Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 25

Tema: Ese

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ese

    Politika- mendimi Djathtas

    Qė kur shoqėria njerzore filloi tė pėrdorė pasuri natyrore, mė tė fortėt zotėronin mė shumė tė mira materiale. E gjithė kjo arrihej vetėm nė sajė tė forcės dhe mendjes. Rendja drejt pasurisė, drejt tė pasurit nė zotėrim mjete dhe prona pėr tė prodhuar kėto tė mira materiale ėshtė nė thelb tė natyrės njerzore. Duke qenė se prona ėshtė gjithmon njė siguri mė shumė, njerzit krijuan ligje dhe ndėrtuan shtete, qė nė thelb janė masa mbrojtese pėr tė ruajtur kėto prona nė zotėrim. Kėtė gjė e bėnė qė nė fillimet e organizimit ne shtete, duke kaluar nėpėr tė gjitha fazat e rendeve shoqėrore. Mjafton tė hedhėsh njė vėshtrim tė shpejtė, dhe menjėherė shihet qartė se gjithmon ata qė janė marrė me politikė janė djathtas, zoterojnė prona, i mbrojnė ato, dhe ligjet qė krijohen janė nė funksion tė mbrojtjes sė ketyre pasurive. Pa dashur tė shkohet mė tej pėr gjėra qė dihen, nė thelb politika ka qenė dhe mbetet monopol i tė djathtės.
    Ndarja e shoqerisė njerzore nė klasa, nuk ishte asgjė tjetėr, vecse lindja e njė klase tė re politike, e nje grupi tė ri shoqėror tė shtresėzuar nė klasė, pėr tė zotėruar edhe kėta tė mira materiale, pra politika filloj tė shihet si njė instrument qė tė bėn tė pasur. Duke vazhduar kėtė linjė mendimi, nuk ka se si tė mos thuhet: e majta duke shkuar drejt pushtetit nuk bėn asgjė tjeter vecse shkon drejt mendimit djathtas, veprimit djathtas. Eshtė krejt tjetėr gjė rruga qė ndiqet, shumė herėt me anė tė luftėrave, pushtimeve, ideologjive fetare, teorive revolucionare, revolucioneve dhe komunizmit. Shpesh herė keto ideologji nuk janė mė tė mirat, nuk janė tė drejta, shkojnė ndesh me natyren njerzore dhe sjellin aq shumė tragjedi, sa krejt historia njerzore ėshtė e mbushur me lumenj gjaku qė rėndojnė vertet shumė nė ndergjegjen planetare. Rendja drejt pushtetit nė thelb mbetet qellim nė vetvete, jo ideologji, jo idealizėm, por thjeshtė ėshtė pragmatiste. Ideologjitė nė tė vetvete janė mė shumė sisteme mendimi tė ndėrtuara shumė hollė mbi tė cilat ndertohet rruga drejt pushtetit.

    Po tė shohim ata qė pėrbejnė klasen politike nė Shqiperi, qė nė pamje tė parė dallohet shumė lehtė ajo cfarė u tha me siper. Kjo ndoshta edhe pėr shumė arsye specifike tė krijimit tė shtetit shqiptar. Pa marėe pėrsipėr ndonjė analizė tė thellė pėr historinė politike tė Shqipėrisė, por vetem tė gjykohet pėr mbi ata qė pėrbėjnė sot klasen politike, perfitohet njė pamje e qartė qė do te ishte pak a shumė kėshtu:

    Partitė politike tradicionale shqiptare tani pothuajse janė krejt tė parendesishme nė aspektin e peshės politike. Kjo per shume arsye, duke filluar qė nga mė e rėndėsishmja; lufta e pamėshirėshme qė iu bė ketyre forcave politike nga komunizmi. PPSH-ja nuk la asnjė mjet pa pėrdorur pėr tė eleminuar kundershtarėt politik. Ekuilibrat politik rajonal dhe botėror qė u krijuan pas Luftes se Dyte ishin shumė favorizues pėr komunistet shqiptar, ideologjia komuniste ishte njė plus pėr tė shtuar gjakesinė dhe grykesinė pėr pushtet. Dhe me kryesorja, fitorja mbi fashizmin deri nė njė fare mase iu dha tė drejtėn e fituesit, qė duhet tė marrė pjesėn e luanit nė pushtetin e sapofituar. Eshtė e tepėrt tė thuhet qė klasa tradicionale politike shqiptare u persekutua deri nė monstuozitet. Kjo tashmė ėshtė lehtėsisht e provueshme.

    Duke parė me shumė vėmendje lindjen dhe rritjen e komunizmit nė Shqipėri vėren se nė fillimet e tij ata qė e pėrqafuan ishin kryesisht nga shtresa e pasur dhe e mesme e arsimuar e popullsisė. Gati tė gjithė ishin tė shkolluar jasht vendit, bijė pasanikesh tė mesem, qė tė mbrujtur me idetė shumė joshėse pėr njė Rend te Ri Botėror, pėr barazi sociale dhe drejtėsi, nė tė vertet nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me bishėn e "diktaturės se proletariatit" qė do tė vinte mė vonė. Tė pėrshkruash atė cfarė ndodhi pas viteve tė para tė Luftės ėshtė e tepėrt. Komunistėt shqiptar po shkonin drejt pushtetit, por rruga e tyre po mbulohej me gjak, dhe nė themelet e kėsaj ngrehine socialiste po flijoheshin shumė jetė njerzore, shumica tė pafajshme. Pėr tė kuptuar mė mirė dėshtimin e kėsaj ideologjie tė frikshme, ndoshta duhet bėrė njė parashtrim tjetėr.
    Cfarė ishte nė thelb komunizmi? Sigurisht ishte njė Ideologji. Terreni dhe koha kur lindi ishte mjaft pjellore, ishte koha e filozofive tė mėdha, e pėrmbysjeve tė mėdha. Revolucioni qė filloi nė France, do shtrihej nė kohė dhe hapėsire, dhe sidomos nė kohėn kur nė horizont po shfaqej Nazizmi. Nė Rusi ndodh Revolucioni i Tetorit, ndėrsa pjesa tjetėr e Europės ndodhej nė valėn e Luftės sė Parė. Nė krizen e madhe globale, Europa do te ishte vertet nje vater shume e mire per lulezimin e ideve komuniste, qė tingellojnė shumė ideale edhe sot e kėsaj dite. Kriza ėshtė e gjatė, dhe kjo gjendje do tė vazhdojė deri nė prag tė Luftės sė Dytė. Njė arsye tjetėr ėshtė padyshim nevoja pėr tė pėrballuar Nazizmin. Ndoshta vetėm ai vrulli i madh revolucionar i komunistėve mund t'i bėnte ballė makinės mė tė tmerrshme tė luftės qė kishte parė deri nė atė kohė njerzimi. Nė kėtė kohė ndodh aleanca mė e cuditshme, perėndimi kapitalist me komunizmin e lindjes janė perball nazizmit.
    Megjithė kėta faktor qė nė tė vertet tė shtyjnė tė mendosh se komunizmi ėshtė me baza shumė tė forta, atij i mungonte njė element shumė i rėndėsishėm dhe thelbsor; prona private. Pra ata hoqėn elementin kryesor mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar e gjithė shoqeria njerzore. Kjo ėshtė e barabartė me shkuarjen kundėr kohės, kėsisoj nuk ėshtė as dielektike, teori mjaft e njohur kjo dhe e predikuar prej vet komunistėve.

    Duke i qendruar kesaj linje mendimi, pushteti per komunistėt shqiptar ishte vėrtet njė konsolidim i pandalshėm dhe konstant i forcės dhe dijes sė tyre. Ata krijuan shtresėn e re tė tė arsimuarve, ligje qė u shkonin shumė pėr shtat ideve dhe pushtetit qė krijuan. Thellė nė vetėdijen e tyre ata e besonin se tani e meritonin plotėsisht pushtetitn dhe tė mirat materiale qė vinin prej tij. Ndryshimet e viteve 90' i gjetėn nė pikat mė kyce prej nga mund tė pėrfitohej, ata ishin nė pozicionet mė tė mira prej nga mund tė niseshin nė garėn e pasurimit. Thjeshtė, ata ishin nė gjendje tė pėrshtateshin mė lehtė me kushtet e reja dhe avantazhet qė tė krijonte liria dhe ekonomia e tregut tė lirė. Piksėpari ata e ruajten strukturėn e tyre partiake, i ndėrruan asaj emrin, ndryshuan programin, ndryshuan edhe kupolėn udhėheqėse, por nė thelb mbetėn po ata, dmth ata ruajtėn tė paprekur shtresėn qė i mbėshteste. Qenia nė opozitė nė vitet e para tė demokracisė u dha mundėsi qė tė "pastroheshin" nga mėkatet e 50 viteve, si dhe i forcoi shumė ekonomikisht. Riardhja nė pushtet pas kėsaj ata tani i ka bėrė tė pakapshėm, sa tani janė kthyer nė pasanikėt dhe shtresėn mė djathtas tė shoqėrisė shqiptare. Edhe ligjet qė janė krijuar dhe krijohen nė kushtet e reja tė ekonomisė sė tregut tė lirė shumica u shkojnė pėrshtat pikėrisht kėtyre pasanikėve tė "majtė".

    Vijon
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po?

  3. #3
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Mosha
    35
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    O Det,

    more ti ke shkruajtur bukur mire po ke ngaterruar vendin e postimit.Ketu eshte letersia dhe jo politika.Motro,spo duan shqiptaret me sa di, ma ksi laknash.Plz.
    Liridona

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Deti, shume e bukur.

    Te pershendes!

    ASD

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Paj moj "moter" kjo eshte nje Ese, dhe si e tille hyn tek letersia, edhe pse eshte Ese Politike. Edhe dicka tjeter moj "moter"; eshte me mire te shkruash gjera te tilla, se sa me u heq ndryshe nga ē'je ne te vertet! E sa per "lakna", a mos ndodhen me shumice ne kopshtin tend?
    Shtepia e vjeter

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vecoj

    Ata krijuan shtresėn e re tė tė arsimuarve, ligje qė u shkonin shumė pėr shtat ideve dhe pushtetit qė krijuan. Thellė nė vetėdijen e tyre ata e besonin se tani e meritonin plotėsisht pushtetitn dhe tė mirat materiale qė vinin prej tij. Ndryshimet e viteve 90' i gjetėn nė pikat mė kyce prej nga mund tė pėrfitohej, ata ishin nė pozicionet mė tė mira prej nga mund tė niseshin nė garėn e pasurimit. Thjeshtė, ata ishin nė gjendje tė pėrshtateshin mė lehtė me kushtet e reja dhe avantazhet qė tė krijonte liria dhe ekonomia e tregut tė lirė.


    Dhe hajt t'u dalesh perpara tani. Femijet meqe qene te paret qe u pasuruan paten mundesine edhe me shume se gjithe te tjeret qe t'i shkollonin ashtu sic duhej. Besoj perqindjen me te larte te atyre qe kane mbaruar ne top colleges te Amerikes e kane femijet e te privilegjuarve te komunizmit.



    Piksėpari ata e ruajten strukturėn e tyre partiake, i ndėrruan asaj emrin, ndryshuan programin, ndryshuan edhe kupolėn udhėheqėse, por nė thelb mbetėn po ata, dmth ata ruajtėn tė paprekur shtresėn qė i mbėshteste. Qenia nė opozitė nė vitet e para tė demokracisė u dha mundėsi qė tė "pastroheshin" nga mėkatet e 50 viteve, si dhe i forcoi shumė ekonomikisht. Riardhja nė pushtet pas kėsaj ata tani i ka bėrė tė pakapshėm, sa tani janė kthyer nė pasanikėt dhe shtresėn mė djathtas tė shoqėrisė shqiptare. Edhe ligjet qė janė krijuar dhe krijohen nė kushtet e reja tė ekonomisė sė tregut tė lirė shumica u shkojnė pėrshtat pikėrisht kėtyre pasanikėve tė "majtė".

    Politika e veglave quhet kjo. Pas emrave fshihen emra dhe emrat e pare qe i shohim ne televizion jane te paprekshem se te paprekshem jane ata mbrapa.
    Ah, me ligjet problem me vete. Jane bere me kapitaliste se kapitalistet e mirefillte. I shkreti Adam Smith ta dinte se kush po ia shfrytezon teorine.


    Pikerisht se kjo eshte e vetmja menyre me te cilen mund t'ia perplasesh ne fytyre te verteten qe duan ta mbulojne me fjale te bukura duke e shnderruar teorine e tyre te poshter e ta bejne te pershtatshme edhe per kohen kur jetojme qe te mbeten ata Zot e Shkop, eshte e rendesishme qe ese te tilla te shkruhen, jo nje po njeqind, me radhe. Te pakten le te jene te ndergjegjshem ata qe njerezit nuk flene.

    Te lumte Deti qe e ke marre iniciativen per nje ese te tille!

    Shendet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te falenderoj Dita per vleresimin qe i ben shkrimit tim. Sinqerisht u ndjeva mire kur lexova komentin tend, ndoshta edhe per nje arsye tjeter: Ti je "lexuesja" me serioze ne kete forum!

    Pershendetje!
    Shtepia e vjeter

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vijon

    Ēfarė i duhet medeomos shoqėrisė shqiptare?
    Tė japėsh njė pėrfundim nuk ėshtė edhe aq e lehtė, si tė thuash tė mbarosh punė me disa perkufizime dhe pėrfundime. Megjithat tė japėsh njė mendim, ėshtė e dobishme. Duke parė kėtė gjendje shumė paradoksale tė forcave politike shqiptare, ndoshta e vetmja mundėsi mbetet "afrimi" i tyre. Bėhet fjalė pėr afrimin si shtresė politike, qė nė thelb do tė thotė ngritje ekonomike e krejt shoqėrisė shqiptare, pra edhe e krahut te djathtė. Eshtė krejt e pavend qė politika e "majtė" pėrbėhet nga milioner, dhe e djathta pėrbėhet nė rastin mė tė mirė nga shtresa e mesme, dhe pjesa dėrrrmuese e saj ndodhet nė njė varfėri tė tejskajshme. Nėse nuk ndodhė afrimi i shoqėrisė shqiptare, kjo do tė thotė qė ajo tė mbetet e polarizuar, do tė thotė qe e "majta" tė vazhdojė tė forcohet pa prā, ndėrsa e djathta tė mbetet atje ku ėshtė, deri nė ēastin kur durimi humbet. Se ēfarė ndodhė kur durimi i shoqėrisė soset, tashmė e dinė mire politikanėt shqiptarė. Besoj se asnjėri prej tyre nuk ėshtė aq dritshkurtėr sa tė mos e ndjejė se kėshtu nuk mund tė shkohet mė tej.
    Ndoshta shembulli mė i mirė do tė ishte niveli i ulėt i pjesmarrjes nė votime, shenjė kjo se besimi tek politika qė ndėrton shtet ka humbur. Kujt do i duhej njė shtet qė mendon vetem pėr pasurimin e ministrave, doganierve, zyrtarėve tė lartė dhe njerzėve afėr tyre? Kush do ta pranonte tė ishte thjeshtė njė "lėndė e parė" nė funksion tė pasurimit pa fre tė "shtetit personal"? Nėse themi se demokracia ėshtė forma mė e pranueshme e shtetit tė sė drejtės, ky yni me siguri nuk ėshtė i tillė, dhe si i tillė, rrezikon shumė qė tė refuzohet pėrsėri. Kjo do tė kishte nje kosto tė papėrballueshme, tashmė edhe pėr klasėn politike shqiptare. Vetem pasi tė zhduken diferencat e mėdha sociale, vetem pasi forcat politike tė arrijnė tė konkurojnė me programe tė sakta zhvillimi, me projekte tė mirėfillta pėrmisimi, pra e thėnė ndryshe, vetem pasi reformimi politik tė mos jetė thjeshtė propagandė por i vėrtetė, atėhere mund tė flitet pėr stabilitet social e pėr rrjedhojė edhe politik.
    Shtepia e vjeter

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2003
    Vendndodhja
    Worcester, Ma
    Mosha
    34
    Postime
    39
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    o deti shqiperise i duhet gjithcka mer bab ..fasho pistona do albanai lol ...shendet
    Mos shiko punen, po shiko gunen.

  10. #10
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile ese

    deti,
    separi dua te te them qe me bere te qesh me menyren se si jeni pergjegjur shkrimit te liridones
    dhe se dyti dua te te them qe poezite e tua po bejn buje dhe poashtu edhe kjo ese ishte shume e mire, keshtuqe te pergezoj per esen e bukur.



    me respekt,
    mbreta

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime
    Det ..bukur ke shkruar por.. kete ESE mundet fare mire ta kalosh dhe ne rubriken politike e aty te te debatojne mileti..natyrisht duke ta ruajtur qellimin tend..pra qe ke shkruar dicka filozofiko-politike..
    Ndersa ketu le te behet ESE-ja jote nje tryeze debati gjithashtu ne stilin filozofik me me shume letersi brenda..e me me pak gazetari..



    Qenani tere jeten kish ndejtur si kelish pa u ndjere ..kurre nuk fliste me njeri..
    Rrinte 6 sahat cdo mengjez ne rradhe tek dyqan i Bylmetit e nuk guxonte te pyeste as se sa arka kos e qumesht kish prure karroca e NTLAP-it..
    E kish mesuar kete zanatin e te mos folurit qe cilimi kur kish ndjere se nuk ish si te gjithe..se ata coc kishin nje njolle te zeze ne biografi..
    Vetem per pune futbolli ai behej gjalle..e i humbiste ajo gjendja as mish as peshk.. Ai turfullonte ndaj arbitrove e trainereve qe nuk po e nxirrnin dot ne kategori te pare Patosin..e tij te dashur..
    Vitet kaluan e nje dizaj Qenani u gjend ne dyert e gjykatave por kete radhe jo si dikur..per te pare xhaxhane qe po ja denonin me pushkatim se kishte pasur ne hale nje cop tel per te cbllokuar kanalin e ujrave te zeza por qe i varfri xhaxha e hengri se i thane ata te deges se e kishte antene radio transmetuese per tu lidhur me Cian..e udebene..
    Jo Jo.. shyqyr vate ajo kohe.. se se nga duallen ca te rinj te krisur e e hoqnė qeverrine moniste dhe nashti nuku kish me luft klase e biografira.. Nashti Qenani inė vente ne Gjykate per te mare pronat..Ne nje cante te madhe kish mbledhur nje tufe me letra te verdha e bente varavingo cdo dite rrugen shpi-bashki e gjykate-kadaster..
    Me ne fund i muarr dhe pronat..
    Nashti mbi nje ish cop truall te tijin qe u a kish lene gjyshi..ai po ngrinte nje grataciele.. Nashti .. ca gjera akoma nuk i kishte zgjidhur me cupken e Xhaxhait.. per ceshtje te truallit por ama duke bere allish verishe me nje ish Hetues qe ishte nashti Kryetar gjykate..ai e kish nxjerre me gisht ne goje cupen e xhaxhait.. e me ane te kunatit te ish hetuesit qe ishte Bos i nje firme ndertimi po e conte ne kat te nje mbedhjete gratacielen e tije.. Natyrisht jo e gjithe grataciela ish e tije.. se shumicen e merrte firma po po ama ai Qenani me biografi ish bloze.. do te kish dyqane e dy katet e siperme te tijat..



    Det..ku e fut qenan mavrine...?

    te te mėngjerit a tek te djath tosurit...lol..

    eh sa lemsh eshte Shqiperia..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    ...

    Brari,
    Nuk jam duke e vrare mendjen shume se ne cfare liste ta shkruaj Qenan Mavrine, sepse, mendoj une listat jane bere lemsh ne Shqiperi. Une besoj se jam me shume se cduhet optimist, pra u perkas atyre njerezeve qe besojne vertete se Shqiperia do te behet. E kjo jo ne saj te ndonje mrekullie, por thjeshte se 6 milion banoret e saj jetojne, e nese 6 milion njerez levizin ne kete hapesire, atehere me siguri do te behet edhe Shqiperia.
    Thjeshte jam perpjekur te tregoj dicka se si duhet te jene punet, e si nuk duhet te jene. Mbase mund ta kem pasur gabim, por, mendoj une se per te kuptuar se cfare eshte mire e cfare eshte keq, nuk do shume mend. Mjafton qe njeriu te kete sensin e te menduarit pozitiv, mjafton qe te jete normal, e shume lehte kuptohet se gjendja ku jemi eshte vertete e papranueshme, dhe si e tille duhet medeomos te ndryshoje.
    E keqja eshte se asgje nuk ndryshon me "urdherin e peshkut", pra qe te ndryshoje dicka, duhet te perpiqemi.
    Kete esse e kam shkruar ketu, per dy arsye.
    E para, une nuk hy tek forumi i politikes, sepse aty ka vertete lufte te ashper, sa nganjehere me duket krejt pa kuptim. E dyta, ketu tek letersia, me duket sikur gjithcka eshte me e qete dhe e qarte, te gjithe kuptohen me mire dhe me lehte.
    Pa dashur te permend ketu edhe faktin tjeter se nje Esse mund te rrije shume mire tek letersia, fundja cdo fjale e shkruar mund te quhet letersi.
    Brari,
    Te falenderoj se vertete je shume i vemendshem. Te me falesh per pergjigjen e vonuar, por ka kohe qe forumin e vizitoj shume rralle.
    Mbase ndonje dite do te te shkruaj me gjate, pse jo, edhe mund te te shkruaj ndonje e-mail, nese do te kem adresen tende.

    Gjithe te mirat e botes,

    Deti
    Shtepia e vjeter

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime
    bajrush !

    Bukur ke shkruar e plot llogjike.

    Njerzit duhet te levizin por kush do i mobilizoje se..e me cfare ideali do i frymezoj..

    i ndjeri teodor keko pershkruante me humor nje cop shqiperi..nje shkalle pallati..pra..njerzit e shqiperise..
    Po e tregoj me fjalet e mija humorin e teodorit se origjinalin nuk e kam.

    ne kto vite demokracie vendosin banoret e shkalles te mblidhen e te qajn hallet..
    Pallati, shkallet , oborri , instalimet etj.. qenė bere per faqe te zeze..

    malua i katit pare thote..

    po ejani mo shok e ta pastrojme nje dite kte te uruar oborrin tone se na mbiten plehrat.. nuk hap dot dritaret se me futen mizat e mushkojat nga pislleku i oborrit..

    qenani ne kat te 5-te ja pret..

    Ce o te dale une.. te fshinj oborrė.. une atje lart jam mire.. ajri paster aty e sme vijne as miza as mushkonja.. Mir do benit yve qe te paguani nga 5000 leka e te blejme nje motopompe qe te na vinje uji dhe neven atje lart..

    Mirpo Malos sju durua e tha..

    Jo mo se nuku jam budalla une te paguanj 5000 lek per tijan ..une per vete kam uje plot ketu ne kat te pare.. e ju qe doni uje blejeni vet motopompen..uė..o po ki ore..

    keshtu u mbill mbledhja pa u marr vesh.. banoret e nje shkalle qe kishin dizet vjet komshinjė..

    ky tregim i teodor kekos sme harrohet..

    eshte tamėm filozofija jone prej Skllavi..

    te na thote nje i FORTE ..ama cdalin si lepujt e fshijme oborr e lo.. et e te fortit..

    ky eshte Shqiptari..
    po keshtu sdo jet gjithmone..

    bajr vazhdo.. me meditacionet e tua..

    jemi ne pritje..

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Personalisht une mendoj se gjerat do fillojne te ndryshojne vetem kur te kemi nje nderrim te plote brezash. Sot nje perqindje shume e larte e moshave te reja jetojne, studjojne e punojne ne emigracion, ku pak nga pak perfitojne nga menyra e te menduarit, e te zgjidhurit te problemeve, e te komunikuarit, etj., e popujve qe na pararendin ne rrugen e zhvillimit. Dikur gjenerata e mbrujtur gjate epokes komuniste do filloje te dali ne pension dhe pak nga pak "gjaku i vjeter" i kontaminuar do te zevendesohet me te riun. Kjo do te ndodhi ne te gjithe sektoret e shoqerise, perfshi boten e politikes, ekonomise etj. etj.

    Rreziku me i madh qe na kanoset, ose me mire qe i kanoset ardhmerise se vendit dhe shoqerise tone eshte, per mendimin tim, uzurpimi nga ana e grupimeve kriminale i pozicioneve kyc per drejtimin dhe zhvillimin e vendit. Nese kjo ndodh athere as brezat qe do te vijne nuk do te mundin ta qeverisin si duhet kete vend, pasi nuk do te jete me thjesht ceshtje mentalitetesh qe perplasen.

    Benalbani

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    ...

    E drejte,

    Une mendoj, madje kjo nuk eshte fort e veshtire per t'u kuptuar, se gjerat ne Shqiperi jane ne kete pike per shume arsye, te vogla dhe te medha. Eshte e vertete se ekonomine e brishte shqiptare e ka pushtuar mafia ekonomike, madje une mendoj, se kjo eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhe nje vendi, aq me teper vendit tone. Ryshfeti ka qene dhe mbetet ne natyren e njeriut shqiptar, cdo pune dhe problem kerkon taq zgjidhe me ryshfet, pavarsisht se ligji thote krejt te kunderten. "Nderet" duhen lare, ose me mire te themi "Borxhet". Tashme, une mendoj, nuk mund te flitet me per fenomen, me pak fjale, ryshfeti ekonomik, politik, deri edhe tek trafiku i votes politike kane marre "qytetarine" ne boten shqiptare. Mendoj se para se te flitet per gjithcka tjeter, per reforma dhe zhvillim, shoqeria shqiptare duhet te perpiqet te dale nga ky rreth e mbyllur, nga kjo mendesi, nga ky tmerr i pafund qe ben pazare edhe me gjerat me minimale dhe jetike per njeriun shqiptar. Besoj se eshte vendi unikal ne bote, ku edhe per nje analize te thjeshte, per nje inxheksion, ne spitalet tona "kerkohen" para. Kjo semundje ka pushtuar cdo nepunes te shtetit shqiptar; qe nga komunari ose kryeplaku i fshatit me te humbur te Shqiperise, e deri tek kryeministri shqiptar.
    Eshte shume me vend ajo cfare thote Ben Albani, por nese une e pyes drejt per drejt Ben Albanin, a do te kthehesh ne Shqiperi, cfare pergjigje do te marr?

    Si perfundim, do te thosha vetem kaq;

    Shoqeria shqiptare duhet te perpiqet te ndryshoje. Por qe te ndryshoje, duhet te fillojne gjithkush ndryshimin tek vetvetja. Perpjekja duhet te jete reale, dhe jo retorike.
    Shtepia e vjeter

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une kam disa vjet qe jetoj ne Perendim, ku kam ardhur per tu shkolluar. Krahas studimeve edhe punoj, pra kam mundesine te perfitoj edhe nga kjo veprimtari (si nga pikepamja ekonomike, ashtu edhe persa i perket etikes se punes, rritjes profesionale etj.)

    Une personalisht jam i gatshem ta investoj/transferoj kete kapital (njohurish, profesional, personal) qe kam fituar ne Perendim, ne Shqiperi. Ceshtja eshte se nuk ka shume gjasa qe ky investim te kete sukses. Nuk besoj se kthimi i pa organizuar i nje numri individesh te shkolluar/mbrujtur ne Perendim, mundet, sot pert sot, ti ndryshoje gjerat per mire. Madje jam i bindur per te kunderten. Une mendoj se ata qe kthehen sot ne Shqiperi, ku dominojne kudo, ne te gjitha fushat, individet qe une tek mesazhi i meparshem i klasifikova "te mbrujtur gjate komunizmit", gjenden perballe nje zgjedhjeje me dy opsione:

    1. Ti rezistojne trysnise se ushtruar prej mentalitetit/njerezve egzistues, dhe, fatkeqesisht, per hir te forces se tij/tyre proporcionalisht shume me te madhe, te thyhen prej tij/tyre

    ose

    2. Ti jepen rrymes dhe te behen pjese e saj: rast ne te cilin perfitimet per ta premtojne te jene shume te majme (sepse inteligjenca dhe aftesite jane instrumenta te zhdervjellte dhe mund te perdoren me sukses per te bere te keqen, po aq sa mund te ishin perdorur per te bere te miren)

    Ne keto kushte dy jane zgjidhjet, perhere sipas mendimit tim.

    E para eshte pritja e kombinuar me shpresen. Te presesh pra, qe dikur, ne nje moment te papercaktuar ne kohe, pas 20, 30, 40 vjetesh, "te mbrujturit ne komunizem" ta kene abandonuar, per arsye te moshes, fushen e lojes dhe te shpresosh qe athere, nder "te rinjte", numri i atyre qe besojne tek e drejta, ligji, etika dhe morali te jete me i larte se ai i atyre qe nuk besojne tek keto vlera.

    Dhe e dyta eshte veprimi i menjehershem per pershpejtimin e ketij procesi dhe per garantimin e fitores se vlerave mbi antivlerat.

    vazhdon... .

  17. #17
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga BenAlbani
    Rreziku me i madh qe na kanoset, ose me mire qe i kanoset ardhmerise se vendit dhe shoqerise tone eshte, per mendimin tim, uzurpimi nga ana e grupimeve kriminale i pozicioneve kyc per drejtimin dhe zhvillimin e vendit. Nese kjo ndodh athere as brezat qe do te vijne nuk do te mundin ta qeverisin si duhet kete vend, pasi nuk do te jete me thjesht ceshtje mentalitetesh qe perplasen.

    Benalbani

    ... Tashme ka ndodhur! Kur ta fillosh aresyetimin radhes tjeter, nisu nga kjo pike.
    Ji Vetvetja!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Dyshimi

    Ata u ulėn pėrballė dhe porositėn gjėrat e zakonshme, dy kafe ekspres, bashk me dy gota ujė me akull.
    - Je mirė? – pyeti mė i gjati. Bjere ta ndezim njėherė. Ai mori nga paketa e saponisur cigaren, e pasi e lagu me pėshtymė, filloi ta thithte gjithė afsh.
    - Mirė - tha burri mesatar, si gjithmonė me pamje tė shpėrqendruar dhe me vėshtrimin e tretur diku pėrtej gjėrave qė dukeshin.
    - Tė bėjmė marrveshjen e fjalės njėherė; sepse kėshtu kuptohemi mė mirė; asnjėherė mos tė mendojmė se kemi plotėsisht tė drejtė, fundja ne kurrė nuk mund tė kuptojmė a kemi tė drejtė apo jo. Dyshimi ėshtė gjėja me e keqe, ai tė brenė si dreqi, megjithatė duke dyshuar njerėzit kanė bėrė shumė punė tė mira, edhe tė kėqija njėkohėsisht. Njerėzit dyshues janė krejt tė pavendosur, tinzarė, mosbesues, brerės. Por jo ēdo dyshues ėshtė i pavendosur. Mė thuaj emrin e njė Dyshuesi tė Madh?
    - Tė njė dyshuesi shqiptarė apo tė huaj?
    - Jo, tė njė tė huaji.
    - Stalini.
    - Po, ishte dyshues, sepse po tė mos ishte, nuk do tė bėnte aq shumė mizori.
    - Tjetėr?
    - Enveri.
    - Edhe ai, madje ai dyshonte tek ēdo gjė dhe pėr gjithēka. Tek tė gjithė, bashkėpunėtorėt, miqtė, shokėt e armėve, tė huajt. Por ai nuk kishte vetėm dyshimin. Ai ishte edhe shumė mizor, tinzar, brutal dhe i zgjuar.
    - Nejse, tė mos flasim pėr gjėra qė dihen, mos ndoshta gjėrat duhen tė ndahen pak mė ndryshe? Ja, unė mendoj se punėt duhen ndarė nė dy pjesė, ose mė mirė tė themi nė dy kapituj tė mėdhenjė. Tė mira dhe tė kėqija. Nuk do shumė mend pėr tė bėrė kėtė lloj ndarjeje. Tė mirat janė tė dukėshme, tė prekshme, njerėzore dhe shumė transparente. Tė kėqijat? Pėrsėri nuk do shumė mend pėr t’i kuptuar kush janė. Ato kanė gjithmonė hijen e dyshimit, janė gjysėm tė vėrteta, tė mbuluara me mister, asnjėherė nuk thuhen me saktėsi, por janė veshura me njė tis herė herė naiv, gati budalla. Shpesh ato merren tė mirėqena, si aksiomat. Asnjėherė pėr tė kėqijat nuk ėshtė folur siē duhet, gjithmonė ka pasur shumė dyshime. Edhe lajmet pėr ato nuk janė tė plota, gjithmonė lajmi fillon me: “Thuhet se...”. Tė nesėrmen po pėr kėtė lajm tė keq ka edhe njė shtojcė, ose njė ndryshim tė vogėl, fare tė parėndėsishėm nė dukje. Detaji gjithmonė lihet gjysmak, jo i plotė, nė mėnyrė qė tė ndryshohet nė ēastin e duhur. E kėshtu e keqja rritet e rritet, ngadalė, derisa njė ditė ajo bėhet aq e madhe, sa mund tė shembė edhe perandori. Kėshtu duket se e ka pėsuar edhe Roma.
    - Pra, ti mendon se dyshimi ėshtė i keq? Ti mendon se unė jam njeri dyshues?
    - Ti nuk je dyshues, ti je i pavendosur. Kjo ka njė ndryshim. Dyshuesi mund tė bėjė pėrpara, i realizon qėllimet, ndėrsa i pavendosuri gjithmonė i lė nė mes punėt, ai shpesh herė nuk i nisė fare ato. I pavendosuri beson vetėm tėk ato gjėra qė besojnė shumica e njerzėve. Ka raste kur i pavendosuri, nė kundėrshtim me ato ēfarė i thotė llogjika, vepron kundėr me bindjet e tij, thjeshtė sepse kėshtu vepron shumica, kėshtu ėshtė prirja e pėrgjithshme, kėshtu ėshtė moda.
    - E drejtė, mė ka ndodhur....disa herė. Por tė vazhdojmė, sonte mendja ime mė thotė se ti po punon me tė gjitha fuqitė. Jepi!
    - Thua ia vlen tė filozofojmė pėr gjėra qė ne i shohim pėrditė, i jetojmė pėrditė, por nuk bėjmė pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė ndryshuar diēka? Ne pranojmė si fakt se duhet tė na drejtojnė dy maskarenj, tre hajdutė, katėr mafioz, pesė tė shitur dhe njėqind tė korruptuar? Nuk kanė rendėesi shifrat, mund t’ua ndryshosh vendet por thelbi nuk ndryshon. E kėshtu, ditė pas dite, ne ecim si nėpėr mjegull, nė njė kaos tė vogėl e tė pisėt, rritemi nė kėtė mjedis kanceroz...
    - Po?
    - Por mė e keqja nuk mbaron kėtu! Madje kjo ėshtė e keqja mė e madhe. Ēfarė do lėmė pas? Unė nuk mendoj pėr mijevjeēarin e katėrt, unė nuk e vras mendjen hiē se ēdo tė ngjajė pas 1000 vjetėsh. Por, mė dhemb shumė pėr fėmijėt e mi, sepse ata rriten krejt pa siguri, e ardhmja u kalon para syve si nėpėr filma, e shohim tė dy ne se si po shkatėrrohet ajo, e shohim tė gjithė ne, e sodisim me endje; por nuk levizim as gishtin e vogėl pėr tė ndryshuar diēka. Turp, shumė turp pėr ne. Unė tė paktėn kėto fjalė do t’i shkruaj sonte. Ndėrsa ty po tė lutem, hajde edhe nesėr tė pijmė kafen bashk. Se ēfarė ke njė gjė tė veēantė ti, unė nuk mund ta them, por unė hy nė mendime sa herė e pijmė kafenė bashk. Ti mė nxitė, ti je katalazatori i mendimeve tė mia. E thash bukur?
    - Bjere ta ndezim edhe njėherė! Tani nuk dyshoj mė tek kafja dhe bisedat filozofike!
    - Ti tallesh, si gjithmonė.

    * * *

    - Mbrėmė, pasi u ndamė, unė dyshova tek ato qė biseduam mbrėmė. Ti i sheh gjėrat shumė zi, shumė pėrmbys. Nuk mė pėlqen hiē mendimi yt negativ. Ne po rritemi. E sheh se si po shqyhen rrugėt e Tiranės? E sheh se pėrditė po ndėrtohen pallate tė reja? I ke parė lulishtet se si po rriten ēdo ditė? Pastaj, nuk e di, ne nuk folėm mbrėmė pėr mė kryesoren, ēėshtjen kombėtare. Ne, po e arrijmė ėndėrrėn tonė. Kosova doli pothuajse, shqiptarėt nė Maqedoni janė faktor real, po kėshtu bota jonė ėshtė bėrė e rėndėsishme nė Ballkan; do tė thosha edhe mė gjerė, nė Europė dhe Amerikė. Pse tė mos thuhen punėt ashtu siē janė?
    - E drejtė. Ke tė drejtė pėr tė gjitha, pėr njė arsye tė thjeshtė. Sepse jemi 6 milion shqiptarė. Kėta njerėz jetojnė, gjallojnė, lėvizin, lindin dhe rriten. E meqė ndodhin tė gjitha kėto nė kėtė hapėsirė, nuk ka dyshim se ne ecim, zhvillohemi, rritemi.
    - Ke dėgjuar pėr kanibalizimin tek kafshėt? Luanėt hanė kėlyshėt e vegjėl tė ēifteve tė tjera, tė familjeve tė tjera. Kjo pėr tė ēuar genin e vet pėrpara, pėr tė mbijetuar rraca e tij brenda llojit.
    - Mos do tė thuash se ne jemi njė botė luanėsh?
    - Jo, nė jemi njė botė njerzore nė zhvillim, ashtu siē the edhe ti pak mė parė. Ndoshta ti ke tė drejtė, ne vėrtetė po rritemi, po plotėsohemi, po pėrparojmė.
    - Atėherė?
    - Por unė dyshoj. Sonte jam unė dyshuesi. Unė, sė pari dyshoj edhe pėr praninė tėnde kėtu. Mbase ti mendon se unė me kėto biseda dua tė bėj pėrpara. Mbase ti dyshon se unė po i afrohem ndonjė force politike? Apo dyshon se unė rri me njėrėz tė rėndėsishėm e mbase synoj pėr ndonjė karrierė? Apo unė jam porositur tė shfaq mendime tė tilla, e ndoshta edhe mund t’i hedh ndonjė ditė nė ndonjė shkrim timin? Nė tė vėrtetė ti mė ke mėsuar tė dyshoj pėr gjithēka e nė ēdo kohė. Unė asnjėherė nuk dyshoja tek...ta zėmė dashuria. Tek dashuria familjare, vėllazėrore, njerėzore. Madje as tek njė njeri nė rrugė nuk kam dyshuar kurrė. Shpesh herė mė kanė mashtruar njerėz krejt tė panjohur, pėr gjėra shumė banale. Ua kam falur. Unė nuk e dija se tjetri edhe kur flet pėrballė, nė mendje bluan njėmijė mendime nė sekondė me qėllimin e vetėm pėr tė “zbuluar” qėllimin t fjalėve tė mia. Nė njė kohė kur unė flisja drejt pėr drejt, pa asnjė paramendim. Ka ndodhur qė tjetri ėshtė tėrhequr i fyer, sepse nė mendjen e tij, me fjalėt e mia ka thurur krejt “intrigėn” time. E kupton? E kupton?

    Tė dy burrat heshtėn, sepse dyshimi i tyre kishte arritur kulmin. Ata tani dyshonin pėr ēdo gjė, qė tek fjalėt, e deri tek gjestet. Por nuk kishin prova pėr dyshimet e tyre.
    - Ta ndezim edhe njėherė!- thanė tė dy njėzėri. Pėr kėtė nuk kishte pikė dyshimi.

    vijon
    Shtepia e vjeter

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pa pikė dyshimi

    Pasi e ndezi si zakonisht cigaren, burri i gjatė nguli vėshtrimin drejt tjetrit sikur donte t'i thoshte: Jepi!
    Tjetri, pa e zgjatur, i jep dy letra tė shtypura, me shkronjė tė vogėl. Burri i gjatė vuri syzet, e ashtu i heshtur filloi tė lexojė nėn zė:

    Nėse fillon tė lexosh me vėmendje atė ēfarė ėshtė e shkruar e zeza mbi tė bardhė
    nga njė mjeshtėr letėrsie, menjėherė tė bie nė sy thjeshtėsia e tij. Aty janė tė
    ndėrthurua shumė thjeshtė dy cilėsi themelore.
    Tė dyja kėto cilėsi nuk arrijnė tė jenė tė pavarura nga njėra tjetra, ato siē
    duket nuk mund tė bėjnė pa njėra tjetrėn. Nėse je zotėrues i njėrės prej tyre,
    padyshim duhet ta kėsh edhe tjetrėn, ose nė tė kundėrt nuk arrinė asnjėherė tė
    bėhesh zot i asnjėrės, kėshtu qė rrjedhimisht do tė mbetėsh thjeshtė njė imitues
    i ndonjėrit prej emrave qė kanė bėrė dritė nė fjalėn e shkruar.
    Kjo ėshtė njė pėrpjekje e vogėl pėr tė parė nė mėnyrė diagonale zhvillimin e
    letėrsisė shqipe nė pėrgjithėsi, dhe sidomos asaj lloj letėrsie tė pas viteve
    90.
    Po cilat janė kėto cilėsi qė u pėrmendėn mė sipėr?
    1. Qartėsia dhe thjeshtėsia.
    2. Fabula ka gjithmonė objekt dhe subjekt.

    Duke analizuar emrat e shkrimtarėve shqiptarė, janė shumė tė pakėt emrat e atyre qė tė ngjisin nė kujtesė, tė mbetėn nė mendje. Kjo e parė nė planin e veprave qė duhet tė mbeten tė lexueshme edhe pas disa dhjetra vitesh, qoftė edhe pas shekujsh. E gjithė kjo qė u tha mė sipėr ėshtė e thėnė e krahasuar me emra tė tillė tė letėrsisė botėrore fjala vjen Tolstoi, Hygoi, Balzaku, Stendal, Gėte,
    Pol Elyar e shumė e shumė tė tjerė. Kjo vlen sepse nuk mund tė mendosh se ke
    lexuar ndonjė libėr tė vėrtėt nėse nuk ke lexuar ndonjė prej emrave tė
    sipėrpėrmendur.
    Tė gjithė kėta emra shkrimtarėsh janė tė thjeshtė dhe tė qartė. Vepra e tyre
    ėshtė thellėsisht e thjeshtė, e shkruar me njė gjuhė krejtėsisht tė pastėr, pa
    lakime dhe stėrhollime stilesh spekullative, por e drejtpėrdrejtė. Po kėshtu
    gjithmonė vepra e tyre ka njė fabul, ka njė objekt dhe subjekt tė qartė. Ēdo
    roman i shkruar prej emrave tė tillė ka njė histori brilante, gjithmonė vepra e
    tyre tė bėn tė mendohesh thellė, ēdo njeri qe ka lexuar qoftė edhe njė libėr tė
    tillė ėshtė bėrė me i mirė, mė njerzor, mė i dashur.
    Po a kanė arritur shkrimtarėt shqiptarė tė shkruajnė ndonjė vepėr tė pėrmasave
    tė tilla? Kėsaj pytjeje unė nuk marrė pėrsipėr t’i pėrgjigjėm, sa kohė qė nė
    letėrsinė tonė ka kaq shumė zhurmė, ka shumė mjegull dhe paqartėsi, sa kohė qė
    institute letersie dhe universitete shkencore nuk kanė marrė pėrsipėr tė
    hartojnė asnjė antologji tė plotė tė kėsaj letėrsie. Megjithatė kėtu duhet
    veēuar Letėrsia e Traditės, qė pėr mendimin tim nė kėtė letėrsi bėjnė pjesė
    veprat mė tė mira tė letėrsisė tonė. Kjo letėrsi e ka provuar veten se mbetet nė
    fondin mė tė mirė tė Letrave Shqipe. Ndoshta kėtu nuk ėshtė nevoja tė pėrmenden emra, fundja tė gjithė e pranojnė faktin se nėse vazhdon tė lexohet ta zėmė Mjeda ose Lasgushi, kjo do tė thotė se ata e kanė shkruar pėrfundimisht emrin e tyre nė kėtė Letėrsi. Ndėrsa nga Letėrsia Bashkohore shqiptare mbeten tė
    pėrmenden vetem disa emra si Ismail Kadare, Koēo Kosta, Dritėro Agolli, Sabri
    Hamiti, Rexhep Qosja. Nuk besoj se do tė ketė ndonjė emėr tjetėr nė letėrsinė
    tonė qė e ka kėtė pėrmasė, kėtė thjeshtėsi dhe qartėsi, cilėsi kėto qė u
    pėrmendėn nė krye tė kėtij shkrimi.
    Nėse pėrpiqemi tė kuptojmė njė letėrsi, kjo duhet tė ndodhė nė mėnyrėn mė tė
    thjeshtė. Ashtu siē kuptohet dielli kur lind, ashtu edhe njė letėrsi e vėrtėt
    kuptohet fare lehtė. Pėrse nė letėrsinė tonė duhet tė ndodhe si nė mesjetėn e
    errėt? Kaq e vėrtet ėshtė kjo, sa vėshtirė tė thuhet se ky shkrimtar ose poet
    shqiptar i kalon pėrmasat e qytetit tė tij nė rastin mė tė keq, ose pėrmasat e
    botės shqiptare nė rastin mė tė mirė. Kėtu bėn pėrjashtim Ismail Kadare. Pjesa
    tjetėr e shkrimtarėve dhe poetėve janė pothuajse anonim, vepra e tyre botohet
    deri nė 1000 kopje, librat e tyre mbeten vitrinave tė librarive kioska dhe
    digjen nė diell. Shumėkujt nuk do t’i tingėllojnė ėmbel kėta rrjeshta,
    megjithatė sa kohė qė kritika letrare heshtė, sa kohė qė universitetet tona
    heshtin, sa kohė qė Akademia e Shkencave heshtė, sa kohė qė lejohen me qindra
    shtėpi botuese dhe shtypshkronja qė kanė pushtuar ēdo skutė tė kryeqytetit tė
    botojnė lloj lloj fjalėsh tė renditura nė formė libri; kjo gjendje do tė
    vazhdojė kėshtu dhe vėshtirė se mund tė ndryshojė diēka pėr mirė, tė paktėn edhe pėr disa vite. Ėshtė unikale tė thuhet, por nė Tiranė ka shtėpi botuese qė mund tė kenė deri nė 50 tituj librash tė botuar, por nuk kanė botuar qoftė edhe nje autor shqiptarė. Nė njė kohė qė mund tė ketė ndonjė tjetėr qė mund tė ketė
    botuar deri nė 50 “poet” tė rinjė, emrat e tė cilėve vėshtirė se ua di njeri,
    pėrveē tė afėrmeve tė tyre! Fjalėt e mėtejshmė janė tė tepėrta.

    - Edhe sonte do tė dyshosh?
    - Nuk besoj, nuk mundem tė jem dyshues me ty sonte. Kjo qė ke shkruar ėshtė e vėrtetė. Unė kėshtu mendoj, si ti. Pa pikė dyshimi!
    Shtepia e vjeter

  20. #20
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    45
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pse mua me duket sikur e njoh bashkebiseduesin?
    .... !

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •