Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 276
  1. #61
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Arberl Lexo Postimin
    MOS MENDO SE GJERAT NUK JANE SIQ I KA THENE AJO BUKUROSHJA PER GANI GECIN, AJO BUKUROSHJA QE KA QENE NE SERBI PER NJE KOHE AJO---ESHTE E PAGUAR. PSE BRE NJEREZ SHKRUANI KUR NUK I DINI MIRE GJERAT. CHEERS
    Po ky zoteriu e paska pranuar qe ka shtene me arme. Kete te pakten e thote shtypi. Ku ke ti problemin??

    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    kJO TE JEP ME KUPTU SE NUK DO TE JET NJERI KETU NE KOSOVE SIPAS FJALVE TE GANI GECI SE ESHTE I MIRE PER KET POPULL,,VETEM KUSH DO TE JEN TE MIRE SIPAS FJALEVE TE TI DHE KLYSHVE TE TI JAN GANIJA ME KLYSHET E VET,,KJO JU JEP ME KUPTU SE NJE DITE DO TE FLET EDHE PER RUGOVEN ..SI E KA RANIT PAS LUFTE SI QET I KA MBAJTE AFER VETI
    Keshtu mendoj edhe une. Normalisht duhet te presim vendimin e gjykates (EULEX-it), por vendimi ne kete rast, pasi qe ka pranuar edhe vete akuzen, eshte i parashikueshem. Gjithe ate rremuje e bente idioti, ndersa vete paska qene qen bir kudre. Shpresoj se kjo rremuje t'i ndikoje ne verdiktin e gjykates, dyfishim te denimit. Me keso njerez te pafytyre, qe jane ne gjendje te trazojne tere shoqerine, te prodhojne konflikte te niveleve me te medha, duhet bere prozese pompoze dhe denime drakonike. Mmmmm sa urrejtjen e ndjej per te.




    *

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    tmerr kur disa flasin kunder familjes se komandant abedin regjes sandokanin
    pra ktu e kupton at urrejtjen ndaj uqks pra ketu e sheh at nostalgjin qe kan pas dhe kan ndaj serbise kta tipat qe vajtojn per drejtesi

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    gani geci si gurisht deri ne PRANVER DOTI SIGUROHET NJE DHOM NE DUBRAV

  4. #64
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Tani edhe keto ngjarje na duheshin... te vajtojme..................... ata te shqiperise me kutite e votat, na me te mencur, me vrasje dhe krime

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    justinian..

    po per myftiun e gostivarit qe u zhduk a thuhet dicka..?

    sabit geci a eshte deputet?
    Zt.Brari ,Sabit Geci nuk eshte deputet; kontrollon raketin,prostitucionin me fjale tjera trafiqet e paligjshme..Ndersa ne shpine ,shpirt i varen shume krime paralufte gjate saj dhe pas e vazhdon tutje..

    Edhe ne kete kurthin e myftiut eshte pjese marres ,organizator Emrush Xhemajli shefi i LPK/UCK/ jane bashkepuntore ne krime e vrasje tjera politike tok me Sabit Gecin.


    Te implikuarit ne kete krim

    Tiranë

    Familja e Irfan Idrizit, vendos të publikojë dëshmitë origjinale të personave që përjetuan ngjarjet.

    Vetë vëllai i myftiut të rrëmbyer, shqiptaro-maqedonasi Gajur Idrizi, i njohur si biznesmeni më i fuqishëm në Maqedoni, por me qendër në Kroaci, dërgon për gazetën “Panorama”, dokumentet e deponimeve origjinale të dy dëshmitarëve. Madje ka shpenzuar një milion euro për lirinë e Irfanit, ndërsa pengmarrësit nuk i ia kanë kthyer, sot e një vit pas ngjarjes. Ndërkohë që myftiu 45-vjeçar i Gostivarit, kur ka kaluar më tepër se një vit, ende nuk është liruar, por nuk dihet as fati i tij. Në një histori që duket si aventurë, e përcjellë me notat e një trilleri të frikshëm, dalin në pah organizimi i një pengmarrjeje që ka kushtuar për familjen Idrizi deri më sot 1 milion euro dhe me të afërmin ende të pakthyer nga grabitësit. Policia ende është në kërkim të vendstrehimit dhe gjurmëve të tij, po për 12 muaj ende nuk dihet se ku gjendet. Janë arrestuar dy shqiptarë dhe një maqedonas të implikuar në ngjarje, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim. Shumë emra të dëgjuar e të padëgjuar lakohen në historinë që mban peng familjen Idrizi në Maqedoni, e të gjitha këto nëpërmjet dëshmisë që publikon vëllai i pengut, Gajur Idrizi. Ndër ta, emra policësh, prokurorësh, politikanësh në Maqedoni dhe njerëz të tjerë që kanë bashkëpunuar. Nuk mungojnë hetime private të vetë familjes, filmime e identifikime, deri në dëshmi origjinale ku denoncohen shumë emra. I përfshirë në hetim është edhe kreu i Prokurorisë së Kukësit, i cili gjendet në dorën e një grupi të veçantë hetimor nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Rendit. Endje të dëshmitarëve gjatë dorëzimit të parave, sa në Veri, në Jug, e nga Maqedonia, në Shqipëri e më pas në Kosovë. Pengu është parë vetëm një herë nga dëshmitarët, kur u dorëzua shuma e parë e lekëve. Këstin e dytë nuk është parë më. Nëpërmjet deponimit denoncohet një grup me kupolë zyrtarësh, e me shtrirje në tre territore, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.





    Mezim Bexheti
    Numri ID personal
    1909966473004
    Gostivar, Ul.Ilije
    Anteskog Smoka 8
    FYR Maqedonia

    Deklaratë

    Dëshmia Mezim Bexhetit për pengmarrjen dhe negociatat për lirimin e Irfan Idrizit

    Në ndihmë të zgjidhjes së çështjes së pengmarrjes dhe grabitjes së Irfan Idrizit dhe rolit të individëve të veçantë të përfshirë në këtë çështje.

    Në ndjekje të çështjes së grabitjes së Irfan Idrizit, me rezidencë në Gostivar, me kërkesë të familjes së tij, unë kontaktova personat e përfshirë në rrëmbimim e tij për të negociuar kushtet e lirimit. Takimi i parë është bërë në Shqipëri, në restorant “Delfini”, me pronar Sul Kovaçi, ku unë takova një grua nga qyteti shqiptar i Rrëshenit, me emër Linda (emri i saj i vërtetë është Mrika, dhe supozoj se mbiemri i saj është Tonin Lashaj) së bashku me të shoqin. Unë fola me ta dhe u dhashë atyre numrin e telefonit. Pas atij takimi, Linda më ka marrë shpesh në telefon, por fliste gjithnjë shumë shkurt, po them rreth 15 sekonda, sa herë që më merrte në telefon. Takimi i dytë ka qenë në qytetin shqiptar të Krumës, më 10 apo 11 shkurt 2003. Aty unë kam folur me Maliq Ndrecin, në një lokal me pronar Sami Kraj. Pas tij, ne shkuam në një shtëpi nja tre kilometra larg lokalit, ku unë kalova dhe natën. Në atë shtëpi u mbajt një takim, ku ishin të pranishëm nja 12 persona. Njëri prej tyre, me emër Nuhi, me origjinë nga Tetova, dhe që e thërrisnin Nuki, këmbëngulte në kërkimin e shumës prej 500 mijë euro. Dy ditë pas takimit, unë shkova në Shqipëri nën shoqërinë e Lindës dhe dy burrave, në një makinë “JEEP” të organizatave ndërkombëtare, në fshatin e Bardhokut e të Epërit. Në orën 07.00 të mëngjesit unë pashë Irfan Idrizin në shtëpinë e Beqir Shahut, një kontrabandisti cigaresh, që operonte në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Irfan Idrizi dukej mirë me shëndet, vetëm se ishte dobësuar ca. Në asnjë rast të vetëm, unë apo personat që më shoqëronin nuk u bënë objekt kontrolli dokumentesh kur kaluam kufirin shqiptar: Sul Kovaçi mburrej se njihte prokurorin e rrethit të Kukësit, Naim Toti. Më 19 shkurt 2003, takimi i funidt u mbajt në Kosovë, në periferi të Ferizajt, në motelin AS, përgjatë rrugës së Prizrenit. Në takimin prezent ishte Emrush Xhemaili, presidenti lëvizjes politike shqiptare LPK-së, të cilin e pashë për herë të parë me atë rast, dhe Maliq Ndreci nga qyteti kosovar i Deçanit. Në takim, ne ramë dakord mbi detajet e lirimit dhe të dorëzimit të shumës së kërkuar në KESH.

    Pas takimit, ne shkuam në fshatin e Malishevës, në shtëpinë e Ukë Berishës, ku ai jetonte së bashku me të shoqen, nënën dhe katër fëmijët e tij. Emrush Xhemaili më tha se vetëm një njeri e dinte se ku isha unë deri në çastin e lirimit të Irfanit.

    Ukë Berisha është rreth 45 vjeç dhe unë e dija emrin e tij, sepse ai më tregoi pasaportën e lëshuar nga UNMIK-u. Pas takimit, në orën 10.00 të mëngjesit dhe duke ndjekur kthimin tim për në Gostivar, unë klikova te linku (adresa e internetit www.pasqyra.com/arkivi/2002/01072002/index.htm për të kontrolluar identitetin e Emrush Xhemailit (një fotografi e faqes së internetit përfshihet edhe në deponim) dhe unë konstatova se ishte i njëjti person. Më në fund, unë rashë dakord që Agim Bilali nga fshati i Cegnacit pranë Gostivarit, duhet të merrte shumën prej 500.000.000 Euro, prej vëllait të Irfanit, Gajur Idrizi, në Gostivar dhe të m’i dorëzonte paratë mua. Unë duhej të merrja paratë më 24 shkurt 2003 në Kosovë, në shtëpinë e Ukë Berishës, ku duhej të prisja me paratë në dorë derisa të lirohej Irfan Idrizi. Agim Bilali mori paratë nga Gajur Idrizi në Gostivar dhe m’i dha ato mua në të njëjtin qytet më 24 shkurt 2003. Në të njëjtën ditë, unë shkova në hotelin që e kishim lënë më parë “AS Motel” në Ferizaj, Kosovë. Aty njerëzit e grupit të Emrush Xhemailit dhe të Maliq Ndrecit erdhën të më merrnin mua dhe të më dërgonin jo në Malishevo, siç ishte parashikuar, por në Deçan. Rreth orës 11.00 të mëngjesit, unë dërgova disa mesazhe SMS nga Deçani për Agim Bilalin. Unë ia bëra atij me dije, se kisha frikë të flisja në telefon, dhe se ato ishin të njëjtët njerëz që unë kisha folur me të, dhe se çdo gjë po shkonte sipas planit. Të enjten më 27 shkurt 2003, rreth orës 06.30, Irfan Idrizi u mendua se ishte lënë i lirë të udhëtonte me avion nga Shkupi për në Zagreb, ku e priste i vëllai, Gajur Idrizi.

    Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi: dy persona në një “Benz” të kuq me targat shqiptare “KU”, numrin nuk e mbaj mend, erdhi në Deçan dhe më mori mua së bashku me paratë që kisha me vete për në Shqipëri, Kukës, në një rrobaqepësi ushtarake. Aty në takuam Maliq Ndrecin, Lindën dhe një grup burrash, që nuk i njihja.

    Maliq Ndreci më kërkoi t’i jepja atij paratë dhe, unë i thashë atij se ai do t’i merrte ato sapo të kishin liruar Irfanin. {Pas kësaj ata më transferuan në një fshat të Fushë Arrëzit, nja 80 kilometra larg Kukësit, kur merr rrugën për në Tiranë. Një orë pas mbërritjes sime, tre persona të maskuar u afruan dhe filluan të na kërcënonin, fyenin e ofendonin mua dhe Agim Bilalin dhe na bënin presion psikologjik. Në një moment ata morën paratë dhe m’i përplasën në fytyrë. Pastaj ata u larguan dhe erdhën Linda dhe Maliqi, të cilët morën paratë kesh në korridor dhe i futën ato në një çantë dhe u larguan.

    Pak pas kësaj, Linda dhe Maliqi dhe një burrë tjetër u kthyen mbrapa për të më marrë mua dhe më çuan te një kabinë telefonike në një rrethinë të Kukësit, ku më urdhëruan të telefonoj Agim Bilalin. Ishte ora rreth 07.00 ose 08.00 e mëngjesit kur unë mora në telefon Agim Bilalin në Maqedoni dhe i thashë duke qarë se kisha frikë se mos më vrisnin: “Katër ditë pas ditës së sotme, të lutem lajmëro babain tim”, dhe me kaq ata ma ndërprenë bisedën. Të dielën më 2 mars 2003, ata më çuan në qytetin e Vlorës me një “Mercedes” të bardhë 190. Ishin katër prej tyre dhe njëri prej tyre, shoferi, mbante të veshur një uniformë polici shqiptar. Ai m’u ankua duke më thënë se i bënte këto lloj punësh të pista, për shkak të rrogës së tij të vogël dhe familjes së madhe që kishte për të mbajtur.

    Në Vlorë, ne u takuam me Maliqin dhe me një pjesë të grupit të njerëzve, ku ishte edhe Linda. U ra dakord që ata do të më transferonin së bashku me Irfanin, me gomone për në Maçerata, në Itali. Gjithsesi, ky plan dështoi, sepse një ditë më parë policia italiane kishte sekuestruar një gomone me një ton narkotik në bord, sipas lajmeve në Radio, dhe për këtë arsye policia italiane e kish ngritur nivelin e survejimit. Për këtë arsye, ata më dërguan sërish prapa në fshatin e Fushë-Arrëzit me të njëjtën makinë. Gjatë qëndrimit tim si peng, Linda më sillte ushqime dhe pije. Unë ia dola të flas me të. Ajo më tha se problemet që kishin të bënin me lirimin e Irfanit dhe timin, ishin bërë nga Maqedonia dhe jo nga Shqipëria, dhe se këta të fundit kërkonin të arrinin një marrëveshje. Ajo gjithashtu më tha se njerëzit e maskuar ishin personat me emra të rremë (nofkat) Struga, Amerikani dhe Bashkimi, të gjithë nga Struga e Maqedonisë. Linda dhe i shoqi i saj, ashtu sikurse Maliqi, i kërkuan Agimit të paguajë 100 mijë euro për lirimin tim. Më 6 mars 2003, Ukë Berisha dhe Maliq Ndreca, më bënë një vizitë. Unë i thashë këtij të fundit, që më mirë të më vriste mua se sa të thyente fjalën e dhënë për lirimin e Irfanit. Maliqi nuk u përgjigj. Në vend të kësaj ai u dha nga 100 Euro njerëzve të tij dhe i urdhëroi ata të më transfronin mua për në Preshevë,(Serbi) nëpërmjet Kosovës. Ata e bënë këtë dhe më liruan mua në fshatin Miratovac, pranë Preshevës, pranë kufirit serbo-maqedonas. Ata nuk m´i dhanë 100 eurot që Maliqi u kish dhënë për mua. Unë kalova kufirin në mënyrë ilegale dhe mbërrita në fshatin maqedonas të Lojanës, rreth orës 08.00 të mëngjesit. I telefonova Agimit dhe i thashë se nuk kisha para. Agimi më tha të merrja një taksi për në fshatin Cegrane pranë Gostivarit dhe se ai do ta paguante më pas vetë taksinë, dhe në fakt, kështu bëri. Deri në atë kohë unë kisha menduar se Irfanin e kishin liruar dhe se unë isha mbajtur peng për të qenë të sigurt se Irfani dhe familja e tij nuk do të reagonin në polici. Gjatë gjithë kohës së mbajtjes time peng, Maliqi dhe të tjerët më kishin thënë se unë mund të flisja për të gjithë ata, por jo të përmendja emrin e Emrush Xhemailit, ose përndryshe ata do vrisnin të gjithë familjen time.

    Zagreb 30 Maj 2003
    Mezim Bexheti

    ---

    Masar Meli, Shkëlqim Palushi, Nagip Musliu, transferohen drejt Shkodrës në masa sigurie

    Gjykata lë në qeli 3 rrëmbyesit
    Akuza: Pengmarrje në bashkëpunim për qëllime fitimi



    Tiranë

    Gjykata e Kukësit lë në qeli tre të arrestuarit për pengmarrjen e myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi.

    Në masa të rrepta sigurie, dje rreth orës 15.30, është zhvilluar seanca e parë e masës së vlerësimit për tre të ndaluarit, Masar Meli, ish-oficer gjyqësor, Nagip Musliu, nga Maqedonia dhe Shkëlqim Palushi, nga Kukësi. Përfaqësuesit e akuzës kanë marrë në pyetje tre personat që akuzohen për bashkëpunim në pengmarrje. Për disa orë janëpyetur për lidhjet e tyre me ngjarjen dhe se çfarë dinin për Irfan Idrizin dhe vendndodhjen e tij. Mësohet që të tre të kenë mohuar pjesmarrjen në këtë veprër, duke u shprehur se nuk kishin të bënin me asnjë person. Po dje është dëgjuar edhe deponimi i dëshmitarëve që kanë bërë denoncimin në policinë lokale, problem që është ndjekur drejtpërdrejt nga Ministria e Rendit. Ata janë mbrojtur nga forca speciale dhe me masa të larta sigurie kanë lëvizur në një zonë të fshehtë. Ndërkohë që tre të arrestuarit janë dërguar në drejtim të Shkodrës, ku do të mbahen të izoluar deri në vendimin e ardhshëm të Apelit, e nëse nuk fitojnë në këtë shkallë ankimimin, deri në përfundim të gjyqit. Akuza, sipas Prokurorisë lokale, është ajo e ”pengmarrjes në bashkëpunim e heqjes së lirisë së tjetrit për përfitim”. Avokatët kanë kërkuar masë më të butë, duke pretenduar mospërfshirjen e klientëve në këtë ngjarje. Porse organi i akuzës ka qëndruar në kërkesën e tij ”burg pa afat” për të tre personat, duke i cilësuar të implikuar në pengmarrje. Gjatë seancës që nuk ka zgjatur shumë dhe ka patur të angazhuar dhjetëra uniforma blu, janë dëgjuar provat e Prokurorisë e të dëshmitarëve që kanë bërë denoncimin në policinë lokale. Gjatë seancës që nuk ka zgjatur shumë dhe ka patur të angazhuar dhjetëra uniforma blu, janë dëgjuar provat e Prokurorisë për këtë çështje, kryesisht një kasetë filmike me personat në fjalë të xhiruar me kamera amatore nga pala e dëmtuar dhe dëshmitë. Tre të ndaluarit, sipas hetimeve të deritanishme, akuzohen se kanë bashkëpunuar në marrjen peng me persona të tjerë në kërkim, Irfan Idrizin, 2 dhjetorin e kaluar në Gostivar. Ata janë arrestuar ditën e 15 dhjetorit prej policisë shqiptare që ka ndjekur hetimet brenda vendit. Por flitet edhe për të tjerë persona nga Maqedonia të implikuar. Fati i myftiut të Gostivarit prej një viti mbetet mister.

    Kush është familja Idrizi

    Familja Idrizi është ndër më të njohurat në Maqedoni, me kombësi shqiptare. Personi i marrë peng, Irfan Idrizi, është vëllai i dy prej biznesmenëve më të dëgjuar në Maqedoni dhe që zotërojnë firma të fuqishme të mallrave të ndryshme, njëri prej të cilëve me qendër në Zagreb të Kroacisë, Gajur Idrizi. Sipas hetimeve, pengmarrja është kryer për qëllime përfitimi dhe shuma e marrë është goxha e lartë.

    Të arrestuarit

    Masar Meli 38 vjeç, polici gjyqësorë i Prokurorisë së Rrethit kukës.
    Shkëlqim Palushi, 24 vjeç, nga Kukësi
    Nagip Musliu, 35 vjeç, nga Gostivari


    Një vit më parë
    Si u dha lajmi nga media në Shkup

    “Irfan Idrizi, 45 vjeç, vëllai i biznesmenit të njohur gostivaras Gajur Idrizi, pronar i ndërmarrjes “Getro” dhe shtëpisë së mallrave “Importane”, mbrëmë është rrëmbyer prej personave të panjohur. Makfaksi merr vesh se Idrizi është rrëmbyer në rrugën lokale Gostivar-Çegrab, pasi një grup i personave e ka ndalur veturën e tij “Golf kabrio” dhe e ka dërguar në drejtim të panjohur. Rrëmbimin e Idrizit në polici e ka paraqitur djali i tij Zylbehari rreth orës 20.00, e më pas është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe hetim i hapur. Në fshatin Forinë, prej ku e ka prejardhjen i rrëmbyeri Idrizi, burime anonime pohojnë se rrëmbimi është planifikuar një kohë të gjatë, dhe se motivi është lakmia, gjegjësisht nxjerrja e parave. Për një pjesë prej tyre, siç ishte rrëmbimi i djalit të biznesmenit të njohur i cigareve në Viski Enver Maliqi, pronar i “Gemak treidit”, policia ende nuk lajmërohet zyrtarisht me konfirmim”.

    etapat

    2 dhjetor 2002
    Merret peng në Gostivar, Irfan Idrizi myftiu i këtij qyteti dhe vëllai i tregtarit të njohur Gajur Idrizi. Për disa ditë me radhë për të nuk ka asnjë adres dhe askush nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur. Në të njëjtin muaj, pengmarrësit u bëjnë me dije njerëzve të viktimës se e lëshonin atë në këmbim të një shume parash

    11 shkurt 2003
    Organizohet një takim mes Mezin Bexhetit dhe pengmarrësve. Bexheti me kërkesë të familjes së pengut është bërë ndërmjetës për të mundësuar lirimin e myftiut. Takimi u zhvillua në Krumë,në një shtëpi, ku ndodheshin 12 persona, me të cilët është bërë pazari, sipas të cilit familja e pengut duhej të paguante 500 mijë euro

    13 shkurt 2003
    Ndërmjetësi Mezin Bexheti udhëton për në Shqipëri, i shoqëruar nga dy prej pengmarrësve. Në këtë udhëtim ai shikon për herë të fundit gjallë, Irfan Idrizin. I cili sipas tij ishte në gjendje të mirë shëndetësore megjithëse ishte dobësuar. Pas këtij takimi ai kthehet në Maqedoni

    19 shkurt 2003
    Zhvillohet një takim tjetër mes Mezin Bexhetit si ndërmjetës dhe pengmarrësve. Vendtakimi kësaj radhe ndodhej në Kosovë, në periferi të Ferizajt, në Motelin AS, përgjatë rrugës së Prizrenit. Në takim ishte Emrush Xhemaili, presidenti lëvizjes politike shqiptare LPK-së. Këtë herë u vendos për detajet e dorëzimit të lekëve dhe lirimit të pengut

    24 shkurt 2003
    Bexheti merr paratë nga Agim Bilali, një tjetër ndërmjetës, të cilit ia kishte dorëzuar vëllai i pengut. Ngjarja zhvillohet në Kosovë, në shtëpinë e Ukë Berishës. Këtu Mezin Bexheti duhej të priste me paratë në dorë derisa të lirohej Irfan Idrizi dhe më pas tua dorëzonte ato pengmarrësve.

    27 shkurt 2003
    Ora 6.30, pengmarrësit i marrin Mezin Bexhetit paratë dhe ushtrojnë presion mbi të. Ky i fundit mendon se Irfan Idrizi ishte lënë i lirë. Ora 7.00 Mezin Bexheti, merret edhe vetë peng dhe i lejohet të bëjë vetëm një telefon për Agim Bilalin. Ndërkohë dy nga pengmarrësit marin paratë dhe largohen.

    2 mars 2003
    Mezin Bexheti tashmë peng dërgohet në qytetin e Vlorës me një Mercedes të bardhë 190. E shoqëronin katër persona dhe njëri prej tyre, shoferi, mbante të veshur një uniformë polici shqiptar. Pengmarrësit i kanë thënë se do t´i dërgonin në Macerata të Italisë atë edhe Irfanin, por plani u prishet për shkak të frikës nga policia.

    6 mars 2003
    Ukë Berisha dhe Maliq Ndreca, dy prej pengmarrësve vizitojnë Mezin Bexhetin. Maliq Ndreca jep urdhër që Bexhetin ta çojnë në Preshevë në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, ku edhe e lënë të lirë. Ai kalon kufirin dhe flet në telefon me Agim Bilalin, ky i fundit pranon t´i paguajë taksinë që të shkonte në Gostivar.

    7 prill 2003
    Agim Bilali, pasi edhe pas dorëzimit të 500 mijë eurove nuk është liruar Irfan Idrizi, rifillon negociatat, me të tjerë persona, që mund ta ndihmonin. Për t´ia arritur këtij qëllimi, ai bie dakort me Xhevat Krasniqin, me telefon për të paguar 10 mijë EURO. Në bisedime merr pjesë edhe Artan Hoti, një 21 vjeçar nga fshati i Ratkovicës në Kosovë.

    7 maj 2003
    Ora 11.00, Agim Bilalin e marin në telefon me numrin 02 614 548 i regjistruar si MEKKA-OPPUP Compacy, me seli Shkup. Po atë ditë por orën 17.48, ata e ritelefonojnë nga një kabinë dhe i lënë nëj numër telefoni celular 070 677-635, me anë të të cilit do të lidheshin. Gjatë kësaj kohe Agim Bilali tregon se është këcënuar në telefon.

    15 dhjetor 2003
    Pas deponimit në 30 maj të këtij viti në polici të Agim Bilalit dhe të Mezin Bexhetit arrestohen në kukës tre persona, që dyshohet të kenë lidhje me rrëmbyesit. Dy prej të ndaluarve janë nga Kukësi, njëri është polic gjyqësorë, ndërsa personi i tretë është nga Gostivari.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Juve qe u pengojne fakete rrenqethese ndaj veprimtarive te juaj antikombetare do u kshilloja;;

    Me mire te heshtni se po flasin krimet qe keni ber,po flet puna e juaj kundershqiptare,aktete e juaja mafioze e banditeske te cilat i veshni me motive 'clirimtaresh' po cfare 'clirimtaresh' ju ore shpitshitur ju nuk jeni asgje me pak se kriminel ordinere dhe mbeturina te regjura enveriste-titiste.Pergjigjja me e mire e juaja eshte heshtja dhe me ne fund pergjgjshmeria ndaj krimeve makabre qe keni ber ne emer te lirise dhe atdhe dashurise.Ju jeni KURBA e KRIMIT dhe TRADHETISE

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin



    Geci ka pranuar të ketë shtënë me armë zjarri ditën kur ka ndodhur vrasja


    Prishtinë, 5 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 16:50

    Deputeti i LDD-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci, pas ngritjes së padisë së bashkëshortes së Abedin Rexhës, Sanie Rexha, për vrasjen e bashkëshortit të saj, në një prononcim për media ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka pranuar të ketë shtënë me armë zjarri ditën kur ka ndodhur vrasja.


    Ky njeri (gani geci), shpirt murrizi. fije te karakterit dhe te humanistit s'ka...
    munafik i regjur. thoshte se ne parlamentin e Kosoves ka njerez kriminela dhe ashtu doli...te tille paska si p.sh ky vet.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga RiNiKi Lexo Postimin
    Ky njeri (gani geci), shpirt murrizi. fije te karakterit dhe te humanistit s'ka...
    munafik i regjur. thoshte se ne parlamentin e Kosoves ka njerez kriminela dhe ashtu doli...te tille paska si p.sh ky vet.
    Një njeri në vetmbrojtje nuk mund ta quaj Kriminel. Në rast se të vret në një menyr tjetër sikur Azem Syla e Fatmir Xhelili apo Fatmir Limaj që e gjuan gurin dhe e fsheh doren ata duhet të quhen Kriminel kurse ky që e ka paraqit edhe në Libren e vet që e nxori "Lufta pa maska" atëher këtu ska t'boj asgje lidhje me krimin kur ai vet i ka dal në rrug dhe ka dasht me e vra Gani-un.

    Kurse ai Sandoani nuk kishte ndonjë vëlla aty në shtëpi apo vetëm kjo e shitura e SHIK-ut mbeti me dal me padit Ganin në gjykat? Po kjo motra e Sabit Geci-t ka marr urdhera nga lart apo në fakt e shiti bycen për lek dhe jo që ju ka kujtu burri.

    Në Drenic nuk folin grat e në këtë rast foli e motra e Sabit GECI-t kryekriminelit shqiptar që cdo nat nuk e zë gjumi kujt mja ngjit neser ditën me e vra po me GANI GECI-n e familjen GECI s'un ja del kërkush në Kosovë se prej të parit deri te i fundit kan qen luftëtar të liris dhe kan luftu krah Adem dhe Hamz Jashari dhe kan marr pjesë në shum vende ku ja sulmuar policia sërbe ku ende nuk pat dalur UCK-ja në sken. Kurse Sandokani dhe e shoqja e tij bich Sanija kan dal i kan prit ditën kan me vra , Gani Gecin , Ahmet Krasniqin, Tahir Zemen apo ata udhtar të FARK-it.

    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    tmerr kur disa flasin kunder familjes se komandant abedin regjes sandokanin
    pra ktu e kupton at urrejtjen ndaj uqks pra ketu e sheh at nostalgjin qe kan pas dhe kan ndaj serbise kta tipat qe vajtojn per drejtesi
    Po cfare familje qe nuk ua degjeon kush zerin.Ata nuk flasin se vellezerit e tij ..'komandant Bali' ka qene puntor i udbes edhe vellai tjeter Rexha ka qene punetor i udebes..andaj edhe nuk e ngrehin zerin per Sandokanin..Po te ishin ata burra nuk do fliste kjo meqka po do flisnin ata..ata i dine se jane te zhytur ne pislleqe dhe pra heshtin.

    Vellezerit e Sandokanit nuk kane raporte me Sanijen andaj kjo meqka eshte instrumantalizuar nga Serbia,Azem Syla dhe nga vellai i saj dhunusi Sabit Geci nxjerin koken nga bataku u krimit per ta shpetuar vetveten dhe jo qe kane mundesi ose fakte t'i bejne gje luftetarit te lirise Gani Gecit dores se djathte te Ibrahim Rugoves..

    Po ia ziglojne topat dhe po deshmojne; se kjo eshte berthama e krimit dhe keta jane argatet e serbise.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Një njeri në vetmbrojtje nuk mund ta quaj Kriminel. Në rast se të vret në një menyr tjetër sikur Azem Syla e Fatmir Xhelili apo Fatmir Limaj që e gjuan gurin dhe e fsheh doren ata duhet të quhen Kriminel kurse ky që e ka paraqit edhe në Libren e vet që e nxori "Lufta pa maska" atëher këtu ska t'boj asgje lidhje me krimin kur ai vet i ka dal në rrug dhe ka dasht me e vra Gani-un.

    Kurse ai Sandoani nuk kishte ndonjë vëlla aty në shtëpi apo vetëm kjo e shitura e SHIK-ut mbeti me dal me padit Ganin në gjykat? Po kjo motra e Sabit Geci-t ka marr urdhera nga lart apo në fakt e shiti bycen për lek dhe jo që ju ka kujtu burri.

    Në Drenic nuk folin grat e në këtë rast foli e motra e Sabit GECI-t kryekriminelit shqiptar që cdo nat nuk e zë gjumi kujt mja ngjit neser ditën me e vra po me GANI GECI-n e familjen GECI s'un ja del kërkush në Kosovë se prej të parit deri te i fundit kan qen luftëtar të liris dhe kan luftu krah Adem dhe Hamz Jashari dhe kan marr pjesë në shum vende ku ja sulmuar policia sërbe ku ende nuk pat dalur UCK-ja në sken. Kurse Sandokani dhe e shoqja e tij bich Sanija kan dal i kan prit ditën kan me vra , Gani Gecin , Ahmet Krasniqin, Tahir Zemen apo ata udhtar të FARK-it.



    Po se kjo gruaja e Sandokanit eshte e shitur, ani po i thojke vetes e "arsimuar" mos eshte doktor shkence edhe kjo si Kupa por ende e pa zbuluar. Sidoqetejete , krimet dhe te vertetat do te dalin, do te zbardhen edhe nese kjo gruaja e Sandokanit behet milionere nga kriminelet per te thene te pa verteta dhe shpifje dhe deklarata koti neper TV. Per kete te jeni te sigurt. ..

    Cdo njerit nga ju sikur dikush te ju kish vrar babin, vellaun , qnderuar motren nenen apo bashkeshorten nuk do te kishit dashur te ju ndodh, dhe kishi kerkuar hakmarrje. Si ju duket qe keta kriminel kane vrar njerez te pafajshem, pse shqiptari nuk e qet ne vete si ju kish dok me ju ndodh juve, perderisa eshte keshtu mos pritni qe ka me pas perparim ne Kosove. Kriminelet duhet e burgosen pavarsisht kush jane ata. Askush nuk duhet te jete mbi ligjin - nese duam shtet. Tahir Zemen bashke me djalin e ti e kane vrar ne PEje, dhe thone mediat ne ate kohe qe ende nuk dihet kush e ka bere - e pa zbuluar. rren koft , dihet shume mire, keta Shiku , keta kriminelet e tjere te levizjeve tjera e kane bere. Dhe kjo meqka le te shitet sa te doj me para , se nuk do ti eci kesaj radhe. ka njerez qe kane me deshmu sa te duan, krejt Kosova ka me deshmu. pse I ziu njeri nuk e dallon dot driten nga erresira- kriminelet duhet te burgosen.




    Bab e Bir..




    Tahir ..a nuk e dije
    Qe ujqerit tash kaq vjet
    Dhembet prej kallashi stalinian
    Per ty i kane mprehur??


    Tahir.. a nuk te mjaftuan
    Raketat e pabesa qe pran sofres
    Ti hodhen perbindshat
    E prap nuk vure mend?

    Tahir a nuk e dije se Stalini
    Miljona femije i beri akull
    Ne Siberine e kuqe-Bardhe
    Pse Tahir u mashtrove??

    Pse Tahir mendove
    Se Stalinat kosovare
    Katundare te qelbur shpellash
    Femijen tend do e kursejne??


    O engjell i vogel i Kosoves
    Ne prehrin e Babes te vrane
    Lahperat e Shikut..
    Panterat e Rognerit..
    Llumi i Kombit.


    O engjell i vogel !
    Ne Kosoven e Cliruar
    Ta morren jeten egersirat

    O engjell i vogel
    Per ty s'mjaftojne lotet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arberl : 07-12-2009 më 11:24
    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

  11. #71
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    sabit geci eshte ai qe ne mes te prishtines ka tentuar ta vrase edhe hysen cekajn, te birin e deshmorit sali cekaj, i cili ne ato momente ishte i shoqeruar nga sejde tolaj dhe nje shok i sejdes.

    kjo eshte ndershmeria e sabitit me motren e tij, te ciles tash i "paska ra ndermend" ta padit gani gecin per burrin e saj te dashur.

    sa i perket akuzes ndaj ganiut, kjo mua me gezon, sepse tani (saktesisht pas gjykimit) do ta kuptojne edhe ata qe nuk paten interes te lexojne librin "pa maska", se kush ishte, kush eshte dhe kush do te jete gani geci - njeri prej shtat vllezerve qe ishin qe te gjith ushtar te ushtrise tone te lavdishme!


    per korrektesi po ju them edhe kete:
    po doli nga gjykimi i ganiut se ganiu eshte vrases ordiner dhe ka vrare sandokanin per motive te uleta, e jo ne vetembrojtje, do te jem i pari qe do ta mallkoj ganiun, sikurse i mallkoj te gjith ninxhat qe kan vrare njerez te ndershem!

    deri atehere, lexo me poshte...
    shihemi n´gjykate

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E para, akoma pa u mbajt gjyqi që tash e dimë që " ganiu do t'pohoj që këtë gjë e ka bërë në vetëmbrojtje" sepse ai besoj që nuk është budalla që t'pohoj " po e kam vrarë për motive të ulëta".
    Pse e paditi e veja e Abedinit Gani Gecin?
    Pak ditë më herët ca diskutant e shtronin pyetjen "përse nuk po e padit Familja Gani Gecin?" dhe kur ajo e bëri këtë gjë, filluan të kërcejn si zorra në prushë!
    Secilin Njeri do ta provokonte paraqitja e pandershme e Gani Gecit që kërkonte të dihet se kush e vrau Udbashin Ymer Kllokoqin për të cilin nga disa shkrime të disa diskutantëve këtu kuptuam që ai paska qe¨në Dajë i babës së dikujt!
    Secilin Njeri do ta iritonte cili do qoftë ai, nëse deklaron " duam të zbulojm se kush e vrau atë apo këtë" nëse ai që kërkon këtë gjë është vet njëri nga vrasësit.
    Secilin Njeri do ta iritonte nëse një deputet deklaron që në Parlament ka njerëz Kriminel nëse ai vet është njëri nga ata.
    PRa, me një fjalë nuk mundet një Prostitutk ti thotë Prostitutkes tjetër: Ti je kurvë!
    Njëra nga arsyet kryesore që e veja e Abedinit e padit Gani Gecin janë ato që ceka më lartë!
    Cila grua, cili djalë, cila vajzë do t'mund të ishte e qetë nëse Ai që ua ka vrarë babën - del publikisht dhe kërkon të zbulohen të tjerët, nëse akuzon të tjerët e në të njëjtën kohë e di që ka bë vepër të njejtë për të cilat akuzon të tjerët!
    A nuk është e mjaftueshme të thuhet që" s'mund ta hapë televizorin dhe fëmijët ( jetimët) të shohin në TV-e atë që u ka vrarë babën!

    Gani Geci deri dje thoshte " po unë e kam vrarë por në vetëmbrojtje" ndersa tani pas padis e nderroj bishtin dhe tha" nuk e di a e kam vrarë unë apo dikush tjetër " dhe deshi fajesin ta vë tek shokët e abedinit.
    Njeriu që ndryshon deklaratë sa herë t'i teket më së paku është Njeri!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  13. #73
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    preng, une u deklarova qe do distancohem nga ganiu, nese gjygji e shpall fajtor.

    po ti, si do veprosh ti, nese shik-sat shpallen vrases dhe shantazhues?
    do distancohesh ti nga kadri veselat e kupo-limat?
    shihemi n´gjykate

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Perpos saj ai ganiu mbledhe deklarata nga luftetaret [me siguti me forc] dhe don te shfajson veten per nje vrasje te plani fikuar ,jo edhe aq mirsepse ka len shum gjurm.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    [QUOTE=Preng Sherri;

    A nuk është e mjaftueshme të thuhet që" s'mund ta hapë televizorin dhe fëmijët ( jetimët) të shohin në TV-e atë që u ka vrarë babën!

    [/QUOTE]


    Po rren ore kjo e veja .. shtohet pytja logjike pse kjo nuk ka raporte me vellezerit e sandokanit?!

    Pse ata nuk merren me kete ceshtje??!!

    Kjo rren aq sa eshte vjeter dhe mjere;Kjo shiqon tv madje ato kanalet pasmesnate ato: ku digjet zjarri ..

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Justi...gani po dihesh...por cili prej ktynve esht drugari Ademi? edhe libra mundet edhe nje i qmendur me shkrue por kush i lexon ato ...apo agjentet e udbes.,.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga deqanas Lexo Postimin
    preng, une u deklarova qe do distancohem nga ganiu, nese gjygji e shpall fajtor.

    po ti, si do veprosh ti, nese shik-sat shpallen vrases dhe shantazhues?
    do distancohesh ti nga kadri veselat e kupo-limat?
    Unë për asnjë milimetër nuk do të distancohem nga veprimtaria e prof. Jakup Krasniqit qoftë ajo para lufte gjatë luftës dhe pas luftës!
    Për asnjë milimetër nuk do të distancohem nga veprimtaria e Kadri Veselit gjatë luftës dhe para luftës ndërsa pas Lufte asnjëherë në jetën time se kam takuar!
    Unë mund të distancohem nga ata që e kanë vrarë Xhemajl Mustafëm ma kushdo qofshin ata; nga ata që e kanë vrarë Komandant " Murrizin" dhe ushtarë tjerë të UÇK-ës!
    Sa i përket Gani Gecit, Ai është në pozitë të pavolitshme ngaqë padia e ngritur kundër tij ka një akuzues që fletë Qartë dhe e cila akuzon për dy tentim vrasje të Ganiut dhe një vrasje për të njëjtin person.
    Nga ana tjetër arsyetimi i Ganiut nuk merret parasysh para organeve të drejtësisë ngaqë Ai si " doras" nuk mund të pohoj që ka " bë krimin" sepse do të dënohet por sipas rregullës ai do t'mundohet të shfajësoj vetën.
    Tashti, pas kësaj që u ngrit padia deputeti Geci duhet të dorëzoj mandatin e deputetit dhe nëse nuk e bë këtë gjë aherë Parlamenti duhet të kërkoj heqjen e imunitetit të deputetit , largimin e tij nga parlamenti.
    Mendoj që në të ardhmen Këshilli Zgjedhor duhet të ketë Komisionin e posaqëm për Pastrimin e figurave dhe i cili do t'mirret me kandidatët që paraqet një Parti; nëse ata në të kaluarën kanë qenë në kundershtim me ligjin duhet t'ju ndalohet kandidimi!
    Tashti, të presim gjykimin dhe përpos Sanies që pohon se Ganiu ka tentuar dy herë të vrasë Abedinin asnjeri nuk e di më mirë këtë gjë duke përjashtuar Ganiun nga ky rast; rreth vrasjes së Abedinit me siguri do të flasin ata që kanë qenë pjesmarrës dhe dëshmia e tyre do t'mirret më shumë parasysh në krahasim me dëshmin e bashkëshortes që mundet me qenë subjektive sikurse dëshmia e ganiut që mundet me qenë jo Reale!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Justiniani Lexo Postimin
    Po rren ore kjo e veja .. shtohet pytja logjike pse kjo nuk ka raporte me vellezerit e sandokanit?!

    Pse ata nuk merren me kete ceshtje??!!

    Kjo rren aq sa eshte vjeter dhe mjere;Kjo shiqon tv madje ato kanalet pasmesnate ato: ku digjet zjarri ..
    Duhet të jesh pak më i kulturuar zotëri sepse megjithatë Ajo s'pari është femër, grua, nënë dhe e dyta bashkëshorti i saj është dëshmor i kombit dhe një nga të parët që u rreshtua në UÇK-ë!
    Tashti në rren apo nuk rren për këtë gjë do të vendos Opinioni Publik; ajo akuzën nuk e bëri në odë burrash por para Opinionit Publik!
    Ajo se nuk e lëshi TV-en sepse nuk mundet të shikoj s'bashku me fëmijët Njeriun që u ka vrarë babain është e vërtetë sepse vehuni në lëkurën e saj dhe më thoni a do t'mund ta shikoni atë që u ka vrarë më të dashurin e familjës!
    Sa për mardhenjet me vëllezrit e Sandokanit e dimë që rrallë ndonjë grua ka mardhenje t'mira me familjarët e burrit! Është diçka Personale dhe mbrenda Familjës gjë që t'i s'mund ta dish!
    Ndoshta as kjo s'do të mirrej me këtë çështje por dalja në TV-e e Gecit dhe kërkesa e tij për të gjetur ata që kanë vrarë ( deshmitari fliste vetem për vrasjen e spiunëve të Serbisë) Kllokoqët apo edhe Broshët ka prodhuar një ndjenjë të fjetur tek ata që e kanë bërë padinë!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne kurr nuk kemi me u shvillu si shoqeri sepse derisa ka njerz qe krimin e mbroin,po le te jet kush do qoft e jona eshte te bejm presion tek drejtesia qoft vendore por edhe nderkombetare qe te gjitha te zbulohen dhe te gjith te marrin denimin e merituar,qfar lidhje ka ajo se qfar emri ka.
    Perderisa nuk e bejm nje gje te till gjithmon do ket kunderthenje dhe asnjeher nuk do merremi vesh per asgje.

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Edhe një duhet ta keni të qartë. Po të mos flietj sot për vrasjen e Sandokanit, do të flitej për vrasjen e Gani Gecit. Aty puna ka shkuar si në filma.

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •