Close
Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 540
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Akoma nuk po arrijë të kuptojë këtë njeri,çdo veprim i tij është shumë i çuditshëm,dhe lë hapësirë të kesh shumë dyshime rreth deklaratave të tij,është rast i pa precedent,por më e çuditshmja është se ky njeri nuk ndodhet në paraburgim të pakten,por qa të bëjmë këto janë organet e drejtësisë,dhe prokuroria publike po fle.
    -Ky e kam thënë disa herë duhet të jetë "argat"i dikujtë që nëpërmes tij mundohet të njollosë figura të rëndësishme të vendit!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  2. #182
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-02-2010
    Postime
    125
    Tani Unmiku dhe Eulexi po e angazhojkan ne mpb! Dihet shpk ne sherbim te kujt eshte....

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Për Deqanin2009


    Vetëm mos thuani se nuk e meriton atë vend të punes të cilin e ka kerku edhe pse kjo dihet se është metafor ,por mos mendoni se nuk e meriton sepse edhe ai goxha kish dhën kontribut sidomos ne sektorin e vrasjeve të thesarve siq e ka quajtur Kadri Veseli Ibush Kllokoqin.Me të vërtet e meriton sepse edhe ai kishte qenë nji minikriminel bile nje post ne MPB e meriton ndoshta e kish zbulu edhe rastin e vjedhjes së drogës në polici edhe pse kush tja fillon rasteve të tilla , në fillim duhet ta lajmroj ndonje hoxhë dhe te kerkoj prej ti qe te rrin afër.

  4. #184
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nis gjykimi ndaj “shokut” të Bllacës




    Nis gjykimi ndaj “shokut” të Bllacës
    Selvije Bajrami | 16-03-2011 09:59 CET

    Hyrije Gashi kishte qenë 19-vjeçare kur dy persona të veshur në të zeza, kishin shkuar në shtëpinë e saj në Varigofc të Shtimes dhe në dhomën e ndejës ia kishin vrarë babanë, Sali Gashin. Për këtë vrasje që është kryer më 15 qershor të vitin 1999, tashmë akuzohen Fahredin Gashi dhe Hysri Rama. Gjykimi ndaj tyre ka filluar të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

    Këta dy persona janë përmendur në deklaratën publike që ka bërë i vetëdeklaruari si anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, Nazim Bllaca. Ky i fundit ka përmendur vrasje, plagosje, rrahje e shantazhe, ndërsa njëra ndër vrasjet e “rrëfyera” publikisht nga Nazim Bllaca, kishte qenë edhe ajo e Sali Gashit.

    “Ka qenë ora 9:00 e mbrëmjes dhe dy persona kanë shkuar në shtëpinë e axhës, e kanë marrë axhën me vete e kanë ardhur te ne në shtëpi dhe axhës tim i kanë thënë që t’i thotë babës tim se kanë ardhur dy mysafirë”, ka nisur rrëfimin e bija e të ndjerit, Hyrija.

    Dy personat e veshur në të zeza, njëri i pajisur me automatik e tjetri me një pushkë të gjatë, sipas Hyrije Gashit, kishin hyrë me forcë në shtëpinë e saj, duke e shtyrë kunatën e saj që kishte qenë shtatzënë.

    “Ata kanë hyrë në dhomë, ku babanë e pati zënë gjumi dhe shumë shpejt e kanë kryer rastin dhe kanë dalë jashtë”, ka treguar më tej ajo.

    E shokuar dhe trembur nga krismat, ajo kishte dalë nga shtëpia duke menduar se personat e pajisur me dorëza e kapela ia kishin vrarë tërë anëtarët e familjes. Ajo kishte dëgjuar edhe një krismë në rrugë, teksa vrasësit kishin qenë duke u larguar, por nuk është e sigurt se prej nga ka ardhur ajo krismë. Hyrija ishte kthyer në oborr dhe i kishte humbur vetëdija ndërsa dy orë më vonë, pas këndelljes kishte kuptuar se i ishte vrarë babai, Salih Gashi.

    Si njëri nga vrasësit akuzohet të ketë qenë Fahredin Gashi, ndërsa për dhënie të ndihmës kryesit, në bankën e të akuzuarve është gjendur edhe Hysri Rama. Që të dytë, të martën gjatë seancës së parë gjyqësore kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për akuzat që janë ngritur nga prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro. Ata janë paraqitur në këtë seancë në masa të rrepta të sigurisë.

    Dhjetëra policë të njësisë speciale të Kosovës, por edhe policë të EULEX-it, janë përkujdesur për sigurinë në gjykatë. Kjo ngase në të njëjtën ditë në gjykatë ishte i pranishëm edhe shoku i dikurshëm i Fahredin Gashit, Nazim Bllaca.

    Ky i fundit, i cili më se një vit më parë ka deklaruar se është pjesëmarrës në këtë vrasje, është shpallur dëshmitar bashkëpunues. Bllaca ishte paraparë që gjatë seancës të rrëfente për të bëmat e tij bashkë me shoqërinë dhe për vrasjet që i ka kryer në cilësinë e anëtarit të SHIK-ut.

    Dëshmia e Bllacës është shtyrë për të enjten për shkak të stërzgjatje së procedurave para leximit të aktakuzës. Ai pritet që të dëgjohet gjatë seancës së radhës, e cila është caktuar të mbahet këtë të enjte, ndërsa në këtë seancë përpos Bllacës, pritet të dëshmojnë edhe bashkëshortja e Salih Gashit si dhe djali i tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-07-2011 më 09:49
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #185
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.zeri.info/fotot/23271/main_eulex-2.jpg

    Arrestime për krime lufte në disa qytete të Kosovës
    16-03-2011 11:44 CET
    Në disa regjione të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar sot në mëngjes disa persona të dyshuar për krime lufte. Sipas burimeve të gazetës ‘Zëri”, personat e arrestuar dyshohen se janë të përfshirë në rastet e keqtrajtimit të personave civilë.

    Gjithnjë sipas këtyre burimeve, arrestimet e EULEX-it janë bërë në regjionin e Prizrenit, të Drenicës si dhe në atë të Malishevës.

    Se janë bërë disa arrestime e ka konfirmuar edhe EULEX mirëpo nuk janë dhënë shumë detaje nga zyrtarë të këtij misioni.

    “Sot Policia ekzekutive e EULEX-it ka kryer disa arrestime. Arrestimet kanë të bëjnë me akuza për krime lufte. Janë kryer edhe disa bastisje. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Për momentin nuk mund të thuhet asgjë më shumë”, kanë njoftuar zyrtar të EULEX-it. /Zëri/




    Nese keto nuk jan kriminel shkie qe kan masakrue shqyptaret, athere monstrat enveriste kan nis me henger kryet e njeni tjetrit! Shum keqe per Shqypetaret shume keqe per Kosoven.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #186
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    EULEX: Arrestime nën dyshimet për krime lufte

    http://www.botasot.info/mesme/polcia-e-eulex-it.jpg

    EULEX: Arrestime nën dyshimet për krime lufte
    (I plotësuar)-Policia e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, të mërkurën ka arrestuar disa ushtarë të UÇK-së, me akuzë për krime lufte.
    Derisa EULEX-i nuk bënë të ditur numrin e të arrestuarve, as identitetin e tyre, bëhet e ditur se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë persona, katër prej të cilëve tashmë janë arrestuar.
    EULEX-i, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.
    Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
    Mediet raportojnë se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë ushtarë të brigadës 121- Kumanova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa janë arrestuar katër prej tyre.
    * * * * * * *
    Policia ekzekutive e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, gjatë ditës së sotme, ka bërë disa arrestime, në ndërlidhje me akuzat për krime lufte.
    Ky mision nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.
    Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
    Informacione tjera nuk janë dhënë.
    bota sot



    Shum lajme te keqija per Kosoven !
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 16-03-2011 më 08:23
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #187
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Filloi gjykimi kundër Fahredin Gashit e Hysni Ramës

    http://www.botasot.info/mesme/Fahredini-rama.jpg

    Filloi gjykimi kundër Fahredin Gashit e Hysni Ramës
    Teuta Rexhepi Bota sot

    Që të dy të dyshuarit përmenden në rastin Nazim Bllaca e që akuzohen për krime të kryera pas lufte si pjesëtar të SHIK-ut.
    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të martën ka filluar gjykimi kundër Fahredin Gashit dhe Hysni Ramës. Që të dy të dyshuarit përmenden në rastin Nazim Bllaca e që akuzohen për krime të kryera pas lufte si pjesëtar të SHIK-ut.
    Sipas aktakuzës së prokurorit të EULEX-it, i dyshuari Fahredin Gashi (1969) i njohur me nofkën “Faruk”, i arrestuar më 13 korrik akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile sepse në bashkëveprim me Nazim Bllacën i deklaruar dëshmitar bashkëpunues nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së kanë hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe e kanë vrarë atë duke e qëlluar me armë automatike në Varigovc të Lypjanit më 15 qershor të vitit 1999. Ndërsa, Hysri Rama (1973) i njohur me nofkën “Hysi” akuzohet për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale. Ai akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit për të shmangur zbulimin duke ia dhënë babait të Fahredin Gashit një deklaratë të nënshkruar në të cilën i pandehuri në mënyrë të falsifikuar ka thënë se Nazim Bllaca më 2009 i kishte thënë atij se Fahredin Gashi nuk kishte të bënte asgjë me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetëm për të nxjerr para prej tij dhe duke e konfirmuar përmbajtjen e deklaratës së tillë të shkruar me dorë para prokurorit kur është dëgjuar si dëshmitar në Prishtinë më 29 tetor 2010.
    Avokatët paraqiten disa ankesa për procedurën e ngritjes së aktakuzës dhe të zhvillimit të hetimeve. Gjykimi vazhdon pasnesër.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    azem syla deputet hahah nuk do ta mbroi imuniteti!
    vet jakup krasniqi do ia shkul imunitetin komandantit te shikut!

    edhe fatmir limes do ia ngul kupa!
    madje madje edhe shume tjereve!

    lufta brenda llojit do ta shperbeje edhe qeverine hajdute qe erdhi ne pushtet me te vdekurit dhe tregishtoret!
    pacolli do te jete ai qe do te ua ngul thelle e me thell thiken bashkepuntorve te qeverise se kosoves!

    lufta brenda llojit do ta shperbeje krimin politik dhe ekonomik ne kosove!
    tash vetem sa kane filluar episodet e para te serialeve kriminale te kriminelve qe vodhen pushtetin dhe plaqkiten kosoven!

    harami kur kthehet eshte me i keq se tsunami!
    me 'dhimsen' di sa milionera te rinj qe nuk do te mund ti gezojne milionat qe i vodhen nga bugjeti i varfer i kosoves!

    gjdo gje ka nje fund por kriminelet e kane nje fund te tmerrshem!
    kjo eshte prova historike e gjithe atyre qe kane bere krime kunder njerzimit!

  9. #189
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    EULEX ka arrestuar zyrtarë të lartë të policisë

    http://www.koha.net/repository/images/16eulex4.jpg

    EULEX ka arrestuar zyrtarë të lartë të policisë
    Publikuar: Sot, më 16 mars 2011



    Prizren, 16 mars - (E plotësuar)Burime të pakonfirmuara i thanë Koha. net se ndër të arrestuarit nga EULEX-i, përveç Nexhmi Krasniqit, janë edhe Refki Mazreku – Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, pastaj Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, si dhe katër të tjerë. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.
    Ndërkohë agjencia Kosovapress shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 - "Kumanova", të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa thuhet se janë arrestuar katër prej tyre.
    Policia e EULEX-it ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, në mesin e të cilëve edhe komandantin rajonal Nexhmi Krasniqi. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të EULEX-it. Të arrestuarit, sipas EULEX-it, akuzohen për krime të luftës. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
    Tre persona janë arrestuar nga policia e EULEX-it në rajonin e Prizrenit. Në komunikatën e shkurtër të EULEX-it, thuhet se personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës në Kosovë. EULEX-i, njofton se ka pasur bastisje, por nuk ka cekur vendin se ku kanë ndodhur bastisjet.

    Koha Net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Naser Shala ish shofer i Fatmir Limajt gjate luftes dhe pas-lufte i Kadri Veseli d.mth. deri ne keto momente qe po flasim.Ka pershperitur keshtu:- tani qe jemi ne nje situate te brishte si Shiku ashtu edhe PDK-ja plasarritja eshte duke u fuqizuar dhe do te na prapton qerren ne anen e poshtme ngaqe;deshmite qe do dalin jane te pakontestueshme dhe linja e viktimave eshte e gjate dhe ne favor te situates qe eshte krijuar. Naseri i Rufcit te vjeter vazhdon tregimin se gjitha vrasjet e pas-luftes nuk mund te fshihen kam drone se tani eshte nje rast shume i volitshem per Euleksin te na godas si Shikun,Pdk, Qeverine etj institucione ku eshte i shtrire rrjeti i jone (SHIKU)


    Muajt e ardhshem pritet te arrestohen shume nga personazhet e dosjes Bllaca kete e din tanime edhe kryeministri dhe disa tjere prane tij qe nuk jane "pjese" e krimit por qe ne menyre te vazhdueshme orvaten te hedhin pluhur syve opinionit me shpifje alla shikqe ose ala azem sylqe per te krijuar huti dhe mjegulli ne situatat ku Shiku nuk mund t'i kontrolloj me si me rastin e agjentit te tij: Nazim Bllaca i cili eshte ne arrest shtepiak dhe nuk kane shance as me pa keta ish eproret e tij, ngaqe ruhet nga Policia e EU.

    Fahredin Gashi nje element udebesk ne te kaluaren eshte burgosur nga Shukri Buja dhe shoket e tij qe derguar ne Llapushnik me qellim te vuajtjes se denimit si bashkepuntor i regjimit te Millosheviqit . Por kur dihet se dhender i tij ishte Nezir Myrta nje ish i burgosur politik dhe mik i ngusht i Azem Syles ai me dekretin e Azem Syles lirohet nga burgu i Llapushnikut.Azem Syla e liron me faktin se Fahredini/Faruku eshte nje spiun i dyfisht edhe i UCK-se edhe i UDEBES.Pastaj Faruku gradohet ne shef te policise ushtarake ku dhe arreston nje numer shqiptaresh te pafajshem dhe i dergon ca ne burgun e Llapushnikut ca ne Burgun e Kleqkes, ku pastaj per fatin e tyre din me semirti Nexhmi Krasniqi nga Terpeza shef i atij burgu es ot drejtor policije ne Prizeren e rrethe.

    Ne burg-kampin e Kleqkes kane qene 99% shqiptare dhe ata jane maskruar ne forma te ndryshme por SHP thote se kane qene serbe gje qe nuk eshte e vertete.Shef i ketij burgu dmth burgut te Kleqkes ka qene Nexhmi Krasniqi para lufte me profesion ishte shofer Autobuzi dhe pas lufte per kontributin qe kishte dhene ne kuader te SHIKUT ai gradohet si Drejtor policie per qytetin
    e PRIZERENIT. Nen kete Stacion policor gravitojne edhe Suhareka Rahoveci Malisheva etj . DMTH nje shofer eshte shef policie ne nje teritor aq te gjere dhe tani kuptohet se nen thundren dhe diktatin e kujt funsionon drejtesia( SHIKUT)Nexhmi Krasniqi nga Terpeza kondukter autobuzi deri ne vitin 1998 pastaj emrojne shef kamp- burgut te Kleqkes e tani shef Policije ... Luje mace kryet e buallit i thone ketij hesapi.


    Kadri Arifi nje tjeter vegel e SHIKUt me ardhjen ne pushtet te Hashim Thacit ai gradohet ne Drejtor ne dikasterin e krimeve te renda mu aty ku u vodhen dosjet dhe Fatmir Xhelili zevendes i ministrit te brendeshm kjo eshte nje loje te cilen e ka skenuar dhe inxhinjeruar Shiku qe te kete elemenetet e vet ne pikat kyqe te drjtesise qe me mire te mbulohet e verteta e krimeve te tij.. andaj agjenti Bllaca eshte nen perkujdesjen dhe sigurine e organve te EU se drejtesia kosovare eshte nje drejtesi qe ka punuar ne favor te krimit duke shkatruar shtetin ligjor.

    Drejtesia e EU nuk i beson SHPK sepse SHPk eshte ne derivat i SHIKUT edhe kryeprokurori Osman Kryeziu eshte ne doren e Azem Syles > Keto jane arsyet se asnje vrasje politike nuk eshte zbardhur deri me tani... plus u vodhen dosjet ne dhomen e sigurise se policise dhe te gjithe ata qe dikur u suspenduan sa per sy e faqe sot jane vene ne pozitat e meparshme meqense te gjithe ata te suspenduarit ishin vetem alibi per qeverine qe te fshihen mire e mire Fatmir Xhelili, Kadri Arifi, vellai i Fatmir Limajt etj. qe e organizuan skenarin e vjedhjes se provave. Athere pyet njeriu i thjesht sa i sigurt mund te jete qytetari Kosoves kur mu ne polici behen krime si keto e si mund t'i sigurohet jeta e qytetarit ne ambinete tjera si rrugenqytet, fshat etj.Pra drejtesia e Kosoves eeshte nje paradoks rrenqethes i shume te vertettave qe jane ne rrugen e ndriqimit nga EU .



    Prandaj edhe ceshtjet kyqe te drejetsise nuk i lihen, nuk i besohen me ne dore qeverise se Shikut, policise se SHIKU, prokurorise se Shikut por me raste te tilla merret misioni i Bashkimit Europian qe eshte i mandaruar te qendroj ne Kosove deri sa te zgjedhen 837 vrasje pas luftes...dhe ka mundesi qe edhe shume burgje e kampe qe kane qene gjate luftes te hetohen tani jo me ne Hage por ne Kosove . Jo nga Pushteti i SHIKUT por nga Drejtesia Euopiane. Pa u ndriquar cdo krim i motivuar politik ne Kosove Kosova nuk mund te aftohet as te dera e Bashkimit Europian keto jane kriteret kyqe qe Kosoves t'i liberlizohen vizat, e pastaj edhe mund te udhetojme drejt Brukselit.

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Nexhmi Krasniqi dhe ca te tjere u arrestuan
    Ndryshuar për herë të fundit nga Justiniani : 16-03-2011 më 09:17

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Sipas burimeve të sigurta të gazetës "Bota sot" njësitet speciale të EULEX-it kanë arrestuar sot në orët e mëngjesit, komandnatin e Policisë së Kosovës të rajonit të Prizrenit Nexhmedin Krasniqi. Në mesin e të arrestuarve janë dhe persona të tjerë ndërsa këta akuzohen për krime lufte

  13. #193
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Si e zbuloi Nazim Bllaca vrasjen e Sali Gashit

    http://www.koha.net/repository/images/rasti-bllaca4.jpg


    Si e zbuloi Nazim Bllaca vrasjen e Sali Gashit
    Publikuar: Sot, më 18 mars 2011



    Prishtinë, 18 mars – Për tetë vjet rresht Afrim Gashi nuk kishte pasur idenë se kush ia kishte vrarë babanë.
    Një telefonatë në një mbrëmje vere e kishte çuar te një zarf, në të cilin ndodhej një letër e shkruar me dorë, në të cilën thuhej se babanë e tij Salih Gashi ia kishte vrarë Faruk Gashi. Letra i kishte ardhur nga një person i panjohur, për të cilin tek pas dy vjetësh kishte kuptuar se autor i saj ishte Nazim Bllaca.
    Në seancën gjyqësore të enjten në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, djali i Salih Gashit, i vrarë më 15 qershor 1999, për vrasjen e të cilit akuzohet Fahredin Gashi, e ka përshkruar të atin si një bujk që është marrë me punë toke e bagëti dhe se ka qenë një anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Prokurori i rastit, Maorizio Salustro, është ndalur më shumë tek kontaktet e tij të para me Nazim Bllacën për të cilin nuk kishte ditur se ai po i shkruante.
    “Jam kanë me gruan tu ardhë në autobus prej miqve. Ora ka qenë shtatë në mbrëmje. Ka thirr dikush (në telefon celular) dhe më ka thanë shko në shtëpinë tënde në Lypjan në katin e tretë të shtëpisë ndër një bllok e ke një letër në zarf. Kjo ka ndodhur në vitin 2007”, ka thënë ai.
    “Jam çu herët edhe kam shkuar në shpi. Qysh më ka thanë e kam gjet letrën ndër bllok. E kam gjet zarfin edhe e kam gjet letrën”, ka thënë dëshmitari.
    Autori i letrës në atë kohë anonim, i kishte shkruar se babën nuk ia kishte vrarë UÇK-ja, por Faruk Gashi. Autori i saj kishte thënë se po të donte UÇK-ja do ta kishte bërë këtë kur do të kishte dashur.
    “Baba yt nuk u kanë as spiun, as tradhtar, por pse e ka vra Faruku e din. Ai veç ka ardh edhe më ka thanë hajde se kemi me shku me vra Salih Gashin. Unë kam marrë pjesë në vrasje, po babën ta ka vra Faruku”, thuhej në letër.
    Kjo letër i është dorëzuar trupit gjykues si provë materiale. Në letër përshkruhet mënyra se si i është vrarë babai dhe nga kush. Kur Afrimi kishte shkuar e kishte gjetur letrën ashtu siç i ishte thënë në një zarf në të cilin shkruhej “në këta dy numra me lajmëro kur ta marrsh letrën”.
    “Duhet të ma japësh besën e shqiptarit mos mem qit kurrë Afrim, t’i duhet ta dish, familja jote, fshati, çka ka ndodh me babën tënd. Sali Gashi nuk ka qenë spiun kurrë. Mirëpo babai yt ka ditë diçka me rëndësi për një person në Shtime, i cili para lufte ka bashkëpunuar me polici të Serbisë, e ai është Faruk Gashi”, thuhet në letër. Në letër po ashtu thuhet se, “...deri sot nuk është zbuluar pse u vra Salihu. T’i duhet me e hap rastin jo në SHPK, por në UNMIK, për arsyeje se ky person ka gjin në SHPK, në gjykatat tona, nëse e lajmëron në UNMIK ti fiton, familjes tënde i hiqet emri i tradhtisë”, thuhet ndër të tjera në letër.
    Afrim Gashi ka shtuar më tej se pasi e ka marrë letrën për tre vjet nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim. Mirëpo edhe më vonë ai kishte pranuar sms të ndryshëm, të cilët i kishte kthyer herë pas here, por nuk e kishte ditur se kush po i shkruante deri në vitin 2009 kur ishte shfaqur Nazim Bllaca në oborrin e shtëpisë së tij në Varigovc.
    “Ma vonë, në vitin 2009, jam kanë te shpija në Lipjan me tre vëllezërit e mi që jetojnë në Zvicër. Ka thirr mixha jem Salihi në telefon edhe ka thanë hajde se kanë ardh dy persona me fol me ty. Jemi kthy shpejt në shpi në katun, kur kemi shku e kam pa një xhip të zi. Në xhip u kanë Hysri Rama. Nuk ka dalë prej kerri e as nuk ka fol kurrgjë”, ka treguar ai. Dëshmitari ka thënë se Nazim Bllaca i kishte thënë që të shkojë në EULEX për të denoncuar Fahredin Gashin si autor të vrasjes së babait të tij. Bllaca i kishte thënë sërish që nëse shkon në Policinë e Kosovës nuk do të bënte asgjë pasi sipas tij Fahredin Gashi kishte para, biznes, avokat e lidhje të forta në Policinë e Kosovës. Madje Bllaca i kishte thënë se do të jetë dëshmitar.
    Me gjithë këto Afrim Gashi ka thënë se nuk iu kishte besuar shumë sms-ve që merrte e as letrave me autor të panjohur. Ka thënë se dyshonte se mos dikush qëllimisht po dëshiron ta fusë në telashe.
    Dëshmitari ka thënë se bazuar në sms-të që kishte pranuar një ditë vikendi kishte shkuar në Prishtinë në Policinë e UNMIK-ut për ta paraqitur rastin. Ata nuk kishin punuar, ndërsa ishte drejtuar në Policinë e Kosovës. Oficerë të saj e kishin orientuar të shkonte në Lypjan për ta paraqitur rastin.
    “Jam shku në Lypjan, ju kam kallëzue për Nazimin, e kam dhanë një deklaratë, po kurrë nuk më kanë thirr ata. Policia e Lypjanit ka dashtë me fsheh krimin se as nuk më ka marrë në pyetje as kurrgjë”, ka thënë Gashi. Dëshmitari nuk e ka akuzuar direkt Fahredin Gashin për vrasjen e babait të tij, pasi ka thënë se ka qenë me maskë. Mirëpo në bazë të ecjes së tij ka thënë se ky mund të jetë ai që ia ka vrarë të atin.
    “Allahu e dënoftë atë që ma ka vra babën!”, ka thënë dëshmitari
    Afrimi ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk e ka njohur Fahredin Gashin, të cilin e quante vazhdimisht “Faruk”.
    Dëshminë e ka vazhduar motra e Afrimit, Hyrije Gashi, duke përshkruar dy vrasësit e babait të saj, njërin më të gjatë dhe tjetrin më të shkurtër e më të plotë. Ajo ka thënë që të dy kanë hyrë në dhomën ku i ishte vrarë babai kur i kishte dëgjuar krismat.
    “Të nesërmen kam shkuar me kerr e me kali me djalë të axhës në Lypjan në KFOR. Aty e kam dhanë një deklaratë mandej ka ardhë KFOR-i në shpi me verifiku trupin e vrarë të babës”, ka thënë ajo duke e përshkruar se si nga të shtënat e armës i ishte çarë koka babait të saj.
    Fahredin Gashi i ka shtruar disa pyetje dëshmitares. Meqë ai është i majtë, është interesuar se personi më i shkurtë që aludohet të ketë qenë Fahredin Gashi a e kishte armën në dorën e djathë apo të majtën, por ajo nuk ka mundur të përgjigjet: “Nuk e di në cilën dorë e ka pas”.
    Gashi e ka pyetur dëshmitaren se a kishte pasur ndonjë herë babai i saj problem me UÇK-në. Dëshmitarja ka treguar se një herë pjesëtarë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e tyre duke kërkuar armë nga babai i saj. Armë nuk kishin gjetur, por e kishin marrë vëllanë e saj të madh, Afrimin, e kishin rrahur shumë diku tjetër dhe e kishin liruar.
    “Dy ushtarë që kanë hy brenda janë kanë pa maska. Njanin prej tyre e kam ni t’u e thirr ‘Vogëlush’. Ajo ka thënë se babai i saj nuk ka pasur lidhje me Policinë e Serbisë duke e përshkruar si një bujk që ka punuar tokën. Mirëpo ka thënë se ka qenë anëtar i LDK-së në partinë e Rugovës. I akuzuari është interesuar nëse i ati i saj ka pasur ndonjë konflikt me dikë. Dëshmitarja e ka pranuar se ka pasur një konflikt për mezhdë, por sipas saj nuk ka qenë serioz, por vetëm një fjalosje.
    Gjykimi në rastin e Fahredin Gashit vazhdon më 22 mars.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Rrëfehet Nazim Bllaca nazim bllaca paska qen nje luftetar i denj i uck-se!


    I veshur me antiplumb që mbante emblemën e BE-së e në përkujdesjen e dhjetëra policëve të misionit EULEX, Nazim Bllaca të mërkurën është paraqitur para trupit gjykues për të dëshmuar kundër shokut, me të cilin e kishin kryer vrasjen e Salih Gashit në Varigofc të Shtimes më 15 qershor të 1999-ës.

    Publiku në sallën e gjykimit për rreth gjashtë orë, sa ka zgjatur dëshmia e Bllacës, ka qëndruar i heshtur, duke dëgjuar krimin që ka rrëfyer ta ketë bërë Bllaca me shokë. Ai ka thënë se bashkë me tashmë të akuzuarin Fahredin Gashi e kishin vrarë Salih Gashin.

    Por, para se të tregonte se si është kryer vrasja, Bllaca ka rrëfyer për përfshirjen e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vend në të cilin ishte njohur e ishte shoqëruar ngushtë me Fahredin Gashin, të cilin siç tha Bllaca në vazhdimësi e kishte thirrur me emrin Faruk.

    Në UÇK Bllaca ishte përfshirë në qershor të 1998-ës. Katër muaj më pas ishte plagosur rëndë dhe ishte shtrirë në spitalin ushtarak të Krojmirit, ku edhe e kishte njohur Farukun.

    “Në spitalin ushtarak të Krojmirit kam qëndruar 15 ditë dhe aty ka filluar kontakti më i shpeshtë me Fahredinin. Gati shokë të mirë jemi bërë aty”, ka treguar Bllaca, i cili qëndronte në këmbë dhe përgjigjej në secilën pyetje të prokurorit Maurizo Salustro.

    Ai thotë se me t’u shëruar ishte kthyer në batalionin ku kishte vepruar më herët. Me kalimin e ditëve, koha ishte ftohur dhe nga pasojat e plagëve Nazimi ishte detyruar të merrte pushim mjekësor për dy muaj dhe atë deri në fundin e shkurtit të 1999-ës. Pas pushimit Nazimi ishte përfshirë në komandën e batalionit, ku edhe përmes Farukut kishte nisur të punonte si shërbyes në brigadën 121, përkatësisht në shërbimin e zbulim kundërzbulimit. Nga aty i kishte raportuar Farukut, me të cilin shoqëria vetëm sa ishte forcuar edhe më shumë.

    Nata e tmerrit

    Kishte përfunduar lufta e Nazimi në qershor kishte nisur punën në Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme. Edhe nga aty i kishte raportuar Farukut, i cili në mbrëmjen e 14 qershorit e kishte kontaktuar Bllacën dhe i kishte thënë që të nesërmen duhet të takohen te shkolla e fshatit Pjetershticë. Të nesërmen në mbrëmje ishin takuar e ishin nisur për te shtëpia e Salih Gashit.

    “Do të shkojmë ta marrim në pyetje një person”, ka cituar Nazimi fjalët e Farukut. Sipas Bllacës, vetëm kur kishin arritur aty, e kishte kuptuar se ku kanë shkuar. “Tash po filloj me një rrëfim të tmerrit që e kemi bërë atë natë”, ka thënë Bllaca, duke filluar kështu të tregojë për vrasjen e Salih Gashit.

    Bllaca ka treguar se si kishin shkuar te shtëpia e vëllait të viktimës. E kishin detyruar atë që ta thërriste Salih Gashin dhe me t’u hapur dera e shtëpisë së tij, ata kishin hyrë me forcë dhe atë direkt në dhomën ku po flinte Salih Gashi.

    Faruku i pari, e unë i dyti kemi hyrë menjëherë në të majtë në dhomën e parë. Ka pasur fjalë nga pala tjetër (familjarët e Salih Gashit), çka po doni këtu, e ne kemi kërkuar me këmbëngulje se ku është Salihu”, ka treguar Bllaca.

    Ai ka treguar se i kishin thënë Salihut se duhet të shkonte me ta, por ai kishte thënë se nuk mundet, sepse është i sëmurë. Në këtë çast, Bllaca ka treguar se Faruku kishte shtënë me automatik në kokë të Salihut. Edhe Bllaca kishte qenë i armatosur dhe ka treguar se në natën kritike kishte qëndruar në gjendje gatishmërie gjithnjë konform urdhrave të Farukut.

    Denoncimi i rastit

    “Viktima ka qenë i shtrirë në kauç. Më kujtohet sikur ju sot. Pasi e kemi ekzekutu, Gashi e ka çu automatikun përpjetë dhe kemi dalë shpejt. Me vrap jemi larguar dhe kemi shkuar në drejtim të fshatit Davidoc të Shtimës në këmbë. Udhëtimi ka zgjatë nja një orë e gjysmë. Pasi jemi larguar diku 200 metra, e kam pyet Farukun si nuk më tregove që kemi ardhë me vra njerin. Ai tha kam pasë frikë se nuk ke me pranu me hy mrena edhe me vra”, ka thënë Bllaca.

    Faruku i kishte thënë se “Doktori” na ndihmon tash e tutje, duke iu referuar Fatmir Xhelilit, derisa për Salih Gashin kishte thënë se ka qenë kolaboracionist. Raportimi i vrasjes ishte bërë të nesërmen në Kleqkë e Divjakë.

    Bllaca ka bërë të ditur para gjykatës se kontaktet e para me familjarët e viktimës i kishte pasur në 2007-ën dhe aty kishte qenë bashkë me të akuzuarin Hysri Rama, kur familjes së Salih Gashit i kishte shkruar sms.

    “Po rren, nuk është e vërtetë”, ka reaguar gjatë seancës Hysri Rama.

    Bllaca kishte treguar se më pas e kishte shkruar një letër për t’u treguar të dëmtuarve se kush e ka kryer vrasjen. Letrën e kishte lënë përmes djalit në shtëpinë e të dëmtuarve në Lipjan dhe vetë për një kohë ishte larguar nga Kosova, ngase e kishte ditur se ishin dhënë 100 mijë euro për vrasjen e tij. Ishte kthyer dhe kishte vazhduar kontaktet me familjen Gashi, ndërsa për Hysri Ramën Bllaca ka thënë se i di të gjitha krimet që janë bërë nga ta.

    Ndryshe, seanca ndaj të akuzuarve Fahredin Gashi e Hysri Rama do të vazhdojë më 12, 13 dhe 14 prill, kur Bllaca pritet të vazhdojë me marrjen në pyetje nga pala mbrojtëse dhe trupi gjykues.

    Tërhiqet fletarrestimi

    Gjyqtari i EULEX-it ka tërhequr fletarrestimin ndaj Hysri Ramës ngase ai të mërkurën është paraqitur në seancë. Ai ka thënë se të martën nuk ka qenë, ngase i është ngatërruar orari i seancës. Rama akuzohet se ka ndihmuar Fahredin Gashin, pasi që ky i fundit ka kryer veprën penale

  15. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Faruku e vrau

    Nën masa të rrepta të sigurisë, Nazim Bllaca edhe para gjykatës pranoi se ka marrë pjesë në vrasjen e Sali Gashit në vitin 1999, por jo edhe se ka shtënë mbi të. Ai tha se plumbat i ka shkrepur Fahredin Gashi-Faruku, i cili ishte i pranishëm në gjykatore. Për shtatë orë, Bllaca iu përgjigj pyetjeve të prokurorit.
    Nga Nexhmije Ahmeti më 31 mars 2011 në ora 09:42

    Nazim Bllaca e ka quajtur veten vrasës edhe para trupit gjykues. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Sali Gashit më 15 qershor të vitit 1999, së bashku me Fahredin Gashin, gjithashtu i akuzuar për këtë vrasje. I veshur me jelek antiplumb dhe i ruajtur nga policë të EULEX-it, të mërkurën Bllaca për herë të parë pas 16 muajve, tregoi fill e për pe se si ka ndodhur ngjarja e 15 qershorit 1999 dhe pas saj. Prokurori Mauricio Salustro për shtatë orë ka pyetur Bllacën në detaje për veprimtarinë e tij që nga viti 1998 deri në vitin 2009.

    Ai tregoi se ishte pjesëtar i UÇK-së që nga tetori i vitit 1998 e deri më 1999. Gjatë kësaj kohe, ai ishte plagosur dhe gjatë qëndrimit të tij në spitalin ushtarak të Krojmirit, ka treguar se është njohur me të akuzuarin Fahredin Gashi.

    Bllaca pastaj ka rrëfyer se nga marsi i vitit 1999 është bërë anëtar i Zbulim-Kundër-Zbulimit (ZKZ) në kuadër të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” të UÇK-së dhe se ishte nën urdhra të Fahredin Gashit.
    Prokurori Salustro është ndalur më shumë te nata e 15 qershorit kur ka ndodhur vrasja e Sali Gashit, që Bllaca pretendon se është pjesëmarrës i atij krimi.

    Dëshmitari i gjykatës ka rrëfyer në tërësi ngjarjen, e cila, sipas tij, me urdhër të Fahredin Gashit kanë shkuar në fshatin Varigovc në shtëpinë e Sali Gashit, ku edhe e kanë vrarë atë. Në pyetjen e prokurorit se cili ka shtënë mbi viktimën, Bllaca në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues të gjykatës ka thënë se Fahredin Gashi ka shtënë me një rafal automatiku në drejtim të Sali Gashit, derisa ishte i shtrirë në dysheme, ndërsa vetë e ka vëzhguar ngjarjen brenda dhomës.

    Pas kësaj, Bllaca ka rrëfyer se bashkë me Fahredinin kanë shkuar këmbë në Davidovc të Shtimes dhe gjatë kësaj kohe e ka pyetur Gashin. ‘Pse me vra njerin, çka ka ba”’, riciton Bllaca veten. Ai më ka thënë: “Ky njeri ka ditë diçka dhe ti mos u ba merak se na mbron doktori (Fatmir Xhelili)”, citon Bllaca bisedën ndërmjet tij dhe Fahredin Gashit. Pas kësaj dëshmie, prokurori është fokusuar në letrën që Bllaca e ka dërguar për familjen e Sali Gashit, në të cilën i bëhen me dije autorët e vrasjes së familjarit të tyre.

    Ai tregon se atë letër, dedikuar Afrim Gashit (djalit të viktimës) e ka shkruar vetë, por e ka autorizuar vëllanë e tij, Liman Bllacën dhe nipin Besnik Bllacën që ta dërgojnë letrën në vendin e duhur. Letra, sipas dëshmisë së Bllacës, është fshehur në një bllok në katin e dytë të shtëpisë së Gashëve që e kanë në Lipjan dhe se Afrimi e ka ditur për këtë nëpërmes një mesazhi telefonik që ia ka dërguar Liman Bllaca.

    Gjatë kësaj kohe, Nazim Bllaca ka thënë se nuk gjendej në Kosovë me arsyetimin se nuk e ndjente veten të sigurt. Prokurori ka dashur sqarim nga dëshmitari pse në letër ai ka përmendur tre autorë të vrasjes së Gashit, e në deklaratat e tij para prokurorit publik ka thënë se ka qenë vetëm me Fahredin Gashin.

    Këtë, sipas tij, e ka bërë sepse në atë kohë nuk ka ndjerë siguri për familjen që e kishte në Kosovë dhe se nuk dëshironte që të afrohej afër me familjen e viktimës dhe se nuk i besonte drejtësisë së Kosovës. Ai është rikthyer në Kosovë në maj të vitit 2009 dhe për të parën herë është takuar me familjen e Sali Gashit në qershor të këtij viti. Ai tregon se është takuar me dy vëllezërit e viktimës, Shefki dhe Sejdi Gashi në fshatin e tyre dhe u ka treguar se ai së bashku me Fahredin Gashin, e kanë vrarë Sali Gashin.

    Këtë rrugëtim ai e ka bërë së bashku me të akuzuarin tjetër, Hysri Rama, me të cilin kanë lidhje miqësore. Qëllimi i kësaj vizite te familja Gashi, sipas dëshmitarit, ka qenë kërkim falja për krimin që është bërë më 1999. Bllaca tha se për të gjitha ato që i ka bërë dhe i ka deklaruar, i ka ditur Hysri Rama. Ky i fundit ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të Bllacës duke e quajtur gënjeshtar. “Po rren ky majmun”, ka thënë Rama.

    Dëshmitari shumë herë është përgjigjur në vetën e tretë, e jo në atë të parën. Në vërejtjen e gjyqtarit në lidhje me këtë, Bllaca u përgjigj “Kjo më ka mbetë se kështu jemi thirrë ndërmjet vete ne të grupit kriminal”. Dëshmia e Nazim Bllacës do të vazhdojë më 12, 13 dhe 14 prill.

  16. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca ju ka ofrue mlladiqit [azem syles] po me duket se boll ky popull ka vuajtur edhe gjat regjimit te millosheviqit edhe gjat regjimit kriminal te Shikut
    Kjo tregon se sa te kriminel kan qen kur e pershkruajti Bllaca kalleshnikovin edhe plumbat në koke

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    ja pra komandant faruku paska qen udebash i serbise dhe eshte infiltruar ne uck!
    dil ti trimi i forumit me shum nofka dhe mbroje klysht e serbise tash!


    Nazim Bllaca: Me urdhër të Fahredin Gashit e kemi vrarë Sali Gashin


    (I plotësuar)

    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të mërkurën ka vazhduar seanca gjyqësore kundër Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës të cilët akuzohen për krime lufte. Në këtë seancë për herë të parë ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë Nazim Ballaca, i cili një vit më parë bëri publike vetë të gjitha krimet e kryera nga ai dhe Fahredin Gashi me bashkëpunëtorë të tjerë të njohur si pjesëtarë të SHIK-ut. Fillimisht Ballaca ka dëshmuar për lidhjet e tij me Hysri Ramen me të cilin ka thënë se ka lidhje miqësore ndërsa me Fahredin Gashin lidhje shoqërore. “Me 16 qershor për herë të parë kam shkuar të Fahredinë Gashi në fshatin Divjak dhe disa ministri ishin në malet e Berishës duke përfshire edhe MB. Arsyeja ishte sepse ende kishte forca serbe që nuk ishin larguar nga Kosova në atë kohë në drenicë dhe regjionin ku dominonte forca jonë nuk kishte forca policore serbe por nuk dihej për Prishtinën. Në muajin maj dhe qershor ishin fuqizuar marrëdhëniet mes meje dhe Fahredin Gshit ku takoheshim për ditë dhe më 14 qershor me 1999 jemi marr vesh dhe më ka urdhëruar të dal të shkolla fillore e fshatit Pjetershticë përafërsisht në ora 9 jemi takuar dhe më është drejtuar më këto fjalë: “Do të shkojmë të marrim një person në pyetje jashtë shtëpisë së tij kemi shkuar rrugës dhe kemi arritur në fshatin Varigofc”. Kemi shkuar me një shtypin që sipas traditës sonë një katëshe kemi trokitur në derë dhe ka dal një person dhe kemi marrë me dhunë pasi që i kemi bërtit e kemi pyetur se ku është shtëpia e Sali Gashit. Kemi ecur në drejtim të shtëpisë së Sali Gashit jemi afruar të dera e personit në fjalë e kam ditë që po e kërkojmë Sali Gashin këtë e ka marr vesh para derës së vllahut të viktimës. Rreth 30 ose 50 metra iu kemi afruar derës së shtëpisë. Pasi është hap dera e shtëpisë i pasi ka hyrë Fahredin Gashi i dyti unë. Kemi qenë të armatosur me automatikë. Është hapur dera e shtëpisë dhe në korridor afër derës personi i parë ka qenë një femër më pas ka qenë dy vetë tjerë Gashi i pari e unë i dyti kemi hyrë në dhomën e parë në të majtë ku ishte viktima Gashi ka hyrë i pari në dhomë dhe ishte gjysmë e hapur dera na kanë thënë çka po doni e kemi kërkuar më këmbngulje ku është Salihu kjo ka zgjatur shuam shkurt ndoshta një minutë. Kemi hyrë në dhomën kemi bërë krimin viktima ka qenë i shtrirë në kauq. I kemi thënë hajde me neve, ai ka rënë poshtë dhe ka thënë nuk mund të vi, jam i sëmurë. Aty menjëherë ka shkrep Fahredinë Gashi me automatik ku të gjithë kanë qenë të drejtuar në kokë të tij, ndërsa unë kam qëndruar i gatshëm “, ka thënë Bllaca. Në këtë moment është shfaqur një mos marrëveshje ndërmjet prokurorit, avokatëve dhe trupit gjykues, se si Salih Gashi kishte rënë në tokë, gjë e cila ka bërë që të ndërpritet seanca për disa minuta. Më pas seanca vazhdoi përsëri me dëshminë e Bllacës lidhur me momentin e vrasjes. “Afër kokës së tij (Salihut) ka shkrep automatiki i Fahredin Gashit, një mashkull në korridor ka thënë e vrajtën. Gashi me automatik përpjetë unë vetëm e kam bërë rrotullimin kemi dal 3 persona kanë qenë në korridor. Pastaj kemi ikur me vrap. Faruku u dal i pari i dyti unë, kemi ikur dhe kemi shkuar në drejtim të fshatit Davidoc në këmbë”, u shpreh Bllaca. Ai më tutje ka treguar se si e kishte marrë vesh se përse ishte ftuar të ishte pjesë e atij rasti. “Pasi jemi larguar diku 200 metra, unë e kam pyetur Farukun si more nuk më tregove se jemi ardhë me vra njeriun, Faruku u përgjigj nuk desha të tregoj se frikësohesha se nuk do të ishe prezent në vrasje. E kam pyetur çka me ba tash, kush do të na mbrojë neve. Më ka thënë mos u bë merak se e kemi doktorin, ky ishte pseudonimi i luftës i Fatmir Xhelilit. E kam pyetur pse këtë njeri (Salihun) kush është ky, çka ka bërë, më ka thënë se din diçka, se ka qenë kolaboracionist dhe për këtë na mbrojnë instancat e larta. Raportimi i vrasjes është bërë të nesërmen më 16 qershor. Atë natë ishim të veshur me tesha të zeza, me maska me bomba dhe disa fishek dhe dy kallashnikov”, ka treguar Bllaca. Pas kësaj ai ka treguar se si kishte filluar kontaktet me familjen e të vrarit për të treguar vrasjen e ndodhur. “Në vitin 2007 nëpërmjet komunikimit telefonik dhe përmes letrave, familjes së viktimës kisha filluar t’ia jepja kordinatatat lidhur me vrasjen. Së pari është dërguar një sms në drejtim të familjes së viktimës. Unë e kam dërguar dhe Hysri Rama ishte pranë meje”, u shpreh Bllaca, ku në këtë çast reagon i akuzuari Hysri Rama, duke thënë se ‘Po rren’. Bllaca vazhdoi dëshminë e tij duke treguar përmbajtjen e letrës dhe qëllimi pse u dërgua letra. “Letra është përpiluar nga Bllaca,unë. Letra është shkruar me shkrim dore dhe iu është adresuar familjes së viktimës në objektin e viktimës. E kam autorizuar Besnik Bllacën dhe letra i është adresuar Afrim Gashit. Së pari është përpiluar nga unë dhe i kam autorizuar dy persona Besnik dhe Liman Bllacën (Limani vëllai ndërsa Besniku djali i vëllait të Nazim Bllacës). I kam blerë dy numra të telefonit ‘vala 900’ dhe personat që i kam autorizuar, kanë pas për detyre që pasi të vendosin letrën në qytetin e Lipjanit ku aty familja e viktimës ka një shtëpi katër katërshe. Letra është dërguar nga Besniku ndërsa Liman Bllaca ka pas për detyrë të vëzhgojë shtëpinë për rreth të mos hetohet. Vendosja e letrës ka qenë iniciativë dhe e dirigjuar nga unë, ka qenë fundi i vitit 2007. Në këtë periudhë unë isha larguar nga Kosova nga nëntori 2007 deri në maj 2009 nuk isha në Kosovë. Para se të largohesha nga Kosova e kisha përpiluar letrën të cilën ia kam lënë gruas sime dhe ajo më pas ia ka dhënë Besnikut, unë i kam thënë për këtë. Letra është vendosur në katin e dytë të shtëpisë nën një bllok për të mos e humbur era”, u shpreh Bllaca. Ai tha se në këtë letër kishte qenë përshkrim i saktë i asaj çka ka ndodhur natën e 15 qershorit. Duke arsyetuar atë se pse kishte bërë këtë, Bllaca tha se pas vrasjes së Salih Gashit ishte i interesuar të dijë se kush ishte ai dhe pse ishte quajtur kolaboracionist. Ai po ashtu tha se Fahredin Gashi para luftës kishte qenë në fuqi të madhe ekzekutive në qytetin e Shtimes. “Faruku më ka thënë në shumë raste sepse kemi qenë shok shtatë vjet, mos u merr me këtë se ky ka ditë diçka për mua tjetër kush na mbron neve”, u shpreh Bllaca. Duke iu përgjigjur pyetjes së prokurorit se pse në letër kishte thënë se Faruku ka qenë spiuni më i madh në Shtime, Bllaca theksoi se krejt Shtimja e kanë ditë se çfarë fuqie ka pas Fahredin Gashi me regjimin policor të Serbisë. Arsyeja pse nuk e kishte lajmëruar më herët vrasjen, Bllaca tha se ishte sepse nuk kishte dashur të afrohet afër familjes së viktimës derisa të shihte se në Kosovë do të vendosej një trup gjykues i fortë që do të merret seriozisht me rastin. “Qëllimi im ka qenë që Afrim Gashi të hap rastin në gjykatën e UNMIK-ut sa më larg policisë së Kosovës dhe ombrellës së krimit të Prokurorisë së Kosovës”, u shpreh ai. Ai më pastj foli për kontaktet e para fizike që i kishte pasur me familjen e Salih Gashit. “Kontakti i parë fizik me këtë familje ishte në fashitin e tyre në Varigoc. Kam shkuar që të përulem dhe të kërkojë falje familje për pjesëmarrje në krim. Këtë rrugë e kam marr me Hysri Ramën. Kemi shkuar në shtëpinë e tyre, kanë dal dy vëllezërit e viktimës të cilët janë quajtur Shefki dhe Sejdi Gashi, kjo ka ndodhur në qershor 2009. Në Varigoc jam shkuar me Hysri Ramen me xhipin e tij të cilin e drejtonte Hysri Rama. Për herë të parë kam filluar bisedën me vëllezërit e viktimës pas 10 viteve. Hyri Rama e dinte se përse kemi shkuar”, u shpreh Bllaca, dhe në këtë çast ai ndërpritet përsëri nga Rama, i cili përsëri thotë se ‘Edhe këtu po rren. Më ka than rri në xhip s’ke nevojë me dal’, tha Rama. Bllaca vazhdoi me dëshminë e tij duke thënë’ “Jo vetëm për atë vrasje po për të gjitha vrasjet të dy shokët mbrapa meje i din”. Ai më pas tregoi se si i kishte vazhduar kontaktet me këtë familje edhe pas takimit që kishte pasur në fshatin e tyre në Varigoc. Dëshmitari Bllaca vazhdimisht iu referoje vetës Bllaca, dhe kjo e detyroi kryetarin e trupit gjykues që ti a tërheq vërejtjen. Duke i thënë se kur ti referohet vetës të thotë ‘Unë’ mirëpo Bllaca duke qeshur ka kërkuar falje dhe shtoi: “Më falni jam mësuar në grupin kriminal ashtu quhemi ne” ka përfunduar ai dëshminë e tij. Ndërkohë avokati mbrojtësi Fahredin Gashit, Tahir Rrecaj e ka quajtur kundërthënëse dhe jo bindëse dëshminë e Bllacës, të cilën e ka paraqitur të mërkurën para trupit gjykues. Gjatë seancës trupi gjykues ka bërë të ditur se ka shfuqizuar fletë- arrestimin ndaj Hysri Ramës, të cilin e kishte dhënë një ditë më parë, pasi të martën Rama nuk ishte paraqitur në gjykatë, pasi që ky i fundit mungesën e tij e ka arsyetuar me ngatërresë të datave. Fahredin Gashi dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit.

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Nazim Bllaca: Vrasjen e ka kryer Faruk Gashi




    Prishtinë, 31 mars – Pak orë pasi ishte bërë punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme, Nazim Bllaca kishte ndihmuar Fahredin Gashin për vrasjen e një fshatari të moshuar.
    Pasi kishte përfunduar misionin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ai ishte anëtarësuar në Ministrinë e Mbrojtjes që udhëhiqej nga Azem Syla. Kjo kishte ndodhur, siç ka thënë Bllaca, për shkak të lojalitetit që kishte ndaj komandantëve.
    Dyzetvjeçari nga Ribari i Madh i Lypjanit për herë të parë që nga dalja publike 16 muaj më parë, ka rrëfyer në prani të dy të akuzuarve, Fahredin Gashi dhe Hysri Rama për krimet që kishte bërë. Për gjashtë orë sa ka dëshmuar të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Bllaca nuk e ka hequr jelekun antiplumb nga trupi, mbi të cilin shihej flamuri i Bashkimit Evropian. I rrethuar nga policë të EULEX-it, Bllaca ka dëshmuar pa u ulur për asnjë çast ngjarjet që nga 26 qershori kur i ishte bashkuar UÇK-së deri në vitin 2009 kur kishte takuar familjarët e Salih Gashit, të cilëve u kishte rrëfyer se vrasjen e tij e kishte kryer Fahredin Gashi bashkë me të.
    “Po provoj të qëndroj në këmbë”, ka thënë ai kur është lutur nga kryetari i trupit gjykues që të ulej në karrige.
    Bllaca u është përgjigjur shumë pyetjeve të prokurorit Maorizio Salustro. Marrjen në pyetje ky prokuror e ka ndarë në tri etapa: inkuadrimi në UÇK dhe ngjarjet gjatë asaj kohe, vrasja e Salih Gashit dhe kontaktet me familjen e viktimës.
    “Me këtë aktivitet kam vazhduar deri më 12 qershor 1999, kohë në të cilën ka përfunduar lufta në Kosovë. Pas përfundimit të luftës, si rezultat i lojalitetit tim ndaj komandantëve, jam emëruar anëtar i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme më 15 qershor”, ka thënë ai, për të shtuar se të nesërmen kishte shkuar së bashku me Fahredin Gashin në fshatin Divjakë ku ndodheshin disa ministri përfshirë edhe atë të Mbrojtjes në Malet e Berishës.
    “Në maj dhe qershor 1999 ishin fuqizuar marrëdhëniet me Farukun dhe gati çdo ditë kontaktonim. Më 14 qershor 1999 më ka urdhëruar që të nesërmen në mbrëmje të takohemi te shkolla e fshatit Pjetershticë. Jemi takuar diku kah ora nëntë në mbrëmje dhe Faruku më është drejtuar me këto fjalë: ‘Do të shkojmë ta marrim një person në pyetje’, ka thënë Bllaca. Me këtë bindje ka thënë se ishte nisur për në fshatin Varigovc, fshat në të cilin, sipas Bllacës, kishte qëndruar shumë kohë Fahredin Gashi, të cilin e quante vazhdimisht “Faruk”.
    “Jemi ofruar te familja Gashi. U jemi ofruar atyre shtëpive ku më duket se kanë qenë katër. Kemi hyrë në shtëpinë e vëllait të viktimës. Unë isha nën urdhrat e Gashit. Fahredini me ka treguar se ku me hy”, ka thënë ai për të shtuar: “Tash po filloj me një rrëfim të tmerrit që e kemi bërë atë natë”.
    E tmerri ka thënë se kishte ndodhur në sytë e shumë anëtarëve të familjes kur kryefamiljari ishte ekzekutuar me rafal automatiku nga afërsia, të cilët e kishin qëlluar në kokë.
    Nazim Bllaca ka treguar kohën kur kishte hyrë në gueriljen që luftonte kundër forcave dhe njohjen me Fahredin Gashin të cilin “e kishte bërë shok të mirë”. Disa muaj pasi kishte rrokur armën, ai ishte plagosur dhe ishte shtruar për shërim në një spital ushtarak të UÇK-së në fshatin Krojmir. Aty e kishte njohur Farukun, i cili, sipas Bllacës, kishte njerëz të njohur në personelin mjekësor, përfshirë edhe djalin e axhës.
    “Fahredin Gashin e njoh dhe kontaktet e para i kemi pasur nga 1 deri më 3 tetor 1998. Mes këtyre datave e kam parë për herë të parë fizikisht Fahredin Gashin. Nga fillimi Fahredinin e kemi thirrë Faruk”, ka thënë Bllaca për të shtuar se në këtë spital kishte qëndruar 15 ditë.
    “Aty ka filluar kontakti më i shpeshtë me Fahredinin. Gati shokë të mirë jemi pas ba aty”, ka thënë ai.
    Pasi kishte dalë nga spitali, Bllaca ka thënë se ishte kthyer në njësi, por kishte marrë pushim mjekësor, për shkak të plagëve. Më 1 nëntor 1999 ishte kthyer në batalionin e tij jo më si ushtar, por në cilësinë e anëtarit të komandës së batalionit që në atë kohë komandohej nga zëvendëskomandanti Elez Durmishi. Ai ka thënë se detyra e tij dhe e Gafurr Dugollit, vëllait të ish-ministrit Bujar Dugolli, ishte të vizitonte pikat në regjionin e Zborcit dhe të Blinajës derisa nëpërmjet Fahredin Gashit ishte bërë anëtarë i njësisë inteligjente të Zbulimit dhe kundërzbulimit në kuadër të Brigadës 121 “Kumanova”.
    “Nga 1 marsi 1999 përmes Farukut kam filluar të raportoj. Kemi mbledhë informata dhe kemi përpiluar raporte të veçanta për pjesë të ndryshme, për individë, por edhe për popullatën. Me këtë aktivitet kam vazhduar deri më 12 qershor 1999 kohë në të cilën ka përfunduar lufta në Kosovë”, ka thënë Bllaca.
    Rrëfimin për atë që e ka quajtur “tmerrin e asaj nate” të 15 qershorit të vitit 1999 në Varigovc, Bllaca e ka vazhduar me shkuarjen në këtë fshat dhe hyrjen në lagjen e vëllezërve Gashi.

    “Kemi shkuar në një shtëpi njëkatëshe dhe kemi trokitur në derë. Doli një person dhe unë e Faruku e kemi marrë me dhunë për të na tregu se ku është shtëpia e Salih Gashit. Aty e kam marrë vesh që po shkojmë te Salih Gashi se deri aty nuk e kam ditë se ku po shkojmë”, ka thënë ai.
    “I kemi thanë me na tregu ku është shtëpia e Salih Gashit e edhe ai u tutke se na ishim të armatosur. Kemi ecë bashkë nja 30-50 metra. Ai ka thirr. E kemi largu e vetë i jemi afruar derës së shtëpisë. Në njërën anë e kemi përcjellë vëllain e viktimës e në anën tjetër na u është hapë dera e shtëpisë së Salihut. Kemi qenë të armatosur të dy me automatikë. Faruku me automatik të shkurtër e unë me një më të gjatë. U hap dera e shtëpisë dhe aty kanë qenë dy femra e një mashkull”, ka thënë me tej Bllaca. “Faruku i pari e unë i dyti kemi hyrë menjëherë në të majtë në dhomën e parë... Faruku ka hy i pari unë i dyti brenda. Kemi hyrë në dhomën ku e kemi bërë krimin”, ka thënë me tej dëshmitari që tashmë ka fituar statusin e dëshmitarit bashkëpunues.
    Ai ka thënë se Salih Gashi, të cilin e quante vazhdimisht viktimë, ka qenë i shtrirë në një kauç nga i cili kishte rënë në tokë sapo e kishin urdhëruar të shkonte me ta. I ndjeri ishte arsyetuar se është sëmurë dhe kishte rënë të tokë kur i ishin afruar Faruk Gashi nga koka e Nazim Bllaca nga këmbët.
    “Në dysheme Faruku e ka shkrep një automatik në pjesën e sipërme të trupit të Salihut, në kokë. Unë qëndroja i gatshëm. Faruku ka shti me rafal automatiku dhe ka pas një 5 a 6 a 7 krisma. Rafali ka qenë me disa të shtëna pa ndërprerje”, ka thënë ai duke shtuar se kjo se i gjithë aksioni nuk ka zgjatur më shumë se një minutë.
    Teksa dëshmonte, Bllaca ka folur për vete në shumë raste në vetën e tretë. Për këtë i është tërhequr vërejtja nga prokurori, por edhe nga gjyqtari. Ai ka kërkuar falje duke u arsyetuar se “qeshtu jemi mësu na grupi kriminal”, për të shkaktuar qeshje në gjykatore. Bllaca ka thënë me tej se pasi është kryer vrasja, sipas tij, nga Fahredin Gashi, kanë dalë me vrap. Tek kur kishin ecur nja 200 metra në këmbë në drejtim të fshatit Davidoc e kishte pyetur Gashin se pse nuk i kishte treguar se kishin shkuar për vrasje.
    “Pasi jemi larguar diku 200 metra e kam pyet Farukun, si s’më tregove që kemi ardhë me vra njerin. Ai tha ‘kam pas frikë se nuk ke me pranu me hy brenda edhe me vra’.
    E kam pyet e çka më ba tash kush më na shpëtu? Tha ‘doktori na shpëton, Fatmir Xhelili i cili është doktor dhe nofkën në luftë e ka pasur kështu. Tash është zëvendësministër i Punëve të Brendshme. E kam pyet çka u ba, pse këtë njeri. Më ka ‘thanë ky ka ditë diçka, ka qenë kolaboracionist dhe neve na mbrojnë instancat e letrat”, ka thënë Bllaca.
    Arsyeja pse e kishin vrarë këtë njeri, sipas Bllacës, se ai ishte kolaboracionist. Kjo sipas tij ka qenë e ditur por edhe i ishte thënë nga Fahredin Gashi.
    Nazim Bllaca është ndalur pastaj në kohën kur kishte nisur kontaktet e para me familjen e Salih Gashit për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur natën e 15 qershorit në vitin 2007 nëpërmjet telefonit dhe letrave. Për herë të parë ka thënë se kishte dërguar një mesazh në telefonin e Afrim Gashit. I pranishëm kur e kishte shkruar kishte qenë, sipas tij, edhe Hysri Rama.
    Por Rama ka reaguar: “Po rren, nuk është e vërtetë”, ka thënë ai që për shkak të të cilit të martën kishte dështuar mbajtja e seancës. Rama nuk ishte paraqitur në gjykatë duke e detyruar gjyqtarin të lëshojë një mandat arresti. Të e mërkurën ai ka kërkuar falje dhe është arsyetuar se kishte ngatërruar datat e seancës.
    Me gjithë këtë reagim, Bllaca ka vazhduar dëshminë pa u ndalur dhe pa dhënë asnjë shenjë zmbrapsje duke treguar se kishte shkruar një letër me dorë, e cila më vonë i ishte dërguar familjes së viktimës.
    “I kam autorizuar dy persona, Besnik Bllacën djalin e vëllait dhe Limon Bllacën vëllanë tim. E kam vendosur në zarf, janë blerë dy numra të telefonit, ‘Vala 900’ dhe personat që kam autorizuar kanë pasur detyrë ta vendosin letrën në qytezën e Lipjanit, Lagjja e Re ku familja e Salih Gashit ka një shtëpi katërkatëshe. Letra është dërguar nga Besnik Bllaca, ndërsa Liman Bllaca i ka vëzhguar shtëpitë që të mos hetohet”, ka treguar dëshmitari. Bllaca ka thënë se letra ishte dërguar në kohën kur ai ishte larguar nga Kosova.
    Sikurse kishte dëshmuar djali i viktimës, Afrimi, edhe Nazim Bllaca ka thënë se letra i ishte lënë në katin e dytë të një shtëpie të pabanuar në Lypjan nën një bllok.
    “Ne letër që i kam dërguar familjes së viktimës kam thënë se kanë qenë tre persona atë natë. Këtë e kam bërë për ta mbajtur pak veten larg pasi që në atë kohë nuk kam besuar se do të ketë një trup gjykues të pavarur. E vërteta është se ne kemi qenë dy por në letër kam thënë tre, ndërsa për veten kam thënë se nuk kam marrë pjesë direkt në vrasje”, ka shpjeguar përmbajtjen e letrës Bllaca.
    Dëshmitari ka thënë se pas vrasjes së Salih Gashit e kishte pyetur veten se pse ishte vrarë ky njeri. Përgjigja që i kishte dhënë vetes ishte se i ndjeri kishte informacione për Fahredin Gashin, i cili, sipas Bllacës, ishte bashkëpunëtor i Serbisë.
    “Salih Gashi ka qenë një tregtar që ka shitë dru në Shtime, ndërsa Fahredin Gashi ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë dhe ai ka ditur diçka për Farukun. Këtë e kam nxjerr nga bisedat me Farukun”, ka thënë ai.
    Sipas dëshmitarit, e gjithë Shtimja dhe fshatrat e dinë se çfarë fuqie ka pasur Faruk Gashi në regjimin policor të Serbisë.
    “Ka qenë një protestë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në maj 1999. Në prezencë të 50 mijë njerëzve Faruk Gashi e ka nxjerr revolen dhe ka gjujtë në drejtim të Zenel Tershanës. E ka marrë policia dhe pas dhjetë minutave e ka liruar”, ka treguar Nazim Bllaca, duke konfirmuar se këtë e kishte me të dëgjuar e jo me të parë personalisht pasi që në atë kohë ndodhej në Zvicër.
    Arsyeja pse i kishte shkruar familjes Gashi, sipas Bllacës, ishte që Afrim Gashi ta hapte rastin në UNMIK siç ka thënë ai sa më larg Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së krimit. Ndërkohë në maj 2009 pasi ishte kthyer në Kosovë kishte shkuar në oborrin e shtëpisë se familjes Gashi për “t’ju përkulur dhe për t’i kërkuar falje.
    “Në këtë rrugë me vete e kam marrë Hysri Ramën me xhip të tij. Ai e ka vozit. Kanë dalë dy vëllezërit e viktimës, Sejdi Gashi dhe Shefki Gashi. Hysri Rama e ka ditë qëllimin qysh në fillim se pse po shkoj”, ka thënë Bllaca, duke e bërë të reagonte për herë të dytë Hysri Ramën.
    “Po rren se unë nuk isha shku me pas ditë. Nuk e shti therën në kamë të shnoshë unë. Më ka thanë rri në xhip, s’ki nevojë me dalë”, ka thënë Rama duke e quajtur Bllacën të çmendur. Nazim Bllaca i është përgjigjur këtij reagimi duke thënë se “shokët e tij jo vetëm për vrasjen e Salih Gashit por të gjitha krimet dinë.
    “Në takimin me vëllezërit e viktimës së pari ka ardhur Shefkiu më ka lutur të hyjë brenda. Hysri Rama ka qenë në xhip diku 20 metra distancë. Jemi përshëndet sipas traditave dhe kam insistuar që aty të jetë edhe një vëlla i tij. Derisa ai ka ardh i kam thanë a të kujtohet nata e vrasjes së vëllaut tënd. Tha po. Thash unë jam njëri prej atyne dyve”, ka vazhduar Bllaca.
    Dëshmitari kryesor i ka thënë trupit gjykues se ua kishte shpjeguar vëllezërve të Salih Gashit motivin e vrasjes dhe autorin e saj që, sipas tij, është Fahredin Gashi. Ai i kishte garantuar se do të qëndronte prapa tyre me dëshmi në bashkëpunim. Bllaca vazhdon dëshminë edhe më 12 prill.

  19. #199
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    ..............................

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    ooo llap


    Kadri Veseli drejton gishtin kah Azem Syla [mlladiqi Kosoves]


    Global Post 29 mars 2011

    Kadri Veseli madje citohet të ketë thënë se beson se Bllaca vërtet e ka kryer vrasjen e Ibush Kllokoçit, por thotë se ai nuk e ka bërë këtë si pjesëtar i SHIK-ut.

Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •