Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 170
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Dhembja qe qesh !

    Dhembja qe qesh !


    Dhe dhembja nis te qesh me trupin e saj

    Cfilitet brenda vetes shpirti, si hardhia pemeve,

    Ngaterron fytyren me shembellesen ne ujte e kthjellet.

    Derdh pa u lodhur dhembje mbi dhembje...,

    Harron..., e qesh kur mbyt ah-et e fundit !




    Poezi marre nga libri i 7-te ''Simbioza e Yjeve'' !

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Pertyp dite prilli !

    Pertyp dite prilli !

    Ne gjume te nates shiu kepuste gjurme yjesh,

    Lare ne trupeza loti, ngrihej prej shtratit dhembja ,

    Ne oret e para te agimit pershendetej ne heshtje ,

    Shkonte e harrohej , s'i kthehej me qetesise se mpire.

    Shtrenguar nga hija-dhembje, pertypte dite prilli...,



    Poezi marre nga libri i 9-te "Ne gjunje te mallit" !

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  5. #43
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Dashuria !

    Dashuria !


    Dashuria eshte marrezia e pare,

    Gdhendet pas jetes nga dy te panjohur,

    Me lotet e dhembjes qe kristalizojne,

    vete emrin dashuri !

    Formojne nje det pa fund e ane,

    Formojne dashurine si nje kurore mbi dallge !



    Poezi marre nga libri i 2-te "Ujevara e Endrres"

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  7. #44
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin
    Dashuria !


    Dashuria eshte marrezia e pare,

    Gdhendet pas jetes nga dy te panjohur,

    Me lotet e dhembjes qe kristalizojne,

    vete emrin dashuri !

    Formojne nje det pa fund e ane,

    Formojne dashurine si nje kurore mbi dallge !



    Poezi marre nga libri i 2-te "Ujevara e Endrres"

    Te lutem sa me shume poezi apo tercina (si i quan ti) te tilla!Bool me me ''vaje''!Jeta eshte e bukur dhe ata qe jane gjalle duhet ta gezojne ate ,sepse nuk ju jepet me shansi.
    Talenti juaj mbetet rrezatues si gjithmone.Nuk e di se cfare ilaci cudiberes gjej ne poezit e tua,sepse ato vertete te sherojne shpirtin.
    Une si admirues i poezise se bukur, ne pergjithesi i lexoj edhe poezite e krijuara nga forumistet e tjere.Pervec poeteve te afirmuar ka edhe disa pena forumistesh qe kane vlera te cilat spikasin.Aty ketu lexoj edhe bejte, si ato qe kendohen ne kenget popullore aneekend Shqiperise,apo qe degjohen edhe neper dasmat tona.Keto lloj krijimesh nuk te japin satisfaksion,sepse te duken gjera te degjuara e te sterdegjuara.Krijimet e tua jane te bukura e te freskta,tamam si nje lule prilli sperkatur nga vesa e mengjesit!Te lumte Bruna!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  8. #45
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Paralelizem

    PARALELIZEM


    Kam jetuar,

    Jetoj

    ..., dhe dua te vdes,

    Aty ku fjala, thyen gurin ne mes.

    Aty ku shuhen te paret yje,

    Mes detit e qiellit,

    Ku ngelen madheshtore.

    Kam jetuar mes botes se pafat,

    Mes intrigave dhe pabesive,

    Jetoj mes njerezish me dy fytyra,

    ..., e si pa dashur humbas mes tyre.

    ....e te vdes dua mes kraheve ,

    Te ngrohte te dashurise se pare !





    Poezi marre nga libri i 2-te "Ujevara e Endrres"

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  10. #46
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    U ēua vesa prej gjumi.....

    [SIZE="3"] U ēua vesa prej gjumi [/SIZE]



    *** *** ***

    M’u lodh dora, tek qeshte bukur fletės vargje,

    M’u lodh dora, harroi tė bėnte kryq pėr veten,

    M’u lodh dora, tek tallej keq me shpirtin smirra!?


    *** *** ***

    U ēua vesa nga gjumi i mėngjestė,

    Majė malit u ngjit tė shpinte trupin.

    Prej rrezeve u tremb, ra nė gjumė tė thellė.


    *** *** ***

    Hapit endja vetminė qė sillte ēasti i verbėr ,

    Qeshja me qėnien njeri, forcėrisht dridhja zėrin,

    Tė mbaja vajtimin e heshtjes grykė-zgjidhur.


    *** *** ***

    Dalim rrugėve tė panumėrta, vehten numėrojmė pa vetėdije

    Ngatėrrohemi aty, gropave rrėzohemi e gurėve thyejmė autoritet,

    Zhgėnjehemi prej jetės, kur mes nesh fut duart faji .





    Shkeputur nga libri i 12-te, "Metafore mbi vale" _ (300-tercina)

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  12. #47
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Bota ngjyre gri !

    Bota ngjyre gri !



    Horizont gri...,

    Gjithe bota kredhur aty,

    Freskine,

    E derdha diku...,

    Diku , ku fjala dashuri kishte kuptim,

    Diku , ku emri yt kishte zene vend,

    Ne shpirtin tim...,

    Diku...,

    Dikur...,

    Horizont gri,

    Fytyra gri,

    Dashuri gri,

    Bote e shperfytyruar .




    Poezi marre nga libri i 2-te "Ujevara e Endrres"

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  14. #48
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Jam mbyllur....,

    Jam mbyllur....,


    Jam mbyllur qe dje ,

    Me vehten u grinda keq ,

    Ngrita murin mes per mes...!

    S'di kush ndodhet matane meje.

    Jam mbyllur qe dje ,

    Qetesine ua vodha yjeve ,

    Brenda meje e mbylla padrejtesisht ,

    Si muri qe ngriti hakmarrja ,

    Me i larti qe kisha pare ishte .

    Tutje, larg, ku tretej veshtrimi, s'gjendej skaji !




    Poezi marre nga libri i 5-te me bashkeautore poetin Albert R. ABAZI _ "Penet Krehin Dallget"

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  16. #49
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin
    PARALELIZEM


    Kam jetuar,

    Jetoj

    ..., dhe dua te vdes,

    Aty ku fjala, thyen gurin ne mes.

    Aty ku shuhen te paret yje,

    Mes detit e qiellit,

    Ku ngelen madheshtore.





    Poezi marre nga libri i 2-te "Ujevara e Endrres"

    Te lumte Bruna!Dikujt i kam lene nje amanet qe,nqse vdekja do me gjej larg Atdheut tim te dashur,te m'i cojne eshtrat te prehen ne Shqiperi,atje ku fjala,thyen gurin ne mes!.Keto dy vargje me nje simbolike te qarte kane goditur ne shenje,kane goditur fuqishem ne gjithe qenien time.Ju si nje mjeshtre e vertete e perdorimit te metafores dhe e gjinive te tjera te figuracionit letrar,cdo dite e me teper ja shton vlerat poezive tuaja,ibene ato jetesore e te dashura per ata qe jane te dashuruar pas kesaj magjie.
    Urime poetes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-02-2010 mė 01:12
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  17. #50
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Pafajesi e mbetur ne heshtje !

    Pafajesi e mbetur ne heshtje !!!


    Me jeten time luan nje dore

    E padukshme....,

    E hedh...,

    Andej-Kendej,

    Une mbetem e heshtur.

    Po pse perhere ?!?




    Poezi marre nga libri i 2-te "Ujevara e Endrres"

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  19. #51
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Nė shėnjestėr tė borxhit

    Nė shėnjestėr tė borxhit


    Mes rrufeve i krodha dredhitė e papėrtypshme,

    As dora, makinės sė shkrimit s’ecte, fjalėt kishin ngrirė,

    Para syve tė ēdo gėrme ankohej borxhi, perde e zezė,

    Larg gjėmonte nė gurėt e malit, “buka e fėmijėve”,

    Rėnė nė gojė tė mosbesimit, si loti mes shkretėtire...,




    Poezi marre nga libri i 13 -te ''Psheretima te gjunjezuara'' !

  20. #52
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Poezite tuaja jane te shkurtra,por mesazhi qe ato percojne nder ata qe dijne se c'eshte nje poezi me vlera,eshte shume i madh!
    Komplimente
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-02-2010 mė 21:04
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  21. #53
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    KOPERTINA E LIBRIT TE 13-te !

    KOPERTINA E LIBRIT TE 13-te !



    KJO eshte KOPERTINA e LIBRIT tim te 13-te "Psheretima te Gjunjezuara "

    qe ata qe dine te SILLEN MIRE E PATEN FSHIRE !!!!!

    LIBRI permban 120-poezi dhe doli nga botimi me 30-12.2009 !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  22. #54
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Puthje tė nxira

    Puthje tė nxira



    Shkolitem nė lėme zhukash tė mpita,

    Vret puthje, njė tra qė kėrcet vatrės memece,

    Muret s’bėjnė zė..., heshtin mbi flakė,

    Kur tymi merr faqet, tė rjepura nga bloza .




    Poezi marre nga libri i 13 -te ''Psheretima te gjunjezuara'' !

  23. #55
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Fėshfėrimave tė plepave...., ....,

    Fėshfėrimave tė plepave...., ....,


    * * * * * * * * *

    Feshferimave te plepave, zogjėve s’ua ndjeva zėrin,

    Aty gozhdoja veten tė mblidhja melodi, nė qetėsi,

    Gjethe plepi u bėra dhe unė, zogjėve u’a harrova cicėrimat!



    * * * * * * * * *

    U ndanė jetėt, rrugė pa rrugė nė hapėsirė,

    Harresės, kujtimi fshiu hapat e ditėve,

    U ndanė jetėt rrugėve, pengu i parė njollė jete!



    * * * * * * * * *

    Harrohemi ditės, tė mbysim natėn helaqe,

    Ngulim kėmbė, me inatin vihemi nė garė.

    Harrohemi ditė-natės, kur me vajtime shkon ora!



    * * * * * * * * *

    U zgjua loti i nėnės, mes qarjeve tė fėmijės,

    U tremb loti i nėnės, kur nė zemėr i mbeti kujtimi,

    U tremb loti i nėnės, kur shtratit humbi jeta






    Shkeputur nga libri i 12-te, "Metafore mbi vale" _ (300-tercina)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 20-02-2010 mė 11:20 Arsyeja: mungese vargu

  24. #56
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Amazona E Myzeqese Gjunjezon Lotin

    MENDIM rreth vėllimin poetik “Psherėtima tė gjunjėzuar” tė Brunilda Bocovės

    AMAZONA E MYZEQESE GJUNJEZON LOTIN

    Pas botimit tė dymbėdhjetė librave poetja e njohur Brunilda S.Bocova meriton vėmendjen e kritikės letrare.Amazona e Myzeqesė gjunjėzon lotin me lirikėn e saj tė dhembjes e shqetėsimit dhe shfaq nė vjershėrim njė harmoni tė thellėsisė dhe muzikalitetit, me njė ngarkesė sa shoqėrore, aq filozofike e psikologjike.Me njė epitet tė goditur metaforik “Psherėtima tė gjunjėzuara”, autorja pagėzon vėllimin e ri poetik si njė brengė e njė deti me stuhi dhe nėpėrmjet fjalės sė re, me figura gramatikore e sintaksore, me figura stilistike dhe artistike, vendos dhe ajo gurin e saj nė murin e qėndrueshėm tė Ndėrtesės Letrare Shqipe. Me njė shprehje tė shkurtėr e tė qartė, duke i pėrdorur me kursim mjetet artistike, pena e mendjes sė shpirti tė Bocovės buron krijim.Vėrej se ajo e zotėron lakonizmin e po sjell ndėrmend thėnien e Heraklitit :
    “Cdo gjė rrjedh”.Duke shfaqur botėn e saj : “Nga sytė e shpirtit u cua njė qiell i ri”, poetja vijon: “U fėrkua dielli nė kurriz tė malit/me shigjeta rrezesh ia cau trupin vesės./U shtrua horizontit, hapėsirės sė blertė,/hidhte mesazhet e para tė ditės fytyrė-cjerrė” dielli.Me figuracion tė ngjeshur, shfaq dėshirėn dhe ciltersinė emozionale qė Zoti i hapėsirės jep mesazhet e jetės, por dhemb marrėsi i mesazhit, dita akoma dhe sot e plagosur.Tjetėr poezi e shkurtėr, e bukur: “U var mjegulla mbrėmjes, nė fytyrė tė qiellit,/Yjet u strukėn nė furrikun e natės,/endur si varfanjake, nisi tė bridhte mjegulla,/Zbardhi hapėsirėn, deri nė agim…,…, U shkri prej rrezeve”. Mendimi artistik lėviz, vepron figurazioni i shėndetėshėm.Libri ka dhe disa lirika tė serta, por tė kėndėshme nė befasinė e gjetjeve tė guximshme dhe arritjen e njė vargu, si tė thuash autoritar nė kėtė pllajė letrare me gurė e borė. Mund tė vecoj poezitė ; “Manastiri i vesės”, “Heshtja”, “Loti i mallit”, “Mahive tė catisė”, “Nata kėrkon”, “Shtyp gjethe tė pafajėshme me lotin e gurtė”, “Rrjedhės sė marsit”, “Luante deti”, “Tė mbetesh njeri”, “Gjelbėrimet e ndukura” e “Forcė nė dritė tė lotit”. Shqetėsimin e ndėrgjegjshėm krijues, si mundėsi tė materies ekzistencialiste, poetja e ashpėr e lirikės moderne ka ditur ta japė nė vargje me gjuhėn e vendlindjes, tė trevės sė begatė tė Myzeqesė: “Jam dhe s’jam nė fletė libri tė zhubrosura,/si njė “rrotė qerreje” e shkulur nė gropa gurėsh…” Vargje tė njė poezie filozofike si “Largėsia ėshtė e fshehta e dashurisė” apo “Afėrsia nxit mė tepėr xhelozitė” rrit formatimin autoritar tė poetes nė punėn e saj ngulmuese tė vjershėrimit lirik serioz. Poezia ekzistencialiste : “Verbuar pėrtej vetmisė” nė katėr vargje : “Shkoj…, marr drejtim…, tė nisem…, pa njeri,/shkas trotuarve…, verbuar…, viteve,/shtypur…, durimi…, gėrryer…, eshtra kohė,/Ngrihem…, shoh larg…, pėrtej resė plakė”, autorja shpreh rrugėtimin e vendosur, pėr ti dhėnė kuptimin jetės, pėr tė vijuar njė qenie e arsyeshme, duke u ngritur me traumat, tragjiken jetėsore dhe ekzistenciale.Shqetėsimet e thella shpirtėrore, shthurja shoqėrore, deformimet e rėnda morale dhe etike mbizotėrojnė lėndėn e materies letrare Bocova, substancėn poetike tė saj. Bruna shkruan dhe shumė poezi pesimiste, qė mua s’mė pėlqejnė, se tė tkurrin idealin, vizionin dhe jetėn, sepse Bocova mund tė ujit me penėn e saj gjelbėrimin rinor dhe lulėzimin e energjisė njerėzore, por ky ėshtė fatkeqėsisht realiteti zymtėsisht tronditės. Edhe nė kėto poezi, qė unė pėrsėri nuk i dėshiroj, Bruna pėrsėri ka art. Po vecoj njė : “Jam pa ju nė frerėt e vdekjes…,/Jam njė lis i shtrembėr…, dimri…,/Kėpus genet nė gjerdan tė gjethes/Larg, pa ju jam dhe pėrtej jetės… .
    Ja kaq ėshtė poezia ! : “Unė dėshmimtare e errėsirės tretur si meteori jetim”!Lirika e saj ėshtė e ngarkuar me dhembje dhe nuk mund tė jetė tjetėr Bruna, nuk mund tė jetė poete po nuk shkroi pėr tė vetmen motėr qė i bėri Sifi me Vanthon, pėr atė gonxhe tė freskėt qė ia mori deti i zi i ’97-ės, pėr atė Albanė me “buzėqeshjen e syve-strehėz tė dytė nė thellėsitė e blujta, pėr atė Mars tė mbytur nė lotė nėnash. Thelbėsore ėshtė se: Poetja del mbi dhembjen, me varg gjelbėrimi : -edhe pse “duarve dridhej loti …, i dashurisė e pėrpėlitej nė hi, linte shėnjė-kohe nė hartėn e viteve” -edhe pse bėhet “shkėmb nė rrėnjė tė lotėve" , -edhe pse “flakėve tė regjura kapėrcen hirin gri e qėllonte rrethit tė shuar njė re nostalgie”, -edhe pse e dogji malli puthjeve tė nxira e pezmatohet keq, -edhe pse korniza e vajtimit kėrkon t’i mėrgojė nurin e gjetheve nėpėr ferra, saqė poetja bie nė gjendje fataliteti, si tek vjersha “Nisem pėr tė mos u kthyer”, me tė cilėn nuk
    pajtohem,sepse KA MESAZHET E AGIMIT PĖR T’U NISUR KOZMOSIT POETIK, sepse vargjet e saj kėrkojnė dritė : -edhe pse atje “hėnės e yjeve mpreh vetminė tė zerė vend” -edhe pse bien krisma lotėsh ngatėrruar nė tingujt e shiut, -edhe pse pėr intrigantėt e pabesė e tė shpėrfytyruar “forca e urrejtjes mė ndizet si eshka gurit”, -edhe pse “e vetme u nisa pellgjeve tė kohės tė mbaja fjalėn e burrit” thotė nė emėr tė zėrit tė protestės ndaj hipokrizisė, kjo vajzė e pastėr pėr poezinė e guximshme qytetare, “Dua, dua tė jetoj jetėn” pa ėndrrat fallco tė botės sė neveritshme tė njerėzve tė pamėshirėshėm; qė tė tjerėt tė rrojnė tė qetė nė kėtė botė -sepse “Nė varkėn e reve lundrojnė fjongot e arta tė poezisė” -sepse muza e poetit ėshtė Qielli nė Tokė, -sepse , nė fund tė fundit, sic shkruan autorja: “Jam njė plis dheu i dhembshurisė sė tokės sime” dhe me kėto vjersha : “Mbolla njė fidan malli nga loti i vajzės/tė celet porta e gjelbėr” . Nė vjershėrimin e Brunilda Bocovės lexuesi shijon poezi tė prekshme, tė ndjeshme, sic e shpreha dhe nė fillim tė kėtyre shėnimeve, tė mbushura me figura stilistike si ajo pema e qershisė me kokrra tė pjekura, tė ėmbla.
    Vjershėrimi i saj arrin pa sforco, vetvetishėm nė nivelin e poezisė artistike.Ėshtė ndėrkohė poezi estetike gurgullima krijuese e Bocovės: “Urrej gėnjeshtrėn qė zvarritet si gjarprinjtė…,”, “Nė shpatull tė erės bota kafshuar e nxirė nga pafundėsi gojėsh tė shqyera”, “Fjala e zėnė robinė prej turpit…,” Njė shpėrthim i cuditshėm figurash qė lindin natyrshėm e zbulojnė tė vėrtetat komplekse tė ndjenjave e mendimeve njerėzore, duke ruajtur njė harmoni forme.Ajo nė shpirtin e saj, si duket, ka si njė shportė me yje, njė tjetėr shportė me metafora, epitete, krahasime, kontraste, hiperbola, alegori, personifikime, antiteza, litota, konversione e plotė tė tjera, e i nxjerr nga shpirti kur i duhet e ua hedh nė rrėnjė poezive tė rriten tė shėndetshme.
    Nė disa krijime tė saj mendimet e gjalla dhe ndjenjat e fuqishme njėsohen me konceptin univeral figurativ tė lėndės qė zotėron dhe nė romancė me kėtė, buisin e lulėzojnė nėpėr vjersha figura stilistike, qė e bėjnė gjuhėn e pėrdorur njė gjuhėtė figurshme e me ngjyrė. Poezi tė tėra si :”Fryn njė mall prindi nė mal tė heshtur,/merr krahė tė kapet galaktikės,/sfilit yjet nė fllad tė zemrės,/fryn ai mall e pėrplaset asfaltit tė lotit” apo “Fėrkohej drita nė qiellin shterp…,/rėnduar nga mjegulla, mbuluar nga retė,/hutuar ecte mes diellit rreze e humbur,/nė alfabetin e yjeve firmoste perėndimin”, apo tjetra
    “Detit ia preva dallgėn, tek vinte bregut,/me penė ia shemba ngjyrėn nėn gurė,/Letrėn e shtriva pėr sė gjati nė hapsirė,/tė merrtė nė bardhėsi “mėkatet e shenjtorit” e krijojnė fizionominė e vjershėrimit tė Bocovės, formėn dhe br endinė. S’ka nevojė, jo mė dėshirė qė tė stolisė vargjet, sepse shporta e yjeve dhe luleve letrare qė ka nė shpirt i shėrben kur dhe ku duhet : “Tretem si qiriri nė gojė tė erės”, “Tastjera hesht si kryqi nė altar”, “Dallgėve qerpikun ktheu vala e mallit”, “Carė si metaforė e vjetėr”, “Mbyll re tė gjymtuara nė gojė tė detit”, “Kėpus fjongo vajtimi”.
    Poetja moderne, sipas stilit tė saj, ėshtė mbėshtetur fuqishėm nė krijimtarinė popullore.Nga folklori i pasur myzeqar ajo di tė pijė ujė tė pastėr qė t’i bėhet shėndet krijimit letrar origjinal qė prodhon.Po ta ndjekėsh me vėmendje poezinė e saj tė re, e dallon kėtė element pozitiv dhe tek vargjet :”Nė shiltenė e vjetėr gjunjėt mbėshteti frymėzimi”, “Cante dhembja e poetit…, si fjollė endej oxhakut, tė zinte vend shtruar”.
    Pa deklarata, pa tullumbacka fjalėsh e koketa me rimė, nė vjershat e Brunės buis e lulėzon vrullėshėm figurazioni nė pėrgjithėsi nė masėn e duhur, e pa tepruar, pa u bėrė e bezdisshme pėr lexuesin : “Shkon si re e krihet mali, gurėve tė bėrė qyqe…,” “Shkruan ajo nė hark tė pikėllimit…” apo mė tej : “Dal tė humbas mėrinė, tezgjahut punoj mallin…,” dhe ne ndjejmė temperamentin dhe shpirtin myzeqar, forcėn qė ka burimi i pashtershėm i gurės popullore.
    Po ta shtrydhėsh poezinė e Bocovės nxjerr vėrtet mushtin e lirikės sė dhembjes, por vegimet romantike, si tis i bardhė, si njė napė mirėsie e mbėshtjell me ngrohtėsi krijimtarinė e saj, sa tė bukur aq edhe tronditėse. “Qan syri i mallit nė vetull tė gjethes…,/paloste kapakėt e rrudhur nė copa shkėmbinjsh,/Binte heshtur, vėshtrimi i mbėrthyer…,/shkėputej lartėsia, t’i fshinte lotin e moshuar malit…,”. Duke qenė sa myzeqare e shqiptare aq universale, poezia e Brunilda S.Bocovės i qėndron denjėsisht kohės, dhe jo rrall herė, i kalon kufijtė e gjetur e cel horizonte tė reja.
    Duke pėrfunduar kėto shėnime dėshirore pėr librin “Psherėtima tė gjunjėzuara” i uroj autores shėndet tė plotė, suksese nė punė dhe nė krijimtarinė e saj tė mos ketė mė dhembje, lotė e re, por Brunilda Bocova tė bėhet njė Kurorė nė Supe tė Diellit !

    Poeti / Albert R. HABAZAJ (ABAZI)

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  26. #57
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Bruna ėshtė njė Safo shqiptare___poeti Agim DOCI

    Duke shijuar vėllimin poetik: “Psherėtima tė gjunjėzuara”



    Bruna ėshtė njė Safo shqiptare


    Jo shpesh hasim poezi dhe krijimtari qė tė fut “pa mėshirė’ nė rjedhėn e mendimeve dhe tė tundimeve.
    Mė ra nė dorė miqėsisht, vėllimi i 13-tė poetik i Brunilda S. Boēovės. Kjo poezi e brishtė dhe “mish kėputur” ishte ndryshe, krejt ndryshe. Nė vargjet dhe emocionet qė tė kaplonin mbas ēdo flete, nuk ishte e lehtė tė orientoheshe.
    Poezia ishte dėng, plot e pėrplot me filozofi poetike, madje disave u jam kthyer dhe dy e tre herė pėr tė marrė mė mirė dhe mė shumė pjalmin poetik.
    Forca e shprehjes, klithma dhe pse jo ulėrima poetike ishin ngritur nė majat e perfeksionit. Pse jo nė majat e frikshme tė metaforės dhe krahasimit. Njeriu ishte herė-herė nė vargje gjethe vjeshte, herė-herė njė lot dhe jo rallė njė mal. Mal me vuajtje, mal me dhėmbje, mal me mallė pėr ata qė mungojnė.
    Autorja e poezive, shpalos njė kulturė tė mirfilltė dhe tejet tė pasur me anė tė forcės sė krahasimit. Ndjehet thellė qė zhgėnjimet dhe pse jo pabesitė e kanė hedhur nė njė zgrip qė pėrfundon deri nė vetmi…

    Bruna nga brenga e njė deti nė stuhi,sfidon madje dhe kohėn duke ju dukur vitet si minuta, merr mesazhe nga njė ditė fytyrė ējerrė duke shkėrmoqur me dallgėt e detit dhe nga brigjet e tij shkėmbenjtė e lotit. Bruna jeton ankthin poetik, duke u shprehur se poetėt janė tė brishtė, janė tė qelqtė, dhe pėrgjatė netėve tė tyre pa gjumė, ata nuk numėrojnė dot as yjet e qiellit.
    Bruna e merr detin dhe e shtrin nė letėr, duke ja hequr edhe “mėkatet e shenjtorit”. Ajo e do detin, e di qė deti ėshtė shumė i madh, por vargu i saj, frymėzimi i saj e kthejnė detin brenda bardhėsisė sė letrės nė njė lodėr poetike.
    Nė poezinė e Brunės, ēastet meskine rreshtohen dhe nėn urdhėrin e poetes, nga krijimtaria e saj e fuqishme, ato kthehen nėn trysninė e krijimtarisė nė ēaste lumturie.
    Befasohesh nga forca krahasuese e vargut tė saj, kur nė rrėnjėt e lotėve ajo bėhet shkėmb. Nuk druhet pra aspak, nga dhembjet e shumta qė e kanė kapluar dhe lotėt qė janė murosur.
    Poetesha kėrkon ndihmė nga alfabeti yjeve duke besuar qė perėndimi dhe vetėm perėndimi ėshtė froni qiellor i saj. Tė mahnit figura letrare qė mjeshtėrisht shkruan poetesha: kur mali plak, dhe syri i tij qan mbi vetullėn e gjethes. Gjen njė moment magjik kur hėna ikėn tej dhe dielli vallėzon mbi dallgėt e detit, e vetminė poetja e bėn gėrshet.
    Tė vinė ndėr mend kėngėt e famėshme tė Milosaos dhe tė poeteshės sė madhe Safo.
    Bruna ėshtė njė Safo shqiptare me vargun e saj. Ajo bėhet hije, ama hije qė ha dallgėt e detit, ajo qan pėr ditėt e ikura dhe vikama e saj mbetet nė vargje thekshėm. Vargjet e saj edhe pse tė krijojnė ndjesinė qė burojnė nga njė minierė e errėt, pėrkundrazi japin dhe njiherazi, kėrkojnė dritė. Duke marrė nga librat e shenjtė dhe kultura e saj poliedrike, mesazhin e sakrilegjit sublimė tė kryqėzimit, poetja e merr vehten dhe tastierėn si kryqi nė altar, duke e “akuzuar” pėr heshtje, ama heshtje qė thotė mė shumė se gjithshka. E pra kėto janė jo vetėm kulme poetike, por dhe filozofike. Ēastet, minutat, orėt, ditėt, muajt janė tejet tė ngjeshura pėr poeten, ndonėse me muajin mars, Bruna kėrkon njė borxh, njė borxh qė ajo e di, ndėrsa lexuesi e ndjen !
    Krismat e lotėve tė saj, qė bien nėn tingujt e shiut, janė tė ftohtė deri nė dhėmbje, deri nė vajtim.
    Veset njerzore e kanė tronditur poeten tonė, madje revolta e saj edhe pse shumė fisnike, ndjehet nė varg si njė mesazh pėr t’u ktheyr drejt virtytit. Ka njė varg qė do ia kishte zili ēdo poet “tė vranė nė virgjėri…,” , ka njė dimension shekspirian ky varg qė flet mė shumė se dhjetra e qindra balada.
    Dyfytėrsinė poetja e merr dhe mbasi e vė para pasqyrės e thyen nė mijėra e mijėra copėza kristalesh. Madje edhe “dy miqtė” poetja i vė pėrballė njeri-tjetrit me logjikėn e thjeshtė e njerzore qė tė shpėrthejnė dhėmbjen e njeri-tjetrit.
    Nuk mund tė shprehesh mė saktė atė qė shprehin kėto vargje fantastike: Fushave bridhte dita qė zbardhte barin e pėrlotur,/Pėrkulte maja gjelbėrimi fuqia e vesės mjerane./Shpėrndante freski tė burgosur, vjedhurazi...,/Rrėnjėve ngrihej manastiri nė kullat e dheut,/Pa ndjerazi, hutueshėm vesa kthehej murgesha e vetme!
    Duke kthyer fletėt poetike, atje ku muza e poetit ka rėnė mbi tokė si njė qiell i madh ndjen magjinė e krahasimit tė saj.
    Vėrtetė galaktika poetike e Brunildės, klithma e saj ēan tej e tej hapsirat me njė dimesion tė paparė metaforik. Shpesh e mbetur si njė meteor “jetim”, poetja pėrpiqet tė sfidojė dhe j’a arrin qėllimit nėse lexohet midis rreshtave.
    Pėrkushtimi qė i bėn motrės sė saj “Albanės”, e ikur dhe ajo ēuditėrisht nė mars..., Bruna e shpalos dhėmbjen e saj me njė kėndvėshtrim origjinal. Sepse plazmon nė fund tė fundit qė ka mbetur prej “Albanės”...freskia. Sfida e poetes sonė, shkon deri nė njė farė absurdi, ajo end nė tezgjah mallin(!)...malli pėr tė ėshtė si pėlhura e Penelopės duke pritur tė zoitn e shtėpisė.
    Janė tė papara vargjet nė kėsisoj krijimtarie qė tė lė pa frymė e tė befason.
    Jashtė portės sė dhembjes, qan syri i mallit,
    Duke ikur, zbres pėrposht akrepave tė minutave,
    Nėpėr rrėnjėt e shpirtit, labirintheve ēan rrugėt...,
    Dal tė humbas mėrinė, tezgjahut punoj mallin !


    Poetja “luan” me figurėn deri nė abstraksion. Merr njė rreth unaze, e sheh tė plasaritur si plasat e moshės sė njė trungu dhe gjithshka merr fund kėtu.
    Kur zbret nata, poetja kėrkon shumėēka prej saj. Kėrkon nė fund tė fundit atė natėn ideale qė vetėm poetėt e vėrtet dijnė ta kėrkojnė dhe poetja bėn thirrje:
    Tė mbetesh Njeri nė kėtė Botė
    MREKULLIA qė nuk sjell lotė !
    Viktimave tė 28 marsit tė vitit 1997, poetja u kushton vargun e saj njerėzor, duke hedhur nė detin qė kafshoi dashurinė, lule dhe vetėm lule…, do tė thoja qė Bruna me “futėn e mallit” ka mbledhur gjithė nektarin poetik.
    Udhė tė mbarė poete !


    Poeti : Agim Doēi

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  28. #58
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    E meriton kete kritike me superlative,poetja jone myzeqare.Ajo eshte e thjeshte,fjalepak e pune shume,e dashur dhe e sinqerte.Pena e saj eshte e fuqishme.Me te drejte poeti qe thur poezi per kenge fituese Z Agim Doci, thekson se pena e Brunes ulerine e klithe sa mund ne poezine e saj.Keto ulerima e klithje nuk jane vetem te shpirtit te perveluar te poetes sone,por i atyre qindra shqiptarve,nenat e te cileve nuk do t'i heqin kurre shamite e zeza nga koka.Deti i Vlores dhe ajo e mallkuar ngushtice e Otrantos dritherohen nga lotet dhe ahet e familjarve te cilet kujtojne se femijet e tyre i kane akoma gjalle.Klithjet zgalemiane te poetes jane nje kembane carmatosese alarami per ata qe mbollen vdekje e trishtimin ne shpirtin e shume nenave ,motrave e baballarve,te cilet i shohim me lot ne sy ne programin Njerez te Humnur.Poetve te till ju duhet dhuruar respekt e dashamiresi per punen e tyre te dobishme!Te themi nje fjale te mire per njerez te till e me vlera per shoqerine,nuk na kushton asgje!

    PS:Si thoni ju shigjeta??
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  29. #59
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    VARGJE SHUPLAKE______Nga Ziko Ll. Kapurani

     
    VARGJE SHUPLAKE_______Nga Ziko Ll. Kapurani

    Shėnime pėr librin "Psherėtima tė gjunjėzuara" tė poetes Brunilda Boēova.


    Vargun modern poetesha fierake Brunilda Boēova, e ka pagėzuar vetė me lėngun jetėsor tė ullirit, i cili prej kohėsh i qarkullon nėpėr trup. Pėr kėtė poezi kanė dalė shumė kumbarė tė fjalės sė bukur: dikush e ka quajtur "Safo", njė tjetėr "Amazona myzeqare", njė tjetėr "Metafora brune." Shumė bukur. Unė shtoj se poezia e Brunildės vesh muzgjet me bardhėsinė e fustanit nusėror tė muzės sė saj dhe aget me rrezet e dhimbjes tė njė ylli qė i digjet vazhdimisht nė brendėsi.
    Vargu i Brunildės pėrpėlitet nė hi pėr tė rindezur atje zjarrin e ri tė jetės, endet nėpėr damarėt e njė dege tė tharė pėr t'i lėngėzuar sythet me dashurinė e saj. Sikush, duke ecur nėpėr shtigjet e librit "Psherėtima tė gjunjėzuara," do tė shohė si varet mjegulla nė sytė e poetes. Si nga sytė e njė qielli vjeshtor. Dhe ėshtė aq e re, mė e re se njė Maj, aq e re sa yjet nxitojnė tė ulen mbi petalet e saj. Yjet ajo i mbledh nė vargje si zogjtė nė prehrin e natės. Nė ata sy ngrihen dallgė tė trazuara, lėvizin tė rrėmbyera rrėke dimėrore, fėrfėritje prilli. Mandej, gjithēka qetėsohet nė njė pellg mendimesh, nė lėmin e njė ore ku lėvizin dy sytė e kaltėr tė njė maceje. Po psherėtimat ku gjunjėzohen? Vargjet ku? Ata gjunjėzohen nėpėr transparencat e metaforave tė ēiltra tė lotit. Se heshtja nėpėr lėvizjet e vargjeve ėshtė shuplakė, se heshtja kurrė nuk ėshtė paqe, se heshtja ėshtė pusi e misterėshme. Se nė shpatullat e heshtjes fėrkohet drita dhe thėrmohet si njė yll shterp, humbet.
    Mendimet e poetes Brunilda Boēova janė tė prera shkurt. Tė qepura bukur. Pa rruaza tė besdisėshme. Pa fruda midis. Nė ecjen e tyre ēfaqet ylberi. Nuk mungon asnjė ngjyrė. Janė moderne. Si njė minifund nė trupin e njė modeleje. Janė vetė vajza qė i hedh buzėqeshje tė ēveshur kalimtarit tė humbur. Dhe kjo pėr tė dalė nė pah bukuria femėrore e mendimeve tė saj, ajo forcė tėrhese e gravitetit femėror, rreth sė cilės vėrtiten planetet mashkullore. Duke iu referuar poezive tė saj, njė citim do ishte mė bindės:
    Jam dhe s'jam nė fletė libri tė zhubrosura,
    Si njė rrotė qerreje e shukur nė gropa gurėsh,
    Jam dhe s'jam njė hije dimri, orėve tė mbasdites,
    Shkėmb qė coptohet, syve qė endin vargje....
    Jam dhe s'jam..., tė jem dhe tė mos jem,
    njė stuhi bore mali.
    Nuk ėshtė aq e thjeshtė tė kuptosh kėtė fantazi poetike. Poetja nuk ėshtė atje ku ndodhet. Diku gjetkė ajo rend me kalin e muzės. Shtoj se arti nuk ėshtė njė fotokopje e jetės. Ai ėshtė njė jetė e ēuditėshme, sa e afėrt, aq dhe e largėt nga e pėrditėshmja, e ndėrtuar sipas dėshirės kokėkrrisur tė krijuesit. Pėr kėtė, nga mediokrėt e bejteve, akuzohen poetėt modernė. Po asgjė nuk kthehet pas. Si lumi. Si jeta. Duke ngarė rrugėt e kėtyre vargjeve, paēka se janė me shėnja tė ndėrlikuara tė qarkullimit shpirtėror, ato bėhen tė afėrta pėr lexuesin e kujdesėshėm, janė tė kapėshme, tė ndjeshme si rrezet mbrėmjėsore tė njė ēapkėneje.
    Si tė kėsaj natyre, vargjet nuk janė blindime tė frikėshme. Nuk kemi abstraksione boshe. Dhe kjo se vargjet, edhe pse shpesh lindin nga puthje tė nxira ku tymi hapet faqeve e nxin me blozė, ata janė tė bindshėm, tė dashur, tė thonė shqetėsimin e tyre. Ndodh kjo se ata janė shkėputur nga portreti i shkelur i njė vajze, nga nuri i gjetheve tė rrėzuara nga ngrica.
    Nėpėr vargje endet njė trishtim, i cili ndėrthurret me njė shtrim ekuacional tė fenomeve dhe leximi vjen disi i lodhshėm pėr lexuesin. Mandej, ajo vetėquhet njė hije qė qan dallgėt. Kėtu dua tė bėj njė sqarim tė vogėl. Asnjėherė e thjeshta nuk ėshtė mė bukur se e vėshtira. Krahėso ndjenjėn e burrit, qė mund t'i sjellė njė grua e vėshtirė dhe njė grua e lehtė. Krahėso kėnaqėsinė qė tė sjell njė punė e vėshtirė me atė tė lehtėn. Kur zgjidh tė vėshtirėn, njeriu ndjen forcėn e tij. E pra, vargu i Brunildės ėshtė i vėshtirė dhe kėnaqėsia e kuptimit tė tij e lartė. Ajo ėshtė poete e njė kalibri tė respektueshėm, njė pėrfaqėsuese poetėsh qė kanė forcėn e tėrheqies tė njė shekulli. Eshtė tepėr mbresėlėnėse, pėr mė tej, tepėr e veēantė mėnyra si kjo krjuese kap natyrėn pėr ta marrė nė vithe tė Pegasit tė saj. Nuk gjen poezi ku nuk merr frymė natyra. Ajo pėrkund Diellin nėpėr vargje si ta ketė foshnjėn e saj, ia merr rrezet pėr klithmė tė vogėlushit. A nuk kanė tė njėjtėn dritė Dielli dhe foshnja? Mbrėmjen e ngjyen nė blunė e detit, ndėrsa hėnėn qė endet nga qielli- mbi ēatinė e qepallave, e rrėmben njė ēast dhe e fut nė varg si nė njė det, e fundos nė forcėn e blu-sė. Pastaj e var stoli nė qafėn e vetmisė sė poetes. Pa u munduar shumė tė zgjedh, shkruaj njė ēast tė mjegullt, qė jeta ia dikton pa menduar lėndimin:
    Jam vetėm..., eci mes shiut tė vrarė,
    Nė gjurmė hapash lėngon pellgut vetmia.
    Jam diku, rėnė nė ēark tė mjegullės plakė,
    Vėrtitur hije kaltėrsie, rreth penės sė shiut.
    Muza e saj e mbjell mallin si fidan. Pasi e ka rritur nė fidanishten e shpirtit, e mbjell nė bardhėsinė e letrės. Kujdeset pėr 'ta me merakun e njė vajze pėr fytyrėn e saj nė takim me tė dashurin. Mė shumė se pėr flokėt, mė shumė se pėr buzėt, mė shumė se pėr qerpikėt, kujdeset pėr fidanėt e mallit. Dhe ata rriten e hapen pyje. Duket se dhe trupi,ekzistenca e Brunildės, ėshtė pak nga natyra, tė cilėn e njeh aq mirė, e dashuron, dashurohet. Mendime tė fuqishme zbardhin zymtėsinė e jetės, tė cilėn kėrkon t'i japė fytyrė njerėzore.
    Freskia luan gjetheve tė brishta,
    vesėn shkund pėrtokė,
    si "mėkataren" e kėtij mėngjezi.
    Nga shpupurisja e rrezeve,
    humbasin bisqe mendimi.
    ....dhe dita nis ndryshe,
    nis e kthyer nė kėllėf vajtimi!
    Poezitė pasojnė njėra tjetrėn si fėshfėrimat e gjetheve. Qėndisin e qėndisin hoje fjalėsh me majėn e penės. Mė shumė me tė blertėn e shpirtit. Ato nuk janė copra resh tė kėputura qė fshihen pas gjelbėrimeve tė ndukura. Ndoshta dhe tė tilla.
    Por mė shumė janė era qė fut gishtat nėpėr flokėt e dashurisė, janė pupulitje puthjesh tė ēiltra nė qoshen e fshehtė tė njė muzgu. Mandej lirika e Brunildės merr pamjen e njė marsi tė ftohtė, tė ngulur thikė nė eshtėr, nė lotėt e nėnave, motrave. Eh, ky marsi '97! Plagė qė nuk mund tė zerė kore. Pėrmbi dallgė pėrjetėsisht do tė bredhin buqetat e vargjeve, nė kėrkim tė shpirtrave tė mbytur. Dhe duke tymosur cigaren e dytė, poetesha harron vuajtjet e sė parės. Thua tė jetė kėshtu? Eshtė njė truk poetik. Ajo vuan pėr tė gjitha ditėt e saj tė shkuara. Veē dua t'i lutem Brunildės: le ta shikojė jetėn jo vetėm nė tė errtat me tė cilat veshin dorėn sipėr, por edhe ato ēapkėnlleqet e ēastit qė qeshin, gudulisin, lozin pa e ēarė kokėn, ikin, kthehen. Ajo ėshtė njė princeshė e poezisė. I lutem tė dalė nga njė dimėr i impunuar. T'i japė njė shkelmė tė mirė dhe tė hapė perdet. Jeta i ka tė gjitha ngjyrat. Shumė do mė pėlqente njė Brunilda mė e ēelur nė vargje. Se dashur pa dashur, ajo tė rrėmben nė botėn e saj poetike dhe tė trishton me tė trishtat e saj, tė shprehura me njė forcė tė njohur rrallė.




    Pergatiti per botim : Poeti Ziko Ll. Kapurani

  30. #60
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Poezia “mish-kėputur” !


    Poezia “mish-kėputur”
    !


    E ndjeva poezinė tė qante nė kėmbėz tė vargut,

    Me gjurmė-gjurmė, lapsi ia maste shtatin,

    Numėronte gėrmat e diku lidhte bojėn,

    Niste nga e para dhe e priste gogėl fjalėn,

    Aty pashė, poezisė t’i dhembte shpirti !




    Poezi e marre nga libri i 13-te "Psherėtima tė gjunjėzuara"

  31. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •