Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 276
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ju qe e lexoni median ne Kosove..
    a eshte deklaruar Demaci dicka per ceshtjen bllaca ?
    po veton sorra ose surroi?
    batoni a ka thirr ne studio dike tjeter vec kti farukit miljoner?
    a ka shkue batoni me intervistue bllacen ne shpi te vet?
    po albin kurti a ka fol dicka per bllac e faruk e kopuk?
    Qe Brari qa thot Albin Kurti
    ---------------------------------
    Bishti i krimit
    Wednesday, 02 December 2009
    Ka më pak se një javë që kur opinioni gjithëshqiptar është elektrizuar skajshmërisht nga një mori ngjarjesh që në qendër e kanë krimin e organizuar të pasluftës në Kosovës. Filloi në Kuvend dhe po vazhdon me personazhe të shumëpërfolura, që po akuzohen mes vete për vrasje, tortura, shantazhe e haraçe. Janë çuar i madh e i vogël të bëhen pjesë e këtij spektakli. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, doli e tha se rasti Bllaca e ka kërcënuar “sigurinë nacionale”! Kaq të rrezikshme ai asnjëherë nuk i ka konsideruar strukturat paralele të Serbisë, të cilat ditë e natë punojnë kundër sigurisë sonë nacionale dhe pavarësisë së Kosovës. Kurrë më parë Hashim Thaçi nuk është shërbyer me një fjalor kaq dramatik të rrezikshmërisë, madje as kur Kosovës iu kallën kufijtë më 19 shkurt 2008, dy ditë pas shpalljes së pavarësisë. Por tash që ka filluar dalja në skenë e krimeve të Shërbimit të tij Personal të Inteligjencës që prej vitit 1999, dhe vetëm tash kur personat të cilët e rrethojnë atë, kanë filluar të ndjehen të pasigurt për shkak të bëmave të tyre pas luftës, Kryeministri ka filluar të shqetësohet. Rrezikimin e Kosovës ai nuk e sheh kaq të shqetësues sa mundësinë e rrezikimit të pushtetit personal.

    Personat për të cilët po flitet janë ata që e kanë lënë Kosovën pa ushtri, sepse u mjaftojnë bandat e tyre klanore. Ata e kanë lënë Kosovën pa Shërbim Inteligjent, sepse kanë shërbimet e tyre partiake. PDK, LDK, AAK, LDD etj – që të gjitha i kanë shërbimet e tyre partiake, në krahasim me të cilët ky i shtetit të Kosovës është veçse një lojë fëmijësh. Këto shërbime informative partiake nuk merren me interesat e sigurisë së shtetit të Kosovës, por me mbrojtjen e interesave grupore e partiake të biznesit e krimit të organizuar, duke mos zgjedhur mjetet. Prania ndërkombëtare (EULEX-i tash ashtu sikurse UNMIK-u dikur) gjithnjë e ka ditur këtë gjë, por ka zgjedhur të bashkëjetojë me këto shërbime kriminale.

    Prej të gjitha këtyre shërbimeve informative, ai i PDK-së (SHIK-u) ka vepruar krejtësisht publikisht. Shefi i këtij shërbimi pat deklaruar se SHIK-u është shpërbërë publikisht, por populli përditë po e përjeton sesi ai vetëm ka ndërruar formë: tash e disa vite SHIK-u ka kolonizuar pothuajse të gjitha ndërmarrjet e rëndësishme publike e shoqërore – Postë-Telekomin e Kosovës, Aeroportin Publik Ndërkombëtar të Prishtinës, Trepçën, KEK-un, pra të gjitha këto ndërmarrje të rëndësishme të cilat do t’i privatizojë kreu i privatizimit të pasurive të Kosovës, ministri Ahmet Shala.

    Drejtësia në Kosovë foli e veproi vetëm pasi foli e veproi krimineli i vetëshpallur. Kjo do të thotë që drejtësia në Kosovë mbetet nën mëshirën dhe ndërgjegjen e kriminelëve. Për drejtësinë në Kosovë, mbi të cilën është EULEX-i, një krim nuk ka ndodhur nëse për të nuk e dinë qytetarët. Vetëm kur problemi u bë edhe pjesë e vetëdijes së qytetarëve dhe opinionit të gjerë, drejtësia u gjend përpara një akti të kryer. Me siguri që po të mos dilte krimineli i vetëdeklaruar, populli nuk do të dinte gjë se çka po zihet. Tash shtrohet pyetja e rëndësishme: sa kriminelë të tjerë për të cilët di EULEX-i ende nuk kanë dalur të flasin publikisht?

    Të gjitha këto gjëra kaq të paimagjinueshme që i kanë ndodhur Kosovës: strukturat paralele, decentralizimi etnik, loja me flamurin dhe identitetin tonë kombëtar etj, pastaj varfëria, papunësia, privatizimi kaq mizor i çdo gjëje publike – nuk do të mund të kishin ndodhur kurrsesi pa njerëz të krimit të organizuar në krye të pushtetit, bëmat dhe pisllëqet e të cilëve i dinë fort mirë institucionet ndërkombëtare, disa prej të cilave vetë janë bashkëpjesëmarrëse të kësaj gjendje. Gjendja jonë e mjerueshme shpjegohet edhe me korrupsionin e tyre, shantazhin, dëgjueshmërinë në shkëmbim të amnistisë dhe servilitetin në shkëmbim të pushtetit politik personal dhe klanor.

    Bllaca po i akuzon shumë të tjerë (ndër ta edhe figura të larta politike) se kanë qenë urdhërdhënësit e tij gjatë ekzekutimeve, fillimisht të kolaboracionistëve, e pastaj edhe të kundërshtarëve politikë të PDK-së (kryesisht figura të LDK-së). Kurse të akuzuarit po e akuzojnë atë se është njeri i haraçeve dhe i Serbisë. Në krejt këtë mishmash akuzash të ndërsjella, po përmenden shuma marramendëse parash, shitje tokash miliona euro, në kohën kur populli i Kosovës dita-ditës po zhytet thellë e më thellë në mjerim shoqëror, varfëri e papunësi. Të dyja palët po e akuzojnë njëra-tjetrën, por po e harrojnë një gjë: po sikur të kenë të drejtë të dyja? E vërteta është tërësore, apo jo?

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    valla .. nuk jam perzih ne punet tuja o lum llumi..

    a ngove gja se po thot bllaca se brari mi dha do euro me vra kend?
    joo.
    as faruki nuk tha gja..se u ba miljoner me shijtje blerje trojesh me brarin..

    kerkush nuk ju a perzih o lum lumadhi..

    vet i keni gjet kta farukat e bllacat.. ti personalisht me demac e qoset e lpk-se qysh ne oslo i filluat kto pun te "bukura".. qe kallashi mos te shkrehi mbi arkana por mbi bij shqiptaresh nana..



    i pafshi hajrin biznesave.. me farukat..o llum..

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga lum lumi Lexo Postimin
    Demaci po thotë se ai Brari i Forumit le të fle mbathë e mos të merzitet fare se Kosova i ka institucionet e veta që merret me këto punë.

    Demaci po thotë se as unë e as Brar badihavxhia nuk kemi se cka të përzihemi në punët e të tjerve, më shkurt me i kqyrë secili punët e veta e jo " ha bukën e vet e mbaj dertin e kalorsit".

    A more vesh djalo...?
    Lum Brari,
    ai ose ata që kërkojnë nga ti të heshtësh ndaj situatës politike në Kosovë,
    edhe për rastin Bllaca, donë të thonë; Shqipëri mo u përziej në
    punët e Kosovës, se ne i zgjidhim problemet tona vetë (u pa me 1998/99).
    Duke harruar (me qëllim) se mos të ishte që nga 1912-ta shteti ynë amë,
    Shqipëria si pijemonti i gjithë shqiptarëve, Kosova, jo vetëm me 1998/99,
    por edhe gjatë LPB dhe LDB, pas 1945, 1968, 1981, 1989, 1998/99 e
    deri më sot nuk do të ekzistonte as në hartën e Ballkanit, tash si shteti
    i dytë shqiptar në Ballkan dhe Evropë....!?
    Ata të cilët i mohojnë këtë rol Shqipërisë, edhe ty Brar,
    janë larg shqiptarizmës...

    Po, Shqipëria, Kosova dhe gjithë trojet etnike shqiptare në Ballkan
    u takojnë, hiç pa dyshim, të gjithë shqiptarëve njësoi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 11-12-2009 më 12:03

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    -----------
    Organizata e Veteranëve e përjashton Gecin



    Nga Express më 11.12.2009 në ora 18:02

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi sot se e ka përjashtuar nga radhët e saj Gani Gecin, me arsyetimin se ai ka bërë shkelje të rëndë të statutit të organizatës dhe ka njollosur vlerat e UÇK-së.

    Vendimi për përjashtim është marrë nga Kryesia e kësaj organizate, gjatë mbledhjes së mbajtur më 10 dhjetor.

    Përmes një kumtese për media, Kryesia e OVL të UÇK-së thekson se duke u bazuar në kompetencat që parashihen në statutin e organizatës, neni 15 alinea 2, ka marrë vendim të përjashtojë nga kjo organizatë, Gani Gecin, i lindur më 20 janar 1968, nga fshati Llaushë, komuna e Skenderajt.

    Deputeti i LDD-së, Geci, ditë më parë ka deklaruar në Parlament se në Kosovë nuk ka pasur luftë, por puç kundër Ibrahim Rugovës. Ai i kishte bërë këto deklarime me rastin e paralajmërimit për publikimin e CD-së inkriminuese kundër SHIK-ut dhe disa drejtuesve të PDK-së. Incizimi i sa është bërë në shtëpinë e deputetit tjetër të LDD-së, Adem Salihaj.

    OVL kishte reaguar edhe më herët kundër kësaj deklarate. Në arsyetimin e vendimit përjashtues, thuhet se Geci ka bërë: a) shkelje të programit, statutit, rregulloreve, vendimeve apo akteve të tjera të organizatës; b) shkelje dhe njollosje të vlerave të luftës së UÇK-së; c) ka vënë interesat partiake, apo interesat e tjera të ngushta, mbi interesat e organizatës.

    Kryesia e OVL të UÇK-së ua tërheq vërejtjen të gjithë anëtarëve të organizatës për t’u përmbajtur, programit, statutit të OVL të UÇK-së dhe kodit të etikës së veteranit.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Organizata e Zagarve të pasluftës = OVL.

    Të gjith i ke njerz që shiten për 100 euro aty , që bile me dasht edhe unë me jau dhën ka 100 euro kan me më bo anëtarë pa e kap kurr pushken.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    gani geci eshte heroi me i madh qe ka nxjerre kosova ne kto te pakten 50 vjet.

    un nuk njoh tjeter me te dinjitetshem.. me atdhetar.. me trim..

    zoti e ruajt ate Gani Gecin .. por do ish mire ta ruaj dhe populli.. se po u vra Gani Geci.. Kosova mbet vec me pula te trembura.. e me polpotista.. te pabese..


    kte di me than..
    O ti Brari,kush po permend vrasjen e ganiut, ktu ne forum askush nuk e permen vrasjen e tij ,populli nuk deshiron me vrasjen e askujt,nese ti e ke koleg dhe e permende vrasjen duhesh me dhen pergjegjesi me von ,po ti ndoll ati diqka ,un poe shohe se ti kokshe agjami femi dhe nuk podin qka po shkrun veq kot poja futshe...kujdes per veten lol.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349
    ja filloi dhe jeta politike ne kosove.
    filluan akuzat e para.njesoj si shqiperia do veje dhe kosova lol

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ne drenic gani geci njihet si luftetar i qeshtjes kombetare,dhe askush me mire se ne ne drenic nuk e njeh

    Populli nuk harron...
    Populli e di kush ishin argatët e djallit, e kush ishin çlirimtarët e vatanit!

    POPULLI I NJEH, KUSH JANË ÇLIRIMTARËT,
    E KUSH JANË TRADHËTARËT!

    Populli njeh ata që pas fitores madhështore historike të UÇK-së hartuan lista të gjata (janë argumentet, dokumentet e ruajtura mirë deri me sot!) me emra e mbiemra luftëtarësh, atdhetarësh, eprorësh të UÇK-së, për t'i dërguar pastaj të njëjtat në selinë e krimit, gjenocidit, diskriminimit, në Beograd, e Beogradi më pastaj, dihet, drejt në Hagë.

    Shkruan: Riza Greiçevci * Prishtinë, 13. 12. 2009
    __________________________________________

    Sovrani i shtetit...
    Populli, sovrani legjitim dhe i vetëm (pas Zotit!). Toka e uji e drita e djepi e malet e arat e buka krejt janë pasuri e dhunti të tij. Gjithçka që ka o s'ka shpirt është e popullit. Është mbret për mbi mbret. Është zot e për mbi zot për veten e tij, për fjalën e bukën, për besën e Atdheun. Nga toka deri në qiell, nga qielli deri në tokë-është e tij, e popullit dhe e askujt tjetër. Edhe Atdheu. Edhe Qeveria. Edhe ligjet. Edhe drejtësia. Edhe gjykatat. Të popullit janë. Të sovranit të votës demokratike të lirë. Zotit të vullnetit dhe vendimit valid. Udhëheqësit legjitim të shtetit. Të Parlamentit. Populli shemb robërinë - siç e shembi me UÇK’n e dalë nga gjaku e djepi e buka e tij. Kush përpiqet të shpallë veten zot të popullit, Ai është më pak se njeri! Është më pak se hiçi i hiçit. Populli sundon vetveten e tij. Është zot në shtetin e Atdheut të tij. Askush tjetër! Askush tjetër! Kurrë!
    ...i njeh!
    Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit.
    Nuk ka shtet pa popull.
    Populli sheh.
    Populli dëgjon.
    Populli duron.
    Populli veneron.
    Populli njeh secilin prej nesh.
    Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s'i njeh kush janë kriminelët?
    kush janë çlirimtarët?
    Kush janë atdhetarët, kush janë hileqarët?
    Kush janë shpifësit, shkelësit e bukës, të moralit, të gjakut të dëshmorëve?
    Populli e njeh atë që sheh zi ditën, përpiqet për të bindur popullin e Kosovës, botën, Evropën, se sytë e tij shohin natën dritë.
    Përpiqet për të na bindur se rrenacaku nuk rren!
    Krimineli nuk vret. Hajduti nuk vjedh. Vrasësi nuk vret.
    Se atdhetari është kriminel, kurse krimineli është atdhetar, viktimë, i rrezikuar, i anashkaluar.
    Populli njeh dhe e di kush janë çlirimtarët, e kush janë tradhtarët.
    Populli njeh ata që pas fitores madhështore historike të UÇK-së hartuan lista të gjata (janë argumentet, dokumentet e ruajtura mirë deri me sot!) me emra e mbiemra luftëtarësh, atdhetarësh, eprorësh të UÇK-së, për t'i dërguar pastaj të njëjtat në selinë e krimit, gjenocidit, diskriminimit, në Beograd, e Beogradi më pastaj, dihet, drejt në Hagë.
    Kujt s'i kujtohet burgosja e komandant Çelikut, zotëri Fatmir Limaj, me disa shokë të tjerë çlirimtarë.
    Kujt s'i kujtohet burgosja e zotëri Ramush Haradinajt, me shokë.
    U gjykuan.
    U poshtëruan.
    U munduan në Hagë për disa vjet, kush?
    Çlirimtarët e popullit.
    Prandaj, është qesharake të shpresohet se nuk e di populli kush i dërgoi ata në Hagë?
    Dëshmitë dhe argumentet (listat me emra e mbiemra luftëtarësh, eprorësh të UÇK-së) s'i ka lëshuar toka.
    Janë shëndosh e mirë.
    Janë gjallë.
    Nuk janë larg.
    I ka populli.
    Janë "vepër" e "atdhetarëve" dhe "shpëtimtarëve" të Atdheut.
    Ata që i dërguan, pas fitores së UÇK-së, në Gjyqin e Hagës.
    Listat janë gjallë.
    Shëndosh e mirë.
    Autorët e tyre, në vend të ndërtimit dhe ndihmës për shtetin e lirë të Kosovës, për popullin, hedhin nëpër sheshe rrugësh dyshimin për ekzistimin e UÇK-së, të luftës çlirimtare të popullit, madje këtë e bëjnë ndër sy të popullit.
    E vishen me lëkurën e djallit, me turpin e botës, shkelin amanetin e dëshmorëve, fyejnë familjet e tyre, fyejnë popullin dhe për të kërkojnë "dhuratë shekullore":
    Trazira!
    Kob!
    Burgje!
    Zjarr!
    Pështjellime!
    Luftë qytetare!
    I ndihmojnë shtrigës së Ballkanit.
    Shtriga përpiqet për ta rikthyer Kosovën ku ishte para vitit 1999, kurse argatët e djallit i fryjnë zjarrit!
    Është kjo kotilla e "jurishnikët", humbës të votës së lirë të popullit, të shqetësuar, të penduar, dhelparakë, që dhjamë nga pleshti kërkojnë...!
    Populli nuk harron...
    Popullit s'mundet kush m'i qitë hi syve.
    Sepse, të gabuar e të dënuar rrastë nga gjykimi i Zotit (e lere më nga populli) janë "jurishnikët", të cilët shpresojnë, përpiqen, veprojnë, ditën e natën, që Kosova të trazohet.
    Të dridhet.
    Të pështjellohet.
    Të rrotullohet.
    Të digjet. Kosova të hyjë në luftë qytetare.
    E ku ishin gjatë luftës çlirimtare që bëri populli i Kosovës?
    Dje s'ishin me të, sot e fyejnë e thonë s'ka pasur fare UÇK dhe këta na qenkan me popullin?
    Këtyre duhet t'u besojë populli?
    Këtyre duhet t'ua falë votën e lirë?
    Këtyre që sot zëshëm i dëgjon bota, hasmi: Kosova duhet të mbështillet me mjegull, me terr.
    Të kthehet prapa, atje ku ishte para vitit 1999.
    Sikur t'ishte Kosova pasuri e babës!
    Kosova të përzihet, të ndizet...!
    Dhelpra e ujku duan mjegull.
    Populli njeh kush ishin e kush janë edhe sot "sigurimcat" e rezidencës së Dr. Ibrahim Rugovës?
    Kush ishin e kush janë sot "sigurimcat" e Bujar Bukoshit?
    Kush ishte dhe pse ishte FARK-u i Bujar Bukoshit, që kollofiti miliona markash gjermane në emër të popullit, në emër të luftës së Kosovës, duke bërë pallën e befasë nëpër hotele e kafehane të Shqipërisë.
    Populli njeh mirë edhe SHIK-un.
    I njeh populli mirë këto grupe njerëzish, sepse të vetët janë.
    Pjellë e tij.
    Bimë e tij.
    Populli e di kush ishin ata "sigurimca",
    ç'detyrë kishin ata,
    ç'bënë dhe ç'vepruan.
    Populli e di mirë, a ishin ilegalë, apo legalë këta 'sigurimca'!
    Populli e di kush ishin argatët e djallit, e kush ishin çlirimtarët e vatanit!
    Populli e di "ç'shpërblim" duhet marrë argatët e djallit, e ç'shpërblim duhet marrë çlirimtarët e vatanit.
    Atë që e thotë Zoti, e thotë edhe populli:
    Gjarpri s'bën të goditet në bisht, por në kokë. Bima e keqe, e dëmshme, parazitare, duhet herrë. Kush thotë është krim të luftohen argatët e djallit? Robëria, pushtimi, djalli, s'luftohen me patate, as me raki, as me rezoluta. Qengji kot bën paqe me kasapin. Shpërblimi: Në emër të popullit! kjo është e vërteta.

    * Autori I këtij shkrimi është shkrimtar (kontakti: rizag2008@hotmail.com
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Askush ne drenic deri me tani nuk e ka akuzua gani gecin per tradheti,perkundrazi qdo kush flet per trimerin e tij qe nga ditet e para te UQK-ES.
    Kush nuk beson mund ta pyes kryeministrin e kosoves,kerkush me mire se ai nuk e njeh.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Këtë *** (Gecin) tanimë po e njeh tërë Kosova (me vilajet)...
    e sa për "trimëri" (budallai) edhe këtë tani e kuptuan të gjithë...
    Megjithate nuk mund t' i thuhet trimëri të shkrep plumba mbi shqiptarin (Komandant Sandokanin)... pasi nuk ia ka mbajtur ***** t' ia shkrepërn shkjaut...
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1 Lexo Postimin
    Këtë *** (Gecin) tanimë po e njeh tërë Kosova (me vilajet)...
    e sa për "trimëri" (budallai) edhe këtë tani e kuptuan të gjithë...
    Megjithate nuk mund t' i thuhet trimëri të shkrep plumba mbi shqiptarin (Komandant Sandokanin)... pasi nuk ia ka mbajtur ***** t' ia shkrepërn shkjaut...
    Ka shkrepen edhe kunder shkjaut plumba , po njëashtu edhe kunder Zagarve të asaj kohe që luftojshin kunder shqiptarve ku rasti konkret është ky i Gani Geci ku një mafios i hashimit si një ushtar i doli në rrug Gani Gecit dhe deshti ta vras e në këtë rast "vetmbrojtja" është shum në rregull dhe i lumt dora Gecit që e hoqi një të poshter dhe një mafios nga lista e fllliqesianve të Kosovës.

    Për mu Komandanti apo i shoqi i Sanije Rexha motra e kriminelit Sabit GECI e shiti bycen dhe doli e kërkoj tani pas 12 vjete se kush e vrau burrin.

    Burrin ja ka vra mendje madhesia e tijë e askush sja ka vra.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Po kush ta fret ket psikopat me u flliq me te tani kur e gjithe kosova po keshe me te ,,kete e ka vra zoti edhe kugjo nuk e ka vra sa ka me vra ende ,se nese dikush i qet hije te keqe kosoves eshet Gani Geci dhe Adem Salihaj,por Gani geci edhe drenices sikur Adem salihaj Ferizajet ,keta jan nje pjell e serbis ne kosove,keta jan ata te cilet po mundohen me klyshet e tyre ta ngjallin edhe nje here slobodan milloshoviqin dhe ta bin en kosove po kot ekan se keta jan tradhetaret e kombit shqiptare,se keta kurr nuk kan luftuar per kosove po per pasurin e tyre,qe as sot nuk po munden ta gezojen nga vdekja e tyre per se gjalli tyrpi i koosves jan keta me klyshet e tyre...

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Nese ju forumistat te nderuar i lexoni me kujdes gjdo shkrim te paraqitur ne forume dhe gjdo paraqitje te Gani Geci dhe te Adem Salihajt kjo te jep me kuptu se kur thojeshi keta ka kriminel ne kuvende me te vertet ashtu eshte se Kriminelet jane ata vet,,dhe krimi i organizuar jan keta ,i keni shikuar me vemendej paraqitjet e gani gecit se paku ketu dy vitet e fundit me adem salihajn dhe anlizone se qfar sjelljesh kan ne publik,kuvende e ku jo .
    Ne shtetet Demokratike te botes nje njeri kur ben vrasjen dhe at nje komandant lufte ne lufte aj kurr ne jetene ti nuk kishte mundur te hy ne parlamen dhe te fillozofon krimineli siq beri tani edhe me rastin bllaca dhe tjeret,,,
    Kta jan vete krimi dhe kriminelat,,sipas gazetave i kemi lexuar te gjithe se gani geci qe dy muaj perballet me drejtesin per krimet e bera qe prej pas lufte ne kosove edhe ne rastin e 2007.

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas atyre deklaratave ( qe i keni sjell ne forum) te personave qe jan gjindur pran sandokanit e gani gecit diten kur ndodhi prita qe sandokani i zuri ganiut.. thuhet se sandokani ka than se ..e vram ahmet krasniqin e sabri hamitin.. e kemi dhe ju me ju vra ..i thot ai ganiut gec e shokve te tij..

    tash un pyes..

    ky sandokani ka marr pjes vet ne kto vrasje apo po livdohet me to duke mendu se shoket e vet e kan ba qat pun?

    ka jetu ky sandokani ne tiran?

    pyetje tjeter..

    si eshte puna e asaj qe ka then ktu dikush.. se hashimi ja ka shkele kamben rugoves..
    eshte kjo legjende apo eshte e faktuar..

    ??

  15. #115
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Mos te harrojna me cek qe problemi i ganis me sabitin e sandokanin osht kon "personal" midis tyre e edhe vrasja mund te gjykohet si krim personal i ganis , jo i organizum nga ndonje Strukture partiake . Gani Geci eshte futur ne LDK-n e presidentit Rugova me "dhun" duke i premtuar ati siguri nga strukturat e shikut .
    Jo nuk ka pasur mes tyre se keto i kemi degjuar edhe ne lufte edhe pas lufte se Ganija ja ka shuar jeten Sandokanit vetem e vetem si u kthy nga gurbeti ne kosove me luftu e kjo at nuk i ka konvenuar se jo si kan pas diq mes veti me heret kurr nuk i besoj ganiut se nuk eshte hera e par ku si genjen edhe per mes medjave kete jemi deshmitare te gjithe,,po ketu po mundem ta marr me mende Gania ju ka trembe Abedin Rexhes se po ja merr timonin edhe ne lindjen e ti dhe per ket aj e ka kryer ket vrasje e vetem e vetem me u be vet kish komandant ne at mes ose zon se ku u kane ,kjo besoj si u kan shkaku krysor ndalu dhe anlizoj edhe sjelljet e ganis me heret edhe sot,,ky te jep me kuptu se me adem salihajn edhe me disa klyshet e tyre jan ne gjendje gjithe qka me ba edhe femin e vet ti mbysin vetem e vetem si te hypin en pushte po fatbardhesishet kosova eshte e vogel dhe dihet per gjdo njerin se ashtu jemi si popull se e mira kurr nuk degjohet po veteme keqja kjo eshte e vertet....

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    pyetne austriakin per gani gecin,qe e qeli gurethyesin ne drenas,2 vite hante qyl apo te themi si haraq ganigec ternavci,kur e pa austriaku e qoi ne rs ganigecternavcin,ju kthy ganigecternavci e ja shtini hekrin austriakut po austriaku e ncori kallashin i tha qit se edhe un kom me qit,meti si i dhin ganigecternavci kur e pa hunlesh austriakun me kallash,dhe tash masi se ka austriakun me hanger qyl apo haraq me mar don mu tranu e tash masi qe pe pret burgu dhe partin e tij e hanger ramushi shpik don mem me vra Thaqi qe Thaqi qyrrat si qet ne adem ftyreidiotin dhe ganigecternavcin

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Arberl

    Citim Postuar më parë nga Arberl Lexo Postimin
    Nuk eshte aspak e vertete qe Gani Geci eshte vrasesi kryesor, perkundrazi ai eshte nje njeri i ndershem dhe luftetar i vertet si ne kohen e luftes por edhe ne paqe per drejtesi dhe shtet formim. More njerez si ka mundesi , si mundeni qe ta dezinformoni opinionin, sigurisht jeni te paguar nga ato parti poitike qe jeni te angazhume dhe qe ju japin pare me ore ju paguajne vetem e vetem per te shkruar raportet e tyre ditore dhe politikat qe ata i kane per ti fshehur krimet e organizume qe deri me sot nuk kane guxur as mediat qe ti lajmerojne ne lajme, besa edhe sot e kesaj dite nuk guxojne ta bejne, shikoni lajmet e RTK sa te cenzurura jane .

    Per Gani Gecin, flitet shume mire qe disa here kane dashur qe ta vrasin ate bashke me vellezerit e ti -ne kohen e luftes, pikerisht, nga armiku famkeq serb por gjithashtu edhe nga ato levizje ilegale qe jane tashme te ditura edhe per popullin. por si duket asgje nuk paska bere serbi ne kohen e luftes cka kane bere shqiptaret njeri tjetrit ne kohen e paqes .


    Jane me shume se 800 dosje gjithesej 860 dosje per vepra kriminale, vrasje , krim i organizuar, korrupsion, vjedhjet e milionave ato dosje e dini qe jane ne EULEX -dhe arrestimet do te nisin pas zgjedhjeve me balotazh qe jane. Ato krime do te zbardhen. cka menduat ju. te gjitha ao vrasje qe jane bere nuk do te zbulohen kurre apo cka menduat ju, JO do te zbulohen. vet fakti qe te gjitha ato vrasje qe nuk jane zbuluar deri me tani, anipse kane qene te njohura per nje pjese te popullit por nuk kane guxuar te fliten pasi qe te ka kushtuar me jete, vet fakti qe njerez qe nuk kane pasur kulm mbi koke jane pasuruar dhetani kane pasuri aq te madhe sa qe veq te mendosh thua wow vall si e beri per nje periudhe kaq te shkurtet kohore, tregon qe dicka nuk eshte ne rregull, Ju e dini shume mire se pikerisht aty ne ate qeveri te Kosoves ka njerez qe nuk e meritojne ato pozita qe kane por forca dhe dhuna qe kane perdorur jane aty, njerez te cilet nuk dijne shkrim lexim, njerez qe kane te flacifikur diploma dhe sot thirren ne doktor shkecash.

    Ju e dini shume mire qe edhe te ndjerin Ibrahim Rugova kane dashur ta vrasin, ju e dini qe Rugoven serbi nuk ka guxuar ta vras edhe pse ka qene ne duar te tyre por shqiptari deshi ta vrasi sa ishte gjall. Nje njeri si Rugoven njeri qe e ka nderu bota, kane folur per politiken e ti paqesore sarkazmen dhe intelegjencen e ti, dalin keta gjunglash , malok te pagdhendur duke e shar dhe duke e injoruar dhe tentuar ta vrasin . A po mendoni qe dicka nuk eshte ne rregull ketu...


    Askush nuk ka me shpetu prej atyre veprave kriminale qe kane bere, duke perfshi ketu te gjitha partit. dhe po gezohem per kete, nuk i perkas asnje partie, dhe kam informata shume te sigurta qe pothuajse nga te gjitha partit jane te prekur njerez qe kane bere krime vrasje pas luftes.

    Kurse ju qe keni akuzuar Gani Gecin, gabim e keni, ai ka qene ne vet mbrojtje. ai mire ia ka be edhe Xhavit Halitin qe e ka rrahur pas deklaratave te rrejshme qe i jep neper TV tona qe te gjitha jane te ndikuara nga disa parti politike qe tashme veq dihen.

    Burgu i Dubraves eshte duke bere vendin per arrestimet qe do te ndodhin, ata kane thene qe hajni i veturave nuk mund te futet ne nje burg me hajnin e milionave parave te vjedhura as me vrasesit e krimeve te organizume ne Kosove qe kane ndodhur per luftes. eshte ofendim per hajnin e kerreve-veturave lol.

    Sa mire qe erdhi kjo dite, dhe po zbulohen krimet.
    JO AS PAK SESHT EVERTET QE KA QEN LUFTETAR AJ VET E PRANOJ QE KUR KA KRIS n JE PLUMB NGA SERBIA AJ KISHTE IKUR TRI FSHTARA ME LARG AHaHAa KET E THA VET AJ E E POSHTROJ UQK-N TURP

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Brari

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Nuk bëjmë fushatë me të vdekur

    Gani Geci, deputet i LDD-së, mohon që publikimi i CD-ve është bërë për fushatë elektorale, apo për të fituar poena në politikë. Ai thotë se për CD-në ti ketë njoftuar organet e policisë, por edhe përfaqësues të institucioneve të vendit. “Politika nuk duhet të përzihet në këtë çështje. Me këtë çështje duhet të merret drejtësia, dhe askush nuk ka të drejtë ta quaj pjesë të fushatës, kur rasti tashmë është në duar të gjyqësisë”, tha deputeti Geci. Ai thotë se foltoren e Kuvendit nuk e ka përdorur për ta shantazhuar dikë, jo për ta adresuar problemin te PDK-ja, por te emrat e përmendur në CD. “Unë nuk jam fajtor pse njerëzit që kanë bashkëpunuar në krim, tani dalin dhe spiunojnë njëri-tjetrin”, tha Geci. Po ashtu këto akuza në mënyrë kategorike i ka mohuar edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Adem Salihaj, duke thënë se e gjitha bëhet në shërbim të vënies së drejtësisë në vend.

    Adem Salihaj së bashku me Gani Gecin, kanë qenë dy të parët që patën paralajmëruar ekzistimin e fakteve, dhe të cilat nuk po përdoreshin nga drejtësia, pavarësisht që i ishin vënë në dispozicion prej muajsh, për të përndjekur vrasësit dhe urdhërdhënësit, e këta të fundit, sipas dëshmive, ndodhen në institucione.

    Salihaj po ashtu ka demantuar akuzat e një personi të dyshimtë, se kinse Salihaj paska provuar ta korruptonte atë, vetëm e vetëm që të pranonte se kishte marrë pjesë në tentim atentatin ndaj Salihajt. “Jam duke pyetur thjeshtë se kush është ai person të cilin nuk e njoh aspak, i cili ka dalë dhe ngre akuza pa asnjë logjikë dhe të gjitha ato që ka thënë ai. Mirëpo, unë nuk e njoh, asnjëherë nuk e kam takuar, por do të prononcohem më gjerësisht lidhur më këtë ditëve të ardhshme sa po të marrë vesh ndonjë gjë”, tha Salihaj për gazetën.

    Rasti Bllaca është bërë edhe më i komplikuar për faktin se avokati Haxhi Millaku, i caktuar nga shteti për ta mbrojtur atë është tërhequr, ndërsa Bllaca ka kërkuar avokat të huaj, por zyrtarët e EULEX-it kanë deklaruar se nuk kanë kompetencë që t’i caktojnë avokat, Bllacës apo kujtdo.

    Disa ditë më parë, bashkërisht presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, kanë miratuar një deklaratë nëpërmjet së cilës kërkojnë që vrasjet në Kosovë të ndriçohen sa më parë.

    Lirie Hajdari

    bota sot
    ME VJEN KEQ POR ME DUHET TE THEM SE CD-JA E BLLACES ESHT PERDOR KREY KPUT KUNDER PDK-S HAPUR KA QEN NJE POSHTERSI E MADHE E GANI GECIT ALIAS GOMARIT EDHE PDK DESHTET APO JO A JO FITOJ KUNDER TE GJITHVE KSAJ RRADHe DUHET TA PRANOJME TE JEMI KORECT KURSE LDD SA KOMUNA I KA ME TREGO PA SI PU THUENI QE POPULLI E DO AHAHaAHaA

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga Justiniani Lexo Postimin
    Gani Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin

    Llaushë, 8 dhjetor – Ish luftëtari i UÇK-së Gani Geci, i cili së bashku me familjen e tij ka qenë i rreshtuar në anën e forcave pro rugoviane edhe pas luftës, i kundërpërgjigjet me një letër të hapur akuzave të ngritura ndaj tij nga Muharrem Xhemajli. Më poshtë po e botojmë të plotë letrën deputetit të LDD-së, Gani Geci, njëherazi kryetar i Komisionit kuvendar për inteligjencë, që ka mandat të mbikëqyrë funksionimin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

    “Do të heshtja dhe nuk do t’i përgjigjesha askujt, po të isha person “nën hije”, njeri që i frikësohet të vërtetës ose që fshihet prapa të vërtetave. Por unë jam dhe do të jem

    pjesë e shtetbërjes, prandaj i përgjigjem secilit, madje edhe Muharrem Xhemajlit.

    Është fakt publik dhe jo shpikje e nënhijes, se zotëri Muharrem Xhemajli është pjesë e rrjetit dhe e strukturave të SHIK-ut. Ai ka qenë i burgosur me disa shokë për një vepër penale. Madje për një krim të tillë ka qenë i dënuar dhe ka bërë burgim, por ai meqë e njeh bukur tekniken e hedhjes së gurit pas shpine, ua hodhi tre shokëve të tij të fshatit Baicë, të cilët janë duke vuajtur dënimin me shumë vjet burgim.

    Me njërin nga vëllezërit e tyre jam takuar, para disa ditësh, i cili aludonte se ata që nuk ishin pjesë e SHIK-ut mbetën në burg, ndërsa Muharrem Xhemajli u liria dhe gëzon privilegje të cilat janë peshqeshe për veprimtarinë e tij në kuadër të SHIK-ut. Ne e dimë se z.Muharrem Xhemajli doli nga burgu dhe u bë shofer poste dhe gjysma e familjes së tij janë punësuar në PTK , dhe sipas lëvizjes “Vetëvendosja” del se rrjeti i SHIK-ut i ka shtrirë rrënjët në të gjitha institucionet e Kosovës dhe e instrumentalizon shoqërinë me përkatësinë partiake duke e instaluar nepotizmin në çdo mjedis të shoqërisë sonë.

    Muharrem Xhemajli e di që ne jemi takuar rastësisht në Prekaz gjatë luftës dhe me gjithë vardisjet e tij, nuk mund të dëshmojë qenien e një luftëtari siç pretendon të jetë Muharremi, sepse në Kosovën tonë të vogël të gjithë e njohin dhe e dinë se çfarë luftëtari ka qenë Muharremi!

    Unë kam qenë ushtar i orëve të para që i jam përgjigjur thirrjes së atdheut, pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Unë mburrem që kam qenë ushtar i komandantit Legjendar Adem Jashari. Dhe pas rënies heroike të tij kam qene pjesë e institucioneve të Kosovës, kam njohur Kushtetutën e Kaçanikut dhe institucionet e dala nga ajo Kushtetutë. Gjithashtu edhe tani i njoh të gjitha institucionet e dala nga Kushtetuta e tanishme e Republikës së Kosovës.

    Unë nuk jam fajtor pse ju akuzoni dhe spiunoni njëri-tjetrin , pse ia hidhni pas shpine fajin njëri-tjetrit, pse dërgoni njëri-tjetrin nëpër gjyqe. Këto janë marifete me të cilat ju keni ndërtuar mënyrën e të jetuarit dhe ardhmërinë tuaj.

    Për fund po them se pajtohem me z.Xhemajli, i cili pati thënë se vetëm shokët tanë kanë qenë dëshmitarë në Hagë, sepse vetëm shokët e tuaj, zotëri Muharrem Xhemajli, i dinë të mirat dhe të ligat e veprimtarive tuaja, haraçin e të cilave po e paguan ky popull i shumëvuajtur. Edhe një herë po ta kujtoj se kur unë kam luftuar për Kosovën t’i pushkës i ke thënë
    Gani Geci ka qen pjestare i UQK-se si sot ashtu ka qen edhe ne lufte nuk ka koment vete, percillne ne tv dhe te jep me kuptu se sa adedhetar u kan ky dhe familja e ti,,kur tjere me siguri nuk i ka pas asnje uqk,,,
    Po mundohet ti flliq edhe te tjeret siq eshte vet..
    CD..ne ket CD nuk eshte vetm Gani Geci e Adem Salihaj,,po prapa sajna eshte edhe Ramush Haradinaj dhe Lutfi Haziri heret a von e verteta do te dal ne sheshe..dhe ket e kan ber vetem e vetem ta humbasin PDK-ne ballotazh,kjo u vertetuar edhe te dilen ne mitrovic ku u zunen njerzit e kriminelit Ramush Haradinaj ne mitrovic,,,ne klin me Njesin speciale Dauti deri ne budisalce e ku jo tu vjedh vota e akuzon,se pleqet kan then gjithe jeten etyre se i flliqeti mundiohet me flliq qe te gjithe..
    Nderi i Gani Gecit dhe Familjes se ti ..kur eshte i drejt duhet te pret e mos em ra ne gujas..
    Gani Geci dhe Vllezrit e ti si ju perulen para nje jave Sabit Gecit dhe Sanije Gecit,,dhe kusherirevete tyre qe sanija ta heq akte padin kunder gani gecit,kur eshte i drejt nuk ka nevoj ti perulet gruas se te ndjerit..
    Po aj me burrnesh kurr per jete e mot as nje njeri nuk e dua te me thot per ket se nuk i bije prapa se femit sot i kam jetim e ky me lu me mau kurr,edhe me insistimin e kusherive te gani gecit e nivfar jetullahi e tjer..
    Turpi i drenices dhe i kosoves ra ne gracken e lutfi hazirit dhe adem salihajt e ramush haradinajt

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189

    E eeee ...

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    JO AS PAK SESHT EVERTET QE KA QEN LUFTETAR AJ VET E PRANOJ QE KUR KA KRIS n JE PLUMB NGA SERBIA AJ KISHTE IKUR TRI FSHTARA ME LARG AHaHAa KET E THA VET AJ E E POSHTROJ UQK-N TURP
    Goja flet vet kurr esht ne siklet ,e kurr plumbi kerset ,dihet both tpelset,kshtu i ju kan ndodhur shum mini patriotave ne malet qe i kan pas afer shtepise se vet ,ata kan mendue se jan tue luajt lojen pam pam,por kurr ka ardhe shumarri i ka largue prej malit.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •