Njė ligj i frikshėm sapo ėshtė miratua
Njė ligj i frikshėm sapo ėshtė miratuar nga shumica nė pushtet. Sipas tij, ēdo qytetar me standart tė pajustifikuar jetese, mund tė ketė nėn hetim pasurinė e tij. Nėn hetim do tė mund tė jetė edhe pasuria e vėnė qė nga nipėrit, mbesat, fėmijėt ende tė palindur prej tyre e deri dhe tek paratė e pronat e njerkut e njerkės kur ata kanė tė tillė. Shėnjestėr e parė opozita qė kryeministri e konsideron "mafioze" publikisht. Reagojnė ekspertė dhe konstitucionalistė. Edhe misionet e huaja kundėr. Revista Mapo sjell detajet e njė ligji qė mban erė diktaturė
Korrik 1997: "Do t“u ngrij nė buzė buzėqeshjen socialistėve!" 22 nėntor 2009: "Do t“u shkul dhėmbė e dhėmballė me darėn e ligjit bandės punisto-mafioze...!" 2 dhjetor 2009: "Nė qoftė se nė mandatin e parė, ne ia dolėm t'i gozhdojmė bandat njė nga njė, nga Aldo Baret tek Dritan Dajti, pa diskutim qė ky ėshtė mandati i gozhdimit tashmė i Aldo Bareve nė pushtet, i Aldo Bareve me pamje xhentėlmeni, i Aldo Bareve qė kanė vendosur miliarda euro pasuri krimi". Tė tre kėto deklarata janė shqiptuar nga Sali Berisha. Janė shqiptuar publikisht dhe ndaj njė shėnjestre tė vetme, kundėrshtarėve tė tij politikė. "...ligji antimafia ėshtė njė armė e fuqishme qė po jep qeveria nė dorė tė prokurorėve pėr tė luftuar krimin e organizuar...". Deklarata e fundit vjen nga njė jurist, ish-avokat, ish-zėvendėsministėr i drejtėsisė dhe sot deputet i maxhorancės nė datėn 21 nėntor 2009. I referohej projektligjit tė miratuar tė enjten nė mbrėmje nė Kuvend "Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar dhe trafikimit nėpėrmjet masave parandaluese kundėr pasurisė". Fjalori i deputetit rreket tė kujtojė nė mėnyrė direkte fjalorin e pėrdorur nė Shqipėrinė e diktaturės, kur nė tė gjitha tekstet e jurisprudencės apo dhe tė shėrbimit sekret, ish-sigurimit tė shtetit, pėrdorej togfjalėshi tragjik: "...ky ligj ėshtė njė armė e fortė nė duart e organeve tė diktuaturės sė proletariatit... nė luftė kundėr armikut tė brendshėm..."!
Plot 20 vjet nga shpallja e pluralizmit, armiku i brendshėm vazhdon tė ekzistojė - ai saboton integrimin e vendit, prish imazhin dhe mbi tė gjitha, ėshtė punisto-mafioz - ndėrsa dora qė do tė pėrdorė armėn e fortė kundėr tij, ėshtė prokuroria.
Nė heshtje
Nė kohėn kur nė Shqipėri bien fort kėmbanat, "zilja" projektligjit tė miratuar tashmė, ka kaluar shurdhėt. Specialistė tė jurisprudencės, prokurorė dhe avokatė, kanė ngritur zėrin e alarmit, por pakkush ka dėgjuar. Pakkush ėshtė njohur me aktin mė tė rėndė qė kaloi edhe legalisht tani nė Tiranė: ēdo qytetar shqiptar, ėshtė njė qytetar i dyshuar!
Dhe natyrisht, nė kohėn kur kryeministri i vendit e konsideron opozitėn nė tėrėsi dhe drejtuesit e saj, me gjithė Edi Ramėn, si krerėt e "mafias mė tė rrezikshme nė Evropė", atėherė edhe objekti i ligjit ėshtė direkt i shėnjestruar politikisht. Pėrgjigjet se pse ėshtė kėshtu, i jep vetė ligji qė morri votat e shumicės blu.
Objekti i goditjes
Revista MAPO ka mundur tė sigurojė paraprakisht draftin e plotė tė kėtij ligji tė ndryshuar disa herė dhe e ka konsultuar atė me specialistė tė fushės. Janė pikėrisht ata qė shpallin dhe alarmin e madh. "Dispozitat e kėtij ligji zbatohen pėr pasuritė e personave, mbi tė cilėt ekziston njė dyshim i arsyeshėm, bazuar nė indicije, pėr...". Neni tre i kėtij ligji vazhdon nga pika a., deri nė pikėn d., duke specifikuar se pėr ēfarė lloj personash bėhet fjalė, qė nga ata qė janė pjesmarrės nė organizata kriminale dhe grupe tė strukturuara kriminale e deri nė persona qė kanė kryer vepra penale tė parashikuara nė plot 16 nene tė Kodit Penal dhe nė pjesėn e posaēme, kreun VII, tė Kodit Penal.
"Lufta kundėr mafias ėshtė emergjente dhe qeveria do tė pėrdorė tė gjithė forcėn e ekzekutivit nė kėtė luftė. Unė garantoj kupolėn e mafies se darėt e ligjit do tė ēmontojnė tėrėsisht perandorinė e tyre tė krimit...", deklaroi kryeministri nė mbledhjen e qeverisė ditėn e enjte para votmit nė Kuvend. Por pėr vetė kryeministrin nuk ka dyshim: mafia ėshtė Edi Rama dhe njė numėr i madh deputetėsh tė partisė sė tij, kurse njė nga darėt ėshtė dhe ligji nė fjalė. Pėrballė darėve janė tė gjithė ata pėr tė cilėt ka ardhur rradha qė tė provojnė fatin qė ju "garanton vetė kryeministri: ".... ne ēmontuam njė nga njė bandat qė bėnin ligjin nė qytete, rrethet dhe portet e kėtij vendit, Nehat Kullat, Aldo Baret, Lul Berishat etj., tani kanė ngelur nehatėt e kollarisur, kanė ngelur bosėt e mafias".
Ligjėrisht, deklarimet e kryeministrit, sipas ligjit, shpjegojnė juristėt, mund tė jenė indicije pėr tė nisur ndjekjen penale ndaj kėtyre personave. Policia do tė ketė mundėsi tė nisė hetimin ndaj tyre - po pėr emrat qė dha vetė kryeministri - dhe pasuritė e kėtyre individėve tė goditen.
"Dispozitat e kėtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive tė personave tė afėrm, bashkėshortit, fėmijėve, tė paralindurit, tė paslindurit, vėllezėrit, motrat, ungjėrit, emta, mbesat, fėmijėt e vėllezėrve dhe tė motrave, vjehrri, vjehrra, dhėndri, nusja, kunata, kunati, bashkėjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka...", vijon pafund rrethi i njerėzve "rrotull mafias" qė do tė mund tė ndėshkohen sipas ligjit.
Kundėrshtitė
Revista MAPO ka mundur tė sigurojė njė korrespondencė tė gjerė mes ministrisė sė drejtėsisė dhe aktorėve tė ndryshėm tė interesit qė preken nga ligji. E para ėshtė prokuroria e pėrgjithshme, e cila ka depozituar me shkrim idenė e saj nė zyrėn e kodifikimit tė ministrisė sė drejtėsisė. Njė dokument qė godet qė nė rreshtat e parė: "... projektligji nuk ėshtė nė harmoni me njė sėrė aktesh normative...". Por vetėm njė rresht mė pas, prokuroria e pėrgjithshme godet edhe shumė mė fort, "...ėshtė nė kundėrshtim me kushtetutėn". Sipas saj,: "...masat shtrėnguese dhe sanksionet qė parashikohen nė kėtė projektligj kufizojnė liritė dhe tė drejtat themelore tė shtetasve tė parashikuara nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė". Nga momenti i mospėrcaktimit tė termit "person i dyshuar", pėrdorur nė projektligj, "i lihet nė diskrecionin e vetė kėtyre organeve - polici, prokurori - pėr tė bėrė vlerėsime subjektive tė kėtij koncepti rast pas rasti...". Pra, e thėnė mė shqip, ndėr dy individė nė kushte tė barabarta, "shteti", njėrit mund t“ja ndjekė "penalisht" pasurinė e tij, kurse tjetrit jo. Ky ėshtė dhe momenti qė nė Shqipėri dhe nė kushtet shqiptare tė zbatimit tė ligjit, ēdo qytetar, pėr shkak tė pasaktėsisė sė ligjit, mund tė jetė njė qytetar i dyshuar. Njė praktikė jo vetėm teorike pėr sistemin e deformuar tė sė drejtės nė diktaturat tipike tė sė shkuarės dhe tė sotmes.
Por ka dhe mė shumė. Ka dhe mė keq: "Dyshimi i arsyeshėm... mund tė bazohet dhe nė nivelin ekonomik tė njė personi i cili zotėron pasuri apo tė ardhura qė nuk i pėrgjigjen dukshėm nivelit tė tė ardhurave, fitimeve apo veprimtarive tė ligjshme, tė deklaruara dhe qė nuk justifikohen prej tyre". Nė kėtė mėnyrė, ligji i jep tė drejtėn "shtetit" tė trokasė nė derėn e cilitdo qytetar pėr tė kontrolluar pasurinė e tij e mė tej akoma, pėr tė vėnė dorė nė kėtė pasuri. Nė njė ekonomi informale si ekonomia shqiptare, kjo gjė ėshtė e mundur pėr cilindo. Nė njė vend me ngarkesė tė madhe negative tė luftės politike, natyrisht, shėnjestra e parė janė qytetarėt e "dorės sė dytė", ata qė besojnė tek opozita.
Kundėrshtojnė dhe konstitucionalistėt
Janė disa konstitucionalistė qė bėjnė qortimin e ashpėr tė projektligjit, por askush nga ta nuk pranon tė citohet me emėr. Ata ngrenė disa shqetėsime tė cilat kanė tė bėjnė me pėrputhjen me kushtetutėn tė draftit tė pėrgatitur nga qeveria. "Ky ėshtė njė ligj i zakonshėm qė kėrkon njė shumicė tė thjeshtė pėr t“u miratuar, por edhe duke qenė i tillė, ai nuk i shmanget koncepteve tė shprehur e tė pėrdorur nė kode tė cilėt janė ligje nė hierarki normative mė tė lartė se ligji i zakonshėm", shprehen ata, duke kujtuar se kodet miratohen me shumicė tė cilėsuar nga Kuvendi. Po kėshtu, edhe objekti i punės sė prokurorisė, dorės sė cilės synohet t“i vihet kjo "armė e fuqishme", nuk ėshtė nė harmoni me ligjin. Konstitucionalistėt afrojnė dhe njė shembull: Pėrmendet pėrkufizimi "standart i pajustifikuar i jetesės", qė jep njė shkas pėr tė nisur procedimin ndaj personit qė gėzon kėtė standart. Por Kodi Penal saktėson se ky standart jetese i pajustifikuar, mund tė jetė rrjedhojė edhe i veprave tė tjera penale, si pėr shembull kontrabanda me mallra, shmangia e tatimeve e tė tjerė, tė cilat nuk pėrfshihen nė veprat penale objekt i kėtij projektligji. E po kėshtu edhe konfondimi i hierarkisė sė ligjeve. Gjykimi i objektit tė kėtij ligji qė u miratua vetėm me shumicė tė thjeshtė, do tė bėhet nga gjykata e krimeve tė rėnda, funksionimi i tė cilės mundėsohet me njė ligj tė miratuar nga njė shumicė e cilėsuar.
Gafat e pafundme
Ato nisin qė me modelin e zgjedhur, atė anglez, ndėrkohė qė Shqipėria njeh tė drejtėn kontinentale dhe mbi tė gjitha, sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri, nuk afron kurrsesi ato garanci qė janė bazike nė sistemin gjyqėsor anglez tė formuar fort mbi bazėn e njė tradite tė pakontestuar pothuaj kurrė. Pyetjet qė ngrihen dhe qė me tė gjitha gjasat nuk do tė marrin pėrgjigje janė tė shumta: ato nisin me kėrkesėn se kush do tė japė garanci se ligji do tė zbatohet dhe intepretohet drejt dhe se pėrpara tij tė gjithė qytetarėt do tė kishin tė drejtėn kushtetuese pėr t“u konsideruar tė barabartė pėrpara ligjit; vazhdojnė me papėrcaktueshmėrinė e masės sė sekuestrimit tė pasurisė, kur ato janė vėnė me krime tė natyrave tė ndryshme; mė tej me ambiguitetin pėr tė ndarė rastin kur pasuri tė krijuara nė mėnyrė tė ligjshme janė tė pėrzjera me pasuri tė paligjshme, e kėshtu me rradhė. Konstitucionalistėt nėnvizojnė se njė nga problemet mė tė rėnda nė projektligj ėshtė dhe fakti se drafti nuk siguron raportin pėrpjestimor midis masės sė pasurisė sė sekuestruar dhe qėllimit tė ligjshėm tė ndjekur, rast pas rasti. Ata i referohen nė kėtė ēėshtje edhe njė vendimi tė gjykatės sė Strazburgut, ēėshtja Riela kundėr Italisė, tė shtatorit 2001.
"Pėr ta shprehur mė thjeshtė shqetėsimin e shpjegojmė me njė kasus: njė pedagog kapet me 100 euro mitė tė marrė nga studenti i tij. Sipas frymės sė ligjit, e gjithė pasuria e tij dhe e gjithė njerėzve tė tij tė afėrm, qė nga bashkėshortja e deri tek kunetėrit, nipėrit e mbesat, vjehrri e vjehrra, ėshtė njė pasuri e dyshuar dhe mund tė sekuestrohet", thotė njė nga burimet e revistės MAPO. Por nėse nė rastin e pedagogut, shembulli ngjan qesharak, nė rastin e personave tė pėrfshirė nė politikė, tė atyre qė zakonisht kryeministri i konsideron kupolė mafioze, atėherė zbatimi i ligjit do tė ishte dramatik pėr fatet e demokracisė nė vend. Nga Edi Rama e poshtė, pasuritė e tyre mund tė jenė objekt i i veprimit agresiv tė ligjit.
Kjo ėshtė hija e diktaturės
"Pse diktaturat, si rregull, kanė sukses nė luftė kundėr krimit?", pyet njė jurist i konsultuar nga revista MAPO. Dhe po vetė pėrgjigjet: "Sepse ato nuk mund tė lejojnė qendra tė tjera pushteti, ato veprojnė me arsyen e shtetit dhe nė emėr tė arsyes sė shtetit, mbi arsyen dhe tė drejtėn e individit, ēka nuk ndodh nė demokraci. Rasti klasik qė pėrmendet nė historinė e tė drejtės, ėshtė ai italian. Nė fillim tė viteve “20 diktatori italian Benito Musolini dėrgoi nė Palermo, atdheun e mafias, Ēezare Morin, tė quajtur prefekti i hekurt. Nė valėn e mbi 8 mijė vrasjeve, shumica dėrmuese pa gjyq, ai doli tė ēlirojė Siēilinė nga pushteti i mafias. Por a ishte kjo rruga qė duhej ndjekur, a duhet duartrokitur ky akt, pavarėsisht suksesit nė luftė kundėr krimit?", thotė ai duke bėrė tė njėjtėn paralele me regjimin e Hoxhės nė Shqipėri, qė gjithashtu vendosi rendin nė vend, me zjarr, me hekur, ligj dhe antiligj duke e ēliruar vėrtet shoqėrinė nga krimi i vogėl i rrugės, por duke e vėnė atė nėn thundrėn shumė herė mė tė egėr tė diktaturės.
Tė huajt
Nė bastet mes shqiptarėve, shpesh si pikė referimi mė e saktė merren tė huajt. Dy misionet qė mbikqyrin reformėn nė drejtėsi, OPDAT, nga departamenti amerikan i drejtėsisė dhe Euralius nga BE-ja, kanė marrė nė shqyrtim projektligjin. Burimet tona specifikojnė se, nė fund tė tetorit, dy misionet e konsiderojnė kėtė inisiativė si "... shumė tė rėndėsishme nė luftėn kundėr krimit tė organizuar...". Por nė tė njėjtėn kohė... "....shprehin shqetėsime serioze pėr disa nene tė tij...", sidomos pėr pjesėt e pakonsultuara me ta. Burimi i revistės MAPO saktėson se dy misionet kanė kėrkuar qė teksti tė mos miratohet nė mėnyrėn e paraqitur, por tė kthehet sėrish nė ministrinė e drejtėsisė pėr t“u ripunuar dhe konsultuar me institucionet e interesuara shqiptare dhe ekspertė tė huaj. Dhe pikėrisht ekspertėt e huaj tė dy misioneve nėnvizojnė tė njėjtin term: ...."standart i pajustifikuar jetese...", i cili sipas tyre, nė mėnyrėn e shprehur nė projektligj, shfaq mundėsinė pėr tė dhunuar garancitė kushtetuese tė sė drejtės sė pronės private.
Mbetet tė pritet se ēfarė do tė ndodhė mė tej. Po t“i besohet deputetit tė PD-sė, ish-zėvendėsministėr i drejtėsisė, ligji do tė jetė njė armė e fortė nė dorė tė prokurorisė kundėr krimit, po t“i besohet kryeministrit se krimi ėshtė nė simbiozė me opozitėn punisto-mafioze, atėherė Rama e tė tijtė janė nė "telashe" dhe po t“i besohet vetė frymės sė ligjit, nė Shqipėri ėshtė nė prag dita kur ēdo qytetar, ėshtė njė qytetar i dyshuar. Njė shprehje qė kujton jo vetėm hijen e diktaturės.
Krijoni Kontakt