Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 81
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    A jemi ne prag te nje diktature?

    Mbreme policia arreston disa punetore te pastrimit sepse sipas policise "mendohej dhe dyshohej se plehrat qe ata po mblidhnin do te perdoren kundra kryeministrise se sotme"....
    Ky episod te shti friken e te lemeris teksa mendon se ne cdo cast mund te ndalohesh nga policia e shtetit me akuzen se ndoshta po mendon te besh atentat ndaj shtetit, apo ne cdo cast mund te te shperthehet dera e shtepise dhe police te armatosur te te arrestojne ne emer te popullit sepse ndoshta ne forum ke thene qe qeveria nuk po ben pune te mire dhe kjo perben nje paramendim krimi e komploti.

    Po me duket sikur po hyjme ne periudha te ngjashme me ato qe pershkruhen ne librin 1984 apo ne filmin Minority Report...

    A po synohet te vendoset nje diktature e rrepte autoritariane?


    Njė ligj i frikshėm sapo ėshtė miratua

    Njė ligj i frikshėm sapo ėshtė miratuar nga shumica nė pushtet. Sipas tij, ēdo qytetar me standart tė pajustifikuar jetese, mund tė ketė nėn hetim pasurinė e tij. Nėn hetim do tė mund tė jetė edhe pasuria e vėnė qė nga nipėrit, mbesat, fėmijėt ende tė palindur prej tyre e deri dhe tek paratė e pronat e njerkut e njerkės kur ata kanė tė tillė. Shėnjestėr e parė opozita qė kryeministri e konsideron "mafioze" publikisht. Reagojnė ekspertė dhe konstitucionalistė. Edhe misionet e huaja kundėr. Revista Mapo sjell detajet e njė ligji qė mban erė diktaturė

    Korrik 1997: "Do t“u ngrij nė buzė buzėqeshjen socialistėve!" 22 nėntor 2009: "Do t“u shkul dhėmbė e dhėmballė me darėn e ligjit bandės punisto-mafioze...!" 2 dhjetor 2009: "Nė qoftė se nė mandatin e parė, ne ia dolėm t'i gozhdojmė bandat njė nga njė, nga Aldo Baret tek Dritan Dajti, pa diskutim qė ky ėshtė mandati i gozhdimit tashmė i Aldo Bareve nė pushtet, i Aldo Bareve me pamje xhentėlmeni, i Aldo Bareve qė kanė vendosur miliarda euro pasuri krimi". Tė tre kėto deklarata janė shqiptuar nga Sali Berisha. Janė shqiptuar publikisht dhe ndaj njė shėnjestre tė vetme, kundėrshtarėve tė tij politikė. "...ligji antimafia ėshtė njė armė e fuqishme qė po jep qeveria nė dorė tė prokurorėve pėr tė luftuar krimin e organizuar...". Deklarata e fundit vjen nga njė jurist, ish-avokat, ish-zėvendėsministėr i drejtėsisė dhe sot deputet i maxhorancės nė datėn 21 nėntor 2009. I referohej projektligjit tė miratuar tė enjten nė mbrėmje nė Kuvend "Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar dhe trafikimit nėpėrmjet masave parandaluese kundėr pasurisė". Fjalori i deputetit rreket tė kujtojė nė mėnyrė direkte fjalorin e pėrdorur nė Shqipėrinė e diktaturės, kur nė tė gjitha tekstet e jurisprudencės apo dhe tė shėrbimit sekret, ish-sigurimit tė shtetit, pėrdorej togfjalėshi tragjik: "...ky ligj ėshtė njė armė e fortė nė duart e organeve tė diktuaturės sė proletariatit... nė luftė kundėr armikut tė brendshėm..."!
    Plot 20 vjet nga shpallja e pluralizmit, armiku i brendshėm vazhdon tė ekzistojė - ai saboton integrimin e vendit, prish imazhin dhe mbi tė gjitha, ėshtė punisto-mafioz - ndėrsa dora qė do tė pėrdorė armėn e fortė kundėr tij, ėshtė prokuroria.

    Nė heshtje
    Nė kohėn kur nė Shqipėri bien fort kėmbanat, "zilja" projektligjit tė miratuar tashmė, ka kaluar shurdhėt. Specialistė tė jurisprudencės, prokurorė dhe avokatė, kanė ngritur zėrin e alarmit, por pakkush ka dėgjuar. Pakkush ėshtė njohur me aktin mė tė rėndė qė kaloi edhe legalisht tani nė Tiranė: ēdo qytetar shqiptar, ėshtė njė qytetar i dyshuar!
    Dhe natyrisht, nė kohėn kur kryeministri i vendit e konsideron opozitėn nė tėrėsi dhe drejtuesit e saj, me gjithė Edi Ramėn, si krerėt e "mafias mė tė rrezikshme nė Evropė", atėherė edhe objekti i ligjit ėshtė direkt i shėnjestruar politikisht. Pėrgjigjet se pse ėshtė kėshtu, i jep vetė ligji qė morri votat e shumicės blu.

    Objekti i goditjes
    Revista MAPO ka mundur tė sigurojė paraprakisht draftin e plotė tė kėtij ligji tė ndryshuar disa herė dhe e ka konsultuar atė me specialistė tė fushės. Janė pikėrisht ata qė shpallin dhe alarmin e madh. "Dispozitat e kėtij ligji zbatohen pėr pasuritė e personave, mbi tė cilėt ekziston njė dyshim i arsyeshėm, bazuar nė indicije, pėr...". Neni tre i kėtij ligji vazhdon nga pika a., deri nė pikėn d., duke specifikuar se pėr ēfarė lloj personash bėhet fjalė, qė nga ata qė janė pjesmarrės nė organizata kriminale dhe grupe tė strukturuara kriminale e deri nė persona qė kanė kryer vepra penale tė parashikuara nė plot 16 nene tė Kodit Penal dhe nė pjesėn e posaēme, kreun VII, tė Kodit Penal.
    "Lufta kundėr mafias ėshtė emergjente dhe qeveria do tė pėrdorė tė gjithė forcėn e ekzekutivit nė kėtė luftė. Unė garantoj kupolėn e mafies se darėt e ligjit do tė ēmontojnė tėrėsisht perandorinė e tyre tė krimit...", deklaroi kryeministri nė mbledhjen e qeverisė ditėn e enjte para votmit nė Kuvend. Por pėr vetė kryeministrin nuk ka dyshim: mafia ėshtė Edi Rama dhe njė numėr i madh deputetėsh tė partisė sė tij, kurse njė nga darėt ėshtė dhe ligji nė fjalė. Pėrballė darėve janė tė gjithė ata pėr tė cilėt ka ardhur rradha qė tė provojnė fatin qė ju "garanton vetė kryeministri: ".... ne ēmontuam njė nga njė bandat qė bėnin ligjin nė qytete, rrethet dhe portet e kėtij vendit, Nehat Kullat, Aldo Baret, Lul Berishat etj., tani kanė ngelur nehatėt e kollarisur, kanė ngelur bosėt e mafias".
    Ligjėrisht, deklarimet e kryeministrit, sipas ligjit, shpjegojnė juristėt, mund tė jenė indicije pėr tė nisur ndjekjen penale ndaj kėtyre personave. Policia do tė ketė mundėsi tė nisė hetimin ndaj tyre - po pėr emrat qė dha vetė kryeministri - dhe pasuritė e kėtyre individėve tė goditen.
    "Dispozitat e kėtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive tė personave tė afėrm, bashkėshortit, fėmijėve, tė paralindurit, tė paslindurit, vėllezėrit, motrat, ungjėrit, emta, mbesat, fėmijėt e vėllezėrve dhe tė motrave, vjehrri, vjehrra, dhėndri, nusja, kunata, kunati, bashkėjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka...", vijon pafund rrethi i njerėzve "rrotull mafias" qė do tė mund tė ndėshkohen sipas ligjit.

    Kundėrshtitė
    Revista MAPO ka mundur tė sigurojė njė korrespondencė tė gjerė mes ministrisė sė drejtėsisė dhe aktorėve tė ndryshėm tė interesit qė preken nga ligji. E para ėshtė prokuroria e pėrgjithshme, e cila ka depozituar me shkrim idenė e saj nė zyrėn e kodifikimit tė ministrisė sė drejtėsisė. Njė dokument qė godet qė nė rreshtat e parė: "... projektligji nuk ėshtė nė harmoni me njė sėrė aktesh normative...". Por vetėm njė rresht mė pas, prokuroria e pėrgjithshme godet edhe shumė mė fort, "...ėshtė nė kundėrshtim me kushtetutėn". Sipas saj,: "...masat shtrėnguese dhe sanksionet qė parashikohen nė kėtė projektligj kufizojnė liritė dhe tė drejtat themelore tė shtetasve tė parashikuara nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė". Nga momenti i mospėrcaktimit tė termit "person i dyshuar", pėrdorur nė projektligj, "i lihet nė diskrecionin e vetė kėtyre organeve - polici, prokurori - pėr tė bėrė vlerėsime subjektive tė kėtij koncepti rast pas rasti...". Pra, e thėnė mė shqip, ndėr dy individė nė kushte tė barabarta, "shteti", njėrit mund t“ja ndjekė "penalisht" pasurinė e tij, kurse tjetrit jo. Ky ėshtė dhe momenti qė nė Shqipėri dhe nė kushtet shqiptare tė zbatimit tė ligjit, ēdo qytetar, pėr shkak tė pasaktėsisė sė ligjit, mund tė jetė njė qytetar i dyshuar. Njė praktikė jo vetėm teorike pėr sistemin e deformuar tė sė drejtės nė diktaturat tipike tė sė shkuarės dhe tė sotmes.
    Por ka dhe mė shumė. Ka dhe mė keq: "Dyshimi i arsyeshėm... mund tė bazohet dhe nė nivelin ekonomik tė njė personi i cili zotėron pasuri apo tė ardhura qė nuk i pėrgjigjen dukshėm nivelit tė tė ardhurave, fitimeve apo veprimtarive tė ligjshme, tė deklaruara dhe qė nuk justifikohen prej tyre". Nė kėtė mėnyrė, ligji i jep tė drejtėn "shtetit" tė trokasė nė derėn e cilitdo qytetar pėr tė kontrolluar pasurinė e tij e mė tej akoma, pėr tė vėnė dorė nė kėtė pasuri. Nė njė ekonomi informale si ekonomia shqiptare, kjo gjė ėshtė e mundur pėr cilindo. Nė njė vend me ngarkesė tė madhe negative tė luftės politike, natyrisht, shėnjestra e parė janė qytetarėt e "dorės sė dytė", ata qė besojnė tek opozita.

    Kundėrshtojnė dhe konstitucionalistėt
    Janė disa konstitucionalistė qė bėjnė qortimin e ashpėr tė projektligjit, por askush nga ta nuk pranon tė citohet me emėr. Ata ngrenė disa shqetėsime tė cilat kanė tė bėjnė me pėrputhjen me kushtetutėn tė draftit tė pėrgatitur nga qeveria. "Ky ėshtė njė ligj i zakonshėm qė kėrkon njė shumicė tė thjeshtė pėr t“u miratuar, por edhe duke qenė i tillė, ai nuk i shmanget koncepteve tė shprehur e tė pėrdorur nė kode tė cilėt janė ligje nė hierarki normative mė tė lartė se ligji i zakonshėm", shprehen ata, duke kujtuar se kodet miratohen me shumicė tė cilėsuar nga Kuvendi. Po kėshtu, edhe objekti i punės sė prokurorisė, dorės sė cilės synohet t“i vihet kjo "armė e fuqishme", nuk ėshtė nė harmoni me ligjin. Konstitucionalistėt afrojnė dhe njė shembull: Pėrmendet pėrkufizimi "standart i pajustifikuar i jetesės", qė jep njė shkas pėr tė nisur procedimin ndaj personit qė gėzon kėtė standart. Por Kodi Penal saktėson se ky standart jetese i pajustifikuar, mund tė jetė rrjedhojė edhe i veprave tė tjera penale, si pėr shembull kontrabanda me mallra, shmangia e tatimeve e tė tjerė, tė cilat nuk pėrfshihen nė veprat penale objekt i kėtij projektligji. E po kėshtu edhe konfondimi i hierarkisė sė ligjeve. Gjykimi i objektit tė kėtij ligji qė u miratua vetėm me shumicė tė thjeshtė, do tė bėhet nga gjykata e krimeve tė rėnda, funksionimi i tė cilės mundėsohet me njė ligj tė miratuar nga njė shumicė e cilėsuar.

    Gafat e pafundme
    Ato nisin qė me modelin e zgjedhur, atė anglez, ndėrkohė qė Shqipėria njeh tė drejtėn kontinentale dhe mbi tė gjitha, sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri, nuk afron kurrsesi ato garanci qė janė bazike nė sistemin gjyqėsor anglez tė formuar fort mbi bazėn e njė tradite tė pakontestuar pothuaj kurrė. Pyetjet qė ngrihen dhe qė me tė gjitha gjasat nuk do tė marrin pėrgjigje janė tė shumta: ato nisin me kėrkesėn se kush do tė japė garanci se ligji do tė zbatohet dhe intepretohet drejt dhe se pėrpara tij tė gjithė qytetarėt do tė kishin tė drejtėn kushtetuese pėr t“u konsideruar tė barabartė pėrpara ligjit; vazhdojnė me papėrcaktueshmėrinė e masės sė sekuestrimit tė pasurisė, kur ato janė vėnė me krime tė natyrave tė ndryshme; mė tej me ambiguitetin pėr tė ndarė rastin kur pasuri tė krijuara nė mėnyrė tė ligjshme janė tė pėrzjera me pasuri tė paligjshme, e kėshtu me rradhė. Konstitucionalistėt nėnvizojnė se njė nga problemet mė tė rėnda nė projektligj ėshtė dhe fakti se drafti nuk siguron raportin pėrpjestimor midis masės sė pasurisė sė sekuestruar dhe qėllimit tė ligjshėm tė ndjekur, rast pas rasti. Ata i referohen nė kėtė ēėshtje edhe njė vendimi tė gjykatės sė Strazburgut, ēėshtja Riela kundėr Italisė, tė shtatorit 2001.
    "Pėr ta shprehur mė thjeshtė shqetėsimin e shpjegojmė me njė kasus: njė pedagog kapet me 100 euro mitė tė marrė nga studenti i tij. Sipas frymės sė ligjit, e gjithė pasuria e tij dhe e gjithė njerėzve tė tij tė afėrm, qė nga bashkėshortja e deri tek kunetėrit, nipėrit e mbesat, vjehrri e vjehrra, ėshtė njė pasuri e dyshuar dhe mund tė sekuestrohet", thotė njė nga burimet e revistės MAPO. Por nėse nė rastin e pedagogut, shembulli ngjan qesharak, nė rastin e personave tė pėrfshirė nė politikė, tė atyre qė zakonisht kryeministri i konsideron kupolė mafioze, atėherė zbatimi i ligjit do tė ishte dramatik pėr fatet e demokracisė nė vend. Nga Edi Rama e poshtė, pasuritė e tyre mund tė jenė objekt i i veprimit agresiv tė ligjit.

    Kjo ėshtė hija e diktaturės
    "Pse diktaturat, si rregull, kanė sukses nė luftė kundėr krimit?", pyet njė jurist i konsultuar nga revista MAPO. Dhe po vetė pėrgjigjet: "Sepse ato nuk mund tė lejojnė qendra tė tjera pushteti, ato veprojnė me arsyen e shtetit dhe nė emėr tė arsyes sė shtetit, mbi arsyen dhe tė drejtėn e individit, ēka nuk ndodh nė demokraci. Rasti klasik qė pėrmendet nė historinė e tė drejtės, ėshtė ai italian. Nė fillim tė viteve “20 diktatori italian Benito Musolini dėrgoi nė Palermo, atdheun e mafias, Ēezare Morin, tė quajtur prefekti i hekurt. Nė valėn e mbi 8 mijė vrasjeve, shumica dėrmuese pa gjyq, ai doli tė ēlirojė Siēilinė nga pushteti i mafias. Por a ishte kjo rruga qė duhej ndjekur, a duhet duartrokitur ky akt, pavarėsisht suksesit nė luftė kundėr krimit?", thotė ai duke bėrė tė njėjtėn paralele me regjimin e Hoxhės nė Shqipėri, qė gjithashtu vendosi rendin nė vend, me zjarr, me hekur, ligj dhe antiligj duke e ēliruar vėrtet shoqėrinė nga krimi i vogėl i rrugės, por duke e vėnė atė nėn thundrėn shumė herė mė tė egėr tė diktaturės.

    Tė huajt
    Nė bastet mes shqiptarėve, shpesh si pikė referimi mė e saktė merren tė huajt. Dy misionet qė mbikqyrin reformėn nė drejtėsi, OPDAT, nga departamenti amerikan i drejtėsisė dhe Euralius nga BE-ja, kanė marrė nė shqyrtim projektligjin. Burimet tona specifikojnė se, nė fund tė tetorit, dy misionet e konsiderojnė kėtė inisiativė si "... shumė tė rėndėsishme nė luftėn kundėr krimit tė organizuar...". Por nė tė njėjtėn kohė... "....shprehin shqetėsime serioze pėr disa nene tė tij...", sidomos pėr pjesėt e pakonsultuara me ta. Burimi i revistės MAPO saktėson se dy misionet kanė kėrkuar qė teksti tė mos miratohet nė mėnyrėn e paraqitur, por tė kthehet sėrish nė ministrinė e drejtėsisė pėr t“u ripunuar dhe konsultuar me institucionet e interesuara shqiptare dhe ekspertė tė huaj. Dhe pikėrisht ekspertėt e huaj tė dy misioneve nėnvizojnė tė njėjtin term: ...."standart i pajustifikuar jetese...", i cili sipas tyre, nė mėnyrėn e shprehur nė projektligj, shfaq mundėsinė pėr tė dhunuar garancitė kushtetuese tė sė drejtės sė pronės private.
    Mbetet tė pritet se ēfarė do tė ndodhė mė tej. Po t“i besohet deputetit tė PD-sė, ish-zėvendėsministėr i drejtėsisė, ligji do tė jetė njė armė e fortė nė dorė tė prokurorisė kundėr krimit, po t“i besohet kryeministrit se krimi ėshtė nė simbiozė me opozitėn punisto-mafioze, atėherė Rama e tė tijtė janė nė "telashe" dhe po t“i besohet vetė frymės sė ligjit, nė Shqipėri ėshtė nė prag dita kur ēdo qytetar, ėshtė njė qytetar i dyshuar. Njė shprehje qė kujton jo vetėm hijen e diktaturės.

    Marre nga revista MAPO

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83
    A jemi ne prag te nje diktature?

    Shqiperia nuk ka dale ndonjehere nga diktatura, por thjesht ka nderruar emrat e diktatoreve qe ka pas dhe ka ne krye.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po te shikosh te ligji i ri, permendet "standart i pajustifikuar i jetesės"...Dmth cdo njeri qe ka nje standard ndryshe nga ai standard qe mendon ai qe jep urdhrat mund te arrestohet apo t'i sekuestrohet pasuria...
    Medet cfare po na degjojne veshet! Tamam kthim i viteve 40-te kur Enveri sekuestronte cdo gje qe i pelqente.

  4. #4
    Edvin, nuk e kuptoj pse habitesh. Ai thjesht po zbaton mesimet e idhullit te tij.

    Ne nje teme tjeter pyesin nese do te investonim ne Shqiperi apo jo. Nuk e di se sa do vazhdojne te japin ato pergjigjet pseudo-patriotike me keto qe po ndodhin.

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    I ka ik petlla bosave te rinj. I ka ik petlla prokuroreve e gjykatesve, mjekeve e pedagogeve, doganiereve e drejtoreve, politikaneve dhe ish-eve, kurVareve dhe narkove.

    Nuk trembet populli, nuk trembet ai qe paguan per te punuar, kuruar a mesuar. Nuk trembet ai qe i ka fituar parate me gjakun e djersen e tij, nuk trembet emigranti qe punon 8 ore e me shume, nuk trembet studenti refugjat qe lan pjatat per te jetuar.


    Plehrat, kerkonin dhe amnisti fiskale ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mbreme policia arreston disa punetore te pastrimit sepse sipas policise "mendohej dhe dyshohej se plehrat qe ata po mblidhnin do te perdoren kundra kryeministrise se sotme"....
    Ky episod te shti friken e te lemeris teksa mendon se ne cdo cast mund te ndalohesh nga policia e shtetit me akuzen se ndoshta po mendon te besh atentat ndaj shtetit, apo ne cdo cast mund te te shperthehet dera e shtepise dhe police te armatosur te te arrestojne ne emer te popullit sepse ndoshta ne forum ke thene qe qeveria nuk po ben pune te mire dhe kjo perben nje paramendim krimi e komploti.

    Po me duket sikur po hyjme ne periudha te ngjashme me ato qe pershkruhen ne librin 1984 apo ne filmin Minority Report...

    A po synohet te vendoset nje diktature e rrepte autoritariane?





    Marre nga revista MAPO
    A ka fjalė te ky citimi qė pėrmbajnė ndonjė nuancė tė vėrtete?


    Revistės MAPO (Minxhozi po qė ėshtė model pa-anshmėrie) kujtoji qė t'i tėrheqė vėmendjen oksidentalėve rreth Ligjit tė Lustracionit, se mbase skuqen.
    Prektora

  7. #7
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po te shikosh te ligji i ri, permendet "standart i pajustifikuar i jetesės"...Dmth cdo njeri qe ka nje standard ndryshe nga ai standard qe mendon ai qe jep urdhrat mund te arrestohet apo t'i sekuestrohet pasuria...
    Medet cfare po na degjojne veshet! Tamam kthim i viteve 40-te kur Enveri sekuestronte cdo gje qe i pelqente.
    Ky eshte ligj qe e ka gjith bota, por ka dhe nje sistem specifik per te deklaruar te ardhurat.... tek ne ne shqiperi ska fare, dhe ligji eshte vene ne kuader per te futur kundershtarin ne burg...

  8. #8
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po ju jap nji shembull aktual .ne gjermani po udhetove me makine pa sigurim te sekuestrohet makina .dhe e merr lesht e currit mbrapsh.

    kapni ato kalamojt e lagjes dhe rrejini ka icik.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    po diktatura berishiane tip fashizmi

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mbreme policia arreston disa punetore te pastrimit sepse sipas policise "mendohej dhe dyshohej se plehrat qe ata po mblidhnin do te perdoren kundra kryeministrise se sotme".
    Sot pashe ne TV kte "skandalin" (nese mund ta quaj te tille), ne beri shum pershtypje, se thashe me vete "cne policia merret me puntoret e komunales"! Pastaj pashe edhe deputetet e PS te cilet kishin vajt atje e ngjreshin duke bertit.. Se mora vesh ne fakt se ca deshen deputetet e PS atje!! Pse pikerisht kishin vajt te rajoni policise, por nuk dolen me ndonje deklarate. Ti do thuash qe ska pas gje poshte qe levizte? Po sikur mos te kishte cne qe kishte vajt e gjith PS-ja te rajoni policise?

    Diktature? Me diktature eshte mesuar ky popull, ndryshe sbehemi zap neve!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    ...
    Diktature? Me diktature eshte mesuar ky popull, ndryshe sbehemi zap neve!
    thuaj pastaj se nuk je nostalgjik diktature ...

    duhet shikuar pertej te tashmes ... shpresa ...

  12. #12
    Citim Postuar mė parė nga morrison Lexo Postimin
    Ky eshte ligj qe e ka gjith bota, por ka dhe nje sistem specifik per te deklaruar te ardhurat.... tek ne ne shqiperi ska fare, dhe ligji eshte vene ne kuader per te futur kundershtarin ne burg...
    Ke ligj paska gjithe bota?!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sigurisht jemi ne prag diktature..
    ne se rrezohet saliu qe do te thote pra.. se behet i super plotfuqishem edvini.. klosi ruci lesko etj.. athere kjo do jet diktature sepse ky klan do i kete median te veten qe e ka dhe tani ne fakt.. prokurorine te veten qe e ka dhe tani ne fakt,, gjykatat te vetat qe i ka dhe tani ne fakt.. shikun qe gjithashtu e ka qe tani te vetin.. PARANE qe gjithashtu e kan.. njesitet me vrases qe gjithashtu i kan.. pra njeriut te thjeshte nuk i mbetet asgje ku mund te mbrohet..
    avokater policer gjykates prokurore altiner e aldo dondollaka e klosa jaho e causher.. fidela e dulaka fiksa fare e e artur cana.. ambasadora te huaj e sekretaro perkthysa neper ambasada .. te gjitha do jene per edvinė e gjinush zinė.. per klos e ruc altinė..
    pra nje ombrello e celikte e bojatisur bukur nga jashte.. do jete mbi kryet e cdo shqiptari.. shqiptari te mire kuptohet.. e ky vend do behet per 100 dra vjet gulag modern i sojeve staliniste polpotiste miljardere gjakatare..

    do beni qef pastaj .. apo jo info..

    lum kush do ju zeje te dashura juve..
    lol

    do u rregullohet biografia..

    tmerr..

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    A po synohet te vendoset nje diktature e rrepte autoritariane?
    Nese te luftosh krimin e organizuar ne Shqiperi me forcen e ligjit eshte "diktature", atehere dhe gazetaret e paguar me leket e mafies shqiptare, duhet te mesojne se DEMOKRACI = DIKTATURE E LIGJIT DEMOKRATIK!

    Situata ne Shqiperi eshte tensionuar, jo per punen e zgjedhjeve, pasi zgjedhjet jane kapitull i mbyllur. Situata ne Shqiperi eshte tensionuar pasi koalicioni qeverises i Berishes ka shprehur jo vetem vullnetin e vete politik me fjale, por ka perpiluar edhe ligjin ANTIMAFIA ne vend, ligj qe ka per qellim ti japi goditjen perfundimtare krimit te organizuar ne vend, goditjen vdekjeprurese duke e pastruar njehere e mire Shqiperine nga tutela e krimit te organizuar. Kjo nuk eshte vetem ajo qe kerkon koalicioni qeverises i Berishes, kjo eshte ajo qe kerkon cdo qytetar i thjeshte shqiptar qe kerkon mbrojtjen e ligjit, kjo eshte edhe nje nga kushtet e anetaresimit te Shqiperise ne BE.

    Ne krahun tjeter, gjen njerezit e mafies e krimit te organizuar ne vend qe kane uzurpuar jo vetem politiken, por kane uzurpuar edhe pronat, edhe bizneset me parate e pista te krimit, edhe mediat e televizionet qe i kane financuar me parate e krimit. Dhe nuk eshte vetem Edvin Rama kryemafiozi shqiptar, pas tij fshihen plot te tjere, me parate e tyre jetojne edhe nje pjese e mire e gazetareve e gazetave qe ti citon me lart. Prandaj ky ligj antimafie per ta eshte diktature, pasi nese Berisha lufton krimin e organizuar dhe i nxjerr me rradhe perpara drejtesise, ne burg nuk do te shkojne ata 10 apo 20 kryeminele, bashke me ta do te marrin fund edhe jetet e atyre qe jetojne me parate e krimit, qe ushqejne femijet e tyre me parate e krimit. Dhe jane po keta njerez ne media, qe kerkojne tu hedhin hi ne sy shqiptareve, duke e etiketuar qeverine shqiptare si "diktatoriale", meqenese ajo po ben vetem detyren dhe ate qe premtoi gjate fushates: luften kunder krimit te organizuar ne vend.

    Pra ka ardhur koha qe cdo shqiptar te zgjedhi: ose anen e ligjit demokratik e shtetit, ose anen e ligjit te rruges dhe mafies ne vend?

    Une per vete zgjedh ligjin dhe shtetin dhe qeveria Berisha gezon mbeshtetjen time te plote ne rrugen e nisur. Bile une do te thosha, qe kete beteje me krimin e organizuar, duhet ta kish nisur me pare, nuk duhej pritur deri sot.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-12-2009 mė 02:40

  15. #15
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Bile une do te thosha, qe kete beteje me krimin e organizuar, duhet ta kish nisur me pare, nuk duhej pritur deri sot.

    Albo
    Ishte pak i zene duke bere krimet e tij te radhes, megjithate delet i ka nga mbrapa dhe gjerat e tij i ka vene ne terezi tani, keshtu qe synimi i tij eshte te heqi qafe gjithe kundershtaret. Ke te kujton kjo mqs hiqesh si keshilltar i Sales, ndoshta idhullin e tij, Enver Hoxhen?!

  16. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese te luftosh krimin e organizuar ne Shqiperi me forcen e ligjit eshte "diktature", atehere dhe gazetaret e paguar me leket e mafies shqiptare, duhet te mesojne se DEMOKRACI = DIKTATURE E LIGJIT DEMOKRATIK!

    Albo

    Krimi te luftoje krimin? Vetveten? Mua ky ligj me duket me teper si nje arme e fuqishme per te burgosur kedo qe te nuk te pelqen. Ndoshta kusheriri yt i 3-te albo ben dicka te paligjshme, dhe ti arrestohesh sapo hyn ne territorin shqiptar pasi je dyshuar edhe ti!

    Pse nuk e filloi luften kundra mafies e krimit qe ne 2005 por pret qe ta filloje tani ne 2009? Pas kater vjetesh!
    Kush vendos se kush do te arrestohet e kapet nga ky ligj?

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Mendoj se Ligji antimafia eshte i vonuar.Ai ligj duhet te ishte miratuar vite me pare.Vendi jone eshte i mbushur me pare te pista.Kriminele e mafioze te ndryshem jane si cibane aneembane qyteteve te Shqiperise.Bregdeti eshte i mbushur me hotele e prona te cila vijne ere gjak e droge.Ketyre kriminelve ju duhet sekuestruar gjithcka.Ju duhet bere llogaria se si i kane vene ato pasuri.Me cfare aktiviteti jane marre.Kush ka mizen ne koke i kruhet koka ne kete rast.Nqse saliu mendon se do te xbertheje mafien duhet ta filloj nga ata qe ka rreth e rrotull e gjer tek ata qe cirren rrugve te Tiranes e Shqiperise mbare.E keni pare juve qe i thoni diktature ligjit antimafie se si Anastas Angjeli ish minister socialist ka hapur nje universitet privat.Ku i gjeti paret ky jevg i poshter?Me rrogen 100 mij lek te ministrit te asaj kohe.Ku i gjeti paret qe ndertoi nje fabrike vaji etj.Ky eshte njeri prej tyre,por ata jane me dhjetra.Uroj qe Saliu mos ta beje per te trembur mafjen ne gjirin e opozites,por per te miren e vendit.
    Cdo shqiptar i ndershem e perkrah kete ligj.Ata qe jane te mpleksur me mafien jo!

  18. #18

    Nje prozhektor drite qe zbulon skutat e fshehura te dictatorit.

    AMENDAMENTET QE PO TRONDISIN STABILITETIN


    Andrea Stefani

    Nė prill tė vitit tė kaluar, dy partitė mė tė mėdha politike, PD dhe PS, tė mbėshtetur edhe nga "ndėrkombėtarėt", ndėrmorėn njė reformė thelbėsore tė Kushtetutės sė Republikės, nė emėr tė shmangies sė krizave tė panevojshme politike, forcimin e "stabilitetit" politik nė vend. Sot, kur kanė kaluar mbi njė vit e gjysmė nga ajo "reformė" e pėrshėndetur edhe si "konsensusi mė i madh" i tranzicionit, stabiliteti nuk po duket gjėkundi dhe vendi ka hyrė nė njė nga krizat mė tė thella dhe mė tė zgjatura politike. Por askujt nuk i shkon ndėrmend qė tė bėjė njė lidhje mes krizės sė sotme dhe atyre amendamenteve qė u shpallėn gjithė pompė se do tė sillnin mė shumė stabilitet nė kurriz edhe tė lirisė dhe ndarjes sė pushteteve. Koha po provon se mendimi i Kushtetutės qe njė akt krejtėsisht i gabuar, qė po i sjell pėrfitime vetėm autoritaristit nė pushtet, Sali Berisha.

    ***

    Proceset politike nė Shqipėri nuk kanė vuajtur, tė paktėn deri mė sot, nga qė liderė tė dobėt janė ndodhur para presioneve demokratike tė masave. Shkaku i krizave ka qenė, pėrgjithėsisht, krejt e kundėrta. Ato janė nxitur nga liderė arrogantė jo vetėm tė pakundėrshtuar por edhe tė mbėshtetur fuqimisht nga masa fanatike. Kjo ka qenė dhe mbetet veēoria e Shqipėrisė pra, jo lidershipi nėn presionin e masave por masat nėn tutelėn e lidershipit. Kjo lloj analize tė jep mundėsi tė kuptosh sesa i gabuar ėshtė zbatimi strikt nė Shqipėri - gabim qė mjerisht e kanė bėrė dhe kėmbėngulin ta bėjnė "ndėrkombėtarėt" - i recetave pėr zbutjen e ekseseve tė demokracisė nė vende tė tjera nė tranzicion. Sepse ndėrsa atje zbatimi i atyre recetave shpie nė fuqizimin e liderėve apo qeverive tė dobėsuara pėrballė presionit tė fuqishėm tė demokracisė, nė truallin politik shqiptar ato kanė fuqizuar edhe mė shumė liderė me prirje autokratike si Sali Berisha pėrballė njė demokracie tė dobėt dhe pa presionin e duhur. Dhe liderė gjithnjė e mė tė fuqishėm, pėrballė masave tė nėnshtruara qė tradicionalisht rrinė squk para pushtetit, e kanė shumė lehtė qė, aq mė tepėr nė kushtet e mungesės sė balancave korrektuese institucionale, ta degjenerojnė demokracinė nė demokraturė.

    ***

    Tashmė shikohet qartė se pėr tė forcuar stabilitetin ėshtė pėrdorur medikamenti i gabuar, duke fuqizuar pikėrisht ata qė janė zembereku i palodhshėm i krizave, liderėt autoritaristė. Njė ilaē i tillė ishin dhe amendamentet e Kushtetutės veēanėrisht, ai qė ka tė bėjė me zgjedhjen e Presidenti tė Republikės. Rrjedhimisht edhe pse mė pak i votuar se nė vitin 2005, Berisha u rikonfirmua nė krye tė njė pushteti edhe absolut se mė parė. Ndonėse u mbajt nė pushtet nga votat e njė partie tė majtė si LSI, Kryeministri Berisha refuzoi kategorikisht kėrkesėn e opozitės pėr hapjen e kutive tė votimit dhe rinumėrim tė votave nė disa zona elektorale. Arroganca e Berishės shpėrtheu me njė fjalor tė egėr, banal dhe sharjesh personale ndaj liderit tė opozitės Edi Rama, veēanėrisht pas njė proteste madhėshtore (ndoshta mė e madhja deri atėherė nė 20 vitet e tranzicionit shqiptar) tė organizuar nga PS. Kryeministri refuzon tė hapė kutitė, edhe pse ėshtė e qartė se ato mbahen mbyllur nė dhunim tė ligjit nga njė gjykatė e kapur prej Berishės. Pamja ėshtė krejtėsisht groteske! Njė Berishė qė ka nėpėrkėmbur sa ka mundur gjykatat dhe gjykatėsit mbrohet sot duke "shenjtėruar" njė vendim gjykate. Nga buron forca e kėsaj arrogance? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: Tek amendimi i Kushtetutės, qė i jep mundėsi ta zgjedhė Presidentin e Republikės edhe me 71 vota dhe pra, jo domosdoshmėrisht nė konsensus me opozitėn. Si asnjė Kryeministėr tjetėr mė parė Berisha, i rikonfirmuar nė pushtet me paterica, nuk ka mė prapa shpatullave kėrcėnimin e zgjedhjeve tė parakohshme pas dy vjetėsh. Gjėrat do tė shfaqeshin krejt ndryshe nėse nė fuqi do tė ishte ende neni i Kushtetutės, qė detyronte zgjedhjen e Presidentit me 3/5-tat ose ndryshe, vendi duhej tė kalonte nė zgjedhje tė parakohshme. Do tė kishim njė Berishė mė tė prirur pėr t‘u marrė vesh me opozitėn. Pushteti i njė Kryeministri kufizohet, bashkė me tė edhe arroganca e tij, edhe nėpėrmjet klauzolave kushtetuese si ajo qė impononte konsensus me opozitėn pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Nėse ai nen i Kushtetutės do tė ishte ende nė fuqi, jo vetėm qė Berisha do tė ishte shfaqur mė pak arrogant, por edhe opozita nuk do tė kish pasur ndoshta nevojė fare tė bojkotonte Kuvendin. E sigurt se do tė mund ta ēonte vendin nė zgjedhje tė parakohshme pas dy vjetėsh, kur tė vinte momenti i zgjedhjes sė Presidentit, ajo mund tė shkonte nė Parlament me shanse mė tė mėdha pėr tė imponuar propozimet e saj. Shkurt mungesa e atij neni qė u amendua si njė "gjetje" pėr tė shmangur destabilitetin ("destabilitet", kėshtu e anatemuan vajtjen e vendit nė zgjedhje tė parakohshme!), ėshtė bėrė sot shkaku kryesor i rritjes sė tensionit politik dhe i thellimit tė krizės. Nė tė kundėrt, ekzistenca e detyrimit pėr tė zgjedhur Presidentin me konsensus dhe kėrcėnimi me zgjedhje tė parakohshme, do tė ishin sot si njė valvul shkarkimi e tensionit qė do tė shmangte edhe krizėn politike. Koha po provon sesa e gabuar ishte ideja, edhe e "ndėrkombėtarėve", e forcimit tė stabilitetit nė Shqipėri, duke absolutizuar pushtetin e Kryeministrit nėpėrmjet fshirjes sė atyre mekanizmave kushtetues qė imponojnė moderimin e kėtij pushteti. Krizėn e ka thelluar edhe amendimi i neneve pėr mocionet e besimit dhe mosbesimit tė Kryeministrit. Njė nga arsyet qė opozita refuzon tė hyjė nė Kuvend ėshtė edhe se nuk mund tė bėjė presion pėr ēėshtjen e drejtė tė hapjes sė kutive me ndonjė mocion mosbesimi, megjithėse ėshtė opozita mė e madhe qė ka pasur ndonjėherė Shqipėria. Por ėshtė dhe mė e dobėt pėr faj tė lidershipit tė saj dhe Edi Ramės nė radhė tė parė. Kėto kohė provuan edhe njė herė, dhimbshėm, se Berisha ėshtė Voldemorti, magjistari i autoritarizmit dhe se ai, nuk mund tė mposhtet duke rrokur armėt e tij. Por Berisha mund tė mposhtet, pa asnjė dyshim, nėse opozita i rikthehet pa rezerva, duke pranuar edhe gabimet me pėruljen e fisnike por shpėtimtare qė sugjeron arsyeja, opsionit tė braktisur tė lirisė dhe demokracisė.
    DELIGJITIMIMI I OPOZITĖS, NDĖSHKON POZITĖN
    Daut Gumeni
    Pse gjendemi sot nė kėtė krizė politike, qė po lodh vendin edhe ashtu mjaft tė lodhur nga pasojat e krizės ekonomike botėrore, sė cilės nuk mund t‘i shpėtojmė me gjithė deklaratat e pushtetarėve tanė se qenkemi vendi i vetėm nė botė qė nuk na qaset dot kriza?
    Po t‘i marrim gjėrat me radhėn e duhur, atėherė do ta kemi mė tė lehtė tė kuptojmė se pse jemi nė njė krizė politike, qė mund tė shmangej. Sikurse do ta kemi po aq tė lehtė ta kuptojmė edhe pse pushteti aktual ka marrė atė qėndrim ekstrem ndaj kėrkesės sė opozitės pėr hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009.
    Arsyeja e do qė tė mos pėrpiqemi ta mbulojmė diellin me shoshė. Kriza nisi me shkeljen e njė neni tė Kodit Zgjedhor, tė miratuar nė Kuvend me konsensus tė plotė, Dhe ai nen pėrbėnte garancinė e opozitės, apo mė shkoqur, garancinė e vetė zgjedhjeve tė pakontestueshme. Neni nė fjalė tashmė e dinė tė gjithė qė garantonte hapjen e kutive tė votimit me kėrkesėn e dy anėtarėve tė KQZ-sė. Ky nen i rėndėsishėm i Kodit Zgjedhor konsensual u shkel ditėn pėr diell nė sytė e sė gjithė botės dhe nuk ka pse tė bėjnė sikur nuk paska ndodhur ndonjė gjė e madhe as pushtetarėt e as ndėrkombėtarėt, as gazetarėt dhe as analistėt e rreshtuar nė krah tė pushtetit me muaj tė tėrė pas zgjedhjeve. Nuk ka pse e tjerrin aq gjatė nė shtyp e nėpėr emisione televizive se ka apo nuk ka tė drejtė opozita tė kushtėzojė hyrjen e saj nė Kuvend. Kėtu nuk ka vend pėr asnjė diskutim as nga shqiptarėt e as nga ndėrkombėtarėt. Ėshtė shkelur ligji konsensual dhe nuk ka mė asnjė kuptim tė bėhen ligje tė tjera me konsensus qė tė shkelen prapė sa herė qė i teket pushtetit. Ligjet duhen zbatuar edhe nė Shqipėri si nė Gjermani dhe kėtė e dinė mirė edhe zonja e nderuar Pak, qė duhet tė ishte mė pak tifoze e njė pale kur bėn deklarata nė emėr tė institucioneve tė BE-sė. Sikurse e di mirė edhe zotėria i nderuar Grosruk, qė pėrsėri duhet tė mundohej tė tregohej mė pak tifoz i njė pale kur bėn deklarata nė emėr tė institucioneve tė OSBE-sė. Kėta miq tė mirė tė pushtetit tonė aktual do tė qenė shumė mė tė besueshėm nė ato deklaratat e tyre prej tifozėsh, po t‘i bėnin nė emėr tė partive tė tyre e jo nė emėr tė institucioneve europiane apo euroatlantike. Ndryshe duhet dhe tė na thonė se si do tė bėhemi dhe ne pjesė e BE-sė duke shkelur ligjet.
    Do ta ndihmonin vėrtet afrimin e Shqipėrisė me BE-nė kėta miq tė pushtetarėve tanė, po tė na thonė edhe si u ėshtė dukur ajo mėnyrė tė foluri nga tribuna e Kuvendit, me tė cilėn u hap te ne pak ditė mė parė njė fushatė e re e pozitės pėr tė mohuar kėrkesat e opozitės, pėr tė deligjitimuar opozitėn dhe vetė demokracinė. Shpresojmė qė edhe ata miq tė pushtetarėve tanė tė mendojnė tok me ne se ajo mėnyrė tė foluri, jo vetėm qė duhet harruar sa mė shpejt pėr fyerjen qė i bėn qytetarisė sė kėtij vendi me "qytetarinė" qė u dha tė gjitha fjalėve tabu, por duhet t‘i kujtojė pozitės aktuale dhe miqve tė saj nė institucionet e BE-sė se pėrpjekjet pėr tė deligjitimuar opozitėn, deligjitimojnė mė keq vetė pozitėn dhe pushtetin e saj. Duhet t‘u kujtojnė pushtetarėve tanė dhe miqve tė tyre nė BE se trumbetat pėr nisjen e fushatės sė radhės pėr tė demonizuar e deligjitimuar opozitėn, tregojnė jo vetėm harbutėrinė e pushtetarit qė hyn dhe nė institucionet e shtetit si elefanti nė njė dyqan me qelqurina, por edhe verbėrinė qė nuk e lė tė kuptojė se demonizimi dhe deligjitimimi i opozitės e bėn tė paligjshėm dhe pushtetin e pozitės dhe kthehet nė thelb nė njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar vetė sistemin e qeverisjes demokratike.
    Duhet t‘u kujtojnė tė gjithėve se, mė tepėr se njė humbje ekuilibri, ai keqpėrdorim i fjalės dėmtoi mė shumė qytetarinė e politikės sonė tė tranzicionit sesa opozitėn qė sulmohet vetėm sepse kėrkon zbatimin e njė ligji konsensual tė shkelur nga pushteti. Madje mė tepėr se opozitėn, kundėr sė cilės nisi fushatėn e demonizimit dhe tė deligjitimimit, ai shpėrthim lluburdirash gjuhėsore dėmtoi vetė trumbetarin e sulmit tė paprinciptė kundėr opozitės. Pėr tė mos zėnė ngoje pastaj atė lloj ēartosjeje tė taborit tė pushtetarėve, qė shtyheshin e vijojnė tė shtyhen ende pėr tė zėnė radhėn se kush do ta brohoritė mė me zjarr atė gojėshthurje tė padėgjuar e tė paimagjinueshme as nė kohėt kur njeriu ka qenė i veshur me gjethe.
    Duke uruar qė ajo shfaqje shėmtimi tė harrohet sa mė shpejt nga tė gjithė ata qė patėn fatkeqėsinė ta dėgjojnė, nuk mund tė mos vihet re se ai shpėrthim i egėr nga foltorja e Kuvendit duket se ėshtė njė strategji e pozitės aktuale pėr tė deligjitimuar jo vetėm kėrkesėn e opozitės pėr hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Ai shpėrthim primitiv ėshtė vetėm veshja skenike, apo mė mirė gjuha propagandistike e njė fushate qė, duke kėrkuar me ēdo mjet tė deligjitimojė opozitėn, kėrkon nė thelb tė deligjitimojė vetė sistemin e qeverisjes demokratike.
    Pas dy dekadash tranzicioni tė rremė, pushtetarėt trashėgimtarė tė Partisė sė Punės kėrkojnė kėtė herė tė nxjerrin jashtė ligjit tok me opozitėn edhe vetė sistemin e qeverisjes demokratike. Duket qė dėshtimin e tyre pėr tė bėrė dhe demokratin, sikurse bėnė dikur komunistin, e quajnė dėshtim tė vetė sistemit demokratik. Ndryshe si mund t‘i quajnė zgjedhjet e pjesshme njėpartiake si "mė tė lirat e mė tė ndershmet e zhvilluara ndonjėherė" dhe si "dėshmia mė e mirė" se fitorja e tyre mė 28 qershor ka qenė mė se e merituar?!...
    Pas dy dekadash tranzicioni me ekonomi frymėzėnė nga mosnjohja e tė drejtės sė pronės, me njė pluralizėm politik tė kontrolluar nė ēdo hap nga mbeturinat e diktaturės, me njė klasė politike qė kėrkon tė bėhet pronare jo vetėm e pushtetit por edhe e pasurisė kombėtare, me institucionet themelore tė shtetit tė komanduara nga pseudonimet e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, me njė sistem drejtėsie tė pėrfshirė nga ethet e pasurimit dhe nga frika e pushtetit, me njė sistem shėndetėsor qė sėmur dhe tė shėndoshėt nė vend qė tė shėrojė tė sėmurėt, me njė sistem arsimor ku bėhen gati ēdo vit eksperimente dėshtakėsh, duke filluar qysh nga abetaret me gabime tė rėnda gjuhėsore e deri te tekstet e historisė, tė cilat kanė historike vetėm shtrembėrimet e historisė, me njė bujqėsi qė ka lėnė djerrė tre tė katėrtat e tokės bujqėsore, me njė diplomaci qė nuk ėshtė shkėputur ende nga statusi i dikurshėm si degė e posaēme e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, me njė Ministri tė Brendshme qė numėron si suksese tė saj kapjen e kriminelėve tanė nga policitė e vendeve tė tjera dhe harron qė ka ende mijėra fėmijė tė ngujuar nga frika e gjakmarrjes edhe nė shekullin e njėzetenjėtė, me njė Ministri tė Mbrojtjes qė mbron vetėm marrėveshjet qė cenojnė integritetin territorial tė vendit dhe doemos "dervishėt e Malėshovės" qė ndėrrojnė njėri-tjetrin si ministra tė interesuar vetėm pėr tė kthyer ish-pronat ushtarake nė fabrika tė vdekjes dhe ish-pikat e hapjes nė pika tė kontrabandės sė armatimeve, tė atyre armatimeve qė janė pasuri e kooperativistėve tė uritur dhe jo e pushtetarėve tė babėzitur e, mė nė fund, me njė qeveri qė i harron dhe tė burgosurit e diktaturės nė grevė urie, edhe pse detyrė e saj e parė ėshtė tė zbatojė ligjet e Kuvendit e t‘u japė dhe atyre qytetarėve tė drejtėn e siguruar me ligj dhe jo tė urdhėrojė Kuvendin me qarkore partie dhe tė festojė pėrvjetorėt e lėvizjeve demokratike, duke lėnė tė vdesin nė grevė urie ata qė qenė demokratė kur qe e ndaluar dhe nuk u kthyen nga komunistė nė demokratikas kur u tha Partia - me tė gjitha kėto "mrekullira", pra, njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar edhe sistemin e kėsaj demokracie gjysmake e pėr t‘u kthyer aty ku u nisėm dy dekada mė parė, ėshtė fare pak t‘i thuash humbje kohe. Madje ėshtė mė tepėr se humbje kohe, ėshtė humbje e udhės sė Zotit nga pushtetarėt tanė tė tranzicionit.
    Ndryshe si t‘i kuptojmė ato thirrje luftarake qė lėshojnė pushtetarėt tanė aktualė kundėr opozitės nga gjysmė-Kuvendi e nga podiumet qė vishen ende me parullat e fushatės zgjedhore? Si t‘i kuptojmė pushtetarėt tanė kur urojnė nga tribunat publike qė opozita tė mos vijė kurrė nė Kuvend(!) Madje arrijnė dhe tė thonė me plot gojė se qenka mė mirė pa opozitė jo vetėm Kuvendi po i gjithė vendi(!) Atėherė lind pyetja: Nė cilin sistem po pėrpiqen tė na shpien pushtetarėt tanė aktualė? Dhe ē‘ėshtė gjithė ai tėrbim kundėr opozitės, vetėm sepse kėrkon tė zbatohet ligji konsensual i shkelur nga pushteti? Pse qenka aq e rėndė pėr pushtetarėt tanė aktualė qė tė bėhet transparenca e plotė e zgjedhjeve dhe tek ne e tė nisim dhe ne si mbarė bota e qytetėruar tė bėjmė zgjedhje tė lira e tė ndershme, ku transparenca e votės tė garantohet me ligj dhe tė dalin pėrpara ligjit tė gjithė ata qė manipulojnė votat e qytetarėve pėr hir tė pushtetit?
    Pastaj, si u kthye nė "Mafie" po ajo opozitė me tė cilėn po kėta pushtetarė e bėnė Kushtetutėn ēarēaf brenda njė nate? Si u kthye befas nė "Mafie" po ajo opozitė qė, pėr hir tė pranimit tė vendit nė NATO, bėri sikur nuk e dėgjoi as shpėrthimin vrasės tė Gėrdecit tė korrupsionit tė pushtetarėve? Si e "lejoi" pushteti aktual "Mafien" tė pushtonte opozitėn dhe madje tė futej nė garė zgjedhore me tė? Na thonė se e paska lejuar kėtė "Mafie-opozitė" vetėm qė tė "mos prishte zgjedhjet sikundėr bėri me zgjedhjet e vitit 1996"... Kėtej del edhe qė ato zgjedhje tė vitit 1996 i paska prishur opozita e jo ata qė i morėn kutitė nė krahė me parullėn: "Bingo!". Me sa duket duhet t‘i ketė ndihmuar ca dhe ambasadorja e nderuar Gllover, qė sikur i quajti ato zgjedhje tė manipuluara... Kėtej del edhe qė zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ato "mė tė mirat e zhvilluara nė historinė e Shqipėrisė", paskan qenė po aq tė mira, tė lira e tė ndershme sa ato tė majit tė vitit 1996(!)... Kėtej del edhe arsyeja pėrse iu dashka aq shumė tani pushtetit aktual zbulimi i papritur i " Mafies" nė krye tė opozitės. Prandaj dhe miratoi me urgjencė ligjin pėrkatės me 74 vota, paēka se pėr ligje tė asaj natyre thuhet qė duhen 3/5 e votave tė Kuvendit. Tek e fundit, lufta ndaj Mafies nuk pret pėr formalitete tė tepėrta. Megjithėse kjo mazhorancė e ka shkulur me rrėnjė tashmė krimin e organizuar, paska harruar tė luftojė Mafien...
    Sikurse paska harruar se, kur gjysma e popullit qė qeveris kėrkon zbatimin e ligjit pėr hapjen e kutive, ato kuti duhen hapur faqe gjithė popullit e botės. Ka harruar mazhoranca aktuale se, meqė ka bėrė "zgjedhjet mė tė mira nė histori", nuk ka pse trembet nga kutitė e hapura se mund tė dalė dhe qė ka fituar ca vota mė shumė... Kur e dinė pushtetarėt tanė se populli i dashka aq fort sa do tė fitojnė edhe tė gjitha zgjedhjet e ardhshme tė kėtij shekulli, pse tė tėrbohen aq shumė sa t‘i thonė kėmbės dorė kur populli demonstron pėr tė kėrkuar zbatimin e ligjit konsensual pėr hapjen e kutive tė votave? Mos qenka dhe kjo kėrkesė e "Mafies". Mos ėshtė kėrkesė e Mafies edhe tė bėsh dialog e kompromis me opozitėn nė dobi tė vendit? Mos ėshtė kėrkesė e Mafies dhe vetė politika e urtė, qė i hap udhėn zhvillimit tė demokracisė e jo tėrbimit tė pushtetit? Apo mos pushtetarėt tanė tė tranzicionit e zbulojnė "Mafien" sa herė qė u duket se u hyn nė punė, si antikomunizmi e si antikorrupsioni?... Sikundėr zbulonte dikur "udhėheqėsi i Partisė" "grupet armiqėsore dhe komplotet kundėr pushtetit popullor"?...

    ...por diktatori nuk eshte pa vegla dhe asgje nuk mund te beje pa to.
    Ketu ne kete forum ka individe qe nuhasin ate qe do dhe nuk do diktatori dhe i bejne sherbim. Eshte harruar , kryemafiozi dhe vrasesi dhe kontrabandisti i dikurshem fatos-nano-thanasi sapo sali-ramiz-berisha i dha doren. Si me magji pushoi cdo lloj balte ne drejtim te tosit .

    ..po Nikolle lehesi i dikurshem..? Sot del hapur qe argita Berisha eshte trashegimtarja e vetme legjitime e drejtimit te PD-s mbasi i Plotefuqishmi te therrase Sali Berishen...

  19. #19
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ke ligj paska gjithe bota?!

    Ligjin kunder pareve te pista ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Bobo do ngelemi pa politikane tani qe u miratua ky ligji.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •