Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 170
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Gogel m'u be qeshja !


    Gogel m'u be qeshja !


    Gogel m'u be qeshja, kur e mbuloi loti,

    Kornizes mendje , iu be pus me kohen .

    Saldonte pa pushuar mbi buzet e njoma ,

    Kristale loti , per dashurite e humbura .

    Gogel m'u be qeshja , m'u mbeshtoll rreth fytit ,

    Eternizoi brengen , ne kujtim te ndarjes .




    "Poezi e marrė nga libri i 6-tė "Simbioza e yjeve"

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (13-05-2016),benseven11 (07-12-2014)

  3. #162
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Mes dy shkėmbinjėsh

    Mes dy shkėmbinjėsh


    Mes dy shkėmbinjėsh deti luan me dalgėt...,

    Ti qesh buzė shkėmbi , si sirenė qėndron aty ,

    S'tė tremb dallga qė shkumon e vjen anės ,

    S'tė tremb as deti , me vėshtrimin sy-etur.

    Ti qesh buzė shkėmbi ...,kaltėrsisė t'i zbutėsh egėrinė...,



    "Poezi e marrė nga libri i 6-tė "Simbioza e yjeve"

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (13-05-2016),benseven11 (07-12-2014)

  5. #163
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Nata e uritur !

    Nata e uritur !


    U ngrit nata me sy tė uritur..., ...,

    Shkrepėtiu qielli , ia trembi gjumin ,

    Tek i lagte radhė qerpikėt e nxirosur ,

    U ēua mėngjesi , ra tėrė pakėnaqėsi-nata !





    "Poezi e marrė nga libri i 6-tė "Simbioza e yjeve"

  6. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (13-05-2016),benseven11 (07-12-2014)

  7. #164
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Del nė dritė libri i 15-tė ,bashkėautorė i Brunilda S.BOCOVA & Andreas M.Krateli !

    Parathėnia e librit poetik ( bashkėautorė ) - "Vjeshtė pėrtej marsit" , shkruar nga poeti & romancieri , z. Xhemal Gora !

    "VJESHTE PERTEJ MARSIT"

    Nė kėtė fillimshekulli me shumė pėrplasje rrymash dhe mentalitetesh letrare tė shkrimtarėve dhe poetėve tė rinj, kur kemi dy dekada qė jemi njohur me letėrsinė dhe poezinė botėrore tė plotė, midis zėrave tė rinj e pikantė del nė horizont me shumė shkėlqim pėrmbledhja e bashkėautorėve ; Andreas M. Krateli dhe Brunilda S. Boēova nėn titullin : “Vjeshtė pėrtej marsit” !
    Kjo pėrmbledhje pėrmban njėqind poezi, pesėdhjetė pėr secilin autor dhe ėshtė njė bashkim jo rastėsor, pasi tė dy kanė mjaft tipare tė pėrbashkėta tė dukurive kryesore artistike, sa qė po tė mos i njihnim emrat, mund tė mendonim, se ėshtė prodhim i tė njėjtit autor. Duket sikur njė nga autorėt e kėsaj pėrmbledhje, z.Krateli e ka shprehur metaforikisht nė njė nga poezitė e tij me titull;"Koincidencė" " ; -Tė gjeta nė njė strehė melankolie tė lodhur.../ si rrėkezė uji nė humbėtirė.../ hamendja mė tėrhoqi zbrazdėsisė.../ me fjalė e gjeste tė palidhura, tė rrefeva vetminė time..."
    Dhimbjemalli ėshtė vėrtetė njė tipar i pėrbashkėt, qė pėrshkon tejmbanė poezitė e tė dy bashkėautorėve, por mendoj se pėrveē kėsaj ka edhe tipare tė tjera kryesore qė janė tė pėrafėrta dhe ngjasojnė.Ata perdorin tė njėjtin stil tė tė shkruarit tė vargut tė lirė, por ajo qė i ngjason mė shumė me njeri-tjetrin ėshtė pėrdorimi i figurės dhe talenti pėr tė shprehur bukur ndjenjėn.Mendoj se letėrsia e nė veēanti poezia, ecėn ēdo ditė me shpejtėsi, duke kaluar nė gjetje formash e shprehjesh me kombinime mjeshtėrore figurative, pėrmes tė cilave ndjenja jepet sa mė e gjallė, sa mė e fuqishme, sa mė tunduese, deri tronditėse, ku pa kuptuar bėhet pjesė e pėrjetimeve tė lexuesit. Pikėrisht kjo ėshtė e veēanta e kėsaj pėrmbledhjeje, pasi te tė dy kėta autorė tipari dallues ėshtė pėrdorimi i figurshėm i fjalės. Jo vetėm pėrvoja e gjatė e poetrimit,por edhe tendenca e kursimit tė fjalėve nė edukatėn e tė shprehurit tė gjendjes shpirtėrore dhe fenomeneve, i jep forcė shpėrthyese ndjenjės. Kjo mėnyrė tė tė shprehuri nuk ėshtė rastėsore, pasi na e pohon vetė dhe bashkėautorja e librit, zj.Boēova ,nė njė nga poezitė e saj me titull "Ia mora shpirtin poezisė" : "Ne furkėn e drunjtė e torra vargun e ngjeshur..,./nė heshtje duarsh ia hoqa fijet e kėputura...,/ kuptimi lidhej drugėzės sė plakur...,/ mbyturazi ia nxora shpirtin poezisė!"
    Ky vėllim ėshtė lirik me dualizmin njeri-botė, (fenomene tė natyrės), botė-njeri. Kjo mardhėnie pėrshkon gjithė vėllimin, por nė veēanti e hasim nė njė nga poezitė e poetit Andreas Krateli me titull ,"Nė s'mė keni njohur" : "Jam ky qė jam, /Jam ky qė jam! / shi i rrėmbyer nė njė mesditė tė qetė marsi..,./ Trill i shqetėsuar prilli...,/kopėsht i lulėzuar kujtimesh..,/ pranverė sublime mbi mermerin e ftohtė tė zemrės...,"! Identifikimi nė mardhėnie me natyrėn, si pjesė pėrbėrėse tė saj, i jep dhe tė drejtėn, qė pjesė tė saj tė veprojnė dhe ndjejnė si vetė njeriu, ku nėpėr to marrin jetė, ndjenjat nė gjendje tė ndryshme pėrjetimi. Mė poshtė po nė kėtė poezi: " njė copė deti veshur, grisur e arnuar me valė/ verė ēapkėne flokėkrehur nga shiroka finoke e gushtit/ njė re kryeneēe mbi vetullat e ngrysura tė shtatorit/ njė urim- dhuratė mbi yllin e ndriēėm tė krishtlindjeve." ! Njė monolog i metaforizuar, ku emocionet shtrihen nėpėr situata te ndryshme, duke na dhėnė reflekse tė ndjeshme figurative, sa duke i bėrė tonat, tė trishtohemi, apo ngazėllehemi sipas ngarkesave emocionale.Po kėshtu tek poezia: "Hiri" : " Vesha mantelin e kaltėr tė fantazisė/ dola tė shėtis nėpėr sinoret e erėrave tė hėnės/ dėgjoja meloditė e natės...nga thellėsitė e kohėrave/ fjalėt e arta tė nėnės sime tė mjerė.../ njė puhizė e lehtė i mori me vete/ pafundėsisė sė mistershme/ duke lėnė pas hirin e ftohtė tė harresės!" . Me inteligjencėn e arsyes poeti shkon pėrtej kohėsh me figurat duke kaluar aq lehtėsisht. Nė kėtė mėnyrė ai i jep pafundėsi dimensionesh, ndjenjave. Tipike ėshtė poezia:"Dashuri dhe diell" " Ti je ngazėllimi i tokės, pragu i dritės/ Unė njė livadh i rebeluar/ me gjelbėrimin e njė rinie tė harlisur/ duke thithur diellin mbi fytyrėn tėnde/ dhe tė pėshpėris me gjuhėn e lashtė tė amforave..." Pa mohuar bukurinė e poezive tradicionale, poezia moderne s’ka kufizime, ndjenjat lodrojnė figurave letrare pa njohur tė pamundur, nė formė, kohė, hapėsirė, tek ky autor mjeshtėria e lartė artistike na jep mundėsi qė tė ndjejmė ēdo vibrim tė ndjenjės me tė gjitha ngjyrat e saj dhe brenda tė njėjtės poezi.
    Kėtė e shikojmė qartė tek poezia: "Entuziazėm" : U veshėm syve njė kaltėrsi/ Natėn me projektorėt e shpresės e qėndisėm/ me bindje force e besimi u ngarkuam/ e vramė plogeshtinė/ heshtjen tonė dallgėve e dėbuam/ shtruam sofrėn e festės/ me dy breshėri tė urojmė triumfin!" Vizioni i kėtij poeti ėshtė i gjerė, i thellė. Dhembja e dashurisė ndihet edhe nga njė shikim qė e jep si njė njohje tė pamjaftueshme e qė ngelet i pafundėm, si tek poezia :"Ti njė udhėtim i pafundėm" : Tė njoha pak/nga njė fotograqfi e jotja...nė syte e mi / u takuan njė ēast/ kėshtu hyre ti nė mendimin tim/ udhėtim i tėrė, i lagėsht,i lodhshėm, i papėrfunduar..." e deri tek humbjet e mėdha, aq tronditėse, qė edhe pas shumė e shumė vitesh ngelen ,brenga lakuriqe, tė freskėta edhe kur gjithshka ėshtė shuar. Kujtesa e saj, hije, qė si ndahet deteve edhe nė pambarim, malli i shpėrndan hirin e saj, (poezia "Prezenca jote) ! Andreas Krateli nė kėtė vėllim bashkėautorėsh, me talentin e tij nė poezinė moderne, vjen si njė flakė e ndritėshme, ku nga poezia nė poezi ndihet malldhimbja, si njė qėnie qė hyn nė shpirtin e lexuesit dhe dhemb, herė butėsisht e herė rrebeluar.
    Njė zė tepėr i fuqishėm nė poezinė moderne shqipe ėshtė edhe bashkėautorja e kėtij vėllimi poetja , Brunilda Boēova, e cila tashmė ėshtė e njohur nga lexuesi, prej botimeve tė bollshme tė saj, tė mirėnjohur edhe pėrtej kufijėve tė Shqipėrisė.Stili i saj ėshtė tepėr i vaēantė pėrsa i pėrket kursimit tė fjalės dhe karakterizohet nga mbingjeshja e figurėmendimit deri nė pamundėsi. Poezitė e saj, zakonisht janė nė katėr ose pesė vargje, por ēdo varg shprehet me njė (ose edhe me mė shumė) figurė letrare, ose ėshtė i figurshėm,(personifikim). Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė nga tė rrallat poete, qė ka krijuar kėtė portret shpėrthyes, tė pangjashėm me tjetėr .
    Poezitė e saj, me stilin e vaēantė,tė sjellin njė freski (freski e metaforizuar), ku ndihesh nėn njė uri tė pafundme, qė sa mė tepėr t’a lexosh, aq mė shumė e kėrkon. Vargu i saj i beftė tė pėrplas ndjenjėn pa mbulesė, me ngarkesė emocionale tė virgjėr, (qė rrallė del tej vargut) e nė aq pak vargje edhe pse tė vaēantė, janė nė harmoni e plotėsojnė pėrmbyllshėm tė tėrėn. Nė mes tyre, mendimndjenja lėvrin e gjallė, e plotė,(nė boshllėk, nė fjali tė pashkruara), ku ndjenja ndihet po aq tunduese. Tipar tjetėr dallues te kjo autore (nė shumicėn e poezive tė saj), ėshtė mėnyra e pėrdorimit tė figurės (metaforės, personifikimit...) Ajo vetėlargohet nga autorėsia e tė treguarit, duke folur si njė person ēfarėdo, qė flet pėr persona tė tretė. Lexuesit i duket sikur e shikon ngjarjen, e ndjen mė tė gjallė duke mos u identifikuar autori, lexuesi e ndjen veten si, “bashkėpronarė”. Le ta shikojmė tek poezia :"Lakuriqėsi e mėngjesit": " Zhveshur u shfaq mėngjesi, tė lahej thellėsive.../ ". Kujt ju shfaq ky mėngjes? Poetes? Ajo e fsheh veten ,(nuk thotė mua mu shfaq...) , pra mu shfaq...mua, ty...atij...qė e lexon. Pra lexuesi afrohet me veprimin, sikur e shikon vetė...natyrisht dhe ndjenja ėshtė mė e fortė! " Nė brinjė tė rrezes thante shpatullat e natės/ humbiste nėpėr mjegull, si vesa nė kėrcell tė lules/ lakuriqėsisė ia trembėn orėt e para tė ditės/ malit i ra pas tė futej nė tėndėn e diellit!" Autorja shmanget qėllimisht pėr tė na lėnė nėn trysninė e tė papriturave, tė gjithė kėsaj tabloje vetėm nė pesė vargje. Po kėshtu tek poezia: "Nė buzė tė mbrėmjes", do tė shikojmė se veprimet qė kryhen nė natyrė, sikur vetėdeklarohen pėrpara lexuesit, nuk ka autor qe i tregon! Pėr tė nuk ka rendėsi koha, e tashme apo e shkuar, por gjithmonė nė te kryeren ; " La hijen lulja nė buzė tė mbrėmjes,/bregdeti e treti aromėn nėpėr valė,/ kėputur sythe e gjethe nė sfond tė diellit,/ gjurmė perėndimit u ndeh vesa e natės,/ agimit krahėt ngriti tė strehohej rrezeve!" Kjo autore ėshtė njė burim i pashtershėm formash tė pėrdorimit tė fjalėve tė figurėshme dhe sikur loz me yjtė, hėnėn, diellin, detin, lulet…, botėn qė e rrethon. Gjithshka prek ndjenja e saj, sikur u jep frymė, i ngjall nėpėr figura nė funksion tė ndjenjės (herė tė ndjenjave tė saj dhe herė tė dikujt pa emėr, tė papėrcaktuar, tė gjithkujt qė e lexon)…, por gjithmonė aq tė fuqishme dhe aq befasuese.
    Shpesh autorja duket sikur nuk mban qėndrim ndaj ngjarjeve, veprimeve, fenomeneve.Ajo tė lė nėn trysninė e figurave ku regėtin ndjenja, duke tė pėrshkuar shpirtin. Kėshtu tek poezia: "Kėmbėt e thyera tė lotit", shikojmė dhe ndjejmė njė tablo ku pėrpara nesh jep shfaqje natyra; " ju morėn kėmbėt e thyera erės..., e s’u ēua loti,/ ashpėrsia qė sillej rrotull ia ropi brishtėsinė,/ ngjishej nė lastar tė dallgės, si syth i pafajėshėm/ kėmbė s'pati mė tė ngrihej, prej humnerės sė enjtur,/ njė brez dallge e sillte vėrdallė t'i hiqte ah-et!"
    Nuk e ke aspak tė vėshtirė pėr tė zbėrthyer kuptimet e figurshme tė kėsaj autoreje edhe pse nė njė varg aq tė shtrydhur gelon njė jetė e tėrė...e diku gjendet nė ēdo varg fjala qė kullon dhimbje, njė malldhimbje nė dukje jashtė dėshirės dhe mundėsive tė autores.
    Malldhimbje qė e pėrshkon tėrė poezinė e kėtij talenti, jo te zakonshėm, ku nėpėr figura merr njė forcė tė madhe, ku tendenca e mungesės sė dashurisė hap plagė te pashėrueshme, temė kjo sa njerėzore dhe edukative. Edhe nė pėrshkrimin e drejtėpėrdrejtė tė ndjenjave tė saj, ajo ėshtė tepėr e kursyer. Ajo nuk pėrdor fare lidhėza dhe kjo nuk ia humbet vlerat vargut, perkundrazi shton forcėn emocionuese te ndjenjės. Ajo flet vetėm me figura, (sikur i mungojnė fjalėt e zakonshme) ..,le ta shikojmė nė poezinė me titull: " Nėnshkrime vėshtrimesh" …" Nė tė zbardhur dita, /heshtur endem rrugėve tė qytetit mik/ me dhimbje kafshuar nė kockė,/ me lot lidhur nė brinjė..., /e lėnė eci..., rrugėve tė gurta pėrkundur nga orėt e fatit/ dhe fryma qė helmon gjer nė kockė vėshtrimet e dikurshme,/ kthen mes nesh fletėn e zezė tė nėnshkrimit tė fundmirėsisė." ! Poetja nuk i vė fajin askujt , nuk akuzon "orėt e fatit" as "frymėn helmuese"! E ky ėshtė nje tipar tjetėr dallues i njė shpirti tė madh, human dhe i kulturės sė gjerė tė saj, qė me siguri studiuesit do ta kenė kėtė qėllim, kur tė studiojnė nė tėrėsi veprėn letrare tė kėsaj autoreje.Ajo vazhdon tė derdhė atė malldhimbje pėrvėluese, qė sigurisht ėshtė vetėm njė pjesė e asaj qė mban nė shpirt, por malldhimbjet e mėdha dalin gjithmone veēse nga portat e dashurive te mėdha. Pikėrisht nga kjo shumė lexues e Lidhje Poetėsh , prej tė cilėve ėshtė nderuar edhe me diplomė e kanė quajtur si "Safo tė kohės sonė" !
    Vėllimi poetik, " Vjeshtė pėrtej marsit", ndofta mund tė ndiejė mungesėn e ndonjė teme, qė kėtyre dy talenteve tė mirėfilltė nuk duhet t’ju mungojė, por kjo mund tė vijė nga mosha e re, ose edhe nga preferencat e autorėve. Kėta bashkėautorė shtrijnė talentet e tyre nė kėtė vėllim, duke u afirmuar si mjeshtėr tė fjalės artistike nė lėvrimin e poezisė moderne me njė mvehtėsi ,karakterizuar nga figuracioni i pasur dhe i tejngjeshur, qė i jep lirizėm dhe forcė ndjenjės, si dhe si njohės e perdorues tė njė leksiku tė pasur, i cili i shton koloritin e veēantė kėtij vėllimi! Nė kėtė vėllim ndihet malldhimbja, qė digjet zjarrprushit dhe rindez kujtimflakėve malldashurinė dhe tė vetė lexusit tė ēdo moshe dhe nė ēdo kohė!



    Boston mė; 10 mars 2012
    Poeti & romancieri; Xhemal Gora
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 10-06-2012 mė 09:42

  8. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (26-09-2014),benseven11 (07-12-2014)

  9. #165
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Kjo eshte kopertina e librit poetik, bashkeuatore: -"Vjeshte pertej marsit" !

    Kopertina e librit tė ri , poetik nėn titullin : "Vjeshtė pėrtej marsit" !

    Libri ėshtė njė bashkėpunim poetik dhe pėrmban 100-poezi , pra 50-poezi pėr secilin autorė dhe doli nga botimi nė qershor tė vitit 2012 !!!

    Redaktor: Xhemal Gora
    Konsulent letrar: Nebih Bunjaku
    Korrektor: Albert R. Abazi
    Arti grafik: Andreas M.Krateli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 10-06-2012 mė 11:36

  10. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (26-09-2014),benseven11 (07-12-2014)

  11. #166
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    S’e fshive njėherė....,....,

    S’e fshive njėherė....,....,


    Trėndafila maji, thyer nė brinjė tė vėshtrimit tim...,

    Ngrihet e bie loti qė s’e fshive njėherė...,
    njėherė s’e pe...,

    Tani dhe koha ėshtė me mua nė pėrthyerje tė heshtjes,

    Ngatėrruar marrin erėra resh nė kaltėrsitė e vrara tė
    shpirtit,
    Shtypur humbet netėve...,netėve ku shkrin malli,

    ....,dhe dora qė dridhet kėput petalet e virgjėra tė majit,

    Varur si njė gozhdė e ndryshkur nė derė tė kohės,

    Harrohet me dhembjen e kėputur, dashuria e shpirtit
    njeri !



    "Poezi e marrė nga libri i 14-tė "Pėrmbledhje Poetike -I-"

  12. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (02-04-2016),benseven11 (07-12-2014)

  13. #167
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Nė tė thėnėn e dy malleve

    Nė tė thėnėn e dy malleve


    E shtrydhur nė sy tė mendimit marr fjalėn pėrdore,

    E dita humbet nė shikimet fallco tė hėnės...,

    Kėputur nė cepa yjesh, ngatėrrohen tė hidhurat lot,

    Zhveshur nga mėritė e klithmave tė mėngjesit harraq.

    Nis tjetėr ditė nė humbėtirė tė tė qėnit nė kėtė jetė,

    Nis tjetėr jetė nė zbrastėsinė e tė thyerit respekt...,

    As ti e as unė s’jemi, s’kemi qenė, a s’do tė jemi kurrė,

    Nė tė thėnėn e dy malleve :
    Dashuri me Shikim tė Parė !




    "Poezi e marrė nga libri i 14-tė "Pėrmbledhje Poetike -I-"

  14. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (02-04-2016),benseven11 (07-12-2014)

  15. #168
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Pėr: Ne kete faqe jane 3-kopertinat e librave te mi !

    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin
    1-Si t'a shkruaj psheretimen (poezi)

    2-Ujevara e endrres (poezi e proze)

    3-Disqet nisin te flasin (poema)
    Bruna poezi te bukura dhe te pergezoj dhe suksese te me tutjeshme ne shkrimin e poezive dhe krijimtarise suaj letrare

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Hotlani pėr postimin:

    brunilda_it (14-08-2021)

  17. #169
    i/e regjistruar Maska e Andreida
    Anėtarėsuar
    01-04-2013
    Postime
    3

    Pėr: Kjo eshte kopertina e librit poetik, bashkeuatore: -"Vjeshte pertej marsit" !

    Kopertina e librit tė ri , poetik nėn titullin : "Vjeshtė pėrtej marsit" !

    Libri ėshtė njė bashkėpunim poetik dhe pėrmban 100-poezi , pra 50-poezi pėr secilin autorė
    dhe doli nga botimi nė qershor tė vitit 2012 !!!

    Redaktor: Xhemal Gora
    Konsulent letrar: Nebih Bunjaku
    Korrektor: Albert R. Abazi
    Arti grafik: Andreas M.Krateli

    Urime te dy poeteve . Nje kopertine terheqese libri juaj , dhe i vecante ne kete titull "Vjeshte pertej marsi" ! Urime dhe suksese per poezine qe keni dhe shpirtin e pasur artistik ! Ju pershendes Brunilda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Andreida : 08-04-2013 mė 15:57

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Andreida pėr postimin:

    brunilda_it (18-10-2018)

  19. #170
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Gogel m'u be qeshja !

    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin

    Gogel m'u be qeshja !


    Gogel m'u be qeshja, kur e mbuloi loti,

    Kornizes mendje , iu be pus me kohen .

    Saldonte pa pushuar mbi buzet e njoma ,

    Kristale loti , per dashurite e humbura .

    Gogel m'u be qeshja , m'u mbeshtoll rreth fytit ,

    Eternizoi brengen , ne kujtim te ndarjes .




    "Poezi e marrė nga libri i 6-tė "Simbioza e yjeve"
    Super cool staff........
    Poezi brilante
    Talenti eksepsional
    Imagjinate e jashtezakonshme
    Bravo Brunilda.Sikur te isha ne ndonje juri per letersine/poezine do te jepja
    kuroren e arte ose penen e arte me ceremoni.Bravo.
    Po pate kohe na i listo nje cike ato librat e tua poezi se do i blej te gjitha.
    Shume faleminderit per postimet e ketyre poezive super mrekulli.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  20. 2 antarėt mė poshtė falenderuan benseven11 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (02-04-2016),brunilda_it (14-08-2021)

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •