Close
Faqja 9 prej 27 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 540
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Marre more duhet me te ardh me shpif nese vjen prej ati rajoni ku shiku ka respektin me te madh te mundeshem. Shik i ka ruajtur themelet e shtetit si cdo agjencion tjeter kombtar i Inteligjences.
    Per ket fjalen krysore do ta ket populli dhe gjykatat,shiku dihet qe eshte formu ilegalisht dhe per interesa te nje partie askush nuk e din prej nga eshte financu,kurse dihet qe eshte nen hetime per krime prej me te ndryshmeve

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    per fisniku-student

    nje pyetje

    cili ka qen ma spiun a e din ti

    cili nga keta ka hapur deren e stacionit policor ne shtime vetem me këmbë

    cili nga keta ka gju ne mes te 30 mij banorve te shtimes ku keta banor brohoritnin uçk,uçk, uçk

    cili pas kesaj ngjarje e mori policija dhe per 15 minuta u kthe ne shtime

    cili nga keta ishte i burgosur ne burgun e fatmir limajt ne llapushnik

    cili nga keta posedonte arme me leje

    1.autori i vrasjes [faruk gashi ]

    2.viktima [sali gashi]
    si more ben pyetje e krahasime pa lidhje
    eu dora ju lumt ai qe ia shkrepi plumbin ne lule te ballit ati bashkpuntori te shkaut
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    per Llapin

    mir llap po pse po ja mohon kontributin Bllaces

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    per Llapin

    mir llap po pse po ja mohon kontributin Bllaces
    jo nuk po ja hupi jo kush po thot
    po qfar te hupni se shum kini investue ne ta
    mbi dy 2 vite e shkolluet ne serbi
    dhe e kthyet e nuk ju shiten rrenat e shkolles se juve edhe te serbis hiq
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    jo nuk po ja hupi jo kush po thot
    po qfar te hupni se shum kini investue ne ta
    mbi dy 2 vite e shkolluet ne serbi
    dhe e kthyet e nuk ju shiten rrenat e shkolles se juve edhe te serbis hiq
    Po bllaca ka qen i shikut o kungull,pse tani po mundohesh me rrejt hapur.
    Ai ka dal hapur para opinoinit dhe ka deklaru me fakte e dokumente se ka qen ekzekutor i shikut,per kete shkak eshte nen hetime dhe eshte duke u pregadit gjygji.
    A jeton ti ne kosove apo ne zanzibar,ki durim se shume shpejt kan me ju dal te gjitha,kush keni qen ,per ken keni punu krejt kan per tu zbulua dhe nuk te kuptoi perse e ke ket frig nga zbardhja e fakteve,pse ju frigohesh deshmitarve,nese jeni te paster ju duhet me u lut dit e nat te zbardhen te gjitha vrasjet,edhe une jam qe tradhetaret hak e kan pas plumbin,por kemi vrasje politike te pa ndriquara qe vetem bllaca i zbuloi disa,por te ja lemi kohes

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Një vit me Bllacën

    Selvije Bajrami | 29-11-2010 11:34 CET Sot, më 29 nëntor bëhet një vit kalendarik, kur opinioni kosovar u trondit nga dalja në skenë e Nazim Bllacës, i vetëdeklaruar kriminel dhe bashkëpunëtor ish-Shërbimi Informativ të Kosovës (SHIK), shërbim ky i cili, sipas tij, ka kryer dhjetëra krime ndaj kolaboracionistëve të ish-regjimit të Millosheviqit.

    I deklaruar si pjesëtar i ish-SHIK-ut, Bllaca nëpërmjet një CD-xhirimi, ka deklaruar se ka vrarë, plagosur, maltretuar e shantazhuar njerëz në gjithë Kosovën pas përfundimit të luftës. Madje, ai ka etiketuar edhe shumë personalitete të tjera politike. Nesër (më 30 nëntor), ndërkaq bëhet një vit nga koha kur ai është arrestuar dhe dërguar në burg shtëpiak, ndërsa në bazë të ligjit, ai duhet të qëndrojë vetëm deri nesër në arrest, më pas ose të lirohet ose të ngrihet aktakuzë kundër tij.

    Burime të gazetës, të afërta me rastin Bllaca, kanë bërë me dije se Nazim Bllaca të premten është paraqitur para prokurorit të rastit, Maurizio Salustro. Ky i fundit, gjithnjë sipas burimeve, bëhet e ditur se gjatë dy orëve sa ka zgjatur takimi, e ka paralajmëruar Bllacën për moslejimin e ligjit që ndaj tij të vazhdohet edhe më tutje kjo masë.

    “Prokurori e ka paralajmëruar atë se EULEX do të ndryshojë strukturën e sigurimit për Bllacën dhe familjen e tij”, ka njoftuar në kusht anonimiteti ky burim i gazetës. Sipas të njëjtit, pavarësisht çfarë vendimi do të merret për rastin Bllaca, sigurimi nga ana e EULEX-it për familjen e tij, do të vazhdojë edhe më tutje.

    Deri më tani është ngritur vetën një aktakuzë dhe atë ndaj Faruk Gashit e Hysri Ramës. Që të dytë akuzohen për vrasjen e Sali Gashit në Lipjan, në vitin 1999. Në këtë aktakuzë Bllaca është dëshmitar bashkëpunues, por jo edhe i akuzuar.

    Zyrtarë nga misioni ndërkombëtar për sundimin e ligjit (EULEX) të dielën nuk janë deklaruar nëse së shpejti priten risi në rastin Bllaca.

    Zëdhënësja Kristiina Herodes tha se të martën bëhet një vit nga koha kur është arrestuar Nazim Bllaca nga policia e EULEX-it. Bllaca është arrestuar më 30 nëntor, një ditë pasi që publikisht kishte treguar për krimet e bëra, ndërsa ka pohuar se vetë si pjesëtar i SHIK-ut kishte qenë i përfshirë në krime.

    Bllaca vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Ribar të Madh të komunës së Lipjanit.

    Njëri nga përpiluesit e Kodit Penal të Kosovës, Ismet Salihu konsideron se në këtë rast, për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit, ka pasur zgjatje të lëndës, sepse, sipas tij, hetuesit i është dashur më shumë kohë.

    “Ligji bën me dije se është maksimumi 12 muaj koha kur duhet të bëhen hetime dhe sigurisht pas kësaj pason ngritja e aktakuzës e më pas seanca e konfirmimit”, bën me dije Salihu.

    Për një sigurim më të mirë të provave dhe atyre që pretendojnë se janë kryer krime, Salihu thotë se në këtë rast, ka ekzistuar edhe masa e paraburgimit përkatësisht arrestit shtëpiak.

    “Lënda është zvarritur paksa dhe persona janë mbajtur në paraburgim apo arrest shtëpiak. Por, kjo zvarritje arsyetohet për faktin se rasti është shumë i komplikuar dhe ka shumë të dyshuar. Dhe kjo zgjatje, arsyetohet për faktin se është dashur të mblidhen fakte”, ka pohuar tutje Salihu.

    Currently 3.00/5

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    EULEX paralajmëron edhe dy aktakuza për “rastin Bllaca”

    OOOOOO llap maje frontin

    EULEX paralajmëron edhe dy aktakuza për “rastin Bllaca
    29 Nëntor, 2010
    ]

    Zyrtarët ë EULEX-it kanë njoftuar se tashmë i kanë bërë gati edhe dy aktakuza të tjera që lidhen me rastin Nazim Bllaca. Këto aktakuza do të përfshijnë edhe dy zyrtarët të tjerë të cilët janë përmendur nga Nazim Bllaca, një ish-anëtar i SHIK-ut i cili doli publikisht dhe foli për krimet që ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin kryer në emër të SHIK-ut në kohën e pasluftës në Kosovë.
    Megjithëse zyrtarët e EULEX-it nuk kanë bërë të ditur emrat e dy të akuzuarve, duke pasur parasysh të dyshuarit e deritashëm atëherë mund të konstatohet se bëhet fjalë për emra të mëdhenj që janë përmendur nga Nazim Bllaca, përfshirë këtu edhe Azem Sylen.botasot/kosovalbaner.com/

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    OOOOOO llap maje frontin

    EULEX paralajmëron edhe dy aktakuza për “rastin Bllaca
    29 Nëntor, 2010
    ]

    Zyrtarët ë EULEX-it kanë njoftuar se tashmë i kanë bërë gati edhe dy aktakuza të tjera që lidhen me rastin Nazim Bllaca. Këto aktakuza do të përfshijnë edhe dy zyrtarët të tjerë të cilët janë përmendur nga Nazim Bllaca, një ish-anëtar i SHIK-ut i cili doli publikisht dhe foli për krimet që ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin kryer në emër të SHIK-ut në kohën e pasluftës në Kosovë.
    Megjithëse zyrtarët e EULEX-it nuk kanë bërë të ditur emrat e dy të akuzuarve, duke pasur parasysh të dyshuarit e deritashëm atëherë mund të konstatohet se bëhet fjalë për emra të mëdhenj që janë përmendur nga Nazim Bllaca, përfshirë këtu edhe Azem Sylen.botasot/kosovalbaner.com/
    ne po merremi me pregaditjen e zgjedhjeve
    e ju merrnu me shpiunin e juv qe e trajnuat ne serbi mbi dy vite
    e qka kini me fitue me ket te trasht e surles haaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    O LLAP

    hine ne top dhjetshen e pare
    me njofto mbi epilogun

    populli nuk po pyet si ke qen po si je tash

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ne po merremi me pregaditjen e zgjedhjeve
    e ju merrnu me shpiunin e juv qe e trajnuat ne serbi mbi dy vite
    e qka kini me fitue me ket te trasht e surles haaaaaaaa

    llap ne bllacen keni investuar ju por keni bere llogarite pa hangjiun!!
    bllaca me sa po duket rreh ne te njejtat pika me isa mustafen!!

    u shkuan huq gjith ato investime nuk keni mund te besohi se kjo do tu ndodh!!
    bllaca ia hapi syte popullit dhe i tregoi se ku fshihet krimi politik!!

    nuk e di se a do shkoni ta vizitoni azem sylen ne dubrave se gjithe koleget e tij do jene me te!!
    vetem per nje gje me dhimset azem syla se nuk do ta gezon deputetllakun e pdk-se!!

    veper me te madhe kombetare qe ka bere bllaca nuk njihet pas lufte!!
    por ta besh nje hap te till duhet edhe guxim edhe atdhetarizem !!

    keto te dyja i posedon personi bllaca!!
    u munduat me shpifje si p.sh. 'nuk e njoh bllacen '(azem syla)

    fatmir xhelili pat then'nuk e njoh bllacen '!!
    faruk gashi zogu i serbise ish polic ushtarak i uck pat then 'bllaca eshte psihopat'!!

    ekrem jashari gjithashtu pat then se' nuk e njoh bllacen'!!
    por ekspertet psikologjise se euleksit dhe ekspertet tjere mjeksor i hodhen posht shpifjet dhe te pavertetat e grupit kriminal te quajtur shik!!

    euleksi tha se bllaca eshte i nivelit intelektual dhe deshmite e ballaces nuk jane shpifje por prova!!

    tani filluan ta ndryshojne gjuhen te gjithe te apostrofuarit!!
    pas intervistes qe kishte azem syla me prokuroret e euleksit kur doli tha"personi bllaca" dhe nuk perdori me te njejten gjuhe si me pare!!

    e kane pare te gjith te apostrofuarit se bllaca eshte nje shkemb qe nuk thyhet!!
    e kane pa se ketu kemi te bejm me nje personalitet te guximshem, intelektual!!

    bllaca sikur qe i sherbeu atdheut ne lufte kur ishte ushtari me i mir i uck-se!!
    edhe tani po i sherben atdheut si personi qe din ,don te beje kosoven shtet!!

    shoku llapi a do ta vizitosh azem sylen ne dubrave kjo eshte pytja ime??!
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 30-11-2010 më 04:21

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    gezuar me llapin

    Daja” në top dhjetëshen e të akuzuarve në “rastin Bllaca”
    30 nëntor 2010

    Prishtinë, 30 nëntor – Azem Syla, Ekrem Jashari, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Nazim Bllaca, Shaban Syla, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi dhe Hysri Rama, së shpejti do të jenë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për krim të organizuar dhe vrasje të rëndë dhe vrasje në tentativë.
    “Koha Ditore” ka mësuar përmbajtjen e aktakuzës në “rastin Bllaca” e cila pritet të ngritët brenda kësaj jave, në krye të së cilës do të jetë zyrtari i lartë i PDK-së, Azem Syla, i njohur me nofkën “Daja”. Në këtë aktakuzë do të jenë të ndara tri vepra të rënda penale: vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në tentativë dhe krim i organizuar. Secili nga dhjetë të akuzuarit do ta gjejë vetën në të paktën dy nga këto vepra.
    Burimet e gazetës kanë thënë se për vrasje të rëndë do të akuzohen, Nazim Bllaca, Sadik Abazi, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Driton Hajdari.
    “Në aktakuzën që pritet të ngrihet shpejt e që është në finalizim janë të përfshira dy vrasje. Për vrasjen e Ibush Kllokoqit në gusht të 1999-s akuzohen Nazim Bllaca, Fahredin Gashi, Bekim Syla, Sadik Abazi dhe Shpresim Uka”, ka thënë burimi.
    “Sipas nenit 30, paragrafëve, 1 dhe 2, nënparagrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe nenit 22 të Kodit Penal të Jugosllavisë, (aktualisht i ndëshkuar sipas neneve 146 dhe 147, artikullit 3 dhe nenit 23 të Kodit Penal të Kosovës) këta persona në bashkëveprim me njëri-tjetrin e kanë vrarë Ibush Kllokoqin në gusht të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Prishtinë”, ka thënë burimi duke iu referuar dispozitivit të aktakuzës.
    Për vrasjen e Selim Broshës, e cilësuar po ashtu si vrasje e rëndë akuzohen Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Nazim Bllaca, Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Sadik Abazi. “Këta gjashtë persona akuzohen se e kanë menaxhuar gjithë aktin e vrasjes së Selim Broshës tek ‘Qafa’ në Prishtinë”, ka thënë burimi i gazetës brenda prokurorisë.
    Të hënën, ditën kur është mbushur një vit nga dalja publike e Nazim Bllacës i cili pati marrë mbi vete të paktën 17 vepra të rënda penale përfshirë vrasjen e disa qytetarëve, ka thënë se aktakuza tashmë është gati. Sipas burimeve të gazetës pritet të rregullohen edhe disa finesa para se ajo të ngrihet nga prokurori Maorizio Salustro.
    Më 29 nëntor të vitit të kaluar Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lypjanit, pati dalë në pikë të ditës para Kuvendit të Kosovës duke rrëfyer publikisht për krime të kryera në llogari të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), shërbim ky i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës të Hashim Thaçit. Krejt ftohtë, Bllaca tregonte se si janë vrarë njerëzit, plagosur, rrahur, përndjekur me porosi të SHIK-ut sipas tij. Të martën ndërkohë fiks në orën 21 e 30 skadon masa e fundit e arrestit shtëpiak për Nazim Bllacën. Sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës pas kësaj date atij nuk mund t’i caktohet më kurrfarë mase pa u ngritur aktakuza pasi që sipas ligjit procedurat hetimore nuk mund të zgjasin më shumë se një vit.
    “Mund të ndodh që të kalojë 30 nëntori pa u ngritur aktakuza. Jemi të detyruar që z. Bllaca ta ruajmë ende në shtëpi me forca policore”, ka thënë burimi për të shtuar se nuk pritet të zgjasë shumë.
    EULEX-i të hënën nuk ka dhënë shumë detaje dhe as nuk ka dashur t’i komentonte procedurat në “rastin Bllaca”. Zëdhënësja e këtij misioni, Kristina Herodes, ka ripërsëritur informacione të ditura tashmë.
    “Më 5 nëntor, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti një aktakuzë kundër dy të pandehurve - Fahrudin Gashi dhe Hysri Rama - në lidhje me “rastin Bllaca”. Fahrudin Gashi akuzohet se ka vrarë Sali Gashin më 15 korrik 1999 në Lipjan. Në seancën e konfirmimit që u mbajt të enjten e kaluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, ka thënë Herodes. Ajo ka shtuar se aktakuza e dytë do të paraqitet së shpejti kundër dy të pandehurve dhe se është në lidhje me krimin e organizuar, pa bërë të ditur kundër kujt.
    “Hetimi për “rastin Bllaca” është në vazhdim”, ka thënë ajo.
    Gazeta ka mësuar se për vrasje të rëndë në tentativë pritet të akuzohen, Nazim Bllaca, Driton Hajdari, Sadik Abazi dhe Shaban Syla. Sipas akuzës, kjo vrasje e mbetur në tentativë është kryer me urdhër të Azem Sylës dhe Ekrem Jasharit.
    “Më 20 korrik të vitit 2000 në Ferizaj, i dyshuari Nazim Bllaca filloi ekzekutimin e vrasjes së Adem Salihajt, zyrtar i LDK-së, e cila mbeti e papërfunduar në bashkëveprim me Driton Hajdarin, Sadik Abazin dhe Shaban Sylën dhe nën urdhrat e Azem Sylës dhe Ekrem Jasharit.
    Për vrasje të rëndë në tentativë të Ismet Arifit, po ashtu zyrtar i LDK-së, akuzohen këta persona, përfshirë edhe Shpresim Ukën. “Më 3 nëntor 1999 në Prishtinë (Bregu i Diellit) i dyshuari Nazim Bllaca filloi ekzekutimin për vrasjen e Ismet Arifit por nuk e përfundoi atë në bashkëpunim me Sadik Abazin, Shpresim Ukën dhe Driton Hajdarin”, ka thënë burimi duke përshkruar aktakuzën.
    Në aktakuzë shumë persona do të jenë të akuzuar edhe për disa sulme tjera si kundër Agim Veliut, Ejup Visokës. Për planifikimin e vrasjes së këtyre dy zyrtarëve të atëhershëm të Komunës së Podujevës, akuzohen Shpresim Uka dhe Driton Hajdari.
    Këta persona do të jenë të akuzuar po ashtu edhe për krim të organizuar, vepër kjo penale e sanksionuar sipas nenit 247, paragrafëve 2 dhe 4 të Kodit Penal të Kosovës dhe nenit 200, paragrafëve 1 dhe 2 të këtij kodi.
    “Ky grup akuzohet si pjesë aktive në aktivitete kriminale për veprat penale të vrasjeve, vrasjeve në tëntativë, agresione fizike etj., kryesisht kundër bashkëpunëtorëve të supozuar serbë të strukturës speciale të ekzekutimit brenda SHIK-ut”, ka thënë burimi i gazetës.
    Ky burim ka thënë po ashtu se prokurori ka hequr dorë nga një akuzë për vrasjen e Adem Lahut nga fshati Kraishtë i Komunës së Shtimes më 27 qershor të vitit 1999. Për këtë vrasje prokurori nuk ka gjetur prova pasi që sipas burimeve njeriu kyç që ka zbuluar këto krime, Nazim Bllaca nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë vrasje. Për këtë vrasje, Bllaca pati akuzuar Sadik Abazin dhe Fahredin Gashin.
    Burimet e gazetës kanë njoftuar se të premten Nazim Bllaca ka pasur një takim të fundit me prokurorin e rastit, Maurizio Salustro, në selinë qendrore të EULEX-it në Prishtinë.
    “Takimi ka zgjatur dy orë, nga ora nëntë deri në njëmbëdhjetë. Aty janë qartësuar disa paqartësi të vogla rreth terminologjisë së përdorur nga Bllaca”, ka thënë burimi. Në këtë takim i është bërë e qartë Bllacës së pas 30 nëntorit nuk do të mund ti vazhdohet më arresti, por është garantuar se do të jetë i siguruar nga policia derisa të ngrihet aktakuza dhe të caktohet një masë tjetër. Burimi nuk e ka përjashtuar paraburgimin për Bllacën.
    Burime kanë thënë se të gjitha provat e ofruara nga Bllaca dhe të mbledhura nga hetuesit janë të fuqishme. Ky burim ka thënë se audioincizimet e ofruara nga Bllaca si dëshmi janë dërguar për analiza në një institut të specializuar në Gjermani. Sipas burimit, ekspertë të këtij instituti pritet të thirren si dëshmitarë në procesin gjyqësor.
    Të enjten, ndërkohë, ka nisur procesi i parë gjyqësor kundër Fahredin Gashit (1969). Ai akuzohet se në bashkëveprim me Nazim Bllacën, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së kanë hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe e kanë vrarë atë duke e qëlluar me armë automatike në Varigovc të Lypjanit, më 15 qershor të vitit 1999. I Akuzuar është edhe Hysri Rama (1973) për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale. Ish-polici i Kosovës, Rama, akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit për të shmangur zbulimin.

  12. #172

  13. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Nazim Bllaca “kërkon punë” në Ministrinë e Punëve të Brendshme

    Nazim Bllaca “kërkon punë” në Ministrinë e Punëve të Brendshme
    12 janar 2011
    Ribar i Madh, 12 janar – Nazim Bllaca ka shtuar peshë. 40-vjeçari nga Ribari i Madh i Lypjanit nga një dhjetori i vitit të shkuar është i lirë, por vetëm një herë ka dalë nga shtëpia për t’i rregulluar paksa dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo fort të madhe. Krejt kohën e ka kaluar duke lexuar Kodin Penal të Kosovës, gazetat e duke shikuar lajmet. Krejt çka është shkruar e folur për të, Bllaca e ka të ruajtur në arkiv. Një dollap përplot gazeta ruajnë bëmat e Nazim Bllacës nën një televizor klasik të firmës “Grunding”. Afër saj ndodhet një raft tjetër plot CD-ja, në të cilat ka arkivuar lajmet, debatet e intervistat që lidhen me emrin e tij.

    Nazim Bllaca, njeriu që kishte marrë mbi vete shumë vepra penale, duke denoncuar edhe shumë të tjerë, ndonëse mund të lëvizë i lirë nga 1 dhjetori 2010, vetëm një herë ka dalë nga shtëpia. Prej asaj dite ai ka bërë një regjistër të mysafirëve që mund ta vizitojnë. Hyrja në shtëpi e ekipit të gazetës për herë të parë prej kohës kur Bllacës iu kishte caktuar arresti shtëpiak para një vit e një muaj, kërkon procedura. Gazetarët i nënshtrohen një kontrolli detaj nga policë polakë të EULEX-it para së të futen në shtëpi. Herë i qeshur e herë i vërejtur, Nazim Bllaca rrëfen 365 ditët brenda mureve të shtëpisë.

    “Brenda mureve i kam pasur shërbimet e mia personale, jashtë shtëpisë nuk kam dalë, vetëm një ditë kur kam shkuar në Lypjan për t’i rregulluar dhëmbët. Kam shkuar me përcjellje të madhe policore”, thotë ai për t’i qeshur pak buza. Jashtë shtëpisë në raste tjera nuk kam dalë, me përjashtim të 45 takimeve që kam pasur me prokurorë, duke përfshirë edhe dy takime në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. E kam fjalën për një dhjetor 2009 dhe për 25 gusht të vitit 2010”, thotë Bllaca në intervistën e parë. Atë e ka marrë malli edhe për një makiato të vogël. Të fundit që ka pirë ka qenë dita kur pati dalë publikisht në media për të denoncuar ato që ai i quante krime.

    Bllaca ndihet mirë që procesi kundër tij dhe të tjerëve, sipas tij, është duke shkuar mirë. Ai pret që në janar të vitit të ardhshëm të nisë procesi gjyqësor, të cilin ai e quan maratonik. Aty pret të ndriçohen të gjitha krimet e pasluftës. Pret po ashtu edhe dënim për vete deri në 40 vjet burg.

    Ai ka thënë për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve.

    I pyetur se a ka dalë nga shtëpia deri tash, pas lirimit nga arresti shtëpiak, ai ka pohuar se “vetëm një ditë kam shkuar për t’i rregulluar dhëmbët...
    Po, po pushoj njëherë.”

    Bllaca i ka pohuar “Kohës Ditore” se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. ”Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri te ata që përpiqen t’i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin.

    Bllaca po ashtu i ka thënë “Kohës ...” se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. “Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin “Limaj”. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në “Klan Kosova”, kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës.
    E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them”, është shprehur ai.
    I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur se “unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...”
    Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: “Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin “Qafa” dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj - 12 qershor ’99 - 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...”
    Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit.
    Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës.
    I pyetur se çka dini për Sigurimin e Atdheut, Bllaca përgjigjet: Unë as të mitë nuk i kam njohur. Për shembull: unë e kam pranuar publikisht që nuk e njoh Kadri Veselin, nuk e kam njohur Kadri Veselin, as si “Lul” as si Kadri. Domethënë dihet kush e ka pasur shtyllën e veçantë. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, kur është vrarë Tahir Zemaj, më 4 janar 2003, kam dëgjuar, por kurrë me këta njerëz nuk kam pasur kontakt. Absolutisht ” (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

  14. #174

    o ti L e G e disa nofka tiera
    me kan ti vet bllaca ose vellau i ti sishe perkujdes ma shum
    po sa e sa tema i ke hap per ket bashkpuntor te shkaut balit a e din
    po qa esht interesant a lyp pun ai a ku lyp a
    tash kqyr hape nji tem per ket kriminel sa here te shkon edhe ne WC
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #175
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    tash nashta thaqi e ben zevendes te vetin
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  16. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Për LLapin

    Mir bre shoq po qka ta merr mendja ty a nuk duhet ti inkurajojm të tjerët që ta thonë të verteten.Nuk është tradhti të tradhtosh tradhëtarin e sidomos kur vret për karrik edhe atë shqiptar , mos harro se lufta ka perfundu me 12 qërshor 1999 ndersa këto vrasje jan bër pas luftës ,dhe këta të vrar nuk kan qenë serbë por kanë qenë shqiptar që janë vrar për karrik.Dhe duhet pasur kujdes njeriu shumë sepse ai që e perkrah krimin qoft me vepra,apo fjalë radhitet në listen e kriminelëve dhe kemi përgjegjësi para të madhit zot ,sepse e dim se qfar vlere ka pendimi në të gjitha religjionet e në veqanti e dim qka thot islami dhe krishterizmi ne lidhje me pendimin e njeriut.Të gjitha fet {religjionet}jan nxitës ose inkurajues për ata që pendohen ndersa , ne në vendin tone e shajm e urrejm njeriun që është pendu sepse e ka thën të vertetën.Gjithmonë duhet tat hemi të vertetën edhe pse është e hidhur sepse kështu na ka paralajmeru Profeti s.a.v.s dhe ALL-LLAHU s.v.t ka then ne një citat kuranor Kush vret dike që ska vrarë njeri në tok nuk ka bër trazira në tok është sikur ka vrar tër njerzin ndersa kush shpëton një jetë është sikur ka shpëtuar tër njerzin.Prandaj duhet ta themi te verteten edhe pse është e hidhur për ne.Edhe pse na preken ndoshta interesat politik apo ekonomik po skem qka te bejmë sepse kem pergjegjësi.Për kët arsye duhet përkrahur kët njeri sepse pot ë mos kishte dal ky njeri në skenë edhe sa shqiptari do të ishte vra në këto zgjedhje .Ne nuk jemi kunder vlerave të luftes ,ti ndoshta mund të mendosh ashtu mirpo ai njeri ksihte qen vet pjestar i UÇK-së mirpo duhet bër dallimin në mes UÇK-së dhe atyre që pas lufte ne emer të kësaj ushtire kan bër krime e kam fjalen për gjeneralat ose komandantat e pas luftës këtu duhet bër dallimi dhe duhet pasur kujdes se me bashkimin e ketyre dy gjërave PDK-Së dhe UÇK-së ne po ja humbim vlerat kësaj ushtrie unë vetë jam familjar I një dëshmori por kjo më bren shum sidomos kjo gjendja e tanishme.Kështu që duhet pasur kujdes dhe most a pasojmë askend verbërisht {qorrazi}.Kem pergjegjesi para ALL-LLAHUT.

  17. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Nazim Bllaca “kërkon punë” në Ministrinë e Punëve të Brendshme
    12 janar 2011
    Ribar i Madh, 12 janar – Nazim Bllaca ka shtuar peshë.

    Ai ka thënë për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve.

    Bllaca i ka pohuar “Kohës Ditore” se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. ”Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri te ata që përpiqen t’i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin.

    Bllaca po ashtu i ka thënë “Kohës ...” se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. “Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin “Limaj”. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në “Klan Kosova”, kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës.
    E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them”, është shprehur ai.
    I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur se “unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...”
    Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: “Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin “Qafa” dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj - 12 qershor ’99 - 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...”

    Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit.

    Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës.

    Kush e din i kahit eshte ky sali gashi ?!

  18. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    o ti L e G e disa nofka tiera
    me kan ti vet bllaca ose vellau i ti sishe perkujdes ma shum
    po sa e sa tema i ke hap per ket bashkpuntor te shkaut balit a e din
    po qa esht interesant a lyp pun ai a ku lyp a
    tash kqyr hape nji tem per ket kriminel sa here te shkon edhe ne WC

    llap g-2 dhe L-7 jane dy njerez te ndryshem!
    nuk jane gjithe njerzit si ti me 100 nofka o llapjani i drenices!

    une dhe L-7 mund te jemi njesoi por nuk jemi i njejti njeri!
    une kam respekt per L-7 sepse vetem me fakte e pasuron forumin!

    e sa per qe bllaca e ka kerkuar nje vend pune ne ministri te brendshme kjo eshte shume normale sepse njeri ka pervoj ne kete fushe!

    dhe kjo mund te ndodh lirisht sepse bllaca i ka kontibuar ketij populli me shume se hashim thaci.
    bllaca e ka ndal krimin politik sepse bllaca tregoi se kush eshte krimi duke mos e harruar as veten e tij si pjese e strukturave shikiste te azem syles!

    nazim bllaca si ish ushtar i denje i uck dhe pjestar i devotshem i SHIKUT
    e meriton nje vend ne ministrine e brendshme ose minister i brendshem!

    nese hashim thaci do qeveri duhet ta ftoi dhe emroi bllacen minister te brendshem!
    nese do qe kosoves ti ngritet imazhi kjo eshte formula!
    me kete hap hashim thaci do ia shkerdhente karakterin akuzave te dik martes!

    a eshte thaci aq i menqur ta beje kete formule nuk e besoi qe thaci guxon prej azem syles ta sjell ne tavoline kete formule po nese e ben akuzat e martit do te bien per dhe!

    nese thaci do ta emronte minister te brendshem nazim bllacen amerika dhe europa do te rigjeneronin besimin ne thacin dhe do te kete thaci mbeshtetje totale per ta luftuar krimin e organizuar dhe korupsionin!

    nese thaci nuk merr hapa te tille kariera e tij politike do te kete destinacion humneren!
    njerzit si azem syla, fatmir limaj , xhavit haliti, latif gashi fatmir xhelili amerika dhe bashkimi europian nuk i do, thaci me te tillet do te ngulet ne gozhden e fundit!

  19. #179
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bota sot

    -

    Bllaca thotë se pas luftës janë vrarë 456 njerëz

    (E plotësuar) Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lipjanit që nga një dhjetori i vitit të shkuar është i lirë, por vetëm një herë ka dalë nga shtëpia për t'i rregulluar paksa dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo fort të madhe. Nazim Bllaca, njeriu që kishte marrë mbi vete shumë vepra penale, duke denoncuar edhe shumë të tjerë, ndonëse mund të lëvizë i lirë nga 1 dhjetori 2010, vetëm një herë ka dalë nga shtëpia. Ai pret që në janar të vitit të ardhshëm të nisë procesi gjyqësor, të cilin ai e quan "maratonik". Aty pret të ndriçohen të gjitha krimet e pasluftës. Pret po ashtu edhe dënim për vete deri në 40 vjet burg.

    Ai i tha se për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve.

    Bllaca ka pohuar se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. "Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri tek ata që përpiqen t'i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin". Bllaca po ashtu i ka gazetës se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. "Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin 'Limaj'. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në 'Klan Kosova', kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës. E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them", është shprehur ai. I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur: "Unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...". Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: "Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin 'Qafa' dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj 12 qershor 1999 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...". Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit. Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës. I pyetur se çka dini për Sigurimin e Atdheut, Bllaca përgjigjet: "Unë as të mitë nuk i kam njohur. Për shembull: unë e kam pranuar publikisht që nuk e njoh Kadri Veselin, nuk e kam njohur Kadri Veselin, as si 'Lul' as si Kadri. Domethënë dihet kush e ka pasur shtyllën e veçantë. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, kur është vrarë Tahir Zemaj, më 4 janar 2003, kam dëgjuar, por kurrë me këta njerëz nuk kam pasur kontakt. Absolutisht".

    * * * * * *

    Bllaca: Kam qenë kriminel, meritoj punë në MPB

    Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lipjanit, i cili nga dhjetori i vitit të kaluar është i lirë, vetëm një herë ka dal nga shtëpia për të rregulluar dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo të madhe. Krejt kohën e ka kaluar duke e lexuar Kodin Penal të Kosovës, gazetat e duke shikuar lajmet.

    Në një intervistë për Kohën Ditore, për herë të parë ka deklaruar se për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600, duke e përfshirë edhe vetën në mesin e atyre që kanë marrë pjesë në vrasje.

    Ndër të tjera, ai ka thënë se ka qenë anëtar i PDK dhe ka qenë “nëntokë e PDK-së”. “Nuk dihet. Mund të ndodhë që nuk e lëshoj PDK-në, por së pari duhet që PDK-ja të sitet mirë dhe të pastrohet”, ka deklaruar Bllaca.

    Ai ka thënë se nuk ka dalë në zgjedhjet e fundit për të votuar, pasi që, siç ka thënë ai, "më duhej të shkoja me sigurim në shkollë. Nuk kam dashur të shqetësohen njerëzit". I pyetur se disa nga njerëzit që i ka akuzuar kanë konkurruar në zgjedhje dhe kanë marr vota, dhe nëse edhe ai do të konkurrojë nëse nuk dënohet apo kur të del nga burgu, Bllaca ka thënë se beson që PDK-ja do t’ia “gjejë” ndonjë punë.

    “Nëse këta (PDK) e marrin ndonjë resor të rëndësishëm, si për shembull Ministria e Punëve të Brendshme, besoj se do të ma gjejnë një vend pune. E meritoj, se edhe unë bajagi njëfarë krimineli kam qenë. Besoj se ma bëjnë një vend. Unë nuk lypi shumë, një zyre të vogël”, ka thënë Bllaca.

    Shpërndaje Kthehu | 12.01.2011
    Ty do te bejm prokuror te shtetit se i nje te gjith kriminelt e Kosoves,jau din veprat jau din berthamen aty je i mirse ardhun,shliro vendin nga keta kriminel gjakpirs.

    zene nga llapi 12.01

    Mesiguri ky ka menduar një dhomë të vogël në psikiatri...

    Azemi 12.01

    po me te vertet e meriton se edhe keta qe jan ne pushtet ma te mir s,kan qen,ai bile po e pranon se ka bere vrasje e keta te msheftit jan shum ma te rrezikshem.bllaca po tregon per vrasje pasi e ka perfunduar me to e keta te pushtetit ende spo dalin publikisht te tregojn per krimet e kryera vetem se ndoshta planifikojn edhe ndonje vrasje te re.

    nga ferizaj 12.01

    po qka me komentu po shihet qart kush asht pdk

    qamili 12.01

    o luje bllac luje tash te ka ardh radha edhe me zgidh, por ti ende nuk e ke krye punen qe e ke nisur ti po i dishke 600 vrasje ne vit atëher pse nuk po qelesh deri ne fund e pastaj te shohim per naj ministri me ta dhan ne dor e ti vet kie me udhheq ashtu siq din e deshiron por prap po te lutum qelu krejt se ska njeri se qka te ban.e pershendesum shum redaksin.

    i sigurt isa mustafa 12.01

    E meriton bile ma shum se nji zyre te vogel

    taro 12.01

    Po cilen "zyre" o Bllace, budalle si ti ka sa te duash ne Kosove qe vrasin njerz per llogari te huaj. Nese vertet je aj qe deklaron vete se ke marre pjese ne vrasje, ti meriton vetem karriken elektrike. Qesh ma se miri aj qe qesh i fundit ! PDK si parti dhe udheheqsit e saj nuk dot merren me budalle si ti, si duket ata qeshin ma se miri !!!

    muriqi 12.01

    KREJT KOSOVA E DINE QE AHMET KRASNIQIN,TAHIR ZEMEN,KOMANDANT DRININ,SMAJL HAJDARIN,XHEMEIL MUSTAFEN MAKOLLIN E ATAENTATET E SHUMTA NDAJ IBRAHIM RUGOVES KANE QENE TE ORGANIZUNA NGA PDK EDHE SHIK TE UDHEHEQUN NGA HASHIM THAQI,AZEM SYLA,KADRI VESLI E SALI VESELI

    SAMIA 12.01

    ju jeni Psikopat, ju keni vendin në një Zyre të vogel nën dheun e Serbis e jo të Kosoves.

    Kanibali 12.01

    kuje bllaca bre kta te pdk njajt jan kriminela her behen kunra njenit her tjetrit po skan ftyr sepse e kan vjedh popullin ju rrini ku jini dhe tregone te verteten dhe mos u kthe mbrapa po mbaj fjalet e tua

    nismatari 12.01

    SHUME KRIME KANE BA SHIK QE KA QENE MACA E ZEZE PER KOSOVEN PASE LUFTE,E PER FATE TE KEQE EDHE JANE NE STRUKTURA TE LARTA PARTIAKE TE PDK EDHE TE SHIK

    HASHANI ZVICER 12.01

    malokun e kane vra ata qe jane ne politik ne pdk e ne shik

    imrija 12.01

    po more pse jo nji zyrë te vogel jo po drejt ne parlament se shefat i ke aty si Psh.Azem Sylen e shum te tjer ti bile pak ma i sinqert se po tregon, po ma mir dil me Emra e le te pastrohet ma teper se gjysma e parlamentit...

    Berlini 12.01

    Bllaca e ka pranu krimin qe ka ba ne Kosove,po pse nuk merret ne pytje Azem Syla Kadri Veseli,Sali Veseli qe jane fajtoriet kryesore per krejt krimet qe kane ndodhe ne kosoven paslufte

    selimi fushe kosove 12.01

    Po ate e dime edhe ju kanibal edhe shume pjestar te pdk dhe te gjithe pjestaret e organizates enveriste staliniste milloshiviqiane terroriste e SHIKUT

    PRISHTINA 12.01

    kta duhet me shpall hero i kosoves sepse thaqishave ju ka hjek masken

    nia 12.01

    Po ate e dime edhe ju kanibal edhe shume pjestar te pdk dhe te gjithe pjestaret e organizates enveriste staliniste milloshiviqiane terroriste e SHIKUT

    PRISHTINA 12.01

    ky eshte hero qe i ka treguar te verteten

    avni 12.01

    Ti zotni Bllaca e ke vwndin ne Karrike Elektrike po medet qe s'na k qillu

    arben 12.01

    nga enver sikiraqa jan te vram disa nga kita aje esht sherbimi i ibrahim rugoves krimineli i serbis qa punon per serbete.

    faton 12.01

    ti eki venin ne shtime o pseokopat....

    durimi 12.01

    Bravo ju qoft ,se ju pdk e bllaca po e tregoni te verteten me hajni ,me vrasje e nuk po ja u nin .Kadal beg se ka hendek ka then i menquri.

    kola 12.01

    ishalla nuk eshte rren kjo qe thua ti

    dani 12.01

    haahahahahahhhhaah

    ahahahaha 12.01

    hala flejt je o budall 2011 jem kuku per ksi budall qaka kosova...

    burimi 12.01

    Ne qoft 1/3 eshte e vertet,qka po thuhet metvertete eshte hero, Se keta kriminelat,henat jan fukcionar te lart te PDK. E ishalla vjen koha e dalin para drejtsis te gjith.

    Nexhi 12.01

    po te ish shteti si duhet ne te vertet asht duht me te vendos me ni pozit te rendsishme se ata njerzt em sheft nuk kishin bakrimema se tu kishin rujt ty ase i njef te gjith ju si po e tregoni te verteten por sa ka hala ne pdk qe jan ne funksijan po mir se po jav qitni marrinat e tyre ne fush por jan vet ne pozita e po i mbulojn se po te ishin me ni vend demokratik populli i kish denue

    mergimtari 12.01

    eh more njeri po ti ske vend as ne boten tjeter se ke ba shum krime o psikopat ,ty duhet me vjer ne mes te qytetiti qe met pa krejt populli i koseves edhe me ta pshty gjenazen

    lisa 12.01

    -Krejt poshtersite qe jane bere pas luftes kane me ju dale ne shesh sepse gjaku nuk humb, jo veq ky po ka me pase edhe shume te tjere qe kane me deklaru si ky se gjaku i te vrareve nuk i len me ba gjumin rehat. Keta njerz te poshter qe e pergjaken Kosoven me gjak te pa-fajshem do ta hane njeri tjetrin. Keta jane sikur hienat, mbarofshin ne ferr te mallkuar me soj e sorllat te tipit te tij edhe te tjerve qe jane maskaur me maska politikanesh.

    Limi 12.01

    Ky dihet qe eshte njeri i semure,idiot, skizofrenik, psikotik po ata qe merren me te jane edhe me te semure

    burim krasniqi 12.01

    Oj Bota sot ma e forta, ndrronja rubriken mos e qitni ktu kët psikopat , a keni ndonje rubrik per shendetsi per qendra korrektuse aa....

    fitimi,ferizaj 12.01

    Ishalla po vjen dita e po i shtin ne burg keta kriminela,hena te gjith kryesin e lart te PDK- edhe disa te AAK.

    Nexhi 12.01

    Ishalla po vjen dita e po i shtin ne burg keta kriminela,hena te gjith kryesin e lart te PDK- edhe disa te AAK.

    Nexhi 12.01

    Nuk di ti a po shpresoi ke se do te kesh ven mate mir e po flet haptas pa u gjyku as nje njeri,kur dikush pendohe per gjerat si i kalon gjat jetes ai le qe smenon per shpresa se nje dit do te behet minister, ai menon vetem kalimin e kohes per ti kalu ato sene te ndodhura ,po per tu kthy jetes normale duhe ti meu betu dhe me ja jap vetes nje shanc per mos tu kthy mbrapa e me vazhdu jeten me familje e jo me prrallat e tua se je ba bajat.

    ARTI 12.01

    jo o zotëri krasniqi nuk asht i semur po e tregon te verteten se kan marr jeta te pafajshme e gjaku i tyre nuk i len rahat ne jet se nuk asht mir ti marresh jet dikujt por ky njeri po tregon se mos umbrohi vetem nga jasht sikur e kemi serbin por keni njerz edhe mren prej kujt me u mbrojt si lojtaret e komtares ton si i jepshin gola veti prej armikut nuk pret mir por qka tbajsh kundershtarit mren qesht ma i rrezikshem e nuk e din secili asht e ky njeri po i tregon se gjaku i atyre njerzve te pafajshem nuk i len rahat pa tregue

    bedrija prizren 12.01

    fajtor per krime pase lufte ne kosove ashte ne strukturat e shik edhe te pdk.E tani si tu besohet ktyre kriminelve me udheheqe shtetin

    hajdari 12.01

    Hashim Thaqi si ideatori kryesor me Azem Sylen, Xhavitin, Ibrahim Kelmendi, Jakupin e krasniqëve, Fatmirin e Limajve e Udhëheqësin e Mafias së nëntokës, Kadri Veselin kanë për ta vrarë njëri-tjetrun se gjaku i njerëve të pafajshëm nuk do të shkoi kot.

    E vërteta do dal në Shesh 12.01

    BLLACA ASHTE PERSHKU I VOGEL E PESHKU I MADHE QE KA MARRE PJESE NE ORGANIZIMIN E KRIMEVE JANE ENDE TE LIRE EDHE JANE TE PERFSHIN NE STRUKTURA TE PDK EDHE TE SHIK

    AHMETI SHTIMJE 12.01

    deri kure ligje,policia,gjykata,prokurorija do ta kryjne funkcionin qe ja jepe kushtetuta,se shume kriminel jane te lire,qe kane krye krime shume te randa pas lufte ne kosove

    zekrija skenderaj 12.01

    me te vertet esht per keqardhje raporti i Dick Marty se po na bjen nje hije e keqe kombit shqiptar po njolloset lufta e UCK po keta njerz kur ikan ba keto krime ne popell te vet mundet me ndodh se jan te perfshir ne krime tjera siq ecek raportusi ishalla ka drejtsi per keta shqiptar qe jan vrar

    Kriminelat 12.01

    Kosova ashte ba si Bangladeshe,ku vepron ligji i te fortit,i forti te vret,te vjedhe,e bane njeqin krime e ne funde nuk merret ne pergjegjsij,e tjetri qe ashte jo i forte e vjedhe nje kerre me dru denohet per veper penale,kjo dmth qe ligji nuk ashte i barabart me tjeret

    zaimi 12.01

    po ky z.Blaca ka mas paki faj,e faji ma i madhe ashte te ata qe kane urdhnu ne krymjen e krimit siq jane hashimi, kadri v., azem s. xhavit h.e shume tjere qe jane fajtoret kryesore

    perimi 12.01

    TE GJITHATA QE KANE VRA SHQIPTAR VENDIN E KANE PRAPA GRILLAVE;PAU NDESHKU KETA KRIMINEL NE KOSOVE SKA AS DREJTESI E ASE QETESI;PDK-JA NESE VERTETOHEN AKUZATE E BLLACES NUK E MERITON APSULUTISHT TE QEVERISE VENDIN SEPSE ESHTE KOMPREMITUAR NE SYT E NDERKOMBETAREVE...

    mergimtari Gjermani 12.01

    SHihe shihe -Mos e vet se te kallzon vet-Deklarohet se asht kriminel dhe kerkon nji vend pune nga PDK. O A KA BURRA QE E ORGANIZOJN NJI PROTEST GJITHPOPULLORE e ta shembin ket qeveri qe deri sot na vjedhi e asgja sbani per Kosoven dhe popullin e saj SHqiptar se haptas po flet ky psykopat se shpreson se PDK-do tja gjan nji vend te mir pune-se nese nuk levizni sot bota mendon se ne pajtohem me kta hajna dhe kriminela-

    Zoja Frankfurt 12.01

    Luje mace kryet e bullit,600 vrasje per nji vit.

    hashim 12.01

    sigurimi kambetar shqipetar esht duke percjell bllacen dote mer denimin e merituar

    besi 12.01

    Nazmi, edhe ti ji i mire,sikur Hashim thaqi ase njni milimeter nuk je ma i dobet. edhe ty te takon zv.kryeminister, se Hashimi krejt ti jep e kryemiunistrine nuk ja jep ase babit vet. as tye jo, por nashte te bon zv. kryeminister ose kryetar parllamentit.

    Osmani V, GJermani 12.01

    hahahaahaa rrnoft bllaca mir jav ki bo ktyne hajnave me ju ardh marre qka jan ka bajn nt popullin e ngrat te ks i myten kta analfabeta

    lulja 12.01

    Jo more zoti kanibal(emer i pazakonshem nder shqipetarë)nuk e ka vendin ne serbi deri sa te vertetohen gjërat. Merre vehten me të mire, duhet te mesohesh me rregullat e demokracisë. Nese zoteri Bllaca genjej dhe eshte psikopat jane organet kompetente qe duhet ti vertetojne keto gjera. Nese vertetohet se ato qe ai thot jane te verteta ateher te gjithe kriminelet dhe vrasesit e shqiptareve te futen ne burg.Personalisht...fatekeqesisht besoj se ketu ka shume te verteta sa qe populli yne do te habitet kur ti mesoj.A eshte e vertet qe ka pas shum vrasje ne Kosovë? PO. A janë zbuluar vrasesit? JO.Pse?Dikush e din ket.Ja lem kohes dhe drejtesisë qe ta kryen punen e vet!!!Edhe nje kritike shoqerore: Nderroje pseudonimin nga KANIBAL ne ndonje pak me te mire se ky shum i ashper.

    Sheki 12.01

    Jon Tranku krejt kosova nuk jon normal. Tash po dal edhe une po i vrej ne shtepi te tyre nja 4 -5 veta e mbas 2 mueajve po i lajmeroj gazetart e ju tregoj se une kam qen vrasesi e ndoshta ma gjejn edhe mua nje Zyre te vogel... Ky njeri duhet te mshelet. Gjdo Vrases aty nuk ka pardon. Me shku ne shtepi te njerze me i vra para antareve te familjes e me lyp ne fund nje Zyre ???? HEJ KOSOVE Se TU ....NANA

    bali 12.01

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Kosoves po i perseritet vietet e 45 ta ,,duke i degjuar shpiunet e serbis te cilet i kan pregaditure nper buregje dhe ne bograd me nga dy vite dhe tradhtaret tanima dalin ne sek dhe i thon veti jemi kriminel dhe drejtsija nuk i merr dhe ketu te gjithe atyre qe e kan men djen e paster duhet nje ta kuptojen se ketu diqka nmuk eshte ne rregull ..

Faqja 9 prej 27 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •