Close
Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 540
  1. #381
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Së shpejti aktakuza e dytë në “rastin Bllaca

    21-06-2011

    Së shpejti do të ketë një aktakuzë tjetër në “rastin Bllaca”. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), pa saktësuar se kundër kujt do të ngrihet kjo aktakuzë, kur dihet që dëshmitari bashkëpunëtor i vetëquajturi kriminel Nazim Bllaca, në paraqitjet e tij publike ka përmendur shumë emra.

    “Për rastin Bllaca ka një aktakuzë të ngritur. Shumë shpejt do finalizohet aktakuza e dytë”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it. Me gjithë përpjekjet e gazetës, ka qenë e pamundur të kuptohet se kundër kujt do të ngrihet kjo aktakuzë.

    Në Zyrën për Informim të EULEX-it, kanë thënë se këto janë përgjigjet që i kanë marrë nga prokuroria dhe ata (prokuroria) nuk kanë përmendur emra.

    Por, këtë përgjigje nga EULEX-i mediet e kanë marrë që nga nëntori i vitit të kaluar. Në atë kohë, pasi ishte ngritur aktakuza e parë, zyrtarë të EULEX-it patën thënë se aktakuza e dytë pritet të ngrihet së shpejti.

    Atëherë thuhej se aktakuza e dytë do të paraqitet kundër dy të pandehurve dhe se është në lidhje me krimin e organizuar.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, në fundvitin e kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave që i ka përmendur Nazim Bllaca, Fahredin Gashit e Hysri Ramës. Ndaj këtyre dy personave po zhvillohet procesi gjyqësor dhe dëshmitari kryesor, Nazim Bllaca, ka dëshmuar në shtatë seanca. Në këto seanca ai ka përmendur shumë emra, pa anashkaluar kurrë Azem Sylën, të cilin e ka quajtur ish-shef të Shërbimit Informativ të Kosovës, tash deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

    Njeriu i dytë që Bllaca e ka përmendur më shumë në këto seanca është edhe Shpresim Uka. Vetë Azem Syla, vitin e kaluar kur është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë deklaratë, pati thënë se ai nuk ka të bëjë asgjë me “rastin Bllaca”, dhe se nuk e njeh fare këtë njeri.

    Veç Azem Sylës e Shpresim Ukës, Bllaca ka përmendur emrat e deputetit Fatmir Limaj, Driton Hajdarit, Ekrem Jasharit, Shaban Sylës, Bekim Sylës, Sadik Abazit... Cak i vrasjeve, apo vrasjeve që kanë mbetur në tentativë, sipas Bllacës, kanë qenë shumë persona, në mesin e të cilëve edhe disa zyrtarë të LDK-së.

    Tash për tash dy persona po përgjigjen për një vrasje që është kryer më 1999, njëri që e ka kryer atë e tjetri që i ka ndihmuar atij për të shmangur zbulimin.

    Fahredin Gashi (1969) i njohur me nofkën “Faruk”, akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, sepse në bashkëveprim me Nazim Bllacën i deklaruar dëshmitar bashkëpunues nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së kanë hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe e kanë vrarë atë, duke e qëlluar me armë automatike në Varigovc të Lipjanit, më 15 qershor të vitit 1999.

    Hysri Rama (1973) i njohur me nofkën “Hysi” akuzohet për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale. Ai akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit për të shmangur zbulimin, duke ia dhënë babait të Fahredin Gashit një deklaratë të nënshkruar, në të cilën i pandehuri në mënyrë të falsifikuar ka thënë se Nazim Bllaca më 2009 i kishte thënë atij se Fahredin Gashi nuk kishte të bënte asgjë me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetëm për të nxjerrë para prej tij dhe duke e konfirmuar përmbajtjen e deklaratës së tillë të shkruar me dorë para prokurorit kur është dëgjuar si dëshmitar në Prishtinë, më 29 tetor 2010.

  2. #382
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Si Bllaca, edhe familja

    23.06.2011 - 09:33
    Prishtinë, 23 qershor – Pas një vonese prej dy orësh, para trupit gjykues në Gjykatën Supreme të Kosovës janë paraqitur Idriz Bllaca, babai i Nazim Bllacës, dhe dy vëllezërit e tij, Osmani dhe Mërgimi, për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me deklaratat që më herët i ka dhënë Nazimi, për kërcënimet, që sipas tij, i janë bërë atij dhe familjes nga Fahredin Gashi, Shaban Syla, Reshat Gashi dhe Shpresim Uka. Ata i kanë mbështetur plotësisht deklaratat e Nazim Bllacës që i ka dhënë në seancat e kaluara para trupit gjykues. Babai i Nazimit dhe dy vëllezërit e tij kanë mbështetur deklaratat e Nazim Bllacës që pati thënë se Shaban Syla ia kishte premtuar Hysri Ramës 100 mijë euro nëse do ta vriste Bllacën, në mënyrë që t’i mbyllej goja për vrasjet dhe bëmat e grupit.



    “Gjatë kohës sa Nazimi kishte ikur jashtë vendit, ngase ndihej i rrezikuar, kam shkuar me djem te Hysri Rama që ta pyes se çfarë po ndodh me djalin tim Nazimin. Ai më tha ‘unë i kam thanë lësho vendin se je i rrezikuar’. E pyeta prej kujt është i rrezikuar, e ai më tha prej Shaban Sylës. Ai më ka thënë se Shabani i kishte dhënë atij ‘kapar’ 3 mijë euro dhe pasi ta vriste Nazimin do t’i merrte edhe 97 mijë të tjera. Por, Hysi (Hysriu), edhe pse ka mundur shumë lehtë ta vriste Nazimin, një gjë të tillë nuk e ka bërë dhe atë nuk e akuzoj për asgjë”, ka thënë babai i Nazim Bllacës, Idrizi.



    Ndërsa, Mërgimi, vëllai i Nazim Bllacës, ka thënë se bisedën e babait të tij, Idrizit, me Hysri Ramën, ku Rama e pranonte se ka qenë i paguar që ta vriste Bllacën, kishte qenë prezent dhe e kishte incizuar me një telefon që e kishte blerë në Gjermani, ngase atje jetonte që prej luftës më 1999. Ndërkaq, në pyetjen që pala mbrojtëse e të pandehurit Hysri Rama, avokati Kolë Krasniqi, ia ka bërë Mërgimit se përse e ka incizuar një bisedë të tillë me telefon dhe se a ishte në dijeni se kishte bërë një incizim të paautorizuar, ai i është përgjigjur duke thënë se ka qenë rrezik që vëllai i tij të ekzekutohej dhe se atë incizim ka dashur ta ruante si dëshmi. Mërgimi ka thënë se incizimin e ka ruajtur në çip të telefonit dhe se pastaj ua ka dorëzuar atë autoriteteve gjermane.



    Por, Hysri Rama, i ka mohuar këto deklarata të Mërgimit, duke thënë se ato incizime nuk i ka bërë ai, por ato i ka montuar në Serbi vëllai i tij Nazim Bllaca, me policin e Gracës së Lipjanit, Cekën, i cili, sipas Ramës, ka qenë edhe kumbar shtëpie i familjes Bllaca.

    Ndërsa sa i përket sigurisë së familjes Bllaca, vëllai i Nazim Bllacës, Osmani, ka deklaruar se gjithmonë është frikësuar se mos do t’i ndodhë diçka kur del jashtë fshatit të tij Ribar i Madh, por edhe përkundër kësaj e ka pranuar se para 10 ditësh ka dalë për punët e tij në qytetin e Lipjanit

    Fahredin Gashi i njohur me nofkën “Faruku”, që ndodhet në paraburgim prej 19 gushtit të vitit të kaluar, që nga prokurori italian, Maorizio Salustro, akuzohet për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor të vitit 1999, vepër kjo e cilësuar si krim lufte kundër popullatës civile. Ai akuzohet se në bashkëveprim me Nazim Bllacën, kanë hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe e kanë vrarë atë duke e qëlluar me armë automatike në Varigovc të Lypjanit. Ndërsa, Hysri Rama (1973) i njohur me nofkën “Hysi”, akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit për ta shmangur zbulimin me anë të një letre që i kishte dhënë babait të Fahredin Gashit, në të cilën deklaronte se Nazim Bllaca më 2009 i kishte thënë atij se Fahredin Gashi nuk kishte të bënte me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetëm për të nxjerrë para prej tij.



    Sherr në gjyq, Salustro i fyen të pranishmit
    E mërkure 22



    Qershor 2011, 12:37 0 Komente 0 Rekomandime
    Prishtinë - Nuk është hera e parë që prokurori Special i EULEX-it, Mauricio Salustra i fyen të pranishmit dhe avokatët në sallë gjatë seancës. Sjelljet e tij në raport me prokurorët janë shumë të rrepta dhe mjaft ofenduese“, kanë thënë avokatët: Kolë Krasniqi dhe Tahir Rrecaj. E njëjta gjë ndodhi edhe të mërkurën ku gjatë seancës, prokurori Salustra, duke u ngritur në këmbë dhe me gishtin tregues, përdori fjalët më të rënda në drejtim të të akuzuarit Fahredin Gashi, dhe ndaj të pranishmëve në seancën gjyqësore ku po dëshmonte Idriz Bllaca, babai i Nazim Bllacës, pa iu bërë vonë se ndodhej në një seancë gjyqësore. “Unë jam këtu për të shutuar dhe jo ti, sepse dëshmitari Idrizi po thotë të vërtetën, ndërsa ti je duke gënjyer”, ia ka drejtuar këto fjalë prokurori Salustra të akuzuarit. Përveç kritikave nga avokatët mbrojtës për mënyrën e sjelljes arrogante të prokurorit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari ndërkombëtar i EULEX-it nuk reagoi fare ndaj sjelljes së pahijshme të Salustrës, por kërkoi që marrja në pyetje e dëshmitari Idriz Bllaca, (babait të Nazimit) të vazhdojë sërish.




    Kolë Krasniqi, avokati i Fahredin Gashit e ka ndërprerë për një moment seancën, duke i thënë prokurorit Salustra: “Nuk ke nevojë të bërtasësh, dhe ta ngresh zërin, sepse kjo në rend të parë është fyerje për trupin gjykues dhe pastaj për tërë sistemin e drejtësisë”. Mendimit të avokatit Krasniqi iu bashkua edhe prokuror Tahir Rrecaj, i cili tha se duhet ta mbajnë një konferencë urgjente në lidhje me fyerjet dhe britmat që i bën prokurori Salustra gjatë seancave në drejtim të avokatëve dhe të pranishmëve të tjerë në sallë. “Sjelljet e tij janë shumë të pahijshme, dhe mjaft ofenduese për ne. Nuk duhet ta ngresh zërin ndaj nesh”, ka thënë Rrecaj.




    I gjithë sherri plasi derisa Fahredin Gashi kërkoi nga dëshmitari Idriz Bllaca, që ta thotë të vërtetën për takimin që kishin pasur në shtëpinë e këtij të fundit, por në çast prokurorit Salustra u ngrit në këmbë i tensionuar, duke shprehur mllefin e tij edhe në drejtim të familjarëve dhe gazetarëve. “Çka po shikoni, kush po mendoni se jeni ju, a po mendoni se ua kam frikën a?- ishin fjalët e Salustros, që i përsëriti disa herë me radhë, duke e bërë kështu edhe seancën dëgjimore të pakuptueshme, dhe duke krijuar panik edhe te forcat e sigurisë, të cilët u ngritën në këmbë për ta penguar se mos po vinte ndonjë grusht vërdallë. Idriz Bllaca, (babai i Nazimit) në prani të trupit gjykues ka pohuar se Fahredin Gashin e njeh pasi që të gjithë kishin thënë se biri i tij e ka një vëlla në Shtime. “Djali im dhe Fahredin Gashi kanë pasur miqësi shumë të mirë mes veti. Fahredinin e kam njohur kohë më parë, pasi që të gjithë thoshin se Bllaca e ka një vëlla në Shtime”, ka thënë Bllaca. Ai gjatë dëshmisë ka rrëfyer se si Fahredini në korrik të vitit 2007, disa persona të tjerë kishin shkuar në shtëpi të tij për ta kërkuar Nazim Bllacën. “Unë kam qenë vetëm me gruan dhe dy djemtë e mi, kur në shtëpinë time ka ardhur Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Asllan Bllaca, Azem Bllaca dhe Reshat Gashi dhe një person me emrin Sherif, mbiemri nuk më kujtohet. Hynë brenda pa i ftuar dhe kërkuan Nazimin, por nuk më tregonin se për çfarë arsye po e kërkonin. I pyeta se çfarë iu duhet biri im, por nuk më treguan. Iu thash se Nazimi jeton 18 km larg meje dhe qe tetë vite nuk jeton me mua, por Reshati më është kthyer dhe më ka thënë se Nazimi do t’u hyjë thellë dhe i ka punët shumë keq”, tha dëshmitari. (Raportin e gjerë nga kjo seancë gjyqësore mund ta lexoni në numrin e të enjtës të "Kosova Sot")

  3. #383
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    per qlirimtarin e dragan xhorkes



    po i nderuar po tash dolen ne shesh te gjithat për farukin dhe mlladiqin



    -shoqerimi me xhorken i farukit 1990/1998

    -shoqerimi i farukit e azem sylen 1990/1998

    - kidnapimi i femijes 10 vjeqar i Migrosit

    -faruki ne mes turmes se simpatizantve te uçk-se 1998 solli Pizgauerin e xhorkes i cili qendroj vetem 5 minuta ne polici dhe prap xhorka e liroj klyshin dhe e leshoj ne turme per ta kontrolluar turmen e njerzve
    -shoqerimi i femrav nga Reqaku dhe Petrova qe faruki i ka derguar tek xhorka

    -faruk -ish i burgosur ne burgun e llapushnikut si UDB-sh qershor 1998

    faruki deshmoj kunder Ramush Haradinajt 2003

    faruki deshmoj kunder Fatmir Limaj 2003

    faruki deshmoj kunder Rustem Mustafes Remit 2003

    faruki deshmoj kunder Shukri Bujes 2003

    faruki deshmoj kunder florim ejupit 2005 ne policin e unmikut





    qeda polic, nenad polici ,nebojsha kan qen polic te faruk gashit dhe azem syles 1990/1998


    familja e faruk gashit me qindra her ju ka dhen buke ketyre policve bile edhe motrave te farukit jav kan ferkue kapak kembet kete e deshmojn

    ky eshte aktivitet partiotik i faruk gashit

  4. #384
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    per qlirimtarin


    Në të njëjtën kohë, ai mori pjesë në rrëmbimin e anëtarëve të shquar të familjeve shqiptare në Shtime, në mënyrë për të fituar avantazhe materiale. Gjithashtu, ai është përgjegjës për rrëmbimin e djalit 12 vjeçar të Hasan Rexhepi, pronari i kompanisë Migros, i cili u urdhërua të paguajë shpërblim prej 60.000 DM.



    At the same time, he participated in the kidnapping of the prominent members of the Albanian families in Shtimje, in order to gain material advantages. Also, he is responsible for the kidnapping of the 12 year old son of Hasan Rexhepi, the owner of the Migros Company, who was ordered to pay the ransom of DM 60,000.

  5. #385
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    “Bllaca”, Thaçi në dijeni të videon



    Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka vijuar të premten me shqyrtimin e rastit Bllaca. Gani Geci ka dëshmuar për takimin e parë me Bllacën, xhirimin e DVD-së si dhe njoftimin e institucioneve përgjegjëse politike e të sigurisë.

    Geci ka rrëfyer se kryeministri i Kosovës ka parë DVD-në në zyrën e tij dhe kërkoi që "të gjykohen të gjithë ata që janë përgjegjës".

    Mediat kosovare raportojnë se, kryeministri Hashim Thaçi ka qënë në dijeni për xhirimin e disa ditë para se ajo të bëhej publik nga dy ish deputetët, Gani Geci e Adem Salihaj.


    Më tej, Geci ka shpjeguar edhe rrethana të tjera të ngjarjes me Bllacën, para dhe pas bërjes publike të dëshmisë së tij. /albeu.com/
    http://www.albeu.com/kryetitull/-%E2...videon-/39808/

  6. #386
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    si pas gjasave dote del se SHIKU ka vrar shqiptar kurse krekret e shikut nuk e pranojn pra nese del e vertet se shiku ka ekzekutu njerz qe kan qen ne partin rivale siq ishte LDK e cila meseshumti u demtua nga kto vrasje at ,her a duhet te marrin pergjegjsi edhe kreret e shikut nderta edhe deputeti kamishi i cili me gjas fshihet pas imunitetit te deputetit

  7. #387
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Kosovelli

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Kemi shume armiqe. Por nuk eshte fere qe gjate luftes ne kosove rajonet tjera te daline e te thrrasine "DRENICA DRENICA DRENICA NE JEMI ME JU" e pase luftese te njejtite njerze (qe kane thirre DRENICA DRENICA DRENICA) ma se shumti po e luftojme. Duhete ta shiqojme ralitetine edhe faktete e mose te komprimentohene njerzite qe kane punuare per kosoven ma se shumti.
    Eshte fakte se Thaqi ka punu edhe duhete me u respektu puna e tije, por nese e shiqojme edhe ma shume ralitetine Thaqi ka qene udheheqese i Ramushite gjate luftes (Thaqi he has been born as a lider). njerzite e Thaqite i kane ndimuare Ramushite gjate luftes. e shiqo tani Ramushi i quane ata para mediave rrenca. Nuk eshte kulture te perdorete ajo fjale (rrene) ne vendet publike e para medjave. kurfare trimrije ramushi nuk po bane me ate fjale(rrene). Se teke fundite Thaqi nuk merrete me to me nje fjale tjeter popullore: "NUK BANE ME HI NE NJE THESE ME GJITHKANE"
    kososovalli
    me gjith rrespektin per drenicen si rajon per te cilin kam shum rrespekt dhe lavdata per sakrificen qe drenica ka dhen me shekuj per kosoven prap mendoj se hashim thaqi nuk esht ftyra e vertert e drenices hashim thaqi i ka ber shum dem drenices ne imazhine saj edhe diqka shum qytetar te kosaoves mendojn se esht rrezik te shkohet ne sekenderaj apo ne drenas nese jeni nga ndonje qytet tjeter se pse esht nje bindje e shemtuar se po ta kuptojn drenicaket se jeni i ndonje partie tjeter si domos i LDK-S APO TASH I VETVERNDOSJES drenicaket dote sulmojn un te them te verteten se kam ket problem as pak un shkoj gjdo viklend ne skenderaj kam miq dhe shok dhe hapur u a them mendimin tim politik dhe kam shum mir kuptim nga miqt nga drenica por aty duhet shum se sundon frika dhe dhuna partiake e partis ne pushtet dhe jerzit kan edhe drjen te shperehin mendime politike te lira

  8. #388
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    per qlirimtarin


    Në të njëjtën kohë, ai mori pjesë në rrëmbimin e anëtarëve të shquar të familjeve shqiptare në Shtime, në mënyrë për të fituar avantazhe materiale. Gjithashtu, ai është përgjegjës për rrëmbimin e djalit 12 vjeçar të Hasan Rexhepi, pronari i kompanisë Migros, i cili u urdhërua të paguajë shpërblim prej 60.000 DM.



    At the same time, he participated in the kidnapping of the prominent members of the Albanian families in Shtimje, in order to gain material advantages. Also, he is responsible for the kidnapping of the 12 year old son of Hasan Rexhepi, the owner of the Migros Company, who was ordered to pay the ransom of DM 60,000.
    migrosi eshte i jaudive o tarak

  9. #389
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Vend i harruar me politikanë të izoluar


    Arbana Xharra 26.06.2011


    Nuk duhet ta ketë të lehtë, ndonëse është i obliguar të paraqitet me plot vetëbesim. Duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për të ardhmen e afërt që e pret. S’ka nevojë t’ia thotë askush drejtpërdrejt, zhvillimet ia diktojnë se nuk i ka punët ashtu siç ka pritur, siç i ka projektuar. Ata që i mban përreth i duhen për ta ushqyer me optimizëm të rrejshëm, i cili i jep kënaqësi momentale apo edhe për t’i thurur ndonjë strategji kamufluese sa për t’u dukur se gjithçka është në rregull, kurse puna shtesë që shërbëtoret e tij i bëjnë është shantazhi, thashethemet dhe propaganda sa për të orientuar opinionin në drejtim tjetër.



    Ai ndërkohë pret të ftohet në ndonjë takim të rëndësishëm zyrtar jashtë vendit, por jo, askush nuk e fton, është kryeministri më i izoluar dhe më i paftuar në Evropë. Është akuzuar rëndë, jo vetëm në raportin problematik të Dick Marty-it. Imazhi i tij si politikan përherë ka qenë i diskutueshëm, për këtë arsye nuk ka arritur të zhvillojë kurrë një afërsi me ndonjë politikan të rëndësishëm


    perëndimor. Pasi doli raporti i Dick Marty-it erdhën e vizituan vetëm dy politikanë: Janez Jansha, lider i opozitës në Slloveni, dhe Denis MacShane, politikan britanik.
    Rastësi apo jo: të dy fajësohen nga mediet e vendeve të tyre për korrupsion, respektivisht aktivitete kriminale. Pesha e tyre në politikën perëndimore është baras me zero. Kështu imazhi i keq i Hashim Thaçit në Evropë, e dëmton edhe imazhin e Kosovës – tash e pesë vjet. Kryeministri i Malit të Zi mund të udhëtojë kudo, këto ditë ai u prit edhe nga Papa, më herët ishte pritur nga kancelaria gjermane Angela Merkel. Këto takime Thaçi vetëm mund t’i ëndërrojë.


    Nëse iu hedhim një sy medieve të huaja sa herë që ato përmendin Kosovën kërkojmë kot një shkrim pozitiv. Në vend të tij shohim tekste me akuza të rënda kundër Hashim Thaçit, kundër miqve të tij të SHIK-ut, kundër Nazim Bllacës, personit që ka pranuar se ka vrarë e terrorizuar njerëz me urdhër të shërbimit sekret të partisë së Thaçit. Ndërkohë popullata e Kosovës e preokupuar me zhvillimet ditore dhe e hutuar nga palaçot e skenës politike ka harruar se si po na shikojnë nga bota e jashtme. Skandalet që te ne po harrohen, dikush po i rifreskon. Për shembull: sado që u tentua që Nazim Bllaca të paraqitet si person që vuan nga sëmundjet psikike, madje u tha se është i “çmendur”, ai u intervistua nga gazeta prestigjioze “Sunday Times”, e cila doli me një artikull që i dha një shkelm të radhës degradues Kosovës.



    Makineria propaganduese e çakalleve të kryeministrit, të cilët gjatë tërë kohës janë duke prodhuar beter-lajme që tentojnë t’i fshehin skandalet paraardhëse siç janë kontrata skandaloze për autostradën, shitja me marrëveshje të fshehtë e PTK-së, prishja e marrëdhënieve me FMN-në, humbja e fondeve nga ky institucion nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore, tenderët që i dhurohen të afërmëve të politikanëve, pasurimi i tyre. Të gjitha këto janë duke u vrojtuar me vëmendje nga dikush nga jashtë. Këto të këqija që i shkakton regjimi i Thaçit vetvetiu ndërtojnë murin izolues rreth Kosovës. Kanë mbetur vetëm dy shtete, ku Thaçi i ka të hapura dyert: Turqia dhe Shqipëria.

    Për të dëshmuar njëfarë aktivizmi qeveritar brenda pak javësh disa delegacione vizituan Shqipërinë. Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila shkoi për të biseduar për përafrimin e legjislacionit mes Kosovës e Shqipërisë, ajo foli edhe për rëndësinë e “rrugës së kombit”, projekt të cilin e ka kritikuar derisa ishte jashtë qeverisë. Tani ajo duket se gjithçka që dje e ka pështyrë, sot... Kusari-Lila foli me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për problemet doganore me Shqipërinë.


    Pak më përpara te Berisha ishte ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Ramë Buja, kuptohet bashkë me suitën e tij. Disa javë më parë edhe Ibrahim Gashi ishte për vizitë në Shqipëri. Nëse opinioni ka harruar: edhe Gashi është anëtar i kabinetit dhe ushtron detyrën e zëvendësministrit të jashtëm. Të gjithë këta zyrtarë për sa kohë që janë në pushtet nuk patën ndonjë takim të rëndësishëm në ndonjë prej vendeve me peshë të Bashkimit Evropian. Ky është argument i mjaftueshëm që na tregon se a i kemi punët mirë apo keq.

  10. #390
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Arrestohen 4 persona lidhur me rastin Bllaca

    ani thoshin llapi e azem syla se po rren bllaca:


    Arrestohen 4 persona lidhur me rastin Bllaca

    Publikuar: 06.07.2011 - 12:14

    Prishtinë, 6 korrik – (E plotësuar) Policia e EULEX-it ka arrestuar sot 4 persona lidhur me rastin Bllaca. Burimet nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se janë arrestuar Shpresim Uka e Driton Hajdari, ndërkohë që operacioni është duke vazhduar ende. Emrat e dy personave të tjerë nuk dihen akoma, por KTV-ja përmendi edhe emrin e Shaban Sylës.
    Personat e arrestuar sipas zëdhënësit Nicholas Hawton janë të dyshuar për një rast të vrasjes.
    “Individë u arrestuan në Prishtinë dhe në rrethinë. Hetimet kanë të bëjnë me pohime për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000. Arrestimet u kryen pa ndonjë incident. Pritet që sot më vonë të katër individët të paraqiten para një gjyqtari të procedurës paraprake”, ka thënë Hawton.
    Operacioni sipas tij është duke vazhduar dhe se rasti është duke u drejtuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të EULEX-it.
    Avokati Tomë Gashi tha se deputeti Azem Syla nuk ka ftesë gjyqësore, prandaj nuk është paraqitur. Bëhet fjalë për imunitetin që i siuguron të qentë deputet. Të katër të tjerët pritet që brenda ditës të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake dhe t’u caktohet paraburgimi. Ata akuzohen për krim të organizuar, për vrasje të Ibush Kllokoqit e të Selim Broshajt, si dhe për tentimvrasje ndaj Adem Salihajt dhe Agim Veliut, dhe për një vepra të tjera, për të cilat ka denoncuar Nazim Bllaca.
    Sot po ashtu mund të prezantohet edhe aktakuza ndaj tyre.
    Afati i fundit ligjor për prezantimin e aktakuzës është 20 korriku.

  11. #391
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Bllaca akuzon për fajësim të qëllimtë të Ramush Haradinajt në Hagë


    Publikuar: 06.07.2011 - 18:38

    Prishtinë, 6 korrik - Nazim Bllaca është rikthyer në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues në rastin kundër Fahredin Gashit e Hysri Ramës, për t’u përgjigjur në disa pyetje shtesë. Ai ka zbuluar detaje të reja rreth veprimtarisë së tij të pasluftës. Ashtu siç ka thënë shkurt në seancat e mëparshme, Bllaca ka lidhur Fahredin Gashin e Azem Sylën me, siç ka thënë ai, montimin e gjykimit të Ramush Haradinajt në Hagë.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Bllaca ka rrëfyer se si kishin shumëzuar një CD , përmbajtjen e së cilës e ka sqaruar para trupit gjykues. “Ajo CD ka qenë një dëshmi që Fahredin Gashi i kishte dhënë Tribunalit të Hagës , ku të gjitha krimet ia hedh Ramush Haradinajt si para ashtu edhe pas luftës”, ka thënë Bllaca , duke treguar se këto CD-ja pastaj i kishte marrë Shaban Syla dhe ia kishte dërguar Azem Sylës. “Kur u kthye, Shabani tha se e ka një mesazh nga Azem Syla, të cilin po e citoj: ‘Farukun nuk bon me ma nguc, se më duhet në të ardhmen për zhvatje”, ishte sipas Bllacës mesazhi i Azem Sylës. Krejt këto sipas tij kanë ndodhur në maj të vitit 2009.

    Gjatë ditës dëshminë e tij e ka dhënë edhe Adem Salihaj. Ai ka treguar se si bashkë me Gani Gecin në shtëpinë e tij kishin xhiruar DVD-në e famshme të Nazim Bllacës, të bërë publike pastaj prej dy ish-deputetëve. “Kur ka zbrit në oborr timin, Bllaca më është drejtuar. Baca Adem, shumë paska ndërruar shtëpia e oborri. Kam qenë shumë herë këtu natën, kur kemi provuar të vrasim”, ka rikujtuar Salihaj fjalët e Bllacës.

  12. #392
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    tashme u vertetuar se ramush haradinaj eshte derguar nga azem syla dhe shiku ne hage!
    ky faqezi duhet te pergjigjet pse e dergoi ramushin ne hage kur aty vendin e ka vet azem syla!

    keto deshmi te agjentit te shikut nazim bllaces e vertetojne plotesisht se shiku eshte organizata kriminale antishqiptare qe bashkpunon me beligradin!

    te lumte bllaca se vertete je duke shpalos krimet dhe skenaret qe ka ber shiku dhe azem syla kunder dejmve me te mire te kosoves!

  13. #393
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ldkistat e kan qu e magjupt ramushin ne hag leni ju komunista jugoturqeli mos u munonin me rena spo ju beson ma kush edhe ni vjet edhe do bie komunismi ne Kosov shihe ldken pos ne vranjevc e ne podujev u met

  14. #394
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca akuzon për fajësim të qëllimtë të Ramush Haradinajt në Hagë

    06.07.2011 - 18:38



    Prishtinë, 6 korrik - Nazim Bllaca është rikthyer në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues në rastin kundër Fahredin Gashit e Hysri Ramës, për t’u përgjigjur në disa pyetje shtesë. Ai ka zbuluar detaje të reja rreth veprimtarisë së tij të pasluftës. Ashtu siç ka thënë shkurt në seancat e mëparshme, Bllaca ka lidhur Fahredin Gashin e Azem Sylën me, siç ka thënë ai, montimin e gjykimit të Ramush Haradinajt në Hagë.




    Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Bllaca ka rrëfyer se si kishin shumëzuar një CD , përmbajtjen e së cilës e ka sqaruar para trupit gjykues. “Ajo CD ka qenë një dëshmi që Fahredin Gashi i kishte dhënë Tribunalit të Hagës , ku të gjitha krimet ia hedh Ramush Haradinajt si para ashtu edhe pas luftës”, ka thënë Bllaca , duke treguar se këto CD-ja pastaj i kishte marrë Shaban Syla dhe ia kishte dërguar Azem Sylës. “Kur u kthye, Shabani tha se e ka një mesazh nga Azem Syla, të cilin po e citoj: ‘Farukun nuk bon me ma nguc, se më duhet në të ardhmen për zhvatje”, ishte sipas Bllacës mesazhi i Azem Sylës. Krejt këto sipas tij kanë ndodhur në maj të vitit 2009.


    Gjatë ditës dëshminë e tij e ka dhënë edhe Adem Salihaj. Ai ka treguar se si bashkë me Gani Gecin në shtëpinë e tij kishin xhiruar DVD-në e famshme të Nazim Bllacës, të bërë publike pastaj prej dy ish-deputetëve. “Kur ka zbrit në oborr timin, Bllaca më është drejtuar. Baca Adem, shumë paska ndërruar shtëpia e oborri. Kam qenë shumë herë këtu natën, kur kemi provuar të vrasim”, ka rikujtuar Salihaj fjalët e Bllacës.

  15. #395
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Zgjerohet “Bllaca”

    EULEX arrestoi dhe paraburgosi katër persona në lidhje me rastin “Bllaca”. Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari e Sadik Abazi dyshohen se kanë kryer krime të rënda para më shumë se një dekade. Paralelisht me arrestimet, procesi gjyqësor po vazhdon.
    Nga Jeton Musliu më 07 korrik 2011 në ora 08:07

    Herët në mëngjesin e së martës, Policia e EULEX’it ka arrestuar edhe katër persona të tjerë lidhur me rastin “Bllaca”.

    Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi janë personat e arrestuar, të cilët dyshohen për vepra të rënda penale.

    Ata dyshohen se më shumë se dhjetë vjet më parë, kanë kryer një vrasje dhe një tentim vrasje të rëndë.

    Arrestimi i këtyre personave është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i EULEX’it, Nicholas Hawton, por pa dhënë shumë detaje.

    Sipas tij, personat janë arrestuar në Prishtinë dhe në rrethinë, ndërkohë që prangat u janë vënë për shkak të rasteve të rënda që dyshohet e kanë ndodhur në vitet 1999 dhe 2000.

    Derisa arrestimet u kryen pa ndonjë incident, gjatë pasdites të së martës, ata janë dërguar para gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

    Dëgjimi i tyre ka vazhduar për rreth tri orë, kurse operacioni, sipas zyrtarit të EULEX’it, është duke vazhduar dhe se rasti është drejtuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Përveç të tjerave, ata dyshohen edhe për kryerjen e veprave të tjera penale, për të cilat janë përmendur edhe në dëshminë që Nazim Bllaca e ka dhënë para hetuesve të EULEX’it.

    Rasti “Bllaca” ka kohë që ka nisur, ndërkohë që deri më tash, përveç vetë Nazim Bllacës, janë marrë në pyetje edhe Fahredin Gashi, i njohur si Faruku.

    Aktualisht, në lidhje me këtë rast është duke u marrë në pyetje dëshmitari i mbrojtur që mban shifrën “X”, kurse dëshmi pritet të japin edhe persona të tjerë të përmendur në CD’në e famshme të Nazim Bllacës.

    Njëri prej të përmendurve në vetë deklarimin publik të Nazim Bllacës, është edhe Adem Salihaj, për të cilin ai ka thënë se kishte marrë urdhër nga ish-Shërbimi Informativ i Kosovës për ta vrarë.

    Por prokurori i çështjes dhe avokatët mbrojtës kanë deklaruar se dëshmia e Salihajt nuk iu duhet dhe kanë vendosur të mos e thërrasin për t’u rrëfyer në gjykatë.

    Në nëntor të vitit 2009, ishte Nazim Bllaca, i cili publikisht doli në media dhe deklaroi se ai është person që ka kryer vrasje, tentim vrasje dhe tortura dhe të gjitha i ka bërë duke zbatuar urdhra.

    Ai madje ka përmendur edhe zyrtarë të lartë të ish-SHIK’ut prej të cilëve thotë se ka marrë urdhra, ku disa prej tyre aktualisht janë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike.

    Aktakuza

    Bazuar në urdhrin për fletarrest, të ngritur ndaj Shpresim Ukës, më 23 qershor 2011 nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Viktor Hugo Pardal, që është gjykatës penal i EULEX-it, në nivel të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Uka, i lindur në Beograd, akuzohet për pjesëmarrje në një vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, në gusht 1999 në Prishtinë, në bashkëpunim me Faruk Gashin, Bekim Sylën, Sadik Abazin dhe Nazim Bllacën, Shpresim Uka ka dhënë ndihmë në vrasjen e Ibush Kllokoqit i cili është qëlluar për vdekje nga Nazim Bllaca, derisa Shpresim Uka ka vepruar si vozitës për ikje, Sadik Abazi ka folur me viktimën dhe të tjerët i kanë mbështetur veprimet dhe praninë e tyre. Sa i përket tentim vrasjeve, në aktakuzë shkruan se më 3 nëntor 1999, në Prishtinë (Bregu i Diellit), Shpresim Uka ka marrë pjesë në tentim vrasjen e Ismet Arifit në bashkëpunim me Nazim Bllacën, Sadik Abazin dhe Driton Hajdarin. Më 3 nëntor 1999, Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla, kanë marrë pjesë në tentim vrasjen e Ismet Arifit duke shtënë disa herë mbi të në ndërtesën ku ai ka jetuar me të birin dhe gruan, megjithatë, plumbat nuk e kanë goditur viktimën. Përvec këtyre, sipas aktakuzës, me 20 korrik 2000 në Ferizaj, Shpresim Uka ka marrë pjesë në tentim vrasjen e Adem Salihajt në bashkëpunim me Driton Hajdarin, Sadik Abazin, Nazim Bllacën dhe Shaban Sylën në udhëzimet e Ekrem Jasharit dhe Azem Sylës.

  16. #396
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Lirohen katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca

    Publikuar: 07.07.2011 - 10:08

    Prishtinë, 7 korrik - Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka liruar mbrëmë katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca. Shpresim Uka (në foto), Shaban Syla, Sadik Abazi, Driton Hajdari janë urdhëruar që të paraqiten një herë në javë në stacionin policor. Gjithashtu atyre u ndalohet kontakti me disa persona të caktuar. Policia e EULEX it dje në mëngjes kishte arrestuar këta katër persona lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me pohimet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

  17. #397
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga halla-raz Lexo Postimin
    Lirohen katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca

    Publikuar: 07.07.2011 - 10:08

    Prishtinë, 7 korrik - Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka liruar mbrëmë katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca. Shpresim Uka (në foto), Shaban Syla, Sadik Abazi, Driton Hajdari janë urdhëruar që të paraqiten një herë në javë në stacionin policor. Gjithashtu atyre u ndalohet kontakti me disa persona të caktuar. Policia e EULEX it dje në mëngjes kishte arrestuar këta katër persona lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me pohimet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

    EULEX-i sqaron masat ndja të dyshuarve në rastin Bllaca.

    Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar katër personave të arrestuar dje masat kufizuese si në vijim:

    Të dyshuarit duhet të paraqiten në stacionin policor një herë në javë për një periudhë prej një muaji. Të dyshuarit u ndalohet të kontaktojnë mes vete si dhe me dëshmitarët dhe familjet e viktimave.

    Gjykatësi i procedurës paraprake i ka urdhëruar të dyshuarit që të mos u afrohen më shumë se 300 metra një numri të personave, përfshirë dëshmitarët dhe pjesëtarët e familjeve të viktimave, qoftë drejtpërsëdrejti apo nëpërmjet ndonjë personi ose mjeti tjetër.

    Të dyshuarve u është thënë se do të caktohet paraburgimi i tyre nëse i shkelin këto masa.

    Përveç kësaj, sot, Policia Ekzekutive e EULEX-it e ka arrestuar personin e pestë që ndodhej në listën e urdhrit për arrest.

    Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar të njëjtat masa kufizuese me ato që i ka shqiptuar për të dyshuarit tjerë.

    Këto arrestime janë pjesë e hetimeve lidhur me pohimet për vrasje të rendë dhe tentim vrasje të rendë të kryera në vitet 1990 dhe 2000, ka bërë të ditur zyra për informim e EULEX-it.

    Në komunkiatë thuhet po ashtu se hetimet po drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Arrestimet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it.

  18. #398
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Fahredin Gashi-Fruku,dekonspirimi i agjentit

    Fahrudin Gashi-Faruku, dekonspirimi i agjentit

    Publikuar: 07.07.2011 - 18:20

    Prishtinë, 7 korrik - “Në vitin 1996 kam filluar një shoqëri me zv/komandantin e policisë serbe në Shtime, më pas me vetë komandantin, Dragan Gjorgjeviq”. Kështu ka thënë në janar të vitit 2004, në një dëshmi të fshehtë, për Tribunalin e Hagës Fahrudin Gashi – Faruku.

    Për këto raporte ai dëshmon se ka pasur pas luftës në Kosovë probleme të vazhdueshme me individë të UÇK-së.

    Personazhi “i tmerrshëm” i procesit maratonik gjyqësor, në denoncimin e krimeve të pasluftës në Kosovë, në rastin Bllaca, Fahrudin Gashi ka një anë të panjohur të tij, bashkëpunimin e hershëm me hetues të Tribunalit të Hagës.

    Portali LajmeShqip.com bën publik për herë të parë dhe ekskluzivisht një videoincizim të shtatë vjetëve më parë, të dëshmisë që Fahrudin Gashi – Faruku e kishte dhënë për Prokurorinë e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur.

    Përkundër faktit që Gashi është dëshmitar i mbrojtur i Tribunalit, videoregjistrimi amator është bërë, siç duket, fshehtas, nga ana përfaqësuesit hetues të Zyrës së Prokurores së Hagës, gjatë intervistimit të tij, më 21 janar të vitit 2004, në bazën finlandeze të KFOR-it në Lipjan.

    Nga tërësia e një incizimi shumë më të gjatë të intervistimit të Fahrudin Gashit nga hetuesit e Tribunalit, Portali LajmeShqip.com publikon kësaj radhe vetëm dy prej tyre.

    Videoja e parë, prej pak më shumë se 13 minutash, pasqyron pjesën hyrëse të bisedës, ku bëhen prezantimet reciproke dhe në të cilën hetuesi ia tregon kushtet e intervistimit Fahrudin Gashit dhe dakordimin e këtij të fundit për t’u intervistuar.

    Ndërkaq, videoja e dytë përmban një pjesë të dëshmisë shumë domethënëse të Fahrudin Gashit, rreth angazhimeve dhe implikimeve të tij të paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

    Ai tregon se si para luftës ka qenë një biznesmen i suksesshëm dhe se si nuk ka pasur asnjë problem ndonjëherë me regjimin (serb) në Kosovë, por përkundrazi, sipas tij, ka qenë bashkëpunëtor i mirë i tij dhe, në të njëjtën kohë, aktivist i Forumit Rinor të LDK-së. Gjatë luftës, thotë Gashi, jam përpjekur të ndërtoj raporte të mira me UÇK-në dhe të gjejë mirëkuptimin e tyre, kurse pas luftës, për një kohë, ai, siç dëshmon vetë, ka qenë veprimtar i PDK-së e më pas e ka braktisur edhe atë.

    Sipas Gashit, ai në PDK ka qenë vetëm deri në vitin 2002 dhe tash (në momentin e intervistimit) nuk është anëtar i asnjë partie.

    Asnjëra parti nuk bëri gjë për mua dhe unë nuk qëndrova më në to, as PDK e as LDK, dëshmon vetë Fahrudin Gashi.

    Gashi dëshmon se ka pasur miqësi të mirë me policinë serbe në Shtime, dhe që nga ajo kohë ka bartur revole me leje dhe gjithmonë ka qenë i privilegjuar i policisë serbe. Ai thotë se ka edhe sot kontakte me ish-policinë serbe në Kosovë, dhe me ta flet çdo ditë, duke ruajtur raporte tregtare e shoqërore dhe se ata e vizitojnë edhe sot në shtëpi.

    Ai thotë se me UÇK-në u lidh në vitin 1998, në Krojmir, si furnizues i tyre me vegetë, me qëllim që të “ndërtojë” raporte të mira edhe me ta dhe të jetë më i qetë në punën e tij.

    Këto dy video ekskluzive janë pjesë e një serie videosh dhe faktesh që i posedon Portali LajmeShqip.com, në të cilat Fahrudin Gashi – Faruku dëshmon për angazhimet dhe relacionet e tij, të gjitha këto periudha, para luftës, gjatë dhe pas luftës, me policë e ish policë serbë dhe, në të njëjtën kohë, si bashkëpunëtor i shumëfishtë, siç dëshmon vetë ai, me UÇK-në dhe partitë shqiptare para dhe pas luftës në Kosovë.

  19. #399
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    qe pra kush kane qene puntoret e shikut te azem syles spiun te policise serbe!
    qe pra kush ka vra shqiptar spiuni serb antar i shikut fahredin gashi!

    edhe shpresim uka ka qene i till i lindur ne beligrad!
    dhe ka qene puntor i postes ne prishtine edhe gjate bombardimeve te natos!

    keta kane qene puntoret e azem syles qe kane vra xhemajl mustafa!
    etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 07-07-2011 më 13:35

  20. #400

Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •