Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1

    Ndalo pirjen e duhanit, mendo për të ?

    Nëse je pirës i duhanit, ju rekomandojmë që ta lexoni këtë artikull.! Ky artikull sqaron çdo gjë që duhet të dini nëse mendoni të ndaloni pirjen e duhanit. Edhe nëse nuk je serioz për të e ndaluar atë dhe nuk jeni i sigurtë pse duhet t'a ndaloni, ende ju rekomandojmë që ta lexoni këtë artikull vetëm për zbavitje!

    Nëse e njihni ndokënd që është duhanpirës, ju rekomandojmë që ta lexoni këtë artikull dhe tregoni atyre për këtë artikull apo drejtoni ata që t'a lexojnë vetë artikullin.

    Ky artikull është i shkruar në një mënyrë tejet praktike dhe realistike.Do t'ju sqarojmë juve disa gjëra që do t'ju ndihmojnë të kuptoni çfarë jeni duke kërkuar të arrini, kështu që arritja e qëllimit e ndalimit të pirjes së duhanit është e mundur.

    Tani, së pari , vetëm në rast se ju mendoni se nuk dëshironi t'a ndaloni prijen e duhanit, le të tregojmë disa nga e efektet që duhanpirja ka:

    Efektet e dëmshme të duhanpirjes!
    Dëshironi të plakeni më shpejt? - Atëherë pi duhan !
    Me kalimin e kohës kur palkeni natyralisht , arteriet tuaja që e bartin gjakun në tërë trupin tuaj bëhen të "forta" dhe "të ngushtohen".Për shkak të kësaj, gjaku fillon të mpikset në to dhe do të shkaktohen bllokime në arteriet tuaja , të cilat qojnë në probleme tjera të lidhura me këto.

    Për shembull:
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojnë zemren me gjak, do të pësoni infarkt të zemrës.
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojnë trurin me gjak, mund të pësoni goditje në tru (pika në tru), dhe mund të mbeteni i paralizuar për tërë jetë etj.
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojnë veshkët me gjakë mund të pësoni dobsim të veshkëve.
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojn këmbët me gjak , keni gjasa që ndonjë pjesë e trupit të amputohet.
    E tërë kjo mund të shkaktohet me kalimin e kohës.Kshtu njerzit duke u plakur, arteriet e tyre fillojnë të ngurtësohen dhe gjaku në to fillon të mpikset.Por nëse ti je duhanpirës, mund të bëni qe të gjitha këto të ndodhin më herët.Nëse je duhanpirës mund të plakesh më shpejtë.!

    Gjaku juaj mund të mpikset 10 vjet më herët se jo duhanpirësit ( në mesatare)! Deri sa jeni ende i ri dhe pretendoni të keni familje, e cila varet në ty, një ditë mund të pësoni infarkt në zemër dhe të vdisni.

    Është tjetër gjë të vdisni kur jeni i moshuar.Është një krejtësisht tjetër të vdisni kur keni një familje që varet në ty.Nuk po ju thojmë që të ndaloni pirjen e duhanit sepse është i dëmshëm për shëndetin tuaj! Por përse? Po iu inkurajojmë që të ndaloni pirjen e duhani sepse JU NUK MUND T'IA LEJONI VETËS TË VDISNI DERISA KENI NJË FAMILJE QË VARET NË JU.!

    Ok, ndoshta nuk keni familje e cila varet në ty. Atëherë pse duhet t'a ndaloni pirjen e duhanit? Na tregoni nëse keni në pronën tuaj një BMW X3 (shembull), do të më lejonit mua që ta hedh atë në zjarrë dhe ta shkatërroj! Sigurisht që jo ! Por kaq do ishte edhe çcmimi i hospitalizimit tuaj, nëse pësoni infarkt në zemër etj.Por në rastin më të keq ju do të vdisni.Kështu që pytja është , a dëshironi të vdisni?

    Nëse je i ri dhe mendon se do ta ndalosh pirjen e duhanit më vonë në jetë, atëherë më mirë harroje ! Kurr nuk do të ndalosh atë.Lëndët kimike të përfshira në duhan siq është nikotina, kanë efekte mjaft të forta në trurin tuaj sa që heqja dorë nga pirja e duhanit bëhet shumë shumë e vështirë nëse je adaptuar shumë gjatë me të.Kështu, edhe nëse je i ri dhe pretendoni të keni familje në të ardhmen ju këshillojmë që të hiqni dorë tani!!

    Por nëse efektet e përmendura më lartë janë vetëm disa nga efektet që pirja e duhanit mund të shkaktoj. Do të përmendim edhe disa pasoja që pirja e duhanit mund të shkaktoj:

    Dëshiron që të humbësh shikimin?
    Dëshiron të vdesësh nga kanceri?
    Dëshiron që dhëmbët tuaj të dëmtohen?
    Dëshiron të dukesh i vjetër me shumë rrudha në fytyrën tënde?

    Nëse asnjëra nga këto nuk ju ka mbushur mendjen ndoshta kjo pikë do t'ju bëjë të mendoni:

    Për Meshkuj:
    Dëshironi të keni fëmijë?Epo nëse vazhdoni të konsumoni duhanin ka gjasa shumë të mëdha që nuk do të jeni në gjendje. Duhanpirja rrit rrezikun e paraqitjes së impotencës për 50 përqindë.

    Erekcioni nuk mund të ndodhë nëse gjaku nuk lëvizë lirëshëm nëpër penis, kështu që enët e gjakut duhet të jenë në gjendje të mirë.Siq thamë më herët, duhanpirja mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të bëjë që ato të degjenerohen duke reduktuar lëvizjen e gjakut dhe shtypjen e tij në penis.

    Ky efekt rritet gjatë kohës, kështu nëse nuk keni probleme tani , gjërat mund të ndryshojnë më vonë.

    Për femërat
    Dëshironi të keni fëmijë? Nëse vazhdoni të konsumoni duhan ka shumë gjasa që ju nuk do të jeni në gjendje të lindëni një fëmijë të shëndetshëm. Bebet që lindin nga nënat duhanpirëse janë zakonisht me nënpeshë.Duhanpirja mund të shkaktoj edhe shumë komplikacione gjatë lindjes, kërcitje të membranës që mund të dërgoj në gjakëderdhje dhe të shkaktoj vdekjen edhe të nënës edhe të fëmijës.

    Kështu, na besoni neve që është një ide e mirë që të ndaloni konsumimin e duhanit? Po ! Shumë mirë.Por njëherë të sqarojmë pse bëhet shumë e vështirë lërja e konsumimit të duhanit..

    Pse është kaq vështirë që të ndalosh konsumimin e duhanit?
    Epo , problemi më i madh me pirjen e duhanit qëndron se ai është varës( të bën të varur).Le të sqarojmë çcarë do të thotë varësia prej duhanit.

    Në parim, substancat narkotike( varëse) siq janë alkooli, droga etj. janë të tilla sepse na bëjnë ne të ndihemi të lumtur apo mirë kur i konsumojmë ato.E shihni, truri ka një sistem të quajtur "sistemi i shpërblimit".Për të sqaruar më mirë, "sistemi i shpërblimit" është një shpërblim i vogël që truri ju jep kur ju bënë diqka të shëndetshme për trupin.Për shembull gjatë ngrënjes së bukës, ju merrni një shpërblim nga truri juaj. Ky shpërblim është nga kënaqësia momentale.Dhe kjo kënaqësi momentale shkaktohet nga një lëndë kimike e quajtur "dopaminë" që lirohet nga truri çdoherë kur bëni diqka në mënyrë të drejtë.

    Tani, substancat varëse janë varëse sepse bëjnë që truri të lirojë "dopaminë" edhe pse nuk kanë bërë asgjë të mirë për trupin e tyre që t'a meritojnë atë.Për shkak të kësaj njerëzit të cilët konsumojnë këto substanca, e kanë "dopaminën" duke qarkulluar nëpër trupat e tyre dhe në mënyrë të vazhdueshme e kanë ndjenjën e kënaqësisë apo gëzimit.

    Kur ata janë të mërzitur ,të lodhur apo të stresuar ata dëshirojnë të konsumojnë diqka që do t'ju dhuroj "dopaminë" me qka ata do të ndiheshin mirë përsëri.Kështu me kalimin e kohës trupi mësohet me ndjenjën konstante të gëzimit.Nëse e largoni atë(duhanin) nga ata, ata nuk mund të jetojnë pa të !

    "Nikotina" hynë në përbërjen e cigarës.Kështu që në parim , në mënyrë që të ndaloni konsuminin e duhani ju duhet t'a tejkaloni varësinë e nikotinës.

    Shënim:Për të qenë plotësisht korrekt, duhet të themi se nikotina ka edhe efekte tjera përveq që të bënë të ndihesh mirë.Ajo e rrit sasinë e sheqerit në gjak, e shpejtonë metabolizmin, e zvogëlon apetitin etj.

    Tani, nëse e largoni nikotinën dhe e ndaloni konsumimin e duhanit, trupi qëndron në të njejten gjendje për një kohë të caktuar.Për shkak të kësaj, ju do të ndjeni nevojën konstante për të konsumuar duhan edhe pasi të hiqni dora nga ai! Por lajmi i mirë qëndron këtu.Nëse qëndroni larg nikotinës vetëm për 'një muaj' trupi juaj do të kthehet në gjendjen e mëparshme të të punuarit dhe ju nuk do ta ndjeni dëshirën e jashtzakonshme për të konsumuar përsëri duhan.

    Kështu që nëse dëshironi të ndaloni konsumimin e duhanit, ndalojeni atë vetëm për "një muaj" kjo është e tëra.Një muaj! Nëse qëndroni larg nga cigaret vetëm për një muaj, nevoja e madhe që të konsumoni përsëri do të zhduket.

    Nuk po themi se dëshira për të provuar do të largohet përgjithmonë.Pas disa viteve pasi të keni ndaluar së konsumuari , ndoshta përsëri do të tentoni t'a konsumoni atë.Por nëse qëndroni muajin e parë pa konsumuar dëshira do të reduktohet në mënyrë dramatike.Kështu nëse dëshironi të ndaloni konsumimin e duhanit , detyra është shumë e thjeshtë dhe e vështirë. Mos konsumoni vetëm për një muaj!

    Kështu që qohu tani.Hidh të gjitha cigaret tuaja.Tani! Pastaj shko dhe tregoju të gjithve se keni hequr dorë nga konsumimi i duhanit, se do hiqni dorë për tërë jetën.Mos ju thuaj atyre se je duke tentuar.

    Tregoju të gjithëve atyre që i njeh posaqërisht atyre që i ke përzemër që ke hequr dorë nga konsumimi i duhanit për pjesën tjetër të jetës.Ne po ju inkurajojmë të bëni kështu sepse dëshirojmë që ju të pranoni vetes suaj se keni hequr dorë seriozisht.Duke ju treguar të personave që i njeh është hapi parë më i mirë.

    Në pjesën tjetër do tju tregojmë se si duhet të përballoni muajin e parë si jo-duhanpirës.Ju jeni jo-duhanpirës. Mos harroni këtë.

    Si të ndaloni?
    Pse konsumoni atë?

    Tani, kjo është pak e komplikuar dhe nuk mundemi t'ju japim përgjigjen për këtë pyetje.Por çcarë ju duhet të zbuloni është pse keni nevojë të konsumoni duhanin.Konsumimi i tij ju jep juve ndjenjën e energjisë, gëzimit apo të vigjilencës.Pse mendoni se keni nevojë për këtë ndjenjë?

    Një numër i madh i njerzëve konsumojnë duhan për shkak problemit të tyre me stres.Ata mendojnë që ndjenja e mirë që nikotina ju jep atyre është mënyrë e mirë për të tejkaluar stresin. Kjo është arsyja pse ata e konsumojnë atë.

    Pse ju e konsumoni duhanin? Duhet të ketë një arsye.Gjejeni.Nëse edhe ju e konsumoni atë përshkak të stresit, atëherë duhet që të kujdeseni për problemin tuaj të stresit.Nëse jo, atëherë sa më gjatë që të keni stres aq më gjatë do të dëshironi që t'a shmangëni atë me anë të pirjes së duhanit.

    Një nga mënyrat më të sukseshme për të kuptuar , se pse ju keni nevojë për konsumimin e duhanit , është observimi i vetës suaj dhe të shikoni se në çfarë kohe të ditës e konsumoni atë.
    Çfarë ju shtyn ju që të bëni atë? Në parim ju duhet të observoni veten tuaj dhe të vendosni për përgjigjen e kësaj pyejte.Pastaj ju duhet të zgjidhni problemin që ju shtyen ju të konsumoni duhanin.

    Nëse keni problem që lidhet me stresin atëherë shikoni me kujdes artikullin vijues.

    Shmangëni racionalizimet (arsyetimet)
    Pasi të keni ndaluar konsumimin e duhanit, ju vetëvetiu do të keni nevojë që të luftoni me ndjenjën shumë të fortë që do të tentoj t'iu shtyej ju që të konsumoni duhanin përsëri.Mendja juaj do të tentojë t'ju mashtroj për të rifilluar konsumimin e duhanit duke racionalizuar atë.Këtu janë disa gjëra që ju mund të provoni për të bindur vetën tuaj që t'iu ktheheni duhanit përsëri:

    Do t'a përdor vetëm që të tejkalojë këtë situatë të vështirë.
    Sot nuk është një ditë e mirë; Do të heqë dorë nesër.
    Është tipari im më i keq.
    Sa i dëmshë është me të vërtet? Xhaxhai im ka konsumuar atë gjatë tërë jetës së tij dhe ka arritur të jetojë mbi 90 vjet.
    Duhet që të vdisësh prej ndonjë gjëje.
    Jeta nuk ka knaqësi pa konsumim të duhanit.
    Po ju tregojmë juve këtë kështu që ju mund të dini qka mund tju gjejë gjatë tentimit tuaj për të hequr dorë. Duhet t'a dini se kjo është ajo çka ju pret.Duhet t'a dini se nuk duhet t'a bindeni veten tuaj me këso gjëra.Këto janë vetëm mashtrime që mendja juaj do bëjë për t'iu kthyer ju tek duhani.Mos bjerë në kurth!

    Ekzistojn disa gjëra tjera që ju mund të prisni pas momentit kur ju hiqni dorë nga duhani siq janë ankthi, depresioni , stresi etj.Këto do të vinë vetvetiu.Bëhu gati për to.

    Teknika e frymëmarrjes së thjeshtë

    Ja një teknikë e thjeshtë e frymëmarrjes për të zëvendësuar nevojën për të konsumuar duhan:
    Çdoherë kur të dëshironi një cigare, bëni si vijon.Bëjeni tri herë!

    Merr frymë sa më thellë që mundeni dhe pastaj shumë ngadalë , nxirreni jashtë. Ngushtoni buzët tuaj në mënyrë që ajri të dalë më ngadalë.Gjatë nxirrjes së arjrit jashtë, mbyllini sytë dhe lëshoni ngadalë mjekrrën tuaj të shkoj kah gjoksi.Vizualizoni të gjithë tensionin duke dalur nga trupi juaj, ngadalë duke u larguar nga gishtat tuaj, duke rrjedhur jashtë.

    Ky është një variacion i teknikës joga dhe është shumë relaksues.Nëse e praktikoni këtë, ju do mundeni t'a përdorni atë në të ardhmen në kur gjindeni në situata stresuese.

    Qëndroni larg alkoolit, sheqerit dhe kafesë
    Bëni më të mirën që mundeni të qëndroni larg alkoolit, sheqerit dhe kafesë në javën e parë e më tutje, sepse këto rrisin dëshirën për cigare.Shangëni ushqimet e yndyrshme, kështu metabolizmi juaj do të zvogëlohet pak pa nikotinë dhe do të fitoni peshë përsëri.

    Gjatë ngërnjes , bënë mirë që të mos nguteni dhe të prisni ngapak pas \do kafshate.

    Pas darkës, në vend të cigarës, shërbeni vetvs një filxhan me \aj minti apo me ndonjë mint bonbone.

    Hutojeni veten.Bëni shoqëri.Bëjë \dogjë që mundesh.Por mos prek cigaren.

    Me kalimin e muajit, nevoja për të pirë cigare do të zhduket.Në fund të muajit, trupi juaj do t'i kthehet normales.Tani, \farë ke lënë mbrapa është në kokën tënde.Tani, edhe nëse tentoni të pini cigare përsëri, ju do të bini në grackë kështu që as mos të bjerë ndërmend të prekësh cigaren.

    Kjo është shumë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.Këto janë vetëm disa mënyra që tingllojnë mirë.Ju duhet të implementoni ato.Harro \dogjë tjetër.Për muajin e parë, MOS PREK CIGARET!

    Vendos shenja kudo në zyrë, shtëpi, automobilë, kudo. Tregoi të gjithëve se ti je duke hequr dorë.Me përkushtim të mjaftuar jemi (jam) i sugurt se do të jesh në gjendje t'a ndalosh atë.

    Të gjitha të mirat.

    Shënim:Artikulli e kam shkruar në vetën e tretë me shpresë që kjo t'iu adresohet atyre personave duhanpirës , nga personat të cilët kanë hequr dorë nga prija e duhanit pas apo para leximit të këtij artikulli. Pra nga ish-duhanpirësit për duhanpirësit.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Jonila S
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    7
    cka te beje duhani me shkencen?
    ato qe shkruani ju me mire vendosini ne forumin jeta she shendeti!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une jam per nxitjen e pirjes se duhanit.

  4. #4
    Get Lost..!! Maska e Clair de Lune
    Anëtarësuar
    21-01-2010
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi..
    Postime
    59
    Te gjithe e dine qe duhani eshte i demshem por perseri vazhdojne ta konsumojne..atehere cmund te bejme ne per kte gje!??!
    Zemra ka arsyet e saj,qe arsyeja nuk i njeh..

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Une jam per nxitjen e pirjes se duhanit.
    O jeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee eeee.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Clair de Lune Lexo Postimin
    Te gjithe e dine qe duhani eshte i demshem por perseri vazhdojne ta konsumojne..atehere cmund te bejme ne per kte gje!??!
    asgje,

    me thuaj nje njeri qe nuk ben te pakten nje gje te demshme per veten edhe pse e di qe eshte e demshme?
    Is human nature,
    let it be.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    asgje,

    me thuaj nje njeri qe nuk ben te pakten nje gje te demshme per veten edhe pse e di qe eshte e demshme?
    Is human nature,
    let it be.
    Po behesh dhe ti liberal me duket!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Colomba Lexo Postimin
    Po behesh dhe ti liberal me duket!!!
    nuk ka fare lidhje.
    njeriu mund te beje dhe duhet te beje çte doje me veten,
    per sa kohe nuk qendron nje ideologji e imponuar qe e ndrydh nga pas.

  9. #9
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Te pakten mos e pini ne shtepi apo ne vende te mbyllura publike
    se s'na pelqen era parfum neve te tjerve

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Scientist
    Shume te drejta jane te gjitha ato qe keni shkruar Ju,dhe te gjithe ma mer mendja e dine shume mire kete gje,por si i thone asaj fjales se urte popullore:Nga e thena ne te bere, eshte ne mes nje det i tere.
    Ndalimi i pirjes se duhanit(e them nga pervoja)ndodh vetem atehere kur ta thote truri 100% dhe je i sigurte per kete gje.Sa here te tjeret thone edhe pse e ke vet shume te qarte qe sduhet ta pish, prap se prap nuk heq dot dore.
    Un shyqyr e lash
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    Per Te Lene Duhanin Duhet Vullnet Ne Kete Rast Un e Kam Lene Duhanin Po Prap Devijon Ndonjehere te Shkon Menja Prap Aty Megjithese i Reziston Tundimit U Ben 3 Jave Qe Se Kam Nez Dhe Jam Xham Fare Ju Keshilloj Ta Lini Dhe Ju Se Sju Ben Mire Ta Pini Qoft Per Ju Ashtu dhe Per Ato Qe Ju Rrethojn
    Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ja si mund te pakesohet pirja e duhanit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    E vështirë është që të lihet duhani por unë të paktën pas 42 vjetëve që e kam pirë, e lashë vjet në 31 maj.
    Natyrisht kërkon vullnet të fortë.
    Vetëm kur lë duhanin e kupton se sa i dëmshëm është.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e virxhinia
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Vendndodhja
    afer detit afer mbretit :D
    Postime
    57
    shyqyr qe nuk e pij duhanin
    Njerëzit e fortë janë ata që vuajnë në heshtje, që kanë plagë në zemër dhe buzëqeshje në fytyrë.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    perderisa mbrohet pirja e duhanit ...... pse nuk mbrohet dhe pirja e droges

    une jam per te dyja "PRO".
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  16. #16
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Keni ber nje pune te madhe i nderuar Scientist duke e sjellur ket tem ne Forumin me te frekuentuar, Une jam pires i duhanit por edhe i flaket per ta nderprer mos harro se kjo qe e lexova ketu me ndihmon per ta len. Por edhe fjalet e Besos..
    Respekte..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  17. #17
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Scientist te lumte dore,hajt tashi te te qeras me nje Marlboro
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Një vajzë e ndezi cigaren në kombibus dhe pyeti a e pengon dokë. Më mirë do të ishte të pyeste a nuk e pengon ndokë. Unë pas 34 vjetësh të shoqërimit me cigare, gati 6 vjet jam rehat pa të.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga Scientist Lexo Postimin
    Nëse je pirës i duhanit, ju rekomandojmë që ta lexoni këtë artikull.! Ky artikull sqaron çdo gjë që duhet të dini nëse mendoni të ndaloni pirjen e duhanit. Edhe nëse nuk je serioz për të e ndaluar atë dhe nuk jeni i sigurtë pse duhet t'a ndaloni, ende ju rekomandojmë që ta lexoni këtë artikull vetëm për zbavitje!

    Nëse e njihni ndokënd që është duhanpirës, ju rekomandojmë që ta lexoni këtë artikull dhe tregoni atyre për këtë artikull apo drejtoni ata që t'a lexojnë vetë artikullin.

    Ky artikull është i shkruar në një mënyrë tejet praktike dhe realistike.Do t'ju sqarojmë juve disa gjëra që do t'ju ndihmojnë të kuptoni çfarë jeni duke kërkuar të arrini, kështu që arritja e qëllimit e ndalimit të pirjes së duhanit është e mundur.

    Tani, së pari , vetëm në rast se ju mendoni se nuk dëshironi t'a ndaloni prijen e duhanit, le të tregojmë disa nga e efektet që duhanpirja ka:

    Efektet e dëmshme të duhanpirjes!
    Dëshironi të plakeni më shpejt? - Atëherë pi duhan !
    Me kalimin e kohës kur palkeni natyralisht , arteriet tuaja që e bartin gjakun në tërë trupin tuaj bëhen të "forta" dhe "të ngushtohen".Për shkak të kësaj, gjaku fillon të mpikset në to dhe do të shkaktohen bllokime në arteriet tuaja , të cilat qojnë në probleme tjera të lidhura me këto.

    Për shembull:
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojnë zemren me gjak, do të pësoni infarkt të zemrës.
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojnë trurin me gjak, mund të pësoni goditje në tru (pika në tru), dhe mund të mbeteni i paralizuar për tërë jetë etj.
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojnë veshkët me gjakë mund të pësoni dobsim të veshkëve.
    Nëse gjaku mpikset në arteriet që furnizojn këmbët me gjak , keni gjasa që ndonjë pjesë e trupit të amputohet.
    E tërë kjo mund të shkaktohet me kalimin e kohës.Kshtu njerzit duke u plakur, arteriet e tyre fillojnë të ngurtësohen dhe gjaku në to fillon të mpikset.Por nëse ti je duhanpirës, mund të bëni qe të gjitha këto të ndodhin më herët.Nëse je duhanpirës mund të plakesh më shpejtë.!

    Gjaku juaj mund të mpikset 10 vjet më herët se jo duhanpirësit ( në mesatare)! Deri sa jeni ende i ri dhe pretendoni të keni familje, e cila varet në ty, një ditë mund të pësoni infarkt në zemër dhe të vdisni.

    Është tjetër gjë të vdisni kur jeni i moshuar.Është një krejtësisht tjetër të vdisni kur keni një familje që varet në ty.Nuk po ju thojmë që të ndaloni pirjen e duhanit sepse është i dëmshëm për shëndetin tuaj! Por përse? Po iu inkurajojmë që të ndaloni pirjen e duhani sepse JU NUK MUND T'IA LEJONI VETËS TË VDISNI DERISA KENI NJË FAMILJE QË VARET NË JU.!

    Ok, ndoshta nuk keni familje e cila varet në ty. Atëherë pse duhet t'a ndaloni pirjen e duhanit? Na tregoni nëse keni në pronën tuaj një BMW X3 (shembull), do të më lejonit mua që ta hedh atë në zjarrë dhe ta shkatërroj! Sigurisht që jo ! Por kaq do ishte edhe çcmimi i hospitalizimit tuaj, nëse pësoni infarkt në zemër etj.Por në rastin më të keq ju do të vdisni.Kështu që pytja është , a dëshironi të vdisni?

    Nëse je i ri dhe mendon se do ta ndalosh pirjen e duhanit më vonë në jetë, atëherë më mirë harroje ! Kurr nuk do të ndalosh atë.Lëndët kimike të përfshira në duhan siq është nikotina, kanë efekte mjaft të forta në trurin tuaj sa që heqja dorë nga pirja e duhanit bëhet shumë shumë e vështirë nëse je adaptuar shumë gjatë me të.Kështu, edhe nëse je i ri dhe pretendoni të keni familje në të ardhmen ju këshillojmë që të hiqni dorë tani!!

    Por nëse efektet e përmendura më lartë janë vetëm disa nga efektet që pirja e duhanit mund të shkaktoj. Do të përmendim edhe disa pasoja që pirja e duhanit mund të shkaktoj:

    Dëshiron që të humbësh shikimin?
    Dëshiron të vdesësh nga kanceri?
    Dëshiron që dhëmbët tuaj të dëmtohen?
    Dëshiron të dukesh i vjetër me shumë rrudha në fytyrën tënde?

    Nëse asnjëra nga këto nuk ju ka mbushur mendjen ndoshta kjo pikë do t'ju bëjë të mendoni:

    Për Meshkuj:
    Dëshironi të keni fëmijë?Epo nëse vazhdoni të konsumoni duhanin ka gjasa shumë të mëdha që nuk do të jeni në gjendje. Duhanpirja rrit rrezikun e paraqitjes së impotencës për 50 përqindë.

    Erekcioni nuk mund të ndodhë nëse gjaku nuk lëvizë lirëshëm nëpër penis, kështu që enët e gjakut duhet të jenë në gjendje të mirë.Siq thamë më herët, duhanpirja mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të bëjë që ato të degjenerohen duke reduktuar lëvizjen e gjakut dhe shtypjen e tij në penis.

    Ky efekt rritet gjatë kohës, kështu nëse nuk keni probleme tani , gjërat mund të ndryshojnë më vonë.

    Për femërat
    Dëshironi të keni fëmijë? Nëse vazhdoni të konsumoni duhan ka shumë gjasa që ju nuk do të jeni në gjendje të lindëni një fëmijë të shëndetshëm. Bebet që lindin nga nënat duhanpirëse janë zakonisht me nënpeshë.Duhanpirja mund të shkaktoj edhe shumë komplikacione gjatë lindjes, kërcitje të membranës që mund të dërgoj në gjakëderdhje dhe të shkaktoj vdekjen edhe të nënës edhe të fëmijës.

    Kështu, na besoni neve që është një ide e mirë që të ndaloni konsumimin e duhanit? Po ! Shumë mirë.Por njëherë të sqarojmë pse bëhet shumë e vështirë lërja e konsumimit të duhanit..

    Pse është kaq vështirë që të ndalosh konsumimin e duhanit?
    Epo , problemi më i madh me pirjen e duhanit qëndron se ai është varës( të bën të varur).Le të sqarojmë çcarë do të thotë varësia prej duhanit.

    Në parim, substancat narkotike( varëse) siq janë alkooli, droga etj. janë të tilla sepse na bëjnë ne të ndihemi të lumtur apo mirë kur i konsumojmë ato.E shihni, truri ka një sistem të quajtur "sistemi i shpërblimit".Për të sqaruar më mirë, "sistemi i shpërblimit" është një shpërblim i vogël që truri ju jep kur ju bënë diqka të shëndetshme për trupin.Për shembull gjatë ngrënjes së bukës, ju merrni një shpërblim nga truri juaj. Ky shpërblim është nga kënaqësia momentale.Dhe kjo kënaqësi momentale shkaktohet nga një lëndë kimike e quajtur "dopaminë" që lirohet nga truri çdoherë kur bëni diqka në mënyrë të drejtë.

    Tani, substancat varëse janë varëse sepse bëjnë që truri të lirojë "dopaminë" edhe pse nuk kanë bërë asgjë të mirë për trupin e tyre që t'a meritojnë atë.Për shkak të kësaj njerëzit të cilët konsumojnë këto substanca, e kanë "dopaminën" duke qarkulluar nëpër trupat e tyre dhe në mënyrë të vazhdueshme e kanë ndjenjën e kënaqësisë apo gëzimit.

    Kur ata janë të mërzitur ,të lodhur apo të stresuar ata dëshirojnë të konsumojnë diqka që do t'ju dhuroj "dopaminë" me qka ata do të ndiheshin mirë përsëri.Kështu me kalimin e kohës trupi mësohet me ndjenjën konstante të gëzimit.Nëse e largoni atë(duhanin) nga ata, ata nuk mund të jetojnë pa të !

    "Nikotina" hynë në përbërjen e cigarës.Kështu që në parim , në mënyrë që të ndaloni konsuminin e duhani ju duhet t'a tejkaloni varësinë e nikotinës.

    Shënim:Për të qenë plotësisht korrekt, duhet të themi se nikotina ka edhe efekte tjera përveq që të bënë të ndihesh mirë.Ajo e rrit sasinë e sheqerit në gjak, e shpejtonë metabolizmin, e zvogëlon apetitin etj.

    Tani, nëse e largoni nikotinën dhe e ndaloni konsumimin e duhanit, trupi qëndron në të njejten gjendje për një kohë të caktuar.Për shkak të kësaj, ju do të ndjeni nevojën konstante për të konsumuar duhan edhe pasi të hiqni dora nga ai! Por lajmi i mirë qëndron këtu.Nëse qëndroni larg nikotinës vetëm për 'një muaj' trupi juaj do të kthehet në gjendjen e mëparshme të të punuarit dhe ju nuk do ta ndjeni dëshirën e jashtzakonshme për të konsumuar përsëri duhan.

    Kështu që nëse dëshironi të ndaloni konsumimin e duhanit, ndalojeni atë vetëm për "një muaj" kjo është e tëra.Një muaj! Nëse qëndroni larg nga cigaret vetëm për një muaj, nevoja e madhe që të konsumoni përsëri do të zhduket.

    Nuk po themi se dëshira për të provuar do të largohet përgjithmonë.Pas disa viteve pasi të keni ndaluar së konsumuari , ndoshta përsëri do të tentoni t'a konsumoni atë.Por nëse qëndroni muajin e parë pa konsumuar dëshira do të reduktohet në mënyrë dramatike.Kështu nëse dëshironi të ndaloni konsumimin e duhanit , detyra është shumë e thjeshtë dhe e vështirë. Mos konsumoni vetëm për një muaj!

    Kështu që qohu tani.Hidh të gjitha cigaret tuaja.Tani! Pastaj shko dhe tregoju të gjithve se keni hequr dorë nga konsumimi i duhanit, se do hiqni dorë për tërë jetën.Mos ju thuaj atyre se je duke tentuar.

    Tregoju të gjithëve atyre që i njeh posaqërisht atyre që i ke përzemër që ke hequr dorë nga konsumimi i duhanit për pjesën tjetër të jetës.Ne po ju inkurajojmë të bëni kështu sepse dëshirojmë që ju të pranoni vetes suaj se keni hequr dorë seriozisht.Duke ju treguar të personave që i njeh është hapi parë më i mirë.

    Në pjesën tjetër do tju tregojmë se si duhet të përballoni muajin e parë si jo-duhanpirës.Ju jeni jo-duhanpirës. Mos harroni këtë.

    Si të ndaloni?
    Pse konsumoni atë?

    Tani, kjo është pak e komplikuar dhe nuk mundemi t'ju japim përgjigjen për këtë pyetje.Por çcarë ju duhet të zbuloni është pse keni nevojë të konsumoni duhanin.Konsumimi i tij ju jep juve ndjenjën e energjisë, gëzimit apo të vigjilencës.Pse mendoni se keni nevojë për këtë ndjenjë?

    Një numër i madh i njerzëve konsumojnë duhan për shkak problemit të tyre me stres.Ata mendojnë që ndjenja e mirë që nikotina ju jep atyre është mënyrë e mirë për të tejkaluar stresin. Kjo është arsyja pse ata e konsumojnë atë.

    Pse ju e konsumoni duhanin? Duhet të ketë një arsye.Gjejeni.Nëse edhe ju e konsumoni atë përshkak të stresit, atëherë duhet që të kujdeseni për problemin tuaj të stresit.Nëse jo, atëherë sa më gjatë që të keni stres aq më gjatë do të dëshironi që t'a shmangëni atë me anë të pirjes së duhanit.

    Një nga mënyrat më të sukseshme për të kuptuar , se pse ju keni nevojë për konsumimin e duhanit , është observimi i vetës suaj dhe të shikoni se në çfarë kohe të ditës e konsumoni atë.
    Çfarë ju shtyn ju që të bëni atë? Në parim ju duhet të observoni veten tuaj dhe të vendosni për përgjigjen e kësaj pyejte.Pastaj ju duhet të zgjidhni problemin që ju shtyen ju të konsumoni duhanin.

    Nëse keni problem që lidhet me stresin atëherë shikoni me kujdes artikullin vijues.

    Shmangëni racionalizimet (arsyetimet)
    Pasi të keni ndaluar konsumimin e duhanit, ju vetëvetiu do të keni nevojë që të luftoni me ndjenjën shumë të fortë që do të tentoj t'iu shtyej ju që të konsumoni duhanin përsëri.Mendja juaj do të tentojë t'ju mashtroj për të rifilluar konsumimin e duhanit duke racionalizuar atë.Këtu janë disa gjëra që ju mund të provoni për të bindur vetën tuaj që t'iu ktheheni duhanit përsëri:

    Do t'a përdor vetëm që të tejkalojë këtë situatë të vështirë.
    Sot nuk është një ditë e mirë; Do të heqë dorë nesër.
    Është tipari im më i keq.
    Sa i dëmshë është me të vërtet? Xhaxhai im ka konsumuar atë gjatë tërë jetës së tij dhe ka arritur të jetojë mbi 90 vjet.
    Duhet që të vdisësh prej ndonjë gjëje.
    Jeta nuk ka knaqësi pa konsumim të duhanit.
    Po ju tregojmë juve këtë kështu që ju mund të dini qka mund tju gjejë gjatë tentimit tuaj për të hequr dorë. Duhet t'a dini se kjo është ajo çka ju pret.Duhet t'a dini se nuk duhet t'a bindeni veten tuaj me këso gjëra.Këto janë vetëm mashtrime që mendja juaj do bëjë për t'iu kthyer ju tek duhani.Mos bjerë në kurth!

    Ekzistojn disa gjëra tjera që ju mund të prisni pas momentit kur ju hiqni dorë nga duhani siq janë ankthi, depresioni , stresi etj.Këto do të vinë vetvetiu.Bëhu gati për to.

    Teknika e frymëmarrjes së thjeshtë

    Ja një teknikë e thjeshtë e frymëmarrjes për të zëvendësuar nevojën për të konsumuar duhan:
    Çdoherë kur të dëshironi një cigare, bëni si vijon.Bëjeni tri herë!

    Merr frymë sa më thellë që mundeni dhe pastaj shumë ngadalë , nxirreni jashtë. Ngushtoni buzët tuaj në mënyrë që ajri të dalë më ngadalë.Gjatë nxirrjes së arjrit jashtë, mbyllini sytë dhe lëshoni ngadalë mjekrrën tuaj të shkoj kah gjoksi.Vizualizoni të gjithë tensionin duke dalur nga trupi juaj, ngadalë duke u larguar nga gishtat tuaj, duke rrjedhur jashtë.

    Ky është një variacion i teknikës joga dhe është shumë relaksues.Nëse e praktikoni këtë, ju do mundeni t'a përdorni atë në të ardhmen në kur gjindeni në situata stresuese.

    Qëndroni larg alkoolit, sheqerit dhe kafesë
    Bëni më të mirën që mundeni të qëndroni larg alkoolit, sheqerit dhe kafesë në javën e parë e më tutje, sepse këto rrisin dëshirën për cigare.Shangëni ushqimet e yndyrshme, kështu metabolizmi juaj do të zvogëlohet pak pa nikotinë dhe do të fitoni peshë përsëri.

    Gjatë ngërnjes , bënë mirë që të mos nguteni dhe të prisni ngapak pas \do kafshate.

    Pas darkës, në vend të cigarës, shërbeni vetvs një filxhan me \aj minti apo me ndonjë mint bonbone.

    Hutojeni veten.Bëni shoqëri.Bëjë \dogjë që mundesh.Por mos prek cigaren.

    Me kalimin e muajit, nevoja për të pirë cigare do të zhduket.Në fund të muajit, trupi juaj do t'i kthehet normales.Tani, \farë ke lënë mbrapa është në kokën tënde.Tani, edhe nëse tentoni të pini cigare përsëri, ju do të bini në grackë kështu që as mos të bjerë ndërmend të prekësh cigaren.

    Kjo është shumë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.Këto janë vetëm disa mënyra që tingllojnë mirë.Ju duhet të implementoni ato.Harro \dogjë tjetër.Për muajin e parë, MOS PREK CIGARET!

    Vendos shenja kudo në zyrë, shtëpi, automobilë, kudo. Tregoi të gjithëve se ti je duke hequr dorë.Me përkushtim të mjaftuar jemi (jam) i sugurt se do të jesh në gjendje t'a ndalosh atë.

    Të gjitha të mirat.

    Shënim:Artikulli e kam shkruar në vetën e tretë me shpresë që kjo t'iu adresohet atyre personave duhanpirës , nga personat të cilët kanë hequr dorë nga prija e duhanit pas apo para leximit të këtij artikulli. Pra nga ish-duhanpirësit për duhanpirësit.
    Kam qene i interesuar per kete teme , andaj kam pasur shume informacione. Por te jeme i sinqerte ne kete shkrim kam gjete shume gjera te reja. Ju falenderoj per kete.
    Une e kam pire nje nje kohe te mire kete te marrum duhan.
    E kam lane qe 9 muaj. E falenderoj zotin sa here qe me bije ndermend, se me ka ndihmuar ta la duhanin. Eshte pune e keqe duhani. Kjo ish e vertet.
    Si i rije shpenzojsha pare me te qdo dite. Ma veshteresojke frymarrjen, me merrte kolli, me vinte era gojes, teshave etj - me nje fjal nje kerr te zeza.
    DUHANI ESHTE I KEQ.
    DUHANI ESHTE SIKUR ZJARRI, AJ TE DJEG. ASKUSH NUK ESHTE IMUN NDAJ TIJ. TE SHKATERRON.
    Deshire per ta lane duhanin kam pase gjithemone. Por pasiqe i mesova keto fillova te mendoj. Thash une tane ky djal, e i biri i filanit me nam, qka jam ka baje une keshtu. Fillova te mirrem mire me te. I thash duhanit ; ej o tij o une. Bashke me jo. Tij nuk je miku im. Tij qenke shume i keq. Me ke mashtruar deri tash, por me jo. Asgja nuk kemi bashk. Nuk ke vend me ne gjepin, dhe ne jeten time.
    Mua me ka vdek babaj e po muj te vazhdoj jeten, do te muj edhe pa duhan.
    Tundom duhan i pa bese sa te duesh , nuk te ve me ne buze. Kemi qene te pa ndashem, mish e thue bashk por jo me.
    Me kete pregaditje e mobilizim nga ana ime, mendoja ta sulmoja duhanin, qe ta largoj nga jeta ime.
    Per pos kesaj duke e ditur se jam para nje sfide, kam kerkuar ndihme edhe nga shen Maria - Zoja e bekuar. Qe edhe ajo te jete me mua qe te me ndihmoj, per ta lene duhani.
    Shen Marise, nenes se Jezukrishtit i besoj shume. Dhe me besoni se sa here qe filloja te tundohem , per ta ndezur cigaren pasi qe e lash ne ate fillim, i thoja ;
    SHENE MARI TE LUTEM NDIHMOM. UNE JAM NJERI MUND TE JEME EDHE I DOBET. ANDAJ KAM NEVOJE PER NDIHMEN TENDE.
    ME DESHIREN TIME, NDIHMEN E ZOTIT TASH 9 MUAJ KURR SE KAM PREK ME DORE DUHANIN.
    Duhani nuk eshte me shefi im. Aj sme detyron me. Dhe fundi i fundit, aj kurr se ka merituar qe te me sundoj. Kete e beri nje kohe qe une se di pse nuk isha kane ka mendoj per veteveten.
    Jam shume i lumtur dhe i gezuar , qe e kam fituar kete beteje- per ta lane duhanin.
    JU PREFEROJ TE GJITHE DUHANPIRESIT TE BEJNE NJE HAP TE TILL - NE MENYREN E VETE. POR ME QELLIM TE NJAJT- TA LANE DUHANI.
    MIQ BESONI SE KJO ESHTE BRENDA MUNDESIVE TE NJERIUT. E DIJE SE KET DO TA BENI TE GJITHE. PO U NGIKE DIKUR NJERIU ME TE. DHE VETEVETIU I VIJE ZGJIDHJA- SDU MA , JAM NGOPUR. SUKSESE.
    JU DUA SHUME- YLLI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ylli_pr : 13-07-2010 më 09:21
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Nuk është barcoletë:
    Punëtori i qoshkut Rilindja, ia jep dy gazeta të njëjta një fëmije. Kur e qortoi babai pa të drejtë, fëmija ia ktheu pa të keq: -Babi, mos u bën nervoz. Njërën lexoje sot, tjetrën lëre për nesër.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •