Close
Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 540
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    ooo llap


    Kadri Veseli drejton gishtin kah Azem Syla [mlladiqi Kosoves]


    Global Post 29 mars 2011

    Kadri Veseli madje citohet të ketë thënë se beson se Bllaca vërtet e ka kryer vrasjen e Ibush Kllokoçit, por thotë se ai nuk e ka bërë këtë si pjesëtar i SHIK-ut.
    L-7 ne luften brenda llojit do te fitoi aktualisht (perkohesisht) klani thacit !
    por ne nje interval me te gjat kohor klani i azem syles do ta permbys klanin e thacit?

    si duket ne krahin e bllaces po del kadri veseli ne menyre indirekte!
    dhe bllaca po duket se i eshte afruar gogja afer azem syles!

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Drejtësia selektive nuk është drejtësi

    Publikuar: Sot, më 02 prill 2011


    Trashëgimia e lënë nga konfliktet e armatosura shpesh është dërrmuese dhe paraqet sfida të vështira për shoqëritë e shkatërruara nga lufta gjatë përpjekjeve të tyre për një të ardhme më të ndritur dhe përparimtare



    Konflikti i armatosur është përvojë tejet e rëndë jo vetëm për shumë viktima të cilat janë të prekura nga ai në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të dhunshme, por, po ashtu, edhe për popullatën në përgjithësi. Në të vërtetë, konfliktet e armatosura zakonisht shoqërohen me mizori të tmerrshme të cilat lënë vragë të pashlyeshme në thelbin e shoqërive të prekura nga to. Në këtë kuptim, kur ndodhin krimet në shkallë të gjerë, në kontekst të konfliktit të armatosur, e tërë shoqëria viktimizohet.
    Trashëgimia e lënë nga konfliktet e armatosura shpesh është dërrmuese dhe paraqet sfida të vështira për shoqëritë e shkatërruara nga lufta gjatë përpjekjeve të tyre për një të ardhme më të ndritur dhe përparimtare. Megjithëse nuk ka ndonjë recetë të caktuar për t’u marrë me të kaluarën, për një gjë nuk ka kurrfarë dyshimi: e kaluara nuk mund thjesht të injorohet ose të futet nën qilim. Edhe pse nuk është e mundur të zhbëhet vuajtja dhe shkatërrimi i së kaluarës, me të kaluarën mund dhe duhet të ballafaqohemi me guxim dhe pa hezitim, nëse një shoqëri e pajtuar dhe e bashkuar dëshiron të ngrihet nga hiri i urrejtjes dhe dhunës. Një shoqëri e cila nuk është e aftë të përballet me të kaluarën e saj është e gjykuar të mbetet e ngujuar në të kaluarën, një e kaluar që do të vazhdojë ta trazojë të tashmen dhe të ardhmen si fantazmë e kudondodhur.
    Aspekti kryesor i trajtimit të së kaluarës qëndron në hetimin e plotë të krimeve të kryera gjatë një konflikti të armatosur. Në këtë aspekt, është shumë me rëndësi që hetimet lidhur me krimet e luftës të bëhen me kohë, të jenë efektive dhe të paanshme. Ato duhet të bëhen me kohë, sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ato duhet të jenë efektive, sepse nëse nuk çojnë deri te identifikimi, ndjekja dhe ndëshkimi i personave përgjegjës për mizoritë ato do të jenë të padobishme. Ato duhet të jenë, po ashtu, të paanshme në kuptimin që duhet të orientohen drejt të gjitha krimeve të kryera gjatë konfliktit dhe jo vetëm ndaj krimeve të kryera nga një grup i veçuar ndërluftues.
    Aspekti i fundit është kryesor për suksesin e çdo procesi të pajtimit në shoqëritë e shkatërruara nga lufta. Mbyllja e syve ndaj krimeve për shkak të kombësisë, përkatësisë etnike ose ndonjë lidhjeje të kryesve të mundshëm do ta mundte qëllimin e trajtimit të së kaluarës tërësisht. Jo vetëm që do ta tjetërsonte një pjesë të popullsisë nga projekti i përbashkët i ndërtimit të një shoqërie të re, por, po ashtu, do t’i pengonte ata të cilët kanë pasur sjellje të paqortueshme gjatë gjendjes së luftës që ta heqin dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës.
    Drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe nuk sjell të mira për zhvillimin e shoqërisë pas konfliktit. Sjellja para drejtësisë e të gjithë autorëve të krimit, kushdo apo kudo qofshin ata, nuk është vetëm domosdoshmëri morale, por, po ashtu, është mënyra më e mirë për vendosjen e themelit për një shoqëri stabile dhe përparimtare, vërtet të përkushtuar për ta kërkuar të vërtetën dhe për ta refuzuar mosndëshkimin.
    Në këtë aspekt, mund të thuhet që, sikurse konflikti i armatosur që ka ndikim të madh në gjithë shoqërinë, dhe jo vetëm në viktimat e drejtpërdrejta, gjykimet për krime të luftës nuk janë të dobishme vetëm për viktimat, por po ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Kjo ndodh për arsye se gjykimet për krime të luftës nuk e plotësojnë vetëm kërkesën e viktimave për drejtësi, por ato, po ashtu, janë të dobishme për t’ua bërë me dije të gjithëve të vërtetën e plotë lidhur me faqet e errëta të historisë së shoqërive.
    Vetëm dëshmia e fortë e gjykimeve me kohë, efektive dhe të paanshme lidhur me krimet e luftës mund ta mbrojë një shoqëri nga rreziku i përpjekjeve revizioniste për të manipuluar me të kaluarën dhe për ta shndërruar atë në armë politike.
    Për më tepër, mbajtja e gjykimeve penale për krime të luftës, duke u përqendruar në ndarjen e përgjegjësisë individuale te personat e vërtetë, janë po ashtu mjetet më të mira për kundërshtimin e dy ideve të kundërta dhe njëlloj të këqija. Në njërën anë, ideja e fajësisë kolektive që si një njollë e pashlyeshme do t’i ngjitej secilit pjesëtar të grupit që gjoja konsiderohet të jetë përgjegjës për konfliktin. Në anën tjetër, ideja që pasi që në luftë bëhen krime nga të gjitha palët, të gjithë ata që marrin pjesë në konflikt duhet të jenë njëlloj fajtorë.
    Përkushtimi i EULEX-it në fushën e ndjekjes së krimeve i atribuohet pikërisht besimit të thellë në këto parime. Pikërisht në emër të viktimave dhe në dobi të gjithë popullatës së Kosovës, prokurorët dhe gjykatësit tanë punojnë pa pushim për të siguruar që të gjitha krimet do të hetohen dhe të gjithë kryesit do të dalin para drejtësisë. Vendosmëria jonë është e fuqishme, përkushtimi ynë është i qëndrueshëm.

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    lufta brenda llojit eshte duke u intensifikuar edhe neper gjykata!
    grupet kriminale te udhhequra nga azem syla jane duke perballallur me njeri tjetrin!



    Publikuar: Sot, më 12 prill 2011
    Vazhdoi gjykimi i rastit “Bllaca”




    Prishtinë, 12 prill -Seanca gjyqësore ndaj Fahredin Gashit – Faruku dhe Hysri Ramës, i njohur si rasti “Bllaca”, ka vazhduar të martën me paraqitjen e dëshmisë së Nazim Bllacës, i cili nga gjykata gëzon epitetin e dëshmitarit bashkëpunues të prokurorisë.
    Në ditën e dytë të marrjes në pyetje nga prokurori Mauricio Salustro, Bllaca ka folur për raportet e tij me të akuzuarin Fahredin Gashi. Ai ka thënë se brenda tetë vjetëve sa kishin pasur raporte të mira me të akuzuarin Gashi, kishin filluar edhe një biznes, i cili kishte të bënte me shitblerjen e pronave, porse më vonë këtë bashkëpunim e përshkroi si shkaktar kryesor të përkeqësimit të marrëdhënieve në mes tyre.
    Bllaca ka përmendur edhe takimin e tij me Azem Sylën, në të cilin sipas Bllacës ia kishte paraqitur edhe skicën e vrasjeve dhe tentimvrasjeve, si shantazh për përfitim parash.
    “Skica jonë ka qenë vrasja e Varigovcit, e Kraishtes, vrasja e Ibush Kllokoqit, atentati ndaj Adem Salihajt, Ismet Arifit, vrasja e Selim Broshes, atentati ndaj Agim Veliut e Ejup Visokës, që të dy zyrtarë të LDK-së, dhe Ajet Istogut dhe përgatitja për atentat e Ali Sadrisë”, ka thënë Bllaca.

    Për më tepër, Bllaca ka theksuar se me Azem Sylën kishin arritur një marrëveshje për fshehjen e të vërtetës.
    Ndërsa, avokati mbrojtës i Gashit, Kolë Krasniqi, ka bërë vërejtje në mënyrën se si prokurori Mauricio Salustro ia parashtronte pyetjet Bllacës, duke thënë se një gjë e tillë nuk tolerohet në një shtet juridik.
    Sipas Krasniqit, edhe pse prokurori vazhdimisht përpiqej të ndikonte në kujtesën e dëshmitarit, deklaratat e Bllacës ishin krejtësisht kundërthënëse.
    Duke iu referuar konfliktit pronësor në mes të Bllacës dhe Gashit, avokati Krasniqi theksoi se qëllimi i prokurorit ishte që dëshira e Bllacës për të përfituar shuma të mëdha parash të mos paraqitet në natyrën e vërtetë.
    Fahredin Gashi – Faruku dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit. Seanca gjyqësore e rastit “Bllaca” do të vazhdojë të mërkurën dhe të enjten, në Gjykatën Supreme të Kosovë

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Cilat ishin planet e SHIK-ut për atentate ndaj Adem Salihajt, Agim Veliut, Ejup Visokës e Ali Sadrisë?
    Teuta Rexhepi Bota sot
    Nazim Bllaca ka vazhduar rrëfimin tij para trupit gjykues me të njëjtën përmbajte ashtu siç kishte deklaruar në CD-në e publikuar një vit më parë për veprimtarinë kriminale të tij e të bashkëpunëtorëve të tij.

    Në sallën e improvizuar të Gjykatës Supreme të Kosovës ka vazhduar gjykimi kundër Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës. Pas një pauze njëjavore dëshminë e vet e ka vazhduar dëshmitari bashkëpunues i i këtij procesi Nazim Bllaca i cili edhe është dëshmitar kyq në këtë rast e vazhdoi dëshminë e tij të cilën e kishte filluar më 30 mars. Ai para trupit gjykues ka rrëfyer për marrëdhënien e tij që kishte me të akuzuarin kryesor në këtë rast Fahredin Gashi, për të cilin tha se kishte marrëdhënie të mira me të deri në vitin 2006. “Gjatë periudhës tetë vjeçare sa jena kanë shokë unë kam qenë personi i autorizuar për shitblerje të pronës. Nga ky biznes unë kam marrë përqindjen time ai më ka besuar shumë. Psh ai më ka thënë me shitë diçka 50 mijë euro e nëse unë e kam shitë 70 mijë euro atij si ka interesuar. Aq ka pas besim të madh në mua, kam qenë ndërmjetësues direkt i tij. I kam gjet klientët”, tha Bllaca. Ai tha se kontaktet me të kanë qenë të shpeshta dhe se kishin kontaktuar deri në 50 herë në ditë. Duke folur për keqësimin e marrëdhënieve që i kishin pasur ndërmjet veti, Bllaca tha se rezervat e Gashit ndaj tij, kishin filluar ndoshta edhe më herët pas një atentati që është bërë ndaj Hysri Ramës më 2004.

    “Por, kulmi i prishjes me Gashin ka qenë më 2006 kur një pronë në vlerë prej 300 mijë eurosh ishte shitur Fahredin Gashit. Kontrata është nënshkruar nga shoferi i Azem Sylës Arton Vila që ka qenë shitës e blerës ka qenë Habib Cakaj. Unë jam marrë vesh me Shaban Sylën se nëse e gjej një blerës për pronën e tij mua ti mi japë 50 ari tokë që i bjen 120 mijë euro. Në këtë rast blerësi Fahredin Gashi e ka blerë atë pronë 150 mijë euro dhe unë kam qenë pronar i asaj toke i autorizuar nga Habib Cakaj”, theksoi ai. Kur i kishte ardhur afati i fundit i pagesës së borxhit, Bllaca tha se pas datës 7 korrik Gashi nuk ia kishte dhënë me arsyetimin se aq ia kishte borxh atij më herët. “Ky më ka dhënë para hua shumë herë sa herë ia kam kërkuar por e paska llogaritë edhe kamatën që i bien 10 për qind të borxhit. Kur kanë dalë këto në shesh atëherë filluan të përkeqësohen marrëdhëniet në mes tij dhe meje”, theksoi Bllaca. Borxhet ia kam kthye gjithë a kamatën e kërkuar jo”, vazhdoi ai. Bllaca po ashtu tha se më herët gjithë ia kishte paguar interesin e ka fundi jo. “Jam çuditë qysh ky mua me më lyp interes kur jena kanë bashkë tetë vjet”, u shpreh Bllaca. Ai pastaj tregoi se si pas kësaj periudhe i kishte lidhur rreth 2 mijë kontrata si banesa, shtëpi, vetura etj. “Unë e kisha vërejt se këta të grupit janë duke bërë bllokadë ndaj meje në biznes. Unë e kam ditë që mi ka 220 mijë euro, borxhin e tokës dhe katër vetura tjera. Pas kësaj kam tentuar disa herë që të takohem me të ku ka qenë prezent edhe Shpresim Uka në mënyrë që ta zgjedhim problemin. Në vitin 2007 situata u tensionua. Dhe jemi munduar që ta zgjedhim situatën. Jemi takuar te QMI-ja në një restorant unë Shpresimi dhe Shabani. Mua më ka shoqëruar vëllai im Osmani por ka qenë në një tavolinë tjetër. Gjatë këtij takimi ishte përgatitur që Shpresimi të mi jepte 50 mijë euro. Unë në këtë takim iu kam thënë „Mos e përkrahni Fahredinin se ai është i detyruar që të mi kryej obligimet ndaj meje“. Në atë takim kam thënë se nëse Fahredinu nuk më përgjigjet të gjithë do ta pësojmë keq”, theksoi Bllaca, për të treguar se si kishte filluar incidenti i parë fizik në mes tij dhe grupit tjetër ,siq e quante ai’ “Duke dashur që të ngritemi Shpresim Uka më ka goditur boks, ndërsa unë pasi që isha i armatosur e kam nxjerrë revolen. Mirëpo ajo ka përfunduar ashtu pasi që kanë qenë prezent shumë qytetarë dhe na kanë nda”, tha Bllaca. Pas kësaj ai tha se kishte kërkuar takim me Azem Sylën. “Më vonë e kam marrë vesh se Azemi ka qenë në restorantin “Motrat Binjake” së bashku me Fahredinin e më vonë iu ka bashkuar edhe Shpresimi”, tha ai, duke treguar se si Shabani e kishte thirr shoferin e tij por ai i ka thënë se Azemi është i zënë me parti. “Kam insistuar takimin me të dhe ky takim u mbajt në maj të vitit 2007 në restorantin Ana Benz. Prezent kanë qenë Azemi unë dhe Shpresimi. Biseda e parë ka qenë rreth përçarjes me Fahredin Gashin. Unë i kam thënë Azemit se kisha dyshimet e mia rreth këtij njeriu se më ka keqpërdorur në disa raste. Në takim jemi marrë vesh që Azem Syla të ndërhyjë dhe ta zgjedhë problemin”, u shpreh Bllaca, duke treguar përmbajtjen e takimit. “Azemi më ka thënë se në çka po dyshon se të ka keqpërdorë. Unë ia kam përmend vrasjen e Varigovcit (vrasja e Salih Gashit). Shefi im Azem Syla më ka thënë se kjo vrasje nuk më intereson.

    Për herë të parë flisja me njeriun që mendoj se ka qenë njëshi”, tregonte ai, duke treguar se pasi kishin biseduar për borxhin që i kishte Gashi, Azem Syles ia kishte qitë në tavolinë një skicë. “Aty ishin të gjitha veprat penale, krimet që i kemi bërë ne. Ne kemi qenë një grup në kuadër të SHIK-ut që ka qenë një organizatë ilegale e formuar në luftë e që rreth vetes kishte njerëzit e besueshëm ndaj komandantëve. Anëtarët Azem Syla, Shpresim Uka i afërm i tij, pastaj ne Bekim Syla, Shaban Syla, Fahredin Gashi, driton Hajdari, unë dhe Sadik Abazi. Azem Syla nuk ka dashtë me ditë asgjë për vrasjen në Varigovc e për këto tjerat mos fol. Në atë moment plumbin e kam pas në trup sepse e pashë që ai ndryshoi shumë. Në skicë kanë qenë vrasja në Kraishtë (vrasja e Adem Lahit), tentim atentati ndaj Adem Salihajt, Ismet Arifit, vrasja e Selim Broshës, atentati ndaj Agim Veliut dhe Ejup Visokës, Ajet Istogut dhe u përmend edhe emri i Ali Sadrisë”, vazhdoi ai dëshminë e tij. Para kësaj Bllaca tha se ishte takuar edhe me disa ndërkombëtare duke thënë se ‘si kriminel që jam i di krejt detajet’, tha ai. Nga ky takim, Bllaca tha se filloi të ndryshojë qëllimi i tij ndaj krimeve duke thënë se donte të konfirmnte se kush qëndron pas tyre. “Azemi më ka thënë se vrasjen në Vairgovc mund ta lajmërosh e këto tjerat mos fol. Unë e dija që ata si mbajnë premtimet dhe fillova të përgatitem për vete. Gjithnjë mbaja revole me vet edhe në korrik të 2007 kamë vënë kontaktet me hetues të KFOR-it finlandez dhe me policinë e Kosovës. Në qershor të 2007 jam takuar me një hetues të Tirbunalit të Hagës që ishte hetues edhe në procesin e Ramush Haradinajt’, vazhdoi Bllaca dëshminë e tij. Në këtë kohë ai tha se kishte punuar në dy drejtime në drejtim të Policisë së Kosovës dhe në drejtim të faktorit ndërkombëtar. “Tri herë jam takuar me Policinë e Kosovës, menjëherë pasi e kam lajmëruar rastin në stacionin numër 2. Pasi që kisha dhënë deklaratë më 2 ose 3 korrik 2007 dy ditë pas kësaj kishin shkuar në shtëpinë time disa persona të gjithë shok të mijë. Ata ishin Reshat Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Sherif Salihu, Asllan Bllaca i cili është kushëri i imi dhe ka qenë edhe Faruk Gashi. Ata kanë shkuar në shtëpinë time ku i kam prindërit në Ribar të Madh të Lipjanit. Unë nuk kam qenë i pranishëm pasi këta janë larguar nga shtëpia jam takuar me vëllezërit që kanë qenë prezent dhe më kanë treguar. Sipas asaj që më është thënë mua edhe nga vëllezërit dhe prindërit në fokus të bisedës ka qenë ajo se në rast se djali juaj i qet krimet e kryera gjatë luftës ne nuk do të ju lamë kurrë rehat. Shefi i grupit ka qenë Reshat Gashi, këtë ua ka thënë prindërve dhe vëllezërve në shtëpinë time. Ndërsa këta kanë thënë se nuk dinë kurrgjë se e ka lajmëruar rastin e Kishnarekës’, tha Bllaca. Ai tha se dy ditë para se të shkonin në shtëpinë e tij, ky e kisha hapur rastin në Policinë e Kosovës. “Iu kam thënë vëllezërve dhe prindërve mos u bëni merak se për këto të gjitha i dinë faktori ndërkombëtar’, i kishte siguruar ai familjarët e tij. Më pas ai i tha trupit gjykues se i kishte dërguar sms dhe i kishte thënë se të gjitha janë nga ti, por unë do të vazhdojë. “Mesazhi ka shkuar të dy adresa te Azem Syla dhe Fahredin Gashi. Do të ju raportoj të gjithëve për vrasje. Të nesërmen e raportova vizitën që e kisha në polici. Në këtë kohë ecsha ngadalë duke i ofruar informatat dhe duke përcjellë vazhdimisht nga do të më vijë plumbi, vazhdoi ai. Ai më pastaj tregoi se si dhe pse ishte larguar nga Kosova. “Më 9 nëntor 2007 pasi që kisha organizuar një takim me disa zyrtar të UNMIK-ut jam larguar nga Kosova. E shihja që UNMIK-u ishte i dobët dhe nuk dëshiroja që të vritem. “Herë pas herë iu afrohesha këtij grupi, kuptohet se Hysni Rama ishte me mua gjatë kësaj kohe dhe kuptohet ishte i deleguar nga pala tjetër dhe në një takim në Prishtinë kisha një kërkesë nga Shaban Syla dhe Hysri Rama. Pasi kisha kontaktuar me policinë mua më kishin përcjellë nga distanca nga vitit 2007’ u shpreh Bllaca. Në këtë moment reagoi Hysri Rama i cili tha: “Pse s’po tregon herën e parë kur je taku me mua. Çka ke kërku. Kthehu nga unë kur foli. Ka nejt më herët ky me mua”. Pas kësaj Bllaca vazhdoi me dëshminë e tij, duke thënë se ishin takuar me Shaban Sylen dhe Hysri Ramën dhe më kanë thënë nëse na jep leje neve ne do ta bëjmë një kompromis. Unë iu kam thënë në rregull s’është problem’, tregoi ai. Sipas tij, takimi i fundit me Hysri Ramën në Prishtinë ishte te ‘Fellini’ aty kishte dal në takim Hysri Rama. “Unë kam dal me një veturë tjetër dhe e kam parë se nuk është mirë situata. Pas dy ditësh kam kontaktuar me Ramën aty e kam kuptuar se aty ka qenë e përgatitur vrasja ime, kjo ishte arsyeja pse jam larguar nga Kosova”, u shpreh dëshmitari Bllaca. Ai tha se ishte kthyer në Kosovë më 13 maj 2009 dhe se me t’u kthyer menjëhrerë kishte shkuar te Hysri Rama. Ai më pastaj tregoi se si Hysri Rama në një bisedë të lirë i kishte treguar se do ta vrisnin. “Pas kësaj bisede e kam thirr në telefon Shaban Sylën i afërm i Azem Sylës i kam thënë se ti i ke dhënë paratë për të më vrarë. Rama më pati treguar për këtë ai i pati hapur letrat ndaj meje. Më ka thënë se për t’më vrarë ia kanë dhënë 100 mijë euro. Unë e kam lajmëruar familjen time për këtë. U kam thënë mos keni frikë dhe kam menduar që këtë punë ta zgjidhim sipas Kanunit, sipas traditave”, tha ai. Bllaca ka treguar se si është takuar me Gani Gecin dhe pse e kishte zgjedhur atë t’i tregonte të gjitha. Tha se Geci ishte shef i komisionit parlamentar për inteligjencë dhe i besonte atij. Bashkë me të kishin shkuar për t’u takuar me Adem Salihajn. Ai i kishte sugjeruar që të gjitha ato që i kishte treguar t’i incizonte. Dëshimja e Bllacës do të vazhdojë të martën me marrjen në pyetje nga avokatëtt mbrojtës të Fahredin Gashit.

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Prokurori kërkon vazhdimin e paraburgimit
    13-04-2011 11:20 CET

    Për nëntë ish-ushtarët e brigadës “121 Kumanova”, të cilët janë arrestuar gati një muaj më parë, prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, ka kërkuar që t’iu vazhdohet paraburgimi, përkatësisht arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Këtë kërkesë prokurori e ka parashtruar për të pandehurit që dyshohen se kanë kryer krime lufte në qendrën e ndalimit në Kleçkë pak para përfundimit të luftës në Kosovë, në 1999-ën.

    Kërkesa e cila pritet të shqyrtohet nga një panel prej tre gjyqtarësh arsyetohet me faktin se të arrestuarit, po të mos gjenden në burg, mund të ikin nga drejtësia, përkatësisht mund të ndikojnë në dëshmitarët.

    Burime të gazetës në EULEX kanë saktësuar se prokurori Salustro ka kërkuar vazhdim të paraburgimit edhe për dy muaj për Nexhmi Krasniqin, Sabit Shalën, Naser Shalën, Refki Mazrekun, Naser Krasniqin e Arben Krasniqin.

    Të njëjtat burime kanë saktësuar se prokurori ka kërkuar vazhdimin e arrestit shtëpiak për Besim Shurdhajn e Behlul Limajn, po ashtu edhe për dy muaj të tjerë, derisa për Shaban Shalën, i cili në muajin e fundit ka qenë i obliguar që të lajmërohet tri herë në javë në polici, ende nuk dihet kërkesa e prokurorit.

    Zyrtarë nga EULEX-i e kanë konfirmuar kërkesën të cilën e ka bërë prokurori i EULEX-it, ndërsa kanë shtuar se vendimi pritet të merret më 14 prill.

    “Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë për vazhdimin e të gjitha kufizimeve që u patën caktuar. Paneli prej tre gjyqtarësh pritet që të marrë vendimin rreth kësaj çështjeje me datën 14 prill”, ka thënë shkurt shefi i zyrës për informim në EULEX, Nicholas Hauton.

    Kërkesat e prokurorit tashmë i kanë pranuar edhe mbrojtësit e të arrestuarve një muaj më parë. Mbrojtja e Behlul Limajt, avokati Ramiz Krasniqi ka bërë me dije se kërkesën e prokurorit e kanë pranuar, ndërsa ka shtuar se janë në pritje të vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake.

    “Prokurori ka bërë kërkesë për vazhdim të masave. Ajo që mund të them është se asnjëri nga personat që janë arrestuar një muaj më parë, deri më tani nuk është marrë në pyetje”, ka pohuar avokati Krasniqi.

    Avokati tjetër në të ashtuquajturin rasti “Kleçka”, Bajram Tmava, ka pohuar se gjatë ditës së mërkurë do të bëjnë ankesat ndaj kërkesës së prokurorit.

    Ndryshe, ish-pjesëtarët e brigadës “121 Kumanova” janë arrestuar më 16 mars të këtij viti në lokacione të ndryshme të rajonit të Prizrenit e Malishevës. Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte. Në mesin e të dyshuarve është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili gëzon imunitetin e deputetit dhe si i tillë nuk është arrestuar. Por, ky i fundit pati ofruar gatishmërinë për t’u përgjigjur para drejtësisë, në mënyrë që, sipas tij, e vërteta të dalë në shesh.

    Që nga koha e arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pos reagimeve të ndryshme janë mbajtur edhe disa protesta nën organizimin e shoqatave të veteranëve të luftës.

    Një protestë pritet që të mbahet edhe mesditën e së mërkurës, në organizim të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

    “Protesta do të mbahet të mërkurën”, ka pohuar Selim Daku, kryetar i Parlamentit Studentor.

    Për këtë organizim, sipas tij, janë angazhuar të gjitha organizatat studentore, por jo edhe organizata të veteranëve të luftës. Por, Daku ka pohuar se të gjithë qytetarët janë të ftuar në protestën e cila do të nisë para Fakultetit Filologjik për të vazhduar tek Mensa e Studentëve, kah rruga që shpie për në spital e do të përfundojë tek selia e EULEX-it që gjendet në ish-ndërtesën e Farmed-it. Për këtë protestë, sipas Dakut, janë njoftuar organet e rendit.

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca: Azem Syla më ka thënë “mos fol për krimet”

    Publikuar: Sot, më 13 prill 2011


    Prishtinë, 13 prill – Nazim Bllaca kishte marrë bekimin e Azem Sylës për ta raportuar në Polici vrasjen e Salih Gashit më 15 qershor të 1999-s, por jo edhe të Selim Broshës, Ibush Kllokoqit e atentatet kundër Adem Salihajt, Ismet Arifit, Agim Veliut etj.


    Në pjesën e dytë të dëshmisë së tij kundër Fahredin Gashit, dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca ka folur gjerë e gjatë për marrëdhëniet e tij me Fahredin Gashin dhe grupin tjetër që lidhej, sipas tij, me Azem Sylën.
    “Azemi më ka thënë se vrasjen në Vairgovc (Salih Gashi v.j.) mund ta lajmërosh e për këto tjerat mos fol”, ka thënë Bllaca të martën në Gjykatën Supreme në Prishtinë. Ai ka treguar për takimin e parë me Azem Sylën dhe ftohjen e marrëdhënieve me Fahredin Gashin.


    “Unë i kam thënë Azemit se kisha dyshimet e mia rreth këtij njeriu (Fahredin Gashit v.j.) se më ka keqpërdorur në disa raste. Në takim jemi marrë vesh që Azem Syla të ndërhyjë dhe ta zgjidhë problemin”, ka thënë Bllaca. “Azemi më ka thënë se në çka po dyshon se të ka keqpërdorur. Unë ia kam përmendur vrasjen e Varigovcit. Shefi im Azem Syla më ka thënë se kjo vrasje nuk më intereson. Për herë të parë flisja me njeriun që mendoj se ka qenë njëshi”, ka vazhduar ai gjatë dëshmisë kundër Fahredin Gashit. Në fakt të akuzuarit për vrasjen e Salih Gashit nuk po i pëlqente të martën kur Nazim Bllaca po i referohej me epitetin miqësor – “shok”. Vërejtjen për të mos e quajtur kështu e ka dhënë avokati i tij, Kolë Krasniqi, duke kërkuar nga trupi gjykues që t’ia tërheqë vërejtjen dëshmitarit kyç, i cili me dëshminë e tij të dhënë para 16 muajsh për krime të kryera pas vitit 1999 ka bërë që të paktën dy persona tashmë të përfundojnë në gjykatore në cilësinë e të akuzuarve.


    “Klienti ynë ka një vërejtje. Ai po ndihet i fyer kur dëshmitari po i referohet ‘shoku im Faruku, po ndihet keq’”, i ka thënë ky avokat trupit gjykues në një zyrë pune në Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykimi për rastin “Bllaca” i cilësuar si një nga rastet më të mëdha të krimit në Kosovë, është zhvilluar në një nga sallat më të vogla të Gjykatës Supreme. Kjo zyrë rreth 16 metra katrorë ka qenë hapësira e vetme e lirë për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor. Për shkak të mungesës së sallave në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shqyrtimi gjyqësor është zhvendosur në Gjykatën Supreme.
    “Dëshmitari mund të flasë si të dojë”, ka qenë përgjigjja e kryetarit të trupit gjykues.


    Në pjesën e dytë të dëshmisë së tij, Nazim Bllaca është ndalur te marrëdhëniet gjatë viteve me Fahredin Gashin. Sipas Bllacës këto marrëdhënie ishin forcuar pas vrasjes së Salih Gashit më 15 qershor të 1999-s, dhe kishin vazhduar deri në vitin 2006 kur kishin nisur të zbehen për shkak, siç ka thënë ai, të biznesit.
    “Gjatë periudhës tetëvjeçare sa kemi qenë shokë unë kam qenë personi i autorizuar për shitblerje të pronës. Nga ky biznes unë kam marrë përqindjen time, ai më ka besuar shumë. P.sh. ai më ka thënë me shitë diçka 50 mijë euro e nëse unë e kam shitur 70 mijë atij nuk i ka interesuar”, ka thënë Bllaca.
    Dëshmitari bashkëpunues, Nazim Bllaca, ka folur për lidhjen e tij me të akuzuarin Fahredin Gashi. Ka pasur raste, ka thënë ai, që me Gashin të ketë komunikuar deri në 50 herë gjatë një dite në telefon. Por më vonë këto raporte kishin filluar të zbeheshin dhe të lindnin probleme qysh prej kohës kur kishte ndodhur një atentat kundër Hysri Ramës në vitin 2004.


    “Kulmi i prishjes me shokun tim, Faruk Gashin, ka qenë më 2006 kur një pronë në vlerë prej 300 mijë eurosh i ishte shitur Fahredin Gashit. Kontrata është nënshkruar nga shoferi i Azem Sylës, Arton Vila, që ka qenë shitës. Ndërsa blerës ka qenë Habib Cakaj”. Unë jam marrë vesh me Shaban Sylën se nëse e gjej një blerës për pronën e tij mua të m’i jepte 50 arë tokë që bëjnë 120 mijë euro”, ka thënë Bllaca. 40-vjeçari nga Ribari i Madh ka thënë se pas 7 korrikut kishte ardhur afati i pagesës së borxhit që Fahredin Gashi i kishte. Por ai nuk ia kishte dhënë, pasi, sipas Bllacës, gjatë kohës sa Fahredini i kishte huazuar para atij, kishte llogaritur edhe kamatë dhjetë për qind. Bllaca ka thënë se ishte çuditur sesi Fahredin Gashi i kishte kërkuar interes për huadhëniet pas tetë vjetësh të bashkëpunimit. Bllaca ka thënë se gjatë asaj kohe kishte lidhur rreth 2 000 kontrata të shitblerjes së banesave, shtëpive e veturave, megjithëse e kishte vërejtur se grupi po e pengonte në biznes.


    Pasi ka folur për biznesin me Fahredin Gashin, ai ka thënë se në vitin 2007 situata kishte filluar të tensionohej, porse ishin munduar ta zgjidhnin këtë problem. Për të arritur këtë ai ka thënë se në vitin 2007 ishte takuar në një restorant në QMI me Shpresim Ukën dhe Shaban Sylën. Në atë takim Bllaca ka thënë se ishin përgatitur që Shpresim Uka t’ia jepte 50 mijë euro.


    “Unë në këtë takim u kam thënë ‘mos e përkrahni Fahredinin, se ai është i detyruar që të m’i kryejë obligimet ndaj meje’. Në atë takim kam thënë se nëse Fahredini nuk më përgjigjet të gjithë do ta pësojmë keq. Duke dashur që të ngrihemi, Shpresim Uka më ka goditur boks, ndërsa unë pasi që isha i armatosur e kam nxjerrë revolen. Mirëpo ajo ka përfunduar ashtu pasi që kanë qenë prezentë shumë qytetarë dhe na kanë ndarë”, ka thënë Bllaca për të shtuar se ky ishte incidenti i parë fizik në mes tij dhe grupit tjetër.


    Bllaca ka thënë më tej se nga restoranti kishte hipur në veturën e Shaban Sylës dhe kishte kërkuar takim me Azem Sylën. Më vonë ka thënë se e kishte kuptuar se Azem Syla ndodhej në restorantin “Motrat Binjake” së bashku me Fahredin Gashin dhe Shpresim Ukën.

    “Shabani e ka thirrur shoferin e Azem Sylës, por ai i ka thënë se Azemi është i zënë me parti. Kam insistuar që të takohem më të dhe ky takim është mbajtur në maj të vitit 2007 në restorantin ‘Ana Benz’. Prezent kanë qenë Azemi, unë dhe Shpresimi. Biseda e parë ka qenë rreth përçarjes me Fahredin Gashin”, ka thënë Bllaca.

    “Unë i kam thënë Azemit se kisha dyshimet e mia rreth këtij njeriu, se më ka keqpërdorur në disa raste. Në takim jemi marrë vesh që Azem Syla të ndërhyjë dhe ta zgjidhë problemin. Azemi më ka thënë se në çka po dyshon se të ka keqpërdorur. Unë ia kam përmendur vrasjen e Varigovcit. Shefi im Azem Syla më ka thënë se kjo vrasje nuk më intereson”, ka vazhduar rrëfimin Nazim Bllaca i ulur në mes të zyrës, i veshur me jelek antiplumb.

    Bllaca ka rrëfyer se pasi që i kishte treguar Azem Sylës për borxhin që i kishte Fahredin Gashi, ia kishte nxjerrë një skicë në tavolinë në të cilat kishte shënuar veprat kriminale që i kishte bërë ai me shokët e tij. Bllaca ka thënë se ai dhe grupi tjetër kanë vepruar në kuadër të SHIK-ut, për të cilën ka thënë se ka qenë organizatë ilegale e formuar në luftë e që rreth vetes kishte njerëz të besueshëm të komandantëve.


    “Anëtarë kanë qenë: Azem Syla, Shpresim Uka i afërm i tij, pastaj Bekim Syla, Shaban Syla, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, unë dhe Sadik Abazi. Azem Syla nuk ka dashur me ditë asgjë për vrasjen në Varigovc e për këto tjerat tha mos fol. Në atë moment plumbin e kam pasur në trup, sepse e pashë që ai ndryshoi shumë. Në skicë kanë qenë vrasja në Kraishtë, tentim atentati ndaj Adem Salihajt, Ismet Arifit, vrasja e Selim Broshës, atentati ndaj Agim Veliut dhe Ejup Visokës, Ajet Istogut dhe u përmend edhe emri i Ali Sadrisë”, ka thënë më tutje Bllaca.
    Dëshmitari ka thënë se pasi ishte prishur me grupin, punën e tij e kishte orientuar në dy drejtime: me Policinë e Kosovës dhe me faktorin ndërkombëtar. Ai ka treguar se kur kishte shkuar në Prishtinë në Policinë e Kosovës kishte qenë nën përcjelljen e KFOR-it finlandez dhe amerikan.

    “Tri herë jam takuar me Policinë e Kosovës, menjëherë pasi e kam lajmëruar rastin në stacionin numër dy. Pasi që kisha dhënë deklaratë më 2 ose 3 korrik 2007 dy ditë pas kësaj kishin shkuar në shtëpinë time disa persona të gjithë shok të mi. Ata ishin Reshat Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Sherif Salihu, Asllan Bllaca, i cili është kushëri imi. Ka qenë edhe Faruk Gashi”, ka thënë Bllaca. Sipas tij, shokët kishin shkuar te babai i tij në Ribar të Madh të Lipjanit, në kohën kur ai nuk ishte prezent. Ata i kishin kërcënuar se nëse Bllaca i nxjerr në dritë krimet “nuk do t’ju lëmë kurrë rehat”



    “Shef i grupit ka qenë Reshat Gashi. Këtë ua ka thënë prindërve dhe vëllezërve në shtëpinë time”, ka thënë më tej Bllaca për të treguar se dy ditë para se familja e tij të vizitohej, ai e kishte hapur rastin në Policinë e Kosovës.
    “U kam thënë vëllezërve dhe prindërve mos u bëni merak, sepse këto të gjitha i di faktori ndërkombëtar. Unë i kam dërguar sms Fahredin Gashit dhe i kam thënë se të gjitha janë nga ti. Unë do të vazhdoj. Mesazhi ka shkuar në dy adresa, te Azem Syla dhe Fahredin Gashi. Do t’ju raportoj të gjithëve për vrasje. Të nesërmen e raportova vizitën që e kisha në polici. Në këtë kohë ecja ngadalë duke i ofruar informatat dhe duke përcjellë vazhdimisht nga do të më vijë plumbi”, ka dëshmuar më tej Nazim Bllaca. Dëshmitari ka thënë se më 9 nëntor 2007, pasi kishte organizuar një takim me disa zyrtarë të UNMIK-ut ishte larguar nga Kosova, pasi që e kishte vërejtur, siç ka thënë ai ,që UNMIK-u ishte i dobët dhe nuk dëshironte të vritej.

    “Herë pas here i afrohesha këtij grupi. Hysni Rama ishte me mua gjatë kësaj kohe dhe kuptohet ishte i deleguar nga pala tjetër dhe në një takim në Prishtinë. Kisha një kërkesë nga Shaban Syla dhe Hysri Rama. Pasi kisha kontaktuar Policinë, mua më kishin përcjellë nga distanca nga vitit 2007”, ka thënë Bllaca, duke e bërë Hysri Ramën që të reagonte.

    “Pse s’po tregon herën e parë kur je takuar me mua. Çka ke kërkuar. Kthehu nga unë kur foli. Ka ndenjur më herët ky me mua”, ka thënë Rama. Por Bllaca ka vazhduar duke thënë se ishte ulur me Shaban Sylën dhe Hysri Ramën, të cilët i kishin ofruar kompromis.

    “Takimi i fundit me Hysri Ramën në Prishtinë ishte te ‘Fellini’. Aty e kam kuptuar se aty ka qenë e përgatitur vrasja ime, kjo ishte arsyeja pse jam larguar nga Kosova”, ka thënë Bllaca. Bllaca ka thënë se Hysri Rama i kishte thënë se do të vrasin. Kjo e kishte shtyrë që t’i telefononte Shaban Sylës, të cilit i kishte thënë se “ke dhënë paratë për të më vrarë”. “Rama më pati treguar për këtë. Ai i pati hapur letrat. Më ka thënë se për të më vrarë ia kanë dhënë 100 mijë euro. Unë e kam lajmëruar familjen time për këtë. U kam thënë mos keni frikë dhe kam menduar që këtë punë ta zgjidhim sipas Kanunit, sipas traditave”.
    Bllaca ka dëshmuar edhe për takimin me ish-deputetin Gani Geci dhe arsyen pse e kishte zgjedhur atë për t’ia treguar të gjitha. Arsyeja pse kishte kontaktuar me Gecin, sipas Bllacës, ishte se në atë kohë Gani Gecit i besonte dhe se ishte shef i Komisionit parlamentar për inteligjencë. Pasi ishin takuar ata kishin shkuar për t’u takuar me Adem Salihajn, i cili i kishte sugjeruar që të gjitha ngjarjet t’i xhironte.
    Dëshminë e tij Bllaca sot me marrjen në pyetje nga avokatët dhe të pandehurit.

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Rrecaj: Bllaca ka marrë udhëzime për paraqitjen e dëshmisë

    13 Prill, 2011


    Seanca gjyqësore ndaj Fahredin Gashit- Faruku dhe Hysri Ramës, i njohur si rasti “Bllaca” ka vazhduar të mërkurën me paraqitjen e dëshmisë së Nazim Bllacës, i cili është marrë në pyetje nga mbrojtja. Konfrontimet e mëdha në mes të mbrojtjes dhe prokurorisë kanë bërë që shumë nga pyetjet, të cilat avokati mbrojtës i Gashit, Tahir Rrecaj ia ka parashtruar Bllacës të mbeten me përgjigje të mangëta, pasi që prokurori i lëndës Mauricio Salustro është “përkujdesur” që dëshmitari të mos ballafaqohet vazhdimisht me deklaratat e tij të mëparshme.

    Ndërhyrja e vazhdueshme e Salustros pas çdo ballafaqimi që Rrecaj ia bënte Bllacës, ka nxitur mbrojtjen që disa herë t’ia përkujtojë prokurorit se ai është duke dalë jashtë kornizave, të cilat ia lejon pozita. Rrecaj ka lutur gjyqtarin që ta ftojë prokurorin për të dëgjuar në heshtje zhvillimin e seancës, ashtu siç kishte vepruar mbrojtja gjatë seancës së djeshme.

    “Kërkoj nga gjyqtari që t’ia tërheq vërejtjen prokurorit, në mënyrë që të mos e harroj rolin e vet. Nuk është me çdo kusht të akuzohet apo edhe të dënohet dikush”, ka thënë Rrecaj gjatë seancës.

    Në pyetjen e avokatit Rrecaj, se cila ishte arsyeja e prishjes së raporteve në mes të dëshmitarit dhe të akuzuarit, Bllaca ka ripërsëritur edhe një herë se kjo kishte të bënte me probleme biznesore.

    Bllaca deklaroi se pas acarimit të marrëdhënieve në mes të tyre, Gashi kishte kërcënuar atë dhe familjen e tij, duke u thënë që të kenë kujdes në rrugën që ndjekin.

    “Faruk Gashi ka përcjellë porosi nëpërmjet personave siç ishin Shaban Syla, Shpresim Uka dhe Azem Bllaca. Porosia ka qenë `Ke kujdes në rrugën që e ndjek’”, ka deklaruar Bllaca.

    Avokati Rrecaj, ndërkaq, ka shfaqur dyshimet e tij në raportet e mira në mes të Gashit dhe Bllacës, duke u mbështetur në faktin se “gjatë natës së kryerjes së krimit i akuzuari dhe dëshmitari nuk kishin biseduar rreth një çështjeje të rëndësishme, e cila i kishte ndodhur Gashit dy ditë më parë”.

    “Kur u takuat më datën 14 dhe 15 qershor, a të tregoi Faruku diçka me rëndësi që i kishte ndodhur atyre ditëve? A nuk të tregoi se më 13 qershor në hyrje të Shtimes KFOR-i ia kishte konfiskuar armën”, ka thënë avokati Rrecaj.

    Gjatë seancës, Bllaca e ka përmendur Gashin si të dyshuar për vrasjen e Adem Lahut nga Kraishta, rast ndaj të cilit Prokuroria e EULEX-it kishte filluar hetimet, porse kjo lënë ishte lënë në gjysmë për shkak të mungesës së provave.

    Avokati Rrecaj ka shfaqur dyshimet e tij se dëshmia e Bllacës është e parapërgatitur.

    “Eshtë i parapërgatitur për shkak se deklaratat e tij janë shumë kundërthënëse dhe atë që e ka thënë gjatë fazës së hetimeve e ka ndryshuar në shqyrtimin gjyqësor, për shkak se ka marrë sigurisht edhe udhëzime se si duhet të paraqes dëshminë e tij”, ka thënë Rrecaj.

    Duke iu referuar DVD-së së Nazim Bllacës të cilën e kishte bërë publike në nëntor 2009, Rrecaj ka thënë se deklaratën dhe incizimin është dashur ta bëjë para prokurorit publik, sepse prokurori është ai i cili merret me hetime dhe ndjekjen e veprave penale dhe jo personat para të cilëve e ka bërë edhe incizimin.

    Ai ka drejtuar kritika edhe në adresë të ish-kryeprokurorit Teo Jakobs për mënyrën se si Bllaca është marrë në pyetje gjatë paraqitjes së dëshmisë.

    “U deklarua, po ashtu, se me kryeprokurorin Jakobs kanë bërë një bisedë të lirë, sepse kryeprokurori nuk e ka marrë në pyetje dhe nuk ka mbajtur procesverbal dhe kodi i procedurës penale, në mënyrë të qartë e parasheh se kur një dëshmitar paraqet një vepër penale prokurori duhet ta marrë në pyetje në proces verbal dhe duhet ta njoftoj me pasojat e dëshmisë së rreme. Kjo ishte e habitshme për mua në aspektin personal se si mund për krime aq të rënda të bëhet një bisedë e lirë formale dhe mos të mbahet asnjë lloj evidence, apo të mos ketë asnjë proces verbal”, është shprehur ai.

    Ndërkaq, reagimet e prokurorit Salustro gjatë seancës gjyqësore, Rrecaj i ka quajtur jo profesionale dhe tendencë për të krijuar huti te pala mbrojtëse.

    “Ishte një sjellje e papranueshme dhe nuk i përket një kulture prokuroriale, sepse prokurori nuk ka qëllim të vetëm që dikën të arrestojë, të burgosë, të akuzojë ose të dënojë, por duhet në mënyrë të barabartë t’i vlerësojë të gjitha provat, ai ato fajësuese ashtu edhe ato shfajësuese dhe të ketë një trajtim të barabartë ndaj palëve dhe duhet të ketë një respekt reciprok”, ka thënë ai.

    Fahredin Gashi – Faruku dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit.

    Seanca gjyqësore e rastit “Bllaca” do të vazhdojë të enjten, në Gjykatën Supreme të Kosovës.

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Pse qëndroi Bllaca në Preshevë më 2007-2009

    Publikuar: Sot, më 14 prill 2011



    Prishtinë, 14 prill – Avokati Tahir Rrecaj e ka quajtur të mërkurën Nazim Bllacën dëshmitar të parapërgatitur nga prokurori ndërkombëtar.
    Sipas Rrecajt, ideja për incizimin e DVD-së, e cila u transmetua në mediumet elektronike, nuk ka qenë e Bllacës, por e prokurorit Theo Jacobs, i cili pas një takimi me Bllacën i kishte sugjeruar atij se për t’i akuzuar personat e përfshirë në vrasje duhet pasur fakte, e këto fakte është dashur të incizoheshin.
    Rrecaj ka folur të mërkurën para trupit gjykues në Gjykatën Supreme në pjesën e tretë të dëshmisë së dëshmitarit bashkëpunues, Nazim Bllacës, kundër Fahredin Gashit.
    “Ju jeni dëshmitar i parapërgatitur, dhe se këtë incizim dhe të dhënat e tjera keni mundur t’i ruani në dhomën e dëshmive në Polici”, ka thënë Rrecaj.
    Vetë Bllaca ka deklaruar se qëllimi i incizimit të kësaj DVD-je ka qenë që këto prova të mbeteshin diku nëse ai do të vritej, ndërsa për dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës, ai ka thënë me ironi se e di sesa e “sigurt” është kjo dhomë, duke aluduar në vjedhjen e famshme që pati ndodhur në këtë dhomë kohë më parë.

    Avokati Rrecaj ka kontestuar personalitetin e Bllacës dhe bashkë me të edhe mundësinë që ai të dëshmojë kundër Gashit e të tjerëve, duke thënë se ai është i njohur për mashtrime, falsifikime, shantazhe, reketime. Gjykatësi kryesor e ka mbrojtur Bllacën, duke thënë se i tilli është një dëshmitar bashkëpunues dhe se i njëjti ka pranuar se ka qenë i përfshirë në vrasje dhe bazuar në këtë ai ka status special. Bllaca në lidhje me këtë kontestim të Rrecajt ka deklaruar se nga viti 1999 deri më 2008 kurrë nuk është ndeshur me ligjin dhe se s’ka pasur kurrfarë hetimi në lidhje me personalitetin e tij.
    “Një bastisje ka ndodhur në shtëpinë time më 2008, por unë nuk kam qenë në Kosovë”, ka thënë Bllaca

    Versioni i vrasjes së Sali Gashit sipas Bllacës

    Bllaca ka përshkruar sesi ka ndodhur vrasja e Sali Gashit. Ai thekson se me Fahredin Gashin është takuar një ditë para vrasjes së Gashit, në Krojmir dhe se atje janë marrë vesh që të nesërmen, më 15.06.1999, të takohen në Pjetreshticë.
    “Të nesërmen ne e ngatërruam shtëpinë dhe në vend se të shkojmë te shtëpia e Sali Gashit, shkuam te shtëpia e Shefkiut, vëllait të tij. Kur trokitëm në derë doli një njeri dhe na njoftoi se ishim në adresë të gabuar. Ne ishim me maska, dhunë nuk përdorëm ndaj atij personi që të na jepte informata, por vetë pamja dhe armët tona e detyruan atë që të na dërgonte te shtëpia e Saliut”, ka thënë Bllaca.
    Sipas Bllacës, natën e vrasjes nuk kishte rrymë dhe kur ishte hapur dera e shtëpisë së Sali Gashit, në korridor kishte një qiri të ndezur.
    “Pasi u hap dera në korridor, ishin tre persona, njëri te dera dhe dy të tjerë filluan të dalin nga dhoma. Edhe pse ka qenë shumë shkurt, pyetja ka qenë: ku është Saliu? Shtëpia ishte me një format tradicional, dhe prej atyre që i njoha në korridor ishte Afrimi, i biri i Saliut, ndërsa dy femrat e tjera nuk i kam njohur. Por, në bazë të moshës së tyre njëra mund të ishte gruaja e Saliut, ndërsa tjetra mund të ishte e reja e tij, pra nusja e Fatmirit”, ka shtuar Bllaca.
    Me t’u futur në dhomë, sipas Bllacës, dera e së cilës ishte gjysmë e hapur në të djathtë ishte i shtrirë në një shtrat viktima Sali Gashi.
    “Faruku (siç e quan Bllaca Fahredinin) i tha i pari viktimës ‘eja me ne’, e mandej i thashë edhe unë që të ngrihej nga shtrati dhe të vinte me ne, sepse kishim shkuar ta marrim. Ai na u përgjigj se nuk mund të vinte, sepse ishte i sëmurë. Saliu u rrëzua në tokë dhe derisa po flisnim me të Fahredini hapi zjarr mbi të duke e qëlluar në kokë. Sa më kujtohet Fahredini ka pasur kallashnikov dhe gjithashtu edhe unë kam pasur armë të njëjtë. Me të shkrepur kallashi janë dëgjuar klithmat e familjarëve dhe fjalët ‘e vranë, e vranë, e vranë’. Këto klithma të familjarëve kanë qenë të mëdha”, ka thënë Bllaca.
    Por, sipas Bllacës, vrasja e Sali Gashit nga Fahredini nuk ishte vrasje që kishte të bënte me ndonjë problem personal a familjar ndërmjet këtyre të dyve, por për këtë vrasje Fahredini ishte urdhëruar nga zinxhiri më i lartë komandues i UÇK-së.

    Bllaca: Dyshoja se do vritesha për 100 mijë euro

    “Ky dyshim ka lindur pas kontaktit telefonik që kam pasur me Hysri Ramën, person me të cilin kam lidhje familjare, meqë derisa isha në hyrje të Prishtinës, ai më ftoi për kafe në ‘Fellini’. Pasi erdha në Prishtinë nuk kam mundur ta marr në telefon dy ditë dhe në bazë të kësaj më lindi dyshimi se ishte i përgatitur një atentat kundër meje dhe nuk shkova në ‘Fellini’ fare”, ka thënë Bllaca.
    Ndërsa, ai thotë se më 2007 nuk ka pasur informata të sakta nëse dikush nga grupi ka qenë i paguar 100 mijë euro për ta vrarë atë, por se ka pasur një plan të tillë ai është i bindur.
    “Në atë kohë s’e kam ditur nëse Rama do të ishte autori i atentatit që do të bëhej për të më vrarë, por pastaj unë u takova me të dhe ai më tregoi për rrezikun që më kanosej dhe i besova atij”, ka thënë Bllaca.
    Ndërkaq, për qëndrimin e Bllacës në Preshevë nga 2007-2009, pra në territor të Serbisë, avokati Rrecaj ka diskutuar. Ai ka ngritur çështjen se përse Bllaca nuk ishte kapur nga shërbimi informativ serb, kur, sipas tij, dihet se çfarë shërbimi të fortë ka ky shtet dhe se ky shërbim ka informata për të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së. Në lidhje me këtë Bllaca tha se e kuptonte luftën speciale të avokatit Rrecaj, luftë e cila, sipas tij, nuk ndryshon fare nga deklaratat e kryeministrit Thaçi
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 14-04-2011 më 06:57

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po edhe pa tregue vet Bllaca kjo ka qen e dishme se ka qendrue ne serbi 2 vite dhe nga atje eshte pregadit kjo rren e mesele krejt e ketu ne kosove i kan ndihmue shoket e Bllaces bashkpuntoret e shkaut Adem Salihu e Gani Geci

    e sa per qe ka qen antar i SHIKU-t per ket tregoi edhe vet se
    kam qen tha antar i SHIKUT veq pa kartel pa letra veq me fjal e me prralla haaaa
    po qu ban hor keta bashkpuntoret e shkieve e hajt
    diqka nuk po u shkrep hiq kan mbet me dy kembet ne lloq
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Nazim Bllaca: G2-shi në ZKZ-e është drejtuar nga Kadri Veseli
    Bota sot

    Dy ish-shokë të ngushtë që po përballën në gjykatë, njëri dëshmitarë e tjetri i akuzuar, për herë të parë të enjten u afruan me njëri-tjetrën jo për t’u përshëndetur, por për t’u bërë krahasimi i lartësisë së trupit të tyre nga trupi gjykues. Këtë veprim e bënë Fahredin Gashi dhe Nazim Bllaca në Gjykatën Supreme, në pjesën e katërt të dëshmisë së Bllacës kundër Fahredin Gashit, i cili po gjykohet bashkë me Hysri Ramën lidhur me vrasjen e Salih Gashit natën e 15 qershorit 2009. Duke marrë parasysh deklaratat e dëshmitarëve të familjes Gashi, të cilët kishin thënë se në natën kritike kur ishte vrarë Salih Gashi, personat që kishin qenë në shtëpinë e tyre, njëri prej tyre ishte për 30 cm më i gjatë, avokati në marrjen në pyetje të Nazim Bllacës, i cili është dëshmitarë bashkëpunues në këtë rast, propozoi që të krahasohet gjatësia e të akuzuarit Fahredin Gashi dhe dëshmitarit në fjalë. Të dy të lartë përmendurit qëndruan në këmbë të mbështetur në kurriz nga njëri-tjetri dhe diferenca ndërmjet tyre ishte pothuajse 10 centimetra.

    I pyetur nga avokati se a është e vërtetë se SHIK-u ta ka lëshuar kartelën me shenja të UÇK-së, Bllaca tha se me logo të SHIK-ut nuk kishte kartelë sepse kishte punuar ilegalisht. “Në ZKZ ka qenë G2 i drejtuar nga Kadri Veseli. Pas luftës kjo është ndarë si shtyllë e veçantë dhe ka operuar e vetme dhe jo në linjën e Agim Çekut. ZKZ-ja nuk ka pasur logo ndërsa SHIK-u e ka pasur dhe kjo është bërë edhe publike” , tha ai. Pas kërkesës së prokurorit Kolë Kransiqi, Bllaca ka vizatuar logon e SHIK-ut e cila më pas është prezantuar para trupit gjykues, prokurorisë dhe mbrojtjes. Pas pyetjes së avokatit drejtuar Bllacës nëse i kishin besuar kur kishte dhënë deklaratë në polici, ka reaguar trupi gjykues duke refuzuar pyetjen, mirëpo avokati Krasniqi ka thënë se policia në raportin e tyre ka konstatuar se Bllaca nuk ka informacione për krimet dhe në bazë të mesazheve që i kanë poseduar ata është vlerësuar se këto mesazhe kanë qenë kërcënuese dhe shantazhuese të cilat kishin për qëllim marrjen dhe përvetësimin e parave nga Fahredin Gashi në vlerë prej 400 mijë dhe 500 mijë euro. Bllaca më pas është pyetur nëse kishte kërkuar nga Shaban Syla dhe Hysri Rama të bëhet shantazh tek Gashi që të merren 400 mijë euro. “Unë personalisht e kam kërkuar gjithmonë obligimin tim dhe dëshiroj të them pasi që unë i ngrati nuk kam avokat dua ta pyes dekanin “se me kë ka bashkëpunuar Policia e Kosovës. Përgjigja ime është me Shaban Sylën dhe Hysri Ramën të dy autorë të vrasjes”, shtoi ai.

    Bllaca është pyetur edhe nëse i kishte kërkuar para Afrim Gashit, djalit të viktimës Sali Gashit për t’i dhënë informacione rreth vrasje. Përgjigja e tij ishte jo, mirëpo avokati Krasniqi ia ka rikujtuar se më 10 korrik 2007 nga numri 044 620 276, në numrin 044 273 924 Bllaca kishte dërguar mesazh me përmbajtje “Hej dërgomi qato 20 mijë euro”, që sipas avokatit këto mesazhe vërtetojnë se Bllaca ka kërkuar para nga Afrimi në shkëmbim të informacionit. Avokati Krasniqi ka treguar se që nga data 25 qershor 2007 në ora 21 e 11 e deri 22 e 21, janë shkruar katër mesazhe ndërsa ato kanë vazhduar edhe të nesërmen me të 26-in dhe më pas me 29-in qershor në të cilat është kërkuar para në shkëmbim të informacionit. “Në njërin nga mesazhet është shkruar: “nuk po të intereson për babanë por pa dhënë para nuk mundem që të ndihmojmë unë dhe ai”, tha avokati Krasniqi. Me këtë rast Bllaca ka thënë se ai nuk i ka dërguar Afrimit mesazhe dhe për këto kanë punuar institucionet të cilat kanë dashur ta minimizojnë apo ta minojnë çështjen “Bllaca” duke filluar nga kryeprokurori e deri te grupi. Avokati Krasniqi ka kërkuar ta jap adresën e qëndrimit të tij në Mal të Zi dhe në Preshevë. Me këtë rast Bllaca ka thënë se nuk ka qenë i regjistruar sepse ka përdorur dokumente të falsifikuara ndërsa nuk mund të jap adresë të saktë pasi që ka qëndruar te një familje në Malin e Zi dhe nuk mund të garantohet siguria për ta. Gjykimi vazhdon më 12 maj kur pritet që Bllaca të merret ne pyetje nga te akuzuarit.

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    per llapin


    ku je o llap qe je hup krejt
    ani Dekan ani se i fort je

    te kam pas then se Limaj duhet te hy ne biruc bashk me mlladiqin e kosoves .

    tash ki mu bind se sa patrijota jan këta jaranat e tu

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    per llapin


    ku je o llap qe je hup krejt
    ani Dekan ani se i fort je

    te kam pas then se Limaj duhet te hy ne biruc bashk me mlladiqin e kosoves .

    tash ki mu bind se sa patrijota jan këta jaranat e tu

    llapit ia ekstraduan edhe nje 'ushtar' nga zvicerra eshte i zene me proceduarat e tjereve dhe nuk e din se cka do ndodh me ekrem jasharin!

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap edhe kadri arifin antarin e shikut te cilin e permendi bllaca ta q'leshen e kysmet edhe pak do shofish zhvillime te cilat i ke mohuar por nuk mund t'i ndalesh!


    Kadri Arifi, “viktima” e Bllacës
    Lumturie Blakaj | 15-04-2011 10:00 CET

    Përfolja e emrit të Kadri Arifit si pjesë e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) duket t’i ketë kushtuar më ndërrimin e pozitës nga detyra e ndihmësdrejtorit të Policisë për Shtyllën e Hetimeve në pozitën e ndihmësdrejtorit për Shtyllën e Personelit dhe Trajnimeve në kuadër të Administratës.

    Burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se në vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit për ndërrimin e pozitës së Arifit “kanë gisht” edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar. Sidomos duke marrë parasysh se emri i tij ishte lakuar nga i vetëdeklaruari kriminel, Nazim Bllaca, si ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

    Bllaca pati përmendur Kadri Arifin si njërin nga anëtarët e SHIK-ut, pretendime këto të cilat Arifi i pat mohuar më pas.

    Megjithatë, burime të gazetës bëjnë të ditur se Kardi Arifi, i cili drejtoi për dy vjet Shtyllën më të rëndësishme në Policinë e Kosovës, atë të Hetimeve, nuk kishte qenë figurë e pëlqyer nga ndërkombëtarët, për shkak të aludimeve se ka qenë pjesë e SHIK-ut.

    “Kadri Arifi që nga ardhja në shtyllën e hetimeve ka qenë njëri nga figurat më të paragjykuara nga ndërkombëtarët dhe kur kësaj ia shtojmë edhe deklarimet e Nazim Bllacës, i cili kishte thënë se Arifi ka qenë anëtar i SHIK-ut, atëherë del se ky paragjykim vetëm sa është “trashur”, dhe ka bërë që ministri Rexhepi të bëjë “rokadë” për pozitën e tij” , ka thënë ky burim brenda policisë.

    Po sipas këtij burimi, shtylla e hetimeve e Popicisë, nën drejtimin e Arifit, vlerësohet të ketë pasur rezultate pozitive, prandaj “lëvizja” e pozitës së tij nuk është shumë e bazuar.

    Kadri Arifi sërish mban pozitën e zëvendësdrejtorit, kësaj radhe jo të njëjtë për nga pesha dhe rëndësia me atë që e kishte deri dje. Tani atij i është besuar detyra e ndihmësdrejtor të Shtyllës për Personel dhe Trajnime.

    Përkundër përpjekjeve të gazetës ka qenë e pamundur që të kontaktohet të enjten vetë Arifi për të komentuar vendimin e ministrit Rexhepi rreth ndërrimit të pozitës së tij.

    I kontaktuar nga gazeta, ministri Rexhepi ka pohuar se arsyeja e këtyre ndryshimeve është çështje e brendshme e MPB-së.

    “Freskimet nganjëherë janë efektive. Janë arsye të brendshme të Ministrisë pse është marrë ky vendim”, është shprehur shkurt ministri Rexhepi.

    Edhe kreu i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë se ndryshimet e tilla në organizatën policore nga një pozitë në tjetër janë më se normale dhe të zakonshme.

    “Ka vetëm ndërrim të pozitave, por nuk ka ulje apo diçka tjetër. Nuk është hera e parë që ndodhin lëvizje të tilla, dhe praktika të tilla do të aplikohen edhe në të ardhmen, sikurse ka ndodhur në të kaluarën”, ka thënë Maliqi.

    Sipas vendimit të ministrit Bajram Rexhepi, tash e tutje në karrigen e ish-zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Shtyllës së Hetimeve, Kadri Arifit do të ulët Rizah Shillova. Ky i fundit e ka pranuar se vendimi i kreut të MPB-së për ndërrim të pozitave ka qenë i papritur.

    “Ka qenë një ndryshim i papritur, por megjithatë vendim i pranueshëm. Ndonëse është një shtyllë sfiduese, megjithatë besoj se më ekipin që kam do t’ia dal suksesshëm. Në të kundërtën, nëse nuk do të jem i suksesshëm, personalisht vetë do të tërhiqem”, ka thënë për gazetën Shillova, i cili thotë se aspak nuk ndjehet i “hidhëruar” për lëvizjet e fundit që ka bërë i pari i MPB-së.

    “Nganjëherë ndryshimet janë pozitive dhe besoj se do t’ia dal edhe në këtë fushë sfiduese”, ka thënë Shillova, i cili i takon gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës dhe deri tani ka ndërruar 14 pozita.

    Ndryshe, shtylla e hetimeve e PK-së, nën drejtimin e Kadri Arifit, vlerësohet të ketë pasur rezultate pozitive. Vetëm brenda vitit të kaluar, sipas të dhënave të prezantuara nga policia, si rezultat i punës së Shtyllës së Hetimeve janë shkatërruar mbi tridhjetë grupe kriminale, janë arrestuar 28 persona si të dyshuar për përfshirje në krime të rënda dhe krim të organizuar dhe janë ngritur 926 kallëzime penale për krime ekonomike dhe korrupsion.

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Publikuar: Sot, më 15 prill 2011
    Avokati konteston që Bllaca ka qenë anëtar i SHIK-ut



    Prishtinë, 15 prill – Avokati mbrojtës, Kolë Krasniqi, ka theksuar të enjten se nuk asnjë dëshmi se dëshmitari bashkëpunues, Nazim Bllaca, ka qenë ndonjëherë anëtar i Shërbimit të Inteligjencës të Kosovës, ndërsa dëshmitari në vend të dëshmisë ka ofruar përshkrimin e një kartele identifikimi, të cilën thotë se e ka humbur ndërkohë.
    Kontestimi ka ndodhur të enjten, ndërsa në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarit Bllaca, në trajtimin e rastit të vrasjes së Sali Gashit, për të cilën ngarkohet i dyshuari Fahredin Gashi.
    “Korniza e jashtme e kësaj kartele ishte e zezë dhe e trashë, kishte logon e UÇK-së, dhe kishte numrin L7. Dhe shkruante në të - Nazim Bllacës nga Ribari i Madh, i lejohet udhëtimi lirisht në territorin e Kosovës. Dhe ishte e nënshkruar nga Agim Çeku. Dhe ishte e shkruar vetëm në njërën anë kjo kartelë”, ka thënë Bllaca.
    Avokati mbrojtës i Gashit, Kolë Krasniqi, ka theksuar se ky dokument i përshkruar është leje udhëtimi prej një zone ushtarake të UÇK-së në zonën tjetër të Kosovës, e jo kartelë e SHIK-ut, por Bllaca ka mohuar.
    “Asnjë pjesëtar i UÇK-së në Lypjan, që shkon numri i tyre në 600, e që 98% prej tyre i njoh, nuk kanë pasur kësi lloj dokumenti. Edhe për vërtetimin që e kam në shtëpi Shoqata e Veteranëve të Luftës, në Lypjan, ma ka vërtetuar se asnjë nga këta ushtarë pas shpërbërjes së UÇK-së, nuk ka dorëzuar në arkiv ndonjë vërtetim të tillë çfarë e posedoj unë. Dhe këtë mund ta vërtetoni nëse i bëni një vizitë kësaj shoqate. Dhe kjo dëshmon se ai dokument nuk ka qenë dokument udhëtimi”, ka thënë Bllaca.
    Ndërsa, Bllaca i pyetur nga avokati se a e ka parë logon e SHIK-ut, ai është përgjigjur negativisht.
    “Logon e UÇK-së po, ndërsa të SHIK-ut jo, sepse ata kanë punuar ilegalisht. Të njëjtat leje për të cilat po flas i kemi pasur unë, Shpresim Uka dhe Fahredin Gashi”, ka thënë Bllaca.
    Gjatë marrjes në pyetje, avokati ka përballur dëshmitarin edhe me dy mesazhe telefonike drejtuar të birit të viktimës Gashi.
    Dëshmitari Bllaca i drejtohej avokatit me titullin “Dekan”, pasi që Kolë Krasniqi është dekan i një universiteti privat.
    Ndërkaq, avokati Krasniqi gjatë seancës e ka pyetur dëshmitarin bashkëpunues në lidhje me qëndrimin e tij në Preshevë (Serbi) dhe në Malin e Zi dhe se a ka adresa ku ka banuar në këto vende. Bllaca është përgjigjur: “Më 9 nëntor 2001 kam kaluar në Preshevë ku kam përgatitur dokumente false dhe prej aty më 10 dhjetor kam kaluar në Hercegnovi dhe nga aty kam kaluar në Zagreb, zona Preçka, por krejt kjo në mënyrë ilegale ka ndodhur”, ka thënë Bllaca.
    Bllaca ka theksuar se kishte qëndruar te një familje nga Lipjani, por ka theksuar se për shkak të sigurisë së asaj familjeje nuk do të japë të dhëna të tjera.
    Seanca e radhës për këtë rast ka mbetur të mbahet nga mesi i muajit të ardhshëm, shkruan sot “ Koha Ditore”

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po edhe pa tregue vet Bllaca kjo ka qen e dishme se ka qendrue ne serbi 2 vite dhe nga atje eshte pregadit kjo rren e mesele krejt e ketu ne kosove i kan ndihmue shoket e Bllaces bashkpuntoret e shkaut Adem Salihu e Gani Geci

    e sa per qe ka qen antar i SHIKU-t per ket tregoi edhe vet se
    kam qen tha antar i SHIKUT veq pa kartel pa letra veq me fjal e me prralla haaaa
    po qu ban hor keta bashkpuntoret e shkieve e hajt
    diqka nuk po u shkrep hiq kan mbet me dy kembet ne lloq
    Po pse e quat ne serbi ju bllacen o llap,ai ishte puntor i shikut,a mos ka shku me detyr,apo ka qen shpiun edhe i juaji edhe i serbis njekohesisht.
    Une nuk po ju kuptoi,ai ka deklaru se ka marr rog nga ju,dmth ka qen i punesuar me rrog,tani ju po e quani te serbis,a do te thot qe mbrenda shikut ka pas njerz edhe te serbis a ban te na e sqrosh pak se ti je i mequm

  16. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2011
    Vendndodhja
    Krahina shqiptare e Dukagjinit
    Postime
    5

    Nazim Bllaca: Azem Syla e ka dërguar Ramush Haradinaj në Hagë

    Akuzë e re nga Nazim BLLACA.

    Nazim Bllaca akuzon Azem Syla dhe grupin e tij që e kan dërguar Ramush Haradinaj në Hagë.

    Marrë nga lajmet e KTV:

    http://www.kohavision.net/web/index.php?koha=lexo&category=13&id=2171

  17. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca: Nuk do të kisha heshtur edhe për 600 milionë euro




    Prishtinë, 17 maj – Nazim Bllaca i ka thënë trupit gjykues se po t’i jepeshin 600 milionë euro nuk do të mund të blihej heshtja e tij për krimet që pretendon se i ka kryer pas lufte.



    Dëshmitari bashkëpunues ka thënë të martën në procesin gjyqësor kundër Fahredin Gashit e Hysri Ramës, se atij i ishin ofruar një milion euro nga Azem Syla nëpërmjet Shpresim Ukës vetëm të heshtte dhe t’i harronte vrasjet përfshirë edhe atë të Salih Gashit për të cilën akuzohet Fahredin Gashi. Në seancën gjyqësore Bllaca është marrë në pyetje nga avokati Kolë Krasniqi dhe nga i akuzuari Fahredin Gashi. Që të dy kanë provuar të gjejnë mospërputhje në deklaratat e Bllacës të dhëna më herët dhe tash.

    Bllaca ka shtuar se nuk do të kishte hequr dorë nga denoncimi i krimit, pasi, sipas tij, për këtë ka nisur të punonte që shtatë vjet.


    Avokati i Fahredin Gashit, Kolë Krasniqi e ka pyetur dëshmitarin se kush i kishte ndërmjetësuar me KFOR-n finlandez, dhe për kontaktet e para me ish-deputetin Gani Geci.


    “Në kontakt kam rënë nëpërmjet një përthyesi. Paralel me organet hetuese të Kosovës kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in finlandez të cilët kanë qenë nën komandën e amerikanëve”, ka thënë ai. Bllaca është ballafaquar me një deklaratë të dhënë më herët ku e kishte përmendur ish-ministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Sasha Rashiq, që sipas avokatit, kishte qenë ndërmjetës në kontaktet me KFOR-n finlandez. Mirëpo ai ka thënë se kontaktet i kishte pasur nëpërmjet paqeruajtësve. Ndërkaq me Gani Gecin ka thënë se ka kontaktuar më 10 tetor 2009 ora 13: 00.


    Dëshmitari më në fund është ballafaquar edhe me pyetjet e Fahredin Gashit të cilin në shumë raste e ka quajtur “shoku im”.
    Nazim Bllaca është marrë në pyetje për nga i akuzuari i cili i ka bërë një seri pyetjesh prej kohës kur ishte plagosur gjatë luftës në vitin 1998, në cilën pikë të UÇK-së kishte qëndruar në Krojmirë ku kishte fjetur etj.


    Mirëpo kur është pyetur se në kohën e plagosjes më kënd kishte shkuar në ambulancë, Bllaca ka hezituar të përgjigjet duke i thënë Gashit se nuk është relevante dhe nuk po shqyrtohet si çështje penale. Megjithëkëtë ai është përgjigjur duke hezituar të shpalosë se nga cili aksion ishin kthyer atë natë.
    Seanca është ndërprerë për të vazhduar javën tjetër.

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga luli461 Lexo Postimin
    Akuzë e re nga Nazim BLLACA.

    Nazim Bllaca akuzon Azem Syla dhe grupin e tij që e kan dërguar Ramush Haradinaj në Hagë.

    Marrë nga lajmet e KTV:

    http://www.kohavision.net/web/index.php?koha=lexo&category=13&id=2171

    me ne fund bllaca ia hoqi peten lakrorit tash po dihet qart se kush e dergoi ramush haradinajn ne hage edhe pse per nje gje te till ka deklaruar edhe vet ramushi !

    ramushi pat then ;'shiku me ka demtuar' dhe nazim bllaca deri sot gjithe cka ka thene ka then i bazuar ne prova,fakte te cilat ish organizata e tij kriminale shiku nuk po mund t'i rrezoi edhe pse ka fute ne loje gjithe mekanizmat ndikues!

    nazim bllaca eshte duke e shkruar historine e vertete te kosoves!
    pra azem syla qenka shtylla e te gjitha te ligave nder shqiptar!

    azem syla edhe paska dhen urdher per vrasje edhe paska nxite vellavrasje!
    paska derguar ramush haradinajn ne hage e keto vepra te azem syles nuk mund t'i mbeshtes asnje shqiptar qe veten e quan shqiptar!

  19. #219
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I nerumi G-2, ai qe jep urdhena per vrasje shqyptaresh ai edhe i prin vllavrasjes.
    Shpifjet e manipulimet ju kan pri qe nga vitet e miladin enver mugoshave, shpif percaj dhe vra mas shpine. Kjo ashete zanati hienave kuqalosha.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  20. #220
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    si bllaca si kjo gazet proserbe nuk qoin pesh faqe se qfar thon
    kryesorja eshte qe askush prej shqiptarve su besoin as fletushkes se veton sorres as bllaces se gani gecit
    kot kot mundoheni
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •