http://lexoshqip.com/wp-content/them...es/logo222.png
Bllaca i qon selam kryeministrit Thaçi
Publikuar më: E Mart, 17 Prill , 2012
vetëshpalluri agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës, Nazim Bllaca, i cili ka pranuar se ka marrë pjesë ne vrasjen e një personi, e që tash është në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues të Prokurorit në dy procese gjyqësore, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, me kërkesë që t’i njihet statusi i invalidit të luftës së UÇK-së, meqë ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Më poshtë po japim në origjinal letrën e Nazim Bllacës, drejtuar kryeministrit Thaçi:
“Z.Kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse jam i shkolluar për mësimdhënës, fati nuk deshi që të jem shumë i mirë në këtë punë, ani pse atëherë kur shumëkush nuk guxonte të jepte mësim, unë për punën time isha shpallur arsimtar i vitit.
Z. Kryeministër, e dijë që nuk dijë të thurrë një letër të mirë, siç e meritoni ju, pasi që nuk pata kohë ta mësoj këtë gjë, se eprorët e mijë, njëherazi edhe shokët e tu të luftës e tash bashkë-partiakët tu, më mësuan që të vras, por ti të paktën të lutem gjeje pak kohë që ta lexosh këtë që do të them.
Z. Kryeministër, duke parë rrethanat në të cilat gjendëm unë, Nazim Bllaca, ish-agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), sektori i vrasjeve, dhe autor i një vrasjeje, që qe tash e tri vite i izoluar pasi denoncova krimin time e të shokëve të mijë të skuadrës së lartë cekur, vendos të ju drejtohem juve me anë të kësaj letre që të kërkoj një të drejt timen.
Z. Kryeministër, si ushtar i UÇK-së jam plagosur në dy pjesë të trupit dhe për këtë kamë dëshmi të lëshuara nga Spitali Ushtarak në fshatin Krojmir (të cilën e keni të bashkangjitur me letrën) dhe për këtë po ju kërkoj që të ma mundësoni mua, Naizm Bllacës, që nëpërmjet Zyrës së Invalidëve të Luftës, në kuadër të zyrës së Kryeministrit, të më pranoni statusin e invalidit të luftës.
Z. Kryeministër, nuk jam plagosur pas lufte në ndonjë atentat kundër zyrtarëve të larët të LDK-se, zanati të cilin ma mësuan eprorët e mijë, e mbeta pa u mësuar që të shkruaj mirë së paku një letër, prandaj dhe vendosa që të ju drejtohem me këtë kërkesë.
http://www.lexoshqip.com/wp-content/...faksimilja.jpg
Faksimilja e vërtetimit të lëshuar nga stacioni ushtarak në Krojimir, ku konfirmohet plagosja e Bllacës
Z. kryeministër, dikush mund ta mohoj që unë kamë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) por plagët i kam dëshmitar kundër tyre, sikurse që dëshmi që isha pjesë e skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut, agjencisë që e krijuat me nënshkrimin tua,j që është tash i ndjeri Ibush Kllokoqi.
Për fund, z. Kryeministër dhe kryetar i partisë për të cilën deri në vitin 2007 isha në gjendje ti vidhja edhe kutitë e votave, pasi që kundërshtarët e saj veç i kisha ndjekur për ti vrarë, nuk po pres që të më përgjigjeni në letër, por shpresoj që kërkesa ime do të shqyrtohet dhe do të kem një përgjigje pozitive.
Dëshmitë janë, shokët e mi të luftës të, plagosur si unë e gëzojnë këtë të drejt, dhe besoj që kur ta shqyrtoni kërkesën time do ta bënë këtë vetëm mbi bazën e faktetve, pa paragjykime.
Me respekt:
Nazim Bllaca,
Ish-agjent i SHIK-ut dhe autorë i një vrasjeje me urdhër të eprorëve të kësaj agjencie”, përfundon letrën Bllaca.
Vërtetësinë e letrës e ka konfirmuar përmes telefonit për Telegrafin vetë Nazim Bllaca.
Krijoni Kontakt