Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    "A ekziston lumturia filozofikisht?"

    A egziston lumturia filozofikisht?
    Nder temat e lendes se filozofise eshte: Lumturia. Dhe Lumturine ne shkolle e kemi trajtuar te lidhur me konceptin e kohes, perderisa filozofikisht e tashmja nuk e gziston, atehere dhe lumturia e tashme nuk egziston, ajo eshte vetem nje impuls nervor ne kohen e kaluar, i futur ne kujtesen tone, ose pritja e lumturise ne te ardhmen ( expectations).
    Per ata qe cuditen qe e tashmja nuk egziston, po shtoj arsyetimin filozofik, se sa themi " e tashme" ka kaluar nje ose dy sekonda, pra ajo e tashme u be e kaluar, dhe po i njejti arsyetim behet dhe per lumturine, madje e tashmja kalon aq shpejt, saqe nuk kemi kohe ta perceptojme lumturine ashtu sic duhet, ndaj ajo gjithnje mbetet nje kujtim ne te shkuaren dhe ne na duket sikur lumturia nuk arrihet kurre.
    Si perfundim "lumturia" si koncept filozofik nuk arrihet kurre, lumturi absolute, si perkufizim nuk ka. A jeni dakort?

    Ps.Vrajeni ca trurin lol,vetem pergjigje filozofike,pa e lagu se lagu no chit chat pliiz.

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Nuk i shoh shume te lidhura konceptin e te tashmes me lumturine, me duket se e ke ndertuar gabim.
    Gjithsesi, po e shmang debatin mbi te tashmen ( sepse ha debat ), po shmang gjithashtu edhe perkufizimin e lumturise sipas filozofeve te ndryshem dhe po fokusohem se si une e mendoj.

    Mendoj se duhet te qartesohet dicka : gjendja shpirterore, emocionale dhe ndjesore e njeriut, nuk qendron si koncept abstrakt mbi eter, por shoqerohet ( ose edhe krijohet ) me reaksione perkatese fiziologjike. Me konkretisht qe nje individ te jete i lumtur/eshte i lumtur, ndryshojne sasite e adrenalines, dopamines ( kryesorja ), apo edhe noradrenalines. Ndikim te nderthorte ka gjithashtu endorfina ( ul dhembjet ne kete rast ). Kjo eshte me pak fjale nje forme fizike e lumturise, per te qendruar me kembe ne toke.
    Mund te flasim pastaj per nje forme lumturie ideore, apo metafizike. Kjo nenkupton qe shkaku eshte jofizik, mirepo nuk shmang ndryshimet per te cilat fola me pare. Duke e pare nen kete kontekst, lumturia eshte diskrete padyshim, por jo nje implus nervor i se shkuares, apo nje pritshmeri e se ardhmes. Ajo eshte mbi te gjitha nje gjendje e eksituar fizike, reale dhe e verifikueshme, e cila zgjat per sa kohe rezistojne faktoret e mesiperm.

    Per lumturi ne konceptin fetar mund te flase dikush me i informuar se une.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Me kete shkrim po prenotohem tek kjo teme.

    Pratolin, eshte e kote qe perpiqemi ti shohim si te ndara materialen dhe shpirteroren, sepse nuk jane, gjithashtu lumturia eshte lumturi ne kompeksitetin materialo-shpirteror.

    Perpara se te filozofojme mbi ekzistencen e lumturise, duhet percaktuar se ēfare eshte lumturia.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Perpara se te filozofojme mbi ekzistencen e lumturise, duhet percaktuar se ēfare eshte lumturia.
    Lumturia ėshtė njė ndjenjė qė tė gjithė e kemi provuar ndonjėherė, por fatkeqėsisht ajo nuk zgjat shumė.
    Kam disa gjėra pėr tė thėnė nė kėtė temė, megjithatė po pres ēfarė do thoni ju.

  5. #5
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Nuk u perpoqa ti ndaj X-files jo, thjesht u perpoqa te paraprij nje rrjedh pak idealiste qe mund te marre tema duke qene se eksperienca ma thote nje gje te tille. Kur vjen puna per lumturine, dashurine, vuajtjen, apo te tille koncepte, anetaret jane te prirur te kene nje kendveshtrim teresisht metafizik dhe ne kete menyre bien ne gracke.

    Lumturine me perkufizim nuk do te mund ta jepnim, jam i bindur, por mund te gjejme nje menyre se si ti qasemi sa te mundemi. Nje prej qasjeve eshte pikerisht ajo fizike, ku u perpoqa ne nje menyre fare te permbledhur te shtroj pjesen hormonale te saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 28-11-2009 mė 19:37

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Eros- Lexo Postimin
    A egziston lumturia filozofikisht?
    Nder temat e lendes se filozofise eshte: Lumturia. Dhe Lumturine ne shkolle e kemi trajtuar te lidhur me konceptin e kohes, perderisa filozofikisht e tashmja nuk e gziston, atehere dhe lumturia e tashme nuk egziston, ajo eshte vetem nje impuls nervor ne kohen e kaluar, i futur ne kujtesen tone, ose pritja e lumturise ne te ardhmen ( expectations).
    Per ata qe cuditen qe e tashmja nuk egziston, po shtoj arsyetimin filozofik, se sa themi " e tashme" ka kaluar nje ose dy sekonda, pra ajo e tashme u be e kaluar, dhe po i njejti arsyetim behet dhe per lumturine, madje e tashmja kalon aq shpejt, saqe nuk kemi kohe ta perceptojme lumturine ashtu sic duhet, ndaj ajo gjithnje mbetet nje kujtim ne te shkuaren dhe ne na duket sikur lumturia nuk arrihet kurre.
    Si perfundim "lumturia" si koncept filozofik nuk arrihet kurre, lumturi absolute, si perkufizim nuk ka. A jeni dakort?

    Ps.Vrajeni ca trurin lol,vetem pergjigje filozofike,pa e lagu se lagu no chit chat pliiz.
    shume dakort. lumturia eshte aq e shpejte, me e shpejte se dhe vete lepuri , do ta kapesh e se kap dot.
    seriozisht, jemi aq busy duke menduar te kapim lumturine, se ajo already ka ikur, vetem disa seconda mbase zgjat (?), perderisa lumturine e vertete se kemi kapur akoma. ka caste gezimi qe une personalisht kenaqem me ato. why not, sa te kap lumturine une, iku ... u plakem, morem fund. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-11-2009
    Postime
    3
    Lumturin e kupton vetem ne qaste te veshtira.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e rita.11
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    12
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Me kete shkrim po prenotohem tek kjo teme.

    Pratolin, eshte e kote qe perpiqemi ti shohim si te ndara materialen dhe shpirteroren, sepse nuk jane, gjithashtu lumturia eshte lumturi ne kompeksitetin materialo-shpirteror.
    .

    Nese me lejoni nje nderyrje, jam dakort me Pratolinin, edhe pse e ka sqaruar ne vija shum te pergjithshme.
    Ajo qe realisht ndodh ne trurin tone, eshte teresisht fiziologjike, eshte nje kaskade reaksionesh kimike baza e se cilave eshte Dopamina. Aspektet fetare apo shpirterore qe ju thoni, jane ngacmuesi i jashtem; pra ai qe nxit kete kaskade reaksionesh, por perseri me nje mekanizem fiziko- kimik. Cfare nenkuptoni ju me bote shpirterore?! 'Bota shpierterore' apo ndjenjat, apo kur thone 'a keni zemer'; nuk jane gje tjeter vecse informacione te ruajtura ne kortekstin cerebral; ruajtje e cila sesht gje tjeter vecse nje varg glikolipidesh me teper ne membrane; me fjale te tjera dalim perseri ke aspekti fiziko-kimik.

    Sapere Aude

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga rita.11 Lexo Postimin

    llogarit time factor,lol,e thashe dhe ne fillim te temes,e tashmja eshte dicka e pakapshme per trurin tone,qe kalon shume shpejt,keshtu dhe lumturia...ok me kto spjegimet fiziologjike dopamina etc...ndoshta ti ngaterron lumturine me kenaqsine(dmth dopamina dhe kto reaksionet e tua kimike)....Lumturia eshte gjithmone nje dicka e shkuar dhe per kte arsye nuk egziston,ne momentin qe je i/e "lumtur" nuk je koshient qe je....e kap dot ku dua te dal
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 29-11-2009 mė 07:34

  10. #10
    dolce & gabi Maska e nihilist
    Anėtarėsuar
    06-10-2009
    Vendndodhja
    aty ku zbret dhia me frena dore....hahaha
    Postime
    77
    [QUOTE=Eros-;2500396]A egziston lumturia filozofikisht?
    Nder temat e lendes se filozofise eshte: Lumturia. Dhe Lumturine ne shkolle e kemi trajtuar te lidhur me konceptin e kohes, perderisa filozofikisht e tashmja nuk e gziston, atehere dhe lumturia e tashme nuk egziston, ajo eshte vetem nje impuls nervor ne kohen e kaluar, i futur ne kujtesen tone, ose pritja e lumturise ne te ardhmen ( expectations).
    Per ata qe cuditen qe e tashmja nuk egziston, po shtoj arsyetimin filozofik, se sa themi " e tashme" ka kaluar nje ose dy sekonda, pra ajo e tashme u be e kaluar, dhe po i njejti arsyetim behet dhe per lumturine, madje e tashmja kalon aq shpejt, saqe nuk kemi kohe ta perceptojme lumturine ashtu sic duhet, ndaj ajo gjithnje mbetet nje kujtim ne te shkuaren dhe ne na duket sikur lumturia nuk arrihet kurre.
    Si perfundim "lumturia" si koncept filozofik nuk arrihet kurre, lumturi absolute, si perkufizim nuk ka. A jeni dakort?

    une ndaj nje mendim tjeter ne lidhje me konceptin e te ''tashmes''. ne gjimnaz na kane mesuar se kemi ''te tashmen e te kaluares''; ''te tashmen e te tashmes''; dhe ''te tashmen e te ardhmes'' qe do te thote: nqs ne mendojme/kujtojme nje gje te kaluar, ky veprim po ndodh ne kete moment pra kthehemi ne te shkuaren por nen hapsiren e te tashmes. po ashtu edhe kur mendojme/enderrojme nje te ardhme edhe kjo behet ne ''te tashmen'' pra ne kete moment.
    ndersa pera i perket konceptit te lumturise ajo eshte vetem nje bashkim shkronjash qe perpiqet t'i jape shpjegim nje ndjenje te pashpjegueshme qe ndjejme ne nje cast te caktuar. Por kjo fjale verbale vetem e kufizon dhe eshte e pamjaftueshme per ta shpjeguar me qarte ate qe vertet ndjejme...

    uffff....aman se vetem ne filozofi sdum me u fut se na ben me budallenj sec jemi
    Dashuria eshte gezimi i te qenit DY, tmerri se mos mbetesh NJE, frika se mos behesh TRE....!!!!

  11. #11
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    eh lol eshte teper e rende,per te gjithe.... time is timeless....dmth,me thuaj mua ti momentin preciz,ku mbaron e shkuara,ku fillon e tashmja,ku mbaron e tashmja dhe ku fillon e ardhmja! e ben dot....ne e ndajme kohen ne sekonda,minuta,dhe ore ne menyre abuzive,koha ne te vertete nuk mund te ndahet.

    tajm iz illuzhen,dhe se bashku me te dhe lumturia,nje iluzion puro.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 29-11-2009 mė 08:09

  12. #12
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Pushimi nė dhomėn time, ose leximi i lumturisė qė nuk ekziston…!

    Sejdi BERISHA:

    Kujtojeni se sa vėshtirė ėshtė kur e harron vetveten nė momentet mė tė nevojshme, atėherė kur i nevojitesh fjalės sate, dritės dhe zjarrit, heshtjes dhe zėrit. Kėshtu, tė ikėn edhe ai treni, ai treni i trenave. Pastaj, ngelesh pranė binarėve duke ngarė mendjen pas trenit, duke folur me binarė tė cilėt nuk flasin! Kurse, duke pritur fjalėn e tyre, dielli e pritja tė pėrcėllojnė e tė kallin...!
    1.

    Historia shkruhet lara-lara, dhe nėse ndonjėherė shėtisim nėpėr periudha duket se gjėrat duhet pėrbiruar nėpėr birė tė gjilpėrės. Andaj, sikur gjithēka shpjegohet dhe del me mangėsi, qė material interesant pėr ndonjė roman i cili nuk ėshtė shkruar ndonjėherė mė parė. Kėshtu pra, jeta ikėn duke na i vėnė rreckat e ditėve, qė janė aq tė pamėshirshme por edhe aq tė ėmbla e tė mbarėsuara me dhembjen, mėsimin e pėsimin, dhe kėshtu sikur ngelim kurrė pa u mbushur mend...!
    Disa ditė qėndrova nė Rugovė dhe shumė dėshirova tė kėnaqėm e mburrem me bukuritė dhe historinė e kėsaj treve. Ka se ēfarė tė flet njeriu pėr kėtė anė, edhe pėr tė djeshmen edhe pėr tė sotmen e saj. Por, ec e nise llafin pėr kėtė temė kur e di se i frikėsohesh fundit, i cili, thonė se asnjėherė nuk ka qenė i sigurt dhe as nuk ėshtė.
    Duke kaluar si shpejtas nėpėr kronologjinė e Rugovės, tash fundi del se sikur nuk je as me shehėr as me Barilevė. Kėsisoj, e kaluara dhe tashmja dot nuk e pėrqafojnė njėra-tjetrėn. Mė kujtohen shumė emra tė trimave, tė mendimtarėve, tė atdhetarėve dhe tė intelektualėve, por edhe emrat e shumė e shumė tė tjerėve! Kur i kujton tė gjitha kėto, rruga qė pėrshkon kėto vise, tė duket edhe e shkurtėr edhe shumė, shumė e gjatė. Edhe kėto figura, dot nuk koordinohen dhe se rrjedhat thuaj se marrin formėn e bukės kulaēe tė thėrrmuar dhe tė plasaritur...! E ngulita shikimin tek njė shkėmb, Guri i Vashės, i thonė. Nė kėtė rast, nuk desha tė mendoj gjė tjetėr pos dashurisė. Megjithatė, nuk zė vend as kjo. Para vetes shoh shumė shkėmbinj tė tjerė, rrasa guri, pisha e pishnaja, tė cilat mė bėhet se pėlcasin nga marazi pėr historinė qė kanė dhe, sikur dridhen pėr historinė qė do ta kenė.
    Tėrė kjo i ngjanė atyre faqeve tė historisė, tė cilat kur i lexon, tė ngacmojnė mbase edhe ta detyrojnė ndėrgjegjėsimin dhe vetėdijesimin, gjėra kėto qė ende i kemi me grat. Kėtu ndalem, dhe dėshiroj t’i vė detyrė edhe unė lexuesit pėr vazhdimin e komentimit, tė mburrjes dhe tė qortimit.
    Si pėr sė kthjellėti, sėrish dėgjoj emrin e fshatit shumė tė pėrfolur e nė gazep me vetveten e me historinė, e cila po i rrezikohet nga shlyerja mu sikurse kanė pasur fatin edhe shumė e shumė fshatra tė tjera nėpėr epoka. Fati i fshatrave tona?! Pra, ky ėshtė Kroi i Vitakut tek Mitrovica. Pse hezitohet dhe kaq e padrejtė u bėhet kėtyre banorėve, tė cilėt dėshirojnė dhe kėmbėngulin pėr tu kthyer e pėr tė jetuar nė vatrat e veta. Nė vendlindjen e stėrgjyshėrve, tė gjyshėrve dhe tė baballarėve tė tyre. Aty duan t’i ngritin dhe t’i rindėrtojnė foletė e ngrohta tė tyre. Po, pse kaq shumė heshtin tė gjithė, edhe ata qė survejojnė situatėn. Shumė e padrejtė, more Kroi i Vitakut, por qė kėshtu po tė rritet gjithnjė e mė shumė nami, po tė shtohet dashuria. Damarėt e jetės po tė qarkullojnė gjithnjė e mė vrullshėm.
    Po, ēfarė ėshtė kjo paralele nė mes Rugovės dhe Kroit tė Vitakut?! Sa pa lidhje...! Duke zbritur nga Guri i Kuq, prej nga i kisha soditur tė gjitha ato bukuri qė thurnin kurorė mahnitėse malesh, e qė Rugovėn dhe Kosovėn prej atje i kisha si nė shuplakė dore, hasa njėrin i cili ngjitej shpatit me gomarin tė cilin e kishte ngarkuar ding me barrė. Gjatė e shikova, derisa ky njeri mė tha:
    -Ēfarė shikon,... a nuk ke parė asnjėherė gomar me sy, a?!
    U nemita. Nuk e dija se a mos po mendonte se e shikoja kėtė njeri qė ishte me rroba tė vjetra dhe i parruar, apo pėr gomarin, kėtė kafshė shumė fisnike.
    -Gomar, hesapi! -mė tha dhe ia dredhi thupėr bythėve gomarit, tė cilit edhe qimet e lėkurės i kishin rėnė pahijshėm...
    2.

    Duke shkruar, nė notes mu kishin ngatėrruar disa shėnime, tė cilat i kisha shkruar muaj mė parė pėr drogėn, pėr pozitėn sociale, pėr shkallėn e arsimimit. Kėto shėnime, thuaja se kėrkojnė me lutjen mė tė madhe pėr t’i inkorporuar nė kėtė shkrim hidhėrak. Meditimi, tani ma kishte rritur dilemėn. Por, pronari i Qendrės “Relax” nė Bogė tė Rugovės, ku isha ato ditė duke “pushuar”, mė kishte vėrejtur duke shkruar dhe nga larg mė tha si nė mahi:
    -Zotėri shkrimtar, ēdo inspirim qė ju vjen derisa jeni kėto, do ta “paguani”!
    Ktheva kokėn kah ai dhe vetėm buzėqesha:
    -Ke tė drejtė! -i thash duke shtuar: ndoshta duhet paguar edhe pėr kėtė, a?! Nuk ėshtė lehtė tė begatohesh me inspirim, me kėtė dhuratė tė pėrgjegjshme e cila nganjėherė i ngjanė si ndonjė zonje tė rėndė!
    Prapė mė erdhi njė gaz, dhe vetvetiu buzėqesha...!

    >>>>>>>>>>>>>>Vazhdon
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  13. #13
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    3.

    Njeriu, gjithnjė, bile qė nga fėmijėria, mendon dhe lufton pėr tė qenė i lumtur, por, gjatė rrugėtimit, ai pėrthuret nė shumė gjėra tė cilat nuk sjellin gjithherė gėzim, por mė shumė janė hidhėrim. E po, ky hidhėrim me vete sjell aq begati e rehati shpirti, sa qė, sikur kurrė nuk mund tė ndahesh me dėshirė nga ai.
    Sillesh rrotull e rrotull me mendjen e trurin, sa qė, nganjėherė ke dėshirė tė divorcohesh me tė gjithat, sepse, punėt nuk ecėn gjithnjė ashtu siē mendon njeriu. Mu kujtua tani, pa lidhje, ai djaloshi, ēunaku i cili nė krah mbante ēantėn qė sapo e kishte blerė, e bashkė me te edhe njė “qerre” libra e fletore. Ishte i gėzuar dhe nuk e hetonte peshėn e kėsaj ēante, e cila mė vonė do t’i sjellė edhe telashe edhe lumturi. Mu aty, pa bėrė shumė hapa e takoi shokun e vet duarthatė, i cili pėr njė kohė nuk ia ndau shikimin, por, dikur sikur i pordhi asaj moshės sė vet tė vogėl dhe iku duke bėrė lakadredha deri nė shkollė. Nė bankė ishte ulur si i lėēitur. Por, kjo nuk ka lidhje me kėtė shkrim dhe as me jetėn! Po e lė kėtė ēunak ashtu siē ėshtė, dhe shkrimi le tė mbetėt i “mangėt” pėr rrjedhat e mėtejme...!
    Mirėpo, pas disa kohe e pashė kėtė ēunakun e dytė. Edhe ai tani kishte ēantė e libra. Nuk u durova pa e pyetur se si i shkojnė punėt.
    -Muzikėn e kam nė qejf! -mė tha me thellėsi lazdrimi dhe vazhdoi pėr tė mė rrėfyer pėr kėngėt qė i kėndon, e tė cilat, ma thotė mendja se janė plotė e pėrplot lėngė jete.
    -E dua shumė violinėn, xhaxhi. Sepse, ka fuqi prej shpirti e Zoti...!
    U rrėqetha dhe e ndala pėr tė biseduar edhe pakėz me te. Mė dukej se etja e syve tė tij mė jepte fuqi dhe freski, po ashtu, ma shuante edhe njė lloj etje timen tė pakuptimtė! Sėrish iku duke mė thėnė:
    -Futja, more...
    Po,... sa pa lidhje mu imponua provokimi pėr vlerėsim dhe dashuria pėr tu miqėsuar me kėtė stėrc tė jetės. Gjithnjė, nga vetvetja, nga brendia mė dilnin disa mendime me rrėnjėn, sythin dhe me kurorėn e qortimit! Kjo, kur kapėrthuret me jetėn, atėherė, mėsohesh mu si njeriu kur njėherė vranė ndėrgjegjen, atėherė, nuk ėshtė e vėshtirė qė kėtė ta bėjė shpeshherė apo gjithnjė.
    Tash, ec e ndali mendimet. Nė kėtė vorbull, sikur krijohet apo themelohet shkalla e lartė e miqėsisė, e cila i ngjanė edhe vetisė sė mirė, por edhe naivitetit. Nė kėtė kontekst, njeriu, nga mllefi, shpeshherė, mė tė afėrt mund t’i ketė tė vdekurit se sa tė gjallėt... Ose, tjetra. Gjithnjė, kėto mendime si therca, si alegori pėr ta begatuar mendimin e lexuesit: a mjafton tė jesh vetėm njė ēast i lumtur, ose, sė paku kėtė ta ėndėrrosh?! Kėshtu, tėrė koha tė kalon me kėtė shpresė katile, dhe vetėm kur e sheh fundin, e njeriu i frikėsohet vdekjes,... Por, njėri pat thėnė:
    -Po. Njeriu frikėsohet mė sė shumti vetėm atėherė kur vdes! Pa lidhje ėshtė ky mendim, a?
    Vėrtetė, sa pa lidhje. Njeriu, kurrė nuk mbushet mend. Kėshtu shkon jeta duke na vėnė apo duke na i shtuar rreckat e ditėve, javėve, muajve e tė viteve qė kalojnė...! Por, gjatė tėrė kėsaj kohe, sa mijėra e mijėra njerėz bėhen tė lumtur vetėm me ėndrra e me shikim, tė cilat u krijojnė e u trillojnė madhėshti, tė cilat, nganjėherė duken edhe si piktura llahtarie. Por, nėse mirė e mirė e kuptojnė labirintin dhe nebulozėn e jetės (e, ju mos mendoni se ėshtė kėshtu), le tė janė kėtu e kudo qoftė nė rripat e kurbetit, ata, nga malli, inati dhe zhgėnjimi, nėse janė gjallė, do tė vijnė pėr tė hyrė nė derėn e atdheut, do t’i marrin gjėrat e veta nėse kanė, dhe plotė hidhėrim do tė thonė:
    -Lamtumirė. Tash, duhet tė shkojmė!
    Kjo punė, ose ky veprim ėshtė bėrė e do tė bėhet ndoshta edhe mijėra herė nė vjeshtėn e thellė, atėherė kur gjethet i tradhtojnė lisat dhe pemėt, apo, nuk dihet se kush kėnd e tradhton...! Pas tėrė kėsaj, mu kujtua monologu i atij ēunakut qė e adhuronte violinėn, i cili, edhe ai sikur e ngushėllonte vetveten:
    -Violinė! Lute Zotin qė nė Ty tė luaj vetėm unė qė di,... vetėm unė qė e dua kėngėn,... vetėm unė qė e njoh dhe e ndjej flakėn e shpirtit tėnd!
    Sėrish ngela i nemitur. Po, po. I nemitur...!
    4.

    Nė dhomė vetėm dhe vetėm e me shkrimet, me mendimin, lapsin dhe me letrat e mia. Pasi shikimi shėtiti rreth e rrotull dhomės, mendja mė tha se gjėrat e kapėrthurura, dikur tė duken se janė sukses dhe punė. Sepse, me to pedatesh duke vrarė mendjen e duke gjykuar tė kaluarėn pėr tė pasur kujdes pėr tė tashmen,... edhe pėr tė nesėrmen! Ndalem, dhe sėrish shikoj me siklet e ironi plot. Tani, nė dhomėn time gjėrat duken tė radhitura ashtu si dikur shumė mė pėrpara. Ashtu, siē i kishin radhitur babai dhe nėna ime,... Kėshtu edhe po mė kthehet ajo kėnaqėsia, e cila mė ka humbur, atė tė cilėn pėr shumė kohė nuk e kisha pranė dhe as pėrbrenda zemrės.
    Nė kėtė atmosferė, pėrpiqem tė lexoj diēka qė nuk ekziston, apo, diēka pėr tė cilėn kurrė nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia ta them mendimin! Por, atė diēka nuk e kam pranė pėr tė biseduar rrast e rrast pėr atė karakterin e errėt, pėrmes tė cilit kanė kaluar dhembjet dhe askush nuk i ka hetuar duke kalėruar pėrmes tij djajtė me maska dielli...! Kėshtu pra, ai ēmimi i rrugėtimit ka ikur, apo e kanė vjedhur pėr tė bėrė karrierė rrenash e pafytyrėsish.
    Tani,... letra ėshtė e pastėr, dua tė them, ėshtė pa asnjė shkronjė, pa asnjė numėr. Tė gjitha i kanė shlyer. Tash, nė te, si gjithmonė, mund tė shkruash gjithēka. Unė nuk jam ai qė dėshiroj tė shkruaj gjithēka dhe asgjė, edhe pse, jeta i ngjanė asaj: vallėzo derisa ke mundėsi,... vallėzo derisa nuk plasė! Por, ndoshta nuk ia qėlloj. Andaj, pėr kėtė duhet mėsuar mirė kėngėn dhe melodinė e valsit. Sepse, nė vals edhe tė kthjellohet edhe tė turbullohet mendja! Aty, fshihet ajo vlera e hapave tė jetės, kjo dramė aq e vjetėr, e cila si pėrmbajtje ka diēka si rrjedhė lumi... Pėr kėtė arsye, nganjėherė mė vjen mendimi pėr kthimin mbrapsht tė lumturisė pa i komentuar dallaveret qė edhe sot bėjnė mjegull e tym me fjalėt e fshehura, me ngjarjet kurrė tė zbardhura.
    Andaj, kujtojeni se sa vėshtirė ėshtė kur e harron vetveten nė momentet mė tė nevojshme, atėherė kur i nevojitesh fjalės sate, dritės dhe zjarrit, heshtjes dhe zėrit. Kėshtu, tė ikėn edhe ai treni, ai treni i trenave. Ama bash ai treni i tė gjithave. Pastaj, ngelesh pranė binarėve duke ngarė mendjen pas trenit, duke folur me binarė tė cilėt nuk flasin! Kurse, duke pritur fjalėn e tyre, dielli e pritja tė pėrcėllojnė e tė kallin...!
    Pastaj, duke qenė i pafuqishėm pėr tė bėrė diēka, ia kthen shpinėn binarėve, por kėmbėt tė tradhtojnė. Prapa teje tė pret njė karrocė e drunjtė, e cila i takon muzeut tė muzeut. Me te kthehesh. Por se, ku?! Nuk e di dot dhe kurrė! Atėherė, edhe emri mė shqetėson! Sepse, e kam friken se edhe vet do ta harroj, dhe kėshtu do tė mė pėrzihen dhe ngatėrrohen defterėt edhe ashtu tė shkruar gjithmonė me gabime...! Sa pa lidhje, mu nė kėtė moment, nė kėtė shkrim mu fut si vrimė apo pikė e zezė, “Enciklopedia” e Maqedonisė! Si komentim i kėsaj, le tė jetė mendimi sipėr kėsaj fjalie...
    5.

    Tash, edhe diēka. Para do ditėsh, nė stinė vere, nė kryeqytet u dogj hoteli “Union”, i ndėrtuar kėtu e para tetėdhjetė e dy vitesh. Nuk dua, por as ju mos e komentoni as historinė, as rėndėsinė e vlerave arkitekturale, as peshėn e simbolizimit dhe tė identifikimit tė vlerave urbanistike. Le tė shpresohet pėr riparimin tonė, mė falni, pėr riparimin e kėtij objekti. E di se lashtėsia e forcon tė sotmen por edhe tė nesėrmen.
    Edhe pak dhe fund. Njė mik imi, duke kaluar pėrbri lumit, i cili e pėrshkon me krenari qytetin, mė pėrshėndeti dhe si nė shaka mė tha:
    -E sheh atje poshtė, nė shtratin e lumit si e kanė hedhur njė pako me lėngje me mbishkrimin e firmės “Tango”?! Nė paqetat e kėtyre lėngjeve mund tė gjenden fitime-dhurata nga mė tė thjeshtat e deri tek vetura...
    Dikush nė kalim e dėgjoi kėtė bisedė tonėn dhe saora zbriti nė lumė. E hapi pakon me shpresė se do t’i buzėqeshė fati. Por, vetėm sa e ndoti edhe mė shumė lumin duke i shkapėrderdhur paqetat e “Tangos”. Do koment kjo pėr shpėrblimet dhe ndotjen. Tė dyja t’i fusim nė pakon e ndėrgjegjes!
    Dua tė them se e kuptoj rrjedhėn e lumit, por tė jetės, jo si tė lumit... E, Ju... nuk e di...!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Pershendetje per temen, qe te gjithe ne shume e dojme, por qe te gjitheve na mungon.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    poooooooo, ekziston, filozofikisht dhe realisht.
    arsyeja e vetme pse njerezit nuk gjejne lumturi eshte sepse shohin per "lumturine" e gabuar,

    pertoj te hyj ne thellesi per te argumentuar ate qe them,
    po ne nje pak fjale:
    lumturi = veterealizim, evulim i vazhdueshem, te gjesh vendin qe te takon ne univers dhe te kryesh funksionin tend per tu bere pjese e se gjithes.

    lumturia e vertete eshte te ndjekesh vazhdimisht lumturine duke i'u afruar por pa e arritur kurre ate.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    A egziston lumturia filozofikisht?
    Nder temat e lendes se filozofise eshte: Lumturia. Dhe Lumturine ne shkolle e kemi trajtuar te lidhur me konceptin e kohes, perderisa filozofikisht e tashmja nuk e gziston, atehere dhe lumturia e tashme nuk egziston, ajo eshte vetem nje impuls nervor ne kohen e kaluar, i futur ne kujtesen tone, ose pritja e lumturise ne te ardhmen ( expectations).
    Per ata qe cuditen qe e tashmja nuk egziston, po shtoj arsyetimin filozofik, se sa themi " e tashme" ka kaluar nje ose dy sekonda, pra ajo e tashme u be e kaluar, dhe po i njejti arsyetim behet dhe per lumturine, madje e tashmja kalon aq shpejt, saqe nuk kemi kohe ta perceptojme lumturine ashtu sic duhet, ndaj ajo gjithnje mbetet nje kujtim ne te shkuaren dhe ne na duket sikur lumturia nuk arrihet kurre.
    Si perfundim "lumturia" si koncept filozofik nuk arrihet kurre, lumturi absolute, si perkufizim nuk ka. A jeni dakort?

    Ps.Vrajeni ca trurin lol,vetem pergjigje filozofike,pa e lagu se lagu:D no chit chat pliiz.
    Lumturia eshte nje sensacion,ndersa e tashmja eshte nje nocion.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2009
    Postime
    2
    Lumturia eshte nje rruge qe nuk ka stacion ulesh diku me afer ose shkon diku me larg se te tjeret, e percakton ne terma qe rralle zgjasin per nje kohe te gjate. Ajo qe me ben mua te lumtur dike mund te beje te vuaj, a ekziston?????? ne terma abstrakt po, ne fiziologjine e njeriut ekziston si stimul i brendshem i reaksioneve te ndryshme qe shfaqen ne sjelljen e njeriut.

  18. #18
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    eh lol eshte teper e rende,per te gjithe.... time is timeless....dmth,me thuaj mua ti momentin preciz,ku mbaron e shkuara,ku fillon e tashmja,ku mbaron e tashmja dhe ku fillon e ardhmja! e ben dot....ne e ndajme kohen ne sekonda,minuta,dhe ore ne menyre abuzive,koha ne te vertete nuk mund te ndahet.

    tajm iz illuzhen,dhe se bashku me te dhe lumturia,nje iluzion puro.
    Lumturia eshte nje perbindesh qe e merr qe te vogel dhe e ushqen , e rrit me duart e tua , por ngaqe permasat e saj jane te medha dhe te pakufizueshme , vjen koha qe nuk e kontrollon dot ...so, it bites you back , if you can't controll it any more !

    Lumturia ?! - Yes ,it does exist ! It is The Time that can't resist !
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Nuk ka filozofi per nte qene i lumtur,se lumturia eshte si me syzet,e ke ne maje te hundes e nuk e sheh.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  20. #20
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Kinney Lexo Postimin
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.
    Ku e keni degjuar kete ore..?
    Kjo eshte vetevrasje, praktikisht.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •