Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Profesori i Oksfordit: Pse nisi Lufta e Dytë Botërore dhe si Shqipëria ra viktimë

    Profesori i Oksfordit: Pse nisi Lufta e Dytë Botërore

    Në shtator të vitit 1939 bota u zhyt në konfliktin më të dhunshëm gjatë gjithë historisë së saj. Por, Neill Ferguson thotë se për ta kuptuar arsyen ne duhet të shohim përtej historisë së shkëlqimit të pushtetit të Hitlerit

    Neill Ferguson

    Pse nisi Lufta e Dytë Botërore në Europë më 1 shtator 1939, më pak se 20 vjet pas paqes që ishte arritur në fundin e Luftës së Parë Botërore? Kjo pyetje është shtruar në mënyrë të përsëritur përgjatë këtyre shtatë dekadave dhe përgjigjet kanë qenë të panumërta. Por, njëra nga çështjet që shtrohet për të kuptuar realisht ngjarjet që çuan te lufta më e përgjakshme në historinë njerëzore është ajo që ka të bëjë me Eurocentrizimin apo Anglocentrizimin, e cila, gjithsesi, është e gabuar.
    Në ndryshim nga Lufta e Parë Botërore, e cila ishte realisht një luftë europiane, luftë e zhvilluar kryesisht në Europë nga europianët, Lufta e Dytë ishte në të vërtetë një çështje botërore. Vetëm duke marrë në shqyrtim panoramën historike botërore të ngjarjeve ne shpresojmë të kuptojmë natyrën e vërtetë të saj.
    Pika e parë që duket qartë është se lufta nuk nisi në Europë në shtatorin e vitit 1939.
    Më saktë, ajo nisi në Azi, të paktën 20 vjet më parë, me përshkallëzimin e konfliktit sino-japonez në Luokouchiao, vend i njohur në Perëndim si ura “Marko Polo”. As në pikëpamjen botërore nuk kishte ndonjë afrim për paqe gjatë këtyre 20 viteve, deri përpara shtatorit të vitit 1939.
    Thuajse një vit pas përfundimit të Luftës së Parë në vitin 1918, nuk kishte akte dhune serioze në disa zona të botës. Për këtë arsye, një numër historianësh janë mësuar ta paraqesin periudhën që nga viti 1914 deri në viti 1945, si një kohë harmonike: një sekondë i luftës 30-vjeçare jepet apo trajtohet një vit, apo si një zgjatim i “luftës civile europiane”. Madje, akoma kjo ide nuk është tamam e mjaftueshme. Për historianët e botës ajo përbën më shumë motive për ta përfytyruar periudhën nga viti 1904 - 1953 si diçka më tepër se një luftë 50-vjeçare. Çelësi kyç i kësaj periudhe nuk janë marrëdhëniet anglo-gjermane, apo franko-gjermane, përgjatë vatërzimit të historiografisë europiane. Kyçi ishte qëndrueshme e fuqisë perandorake perëndimore në pjesën tjetër të botës, dhe kryesisht përtej, në Azi.
    Hegjemonia perëndimore, - sunduesja e botës nga perandoritë europiane dhe kolonitë e përhapura anembanë globit, - kishte në thelbin e saj eksplorimin dhe migrimin përgjatë shekujve XV, XVI dhe XVII. Pas kësaj, një varg revolucionesh në fushën e shkencës, të bujqësisë, financave, politikës dhe industrisë, i dhanë Perëndimit përparësi të pakapërcyeshme krahasuar me pjesën tjetër të globit.
    Kjo ndarje e madhe botërore arriti në pikën e saj më të lartë rreth vitit 1900, kur një koalicion forcash perëndimore ishte në gjendje që të pushtonte Qing China dhe të shtypë kryengritjet rebeluese. Por, me fitoren e Japonisë ndaj Rusisë në luftën për Mançurinë, në vitin 1904, më në fund, rrjedha historike nisi të ndryshojë.
    Që nga ajo periudhë deri në vitin 1950 lajtmotivi i historisë ishte konflikti midis dhe kundër perandorive perëndimore për çështjet thelbësore të tilla si: kush duhet të sundojë territorin gjigant të Euroazisë dhe se si duhet të projektohet fuqia nga Perëndimi i lulëzuar në Lindjen e tejpopulluar? Vetëm kur i vendos zhvillimet e njohura të mesit të shekullit XX në këtë perspektivë, kupton motivin thelbësor të Luftës së Dytë Botërore.

    Pushtimi i Polonisë
    Njoh versionin tradicional, i cili aktualisht mësohet në pjesën më të madhe të shkollave britanike. (Atë kam mësuar edhe unë). Ai është trajtuar thuajse në këtë mënyrë: Lufta shpërtheu në vitin 1939 për shkak se Hitleri pushtoi Poloninë dhe Britania me Francën u angazhuan që ta kundërshtojnë këtë veprim agresioni. Të kuptosh se përse ndodhi kjo, së pari është e nevojshme të kuptosh se si erdhi në krye të Gjermanisë Hitleri, njeriu i lig dhe magjepsës. Përgjigjja qëndron në atë që ai u ofroi zgjidhje gjermanëve për dy probleme: Së pari, ata e kishin zët paqen që u ishte imponuar në Versajë pas Luftës së Parë Botërore; kjo përfshinte humbje territoresh, duke përfshirë këtu “korridorin” prusian, që ia kishin kaluar Polonisë. Gjithashtu, këtu ishte përfshirë edhe një faturë e jashtëzakonshme financiare, që supozohej për të paguar dëmet e shkaktuara nga pushimi gjerman në vitin 1914.
    Së dyti, gjermanët ishin të mërzitur për shkak të zhvillimeve ekonomike në fillimin e viteve 1920 dhe 1930. Ata vuajtën suflacionin në vitin 1923, kryesisht për shkak të dëmshpërblimit, të cilin Gjermania nuk ishte në gjendje ta paguante. Pastaj ata pësuan inflacion të rëndë midis viteve 1929 dhe 1933, si rezultat i Depresionit të Madh. Papunësia e madhe e fillimit të viteve 1930 e ndihmoi Partinë Social-Nacionaliste të Hitlerit që të fitonte vota, duke u bërë kështu kancelari i Rajhut. Më pas ai ishte në gjendje që të shtynte ambicien e tij, të mbrujtur për një kohë të gjatë, për të prishur marrëveshjen e arritur në Versajë. Pagimi i dëmeve tashmë ishte pezulluar, por Hitleri vendosi për të mos i kthyer më. Fillimisht ai u riarmatos. Më pas, në vitin 1936, ai i vendosi trupat brenda Rhinelandit të demilitarizuar. Dy vjet më vonë ai aneksoi Austrinë. Të gjitha këto veprime ishin në shkelje flagrante me Traktatin e Versajës, por as Britania dhe as Franca nuk bënë asgjë për të ndaluar Hitlerin. Kur ai kërkoi zonën gjermanishtfolëse të Çekosllovakisë, ata u rropatën sërish kot, pavarësisht faktit se këto territore nuk kishin qenë kurrë më parë pjesë e Gjermanisë. Megjithatë, kur bëri një hap tjetër, duke pushtuar dhe marrë pjesën e pretenduar të Çekosllovakisë në fillimin e vitit 1939, Perëndimi, përfundimisht, mori vendimin për ta ndaluar. Garancitë ishin dhënë për shtetet e tjera të Europës Lindore, duke përfshirë Poloninë. Megjithatë, kur Hitleri sulmoi Poloninë, lufta ishte e pashmangshme.
    Si shumë histori që janë thënë gjatë gjithë këtyre kohëve, kjo histori është më tepër e paharrueshme për shkak se ajo dihej për rrjedhën e gjërave. Mendo për një moment pasojat e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat që kemi në dorë tregojnë se rreth 60 milionë njerëz gjetën vdekjen si rezultat i konfliktit të drejtpërdrejtë; numër ky që ishte rreth 3 për qind i gjithë popullsisë para Luftës, - ku gjysma prej tyre ishin civilë. Askush nuk e di se sa shumë njerëz vuajtën nga plagët fizike që morën në luftë. Ndoshta ka gjasa të jenë më shumë se 110 milionë njerëz, - ku pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj. Madje, një numër më i madh vuajtën humbjet apo lloje të tjera të vuajtjeve mendore.
    Dëmet e stoqeve të brendshme, fabrikat dhe pasuritë e tjera fizike, ishin të jashtëzakonshme. Por jo vetëm Japonia dhe Gjermania pësuan dëme duke shkretuar qytetet dhe fshatrat e tyre, por e gjithë Europa Lindore dhe Kina Lindore.
    Si arriti që pushtimi gjerman i Polonisë të çonte në një masakër të tillë, në një shkallë të gjerë? Në aspektin strategjik, Polonia nuk përbënte ndonjë rëndësi dhe ishte relativisht e varfër. Shpesh aleatët pretendojnë se lufta u bë për demokracinë, por u harruan liria politike dhe të drejtat civile për minoritetet; Polonia ishte pak më mirë se sa Gjermania në vitin 1939. Në fund të gjithë kësaj, të jeni të sigurt se Polonia, si dikur, vuri në rrezik ekzistencën si shtet. Të paktën një e pesta e popullsisë së saj gjeti vdekjen. Kufijtë e saj kishin ndryshuar në mënyrë rrënjësore (I gjithë vendi u zhvendos në drejtim të Perëndimit dhe u tkurr me 20%). Dhe shumë shpejt pavarësia e saj u bë një fiksion, ashtu siç e gjithë Europa Lindore e lumit Elbë ndryshoi nga një formë regjimi totalitar në një tjetër.
    Me pak fjalë, kostot e luftës në gjak dhe pasuri janë të jashtëzakonshme përtej asaj që është përshkruar tradicionalisht dhe janë thënë për pasojat e saj.
    Shpjegimi tradicional për destruktivitetin e jashtëzakonshëm të Luftës së Dytë Botërore theksoi rolin e ideologjive ekstreme. Në veçanti, fashizmi dhe komunizmi nxitën kundërshtarët që të veprojë me egërsi në drejtim të, gjoja, armiqësisë mbinjerëzore. Kjo na ndihmon të kuptojmë se pse pjesa më e madhe e luftërave vdekjeprurëse ishte zhvilluar midis Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik në frontin lindor. Lufta Civile spanjolle, me mizërinë e saj në një shkallë më të vogël, ka qenë një lloj ripërsëritje.
    Stalini kishte dëmtuar procesin e dehumanizimit të armikut, duke bërë thirrje për “likuidimin e kulakëve si klasë” gjatë procesit të kolektivizimit të bujqësisë sovjetike. Por, teksa konfliktet etnike ishin një produkt i fushatës së Stalinit për një industrializim të detyruar, për Hitlerin ky ishte fundi i vetes së tij. Urrejtja e thellë e tij për “Bolshevizmin çifut” shkoi përtej varianteve të mëparshme të antisemitizmit, i cili tentoi të vinte theksin, gjoja, në rolin malinj të çifutëve në ekonominë gjermane. Kërcënimin real për etninë gjermane, ku Hitleri e argumenton me përçartje në manifestin e tij Mein Kampf (Lufta ime) ishte që çifutët synonin “përdhosjen raciale” të “gjakut gjerman” përmes martesave të ndërsjella. Madje edhe përmes përdhunimeve.

    Vijon në numrin pasardhës

    Shkrimi është marrë nga numri i djeshëm i së përditshmes britanike “The Guardian”

    Në numrin e së martës do të lexoni:

    Si u përgatitën rrethanat për nënshkrimin e paktit ruso-gjerman, të njohur me emrin “Pakti Ribbentrop-Molotov”

    Shtrirja e Luftës në gjithë Europën dhe aleanca me Italinë, e cila e nisi betejën me pushtimin e Shqipërisë dhe Abisinisë

    Shkaqet që sollën ndarjen e madhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe harta e re e botës

    Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

    Albania
    7 Shtator 2009

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Përse Shqipëria ra viktimë e Luftës së Dytë Botërore

    Historiani i njohur pohon se Lufta e madhe nisi për dominimin e Euro-Azisë. Shkaqet që sollën humbjen e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë

    Neill Ferguson

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Përsëritja e të tilla argumenteve në propagandën naziste krijoi qartësisht idenë në mendjet e shumë gjermanëve se çifutët, - dhe veçanërisht çifutët sovjetikë, ishin në të vërtetë qenie jonjerëzore dhe më tepër sesa njerëz me vlera në jetë, ata janë të sëmurë mendërisht, homoseksualë dhe endacakë (janë një kategori për t’u zhdukur në mënyrë sistematike). Po ashtu, teori të tjera patën rolin e tyre në këtë tragjedi.
    Në vitin 1938 Britania ishte çorientuar nga imperializmi. Në vitin 1940 Franca ishte ligështuar nga disfatizmi. Kjo ishte periudha e protestave për politikën e paqëtimit. Amerikanët ishin paralizuar nga izolacionizmi.
    Problemi është se këto ideologji nuk ishin çimentuar rishtas në vitin 1939. Socializmi radikal dhe nacionalizmi radikal datonin që nga mesi i shekullit XIX. Asnjëherë nuk është bërë e qartë se pse fashizmi ishte i suksesshme në disa vende dhe në disa të tjera jo. Të gjitha fuqitë e mëdha europiane po vuanin pasojat e Luftës së Parë Botërore. Përse një situatë e tillë e bën Francën më shumë ngurruese sesa Gjermaninë për të nisur një luftë tjetër?
    Një tjetër problem i vështirë konstatohej prej vetë atyre. Pse duhej fajësuar aq shumë Traktati i Versajës kur mbi Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Otomane ishin imponuar të tjera marrëveshje pas vitit 1918, së paku, në sanksionet për territore, të cilat ishin shumë të ashpra. Pse Depresioni, - i cili ishte një fenomen botëror dhe preku Shtetet e Bashkuara aq keq sa edhe Gjermaninë, - u bë shkas që të çonte më vonë te Marrëveshja e Re joarmiqësore e Rajhut të Tretë, që ishte e papranueshme më parë?
    Në shumë vende të tilla, kur demokracia të çon në diktaturë, pse bëhet vetëm një minoritet i diktatorëve që fillojnë luftërat e agresionit, ashtu siç, në të kundërt, shtypen luftërat civile (siç ndodhi me Frankon në Spanjë)? Nëse marrëveshjet për paqen ishin aq të fuqishme deri në shtator të vitit 1938, pse u ndërprenë ato pikërisht një vit më pas, kur pozicionet strategjike të Britanisë dhe Francës ishin përkeqësuar në mënyrë domethënëse.
    Le të rishohim tani ngjarjet e viteve ‘30 nga një këndvështrim global. Pika e parë që ia vlen të theksohet është se Japonia dhe Italia u drejtuan nga Gjermania pikërisht në momentin kur po merrte fund pushtimi. Sulmi i papritur japonez brenda në Mançuri daton nga viti 1931. Musolini shkoi në luftë në Abisini në vitin 1935. Ofensiva e tij për territorin ballkanik nisi në prill të vitit 1939, me pushtimin e Shqipërisë. Më tej, përfshirja e pilotëve gjermanë në anën e nacionalistëve, në luftën civile spanjolle tregoi se forcat e armatosura gjermane kuptuan se nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër përpara shtatorit të vitit 1939. Edhe kur ata shkuan në luftë, bënë gjithashtu aleat Bashkimin Sovjetik në kuadër të Paktit Ribbentrop-Molotov. Kjo ishte e tepërt për fuqinë e ideologjisë. Kur ai ishte një mjet i volitshëm për ta, Hitleri dhe Stalini bënë llogaritjet e tyre diplomatike mbi bazën e Realpolitikës së shekullit XIX, të cilën, me siguri, Bismarku do ta ka kishte kuptuar shumë mirë.
    Pika e dytë është se për Perandoritë e Habsburgëve, otomanët dhe romanovët, të cilët ishin humbësit e vërtetë të Luftës së Parë Botërore, thuajse ishte në njëfarë paqeje pas vitit 1918. I ashtuquajturi “shteti pasardhës” i Austro-Hungarisë kaloi një sërë konfliktesh të brendshme si dhe në zonat kufitare mes shteteve në fillimin e viteve ‘20. Republika turke kishte përparuar në luftën e saj të përgjakshme kundër Greqisë, e cila kulmoi me spastrimin e popullsisë ortodokse të Anatolisë (vazhdim i kohës së luftës së gjenocidit armenas); Mendimi shekullor në Kushtetutën e tij dhe shteti i Ataturkut lindën pas dy spastrimeve të mëdha të popullsisë ortodokse. Ndonëse këto pjesë të Perandorisë Otomane që ishin marrë si “mandate” (de fakto koloni) nga Britania dhe Franca, ato ishin ende larg vendosjes së paqes së plotë. Britanikët kishin inkurajuar njëherësh nacionalizmin arab dhe Sionizmin gjatë luftës dhe shumë shpejt zbuluan vështirësinë e pranimit të tyre në Palestinën e rrënuar nga konfliktet.
    Por, dhuna ishte më e madhe në Perandorinë Ruse. Nga momenti i kapitullimit të tyre në tetor të vitit 1917, bolshevikët u dalluan për karakterin gjakatar të sundimit të tyre. Ata fituan sepse u treguan të pamëshirshëm në drejtim të kundërshtarëve të tyre gjatë luftës civile. Mënyra se si e mori pushtetin Stalini ishte e pamëshirshme edhe ndaj rivalëve të tij. Po ashtu, hakmarrja ishte e njëjta rrugë për sundimin e Stalinit edhe për pjesën e mbetur të jetës së tij, edhe ndaj të gjithë armiqve imagjinarë të Revolucionit.
    Zgjerimi dhe rritja e terrorit gjatë sundimit të Stalinit mbeti ekstremisht e rëndë për çdokënd që imagjinon lindjen e një shoqërie të lirë. Krejt ndryshe ishte në Gjermaninë e Hitlerit, ku në shënjestër të persekutimit ishin ata që identifikoheshin minoritete. Ndërsa në Bashkimin Sovjetik të Stalinit askush nuk mund të mendonte shpëtimin. Paradoksalisht, gjatë gjithë aktivitetit të tyre, komunistët ishin shumë të cenuar; sidomos ndonjë fshatar që rriskonte të identifikohej si “kulak”. Thuajse të gjitha minoritetet etnike joruse (polakët mbi të gjitha) ishin në qendër të diskriminimit. Trokitjet në derë, në mesin e natës, ishin një arsye për të frikësuar çdo qytetar sovjetik; ato shënonin fillimin e një udhëtimi në ferr (gulag), mbase për të mos u kthyer më.
    Pasi nazistët pushtuan Bashkimin Sovjetik, propaganda e aleatëve luftoi me sakrificë dhe orientim për të ndryshuar Stalinin dhe për ta paraqitur si “Xhaxha Xho” i dashur. Kur ende nuk kishte plasur lufta, në vitin 1939, ai ishte një diktator me duart më të përgjakshme. Edhe ai ishte po aq agresor sa dhe Hitleri. Pas gjithë kësaj nuk ishte Gjermania ajo që pushtoi Poloninë. Ishte Ushtria e Kuqe nga Lindja. Dhe Stalini, njëherësh aneksoi tri shtete baltike. Nëse do të kishte dashur, ai mund të kishte marrë edhe Finlandën.
    Ndarja e madhe
    E treta dhe ndoshta pika më e rëndësishme që vlen të përmendet është se bota në vitin 1939, realisht ishte e ndarë midis “atyre që kishin” dhe “atyre që nuk kishin”. Madje, përpara se të niste Lufta, Perandoria e madhe e Stalinit zgjerohej nga Minsku në Vladivostok: 8 milionë kilometra katrorë, 44 herë më e madhe se Gjermania. Perandoria Britanike ishte në maksimumin e zgjerimit të territorit të saj: kishte 23 për qind të sipërfaqes së gjithë botës. Francezët kishin një perandori 10 herë më të madhe sesa Franca.
    Për nga reputacioni, edhe Shtetet e Bashkuara ishin një perandori. Të katra ishin superfuqi në Azi: rusët në Azinë Qendrore, britanikët në Azinë Jugore; francezët në Indokinë dhe amerikanët në Filipine.
    Karakteri i vërtetë i Luftës së Dytë Botërore ishte sulmi tridhëmbësh mbi këto perandori aziatike. Ashtu siç thuhet edhe në “Mein Kampf” (Lufta ime), qëllimi i Hitlerit ishte të siguronte “hapësira për të jetuar” në Lindje. Ai e braktisi ëndrrën e mëparshme për koloni gjermane përtej detit: ajo çfarë i nevojitej Gjermanisë ishte të zgjeronte tokat sa nga Lindja e Largët, aq edhe në Vollgë. Ajo nuk përfshinte vetëm zhdukjen si shtete të pavarura të Austrisë, Çekosllovakisë dhe Polonisë, që mund të ishte, thjesht, hapi i parë, por, gjithashtu, edhe shkatërrimin e Rusisë si një fuqi europiane, duke i aneksuar asaj Ukrainën, shtetet Baltike, Bjellorusinë dhe mendohej, edhe pjesët e Kaukazit.
    Degëzimi i dytë i sulmit mbi perandoritë aziatike ishte Japonia. Duhet të kujtojmë se në kohën e fillimit të luftës për të marrë Poloninë, Japonia kontrollonte një pjesë të madhe të Kinës Lindore.
    Por japonezët u zhytën thellë dhe ata paguan çmimin e zgjedhjes. Duke pasur eksperiencën e një dështimi të madh përballë forcave sovjetike në Nomonhan, në gusht të vitit 1939 japonezët zgjodhën të godasin Jugun, kundër perandorive franceze, holandeze dhe britanike në kontinentin aziatik. Më pas, sanksionet amerikane (veçanërisht embargoja e naftës së korrikut të vitit 1941) i detyroi ata që të sulmonin Shtetet e Bashkuara. Sulmi i Perl Harburit ishte më pak i leverdishëm sesa nevojat që mund të kishin japonezët; sulmet e tyre mbi frontet e Lindjes së Europës ishin triumfuese, që po simbolizoheshin duke poshtëruar kapitullimin britanik në Singapor në shkurtin e vitit 1942.
    Degëzimi i tretë i sulmit aziatik mbi dominimin europian lidhej me faktorë të brendshëm në Azi. Të inkurajuar nga fitoret e para dërrmuese të Japonisë, shumë nacionalistë në Indi, Indokinë dhe Indonezi filluan të trimëroheshin, nëse nuk do t’i bashkoheshin Aksit (siç bënë Subhas, Chandra Bose); pastaj në fund përforcuan përpjekjet e tyre për të arritur pavarësinë pas luftës. Me këtë zgjedhje ata ishin shumë të suksesshëm, për ta zgjeruar atë pak pushtet që u kishte mbetur fuqive europiane në Azi pas vitit 1950, përtej atyre rudimente që kërkonin për të ruajtur Shtetet e Bashkuara.
    Për të gjitha këto arsye, zhvillimet e shtatorit të vitit 1939 duken më pak si fillimi i një lufte botërore dhe më shumë si një moment kritik në shkallëzimin e një konflikti botëror në vazhdim.
    Mbi të gjitha ajo ishte një luftë për dominim në Euro-Azi. Ajo ishte një luftë që nisi nga “ata që nuk kishin” – Japonia, Italia dhe Gjermania, - por në fund, por fitoren e merituar të “atyre që kishin”, - Bashkimin Sovjetik, i cili e nisi betejën në anën e gabuar në vitin 1939, dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat hynë në luftë më shumë se dy vjet më vonë. Ajo ishte një luftë që realisht nuk vazhdoi përtej vitit 1953, kohë në të cilin dy zonat më të nxehta për të cilat kishte kontestime; - Europa Qendrore e Lindore dhe Mançuri-Kore, - ishin ndarë në dy zona vdekjeprurëse; kufij të pakapërcyeshëm i ndanin secilën prej tyre.
    Që ne të përshkruajmë këtë luftë botërore shkatërruese, siç ka nisur në Poloni, më 1 shtator 1939, ne duhet ta shohim si një lojë në dritën historike, - një iluzion të shkaktuar nga vetë botëkuptimi ynë i ngushtë.

    Shkrimi është marrë nga numri i djeshëm i së përditshmes britanike “The Guardian”. Neill Ferguson është profesor i Historisë në universitetet britanike

    Përgatiti: Albert Gjoka

    Një analizë e thellë për të kuptuar misteret e Luftës së Dytë Botërore

    Profesori britanik, Neill Ferguson, analizon shkaqet që çuan në Luftën e Dytë Botërore, vetëm pak vjet pasi kishte përfunduar konflikti botëror që u mbyll me Traktatin e Versajës, në vitin 1919. Dominanca për Euro-Azinë vuri përballë në njërën anë Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë dhe në anën tjetër Rusinë, SHBA-të, Britaninë dhe Francën. “Ata që kishin” territore luftuan për t’i mbajtur në mbizotërim dhe për t’i shtuar, ndërsa Gjermania, e ndëshkuar nga Lufta e Parë Botërore, kërkonte të rigjeneronte veten dhe të bëhej superfuqi. Ajo nxiti edhe aleatët e saj, Japoninë dhe Italinë. Ndërsa Japonia e mbylli me turp këtë luftë me kapitullimin pa kushte ndaj SHBA-ve, Italia nuk arriti që të ndiqte linjën e saj për të marrë në kontroll territore përtej saj. Kjo ambicie dështake pati kosto edhe për Shqipërinë e vogël, e cila ishte viktimë në këtë skenar të madh global. Kjo analizë shtjellohet me qartësi nga profesori i njohur britanik, i cili ka bërë edhe një libër për luftërat botërore.

    Albania
    8 Shtator 2009

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Lufta II Botërore në Shqipëri në syrin e ushtrisë gjermane

    Artan Lame

    Në fund të nëntorit 1944 gjermanët u tërhoqën përfundimisht nga Shqipëria dhe vazhduan tërheqjen drejt Veriut të Ballkanit. Ashtu siç kishin vepruar dhe në vende të tjera, në të cilat pushtimi ishte mbyllur, si për shembull në rastin e Greqisë, Komanda e Trupave Gjermane përpiloi një raport drejtuar Ministrisë së Jashtme të Rajhut të Tretë rreth ecurisë së periudhës dyvjetore të pushtimit dhe konkluzioneve të tij. Ky raport, i përkthyer në shqip që në vitet ’60, ka fjetur përreth 40 vjet në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe po sheh për herë të parë dritën e botimit.
    Fjala është për një analizë të hollësishme të situatës së brendshme shqiptare gjatë kohës së pushtimit, rrymat politike, marrëdhëniet e ushtrisë gjermane me faktorët relevantë të shoqërisë shqiptare, luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 dhe forcat e përfshira në teatrin e luftës në vendin tonë. Sot ne po e botojmë për herë të parë, në dy numra, këtë material autentik, i cili hedh dritë mbi luftën në vendin tonë nga një këndvështrim krejt i veçantë. Ai i armikut, për të përdorur emërtimin tradicional të asaj që ishte në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës.

    Zhvillimi i gjendjes ushtarake në Shqipëri në vjeshtë të vitit 1944

    Ushtarakisht, Shqipëria dhe Mali i Zi u siguruan nga Korparmata e 21-të malore. Si e tillë, në fillim të tërheqjes, Korparmata u dobësua sepse mjaft njësi të forta luftimi u larguan për në fronte të tjera. Ndërsa si numër, në këtë kohë, ajo pati një rritje të madhe prej njësive që ktheheshin nga Greqia dhe pritjes në radhët e saj të reparteve të aviacionit dhe marinës që kishin mbetur në vend. Pra, krejt efektivi i trupave që ishin nën udhëheqjen e komandës së Korparmatës së 21-të malore dhe që filluan të tërhiqen nga Shqipëria, arriti një numër prej 65 mijë njerëz. Megjithatë, ky numër nuk jep një ide të qartë të efektivit të vërtetë të trupave. Mjaft reparte që ishin duke marshuar, pjesa më e madhe e të cilave përbëheshin nga njerëz të moshave të kaluara, të armatosur keq dhe pa përvojë lufte, kishin pak vlerë ushtarake. Pesha më e rëndë gjatë luftës në tërheqje iu ngarkua, thuajse krejtësisht, reparteve të infanterisë së korpusit që ishin të dobëta si numër.
    Situata ushtarake në mes të tetorit 1944, kur filloi marshimi i vërtetë, ishte kjo:
    Shqipëria e Jugut, deri në linjën Kavajë-Berat, ishte boshatisur. Njësitë që vinin nga Greqia marshonin në rrugën Florina-Korçë-Strugë dhe repartet e para kishin arritur në Shqipëri. Këtu u mbajt akoma Struga: rruga Strugë-Elbasan-Peqin-Kavajë-Durrës, u sigurua relativisht, për arsye të lëvizjeve të shumta që bëjnë trupat aktualisht. Po kështu edhe rruga bregdetare, – megjithëse rrethohej vazhdimisht nga bandat (kështu konsiderohen në tekst njësitë partizane) dhe bombardimet ajrore, – mund të përshkohej, duke u siguruar nga patrullimet e rregullta. Linja Elbasan-Tiranë mbeti në duar të bandave; rruga Tiranë-Vorë, rruga e tërheqjes nga Tirana në bregdet, ishte pjesërisht e okupuar nga armiku.
    Shtabi i T.D 297 në Tiranë siguroi tokën (vendin). Për strukturën shtetërore shqiptare ky zhvillim kishte tradicionalisht një rëndësi të madhe, pasi mungesa e sigurisë ka pasur influencën (efekte) më shkatërruese në të shkuarën. Administrata e mbretit Zog, e cila në formë gjysmë-europiane, gjysmë-orientale, kishte garantuar në fund të fundit qetësinë, rendin dhe sigurimin në këtë vend klasik të konflikteve (armiqësive) të brendshme të përjetshme dhe të bandave vjedhëse, do të zëvendësohej nga struktura dhe persona plotësisht të paaftë, të cilët më vonë rezultuan të pazotët për asnjë punë.

    Bandat nën sundimin italian

    Në qoftë se politika italiane do të ishte treguar më shkatërrimtare të trajtimin e gjendjes së Shqipërisë, banditizmi do të ishte përhapur në mënyrë edhe më të rrufeshme. Pasi italianët nuk qenë në gjendje, apo nuk deshën, me gjithë potencialin e tyre ushtarak, t’u jepnin fund trazirave dhe çrregullimeve, ata dolën para botës me justifikimin se bandat ishin shndërruar në komunistë. Ky qe një gabim i madh që influencoi fillimin e luftimeve nga ana e bandave. Në fillim bandat kishin në gjirin e tyre luftëtarë të rezistencës kundër okupimit italian. Më pas në to nisën të penetrojnë frymëzimet komuniste, të cilat i shtynë (ose u bënë presione) luftëtarët e bandave që të hidhnin sytë drejt sovjetikëve.

    Përjashtimi i vëzhguesve të huaj

    Meqenëse italianët ditën ta maskonin nga sytë e botës një vend të panjohur si Shqipëria, politika gjermane i shikoi çështjet shqiptare shpeshherë me syzet italiane. Gjatë okupimit të vendit ajo u nis nga fakti se aty do të gjente një organizim shtetëror deri diku të fortë, si në kohën e Zogut, situatë e cila në disa pjesë të vendit kontrollohej edhe nga bandat sovjetike.

    Vlerësimi i gabuar i Shqipërisë

    Një gabim tjetër i politikës gjermane ishte nënvlerësimi i forcave dhe rrymave të brendshme politike që ekzistonin me të vërtetë dhe që mbështeteshin thuajse krejtësisht në kastën e çifligarëve e bejlerëve. Kjo është e kuptueshme në momentin kur kjo klasë do të paraqitej natyrshëm si armike e rrymave komuniste, që në atë kohë nuk ekzistonin, ndërkohë që të pasurit duheshin konsideruar si miq të Gjermanisë. Kjo shtresë e kishte të lehtë të komunikonte me gjermanët. Ata ishin të kulturuar dhe njihnin gjuhë të huaja. Por kjo solli që shtresa popullore dhe nënrrymat që ekzistonin brenda saj, të mbeteshin jashtë vëmendjes gjermane. Me ata ishte shumë e vështirë të komunikohej, kryesisht për arsye gjuhësore. Nuk kishte as dhjetë gjermanë në ushtrinë pushtuese që të dinin shqip.
    Afiniteti me të mëdhenjtë e vendit u arrit shpejt dhe në kushtet kur ata besonin te fuqia e Gjermanisë për të mbrojtur pronat dhe pasuritë e tyre mesjetare. Në këtë marrëdhënie ndikuan me shumë marifet konspiratorët komunistë. Në kundërshtim me gjermanët, të cilët mbajtën marrëdhënie me shtresat e pasura, ata iu drejtuan shtresave të varfra, duke e rritur influencën e tyre në këtë pjesë të popullsisë.

    Influenca e politikës islame

    Politika islame e Rajhut të Tretë duhet të ishte më tërheqëse, duke marrë parasysh se i kishte vënë vetes si qëllim krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Këtu futet edhe qëndrimi ndaj Turqisë. Në këto kushte, me pushtimin e Shqipërisë, lidhjet duheshin vendosur sa më parë me qeverinë shqiptare, deri në njohjen definitive të shtetit shqiptar si një entitet i pavarur dhe neutral.

    Qeveria e Shqipërisë, Këshilli i Regjencës, Parlamenti

    Me zgjerimin e organeve shtetërore do të krijohej një ekzekutiv, në kuptimin e plotë të termit. Përballë do t’i qëndronte Këshilli i Regjencës, si bartës i funksionit presidencial, si dhe Parlamenti. Pra, do të aplikoheshin forma thjesht demokratike, gjë që në periudhën e mëvonshme nuk ndikoi në mënyrë të favorshme. U vu re për shembull përplasja dhe loja kontradiktore mes organeve kryesore. Pastaj u pa se aspiratave gjermane u mungonte një organ përgjegjës shqiptar, me autoritetin dhe kapacitetin që të plotësonte kërkesat dhe dëshirat gjermane në vend. Nëse merren në konsideratë qeveritë gjatë pushtimit gjerman, asnjëra prej tyre s’ka qenë e denjë si për vendin, ashtu edhe për Gjermaninë. Vetëm disa personalitete të veçuara përpiqeshin të jepnin ndonjë kontribut.

    Politikanët shqiptarë – Frashërllinjtë

    Në këtë aspekt mund të përmenden në radhë të parë kryetari i Këshillit të Regjencës, Mehdi Frashëri dhe djali i tij Vehbi Frashëri, të cilët ditën të qëndrojnë deri në fund brenda lojës politike, falë shkathtësisë dhe influencës që kishin në Shqipëri. Me gjithë qëndrimin e tyre shumë korrekt ndaj Gjermanisë, ata mbajtën kontakte të ndryshme dhe të vazhdueshme me fuqitë perëndimore përmes Ankarasë. Ndërsa me qarqet komuniste, as kërkuan dhe as gjetën ndonjë lidhje. Ky qëndrim me vlera u faktua edhe nga vendimi i tyre për të kundërshtuar deri në fund transportimin e tyre me avion drejt Gjermanisë. Kjo sepse ata besonin në një zbarkim anglez në Shqipëri, që u ishte premtuar vazhdimisht. Dhe kur kjo nuk ndodhi, ata u detyruan të tërhiqen para avancimit të komunistëve, duke marshuar më këmbë, bashkë me forcat e tjera gjermane. Në vijim u mundësua që Mehdi Frashëri, së bashku me gruan e tij, të transportohen nga Podgorica me një avion ushtarak gjerman.

    Ministri Ago Agai

    Përkrah këtyre personaliteteve, deri në mesin e verës 1944, qëndronin në mbështetje të politikës gjermane edhe ministrat Xhaferr Deva dhe Ago Agai, të dy kosovarë. Si ministër Ekonomie, Ago Agai u dëshmua një njeri me shumë vlera, por pak teorik dhe larg çështjeve praktike. Kurse ministri i Brendshëm, Xhaferr Deva, dispononte më tepër forcë dhe energji nga ç’ishte e nevojshme, për të qenë një element i vërtetë me vlerë i politikës gjermane në Shqipëri. Duke pasur parasysh se çdo qeveri, pa fuqi ekzekutive, është e destinuar të dështojë dhe se në Shqipëri duhet qeverisur me grusht të hekurt, Deva krijoi një gardë personale kosovarësh dhe e solli në Tiranë. Këta malësorë gjysmë të egër ushtruan një arbitraritet të dukshëm në Tiranë, sipas konceptit të njohur europian. Por, në fund të fundit, ata i dhanë qeverisë autoritetin që i mungonte. Prandaj tingëllon si një qëndrim jo pozitiv i organeve gjermane fakti që ato u ngritën kundër grupit kosovar në fillim të vitit 1944. Meqenëse shqiptarët janë shumë të ndjeshëm në problemet e përkatësisë fisnore dhe nënrrymave sociale brenda vendit, të gjithë kundërshtarët e Devës krijuan përshtypjen gradualisht se ai nuk do të mbështetej në mënyrë të pakushtëzuar nga gjermanët. Veç kësaj, si shqiptar verior (kosovar), ai nuk kishte gjetur ndonjë mbështetje kushedi çfarë në Shqipërinë e Vjetër. Sjellja e tij e ashpër nuk iu përshtat fare shqiptarit të mesëm, i cili nga natyra e urrente rregullin dhe parimet shtetërore. Prandaj, gjatë pranverës dhe verës së vitit 1944, armiqtë e hapur dhe të fshehtë të Devës morën kurajë. Kështu u zhduk figura më me vlerë e lojës gjermane të shahut në Shqipëri. Pati një përpjekje të Devës për të krijuar në vendin e tij një lëvizje popullore pro gjermane për shkak të zhvillimeve negative të momentit.

    Kryeministri Biçaku

    Në fund është për t’u përmendur edhe kryeministri i fundit Biçaku, personalisht mik i mirë i Gjermanisë, por krejt i paaftë politikisht dhe pa instinktet e duhura të politikanit. Me gjithë paralajmërimet e gjermanëve, ai qëndroi në Shqipëri dhe u vra prej komunistëve.

    Parlamenti

    Parlamenti nuk ushtroi influencë të dukshme në fatet e vendit. Ky institucion bëri vetëm disa ndërhyrje të pjesshme, duke prishur më shumë sesa duke ndrequr punë.

    Partitë shqiptare
    Forcat politike shqiptare ndikuan pak në zhvillimet e politikës së brendshme të vendit.

    Nacionalistët

    Nacionalistët shqiptarë ishin një koleksion, në të cilin përmblidheshin elemente të nuancave të ndryshme brenda qeverisjes. Pjesa më e madhe ishin miq të gjermanëve. Ata nuk mundën asnjëherë të krijonin një bashkim organizativ të qëndrueshëm. Prandaj nacionalistët, aq më tepër për shkak të moskuptimeve mes tyre, nuk u bënë një element me vlerë për politikën gjermane në Shqipëri.

    Ballistët

    Ballistët premtuan në fillim të bëhen një parti politike dinamike, por me një defekt kryesor: ata s’ditën të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj gjermanëve dhe anglezëve. Në fillim, gjatë luftimeve kundër bandave, pjesa më e madhe e suitës balliste anoi nga Gjermania, ndërsa paria e tyre e ndiente veten apriori të rreshtuar më pranë Anglisë. Kur më vonë filloi të bëhej e qartë se Anglia po ia linte vendin Rusisë në Ballkan, deri në mesin e vitit 1944, ballistët e humbën pothuajse të gjithë kredibilitetin e tyre. Kështu që në fillim të vjeshtës së atij viti ata konsideroheshin praktikisht të eliminuar.

    Zogistët

    Pikën e fortë të kristalizimit të tyre zogistët e gjetën rreth Abaz Kupit, një përkrahës i mbretit, i cili në kohën e pushtimit të Italisë nuk mori pjesë në veprime luftarake dhe kishte ditur të mbante rreth vetes një trupë ushtarake relativisht të rregullt dhe të fortë për kushtet e vendit.
    Në verën e vitit 1944 zogistët u dukën sikur përfituan nga shkatërrimi i ballistëve dhe ishin gati të krijojnë një rrymë decizive në katrahurën shqiptare. Në përforcim të tyre erdhën simpatizantët e shumtë që kishte lënë Zogu në vend pasi iku, sepse masat e gjera ishin të mendimit që me gjithë mënyrën e qeverisjes – gjysmëdespotike e gjysmëmoderne të mbretit Zog, kjo ishte e vetmja rrugëdalje për Shqipërinë. Por Abaz Kupi i humbi të gjitha parashikimet e tij për faktin se ai nuk mbajti asnjëherë një qëndrim të qartë dhe të prerë në luftën mes gjermanëve dhe komunistëve. Thjesht, sipas mënyrës shqiptare, ai u përpoq të mbajë një qëndrim ekuivok në të dyja anët dhe sipas mundësive konkrete, t’i gënjejë të dyja palët. Me këtë politikë gjysmake ai u fut në një qorrsokak si përfundim, që gjatë tërheqjes i kushtoi shumë atij, duke humbur çdo gjë dhe duke e detyruar Kupin të arratiset gjoja në Itali.

    Komunistët

    Përfituesi i këtyre zhvillimeve ishin komunistët (ose komunizmi). Frymëzuesit e paktë të shkollës ruse, para të gjithëve Mehmet Shehu, një udhëheqës ushtarak i një kualiteti të përsosur, por me ide thjesht sovjetike, arritën ta shkombëtarizojnë lëvizjen e bandave që në gjysmën e parë të vitit 1944 dhe ta orientojnë gjithnjë e më tepër drejt frymëzimit sovjetik. Karakteristikë për këtë zhvillim është se që në fillim të verës flamuri i kuq i Skënderbeut, i cili mbahej pranë draprit e çekanit në të ashtuquajturën Republikë Sovjetike që u krijua atëherë në Shqipërinë e Jugut, u dogj. Meqenëse ky orientim i njëanshëm drejt Rusisë sovjetike bëri zhurmë dhe solli reagime, komunistët shqiptarë ndërruan kursit dhe e vijuan luftën e tyre nën parullat “Luftë kundër okupatorëve të huaj” dhe “Reforma shoqërore sipas kohës”. Meqenëse fshatarëve ata u premtuan pronë të lirë të oborreve të tyre, proletariatit të ngritur, sidomos punonjësve të arsimit, u premtuan jetesë më të mirë, të varfërve u premtuan çifligjet e të pasurve dhe rinisë brengosur emancipim të plotë – komunistët u përkrahën gjerësisht nga masat. Duke ditur se çdo lëvizje revolucionare tërheq pas vetes aktivistët e një vendi, në fillim të vjeshtës së vitit 1944, kur lufta me Vermachtin (ushtrinë) gjerman u bë e paevitueshme, lëvizja komuniste dispononte një trupë të organizuar dhe të rrezikshme, që ishte e vendosur të ngrihej dhe të luftonte me çdo kusht.
    Pranë këtyre faktorëve të brendshëm, pjesërisht miq dhe pjesërisht armiq, të cilët kishin ndjekur deri në vjeshtën e vitit 1944 secili rrugën e tij, politika gjermane gjeti dy pozicione të forta aktive.
    E para, simpatia shqiptare për Gjermaninë. Qysh në kohën e paraluftës dhe më pas të fillimit të Luftës Botërore, në Shqipëri ekzistonte një simpati e hapur për Gjermaninë e Madhe. Kjo i detyrohej pjesërisht edhe influencës historike të Perandorisë Austro-Hungareze karshi këtij vendi. Me gjithë aleancën e saj me Gjermaninë, Italia, kur pushtoi Shqipërinë në vitin 1939, u përpoq ta shkëpuste këtë lidhje shpirtërore të shqiptarëve me kombin gjerman, duke e dobësuar, por duke mos e zhdukur asnjëherë atë.
    E dyta, Gjermania ishte i vetmi mik e aleat i sinqertë i Shqipërisë. Gjendja e politikës së jashtme të Shqipërisë e lejoi Gjermaninë që të merrte rolin e të vetmit aleat dhe mbrojtës të mundshëm të saj. Me pushtimin gjerman të Ballkanit u bë i mundshëm krijimi i Shqipërisë së Madhe, duke futur në gjirin e saj territorin e Kosovës. Vetëm me këtë kthim të Kosovës mund të pajisej shteti shqiptar me një strukturë deri diku të mjaftueshme dhe Shqipëria të mos varej nga jashtë si shtet.
    Çdo njeri që ka arsye duhej ta kishte të qartë se ky format mund të bëhej realitet për një kohë të gjatë, vetëm në qoftë se Gjermania mbetej fuqia decizive në Ballkan. Mbasi vetë populli serb nuk do ta lejonte vullnetarisht humbjen e Kosovës së pasur në burime. Tani Shqipëria me Greqinë janë të vetmet shtete në Ballkan që nuk janë sllavizuar. Pra, përballë çdo bashkimi sllav në juglindje, ajo do të ndodhet patjetër në një pozicion të pashpresë.
    Që t’i bënte ballë presionit të madh nacional, mbas shpartallimit të Italisë, Shqipëria nuk mund të shpresonte kurrë për ndihmë (mbrojtje) nga përtej Adriatikut, si në fillimet e mbretërisë zogiste. Në rast konflikti me bllokun serbomadh, do të ishte një utopi të pritej ndihmë nga Anglia, Amerika dhe ca më pak nga Rusia. Si fuqi e madhe sllave, Rusia bën apriori përjashtim, mbasi politika ruse në Ballkan u ka shërbyer gjithmonë tendencave të theksuara pansllave dhe kujtimeve të historisë. Me gjithë premtimet e bukura dhe përkrahjen e bandave shqiptare me flori dhe ar, Anglia e bëri mjaft të qartë se politika e Ballkanit ka më leverdi të bëhet duke u fokusuar në shtetin e serbomëdhenjve. Për Amerikën, Shqipëria mbeti një shtet interesant operetash në Europën e largët e të vjetër, burimet e naftës të së cilës ishin aq të pakta, sa nuk vlente për të justifikuar ndërhyrjen aktive të saj (Amerikës) në historinë e vendit.
    Turqia, si shtet i fundit i jashtëm që është i interesuar ndaj fatit të Shqipërisë, për shkak të së shkuarës së përbashkët, ishte e pafuqishme dhe përpiqej për vete që të mos futej në kaosin (valën) e luftës.
    Tani, meqenëse shqiptari i ngritur (inteligjent) ka prirje të lindur dhe aftësi për të kuptuar e gjykuar probleme të politikës së madhe dhe të diplomacisë, ashtu sikurse është i pafrytshëm për të drejtuar çështjet e administratës dhe të ndërtimit të vendit të tij, gjendja e politikës së jashtme që u përshkrua më lart e shtynte atë (shqiptarin) drejt politikës gjermane.
    Por politika gjermane ndaj Shqipërisë çalonte në zbatimin e saj praktik, në radhë të parë në faktin që ajo nuk u krye në mënyrë monolite, prandaj shpeshherë mungonte një përkufizim i qartë i kompetencës dhe me këtë, një kurs unik mbi trajtimin e çështjeve akute, jo gjithnjë sikurse dëshirohej të zbatoheshin.
    Shqiptarët e ndien mungesën e një orientimi unik të politikës gjermane, prandaj ata u përpoqën thjesht sipas artit ballkanas dhe jo pa mjeshtëri, që ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre këtë dualizëm në kampin gjerman. Në qoftë se një dikaster nuk tregohej i gatshëm të zbatonte (realizonte) dëshirën e tyre, ata mundoheshin ta zgjidhnin çështjen te një tjetër. Në këtë rast vihej re një mjeshtëri karakteristike, d.m.th. ata mundoheshin të vinin në lojë me njëri-tjetrin dikasteret gjermane dhe po të ishte e mundur t’i hidhnin në grindje mes tyre. Që nga këto fenomene kishte mjaft humbje influenca gjermane, kjo ishte e qartë. Në këto kushte dhe me kalimin e kohës, DGA humbet ndikimin e saj.

    Marrë nga revista “Mapo”
    16 Dhjetor 2009

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Lufta II Botërore në Shqipëri në syrin e ushtrisë gjermane

    Zhvillimet që nga vjeshta e vitit 1944

    Shtyrjen e parë të lëvizjes që filloi të marrë formën e ortekut, e dha Turqia, ose më mirë shkëputja e saj. Qëndrimi i Turqisë, me të cilën në Shqipëri egzistojnë akoma lidhje të forta të brendshme, ishte një barometër për vendin e vogël ballkanik. Kur Turqia kaloi qartas në anën e kundërt, atëhere u përgatit më së miri terreni për shkëputjen e të gjitha pjesëve të tjera të mozaikut.
    Kapitullimi i Bullgarisë, gjë që i mbarti zhvillimet e luftës në kufinjtë shqiptarë (1), e fuqizoi edhe më tej hovin e forcave kundërshtare (dhe solli dobësimin e forcave tona). Edhe kur më pastaj shpërthyen ndjenjat dhe aspiratat nacionaliste në rajonet kufitare përkatëse, të cilat nga natyra janë anti-bolshevike, prapë doli shumë shpejt në pah dobësia ushtarake gjermane për t’u dalë zot gjërave veçanërisht në hapësirën bullgare. Kështu u bë e qartë tendenca e rrëshqitjes së tyre drejt rrymës komuniste. Si fuqi, bandat e zonave kufitare (2), patën një rritje të fortë materiale nga vullnetarët bullgarë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me trupat e rregullta ushtarake të atij vendi.
    Një dobësim tjetër pozicionit gjerman, ju shkaktua nga tërheqja drejt frontit bullgaro-rus të një numri mjaft të madh trupash relativisht të forta për luftë. Kështu që, në shtator 1944, u bë i qartë precipitimi gjithnjë e më i shpejtë i gjendjes, në drejtim të një kryengritjeje të përgjithshme dhe të krijimit të rrezikut të një rrethimi definitv të ushtrisë gjermane në Shqipëri.
    Në fund të fundit, situata e përgjithshme ushtarake e Gjermanisë – shpërthimi i konfliktit me aleatët në Perëndim (3), avancimi i rusëvë në Lindje – është argumenti më i fortë i të gjitha rrymave antigjermane. Përballë kësaj, edhe përdorimi i vazhdueshëm i armëve, nuk mjaftonte për të krijuar kundërpeshën e dëshëruar. Në këtë logjikë përfshihet edhe evolucioni dhe forcimi i bandave në Shqipëri. Me një operacion të ndërmarrë në Shqipërinë e Jugut, u shkatërrua hapësira e konsideruar si Republikë Sovjetike në rajonin Gjirokastër-Ersekë, por bandat e fuqishme luftarake të Mehmet Shehut nuk u zhdukën tërësisht, por thjesht u detyruan të zhvendosen në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut (4).

    Vlerësimi i gabuar i Shqipërisë

    Një gabim tjetër i politikës gjermane ishte nënvlerësimi i forcave dhe rrymave të brendshme politike që ekzistonin me të vërtetë dhe që mbështeteshin thuajse krejtësisht në kastën e çifligarëve e bejlerëve. Kjo është e kuptueshme në momentin kur kjo klasë do të paraqitej natyrshëm si armike e rrymave komuniste, që në atë kohë nuk ekzistonin, ndërkohë që të pasurit duheshin konsideruar si miq të Gjermanisë. Kjo shtresë e kishte të lehtë të komunikonte me gjermanët. Ata ishin të kulturuar dhe njihnin gjuhë të huaja. Por kjo solli që shtresa popullore dhe nënrrymat që ekzistonin brenda saj, të mbeteshin jashtë vëmendjes gjermane. Me ata ishte shumë e vështirë të komunikohej, kryesisht për arsye gjuhësore. Nuk kishte as dhjetë gjermanë në ushtrinë pushtuese që të dinin shqip.
    Afiniteti me të mëdhenjtë e vendit u arrit shpejt dhe në kushtet kur ata besonin te fuqia e Gjermanisë për të mbrojtur pronat dhe pasuritë e tyre mesjetare. Në këtë marrëdhënie ndikuan me shumë marifet konspiratorët komunistë. Në kundërshtim me gjermanët, të cilët mbajtën marrëdhënie me shtresat e pasura, ata iu drejtuan shtresave të varfra, duke e rritur influencën e tyre në këtë pjesë të popullsisë.

    Influenca e politikës islame

    Politika islame e Rajhut të Tretë duhet të ishte më tërheqëse, duke marrë parasysh se i kishte vënë vetes si qëllim krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Këtu futet edhe qëndrimi ndaj Turqisë. Në këto kushte, me pushtimin e Shqipërisë, lidhjet duheshin vendosur sa më parë me qeverinë shqiptare, deri në njohjen definitive të shtetit shqiptar si një entitet i pavarur dhe neutral.

    Qeveria e Shqipërisë, Këshilli i Regjencës, Parlamenti

    Me zgjerimin e organeve shtetërore do të krijohej një ekzekutiv, në kuptimin e plotë të termit. Përballë do t’i qëndronte Këshilli i Regjencës, si bartës i funksionit presidencial, si dhe Parlamenti. Pra, do të aplikoheshin forma thjesht demokratike, gjë që në periudhën e mëvonshme nuk ndikoi në mënyrë të favorshme. U vu re për shembull përplasja dhe loja kontradiktore mes organeve kryesore. Pastaj u pa se aspiratave gjermane u mungonte një organ përgjegjës shqiptar, me autoritetin dhe kapacitetin që të plotësonte kërkesat dhe dëshirat gjermane në vend. Nëse merren në konsideratë qeveritë gjatë pushtimit gjerman, asnjëra prej tyre s’ka qenë e denjë si për vendin, ashtu edhe për Gjermaninë. Vetëm disa personalitete të veçuara përpiqeshin të jepnin ndonjë kontribut

    Rrethimi i Tiranës
    Para kryengritjes në Tiranë, në kuadrin e tërheqjes së përgjithshme, shtabi i Korparmatës XXI u largua nga kryeqyteti në datën 27 tetor dhe shkoi në Shkodër.
    Qeveria dhe Këshilli i Regjencës u detyruan të japin dorëheqjen. Një ditë para tërheqjes së trupave drejt Shkodrës, me kërkesën e të Plotfuqishmit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qeveria e Biçakut dhe Këshilli i Regjencës u detyruan nga shefi i shtabit të Korparmatës XXI, që të japin dorëheqjen. Aplikimi i këtyre masave u bë pa qenë e nevojshme prezenca e shefit të administratës së seksionit. Në fakt ky ishte një akt që binte në kundërshtim me statusin e deriatëhershëm të neutralitetit të Shqipërisë dhe me parimet e të drejtës ndërkombëtare. Ai rrezikoi të nxiste kaosin në Tiranë dhe në këtë plan, administrata gjermane nuk ka asnjë përgjegjësi (5). Megjithatë duhet thënë se ky akt, i cili i dha fund në mënyrë të pakthyeshme politikës gjermane ndaj Shqipërisë, u ndërmor në mënyrë krejt paqësore dhe pa efekte turbulluese. Deklarata zyrtare shqiptare për dorëheqjen e Këshillit të Regjencës, as që u përkthye fare në gjuhën gjermane nga përkthyesit tanë. Gjermanët u mjaftuan me një përkthim të redaktuar nga Vehbi Frashëri. Gjatë marshimit të tërheqjes, vetë ai deklaroi se varianti shqiptar i tekstit ishte më i gjatë dhe kompleks, por se ai kishte përzgjedhur një tekst të shkurtuar, që të pranohej menjëherë nga gjermanët. Këshilli i Regjencës iu bind kërkesave gjermane pa asnjë kundërshtim. Por në të vërtetë, teksti origjinal i dorëheqjes e kishte lënë evazive çështjen e kompetencave të Këshillit për të ardhmen.
    Pas shkrirjes së qeverisë në datën 27 tetor, kishte marrë fund praktikisht çdo veprim dhe zgjidhje paqësore në Shqipëri. Pas këtij momenti, situata në territoret në jug të Shkodrës mund të konsiderohej si gjendje lufte. Situata ushtarake në këtë moment është përshkruar edhe në një raport tjetër të posaçëm.

    Luftimet në Tiranë
    Në datën 30 dhe 31 tetor 1944, bandat bënë një sulm të përgjithshëm mbi Tiranë. Gjatë 20 ditëve luftimesh nëpër rrugë, u shkatërrua pjesa më e madhe e kryeqytetit. Sipas bindjes tonë, në të gjitha rrethanat kjo ngjarje dramatike mund të ishte evituar (6). Nëqoftëse organet kompetente (të cilat kishin përgjegjësitë direkte), nuk do të qëndronin të distancuara karshi kaosit dhe shthurjes së autoriteteve shqiptare dhe nëse do të kishin kërkuar shkatërrimin e bandave nga qeveria, kjo situatë e shëmtuar në Tiranë do të ishte evituar. Administrata gjermane e kishte vënë vazhdimisht në dukje se një mjedis pa organizim dhe pa udhëheqje, është i destinuar të përfundojë në anarshi.
    Tërheqja nga zonat e tjera të Shqipërisë u bë pa luftime të mëdha. Në datën 4 dhjetor 1944, trupat gjermane ishin larguar përfundimisht nga Shqipëria (7).

    Aktiviteti administrativ gjatë tërheqjes
    Duhet thënë se ky aktivitet zhvillohej në kushtet e zjarrit të luftës. Tani administrata kishte funksione të reduktuara, të cilat konsistonin në qetësimin e popullatës, ruajtjen dhe vijimin e punës në punishtet dhe ndërmarrjet e domosdoshme, ndikimin e vazhdueshëm mbi shqiptarët antikomunistë me influencë, me qëllim që këta të mbanin në qetësi sa të mundnin popullin e thjeshtë. Kjo kontribuoi që tërheqja drejt Shkodrës të bëhej pa luftime të ashpra. Vetë trupat gjermane e demostruan kënaqësinë e tyre për këtë aktivitet administrativ që vijoi në kushte të vështira, duke ndihmuar largimin nga vendi të disa nëpunësve të qeverisë.

    Arratisja e politikanëve antikomunistë
    Së bashku me trupat gjermane, madje përpara se ato të tërhiqeshin nga Shqipëria, u larguan thuajse të gjithë politikanët shqiptarë antikomunistë. Ata persona që nuk ngjallnin më ndonjë interes të veçantë tek gjermanët, u ndihmuan që të transportohen me varka dhe anije të vogla drejt Barit dhe Korfuzit, duke i marrë vetë përsipër rreziqet e një udhëtimi të tillë. Nga ana tjetër, ata që ishin vënë nën shërbimin gjerman ose që ia vlente të tregohej interes, më së pari Mehdi Frashëri me të birin, u tërhoqën në mënyrë të organizuar, së bashku me trupat gjermane. Në Sarajevë ata u grumbulluan nga shtabi i marrjes në dorëzim të SS-ve dhe më tej u transportuan drejt Rajh-ut. Ky mërgim thuajse i përgjithshëm, lejon konkluzione interesante mbi natyrën e vërtetë të lëvizjes së bandave në Shqipëri. Duke e parë nga jashtë zhvillimin e gjërave në Shqipëri, krijohet përshtypja se zhvillimet e ardhshme do t’i çojnë frenat e këtij vendi në duart e Anglisë. Kjo sepse në shtabet e bandave egzistonin kryesisht përfaqësues anglo-amerikanë dhe dërgimi, sikurse u mësua, i trupave të gjeneral Badoljos, ishin fryt i influencës britanike.

    Influenca ruse në Shqipëri
    Në kundërshtim me sa u tha më lart, nuk duhet nënvlerësuar (sipas politikanëve shqiptarë) kurrsesi influenca e nëndheshme ruso-bolshevike. Këta politikanë shprehen se po të kishin sadopak besim tek rryma britanike, nuk do të largoheshin kurrë nga vendi. Në të kundërt, ata mendojnë se Shqipëria do të futet krejtësisht në rrymën e influencës ruse. Meqenëse pikërisht shqiptarët kanë dhënë prova për sensibilitetin e tyre ndaj nënrrymave të vërteta, qoftë të politikës së brendshme, ashtu edhe asaj të jashtme, ky emigrim i përgjithshëm duhet të hidhte një dritë interesante mbi depërtimin e Rusisë në Adriatik.

    E ardhmja e Shqipërisë
    Që të bësh një prognozë mbi zhvillimet e mëtejshme politike në Shqipëri, është mjaft e vështirë. Megjithatë vështirësitë që priten në lëmin ekonomik, karakteri prej natyre antishtetëror i shqiptarit dhe pamundësia e autoriteteve të tanishme qeveritare për të plotësuar minimumin e premtimeve të tyre, mund të sjellin qysh tani një largim të një mase të madhe të shqiptarëve drejt pjesës malore të vendit. Kështu që raprezaljet e bandave mund të sjellin një efekt të kundërt nga ai që pritej prej tyre.
    Si përfundim, episodi i Shqipërisë nën okupacionin gjerman duhet mbyllur me konstatimin që populli shqiptar do ende shumë kohë që të piqet për vetëqeverisje. Vetëm në qoftëse të paktën për një periudhë kohore, një fuqi e fortë dhe e drejtë e jashtme, do të drejtonte fatet e vendit pa interesa të vetat dhe do t’i edukonte gradualisht banorët e vendit që të bëhen zotër të vetes dhe të shtetit të tyre të pavarur, mund të ruhet ky vend i bukur dhe me një të ardhme relativisht të pasur, nga shfarosja dhe zhdukja totale për shkak të luftrave të pandërprera brenda vetes së tij.

    Shënime:

    (1) - Në kuadër të shpërbërjes së Jugosallavisë dhe të krijiit të Bullgarisë së madhe dhe të Shqipërisë së madhe këto dy vende gjendeshin në kufi me njëri-tjetrin në zonën e Maqedonizsë së dikurshme.

    (2) – Rikujtojmë këtu se në terminologjinë ushtarake gjermane termi “banda” përdorej për të përfaqësuar të gjitha lëvizjet e rezistencës së armatosur në vendet e pushtuara, që nga Franca në perëndim e deri në prapavijat e ushtrisë gjermane në Bashkimin Sovjetik në lindje dhe, që nga Norvegjia në Veri e deri në ishujt e Greqisë në Jug. Vetëm në periudhën e fundit të Luftës (1944-1945), gjermanët filluan në mënyrë sporadike të përdorin terma më ushtarakë për njësitë partizane në Itali dhe në Jugosllavi.

    (3) – Në qershor të atij viti u hap Fronti i Dytë në Francë, i cili thithte gjithë trupat gjermane të disponueshme.

    (4) - Bëhet fjalë për të ashtëquajturin Operacion i Qershorit i trupave gjername në Shqipëri.

    (5) – Me këtë do të thojë se meqenëse vendimi për dorëheqjen ishte politik (nga Ministria e Jashtme e Rajhut) dhe jo i administratës gjermane në vend, ndaj për rrjedhojë edhe për pasojat nuk mban përgjegjësi kjo administratë.

    (6) – Gjermanët e kanë të vështirë të kuptojnë se pse goditen nga forcat partizane, duke shkaktuar edhe shkatërrime, ndërsa ata janë duke u tërhequr nga Shqipëria.

    (7) – Për gjermanët, formalisht kufiri i Shqipërisë nuk është ky i sotmi, por ai i atëhershmi, i Shqipërisë që përfshinte edhe viset e Kosovës. Për këtë arësye, për gjermanët tërheqja nga Shqipëria nuk mbaron kur kalojnë kufirin e sotëm më 29 nëntor, por kur kalojnë atë të Kosovës më 4 dhjetor.

    Albania
    21 Dhjetor 2009

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Si nuk ndryshon ne bindje edhe pse jeton ne Amerike? Cfare te mungon qumeshti apo kabrioleti

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lufta II Botërore në Shqipëri në syrin e ushtrisë gjermane

    Artan Lame

    Në fund të nëntorit 1944 gjermanët u tërhoqën përfundimisht nga Shqipëria dhe vazhduan tërheqjen drejt Veriut të Ballkanit. Ashtu siç kishin vepruar dhe në vende të tjera, në të cilat pushtimi ishte mbyllur, si për shembull në rastin e Greqisë, Komanda e Trupave Gjermane përpiloi një raport drejtuar Ministrisë së Jashtme të Rajhut të Tretë rreth ecurisë së periudhës dyvjetore të pushtimit dhe konkluzioneve të tij. Ky raport, i përkthyer në shqip që në vitet ’60, ka fjetur përreth 40 vjet në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe po sheh për herë të parë dritën e botimit.
    Fjala është për një analizë të hollësishme të situatës së brendshme shqiptare gjatë kohës së pushtimit, rrymat politike, marrëdhëniet e ushtrisë gjermane me faktorët relevantë të shoqërisë shqiptare, luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 dhe forcat e përfshira në teatrin e luftës në vendin tonë. Sot ne po e botojmë për herë të parë, në dy numra, këtë material autentik, i cili hedh dritë mbi luftën në vendin tonë nga një këndvështrim krejt i veçantë. Ai i armikut, për të përdorur emërtimin tradicional të asaj që ishte në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës.

    Zhvillimi i gjendjes ushtarake në Shqipëri në vjeshtë të vitit 1944

    Ushtarakisht, Shqipëria dhe Mali i Zi u siguruan nga Korparmata e 21-të malore. Si e tillë, në fillim të tërheqjes, Korparmata u dobësua sepse mjaft njësi të forta luftimi u larguan për në fronte të tjera. Ndërsa si numër, në këtë kohë, ajo pati një rritje të madhe prej njësive që ktheheshin nga Greqia dhe pritjes në radhët e saj të reparteve të aviacionit dhe marinës që kishin mbetur në vend. Pra, krejt efektivi i trupave që ishin nën udhëheqjen e komandës së Korparmatës së 21-të malore dhe që filluan të tërhiqen nga Shqipëria, arriti një numër prej 65 mijë njerëz. Megjithatë, ky numër nuk jep një ide të qartë të efektivit të vërtetë të trupave. Mjaft reparte që ishin duke marshuar, pjesa më e madhe e të cilave përbëheshin nga njerëz të moshave të kaluara, të armatosur keq dhe pa përvojë lufte, kishin pak vlerë ushtarake. Pesha më e rëndë gjatë luftës në tërheqje iu ngarkua, thuajse krejtësisht, reparteve të infanterisë së korpusit që ishin të dobëta si numër.
    Situata ushtarake në mes të tetorit 1944, kur filloi marshimi i vërtetë, ishte kjo:
    Shqipëria e Jugut, deri në linjën Kavajë-Berat, ishte boshatisur. Njësitë që vinin nga Greqia marshonin në rrugën Florina-Korçë-Strugë dhe repartet e para kishin arritur në Shqipëri. Këtu u mbajt akoma Struga: rruga Strugë-Elbasan-Peqin-Kavajë-Durrës, u sigurua relativisht, për arsye të lëvizjeve të shumta që bëjnë trupat aktualisht. Po kështu edhe rruga bregdetare, – megjithëse rrethohej vazhdimisht nga bandat (kështu konsiderohen në tekst njësitë partizane) dhe bombardimet ajrore, – mund të përshkohej, duke u siguruar nga patrullimet e rregullta. Linja Elbasan-Tiranë mbeti në duar të bandave; rruga Tiranë-Vorë, rruga e tërheqjes nga Tirana në bregdet, ishte pjesërisht e okupuar nga armiku.
    Shtabi i T.D 297 në Tiranë siguroi tokën (vendin). Për strukturën shtetërore shqiptare ky zhvillim kishte tradicionalisht një rëndësi të madhe, pasi mungesa e sigurisë ka pasur influencën (efekte) më shkatërruese në të shkuarën. Administrata e mbretit Zog, e cila në formë gjysmë-europiane, gjysmë-orientale, kishte garantuar në fund të fundit qetësinë, rendin dhe sigurimin në këtë vend klasik të konflikteve (armiqësive) të brendshme të përjetshme dhe të bandave vjedhëse, do të zëvendësohej nga struktura dhe persona plotësisht të paaftë, të cilët më vonë rezultuan të pazotët për asnjë punë.

    Bandat nën sundimin italian

    Në qoftë se politika italiane do të ishte treguar më shkatërrimtare të trajtimin e gjendjes së Shqipërisë, banditizmi do të ishte përhapur në mënyrë edhe më të rrufeshme. Pasi italianët nuk qenë në gjendje, apo nuk deshën, me gjithë potencialin e tyre ushtarak, t’u jepnin fund trazirave dhe çrregullimeve, ata dolën para botës me justifikimin se bandat ishin shndërruar në komunistë. Ky qe një gabim i madh që influencoi fillimin e luftimeve nga ana e bandave. Në fillim bandat kishin në gjirin e tyre luftëtarë të rezistencës kundër okupimit italian. Më pas në to nisën të penetrojnë frymëzimet komuniste, të cilat i shtynë (ose u bënë presione) luftëtarët e bandave që të hidhnin sytë drejt sovjetikëve.

    Përjashtimi i vëzhguesve të huaj

    Meqenëse italianët ditën ta maskonin nga sytë e botës një vend të panjohur si Shqipëria, politika gjermane i shikoi çështjet shqiptare shpeshherë me syzet italiane. Gjatë okupimit të vendit ajo u nis nga fakti se aty do të gjente një organizim shtetëror deri diku të fortë, si në kohën e Zogut, situatë e cila në disa pjesë të vendit kontrollohej edhe nga bandat sovjetike.

    Vlerësimi i gabuar i Shqipërisë

    Një gabim tjetër i politikës gjermane ishte nënvlerësimi i forcave dhe rrymave të brendshme politike që ekzistonin me të vërtetë dhe që mbështeteshin thuajse krejtësisht në kastën e çifligarëve e bejlerëve. Kjo është e kuptueshme në momentin kur kjo klasë do të paraqitej natyrshëm si armike e rrymave komuniste, që në atë kohë nuk ekzistonin, ndërkohë që të pasurit duheshin konsideruar si miq të Gjermanisë. Kjo shtresë e kishte të lehtë të komunikonte me gjermanët. Ata ishin të kulturuar dhe njihnin gjuhë të huaja. Por kjo solli që shtresa popullore dhe nënrrymat që ekzistonin brenda saj, të mbeteshin jashtë vëmendjes gjermane. Me ata ishte shumë e vështirë të komunikohej, kryesisht për arsye gjuhësore. Nuk kishte as dhjetë gjermanë në ushtrinë pushtuese që të dinin shqip.
    Afiniteti me të mëdhenjtë e vendit u arrit shpejt dhe në kushtet kur ata besonin te fuqia e Gjermanisë për të mbrojtur pronat dhe pasuritë e tyre mesjetare. Në këtë marrëdhënie ndikuan me shumë marifet konspiratorët komunistë. Në kundërshtim me gjermanët, të cilët mbajtën marrëdhënie me shtresat e pasura, ata iu drejtuan shtresave të varfra, duke e rritur influencën e tyre në këtë pjesë të popullsisë.

    Influenca e politikës islame

    Politika islame e Rajhut të Tretë duhet të ishte më tërheqëse, duke marrë parasysh se i kishte vënë vetes si qëllim krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Këtu futet edhe qëndrimi ndaj Turqisë. Në këto kushte, me pushtimin e Shqipërisë, lidhjet duheshin vendosur sa më parë me qeverinë shqiptare, deri në njohjen definitive të shtetit shqiptar si një entitet i pavarur dhe neutral.

    Qeveria e Shqipërisë, Këshilli i Regjencës, Parlamenti

    Me zgjerimin e organeve shtetërore do të krijohej një ekzekutiv, në kuptimin e plotë të termit. Përballë do t’i qëndronte Këshilli i Regjencës, si bartës i funksionit presidencial, si dhe Parlamenti. Pra, do të aplikoheshin forma thjesht demokratike, gjë që në periudhën e mëvonshme nuk ndikoi në mënyrë të favorshme. U vu re për shembull përplasja dhe loja kontradiktore mes organeve kryesore. Pastaj u pa se aspiratave gjermane u mungonte një organ përgjegjës shqiptar, me autoritetin dhe kapacitetin që të plotësonte kërkesat dhe dëshirat gjermane në vend. Nëse merren në konsideratë qeveritë gjatë pushtimit gjerman, asnjëra prej tyre s’ka qenë e denjë si për vendin, ashtu edhe për Gjermaninë. Vetëm disa personalitete të veçuara përpiqeshin të jepnin ndonjë kontribut.

    Politikanët shqiptarë – Frashërllinjtë

    Në këtë aspekt mund të përmenden në radhë të parë kryetari i Këshillit të Regjencës, Mehdi Frashëri dhe djali i tij Vehbi Frashëri, të cilët ditën të qëndrojnë deri në fund brenda lojës politike, falë shkathtësisë dhe influencës që kishin në Shqipëri. Me gjithë qëndrimin e tyre shumë korrekt ndaj Gjermanisë, ata mbajtën kontakte të ndryshme dhe të vazhdueshme me fuqitë perëndimore përmes Ankarasë. Ndërsa me qarqet komuniste, as kërkuan dhe as gjetën ndonjë lidhje. Ky qëndrim me vlera u faktua edhe nga vendimi i tyre për të kundërshtuar deri në fund transportimin e tyre me avion drejt Gjermanisë. Kjo sepse ata besonin në një zbarkim anglez në Shqipëri, që u ishte premtuar vazhdimisht. Dhe kur kjo nuk ndodhi, ata u detyruan të tërhiqen para avancimit të komunistëve, duke marshuar më këmbë, bashkë me forcat e tjera gjermane. Në vijim u mundësua që Mehdi Frashëri, së bashku me gruan e tij, të transportohen nga Podgorica me një avion ushtarak gjerman.

    Ministri Ago Agai

    Përkrah këtyre personaliteteve, deri në mesin e verës 1944, qëndronin në mbështetje të politikës gjermane edhe ministrat Xhaferr Deva dhe Ago Agai, të dy kosovarë. Si ministër Ekonomie, Ago Agai u dëshmua një njeri me shumë vlera, por pak teorik dhe larg çështjeve praktike. Kurse ministri i Brendshëm, Xhaferr Deva, dispononte më tepër forcë dhe energji nga ç’ishte e nevojshme, për të qenë një element i vërtetë me vlerë i politikës gjermane në Shqipëri. Duke pasur parasysh se çdo qeveri, pa fuqi ekzekutive, është e destinuar të dështojë dhe se në Shqipëri duhet qeverisur me grusht të hekurt, Deva krijoi një gardë personale kosovarësh dhe e solli në Tiranë. Këta malësorë gjysmë të egër ushtruan një arbitraritet të dukshëm në Tiranë, sipas konceptit të njohur europian. Por, në fund të fundit, ata i dhanë qeverisë autoritetin që i mungonte. Prandaj tingëllon si një qëndrim jo pozitiv i organeve gjermane fakti që ato u ngritën kundër grupit kosovar në fillim të vitit 1944. Meqenëse shqiptarët janë shumë të ndjeshëm në problemet e përkatësisë fisnore dhe nënrrymave sociale brenda vendit, të gjithë kundërshtarët e Devës krijuan përshtypjen gradualisht se ai nuk do të mbështetej në mënyrë të pakushtëzuar nga gjermanët. Veç kësaj, si shqiptar verior (kosovar), ai nuk kishte gjetur ndonjë mbështetje kushedi çfarë në Shqipërinë e Vjetër. Sjellja e tij e ashpër nuk iu përshtat fare shqiptarit të mesëm, i cili nga natyra e urrente rregullin dhe parimet shtetërore. Prandaj, gjatë pranverës dhe verës së vitit 1944, armiqtë e hapur dhe të fshehtë të Devës morën kurajë. Kështu u zhduk figura më me vlerë e lojës gjermane të shahut në Shqipëri. Pati një përpjekje të Devës për të krijuar në vendin e tij një lëvizje popullore pro gjermane për shkak të zhvillimeve negative të momentit.

    Kryeministri Biçaku

    Në fund është për t’u përmendur edhe kryeministri i fundit Biçaku, personalisht mik i mirë i Gjermanisë, por krejt i paaftë politikisht dhe pa instinktet e duhura të politikanit. Me gjithë paralajmërimet e gjermanëve, ai qëndroi në Shqipëri dhe u vra prej komunistëve.

    Parlamenti

    Parlamenti nuk ushtroi influencë të dukshme në fatet e vendit. Ky institucion bëri vetëm disa ndërhyrje të pjesshme, duke prishur më shumë sesa duke ndrequr punë.

    Partitë shqiptare
    Forcat politike shqiptare ndikuan pak në zhvillimet e politikës së brendshme të vendit.

    Nacionalistët

    Nacionalistët shqiptarë ishin një koleksion, në të cilin përmblidheshin elemente të nuancave të ndryshme brenda qeverisjes. Pjesa më e madhe ishin miq të gjermanëve. Ata nuk mundën asnjëherë të krijonin një bashkim organizativ të qëndrueshëm. Prandaj nacionalistët, aq më tepër për shkak të moskuptimeve mes tyre, nuk u bënë një element me vlerë për politikën gjermane në Shqipëri.

    Ballistët

    Ballistët premtuan në fillim të bëhen një parti politike dinamike, por me një defekt kryesor: ata s’ditën të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj gjermanëve dhe anglezëve. Në fillim, gjatë luftimeve kundër bandave, pjesa më e madhe e suitës balliste anoi nga Gjermania, ndërsa paria e tyre e ndiente veten apriori të rreshtuar më pranë Anglisë. Kur më vonë filloi të bëhej e qartë se Anglia po ia linte vendin Rusisë në Ballkan, deri në mesin e vitit 1944, ballistët e humbën pothuajse të gjithë kredibilitetin e tyre. Kështu që në fillim të vjeshtës së atij viti ata konsideroheshin praktikisht të eliminuar.

    Zogistët

    Pikën e fortë të kristalizimit të tyre zogistët e gjetën rreth Abaz Kupit, një përkrahës i mbretit, i cili në kohën e pushtimit të Italisë nuk mori pjesë në veprime luftarake dhe kishte ditur të mbante rreth vetes një trupë ushtarake relativisht të rregullt dhe të fortë për kushtet e vendit.
    Në verën e vitit 1944 zogistët u dukën sikur përfituan nga shkatërrimi i ballistëve dhe ishin gati të krijojnë një rrymë decizive në katrahurën shqiptare. Në përforcim të tyre erdhën simpatizantët e shumtë që kishte lënë Zogu në vend pasi iku, sepse masat e gjera ishin të mendimit që me gjithë mënyrën e qeverisjes – gjysmëdespotike e gjysmëmoderne të mbretit Zog, kjo ishte e vetmja rrugëdalje për Shqipërinë. Por Abaz Kupi i humbi të gjitha parashikimet e tij për faktin se ai nuk mbajti asnjëherë një qëndrim të qartë dhe të prerë në luftën mes gjermanëve dhe komunistëve. Thjesht, sipas mënyrës shqiptare, ai u përpoq të mbajë një qëndrim ekuivok në të dyja anët dhe sipas mundësive konkrete, t’i gënjejë të dyja palët. Me këtë politikë gjysmake ai u fut në një qorrsokak si përfundim, që gjatë tërheqjes i kushtoi shumë atij, duke humbur çdo gjë dhe duke e detyruar Kupin të arratiset gjoja në Itali.

    Komunistët

    Përfituesi i këtyre zhvillimeve ishin komunistët (ose komunizmi). Frymëzuesit e paktë të shkollës ruse, para të gjithëve Mehmet Shehu, një udhëheqës ushtarak i një kualiteti të përsosur, por me ide thjesht sovjetike, arritën ta shkombëtarizojnë lëvizjen e bandave që në gjysmën e parë të vitit 1944 dhe ta orientojnë gjithnjë e më tepër drejt frymëzimit sovjetik. Karakteristikë për këtë zhvillim është se që në fillim të verës flamuri i kuq i Skënderbeut, i cili mbahej pranë draprit e çekanit në të ashtuquajturën Republikë Sovjetike që u krijua atëherë në Shqipërinë e Jugut, u dogj. Meqenëse ky orientim i njëanshëm drejt Rusisë sovjetike bëri zhurmë dhe solli reagime, komunistët shqiptarë ndërruan kursit dhe e vijuan luftën e tyre nën parullat “Luftë kundër okupatorëve të huaj” dhe “Reforma shoqërore sipas kohës”. Meqenëse fshatarëve ata u premtuan pronë të lirë të oborreve të tyre, proletariatit të ngritur, sidomos punonjësve të arsimit, u premtuan jetesë më të mirë, të varfërve u premtuan çifligjet e të pasurve dhe rinisë brengosur emancipim të plotë – komunistët u përkrahën gjerësisht nga masat. Duke ditur se çdo lëvizje revolucionare tërheq pas vetes aktivistët e një vendi, në fillim të vjeshtës së vitit 1944, kur lufta me Vermachtin (ushtrinë) gjerman u bë e paevitueshme, lëvizja komuniste dispononte një trupë të organizuar dhe të rrezikshme, që ishte e vendosur të ngrihej dhe të luftonte me çdo kusht.
    Pranë këtyre faktorëve të brendshëm, pjesërisht miq dhe pjesërisht armiq, të cilët kishin ndjekur deri në vjeshtën e vitit 1944 secili rrugën e tij, politika gjermane gjeti dy pozicione të forta aktive.
    E para, simpatia shqiptare për Gjermaninë. Qysh në kohën e paraluftës dhe më pas të fillimit të Luftës Botërore, në Shqipëri ekzistonte një simpati e hapur për Gjermaninë e Madhe. Kjo i detyrohej pjesërisht edhe influencës historike të Perandorisë Austro-Hungareze karshi këtij vendi. Me gjithë aleancën e saj me Gjermaninë, Italia, kur pushtoi Shqipërinë në vitin 1939, u përpoq ta shkëpuste këtë lidhje shpirtërore të shqiptarëve me kombin gjerman, duke e dobësuar, por duke mos e zhdukur asnjëherë atë.
    E dyta, Gjermania ishte i vetmi mik e aleat i sinqertë i Shqipërisë. Gjendja e politikës së jashtme të Shqipërisë e lejoi Gjermaninë që të merrte rolin e të vetmit aleat dhe mbrojtës të mundshëm të saj. Me pushtimin gjerman të Ballkanit u bë i mundshëm krijimi i Shqipërisë së Madhe, duke futur në gjirin e saj territorin e Kosovës. Vetëm me këtë kthim të Kosovës mund të pajisej shteti shqiptar me një strukturë deri diku të mjaftueshme dhe Shqipëria të mos varej nga jashtë si shtet.
    Çdo njeri që ka arsye duhej ta kishte të qartë se ky format mund të bëhej realitet për një kohë të gjatë, vetëm në qoftë se Gjermania mbetej fuqia decizive në Ballkan. Mbasi vetë populli serb nuk do ta lejonte vullnetarisht humbjen e Kosovës së pasur në burime. Tani Shqipëria me Greqinë janë të vetmet shtete në Ballkan që nuk janë sllavizuar. Pra, përballë çdo bashkimi sllav në juglindje, ajo do të ndodhet patjetër në një pozicion të pashpresë.
    Që t’i bënte ballë presionit të madh nacional, mbas shpartallimit të Italisë, Shqipëria nuk mund të shpresonte kurrë për ndihmë (mbrojtje) nga përtej Adriatikut, si në fillimet e mbretërisë zogiste. Në rast konflikti me bllokun serbomadh, do të ishte një utopi të pritej ndihmë nga Anglia, Amerika dhe ca më pak nga Rusia. Si fuqi e madhe sllave, Rusia bën apriori përjashtim, mbasi politika ruse në Ballkan u ka shërbyer gjithmonë tendencave të theksuara pansllave dhe kujtimeve të historisë. Me gjithë premtimet e bukura dhe përkrahjen e bandave shqiptare me flori dhe ar, Anglia e bëri mjaft të qartë se politika e Ballkanit ka më leverdi të bëhet duke u fokusuar në shtetin e serbomëdhenjve. Për Amerikën, Shqipëria mbeti një shtet interesant operetash në Europën e largët e të vjetër, burimet e naftës të së cilës ishin aq të pakta, sa nuk vlente për të justifikuar ndërhyrjen aktive të saj (Amerikës) në historinë e vendit.
    Turqia, si shtet i fundit i jashtëm që është i interesuar ndaj fatit të Shqipërisë, për shkak të së shkuarës së përbashkët, ishte e pafuqishme dhe përpiqej për vete që të mos futej në kaosin (valën) e luftës.
    Tani, meqenëse shqiptari i ngritur (inteligjent) ka prirje të lindur dhe aftësi për të kuptuar e gjykuar probleme të politikës së madhe dhe të diplomacisë, ashtu sikurse është i pafrytshëm për të drejtuar çështjet e administratës dhe të ndërtimit të vendit të tij, gjendja e politikës së jashtme që u përshkrua më lart e shtynte atë (shqiptarin) drejt politikës gjermane.
    Por politika gjermane ndaj Shqipërisë çalonte në zbatimin e saj praktik, në radhë të parë në faktin që ajo nuk u krye në mënyrë monolite, prandaj shpeshherë mungonte një përkufizim i qartë i kompetencës dhe me këtë, një kurs unik mbi trajtimin e çështjeve akute, jo gjithnjë sikurse dëshirohej të zbatoheshin.
    Shqiptarët e ndien mungesën e një orientimi unik të politikës gjermane, prandaj ata u përpoqën thjesht sipas artit ballkanas dhe jo pa mjeshtëri, që ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre këtë dualizëm në kampin gjerman. Në qoftë se një dikaster nuk tregohej i gatshëm të zbatonte (realizonte) dëshirën e tyre, ata mundoheshin ta zgjidhnin çështjen te një tjetër. Në këtë rast vihej re një mjeshtëri karakteristike, d.m.th. ata mundoheshin të vinin në lojë me njëri-tjetrin dikasteret gjermane dhe po të ishte e mundur t’i hidhnin në grindje mes tyre. Që nga këto fenomene kishte mjaft humbje influenca gjermane, kjo ishte e qartë. Në këto kushte dhe me kalimin e kohës, DGA humbet ndikimin e saj.

    Marrë nga revista “Mapo”
    16 Dhjetor 2009
    KJo gjë që thuhet me disa nuanca ka llogjik dhe nga të gjitha versionet duket si më realja.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  7. #7
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Keta historianet, lere me gazetaret, edhe kur nuk genjejne, nuk thone te verteten. Dmth i bien rreth e rreth, po nuk i thone gjerat tamam.
    Maksimumi shtrojne pyetjen dhe pastaj dredhojne pergjigjen.

    Ngritja e Hitlerit ne pushtet vertet pati faktore te brendshem dhe te jashtem. Faktoret e brendshem, rrenimi ekonomik, rrudhja territoriale, kriza etj etj ishin vertet.
    Po faktoret e jashtem ku vajten?
    Per Hitlerin thuhet vetem "u armatos". Po kush e armatosi? Kush e lejoi te armatosej?
    Kush e lejoi te shkelte Traktatin e Versajes per mosarmatimin e Gjermanise?

    Pergjigjja qe shume ngurrojne ta japin, eshte: Anglezet dhe Amerikanet. Francezet ishin politikisht dhe menderisht impotente per te frenuar Hitlerin, kurse anglezet dhe amerikanet ishin terrorizuar nga ideja qe mund t`u trokiste ne dere "fantazma e kuqe".
    Pikerisht kjo eshte arsyeja pse Hitleri u la te vinte ne pushtet. U la dhe u ndihmua madje te armatosej. Dhe per kete arsye Anglia dhe SHBA jo vetem qe mbyllen syte dhe veshet per te gjitha bemat e Hitlerit: persekutimet, djegjen e Rajstagut, Naten e Kristaleve, kampet e perqendrimit, pushtimin e Austrise, Cekosllovakise dhe Polonise.
    Po, sepse edhe pas "shpalljes se luftes" asnje ushtar aleat nuk qelloi kunder Gjermanise. Ishte Gjermania ajo qe pushtoi Belgjiken dhe nga Belgjika shkaterroi trupat aleate franko-angleze. Dhe serish ishte Gjermania qe sulmoi e para Angline megjithese ishte Anglia qe i shpalli lufte e para Gjermanise.

    Pra, Anglia dhe Franca benin politiken "as te q. as te leshon". Edhe i shpallen lufte te parat Gjermanise, edhe nuk ndermoren asnje hap konkret kunder Gjermanise, po rehatuan mullaqet tek e famshmja "vija Marzhino".
    Kurse Amerika ferkonte duart. Shkaterrimi I i Europes me 1914, e beri Ameriken Superfuqi. Shkaterrimi II do e bente Superfuqine e Vetme. Italia dhe Franca ishin neutralizuar. Anglia mjaftonte ta shtyje qe te shembej.
    Gjermania dhe Rusia duhej t`i hanin koken njera-tjetres.
    Nje rruge e shume pune. Eleminohej Fantazma e Kuqe, dhe shkaterroheshin fuqite europiane.
    Dhe ketu fitohej nga te gjitha anet. Tregetia lulezonte me te dyja palet. Amerika furnizonte Rusine nepermjet paktit te Hua-Qerase, dhe furnizonte Gjermanine nepermjet kanaleve private.
    Pra te gjithe merrnin borxh tek Amerika, per te shkaterruar pasurite e njeri-tjetrit.
    Dhe serish u perserit historia e LIB. Kur u pa qarte se kush do e fitonte luften, Amerika hyn triumfalisht ne lufte dhe marrshon si fitimtare dhe si clirimtare e kombeve te roberuar dhe mbrojtese e palekundur e lirive dhe te drejtave demokratike te popujve.

    Dhe tani borxheve te luftes u shtohen borxhet e rindertimit. Dhe kush ka parane, ka ligjin. Kush ka Ligj, behet Maliq.\

    Nga keto luftera, si ne te gjitha historite me lufte, fituan ata qe jetojne me biznesin e luftes dhe biznesin e pasluftes.
    -

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin

    Amerika qe e paangazhuar qe mbas mbarimit te L1B, kur Wilsoni nuk u perfill fare dhe u be sic deshte Franca. Ti te besh pyetjen pse Frances nuk ju prek nje fije floku e jo qe na paskerkish qene Amerika qe la Gjermanine te bej cte doje. Amerika kishte politike te jashtme te paangazhuar dhe u fut kur e pa se Meksika filloi te ushqente endrra nacionaliste me Hitlerin ne oborrin e saj. Padyshim ka patur dhe aresye humanitare. Mos harrojme qe Amerika eshte ndertuar nga emigrantet e Europes, dhe nuk mund ta lejonte Europen te kthehej ne nje kasaphane. Pastaj, Amerika hall te futet hall mos futet. Kur futet pse futet, kur nuk futet pse nuk futet. Me koherent.

    Artikulli me siper, i cileson nacionalistet shqiptare si filo-gjermane. Aspak e vertete. Nacionalistet shqiptare jane filo-askushi, jane thjeshte shqiptare, jane filo-arberesh, filo-arbanas, filo-dardane, filo-maqedonas(shqiptare jo sllave), filo-cam, por jo filo-dickajoshqiptare. Ky karikaturim eshte i demshem dhe keqdashes. Nacionalisti i vertet Shqiptar shef interesin e kombit te vet. Nese ky interes permbushet me Ameriken, mban lidhje te fuqishme mbi parimet e beses qe e kane karakterizuar gjithmone. Ne raste te ndryshme ka lidhje gjenetike me Italine per shkak te popullsise se madhe Shqiptare atje e keshtu me rradhe, por ai gjithmone eshte Shqiptar, jo filo-dickatjeter. Po te qe ashtu nuk do te ishte nacionalist.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga TheCompany Lexo Postimin
    Padyshim ka patur dhe aresye humanitare.
    Qe te kjo pike jemi 180 grade me njeri-tjetrin. Pothuajse kurre nje shtet nuk futet ne lufte per aresye....humanitare. Kurse Amerika, edhe me rralle se kurre.
    Ruzvelti mbase ishte nga ata idealista, por ne Amerike vendimet kryesore i merr BIZNESI. Nqs ti mendon qe Amerika udhehiqet nga parimet "Liri, Barazi, Vellazeri" me vjen keq por nuk mendoj keshtu.

    Citim Postuar më parë nga TheCompany Lexo Postimin
    Mos harrojme qe Amerika eshte ndertuar nga emigrantet e Europes, dhe nuk mund ta lejonte Europen te kthehej ne nje kasaphane. Pastaj, Amerika hall te futet hall mos futet. Kur futet pse futet, kur nuk futet pse nuk futet. Me koherent.
    Amerika eshte ndertuar nga emigrantet, por eshte Projektuar nga Biznesmenet. Dhe udhehiqet nga Biznesmenet. Parimi i vetem amerikan eshte: U.S.DOLLAR.
    -

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •