Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Një muze për komunizmin shqiptar

    Një muze për komunizmin shqiptar

    "MOKO-Tirana", i shpërndarë në disa hapësira intime ekspozuese, nuk do të jetë një muze në kuptimin klasik. është konceptuar si një rikrijim i jetës së përditshme, me objektet e zakonshme të konsumit të familjeve shqiptare

    Oliverta Lila

    Mungesa e një institucioni muzeal kushtuar historisë së komunizmit në Shqipëri, ka nxitur një iniciativë private për ngritjen e të parit muze kushtuar epokës. "MOKO-Tirana", i shpërndarë në disa hapësira intime ekspozuese, nuk do të jetë një muze në kuptimin klasik. Është konceptuar si një rikrijim i jetës së përditshme, me objektet e zakonshme të konsumit të familjeve shqiptare. Muzeu i Objekteve të Komunizmit do të prezantohet nesër, ora 18.30 në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. I pari bashkëpunim i "MOKO" u shënua me TIFF dhe Arkivin Qendror të Filmit për nxjerrjen nga fondi dhe rishfaqjen e prodhimeve kinematografike të huaja të ardhura në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit. Albjon Bogdani, drejtor i muzeut, i cili e konsideron këtë nismë angazhim qytetar, shprehet se ky muze, i pari i këtij lloji, do të ofrojë një eksperiencë të prekshme të historisë së komunizmit për turistët e huaj dhe një dëshmi historike për gjeneratën e re shqiptare. Bogdani shpjegon më poshtë mënyrën se si është konceptuar ky muze dhe mënyra e funksionimit të tij.

    Një muze kushtuar tërësisht historisë së komunizmit. Cila qe shtysa e kësaj sipërmarrjeje private dhe cilat do të jenë specifikat e këtij muzeu?

    "MOKO-Tirana"(Muzeu i Objekteve të Komunizmit) është një projekt që zhvillohet prej dy vjetësh, i cili tashmë vjen i konkretizuar me një koleksion artifaktesh në zgjerim e sipër dhe me mjedise ekspozimi mbi të cilat do të punohet për çeljen e hapësirave muzeale. Prezantimi i kësaj nisme bëhet në një moment simbolik që përkon me 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera ish-komuniste si: Bullgaria, Rumania, Hungaria, Polonia apo Çekia, mungojnë institucionet që i dedikohen tërësisht prezantimit të historisë së komunizmit. Institucionet shtetërore si Muzeu Kombëtar apo Galeria e Arteve kanë bërë kryesisht ekspozita të përkohshme, por asnjëherë nuk janë marrë mirëfilli me trajtimin muzeal të asaj periudhe. Muzeu i komunizmit "MOKO-Tirana" do të ketë në fokusin e vet paraqitjen e jetë së përditshme dhe specifikave të secilës periudhë pas Luftës së Dytë Botërore deri në shembjen e sistemit komunist - në mënyrë që çdokush të ketë mundësinë të kuptojë se çdo të thoshte të jetoje në Shqipërinë e viteve ‘50, ‘60 e kështu me radhë. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, hapësirat e ekspozimit nuk do të jenë hapësira muzeale të mëdha dhe imponuese. Në idenë tonë, do të jenë vetë apartamentet e ndërtuara asokohe që do të shërbejnë për ekspozim. Ambientet e përzgjedhura paraprakisht janë të shpërndara në Rrugën e Durrësit, në Tiranën e Re dhe te Pallatet e Oficerëve. Objektet, të cilat janë pjesë e konsumit të përditshëm gjatë komunizmit, do të jenë të vendosura në mjedisin e tyre "familjar" dhe çdo detaj, duke nisur nga një gozhdë, orenditë, zbukurimet, veshjet, mobiliet do të jenë autentike. Kjo do të stimulojë një situatë intime me të shkuarën dhe për vizitorët atmosfera e ekspozitave do të provokojë një lloj udhëtimi në kohë.

    Kjo do të thotë që secila prej këtyre ambienteve ekspozuese do të jetë specifike?

    Çdo apartament është i veçantë. Për momentin ne po kurojmë ambientin e shtëpisë së një çifti ku bashkëshorti është mësues dhe gruaja shkrimtare. Në një tjetër apartament do të improvizojmë ambientin shtëpiak të një familje ushtarakësh, të cilët gjithashtu kanë gëzuar një status të veçantë. Brenda kornizës së përgjithshme të barazisë që dominonte hapësirën e konsumimit dhe kulturën vizuale të kohës (ku si pasojë e sistemit të mbyllur, kryesisht objektet ishin të njëjta) secili krijonte specifikën e vet në bazë të botëkuptimit dhe të mundësive. Ne do të mundohemi që të kapim disa nuanca që portretizojnë personazhe të ndryshëm të tipologjisë sociale mbi të cilat bazohej sistemi.

    Do të ketë mes tyre edhe personazhe të njohur të kohës? Fillimisht muzeu do të merret me jetën e personazheve "anonimë", duke luajtur kështu me ideologjinë e anonimatit që vetë sistemi kultivoi. Por në perspektivë, nisur edhe nga modele të zhvilluara në vende të ndryshme, mund të kemi shtëpi që do të simulojnë hapësirën e banimit të personazheve pak më të spikatura - siç mund të jetë për shembull shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare apo artistit të mirënjohur, Ali Oseku, gjatë komunizmit. Gjithsesi, kjo mbetet për një fazë të dytë.

    Brenda këtyre hapësirave muzeale, cili do të jetë qëndrimi juaj në trajtimin e komunizmit?

    Kur kemi prezantuar këtë projekt ka pasur reagime të cilat janë luhatur mes dy kategorish diametralisht të kundërta. Njëri ekstrem i përket atyre që mbështesin konceptin dhe sipërmarrjen për të reflektuar mbi të shkuarën tonë totalitare përmes kësaj forme muzeale, ndërsa ekstremi tjetër tkurret dhe sheh në këtë ide riskun se ky muze komunizmi mund të krijojë një ide romantike për të shkuarën. Ne nuk do të pozicionohemi në asnjë nga këto dy polaritete: "MOKO-Tirana" do të synojë të artikulojë dhe paraqesë një shumëfishësi nuancash që gjenden në spektrin mes nihilizmit kategorik që mohon në tërësi sistemi dhe nostalgjizmit romantizues.

    Për cilin publik është menduar në koncept-idenë e këtij projekti?

    Audienca e muzeut ndahen në dy kategori kryesore - të huajt dhe shqiptarët. Për të huajt mendojmë se do shuajmë sadopak kuriozitetin për të kuptuar paksa nga historia e këtij vendi "ish-komunist" nëpërmjet ofrimit të një eksperience të prekshme të realitetit të së shkuarës. Ndërsa për sa i përket audiencës shqiptare, ne kërkojmë që muzeu të kontribuojë në procesin e rishikimit dhe rishkrimit të historisë sonë moderne dhe luajë rolin e një ure lidhëse mes gjeneratave. Mes atij brezi që ka jetuar, është rritur apo plakur në atë sistem, si edhe të rinjve të lindur përpara viteve 1990 (porse ende jo të vetëdijshëm aq sa për të ruajtur një memorie të qartë të asaj periudhe) dhe atyre që u përkasin gjeneratës së tranzicionit. Ne kërkojmë të ngremë një sistem reference për veten tonë, një lloj kornize kolektive të të identifikuarit.

    Si është konceptuar funksionimi i këtij muzeu, veçanërisht për sa i përket financimit?

    Aktualisht, jemi në fazën e zgjerimit të koleksionit, krijimin e rrjetit të partnerëve institucionalë dhe promovimin e iniciativës në rrethet kërkimore akademike. Deri më tani kjo nismë është menaxhuar me fonde private, porse për hapjen e ekspozitës në shtatorin e vitit të ardhshëm dhe krijimin e mjediseve edukative (biblioteka multi-mediale, hapësira për tryeza diskutimi etj.) do të kërkohet edhe mbështetje nga institucionet shqiptare dhe organizatat ndërkombëtare që fokusohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore. Për sa u përket objekteve, "MOKO-Tirana" aktualisht zotëron mbi 1300 artifakte dhe publikime nga periudha e komunizmit, një pjesë të dhuruara e të tjera të blera në treg. Koleksioni përfshin çfarëdolloj objekti që i përket periudhës së komunizmit dhe hapësirat muzeale do të jenë tërësisht vetëm me objekte autentike të kohës.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kurtis
    Anëtarësuar
    15-07-2010
    Vendndodhja
    Ohio, USA
    Postime
    3

    Location?

    Albo
    Thank you for this information. Do they have a permanent site for their museum? What is the address?
    I hope to make a visit to Tirana, and would like to see this historical exhibit.
    Thank you.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kurtis
    Anëtarësuar
    15-07-2010
    Vendndodhja
    Ohio, USA
    Postime
    3

    Vend?

    Albo
    Ju faleminderit për këtë informacion. A ato kanë një vend të përhershëm për muze e tyre? Cila është adresa?
    Unë shpresoj që të bëjë një vizitë në Tiranë, dhe do të donte për të parë këtë ekspozitë historike.
    Ju faleminderit.

    Sorry: coputer translated

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •