3 Dhjetori, Dita e Personave me aftesi te kufizuara.
Me qindra fėmijė me aftėsi tė kufizuar nuk shkojnė nė shkolla, pasi nuk kanė infrastrukturėn e duhur

Janė jo pak, por rreth 4 500 fėmijėt me aftėsi tė kufizuara, tė cilėt nuk gėzojnė tė drejtėn e arsimimit nė shkollat publike. Tė gjithė i pėrkasin grupmoshės 6-18 vjeē. Shkak pėr humbjen e sė drejtės elementare pėr arsimim, ėshtė trajtimi aspak human, me tė cilin ata trajtohen, qoftė nga shoqėria, qoftė nga instancat shtetėrore.
Raporti i fundit studimor, punuar nga USAID-i dhe FSHDPAK-ja (Fondacioni Shqiptar i tė Drejtave tė Personave me Aftėsi tė Kufizuar), tregon me shqetėsim se, situata nė vitet e fundit, jo vetėm qė nuk ėshtė pėrmirėsuar, por ka ardhur gjithmonė duke u rėnduar.
Pothuajse nė tė gjitha ndėrtimet e reja, nė infrastrukturėn arsimore, shkallėt apo hyrjet e veēanta ku mund tė kalojnė nxėnėsit me aftėsi tė kufizuar, kanė mbetur nė projekte, pa mundur tė realizohen. Prej disa vitesh qeveria ka miratuar njė manual mbi standardet, nė tė cilat duhet tė ndėrtohen shkollat. Nė kėtė manual thuhet se, nė infrastrukturėn shkollore, duhet tė pėrfshihet gjithēka, duke nisur nga rampet dhe njė sėrė zgjidhjesh tė tjera arkitektonike, tė cilat ua bėjnė mė tė lehtė nxėnėsve me aftėsi tė kufizuar, qofshin kėta edhe me karrocė, vajtjen nė klasa apo tualet. Kjo ėshtė ajo ēka thuhet nė manual, pasi nė realitet faktet flasin ndryshe.
Nė njė sondazh tė kryer nė 6 qendrat mė tė mėdha urbane nė vend (Tiranė, Durrės, Shkodėr, Vlorė, Elbasan, Korēė), USAID-i dhe FSHDPAK-ja, vėrejnė se, mė shumė se gjysma e familjeve qė kanė si anėtarė persona me aftėsi tė kufizuar, jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike. 51 pėrqind e familjeve tė intervistuara, janė shprehur se janė nė kufijtė e mbijetesės dhe pa asnjė lloj pėrkrahjeje.
Tė pyetur nga USAID-i dhe FSHDPAK-ja, pjesa dėrrmuese e personave me aftėsi tė kufizuar, i kanė dhėnė notė pakaluese shanseve pėr punėsim qė qeveria ofron pėr kėta individė. Po kėshtu notė pakaluese kanė marrė formimi profesional, pjesėmarrja nė vendimmarrje nė nivel lokal, si edhe trajtimi qė kėsaj kategorie i bėhet nė shoqėri.
Nė arsim gjendja ėshtė edhe mė alarmante. Rreth 880 fėmijė marrin mėsim nė shkollat speciale, ndėrsa 219 nė shkollat publike, njė shifėr kjo shumėfish mė e vogėl se fėmijėt me aftėsi tė kufizuara tė mbetur jashtė institucioneve arsimore, pėr shkak tė mungesės sė kushteve infrastrukturore.