Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25

Tema: Ese

  1. #21
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    sa i pelqente te shkurtrit kandili i te gjatit. kishte nje elegance joshese ne menyren si e mbante me nje dore, duke e mbrojtur me tjetren nga era. ne dhomen e vogel, me cati te ulet, hija e tij binte mbi te gjitha muret e ferfellinte lehte, lekundshem. u ul ngadale, preku token per te kryer ritin e zjarrit, dhe pastaj ndezi vatren. vatren!?

    -po s'ishte dhe aq ftohte a derbardhe!

    dhe nga pune shqisash dhe perceptimi (ftohte, apo ngrohte), muhabeti kaloi tek thellesia e emrave te permendur, harruan marreveshjen e fjales e u kacafyten si rralle kacafyten tigrat blu* me luenerit e bardhe.


    det! mos ma ver re. une kacafytem me veten. me kenaqe. shume.



    tiger blu* thirret banori i ishullit te sri lankes, per shkak te ngjyrave te treves. informacioni, i marre nga kuzhinieri indian i restorantit ku punoj. taze.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Kulla, thjeshte nuk arrita ta marr vesh se cfare ke dashur te thuash. Madje qe te mos filloj te dyshoj edhe une per ty, mund ta heqesh ate koment fare? Sepse dyshimi nuk eshte prove, por eshte i keq si dreqi.

    Gjithe te mirat,
    Shtepia e vjeter

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    ***

    - Ti endesh kotė rrugėve, me iden fikse se sot duhet tė bėsh diēka. Duhet tė ndryshosh, duhet tė mbushėsh orėt e tua me punė tė frytėshme, tė dukėshme. E, nė tė vėrtetė asnjėherė nuk e shuan dotė dėshirėn pėr tė ecur, sa kjo tani duket se ėshtė bėrė njė makth i vėrtetė. A nuk tė duket edhe ty kėshtu?
    - Po, unė mendoj pak mė ndryshe se ti. Them se pėr njerėzit ka gjithmonė njė rregull, i cili nuk ėshtė njėsoj pėr tė gjithė. Por nė pėrgjithėsi ėshtė kujdesi. Kujdesi se ku shkel, ku hedh hapin, ku mbėshtetesh. Ka shumė rėndėsi se nga vjen, kujt i pėrket, ku i ke rrėnjėt. Mos prit tė lidh kokrra tė shėndetshme molla e egėr.
    - Ti gjithmonė pėrpiqesh tė mohosh atė cfarė unė them, ty gjithmonė fjalėt e mia tė duken tė vogla, pa vlerė, ose duket sheshit sikur do t’i injorosh. E ke idenė se ēfarė dua tė them?
    - Nėse sonte ke vendosur qė nė tė debatojmė, hajde, por gjithmonė ta kesh nė vėmendje se unė flas nga pėrvoja, sepse ka njė rregull kjo botė. Rregull qė as unė as ti nuk mund ta ndryshojmė. As shumė e shumė tė tjerė. Ti e di se unė jam majtas, sepse tė majtės i pėrkas. Por ka shumė rėndėsi tradita. Rregulli ėshtė ky: ne nuk kemi ecur pėrpara, sepse mė duket se tė keqen e kemi tek rrėnjėt. Tė parėt tanė nuk dinin, nuk kishin mundėsi tė binin mė shumė pėr ne. Unė u pėrpoqa, me ndihmėn e kohės arrita tė bėhėm dikushi, megjithse shumė vėshtirė...Eh, ky ėshtė rregulli!
    - Cili rregull? Rregulli se ne duhet tė rrijmė nė fund? Tė mos pėrpiqemi asnjėherė? Tė pranojmė qė fatin dhe rrugėn tonė ta shkruajn tė tjerėt? Jo, unė nuk do ta pranoj kėtė gjė, sepse ti e di shumė mirė se ēfarė rruge kam kaluar unė. Madje jo vetėm unė, por tė gjithė ne andej kemi ardhur. Ka shumė rėndėsi geni, ka shumė rėndėsi kombinimi i tyre. Po, ėshtė e vėrtetė; ne jemi shumė mė ndryshe se tė tjerėt, madje tė gjithė janė tė ndryshėm nga njėri tjetri. Edhe si komb jemi mė ndryshe. Tė gjithė jemi tė bindur pėr kėtė. A nuk ėshtė edhe ky njė rregull?
    Tė dy po rrinin tė heshtur. Sikur u morėn vesh se po tė shkonin mė tutje, do ta lėndonin njėri tjetrin. Dielli i asaj dite nė ikje u binte pjerrtas nė sy. Drejt tyre po vinin njė palė syze pasqyrė mbi njė kokė plotė thinja. Koka lėkundej lehtė nė qafėn e kuqe, e cila ngulej fort mes shpatullave tė gjera e plot gunga. U mor vesh, nėse nuk do tė mbėshtesnin njėri tjetrin, ky i treti do t’i bėnte fėrtele!
    - Morgani! Morgani dhe Miēunini! Por edhe Darvini! Mos po bisedonit pikėrisht pėr kėto gjėra? Dikur, kur unė isha kryetari, atje ishte Fliani Sekretar. E dini se unė atėherė isha i rrezikuar? Nejse...qė tė mos e zgjasim....(ishte njė histori qė burri mesatar nuk e kuptoi fare, i gjati duket se e kuptoi, ndėrsa tė tjerėt rreth e rrotull dėgjuan dhe panė tė bėrtitura, dridhje zėri dhe stėrkla pėshtyme).
    - Unė di tė them se nuk e kuptova fare, ti je me Morganin, Miēuninin, apo me Darvinin?
    - Mė lejo tė ta shpjegoj edhe njė herė, unė nuk jam me asnjėrin. Por ti tregohu mė i duruar, me dėgjo me vėmendje, mė dėgjo; sepse kjo qė do tė them ėshtė shumė ė rėndėsishme, vendimtare, parėsore. Do mė lejosh? Tė lutem!
    - Ti je krejt i lirė tė bėsh shpjegimet e duhura.
    - Jo jo, mė dėgjo!
    - Tė dėgjoj mė shumė vėmendje!
    - Mė dėgjo pra, mė lejo tė flas.
    - Po pres fjalėn tėnde.
    - Jo, tregohu i duruar o burrė i dheut!
    - Unė nuk e di se ēfarė po tė bėj kur jam duke heshtur. Edhe heshtja ime tė mundon???
    I treti mbeti pezull, i heshtur dhe i fyer thellė. Nuk foli mė, sikur ia fshinė fare mendimet e shumta nga koka plotė thinja dhe me syze pasqyre. Dielli i fortė ishte futur pas horizontit tė kuq.
    - Ndize edhe njėherė! Sepse ne jemi miq, apo jo. Fundja, kjo ėshtė njė bisedė, si tė gjitha bisedat tona kėtyre mbrėmjeve tė gjata.
    - Do flasim pėr gjithēka, kohė kemi, e ne besojmė se jemi aq jetėgjatė sa tė shihemi pėrsėri.
    Shtepia e vjeter

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e by_durrsaku
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    112
    Flm per mendimet tuaja... BleeD
    SPIRIT OF ALBANIAN(asd)

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2011
    Postime
    3
    me ndihmoni me nje ese pershkruese per vten plz

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •