo kthehet nė njė zonė tė zhvilluar tregtare. Fillon aty ku bulevardi mbaron nė kėtė moment. Aty ku bulevardi dhe lumi ndėrlidhen, ne duam tė krijojmė njė qendėr bosh, njė park garazhi qė lidhet me unazat e reja dhe ēatia e tij duhet tė jetė njė si tip sheshi, e cila i lidh zonat e ndryshme qė ndodhen aty”, – sqaroi arkitekti i KCAP.

    AS&P, qendra tregtare

    Studio “Albert Speer and Partners”, krahas Pallatit tė Drejtėsisė ka planifikuar parqe me hapėsira ujore dhe qendra tregtare nė format e figurave gjeometrike. “Ideja ėshtė qė qytetin ta vendosim mes dy poleve tė gjelbra, njė nė jug dhe nė veri me peizazh tė ri dhe tė pėrdorim bulevardin si urėn lidhėse, shtyllėn kurrizore tė kėtyre dy poleve. Parku i madh i Tiranės nė jug do tė konsiderohet si njė kopsht britanik, pastaj vjen sheshi ‘Nėnė Tereza’, pastaj bulevardi ‘Dėshmorėt e Kombit’, gjithashtu njė tipar klasik, mė pas kemi sheshin ‘Skėnderbej’, bulevardin klasik ‘Zogu i Parė’. Po tė vazhdojmė me kėtė model bulevardi, ndėrtesat me rėndėsi kombėtare duhet tė vendosen nė tė. Pallati i Drejtėsisė mund tė ishte njė tipar i kėtij bulevardi tė ri. Kemi vendosur ta mbyllim Unazėn nė veri, nė jug tė lumit, nė mėnyrė qė tė krijojmė cilėsinė pėr vendbanime tė reja pėrgjatė lumit dhe tė mos shqetėsojmė kėtė zonė me shumė trafik. Pėr bulevardin kemi treguar njė zgjidhje tė gjelbėr, tė shinave pėr sistemin e njė treni tė lehtė, njė zgjidhje klasike europiane”, – shpjegoi pėrfaqėsuesi i studios gjermane AS&P.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar mė parė nga naqeta Lexo Postimin
    ahahaha ta dish ti se me ke jam tani qe po te shkruaj ....
    jam me ate qe flet ne telefon... nga ajo zona ku ke qene dhe ti dikur ahahaha
    te puth shume dhe une
    ah lumet Ju
    kenaquni sa me shume
    Ju Pershendes te dyjave

    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #46
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Pushtimi i TIRONES me 1944 dhe terrori komunist mbi familjet intelektuale TIRONASE


    Shqiptarėt, tė rreshtuar pėrkrah aleatėve, dhanė kontributin e tyre nė luftėn kundėr ushtrive pushtuese nazifashiste. Por pas prishjes sė Marėveshjes sė Mukjes, nėn nxitjen direkte tė emisarėve tė PKJ, M.Popoviē, D.Mugosha, S.Tempo dhe D.Jovanoviē, qė ishin realisht edhe drejtuesit e vėrtetė tė PKSH, dy formacionet ushtarake u pėrfshinė nė luftėn civile mė shkatėrrimtare qė ka parė kombi ynė. Ndėrkohė, Lufta NĒ e udhėhequr nga komunistėt, u shndėrrua nė njė luftė kryesisht civile, me tipar themelor terrorizmin dhe vrasjet masive ndėrmjet shqiptarėve.



    Kadri Hoxha, njė nga drejtuesit kryesorė tė Luftės NĒ, thotė: "Ėshtė fakt qė Lufta NĒL nisi si njė luftė pėr ēlirim kombėtar nga pushtuesit me thirrjen: Ēohuni o vėllezėr, pa dallim feje, krahine dhe ideje, nė njė front tė pėrbashkėt! Por zhvillimi i ngjarjeve dėshmoi se u kalua nga ky kuadėr nė konfrontim me forcat nacionaliste".



    Synimi imediat i PKSH dhe i platformės sė PKJ ishin likuidimi i kundėrshtarėve politikė, nė mėnyrė tė veēantė i nacionalistėve si edhe tė atyre forcave progresiste qė mendonin ndryshe, asgjėsimi i intelektualėve e ushtarakėve qė kishin studiuar nė universitetet e Europės dhe qė kishin kulturė, vizion dhe pėrvojė perėndimore dhe marrja e pushtetit me ēdo mėnyrė e me ēdo mjet dhune e terrori, si edhe pėrfshirja e Shqipėrisė nė Perandorinė Komuniste tė Lindjes, ripushtimi i Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare, madje edhe gllabėrimi i Shqipėrisė nga Jugosllavia. Frika se pushteti mund tė ndahej me forcat e tjera apo definicioni se "Marrėveshja e Mukjes i hapte rrugėn kalimit tė pushtetit politik nė duart e borgjezisė reaksionare" dhe se Shqipėria mund tė hynte nė rrugėn demokratike me anė tė zgjedhjeve tė lira, i ēoi komunistėt nė veprime arbitrare dhe ekstreme, qė ia kaluan edhe fashizmit e nazizmit. Terrorizmi, apo ajo qė ata e quajnė "dhunė revolucionare" u shpall dhe u vu nė plan tė parė e nė rend tė ditės pas Konferencės sė Labinotit, shtator 1943. Kėshtu u hap rruga e luftės civile dhe e vendosjes sė diktaturės komuniste.



    Kjo vijė terroriste e PKSH ėshtė pranuar nga vetė udhėheqėsit e saj. Zbatuesi mė i vendosur i kėsaj vije terroriste (formuluesit qenė jugosllavėt, udhėzimet i jepte Kominterni) ishte padyshim Enver Hoxha, vegla mė e bindur e tyre nė atė kohė dhe personi qė e lau me gjakun e shqiptarėve rrugėn drejt pushtetit tė tij totalitar.



    "Terrorizmi nė parti, nė popull, nė ushtri, - dėshmon S.Malėshova, - tregon sė pari dobėsinė e vijės sonė politike; e dyta, mosbesimi qė kemi nė popull; e treta qė nuk kemi lidhje me masat. Me terror i zgjidhnim tė gjitha. Nuk u ēudita kur mė thanė se sa mė terrorist tė ishte njeriu, aq mė komunist ishte. Kėshtu duken simptonat e degjenerimit nga njė parti politike nė njė bandė kriminelėsh".



    "Shumė njerėz janė vrarė pa gjyq e pa faj… Kėtė frymė e ka futur Dushan Mugosha. Kėshtu, sot ushtria duket sikur ka dalė tė mbysė popullin. Partizanėt vrasin vetė, pa i vėnė fare njerėzit pėrpara gjyqit", thotė Tuk Jakova.



    Natyrisht lufta u drejtua kundėr nacionalistėve, intelektualėve qė kishin studiuar nė Pėrėndim, ushtarakėve tė karierės, klerikėve si edhe gjithė atyrė pjesėve tė popullsisė qė nuk bashkohej me komunistėt apo me politikėn proserbe. Po terrorizmi komunist goditi edhe ato figura patriote qė e kishin ndihmuar Luftėn Nacionalēlirimtare, por qė nuk e pranonin vėllavrasjen dhe aspironin pėr njė Shqipėri demokratike; ndėshkoi edhe ata qė ishin tė paangazhuar e tė patrazuar, edhe ata qė i besuan thirrjes sė Shtabit NĒ dhe u vetėdorėzuan nė mirėbesim.



    Pas masakrave tė shkaktuara nga lufta civile nė tė gjithė Shqipėrinė, i erdhi radha edhe kryeqytetit.



    Ishte pėrgatitur me hollėsi njė masakėr nga forcat komuniste, nėn pretektin e asgjėsimit tė reaksionit dhe spastrimit tė vendit. Sipas strategjisė sė PKSH dhe skenarit tė veēantė pėr Tiranėn, dita e ēlirimit duhet ta gjente Shqipėrinė dhe sidomos kryeqytetin pa ata nacionalistė e intelektualė properėndimorė, pa figurat e njohura tė kulturės dhe tė arsimit shqiptar, pa ata oficerė patriotė qė nuk u bashkuan me Frontin, nėpunėsit e ndershėm, pa pronarėt, tregtarėt e biznesmenėt qė gjallonin nė ekonominė e tregut tė shtetit shqiptar, pa ata atdhetarė e demokratė qė kishin luftuar dhe aspiruar pėr njė Shqipėri tė pavarur, tė bashkuar dhe demokratike. Njė nga idhtarėt dhe organizatorėt mė tė egėr tė kėtij genocidi, Kristo Themelko, agjent i jugosllavėve me pseudonimin sllav "Shulja", thotė: "Kjo rruga jonė terroriste ka lindur si vijė…Nga kjo rezulton se tė gjithė ata elementė qė janė kundėr nesh, por qė s'ka fakte, tė pushkatohen qysh tani…Veēse me i pastrue gjatė luftės, veēse duhej me i pastrue me mėnyrėn qė tė mos merren vesh prej popullit… Janė vrarė edhe ata qė janė dorėzuar". Natyrisht, ky genocid nuk ishte sporadik, por i organizuar dhe drejtohej nga kryeterroristi Enver Hoxha, i cili mė vonė mundohet tė lajė duart si Pilati. "Kur unė kam biseduar me Enverin, - pohon K.Themelko, - ai mė ka kėshilluar qė kur tė hynim nė qytet, tė spastronim elementėt e rrezikshėm. Prandaj, kur hyra nė Tiranė, kėrkova njė listė nga organizata pėr kėta elementė". Pėr masakrat pohon me gojėn e vet sekretari i qarkorit tė PK tė Tiranės, Gogo Nushi nė relacionet e tij drejtuar E. Hoxhės: "Kėtė shpirt terrorist e kemi parė ditėt e fundit nė Tiranė. Kjo tregon vijėn tonė. Me hyrjen e forcave tona janė vrarė 60 vetė. Listėn e kemi. Unė mendoj qė asnjė nga ata nuk e meritonte kėtė dėnim. Jemi tė sigurtė se do tė kemi edhe tė tjerė. Numri do tė ketė kaluar edhe tė 100".



    Pra, kemi tė bėjmė me njė genocid me motive politike dhe me pėrmasa kombėtare. Nė Tiranė u vranė pa gjyq dhe pa faj, pabesisht dhe nė mesnatė, nė grup apo njėpasnjė prapa krahėve, madje edhe nė pragjet e shtėpive, nė qoshe rrugicash, nė breg tė lumit, nė Sharrė, Priskė e Sauk, pa dhėnė asnjė shpjegim, pa lėnė asnjė gjurmė, duke i lėnė edhe pa varr, figura tė njohura nga e gjithė Shqipėria, nga Kosova e Dibra e Madhe e Ēamėria, madje edhe shtetas tė huaj, nė mėnyrė qė terrori dhe frika tė ndjehej kudo e tė pėrhapej rrathė-rrathė nga Tirana nė tė gjithė trevat shqiptare. Sepse me terror dhe me gjak do ta merrnin dhe do ta mbanin pushtetin, sepse vetėm kėshtu mund tė ngrihej dhe tė funksiononte diktatura mė e pashembullt e mė e pėrgjakshme nė gjithė vendet e Lindjes komuniste, diktatura e E.Hoxhės.



    Vrasja e parė politike ishte ajo e klerikut tė shquar tiranas, Selim Brahja, mė 31 gusht 1943, pa u tharė ende boja e Marrėveshjes kombėtare tė Mukjes. Pas prishjes sė saj nga PKSH nėn trysninė e PKJ, nisi lufta civile e provokuar nga sllavo-komunistėt. Selim Brahja ėshtė njė nga viktimat e saj. E vranė pėrpara derės sė shtėpisė sė Zotit, nė pragun e Xhamisė. Shtatė vetė tė njėsitit ndėshkimor tė grupit tė Pezės, me shalle tė kuq nė kokė e qėlluan disa herė dhe u zhdukėn pėr t'u shpėtuar pushkėve tė shtėpisė sė Selim Brahjes. Kjo vrasje shėnon edhe fillesėn e terrorit komunist nė Tiranė. Pėrse e vranė kėtė njeri qė ia kishte kushtuar jetėn Zotit dhe Shqipėrisė?



    Ai vinte nga njė familje atdhetare. I ati, Ramazan Brahja, pjesmarrės nė ngritjen e flamurit mė 26 nėntor 1912 nė Tiranė. Selim Brahja, intelektual, i lauruar pėr teologji nė Stamboll, iu pėrkushtua fesė dhe shqiptarizmit. Ai hap shkollėn e parė shqipe nė Sauk. Gjatė okupacionit italian ai u dėnua me burg nga fashistėt nga qė nė shtėpinė e tij priste edhe nacionalistė, edhe partizanė qė luftonin pėr lirinė. Ai mori pjesė nė Kuvendin e Mukjes bashkė me Ismail Agė Petrelėn, Dr. Nroqin e tė tjerė nacionalistė tiranas. Prandaj e vranė njerėzit me yll e shami tė kuqe nė kokė.



    Mė 29 tetor 1943 njėsiti ndėshkimor i Pezės masakroi barbarisht Besnik Ēanon (22 vjeē) dhe Qeramudin Sulo (21 vjeē), dy tė rinj intelektualė nacionalistė, pjesmarrės nė Konferencėn e Mukjes qė shkonin nė jug tė Shqipėrisė pėr tė pėrcjellė mesazhin e kėsaj marėveshjeje kombėtare.



    Po nė tetor tė kėtij viti, M.Shehu pushkatoi pa gjyq nė Priskė 13 xhandarė qė u dorėzuan nė mirėbesim nė Brigatėn e Parė pėr tė luftuar bashkė me tė kundėr gjermanėve, ndėrmjet tyre: Preng Marku nga Kaēinara, Zef Ndoc Simoni nga Fishta, Preng Lek Shkreli nga Malėsia e Shkodrės, Pjetėr Shkalleshi nga Kthella dhe kapter Ali Maksuti nga Margėlliēi i Ēamėrisė, ish-lulishtar i njohur i Tiranės.



    Mė vonė vranė edhe profesor-doktor Lorenc Rashėn, nga Shkodra, njeriun e dijes. Shkollėn e mesme dhe universitetin i kreu nė Austri me rezultate tė shkėlqyera dhe me njė doktoratė pėr linguistikė. Tre doktorata tė tjera shkencore i fitoi me punė dhe aftėsi tė jashtėzakonshme nėpėr universitetet e Europės, si edhe zotėrimin e shumė gjuhėve tė perėndimit e tė lindjes.



    Kėtė intelektual dhe nacionalist tė njohur e pushkatoi pa gjyq mė 12 shtator 1944 toga e pushkatimit e batalionit partizan "Dajti", buzė pėrroit tė Priskės, nė vendin e quajtur Paraspur.



    Vrasja e njė kleriku, e dy studentėve, e njė intelektuali dhe e dhjetėra ushtarakėve, ishte prologu i terrorit komunist nė periferi tė Tiranės, qė zbriti mandej nė zemrėn e kryeqytetit.



    Sipari i kėsaj tragjedie hapet natėn e 28 tetorit 1944, kur forcat komuniste qė qėndronin nė ilegalitet apo qė kishin penetruar ato ditė nė Tiranėn e pushtuar, nė vend qė tė godisnin pushtuesit gjermanė, futeshin fshehtazi natėn si hienat nėpėr shtėpitė tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin shqiptarėt qė ishin shėnuar nėpėr listat e vdekjes nga krerėt e tyre. Kėshtu ia behėn nė mesnatė tek shtėpia e Ymer Dėrhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruēin dhe Fahri Dabullėn. "Ju kėrkojnė pėr njė sqarim". Por i pushkatuan po atė natė.



    Akil Sakiqi ishte nga Dibra e Madhe. Familja e tij atdhetare, e ndjekur nga genocidi serbo-maqedonas u shpėrngul nė Turqi, mandej u vendos nė Tiranė. Akili, pasi mbaroi Liceun e Korēės, kreu Akademinė Ushtarake nė Romė, degėn e Rojes sė Financės. Shėrbeu me devotshmėri nė Durrės, Shkodėr etj., gjithnjė nė prapavijė. Mė 7 prill 1939 luftoi tok me Myftar Jegenin e mjaft oficerė tė tjerė tė Ushtrisė Kombėtare kundėr agresionit italian.



    Edhe Nazmi Uruēi prej Dibrės sė Madhe ishte nga njė familje patriote. Fahri Dabulla nga Gjirokastra. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, tė tre oficerė tė njohur tė karrierės, atdhetarė tė flaktė, shqiptarė tė ndershėm e tė panjollosur, e kishin kryer sė bashku me E. Hoxhėn Liceun e Korēės. Terroristi Hoxha i futi shokėt e liceut nė listat e vdekjes. I pangopur me vdekjen e tyre, ai i pėrmend ata me urrejtje patologjike dhe pa asnjė shenjė pendese edhe pas disa dekadash nė librat e tij, kur rreket tė falsifikojė historinė.



    "Pak para plenumit mė vjen S.Malėshova gjithė "alarm".



    - Po bėhet shumė terror, - mė thotė gjithė zemėrim.



    - Terror? - e pyeta i habitur. - Ku ?



    - Nė Tiranė, - mė pėrgjigjet. - po vriten shumė oficerė tė penduar.



    - Nė Tiranė vazhdon lufta e madhe pėr ēlirimin e kryeqytetit, - i thashė. - Kė quan terror ti? Dhe pėr cilėt oficerė mė ankohesh ?"



    Ēfarė hipokrizie! Dihet qė nė plenumin e Beratit (24-27 nėntor 1944) pėrpara tė dėrguarit tė PKJ, V.Stoiniē, E.Hoxha pranoi tejet i nėnshtruar: "Po vriten nė Tiranė me dyzina njerėz dhe oficerė tė dorės sė dytė tė cilėt, duke pasur besimin e plotė nė drejtėsinė dhe nė shpalljen tonė, dorėzohen. Njė punė e tillė nuk ėshtė okazionale, por ėshtė tėrė toni qė i ėshtė dhėnė punės organizative tė partisė dhe tė ushtrisė. Shokėt tanė mendojnė vetėm tė zhdukin ēdo njeri qė s'ėshtė me ne, qė s'mendon si ne, tė zhdukin bile edhe njerėz tė thjeshtė tė popullit".



    Nata e 28 tetorit ishte caktuar nga Qarkori i PK pėr Tiranėn si nata e vrasjeve masive tė ushtarakėve tė karierės. Atė natė u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga njė familje autoktone tiranase, mėsues dhe mė vonė, pasi kreu Akademinė Ushtarake nė Stamboll, oficer i Xhandarmarisė tė shtetit shqiptar deri nė vitin 1939, kur doli nė lirim pėr arsye shėndetėsore.



    "A mund tė vritej njė njeri qė pėr tre muaj kishte shėrbyer detyrėn e oficerit tė prapavijės? - pyet Kujtimi, djali i Hamitit. - Kjo pyetje na ka ndjekur tėrė jetėn qysh nga dita e vrasjes sė babait tonė". Djali tjetėr, Mustafai, autori i romanit tė famshėm "Gremina e dashurisė" u burgos dhe vuajti nė skėterrėn e burgjeve komuniste, por qėndroi se kishte genet e tė atit, tė cilit i kushtoi nė qelinė 79 tė burgut tė Tiranės elegjinė "Qetėsi".



    Hamit Greblleshi u arrestua bashkė me oficerėt e tjerė qė jetonin nė rrugėn e Tabakėve, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisė, me akademi ushtarake tė kryer nė Itali, atdhetar bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmėve tė Bėrzeshtės, qė kishte kryer studimet ushtarake nė Vienė, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i lauruar pėr ushtarak nė Itali dhe shėrbente nė Shqipėri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, rus i bardhė, oficer nė ushtrinė shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e tė tjerė qė nuk u dihen as varret.



    Njė nga ata dyzina tė zhdukur ėshtė edhe major Muharrem Liku, bir i devotshėm i Tiranės. I shkolluar nė Stamboll dhe i frymėzuar nga rilindėsit, sidomos nga i kunati, Halit Bej Bėrzeshta, ushtarak i shtetit shqiptar ai i shėrbeu atdheut dhe mbretit me besnikėri. Ndaj u fut nė listat e vdekjes. Mė datėn 1 nėntor 1944, nė orėn 3 tė mėngjesit, trokitėn nė portėn e shtėpisė. Vrasėsit kėrkonin Muharremin. Ai doli nga shtėpia sepse e ndjente veten tė pafajshėm. Te porta pa njerėz tė armatosur dhe oficerin tjetėr tė Ushtrisė Kombėtare, qė kishte studiuar nė Europė, Abdulla Saraēin, tė arrestuar. Tė dy i shoqėruan pėr diku, ndoshta asgjėkundi. S'kaluan veēse disa minuta nė rrugė e sipėr, kur krisi automatiku. Mė parė ra Abdullai, pas tij plumbat pėrshkuan Muharremin. Kufomat i futėn nė njė karrocė akulloreje. Kalimtarėt e rallė panė nė atė gėdhirje njė karrocė, nga e cila varej njė dorė e pėrgjakur. Mandej edhe dy duar tė tjera. Pra ishin dy kufoma. Familjarėt i gjetėn, i nxorrėn trupat e tyre tė prishur dhe i varrosėn te Varri i Bamit. Njėri gisht i dorės sė Abdullait ishte i prerė bashkė me unazėn e florinjtė.



    Po atė natė killerėt arrestuan dhe vranė ushtarakun me gradėn kapiten, Anton Fekeēi, lindur nė Graz tė Austrisė, por qė banonte e shėrbente nė Shqipėri, nga qė e ėma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dėgjuar Bumēi. Antoni ishte njė oficer model me formin perėndimor dhe shumė i aftė profesionalisht. Nė mesnatėn e 30 tetorit e thirrėn nė shtėpi dhe e pushkatuan 100 metra larg saj. Pastaj u kthyen pėrsėri, e nxorrėn familjen nė rrugė, se shtėpia u duhej, ashtu si u duheshin edhe orenditė, makina e shkrimit etj. Tragjedia e kėsaj familjeje u mbyll me vdekjen nė burg tė Frederikut, djalit tė Antonit, i dėnuar pėr agjitacion e propagandė, si mijėra bij tė tjerė tė kėtyre martirėve.



    Genocidi pėr motive politike vazhdon me intensitet brenda dhe nė rrethinat e Tiranės. Mė 3 nėntor 1944 forcat komuniste pushkatuan pa gjyq nė Sharrė tė Tiranės tre deliallisėt e shquar tė Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut nė Parlamentin shqiptar dhe i vėllai, Jakup deliallisi, ish-kryetar i komunės sė Shėnavlashit dhe tė Luzit. Bashkė me ta u pushkatua edhe Shefqet Deliallisi, i biri i atdhetarit tė njohur Ymer Deliallisit - sekretar personal i Ismail Qemalit, njė oficer i ri, i diplomuar nė Akademinė Ushtarake nė Romė, por qė e priti me indinjatė pushtimin fashist dhe u vetlargua nga detyra, sepse ishte kundėr pushtuesve, ashtu siē kanė qenė brez pas brezi deliallisėt e Shijakut. Bashkė me kėta martirė, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja nė zė e Allamanėve tė Matit. Ē'kishte bėrė Isufi qė e vranė? Kishte studiuar pėr agronomi nė Universitetin e Firences dhe ishte kthyer nė Shqipėri pėr tė dhėnė ndihmesėn nė ripėrtėritjen ekonomike tė vendit. Ai themeloi Fermėn e Xhafzotajt, njė ekonomi moderne bujqėsore e kapitaliste dhe ishte drejtori i saj, kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonėse nuk ishte pėrzier fare nė ēėshtjet politike.



    Po nė Sharrė u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhėn mbi njėri-tjetrin nė njė pėrrua, pesė viktima tė tjerė: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toēi dhe Selaudin Korēa.



    Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisė, i kishte ikur me armė nė dorė terrorit serbo-malazez tok me dy vėllėzėrit e tij, Rustem e Ramė, pjestarė tė ēetės sė Azem Galicės, por nuk i shpėtoi dot terrorit tė ēetnikėve shqiptarė.



    Selaudin Korēa, i biri i patriotit tė madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit tė njohur Hafėz Ali Korēa, qė vazhdonte studimet e larta nė Itali, por qė erdhi nė Shqipėri pėr t'u bėrė pre e terrorit komunist.



    Mė 10 nėntor, ra pre e kėtij terrori tek Ura e Brrarit, oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e Topullenjve tė Gjirokastrės. Vrasėsit e masakruan dhe zhdukėn ēdo gjurmė tė tij, duke hapur fjalė se ishte arratisur nga Shqipėria.



    Vijmė kėshtu te nata e 12 nėntorit nė Tiranė, qė ėshtė, quajtur edhe "nata e Shėn Bartolemeut". Atė natė u bė masakra mė e madhe, njė dėnin dhe vrasje kolektive pa gjyq e 14 figurave tė shquara tė kombit e tė kulturės shqiptare.



    Ismail Agė Petrela ėshtė njė nga figurat madhore tė Shqipėrisė, qė u pushkatua mesnatėn e 12 nėntorit. Pse e kishin futur nė listat e vdekjes Ismail Petrelėn? Sepse ishte nga njė familje e madhe, vetė ishte njė nacionalist i shquar, njė luftėtar i lirisė, njė demokrat i vendosur, njė burrė i menēur tiranas, njė intelektual i njohur qė dinte disa gjuhė perėndimore, njė njeri i kulturės, sidomos e asaj muzikore. Kulmet e veprimtarisė atdhetare tė Agė Petrelės janė pjesėmarrja aktive nė Revolucionin e Qershorit, nė Lėvizjen e Fierit, nė Konferencėn e Pezės, nė Kuvendin e Mukjes dhe lufta kundėr pushtuesve italianė nė krye tė ēetės sė tij, qė vepronte nė Shqipėrinė e Mesme. Ja, pėrse e vranė komunistėt Ismail Agė Petrelėn! Nė ēastin e pushkatimit u tha ekzekutorėve: "Qėlloni, burrat njė herė vdesin!"



    Terroristėt kėtė herė zgjodhėn pėr tė masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natėn e 12 nėntorit nė skutat e hotel "Bristol"-it Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierė tė arsimit kombėtar, themelues tė shtėpisė botuese "Mesagjeritė Shqiptare" qė botoi vepra madhore tė letėrsisė sonė e tė huaj, intelektualė tė klasit tė parė, bashkė me vėllanė e tyre Hamit Kokalarin, i cili shkroi atėbotė librin e famshėm "Kosova - djep i shqiptarizmit" dhe motrėn Musine, shkrimtaren e parė shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, qė diktatura mė pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq.



    Po atė ditė terroristėt komunistė pushkatuan edhe Nebil Ēikėn, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Ai ka qenė redaktor dhe kryeredaktor i mjaft organeve tė shtypit tė lirė shqiptar si "Revista Pedagogjike", "Reforma", "Jeta", "Arbėria", "Miku i Popullit", "Minerva", "Bota e Re" etj. dhe autor i veprės sė njohur "Njimendėsia shqiptare" qė e vendosi atė nė elitėn e zgjedhur tė kombit. Pikėrisht kėtė elitė vrau komunizmi.



    Ai goditi familjet e mėdha qė kishin nxjerrė njerėz tė shquar, pėr tė ndėrprerė traditėn, pėr tė tharrė burimin, pėr tė venitur e nėnshtruar Shqipėrinė. Njė nga ato, ėshtė edhe familja tiranase Lleshi. Tė gjithė burrat e saj u sakrifikuan pėr njė Shqipėri tė lirė, tė bashkuar nė trojet e saj etnike dhe demokratike. Muharrem Lleshi e priti me indinjatė pushtimin italian, ndėrsa dy djemtė e tij Sulejmani dhe Islami, nacionalistė, u internuan nga italianėt nė Itali dhe Porto Romano, mė pas ishin luftėtarė tė batalianit "Besnik Ēano" qė luftoi edhe nė Kosovė pėr ēlirimin e saj. Sulejmani themeloi gjimnazin e Gjakovės dhe qe drejtori i parė i tij.



    Nė mesnatėn e 12 nėntorit, terroristė tė armatosur hynė nė oborrin e shtėpisė sė Lleshėve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistė apo ilegalė dhe thirrėn emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derės, njė breshėri automatiku e la tė tė vdekur e tė mbuluar me gjak.



    Familja tjetėr e njohur tiranase qė u godit ishte ajo Stėrmasi, qė kishte nxjerrė njerėz tė dėgjuar si Xhaferr Stėrmasin, flamurtar i Pavarėsisė. I biri, Reshati, i mėkuar me shqiptarizėm dhe dije, kreu studimet e larta nė Akademinė Ushtarake nė Itali dhe shėrben me devotshmėri nė Ushtrinė kombėtare Shqiptare. Nė prill tė vitit 1939, nė shenjė proteste ndaj pushtimit italian, dha dorėheqjen, sepse nuk donte t'u shėrbente fashistėve. Merr pjesė nė protestat dhe demonstratat anti-italiane. Si nacionalist i kulluar, merr pjesė qysh nė vitin 1942 nė Organizatėn e Ballit Kombėtar dhe nė vitin 1943 u caktua komandant i Rinisė sė Ballit tė Tiranės, tė cilėn e udhėhoqi nė luftė kundėr pushtuesve italianė e gjermanė. Ja pse e vranė Reshat Stėrmasin!



    Gjahut tė tyre nuk i shpėtoi as Rifat Tėrshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi qė shėrbeu me pėrkushtim nė Korēė, Fier dhe Durrės. Ndėrkohė, ndihmoi edhe Lėvizjen NĒ. Por, nuk e llogaritėn, kur e pushkatuan natėn e pėrgjakshme 12 nėntorit.



    Terrori masakroi edhe njerėz tė thjeshtė e tė patrazuar nė politikė. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrėsit, kishte kryer nė Itali shkollėn teknike dhe ishte bėrė mjeshtėr nė profesionin e tij. Njeri me inisiativė private, hapi njė punishte tė vogėl tė cilėn e zgjeroi nė shoqėrinė automobilistike SAKT. E pushkatuan nė rrėnojat e hotel "Bristol", sepse ishte njeriu i biznesit, i inisiativės sė lirė, i ekonomisė sė tregut, investitor i suksesshėm, bamirės, njeriu i sė ardhmes.



    Po ashtu, edhe Ali Panariti, nga Korēa, tregtar i njohur nė Tiranė e Durrės, mandej sipėrmarrės pėr ndėrtim rrugėsh. Terroristėt me nė krye sekretarin e celulės komuniste R.Dobrolishti, e morėn Aliun nga shtėpia dhe e pushkatuan pa gjyq nė breg tė lumit tė Tiranės, ku e gjetėn fėmijėt gjysmė tė varrosur.



    Epilogu i kėtij terrori fondamentalist ishte masakrimi i Jorgji Memės, nga njė familje patriote e fshatit Shtėrmen tė Elbasanit. Kishte kryer shkollėn Normale, por dėshira e tij ishte t'i shėrbente si ushtarak shtetit shqiptar, mandej nė funksionin e kryetarit tė komunės sė Baldushkut e tė Mollasit. Jorgji dhe gjithė fisi i Memajve u hodhėn nė luftėn pėr liri kundėr pushtuesve tė huaj. Komunistėt e arrestuan nė Tiranė mė 16 nėntor1944 dhe e pushkatuan menjėherė nė rrugicėn e shkollės "Kristoforidhi". Tiranasit e mirė e varrosėn nė oborrin e kėsaj shkolle martirin Jorgji Mema.



    Kėshtu u mbyll ky akt i terrorizmit komunist qė pėrgjaku Tiranėn, pėr t'i hapur rrugėn terrorizmit shtetėror qė pėrgjaku Shqipėrinė dhe kombin pėr gjysmė shekulli me radhė.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Saura..thx per kte videon per vilat e Tiranes..

    shum interesante..



    Kush mundet te na sjelle fotot qe shoqerojne kte artikullin ne Panorama

    --

    Sekretet e Parkut, guri i varrit tė Enverit, memorial pėr britanikėt
    Kulturee Mėrkurė, Mars 28th, 2012


    Valter Gjoni

    Valter Gjoni sjell foto dhe historitė e objekteve mė tė rėndėsishme tė kėsaj hapėsire.

    Ėshtė e ēuditshėm se si njė park qyteti mund tė ketė kaq shumė histori.
    Zbulime arkeologjike, varre, pėrmendore, pallate mbretėrore, skulptura dedikuar tė dashurave, kisha dedikuar grave… Tė gjitha i gjen tek Parku i madh i Tiranės. Pas njė kohe tė gjatė hulumtimesh, nėpėr arkiva institucionesh, por edhe private, studiuesi


    Kopertina e librit

    Valter Gjoni nxori nė dritė librin “Gjurmime historike nė Parkun e madh tė Tiranės”. Bėhet fjalė pėr njė libėr tė pasur me shumė fotografi e shumė informacione interesante, tė cilat na japin ca tė dhėna, jo thjesht utilitare, si fjala vjen mbi pėrmasat e parkut, realizuesit e tij, arkitektė, inxhinierė, data dhe ngjarje historike qė lidhen me objekte tė rėndėsishme tė asaj hapėsire, siē ėshtė Pallati i Brigadave, varreza dhe pėrmendore qė ngrihen aty, por mund tė mėsosh edhe ca detaje tė kėndshme mbi statujat e pallatit mbretėror, mbi fatin e pėrmendoreve, pjesė tė tė cilave i gjejmė tė riaktivizuara nė kohė tė ndryshme, fati i gurit tė varrit tė Enver Hoxhės etj. “Parku i Madh i Tiranės ose Kodra e Shėn Prokopit, me gjithė monumentet dhe simbolet e shumta, ka ndodhur qė thuajse na ėshtė zhdukur sysh, edhe pse kalojmė ēdo ditė, shumė vlera i ka mbuluar harresa dhe pemėt e harlisura ia kanė zėnė tashmė ballin dhe fushėpamjen. Ėshtė e domosdoshme qė, krahas veprimtarisė sė gjerė restauruese pėr monumentet e Tiranės, tė rifillojė edhe kurimi i kujtesės historike qytetare pėr tė siguruar jetėgjatėsinė e kėtyre monumenteve, si vepra tė papėrsėritshme, me vlerė tė dyfishtė historiko-kulturore”, thotė Gjoni.

    Kisha e Shėn Prokopit, sheshxhirimi i “Skėnderbeut”
    E ka origjinėn dy shekuj mė parė mė 1780-n. Ishte sundimtari i Tiranės Ibrahim bej Bargjinolli, qė pėrkrahu ngritjen e kėsaj kishe, nė shenjė falėnderimi pėr familjet ortodokse. Kisha iu kushtua Shėn Prokopit, dėshmor i kishės sė krishterė, i cili konsiderohet si mbrojtės i Tiranės dhe pėrkujtohet ēdo vit nė 8 korrik. Kisha ishte e thjeshtė dhe e ulėt. Nė 1886 u ndėrtuan disa ndėrtesa tė tjera, duke i dhėnė formėn e njė manastiri. Nė vitin 1937 ajo u shemb, pasi aty do tė kalonte shėtitorja kryesore e Tiranės, pėr t’u ringritur atje ku ėshtė sot, nga italianėt nė vitin 1939. Projekti mban firmėn e Gherardo Bosios. Nė historinė e kishės sė Shėn Prokopit bėn pjesė gjithashtu edhe filmi “Skėnderbeu”(1953). Nė ambientet pėrreth kishės ėshtė inskenuar ngjarja e Kuvendit tė Lezhės, takimi me tė dėrguarin e Venedikut dhe vdekja e Skėnderbeut. Nė vitin 1967 edhe kisha e Shėn Prokopit pati fatin e tė gjitha objekteve tė tjera tė kultit. Ajo u gjymtua, duke iu hequr pjesėt harkore. Nė vend tė saj u ngrit kafe-restorant “Liqeni”. Ēka mbeti nga kisha e Shėn Prokopit iu kthye funksionit tė mėparshėm, vetėm pas gati 30 vjetėsh, nė 1993-shin.

    Pallati i Brigadave dhe krevati i Mbretėreshės
    Florestano di Fausto dhe Giulio Bertre, inxhinierė dhe arkitektė italianė u ngarkuan qė tė ndėrtonin vilėn mbretėrore. Nė 1939 projekti devijoi, duke u pasuruar me materiale tė ēmuara, piktura, skulptura, basorelieve. Kėto tė fundit u realizuan nga Antonio Maraini, Odhise Paskali etj. Mbreti Zog nuk ndenji asnjė ditė nė kėtė pallat, i cili mori emrin Pallati i Brigadave pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr shkak se disa brigada partizane u strehuan pėrkohėsisht aty. Kėtij kalimi i dedikohet edhe filmi “Krevati i perandorit”, por duke parė arredimin, duket qė partizani Meke ėshtė shtrirė nė krevatin e mbretėreshės dhe jo tė mbretit. Mė poshtė njė nga skicat e pallatit mbretėror dhe posteri i filmit “Krevati i perandorit”.

    Monumenti i Lirisė dhe rrugėtimi i shqiponjės
    Njė nga monumentet mė jetėshkurtra. I ndėrtuar nė vitin 1938 dhe i shembur nė 1940-n. Monumenti, i cili u vendos aty ku sot ngrihet Universiteti i Tiranės, ishte njė hark i lartė, i ngushtė, mbi tė cilėn qėndronte njė shqiponjė dykrenore, me arkitekt Qemal Butkėn. Monumenti u pėrurua nė 10-vjetorin e Mbretėrisė nga princesha Ruhije dhe princi Salih. Mbi tė ishte vendosur njė pllakatė ku shkruhej: “Pėr lirinė kombėtare”. Por plani urbanistik i Tiranės, sipas sė cilit u ndėrtua edhe sheshi “Litorio” (sipas sėpatės sė Liktorit), nuk e parashikonte monumentin, i cili u prish. Nė vitin 1942, shqiponja u vendos nė lulishten e sheshit “Skėnderbej” me rastin e 30-vjetorit tė Pavarėsisė. Shqiponjėn dhe pishtarin e “Monumentit tė Lirisė” e gjejmė sėrish nė vitin 1954 nė njė pėrmendore tė improvizuar me rastin e 5 majit, po nė sheshin “Skėnderbej”.

    Guri i varrit tė Enverit, memorial pėr britanikėt
    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nga prilli i vitit 1943-31 tetor 1944, nė Shqipėri u vranė 46 ushtarė tė misioneve ushtarake britanike. Pėr 47 vite ata nuk patėn njė varrezė pėrkujtimore. Varri memorial i ushtarakėve britanikė u ndėrtua nga Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me Ambasadėn Angleze nė Tiranė nė vitin 1993 dhe u pėrurua mė 8 maj tė vitit 1994. Paneli qendror i memorialit tė ushtarakėve britanikė, nė Parkun e Madh tė Tiranės mė parė kishte shėrbyer si gur varri i ish-diktatorit Enver Hoxha. Varri i kėtij tė fundit u ēmontua nga varrezat e Dėshmorėve tė LANĒ-it mė 2 prill 1992. Nė foto lart, varri i diktatorit Enver Hoxha, djathtas, memoriali pėr ushtarėt britanikė.



    “Dafina”, pėr nder tė sė dashurės sė Zogut
    Njė skulpturė e veēantė nė parkun mbretėror ėshtė Dafina e Antonio Marainit. Thuhet se kjo skulpturė i dedikohet njė balerine tė skenave parisiene, me tė cilėn Mbreti Zog pati njė lidhje tė hershme. Balerina Tanja Visirova tek “Unė, e dashura e mbretit Zog”, shkruan: “Miklohej kur mendonte se kishte njė roninė si unė, gjė e ngjashme me miklimet e tjera qė i vinin kur mendonte se kishte tė vetėn “La Visirovėn”, pėr tė cilėn shkruanin gazetat e Parisit. Vallėzoja shpesh, por me tė, shoqėruar nga muzika e disqeve (nė Shqipėri kishte vetėm njė orkestėr, kjo ishte orkestėr ushtrie). Ne, unė dhe Zogu mund tė jetonim dhe vetėm me maratonėn e vallėzimit. Pėr gjithēka qė ishte tango, foks-trot, vals, ishim tė pamposhtshėm. Vallėzonim vetėm apo rrallė nėpėr festa edhe pėrpara tė ftuarve tė paktė: ministra dhe personalitete tė tjera tė pallatit”.

    Mauzoleumi i Nėnės Mbretėreshė
    Nė Kodrat e Liqenit Artificial, pranė Pallatit tė Brigadave, nėn gjelbėrim fshihen rrėnojat e mbetura nga mauzoleumi i ngritur pėr nder tė nėnės mbretėreshė, Sadije Toptani Zogu, e cila vdiq nė 25 dhjetor 1934. U varros nė kodrėn e quajtur Kodra e Gėshtenjės, ku njė vit mė vonė arkitekti Qemal Butka realizoi njė mauzole nė formė tyrbeje, shumė modern pėr kohėn. Nė dhjetorin e vitit 1944 u hodh ideja e ēmontimit tė mauzoleut, i cili u realizua nga njė grup teknikėsh italianė tė mbetur pas luftės. Ata e ēmontuan nė blloqe, pa cenuar varrin. Rrėnojat nuk u pastruan kurrė, si shenjė e njė regjimi tė pėrmbysur. Nė foto, mauzoleumi para dhe pas shkatėrrimit.

    “Tempulli i Muzave” nė kopshtin Mbretėror
    Parku mbretėror ėshtė njė galeri e vėrtetė skulpturash, tė vendosura mes gjelbėrimit. Ai ėshtė ndėrtuar sipas modelit tė Tempullit tė Muzave, i kultit mitologjik tė Apollonit. Skulpturat janė realizuar nga skulptori italian Antonio Maraini. Tė njėjtat variante, apo tė ngjashme tė tyre, Maraini ka realizuar edhe pėr Vila Pandolfinin nė Firence. Tė tilla janė skulpturat e muzave Kaliopa, Euterpa, Erata, Danaida, skulptura e Orfeut, “Engjėlli me dafinė”, si edhe njė kopje e statujės sė Apollonit tė Belvederes.

    Varreza gjermane dhe ndeshje futbolli
    Po nė Kodrat e Liqenit ngrihen edhe varrezat e ushtarėve gjermanė tė rėnė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Njė memorial graniti, i rrethuar nga 8 pllaka, tė vendosura nė kėmbė, ku janė shkruar emrat e 56 ushtarėve qė prehen aty. Varreza u ndėrtua nė vitin 2006. Faktet tregojnė se shqiptarėt gjithnjė i kanė respektuar tė vrarėt, pavarėsisht se cilės palė u pėrkisnin. Ushtria gjermane kishte njė varrezė pas Piramidės. Por duket se edhe nė “gjallje” situata nuk ka qenė edhe aq dramatike. Disa foto tė rralla tė futbollistit Xhavit Demneri tregojnė pamje nga ndeshje futbolli tė zhvilluara mes ekipit tė Tiranės dhe ekipit tė ushtarėve gjermanė, me emrin “Vermaht”. Lojtarėt nderojnė sipas mėnyrave sė vendeve pėrkatėse. Shqiptarėt me dorė nė zemėr, gjermanėt me “Heil Hitler!”. Nė foto, nga ndeshja Tirana-Vermaht” 1944.


    Foto nga puna per hapjen e liqenit artificial, 1957

    ALMA MILE

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-03-2012 mė 01:46

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...10679279_n.jpg


    Urimet me te mira per piktorin venali Sali Shijaku, i lindur mė 12 mars 1933 nė Tironė, nė njė familje tregtari tė vogėl. Resme nga hajati i shtepise se Shijaksve, e konsideruar si shtėpia mė e vjetėr nė Ballkan, me arkitekturė tipike Tironase. Ndėrtimi i saj i pėrket vitit 1400.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...78095343_n.jpg


    ...Mjaft tė marrėsh linjėn 10 tė metrosė pariziene e tė zbresėsh nė Boulogne-Porte de Saint-Cloud, stacioni i fundit tė saj... e ndodhesh pėrballė “Kopshtit Japonez tė Muzeut Albert Kahn”. Nė njė nga dhomat e tij, midis njė koleksioni te rrallė fotografish me ngjyra te nje shekulli me pare, gjendet dhe Tirona e jone.."
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...30549906_n.jpg


    Tirone "Ura e Beshirit" ne kohen e fashizmit...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...06549304_n.jpg


    Banesa e Reshat, Hasan Petrelės
    Lagjja nr. 4, Rr. Barikadave, nr. 109, nė qytetin e Tiranės (shapllur monument kulture i kategorisė sė I nė vitin 1980).
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...99149866_n.jpg



    Bluje kto kapilat e komunismit thojne molli Dulla peme....
    kto paskan qene te mbjellme
    Tiko dil ka je fut se po flasim per rrugen tate


    Kinema "Gloria" ne Tirone u ēel nė vitin 1930 nga F. Kraja, G.Lasku e M. Qosja, me emrin "Diana".
    Me pas u ble nga Dhimitėr Canco, u riogranizua dhe u rindėrtua duke iu ndėrruar edhe emri nė "Gloria". U mbyll nė vitin 1947 kur u bė shtetėzimi i kinemave, sipas ligjit tė miratuar me 16 prill 1947. Fill pas kėsaj, kinema "Gloria" u shndėrrua nė Kinema "Republika", emėr qė e mbajti deri vonė.
    Sipas historianit Kristo Frashėri kinema "Gloria" ishte kinemaja e tretė pas kinema "Nacional" dhe "Rozafa", e nė tė kishte shfaqje filmash gjatė gjithė ditės. Historiani tregon se tė gjithė filmat jepeshin me pėrkthim qė nė atė kohė. "Fillimisht pėrkthimi nė shqip realizohej me zė. Caktohej dikush, i cili ndėrsa filmi shfaqej pėrkthente nė mėnyrė tė shkurtuar e tė pėrmbledhur pasazhe tė caktuara nga filmi. E kohė mė vonė kjo gjė ndryshoi. Ishte njė makineri e posaēme, qė bėnte pėrkthimin e shkruar, i cili ishte mė korrekt, sigurisht", kujton Kristo Frashėri, ndėrsa shton se frekuentimi i saj ishte mjaft i madh, madje edhe nė kohėn e luftės.
    Po sipas Frasherit "Kinema 'Gloria' ishte themeli i emancipimit pėr shoqėrinė kryeqytetase nė vitet '30-'40. Ishte ndėr kinematė mė tė fuqishme nė Shqipėrinė e atyre viteve. Aty mund tė shihje filmat mė tė mirė, qė shfaqeshin nė kinematė mė tė mėdha tė botės".
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Sala e ka pas ke rrugica Lindes.monument kulture e kishte bo dulla

    Mire te bofsha kurbon si te mundi Linda ty ahahahah
    http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...15162403_n.jpg

    Banesa e Shijakasve
    Rr. Virdar Luarasi, nr. 16, nė qytetin e Tiranės (shpallur monument kulture i kategorisė sė I nė vitin 1973).



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 29-03-2012 mė 16:24
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ne kete foto eshte dhe nje njeri im...

    http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...36383765_n.jpg
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Brari ti me duket ke pyetur diēka per kafe KURSALIN.....

    http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...98878539_n.jpg
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...91478851_n.jpg

    Viti 1935. Ne Tirone cdo dite n'sabah pastroheshin rruget!
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...77748921_n.jpg


    Tirona qe qyteti i pare i Shqiperise ku u ngrit Streha Vorfnore. Mė 28 nėntor tė vitit 1917, u themelua Streha Vorfnore, nga bamirėsi Rauf Fico, ndjekur nga bamirėsit, Zyber Hallulli, Sadik Numani, Mahmud Shijaku, Xhelal Toptani, Ismail Ndroqi, Sali Vuciterni etj. Humanizmi Tironas e Shqiptar u zyrtarizua pėr njerėzit nė nevojė e veēanėrisht pėr fėmijėt. (foto Streha Vorfnore, viti 1926
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Sorollatja per Ramen.. fundi i parlamentarizmit..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 17:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •