Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 21 prej 21
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Lidhur me te tashmen kam pershtypjen se eshte e vetmja qe ekziston. Ne jetojme ne te tashmen pra castin dhe nuk jetojme dot as te shkuaren edhe as te ardhmen. Nese ky cast nuk do ekzistonte nuk do kishte te tashme dhe nuk do kishte kuptim te flisje as per te shkuaren dhe as per te ardhmen nderkohe qe eshte pikerisht ky cast qe i ndan dhe i jep kuptim. Me pak fjale e tashmja eshte treguesi i shigjetes ne boshtin e kohes qe eshte gjithmone ne levizje nderkohe qe "e shkuar" quhen vlerat qe kjo shigjete ka kaluar dhe "e ardhme" ato vlera qe kjo shigjete pret te kaloje.
    > Ndersa per lumturine mund te them qe Lumturia e vertete ekziston dhe eshte e vetme pamvarsisht se disa e ngatarrojne me gezimin dhe pamvarsisht se ajo ka disa shkalle dhe duket sikur ka disa lumturi.
    > Te flasesh per lumturine pa sqaruar qe kemi nje trup dhe nje shpirt eshte sikur te flasesh per naften pa permendur makinen. Njerezit jane qenie me trup dhe shpirt ku trupi e ka jeten jo nga vetvetja por nga shpirti. Nderkohe qe shpirti ka atributin qe mundeson jeten e trupit, ai vete eshte i perjetshem. Shpirti eshte superior ne kete lidhje ndersa trupi eshte inferior.
    > E bera kete hyrje per te sqaruar sa me mire lumturine. Tani sic ka trupi nevoje per ushqimin e tij ashtu edhe shpirti ka nevoje per ushqimin e tij. Por nderkohe qe njeri ushqehet me ushqimin e tij, tjetrit nuk mund te ushqehet. Shpesh na ndodh ti japim perparesi trupit dhe shpirti te rrije pa ngrene per kohe shume te gjate sa bie ne nje gjendje gati i vdekur. Tani lumturia eshte casti kur shpirti ka gjetur ushqimin e tij te vertete dhe jo thjeshte disa sensacione romantike, melankolike apo gezime per arritjet te cfaredo lloji.
    > Lumturia eshte momenti kur shpirti ka gjetur ate cka kerkon prej natyres se tij, gjera te larta dhe te perjetshme sic ka natyren ai. Lumturia eshte momenti kur shpirti ka gjetur te "Verteten" mbi vetveten dhe mbi gjithcka. Lumturia eshte momenti kur shpirti eshte ne "drite" dhe sheh qarte rrugen perpara. Lumturia eshte momenti kur shpirti nuk shqetesohet per asgje tjeter vecse te kete brenda tij "dashuri" per kedo dhe gjithcka. Lumturi eshte momenti kur shpirti clirohet nga prangat e botes dhe fluturon i lire. Dhe ky moment nuk eshte e thene te jete vetem nje cast por nje periudhe kohe madje edhe e gjate.
    > Per lumturine kane shkruar shume por shume pak kane folur nderkohe qe ishin te lumtur. Ata pak qe ishin te lumtur dhe flisnin per te nuk kuptoheshin nga te tjeret sepse fjalet e tyre nuk arrinin te pershkruanin plotesisht situaten dhe fjalet e tyre nuk kishin kuptim per ata qe i degjonin, dhe kjo vazhdon te ndodh akoma.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 04-03-2011 mė 20:07
    La verita' ti rendera' libero!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •